Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Jo 33% banorë më pak më 2023, krahasuar me vitin 1990

28 January 2026 at 13:37

Nga Eduard Zaloshnja

Në konferencën me BERZH, guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, deklaroi: “Popullsia ka ardhur në rënie të vazhdueshme, ndërkohë që mosha mesatare po rritet me shpejtësi. Regjistrimi i popullsisë i vitit 2023 evidentoi rreth 2.4 milionë banorë, afërsisht një e treta më pak krahasuar me vitin 1990”.

Kjo deklaratë është gabim aritmetikisht – në fillim të vitit 1990 (sipas regjistrimit të atëhershëm të popullsisë) banonin 3.18 milionë shqiptarë brenda vendit. Dhe në qoftë se pjestojmë 2.4 milionë të 2023-shit me 3.18 milionë, del se popullsia banuese në Shqipëri më 2023 ishte sa 75% e asaj të para 36 vjetëve – pra 25% më pak, e jo 33% më pak.

Në qoftë se askush nuk do të ishte larguar nga vendi në 36 vjetët e fundit, popullsia banuese në vend mund të kishte arritur sot 4.6 milionë (pra, do të ishte rritur me 45%), por kushtet ekonomike të Shqipërisë, sidomos në dy dekadat e para të tranzicionit nuk e siguronin dot mbijetesën e një popullsie aq të madhe. Prandaj edhe ndodhi deri më 2011 emigrimi i mbi 1.4 milionë shqiptarëve të lindur në Shqipëri. Pas vitit 2011 emigracioni ka vazhduar, por për përmirsimin e jetesës, e jo për mbijetesë…

Fjalime, molotovë, dhe… në rishikim

24 January 2026 at 22:26

Nga Eduard Zaloshnja

Rutina e zakonshme e protestave të thirrura nga Berisha u përsërit edhe në protestën e fundit.

Të mobilizuar nga Berisha, vartësit e tij nëpër degët e PD-së sollën në bulevard përkrahësit e tyre nga ishin e nga s’ishin, i rreshtuan në mëyrë të shpërndarë (që të dukeshin sa më të shumtë në planet horizontale të kamerave televizive), i mbajtën në bulevard deri sa mbaruan fjalimet dhe molotovët e zakonshëm, e pastaj i shpërndanë andej nga kishin ardhur.

Dhe në vijim, pritet që Berisha të thërresë përsëri për protesta më 20 shkurt dhe 31 mars, data që lidhen me rrëzimin e shtatores së Enver Hoxhës më 1991 dhe fitoren e parë elektorale të PD-së më 1992 (vetë lidhja me këto data tregon se sa pa lidhje është Berisha 81-vjeçar me votuesit që atëherë ishin çilimij apo që ende s’kishin lindur).

Për koalicionin e udhëhequr nga Berisha (PD-ASHM) votuan në maj rreth 500 mijë zgjedhës brenda vendit, por në protestat e thirrura prej tij nuk mblidhen dot as 5 mijë… Ai duhet t’ua kursejë pelegrinazhet e ardhshme atyre pak mijëve që ende i mblidhen në protesta, sepse “kilometri i fundit” nuk mund të vijë dot nga pak mijë përkrahës që mbledh në bulevard një plak 81-vjeçar që ka dështuar dy herë kur ishte në pushtet.

Sipas studimit të profesores Erica Chenoweth të Universitetit të Harvardit, në bulevard duhet të mblidhen të paktën 82 mijë shqiptarë, e mos ta lëshojnë atë deri sa të bjerë qeveria (https://abcnews.al/kryengritja-e-zgjatur-paqesore-e-berishes-qe-zgjat-me-pak-se-2-ore/ ). Por ky skenar s’ka për të ndodhur ndonjëherë, për sa kohë Berisha i dështuar dy herë në pushtet të synojë ta marrë përsëri pushtetin!

Fjalime, molotovë, dhe…në rishikim

24 January 2026 at 21:25

Nga Eduard Zaloshnja

Rutina e zakonshme e protestave të thirrura nga Berisha u përsërit edhe në protestën e fundit.

Të mobilizuar nga Berisha, vartësit e tij nëpër degët e PD-së sollën në bulevard përkrahësit e tyre nga ishin e nga s’ishin, i rreshtuan në mëyrë të shpërndarë (që të dukeshin sa më të shumtë në planet horizontale të kamerave televizive), i mbajtën në bulevard deri sa mbaruan fjalimet dhe molotovët e zakonshëm, e pastaj i shpërndanë andej nga kishin ardhur.

Dhe në vijim, pritet që Berisha të thërresë përsëri për protesta më 20 shkurt dhe 31 mars, data që lidhen me rrëzimin e shtatores së Enver Hoxhës më 1991 dhe fitoren e parë elektorale të PD-së më 1992 (vetë lidhja me këto data tregon se sa pa lidhje është Berisha 81-vjeçar me votuesit që atëherë ishin çilimij apo që ende s’kishin lindur).

Për koalicionin e udhëhequr nga Berisha (PD-ASHM) votuan në maj rreth 500 mijë zgjedhës brenda vendit, por në protestat e thirrura prej tij nuk mblidhen dot as 5 mijë… Ai duhet t’ua kursejë pelegrinazhet e ardhshme atyre pak mijëve që ende i mblidhen në protesta, sepse “kilometri i fundit” nuk mund të vijë dot nga pak mijë përkrahës që mbledh në bulevard një plak 81-vjeçar që ka dështuar dy herë kur ishte në pushtet.

Sipas studimit të profesores Erica Chenoweth të Universitetit të Harvardit, në bulevard duhet të mblidhen të paktën 82 mijë shqiptarë, e mos ta lëshojnë atë deri sa të bjerë qeveria (https://abcnews.al/kryengritja-e-zgjatur-paqesore-e-berishes-qe-zgjat-me-pak-se-2-ore/ ). Por ky skenar s’ka për të ndodhur ndonjëherë, për sa Berisha i dështuar dy herë në pushtet të synojë ta marrë përsëri pushtetin!

Thellohet më tej hendeku i votave mes PS-së dhe PD&etj

20 January 2026 at 10:38

Nga Eduard Zaloshnja
Duke ekstrapoluar statistikisht rezultatet e sondndazhit të fudit ‘Zëri i Shqiptarëve’, më rezultoi se sot koalicioni i PD-së ka zbritur në kuotën e 54 votave brenda vendit për çdo 100 vota të
PS-së (dmth, votat e PS-së janë sot pothuaj sa dyfishi i votave të koalicionit të PD-së). Kurse partitë e tjera të vogla kanë zbritur në 11 vota për çdo 100 vota të PS-së (shihni grafikun e
mëposhtëm).

Vetëm tetë muaj më parë, koalicioni i PD-ASHM mori brenda vendit 66 vota për çdo 100 vota të PS-së. Kurse partitë e vogla morën 26 vota për çdo 100 vota të PS-së.

Si rezultat, PS-ja siguroi në maj plot 82 mandate parlamentare nga votat e këtushme dhe 1 tjetër (në Qarkun Vlorë) prej votave me postë të emigrantëve. Ndërkohë, koalicioni i PD-së mezi
siguroi 50 mandate, kurse partitë e vogla siguruan gjithsej 7 mandate.

Katër vjet më parë, kur pjesëmarrja e zgjedhësve të këtushëm ishte goxha më e madhe, hendeku i votave dhe i mandateve mes PS-së dhe PD&etj ishte fare i ngushtë (atëherë opozita udhëhiqej
zyrtarisht nga Basha).

Duke përmbledhur, teksa pjesëmarrja në zgjedhje brenda vendit bie, votat për PD&etj vazhdojnë rënien me ritme shumë më të theksuara. Si rezultat, nëse zhvillohen zgjedhje sot, PS-ja mund të sigurojë më shumë mandate parlamentare se sa mori vjet, ndërkohë që PD&etj mund të sigurojnë edhe më pak se sa morën vjet.

Sa më pak pjesëmarrje në zgjedhje, aq më shumë mandate për PS-në…

15 January 2026 at 18:44

Nga Eduard Zaloshnja

Nga një ekstrapolim statistikor i sondazhit të fundit “Zëri i Shqiptarëve’, më rezultoi se po të ishin zhvilluar zgjedhje të parakohshme më 12 janar, do të votonin brenda vendit rreth 1.09 milionë zgjedhës të këtushëm. Nga këta, rreth 643 mijë do të votonin për PS, rreth 375 mijë për PD-ASHM, dhe rreth 72 mijë për partitë e vogla. Me një përllogaritje të përafërt statistikore (bazuar në lokacionet e të anketuarve nëpër 12 qarqet), më rezultoi se PS-ja mund të siguronte deri në 87 mandate, PD-ASHM deri në 49 mandate, dhe partitë e vogla deri në 4 mandate.

Në zgjedhjet e fundit parlamentare, votuan brenda vendit 1.463 milionë zgjedhës. Prej këtyre, 57 mijëve u shkoi vota dëm, sepse u ngatërruan me fletëvotimin e ndërlikuar. Por duke i shpërndarë përpjestimisht mes partive këta 57 mijë votues që u shkoi vota dëm, rezulton se për PS-në votuan rreth 763 mijë zgjedhës të këtushëm, për PD+LSI+PDIU+PR+PAA+etj (PD-ASHM) votuan rreth 500 mijë, dhe për partitë e vogla votuan rreth 200 mijë. Ndërsa mandatet parlamentare u ndanë 83 PS, 50 PD+LSI+PDIU+PR+PAA+etj (PD-ASHM), dhe 7 partitë e vogla.

Në prillin e vitit 2021, votuan brenda vendit 1.662 milionë zgjedhës. Prej këtyre, 83 mijëve u shkoi vota dëm, sepse u ngatërruan me fletëvotimin e ndërlikuar. Por duke i shpërndarë përpjestimisht mes partive këta 83 mijë votues që u shkoi vota dëm, rezulton se për PS-në votuan rreth 809 mijë zgjedhës të këtushëm, për PD+LSI+PDIU+PR+PAA+etj votuan rreth 770 mijë, dhe për partitë e vogla votuan rreth 83 mijë (shihni grafikun e mëposhtëm). Ndërsa mandatet parlamentare u ndanë 74 PS, 63 PD+LSI+PDIU+PR+PAA+etj, dhe 3 partitë e vogla (PSD).

Në pamje të parë, duket paradoksale që sa më të pakta janë votat për PS-në, aq më shumë mandate parlamentare siguron ajo. Por ky fenomen elektoral ka në thelb një mekanizëm të thjeshtë aritmetik – kur rënia e pjesëmarrjes është më e theksuar në krahun opozitar, partia e madhe mazhoritare mbledh mandatet që humbasin partitë opozitare (sepse numri total i mandateve është fiks në një sistem elektoral si ky që kemi ne aktualisht).

SHËNIM I RËNDËSISHËM: Në maj 2025 morën pjesë në zgjedhje edhe emigrantë (me vota të dërguara me postë), por votat e tyre pothuaj nuk ndikuan fare në ndarjen e mandateve parlamentare. Vetëm 1 mandat nga 140 (një në Vlorë) u përcaktua nga votat e emigrantëve të dërguara me postë. Madje edhe ai mandat i vetëm u përcaktua para se të fillonte numërimi i votave nga Greqia…

Sa më pak pjesëmarrje në zgjedhje, aq më shumë mandate

 

Sa më pak pjesëmarrje në zgjedhje, aq më shumë mandate

Pothuaj përgjysmim i votuesve të PD-ASHM brenda vendit nga viti 2021 deri sot

14 January 2026 at 12:00

Nga Eduard Zaloshnja

Në zgjedhjet e prillit 2021, për partitë që janë aktualisht në koalicionin PD – Aleanca për Shqipërinë Madhështore  (PD-ASHM, ku përfshihen PD, LSI, PR, PDIU, PAA, PBDNJ etj.), votuan rreth 770 mijë zgjedhës brenda vendit (rreth 40 mijëve prej tyre u rezultoi vota e pavlefshme prej ngatërresave me fletvotimin e ndërlikuar). Në atë kohë lider i opozitës (të paktën zyrtarisht) ishte Lulzim Basha. Në zgjedhjet e majit 2025, për partitë që janë aktualisht në koalicionin PD-ASHM, votuan rreth 500 mijë zgjedhës brenda vendit (rreth 18 mijëve prej tyre u rezultoi vota e pavlefshme prej ngatërresave me fletvotimin e ndërlikuar).

Në maj 2025 lider i opozitës (zyrtarisht dhe realisht) ishte Sali Berisha. Më 12 janar 2026, më rezultoi në sondazh se vetëm 375 mijë zgjedhës brenda vendit do të votonin për partitë që
janë aktualisht në koalicionin PD-ASHM (nga njw ekstrapolim i përafërt statistikor i sondazhit ‘Zëri i Shqiptarëve’). Aktualisht lider i opozitës (zyrtarisht dhe realisht) është Sali Berisha.

SHËNIM I RËNDËSISHËM: Para zgjedhjeve të majit 2025, politikanë të PD-së dhe opinionistë pranë tyre pretendonin se votuesit opozitarë ishin larguar jashtë vendit në vitet e fundit, dhe se votat nga emigracioni do ta rikuperonin deficitin e brendshëm elektoral të opozitës. Në fakt, vetëm 47 mijë vota erdhën me postë nga emigracioni për PD-ASHM (23.5% e 200 mijë votave të velfshme nga emigracioni).

Pothuaj përgjysmim i votuesve të PD-ASHM brenda vendit nga viti 2021 deri sot

14 January 2026 at 11:40

Nga Eduard Zaloshnja
Në zgjedhjet e prillit 2021, për partitë që janë aktualisht në koalicionin PD – Aleanca për Shqipërinë Madhështore  (PD-ASHM, ku përfshihen PD, LSI, PR, PDIU, PAA, PBDNJ etj.), votuan rreth 770 mijë zgjedhës brenda vendit (rreth 40 mijëve prej tyre u rezultoi vota e pavlefshme prej ngatërresave me fletvotimin e ndërlikuar). Në atë kohë lider i opozitës (të paktën zyrtarisht) ishte Lulzim Basha. Në zgjedhjet e majit 2025, për partitë që janë aktualisht në koalicionin PD-ASHM, votuan rreth 500 mijë zgjedhës brenda vendit (rreth 18 mijëve prej tyre u rezultoi vota e pavlefshme prej ngatërresave me fletvotimin e ndërlikuar).

Në maj 2025 lider i opozitës (zyrtarisht dhe realisht) ishte Sali Berisha. Më 12 janar 2026, më rezultoi në sondazh se vetëm 375 mijë zgjedhës brenda vendit do të votonin për partitë që
janë aktualisht në koalicionin PD-ASHM (nga njw ekstrapolim i përafërt statistikor i sondazhit ‘Zëri i Shqiptarëve’). Aktualisht lider i opozitës (zyrtarisht dhe realisht) është Sali Berisha.

SHËNIM I RËNDËSISHËM: Para zgjedhjeve të majit 2025, politikanë të PD-së dhe opinionistë pranë tyre pretendonin se votuesit opozitarë ishin larguar jashtë vendit në vitet e fundit, dhe se votat nga emigracioni do ta rikuperonin deficitin e brendshëm elektoral të opozitës. Në fakt, vetëm 47 mijë vota erdhën me postë nga emigracioni për PD-ASHM (23.5% e 200 mijë votave të velfshme nga emigracioni).

Nëse dje do të ishin zhvilluar zgjedhje të parakohëshme…

13 January 2026 at 11:25

Nga Eduard Zaloshnja

Në sondazhin e fundit ‘Zëri i Shqiptarëve’, më rezultoi se po të ishin zhvilluar dje zgjedhje të parakohëshme, PD-ja do të merrte brenda vendit vetëm treçerekun e votave që mori në zgjedhjet e majit 2025, ndërsa PS-ja do të merrte 5/6 e votave që mori në ato zgjedhje brenda vendit.

Thënë ndryshe, PD-ja do të merrte brenda vendit vetëm 58 vota për çdo 100 vota të PS-së, ndërkohë që para tetë muajsh mori plot 66 vota për çdo 100 vota të PS-së (shihni grafikun e mëposhtëm). Si rezultat, PD-ja nuk do të siguronte dot as 50 mandatet parlamentare që ka aktualisht…

Më dramatike situata ishte për partitë e vogla. Dje ato do të merrnin brenda vendit vetëm 1/3 e votave që morën në zgjedhjet e majit 2025.

Thënë ndryshe, partitë e vogla do të merrnin brenda vendit vetëm 11 vota për çdo 100 vota të PS-së, ndërkohë që para tetë muajsh morën plot 26 vota për çdo 100 vota të PS-së.

Si rezultat, partitë e vogla nuk do të siguronin dot as mandatet e pakta parlamentare që kanë aktualisht (ndoshta vetëm ‘Lëvizja Bashkë’ e Qorit dhe PSD e Doshit, të cilat kanë elektorat të qendrueshëm, do të arrinin të rifuteshin në Kuvend).

Pema e qershisë në Burgun e Burrelit dhe Delta Force

9 January 2026 at 15:58

Nga Eduard Zaloshnja

Në vitin e largët 1951, Mehmet Shehu bëri një inspektim në Burgun e Burrelit (ishte Ministër i Brendshëm atëherë). Një i burgosur (ish-oficer xhandarmërie) i bëri një lutje të çuditshme Mehmetit – aman priteni pemën e qershisë në oborrin e burgut! I çuditur, Mehmeti pyeti përse duhej prerë pema e pafajshme e qershisë. “Sepse m’u këput qafa duke pritur të çelë qershia” – iu përgjigj ish-oficeri i xhandarmërisë. Dhe më tej, ai e saqroi se “filozofët” e qelive të Burrelit kishin disa vitet që e mbanin me gajret, se sapo të çelte qershia, do të zbarkonin anglo-amerikanët…

Nga viti 1951 deri në vitin 1991, anglo-amerikanët jo vetëm që nuk zbarkuan, por Mehmeti dhe të burgosurit që ai inspektoi në Burgun e Burrelit ndërruan jetë pothuajse të gjithë.

Vijmë në ditët e sotme…

Pas inkursionit të fortë amerikan të Delta Force për mbërthimin e Maduros në vilën e tij të fortifikuar në Venezuelë, shpërthyen parashikimet e “filozofëve” të këtushëm kafenetorë dhe të banaqeve nëpër televizorë: “Ramaduro i ka ditët e numëruara, Delta Force do ta mbërthejë në Surrel”.

Madje, Berisha mblodhi sot në një tavolinë persona të rëndësishëm publikë, për të krijuar një qeveri teknike. Ku nuk mungonin Nard Ndoka, Kujtim Gjuzi, Selami Jenisheri, Kostaq Papa, Ekrem Spahiu, etj.  Sipas parashikimeve të “filozofëve” të këtushëm kafenetorë dhe të banaqeve nëpër televizorë, rënia e “Ramaduros” dhe krijimi i qeverisë teknike është çështje javësh, në mos ditësh.

Nuk pret puna sa të çelë qershia…

Qeveri teknike së afërmi? Ëndërr në shi…

7 January 2026 at 13:41

Nga Eduard Zaloshnja

Në këto ditë me shi, banaqet televizive dhe tavolinat e kafeneve gumëzhijnë nga diskutimet për një qeveri teknike që pritet të krijohet së afërmi, e cila do t’i hapë rrugë zgjedhjeve të parakohshme. Madje diskutohet edhe për kandidaturat e mundshme të postit kryeministror dhe të posteve të ministrave të qeverisë teknike…

Në këtë situatë banakore-tavolinore, vlen të përmendet një fjalë e vjetër popullore: I bëjnë hesapet pa hanxhinë…

Që të krijohet një qeveri teknike, Edi Rama duhet të pranojë dorëheqjen e tij nga posti i kryeministrit dhe ta detyrojë partinë e tij të heqë dorë nga mzhoranca prej 83 mandatesh parlamentare në Kuvendin e Shqipërisë. Dhe përse duhet ta bëjë ai këtë gjë?

300 spartanët që i mblidhen Berishës çdo të hënë para kryeministrisë nuk mund ta detyrojnë Ramën dhe PS-në të heqin dorë nga pushteti. Aq më pak 50 besnikët që mbledh Lapaj nga ndonjëherë në ndonjë fundjavë. Kurse Delta Force e shumëpërmendur e ushtrisë amerikane është aktualisht e përqendruar në hemisferin perëndimor të globit – Surreli është jashtëzakonisht larg fokusit të saj, pavarësisht se banakistëve dhe tavolinistëve të këtushëm u duket fare afër…

Është e vërtetë se disa votues të PS-së janë zhgënjyer nga partia për të cilën votuan më 11 maj 2025 (1/6 e tyre rezultuan të zhgënjyer në sondazhin e fundit ‘Zeri i Shqiptarëve’). Por ky është një fenomen që, ku më shumë e ku më pak, vërëhet në gjithë botën demokratike, pasi bie euforia  e zgjedhjeve.

Nga ana tjetër, çereku i votuesve të PD-ASHM janë aktualisht të zhgënjyer nga PD-ja. Kurse 3/5 e votuesve të partive të vogla janë të zhgënjyer nga to. Sa i përket atyre që nuk votuan fare më 11 maj 2025, ata kanë qenë paradhënie të zhgënjyer me të gjitha partitë ekzistuese…

Me pak fjalë, teksa opinioni publik i brendshëm është i zhgënjyer më shumë me partitë opozitare se sa me partinë në pushtet, teksa Amerika trumpiste është e përqendruar në hemisferën perëndimore, teksa Europa është e përqendruar tek Ukraina, përse Rama papritur duhet t’i hapë rrugë krijimit të një qeverie teknike dhe zgjedhjeve të parakohshme? Endërr në shi…

 

Qeveri teknike së afërmi? Ëndërr në shi…

7 January 2026 at 13:55

Nga Eduard Zaloshnja

Në këto ditë me shi, banaqet televizive dhe tavolinat e kafeneve gumëzhijnë nga diskutimet për një qeveri teknike që pritet të krijohet së afërmi, e cila do t’i hapë rrugë zgjedhjeve të parakohshme. Madje diskutohet edhe për kandidaturat e mundshme të postit kryeministror dhe të posteve të ministrave të qeverisë teknike…

Në këtë situatë banakore-tavolinore, vlen të përmendet një fjalë e vjetër popullore: I bëjnë hesapet pa hanxhinë

Që të krijohet një qeveri teknike, Edi Rama duhet të pranojë dorëheqjen e tij nga posti i kryeministrit dhe ta detyrojë partinë e tij të heqë dorë nga mzhoranca prej 83 mandatesh parlamentare në Kuvendin e Shqipërisë. Dhe përse duhet ta bëjë ai këtë gjë?

300 spartanët që i mblidhen Berishës çdo të hënë para kryeministrisë nuk mund ta detyrojnë Ramën dhe PS-në të heqin dorë nga pushteti. Aq më pak 50 besnikët që mbledh Lapaj nga ndonjëherë në ndonjë fundjavë. Kurse Delta Force e shumëpërmendur e ushtrisë amerikane është aktualisht e përqendruar në hemisferin perëndimor të globit – Surreli është jashtëzakonisht larg fokusit të saj, pavarësisht se banakistëve dhe tavolinistëve të këtushëm u duket fare afër…

Është e vërtetë se disa votues të PS-së janë zhgënjyer nga partia për të cilën votuan më 11 maj 2025 (1/6 e tyre rezultuan të zhgënjyer në sondazhin e fundit ‘Zeri i Shqiptarëve’). Por ky është një fenomen që, ku më shumë e ku më pak, vërëhet në gjithë botën demokratike, pasi bie euforia  e zgjedhjeve.

Nga ana tjetër, çereku i votuesve të PD-ASHM janë aktualisht të zhgënjyer nga PD-ja. Kurse 3/5 e votuesve të partive të vogla janë të zhgënjyer nga to. Sa i përket atyre që nuk votuan fare më 11 maj 2025, ata kanë qenë paradhënie të zhgënjyer me të gjitha partitë ekzistuese…

Me pak fjalë, teksa opinioni publik i brendshëm është i zhgënjyer më shumë me partitë opozitare se sa me partinë në pushtet, teksa Amerika trumpiste është e përqendruar në hemisferën perëndimore, teksa Europa është e përqendruar tek Ukraina, përse Rama papritur duhet t’i hapë rrugë krijimit të një qeverie teknike dhe zgjedhjeve të parakohshme? Endërr në shi…

Çereku i atyre që votuan u janë bashkuar atyre që nuk votuan fare…

6 January 2026 at 10:38

Nga Eduard Zaloshnja

Pothuaj çereku i atyre që votuan brenda vendit më 11 maj 2025, janë aktualisht të zhgënjyer nga të gjitha partitë ekzistuese. Kështu rezultoi nga sondazhi i fundit ‘Zëri i Shqiptarëve’, ku të anketuarit u pyetën se cilën parti preferonin më shumë (plot 24% e atyre që kishin votuar më 11 maj 2025 u përgjigjën se do të preferonin një parti të re, në qoftë se krijohet në të ardhmen).

Duke ditur se në zgjedhje morën pjesë 1.463 milionë banorë të rritur të Shqipërisë, mund të ekstraplohet me përafërsi se numri i votuesve të zhgënjyer me partitë për të cilat votuan ka arritur rreth shifrës 351 mijë. Nga ana tjetër, 437 mijë banorë të rritur të vendit ishin të zhgënjyer paraprakisht me partitë ekzistuese – ata nuk votuan fare më 11 maj 2025 (1.9 milionë banorë të rritur gjithsej minus 1.463 milionë pjesëmarrës).

Pra në total, kemi pothuaj 780 mijë banorë të rritur të zhgënjyer nga të gjitha partitë ekzistuese. Po nga cila parti janë zhgënjyer më shumë pjesmarrësit e zgjedhjeve të fundit parlamentare?

Plot 3/5 e votuesve të partive të vogla janë zhgënjyer nga to (do të donin të krijohet një parti tjetër e re). Pothuaj çereku i votuesve të PD-ASHM janë zhgënjyer nga PD-ja (partia dominuese e koalicionit). Ndërsa pothuaj 1/6 e votuesve të PS-së janë zhgënjyer nga mënyra sesi po qeveris partia për të cilën votuan më 11 maj…

Këmbësorë/biçiklistë, kini kujdes!

4 January 2026 at 12:50

Nga Eduard Zaloshnja

Vdekjet e këmbësorëve/biçiklistëve në rrugët e Shqipërisë, fatkeqësisht, filluan edhe për këtë vit…

Në fakt, qysh kur u lejua pronësia private e automjeteve e deri më sot, rreth gjysma e viktimave të aksidenteve rrugore në Shqipëri kanë qenë këmbësorë/biçiklistë. Jo rastësisht, shumica dërrmuese e këtyre viktimave e kanë pasur datëlindjen para vitit 1991, kohë kur fare pak automjete lëviznin nëpër rrugët e Shqipërisë. Atëherë, lëvizja në këmbë ose me biçikletë nëpër rrugë ishte vërtet e parrezikshme (vetëm 4 vdekje rrugore u shënuan gjithsej në vitin 1990!).

Nga ana tjetër, shumica dërrmuese e drejtuesve të mjeteve të përfshirë në aksidente fatale e kanë pasur datëlindjen pas vitit 1990. Pra statistikisht, kemi të bëjmë me një fenomen brezash – të rinjtë në timon kanë vrarë këmbësorë/biçiklistë të moshuar.

Të rinjtë në timon duhen disiplinuar, të moshuarit në këmbë apo biçikleta duhen edukuar!

Auckland vs. Tirana

31 December 2025 at 13:43

Nga Eduard Zaloshnja

Në Auckland, që është qyteti më i madh i Zelandës së Re, Viti i Ri u festua 12 orë para festimit në Tiranë. Por kjo nuk përbën ndonjë statistikë të veçantë. Ka shumë qytete europiane që kanë të njëjtën diferencë orare me Auckland. Gjëja që e lidh në mënyrë të veçantë Auckland me Tiranën është fakti se janë antipode perfekte gjeografike – nqs një sondë gjigande fillon shpimin në Tiranë, del tejpërtej në anën tjetër të globit në Auckland…

Meqë Auckland dhe Tirana kanë këtë lidhje gjeografike të veçantë, vlen të bëhen disa krahasime.

Në Aucland banojnë rreth 29% e popullsisë së Zelandës së Re. Në Bashkinë Tiranë banojnë rreth 25.5% e popullsisë së Shqipërisë. Në Auckland realizohet rreth 1/3 e Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB) kombëtar. Gjithashtu në Bashkinë Tiranë.

Por në Aucland PBB vjetore për frymë është 89 mijë dollarë amerikanë, ndërsa në Bashkinë Tiranë është vetëm 22 mijë për frymë.

Banesat në Auckland janë ndër më pak të përballueshmet në botë, bazuar në krahasimin e çmimeve mesatare të shtëpive me nivelet mesatare të të ardhurave familjare, dhe çmimet e shtëpive janë rritur shumë më lart se norma e inflacionit në dekadat e fundit. Gjithashtu në Bashkinë Tiranë.

Auckland shquhet në për sipërfaqen e madhe të parqeve natyrale, gjë që nuk mund të thuhet për Bashkinë Tiranë…

Megjithëse Auckland ka 4 linja metrosh dhe shumë linja autobuzësh, atje mbizotëron transporti me automjete private – vetëm 7% e udhëtarëve përdorin rregullisht linjat e autobuzëve dhe vetëm 2% linjat e metrove. Sidoqoftë, gjatë fundjavave dhe ditëve të pushimit, rritet ndjeshëm përdorimi i transportit publik. Për Bashkinë Tiranë nuk ka shifra të krahasueshme, por me sy të lirë kushdo mund të konstatojë lumenjtë e automjeteve private që e përmbysin trafikun e Tiranës (me përjashtim të gjysmës verilindore të Unazës së Madhe).

Në drejtim të energjisë elektrike, Auckland ka patur shumë probleme në të shkuarën, por pas ndërtimit të linjave të reja elektrike mbi e nën tokësore, furnizimi me energji ka qënë stabël në dekadën e fundit. Situata e enërgjisë është e ngjashme në Bashkinë Tiranë. (Auckland ka një sistem furnizimi me gaz për ngrohje familjare që Tirana nuk e ka).

Falë sipërfaqes gjigande të gjelbër në Auckland, niveli i ndotjes së ajrit është ndër më të ultët ndër qytetet e mëdha të botës (pavarsisht nivelit të lartë të përdorimit të automjeteve private). E njëjta gjë nuk mund të thuhet për Tiranën, sidomos në qendrën e saj.

Auckland ka 1 shkollë të ciklit 1-12 vjeçar për 3500 banorë. Pothuaj kaq ka edhe Bashkia Tiranë.  Në Auckland, 49% e banorëve nuk deklarojnë besim për ndonjë fe të caktuar (sipas Censit të vitit 2023). Në Bashkinë Tiranë kjo shifër është në nivelin  40%.

 

 

Opinioni për 6 liderët e 100 vjetëve të fundit dhe problemi elektoral i opozitës

23 December 2025 at 20:10

Opinioni për 6 liderët e 100 vjetëve të fundit dhe problemi elektoral i opozitës

Nga Eduard Zaloshnja

Në sondazhin ‘Zëri i Shqiptarëve’, u bëra këtë pyetje 1140 banorëve të rritur krejt të rastësishëm në gjithë territorin e vendit: “Për cilin nga këta 6 drejtues të shtetit shqiptar të 100 vjetëve të fundit keni vlerësimin MË pozitiv?” Gjithashtu i pyeta edhe sesi kishin votuar në zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

Nga sondazhi rezultoi se vetëm 40.2% e të anketuarve vlerësojnë më shumë Ahmet Zogun (16.1%) ose Sali Berishën (24.1%) – që ndodhen në krahun e djathtë të grafikut të mëposhtëm. Nga ana tjetër, pothuaj 60% vlerësojnë më shumë ose Enver Hoxhën (7%), ose Ramiz Alinë (1.3%), ose Fatos Nanon (17.9%), ose Edi Ramën (33.6%) – që ndodhen në krahun e majtë të grafikut të mëposhtëm.

Nga sondazhi rezultoi se vetëm 77% e të anketuarve kishin marrë pjesë në zgjedhjet e 11 majit, kurse plot 23% nuk kishin votuar fare. Po cilët udhëheqës të 100 viteve të fundit simpatizojnë pjesëmarrësit dhe mospjesëmarrësit e këtushëm të 11 majit?

Pjesëmarrësit e zgjedhjeve të 11 majit brenda vendit

Ndër pjesëmarrësit brenda vendit, vetëm 38.2% simpatizojnë Sali Berishën (30.8%) ose Ahmet Zogun (7.4%) – shihni grafikun e mëposhtëm. Dhe shumica e këtyre simpatizantëve e dhanë votën për PD-ASHM, e pjesërisht për Partinë Mundësia të Shehajt, Koalicionin Euroatlantik të Bashës, Koalicionin Djathtas për Zhvillim të Shehit, etj.

Nga ana tjetër, plot 61.8% e pjesëmarrësve brenda vendit simpatizojnë ose Edi Ramën (42.8%), ose Fatos Nanon (13.1%), ose Enver Hoxhën (5%), ose Ramiz Alinë (0.8%). Dhe shumica e këtyre simpatizantëve e dhanë votën për PS-në, e pjesërisht për PSD-në, Koalicionin Nisma Shqipëria Bëhet të Lapaj-Shabanit, Lëvizjen Bashkë të Qorit, etj.

Mospjesëmarrësit e zgjedhjeve të 11 majit brenda vendit

Ndër mospjesëmarrësit e këtushëm, më pak se gjysma (46.9%) janë simpatizantë të Ahmet Zogut (45.3%) ose të Sali Berishës (1.6%). Nga ana tjetër, më shumë se gjysma e mospjesëmarrësve të këtushëm (53.1%) janë simpatizantë ose të Fatos Nanos (33.9%), ose të Enver Hoxhës (13.4%), ose të Ramiz Alisë (3.1%), ose të Edi Ramës (2.7%) – shihni grafikun e mëposhtëm.

Përmbledhje: Problemi elektoral i opozitës

Duke përmbledhur, opozita ka një deficit gjigant politik ndër votuesit e këtushëm, ndërkohë që deficit ka edhe ndër mosvotouesit e këtushëm. Për më tepër, te këta të fundit dominon fort simpatia për një lider të djathtë të shekullit të shkuar, e jo për liderin aktual të opozitës. Dhe ç’është më dëshpëruesja për opozitën, simpatizantët e Zogut, krahasuar me ata të Breishës, janë në përgjithësi më të rinj në moshë, më të arsimuar, dhe më urbanë…

Zhgënjimi politik i rinisë shqiptare

17 December 2025 at 15:04

Nga Eduard Zaloshnja

Ndër 1.9 milionë banorët e rritur të Shqipërisë, vetëm 1.46 milionë morën pjesë në zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Pra, vetëm 77% e tyre.

Ndërsa në grupmoshën 18-34 vjeç, pjesëmarrja në zgjedhje ishte ndjeshëm më e ulët – vetëm 65%. Ndërkohë, në grupmoshëm 35-100 vjeç pjesëmarrja e këtushme ishte 81%

Duke ndërthurur shifrat e mësipërme rezulton se rreth 165 mijë të rinj të moshave 18-34 vjeç nuk morën pjesë në zgjedhje, nga rreth 440 mijë mospjesëmarrës gjithsej – pothuaj 2/5 e mospjesëmarrësve.

Kjo mospjesëmarrje e lartë në zgjedhje e të rinjve mund të shpjegohet me lodhjen ndaj pushtetit të gjatë të Ramës, pesimizmin ndaj kryeopozitarit 81 vjeçar, dhe shpresën e vogël tek partitë e vogla grindavece.

Jo rastësisht, në të gjitha sondazhet që zhvillohen rreth dëshirës për të emigruar, një përqindje e lartë e të rinjve 18-34 vjeç shprehen se planifikojnë të emigrojnë në një të ardhme të afërt ose të largët…

 

The post Zhgënjimi politik i rinisë shqiptare first appeared on JavaNews.al.

Berisha, Pashko, Rama – Dhjetor 1990

11 December 2025 at 17:09

(Ne qendër të fotos, Berisha, djathtas, Zaloshnja)

Eduard Zaloshnja ishte pjesë e grupit të studentëve dhe pedagogëve që themeluan Partinë Demokratike më 11 Dhjetor 1990. Në vijim është një intervistë me Zaloshnjën rreth ngjarjeve të asaj kohe.

Pyetje: Si një ndër pedagogët që iu bashkuat Lëvizjes Studentore të Dhjetorit 1990, ç’mund të na thoni për shkaqet e fillimit të saj dhe për platformën që ajo kishte?

Zaloshnja: Lëvizja Studentore ishte një lëvizje spontane, që filloi me kërkesën për drita e ujë, e që eventualisht arriti deri në kërkesën për krijimin e një partie opozitare. Dhe e gjitha kjo ndodhi në harkun e katër ditëve. Duke mos qënë frut i një disidence të organizuar, siç ishte disidenca çeke, fjala vjen, nuk mund të pritej që kjo lëvizje të kishte një platformë të qartë për të ardhmen. Mos të harrojmë se vetëm një pakicë fare e vogël shqiptarësh në atë kohë kishin mundësinë të lexonin çka duhej për të krijuar një vizion të plotë rreth sistemit demokratik perëndimor. Ndjekja e lajmeve të RAI-it ishte atëherë për shumë nga ne e vetmja dritare nga mund të shihej se si funksiononte bota demokratike. Dhe ajo dritare padyshim që nuk ishte e mjaftueshme për të krijuar një vizion të plotë.

Pyetje: Cilët ndër udhëheqësit e Lëvizjes Studentore ju kanë lënë më shumë mbresë?

Zaloshnja: Ndër udhëheqësit e Lëvizjes Studentore, dy më të mëdhenjtë në moshë më kanë lënë mbresë të veçantë: Azem Hajdari, ndjesë pastë, dhe Shinasi Rama. I pari dallohej për një trimëri që Zoti e rezervon vetëm për heronjtë, ndërsa i dyti dallohej për një nivel të lartë intelektual – Shinasiu po mbaronte fakultetin e dytë dhe përkthente nga disa gjuhë të huaja në atë kohë.

Pyetje: A kishte kontradikta mes tyre?

Zaloshnja: Kontradikta kryesore mes tyre ishte rreth Berishës dhe disa intelektualëve të tjerë që nuk iu bashkuan lëvizjes studentore qysh në fillim.  Ndërkohë që Azemi e pranoi menjëherë futjen e Berishës dhe intelektualeve të tjerë në drejtimin e partisë që lindi nga Lëvizja Studentore, Shinasiu ishte i mendimit që të përfshiheshin në drejtimin e saj vetëm ata pedagogë që iu bashkuan studentëve para takimit me Ramiz Alinë më 11 dhjetor. Ishte pikërisht këmbëngulja e Shinasiut shkaku që në Komisionin Nismëtar të partisë që u krijua nga ajo lëvizje, të futeshin gjashtë studentë e jo vetëm dy. Eventualisht, Shinasiu e humbi duelin me Azemin, dhe pas një përplasje shumë të ashpër me Berishën në Komisionin Nismëtar, Shinasiu u largua nga partia. Me largimin e tij, dalëngadalë, Lëvizja Studentore u njehësua me partinë që lindi prej saj.

Pyetje: Po ju kur iu bashkuat Lëvizjes Studentore, para apo pas takimit të studentëve me Ramiz Alinë?

Zaloshnja: Në datën 11 dhjetor 1990, studentët e Universitetit Bujqësor, ku unë isha pedagog ekonomie, shpallën publikisht një peticion të ngjashëm me atë që shokët e tyre të Universitetit të Tiranës kishin shpallur një ditë më parë. Unë mbajta lidhje gjatë asaj dite me dy nga udhëheqesit studentorë të atjeshëm, të cilët ishin studentë të mij (një ndër ta, Engjëll Agaçi, është aktualisht Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave). Ndërsa në mbrëmje, shkova në Qytetin Studenti, ku ishin mbledhur dhjetra mijë tiranas. Atje takova Gramoz Pashkon dhe Elsa Ballaurin, të cilët i njihja me kohë. Bashkë me ta ishte edhe Sali Berisha e Besnik Mustafaj, të cilët i takoja për herë të parë. Disa minuta pasi u takova me ta, u mor vesh lajmi se Ramiz Alia kishte vendosur të lejonte krijimin e një partie opozitare. Në atë moment, filluam të përqafojmë njëri-tjetrin si të marrë, ndërkohë që turma gjigante e mbledhur në shesh brohoriste “Fitore!”. Nga ai moment, praktikisht, unë u bëra pjesë e Lëvizjes Studentore.

Pyetje: Në lajmin e parë të ATSH-së rreth partisë opozitare që lindi si rezultat i Lëvizjes Studentore, u përdor emri “Partia e Studentëve dhe Intelektualëve të Rinj”.  Pse dhe si ndryshoi ky emër?

Zaloshnja: Pasi ishte kthyer grupi i studenteve dhe pedagogëve nga takimi me Ramiz Alinë, në orët e vona të 11 dhjetorit, u dëgjua nga të gjithë të pranishmit në Qytetin Studenti incizimi i plotë i bisedës me Alinë. Kur mbaroi dëgjimi i asaj bisede, unë kapa flamurin që një student mbante në dorë, dhe thirra “Rroftë Partia Demokrate”. Në atë çast, Azem Hajdari ma mori flamurin nga dora dhe më tha se kishin dhënë fjalën që partia të quhej e studenteve dhe intelektualeve të rinj.

Pasi ora kishte kapërcyer 24-ën, pra kur kishte filluar dita e re, shumica e atyre që ishin takuar me Alinë, si dhe Berisha, Pashko, Mustafaj, Ballauri, Zogaj, unë, etj., u futëm në Godinën 15 të Qytetit Studenti. Gjëja e parë që diskutuam ishte sesi do ta quanim partinë e re që Alia kishte lejuar të krijohej.  Berisha, i cili e hapi këtë diskutim, tha se emri që i ishte premtuar Alisë për partinë e re nuk e përfaqsonte as masën e njerëzve të mbledhur në Qytetin Studenti, dhe as shumë të tjerë që do t’i bashkoheshin eventualisht asaj. Unë, duke i qendruar idesë sime fillestare, sugjerova emrin Partia Demokrate.  Por Arben Imami më kundërshtoi me argumentin se një parti me të njëjtin emër ishte parti kryesore në SHBA. Në vend të emrit që unë sugjerova, Imami propozoi emrin Lidhja Demokratike. Por Berisha e kundërshtoi atë emër me argumentin se mund të krijohej përshtypja në opinionin ndërkombëtar se partia jonë do të ishte një degë e Lidhjes Demokratike të Kosovës. Atëhere unë iu ktheva përsëri sugjerimit tim, por me një ndryshim të vogël – Partia Demokratike. Ballauri me shaka tha: “Pash Zotin, mos na kujto Frontin Demokratik!”.

Ndërkohë që të tjerët po qeshnin, Berisha rrinte i menduar. Pas disa çastesh, ai tha me seriozitet: “Partia Demokratike më duket emër i goditur. Do të ishte mirë që të mos ekzistonte Fronti Demokratik, sepse, në fakt, emri më përshtatshëm për partinë tonë do të ishte pikërisht Fronti Demokratik. Sidoqoftë, emri Partia Demokratike më duket se e përçon idenë se ajo do të jetë një parti e të gjithë atyre që duan një sistem demokratik në Shqipëri”. Fjalët e Berishës i vunë vulën diskutimit mbi emrin e partisë. Pas emrit të partisë, diskutuam për programin e partisë, të cilin kishim premtuar se do ta shpallnim brenda ditës në Qytetin Studenti.

Pyetje: Sa gjatë i vazhduat diskutimet në Godinën 15 dhe ç’u bë më pas?

Zaloshnja: Rreth orës 2 të natës, vendosëm të uleshim diku e t’i hidhnim në letër ato që kishim diskutuar. Unë sugjerova që të shkonim në shtëpinë time, por Berisha e kundërshtoi sugjerimin tim me arsyetimin se duhej të ishim sa më pranë studentëve. Ai tha se, pavarsisht nga përgjuesit që mund të ishin vënë në shtëpinë e Pashkos, atje ishte vendi më i përshtatshëm për të punuar për programin, ngaqë ishte afër Qytetit Studenti.  Dhe meqë ishim të lodhur, u vendos që të mblidheshim në mëngjes, pas disa orëve pushim. Më pas morëm rrugën për në shtëpi.

Pyetje: Ç’ndjenit gjatë rrugës për në shtëpi?

Zaloshnja: Tek ecja permes sheshit Skënderbej përkrah Sali Berishës, Arben Imamit, Arben Demetit, etj., ndjenja e të qënit pjesë e një çasti të rëndësishëm historik më dehu. Dhe ajo dehje vazhdoi deri në zgjedhjet e marsit 1991. Pas të cilave, PD-ja u kthye nga një lëvizje apo front i gjerë demokratik, në një parti tradicionale parlamentare – me gjithë të mirat e të këqiat e veta.

Pyetje: Ç’mund të na thoni ndonjë gjë për Berishën e asaj nate?

Zaloshnja: Qysh te godina 15, në mënyrë të vetvetishme, Berisha mori rolin e drejtuesit që përcaktonte se kush duhej të bënte çfarë. Fjala vjen, mua më tha të bashkëpunoja për programin e reformimit të bujqësisë me pedagogët Rexhep Uka, Shaban memia dhe Besnik Gjonkecaj, ndërsa Pashkos i tha të përgatiste programin ekonomik, etj.  Atë natë, në sytë e tij mund të dallohej qartë një ndriçim jo tokësor – ai dukej si një njeri që besonte se Zoti sapo i kishte caktuar një mision special.

Pyetje: Fillimisht PD-ja u drejtua nga një Komision Nismëtar.  Si u përzgjodh ky komision ndër mijra vetë që morën pjesë në Lëvizjen Studentore?

Zaloshnja: Pas metingut të 12 dhjetorit, ku u lexua programi i partisë, u grumbulluan në Pallatin Studenti të gjithë ata që kishin marrë pjesë në hartimin e programit, drejtuesit studentorë, si dhe intelektualë e punëtorë nga Tirana. Gjithsej bëheshim rreth 200 vetë. Në atë mbledhje, u vendos krijimi i Komisionit Nismëtar të Partisë Demokratike, si dhe departamentet e specializuara të saj (Edi Rama u propozua të drejtonte njërin nga këto departamente). Në Komisionin Nismëtar u zgjodhën 6 studentë, 4 pedagogë, 4 intelektualë, dhe 4 përfaqsues të ndërrmarjeve të Tiranës. Kryetar i Komisionit Nismëtar u zgjodh Azemi.  (Një anëtare e Komisionit Nismëtar më ka treguar më vonë se Berisha i kishte thënë privatisht atë natë që Azemi do të ishte kryetar vetëm përkohësisht.  Dhe kjo ishte hera e parë që ajo e takonte Berishën…)

Pyetje: Si shpjegohet që Edi Rama nuk u zgjodh në Komisionin Nismëtar?

Zaloshnja: Në fakt, Edi Rama mbërriti në mbledhje nga mbarimi i saj, kur zgjedhjet për Komisionin Nismëtar kishin përfunduar. Ai kishte qënë në Korfuz ato ditë për një ekspozitë personale. Sipas atyre që tha kur u fut në sallë, sapo kishte dëgjuar lajmin rreth lejimit të pluralizmit në Shqipëri, e kishte mbajtur frymën nga Korfuzi, në Igumenicë, në Kakvijë, e drejt e tek Qyteti Studenti. Qysh në kontaktin e parë me grupin e sapoformuar drejtues të PD-së, Rama e sfidoi Berishën duke e kritikuar ashpër për falenderimet publike që i kishte drejtuar Ramiz Alisë, si dhe për thirrjet “Rroftë Presidenti Alia” në mitingun e parë të PD-së.

Pas një shkëmbimi të tensionuar batutash mes Berishës e Ramës, u desh ndërhyrja brutale e Pashkos që Rama ta ndërpriste debatin dhe ta linte sallën i revoltuar. Pashko i tha Ramës që të lexonte programin e PD-së, dhe po mos ta pëlqente, të krijonte një parti tjetër. Sidoqoftë, Rama foli pak javë më vonë në një meting të PD-së para Stadiumit Kombëtar Qemal Stafa, ku tha fjalët lapidare “Enveri na skuqi si rusët, na zverdhi si kinezët, dhe na jeshilosi si bari”, por disa muaj më vonë krijoi një parti tjetër të djathtë me Spartak Ngjelën, Kasem Trebeshinën, etj., (ajo e pati jetën shumë të shkurtër…).

Pak vite më vonë, duke rikujtuar incidentin Rama-Pashko, Berisha do të shprehej në konfidencë se “përzënia e Ramës kishte qënë e vetmja e mirë që PD-ja kishte patur nga Pashko”. Ndërsa muaj më vonë, Rama do të shprehej në një rreth miqsh se “po të kishte qënë në Shqipëri natën e 8 dhjetorit 1990, padyshim që do të ishte vënë në krye të lëvizjes studentore qysh në fillim të saj, e ndryshe nga Azem Hajdari, i cili e mirëpriti bashkëpunimin me Berishën më 11 dhjetor, do ta kishte përzënë doktorin me motivacionin se dy ditë më parë ishte paraqitur tek studentët si emisar i Ramiz Alisë”.

Pyetje: Përmendja nga ju e Berishës dhe Alisë në të njëjtën fjali na kujton faktin se ka zëra që thonë se futja Sali Berishës në PD ka qënë e komanduar nga Ramiz Alia. A i besoni këtyre aludimeve?

Zaloshnja: Nga shumë studentë drejtues të lëvizjes, më është thënë se Berisha fillimisht kishte shkuar tek ata si një negociator i Ramiz Alisë. Duke u nisur nga tregimet e tyre, si dhe nga qënia afër Berishës qysh në momentet kur lindi PD-ja, kam arritur në këtë konkluzion: Ka shumë gjasa që Berisha të jetë dërguar nga Ramiz Alia tek studentët për t’i zbutur, por kur pa se lëvizja studentore nuk ndalej dot pa u dhënë leja për krijimin e një partie opozitare, vendosi t’i bashkohej lëvizjes dhe, eventualisht, të vihej në krye të partisë që do të lindte prej saj. Gjë të cilën e realizoi zyrtarisht në shkurt të vitit 1991.

Pyetje: Është i njohur rivaliteti midis Berishës dhe Pashkos në fillimet e PD-së.  A qëndronin prapa tyre grupime të formësuara qartë apo ishte thjesht një rivalitet personal?

Zaloshnja: Grupi i intelektualeve që u vu në krye të PD-së ishte një amalgamë njerzish që i bashkonte dëshira për t’i dhënë fund regjimit komunist e për ta orientuar Shqipërinë drejt Perëndimit. Ndër ta, vetëm Berisha dhe Pashko ishin intelektualët që ishin shprehur publikisht për ndryshimin e regjimit para dhjetorit 1990. Kështu që ishte e natyrshme që ata të pozicionoheshin qysh në fillim si udhëheqës krysorë të partisë që po lindte.

Dhe jo rastësisht, këta dy personazhe ishin përfaqësuesit më tipikë dhe më të spikatur të dy kategorive dominuese të intelektualëve që përbënin në fillim grupin drejtues të PD-së: 1-intelektualët e ardhur nga provincat që kishin milituar me devocion në PPSH dhe që ishin shpërblyer për këtë gjë me poste të mira në kryeqytet; 2- intelektualët që ishin lindur e rritur në Tiranë dhe që e kishin prejardhjen nga familje me peshë në strukturën shtetërore komuniste. Këta të dytët, ndryshe nga të parët, kishin mbështetur PPSH-në jo me ndonjë devocion të madh; ishin ekspozuar qysh herët ndaj ideve perëndimore; dhe ishin të bindur me kohë se sistemi totalitar duhej zëvendësuar me një sistem demokratik. Ndërkohë që këta intelektualë ishin më pak të influencuar nga kultura klanore se sa ata që kishin ardhur nga provincat, prapë nuk mund t’i shmangeshin origjinës së tyre nga nomenklatura komuniste – ta do mendja se ata kishin patur rastin të dëgjonin prindërit duke biseduar për favore që do t’ua kërkonin ose që ua kishin bërë miqve apo të afërmve të tyre duke shfrytëzuar pozitën zyrtare.

Pyetje: Si arriti Berisha të vihet në krye të PD-së?

Zaloshnja: Rreth dy muaj pas themelimit të PD-së, kur ish-të burgosurve politikë filloi t’u dilte frika, rreth grupit të Berishës u bashkuan edhe intelektualë që e kishin kaluar jetën burgjeve e internimeve. Më i spikaturi ndër ta ishte ‘Mandela shqiptar’, Pjetër Arbnori.  Një ndër faktorët që çoi në gravitimin e kësaj kategorie intelektualësh drejt Berishës ishte padyshim qënia e Pashkos biri i një ish-udhëheqësi të lartë komunist. Një arsye tjetër ishte se ata shihnin tek Berisha një udhëheqës më të ashpër e më të vendosur për ta mundur totalisht PPSH-në. Afrimi i kësaj kategorie intelektualësh rreth Berishës e anoi drejt tij balancën në duelin mes grupit të Berishës e Pashkos.

Pyetje: Në shkurt të vitit 1991, u zhvillua greva e urisë së studenteve, e cila u kurorëzua me rrëzimin e bustit të Enver Hoxhës.  Ç’mund të na thoni për atë grevë?

Zaloshnja: Greva e shkurtit 1991 e pati zanafillën e vet në Universitetin Bujqësor. Një mëngjes të ftohtë të atij shkurti, kur arrita atje, pashë se studentët kishin dalë në grevë, për të protestuar ndaj kushteve të këqia në konvikte. Pasi u konsultova me udhëheqësit e grevës, i bëra thirrje studenteve që të kërkonin dorhëqjen e Adil Çarçanit, me arsyetimin se qeveria e tij ishte e paaftë të kujdesej jo vetëm për hallet e studenteve, por edhe të të gjithë popullit. Ndërkohë, mora në telefon selinë e PD-së. Telefonatës iu përgjigj Arben Imami. Pasi i tregova se ç’po ndodhte, ai më tha se do të vinte menjëherë me Azem Hajdarin dhe me studentë të tjerë nga Universiteti i Tiranës. Kur ata erdhën, turma studentore mori zjarr. Dhe pas fjalimeve që mbajtën Azemi dhe Imami, u sugjeruam udhëheqësve studentorë që greva të përkrahej edhe nga Universiteti i Tiranës.

Atë natë, kur e diskutuam në selinë e PD-së iniciativën tonë, Pashko doli kundër me arsyetimin se rrëzimi i qeverisë do të na nxirrte ne parti të humbur. Në vend të qeverisë Çarçani, arsyetoi Pashko, do të vihej një qeveri më e moderuar, e cila mund të ishte më e suksesshme për të gënjyer votuesit e lëkundur. Ndërsa Berisha arsyetoi se rrëzimi i qeverisë do të kishte vlera simbolike që i tejkalonin minuset që përmendte Pashko. Pas debateve të gjata, u vendos që të mbeshtetej greva e studenteve, por jo në mënyrë të hapur, pasi ne kishim nënshkruar një marrveshje me qeverinë për pezullimin e grevave dhe protestave deri në zgjedhje.

Grevës së studentëve, e cila konsistonte fillimisht vetëm në mosvajtje në mësim dhe në aktivitete satirike ku shpotitej nomenklatura komuniste, iu shtua eventualisht edhe kërkesa e heqjes së emrit Enver Hoxha nga Universiteti i Tiranës.  Ndërsa në ditët e fundit të saj, ajo u bë shumë më serioze – u kthye në një grevë urie.

Pyetje: Ç’mbani mend nga dita kur u rrëzua busti i diktatorit; e kemi fjalën për 20 shkurtin e vitit 1991?

Zaloshnja: Atë ditë kisha planifikuar të shkoja në Rrëshen për metingun e themelimit të PD-së në Mirditë. Rreth orës 14, u nisa për atje dhe, po të mos kisha dëgjuar brohorima rreth e qark, ndoshta do ta kisha humbur rastin të përjetoja një nga gëzimet më të mëdha që kam ndjerë në jetë. Sapo dëgjova brohoritjet, i thashë shoferit të më çonte te sheshi Skënderbej dhe pastaj të shkonte të lajmëronte në telefon themeluesit e PD-së në Rrëshen për anullimin e metingut atje. Kur arrita në shesh, busti i Enverit po tërhiqej zvarrë, ndërkohë që mijra njerëz të ngazëllyer e ndiqnin nga pas. E ndoqa edhe unë deri te Qyteti Studenti, ndërkohë që vazhdimisht më dilte parasysh pamja e babait tim në shtratin e vdekjes – pak para se të kishte humbur vetdijen, ai e drejtonte dorën nga fotografia e Enver Hoxhës e varur në murin e dhomës së spitalit, në një farë imitimi të zbehtë të shkrehjes së revolverit drejt portretit të Enverit…

Kur arrita në Qytetin Studenti, u takova me Blendi Gonxhen, i cili kishte qënë fytyra publike e grevës së urisë. Blendit i sugjerova të merrte Presidencën në telefon dhe t’i kërkonte Ramiz Alisë që brenda orës tetë të shpallej vendimi i heqjes së emrit të universistetit dhe i dorëheqjes së qeverisë, sepse përndryshe, turma e mbledhur në Qytetin Studenti do t’i drejtohej godinave qeveritare. Atij i pëlqeu sugjerimi im dhe të dy shkuam në një familje aty pranë që kishte telefon. Kërcenimit të Blendit, sekreatri i Alisë iu përgjigj me përçmim. Por eventualisht, atë mbrëmje, emri i Enverit u hoq nga universiteti dhe qeveria dha doreheqjen.

Vonë në darkën e 20 shkurtit, mbaj mend që Azemi, unë dhe Arben Imami u mblodhëm në shtëpinë e këtij të fundit për të festuar me ca gota rezultatin përfundimtar të asaj që kishim nisur të tre si padashje në një ditë të ftohtë të fillimit të shkurtit. Në jetën time nuk më ka shijuar kurrë ndonjëherë më shumë trokitja e gotave!

Pyetje: Ju paskeni keni qënë bash në qendrën e vorbullës së dy datave të rëndësishme për historinë e demokracisë së re shqiptare.  Si i perceptoni në retrospektivë ato?

Zaloshnja: Mënyra sesi e kam përjetuar 11 dhjetorin e ’90-ës dhe 20 shkurtin e ’91-it, më ka krijuar këtë perceptim në mendjen time: Në datën e parë, diktaturës iu ngrit akt-padia publike, ndërsa në të dytën, iu dha verdikti i dënimit me vdekje. Rrëzimi i bustit të Enver Hoxhës në Tiranë, por edhe në qytete të tjera, padyshim që shënon ditën kur diktatura komuniste u dërgua përfundimisht në varr nga qindra mijra shqiptarë. Data të tjera, si data e themelimit të PD-së (12 dhjetor 1990), e rrëzimit të qeverisë Nano në maj 1991, e fitores plebishitare në mars 1992, etj. mund të kenë patur vlera praktike, por jo vlerat simbolike që kishin 11 dhjetori dhe 20 shkurti.

Pyetje: Në mbyllje, a mund të na tregoni se pse u larguat nga PD-ja?

Zaloshnja: Kur propozova në Kuvendin e Parë të PD-së që ajo të mos kishte një kryetar të vetëm, por një kryesi kolegjiale me rrotacion 6 mujor, Berisha u ngrit vërtik krah meje dhe tha se Kuvendi sapo kishte votuar për nenin e statutit që kishte të bënte me kryetarin. Unë iu kundërpergjigja se drejtuesi i seancës (Arben Demeti) nuk kishte krijuar mundësinë për propozimin e amendamenteve. Pas insistimit tim, u lejova të propozoj zyrtarisht amendamentin rreth nenit. Dhe kur argumentova se mjaft kishte vuajtur Shqiperia nga “prijësat legjendarë”, salla reagoi me indinjatë ndaj meje. Në atë çast, e ndjeva veten të huaj në partinë së cilës i kisha sugjeruar emrin dhe për të cilën kisha vite që ëndërroja të krijohej. Prej asaj kohe, nuk kam qënë më anëtar i asnjë partie.

The post Berisha, Pashko, Rama – Dhjetor 1990 first appeared on JavaNews.al.

Kur ndodhi dallga më e madhe e emigracionit në 35 vjetët e fundit?

10 December 2025 at 15:30

Nga Eduard Zaloshnja

Në fund të vitit 1989 – para se të hiqeshin telat me gjemba nga kufijtë e Shqipërisë – në regjistrin e Gjendjes Civile figuronin 3.21 milionë shtetas shqiptarë.  Nga këta, sipas regjistrimit të popullsisë që u krye atëherë, 99% jetonin brenda vendit – vetëm 32 mijë shtetas rezultonin emigrantë (politikë apo ekonomikë).

Aktualisht, në regjistrin e Gjendjes Civile figurojnë plot 4.7 milionë shtetas shqiptarë.  Nga këta, sipas një vlerësimi të përafërt statistikor të INSTAT-it, rreth 2.35 milionë jetojnë brenda vendit. Pra, rreth 50% rezultojnë në emigracion.

Po cilat janë etapat e rritjes së numrit të emigrantëve nga 0.03 milion më 1989, në 2.35 milionë sot?

Vitet ’90 shënuan një eksod biblik të shqiptarëve drejt Italisë, Greqisë, etj, etj. Si rezultat, në vitin 2001 kishim pothuaj 1 milion shtetas shqiptarë jashtë vendit – në regjistrin e Gjendjes Civile figuronin pothuaj 4 milion shtetas shqiptarë, ndërsa nga regjistrimi i popullsisë në fund të vitit 2001, numri total i banorëve rezultoi 3 milionë.

Në etapën e dytë të emigracionit, eksodi i shqiptarëve vazhdoi, por jo më me përmasa biblike – numri i shtetasve shqiptarë jashtë vendit u rrit nga 1 milion që ishte më 2001, në 1.5 milion më 2011 (u shtuan 500 mijë). Konkretisht, në regjistrin e Gjendjes Civile figuronin 4.3 milionë shtetas shqiptarë, ndërsa nga regjistrimi i popullsisë në fund të vitit 2011, numri total i banorëve rezultoi 2.8 milionë.

Edhe në etapën më fundit të emigracionit, eksodi i shqiptarëve vazhdoi me ritme të ngjashme – numri i shtetasve shqiptarë jashtë vendit u rrit nga 1.5 milionë që ishte më 2011, në 2,35 milionë sot (në një periudhë 14 vjeçare). Konkretisht, në regjistrin e Gjendjes Civile figurojnë 4.7 milionë shtetas shqiptarë. Ndërsa nga një vlerësimi i përafërt statistikor i INSTAT-it, rezulton se banojnë në vend rreth 2.35 milionë nga këta shtetas.

Prej kurbës së emigracionit nga viti 1989 e këtej, mund të konstatohet se ritmi i emigracionit është ngadalësuar në krahasim me etapën e parë të eksodit të madh (1990-2001), por mbetet përsëri shqetësues për zbrazjen e vendit nga popullsia. Nëse emigracioni vazhdon me ritmin aktual, pas disa vjetësh, do të kemi me siguri më shumë shtetas shqiptarë jashtë Shqipërisë se sa brenda saj…

The post Kur ndodhi dallga më e madhe e emigracionit në 35 vjetët e fundit? first appeared on JavaNews.al.

Dashtë zoti që Rama mos të provokojë zgjedhje të parakohëshme!

9 December 2025 at 14:06

Nga Eduard Zaloshnja

300 petritat që mblidhen në “foltoret” e përjavshme të Berishës para Kryeministrisë kërkojnë me zë të lartë rrëzimin e qeverisë Rama. Zërat e vetmuar të partive të vogla opozitare, gjithashtu.

Po çfarë mund të ndodhë sikur, larg qoftë, Rama të provokojë zgjedhje të parakohshme (që ndryshimet kushtetuese të 2008-ës ia mundësojnë juridikisht)?

Nga sondazhet e fundit që kam zhvilluar, më ka rezultuar se për PD-në e Berishës mund të votojnë sot rreth 360 mijë zgjedhës të këtushëm, ndërsa për partitë e vogla vetëm 75 mijë. Kurse për PS-në, votojnë të paktën 700 mijë zgjedhës të këtushëm (ata të diasporës u pa që anuan dukshëm nga PS-ja).

Nga një ekstrapolim i përafërt statistikor, më rezulton se po të zhvillohen zgjedhje të parakohëshme parlamentare sot, PS-ja mund të sigurojë 93 mandate (nga 83 që ka aktualisht).

Zot na ruaj nga zgjedhje të parakohshme! Se i bie që të shpallet Rama mbret, si dikur Ahmet Zogu…

The post Dashtë zoti që Rama mos të provokojë zgjedhje të parakohëshme! first appeared on JavaNews.al.

‘Kazerma’, një befasi filmike

5 December 2025 at 14:28

Nga Eduard Zaloshnja

Shkova me pritmëri të ulta të shihja filmin ‘Kazerma’, të prodhuar nga Turjan Hysko – filma të mëparshëm shqiptarë më kanë zhgënjyer në rrafsh krahasimor me filma të shumtë të huaj që kam parë. Por u befasova nga niveli i lartë i Kazermës (krahasuar me filma të tjerë shqiptarë).

Duke e ditur paraprakisht që ‘Kazerma’ është një dramedi (ndërthurje e dramës me komedinë), nuk prisja ndonjë realizim të arrirë, ngaqë ky zhanër është ndoshta me i vështiri në kinematografi. Por si skenari (truri), edhe regjia (zemra) e filmit, kishin arritur të krijonin një film që edhe të bën të mendohesh, edhe të argëtohesh.

Duke ndërthur në skenar si fasadën, edhe prapaskenat e një reality show të tipit ‘Big Brother’, filmi futet thellë në problemet sociale që përjeton aktualisht Shqipëria. Është edhe informativ, edhe argëtues. Dy orët e filmit kalojnë sikur i jeton live ato…

Tek dialogjet vuajnë të gjithë filmat shqiptarë – edhe ‘Kazerma i kishte dy dialogje që tingëllonin si teatralë, por në tërsëi ishte një produksion me tipare hollivudiane. Ndoshta ky film mund të jetë kandidat për ta përfaqësuar Shqipërinë në garën ‘Oscar” për filmat në gjuhë të huaj…

 

The post ‘Kazerma’, një befasi filmike first appeared on JavaNews.al.

❌
❌