Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 6 March 2026Main stream

Martohen Selin dhe Gimbo, puthje mes çiftit. Rogerti me një fjalim kundër çiftit

By: redi
5 March 2026 at 22:15

Selin dhe Gimbo janë çifti që po realizojnë dasmën e parë për këtë edicion të pesë të “Big Brother Albania VIP 5”. Ata të dy kanë ecur drejt altarit, teksa të pranishëm kanë qenë edhe banorët e tjerë, përshirë edhe “armiqtë” brenda shtëpisë. Selin shkëlqeu me fustanin e bardhë të nusërisë, e Gimbo me seriozitetin e një dhëndri.

Source

”Nuk ka një arsye serioze për shkarkimin e Spiropalit”, ish-deputeti i PS-së: Deklaratën në Kuvend mund ta…

By: redi
5 March 2026 at 22:09

Ish-deputeti i PS-së, Petro Koçi flet për shkarkimin e Elisa Spiropalit nga posti i ministres së Europës dhe e Punëve të Jashtme. Ai deklaroi se nuk ka një arsye të fortë për shkarkimin e Spiropalit, teksa shtoi se deklarata e sotme e ish-ministres e konsideroi jo të duhur. Petro Koçi: Berisha nuk është se bëri ndonjë zbulim të madh, por Rama e ka paralajmëruar. Ajo që tha Berisha nuk ishte…

Source

Yesterday — 5 March 2026Main stream

Plagosje me armë zjarri, Policia jep detajet

By: redi
5 March 2026 at 21:50

Një ngjarje e rëndë është shënuar në vendin e quajtur Ura Dervishbeg në Shkodër. Izvin Gucia ka qëlluar me armë zjarri në afërsi të një ambienti servis. Sipas policisë për pasojë është plagosur 45-vjeçari Genc Hoxha. Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe janë vënë në ndjekje të autorit. Shkodër / Informacion paraprak Rreth orës 21:10, në vendin e quajtur Ura Dervishbeg…

Source

President nga populli/ Nuk u plotësua kuorumi, shtyhet votimi në Kuvend

By: redi
5 March 2026 at 21:44

Në mungesë të deputetëve të pakicave, të pranishëm vetëm 9 nga 20, Kuvendi në Kosovë nuk pati kurorum për të hedhur në votim amendamentet e presidentes Vjosa Osmani për të zgjedhur kreun e shtetit nga populli. Seanca u ndërpre. Për kalimin e amendamenteve kushtetuese duhet me shumicë të dyfishtë, që nënkupton se përpos 2/3 të shqiptarëve, duhen edhe 2/3 e komuniteteve, ose 14 vota pro nga 20.

Source

Deputetja e PS, Mila për situatën në Kuvend: Gjuha është bërë më e ashpër

By: redi
5 March 2026 at 21:38

Deputetja e PS-së, Sara Mila thotë se që nga hyrja e saj në politikë dhe vendi i saj si deputet në Kuvend, gjuha aty është bërë më e ashpër. E ftuar mbrëmjen e sotme në ”Top Story”, ajo u shpreh se Parlamenti është bërë si një tenxhere që vetëm zien nga tensionet. ”Disa herë kam rënë në grackën e mendësisë së vjetër. Edhe trysnia, një lloj tenxhere që vetëm zjen. Mua më duket sikur është një…

Source

President nga populli, nis seanca e jashtëzakonshme në Kuvend

By: redi
5 March 2026 at 21:29

Kuvendi i Kosovës ka nisur seancën e jashtëzakonshme në lidhje me amendamentet e propozuara nga Vjosa Osmani, për të zgjedhur kreun e shtetit drejtpërdrejt nga populli. Komisioni për legjislacion miratoi amendamentet kushtetuese për zgjedhjen e presidentit nga populli. Pro votuan gjashtë deputetë nga shumica parlamentare, ndërsa dy deputetët nga PDK-ja ishin kundër. Në komision mungoi anëtari i…

Source

Gjinishi: Izraeli nuk është viktimë, por arsyeja e luftës me Iranin

By: redi
5 March 2026 at 21:20

Konflikti mes Iranit, Izraelit dhe Shteteve të Bashkuara po zgjerohet me shpejtësi, ndërsa disa vende evropiane po përfshihen gjithnjë e më shumë në aspektin ushtarak dhe logjistik. Analisti dhe pedagogu Ermir Gjinishi, duke komentuar në emisionin “Të Paekspozuarit” sulmin e nisur më 28 shkurt nga SHBA dhe Izraeli ndaj Iranit, e cilësoi situatën si një luftë të paramenduar. ”Ajo që po përpiqet…

Source

Deklarata e Ballës ndaj Vokshit, reagon Tabaku: U cënua dinjiteti i një gruaje dhe nëne. Të përjashtohet nga Kuvendi

By: redi
5 March 2026 at 21:16

Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku thotë se në sallën e Kuvendit mund të ketë debate të forta politike, por sipas saj një ofendim në nivelin që e përdori Balla kundër Vokshit, nuk ka ndodhur më parë. Tabaku shtoi se grupi i PD-së do të dërgojë kërkesë për përjashtimin e tij. Ajo kritikoi gjithashtu mazhorancën, duke thënë se deklaratat për fuqizimin e grave bien ndesh me sjellje të tilla në…

Source

Nisma e Vjosa Osmanit për president nga populli, Lumir Abdixhiku: LDK e mbështet

By: redi
5 March 2026 at 21:09

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka thënë se partia që e drejton ai i mbështet në parim amandamentet kushtetuese për zgjedhjen e presidentit nga qytetarët. Shefja e grupit parlamentar të LVV-së, Arbërie Nagavci, tha se kjo parti e mbështet votimin e këtyre amendamenteve, si dhe i ka ftuar edhe deputetët e partive të tjera t’i votojnë ato. “Përvoja na e ka dëshmuar që…

Source

Kuvendi në proces votimi, opozita braktis seancën në solidaritet ndaj Vokshit

By: redi
5 March 2026 at 20:56

Në seancën plenare në Kuvend përpos fjalimeve, më shumë bujë shkaktoi kaosi dhe tensioni gati në përleshje fizike. Sakaq u njoftua votimi për projektligjin e rendit të ditës, dhe menjëherë opozita braktisi seancën. Kjo ka ardhur pas debateve të forta mes deputetëve të opozitës, pasi kreu i grupit parlamentar i PS-së, Taulant Balla i drejtua Albana Vokshit me tone të forta.

Source

Policia blindon Vlorën, kontrolle rrufe

By: redi
5 March 2026 at 20:49

Këtë mbrëmje hyrjet dhe daljet e qytetit të Vlorës janë blinduar nga forca të shumta policie. Në aksion janë angazhuar efektivë të Policisë së Vlorës, Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë dhe Policia Rrugore, të cilët po zhvillojnë kontrolle të befasishme në automjete. Kontrollet janë përqendruar kryesisht tek automjetet me xhama të zinj, automjetet e reja si dhe persona të dyshimtë.

Source

VIDEO/ Momenti i sherrit, Balliu tenton të godasë Ballën me grusht në Kuvend

By: redi
5 March 2026 at 19:53

Seanca plenare në Kuvend është kthyer në arenë boksi. Deputeti i PD-së Klevis Balliu ka tentuar që të sulmojë fizikisht Taulant Ballën, pasi sipas tyre, ky i fundit ka fyer rëndë kolegen e tyre, Albana Vokshin. Situata në Kuvend eskaloi pasi Balla gjatë fjalës së tij fyeu deputeten demokrate Albana Vokshi duke thënë ”për ty kam numrin 0900”. Kjo bëri që deputetët e PD-së të reagonin ashpër…

Source

Marrëveshja me KFW për investime të reja në ujësjellës, ministri Malaj: Mbi gjysma e popullsisë urbane do të ketë furnizim më të sigurt me ujë

By: redi
5 March 2026 at 19:40

Qeveria kërkon në Kuvend ratifikimin e një marrëveshje huaje prej 47 milionë eurosh për investime në rrjetet e ujësjellësit dhe kanalizimeve në disa qytete. Marrëveshja është lidhur me Bankën Gjermane për Zhvillim KfW dhe lidhet me fazën e dytë të programit “Infrastruktura Bashkiake V”. Ministri i Financave, Petrit Malaj thotë se projekti synon të përmirësojë furnizimin me ujë të pijshëm dhe…

Source

Degradon mes Bardhit dhe Ballës në Kuvend: O burr legen, je mësuar me k**vat në partinë tënde

By: redi
5 March 2026 at 19:27

Seanca plenare këtë të enjte në Kuvend degradoi keq deri në kacafytje fizike mes deputetëve. Gjithçka nisi teksa kreu i grupit të PS-së, Taulant Balla ishte duke folur në foltoren e Kuvendit. Deputetët demokratë u ngritën në këmbë dhe bllokuan foltoren, duke shpërthyer në akuza dhe të bërtitura. ”Realisht nuk kishim një numër telefoni tuajin që t’u merrnim në telefon. Për ty Albana (Vokshi)…

Source

💾

Kush do të jetë drejtori i Policisë së Shtetit? Çela kandidat potencial, Pëllumb Seferi i preferuari i ndërkombëtarëve

By: redi
5 March 2026 at 19:13

Pas largimit të Ilir Prodës nga drejtimi i Policisë së Shtetit, mazhoranca kërkon një figurë më pak të përfolur. Emrat që përfliten janë të shumtë. Mes tyre është edhe oficeri i karrierës Elidon Çela, i cili aktualisht mban postin e drejtorit të Policisë së Vlorës. Çela ka mbajtur edhe detyrën e drejtorit të AMP-së në Tiranë. Ai vjen nga një karrierë e gjatë në Policinë e Shtetit dhe…

Source

Protestat e Berishës, avokati: Me një opozitë pa ”këllqe”, Rama i ka zgjedhjet të fituara

By: redi
5 March 2026 at 19:03

Avokati Fran Dashi thotë se Partia Demokratike nuk arrin të motivojë veten e as të vetët në betejat politike. Për të me një ”opozitë pa këllqe”, kryeministri Edi Rama mund t’i fitojë zgjedhjet sa herë që t’i shpallë ato. Dashi kritikoi përdorimin e dhunës në protestat anti-qeveritare të Sali Berishës, duke i kujtuar këtij të fundit që shqiptarët duan të qëndrojnë larg dhunës dhe mitingjeve si ato…

Source

VIDEO/ Komuniteti Mysliman i Shqipërisë shtron iftar për familjet në Gaza

By: redi
5 March 2026 at 18:00

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë ka organizuar shpërndarjen e një iftari për qindra familje të zhvendosura në Gaza Strip, duke sjellë një mesazh solidariteti dhe mbështetjeje nga besimtarët shqiptarë. Sipas njoftimit të KMSH-së, falë bujarisë së donatorëve dhe kontributit të besimtarëve në Shqipëri, u bë e mundur shpërndarja e një iftari të ngrohtë për rreth 1500–1600 persona.

Source

Kryetarja e Kuvendit pro Vjosa Osmanit: Presidenti të zgjidhet nga Populli

By: redi
5 March 2026 at 17:43

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani tha më herët se ka proceduar në Kuvendi i Kosovës amendamentet kushtetuese që parashohin zgjedhjen e drejtpërdrejtë të presidentit nga qytetarët. Osmani ka deklaruar se ky hap vjen si përgjigje ndaj, siç ka thënë ajo, dështimeve të njëpasnjëshme në zgjedhjen e kreut të shtetit nga deputetët në Kuvend. Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu…

Source

Juela debaton me Selin: Je e gatshme të përdorësh një djalë që ka ndjenja për ty

By: redi
5 March 2026 at 17:31

Debatet mes Selin dhe Juelës nuk kanë fund. Juela i është drejtuar Selin se si ka mundësi që është kaq falso dhe me sa fytyrë e ftoin Mirin në dasmë. Ndërkohë Selin i është përgjigjur se Mirin në dasmë nuk e ka ftuar ajo, por Gimbo. Juela: Ua, çfarë falsiteti, të betohem. Selin: Kush? Juela: Si ka mundësi që je kaq falso, moj Selin! Selin: Pse, moj Juela, çfarë bëra që më thua falso?

Source

Rama dënon sulmet e Iranit në Azerbajxhan: Regjimi është satanik, agresioni duhet izoluar

By: redi
5 March 2026 at 17:27

Kryeministri Edi Rama dënon sulmin me dronë të Iranit në territorin e Azerbajxhanit, ku u godit një aeroport. Përmes një postimi në rrjetet sociale, teksa e ka cilësuar regjimin në Iran si satanik, Rama është shprehur se Shqipëria qëndron fort me Azerbajxhanin. Rama thekson se bota duhet të bëhet bashkë për të izoluar agresionin dhe për të dënuar agresorët. Postimi i plotë Sulmi i nisur kundër…

Source

❌
❌