Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 12 January 2026Main stream

Klejdi Daci rikthehet tek Teuta, klubi poston një foto urimi

By: redi
12 January 2026 at 17:50

Skuadra e Teutës zyrtarizon rikthimin e sulmuesit Klejdi Daci. 26-vjeçari ishte larguar nga klubi durrsak verën e vitit 2024, kur firmosi me OKMK Olmaliq në Uzbekistan. ”Në mënyrë zyrtare, Klejdi Daci është pjesë e KF Teuta! Sulmuesi bashkohet me skuadrën pas eksperiencës me OKMK Olmaliq dhe ka nisur menjëherë përgatitjet në Durrës për ndeshjen ndaj Dinamos. Mirë se erdhe, Klejdi”…

Source

Ardon Jashari prek një tjetër sukses, shpallet lojtari më i mirë në Belgjikë

By: redi
12 January 2026 at 17:37

Ardon Jashari u zgjodh futbollisti më i mirë i vitit 2025 në Belgjikë, edhe pse luajti vetëm në gjysmën e parë të tij me Club Brugge, pasi gjatë verës u transferua te Milan. Mesfushori me prejardhje shqiptare mundi konkurrencën e Christos Tzolis dhe Hans Vanaken, të cilët vlerësoheshin si favoritë për të fituar këtë çmim, ish-shokë skuadre me të. ”Të them të drejtën nuk e prisja.

Source

Këshilli i Mandateve mblidhet më 28 janar për Ballukun, PD: I dhatë kohë për të prishur provat

By: redi
12 January 2026 at 17:31

Kreu i grupit parlamentar i PD-së, Gazment Bardhi ka reaguar pas publikimit të datës 28 Janar, kur do të mblidhet Këshilli i Mandateve për Belinda Ballukun. Bardhi thotë se kjo mbledhje 6 javë pas kërkesës së SPAK, është një akt i paprecedentë dhe një mundësi për Ballukun për të prishur provat e për të intimiduar dëshmitarë. ”Pas kallëzimit penal për shpërdorim detyre nga Grupi Parlamentar i PD…

Source

E ngarkuara me punë e Amerikës, VanHorn pritet në zyrë nga kryetareja e re e Gjykatës Kushtetuese

By: redi
12 January 2026 at 17:06

E ngarkuara me Punë e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Tiranë, Nancy VanHorn ka uruar sot kryetaren e sapoemëruar të Gjykatës Kushtetuese, Fiona Papajorgji, me të cilën ka zhvilluar edhe një takim zyrtar, në zyrën e kësaj të fundit. Gjatë takimit u diskutua mbështetja e vazhdueshme e SHBA-së për institucionet e sundimit të ligjit në Shqipëri, mbështetje që, sipas saj…

Source

Kërkesa nga SPAK për Belinda Ballukun, Këshilli i Mandateve mblidhet më 28 janar

By: redi
12 January 2026 at 16:49

Këshilli i Imunitetit dhe Mandateve do të mblidhet më datë 28 janar për të shqyrtuar kërkesën e SPAK për heqjen e imunitetit të deputetit zv/kryeministres dhe njëkohësisht ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, vendim ky i marrë nga Kuvendi i Shqipërisë. …

Source

Papa Leone XIV pret në takim udhëheqësen e opozitës venezueliane

By: redi
12 January 2026 at 16:37

Papa Leone XIV ka pritur sot udhëheqësen e opozitës venezueliane dhe laureaten e çmimit “Nobel për Paqen”, María Corina Machado. Pas bastisjes së shpejtë të ushtrisë amerikane për të arrestuar udhëheqësin autoritar të Venezuelës, Nicolás Maduro, në Karakas më 3 janar, papa Leone bëri thirrje që sovraniteti i Venezuelës të respektohej. “E mira e popullit të dashur venezuelian duhet të mbizotërojë…

Source

Berisha thirrje për protestë më 24 janar: Troplana është e njëjta skemë si inceneratorët

By: redi
12 January 2026 at 16:31

Sali Berisha flet për çështjen e quajtur “Troplana”, duke e krahasuar atë me aferën e inceneratorëve. Sipas Berishës, ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj ka faktoi se bëhet fjalë për të njëjtën skemë dhe nga i njëjti autor. Në deklaratën e tij, Berisha akuzon kryeministrin Edi Rama se ka “kthyer shtetin në pronë private”, duke e cilësuar situatën si “kulmin e krimit ekonomik”. Ai shton se kjo…

Source

Denoncimi për 3 fëmijët e braktisur, Shërbimi Social: Nëna do jetë në periudhë prove

By: redi
12 January 2026 at 16:18

Drejtoria e Shërbimit Social pranë Bashkisë së Durrësit nëpërmjet drejtoreshës së saj, Diola Xhango bën me dije se pak më parë ka përfunduar mbledhja e GTN (Grupi Teknik Ndërsektorial) ku bëjnë pjesë: vetë shërbimisocial OJQ, Policia, Shëndetësia etj. lidhur me ndihmën për 3 fëmijët dhe nënën e tyre Blerina Basha. U vendos që menjëherë tu vihet në ndihmë atyre duke i dërguar urgjent në spital të…

Source

Referendumi “Pro Familjes”, KQZ çel rrugën për mbledhjen e firmave

By: redi
12 January 2026 at 16:02

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vendosur të pajisë më formularin tip, grupin nismëtar për mbledhjen e firmave të qytetarëve me qëllim zhvillimin e Referendumin e Përgjithshëm për çështje të rëndësisë së veçantë. Grupi nismëtar ka kërkuar nga KQZ pajisjen me formularin tip me qëllim hapjen e rrugës për referendumin, qëllimi i të cilit sipas nismëtarëve është mbrojtja e familjes.

Source

Zv/kryeministrja Balluku i jep certifikatën kompanisë amerikane CWP, për ndërtimin e parkut eolik 600 MW në Tropojë

By: redi
12 January 2026 at 15:48

Kompania amerikane CWP do të ndërtojë të parin park eolik në Shqipëri. Ky investim do të zhvillohet në zonën e Tropojës dhe do të ketë një kapacitet prej 600 MW. Në praninë e kryeministrit Edi Rama dhe të dërguarës me punë të ambasadës së SHBA në Tiranë, Nancy VanHorn, Zëvendëskryeministrja, njëherësh Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku i dorëzoi CEO-s së kompanisë CWP për…

Source

Borë dhe ngrica në Korçë, Rama: Qarkullimi është i hapur dhe nën monitorim të vazhdueshëm

By: redi
12 January 2026 at 15:07

Borë dhe ngrica edhe në qarkun e Korçës dhe sipas kryeministrit Edi Rama, situata është monitoruar në mënyrë të vazhdueshme nga strukturat vendore për të garantuar qarkullimin normal të mjeteve dhe sigurinë e qytetarëve. ”Është ndërhyrë për hapjen e rrugëve në zonat malore, ku janë evidentuar problematika më të mëdha për shkak të reshjeve dhe ngricave. Qarkullimi është mbajtur i hapur dhe nën…

Source

Largimi i Ramës nga pushteti? Berisha: Do të bashkëpunojnë me opozitën dhe shumë faktorë të tjerë

By: redi
12 January 2026 at 15:00

Sali Berisha thotë se largimi i Edi Ramës nga pushteti është strategjia e opozitës, dhe për të bashkë me opozitën do të bashkëpunojnë dhe shumë faktorë të tjerë të rëndësishëm për të arritur në këtë objektiv. ”Strategjia e opozitës është largimi i tij një minutë e më parë nga pushteti. Opozita është e sigurtë që do të realizojë objektivin e saj. Kjo është dhe ka besim të madh tek guximi…

Source

Zarf i zi në shtëpi, Vëllai i Madh jep një vendim drastik

By: redi
12 January 2026 at 14:31

Një zarf i zi ka mbërritur në shtëpinë e ”Big Brother Albania Vip 5”. Vëllai i madh ka sjellë zarf të zi për Keijsin, pasi banori ka thyer rregullat. Sipas Vëllait të Madh, në mënyrë të përsëritur Keijsi nuk i është bindur urdhrave të Vëllait të Madh duke iu përgjigjur në mënyrë sfiduese. Si pasojë e mosreagimit të banorëve të tjerë, ndëshkimi ka qenë kolektiv, duke iu marrë të gjitha cigaret dhe…

Source

Before yesterdayMain stream

Moti i keq, shërbimet e Policisë së Shtetit në gatishmëri të shtuar në terren

By: redi
9 January 2026 at 22:43

Strukturat e Policisë së Shtetit janë gatishmëri të shtuar në terren për shkak të motit të keq. Policia njofton se vijojnë patrullimet, monitorimi i zonave urbane dhe rurale për t’u ardhur në ndihmë përdoruesve të rrugës dhe qytetarëve në rast nevoje, si dhe për parandalimin e paligjshmërive dhe rritjen e sigurisë rrugore. Rreth 5500 punonjës të Policisë së Shtetit kanë qenë të angazhuar në…

Source

Publikohen pamjet nga dhoma e rrëfimit, Elijona në gjendje të rënduar pas “tradhtisë” së Klodit

By: redi
9 January 2026 at 21:54

Në këtë Prime në ”Big Brother Kosova Vip 4” është publikuar një video që tregon një moment të tensionuar mes banorëve Elijona dhe Klodi. Pamjet tregojnë se Elijona ishte zhgënjyer pasi Klodi kishte marrë balsamin e buzëve të saj dhe ia kishte lyer buzët Benites, gjë që shkaktoi një reagim të menjëhershëm emocionale tek ajo. E prekur nga situata, Elijona është larguar në dhomën e rrefimit…

Source

Deputeti Muçi: SPAK po godet politikanët e korruptuar, duhet përmbysur sistemi i vjetër

By: redi
9 January 2026 at 21:51

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”, Redi Muçi thotë se shqiptarët duhet të kërkojnë një vizion përtej figurës së kryeministrit Edi Rama dhe kryedemokratit Sali Berisha. Duke analizuar frontin opozitar, Muçi theksoi se nëse nuk shkohet përtej këtyre dy figurave politike atëherë gjithçka mbetet te retorika politike; “që të bëhemi bashkë me Saliun të rrëzojmë Ramën, të bëhemi bashkë me Ramën të rrëzojmë…

Source

Vlorë, probleme nga shkarja e dherave në Matogjin

By: redi
9 January 2026 at 21:38

Shkarjet e dherave që kanë nisur që në orët e para të mëngjesit në Matogjin të Vlorës vijojnë të shkaktojnë probleme. Ato janë intensifikuar edhe gjatë orëve të mbrëmjes, duke u kthyer në një situatë serioze që rrezikon banesat e zonës. Policia dhe grupet e emergjencave po vlerësojnë situatën dhe mundësinë e evakuimit të banorëve…

Source

Belgjikë/ Shkatërrohet rrjeti shqiptar i drogës, dënohen me burg 13 persona

By: redi
9 January 2026 at 21:22

13 shqiptarët janë dënuar në Belgjikë për trafik kokaine. Ata e mbanin lëndën narkotike në apartamente të ndryshme me qira në Antëerp dhe Schoten. Droga fillimisht shtypej dhe më pas paketohej në bloqe. Zyra e Prokurorit Publik kërkoi dënime me burg nga 18 muaj deri në 7 vjet dhe gjoba deri në 40,000 euro. Sipas mediave belge hetimi nisi në fund të vitit 2023. Policia mori informacione se një…

Source

Kryebashkiaku i Shijakut, Arbana: Strukturat në terren, mbështetje banorëve të prekur nga përmbytjet

By: redi
9 January 2026 at 21:00

Kryetari i bashkisë së Shijakut, Elton Arbana thotë se të gjitha strukturat e bashkisë janë të angazhuara për të menaxhuar situatën pas reshjeve të fundit dhe për të mbështetur banorët e prekur nga përmbytjet. “Bashkia është në terren dhe po punon pa ndërprerje për të garantuar sigurinë e qytetarëve dhe për të ofruar ndihmë të menjëhershme familjeve të prekura”, deklaroi ai.

Source

❌
❌