Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 4 February 2026Main stream

Meloni si engjëll/ Hiqet fytyra e kryeministres italiane nga afresku në Vatikan

4 February 2026 at 13:16

Pas ditësh polemika, fytyra e kryeministres italiane Giorgia Meloni që shfaqet në një engjëll, është fshirë.

“E mbulova sepse Vatikani ma kërkoi”, tha artisti restaurus Bruno Valentinetti për “Repubblica”.

“Mbrëmë e fshiva. Unë ende them se ajo nuk ishte kryeministrja”, shprehet ai.

Imazhi i Melonit në një “fytyrë engjëlli” u shfaq gjatë restaurimit të një afresku në Romë.

Valentinetti ka pretenduar se ai thjesht restauroi një afresk që e pikturoi fillimisht në vitin 2000 por prej atij momenti, ka pasur polemika, ku vetë përfaqësues të Vatikanit kanë thënë se kanë marrë telefonata nga njerëz që kanë kërkuar të mos politizohet një afresk.

The post Meloni si engjëll/ Hiqet fytyra e kryeministres italiane nga afresku në Vatikan appeared first on Gazeta Si.

Shqipëri/ Duhanpirja ‘ushqen’ kancerin e parandalueshëm

4 February 2026 at 13:01

Nga Gazeta Si- Pothuajse 40% e rasteve të reja të kancerit në mbarë botën janë potencialisht të parandalueshme, sipas njërit prej hetimeve të para të këtij lloji, i cili analizoi dhjetëra lloje kanceri në pothuajse 200 vende.

Sipas hartës globale të publikuar në studimin e Nature Medicine mbi barrën e kancerit të atribuueshme ndaj faktorëve të modifikueshëm, Shqipëria renditet mes vendeve ku duhanpirja është faktori kryesor i rasteve të reja të kancerit, si tek burrat ashtu edhe tek gratë. Kjo e pozicionon vendin në të njëjtën kategori me shumicën e vendeve europiane, ku konsumi i duhanit mbetet shkaktari dominant i kancerit, duke lënë pas faktorë të tjerë si infeksionet, obeziteti apo ekspozimi ndaj ndotjes së ajrit. Të dhënat sugjerojnë se një pjesë e konsiderueshme e barrës së kancerit në Shqipëri është potencialisht e parandalueshme, duke nënvizuar nevojën për politika më të forta kundër duhanpirjes, masa parandaluese dhe ndërgjegjësim publik për reduktimin e rrezikut shëndetësor.

Studimi zbuloi se në vitin 2022, afërsisht shtatë milionë diagnoza të kancerit ishin të lidhura me faktorë rreziku të modifikueshëm- ata që mund të ndryshohen, kontrollohen ose menaxhohen për të zvogëluar gjasat e zhvillimit të sëmundjes. Në përgjithësi, pirja e duhanit ishte kontribuesi kryesor në rastet e kancerit në mbarë botën, e ndjekur nga infeksionet dhe pirja e alkoolit. Gjetjet sugjerojnë se shmangia e faktorëve të tillë të rrezikut është “një nga mënyrat më të fuqishme që ne mund ta zvogëlojmë potencialisht barrën e kancerit në të ardhmen”, thotë bashkautorja e studimit Hanna Fink, epidemiologe e kancerit në Agjencinë Ndërkombëtare të Organizatës Botërore të Shëndetësisë për Kërkime mbi Kancerin në Lyon, Francë.

Trend shqetësues

Kanceri vazhdon të jetë një shkak kryesor i sëmundjeve dhe vdekjeve në mbarë botën, me rastet që pritet të rriten gjatë dekadave të ardhshme nëse trendet aktuale vazhdojnë. Studimet e mëparshme kanë vlerësuar se rreth 44% e vdekjeve globale nga kanceri mund t’i atribuohen shkaqeve të shmangshme ose të kontrollueshme. Vlerësimet e parandalueshmërisë janë përqendruar kryesisht në numrin e vdekjeve sesa në rastet dhe kanë hetuar kryesisht një faktor të vetëm rreziku, thotë Fink.

Për të adresuar këtë boshllëk, Fink dhe kolegët e saj shqyrtuan të dhënat globale të rasteve nga viti 2022 për 36 kancere të ndryshme në 185 vende.

Studimi përfshiu 30 faktorë rreziku të modifikueshëm që janë shkaqe të mirëpqërcaktuara të kancerit, sic janë pirja e duhanit, konsumi i alkoolit dhe infeksionet.

Hulumtuesit e kombinuan këtë informacion me të dhëna nga viti 2012 që kapën ekspozimin e njerëzve ndaj secilit faktor rreziku. Fink dhe kolegët e saj më pas vlerësuan përqindjen e rasteve që ishin të lidhura drejtpërdrejt me secilin faktor rreziku.

Pirja e alkoolit dhe pirja e duhanit

Në vitin 2022, pati gjithsej 18.7 milion raste të reja të kancerit në të gjithë botën. Afërsisht 38% – ose 7.1 milion – e këtyre rasteve mund t’i atribuohen shkaqeve të shmangshme. Globalisht, pirja e duhanit ishte kontribuesi kryesor, duke përbërë rreth 15% të rasteve të parandalueshme. Kjo u pasua nga infeksionet (10%) dhe pirja e alkoolit (3%). Kanceri i mushkërive, stomakut dhe qafës së mitrës përbënte pothuajse gjysmën e të gjitha rasteve të kancerit të parandalueshëm.

Rreth 30% e 9.2 milionë rasteve të reja tek gratë ishin të parandalueshme. Më shumë se 11% e këtyre rasteve ishin të lidhura me infeksione, të tilla si ato të shkaktuara nga papillomavirusi njerëzor (HPV) – shkaku kryesor i kancerit të qafës së mitrës. Shumica e këtyre rasteve ndodhën në rajone me të ardhura të ulëta dhe të mesme, siç është Afrika Sub-Sahariane, ku normat e kancerit të qafës së mitrës janë më të larta. Ndërkohë, pirja e duhanit ishte shkaku dominues i kancerit tek gratë në rajonet me të ardhura të larta, duke përfshirë Amerikën e Veriut dhe pjesën më të madhe të Europës.

Globalisht, pirja e duhanit ishte faktori më i madh i rrezikut për burrat, duke përbërë pothuajse një të katërtën e 4.3 milionë rasteve të kancerit të parandalueshme. Ai mbeti shkaku kryesor i kancerit tek burrat që jetojnë në rajone me të ardhura të ulëta dhe të larta. Infeksionet renditeshin të dytat – kryesisht ndodhin në pjesë të Afrikës, Azisë dhe Amerikës së Jugut – të ndjekura nga pirja e alkoolit.

“Studimi është një ‘punë e shkëlqyer’ që sinjalizon nevojën për të dyfishuar përpjekjet për kontrollin e kancerit’, thotë David Ëhiteman, epidemiolog mjekësor në Institutin e Kërkimeve Mjekësore QIMR Berghofer në Brisbane, Australi. Ai shton se të dhënat gjithëpërfshirëse do ta bëjnë më të lehtë për studiuesit të bëjnë krahasime të besueshme midis rajoneve.

Fink shpreson që gjetjet do të përdoren për të zhvilluar strategji për parandalimin e kancerit në bazë të faktorëve më të mëdhenj të rrezikut në rajone të ndryshme për burrat dhe gratë.

The post Shqipëri/ Duhanpirja ‘ushqen’ kancerin e parandalueshëm appeared first on Gazeta Si.

Brenda Bienales Diriyah- ku procesionet dhe ritmet e shkretëtirës formësojnë artin bashkëkohor

4 February 2026 at 12:32

Ndërsa platforma më e madhe e artit bashkëkohor në Arabinë Saudite pret edicionin e saj të tretë, drejtorët artistikë të Bienales Diriyah zbulojnë se si udhëtimet e lashta beduine kanë frymëzuar një vizion të ri radikal.

Në vendin historik të Diriyah, në veriperëndim të Riadit- ku rrënojat e listuara nga UNESCO shënojnë vendlindjen e Shtetit të Parë Saudit- mbi 65 artistë nga 37 vende janë mbledhur për atë që është bërë eventi më ambicioz i artit bashkëkohor në Arabinë Saudite.

Bienalja e Artit Bashkëkohor Diriyah 2026 merr titullin nga një frazë e folur arabe që evokon ciklet e jetës nomade: Në ‘Ndërmjetje’ dhe ‘Tranzicione’. Fraza i referohet ritmeve të komuniteteve beduine që lëvizin midis kampeve dhe udhëtimeve nëpër Gadishullin Arabik, një gjendje fluksi të vazhdueshëm që megjithatë ruajti lidhjen dhe vazhdimësinë.

The post Brenda Bienales Diriyah- ku procesionet dhe ritmet e shkretëtirës formësojnë artin bashkëkohor appeared first on Gazeta Si.

Raporti për Gjadrin: Italia ka ndjekur një model shtypës të kontrollit të emigracionit

4 February 2026 at 12:03

Nga Gazeta Si- Italia ka ndjekur një model shtypës të kontrollit të emigracionit, duke përfshirë ndalimin e njerëzve në Shqipëri në pritje të depërtimit dhe pengimit e shpëtimeve humanitare në det. Në këtë përfundim del Organizata e të drejtave të njeriut (Human Right Watch) në raportin vjetor të publikuar së fundmi.

Në raport thuhet se masat e reja të sigurisë ngritën shqetësime serioze në lidhje me lirinë e shprehjes dhe të shoqërimit dhe ndikimin mbi grupet e margjinalizuara.

“Gjykatat italiane bllokuan përpjekjet e njëpasnjëshme të autoriteteve për të përpunuar në Shqipëri kërkesat për azil të burrave nga vendet në listën e Italisë të “vendeve të sigurta të origjinës”. Në përgjigje, në mars qeveria italiane e ripërdori objektin e ndërtuar dhe të administruar nga Italia në Shqipëri në një qendër paraburgimi për njerëzit që tashmë ishin urdhëruar të depërtoheshin”, sqarohet në raport, ku ndër të tjera thuhet se Komiteti i Këshillit të Europës për Parandalimin e Torturës paralajmëroi në dhjetor 2024 se problemet me qendrat e paraburgimit në Itali “vënë në pikëpyetje zbatimin e një modeli të tillë në Shqipëri”.

Organizatat italiane të shoqërisë civile dokumentuan shkelje të së drejtës për të kërkuar azil dhe të drejtave për shëndet, informacion dhe për një mjet efektiv juridik në Itali. Një analizë ligjore nga Gjykata e Kasacionit arriti në përfundimin se marrëveshja Itali-Shqipëri mund të shkelë Kushtetutën italiane, ligjin e BE-së dhe traktatet e të drejtave të njeriut.

Gjykata e Drejtësisë e Bashkimit Europian vendosi në gusht se Italia nuk i kishte përmbushur standardet e ligjit të azilit të BE-së në rastin e dy qytetarëve nga Bangladeshi që zbarkuan në Shqipëri për përpunimin e azilit.

The post Raporti për Gjadrin: Italia ka ndjekur një model shtypës të kontrollit të emigracionit appeared first on Gazeta Si.

Gratë janë më skeptike ndaj IA sesa burrat

4 February 2026 at 10:38

Pse gratë janë më skeptike ndaj inteligjencës artificiale sesa burrat? Një studim i ri zbulon se shmangia e riskut dhe ekspozimi ndaj tij mund të kenë të bëjnë me këtë.

Që nga përshpejtimi i inteligjencës artificiale (IA) në të gjithë globin, gratë shpesh e kanë gjetur veten duke mbajtur barrën e pasojave të saj.

Nga deepfake-t me përmbajtje seksuale eksplicite deri te shkurtimet në punë të nxitura nga IA, disa nga efektet më të dëmshme të IA-së kanë prekur në mënyrë disproporcionale gratë.

Nuk është çudi që gratë janë më skeptike ndaj teknologjisë së re sesa burrat. Hulumtimet tregojnë se gratë i përdorin mjetet e IA-së me një normë 25 për qind më të ulët se burrat, dhe gratë përfaqësojnë më pak se 1 në 4 profesionistë të IA-së në të gjithë botën.

Por një studim i ri nga Universiteti Northeastern në Boston përpiqet të shpjegojë se çfarë i shqetëson saktësisht gratë në lidhje me IA-në – dhe studiuesit zbuluan se ajo ka shumë të bëjë me rrezikun.

Duke analizuar anketat e rreth 3,000 kanadezëve dhe amerikanëve, studiuesit zbuluan se ekzistojnë dy faktorë kryesorë që ndikojnë në qëndrimet e ndryshme që burrat dhe gratë kanë në lidhje me inteligjencën artificiale në vendin e punës – toleranca ndaj riskut dhe ekspozimi ndaj riskut. Gjetjet e tyre u botuan këtë muaj në revistën PNAS Nexus.

Të anketuarat femra në përgjithësi ishin më “të prirura ndaj rrezikut” sesa meshkujt – gratë kishin më shumë gjasa të zgjidhnin të merrnin 1,000 dollarë të garantuar sesa të merrnin një shans prej 50 për qind për të marrë 2,000 dollarë ose të largoheshin duarbosh.

Ky hendek gjinor u transferua edhe në qëndrimet në lidhje me IA-në – gratë kishin rreth 11 për qind më shumë gjasa sesa burrat të thoshin se rreziqet e IA-së i tejkalonin përfitimet e saj.

Kur iu bënë pyetje të hapura në lidhje me rreziqet dhe përfitimet e IA-së, gratë kishin më shumë gjasa sesa burrat të shprehnin pasiguri dhe skepticizëm.

Hulumtuesit thanë se ky skepticizëm është pjesërisht i lidhur me faktin se gratë janë më të ekspozuara ndaj rreziqeve ekonomike që paraqet IA.

The post Gratë janë më skeptike ndaj IA sesa burrat appeared first on Gazeta Si.

Before yesterdayMain stream

Territorialja/ PD rikthehet në komision, PS e tërheq draftin me ndryshimet nga rendi i ditës

3 February 2026 at 21:22

Partia Demokratike do të rikthehet në Komisionin e Reformës Territoriale, pasi PS ka tërhequr sot draftin me ndryshimet nga rendi i ditës në seancën plenare.

Ishte kreu i Grupit Parlamentar i PS, Taulant Balla i cili kërkoi heqjen nga rendi i ditës ndryshimet në Komisionin e Reformës Territoriale.

“Kërkoj ndryshim në rend dite për mosshqyrtim projektvendimin për ndryshimet e për ngritjen e Komisionit Territorial në këtë seancë, besoj ka dakordësi nga të gjitha palët dhe me shpresën që puna do të rifillojë në Komision”, tha Balla.

Ndërkohë, demokrati Luçiano Boçi thotë se PS duhet të tërhiqet nga ndryshimet në Komisionin e Territoriales, jo vetëm ta heqë nga rendi i ditës.

“Kërkesa jonë ka qenë e qartë, jo të mos shqyrtohet, ne kërkojmë tërheqja e këtij vendimi, kjo është ajo që kemi kërkuar gjatë kësaj seance, sepse tërheqja tregon vullnetin, nëse doni ta lini ‘as mish as peshk’, atëherë është lojë”, tha Boçi.

The post Territorialja/ PD rikthehet në komision, PS e tërheq draftin me ndryshimet nga rendi i ditës appeared first on Gazeta Si.

Aeroporti i Vlorës- Pacolli ankohet sërish. Kush është ‘viktima’, ai apo shqiptarët?

3 February 2026 at 15:02

Nga Gazeta Si- Si të mos mjaftonte reagimi tepër i ashpër i Organizatave mjedisore për ndikimin që Aeroporti i Vlorës do ketë në mjedis, Aeroporti po kalon një nga fazat më të paqarta dhe problematike që prej nisjes së projektit, mes përplasjeve institucionale, konflikteve mes dy aksionerëve Behgjet Pacolli dhe Valon Ademi, dhe një statusi ligjor ende të pazgjidhur. Për muaj me radhë, opinioni publik është përballur me mesazhe kontradiktore: herë thuhet se punimet kanë nisur, herë se projekti është i bllokuar, herë se problemet mes ortakëve janë zgjidhur dhe herë jo?!!

Debati rreth aeroportit nuk kufizohet vetëm te ritmi i punimeve, por shtrihet te mënyra e menaxhimit të koncesionit, transparenca e marrëveshjeve, konfliktet kontraktuale, si dhe ndikimi ekonomik e mjedisor i projektit.

Më 23 janar, aksioneri kryesor i aeroportit, Behgjet Pacolli, deklaroi publikisht në Facebook se në Aeroportin Ndërkombëtar të Vlorës “nga sot rikthehet normaliteti institucional, rendi ligjor dhe besimi”, duke vlerësuar rolin e drejtësisë dhe pavarësinë e saj.

“Drejtësia, ndonëse shpesh përballet me sfida dhe procese të vështira, ajo mbetet universale dhe e pashmangshme në zbatimin e saj. Është një ndjenjë krenarie për një qytetar kur drejtësia në vendin e tij funksionon në mënyrë të pavarur, të pandikuar dhe të qëndrueshme”, shkroi asokohe Pacolli.

Por vetëm dy muaj më vonë, më 1 shkurt, narrativa ndryshoi rrënjësisht. Pacolli njoftoi se do të publikojë një libër për atë që e cilëson si “padrejtësi, pabesi dhe mashtrime” nga ortaku i tij Valon Ademi, duke paralajmëruar ndjekje penale dhe civile në disa juridiksione, përfshirë Kosovën, Shqipërinë, Emiratet dhe Libinë.

Ai e akuzon partnerin për falsifikime dokumentesh, mashtrime, tentativa për dëmtim reputacioni dhe cenim të pronës, duke premtuar se do të publikojë prova me emra dhe data konkrete.

“Ndërkohë që çdo ditë po dalin faktet e reja, pabesia e njeriut që i kisha besuar me vite nuk ishte ndalur vetëm te mashtrimet apo falsifikimi i dokumenteve, por përfshinte edhe tentativa poshtërimi, vjedhje, përbuzje të sofrës, gënjeshtra, intrigat, tërheqjen e bashkëpunëtorëve tjerë në këto akte kriminale dhe shumë veprime të tjera të ulëta. As këto nuk i kishin mjaftuar. Ai duke mos pas fytyrë të përballët me atë që kishte bërë, kishte vazhduar më tej, duke tentuar të rrënoj gjithçka që kam ndërtuar gjatë gjithë kohës së punës time, respektin ndaj njerëzve, moralin dhe pronën”, shkruan Pacolli, duke shtuar se faktet e këtyre pabesive do t’i publikojë një nga një, me emër dhe data.

“Këto veprime janë aq të rënda, sa kam filluar t’i përmbledh faktet edhe në një libër, të cilin do ta promovoj gjerë e gjatë”.

Konflikti mes dy aksionerëve të Aeroportit të Vlorës ka shkuar edhe më tej, pasi Behgjet Pacolli ka denoncuar publikisht se po i marrin duty free-t dhe shërbimet e tjera të aeroportit.

Kompania e Pacollit MABCO Construction SA denoncon veprime të paautorizuara në Aeroportin e Vlorës dhe paralajmëron për pavlefshmëri absolute dhe pasoja ligjore të rënda për çdo kontratë të lidhur.

“MABCO Construction SA, shoqëri e së drejtës zvicerane dhe ortaku mazhoritar me 98 për qind të kapitalit në shoqërinë koncesionare Vlora International Airport, VIA shpk, paralajmëron publikisht dhe pa ekuivok se çdo kontratë, marrëveshje qiraje apo akt tregtar që po lidhet ose do të tentohet të lidhet për dyqane, bare, duty free apo shërbime të tjera në Aeroportin e Vlorës, nga z. Vegim Hoxha ose nëpërmjet tij, është juridikisht inekzistente, absolutisht e pavlefshme dhe e destinuar të rrëzohet,” thuhet në njoftimin zyrtar të shpërndarë nga kompania e Pacollit.

Sipas saj, këto veprime po kryhen në kundërshtim flagrant me ligjin, me statutin e shoqërisë dhe me vendimet në fuqi të gjykatës.

Në qendër të konfliktit janë dy aksionerët kryesorë të projektit: Behgjet Pacolli dhe Valon Ademi. Përplasja mes tyre ka përfunduar në dyert e gjykatës, e cila aktualisht ka bllokuar çdo lëvizje mbi aksionet e kompanisë koncesionare.

Valon Ademi, aksioneri i minorancës, e ka akuzuar publikisht Pacollin për mashtrim, ndërsa thelbi i konfliktit lidhet me ndarjen e aksioneve: zyrtarisht Ademi zotëron 2%, por pretendon 47%, duke u mbështetur në një kontratë noteriale të firmosur pas largimit të grupit turk “YDA” nga koncesioni.

Grupi “YDA”, që zotëronte 40% të aksioneve, ia shiti ato kompanisë “Mabco” të Pacollit për shumën simbolike prej 4,200 eurosh. Në të njëjtën ditë, “Mabco” dhe “2A Group” e Ademit firmosën një marrëveshje të re që përcaktonte një ndarje 53% me 47% të aksioneve.

Megjithatë, këto kontrata nuk janë regjistruar ende në Qendrën Kombëtare të Biznesit, duke krijuar një vakum ligjor që ka thelluar konfliktin dhe ka bllokuar funksionimin normal të kompanisë.

Ndërkohë, përplasjet kanë sjellë pasoja direkte në drejtimin e projektit: administratori i parë u shkarkua, ndërsa i dyti dha dorëheqjen, duke e lënë aeroportin në një situatë pasigurie institucionale.

Në një kohë kur Aeroporti i Vlorës është promovuar si një projekt strategjik për zhvillimin e turizmit dhe ekonomisë, realiteti aktual tregon një tjetër panoramë: një investim i madh publik dhe privat i zhytur në konflikte pronësie, procese gjyqësore dhe mungesë transparence, dhe s’po kuptohet kush është viktima Pacolli apo aeroporti dhe shqiptarët.

The post Aeroporti i Vlorës- Pacolli ankohet sërish. Kush është ‘viktima’, ai apo shqiptarët? appeared first on Gazeta Si.

Spanja do të ndalojë aksesin në rrjetet sociale për personat nën 16 vjeç

3 February 2026 at 12:39

Spanja planifikon të ndalojë aksesin në mediat sociale për të miturit nën 16 vjeç dhe platformat do të jenë të detyruara të zbatojnë sisteme verifikimi të moshës, tha kryeministri Pedro Sanchez, ndërsa njoftoi disa masa për të garantuar një mjedis digjital të sigurt.

Qeveria e koalicionit të krahut të majtë e Sanchez është ankuar vazhdimisht për përhapjen e gjuhës së urrejtjes, përmbajtjes pornografike dhe dezinformimit në mediat sociale, duke thënë se kjo kishte efekte negative tek të rinjtë.

“Fëmijët tanë janë të ekspozuar ndaj një hapësire ku ata nuk ishin menduar kurrë të lundronin vetëm. Ne nuk do ta pranojmë më këtë,” tha Sanchez ndërsa iu drejtua Samitit Botëror të Qeverive në Dubai, duke u bërë thirrje vendeve të tjera europiane të zbatojnë masa të ngjashme.

Australia në dhjetor u bë vendi i parë që ndaloi mediat sociale për fëmijët nën 16 vjeç, një veprim që po ndiqet nga afër nga vende të tjera që po shqyrtojnë masa të ngjashme bazuar në moshë, si Britania dhe Franca.

Sanchez tha se Spanja ishte bashkuar me pesë vende të tjera europiane që ai i quajti “Koalicioni i Gatshëm Digjital” për të koordinuar dhe zbatuar rregullimin ndërkufitar.

Koalicioni do të mbajë takimin e tij të parë në ditët në vijim, tha ai. Sanchez nuk tha se cilat vende ishin në grup, dhe zyra e tij nuk iu përgjigj menjëherë një kërkese për sqarime.

“Ne e dimë se kjo është një betejë që i tejkalon shumë kufijtë e çdo vendi,” tha ai.

Spanja gjithashtu do të paraqesë një projektligj javën e ardhshme për të mbajtur përgjegjës drejtuesit e mediave sociale për përmbajtje të paligjshme dhe me gjuhë urrejtjeje, si dhe për të kriminalizuar manipulimin algoritmik dhe amplifikimin e përmbajtjes së paligjshme.

Qeveria spanjolle do të fillojë procesin e miratimit të legjislacionit që nga java e ardhshme.

The post Spanja do të ndalojë aksesin në rrjetet sociale për personat nën 16 vjeç appeared first on Gazeta Si.

Studimi i fundit: Ushqimet ultra të përpunuara duhet të trajtohen më shumë si cigare sesa si ushqim

3 February 2026 at 12:26

Nga Gazeta Si- Ushqimet ultra të përpunuara (UPF) kanë më shumë të përbashkëta me cigaret sesa me frutat ose perimet, dhe kërkojnë rregullim shumë më të rreptë, sipas një raporti të ri.

UPF-të dhe cigaret janë projektuar për të inkurajuar varësinë dhe konsumin, thanë studiues nga tre universitete amerikane, duke treguar paralelet në dëmet e përhapura shëndetësore që i lidhin të dyja.

UPF-të, të cilat janë gjerësisht të disponueshme në të gjithë botën, janë produkte ushqimore që janë prodhuar industrialisht, shpesh duke përdorur emelsifikues ose ngjyrues dhe aroma artificiale.

Kategoria përfshin pije dhe ushqime të paketuara si patate të skuqura dhe biskota.

Ka ngjashmëri në proceset e prodhimit të UPF-ve dhe cigareve dhe në përpjekjet e prodhuesve për të optimizuar “dozat” e produkteve dhe sa shpejt veprojnë ato në rrugët e shpërblimit në trup, sipas studimit nga pedagogë në Harvard, Universitetin e Miçiganit dhe Universitetin Duke.

Ata mbështeten në të dhëna nga fushat e shkencës së varësisë, të ushqyerit dhe historisë së shëndetit publik për të bërë krahasimet e tyre, të botuara më 3 shkurt në revistën e kujdesit shëndetësor Milbank Quarterly.

Autorët sugjerojnë që pretendimet e marketingut mbi produktet, të tilla si “me pak yndyrë” ose “pa sheqer”, janë problematike pasi mund të pengojnë rregullimin, të ngjashme me reklamimin e filtrave të cigareve në vitet 1950 si inovacione mbrojtëse që “në praktikë ofruan pak përfitime kuptimplote”.

“Shumë UPF ndajnë më shumë karakteristika me cigaret sesa me frutat ose perimet e përpunuara minimalisht dhe për këtë arsye kërkojnë rregullim në përputhje me rreziqet e rëndësishme për shëndetin publik që ato paraqesin”, përfunduan ata.

Një nga autoret, Ashley Gearhard e Universitetit të Miçiganit, psikologe klinike tha se pacientët e saj bënin të njëjtat lidhje.

Ata thonin “ndjehem e varur nga ky produkt, dikur pija cigare dhe tani kam të njëjtin zakon, por është me pije të gazuar dhe petulla të gatshme. E di që po më vrasin, dua ti lë por nuk mundem”.

Debati rreth UPF-ve përputhet me një model të përdorur mirë në fushën e varësisë, sipas Gearhardt.

“Ne thjesht ia hedhim fajin individit për një kohë dhe themi ‘pini duhan me masë’ dhe përfundimisht arrijmë në një pikë ku kuptojmë levat që industria mund të përdorë për të krijuar produkte që mund t’i tërheqin vërtetë njërëzit”, thotë ajo.

Ndërsa ushqimi, ndryshe nga duhani, është thelbësor për mbijetesë, autorët argumentojnë se ky dallim e bën veprimin dyfish të domosdoshëm sepse është e vështirë të përjashtohesh nga mjedisi modern ushqimor.

Gearhardt tha se duhet të jetë e mundur të bëhet dallimi midis UPF-ve të dëmshme dhe ushqimeve të tjera në të njëjtën mënyrë që pijet alkoolike dallohen nga pijet e tjera.

UPF-të përmbushin “standardet e përcaktuara” nëse një substancë duhet të konsiderohet si varësi, argumenton dokumenti, me karakteristika të projektimit që “mund të nxisin përdorim kompulsiv” – megjithëse “dëmet e UPF-ve janë të qarta, pavarësisht nga natyra e tyre varësie”.

Autorët sugjeruan që mësimet nga rregullimi i duhanit, “duke përfshirë kufizimet e marketingut dhe ndërhyrjet strukturore”, mund të ofrojnë një udhëzues për zvogëlimin e dëmit që lidhet me UPF-të, duke bërë thirrje që përpjekjet e shëndetit publik të “kalojnë nga përgjegjësia individuale në llogaridhënien e industrisë ushqimore”.

Prof. Martin Ëarren, drejtuesi kryesor shkencor në Institutin Quadram, një qendër e specializuar për kërkimin ushqimor, tha se ndërsa kishte paralele midis UPF-ve dhe duhanit, autorët rrezikuan “tejkalim” në krahasimet e tyre.

Ai tha se kishte pyetje nëse UPF-të, ashtu si nikotina, ishin “në thelb varësi në një kuptim farmakologjik, apo nëse ato shfrytëzojnë kryesisht preferencat e mësuara, shpërblejnë kushtëzimin dhe komoditetin”.

Ai tha se ishte gjithashtu e rëndësishme të merrej në konsideratë nëse efektet negative shëndetësore që i atribuohen UPF-ve vinin nga përmbajtja e tyre, apo sepse ato zëvendësonin “ushqimet e plota të pasura me fibra, mikronutrientë dhe fitokimikate mbrojtëse”.

“Ky dallim ka rëndësi, sepse ndikon nëse përgjigjet rregullatore duhet të pasqyrojnë kontrollin e duhanit apo në vend të kësaj të japin përparësi cilësisë dietike, standardeve të riformulimit dhe diversifikimit të sistemit ushqimor.”

The post Studimi i fundit: Ushqimet ultra të përpunuara duhet të trajtohen më shumë si cigare sesa si ushqim appeared first on Gazeta Si.

Braçe kërkon ministren Sala në Kuvend: Jemi në pikun e gripit, qendra shëndetësore në Njësinë 5 nuk funksionon

3 February 2026 at 11:56

Deputeti socialist Erion Braçe ka ngritur në Kuvend një shqetësim për mosfunksionimin e një qendre shëndetësore në njësinë 5 në Tiranë. Braçe tha se ka kërkuar një mocion me debat me ministren e Shëndetësisë Evis Sala, por ende nuk është futur në kalendarin e punimeve të Kuvendit.

Braçe deklaroi në Parlament se edhe pse jemi në pikun e periudhës së grupit mijëra njerëz në atë njësi nuk marrin dot shërbim shëndetësor në kohë dhe në kushte optimale. Ndërkohë, nënkryetarja e Kuvendit, Klodiana Spahiu i tha se mocioni me debat është parashikuar për javën e ardhshme.

“Që në datën 19 kam paraqitur një kërkesë për një proces pyetje përgjigje për ministren e Shëndetësisë. Ka të bëjë për mosfunksionimin e një qendre shëndetësore në njësinë 5 në zonën e Irfan Tominit. Mendova se ishte momenti i duhur për të marrë një përgjigje pas 4 muajsh. Jemi në pikun e periudhës së gripit, mijëra njerëz në atë njësi nuk marrin dot shërbim shëndetësor në kohë dhe në kushte optimale për shëndetin e tyre. Kërkesën për pyetje e kam paraqitur më 19 janar, sot jemi më datën 3 shkurt. Mendoja se do ishte shqetësim edhe i vetë ministres për të kthyer përgjigje. Po futemi në muajin e 5 për shërbim shëndetësor të kufizuar në qendrën shëndetësore në zonën e Irfan Tominit”, tha Braçe. 

The post Braçe kërkon ministren Sala në Kuvend: Jemi në pikun e gripit, qendra shëndetësore në Njësinë 5 nuk funksionon appeared first on Gazeta Si.

Urdhri i Farmacistëve: Fondi i Kujdesit Shëndetësor ndryshoi çmimet pa njoftim, vështirësi në furnizimin me barna

3 February 2026 at 11:44

Nga Gazeta Si- Urdhri i Farmacistëve të Shqipërisë ka denoncuar Fondin e Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor se ka ndryshuar çmimet e barnave pa njoftim paraprak për Farmacitë dhe depot farmaceutike.

Sipas Urdhrit, mungesa e komunikimit e ka bërë të pamundur njohjen në kohë të çmimeve të reja dhe marrjen e masave të nevojshme për pasqyrimin e tyre, si dhe ka penguar reduktimin e stokut ekzistues të barnave të blera me çmime më të larta.

Në një deklaratë të ndarë për mediat, Urdhri i Farmacistëve thotë se kjo situatë ka sjellë vështirësi në furnizimin e farmacive me barna, pasi barnat të cilave u është ndryshuar çmimi po faturohen me çmimet e mëparshme, duke sjellë dëme financiare të konsiderueshme dhe bllokim të punës.

“Kjo gjendje po çon drejt bllokimit të zinxhirit të furnizimit me barna dhe po rrezikon drejtpërdrejt aksesin e pacientëve tek barnat e nevojshme, duke përbërë një rrezik real për shëndetin e tyre”, thuhet në deklaratë.

Në këtë kontekst, Urdhri i Farmacistëve të Shqipërisë, si institucioni përgjegjës për përfaqësimin e farmacistëve dhe mbrojtjen e interesave të pacientëve, ka kërkuar nga Fondi informacion zyrtar dhe të detajuar mbi procedurën e ndjekur për ndryshimin dhe aplikimin e çmimeve të reja në sistem.

Gjithashtu, kërkon ndërmarrjen e masave urgjente institucionale për zgjidhjen e këtij ngërçi, me qëllim rikthimin e funksionimit normal të shërbimit farmaceutik dhe garantimin e furnizimit të vazhdueshëm me barna për pacientët.

Në sistem janë ndryshuar çmimet e pothuajse 40 barnave të listës së rimbursueshme për vitin 2026.

Çmimi i tyre në sistem është ulur dhe farmacitë nuk kanë dijeni për çmimet e reja, por përballen vetëm kur hapin sistemin dhe kërkojnë emrin e ilaçit për t’ia dhënë pacientit. Ndërkohë që, sipas tyre, ky bar blihet nga depot farmaceutike me çmim disa herë më shumë se çmimi i ri.

Ndërkohë, për disa barna të tjera me rimbursim, çmimi është rritur disa fish. Në faqen zyrtare të Fondit është vetëm ky njoftim, ku farmacitë që kanë kontratë për rimbursimin e barnave me Fondin paralajmërohen se së shpejti do të ketë ndryshim të çmimeve, ndërkohë që në sistem ka nisur të aplikohet.

The post Urdhri i Farmacistëve: Fondi i Kujdesit Shëndetësor ndryshoi çmimet pa njoftim, vështirësi në furnizimin me barna appeared first on Gazeta Si.

Roma aplikon tarifën 2 euro për të vizituar ‘Fontana di Trevi’! Autoritetet e quajnë sukses, organizatat dështim

3 February 2026 at 10:11

Tarifa prej 2 eurosh e vendosur për hyrjen e turistëve dhe vizitorëve jo rezidentë në zonën e Fontana di Trevi ka hyrë në fuqi të hënën, duke shkaktuar reagime të kundërta mes autoriteteve vendore dhe shoqatave të konsumatorëve.

Sipas të dhënave të bëra publike nga autoritetet vendore të Romës, nga ora 9:00 deri në orën 21:00 në zonën e monumentit kanë hyrë gjithsej 6.406 persona, prej të cilëve vetëm 86 ishin banorë të Romës dhe zonës metropolitane.

Autoritetet e Romës e kanë cilësuar pozitiv nisjen e sistemit të ri të vizitës, i cili përfshin jo vetëm biletën me pagesë prej 2 eurosh, por edhe rregullimin e fluksit të vizitorëve.

Sipas një njoftimi zyrtar, sistemi i pritjes ka qenë efektiv dhe ka mundësuar, nga ora 9:00 deri në 18:00, pritjen e mbi 5.000 vizitorëve, duke garantuar një përvojë më të rregullt, qëndrim më të lehtë në zonë dhe përmirësim të cilësisë së vizitës në një nga monumentet më të rëndësishme të Romës dhe trashëgimisë kulturore italiane.

Vlerësim krejt të kundërt ka dhënë organizata Codacons, e cila e ka quajtur masën një “dështim”. Sipas saj, numri i vizitorëve ka qenë shumë më i ulët se mesatarja ditore prej rreth 30 mijë personash, duke theksuar se “shumica e turistëve e refuzuan tarifën.

“Kjo ndodh sepse shumica e turistëve me sa duket e refuzuan taksën absurde prej 2 eurosh, e cila përfaqëson një monetizim të tmerrshëm të një vendi me interes historik dhe kulturor dhe shërben vetëm për të mbuluar pamundësinë e administratës për të mbledhur fonde për buxhetin e saj.”

The post Roma aplikon tarifën 2 euro për të vizituar ‘Fontana di Trevi’! Autoritetet e quajnë sukses, organizatat dështim appeared first on Gazeta Si.

Fenomeni i rrallë në Rusi, 4 hëna shfaqen mbi Shën Petersburg

2 February 2026 at 14:42

Një fenomen qiellor i rrallë është regjistruar mbi Shën Petersburg të Rusisë, ku katër hëna u shfaqën në qiellin e natës.

“Katër hëna u shfaqën mbi Shën Petersburg, Rusi”, njoftoi media ruse RT, nëpërmjet platformës “X” (ish Tëitter), duke e shoqëruar postimin e saj me një video që tregon katër hëna që shkëlqejnë në qiell.

Në një postim tjetër, Nexta TV flet për një fenomen të rrallë, “Paraselene” (Hëna qen, ose Hëna e rremë, i cili u vu re gjatë natës mbi Moskë dhe zonën përreth.

🌑🌕🌑A rare phenomenon — a “paraselene” — was observed overnight over Moscow and the surrounding region

A paraselene, an optical illusion in which multiple Moon disks appear, occurs when light from the real Moon is refracted by flat ice crystals high in the atmosphere above the… pic.twitter.com/mRfzRu1Ilb

— NEXTA (@nexta_tv) January 31, 2026

Një “Paraselene” (e ngjashme me Halo), “qen hëne” (i njohur edhe si “hënë e rreme”) prodhohet nga drita e hënës që thyhet përmes kristaleve të holla, gjashtëkëndore, në formë pllake, të akullit që gjenden në retë e larta.

Kjo kërkon kushte specifike, të tilla si temperaturat nën zero, që të mbizotërojnë në zonë në atë kohë, dhe është më e zakonshme në rajonet polare ose zonat me dimra të ashpër.

The post Fenomeni i rrallë në Rusi, 4 hëna shfaqen mbi Shën Petersburg appeared first on Gazeta Si.

AlphaGenome: Mjeti i ri i AI që deshifron dhe parashikon ndryshimet e ADN-së. Si funksionon?

2 February 2026 at 12:49

Nga Gazeta Si- Një model i ri i inteligjencës artificiale nga Google DeepMind mund të deshifrojë ADN-në dhe të parashikojë mutacionet, duke hapur dyer të reja për kërkimin e sëmundjeve.

ADN-ja jonë është e përbërë nga miliona kombinime të gjenomeve që krijojnë trupin e njeriut. Edhe ndryshimet më të vogla në këto sekuenca, ose në mënyrën se si veprojnë ato, mund të ndryshojnë funksionimin e të gjithë trupit dhe të shkaktojnë sëmundje të tilla si kanceri.

AlphaGenome, mjeti i ri i inteligjencës artificiale (IA) i Google, mund të lexojë pjesë të mëdha të ADN-së dhe të parashikojë se si sillen pjesë të ndryshme dhe si ndryshimet mund të çojnë në sëmundje.

Duke përdorur të mësuarit e thellë dhe i frymëzuar nga mënyra se si truri përpunon informacionin, është projektuar për të ndihmuar shkencëtarët të kuptojnë se si funksionon ADN-ja.

Mjeti i ri i Google mund të ndihmojë në deshifrimin e mënyrës se si ADN-ja kontrollon gjenet duke parashikuar se çfarë bëjnë pjesë të gjata të kodit gjenetik.

“Ne besojmë se AlphaGenome mund të jetë një burim i vlefshëm për komunitetin shkencor, duke i ndihmuar shkencëtarët të kuptojnë më mirë funksionin e gjenomit, biologjinë e sëmundjeve dhe në fund të fundit, të nxisin zbulime të reja biologjike dhe zhvillimin e trajtimeve të reja”, tha Google DeepMind.

Si funksionon AlphaGenome?

Modeli lexon deri në një milion shkronja të ADN-së me saktësi të një shkronje të vetme- diçka e pamundur me mjetet e mëparshme.

ADN-ja përbëhet nga zinxhirë të gjatë të përbërë nga katër blloqe ndërtimi kimike bazë të quajtura nukleotide, secila e identifikuar nga një shkronjë: A, C, G dhe T. Funksionon si një manual udhëzimesh për krijimin dhe kontrollin e çdo qelize.

Vetëm rreth dy për qind e ADN-së njerëzore kodon drejtpërdrejt për proteinat, blloqet ndërtuese që bëjnë pjesën më të madhe të punës në qelizat tona.

98 për qind e mbetur është hedhur poshtë prej kohësh si “ADN e padobishme”; megjithatë, larg të qenit të padobishme, këto sekuenca veprojnë si panele kontrolli që rregullojnë mënyrën se si funksionojnë dy për qind e tjera.

Ato udhëzojnë kur, ku dhe sa gjenet ndizen ose fiken, i përgjigjen sinjaleve mjedisore dhe ndikojnë në bashkimin e ARN-së, një sistem që bashkon sekuencat e shkronjave dhe lejon që i njëjti gjen të prodhojë lexime të ndryshme.

Shumë variante të lidhura me sëmundjet fshihen këtu, duke ndikuar në aktivitetin e gjeneve pa ndryshuar proteinat.

AlphaGenome është modeli i parë i të mësuarit të thellë i aftë të synojë këtë pjesë të ADN-së dhe të parashikojë funksionimin e saj.

Modeli mund të vlerësojë se si ndryshimet e vogla gjenetike, të quajtura variante, mund të ndikojnë në aktivitetin e gjeneve ose të ndërpresin proceset normale të lidhura me sëmundje të tilla si kanceri.

Si funksionon në praktikë?

Si një shembull nga jeta reale, studiuesit u përqendruan në një lloj leuçemie akute, një kancer i qelizave të bardha të gjakut, ku qelizat T të papjekura, luftëtarë imunitarë, rriten jashtë kontrollit.

Disa raste të leuçemisë shkaktohen nga ndryshime të vogla në ADN që nuk e ndryshojnë vetë proteinën, por ndryshojnë sa fort ose kur aktivizohen disa gjene.

Modeli AlphaGenome krahasoi sekuencën normale të ADN-së me atë të mutuar dhe parashikoi se sa e mundshme është që mutacioni të rrisë aktivitetin e gjeneve të afërta.

Modeli është aktualisht i disponueshëm falas për shkencëtarët për kërkime jo-komerciale; është një mjet kërkimor, që nuk është menduar të përdoret klinikisht.

Si mund të ndihmojë?

Ekipi i kërkimit sheh përdorime të shumta për modelin e ri.

Në biologjinë molekulare, ai mund të funksionojë si një mjet laboratori virtual, duke u lejuar shkencëtarëve të testojnë idetë me anë të simulimit përpara se të bëjnë eksperimente të kushtueshme.

Në bioteknologji, ai mund të ndihmojë në hartimin e terapive gjenetike ose përmirësimin e molekulave që synojnë inde specifike.

“AlphaGenome i DeepMind përfaqëson një moment të rëndësishëm në fushën e IA-së gjenomike”, thotë Robert Goldstone, kreu i gjenomikës në Institutin Francis Crick.

Ai shtoi se niveli i rezolucionit që lejon modeli i ri është një përparim që e zhvendos teknologjinë nga interesi teorik në dobinë praktike, duke u lejuar shkencëtarëve të studiojnë dhe simulojnë në mënyrë programore rrënjët gjenetike të sëmundjeve komplekse.

“AlphaGenome nuk është një plumb magjik për të gjitha pyetjet biologjike, por është një mjet themelor dhe me cilësi të lartë që e kthen kodin statik të gjenomit në një gjuhë të deshifrueshme për zbulim”, shtoi Goldstone.

Megjithatë, shkencëtarët paralajmërojnë se, si të gjitha modelet e IA-së, AlphaGenome është aq i mirë sa të dhënat e përdorura për ta trajnuar atë.

“Shumica e të dhënave ekzistuese në biologji nuk janë shumë të përshtatshme për IA-në – grupet e të dhënave janë shumë të vogla dhe jo të standardizuara mirë”, thotë Ben Lehner, kreu i gjenomikës gjenerative dhe sintetike në Institutin Ëellcome Sanger në Mbretërinë e Bashkuar.

Sipas tij, sfida më e rëndësishme tani është se si të gjenerohen të dhënat për të trajnuar gjeneratën e ardhshme të modeleve të IA-së.

The post AlphaGenome: Mjeti i ri i AI që deshifron dhe parashikon ndryshimet e ADN-së. Si funksionon? appeared first on Gazeta Si.

Pse disa njerëz janë superpërhapës të gripit

2 February 2026 at 12:40

Një numër gjithnjë e në rritje kërkimesh sugjerojnë se gjithçka, nga forma e mushkërive deri te mënyra se si i shqiptoni T dhe K, mund t’ju bëjë një superpërhapës të gripit.

Në janar të vitit 2020, biznesmeni britanik Steve Walsh filloi një udhëtim ndërkombëtar që do ta çonte në Singapor dhe Francë përpara se të kthehej në shtëpi në Brighton në Mbretërinë e Bashkuar. Udhëtimet e Walsh – të cilat e panë të infektohej me Covid-19 dhe pa dashje të infektonte dhjetra të tjerë që takoi gjatë udhëtimit të tij – do të vazhdonin të bënin bujë në të gjithë globin.

Histori të tilla popullarizuan idenë se disa njerëz mund të shërbenin si ‘superpërhapës’ të Covid-19. Por virologët e dinë prej kohësh se një pjesë e vogël e njerëzve luajnë një rol të madh në nxitjen e pothuajse çdo shpërthimi të një patogjeni të frymëmarrjes – qoftë Covid-19, grip, virus sincicial i frymëmarrjes (RSV), tuberkuloz apo edhe fruthi.

Në fakt, ekziston edhe një model matematik: shkencëtarët kanë vlerësuar se për një shpërthim tipik, 20% e njerëzve do të jenë përgjegjës për nxitjen e 80% të infeksioneve. Dhe hulumtimet kanë treguar se sasia e virusit të pranishëm në lëngjet respiratore të dikujt mund të ndryshojë shumë midis personave të infektuar, sipas Kylie Ainslie, studiuese e sëmundjeve infektive në Institutin Peter Doherty për Infeksion dhe Imunitet në Melbourne, Australi.

“Disa njerëz kanë 10 milionë herë më shumë virus se të tjerët”, thotë Ainslie. “Në nivelin më të lartë, përqendrimet e grimcave të virusit mund të arrijnë një miliard kopje të virusit për mililitër.”

Por nëse kjo përkthehet në mbipërhapje varet nga një sërë faktorësh, shumë prej të cilëve janë zbuluar përmes hulumtimeve të nxitura nga raste të njohura si ai i Walsh gjatë pandemisë së koronavirusit.

Qoftë për shkak të karakteristikave ose vëllimit të të folurit tuaj, vetive të mukusit tuaj apo lagështisë së mjedisit në të cilin ndodheni… a e dini nëse jeni një mbipërhapës i gripit?

Për të filluar, faza e infeksionit është çelësi i aftësisë së dikujt për t’u mbipërhapur. Njerëzit lëshojnë shumë më tepër grimca infektive me çdo frymëmarrje ose fjalë të thënë kur janë më të sëmurë.

Në një projekt kërkimor në vitin 2021, mikrobiologët infektuan makakët rezus dhe majmunët e gjelbër afrikanë me Covid-19 dhe më pas analizuan frymëmarrjen e tyre, e cila është një përzierje gazrash – duke përfshirë azotin, oksigjenin, dioksidin e karbonit – dhe gjithashtu copëza mikroskopike lagështie. Majmunët kaluan nga nxjerrja e 3,000-5,000 grimcave të lagështisë për çdo litër frymëmarrje që nxirrnin, në 50,000-70,000 grimca pasi infektoheshin.

Duke pasur parasysh që një grimcë e vetme e frymëmarrjes mund të mbajë nga 200 deri në 300 grimca virale, shumëzojeni këtë me 10 dhe është e lehtë të shihet se si viruset mund të transmetohen nga një person te tjetri shumë shpejt, thotë Chad Roy, profesor i mikrobiologjisë dhe imunologjisë në Shkollën e Mjekësisë Tulane në Neë Orleans, i cili udhëhoqi eksperimentin.

“Kur ​​bën llogaritjet, është e habitshme që nuk jemi të sëmurë gjatë gjithë kohës”, thotë Roy. Ai sugjeroi që, ndërsa ky ishte një eksperiment mbi një koronavirus, i njëjti parim mund të zbatohet edhe për infeksione të tjera të frymëmarrjes.

Nuk është vetëm sasia e grimcave. Lloji i grimcave që një person prodhon kur është veçanërisht i sëmurë është gjithashtu më i favorshëm për transmetimin e një infeksioni. Grimcat e frymëmarrjes mund të jenë pika që variojnë nga pesë deri në 100 mikronë ose më të mëdha në diametër, si dhe aerosole, të cilat janë më pak se pesë mikronë në diametër, që është pesë të miliontat e një metri. Dhe studimet sugjerojnë se kur dikush është i sëmurë, ai lëshon më shumë grimca të vogla aerosoli sesa pika më të mëdha.

“Ky ishte një zbulim vërtet i rëndësishëm, sepse ato grimca mund të udhëtojnë shumë më tej në mushkëri”, thotë Roy. “Pra, nëse jeni personi i pafat që përfundon duke thithur ato grimca, ato kanë një probabilitet më të mirë për të udhëtuar më thellë në rajonet më të ndjeshme të mushkërive”.

Ka disa sugjerime se kjo mund të jetë pasojë e mënyrës se si viruset kanë evoluar për të rritur shanset e tyre për t’u përhapur në më shumë strehues. Për shembull, gjatë një infeksioni, një virus do të rrisë shkallën me të cilën shtohet. Kjo shkakton më shumë dëme në qelizat në traktin respirator, duke i ndarë ato në copa më të vogla si aerosole, të cilat më pas qëndrojnë të pezulluara në ajër për periudha më të gjata.

Ka edhe faktorë të tjerë fiziologjikë të përfshirë. Hulumtimet e bazuara në ngjarjet e mbipërhapjes që përfshijnë tre koronaviruset Sars, Mers dhe Sars-CoV-2, sugjerojnë që mbipërhapësi tipik ka më shumë të ngjarë të jetë mashkull dhe mbi 40 vjeç. Por shkencëtarët nuk mundën të përcaktonin me saktësi arsyet biologjike ose të sjelljes pas këtij modeli në të dhëna, dhe mund të ketë pasur paragjykime për shkak të asaj se kush është testuar më shumë.

Studimi i Roy-t mbi majmunët në vitin 2021 shqyrtoi gjithashtu frymëmarrjen e 194 personave të infektuar me Covid-19 dhe arriti në përfundimin se superpërhapësit kishin më shumë gjasa të ishin mbipeshë.

“Individët që janë mbipeshë kanë tendencë të prodhojnë më shumë pika të frymëmarrjes kur marrin frymë ose kolliten”, thotë Matthew Binnicker, drejtor i virologjisë klinike në Klinikën Mayo në Rochester, Minesota. Kjo mund të jetë për shkak të yndyrës së tepërt në gjoks dhe në zgavrën e barkut, duke parandaluar që mushkëritë të zgjerohen plotësisht, duke rezultuar në një model frymëmarrjeje më të cekët dhe më të shpejtë. Mbajtja e masës shtesë trupore gjithashtu kërkon më shumë oksigjen dhe prodhon më shumë dioksid karboni, duke çuar në një shkallë më të lartë të frymëmarrjes dhe më shumë grimca të frymëmarrjes.

Superpërhapësit kanë gjithashtu më shumë gjasa të jenë folës me zë të lartë, këngëtarë të zellshëm ose ndoshta edhe dikush me probleme me zemërimin.

Hulumtuesit në Kaliforni matën sasinë dhe madhësinë e grimcave të frymëmarrjes që 48 persona prodhuan kur flisnin me volume të ndryshme në katër gjuhë të ndryshme. Ata zbuluan se të folurit me zë të lartë gjeneronte deri në 50 herë më shumë aerosole sesa të folurit më të qetë, ndoshta sepse kordat vokale hapen dhe mbyllen më shpesh gjatë të folurit me zë të lartë, duke lejuar që më shumë grimca të formohen në kutinë e zërit.

Dhe njerëzit që i shqiptojnë fjalët e tyre më ashpër mund të kenë gjithashtu më shumë gjasa të jenë superpërhapës, sipas një studimi të publikuar në fillim të vitit 2020 që shqyrtonte vokalizimin e shkronjave.

“Nëse prodhoni tingujt ‘T’, ‘K’ dhe ‘P’, ndoshta lëshoni disa pika më shumë, ndërsa sa më me zë të lartë të flisni, aq më shumë ka të ngjarë të prodhoni”, thotë Werner Bischoff, profesor i sëmundjeve infektive në Shkollën e Mjekësisë të Universitetit Wake Forest në Karolinën e Veriut.

Çfarë madhësie kanë mushkëritë tuaja?

Fëmijët para adoleshencës kanë më pak gjasa të jenë superpërhapës, për shembull, sepse ata thithin vëllime shumë më të vogla ajri brenda dhe jashtë, pasi madhësia e tyre e përgjithshme e mushkërive, madhësia e rrugëve të frymëmarrjes dhe numri i qeseve të ajrit që kanë janë shumë më të vogla se ato të një të rrituri.

Megjithatë, edhe në moshë madhore, ka ende ndryshime të konsiderueshme në kapacitetin tonë të mushkërive dhe sasinë e ajrit që jemi në gjendje të nxjerrim. Dallimet gjenetike mund të nënkuptojnë që disa njerëz kanë mushkëri më të mëdha se të tjerët nga natyra, ndërsa kryerja e më shumë aktivitetit fizik gjatë fëmijërisë mund të çojë në mushkëri më të mëdha dhe më të forta gjatë gjithë moshës madhore. Nga ana tjetër, astma në fëmijëri ose ekspozimi ndaj ndotjes kronike të ajrit mund të pengojë në mënyrë aktive zhvillimin e mushkërive. E gjithë kjo bën një ndryshim të rëndësishëm kur bëhet fjalë për përhapjen e tepërt, pasi ata me një kapacitet më të madh të mushkërive që thithin më shumë vëllime ajri brenda dhe jashtë kanë më shumë gjasa të përhapin dhe transmetojnë më shumë virus.

The post Pse disa njerëz janë superpërhapës të gripit appeared first on Gazeta Si.

Karta e Studentit- një politikë publike që dështoi të ndihmojë studentët

2 February 2026 at 12:29

Nga Gazeta Si- Karta e Studentit, e promovuar si një instrument mbështetës për lehtësimin e kostos së jetesës studentore, rezulton në praktikë një politikë formale me ndikim minimal dhe efekt pothuajse të papërfillshëm.

Sipas një raport-monitorimi nga Qëndresa Qytetare, në vitin akademik 2025-2026, në universitetet e Tiranës vetëm 29.32% e studentëve, ose 1 në 3 studentë janë pajisur me Kartën e Studentit, “shifër kjo e cila ngre një pikëpyetje të madhe sa i përket shërbimeve të ofruara në të”.

Në letër, karta përfshin 638 shërbime private, por struktura e tyre tregon një devijim nga nevojat reale të studentëve.

Mbizotërojnë shërbime të natyrës konsumatorë dhe argëtuese, kafe dhe restorante (144 shërbime), agjenci udhëtimi (71), elektronikë (54), dhurata (49) dhe fitness (34), ndërsa shërbime thelbësore si ushqimi i subvencionuar, librat, materialet akademike dhe strehimi mbeten të margjinalizuara ose thuajse të papërfaqësuara.

“Mensat” përfshijnë vetëm 2 shërbime, një shifër simbolike dhe pothuajse e papërfillshme, duke qenë se ushqimi i subvencionuar është një nga shtyllat kryesore të politikave sociale studentore në shumicën e vendeve europiane”, thuhet në raport.

Një tjetër element që vë në pikëpyetje efektivitetin e Kartës së Studentit është niveli real i uljeve të ofruara në shërbimet private, të cilat në shumicën dërrmuese të rasteve variojnë nga 2% deri në 5%, ndërsa vetëm në raste të izoluara arrijnë deri në 10%. Këto përqindje rezultojnë të jenë minimaliste dhe me ndikim të papërfillshëm në uljen e kostos reale të jetesës studentore, veçanërisht kur bëhet fjalë për shpenzime të përditshme dhe të domosdoshme.

Në praktikë, Karta e Studentit është reduktuar në një mjet të vetëm: abonenë falas të transportit urban. Pjesa dërrmuese e studentëve e përdorin kartën vetëm për këtë qëllim, duke e shndërruar atë nga një instrument gjithëpërfshirës mbështetjeje në një kartë transporti të maskuar si politikë sociale.

Mateo Yskollari, autori i raportit thotë se në kushtet kur studentët përballen çdo ditë me kosto të larta për ushqim, materiale mësimore, kancelari, pajisje teknologjike dhe shërbime të tjera bazë, mungesa e marrëveshjeve me markete, librari, kancelari dhe biznese studentore me ulje të konsiderueshme e bën Kartën e Studentit më pak tërheqëse dhe funksionale.

Si rrjedhojë, ajo perceptohet më tepër si një dokument formal sesa si një instrument real mbështetës, duke ndikuar drejtpërdrejt në rënien e interesit dhe nivelit të përfshirjes së studentëve në këtë skemë.

Konkretisht, Karta e Studentit përfshin vetëm 1–6 shërbime private (kancelari, markete dhe mensa), të cilat ndodhen në zona periferike dhe larg vendqendrimeve kryesore të studentëve, si rezidencat studentore dhe kampuset universitare.

“Mungesa e çdo shërbimi të tillë në afërsi të universiteteve apo qendrave rezidenciale e bën kartën funksionalisht të vështirë për t’u përdorur dhe ul ndjeshëm vlerën e saj praktike për studentët”, thotë Yskollari, duke shtuar se kjo shpërndarje jofunksionale e shërbimeve tregon mungesë analize paraprake të nevojave reale dhe të lëvizshmërisë së studentëve.

Situata bëhet edhe më problematike jashtë kryeqytetit.

Në Bashkinë Durrës, nga 16,467 studentë, vetëm 1,027 janë pajisur me Kartën e Studentit, ose vetëm 6.24%, duke lënë mbi 93% të studentëve jashtë skemës. Paradoksalisht, edhe nëse do të ekzistonte interes maksimal nga studentët, Bashkia ka planifikuar shpërndarjen e vetëm 10,000 kartave, duke përjashtuar automatikisht rreth 6,500 studentë të tjerë.

Në Bashkinë Shkodër, Karta e Studentit ende nuk është funksionale, pavarësisht se kanë kaluar dy vite nga firmosja e marrëveshjes me Ministrinë e Arsimit dhe pavarësisht se rreth 3,760 studentë mbeten pa akses në këtë shërbim.

Ndërkohë, Bashkia Vlorë, megjithëse ka ndërtuar infrastrukturën institucionale për kartën, nuk e ka ende operative për vitin akademik 2025–2026, për shkak të mungesës së koordinimit dhe dështimit administrativ për të përcaktuar një pikë kontakti funksionale.

Në tërësi, thotë Yskollari, autor i raportit, të dhënat sugjerojnë se Karta e Studentit nuk po funksionon si politikë reale sociale, por si një projekt i fragmentuar, i paqëndrueshëm dhe i orientuar më shumë drejt interesave tregtare sesa drejt nevojave të studentëve.

Pa një ristrukturim rrënjësor, që të vendosë në qendër ushqimin e subvencionuar, librat, transportin, strehimin dhe shërbimet akademike, Karta e Studentit rrezikon të mbetet një premtim politik i zbrazët dhe një instrument propagandistik pa ndikim real.

The post Karta e Studentit- një politikë publike që dështoi të ndihmojë studentët appeared first on Gazeta Si.

Bad Bunny bën histori në Grammy ndërsa yjet protestojnë kundër ICE

2 February 2026 at 10:10

Nga Gazeta Si- Bad Bunny është bërë artisti i parë latin që fiton çmimin për albumin e vitit në historinë 68-vjeçare të Çmimeve Grammy, në një ceremoni ku dhjetëra yje protestuan kundër masave të administratës Trump kundër emigracionit.

Muzikanti që ndryshon historinë mundi Lady Gaga-n dhe Kendrick Lamar-in për të fituar çmimin kryesor të natës për albumin e tij të gjashtë, ‘Debí Tirar Mas Fotos’, një eksplorim personal dhe i fuqishëm i historisë muzikore të Porto Rikos.

31-vjeçari, i cili do të jetë kryesuesi i shfaqjes së javës së ardhshme të Super Boël, ua dedikoi çmimin emigrantëve që “largohen nga shtëpia, toka, vendi i tyre, për të ndjekur ëndrrat e tyre”.

Këngëtarja britanike Olivia Dean, e cila fitoi çmimin si artistja më e mirë e re, gjithashtu shfrytëzoi fjalimin e saj për të mbrojtur emigrantët.

“Jam këtu lart si mbesa e një emigranti”, tha këngëtarja.

“Unë jam një produkt i trimërisë dhe mendoj se këta njerëz meritojnë të dëgjohen. Ne nuk jemi asgjë pa njëri-tjetrin.”

Yje, përfshirë Kehlani, Gloria Estefan dhe Billie Eilish, folën gjithashtu në mbështetje të emigrantëve, ndërsa shumë muzikantë mbanin distinktiva me mbishkrimin “ICE jashtë” në tapetin e kuq.

Bad Bunny, emri i vërtetë i të cilit është Benito Ocasio, dukej se u shtang kur Harry Styles lexoi emrin e tij për çmimin e albumit të vitit.

Ai mori disa momente për të mbledhur veten para se të ecte në skenë, dhe gjatë fjalimit të tij kishte lot në sy.

Më parë, duke fituar çmimin për muzikën më të mirë urbane, ai kishte folur më drejtpërdrejt për ndjenjat e tij ndaj zbatimit të ligjit për imigracionin.

“Para se të falënderoj Zotin, do të them ‘Stop ICE,” tha ai, duke iu referuar javëve të tensionit në Minneapolis, përfshirë vdekjen e dy civilëve.

“Ne nuk jemi të egër, nuk jemi kafshë, nuk jemi alienë, ne jemi njerëz dhe jemi amerikanë.”

Billie Eilish, fituese e çmimit “Kënga e Vitit” për “Wildflower”, foli gjithashtu për trazirat që kanë përfshirë Amerikën.

“Është shumë e vështirë të dish çfarë të thuash dhe çfarë të bësh tani”, tha ajo.

“Dhe mendoj se thjesht duhet të vazhdojmë të luftojmë, të flasim dhe të protestojmë. Zërat tanë kanë vërtet rëndësi, dhe njerëzit kanë rëndësi.”

“Wildflower”, një hit i Eilish nga albumi i vitit 2024 “Hit Me Hard And Soft”, u bë kënga e saj e tretë që fitoi çmimin “Kënga e Vitit” këtë dekadë.

Ajo më parë fitoi në vitin 2020 për këngën e saj të famshme “Bad Guy”, dhe në vitin 2021 për baladën “Everything I Wanted”.

Më herët në ceremoni, Kendrick Lamar fitoi çmimin për albumin më të mirë rep për GNX, në të cilën pikë ai e kaloi Jay-Z si reperi me më shumë çmime Grammy – 26 në total.

Më vonë ai shtoi një trofe të 27-të në raftin e tij, duke fituar albumin e vitit për Luther, një duet me këngëtaren R&B SZA.

Londinezja Lola Young fitoi çmimin për performancën më të mirë pop për këngën e saj të famshme Messy; ndërsa Mayhem e Lady Gaga u emërua albumi më i mirë pop.

Ylli nxitoi në skenë për të pranuar pa frymë trofeun e saj të 16-të të artë të gramafonit.

“Sa herë që jam këtu, ende ndiej se duhet ta pickoj veten,” tha ajo.

Gaga gjithashtu e përdori fjalimin e saj për t’i nxitur gratë në muzikë të mbrojnë vizionin e tyre krijues, duke vënë në dukje: “E di që ndonjëherë kur je në studio me një grup djemsh, mund të jetë e vështirë.

“Ju nxis të luftoni për këngët tuaja, të luftoni për veten tuaj si producente dhe të siguroheni që të dëgjoheni me zë të lartë.”

Ndërkohë, Golden, një këngë hit nga filmi KPop Demon Hunters, u bë kënga e parë K-Pop që fitoi një Grammy.

Bad Bunny mori në shtëpi tre çmime gjithsej – një moment i rëndësishëm për muzikën latine e cila, për shumë vite, u la mënjanë nga industria e muzikës anglofone.

Lista e fituesve:

Kënga e Vitit

Fituesja: Billie Eilish – Wildflower

Regjistrimi i vitit

Fitues: Kendrick Lamar feat. SZA – Luther

Albumi i vitit

Fitues: Bad Bunny – Debí Tirar Más Fotos

Artisti i ri më i mirë

Fituesja: Olivia Dean

Albumi më i mirë vokal pop

Fituesja: Lady Gaga – Mayhem

Performanca më e mirë Pop Solo

Fituesja: Lola Young – Messy

Performanca më e mirë e dyshes/grupit pop

Fituesit: Cynthia Erivo & Ariana Grande – Defying Gravity

Regjistrimi më i mirë Dance/Electronic

Fitues: Tame Impala – End Of Summer

Albumi më i mirë Dance/Electronic

Fituesja: FKA Twigs – Eusexua

Regjistrimi më i mirë Dance/Pop

Fituesja: Lady Gaga – Abracadabra

Albumi vokal më i mirë i pop-it tradicional

Fituesja: Laufey – A Matter Of Time

Albumi më i mirë Latin Pop

Fituesja: Natalia Lafourcade – Cancionera

Albumi më i mirë i muzikës urbane latine

Fitues: Bad Bunny – Debi Tirar Más Fotos

Kënga më e mirë Rock

Fitues: Nine Inch Nails – As Alive As You Need Me To Be

Albumi më i mirë alternativ

Fitues: The Cure – Songs Of A Lost World

Performanca më e mirë alternativ

Fitues: The Cure – Alone

Performanca më e mirë Rap

Fitues: Clipse, Pusha T & Malice feat. Kendrick Lamar & Pharrell Williams – Chains & Whips

Kënga më e mirë Rap

Fitues: Kendrick Lamar feat. Lefty Gunplay – TV Off

Albumi më i mirë Rap

Fitues: Kendrick Lamar – GNX

The post Bad Bunny bën histori në Grammy ndërsa yjet protestojnë kundër ICE appeared first on Gazeta Si.

Guterres: OKB rrezikon kolaps financiar

30 January 2026 at 19:42

Kombet e Bashkuara janë në rrezik të një “kolapsi të afërt financiar” për shkak të mospagimit të tarifave nga shtetet anëtare, ka paralajmëruar kreu i këtij organi.

António Guterres tha se OKB-ja përballet me një krizë financiare e cila “po thellohet”, duke kërcënuar zbatimin e programit”, dhe se paratë mund të mbarojnë deri në korrik.

Ai shkroi në një letër drejtuar ambasadorëve se të 193 shtetet anëtare duhej të respektonin pagesat e tyre të detyrueshme ose të rishikonin rrënjësisht rregullat financiare të organizatës për të shmangur kolapsin.

Kjo vjen pasi kontribuesi më i madh i OKB-së, SHBA-të, refuzuan të kontribuonin në buxhetet e saj të rregullta dhe paqeruajtëse, dhe u tërhoqën nga disa agjenci që i quajtën një “humbje të parave të taksapaguesve”.

The post Guterres: OKB rrezikon kolaps financiar appeared first on Gazeta Si.

Arrestohet pronari i dyqanit në Tiranë, shiste veshje, çanta, syze dhe ora me logo false

30 January 2026 at 14:41

Një 29-vjeçar është arrestuar në Tiranë, pasi në dyqanin e tij në rrugën “Sulejman Delvina”, ai shiste produkte me logo false.

Gjatë kontrolleve nga policia, në dyqan u gjetën veshje, çanta, syze dhe ora me logo të markave ndërkombëtare, të dyshuara false.

H. R., 29 vjeç, banues në Tiranë nuk kishte fatura mbi origjinën e mallrave si dhe dyshohet se nuk lëshonte kuponë për shitjen e tyre, me qëllim shmangien e detyrimeve tatimore.

The post Arrestohet pronari i dyqanit në Tiranë, shiste veshje, çanta, syze dhe ora me logo false appeared first on Gazeta Si.

Simptomat/ Sa e rrezikshme është cereulida e gjendur në qumështin formulë

30 January 2026 at 12:56

Nga Gazeta Si- Tërheqjet nga shumë vende të disa lloje qumështi formulë (seri, produkte dhe marka të ndryshme) janë duke vazhduar pas zbulimit të cereulidës, një toksinë e prodhuar nga bakteri Bacillus cereus, e cila mund të shkaktojë të përziera, të vjella dhe diarre. Tërheqjet paraprake filluan në dhjetor 2025 dhe vazhdojnë si një masë parandaluese e shëndetit publik.

Tërheqjet janë globale, me produkte që shiten si në Europë ashtu edhe në vende jashtë Europës. Pasi shumë vende në Europë e kishin tërhequr produktin, reagoi edhe AKU, duke lajmëruar tërheqjen urgjente të produktit Aptamil 1 Pronutra 800g, me datë skadence 10 nëntor 2026, nga tregu si dhe u ka kërkuar prindërve që kanë blerë këtë produkt ta rikthejnë në marketin që e kanë marrë.

Por çfarë është cereulida dhe sa i rrezikshëm është për fëmijët?

Cereulida është një toksinë që mund të shkaktojë të përziera, të vjella dhe dhimbje stomaku të papritura 30 minuta deri në gjashtë orë pas konsumimit. Tek foshnjat më të vogla, ajo mund të ndryshojë ekuilibrin e kripës së trupit dhe të çojë në ndërlikime të tilla si dehidratimi.

Mjekët thonë se efektet e mundshme të rënda shëndetësore konsiderohen të ulëta deri në të moderuara dhe varen nga mosha e foshnjës, me të porsalindurit dhe foshnjat nën gjashtë muaj më shumë në rrezik për sëmundje të rënda.

ECDC, Qendra Europiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve njofton se ka marrë raporte për diarre tek foshnjat pas konsumimit të produkteve të tërhequra ndërkohë që po vazhdojnë hetimet kombëtare. Në një rast, një foshnjë që kishte konsumuar formulë nga një seri e tërhequr rezultoi pozitive për toksinën dhe kishte të vjella dhe diarre.

Është e rëndësishme të theksohet se të vjellat dhe diarreja tek foshnjat janë simptoma të zakonshme dhe mund të shkaktohen nga shumë faktorë të ndryshëm, duke përfshirë infeksione virale si norovirusi.

Këshilla dhe rekomandime për shëndetin publik

Për foshnjat që zhvillojnë të vjella ose diarre pas konsumimit të formulës që përmban toksinën, ECDC rekomandon këshillimin me mjekun e familjes dhe nëse simptomat janë të rënda, si dehidratim ose të vjella të vazhdueshme, duhet të paraqiten menjëherë në urgjencë.

Simptomat gastrointestinale tek foshnjat mund të çojnë shpejt në ndërlikime, pavarësisht nga shkaku themelor.

The post Simptomat/ Sa e rrezikshme është cereulida e gjendur në qumështin formulë appeared first on Gazeta Si.

❌
❌