Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 22 January 2026Main stream

Moti i keq në Greqi, shënohen dy viktima, dëme dhe përmbytje në Athinë dhe në zonat bregdetare

By: Os De
21 January 2026 at 23:03

Moti i keq që ka përfshirë Greqinë ka shënuar dy viktima.

Viktima e parë është një roje bregdetare i cili u mbyt në tentativë për të lidhur dhe siguruar motoskafin e shërbimit në zonën Astros të Peloponezit.

Viktima e dytë është një grua e cila u gjet e vdekur në zonën Glifadha të Athinës. Dëshmitarë okularë thanë se viktima u godit nga një makinë që ishte rrëmbyer prej ujit të shirave të shumta që ranë gjatë mbrëmjes të së mërkurës.

Më herët stuhia goditi gjithë vendin ndërsa dëme janë shënuar në ishullin e Gavdos në jug të Kretës si dhe në shumë zona të Peloponezit, Atikës dhe Evias.

Meteorologët paralajmëruan shtrëngata shiu dhe reshje dëbore në zonat malore, ndërsa reshjet e dendura të shiut do të vazhdojnë deri paraditen e së enjtes, më pas pritet pakësimi i tyre.

Mbrojtja civile u kërkoi banorëve të zonave në rrezik të mos dalin nga banesat e tyre nëse nuk kanë një shkak serioz ndërsa gjithë mekanizmi shtetëror është vënë në alarm.

Pamjet janë marrë nga qendra e Athinës ku reshjet e dendura kanë përmbytur rrugë dhe kryqëzime si dhe nga zona e Patrës ku era e fortë ka pezulluar kalimin lundrimin nga dhe drejt porteve të Jonit dhe drejt Italisë.

Yesterday — 21 January 2026Main stream

“Gjyqtarët në GJKKO janë kamikazë”- Avokati i Ilir Metës: Presidentin po e mbajnë kot 16 muaj në qeli

By: Os De
21 January 2026 at 22:59

Kujtim Cakrani, avokati i Ilir Metës, i ftuar në studion e “Off the Record” nga Andrea Danglli, në A2CNN, i cilësoi “kamikazë” gjyqtarët e GJKKO-së.

“Kjo mori masë ekstreme për dhëndrrin e Sali Berishës. Sot ka Presidentin Ilir Meta që po e mban në parburgim për 16 muaj dhe ne i bëjmë kërkesë zëvendësim mase, ajo thotë ti do intimidosh dëshmitarët. Do prishësh provat. Çfarë provash do prishë në 2009 zoti Meta? Vetëm Irena Gjoka e di. Problemi është se ata gjyqtarë aty, si Gjoka, si Erjon Çela e të gjithë me radhë janë të gjithë kamikazë. Nuk ka dyshim. Nuk është thjesht zonja Gjoka aty. Meta duhet ta përfundonte seancën paraprake në muajin shtator dhe ne sot jemi në fund të janarit. Kemi seancë nesër prapë dhe nuk e dimë a do zhvillohet apo jo. Mund të jetë me raport zonja Gjoka. Dhe kur i kërkojmë arsyen përse ti po e mban në paraburgim, ajo të rri e të shikon, rri dhe tre orë andej gjoja lexon dosjen dhe kthehet aty dy sekonda e thotë sepse ky prish provat”, tha avokati i Metës.

“Mua nuk më shqetëson fakti çfarë ka bërë ajo në Greqi. Mua më intereson që ajo është kthyer në kamikaze e pushtetit. Ky është thelbi i gjësë. Mua më shqetëson ana profesionale e saj, që ajo nuk merr vendime vetë. Më shqetëson fakti që Altin Dumani e ka nën hetim për këtë çështjen e Greqisë dhe Altin Dumani është njëri nga tre prokurorët që ka çuar kërkesën për zotin Meta. Si ajo do japi vendim kundër? Ja, kjo është drejtësia. Si mund të marrësh ti masa sigurie arrest me burg për Presidentin për vepër penale që pretendohet se ka ndodhur në vitin 2009. Prandaj them që ata janë kthyer në toga të kuqe të pushkatimit. Unë e kam dhe për zotin Veliaj. Nuk e kam vetëm për zotin Meta. Unë e kam dhe për zotin Ahmetaj. Zoti Ahmetaj të ishte sot në Shqipëri do kishte dy vite e gjysmë do rrinte në paraburgim. Ata bëjnë inkuizicion”, shtoi Cakrani.

Zbardhet drafti i qeverisë për Bordin e Paqes. Kuvendi e miraton nesër..

By: Os De
21 January 2026 at 22:53

Kuvendi do të shqyrtojë në seancën plenare të së enjtes marrëveshjen e ratifikimit të pranimit të Republikës së Shqipërisë, të përfaqësuar nga Kryeministri Edi Rama, në Kartën e Bordit të Paqes.

Karta garanton ruajtjen e sovranitetit të shteteve anëtare, duke parashikuar se asnjë dispozitë e saj nuk i jep Bordit juridiksion brenda territorit të një shteti anëtar dhe as nuk e detyron një shtet anëtar të marrë pjesë në një mision specific ndërtimi paqeje pa pëlqimin e shprehur të shtetit.

Në kreun e parë të projektligjit, parashikohet krijimi i Bordit të Paqes si një organizatë ndërkombëtare, me misionin për të ushtruar funksione të ndërtimit të paqes, stabilitetit dhe rindërtimit në territore të prekura nga konflikti, në përputhje me të drejtën ndërkombëtare dhe dispozitat e Kartës së tij themeluese.

Kreu II parashikon anëtarësimin në Bord nga shtetet anëtare, në bazë të ftesës nga kryetari dhe njoftimit formal të pëlqimit për të qenë të lidhur nga kjo Kartë,

“Shtetet mund të përfaqësohen në Bord nga Kreu i shtetit ose Kreu i qeverisë. Karta garanton ruajtjen e sovranitetit të shteteve anëtare, duke parashikuar se asnjë dispozitë e saj nuk i jep Bordit juridiksion brenda territorit të një shteti anëtar dhe as nuk e detyron një shtet anëtar të marrë pjesë në një mision specific ndërtimi paqeje pa pëlqimin e shprehur të shtetit”, thuhet në projektligj.

Në draftin e qeverisë, thuhet se  karta përbëhet nga 13 krerë që rregullojnë krijimin dhe funksionimin e tij.

Ndërsa çdo shtet anëtar ka një mandat trevjeçar nga data e hyrjes në fuqi të Kartës, subjekt i rinovimit nga Kryetari i Bordit të Paqes.

“Ky afat trevjeçar nuk zbatohet për shtetet anëtare, të cilat kontribuojnë më shumë se një miliard dollar amerikanë (1 000 000 000 USD) në fonde monetare (“cash”) brenda vitit të parë nga hyrja në fuqi e Kartës”, thuhet në draftin ligjor të qeverisë.

Kliko dokumentin

“Do ishte bërë kasaphanë”, audioregjistrimi i “21 Janarit”, gazetari: Komandanti i Gardës e kishte situatën në kontroll, urdhri u dha për…

By: Os De
21 January 2026 at 22:41

Kanë kaluar 15 vite nga vrasjet e 4 protestuesit në 21 Janar 2011, një ditë që familjarët e Ziver Veizit, Aleks Nikës, Hekuran Dedës dhe Faik Myrtajt e kujtojnë me dhimbje dhe mall, por ende pa u vënë drejtësia për jetët e humbura.

Në studion e Top Story, gazetari Artan Hoxha, ndërsa transmetohej audioregjistrimi që tashmë është në dorë të drejtësisë dhe pamjet para Kryeministrisë, ka treguar se në rrethin e kuq në këto pamje, gjendej platforma e Top Channel, e vendosur për gazetarin dhe kameramanin për një fushëpamje më të mirë. Pikërisht në këtë platformë është vrarë Hekuran Deda, i cili ishte ngjitur mbi të.

“Rrethi i kuq është platforma e Top Channel, për vendosjen e kamerave. Një nga viktimat që është pa autor dhe sot, ka qenë në platformën e Top Channel, Hekuran Deda. Mund të ishte vrarë një gazetar i Top Channel”, tha Hoxha.

Më tej ai ka shpjeguar  urdhrat e dhëna nga Komandanti i Gardës, teksa tha se të shtënat kanë ndodhur për 8 sekonda.

“Ai është një regjistrim që është bërë duke regjistruar komandantin e Gardës, ai zë dëgjohet aty, dhe urdhrat që jep ai në një kanal të veçantë. Është thënë që s’ka punuar sistemi  i regjistrimit në audio, që punon unë kam çuar dokumentin në SPAK, në fakt çdo gjë është bërë në radio.

Mua nuk më intereson pse e ka bërë ky person këtë regjistrim, ai i ka bërë një nder të madh vendit. Ajo që dëgjohet në bisedë është që komandanti i Gardës ka kontroll të plotë të situatës. Ai thotë që kur të kalohet teli me gjemba do të qëllohet, ndërkohë ata kanë qenë në bulevard. 8 sekonda ka të shtëna, po të ishte qëlluar më gjatë do të ishte bërë kasaphanë.

Vetëm Ziver Veizi është te porta, por prapë në bulevard, të tjerët janë në bulevard. Të gjithë viktimat nuk janë atje ku thotë ai që të qëllohet. Ti ke identifikuar një rrezik dhe po e neutralizon, por viktimat nuk kanë lidhje me ligjin për përdorimin e armëve.

Audioregjistrimi është burim që të çon te prova. Pse e nxori pas 13 vitesh? Ai që ka pasur materialin, ka pasur frikë. Ku ta dorëzonte atë provë?”, tha Hoxha.

Italia heziton për Këshillin e Paqes në Gaza, Meloni: Nuk mund ta nënshkruajmë menjëherë pjesëmarrjen tonë

By: Os De
21 January 2026 at 22:36

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni, duke folur në një program në televizionin publik italian Rai, iu referua qëndrimit të vendit të saj në lidhje me mundësinë e pjesëmarrjes në Këshillin e Paqes në Gaza.

“Për sa na përket neve, ekziston një problem i përputhshmërisë kushtetuese. Nga leximi i statutit, dolën në pah disa elementë të papajtueshëm me Kushtetutën tonë. Kjo sigurisht nuk na lejon të nënshkruajmë nesër. Na duhet më shumë kohë. Duhet të ketë një proces, por ne mbetemi të hapur për të gjithë çështjen”, theksoi Meloni.

“Italia mund të luajë një rol me rëndësi unike në zbatimin e planit të paqes në Lindjen e Mesme dhe në ndërtimin e perspektivës së dy shteteve. Gjithashtu nuk e konsideroj një zgjedhje të zgjuar nga ana e Italisë dhe Evropës që të përjashtojnë veten nga një organizatë që, megjithatë, është me interes”, tha kryeministri italian.

“E bëri gjak Shqipërinë”/ Beqiri: “21 Janari” nuk mbyllet pa marrë burgim përjetë Berisha

By: Os De
21 January 2026 at 22:23

Sot shënohen 15 vjet nga tragjedia e 21 Janarit, një ngjarje e dhimbshme që la katër qytetarë të vrarë dhe të tjerë të plagosur në kryeqytet. Ndërkohë, debatet mbi drejtësinë për këtë ngjarje vazhdojnë.

Në “Real Story” në ABC News, avokati Idajet Beqiri kritikon ashpër SPAK-un, duke theksuar se institucioni ende nuk ka bërë drejtësi dhe është i ndikuar nga ish-kryeministri Sali Berisha.

SPAK end nuk është në lartësinë e detyrës dhe po luan ndjenjat e një populli të tërë. Me atë që Shqipëria është në prag të integrimit në BE. Po e injorojnë këtë çështje jo se janë të paaftë, por se janë të kapur nga ish-kryeministri i vendit, sepse ka ende kontroll mbi SPAK. Berisha i mban të lidhur jo vetëm me dosje, por edhe me akte korruptive. Kemi të bëjmë me një krim që e pranon vetë autori i tij. Nuk mbyllet “21 Janari” dot është një krim i hapur. Duan ta mbyllin “21 Janarin”, por nuk e mbyllin dot është një krim i hapur që pa marrë ndëshkimin e duhur dhe pa marrë burgimin e përjetshëm siç e meriton Sali Berisha. Berisha e pranon vetë që ka bërë krim. I ka pranuar në një mënyrë apo në një tjetër në deklaratat e tij. Berisha e bëri gjak Shqipërinë”, tha Beqiri.

Seanca e përshpejtuar për Bordin e Paqes me kërkesë të PS, reagon PD: Do marrim pjesë, pavarësisht..

By: Os De
21 January 2026 at 22:18

Pas njoftimit nga Kuvendi për seancë plenare ditën e nesërme në ora 10:00, grupi parlamentar i PD ka njoftuar në ora 09:00 të së enjtes, do të zhvillojë mbledhje në seli.

Sipas njoftimit të PD, edhe pse nuk janë dakord me rendin e ditës, ku do të votohet në seancë të përshpejtuar projektvendmi i miratuar sot nga qeveria për pjesëmarrjen e Shqipërisë në Bordin e Paqes, ata do të marrin pjesë në seancë.

Burime i thanë Top Channel se deputetët e PD do të votojnë pro bërjes pjesë të Shqipërisë në Bordin e Paqes, me ftesë nga Presidenti Donald Trump.

“Pavarësisht shkeljes së të gjitha rregullave procedurale kushtetuese dhe të Rregullores së Kuvendin, si një provokim të ulët ndaj opozitës dhe qytetarëve shqiptar, nga njeriu që ngërçin e tij me SHBA dëshiron tia imponojë Shqipërisë apo të mashtrojë shqiptarët sikur kjo nuk ekziston, ne DO TË MARRIM PJESË nesër në seancë, si mbështetje ndaj përpjekjeve/angazhimit të Presidentit të SHBA për paqen dhe sigurinë globale”, thuhet në njoftimin e PD.

 

Rama në Bordin e Paqes, Kuvendi miraton kërkesën e PS: Të enjten seancë plenare

By: Os De
21 January 2026 at 22:14

Kuvendi ka miratuar kërkesën e grupit parlamentar të PS për zhvillimin e seancës plenare ditën e enjte në ora 10:00, për miratimin e marrëveshjes së pranimit të Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Kryeministri Edi Rama, në Kartën e Bordit të Paqes.

Kuvendi ka bërë publike agjendën e punimeve në mbështetje të urdhrit nr. 4, datë 21.1.2026 të Kryetarit të Kuvendit, z. Niko Peleshi,

Rendi i ditës është si më poshtë:

  1. Njoftime.

(Neni 44, pika 3, të Rregullores së Kuvendit)

  1. Projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes së pranimit të Republikës së

Shqipërisë, përfaqësuar nga Kryeministri Edi Rama, në Kartën e Bordit të

Paqes”. (Në mbështetje të neneve 78, 81 pika 1, 83, pika 1 dhe 2, dhe nenit 121, pika 1, të

Kushtetutës, si dhe neneve 55, 73-77 të Rregullores, shumicë absolute votash për

miratim)

Pyetje

Shprehet nismëtari

Shprehet Komisioni përgjegjës për Europën dhe Punët e Jashtme

Diskutime

(Shprehen grupet parlamentare)

“Po mundohej të dukej si i fortë me syzet e diellit”, Trump flet për negociatat me Macron: I thashë Emmanuel..

By: Os De
21 January 2026 at 16:58

Presidenti amerikan Donald Trump në samitin ekonomik të Davosit foli sërish për syzet që homologu i tij francez Emmanuel Macron kishte vendosur dje si dhe shpjegoi negociatat tyre për çmimet e ilaçeve. 

Presidenti shpjegoi se pasi Macron e kundërshtoi disa herë kërkesën e tij që të rrisë çmimin e disa barnave që në Europë kushtonin shumë më lirë se në Amerikë, ai tha se e kërcënoi atë me 25% tarifa për të gjitha mallrat franceze dhe 100% për verërat dhe shampanjat. 

“E pashë dje me ato syze dielli të bukura. Çfarë dreqin ndodhi? E pashe dhe bënte si i fortë për një ilaç 10 dollarësh. I thashë Emmanuel, fola me të gjitha kompanitë farmaceutike dhe kanë pranuar, nuk ishte e lehtë, por ja dolëm dhe më thanë nuk do ta pranojnë shtetet, dhe iu thash që do ta aprovojnë që ç’ke me të dhe këtu isha me Emmanuelin i cili besoj se është në sallë tani, e pëlqej shumë të them të drejtën, e vështirë për ta besuar apo jo. Dhe i thashë Emmanuel: Do të duhet ta rrisësh çmimin e atij ilaçi në 20 ndoshta në 30 dollarë, mendoje, është dyfishim, mund të jetë trefishim. ‘Jo jo jo Donald nuk do ta bëj’ i thashë patjetër që do ta bësh 100%. Ai tha: Jo jo po më kërkon ta dyfishoj. I thashë: Shiko Emmanuel, ke 30 vite që përfiton nga SHBA-të me ilaçet, duhet ta bësh dhe do ta bësh, nuk kam asnjë dyshim. Në fakt jam 100% i sigurt që do ta bësh. ‘Jo jo nuk do ta bëj’, i thashë po ju e rrisni pak, ne e ulim shumë, është shumë e thjeshtë. AI sërish thoshte jo nuk e bëj dhe më në fund i thashë: Shiko si është puna Emmanuel, do ta bësh dhe do ta bësh shpejt dhe nëse nuk e bën do vendos 25% tarifë për çdo gjë që Franca i shet SHBA-së, 100% në verat dhe shampanjat e tua dhe ajo është të paktën 10 herë më shumë se ajo çfarë po kërkojmë ne dhe ti do ta bësh. S’dua ta bëj publik rastin dhe ai tha ‘Jo jo Donal do ta bëj’, më mori 3 minuta për çdo shtet për ta pranuar, iu thash po na e punoni ka 30 vite”, tha Trump. 

VIDEO-Pas Armenisë me Shqipërinë/ Fjalimi në Davos – Trump bëhet sërish ‘lëmsh’, ngatërron 14 herë Groenlandën me Islandën

By: Os De
21 January 2026 at 16:50

Presidenti i SHBA Donald Trump sërish ka ngatërruar emrat e shteteve, e këtë herë Groenlandën me Islandën.

Gjatë fjalimit të tij në Davos, ai ngatërroi 14 herë Groenlandën, duke iu referuar ishullit, por emrin ia thoshte ‘Islanda’.

“Ata nuk na mbështesin në Islandë, mund t’ju them këtë. Dua të them, tregu ynë i aksioneve pati rënien e parë dje për shkak të Islandës. Pra, Islanda na ka kushtuar shumë para”, tha presidenti amerikan, në një fragment nga fjalimi i tij duke iu referuar Groenlandës.

Donald Trump i ka bërë vazhdimisht thirrje Danimarkës që t’ia lëshojë Grenlandën Shteteve të Bashkuara dhe nuk e ka përjashtuar përdorimin e forcës ushtarake për të fituar kontrollin e ishullit në të kaluarën. Megjithatë, në fjalimin e tij në Davos, ai tha se “nuk do të përdorte forcë”.

Kujtojmë se më herët Trump ngatërronte Armeninë me Shqipërinë, teksa fliste për armëpushimin e ndërmjetësuar nga veta ai mes Azerbajxhanit dhe Armenisë.

Trump is now confusing Greenland and Iceland: "They're not there for us on Iceland, that I can tell you. Our stock market took the first dip yesterday because of Iceland. So Iceland has already cost us a lot of money." pic.twitter.com/Iu9CI6M2ku

— Aaron Rupar (@atrupar) January 21, 2026

 

 

Kërcënimet e Trump për Groenlandën/ BE pezullon marrëveshjen me SHBA, Unioni: Sovraniteti ynë është në rrezik

By: Os De
21 January 2026 at 16:43

Parlamenti Evropian ka ngrirë procesin e zbatimit të marrëveshjes tregtare mes Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara, ndërsa presidenti amerikan Donald Trump vijon deklaratat e tij në Forumin Ekonomik Botëror në Davos.

Kryetari i Komisionit të Tregtisë në Parlamentin Evropian, Bernd Lange, konfirmoi se “marrëveshja BE–SHBA është pezulluar deri në një njoftim të dytë”, duke bërë të ditur se eurodeputetët kanë ndaluar përkohësisht punën për zbatimin e saj.

Në një postim në rrjetet sociale, Lange shkroi se ekipi negociator ka vendosur të pezullojë punën për zbatimin ligjor të të ashtuquajturës Marrëveshje e Turnberry-t.

“Janë në rrezik sovraniteti dhe integriteti ynë territorial. Vazhdimi i punës si zakonisht është i pamundur,” theksoi ai.

Nga mbrojtja e të miturve deri tek parkimi i dyfishtë/ Ministri i Drejtësisë prezanton ndryshimet në Kodin Penal

By: Os De
21 January 2026 at 16:37

Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari, prezantoi këtë të mërkurë, 21 janar, në Komisionin e Ligjeve në Kuvend një paketë të gjerë ndryshimesh në Kodin Penal.

Këtë paketë, Lamallari e cilësoi si një reformë strategjike për forcimin e shtetit të së drejtës, rritjen e sigurisë publike dhe përmbushjen e detyrimeve të Shqipërisë në procesin e integrimit evropian.

Ministri theksoi se projektligji nuk është një ndërhyrje thjesht teknike, por rezultat i një analize të thelluar të problematikave reale në terren dhe i harmonizimit të plotë me standardet e Bashkimit Evropian, në kuadër të Kapitullit 24 të negociatave “Drejtësia, Liria dhe Siguria”.

Siç u shpreh Lamallari, ndryshimet përafrojnë legjislacionin penal shqiptar me shtatë instrumente kyçe të BE-së, duke forcuar luftën kundër pastrimit të parave, trafikimit të drogës dhe qenieve njerëzore, terrorizmit, shfrytëzimit seksual të fëmijëve, si dhe mbrojtjen e interesave financiare të Bashkimit Evropian.

Paketa zgjeron juridiksionin penal të Shqipërisë edhe për vepra të kryera jashtë territorit të vendit dhe rrit efektivitetin e ndjekjes penale për krime të rënda dhe ndërkufitare.

Një vëmendje e veçantë në këtë paketë i është kushtuar mbrojtjes së fëmijëve dhe grupeve vulnerabël, përmes ashpërsimit të veprave penale me natyrë seksuale, rritjes së dënimeve, zgjatjes së afateve të parashkrimit dhe ndalimit të ushtrimit të profesioneve që përfshijnë kontakt me fëmijë. Po ashtu, garantohet trajtimi i viktimave të mitura sipas standardeve më të larta të mbrojtjes.

Në luftën kundër trafikimit të qenieve njerëzore, projektligji parashikon zero tolerancë ndaj shfrytëzimit, duke përjashtuar pëlqimin e viktimës si element justifikues dhe duke kriminalizuar përdorimin e shërbimeve të ofruara nga viktimat e trafikimit.

Ndryshimet prekin edhe mbrojtjen e territorit dhe interesit publik, duke ashpërsuar ndëshkimet për zënien e paligjshme të tokës, ndërtimet pa leje dhe shfrytëzimin e paligjshëm, veçanërisht në zona të mbrojtura, pasuri kulturore dhe infrastrukturë kritike, sidomos kur këto vepra kryhen nga funksionarë publikë.

Forcohet gjithashtu kuadri penal për zjarrvënien në pyje dhe mjedise natyrore.

Një risi tjetër lidhet me sigurinë publike, ku parkimi në rresht të dytë trajtohet si vepër penale në rastet kur pengon seriozisht qarkullimin dhe mjetet e emergjencës.

Paralelisht, projektligji forcon mbrojtjen e gazetarëve dhe lirinë e medias, duke përjashtuar përgjegjësinë penale për gazetarët që veprojnë me mirëbesim dhe në interes publik, ndërsa ashpërson ndëshkimet për dhunën dhe kërcënimet ndaj tyre.

Në përfundim, ministri e cilësoi paketën si një reformë të guximshme dhe të domosdoshme, që synon jo vetëm ndëshkimin e krimit, por edhe parandalimin dhe garantimin e sigurisë për qytetarët, duke ndërtuar një sistem penal modern dhe plotësisht të përputhshëm me standardet evropiane.

Trump kritikon kryeministrin kanadez: Keni mungesë mirënjohje ndaj nesh…Kanadaja jeton sepse ekziston SHBA!

By: Os De
21 January 2026 at 16:30

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, deklaroi se Kanadaja mbijeton falë mbështetjes amerikane, duke kritikuar ashpër kryeministrin kanadez Mark Carney për mungesë mirënjohjeje ndaj SHBA-së.

Deklarata u bë gjatë një fjalimi të Trump në Forumin Ekonomik Botëror në Davos.

Kanadaja jeton sepse ekzistojnë Shtetet e Bashkuara”, tha Trump, duke theksuar se siguria e Kanadasë varet drejtpërdrejt nga mbrojtja amerikane.

Presidenti amerikan u shpreh se SHBA-të ofrojnë mbrojtje jo vetëm për veten, por edhe për aleatët e saj, përfshirë Kanadanë, përmes projekteve të mëdha ushtarake.

Ai përmendi ndërtimin e sistemit të mbrojtjes raketore “Golden Dome”, duke thënë se ky sistem do të mbrojë automatikisht edhe Kanadanë.

“Do të ndërtojmë kupolën më të madhe të artë që është ndërtuar ndonjëherë. Vetë natyra e saj do ta mbrojë Kanadanë”, u shpreh Trump.

Gjatë fjalimit, Trump lidhi deklaratat e tij edhe me nevojën, sipas tij, që SHBA-të të marrin kontrollin e Groenlandës, territor autonom i Mbretërisë së Danimarkës, duke argumentuar se kjo është thelbësore për sigurinë amerikane dhe ndërtimin e sistemit të ri mbrojtës.

Ai akuzoi gjithashtu Kanadanë se përfiton nga mbrojtja amerikane pa treguar mirënjohje politike.

Kanadaja merr shumë favore falas nga ne. Kryeministri juaj dje nuk ishte mirënjohës”, tha Trump, duke iu drejtuar drejtpërdrejt Mark Carneyt.

Deklaratat e Trump pritet të shtojnë tensionet mes Uashingtonit dhe Otavës, në një kohë kur siguria globale dhe marrëdhëniet mes aleatëve perëndimorë janë tema kryesore të diskutimeve në Davos.

Zëdhënësi: Kina do të mbrojë me vendosmëri sistemin ndërkombëtar me OKB-në në thelb

By: Os De
21 January 2026 at 16:21

Kina ka qenë gjithmonë e angazhuar ndaj multilateralizmit të vërtetë dhe do të mbrojë me vendosmëri sistemin ndërkombëtar me Kombet e Bashkuara në thelb, vuri në dukje të mërkurën zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kineze Guo Jiakun.

Ai i tha këto në një konferencë shtypi pas deklaratave të presidentit amerikan Donald Trump të martën se OKB-ja duhet të vazhdojë për shkak të potencialit të saj, por Bordi i Paqes i propozuar prej tij “mund” ta zëvendësojë këtë organizatë.

Pavarësisht se si zhvillohet gjendja ndërkombëtare, Kina do të mbrojë me vendosmëri sistemin ndërkombëtar me OKB-në në thelb, rendin ndërkombëtar të bazuar në ligjin ndërkombëtar dhe normat bazë të marrëdhënieve ndërkombëtare që mbështeten në qëllimet dhe parimet e Kartës së OKB-së, theksoi Guo.

Kina ka qenë gjithmonë e angazhuar ndaj multilateralizmit të vërtetë dhe do të mbrojë me vendosmëri sistemin ndërkombëtar me Kombet e Bashkuara në thelb, vuri në dukje të mërkurën zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kineze Guo Jiakun.

Ai i tha këto në një konferencë shtypi pas deklaratave të presidentit amerikan Donald Trump të martën se OKB-ja duhet të vazhdojë për shkak të potencialit të saj, por Bordi i Paqes i propozuar prej tij “mund” ta zëvendësojë këtë organizatë.

Pavarësisht se si zhvillohet gjendja ndërkombëtare, Kina do të mbrojë me vendosmëri sistemin ndërkombëtar me OKB-në në thelb, rendin ndërkombëtar të bazuar në ligjin ndërkombëtar dhe normat bazë të marrëdhënieve ndërkombëtare që mbështeten në qëllimet dhe parimet e Kartës së OKB-së, theksoi Guo.

“E vërteta ka kosto”/ Shehaj: Lapaj ka marrë para nga krimi i organizuar! Shkoi në gjykatë për të marrë një certifikatë pastërtie

By: Os De
21 January 2026 at 16:02

Kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj komentoi vendimin e dhënë sot nga GJKKO, e cila rrëzoi akuzën për shpifje për të kundrejt Adriatik Lapajt, por i vendosi një gjobë për fyerje.

Në një intervistë për News 24, Shehaj theksoi se Lapaj e dërgoi në gjykatë se kërkonte që të merrte një “çertifikatë pastërtie” në lidhje me akuzat e ngritura se ka marrë para nga krimi.

Deputeti u shpreh se nuk mund të heshte për Lapajn, ndërsa ky i fundit gënjeu qytetarët duke e shitur veten si të papërlyer. Ai shtoi se do ta paguajë gjobën për fyerje, por shtoi se kjo akuzë se ka fyer Lapajn është qesharake.

“Unë vendosa të them të vërtetën dhe për këtë arsye Lapaj më akuzoi për shpifje sot gjykata ka vendosur se unë nuk kam shpifur, ka vendosur të më dënojë me gjobë për fyerje se Lapaj është ndier i fyer. Por ajo që është më e rëndësishmja është se shpifja është një akuza që ka rënë, dhe gjykata e ka hedhur poshtë. Të thuash të vërtetën ka një kosto. Jam më se i gatshëm të paguaj gjobën por e rëndësishme është se kam bërë atë që ishte e mira për interesin publik që të dinin se me kë kishin të bënim. Të heshtja? Thjesht akuza për fyerje është qesharake, se u ndie i fyer ai. Po qytetarët që u gënjyen dhe e shiti veten si i papërlyer dhe shpëtimtar por në fakt merrte para nga krimi i organizuar. Gjykata ka thënë se unë nuk kam shpifur.”, u shpreh Shehaj.

Shehaj, i pyetur për mundësinë e një bashkimi me Lapajn në opozitë, theksoi se nuk mund të bëhet bashkë me një person që e ka akuzuar se ka marrë para nga krimi. Ai theksoi se bashkimi në opozitë nuk mund të bëhet me këdo.

“Ky vendim tregon se çdo bashkim i tillë është i gabuar. Kjo është arsyeja se pse kam vendosur të them të vërtetën. Problemi i Shqipërisë nuk është Adriatik Lapaj, por njerëzit që qëndrojnë pas këtij fenomeni. Prandaj e nisa si çështje. Ke Ballukun, Ramën, AKSHI-n, por problemi qëndron te fenomeni dhe jo individi. Për cilin bashkim të flasim? E kam thënë edhe para zgjedhjeve, edhe tani, nuk mund të bëhemi bashkë me këdo. Si të them një ditë ka marrë para nga krimi dhe nesër jemi bashkë.”, shtoi ai.

Fatos Mahmutaj: 21 janari po shtyhet qëllimisht drejt parashkrimit, për t’u mbyllur pa fajtorë (VIDEO)

By: Os De
21 January 2026 at 15:56
Fatos Mahmutaj, gazetari i plagosur në ngjarjen e 21 janarit 2011, beson se hipokrizia e politikës dhe, sipas tij, dashakeqësia e SPAK-ut do të vazhdojnë ta mbajnë të zvarritur dosjen e 21 janarit, deri në momentin kur vepra rrezikon të parashkruhet.

Pesëmbëdhjetë vite pas asaj dite, zbardhja e plotë e ngjarjes ende mungon,  edhe pse  siç thekson Mahmutaj, gjithçka është e dokumentuar: detajet, momentet, të shtënat, viktimat, janë të fiksuara në qindra objektiva kamerash të mediave shqiptare dhe ndërkombëtare. Megjithatë, drejtësia vijon të sillet sikur e vërteta është ende e paqartë.

Mahmutaj flet për hipokrizinë e politikës, e cila çdo vit mban homazhe për viktimat e 21 janarit, por shmang përgjegjësinë për autorët. Për të, fajtorin kryesor të kësaj vrasjeje shtetërore e ka me emër dhe mbiemër: ish-kryeministrin Sali Berisha.

Ai shmang dimensionin personal të kësaj historie. Nuk ndalet te plaga që mori atë ditë, te plumbi që i mbeti në trup teksa ishte në krye të detyrës si gazetar. Për Mahmutajn, plagë më e rëndë se ajo fizike mbetet zhgënjimi i thellë nga mënyra se si politika dhe drejtësia shqiptare e kanë trajtuar 21 janarin.

Duke e cilësuar Berishën si përgjegjësin kryesor të vrasjeve në bulevard, Mahmutaj rikthen në kujtesë momentet kur Gardistët qëlluan mbi turmën. Sipas tij, të shtënat nuk ishin spontane, por të njëkohshme, të koordinuara dhe të bazuara në urdhrin që erdhi nga kryeministri i kohës. Ai ka parë me sytë e tij gardistët që qëlluan mbi protestuesit, përfshirë edhe atë që hapi zjarr në drejtim të tij.

Për Mahmutajn, 21 janari është një nga ngjarjet më të turpshme të shtetit shqiptar, ku politika dhe drejtësia tallën dhe vijojnë të tallen me familjarët e viktimave. Një ngjarje që, sipas tij, me shumë gjasa po shtyhet qëllimisht drejt parashkrimit, për t’u mbyllur pa fajtorë.

“E dua Europën, por nuk po shkon në drejtimin e duhur”/ Trump: Shumë pjesë të botës po shkatërrohen para syve tanë

By: Os De
21 January 2026 at 14:59

Donald Trump ka shprehur kritikat e tij nga Davos për BE. Ai theksoi se Europa nuk po shkon në drejtimin e duhur, ndërsa renditi edhe disa nga arritjet e qeverisë së tij.

“Vendet nga vini mund të bëjnë shumë më mirë duke ndjekur atë që po bëjmë ne, sepse vende të caktuara në Evropë as nuk njihen më. E dua Evropën dhe dua ta shoh atë të bëjë mirë, por nuk po shkon në drejtimin e duhur”, tha ai.

Presidenti amerikan po ashtu në Forumin Ekonomik Botëror tha se “shumë pjesë të botës sonë po shkatërrohen para syve tanë”.

“Udhëheqësit as nuk e kuptojnë se çfarë po ndodh dhe ata që e kuptojnë nuk po bëjnë asgjë në lidhje me të”, shton ai.

Trump në Forumin Ekonomik të Davos: Agjenda ime 1-vjeçare solli një transformim që Amerika nuk e ka parë në 100 vjet

By: Os De
21 January 2026 at 14:53

Presidenti i SHBA në Forumin Ekonomik të Davos: 

Agjenda ime një vjeçare ka sjell një transformim që Amerika nuk e ka parë në 100 vjetet e fundit. Ekonomia po rrite me ritme të shpejta, po ulim taksat, po rrisim tarifat për vendet e huaja për dëmin që kanë shkatuar. Kemi hequr mbi 2000 punonjës qeveritar. Shkurtuam me 1 miliard dollarë shpenzimet federale. Ulëm inflacionin nga rekorde negative të administratës Biden”, tha ai. 

I riu përplas këmbësoren në Belsh, ndërron jetë 73-vjeçarja

By: Os De
21 January 2026 at 14:41

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur këtë të mërkurë në fshatin Rrenas të Belshit.

Sipas raportimeve paraprake nga policia, një 20-vjeçar dyshohet se ka qenë autori i aksidentit, me të cilin policia po kryen veprimet procedurale. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasja Rr. T., 73 vjeçe, këmbësore.

Njoftimi i plotë i policisë:

“Belsh / Në fshatin Rrenas, shtetasi K. I., 20 vjeç, dyshohet se ka aksidentuar me automjetin që drejtonte shtetasen Rr. T., 73 vjeçe, këmbësore, e cila si pasojë ka humbur jetën në spital.

Me drejtuesin e automjetit po kryhen veprimet procedurale.

Ndërkaq, grupi hetimor po punon për dokumentimin e rrethanave të aksidentit”, thuhet në njoftim.

❌
❌