Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 5 February 2026Main stream

Ngjashmëria e Mirit të BBVA 5 me Shefqet Krasniqin – krahasimi bëhet viral në rrjetet sociale

By: D Marku
5 February 2026 at 13:13

Teksa rrugëtimi i Mirit në Big Brother VIP po ndiqet nga një numër i madh shikuesish, një detaj interesant ka nisur të tërheqë vëmendjen e publikut jashtë dinamikave të lojës.

Shumë ndjekës kanë filluar të pyesin veten nëse fytyra e tij u duket e njohur edhe nga një tjetër kontekst, përtej videoklipeve të West Side Family – dhe duket se nuk janë të vetmit që e kanë bërë këtë vëzhgim.

Së fundmi, në rrjetet sociale, veçanërisht në TikTok dhe Instagram, ka qarkulluar një kolazh që vë përballë Mirit dhe hoxhën e njohur nga Kosova, Shefqet Krasniqi. Krahasimi ka marrë menjëherë vëmendje, duke u shpërndarë gjerësisht dhe duke nxitur reagime të shumta nga ndjekësit.

Edhe pse vijnë nga fusha krejtësisht të ndryshme, shumë komentues kanë vënë në dukje ngjashmërinë fizike mes tyre në disa plane. Nga tiparet e fytyrës e deri te mimika në fotografi të caktuara, ndjekësit kanë nisur të diskutojnë me habi, ku disa shprehen se nuk e kishin vënë re më herët këtë ngjashmëri, ndërsa të tjerë e kanë marrë situatën me humor dhe sportivitet.

Ky “binjakëzim” i papritur ka sjellë një valë komentesh argëtuese në rrjet, duke e kthyer krahasimin në një temë diskutimi mes fansave të formatit.

Ndërkohë që Miri vazhdon rrugëtimin e tij në Big Brother VIP, kjo ngjashmëri e vënë re nga publiku është shndërruar në një detaj interesant të bisedave online, duke dëshmuar edhe një herë se çdo detaj i banorëve analizohet dhe komentohet me kujdes nga ndjekësit e spektaklit.

The post Ngjashmëria e Mirit të BBVA 5 me Shefqet Krasniqin – krahasimi bëhet viral në rrjetet sociale appeared first on Albeu.com.

Ish-presidentit Thaçi s’i ndalet përgjimi prej afër 4 vjetësh, Prokuroria mblodhi 35 orë incizime

By: D Marku
5 February 2026 at 12:57

Ish-presidentit të Kosovës që po mbahet në qendrën e paraburgimit në Hagë gjatë gjithë kohës i përgjohen bisedat me vizitorë.
Në gjyqin e dytë ndaj Hashim Thaçit, Prokuroria e Specializuar, i ka dorëzuar 35 orë audio-incizime si prova, njofton Klan Kosova.

Rëndimi që po i bëhet mbrojtjes me mbi 5 mijë faqe transkripte nuk është ankesa e vetme e avokatëve të Thaçit dhe të tjerëve, të cilët kanë gjetur se Prokuroria po i ndryshon edhe versionet e përkthimeve të pjesëve ku pretendohet se ish-presidenti u mundua të jap udhëzime për dëshmitarë.

Kujtojmë se deklaratat përmbyllëse në çështjen kundër ish-udhëheqësve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës do të mbahen nga 9 deri më 18 shkurt.

Ish-eprorët e UÇK-së Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit. Të katërtit janë deklaruar të pafajshëm për akuzat që rëndojnë ndaj tyre.

Sipas njoftimit, parashihet që fillimisht Zyra e Prokurorit të Specializuar të mbajë deklaratën përmbyllëse më 9 shkurt. Një ditë më pas, radha do të jetë e mbrojtësit të viktimave.

Thaçi, Veseli, Krasniqi dhe Selimi janë në paraburgim që nga nëntori i vitit 2020. Gjykimi ndaj tyre nisi në prill të vitit 2023. Fillimisht, Zyra e Prokurorit të Specializuar thirri në gjykatore 125 dëshmitarë, ndërkaq 117 të tjerë dorëzuan dëshmitë e tyre me shkrim.

Ndërkaq, Thaçi po përballet edhe një rast tjetër për pengim të drejtësisë dhe gjykimi për këtë çështje është caktuar të nisë më 24 shkurt të këtij viti.

The post Ish-presidentit Thaçi s’i ndalet përgjimi prej afër 4 vjetësh, Prokuroria mblodhi 35 orë incizime appeared first on Albeu.com.

“Jam me fat që jam gjallë”: Rrëfimi i fortë i Britney Spears mes tensioneve të vazhdueshme familjare

By: D Marku
5 February 2026 at 12:18

Britney Spears ka folur sërish hapur për marrëdhëniet e vështira me familjen e saj, duke pranuar se ndihet e vetmuar dhe e frikësuar pas asaj që ka përjetuar ndër vite. Në një postim në Instagram më 4 shkurt, këngëtarja 44-vjeçare shkroi se nevoja për lidhje njerëzore është thelbësore dhe se izolimi, i justifikuar dikur si “ndihmë”, ishte një gabim i madh.

“Si njerëz, gjithçka që duam është të mos ndihemi vetëm,” shkroi ajo, duke shtuar se megjithëse falja është e mundur, kujtesa e dhimbjes mbetet. Spears tha se ndihet “jashtëzakonisht me fat që është gjallë”, duke lënë të kuptohet se trajtimi nga familja e saj e ka lënë ende me frikë dhe pasiguri.

Ajo përmendi edhe besimin te Zoti, duke reflektuar mbi mënyrat “misterioze” se si funksionon jeta, por theksoi se, sipas saj, disa anëtarë të familjes nuk kanë marrë kurrë përgjegjësi për veprimet e tyre. Në fund të postimit, këngëtarja shtoi një detaj më të lehtë, duke treguar se kishte ngrënë cheesecake me një fqinj dhe se nuk kishte kërcyer prej një muaji për shkak të një gishti të thyer.

Postimi vjen pas vitesh deklaratash publike për marrëdhëniet e saj të ndërlikuara me babain Jamie, nënën Lynne dhe motrën Jamie Lynn. Në kujtimet e saj të vitit 2023, The Woman in Me, Spears rrëfeu hapur për dhimbjen e shkaktuar nga konservatoria e vendosur në vitin 2008, e cila u mbyll përfundimisht në vitin 2021. Edhe pse disa përpjekje për pajtim janë bërë, Spears ka pranuar se plagët emocionale mbeten ende të hapura.

The post “Jam me fat që jam gjallë”: Rrëfimi i fortë i Britney Spears mes tensioneve të vazhdueshme familjare appeared first on Albeu.com.

Po pret Albën apo Dolcen? Limi flet hapur pas daljes nga ‘BBVK’

By: D Marku
5 February 2026 at 11:58

Lim Hoti ka reaguar për herë të parë publikisht vetëm pak ditë pas largimit të papritur nga shtëpia e Big Brother VIP Kosova, duke i dhënë fund çdo dileme që kishte mbajtur publikun në pritje.

Rrugëtimi i tij në reality show u shënua nga një trekëndësh i ndërlikuar emocionesh, ku në qendër ishin ish-partnerja Alba dhe banorja tjetër Dolce. Megjithatë, deklarata e parë e Limit jashtë shtëpisë ka qenë e prerë dhe pa ekuivoke: nuk ka vend për ribashkim me asnjërën prej tyre.

Në një intervistë telefonike për Andale Media, Limi ka zgjedhur të flasë hapur, duke ofruar një këndvështrim ndryshe nga ai që u krijua gjatë transmetimit të spektaklit. I pyetur për raportin me Albën, ai surprizoi me deklaratën e tij, duke e cilësuar atë si një figurë të dëmtuar nga dinamika mediatike.

“Mënyra si e shoh unë Albën është thjesht një viktimë e televizioneve. Më vjen keq që po e them,” u shpreh ai.

Përballë aludimeve se mund të kishte një sqarim apo një takim jashtë shtëpisë me njërën nga vajzat, Limi i ka mbyllur të gjitha dyert me një fjali të vetme, duke konfirmuar se jeta e tij private jashtë është tashmë e stabilizuar.

“Nuk po e pres asnjërën, me thënë të drejtën, sepse jam i zënë. Nuk po mendoj fare për këta persona,” deklaroi ai.

The post Po pret Albën apo Dolcen? Limi flet hapur pas daljes nga ‘BBVK’ appeared first on Albeu.com.

U “maskua” me mbiemrin e gruas për të shmangur dëbimin, arrestohet 42-vjeçari shqiptar në Itali

By: D Marku
4 February 2026 at 22:37

Një shqiptar 42-vjeçar u arrestua nga karabinierët për shkak se ishte rikthyer ilegalisht në Itali, pavarësisht se kishte marrë urdhri dëbimi me ndalim rikthimi.

Mësohet se ai u arrestua në Rimini, pasi u pikas nga karabinierët, të cilët ndaluan një automjet me targa të huaja, në të cilin ndodheshin dy burra. Sjellja e drejtuesit të mjetit gjatë identifikimit i shtyu karabinierët të kryenin kontrolle të mëtejshme. Megjithëse paraqiti patentën dhe pasaportën shqiptare, ai nuk ishte në gjendje të justifikonte praninë e tij në Itali, duke rezultuar pa leje qëndrimi.

I shoqëruar në komisariat për verifikime më të thelluara, rezultoi se burri, i rënduar nga precedentë penalë, ishte dëbuar në vitin 2023 nga Drejtoria e Policisë së Barit. Për të shmangur ndalimin e rikthimit, ai ishte martuar në atdhe duke marrë mbiemrin e bashkëshortes dhe kishte siguruar dokumente të reja identiteti, me të cilat ishte rikthyer ilegalisht në Itali, duke shpresuar se nuk do të identifikohej.

Shqiptari u arrestua për shkelje të ligjeve mbi emigracionin dhe është lënë në komisariat në pritje të gjykimit të drejtpërdrejtë, i cili ishte parashikuar për t’u dhënë gjatë mëngjesit të së mërkurës.

The post U “maskua” me mbiemrin e gruas për të shmangur dëbimin, arrestohet 42-vjeçari shqiptar në Itali appeared first on Albeu.com.

“Dora e vogël që mbron shumë”, Xhensila emocionon me postimin për fëmijët

By: D Marku
4 February 2026 at 22:04

Ylli i muzikës Xhensila Myrtezaj ka emocionuar me një postim të ndjerë në rrjetet sociale, ku ka ndarë një moment të veçantë nga përditshmëria e fëmijëve të saj.

Këngëtarja ka publikuar një foto ku Ajka, vetëm 7 vjeçe, shfaqet duke shoqëruar vëllain e saj Amen deri te dera e shkollës.

Në mbishkrim Xhensila shkroi për dashurinë dhe përkujdesjen e motrës së vogël, duke e përshkruar si “roje të madhe të zemrës së Amenit”, pavarësisht moshës së saj të vogël.

Ajo thekson se këto janë mëngjeset e tyre, që për të kanë një domethënie të veçantë dhe të përjetshme.

“Dora e vogel qe kujdeset si e madhe, Ajkushi vogel 7 vjeç, por zemra motres qe s’njeh moshe. Bashke deri te dera e shkolles.

Motra e vogel, roje e madhe e zemres se Amen. Kto jan mengjeset tona gjithmone e pergjithmone”, shkroi ajo.

The post “Dora e vogël që mbron shumë”, Xhensila emocionon me postimin për fëmijët appeared first on Albeu.com.

Yesterday — 4 February 2026Main stream

SHIFRAT E FRIKSHME, Hoxha: 75-80 raste të reja në vit me kancer të qafës së mitrës, kontrolli i hershëm shpëton jetë

By: D Marku
4 February 2026 at 21:28

Në Ditën Botërore të Kancerit, Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale shpërndau sot një mesazh ndërgjegjësimi për të gjithë gratë dhe vajzat.

MShMS nënvizon se ndërgjegjësimi dhe diagnostikimi i hershëm janë çelësi për një jetë më të shëndetshme.

“Çdo kontroll, çdo informacion i duhur dhe çdo hap drejt kujdesit të rregullt mund të bëjë ndryshimin. Parandalimi është forma më e mirë e trajtimit”, thuhet në mesazhin e MShMS.

Doktori i shkencave mjekësore, Euglent Hoxha, gjinekolog pranë Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, shprehet se kanceri i qafës së mitrës, është lloji më i shpeshtë, për sa i përket kancereve gjinekologjikë.

“Për një periudhë disa vjeçare, numri ka qenë 75-80 raste të reja në vit, dhe ky numër është pothuajse konstant gjatë këtyre viteve. Kanceri i qafës së mitrës ka një specifikë që sa më herët të zbulohet, aq më të mëdha janë mundësitë e kurimit dhe trajtimit”, tha Hoxha.

Sipas mjekut, ndër faktorët e riskut që favorizojnë këtë lloj kanceri është infeksioni HPV.

“Kanceri i qafës së mitrës është një lloj sëmundjeje që nëse bëhet vaksinimi dhe kontrolli i duhur mund të eliminohet 100%. Vaksinimi është një e mirë e domosdoshme dhe ja rekomandoj të gjithë prindërve që t’jua bëjnë vaksinën HPV si te vajzat dhe djemtë e moshës 13 vjeç”, vijoi ai.

Mjeku gjinekolog në QSUNT, u shpreh se kontrolli duhet të bëhet nga të gjithë gratë dhe vajzat që janë seksualisht aktive.

“Pas kontrollit, nëse rezultati i testit HPV del negativ, kontrolli bëhet njëherë në 3 apo 5 vjet dhe IShP ka një protokoll të caktuar për këtë”, përfundoi Hoxha.

The post SHIFRAT E FRIKSHME, Hoxha: 75-80 raste të reja në vit me kancer të qafës së mitrës, kontrolli i hershëm shpëton jetë appeared first on Albeu.com.

Gjykata Kushtetuese e Kosovës publikon aktgjykimin: Nënkryetari serb i Kuvendit propozohet nga shumica e deputetëve serbë

By: D Marku
4 February 2026 at 20:57

Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka publikuar aktgjykimin e plotë lidhur me zgjedhjen e nënkryetarit të Kuvendit nga radhët e komunitetit serb, duke theksuar se nënkryetari propozohet nga shumica e deputetëve të këtij komuniteti.

Aktgjykimi i plotë publikohet disa ditë pasi Kushtetuesja publikoi një njoftim lidhur me këtë vendim sa i përket zgjedhjes së Nenad Rashiqit në postin e nënkryetarit gjatë legjislaturës së kaluar, duke gjetur se ai ishte zgjedhur në kundërshtim me Kushtetutën dhe Rregulloren e Punës së Kuvendit.

“Kandidati/ja për nënkryetar/e të Kuvendit nga radhët e deputetëve të komunitetit serb propozohet nga shumica e deputetëve të komunitetit serb; përderisa kandidati për nënkryetar të Kuvendit nga radhët e deputetëve të komuniteteve të tjera që nuk janë shumicë propozohet, nga shumica e deputetëve të komuniteteve të tjera që nuk janë shumicë, në përputhje me kërkesat formale dhe në mirëbesim”, thuhet në aktgjykim.

Rashiq, udhëheqës i partisë Për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë, u zgjodh nënkryetar nga radhët e komunitetit serb në tetor të vitit 2025, përmes shortit të iniciuar nga kryetari i Kuvendit, Dimal Basha.

Shorti u organizua pasi Lista Serbe – që kishte nëntë deputetë dhe po aq do të ketë edhe në legjislaturën e re – nuk morën votat e nevojshme, dhe u organizua shorti.

Zgjedhja e tij u kontestua nga Lista Serbe, partia kryesore e serbëve në Kosovë që ka mbështetjen e Beogradit.

Që atëherë, Kuvendi është shpërndarë dhe vendi ka mbajtur zgjedhje dhe Kushtetuesja ka thënë se aktgjykimi i saj nuk ka efekt prapaveprues”.

Pra, kjo do të thotë se ky vendim nuk vlen edhe për rastet para hyrjes në fuqi, por për ato që do të merren në të ardhmen.

Gjykata tha se e drejta për të propozuar nënkryetarin nga radhët e komunitetit serb i takon shumicës së deputetëve të këtij minoritet.

Në aktgjykim u tha se aktivizimi i mekanizmit zhbllokues të shortit, “duhet të vijnë në shprehje rrethana përjashtimore, me ç’rast shumica e deputetëve nga radhët e komuniteteve që nuk janë shumicë nuk do të propozonte kandidatët”.

Institucioni më i lartë juridik në shtet tha se në rastin konkret nëntë kandidatë nga komuniteti serb u votuan nga tri herë, pas propozimit nga ana e përfaqësuesit të tyre.

“Rrjedhimisht, Gjykata vlerëson se shumica e deputetëve nga radhët e komunitetit serb ka shfrytëzuar të drejtën e propozimit për nënkryetar të Kuvendit, respektivisht, anëtar të Kryesisë së Kuvendit, si dhe pas kërkesës nga kryetari i zgjedhur i Kuvendit që të propozohet deputeti i mbetur i pa votuar nga radhët e komunitetit serb, përfaqësuesi i shumicës së deputetëve në radhët e komunitetit Serb kërkoi ripropozimin e kandidatëve nga kjo shumicë bazuar në të drejtën e përcaktuar në paragrafin 4 të nenit 67 të Kushtetutës në lidhje me nënparagrafin 1 të paragrafit 6 të nenit 12 të Rregullores së Kuvendit”, u tha në aktgjykim.

Në vendim thuhet se përderisa i takon Kuvendit që të vlerësojë rrethanat që e bëjnë të domosdoshëm aktivizimin e mekanizmave debllokues, “Gjykata thekson fuqishëm që këto mekanizma nuk mund të përdoren si procedurë e rregullt e zgjedhjes së kryetarit/nënkryetarëve, por vetëm në rrethana të caktuara, kur një gjë e tillë është e domosdoshme për të debllokuar procesin e konstituimit të Kuvendit dhe vetëm në masën që një gjë e tillë i shërben qëllimit kushtetues për çka këto mekanizma janë përcaktuar”.

“Në parim, ashtu siç është theksuar më herët, propozimet nga grupet parlamentare apo deputetët që gëzojnë të drejtën e propozimit, në frymën e mirëbesimit dhe bashkëpunimit, duhet të synojnë arritjen e konsensusit, të sigurojnë votat e nevojshme dhe të rezultojnë në zgjedhjen e kandidatëve ashtu siç janë propozuar dhe siç parashihet me Kushtetutë. Për më tepër, duke u mbështetur në përcaktimet kushtetuese të lartcekura, ky parim ka rëndësi të veçantë për garantimin e së drejtës së përfaqësimit të komuniteteve që nuk janë shumicë, të cilat nuk disponojnë numrin e nevojshëm për të siguruar vetë zgjedhjen e përfaqësuesve të tyre në kryesinë e Kuvendi”, thuhet në aktgjykim.

Kushtetuesja thotë se shorti nuk mund të përdoret si mekanizëm në rrethanat kur shumica e deputetëve të Kuvendit do të përcaktonte përfaqësuesin e një komuniteti joshumicë, pa propozimin e këtij komuniteti, pasi argumenton se kjo, “në thelb, do të përbënte anashkalim të garancive kushtetuese dhe atyre të përcaktuara në Rregulloren e Kuvendit”.

Pas njoftimit për aktgjykimin, të publikuar nga Kushtetuesja më 28 dhjetor, kryetari i Kuvendit, Dimal Basha, e kishte kritikuar atë, duke vlerësuar se përmbante “gabime thelbësore në interpretim dhe zbatim të normave përkatëse”.

Ai vlerësoi se pretendimet e Gjykatës Kushtetuese “janë të pabaza” sa i përket zgjedhjes së nënkryetarit nga radhët e komunitetit serb.

Basha deklaroi se Rashiq nuk u propozua nga shumica e deputetëve serbë, pasi siç argumentoi ai, nga shumica e këtyre deputetëve nuk ka pasur propozim.

“Me fjalë të tjera, vetë Gjykata Kushtetuese po e pranon se shumica e deputetëve nga komuniteti serb nuk e kanë propozuar zotin Rashiq, pra kemi pasur të bëjmë me refuzim, apo ndryshe thënë mospropozim nga ana e tyre”, shkroi Basha në rrjetet sociale.

Më 16 tetor 2025, Lista Serbe iu drejtua Kushtetueses me ankesë lidhur me zgjedhjen e nënkryetarit të Kuvendit nga radhët e komunitetit serb, duke pretenduar se janë shkelur Kushtetuta, Rregullorja e punës së Kuvendit, si dhe një aktgjykim i mëparshëm i Gjykatës Kushtetuese.

Gjykata më e lartë në vend veçse kishte trajtuar një ankesë të Listës Serbe lidhur me çështjen e nënkryetarëve, pasi kryeparlamentari Dimal Basha, e kishte shpallur të konstituuar Kuvendin pa zgjedhjen e nënkryetarit të pestë nga radhët e komunitetit serb.

Më pas, Gjykata konstatoi se Kuvendi nuk ishte i konstituuar, duke kërkuar që deputetët të zgjidhnin nënkryetarin nga radhët e komunitetit serb, me qëllim që të hapej rruga për formimin e Qeverisë.

Në atë vendim, Kushtetuesja tha se propozimi për nënkryetarin nga radhët e komuniteteve joshumicë, në këtë rast të pakicës serbe, duhet të bëhet nga shumica apo numri më i madh i deputetëve nga radhët e deputetëve të komunitetit serb./REL

The post Gjykata Kushtetuese e Kosovës publikon aktgjykimin: Nënkryetari serb i Kuvendit propozohet nga shumica e deputetëve serbë appeared first on Albeu.com.

EMRI/ U kafshua nga qeni i fqinjit, humb jetën 65-vjeçarja nga Belshi

By: D Marku
4 February 2026 at 20:42

Një ngjarje e rëndë ka tronditur fshatin Çërragë të Belshit, ku një grua ka humbur jetën në rrethana tragjike pas një sulmi nga qeni i një fqinji.

Sipas informacioneve paraprake, Emine Agolli, rreth 65 vjeçe, është kafshuar në këmbë nga qeni, duke pësuar gjakderdhje të rëndë.

Pavarësisht ndërhyrjes dhe përpjekjeve për ta shpëtuar, ajo nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve dhe ka ndërruar jetë.

Policia ka nisur veprimet hetimore ndaj pronarit të qenit, për të sqaruar rrethanat e plota të ngjarjes dhe për të përcaktuar përgjegjësitë ligjore.

Hetimet vijojnë, ndërkohë që rasti rikthen vëmendjen te përgjegjësia e pronarëve të kafshëve dhe masat e sigurisë për parandalimin e ngjarjeve të tilla tragjike.

The post EMRI/ U kafshua nga qeni i fqinjit, humb jetën 65-vjeçarja nga Belshi appeared first on Albeu.com.

Ish-presidenti Alfred Moisiu dërgohet me urgjencë në Kardiologji, mjekët: Gjendja paraqitet e qëndrueshme

By: D Marku
4 February 2026 at 20:06

Ish-Presidenti i Republikës, Alfred Moisiu, është dërguar me urgjencë mesditën e sotme në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, pas komplikacioneve shëndetësore.

Burime spitalore bënë të ditur se ish-kreu i shtetit është paraqitur në spital me probleme të frymëmarrjes.

Menjëherë pas mbërritjes, ai është shtruar në repartin e Reanimacionit pranë Klinikës së Kardiologjisë, ku ndodhet nën monitorim intensiv nga stafi mjekësor.

Sipas zyrës së shtypit dhe informacioneve spitalore, për momentin parametrat jetësorë të zotit Moisiu janë stabël. Mjekët janë duke vlerësuar situatën në dinamikë për të përcaktuar momentin e përshtatshëm për të kryer një ndërhyrje (intervent) të nevojshme.

“I gjithë stafi i shërbimit të Kardiologjisë është në gatishmëri për të mbajtur nën kontroll gjendjen e ish-Presidentit”, thonë burimet nga QSUT.

The post Ish-presidenti Alfred Moisiu dërgohet me urgjencë në Kardiologji, mjekët: Gjendja paraqitet e qëndrueshme appeared first on Albeu.com.

Lëkundje tërmeti në Korçë, sa ishte magnituda

By: D Marku
4 February 2026 at 20:01

Lëkundje tërmeti kanë ndjerë në Korçë. Mësohet se tërmeti i regjistrua me magnitudë 3.7 ballë.

Epiqendra sipas të dhënave është në Greqi, pranë zonës së Kosturit. Lëkundjet raportohet se ishin të forta.

Deri më tani nuk raportohen dëme materiale.

The post Lëkundje tërmeti në Korçë, sa ishte magnituda appeared first on Albeu.com.

Pas një viti fejesë, Princ Leka dhe Blerta Celibashi marrin vendimin e madh

By: D Marku
4 February 2026 at 19:49

Princ Leka dhe Blerta Celibashi po përgatiten të hedhin hapin më të rëndësishëm në historinë e tyre të dashurisë: martesën.

Burime ekskluzive për Vip Magazine bëjnë me dije se çifti ka nisur tashmë përgatitjet për ceremoninë, ndërsa dita e kurorëzimit pritet të jetë shumë pranë.

Lajmi vjen pas një periudhe të gjatë stabiliteti dhe ekspozimi publik për çiftin, të cilët prej kohësh nuk e kanë fshehur lidhjen e tyre.

Vitin e kaluar, Princ Leka dhe Blerta festuan fejesën në një ambient intim në jug të vendit, në prani të familjarëve dhe miqve të ngushtë.

“Dora e vogël që mbron shumë”, Xhensila emocionon me postimin për fëmijët
Ceremonia bëri bujë në mediat shqiptare dhe u pasqyrua edhe nga disa media ndërkombëtare, duke tërhequr vëmendje të gjerë.

Që nga publikimi i lidhjes së tyre, dyshja janë shfaqur shpesh së bashku në evente të ndryshme publike në kryeqytet, duke reflektuar një raport të konsoliduar dhe një prani të qetë, por elegante.

Daljet e tyre kanë qenë gjithmonë diskrete, por mjaftueshëm për të konfirmuar harmoninë mes tyre.

Tashmë, me përgatitjet për martesë në zhvillim, çifti pritet të kurorëzojë zyrtarisht dashurinë e tyre, duke shënuar një kapitull të ri në jetën personale të Princ Lekës dhe Blertës.

Detajet e ceremonisë mbeten ende të rezervuara, por pritshmëritë janë të larta.

The post Pas një viti fejesë, Princ Leka dhe Blerta Celibashi marrin vendimin e madh appeared first on Albeu.com.

“Mandatet i kanë të krimit”/ Berisha: “Lubi” Balluku dhe Rama janë pasuruar duke vjedhur qytetarët! Ne pushtetin e marrim vetëm me votë!

By: D Marku
4 February 2026 at 19:18

Kreu i PD Sali Berisha u shpreh se forca më e madhe e opozitës është debati, takime me qytetarët dhe përcjelljen e së vërtetës. Gjatë takimit të mbajtur këtë të mërkurë në degën 1 dhe 3 në Tiranë.

Berisha theksoi se shteti është degraduar, duke shtuar që qëllimi i opozitës është rrëzimi i regjimit. Ndërsa akuzoi qeverinë si e kapur nga krimi.

“E shndërruan gjykatën në strofullën e fundit. Këtë e them se cila është shkalla ekstreme e degradimit të këtij shteti dhe sa i rrezikshëm është ky çdo ditë ndaj nesh. Por në rast se më grushtin e shtetit që ka bërë, meriton çdo përgjigje. Me shndërrimin në farsë të zgjedhjeve meriton çdo përgjigje sepse nuk ka legjitimitet. Mandatet i ka krim. Të gjithë shndërrohen në maska të lubisë, por në kafe nuk lënë gjë pa e sharë. Ne nuk jemi parti e dhunës, jemi të përcaktuar parti që nuk marrim kurrë pushtetin vetëm se me votë. Dhe unë ju garantoj që këtë herë do fitojmë dhe do bëjmë përgjegjës këto regjim që shkelmon shqiptarë. Lubi Balluku Edi Rama, dhe të gjithë pushtetarët që janë pasuruar duke ju vjedhur do shkojnë atje ku e kanë vendin dhe pasuritë do ju kthehen ju. Ato janë miliarda. Ne do vendosim sistemin më transparencë për pronat tuaja, pronat publike. Por asgjë nuk mund të realizohet pa përmbysjen e tij dhe ne do ta përmbysim. Kjo kërkon nga ne që në këtë censurë të jemi me debatet tona, pishtarë të vërtetës”, tha ai.

The post “Mandatet i kanë të krimit”/ Berisha: “Lubi” Balluku dhe Rama janë pasuruar duke vjedhur qytetarët! Ne pushtetin e marrim vetëm me votë! appeared first on Albeu.com.

Rama nis vizitën në Vatikan, ndan foto nga bazilika e famshme: Krah Zojës së Shqipërisë qëndron edhe flamuri ynë kombëtar!

By: D Marku
4 February 2026 at 18:57

Kryeministri Edi Rama zhvilloi ditën e sotme një vizitë në Vatikan. Në një postim në Facebook, Rama ka ndarë disa fotografi e detaje nga takimi.

Reagimi:

VIZITA NË VATIKAN për takimin me Atin e Shenjtë, nisi sot nga Genazzano, në bazilikën e famshme, ku gjendet shembëlltyra e Zojës së Këshillit të Mirë, mbi një copë të shkëputur nga muri i Kishës së Shkodrës në vitin e largët 1467

Që nga ajo kohë asnjë kryetar shteti ose qeverie shqiptare nuk e kishte shkelur pragun e bazilikës, ku krah Zojës së Shqipërisë qëndron përherë edhe flamuri ynë kombëtar, e ku kanë kryer vizita e rite thuajse të gjithë Papët e Romës.

Gjëja e parë që bëri edhe Papa Leoni XVI sapo u zgjodh, ishte vinte e të lutej në Genazzano te Zoja e Shqipërisë që thirret edhe Regina di Albania – Mbretëresha e Shqipërisë.

The post Rama nis vizitën në Vatikan, ndan foto nga bazilika e famshme: Krah Zojës së Shqipërisë qëndron edhe flamuri ynë kombëtar! appeared first on Albeu.com.

Sherr në një lokal në Korçë/ Goditet me thikë 34-vjeçari, shoqërohet në polici autori

By: D Marku
4 February 2026 at 18:33

Sipas informacioneve paraprake, mësohet se në një lokal në qytet, një konflikt ka degraduar në përdorimin e thikës.

Autori është një 17 vjeçar ndërsa i plagosur ka mbetur një 34 vjeçar. Sipas të dhënave mësohet se 34 vjeccari ka marrë dëmtime në dorë nga mjeti mprehës ndërsa ka ardhur pak ditë më parë në Shqipëri pasi jetonte jashtë shtetit (në Greqi).

Shkak i sherrit mendohet të ketë qenë një konflikt i mëparshëm. Autori i mitur ndodhet tashmë në komisariatin e Korçës ndërsa i plagosuri po merr mjekim në spital jashtë rrezikut për jetën.

The post Sherr në një lokal në Korçë/ Goditet me thikë 34-vjeçari, shoqërohet në polici autori appeared first on Albeu.com.

Skandali me tunelin e Llogarasë/ TVSH e kredituar, në shkelje të ligjit. SPAK duhet të hetojë tatimorët!

By: D Marku
4 February 2026 at 18:13

Dosja hetimore për skandalin e tunelit të Llogarasë nxori në pah abuzime skandaloze me ligjin nga ana e zv/kryeministres Belinda Balluku, ish-drejtorit të ARRSH-së, Ervis Berberi, dhe vartësve të tyre.
Përveç rritjes fiktive të faturave, të cilat kanë rënduar mbi buxhetin e shtetit, dhe favorizimit të kompanisë turke, ngrihen dyshime serioze edhe mbi kreditimin e TVSH-së për punimet e kësaj vepre publike.

Hetimi i hollësishëm i SPAK-ut, i cili zbardhi aferën e tunelit të Llogarasë, zbuloi shkelje të shumëllojshme që bëjnë përgjegjës, përveç Belinda Ballukut, edhe inspektorë të tatimeve të tipit Olsi Kuca.

Inspektorët tatimorë mbajnë përgjegjësi pasi kanë lejuar firmën e ndërtimit të punojë plot tre vite pa dokumentacion të rregullt, duke i njohur TVSH-në kreditore për mallrat e përdorura në ndërtimin e tunelit. Ata kanë kredituar TVSH-në duke e zgjatur dhe zvarritur dosjen, çështje kjo që SPAK duhet ta hetojë gjithashtu.

Ligjet në fuqi e ndalojnë kreditimin e TVSH-së për bizneset që operojnë pa dokumentacion të vlefshëm ligjor, ndaj SPAK-u, si prokurori e posaçme antikorrupsion, duhet të hetojë edhe rolin e Tatimorëve.

Ligji për “Tatimin mbi Vlerën e Shtuar në Republikën e Shqipërisë” përcakton se “tatimpaguesit që kryejnë veprimtari ndërtimi kanë të drejtë të kreditojnë TVSH-në e paguar për blerjet e mallrave vetëm pasi të kenë marrë lejen e ndërtimit dhe të kenë regjistruar objektin si projekt ndërtimi pranë organit tatimor”.

Konkretisht, leja për ndërtimin e tunelit të Llogarasë është bërë e vlefshme në maj të vitit 2025, në një kohë kur tuneli kishte përfunduar dhe ishte në prag të përurimit.

Në raste të tjera, inspektorë tatimesh si Olsi Kuca janë përdorur si masha politike për të goditur biznese të rregullta, ndërsa në rastin e tunelit të Llogarasë sytë kanë qenë të mbyllur dhe veshët të shurdhër.

Kostot marramendëse të tunelit të Llogarasë u rritën gjatë rrugës me të paktën 50 milionë euro. Me gjasë, këto para janë marrë nga buxheti i shtetit për të paguar rryshfete, të cilat janë ende objekt hetimi nga SPAK-u.

Konkretisht, shtesa e paparashikuar prej 50 milionë eurosh nga buxheti i shtetit për ndërtimin e tunelit të Llogarasë u miratua në vitin 2022. Edhe TVSH-ja e kësaj shume është kredituar, çka përbën një tjetër dëm prej rreth 10 milionë eurosh, të cilat duhet patjetër të jenë objekt hetimi nga SPAK-u.

Kjo verbëri profesionale dëshmon për standardin e dyfishtë në trajtimin që Tatimorët u bëjnë bizneseve të ndryshme në vend.

Abuzimi me besimin dhe paratë e shqiptarëve është një çështje serioze që meriton vëmendje, transparencë dhe, mbi të gjitha, përgjegjësi penale për çdo shkelës të ligjit.

The post Skandali me tunelin e Llogarasë/ TVSH e kredituar, në shkelje të ligjit. SPAK duhet të hetojë tatimorët! appeared first on Albeu.com.

BIRN: Rama sulmon Shoqatën e Prokurorëve me pretendime të pabaza

By: D Marku
4 February 2026 at 17:51

Prej dy ditësh, kryeministri Edi Rama po sulmon gjyqtarët dhe prokurorët, duke pretenduar se, sipas tij, ata po kërkojnë në mënyrë të padrejtë rritje pagash, duke iu referuar një çështjeje në Gjykatën Kushtetuese, ku Shoqata e Gjyqtarëve ka ankimuar interpretimin ligjor për llogaritjen e pagave të magjistratëve.

Në përgjigje ndaj sulmeve publike të kryeministrit, të mërkurën reagoi edhe Shoqata e Prokurorëve, duke kërkuar që “gjykimi kushtetues i inicuar nga shoqatat e gjyqtarëve duhet të përfundojë i pandikuar nga çdo presion i jashtëm apo instrumentalizim i opinionit publik”.

Kryeministri u përfshi në polemikë me shoqatën, duke pretenduar fillimisht se ajo nuk ishte e regjistruar ligjërisht.

“Paska dalë edhe një shoqatë prokurorësh e re – ende e paregjistruar deri tani sipas ligjit, por brenda afatit për regjistrim…”, shkroi fillimisht Rama në platformën X.

Por, pasi gazetari Isa Myzyraj publikoi dokumentin e regjistrimit në gjykatë, Rama në një status të dytë shkroi se “…dihet botërisht se regjistrimi i një shoqate nuk mbyllet me gjykatën, por duhet bërë edhe te tatimet, gjë që ende s’ka ndodhur”.

Shoqata e krijuar rishtazi disa muaj më parë rezulton e regjistruar në të gjitha hallkat ligjore, siç tregojnë dokumentet publike të Qendrës Kombëtare të Biznesit dhe siç i pohoi BIRN-it kryetari i Shoqatës së Prokurorëve, Gëzim Spahiu.

“Regjistrimi formal sipas ligjit është bërë plotësisht, jemi pajisur me NIPT dhe rezultojmë si subjekt tatimpagues që nga fundi i dhjetorit 2025”, tha Spahiu.

Një zëdhënëse e Drejtorisë së Tatimeve nuk pranoi të kthente përgjigje të shpejtë nëse ky subjekt rezultonte si tatimpagues.

Një zëdhënëse e Drejtorisë së Tatimeve nuk pranoi të kthente përgjigje të shpejtë nëse ky subjekt rezultonte si tatimpagues.

Ndërsa zyra e shtypit pranë Kryeministrit insistoi se shoqata nuk ishte e regjistruar në Tatime, edhe pse këta të fundit i kanë lëshuar NIPT-in, i cili është i publikuar në Qendrën Kombëtare të Biznesit.*

“E para, Kryeministri e ka sqaruar shumë mirë që nuk e ka sjellë shembullin e mosregjistrimit ende në tatime si ndonjë faj, por thjesht për të thënë që shoqata është shumë e re,” tha zyra e Kryeministrit nëpërmjet një zëdhënëseje.

“E dyta, nëse Shoqata e Prokurorëve ju ka informuar se është e regjistruar në tatime, kjo nuk na rezulton në regjistrin e tatimeve, por nëse ju na vini në dispozicion një dokument regjistrimi, atëherë ne do t’ia përcjellim Kryeministrit,” shtoi ajo.

Por rasti ngre një shqetësim të hershëm për shpërndarjen e lajmeve të pabazuara në fakte dhe keqinformuese nga qeveria.

“Ne e kemi thënë me kohë, qeveria dhe agjencitë publike janë, në fakt, shpërndarësit ndër më të mëdhenjtë të dezinformatave dhe lajmeve të rreme”, i tha BIRN-it Myzyraj, i cili është kryetar i Asosacionit të Gazetarëve të Shqipërisë.

Sipas tij, jo rrallëherë edhe vetë kryeministri është shpërndarës i dezinformatave; rasti i fundit është përpjekja për të thelluar sulmin ndaj Shoqatës së Prokurorëve dhe deklaratat e tij se kjo shoqatë nuk është e regjistruar.

Por ai shtoi se detyra e mediave është të verifikojnë faktet edhe për deklaratat e kryeministrit.

“Në fakt, kryeministri edhe mund të gënjejë; janë mediat dhe gazetarët që e kanë për detyrë të tregojnë të vërtetën dhe të bëjnë fact-check për gjithçka”, theksoi Myzyraj.

The post BIRN: Rama sulmon Shoqatën e Prokurorëve me pretendime të pabaza appeared first on Albeu.com.

Stacionet e pompave në Fushë Kuqe dhe Fushë Milot jashtë funksionit/ Nga nesër probleme me furnizimin e ujit të pijshëm në Durrës

By: D Marku
4 February 2026 at 17:11

Nga dita e nesërme njoftohen të gjithë abonentët në Durrës se mund të ketë problematika në furnizimin me ujë të pijshëm.

Sipas njoftimit nga Shoqëria Rajonale Ujësjellës Kanalizime Durrës (SHRUKD) shkak për këtë situatë janë remontet e planifikuara nga OST, gjatë të cilave stacionet e pompave në Fushë Kuqe dhe Fushë Milot nuk do të furnizohen me energji elektrike në intervalin ora 08:00 – 16:00.

Gjatë kësaj periudhe, kur stacionet do të jenë jashtë funksionit, SHRUKD do të kryejë riparime të planifikuara në tubacionin kryesor të furnizimit me ujë në zonën e Tarinit.

The post Stacionet e pompave në Fushë Kuqe dhe Fushë Milot jashtë funksionit/ Nga nesër probleme me furnizimin e ujit të pijshëm në Durrës appeared first on Albeu.com.

“Kukulla e shtëpisë, e shoh si finaliste”/ Cilët nga konkurrentët e BBV5 do prekin finalen sipas Stelinës?

By: D Marku
4 February 2026 at 16:55

Ish-banorja e “Big Brother VIP 5”, Stelina, ka qenë ditën e sotme e ftuar në emisionin “Shqipëria Live” ku ka folur për rrugëtimin e saj brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

Në një moment gjatë intervistës, kur u pyet në lidhje me të gjithë banorët, kur u pyet për Selin dhe Kristin, ajo u shpreh se i sheh finalistë të këtij edicioni të pestë të reality show-t.

“Për mua është finalist. Nuk e di a do ta fitojë, po për mua është definitivisht finalist. Kristi fle gjithë ditë, çohet dy orë dhe bën çorap gjithë shtëpinë. Nuk e di se si e bën, nuk e kuptoj”, tha Stelina për Kristin.

Ndërsa për Selin, ish-banorja tha:

“Kukulla e shtëpisë, e kam shumë xhan. Mendoj se kam fituar një mike shumë të mirë jashtë Big Brother. E shoh si finaliste të “Big Brother”. Mirin e kam nga zemra, kurse për Selin dhe Kristin i mendoj në finale”

“Përtej dashamirësisë që ke për Mirin, pra jo me zemër, por kush mendon me mendje dhe ftohtë se e fiton Big Brother?”, ishte pyetja drejtuar më pas dhe Stelina u përgjigj:

“Me mendje të ftohtë dhe pa zemër, duke qenë se thashë se Selin dhe Kristin i shoh finalistë, jam mes këtyre të dyve. Nëse nuk do thosha për Mirin. Po nuk di ta ndaj se të dy kanë situata të forta në shtëpi”.

The post “Kukulla e shtëpisë, e shoh si finaliste”/ Cilët nga konkurrentët e BBV5 do prekin finalen sipas Stelinës? appeared first on Albeu.com.

Veliaj depoziton kërkesë në GJKKO për përjashtimin e gjyqtares Etleva Deda

By: D Marku
4 February 2026 at 16:35

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka depozituar sot pranë Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) një kërkesë për përjashtimin e gjyqtares Etleva Deda nga shqyrtimi i çështjes në të cilën është i përfshirë.

Raportohet se kërkesa e Veliaj do të shqyrtohet nga gjyqtari Bib Ndreca.

Veliaj shprehu verbalisht pretendimin e tij për përjashtimin e gjyqtares gjatë seancës së fundit, ndërsa gjyqtarja kishte vendosur më parë të mbyllë shqyrtimin paraprak dhe të tërhiqet për dhënien e vendimit.

Ai argumentoi se nuk kishte pasur mundësi të njihte të gjitha aktet e dosjes, pasi nuk i ishin vënë në dispozicion.

The post Veliaj depoziton kërkesë në GJKKO për përjashtimin e gjyqtares Etleva Deda appeared first on Albeu.com.

❌
❌