Rihanna dhe ASAP Rocky tërheqin vëmendjen me stilin e tyre në Javën e Modës në Paris
Rihanna tërhoqi vëmendjen me stilin e saj karakteristik teksa u shfaq në Paris gjatë Javës së Modës, krah partnerit të saj ASAP Rocky.
Këngëtarja 37-vjeçare zgjodhi një veshje elegante në nuanca kafe, të kombinuar me një shall prej leshi dhe aksesorë të errët, duke konfirmuar edhe një herë statusin e saj si ikonë mode.
Pamjen e kompletoi me një pulovër të ngrohtë, pantallona të gjera dhe taka prej lëkure gjarpri, shkruan DailyMail.
Nga ana tjetër, ASAP Rocky u shfaq me një stil më casual, duke veshur një xhaketë të zezë lëkure dhe një kapelë Chanel.
Çifti u pa teksa largohej së bashku pas një sfilate mode në kryeqytetin francez. Rihanna dhe Rocky janë në një lidhje që prej vitit 2020 dhe janë prindër të tre fëmijëve: RZA, Riot dhe vajzës së tyre Rocki Irish, e lindur në shtator 2025.
Së fundmi, reperi ka folur edhe për raportin e tij me Drake, duke pranuar se nuk kanë më kontakt për shkak të një përplasjeje të vjetër.
Ai theksoi se mes tyre nuk ka “armiqësi reale”, por se rrugët janë ndarë me kalimin e kohës, kryesisht për arsye personale.
Deklaratat erdhën pas spekulimeve se kënga e tij e re mund të ishte një thumbim ndaj reperit kanadez, diçka që Rocky e mohoi, duke sqaruar se teksti nuk i drejtohet një personi të vetëm. /Telegrafi/
