Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 29 January 2026Main stream

Isa Mustafa: LDK nuk zgjidhet me tifozllëk, Kuvendi duhet të rikthejë unitetin dhe orientimin euroatlantik

29 January 2026 at 14:45

Ish-kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa, ka reaguar lidhur me zhvillimet e fundit brenda partisë, duke theksuar se çështjet që lidhen me rezultatin zgjedhor dhe përgjegjësinë politike nuk duhet të trajtohen përmes presioneve publike apo deklarimeve nga degë, simpatizantë apo individë jashtë strukturave vendimmarrëse të partisë.

Në një postim publik, Mustafa ka bërë të ditur se ka refuzuar të involvohet në debate mediatike për dorëheqje apo emra të përveçëm, duke vlerësuar se përgjegjësia për rezultatin zgjedhor është çështje etike dhe duhet të zgjidhet brenda organeve të LDK-së, e jo përmes “tifozllëkut” që, sipas tij, deformon demokracinë e brendshme dhe rrezikon përçarje në Kuvendin e ardhshëm të partisë.

Ai ka paralajmëruar se LDK ende nuk është shëruar nga pasojat e një Kuvendi përçarës të mbajtur para dy dekadash dhe se skenarë të tillë nuk i shërbejnë partisë.

Mustafa ka theksuar se LDK “nuk meriton epitafe” dhe se ata që e duan duhet të besojnë në potencialin dhe forcën vetërregulluese të saj për t’u ringritur si subjekt i fortë politik që garanton balancë demokratike në Kosovë. Sipas tij, përveç presidentit historik Ibrahim Rugova, LDK nuk duhet të identifikohet me asnjë emër të veçantë.

Duke folur për Kuvendin e partisë, ai ka nënvizuar se LDK duhet të rikonfirmojë identitetin e saj si parti konservatore e qendrës së djathtë me orientim të palëkundur euroatlantik, duke shtuar se beteja politike e saj nuk duhet të jetë “ankand”, por ofertë serioze për ndërtimin e një shteti të qëndrueshëm dhe funksional.

Në fund, Mustafa ka bërë thirrje për reforma që burojnë nga njerëz besnikë ndaj LDK-së, por të hapur ndaj prurjeve të reja, duke kundërshtuar ndarjet mes të vjetërve dhe të rinjve. Ai ka theksuar se përgjegjësia duhet të mbetet standard normal i etikës demokratike dhe se “asnjë njeri në LDK nuk është i tepërt”.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Isa Mustafa: LDK nuk zgjidhet me tifozllëk, Kuvendi duhet të rikthejë unitetin dhe orientimin euroatlantik appeared first on Sinjali.

Ekskluzive | Anti-Droga e Prizrenit zbarkon në Suharekë, bastisje në kërkim të narkotikëve

29 January 2026 at 14:29

Njësia Anti-Drogë e Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prizren ka zbarkuar sot në Suharekë, ku ka nisur një aksion të gjerë operativ në kërkim të substancave narkotike.

Burime të besueshme të Sinjalit nga strukturat e afërta me hetimin bëjnë të ditur se aksioni po zhvillohet në bazë të informatave konkrete të siguruara nga informatorë dhe burime të inteligjencës policore, të cilat kanë treguar për dyshime serioze lidhur me posedim dhe shpërndarje të narkotikëve në disa lokacione.

Sipas këtyre burimeve, njësitë policore kanë kryer bastisje të targetuara, ndërsa fokusi kryesor i operacionit është gjetja dhe sekuestrimi i narkotikëve, si dhe identifikimi i personave të përfshirë në këtë veprimtari të kundërligjshme.

Për momentin nuk ka informacion zyrtar për arrestime, mirëpo aksioni është ende në zhvillim dhe nuk përjashtohet mundësia e ndalimeve gjatë orëve në vijim, në varësi të rezultateve të bastisjeve.

Sinjali do t’ju mbajë të informuar me detaje shtesë sapo të konfirmohen zhvillime të reja nga terreni.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Ekskluzive | Anti-Droga e Prizrenit zbarkon në Suharekë, bastisje në kërkim të narkotikëve appeared first on Sinjali.

Çmimi i arit shënon një tjetër rekord

29 January 2026 at 14:21

Rritja e çmimit të arit nuk po tregon shenja të ndaljes.

Vlera e metalit të çmuar ka kaluar nivelin e 5,500 dollarëve për ons (një ons ka vlerën e 28 gramëve) mëngjesin e së enjtes, vetëm tre ditë pasi kishte arritur në 5,000 dollarë për ons për herë të parë.

Ari u fuqizua edhe më tej ndërsa investitorët vazhdojnë të nxitojnë drejt aseteve të sigurta, duke kërkuar mbrojtje kundër pasigurisë gjeopolitike dhe ekonomike.

Metalet e çmuara po përfitojnë gjithashtu nga dollari më i dobët, i cili ka shënuar rënie.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Çmimi i arit shënon një tjetër rekord appeared first on Sinjali.

Publikohet Vaktia e Ramazanit 2026 në Kosovë, orari i syfyrit dhe iftarit

29 January 2026 at 13:55

Është publikuar vaktia e ramazanit 2026.

Sipas vaktisë, muaji i shenjtë i Ramazanit nis më 19 shkurt 2026 dhe syfyri i parë përfundon në ora 04:49 ndërsa iftari i parë në orën 17:21.

Muaji i Ramazanit përfundon më 20 mars kur është edhe Fitër Bajrami.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Publikohet Vaktia e Ramazanit 2026 në Kosovë, orari i syfyrit dhe iftarit appeared first on Sinjali.

Vizita e Starmer në Kinë – lehtësohen rregullat e udhëtimit për britanikët, qëndrim pa vizë deri në 30 ditë

29 January 2026 at 13:53

Kina ka rënë dakord të lehtësojë rregullat e udhëtimit për qytetarët e Mbretërisë së Bashkuar, duke u mundësuar atyre të hyjnë në vend pa vizë për qëndrime deri në 30 ditë.

Lajmi u bë i ditur të enjten përmes një deklarate nga zyra e kryeministrit britanik, Keir Starmer. Sipas njoftimit, masa synon të forcojë marrëdhëniet dypalëshe dhe të lehtësojë udhëtimet për arsye turistike, biznesi dhe shkëmbime kulturore.

Vendimi përbën një hap të rëndësishëm në përmirësimin e lidhjeve mes Londrës dhe Pekinit, në një kohë kur të dyja palët po kërkojnë të rrisin bashkëpunimin ekonomik dhe diplomatik.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Vizita e Starmer në Kinë – lehtësohen rregullat e udhëtimit për britanikët, qëndrim pa vizë deri në 30 ditë appeared first on Sinjali.

KQZ: Të premten pritet të përmbyllet rinumërimi

29 January 2026 at 13:41

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka thënë që procesi i rinumërimit pritet të përmbyllet këtë të premte.

Ai tha se deri të enjten në ora 10:00 janë rinumëruar rreth 88 për qind e vendvotimeve.

“Nga fillimi i këtij procesi (e martë, 13 janar 2026, ora 18:00) dhe deri më tani (e enjte, 29 janar 2026, ora 10:00) janë rinumëruar rreth 88% apo 2,245 nga 2,557 vendvotime”.

“Pra, numri i përgjithshëm i komunave që deri më tani kanë përmbyllur rinumërimin janë 34, ndërkaq kanë mbetur për t’u rinumëruar edhe 312 vendvotime që i takojnë 4 komunave të fundit nga ky proces”, tha Elezi.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post KQZ: Të premten pritet të përmbyllet rinumërimi appeared first on Sinjali.

Avokati i familjes Ademaj: Ka prova se Naim Murseli e ka tradhtuar Liridonën me gruan e të afërmit

29 January 2026 at 13:39

Avokati i familjes së Liridona Ademaj, Leutrim Syla, ka komentuar deklaratat e dhëna sot nga Naim Murseli gjatë seancës gjyqësore, duke thënë se ato janë të vështira për t’u dëgjuar për familjen e viktimës dhe, sipas tij, nuk përkojnë me faktet e paraqitura deri më tani në proces.

Syla në Tëvë1, ka deklaruar se Murseli në asnjë moment nuk e ka pranuar apo përmendur tradhtinë ndaj bashkëshortes së tij, Liridona Ademaj, ndonëse sipas avokatit, kjo është e dokumentuar dhe e dëshmuar.

“Për familjen është jashtëzakonisht e vështirë me i dëgju këto deklarata nga Naim Murseli, për shkak se ai asnjë moment nuk e ka deklaruar faktin se e ka tradhtuar Liridonën me grua të afërmit të tij. Me këto deklarime që po i bën sot, ai po mundohet me i dhënë vetes një lloj titulli, ndoshta edhe pompoz për media, por jo për të thënë të vërtetën”, ka thënë Syla.

Sipas tij, jo vetëm deklaratat e Murselit, por edhe dëshmitë e personave të tjerë, përfshirë edhe babain e vetë Naim Murselit, e konfirmojnë ekzistencën e kësaj tradhtie.

“Edhe nga deklarata e babait të Naim Murselit, por edhe nga dëshmitarë të tjerë, është plotësisht e qartë që ai e ka tradhtuar Liridonën. Mirëpo, këtë pjesë ai nuk e përmend fare, sikur të mos ekzistonte. Për këtë tradhti ka prova materiale, ka komunikime, ka mesazhe të shkëmbyera që janë pjesë e shkresave të lëndës”, ka shtuar avokati i familjes Ademaj.

Syla ka theksuar se këto fakte janë të rëndësishme për zbardhjen e plotë të rrethanave që kanë paraprirë vdekjen e Liridona Ademaj dhe se familja pret që drejtësia të trajtojë rastin mbi bazën e provave dhe jo narrativave publike.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Avokati i familjes Ademaj: Ka prova se Naim Murseli e ka tradhtuar Liridonën me gruan e të afërmit appeared first on Sinjali.

‘Kampioni’ Fetah  – këta janë ‘Paçarizët’ e ndaluar nga drejtësia për manipulim me vota

29 January 2026 at 13:26

Kandidati i PDK-së, Fetah Paçarizi, ka pasur më së shumti mospërputhje me votat në zgjedhjet e parakohshme të 28 dhjetorit.

Pas rinumërimit të 100% të votave, atij vetëm në Prizren i janë hequr 6 mijë vota të cilat i ishin shtuar jashtëligjshëm.

Si pasojë e këtyre manipulimeve deri tash janë ndaluar tre familjar të Fetah Paçarizit të cilët janë: Hasan Paçarizi, Granit Paçarizi dhe Ideal Paçarizi.

Të tre janë ndaluar si të dyshuar për manipulim të votave në Prizren.

Ndërsa sot, pikërisht për manipulim të votave është ndaluar edhe Nysret Bytyqi, kryetar i Komisionit Komunal Zgjedhor (KKZ) në Prizren.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

/GazetaSinjali/

The post ‘Kampioni’ Fetah  – këta janë ‘Paçarizët’ e ndaluar nga drejtësia për manipulim me vota appeared first on Sinjali.

KESCO kërkon rritje të çmimit të rrymës prej 21.4%

29 January 2026 at 13:25

Kompania furnizuese me energji elektrike, KESCO, ka kërkuar rritje të çmimit të energjisë elektrike për 21.4 për qind për vitin 2026.

Kërkesa është dorëzuar në Zyrën e Rregullatorit për Energji (ZRRE) dhe tani i takon këtij institucioni të vendosë nëse do ta aprovojë apo jo propozimin për rritjen e çmimit të rrymës.

Sipas aplikimit për të hyrat maksimale, pas marrjes në konsideratë të shpenzimeve të pritshme, kërkesa e Furnizuesit të Shërbimit Universal (FSHU) për të hyrat e lejuara maksimale për vitin 2026 arrin në 528.78 milionë euro.

Për krahasim, të hyrat e lejuara për vitin 2025 kanë qenë rreth 435 milionë euro – të cilat ishin aprovuar nga ZRRE-ja.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post KESCO kërkon rritje të çmimit të rrymës prej 21.4% appeared first on Sinjali.

Ekskluzive: Ndalohet për 48 orë edhe Hasan Paçarizi, i afërmi i “supermenit” Fetah Paçarizi

29 January 2026 at 12:58

Gazeta Sinjali mëson ekskluzivisht se për rastin e manipulimit të votave është ndaluar edhe Hasan Paçarizi, i afërmi i Fetah Paçarizit, i cili ka pasur më së shumti mospërputhje me votat në zgjedhjet e parakohshme të 28 dhjetorit.

Sipas burimeve të Sinjalit brenda hetuesisë, ndalimi i Hasan Paçarizit – Cani, i cili ishte në arrati lidhet me dyshime për manipulim me vota në Prizren.

Ai siç merr vesh Gazeta Sinjali është ndaluar ndaluar për 48 orë.

Rasti tashmë është duke u trajtuar nga organet kompetente, ndërsa ndaj të dyshuarit pritet që të ndërmerren veprime të tjera procedurale në varësi të zhvillimit të hetimeve.

Nga Policia dhe Prokuroria ende nuk ka një njoftim zyrtar për detajet e rastit.

Gazeta Sinjali do t’ju mbajë të informuar me zhvillimet më të reja lidhur me këtë çështje.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

/GazetaSinjali/

The post Ekskluzive: Ndalohet për 48 orë edhe Hasan Paçarizi, i afërmi i “supermenit” Fetah Paçarizi appeared first on Sinjali.

Ekskluzive | Ky është 45-vjeçari që u gjet pa shenja jete në banesën e tij në Prishtinë

29 January 2026 at 12:40

Gazeta Sinjali mëson identitetin e personit që u gjet i pajetë mbrëmë në banesën e tij në Prishtinë, në një rast që po hetohet nga organet e drejtësisë.

Bëhet fjalë për Jeton Jahja, 45-vjeç, i cili u gjet pa shenja jete i shtrirë në shtrat, në shtëpinë e tij në rrugën “Ismajl Ismajli” në kryeqytet.

Rasti është raportuar rreth orës 19:50 nga vëllai i tij, Nusret Jahja, i cili ka njoftuar Policinë pasi kishte konstatuar se vëllai nuk jepte shenja jete. Në vendin e ngjarjes kanë dalë menjëherë njësitë policore dhe ndihma e shpejtë, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen rreth orës 20:20.

Burime të besueshme nga strukturat e afërta me hetimin bëjnë të ditur se në vendngjarje kanë dalë edhe hetuesit rajonalë dhe Instituti i Mjekësisë Ligjore, ndërsa me urdhër të Prokurorit të Shtetit, rasti është cilësuar si “Hetim mbi vdekjen”.

Trupi i pajetë i 45-vjeçarit është dërguar për autopsi në IML, për të sqaruar shkaqet dhe rrethanat e sakta të vdekjes.

Hetimet janë në vazhdim.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Ekskluzive | Ky është 45-vjeçari që u gjet pa shenja jete në banesën e tij në Prishtinë appeared first on Sinjali.

Ngjarje e rëndë në Prishtinë: 45-vjeçari gjendet i pajetë në shtrat, Prokuroria urdhëron autopsi

29 January 2026 at 12:35

Një ngjarje e rëndë ka tronditur mbrëmjen e së mërkurës kryeqytetin, ku një burrë është gjetur pa shenja jete brenda shtëpisë së tij, në rrethana që po hetohen nga autoritetet.

Ngjarja ka ndodhur më 28 janar 2026, rreth orës 19:50, në rrugën “Ismajl Ismajli” në Prishtinë. Sipas informatave, Policia është njoftuar nga një person i cili ka raportuar se vëllai i tij, J.J., ishte gjetur i shtrirë në krevat, pa shenja jete.

Njësitë policore të Stacionit Policor “Veriu” kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ndërsa është thirrur edhe ndihma e shpejtë. Ekipi mjekësor ka arritur në vendngjarje rreth orës 20:20, ku ka konstatuar vdekjen e personit.

Burime të besueshme nga strukturat e afërta me hetimin bëjnë të ditur se në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe hetuesit rajonalë, si dhe ekipi i Institutit të Mjekësisë Ligjore, për të kryer procedurat e nevojshme.

Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit kujdestar, i cili ka urdhëruar që rasti të cilësohet si “Hetim mbi vdekjen”, ndërsa trupi i pajetë është dërguar në IML për autopsi, me qëllim të sqarimit të plotë të shkakut dhe rrethanave të vdekjes.

Hetimet për këtë rast janë duke vazhduar.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Ngjarje e rëndë në Prishtinë: 45-vjeçari gjendet i pajetë në shtrat, Prokuroria urdhëron autopsi appeared first on Sinjali.

Dhunë në familje në Mitrovicë: vajza kërcënon babanë dhe tenton të sulmojë gjyshen me thika kuzhine

29 January 2026 at 12:29

Një incident serioz i dhunës në familje është raportuar mesditën e së mërkurës në fshatin Frashër i Madh në Mitrovicë, ku një vajzë dyshohet se ka kanosur babanë e saj dhe ka tentuar të sulmojë gjyshen, duke mbajtur në duar thika kuzhine.

Ngjarja ka ndodhur më 28 janar 2026, rreth orës 13:00, kur Policia ka pranuar informatën për një rast dhune në familje dhe menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes.

Sipas burimeve të besueshme nga strukturat e afërta me hetimin, njësitet policore kanë hasur palët e përfshira dhe nga e dyshuara A.H. janë konfiskuar dy thika të vogla kuzhine. Të gjitha palët janë shoqëruar në stacion policor për intervistim.

Ankuesi S.H. ka deklaruar se vajza e tij e ka kanosur dhe kishte tentuar të sulmonte gjyshen M.H., mirëpo ka theksuar se me vullnetin e tij nuk dëshiron ta akuzojë vajzën. Ndërkaq, gjyshja ka deklaruar se është ofenduar verbalisht nga mbesa e saj me fjalë fyese.

E dyshuara, gjatë intervistimit nga njësia e hetimeve për dhunë në familje, ka pranuar se ka kanosur babanë, duke deklaruar se ka qenë në gjendje të rënduar emocionale dhe nën stres, ndërsa është zotuar se një veprim i tillë nuk do të përsëritet. Ajo ka mohuar se ka ofenduar gjyshen, por ka pranuar se thikat i kishte në duar.

Në konsultim me Prokurorin e Shtetit, rasti është iniciuar si “Dhunë në familje”, ndërsa pas intervistimit, palët janë liruar në procedurë të rregullt.

Hetimet lidhur me rastin mbeten në vazhdim.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Dhunë në familje në Mitrovicë: vajza kërcënon babanë dhe tenton të sulmojë gjyshen me thika kuzhine appeared first on Sinjali.

Zv/ministri me mbi 900 vota të shtuara në zgjedhje: Nuk kam kërkuar asgjë nga askush

29 January 2026 at 11:47

Zëvendësministri në detyrë i Arsimit, Taulant Kelmendi e ka ftuar Prokurorinë e Shtetit që të hetojë manipulimet e dyshuara në zgjedhje në Komunën e Pejës.

Kandidati për deputet nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, të cilit pas rinumërimit ka rezultuar t’i jenë shtuar 955 vota gjatë numërimit në Qendrën Komunale të Numërimit, tha të enjten se e ka vërejtur shtimin e votave të tij.

“Tash, pas rinumërimit, kur rezultati është i pastruar dhe i pakontestueshëm, ndiej obligim të sqaroj dhe mos të lë hije në fitoren tonë”, ka thënë ai.

“Me shumë shqetësim i kam përcjellur zhvillimet gjatë procesit të rinumërimit të votave në Pejë, ku është vërejtur se edhe mua më janë shtuar vota në disa kuti gjatë numërimit. Nuk e di nga kush dhe nuk kam kërkuar nga askush. Prandaj është e papranueshme!”, është shprehur zv/ministri në detyrë.

Kelmendi ka theksuar se ndërhyrja në vullnetin e qytetarëve është veper penale edhe nëse dëshira e dikujt ka qenë për të më ndihmuar.

“Në Komunën e Pejës, votat janë numëruar të fundit dhe ishte e qartë se mbështetja ishte e mjaftueshme për ta fituar mandatin”, ka deklaruar Kelmendi.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Zv/ministri me mbi 900 vota të shtuara në zgjedhje: Nuk kam kërkuar asgjë nga askush appeared first on Sinjali.

Murseli: Betohem se unë me fëmijët nuk kemi qenë në makinë kur u vra Liridona

29 January 2026 at 11:34

I akuzuari për vrasjen e Liridona Ademajt, Naim Murseli ka deklaruar në seancën gjyqësore se në momentin kritik, pak para vrasjes së Liridona Ademajt, një person i maskuar i ka ndalur në rrugë dhe ka kryer grabitje, duke insistuar se as ai dhe as fëmijët nuk kanë qenë në veturë në çastin kur është qëlluar bashkëshortja e tij.

Gjatë dëshmisë para trupit gjykues, Murseli përshkroi në detaje lëvizjet e familjes, ndalesën në një pompë derivatesh dhe në market, si dhe situatën që sipas tij ndodhi disa qindra metra para mbërritjes në shtëpinë e tyre në Bernicë, duke edhe e mohuar që kishte mbajtur me dorën e tij të djathtë Ademajn, sic edhe thuhet në aktakuzë.

“Rrugës për në shtëpi jemi ndalur në ‘Shell’ dhe e kam mbushur kerrin full që Liridona mund ta ketë për krejt javën. Nga aty jemi nisur në shtëpi dhe rrugës më thotë Liridona mu ndal me blerë vezë në marketin. Siç e ka pohuar edhe dëshmitari, jam dalë, kam hy brenda, kam blerë vezë, pronari më dhe edhe çokollata me ju dhënë fëmijëve dhe vezët i vendosa në gepek dhe jemi nisur. Kam vazhduar në drejtim të shtëpisë në Bernicë dhe nuk e di sa, 500 metra para se me mbërri në shtëpi, papritmas nga ana e majtë e imja, nga therrat del një person i maskuar në mes të rrugës duke drejtuar armën në drejtim tonin. Unë isha vozitës, Liridona pasagjere, fëmijët mbrapa. Liridona thotë: ‘O kuku hajni’. Unë e ngadalësova, i çoj duart krejt kohën dhe personi i maskuar afrohet, ishte në mes dhe vjen te dritarja ku ishte Liridona ulur, Liridona e hap dritaren gjysë apo nuk e di sa. Unë i kisha paratë në xhep se kulet nuk mbaj dhe ato ia dha, ai e zgjatë dorën, ai merr paratë dhe Liridona ia jep edhe telefonin edhe paratë. Disa qindra euro, jo më shumë. Unë kam menduar se grabitja po bëhet për veturë, nuk ka qenë i parkuar makina e tij, kam menduar që po grabitet vetura, kjo është arsyeja që kam dalë nga vetura. E kam zgjatur dorën nga tavani i kerrit dhe e ka marrë telefonin tim. E kam hapur derën e kerrit të fëmijëve, fëmijët kanë vrapuar edhe unë kam vrapuar pas tyre, duke menduar se ai do të ulet në veturë dhe do ta marrë veturën. Dhe pas vetëm disa sekondave kam dëgjuar krismën, më janë dukur dy krisma, në atë moment kam menduar që po shtinte në drejtim tonin, nuk kam guxuar të kthehem prapa. Pas disa sekondave kthej kokën prapa e shoh që nuk është Liridona”, tha ai.

Ai mohoi që ka ka mbajtur me dorën e djathë të ndjerën për ta goditur plumbi, e ku sipas tij nuk ka qenë ai edhe fëmijët në veturë kur është vrarë e ndjera Ademaj.

“Pas disa sekondave vjen vetura e zezë dhe në atë moment makina vjen në drejtim timin dhe fëmijëve, ishte shumë afër për të na goditur, nuk e di a ka humbur kontrollin a çka, unë kam kapur fëmijët. Ai ka vazhduar, i njëjti ka qenë me maskë. Unë në aktakuzë akuzohem që kam mbajtur me dorë të djathtë gruan time në momentin kritik. Unë ju betohem në dy fëmijët e mi, betohem se nuk kam qenë as unë as fëmijët në makinë kur është vrarë Liridona”, tregon ai.

Para trupit gjykues, Muresli thotë se kishte dashtë të kthehej te vendi ku la Liridonën, por që fëmijët nuk ia lëshonin dorën.

“Kur deshta me u kthy te Liridona, fëmijët nuk ma lëshuan dorën se frikoheshin, unë vrapova te dyert e shtëpive tri herë, por nuk e hapi askush. Doli një grua në shtëpinë e fundit në dritare, e moshuar ishte, i them lajmëro policinë, ajo thotë nuk e di. Kjo është arsyeja pse kam vazhduar te marketi sepse nuk mora ndihmë aty. Nga pronari i marketit kam kërkuar që të kthehem, ai më ka thënë prit derisa të vijë policia. Unë në vendngjarje kam shkuar me polici, por nuk më kanë lënë me dalë në vendngjarje”, thotë Murseli.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Murseli: Betohem se unë me fëmijët nuk kemi qenë në makinë kur u vra Liridona appeared first on Sinjali.

Manipulimi me vota – grupi i dytë nën hetim, Policia dhe Prokuroria po intervistojnë të dyshuarit e radhës në Prizren

29 January 2026 at 11:15

Prokuroria Themelore në Prizren ka njoftuar se, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës – Drejtorinë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion, si dhe me Drejtorinë Rajonale të Policisë në Prizren, po vazhdon hetimet e zgjeruara lidhur me grupin e dytë të personave të dyshuar në Prizren.

Hetimet janë ndërmarrë pas pranimit të informatave publike që lidhen me procesin e rinumërimit të rezultateve të votimit në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR), përkatësisht në Qendrën Komunale të Numërimit (QKN) në Prizren.

Sipas Prokurorisë, dyshimet kanë të bëjnë me kryerjen e veprave penale nga Kapitulli XVIII i Kodit Penal të Republikës së Kosovës, që ndërlidhen me shkeljen e të drejtave të votimit, si dhe nga Kapitulli XXXIII, që përfshin korrupsionin zyrtar dhe veprat penale kundër detyrës zyrtare.

Duke marrë parasysh interesimin e madh të mediave dhe opinionit publik, Prokuroria Themelore në Prizren ka bërë të ditur se gjatë ditës së sotme, pas përfundimit të intervistimit të të dyshuarve në polici, do të publikohet një komunikatë shtesë me informacione mbi veprimet dhe zhvillimet e mëtejme hetimore.

Gazeta Sinjali ka raportuar në mëngjes se priten zhvillime të reja sa i përket procesit të manipulimit të votave në Prizren.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Manipulimi me vota – grupi i dytë nën hetim, Policia dhe Prokuroria po intervistojnë të dyshuarit e radhës në Prizren appeared first on Sinjali.

Osmani tregon detaje për takimin me Trump: Roli i SHBA-së në paqen dhe sigurinë e Kosovës është i pazëvendësueshëm

29 January 2026 at 10:52

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka folur për takimet dhe diskutimet që ka pasur me Presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, duke theksuar rëndësinë e rolit amerikan në ruajtjen e paqes, sigurisë dhe sovranitetit të Kosovës.

Në një intervistë për “Përballje Podcast”, Osmani tha se ka pasur disa diskutime me Trump që nga zgjedhja e tij, të fokusuara kryesisht në çështjet e sigurisë dhe stabilitetit rajonal.

“Kam pasur disa diskutime me Presidentin Trump nga momenti i zgjedhjes së tij. Një nga takimet kryesore është zhvilluar në Paris, në Pallatin Elize. Diskutimet kanë qenë të fokusuara në situatën e sigurisë dhe në nevojën që Shtetet e Bashkuara të Amerikës të vazhdojnë të kenë rol lidershipi në mirëmbajtjen e paqes dhe sigurisë në rajonin tonë si dhe biseda në kuadër të takimeve në Kombet e Bashkuara ku kemi pasur një diskutim përmbajtjesor rreth rolit të Presidentit Trump për paqen, në vendin tonë, por edhe më gjerë, sepse rajoni ynë është i rëndësishëm për administratën amerikane”, tha Presidentja.

Osmani theksoi se roli i Shteteve të Bashkuara në Kosovë mbetet thelbësor dhe i pazëvendësueshëm, si në aspektin e sigurisë, ashtu edhe në forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar të vendit.

“Roli i Amerikës në mirëmbajtjen e paqes dhe sigurisë në Kosovë, në mbrojtjen e kufijve tanë së bashku me institucionet tona të sigurisë dhe në shtyrjen përpara të Kosovës me sovranitet të plotë dhe integritet territorial të plotë, është rol i pazëvendësueshëm,” theksoi ajo.

Presidentja sqaroi se diskutimet me Trump kanë qenë edhe të natyrës diskrete dhe se detajet do të bëhen publike në një periudhë tjetër.

“Këto janë diskutime diskrete dhe është mirë që, për hir të ecjes përpara të shtetit tonë dhe të relacionit me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, detajet t’i themi në një moment tjetër”, tha Osmani.

Ajo theksoi se takimet me Presidentin amerikan janë zhvilluar në frymën e falënderimit për mbështetjen e vazhdueshme të SHBA-së ndaj Kosovës.

“Ka qenë një diskutim falënderimi për rolin që Shtetet e Bashkuara po e luajnë për Kosovën dhe për përkrahjen e vazhdueshme që Amerika i jep shtetit tonë”, përfundoi Osmani.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Osmani tregon detaje për takimin me Trump: Roli i SHBA-së në paqen dhe sigurinë e Kosovës është i pazëvendësueshëm appeared first on Sinjali.

Refuzohet kërkesa e mbrojtësve të Naim Murselit për rikonstruktimin e vendit të ngjarjes

29 January 2026 at 10:42

Ka vazhduar edhe sot seanca gjyqësore ndaj tre të akuzuarve, Naim Murseli, Granit Plava dhe Kushtrim Kokalla, për vrasjen e Liridona Ademajt më 29 nëntor 2023.

Në seancën e së enjtes, mbrojtësit e të akuzuarve parashtruan disa kërkesa.

Avokatët e të pandehurit Murseli, Teutë Zhinipotoku dhe Skender Piraj, propozuan rikonstruktimin e ngjarjes. Ky propozim u kundërshtua nga prokurorja e rastit, si dhe nga mbrojtësi i palës së dëmtuar, Leutrim Syla.

Avokati i të pandehurit Granit Plava, Skender Gojani, përmes një shkrese ka paraqitur kërkesë që ndaj klientit të tij të kryhet një ekzaminim mjekësor shtesë.

Ndërsa avokati i Kushtrim Kokallës, Ndrec Doda, me anë të një shkrese ka propozuar që të dëgjohet dëshmitari Tafil Kokalla.

Trupi gjykues, i përbërë nga Fatime Dermaku (kryetare), si dhe anëtarët Alban Ajvazi dhe Genta Beka, pas këshillimit vendosi që të gjitha këto propozime të mbrojtësve të refuzohen.

Seanca gjyqësore ka vazhduar me dëgjimin e të akuzuarit Naim Murseli.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Refuzohet kërkesa e mbrojtësve të Naim Murselit për rikonstruktimin e vendit të ngjarjes appeared first on Sinjali.

Irani është “praktikisht i pambrojtur” nëse SHBA-ja e sulmon

29 January 2026 at 10:17

Irani po bëhet gati për një sulm të mundshëm, teksa Shtetet e Bashkuara kanë dislokuar asete kyç ushtarake, përfshirë një aeroplanmbajtës dhe bombardues të tjerë në Lindjen e Mesme.

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka kërcënuar me sulme ndaj Republikës Islamike për shkak të shtypjes brutale të protestuesve antiqeveritarë. Nëse Trumpi autorizon një veprim ushtarak, Teherani mund të jetë praktikisht i pafuqishëm për të ndalur një sulm ajror, thonë ekspertët.

Por, kjo nuk nënkupton se Irani nuk mund të hakmerret ndaj ushtrisë amerikane dhe aseteve komerciale në rajon, thanë ekspertët, duke përmendur arsenalin e fuqishëm të Teheranit me raketa të avancuara balistike, raketa lundruese që mund të fluturojnë ulët si dhe dronët luftarakë dhe kamikazë.

Gjatë luftës 12-ditore qershorin e vitit të kaluar, Izraeli goditi infrastrukturën ushtarake të Iranit, përfshirë edhe qendrat për prodhimin e raketave. Sulmi i Izraelit po ashtu dobësoi aftësinë e Iranit, që ka një forcë të vjetëruar ajrore, për t’u mbrojtur nga sulmet ajrore, duke shënjestruar radarët e tij dhe sistemet e mbrojtjes ajrore S-300 të prodhimit rus.

Edhe në ato rrethana, Teherani arriti të lëshonte qindra raketa balistike drejt Izraelit. Dhjetëra raketa, shumica nga të cilat kishin për cak objektet ushtarake, depërtuan mbrojtjen e fuqishme ajrore të Izraelit.

“Në aspektin e aftësive mbrojtëse, Irani është praktikisht i pambrojtur”, tha Michael Horowitz, një ekspert i pavarur i mbrojtjes, me seli në Izrael.

Por, Irani “ka ende një arsenal të madh raketash me rreze të shkurtër dhe të mesme veprimi që lehtësisht mund të godasin bazat amerikane në Lindjen e Mesme, si edhe raketa lundruese dhe dronë që me gjasë do t’i përdorte për të shënjestruar anijet amerikane”, shtoi Horowitz.

Raketat “e fuqishme” balistike

Në qershor, Izraeli goditi caqe përreth Teheranit, përfshirë kompleksin ushtarak në Parçin, bazën ushtarake Hoxhir, objektin raketor në Shahrud dhe një fabrikë në Zonën Industriale Shamsabad.

Sulmet kishin për qëllim të pengonin prodhimin nga Irani të raketave balistike me rreze të mesme veprimi, të cilat përbëjnë kërcënim për Izraelin dhe janë “mjaft të fuqishme”, tha Sascha Bruchmann, analist për çështje ushtarake dhe të sigurisë në Institutin Ndërkombëtar për Studime Strategjike, me seli në Londër.

Shumë nga raketat balistike me rreze të mesme veprimi “operojnë me karburante të lëngshëm dhe varen infrastruktura për t’u gjuajtur dhe për t’u mbushur me karburant”, tha Bruchmann. “Izraelitët e përdorën këtë fakt për t’i gjetur dhe për t’i shkatërruar shumicën e lëshuesve të raketave gjatë luftës”.

Numri i lëshuesve të raketave që Irani ka operacionale është i paqartë.

Irani posedon edhe raketa balistike me rreze të shkurtër veprimi që janë “shpesh me karburant të ngurtë, shumë më fleksibile dhe për këtë arsye më të vështira për t’u detektuar para lëshimit”, shtoi Bruchmann, duke vlerësuar se Teherani ka disa mijëra raketa të tilla.

Ai tha se raketat me rreze të mesme veprimi “përbëjnë kërcënim real, veçmas për shtetet më të vogla të Gjirit Persik”, sikurse Katari dhe Bahrejni që janë mikpritës të bazave dhe forcave amerikane.

Përtej arsenalit të armëve, një nga mjetet më të fuqishme të Iranit është aftësia e tij për të penguar trafikun e naftës në Gjirin Persik, një rajon që prodhon rreth 40 për qind të naftës në botë, thonë ekspertët.

Rreth një e pesta e furnizimit global me naftë kalon përmes Ngushticës së Hormuzit, një rrugë e ngushtë ujore që lidh Gjirin Persik me oqeanin e hapur. Irani ka shqyrtuar më herët mbylljen e kësaj rruge, një veprim që do të ndërpriste rrjedhën globale të naftës.

“Republika Islamike që një kohë të gjatë ka përgatitur një sërë kapacitetesh ushtarake të destinuara për ta mbyllur këtë rrugë kyç detare. Kjo do të krijonte një tronditje ekonomike që Irani mund ta shfrytëzonte”, tha Horowitz.

SHBA shqyrton opsione ushtarake

Trump kërcënoi me sulme ushtarake ndaj Iranit pasi autoritetet vranë mijëra persona gjatë shtypjes së protestave masive që shpërthyen në fund të dhjetorit. Kohët e fundit, Trump është tërhequr nga ky kërcënim, megjithëse nuk e ka përjashtuar kryerjen e një sulmi.

Sipas raportimeve të mediave amerikane, Trump po shqyrton një sërë opsionesh ushtarake. Ato përfshijnë sulme ndaj objektivave kryesisht simbolike, sulme që kanë për shënjestër eliminimin e liderit suprem ajatollah Ali Khamenei dhe udhëheqësve të tjerë apo një fushatë të zgjatur bombardimesh.

Çdo veprim ushtarak i SHBA-së kundër Iranit bart rreziqe të mëdha, thonë ekspertët, dhe edhe një sulm i kufizuar mund të provokojë kundërpërgjigje nga Teherani dhe të shkaktojë një konflikt të gjerë që mund ta përfshijë të gjithë rajonin.

Nuk është e qartë nëse qëllimi përfundimtar i një veprimi të mundshëm ushtarak amerikan ndaj Iranit është ndryshimi i regjimit, nxitja e dezertimeve në forcat e armatosura dhe elitën politike, dobësimi i aftësisë së forcave të sigurisë për të shtypur protestat, apo që një Teheran i dobësuar të sillet në tavolinën e negociatave.

Një fushatë ajrore amerikane, pa ndërhyrje tokësore, nuk do të çonte në ndryshim të regjimit, sipas ekspertëve. Një pushtim tokësor i Iranit, shtetit më të madh dhe më të populluar në Lindjen e Mesme, konsiderohet opsion joreal nga shumë ekspertë të mbrojtjes.

Një fushatë e zgjatur ajrore nga SHBA-ja ka pak gjasa të ndodhë, thonë ekspertët, duke përmendur dëshirën e Trumpit, sipas raportimeve, për një sulm të kufizuar dhe vendimtar. Por, edhe një ofensivë që do të zgjaste me muaj nuk do të garantonte rrëzimin e regjimit.

“Një fushatë e qëndrueshme ajrore nga SHBA-ja mund ta dëmtojë rëndë ushtrinë konvencionale të Iranit duke shkatërruar sistemet e komandës dhe kontrollit si dhe infrastrukturën, por nuk ka gjasa që vetëm ajo të çojë në kolapsimin e forcave të sigurisë së Iranit, të cilat mund të shpërndahen, të fshihen dhe të kalojnë në represion të brendshëm”, tha Horowitz.

“Fuqia ajrore mund të ndëshkojë dhe paralizojë, por do të duhej që njëkohësisht të kishte në terren një çarje politike, si rifillimi i protestave dhe përçarjeve brenda udhëheqjes iraniane, për të sjellë vërtet një kolaps të plotë të forcave të sigurisë ose të regjimit”, shtoi ai.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Irani është “praktikisht i pambrojtur” nëse SHBA-ja e sulmon appeared first on Sinjali.

Rinumërimi drejt fundit, vetëm edhe 312 vendvotime të 4 komunave mbetet të rinumërohen

29 January 2026 at 10:16

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve është duke vazhduar numërimi i fletëvotimeve sipas listës së vendvotimeve për të cilat KQZ ka marrë vendim që të rinumërohen.

“Nga fillimi i këtij procesi (e martë, 13 janar 2026, ora 18:00) dhe deri më tani (e enjte, 29 janar 2026, ora 10:00) janë rinumëruar rreth 88% apo 2,245 nga 2,557 vendvotime”.

“Pra, numri i përgjithshëm i komunave që deri më tani kanë përmbyllur rinumërimin janë 34, ndërkaq kanë mbetur për t’u rinumëruar edhe 312 vendvotime që i takojnë 4 komuave të fundit nga ky proces”, njoftoi Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.

Në platfomën e KQZ-së për rezultate https://resultsparliamentary2025.kqz-ks.org/ në hapësirën QNR > Rinumërim, do të paraqiten rezultatet pas numërimit të çdo vendvotimi.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Rinumërimi drejt fundit, vetëm edhe 312 vendvotime të 4 komunave mbetet të rinumërohen appeared first on Sinjali.

❌
❌