Normal view
News Line me Fabiola Hoxha, (03/02/2026)
News Line me Fabiola Hoxha, (02/02/2026)
News Line me Fabiola Hoxha, (31/01/2026)
News Line me Rovena Nezirin, (30/01/2026)
News Line me Rovena Nezirin, (26/01/2026)
Burg kush cënon gazetarët/ Leka: Ligj i rëndësishëm, por duhen legjislacione mbështetëse
Analisti Martin Leka komentoi projektligjin e ri për dënimin e kujtdo që këcënon apo dhunon gazetarët. Leka për News Line tha se ky ligj është i rëndësishëm dhe se gazetarët duhet të kenë profesionalizëm, dinjitet dhe pavarësi.
Në xhunglën e vendit tonë, Leka tha se gazetarët nuk mund të rregullohen me teorinë e vetërregullimit dhe se duhet një legjislacion mbështetës.
“Të gjitha këto projektligje duhet të ishin pjesë e ndryshimeve për të përshtatur legjislacionin shqiptar me atë ndërkombëtar. Dihet se jemi në fazën e fundit për hapjen e negociatave.
Dekriminalizimi i shpifjes duhet parë edhe në një aspekt tjetër, pasi ky nen duhet të plotësohet me legjislacion mbështetës që të mos jetë thjesht apriori. Nuk duhet t’u lihet rrugë e lirë shpifjeve. Është një nen për mbrojtjen e gazetarëve, por duhet të plotësohet me rregulla se kush është gazetar.
Përveç ligjeve shumë të rëndësishme, gazetarët duhet të kenë profesionalizëm, dinjitet dhe pavarësi. Në këtë “xhungël” të gjithçkaje në Shqipëri, gazetarët nuk mund të rregullohen me teorinë e vetërregullimit, sepse kjo çon në kaos total.
PD, me 7 apo 8 deputetë në sallë, tregoi se është e painteresuar, përveç retorikës që përdor, ndërkohë që votat flasin vetë dhe janë të mjaftueshme për një shumicë të përfaqësimit të popullit. Ata kanë të zënë liderin në Strasburg për të sulmuar “Narkoshtetin” dhe “Ramaduron”.” / abcnews.al /
News Line me Rovena Nezirin, (27/01/2026)
-
- “Raporti SHBA-Shqipëri, strategjike dhe reciproke”, Meçe: Opinioni, i konsoliduar se çdo kërkesë e SHBA është detyrim për ne…
“Raporti SHBA-Shqipëri, strategjike dhe reciproke”, Meçe: Opinioni, i konsoliduar se çdo kërkesë e SHBA është detyrim për ne…
Rama apo Berisha, kush është më afër Trump? Pas ftesës së Trump për Bordin e Paqes, Shumica e shqiptarëve nuk i besojnë më nofkave dhe skenarëve imagjinare për rrëmbimin e kryeministrit.
53% e vulosin si fundi i tezës Ramaduro nga opozita, kurse vetëm gjysma e mbështetësve të Berishës i besojnë ende parullës “Asgjë nuk e shpëton Edi Ramën”.
Analisti Arben Meçe komentoi për ‘Neës Line’ rezultatet e sondazhit javor në ABC Neës. Meçe tha se marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe SHBA janë të qëndrueshme dhe strategjike dhe se kanë interesa reciproke. Sipas tij, populli shqiptar ka opinion të konsoliduar dhe se çdo kërkesë që vjen nga SHBA konsiderohet si detyrim i yni pasi politika amerikane ka qenë përherë mbështetëse për ne.
“Marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe SHBA-së janë marrëdhënie të qëndrueshme dhe strategjike, me interesa reciproke, si për ne ashtu edhe për Amerikën, e cila e sheh Shqipërinë si një partner të besueshëm dhe të qëndrueshëm në misionet e politikës së jashtme. Këto marrëdhënie nuk kanë të bëjnë vetëm me sigurinë e brendshme, por edhe me interesa gjeostrategjike amerikane në zonën ku ndodhemi, ku Shqipëria është identifikuar si një partner i rëndësishëm gjeopolitik.
Këto debate u futën në koridore politike ku, diku u deformuan, diku u manipuluan dhe sollën atë përshtypje sikur çështja po trajtohej në mënyrë “ramaduro”.
Në politikën e shtetit shqiptar, opinioni duhej të ishte më solid dhe më i qartë edhe në interpretimin në Shqipëri. Askush nuk u fut në analizën nëse kjo marrëveshje kërkonte një analizë të brendshme apo më të thelluar, por u mbështet bindja e plotë e qytetarit shqiptar në pranimin pa kushte të çdo marrëdhënieje që konsolidohet përmes akteve dhe kalon direkt në miratim. Çdo kërkesë që i bëhet Shqipërisë nga SHBA pranohet automatikisht si në interesin tonë. Opinioni është konsoliduar në këtë drejtim: çdo kërkesë që vjen nga SHBA lidhet me marrëdhëniet strategjike dhe nuk kundërshtohet. Kërkesat që vijnë nga SHBA konsiderohen një detyrim i padiskutueshëm nga ana jonë, duke qenë se politika amerikane ka qenë vazhdimisht mbështetëse.”