Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 6 February 2026Main stream

Ja futbollisti i Kombëtares që mund ti bashkohet Muçit te Trabzonspor

By: Fax Web
6 February 2026 at 17:48

Myrto Uzuni mund të largohet nga Austin FC në Major League Soccer në SHBA për t’u transferuar në Turqi.

Kjo është ajo që thonë të paktën mediat turke sipas së cilës, sulmuesi i kombëtares shqiptare është një prioritet i trajnerit Fetih Tekke i Trabzonsporit ku aktivizohet edhe mesfushori Ernest Muçi.

Gjithnjë sipas mediave në Turqi, Trabzonspor po punon për të sjellë në skuadër dy futbollistë krahu me klubin që kontaktoi shkroi 2 emra në listën e dëshirave ishin Myrto Uzuni dhe Edvin Austbo.

Por sulmuesi aktual i Austin FC është prioriteti kryesor, ndërkohë që Austbo shihet si alternativë nëse dështohet tratativa.

Pritshmëritë për Uzunin që të kontribuojë direkt në repartin ofensiv të skuadrës ka bërë që stafi teknik të lëvizë në këtë drejtim dhe të hedhin sytë në drejtim të sulmuesit kuqezi. 

VIDEO/ “Pusho o gjel deti”! Sot u zyrtarizua Kryeinspektor i Përgjithshëm, çfarë i thoshte Rama Dash Sulës në nëntor 2022

By: Fax Web
6 February 2026 at 17:44

Ish deputeti demokrat Dashnor Sula është zyrtarisht Kryeinspektor i Përgjithshëm, një pozicion për të cilin Fax News shkroi javë më parë por u mohuan publikisht nga vetë Sula.

LEXO EDHE: Është propozuar për postin e Kryeinspektorit të Përgjithshëm, reagon Dashnor Sula

“Jam duke ikur për në Itali. Dhe nuk kam marrë ende asnjë detyrë”, thoshte Sula dukemohuar kategorikisht lajmin se do të ishte ai pasuesi i Shkëlqim Hajdarit, i cili gjithashtu sot mori detyrën e Prefektit të Tiranës.

Ndërsa sot, Këshilli i Ministrave, gjatë mbledhjes së saj vendosi edhe dy emërimet e mësipërme.

Dashnor Sula ka qenë deputet i Partisë Demokratike për disa legjislatura dhe njihej për debatet e tij të ashpra me kundërshtarët politikë dhe një zë i fortë kundër vjedhjes dhe korrupsionit në çdo dalje të tij publike.

Madje, gjatë një debati në parlament, kryeministri Edi Rama do e quante edhe “gjel deti Peqini”, një etiketim që merr shkas në traditën e banorëve të Peqinit për të rritur gjela deti.

Pusho, o “gjel deti”, pusho! Pusho me atë fjalor, sepse nuk je në festën e gjelave të detit të Peqinit! Pusho, o bedel! Pusho! Me cilën gjuhë?! Po ju që në mëngjes çoheni këtu duke ngritur dhe ulur gjithë dynjanë si hajdutë. Si nuk ju vjen turp?! Ngrini dhe ulni dynjanë si hajdutë, ju bedelë! Pusho o “gjel deti”, pusho! O “gjel deti”, pusho, se nuk je këtu në vendin tënd, je gabim këtu, je aksident! Mjerë Shqipëria për ty dhe për ata si ti!”, i drejtohej Rama nga foltorja e Kuvendit Dashnor Sulës në seancën parlamentare të 9 nëntorit 2022.

Më vjen turp në gjendjen që ka përfunduar ai parlament. Jam totalisht kundra ndaj çdo lloj fyerje dhe arrogance. Dje ishte e njëjta situatë.

Foli z. Alibeaj por nuk ka të drejtë kryeministri të dalë dhe flasë me një fjalor që nuk është i denjë. Unë nuk jam ndierë i ofenduar personalisht, por për institucionin në radhë të parë, për deputetët për parlamentin”, do të shprehej një ditë më pas Sula.

Por në Shqipëri shumë gjëra harrohen dhe jeta vazhdon normalisht.

Suksese z.Dashnor Sula në detyrën e tij të re.

VIDEO/ Shpërthim granate në një sallon bukurie në Francë! Gjashtë të plagosur, përfshirë edhe një 5-vjeçar

By: Fax Web
6 February 2026 at 17:40

Gjashtë persona u plagosën, përfshirë një fëmijë 5-vjeçar, si pasojë e një shpërthimi që ndodhi pasditen e sotme në një sallon bukurie në Grenoble të Francës.

Sipas autoriteteve, lëndimet u shkaktuan nga vala goditëse e shpërthimit pas hedhjes së një granate, me të plagosurit që morën ndihmën e parë në vend, pa pasur nevojë të transportoheshin në spital.

Sipas të njëjtave burime, incidenti ndodhi pak para orës 15:00, kur njerëzit hynë në dyqan dhe njëri prej tyre hodhi një granatë brenda ambienteve.

Autorët e krimit u arratisën dhe deri më tani motivet e tyre mbeten të panjohura.

Salloni i bukurisë ndodhet në katin përdhes të një ndërtese banimi shumëkatëshe, midis dyqaneve të tjera tregtare. Për shkak të ashpërsisë së shpërthimit, vitrina e dyqanit u shkatërrua plotësisht, sipas mediave franceze.

Hetimet janë duke u zhvilluar për të identifikuar autorët.

Ja plani i Barcelonës për Lewandowskin

By: Fax Web
6 February 2026 at 17:34

Barcelona po planifikon zgjatjen e marrëveshjes me Robert Lewandowski-n, por ka një kusht. Sulmuesi polak duhet të ulë pagën e tij të lartë për të lejuar afrimin e sulmuesve të rinj.

Barcelona nuk është e gatshme të heqë dorë nga Robert Lewandowski! Klubi blaugrana po planifikon t’i ofrojë një kontratë të re kapitenit të Polonisë, për të zgjatur qëndrimin e tij edhe për të paktën një sezon tjetër.

Gjigantët e La Liga-s janë të hapur ndaj idesë për të rinovuar kushtet e tij, por vetëm nëse ai pranon një ulje page.

Sipas ESPN, trajneri Hansi Flick është i kënaqur me sjelljen dhe performancat e sulmuesit dhe klubi po konsideron ta mbajë.

Lewandowski iu bashkua Barcelonës për një shifër prej rreth 50 milionë eurosh në vitin 2022.

Ai ka shënuar 113 gola dhe ka dhënë 23 asiste në 174 ndeshje në të gjitha kompeticionet. Sulmuesi polak mbetet një anëtar i rëndësishëm i skuadrës së parë. Ai është një nga lojtarët më të paguar te Barcelona dhe ata dëshirojnë të ulin pagën e tij për të krijuar hapësira financiare, referuar rregullores së La Liga-s, për nënshkrime të reja këtë verë.

“Blaugranat” duan të afrojnë një sulmues i cili mund të konkurrojë me Ferran Torres. Ata kanë identifikuar Julian Alvarez të Atletico Madrid si një objektiv ideal, por kanë interes edhe për Dusan Vlahovic, kontrata e të cilit me Juventusin skadon në qershor.

Barcelona po lufton për titullin në La Liga, pasi ata kryesojnë me një pikë më shumë se Real Madrid.

“Shtrëngatat dhe intensiteti i lartë i reshjeve mund të krijojnë problem”/ Si parashikohet moti gjatë fundjavës. Qarqet më të rrezikuara

By: Fax Web
6 February 2026 at 17:08

Sot pasdite dhe gjatë ditës së nesërme priten reshje mesatare deri lokalisht intensive në qarqet Shkodër, Lezhë, Durrës, Tiranë, Elbasan dhe Berat, ndërsa në qarkun Dibër priten reshje mesatare.

Në qarqet e tjera priten reshje të dobëta deri lokalisht mesatare, njofton Instituti i Gjeoshkencave

Reshjet priten të shoqërohen me shtrëngata ndërsa në zonat malore në lartësitë mbi 1000 m nga niveli i detit reshjet do të jenë në formë dëbore.

Shtrëngatat dhe intensiteti i lartë i reshjeve, mund të krijojnë probleme të ndryshme, si rënie gurësh e inertesh dhe vërshime të ujit në zonat urbane të lokalizuara, në varësi të sistemit të kanalizimeve në qarqet Durrës, Tiranë dhe Elbasan.

TEMPERATURA

Nesër (e shtunë, dt. 07) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 10 / 16 °C

në vendet e ulëta: 8 / 15 °C

në vendet malore:  3 / 11 °C

ERA

Nesër (e shtunë, dt. 07) era pritet të fryjë mesatare deri e fortë në zonat malore.

VKM/ Presidenti, gjyqtarët, Garda dhe…/ Qeveria miraton indeksimin e pagave. Kush përfiton

By: Fax Web
6 February 2026 at 16:35

Këshilli i Ministrave ka miratuar një paketë vendimesh për indeksimin me 2.5% të pagave dhe elementeve përbërëse të tyre në disa kategori të administratës publike për vitin 2026.

Sipas vendimit, paga referuese bazë për funksionet gjyqësore dhe të prokurorisë, e cila është e njëjtë me shumëzimin e koeficientit 0.36 (zero pikë tridhjetë e gjashtë) me pagën e Presidentit të Republikës, do të indeksohet në masën 2,5%.

Vendimet përfshijnë rritjen e pagës së Presidentit të Republikës dhe të pagës referuese bazë për funksionet gjyqësore dhe të prokurorisë, si edhe përditësimin e strukturave të pagave për Gardën e Republikës, Policinë e Burgjeve, koordinatorët kundër korrupsionit, punonjësit mbështetës dhe specialitetet e ndryshme në administratë, si dhe personelin e sistemit shëndetësor.

Efektet financiare përballohen nga buxheti i miratuar për vitin 2026 dhe vendimet hyjnë në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare, me efekte financiare nga 1 janari 2026.

Të gjitha vendimet e qeverisë KËTU

Ishte në dijeni të korrupsionit gjatë zgjedhjeve/ GJKKO dënon kandidatin e koalicionit “Bashkë Fitojmë” në Rrogozhinë

By: Fax Web
6 February 2026 at 16:25

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dënuar me 4 muaj burg Shkëlqim Hoxhën, kandidat i kualicionit “Bashkë Fitojmë” për bashkinë Rrogozhinë.

Hoxha është shpallur fajtor për veprën penale “Moskallëzimi I krimit”, të parashikuar nga neni 300 i Kodit Penal.

Dënimi me burg i konvertohet me  60 (gjashtëdhjetë) orë punë në interes publik, brenda një afati 6 (gjashtë) muaj.

Bashkë me Hoxhën, janë dhënë vendimet edhe për shtetasit e tjerë Engjëll Cara, Limon Shala, Fatmir Thaçi dhe Florant Saraçi, të cilët u shpallën fajtorë për korrupsion aktiv në zgjedhje, në bashkëpunim dhe të përsëritur.

Secili prej tyre u dënua fillimisht me 1 vit e 6 muaj burg, por për shkak të gjykimit të shkurtuar dënimi u ul në 1 vit burg.

NJOFTIMI

  1. Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Gjykimin e çështjes penale në ngarkim të të pandehurve Engjell Cara, Limon Shala, Fatmir Thaçi, Florant Saraçi dhe Shkëlqim Hoxha”.
  2. Gjykimi i kësaj ҫështje u zhvillua me rregullat e gjykimit të shkurtuar. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtaret Atalanta Zeqiraj, Flora Hajredinaj dhe Irena Gjoka, me vendimin nr. 10, datë 06.02.2026 vendosi:
  3. Deklarimin fajtor të të pandehurit Limon Shala, për veprën penale “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”, e kryer në bashkëpunim, më shumë se një herë, të parashikuar nga nenet 328, 25 dhe 50 germa “h” të Kodit Penal, dhe bazuar në këtë dispozitë dënimin e tij me 1 (një) vit e 6 (gjashtë) muaj burgim burgim.

– Në aplikim të nenit 406 të K.Pr.Penale, uljen e dënimit me 1/3 për të pandehurin Limon Shala dhe dënimin e tij përfundimisht me 1 (një) vit burgim.

– Në aplikim të nenit 59 të Kodit Penal, pezullimin e ekzekutimit të dënimit me burgim, dhe vënien në provë të të pandehurit Limon Shala, për një afat prej 2 (dy) vjetësh, me kusht që të mos kryejë vepër tjetër penale dhe të mbaj kontakte me Shërbimin e Provës.

  1. Deklarimin fajtor të të pandehurit Fatmir Thaçi për veprën penale “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”, e kryer në bashkëpunim, më shumë se një herë, të parashikuar nga nenet 328, 25 dhe 50 germa “h” të Kodit Penal dhe bazuar në këtë dispozitë dënimin e tij me 1 (një) vit e 6 (gjashtë) muaj burgim.

– Në aplikim të nenit 406 të K.Pr.Penale, uljen e dënimit me 1/3, duke u dënuar përfundimisht i pandehuri Fatmir Thaçi me 1 (një) vit burgim.

– Në aplikim të nenit 59 të Kodit Penal, urdhërohet pezullimi i ekzekutimit të dënimit me burgim, dhe vihet në provë i pandehuri Fatmir Thaçi për një afat prej 2 (dy) vjetësh, me kusht që të mos kryejë vepër tjetër penale dhe të mbaj kontakte me Shërbimin e Provës.

  1. Deklarimin fajtor të të pandehurit Engjell Cara për veprën penale “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”, e kryer në bashkëpunim, më shumë se njëherë të parashikuar nga nenet 328, 25 dhe 50/h të Kodit Penal, dhe bazuar në këtë dispozitë dënimin e tij me 1 (një) vit e 6 (gjashtë) muaj burgim.

– Në aplikim të nenit 406 të K.Pr.Penale, uljen e dënimit me me 1/3, duke u dënuar përfundimisht i pandehuri Engjell Cara me 1(një) vit burgim.

– Në aplikim të nenit 59 të Kodit Penal, urdhërohet pezullimi i ekzekutimit të dënimit me burgim, dhe vënia në provë e të pandehurit Engjell Cara për një afat prej 2 (dy) vjetësh, me kusht që të mos kryejë vepër tjetër penale dhe të mbaj kontakte me Shërbimin e Provës.

  1. Deklarimin fajtor të të pandehurit Florant Saraçi për veprën penale “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”, e kryer në bashkëpunim, më shumë se njëherë të parashikuar nga nenet 328, 25 dhe 50/h të Kodit Penal, dhe bazuar në këtë dispozitë dënimin e tij me 1 (një) vit e 6 (gjashtë) muaj burgim.

– Në aplikim të nenit 406 të K.Pr.Penale uljen e dënimit me 1/3, duke u dënuar përfundimisht i pandehuri Florant Saraçi me 1(një) vit burgim.

– Në aplikim të nenit 59 të Kodit Penal, pezullimin e ekzekutimit të dënimit me burgim, dhe vënien në provë të të pandehurit Florant Saraçi për një afat prej 2 (dy) vjetësh, me kusht që të mos kryejë vepër tjetër penale dhe të mbaj kontakte me Shërbimin e Provës.

  1. Deklarimin fajtor të të pandehurit Shkëlqim Hoxha për veprën penale “Moskallëzimi I krimit”, të parashikuar nga neni 300 i Kodit Penal dhe bazuar në këtë dispozitë dënimin e tij me 6 (gjashtë) muaj burgim.

– Në aplikim të nenit 406 të K.Pr.Penale uljen e dënimit me 1/3 duke u dënuar përfundimisht i pandehuri Shkëlqim Hoxha, me 4 (katër) muaj burgim.

– Bazuar në nenin 63 të Kodit Penal, urdhërohet pezullimi i ekzekutimit të dënimit me burgim për të pandehurin Shkëlqim Hoxha dhe zëvendësimin e tij me detyrimin për të përmbushur një punë në interes publik.

– I pandehuri Shkëlqim Hoxha, urdhërohet të kryejë 60 (gjashtëdhjetë) orë punë në interes publik, brenda një afati 6 (gjashtë) muaj.

– Urdhërohet i pandehuri Shkëlqim Hoxha të mbaj kontakte me Shërbimin e Provës.

  1. Kthimin e aparateve celularë të sekuestruar shtetasve L. Shala, F.Thaci, dhe E.Cara.
  2. Shpenzimet proceduriale të kryera gjatë fazës së hetimit dhe gjykimit, ju ngarkohen solidarisht të pandehurve.
  3. Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, brenda 15 (pesëmbëdhjetë) ditëve nga e nesërmja e njoftimit të vendimit të arsyetuar.

Tiranë, më datë 06.02.2026

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar

41-vjeçari shqiptar kapet me 1,5 kg kokainë brenda garazhit, ja si u gjurmua

By: Fax Web
6 February 2026 at 16:18

Një 41-vjeçar shqiptar është arrestuar nga karabinierët italianë, teksa u gjurmua dhe zbulua me një laborator të vogël droge të improvizuar në garazhin e vendosur në një godinë, brenda një lagjeje të pasur.

Gjatë aksionit u sekuestruan 1,5 kg kokainë, në garazhin e një prone në lagjen e pasur Giotto të Arezzos.

Oficerët e karabinierëve nga Njësia e Operacioneve bënë zbulimin duke ndjekur një pistë dhe duke gjurmuar vendndodhjen. I riu kishte akses në këtë pronë, teksa po verifikohet për bashkëpunëtorët.

Një vend që me sa duket konsiderohej i sigurt, pasi ishte në pronësi të një profesionisti nga Arezzo, i cili nuk dyshonte për asgjë.

Droga ishte fshehur midis objekteve të ndryshme në garazh. Kontrolli ishte i suksesshëm. Bastisja nga karabinierët u zhvillua dje dhe sot u bë konfirmimi.

“Hetuesit po i kushtojnë vazhdimisht vëmendje të madhe trafikut të drogës në qytet. Karabinierët kryejnë mbikëqyrje në vendet e trafikimit të drogës dhe zhvillojnë hetime bazuar në lëvizjet, takimet dhe lëvizjet e individëve të përfshirë”, informojnë mediat italiane.

Duke ndjekur shqiptarin, ata arritën në depon që përmbante kokainën, një sasi e madhe me vlerë të lartë ekonomike, e cila ishte vendosur me zgjuarsi aty ku askush nuk do ta kishte imagjinuar.

Hetimi është ende duke vazhduar, ndërsa Gjykata do konfirmojë arrestimin e shqiptarit të dyshuar.

Nga pushimi i punonjësve, mashtrimi me bankat e deri tek mbetjet e rrezikshme/ Të gjitha zullumet e “Kürüm” në Shqipëri

By: Fax Web
6 February 2026 at 15:53

Kompania “Kürüm International” është vënë në shënjestër të akuzave pas lëshimit të 33 urdhëarresteve lidhur me eksportimin e dy anijeve me përkatësisht 60 dhe 40 kontejnerë mbetje të rrezikshme.

Hetimet për këtë procedim penal, nisën pas marrjes së njoftimit nga Drejtoria e Hetimit Doganor, e cila ishte njoftuar në datë 25.07.2024 nga OLAF (European Anti-Fraud Office-European Commission) për një ngarkesë se dyshohej që mund të transportonte mbetje nga Shqipëria në Tajlandë.

Drejtoria e Përgjithshme e Doganave dhe OLAF bashkëpunuan për identifikimin dhe verifikimin e ngarkesës, ku u evidentua eksportimi i sasisë prej 2.816.300 kg nga subjekti “Sokolaj sh.p.k”. Kjo sasi, e ngarkuar në 102 kontenierë u kthye në Portin e Durrësit në datë 28.10.2024 me anijen Moliva XA443A, pasi ishte refuzuar nga autoritetet e Tajlandës.

Në datë 08.11.2024, u krye sekuestrimi në cilësinë e provës materiale të 102 kontenierëve, të cilët iu lënë në ruajtje dhe administrim Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara dhe aktualisht ndodhen në Porto Romano, Durrës, në kushte të sigurisë mjedisore dhe fizike. Gjatë procesit të sekuestrimit, kontenierët iu nënështruan edhe testit për radioaktivitet, ku nga skanimi nuk u konstatua prani e lëndës radioaktive GAMA apo NEUTRON.

Sipas analizave të kryera vetëm pak ditë më parë, mbetjet industriale kanë toksicitet të theksuar dhe pasoja afatgjata te shëndeti i njerëzve dhe veçanërisht për ekosistemet ujore.

Ndërkohë, në dosjen hetimore ngrihen dyshime edhe për zhdukjen e sasive të tjera me mbetje të dyshimta në zonën e Elbasanit, duke shtuar indiciet për një skemë më të gjerë të menaxhimit të paligjshëm të mbetjeve industriale.

Personat e arrestuar:

ARREST NË BURG:

Florian Çimo  – Administrator i kompanisë koncesionare EMS APO – “Menaxhimi i mbetjeve”.

Gazmend Sina – Punonjës i kompanisë koncesionare EMS APO – “Menaxhimi i mbetjeve”.

Mikail Hila – Aksioner i agjencisë doganore “Joti Spedition” – “Kontrabanda nga punonjës që lidhen me veprimtarinë doganore”.

Julian Kapedani – Dega e Doganës Durrës

Indrit Likaj – Dega e Doganës Durrës – “Kontrabanda nga punonjës që lidhen me veprimtarinë doganore”.

Helidon Lila – Dega e Doganës Durrës – “Kontrabanda nga punonjës që lidhen me veprimtarinë doganore”.

Edmond Voda – Dega e Doganës Durrës – “Kontrabanda nga punonjës që lidhen me veprimtarinë doganore”.

Shkëlqim Jakupi – Dega e Doganës Durrës – “Kontrabanda nga punonjës që lidhen me veprimtarinë doganore”.

Rami Bunga – Specialist pranë zyrës së mjedisit në “Kurum” – “Kontrabanda me mallra të ndaluar ose të kufizuara” dhe “Menaxhimi i mbetjeve”.

Shaban Hyseni – Drejtor i departamentit te shitjeve në “Kurum” – “Kontrabanda me mallra të ndaluara ose të kufizuara” dhe “Menaxhimi i mbetjeve”.

Nazif Bajrami – Pronar i kompanisë “Bajrami N” – “Menaxhimi i mbetjeve”.

Andon Prifti – Administrator i kompanisë “Bajrami N” – “”Menaxhimi i mbetjeve”.

Kejdi Ahmetaj  – Drejtoria e Inspektimit, AKM

ARREST SHTËPIAK

Iva Musa – Inspektore e Autoritetit Portual Durrës – “Shpërdorimi i detyrës”

Arta Dollani – Ish-drejtoresha e Përgjithshme e AKM – “Shpërdorimi i detyrës”.

Marjeta Përlala – Drejtoresha aktuale e AKM – “Shpërdorimi i detyrës”.

Mirjeta Zotaj – Kontabiliste e kompanisë “Sokolaj” ” – “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Pastrimi i produkteve të veprimtarisë kriminale”.

Kledina Skendo – Sektori i monitorimit të lejeve mjedisore, AKM – “Shpërdorimi i detyrës”.

B.T. – Sektori i lejeve mjedisore, AKM

Evis Mellonashi – Sektori i lejeve mjedisore, AKM – “Shpërdorimi i detyrës”

Në kërkim janë 2 administratorët e kompanisë “Kurum Internatioanl”, Erdal Demir dhe Yusuf Sezai Kurum.

Efektivët e policisë nuk mundën të arrestojnë as Gjovana Sokolajn, pronaren e kompanisë “Sokolaj”, e cila eksportoi 2800 tonë mbetjet të rrezikshme të Kurum nga porti i Durrësit.

Në kërkim mbetet edhe bashkëshorti i pronares së kompanisë që eksportoi mbetjet, Doni Sokolaj, me nënshtetësi kroate, kompania tjetër e të cilit “GS Minerals” mundësoi me disa kontrata qiraje depozitimin e mbetjeve në portin e Durrësit.

PERSONAT E SHPALLUR NË KËRKIM

Erdal Demir – Administratori i “Kürüm International” – “Kontrabanda me mallra të ndaluara ose të kufizuara” në 4 raste, “transporti i mbetjeve”, “Menaxhimi i mbetjeve”, “Falsifikimi i dokumentave” ne 2 raste dhe “Pastrimi i produkteve të veprimtarisë kriminale”.

Yusuf Sezai Kurum – Administrator me prokurë i “Kürüm” – “”Menxhimi i mbetjeve”, “Pastrimi i produkteve të veprimtarisë kriminale”

Harun Sarica 42 vjeç – banues në Turqi; Drejtori i prodhimit të çelikut në “Kürüm” – “Menaxhimi i mbetjeve”

Mujo Ilazaj – Drejtori i Transportit në kompaninë “Kürüm” – “Transporti i mbetjeve”.

Arif Shkalla – Drejtues në kompaninë “Kürüm” – “Kontrabanda me mallra të ndaluara ose të kufizuara”, “Menaxhimi i mbetjeve”, “Falsifikimi i dokumentave” dhe “Pastrimi i produkteve të veprimtarisë kriminale”.

Mbarime Koroci – Aksionere e kompanisë “Alliance Resource” – “Menaxhimi i mbetjeve” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

Petrit Qosja – Person fizik në tregtinë e mbetjeve – “Menaxhimi i mbetjeve”.

Xhulio Golgota – Inspektor i Autoritetit Portual Durrës – “Shpërdorimi i detyrës”.

Dritan Seferaj – Drejtoria e Inspektim- Kontrollit, AKM – “”Shpërdorimi  i detyrës”.

Doni Sokolaj  – Administrator i kompanisë D.o.o Minerals – “Kontrabanda me mallra të ndaluara ose të kufizuara”, “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Pastrimi i produkteve të veprimtarisë kriminale”.

Gjovana Sokolaj – Pronare e kompanisë “Sokolaj” – “Kontrabanda me mallra të ndaluara ose të kufizuara” në 4 raste, “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Pastrimi i produkteve të veprimtarisë kriminale”.

Olizana Pemati – Ish- administratore e kompanisë “Sokolaj” – “Kontrabanda me mallra të ndaluara ose të kufizuara”, “Pastrimi i produkteve të veprimtarisë kriminale”.

Ingo Hesse – administrator i kompanisë EMS APO – “Menaxhimi i mbetjeve”.

Por kur erdhi në Shqipëri Kompania Holdingdhe cili ishte itinerari i 25 viteve aktivitet?

Në vitin 1998, KurumInternational u regjistruar me vendim të Gjykatës Tiranë me subjekt “import/eksport me shumicë e pakicë të mallrave të ndryshëm industrial,ushqimor, konfeksione, elektroshtëpiake, karburant e librifikantë si dhe import-eksport të produkteve dhe lëndë të parë, prodhimë çeliku të të gjitha llojeve, industri e rëndë, miniera  dhe hoteleri, me përfaqësues ligjor Hasmet Kürüm dhe me kapital themeltar 100 mijë lekë.

Në të njëjtin vit, kompania merr në përdorim Uzinat e Çelikut dhe të Petëzimit në Kombinatin Metalurgjik të Elbasanit, përmes një koncensioni me qeverinëshqiptare që në atë kohë drejtohej nga kryeministrin Fatos Nano.

Qeveria, në mbledhjen e saj të radhës vendosi dhënien me koncesion të fabrikës së Oksigjenit, e cila deri në Tetor të vitit 2002, ishte furnizuesja kryesore e spitaleve dhe subjekteve private. Si pasojë e problemeve financiare, fabrika e Oksigjenit në Elbasan, ndërpreu aktivitetin e saj, duke krijuar probleme në furnizimin me oksigjen të spitaleve. Projekti i prezantuar nga shoqëria Kurum, për rehabilitimin e fabrikës së Oksigjenit synonte rritjen e prodhimit të çelikut, me 150 ton më shumë investime.

Në vitin 2002, u depozitua kërkesa për rritjen e kapitalit themeltar nga 100.000 lekë në 150 milion lekë dhe për vlerësimin e kapitalit të shoqërisë caktohet ekspert kontabël Andon Kristo.

Në vitin 2003 u mor vendimi për ndryshimin e subjektit të kompanisë si dhe u ndryshua selia duke u zhvendosur tek “Sky Tower”. Në subjekt u shtua dhe: prodhim e tregtim me shumicë e pakicë si për nevojat e vendit ashtu edhe për eksport të: gëlqeres, oksigjenit, azotit, gazit argon, avullit e të tjera gazrave teknike.

Në vitin 2006, me vendim të ortakut të vetëm është vendosur hartimi i bilancit të shoqërisë për 2 vitet e fundit si dhe u bë caktimi dhe emërimi i ekspertit kontabël Andon Kristo për të shndërruar shoqërinë nga një shoqëri me përgjegjësi të kufizuar në një shoqëri anonime.

Në të njëjtin vit, privatizimi i ndërmarrjeve të ish-çelikut të partisë që u konsiderua si shpëtim për gjigantin e furrnaltave e të tymnajës mbytëse mbi Elbasan, Metalurgjiku nisi t’i ngjante gjithnjë e më tepër një gërmadhe. Specialistë dhe drejtues të Metalurgjikut kanë hartuar me dhjetëra projekte për transformimin e fabrikave dhe uzinave të tij në potenciale prodhuese, por këto mbetën vetëm në letër.

Fabrika e oksigjenit në këtë sektor funksiononte në vitin 2006 vetëm me 12% të kapacitetit dhe shtimi i prodhimit të saj konsiderohej si mjaft i dobishëm, por specialistët e firmës turke, “Kürüm” shpreheshin skeptikë për realizimin për shkak të amortizimit të fabrikës.

Tashmë krenaria e dikurshme, vënia në funksion për grumbullimin e plehrave të qytetit të një sipërfaqe prej 53 mijë metra katrorësh, të përftuar nga procesi i prishjes dhe pastrimit të ambienteve, ishte kthyer në një truall bosh që nuk përdorej më as për tokë bujqësore për shkak të ndotjes.

Në vitin 2007 kapaciteti i prodhimit ishte rritur në 550.000 ton/vit, ndërsa në vitin 2008 filluan  investimet për të rritur kapacitetin e prodhimit të Uzinës së Çelikut në 420 mijë ton/vit. Kürüm Gëlqere fillon të ushtrojë aktivitetin nën strukturën e Kurum International.

Në vitin 2009, në 10-vjetorin e fillimit të aktivitetit të Kürüm International, përfundoi dhe proçesi i privatizimit të Kompleksit të Prodhimit të Çelikut në Elbasan.

Në vitin 2010 u bë bashkimi i shoqërisë “Kürüm INTERNATIONAL” Sh.a (shoqëria përthithëse), me Nipt K02727230T dhe shoqerise “Kürüm GELQERE” sh.a (shoqëria e përthithur), me Nipt K22909201Q. Të gjitha të drejtat dhe detyrimet e shoqërisë “Kürüm GELQERE” Sh.a, kaluan në favor të shoqërisë “Kürüm INTERNATIONAL” Sh.a. Vlera e Kapitalit ishte 700.100.000 lekë dhe u bë 728.800.000 lekë.

Në të njëjtin vit u shtua administrator Koray Zeytinoglu, ndërkohëqë u largua administratori Hasmet Kürüm si dhe në Këshillin Mbikëqyrës u shtuan anëtarët Yakup Metin Karahan, Ahmet Fuat Erkal sidhe u largua anëtari Zeki Kaya.

Në vitin 2011, Kürüm International vuri në punë impiantin e përpunimit të skrapit, kondiratorin. Impianti pati një impakt të rëndësishëm në rritjen e efiçencës së prodhimit dhe uljen e konsumit të energjisë elektrike në Uzinat e Prodhimit të Çeliqeve.

Në vitin 2012, e depozitua vendimi i Asamblesë së aksionarëve që vendosën rë rrisin kapitalin themeltar të shoqërisë nëpërmjet përfshirjes së fitimeve të mbartura e të pashpërndara. Për të përgatitur këtë  raport u caktua shoqëria audituese “ATK Auditing” shpk me ekspert kontabel te autorizuar z. Andon Kristo, i njëjti ekspert kontabël që ka pasur më herët në dorë bilancet e të njëjtës kompani.

Në të njëjtin vit, Kürüm International filloi proçedurat për privatizimin e katër HEC-eve (Ulëz & Shkopet dhe Bistrica 1 & 2) nga shteti shqiptar.

Në vitin 2013, me përdorimin e HEC-eve, Fabrika e Prodhimit të Çeliqeve u kthye në një impiant të integruar, i cili prodhon vetë energjinë e nevojshme për aktivitetin e tij.

Në këtë fazë u bë largimi i anëtarëve të Këshillit Mbikëqyrës dhe emërimi si anëtar i Këshillit Mbikëqyrës i Melih Guven, Yucel Aksu dhe Bunyamin Diricanli.

Por tatëpjeta zyrtarisht nisi në viin 2015, kur Kurum nisi mbylljen e adresave dytësore, duke ngushtuar kështu aktivitetin.

Kjo ishte dhe një parapërgatitje për të shpallur falimentin!

Pak muaj përpara deklarimit për falimentim (26.02.2016) të Albanian Kurum International sh.a. (100% në pronësi z. Hasmet Bedii Kürüm) dhe të Turkish Kürüm Holding S.A (100% në pronësi z. Hasmet Bedii Kürüm) dhe Kürüm Demir SA (100% në pronësi Kurum Holdings), kompania serbe NOVOMETAL D.o.o., 100% në pronësi të shtetasit turk z. Cagatay Uraz, mori pronësinë e kompanisë shqiptare ALBAMETAL Sh.p.k., në atë kohë një lojtar i nivelit të II në tregun e skrapit dhe hekurit për ndërtim.

Uraz ishte një i afërm i Hasmet Kürüm

Pra, Kürüm u shit vetë pronarit të Kurum sepse kompania ALBAMETAL Sh.p.k administrohet nga një ish-punonjës i vetë Kürüm.

Pse u bë kjo gjë? Ndoshta për të shmangur detyrimet?!

Kështu që shoqëria Alba Metal ia doli që brenda afatit sipas Ligjit Shqiptar të Falimentit ia doli që vetëm një javë përpara shpalljes së falimentit të ketë në zotërim të gjitha asetet e prekshme të Kurum dhe 100% të aksioneve në pronësi të z.Hasmet Kürüm.

Zyrtarisht u deklarua se kjo gjë erdhi pasi Kürüm hyri në një Marrëveshje Kredie/Tregtare me Albametal Sh.p.k. që arrinte shumën prej 25 milionë eurosh.

Një veprim i tillë, mund të konsiderohet nga kushdo, si një mashtrim ndaj kreditorëve të Kurum Intl., duke paraqitur më pas një kallëzim penal (p.sh. konspiracion, mashtrim, etj) kundër të gjitha palëve të përfshira , dmth Kurum Intl., administratorit të saj, z.Hasmet Kurum, Albmetal dhe Administratorit të saj.

Për Konsorciumin e Bankave ndërkombëtare dhe vendore në drejtim të një veprimi të tillë të dyshimtë ekziston termi e “peng negative”, që do të thotë se çdo barrë e mëtejshme e aseteve të prekshme të Kurum Intl. sh.a. mund të bëhet vetëm me ligj me pëlqimin e institucioneve financiare.

A kërkoi Kürüm pëlqimin e institucioneve financiare përpara se të ofronte zotime për të gjitha asetet eprekshme të Kürüm në favor të Albametal sh.pk?

Pak muaj para deklarimit për falimentimin e kompanive të Kurum Group, Kompania Turke Kurum Holdings SA shiti aksionet e saj 100% në Durrës – Kürüm Shipping Sh.a në shtetin e Delaware (SHBA) një kompanie të regjistruar METAL COMMODITIES FOREIGN TRADE CORP. CORP. me Agjent të saj, kompaninë Amerikane Corporate Consulting Ltd.

Këtu nisi dhe përplasja me shtetit shqiptar që përfundoi në Arbitrazh

Së fundmi Shqipëria ka fituar në arbitrazhin ndërkombëtar përballjen me kompaninë “Kürüm”, e cila ka pasur koncesionin e terminalit të kontejnerëve në Portin e Durrësit. Kompania kërkonte 100 milionë euro dëmshpërblim, por Gjykata e Arbitrazhit në Uashington ka dhënë vendimin më datë 26 korrik, në favor të qeverisë shqiptare, pas pretendimit të kompanisë turke për dëmin e shkaktuar nga mbyllja e parakohshme e koncesionit që duhet të zgjaste 35 vjet, por që mbeti aktiv vetëm 9 vite.

Tashmë, qeveria tashmë ka nënshkruar një marrëveshje me Emiratet e Bashkuara Arabe për transformimin e Portit të Durrësit në port turistik, ndërsa ai tregtar do të zhvendoset në Porto Romano.

Më datë 11.12.2018, me anë të Vendimit Nr. 10234, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, u mbyll Procedura e falimentit të shoqërisë “Kürüm International” si dhe u hartua miratimi i Planit të Riorganizimit të shoqërisë.

Konkretisht sipas vendimit nr. 6631/1112 datë 30.06.2017 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, lihet në fuqi me vendimin Nr. 297 datë 19.02.2018 të Gjykatës së Apelit Tiranë u vendos që:

Debitori “Kürüm International” SH.A. të vazhdojë të shlyejë detyrimet ndaj të gjithë kreditorëve sipas përcaktimeve dhe afateve në Planin e Riorganizimit dhe të përmbushë kushtet ligjore të zbatimit të tij.

Debitori “Kürüm International” SH.A i kthehet tërësisht e drejta e disponimit të pasurive të tij dhe masa e falimentit duke respektuar kufizimet e vendosura në Planin e Riorganizimit të miratuar.

Ngarkohet Mbikqyrësja e zbatimit të Planit të Riorganizimit Znj. Lindita Kikino të mbikëqyrë në përputhje me përcaktimet e Planit të Riorganizimit dhe dispozitat ligjore, përmbushjen e pretendimeve të kreditorëve sipas Planit të Riorganizimit.

Debitori “Kürüm International” SH.A., Mbikëqyrja e zbatimit të Planit të Riorganizimit dhe çdo subjekt i përcaktuar në plan detyrohen të zbatojnë të gjitha udhëzimet dhe detyrimet e përcaktuara në kushtet e Planit të Riorganizimit sipas vendimit nr. 6631/1112 datë 30.06.2017 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë “Për miratimin e Planit të Riorganizimit”.

Statusi i shoqërisë kaloi nga “Shoqëri në procedurë falimenti” në “Aktiv”.

Puna vijoi dhe në vitin 2022, situata mori një tjetër kthesë. Më datë 04.07.2022 lëshuar nga Përmbarues Gjyqësor Privat Dorian Skëndi, u urdherua vendosja e mases se sekuestros konservative mbi kuotat e debitorit, shoqeria “Kürüm Internaional” SH.A.me NIPT- K02727230T, me administrator Erdal Demir.

Ndërsa më datë 15.07.2022 lëshuar nga Përmbarues Gjyqësor Privat Dorian Skëndi, u urdhërua heqja e masës së sekuestros konservative mbi kuotat e debitorit, shoqëria “Kürüm International”

Me datë 22.11.2023, sërish është depozituar urdhri Nr. 14570 Prot, lëshuar nga Zyra Përmbarimore Tiranë, ku është urdhëruar: Vendosja e masës së sekuestros konservative nga kuotat/aktivet e kapitalit në subjektet “Kürüm International” SH.A, me Nipt K02727230T.

Më datë 10.01.2024, është depozituar urdhri nr. 262 Prot, protokolluar nga QKB me Nr. 691 Prot datë 11.01.2024, lëshuar nga Zyra e Përmbarimit Tiranë ku është urdhëruar: Heqja e sekuestros konservative mbi kuotat e subjektit debitor “Kürüm International” SH.A.me NIPT K02727230T sipas shkresës Nr. 14570 Prot datë 22.11.2023, të zyrës sonë, pas detyrimi është likujduar tërësisht 09.01.2024.

“Zullumet” e tjera në Shqipëri

“Kürüm International”, që prej vitit 2009, duke shkrirë çdo ditë tonelata me hekurishte të ardhura nga Maqedonia e Veriut, Kosova, Bullgaria, Mali Zi, e deri nga Serbia,  helmoi gjithçka. Tokën, ajrin, lumin, pyjet, rrugët, pemët, të mbjellat, bagëtitë, pulat, lopët, dhe mbi të gjitha jetën e banorëve të zonave ku punon si Bradasheshin, Shijonin, Kusarthin, Katundin e Ri, dhe deri ata të Elbasanit.

Madje për dëmin e madh të ndotjes vite më parë iu pezullua edhe leja nga Inspektorati i Mjedisit, por pavarësisht kësaj ajo solli sërish helme.

Mashtrime me bankat

Në vendin e origjinës, Turqi, pronari Asmet Kürüm ka qenë protagoniste e një tjetër skandali mashtrimi ku mediat turke e akuzuan se u mori qindra miliona euro bankave turke e britianike dhe 210 milion euro bankave shqiptare në formë kredie duke gënjyer me bilancet.

Skandali mori përmasa më të mëdha pasi pjesë e listës së bankave të mashtruara ishin turke, shqiptare, madje edhe britanike duke e kthyer në një skandal ndërkombëtar.

Gazeta turke “Sabah” raportonte se skandali i kompanisë turke “Kürüm Demir”, e cila ka operuar në Shqipëri përmes kompanisë “Kürüm International” ka të bëjë me një mashtrim gjigant që i është bërë bërë 33 bankave në Turqi, Shqipëri dhe Angli.

Siç shkruante gazetarja turke Dilek Güngor, mashtrimi ishte aq mirë i menduar sa “nuk do t’i shkonte ndërmend as djallit”.

Shkurtimet e punonjësve

Në vitin 2015, kompania turke “Kürüm” shkurtoi 200 vende pune gjë që solli revoltë të sindikatave dhe punëtorëve. Këshilli sindikal i punonjësve të Kurum deklaroi në atë kohë se shkurtimi i 200 punonjësve nga “Kürüm# është një “bombë” sociale për Elbasanin.

Më 1 qershor të vitit 2021 u përsërit e njëjta gjë, pasi u shkurtuan 20 punonjës dhe kolegët e tyre dolën në protestë.

“Kürüm” duhet të japë llogari edhe për mbylljen e uzinës së çelikut në Elbasan duke flakur në rrugë 500 punonjës, të cilët janë të pambrojtur përballë turqve.

VIDEO/ Publikoi çiftin Obama si majmunë, reagime të ashpra ndaj Trump: Sjellje e neveritshme

By: Fax Web
6 February 2026 at 15:35

Donald Trump përfundon sërish në qendër të polemikave.

Presidenti amerikan ka publikuar në platformën e tij Truth Social një video të konsideruar si me sfond racist, e të krijuar përmes inteligjencës artificiale, ku fytyrat e Barack dhe Michelle Obama shfaqen mbi trupat e dy majmunëve.

Videoja lidhet me pretendimet për manipulime në zgjedhjet presidenciale të 2020, çështje mbi të cilën Trump vazhdon ende të flasë. Në montazhin një minutësh kushtuar supozimeve për tjetërsime votash në Michigan, ish presidenti demokrat dhe ish Zonja e Parë shfaqen për disa sekonda me tipare majmunësh dhe me xhunglën në sfond.

Ky veprim ka ngjallur indinjatë, edhe pse siç thonë mediat e huaja, publiku është i mësuar me gjuhën e Donald Trump. Por tani sinjalizimi erdhi nga llogaria në X që mban emrin “Republikanët kundër Trump” e cila numëron një milion ndjekës.

Kjo gjë, thjesht nuk ka fund”, shkruhet në postim.

Në një postim në X nga zyra e guvernatorit democrat të Kalifornisë, Gavin Newsom, thuhet “se kjo është një sjellje e neveritshme e presidentit, të cilën çdo republikan duhet ta denoncojë”.

VIDEO/ Përmbytje në Qeparo, preken banesa dhe toka bujqësore

By: Fax Web
6 February 2026 at 15:24

Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar përmbytje në zonën e Qeparos, ku vërshimi i ujit ka përfshirë rrugë, toka bujqësore dhe disa banesa.

Sipas të dhënave, intensiteti i lartë i reshjeve në një kohë shumë të shkurtër e ka bërë të pamenaxhueshme gjendjen, ndërsa infrastruktura kulluese nuk ka arritur të përballojë fluksin e madh të ujit.

Autoritetet vendore dhe strukturat përkatëse ndodhen në terren dhe po punojnë për normalizimin e situatës, si dhe për pastrimin dhe zhbllokimin e kanaleve nga dheu dhe materialet inerte të sjella nga vërshimi i përrenjve.

Ndërkohë, bashkia Himarë ka bërë thirrje qytetarëve të shmangin lëvizjet e panevojshme.

Rebelimi i portugezit, Liga Arabe paralajmëron Ronaldon: Asnjë individ, sado i rëndësishëm të jetë…

By: Fax Web
6 February 2026 at 14:59

Vendimi i Cristiano Ronaldos për të mos zbritur në fushë me fanellën e Al Nasr në shenjë proteste kundër fondit të investimeve që menaxhon katër klubet më të mëdha të kampionatit, ka bërë që Liga Arabe e Futbollit të reagojë ashpër kundër portugezit dhe duke u rreshtuar përkrah klubit.

“Cristiano ka qenë plotësisht i përkushtuar ndaj Al Nassr që nga ardhja e tij dhe ka luajtur një rol thelbësor në rritjen dhe ambiciet e klubit. Si çdo lojtar i nivelit elitar, ai dëshiron të fitojë. Por asnjë individ, sado i rëndësishëm të jetë, nuk merr vendime përtej klubit të tij”, thuhet në mesazh.

Liga Saudite bën me dije se kampionati është konkurrues dhe kjo dëshmohet nga klasifikimi i ngjeshur mes skuadrave.

“Liga është kompetitive dhe skuadrat kanë pak pikë diferencë me njëra-tjetrën. Lufta për titullin është e hapur dhe kjo reflekton faktin se sistemi funksionon më së miri”.

Rebelimi i Cristiano Ronaldos ka ngritur alarmin në Arabinë Saudite.

Ai ka një kontratë deri në vitin 2027 me Al Nasr, nga e cila përfiton 200 milionë euro në vit, por gjithashtu ka një klauzolë prej 50 milionë eurosh në rast se dëshiron të largohet.

VIDEO-EMRI/ Kallashnikov në shtëpi, arrestohet 48-vjeçari në Pezë Helmes

By: Fax Web
6 February 2026 at 14:47

Policia e Tiranës ka vënë në prnga një 48-vjeçar, të cilit iu gjet në banesë një armë zjarri kallashnikov dhe 3 krehër fishekë.

Bëhet fjalë për shtetasin Shkëlqim Lami.

Sipas policisë, “si rezultat i administrimit të menjëhershëm të një informacioni të siguruar në rrugë operative, se një shtetas mbante pa leje, në banesën e tij, në fshatin Pezë Helmes, armë zjarri, shërbimet e Komisariatit të Nr. 6 finalizuan operacionin e koduar “Sinjalizimi”, gjatë të cilit u kap në flagrancë dhe u vu në pranga shtetasi Sh. L., 48 vjeç”.

Njoftimi i Policisë:

Tiranë/Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 6, operacioni i koduar “Sinjalizimi”.

Fshihte në banesë, 1 kallashnikov me 3 krehra dhe fishekë, arrestohet në flagrancë 48-vjeçari.

Sekuestrohen arma dhe municioni.

Si rezultat i administrimit të menjëhershëm të një informacioni të siguruar në rrugë operative, se një shtetas mbante pa leje, në banesën e tij, në fshatin Pezë Helmes, armë zjarri, shërbimet e Komisariatit të Nr. 6 finalizuan operacionin e koduar “Sinjalizimi”, gjatë të cilit u kap në flagrancë dhe u vu në pranga shtetasi Sh. L., 48 vjeç.

Nga kontrolli i kryer në banesën e tij, u gjetën 1 armë zjarri kallashnikov, 3 krehra dhe municion luftarak, të cilat u sekuestruan me cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Shorti më 12 shkurt, Shqipëria mëson kundërshtarët në UEFA Nations League

By: Fax Web
6 February 2026 at 14:42

Kombëtarja shqiptare do të mësojë kundërshtarët e saj në edicionin e ardhshëm të Ligës së Kombeve më 12 shkurt, kur në Bruksel do të hidhet shorti zyrtar i kompeticionit.

Shqipëria bën pjesë në Ligën C dhe është pozicionuar në Vazon 1, së bashku me Islandën, Malin e Zi dhe Kazakistanin.

Kështu, Kombëtarja shqiptare mund të përballet me ekipe nga:

Vazo 2: Finlanda, Sllovakia, Bullgaria, Armenia

Vazo 3: Bjellorusia, Ishujt Faroe, Qipro, Estonia

Vazo 4: Letonia/Gjibraltari, Luksemburgu/Malta, Moldavia, San Marino

Shorti i 12 shkurtit do të përcaktojë përbërjen e grupeve dhe rrugëtimin e Shqipërisë në këtë edicion të Ligës së Kombeve, një kompeticion i rëndësishëm për ecurinë ndërkombëtare të ekipit kuqezi.

Mori para duke premtuar punësim në Slloveni, shpallet në kërkim 35-vjeçari nga Durrësi

By: Fax Web
6 February 2026 at 14:38

Policia e Korçës ka shpallur në kërkim një burrë 35-vjeçar nga Durrësi, i dyshuar se ka mashtruar një person duke i marrë para me premtimin për punësim jashtë vendit.

Sipas autoriteteve, i dyshuari, i identifikuar si E. S., akuzohet se i ka marrë një shumë parash personit me iniciale D. S., duke e bindur se do t’i siguronte një vend pune në Slloveni, por puna e premtuar nuk ekzistonte

Pas kallëzimit, specialistët për hetimin e krimeve ekonomike dhe financiare i referuan materialet në Prokurori. Policia tha se 35-vjeçari është shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e tij.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin E. S., 35 vjeç, banues në Durrës, pasi dyshohet se i ka marrë një shumë parash, shtetasit D. S., duke e mashtruar se do t’i siguronte punësim në Slloveni“, njofton Policia.

VIDEO/ Përmbyten sërish rrugët e Durrësit

By: Fax Web
6 February 2026 at 14:30

Reshjet intensive të shiut gjatë orëve të fundit kanë krijuar situatë problematike në disa rrugë të qytetit të Durrësit.

Situata më e rënduar është shfaqur këtë të premte, në rrugët pranë Stadiumit “Niko Dovana”, si dhe në disa segmente të tjera, përfshirë shëtitoren “Taulantia”.

Niveli i ujit ka kaluar mbi trotuare, duke vështirësuar lëvizjen e automjeteve dhe këmbësorëve.

 

Pas ndërprerjes së reshjeve, uji është tërhequr gradualisht, por sipas autoriteteve, reshjet me intensitet të parashikuar në orët në vijim mund të krijojnë sërish problematika të ngjashme, duke i kërkuar qytetarëve të shmangin lëvizjet e panevojshme.

Më herët mëngjesin e sotëm, Bashkia e Durrësit ka paralajmëruar se qytetarët mund të përballen me kushte të këqija moti, ndaj duhet të tregohen të kujdesshëm.

“Sipas të dhënave të Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, ditën e premte qyteti i Durrësit pritet të përballet me reshje të dendura shiu, shtrëngata dhe erëra të forta.

Duke qenë se këto kushte atmosferike mund të sjellin problematika të ndryshme, u bëjmë thirrje qytetarëve të shmangin lëvizjet e panevojshme, të tregojnë kujdes maksimal gjatë qarkullimit me automjete dhe të marrin masa për sigurimin e objekteve në hapësira të jashtme.”, thuhej në njoftimin e Bashkisë së Durrësit.

Edhe gjatë muajit janar, Durrësi ishte një ndër qytetet më të prekur nga përmbytjet. Ndërsa një ditë më parë, Prokuroria nisi zyrtarisht hetimet duke sekuestruar dokumentacionin e projektit për ndërhyrjen në argjinaturën e lumit Erzen.

Kërkoi ndryshimin e gjyqtares, rrëzohet kërkesa e Erion Veliajt

By: Fax Web
6 February 2026 at 17:09

Rrëzohet kërkesa e Bashkisë Tiranë Erion Veliaj për përjashtimin e gjyqtares Etleva Deda nga seanca paraprake.

Sipas gjykatës, kërkesa e Veliajt nuk ka bazë ligjore.

Kërkesa u shqyrtua nga gjyqtari Bib Ndreca.

Sipas mbrojtjes së Veliajt, kërkesa për përjashtimin e gjyqtares lidhej me mënyrën sesi është zhvilluar seanca gjyqësore e 2 shkurtit, ku pretendohej se i është mohuar e drejta për një mbrojtje efektive, në kundërshtim me parimet themelore të procesit të rregullt ligjor.

Avokatët e kryebashkiakut të Tiranës kanë shprehur pretendime lidhur me zhvillimin e seancës, duke theksuar se Veliaj është detyruar të vazhdojë mbrojtjen personalisht, pavarësisht faktit se gjykata i kishte caktuar një avokate kryesisht, pa pëlqimin e tij. Sipas mbrojtjes, edhe vetë avokatja e caktuar nga gjykata ka deklaruar në sallë se nuk ka pasur mundësi reale për t’u njohur me materialet hetimore, as për të komunikuar me klientin e saj në mënyrë të plotë.

Në këto kushte, ajo ka kërkuar kohë shtesë për përgatitjen e mbrojtjes, kërkesë që, sipas deklaratës së mbrojtjes, nuk është marrë parasysh nga gjykata. Përkundrazi, thuhet se refuzimi është shoqëruar me komente dhe qëndrime ironike ndaj rolit të avokates në seancë.

Në deklaratat e bëra gjatë seancës në 2 shkurt, mësohet se vetë kryebashkiaku i Tiranës ka ngritur shqetësime të drejtpërdrejta para trupit gjykues, duke theksuar se nuk mund të realizojë mbrojtje pa pasur akses në dosjen hetimore. Ai ka theksuar se kjo e drejtë nuk i është garantuar as avokates së caktuar nga vetë gjykata.

Një tjetër element që mbrojtja e konsideron shqetësues është qëndrimi i Prokurorisë së Posaçme, e cila, sipas tyre, ka ngritur pretendime se Veliaj ka paguar avokatë jashtë vendit për të lobuar kundër SPAK-ut.

Që prej 10 shkurtit 2025, kryebashkiaku i Tiranës ndodhet në paraburgim.

Veliaj akuzohet nga SPAK për korrupsion, pastrim parash, mosdeklarim të pasurisë, shpërdorim detyre dhe futje të sendeve të ndaluara në paraburgim.

Ai i ka mohuar të gjitha akuzat, ndërsa procesi gjyqësor ndodhet ende në fazën paraprake.

Skandal seksual në klubin ku aktivizohet futbollisti i Kombëtares, lojtarët prenotonin dhoma hotelesh për…

By: Fax Web
6 February 2026 at 14:15

Një skandal seksual i papritur ka shpërthyer te klubi i Rangers, pasi disa yje të skuadrës akuzohen se kanë përdorur dhoma hoteli të rezervuara për seanca fizioterapie për t’u takuar me vajza.

Skandali u zbulua pasi bashkëshortja e një prej futbollistëve zbuloi tradhtinë e tij.

Sipas mediave, gruaja e lojtarit e mori në telefon stafin drejtues të klubit dhe denoncoi tradhtinë, duke bërë që klubi të ndërmerrte hapa dhe një pjesëtar i ekipit mjekësor të pezullohej.

Mbetet ende e paqartë sa lojtarë ishin të përfshirë në këtë marrëveshje të paligjshme dhe sa kohë ka vazhduar ky skandal, por thuhet se një numër i vogël futbollistësh përdorën dhomat e hotelit në Angli që ishin rezervuar për sesionet e trajtimit fizioterapik për të kaluar kohë me vajza të tjera.

Një burim i tha The Scottish Sun: “Dhomat u rezervuan përmes departamentit të fizioterapisë, por disa lojtarë duket se e kanë shfrytëzuar këtë mundësi për përfitime personale.”

Një tjetër burim tha: “Ka shumë zemërim brenda klubit pasi një anëtar i stafit të gjatë është duke u ndëshkuar për veprimet e lojtarëve, dhe ai duket se është bërë ‘djegësi’ ndërsa lojtarët kanë shpëtuar pa ndëshkime.”

Ndërkohë, një pjesë e madhe e diskutimeve rreth skandalit ka ndodhur në grupet WhatsApp të lojtarëve dhe stafit. Nuk dihet ende nëse lojtarët e përfshirë morën ndonjë trajtim fizioterapie gjatë qëndrimit në hotele.

Skandali thuhet të jetë bërë i njohur prej disa javësh dhe tani është tema kryesore e bisedave mes lojtarëve, grave të lojtarëve dhe stafit.

Rangers, klubi ku aktivizohet futbollisti i Kombëtares shqiptare, Nedim Bajrami, ka refuzuar të komentojnë për spekulimet.

Anëtari i pezulluar i ekipit mjekësor, i cili nuk është identifikuar, ka refuzuar të komentojë kur është kontaktuar.

Dosja AKSHI shpërthen ndërkombëtarisht, Berisha: Rama po luan me fatet e shqiptarëve

By: Fax Web
6 February 2026 at 13:37

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, akuzon kryeparlamentarin Niko Peleshi për cenzurimin e mesazhit të Departamentit të Shtetit amerikan, duke e cilësuar si bashkëpunëtor në krimet e kryeministrit Edi Rama.

në konferencën me gazetarët, Berisha theksoi se dosja e AKSHI-t ka tronditur kancelaritë evropiane dhe ndërkombëtare dhe përmban prova që implikojnë drejtpërdrejt kryeministrin. Sipas tij, përgjigjja e qytetarëve duhet të jetë një kryengritje paqësore më 10 shkurt, për të mbrojtur dinjitetin, kurajën dhe të ardhmen e vendit.

Pjesë nga fjala e kreut të PD, Sali Berisha:

AKSHI është dosja që ka lënë pa mend kancelaritë evropiane, por edhe të vendeve të tjera të mëdha. Është dosja që tejkalon çdo lloj imagjinate.

Për të mos folur pastaj për qindra dhe mijëra video dhe fotografi në të cilat edhe vetë Edi Rama është kokë e këmbë i damkosur. Edi Rama po loz me fatet e vendit. Me fatin e çdo shqiptari për të mbrojtur krimet e tij.

Ndaj dhe 10 shkurti është dita e çdo qytetari, është dita e dinjitetit, e guximit, e kurajës, e vendosmërisë për të marrë fatin në duar.

Ju e patë edhe sot, pavarësisht se Peleshi i parlamentit e kishte hequr, por në takimin që bëri në Departamentin e Shtetit, citohej fjalë për fjalë lufta kundër organizatave kriminale transnacionale, çka parakupton rrezikun që kartelet shqiptare dhe organizatat e drogës paraqesin për vendet e tjera.

Dhe ai e censuron, duhet të lexojmë njoftimin e departamentit për të marrë vesh të vërtetën e njoftimeve të SHBA. Këta janë bashkëpunëtorë në krim. Niko Peleshi që bën këtë censurë është bashkëpunëtor në krimet e Edi Ramës. Ndaj dhe njëherë rruga e vetme është kryengritja paqësore.

Nuk kanë asnjë interes përveç vjedhjeve për pasurim të tyre.

Qeveria miraton amnistinë penale: 447 të burgosur dalin nga burgu, 853 përfitojnë ulje dënimi

By: Fax Web
6 February 2026 at 13:34

Qeveria miratoi sot Amnistinë Penale. Lajmin e konfirmon Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari, përmes një deklarate pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave. Ai thotë se 447 persona përfitojnë lirim të menjëhershëm nga burgu dhe 853 të tjerë ulje dënimi. Mes tyre ka gra, të mitur dhe shtetas të huaj. Numri real i përfituesve nga pushimi i ndjekjes penale është shumë më i lartë.

“Në mbledhjen e sotme të Qeverisë miratuam Amnistinë Penale, nismën që prezantuam rreth një muaj më parë dhe nga sot ky vendim depozitohet në Kuvend. Nga të dhënat më të fundit të rakorduara me Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve, Shërbimin e Provës si dhe Prokurorinë e Përgjithshme, rezulton se plot 447 persona përfitojnë lirim të menjëhershëm dhe 853 të tjerë ulje dënimi, ndërkohë nga Shërbimi i Provës amnistohen 5077 të dënuar me masa alternative. Për më tepër, duke filluar nga viti 2024 pushohet ndjekja penale për plot 14 mijë procedime për vepra të lehta. Përveçse një akt i qartë human dhe një mundësi e dytë për rehabilitim dhe ri-integrim, ky është një hap konkret që ul presionin e popullimit të burgjeve dhe për të fokusuar drejtësinë aty ku rreziku shoqëror është real. Nuk bëhet fjalë për tolerancë ndaj krimit, por për një qasje të matur që synon riintegimin dhe përdorimin më efikas të drejtësisë penale teksa ne po punojmë për të ulur përdorimin e panevojshëm të paraburgimit, në përputhje me shqetësimet e drejta të ngritura nga Këshilli i Evropës si dhe standardet evropiane”, shprehet ministri Lamallari.

Ministri i Drejtësisë thotë më tej në deklaratën e tij se pret që Parlamenti ta shqyrtojë projektligjin pa vonesa në mënyrë që amnistia të fillojë efektet e saj.

“Objektivi ynë ambicioz është të kemi një sistem që di të ndëshkojë fort kur duhet, por edhe të japë një shans për t’u rikthyer në shoqëri. Drejtësia nuk është vetëm ndëshkim, por edhe një mundësi e dytë e drejtuar nga humanizmi dhe rehabilitimi. Falënderoj të gjitha institucionet që kontribuuan në këtë proces dhe pres që Parlamenti ta shqyrtojë projektligjin sa më parë, në mënyrë që efektet pozitive të amnistisë të ndihen nga mijëra familje shqiptare”, deklaron Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari. Nga kjo amnisi nuk përfitojnë subjektet e Prokurorisë dhe Gjykatës së Posacme për Korrupsionit dhe Krimit e Organizuar.

Projektligji i amnistisë do të depozitohet në Kuvend, ku do të nisë shqyrtimi në komisionet parlamentare dhe më pas kalon për miratim në seancë plenare.

❌
❌