Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 23 January 2026Main stream

Trump dërgon “artilerinë e rëndë”, komandanti suprem i NATO-s i bashkohet negociatave me Rusinë

By: redi
23 January 2026 at 20:57

Përpjekjet diplomatike të administratës amerikane për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë kanë marrë një dimension të ri të nivelit të lartë ushtarak. Gjenerali i Forcave Ajrore Amerikane, Alexus Grynkewich, i cili mban postin e Komandantit Suprem të Forcave Aleate të NATO-s, i është bashkuar ekipit negociator të Presidentit Donald Trump në Emiratet e Bashkuara Arabe. Grynkewich do të shërbejë…

Source

Ligji i ri për dhunën në familje, zv.ministrja: Programet e rehabilitimit për dhunuesit do të jenë të detyrueshme

By: redi
23 January 2026 at 20:42

Ndryshimet e reja në ligjin për dhunën në familje parashikojnë për herë të parë programe rehabilitimi edhe për dhunuesit. Zv.ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Denada Seferi sqaroi në Komisionin për të Drejtat e Njeriut se pjesëmarrja në këto programe do të jetë e detyrueshme. “Programet e rehabilitimit nuk përfshinë vetëm viktimat, por edhe dhunuesit, me qëllim parandalimin e…

Source

Starmer kritika Trump: Po minimizon rolin e trupave të NATO-s në Afganistan

By: redi
23 January 2026 at 20:35

Kryeministri britanik, Keir Starmer ka reaguar ashpër ndaj deklaratës së Presidentit të SHBA-së, Donald Trump i cili kishte sugjeruar se trupat e NATO-s qëndronin larg vijave të frontit gjatë luftës në Afganistan. Starmer e cilësoi këtë koment si “ofendues dhe sinqerisht të neveritshëm”, duke shtuar se ishte e qartë se ky veprim kishte shkaktuar dhimbje tek familjarët e ushtarëve të vrarë ose të…

Source

Drejtuesi i FRPD-së Durrës mesazh Berishës: Rama nuk mundet me Foltore

By: redi
23 January 2026 at 20:07

Kreu i FRPD Durrës, Shyqyri Myrtollari thotë se Foltoret nuk janë zgjidhja që çon në rrëzimin e kryeministrit Edi Rama. ”Kam një kritikë të madhe për lidershipin e PD, ku në mbledhje para se gjërat t’i marrë vesh struktura, me sms i marrin vesh mediat. Kjo nuk është normale. Jo më çfarë ka shtëpia i tregon fëmijë, sepse nuk janë fëmijë, janë politikanë që në përfaqësojnë ne.

Source

Amerika i zgjat sërish licencën industrisë së naftës së Serbisë

By: redi
23 January 2026 at 19:57

Zyra amerikane për Kontrollin e Pasurive të Huaja në kuadër të Departamentit të Thesarit (OFAC) ka zgjatur licencën e punës për Industrinë e Naftës së Serbisë (NIS) deri më 20 shkurt, konfirmoi më 23 janar, kryetarja e Kuvendit të Serbisë, Ana Bërnabiç. “Kjo do të thotë se NIS dhe rafineria do të vazhdojnë të punojnë. Kjo blen kohë shtesë për qytetarët tanë, vendin dhe ekonominë”…

Source

Vr*sja e Jani Aliajt në Greqi, rrëfehet autori i dyshuar: Nëse nuk do e bëja unë, ai do të më vr*ste

By: redi
23 January 2026 at 19:53

Në një dëshmi të dhënë përpara grupit hetimor, 28-vjeçari grek, i dyshuar për vrasjen e Jani Aliaj në burgun e Korydallos, ka pohuar se ka vepruar për të shpëtuar jetën e tij, sepse ishte i bindur se do të vritej nga shqiptari. “Nëse nuk do e vrisja unë, do të më vriste ai”, mësohet të ketë thënë ai, duke pretenduar se Aliaj ishte paguar për eliminimin e tij, si hakmarrje për një vrasje të…

Source

Djali i Sokol Olldashit thirrje Berishës: Nuk po na vijnë njerëz te Foltorja, diçka po ndodh…

By: redi
23 January 2026 at 19:34

Në mesin e të rinjëve me Sali Berishën këtë mbrëmje ishte edhe djali i Sokol Olldashit. Në fjalën e tij, Glauk Olldashi evidentoi problemet që ka PD, dhe më shumë për mungesën e pjesëmarrjes së qytetarëve në Foltoret para Kryeministrisë. ”PD ka shumë probleme sot. E mira të bënim një takim pa kamera dhe media, sepse jam me parimin që problemet e shtëpisë fliten brenda saj dhe jo në sytë e botës.

Source

Berisha me të rinjtë e FRPD-së: Rama armiku më i egër që ka njohur kombi

By: redi
23 January 2026 at 19:23

Këtë mbrëmje Sali Berisha zhvilloi një bashkëbisedim me të rinjtë në selinë blu, në kuadër të turit ”Foltore”. Ai akuzoi kryeministrin Edi Rama për shpopullimin e vendit, duke deklaruar se Shqipëria ndodhet sot në një rrezik ekzistencial si komb. Sipas tij kreu i qeverisë është armiku më i egër që ka pasur ndonjëherë kombi shqiptar, edhe më keq se diktatori Enver Hoxha.

Source

Nesër Protesta, deputetja Ina Zhupa: Indiferenca ka çmim të lartë

By: redi
23 January 2026 at 19:09

Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ka bërë thirrje për pjesëmarrje në protestën e paralajmëruar për ditën e nesërme, 24 janar, në orën 17:00, përpara Kryeministrisë. Përmes një mesazhi publik, Zhupa ka cituar filozofin Platon, duke theksuar rëndësinë e angazhimit qytetar në çështjet jetike të vendit. “Çmimi i indiferencës së një populli ndaj çështjeve jetike paguhet me mundësinë që u…

Source

Foltorja, Berisha me të rinjtë e FRPD-së: Jemi në një moment jashtëzakonisht kritik për vendin

By: redi
23 January 2026 at 18:57

Foltorja e PD këtë mbrëmje ka bërë bashkë të rinjtë e FRPD-së. Kryetari Sali Berisha tha gjatë fjalës se jemi në një moment kritik për vendin, duke theksuar edhe se dita e djeshme ishte më e turpshmja në historinë e vendeve. ”Ditë më të turpshme në historinë e ligjit dhe të Kushtetutës në botë nuk ka. Kur një prokuror, në emër të ligjit, ka vendosur të thërrasë para ligjit, në hetuesi…

Source

Qytetarët mbushin kinemanë ”Republika” në Shkodër, Rama poston pamjet: Tashmë është e rilindur

By: redi
23 January 2026 at 18:38

Kinema “Republika” një nga simbolet e Shkodrës po sjell pranë publikut artdashës premiera të prodhimeve më të fundit, duke u kthyer në pol të kulturës në qytet. Pas rikonstruksionit tërësor të godinës dhe ambienteve të brendshme, kinema “Republika” hapi dyert për qytetarët me premierën e filmit “Avatar: Fire and ASH”, 26 dhjetorin e vitit të kaluar. Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga…

Source

Bordi i Paqes, eksperti i sigurisë: Ftesa një vlerësim për Shqipërinë dhe Kosovën

By: redi
23 January 2026 at 18:26

Eksperti i çështjeve të sigurisë Xhavit Shala, thotë ftesa e presidentit Donald Trump për Shqipërinë dhe Kosovën për të qenë anëtarë të “Bordit të Paqes”, është vlerësim për të dyja vendet. “Unë e quaj një vlerësim për Shqipërinë dhe Kosovën që janë ftuar si shtete themeluese. Nuk ka asgjë të keqe. Ky Bord i Paqes e ka një bazë ligjore ndërkombëtare. Është rezoluta 2803 e Këshillit të Sigurimit…

Source

Nesër protesta e PD, Policia thirrje qytetarëve: Distancohuni nga dhuna!

By: redi
23 January 2026 at 18:08

Protesta Kombëtare e thirrur nga Partia Demokratike do të mbahet nesër në orën 17:00 përpara Kryeministrisë. Policia e Shtetit ka reaguar përmes një njoftimi zyrtar, ku u bën thirrje protestuesve dhe qytetarëve që të distancohen nga çdo akt i paligjshëm dhe të respektojnë rendin dhe sigurinë publike. Sipas policisë, çdo veprim që cenon qarkullimin, institucionet apo sigurinë e personave do të…

Source

Ministri Salla në Shkodër dhe Malësi të Madhe: Dëgjesa të hapura me fermerët për adresim mbështetjeje gjithëpërfshirëse

By: redi
23 January 2026 at 17:46

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla në vijim të turit të dëgjesave me fermerët për hartimin e Skemës Kombëtare 2026, zhvilloi sot takime në qarkun Shkodër, me dy ndalesa në Shkodër dhe Malësi të Madhe, duke vijuar dialogun e drejtpërdrejtë me fermerët mbi nevojat reale të sektorit bujqësor. Gjatë dëgjesës me fermerët, ministri Salla theksoi rëndësinë e dialogut të…

Source

Samiti IV i Diasporës Shqiptare do të mbahet me 14-15 prill, Balla: Mundësi për të forcuar lidhjet

By: redi
23 January 2026 at 17:35

Samiti IV i Diasporës Shqiptare do të mbahet në 14 dhe 15 prill të këtij viti, nën kujdesin e kryeministrit Edi Rama. Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, në një mesazh drejtuar shqiptarëve që jetojnë jashtë vendit, thotë se Shqipëria ndodhet në një moment të rëndësishëm përfaqësimi ndërkombëtar, duke e cilësuar atë si nivelin më të lartë të dinjitetit shtetëror në 113…

Source

FOTO/ Ambasada e SHBA: Marinsat amerikanë dhe specialistë të sigurisë së FA trajnim për mbrojtjen kibernetike në Tiranë

By: redi
23 January 2026 at 17:20

Një trajnim i marinsave amerikanë nga Marine Rotational Force Europe me specialistë të sigurisë kibernetike të Forcave të Armatosura të Shqipërisë, është zhvilluar në Tiranë. Ambasada e Amerikës në Tiranë, nënvizon se ky trajnim ndërtohet mbi vitet e ndihmës nga Shtetet e Bashkuara për të ndihmuar në mbajtjen e rrjeteve të Shqipërisë të sigurta dhe të gatshme për të ardhmen.

Source

”Të ka marrë Brikena në taksi”, debat me tone të ashpra mes Mirit dhe Mateos

By: redi
23 January 2026 at 17:10

Një debat i ashpër ka ndodhur ditën e sotme në shtëpinë më të famshme në Shqipëri mes Mirit dhe Mateos. Miri: O qyre, o plehër, o qyre. Mateo: O mashkull qyrash, kujt i thua plehër ti, me kë po flet, me llojin tat po flet ti? Miri: O vetull qyre. Mateo: O mashkull qyrash, hajde shpejt, kërkoi ndihmë Kristit. Miri: Mbylle gojën. Mateo: Hajde se të mbajti te burgut, i shkoje nga mbrapa…

Source

Shqipëria forcon bashkëpunimin me UN Tourism, Gonxhja: Mbështetje për hapjen e Akademisë së Turizmit në Shqipëri!

By: redi
23 January 2026 at 16:57

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja ka takuar sot në Panairin e Turizmit në Madrid, Sekretaren e Përgjithshme, të UN Tourism, Sheikha Al Nowais, e cila ka marrë detyrën në janar. Takimi i parë zyrtar me Al Nowais u mbajt në panairin ndërkombëtar të turizmit Fitur, ku Shqipëria prezantohet me sloganin ”Albania All Senses” si një destinacion gjithëvjetor. Në takim u diskutua…

Source

Një presidente grua për herë të parë në Bullgari

By: redi
23 January 2026 at 16:51

Për herë të parë, Bullgaria do të ketë një presidente grua. Gjykata Kushtetuese e Bullgarisë ka pranuar dorëheqjen e Presidentit Rumen Radev, duke i hapur rrugën transferimit automatik të kompetencave presidenciale tek Iliana Yotova, e cila mbante postin e zëvendëspresidentes. Radev e njoftoi vendimin e tij më 19 janar në një fjalim drejtuar popullit bullgar. Mandati i tij i skadon më 21 janar…

Source

Shqipëria në Bordin e Paqes, Haxhinasto: Ftesa e Trump nuk ishte personale për Ramën

By: redi
23 January 2026 at 16:38

Deputeti i Partisë së Lirisë, Edmond Haxhinasto komenton ftesën e presidentit amerikan Donald Trump për Shqipërinë dhe Kosovën, si pjesëmarrëse në Bordin e Paqes. Ai u shpreh se kjo ka ardhur si pasojë e faktit që kombi shqiptar ka treguar se është një komb që mbështet nismat paqebërëse të Shteteve të Bashkuara në rajon dhe jashtë saj. ”Shqipëria është një vend që i trajton SHBA si një aleat…

Source

❌
❌