Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 23 January 2026Main stream

MPB: Nga e hëna janë paralajmëruar protesta në pikat kufitare, do të ndërpritet trafiku për mallrat

23 January 2026 at 15:44


Ministria e Punëve të Brendshme njofton se nga e hëna është paralajmëruar pezullimi i trafikut të mallrave në pikat kufitare, ndërsa siç thonë nga MPB, ata do të sigurojnë trafik të pandërprerë për automjetet e pasagjerëve dhe autobusët.

Ministria e Brendshme - Departamenti për Çështje Kufitare dhe Migracion njofton publikun se MPB është njoftuar për një protestë publike nga shoqata "Makam-trans", e cila është planifikuar të fillojë më 26 janar 2026 në orën 12:00. Sipas njoftimit, protesta është planifikuar të mbahet në pikat kufitare vijuese: Deve Bair, Dellçevë, Novo Sellë, Dojran, Bogorodicë, Mexhitli, Qafë Thanë, Bllacë dhe Bllatë".

Protesta do të manifestohet me kufizimin e trafikut për automjetet e mallrave, përkatësisht me mbylljen e korsive dhe terminaleve të destinuara për trafik mallrash, ndërsa trafiku i pasagjerëve do të vazhdojë pa ndërprerje në të gjitha pikat kufitare".

"Sipas njoftimit të organizatorit, protesta është planifikuar të zgjasë deri në shtatë ditë, me mundësi ndërprerjeje më herët, nëse ndërkohë tejkalohen arsyet për të cilat është organizuar. MPB, në përputhje me kompetencat e saj ligjore, do të ndërmarrë masa dhe aktivitete përkatëse për të ruajtur rendin dhe qetësinë publike, si dhe për të siguruar trafik të sigurt dhe të pandërprerë, me theks të veçantë në lëvizjen e automjeteve të pasagjerëve, autobusëve dhe automjeteve që transportojnë ilaçe, bagëti, mallra të rrezikshme dhe dërgesa të tjera prioritare", thonë nga MPB.

MPB u bën apel qytetarëve dhe transportuesve që të informohen menjëherë për situatën në pikat kufitare, të ndjekin komunikimin zyrtar dhe nëse është e nevojshme, të përdorin pika alternative kufitare.

Qoku: Projekti "Safe City" mbron qytetarët, Ali Ahmeti nuk e ka në kontroll grupin parlamentar

23 January 2026 at 14:53


Koordinatori i grupit parlamentar të VLEN-it Bekim Qoku, pas votimit të Ligjit për kundërvajtje në Kuvend, tha se me këto ndryshime nga 1 shkurti do të nis zbatimi i projektit "Safe City".

Qoku tha se ky projekt mbron qytetarët dhe se për VLEN-in jeta e njerëzve nuk ka çmim, njofton Telegrafi Maqedoni.

"Ligji për kundërvajtje, u miratua sot në Kuvend me dy të tretat e votave, që do të thotë se nga 1 shkurti projekti Safe City do të fillojë të zbatohet. Ky projekt mbron qytetarët. Për VLEN jeta e njerëzve nuk ka çmim dhe nuk mund të bëhet matematike për pazare politike".

"Megjithatë, nuk mund të mos theksojmë tradhtinë e BDI-së. Ata premtuan se do ta mbështesin këtë ligj, ndërsa sot dolën kundër. Ky qëndrim i tyre tregon se Ali Ahmeti nuk ka në kontroll grupin e vet parlamentar dhe se vendimmarrja e tyre nuk ka lidhje me interesin publik. BDI tentoi ta kushtëzojë këtë vendim me Badenter dhe nuk i ecën këto pazare", tha Qoku./Telegrafi/

Kalon Ligji për kundërvajtje, "Safe City" nis zbatimin nga shkurti

23 January 2026 at 13:44


Me 81 vota “për” dhe 19 “kundër, në Kuvend kaloi Ligji për kundërvajtje, me të cilin do të finalizohet projekti "Safe City" dhe i njëjti do të hyjë në fuqi nga 1 shkurti.

Kundër ndryshimeve në këtë ligj ishin 19 deputetë ndërsa nuk kishte asnjë të përmbajtur.

Pro votuan deputetët e OBRM-PDUKM-së, VLEN-it, ZNAM-it, "Të Majtës" dhe deputeti i pavarur tashmë, Ilir Demiri.

Deputetja e BDI-së, Rina Ajdari u shpreh kundër “Safe Cityt”, ashtu sikurse edhe Rijad Shaqiri dhe Ilire Dauti. Pasi ndryshimet e Ligjit u votuan me 81 vota, deputetja e BDI-së, Rina Jadari kërkoi votim veçmas dhe të hapur, ndërkohë që sërish dolën 81 vota “për”.

Me këto ndryshime, projekti "Safe City" do të mund të zbatohet nga 1 shkurti./Telegrafi/

BDI vendos: Nuk do ta votojmë ligjin për "Safe City"

23 January 2026 at 13:01


Bashkimi Demokratik për Integrim ka vendosur që mos ata votojë sot propozim ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për kundërvajtje, ligj ky që duhet të hyjë në fuqi, që të mund të fillojë funksionimi i sistemi “Safe City” nga 1 shkurti.

Koordinatorja e grupit parlamentar të Frontit Evropian (BDI), Rina Ajdari për TV21 tha se nuk do të votojnë, ndërsa adresoi disa kërkesa për ndryshime.

Kujtojmë se ligji në fjalë kërkon mbështetja me shumicë prej dy të tretash në Kuvend. Paraprakisht, edhe LSDM ka paralajmëruar se nuk do të votojë për ndryshimet e Ligjit.

BDI: Politikat tatimore të qeverisë po rrjepin qytetarët dhe po krijojnë pasiguri juridike

23 January 2026 at 12:34


Bashkimi Demokratik për Integrim ka dalë me reagim pas protestave të qytetarëve, të cilët shprehën revoltën ndaj Drejtorisë së të Ardhurave Publike, e cila u kërkon të paguajnë tatim për rrogat që i kanë marrë jashtë vendit, gjegjësisht gjatë punës në vendet ku ka pasur konflikte.

Nga BDI thonë se "politikat e padrejta dhe represive tatimore të qeverisë aktuale, po godasin drejtpërdrejt qytetarët tanë, veçanërisht ata që kanë punuar jashtë vendit në kushte të rënda dhe të rrezikshme. Protestat para Drejtorisë së të Ardhurave Publike janë dëshmi e qartë e dështimit institucional dhe e një politike tatimore të verbër, që përmes tatimeve retroaktive po u vendos barrë të padrejtë financiare qytetarëve që për vite me radhë kanë siguruar ekzistencën e familjeve të tyre dhe kanë kontribuar në ekonominë e vendit".

"Është e papranueshme që qytetarë që kanë punuar në misione ndërkombëtare në Irak, Afganistan, si dhe në vendet e tjera, shpesh duke rrezikuar jetën, sot të trajtohen si objekt për mbushjen e arkës shtetërore. Edhe më skandaloze është mosnjohja e statusit të jorezidentit tatimor, pavarësisht dëshmive të qarta ligjore dhe faktit se shumica e tyre kanë qëndruar mbi 183 ditë jashtë vendit".
"Kjo qeveri, përmes DAP-it, po krijon pasiguri juridike, po injoron ligjin dhe po e shndërron tatimin në mjet ndëshkimi. Qytetarët nuk janë kundër tatimeve, por janë kundër grabitjes, padrejtësisë dhe vendimeve retroaktive që cenojnë dinjitetin dhe sigurinë e tyre ekonomike", thonë nga BDI.

BDI kërkon pezullim të menjëhershëm të vendimeve tatimore me efekt retroaktiv, njohje të plotë të dokumentacionit për statusin e jorezidentit dhe transparencë dhe qartësi institucionale.

"Qeveria duhet të ndalë politikat që rrjepin qytetarët dhe ta kuptojë se shteti nuk ndërtohet duke ndëshkuar ata që kanë sakrifikuar. BDI do të vazhdojë të jetë zëri i qytetarëve dhe të kundërshtojë çdo politikë që cenon drejtësinë sociale dhe dinjitetin njerëzor", thonë nga BDI.

Aliu: Ministria e Shëndetësisë mbetet e përkushtuar në ndjekjen e qasjeve më bashkëkohore në zhvillimin e mjekësisë kardiovaskulare

23 January 2026 at 11:42


Ministri i Shëndetësisë Azir Aliu, mori pjesë sot në mëngjes në një simpozium profesional, të organizuar nga “Klinika Zhan Mitrev”, i cili shërben si platformë për lidhjen e rekomandimeve ndërkombëtare me praktikën reale klinike.

"Vlerë e veçantë e këtij simpoziumi është formati interaktiv, i cili mundëson shkëmbimin e përvojave, përmirësimin e vendimmarrjes klinike dhe forcimin e bashkëpunimit ndërmjet specialiteteve të ndryshme, me qëllim ofrimin e kujdesit më cilësor, më të sigurt dhe më të personalizuar për pacientët. U theksua veçanërisht kontributi aktiv i edukimit të vazhdueshëm mjekësor dhe zhvillimi i mjekësisë kardiovaskulare", deklaroi në fjalimin e tij ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu.

Ministri, ndër të tjera, rikujtoi edhe risitë e projektligjit për mbrojtje nga duhani, qëllimi i të cilit është pikërisht mbrojtja dhe përmirësimi i shëndetit të pacientëve, duke pasur parasysh se duhanpirja shkakton sëmundje kardiovaskulare, të cilat janë në rritje si në vendin tonë, ashtu edhe në nivel global.

Ministria e Shëndetësisë mbetet e përkushtuar në ndjekjen e qasjeve më bashkëkohore dhe, në vazhdimësi, po përmirëson kushtet në institucionet publike shëndetësore si dhe po realizon furnizimin me pajisje moderne, me qëllim zhvillimin e mëtejshëm të sistemit shëndetësor në vend.

Deputetët sot pritet të miratojnë Ligjin për kundërvajtje, i cili mundëson nisjen e zbatimit të "Safe City"

23 January 2026 at 10:58


Kuvendi i Maqedonisë së Veriut sot do të mbajë vazhdimin e seancës së 76-të, në rendin e ditës së së cilës është votimi për Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për kundërvajtje, me procedurë të shkurtuar, ligji i fundit i nevojshëm që nga 1 shkurti të fillojë funksionimi i sistemit “Safe City”, për regjistrim dhe sanksionim automatik të kundërvajtjeve në trafik.

Mbështetja e nevojshme me shumicë prej dy të tretash për ligjin, për të cilin debati tashmë ka përfunduar, u sigurua në takimin e liderëve javën e kaluar, të thirrur nga kryeministri Hristijan Mickoski. Vetëm opozita LSDM ka paralajmëruar se nuk do të votojë për ndryshimet e Ligjit.

Koordinatorja e grupit parlamentar të Frontit Evropian, Rina Ajdari, në një konferencë për media më 20 janar, theksoi se do të votojnë për Ligjin për kundërvajtje në seancë. Ajo theksoi se, nëse vërejtjet e tyre nuk zbatohen, në të ardhmen do të paraqesin propozim me ndryshime të reja të Ligjit.

Me këtë Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për kundërvajtje parashihet mundësia e zbatimit të teknologjive të reja (sistem për detektim përmes mjeteve teknike dhe pajisjeve për incizim), të cilat mund të jenë një mjet i mirë për zbulim të shpejtë dhe efikas të kundërvajtjeve në trafik dhe për zbatimin e procesit të sanksionimit të tyre.

Në fazën e parë, sistemi do të regjistrojë: tejkalim shpejtësie, kalim në dritë të kuqe, skadim të vlefshmërisë së lejes së qarkullimit dhe parkim të parregullt. Në fazën e ardhshme parashihet zgjerimi i spektrit të kundërvajtjeve.

Kur sistemi të vihet plotësisht në funksion, pronarët e automjeteve për të cilat konstatohet kundërvajtje do të marrin mesazh SMS dhe e-mail me link për shkarkimin e procesverbalit me urdhërpagesë. Kundërvajtjet do të mund të paguhen në mënyrë elektronike dhe, nëse pagesa bëhet me kohë, nuk do të ngarkohen shpenzime shtesë. Për kundërvajtje të caktuara, për të cilat është paraparë edhe masa e ndalimit të drejtimit të automjetit, Ministria e Punëve të Brendshme do të parashtrojë kërkesë për nisjen e procedurës pranë gjykatës kompetente.

Në kuadër të seancës së 76-të është edhe Propozim-ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për shpërblimet shtetërore – leximi i parë. Kuvendi sot do të mbajë gjithashtu vazhdime të dy seancave plenare. Në kuadër të seancës së 81-të kanë mbetur Propozim-ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për punë të brendshme dhe Propozim-ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për policinë, të dy me procedurë të shkurtuar.

Në seancën e 20-të është Propozim-ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Regjistrin e posaçëm për persona të dënuar me vendim të formës së prerë për vepra penale të abuzimit seksual të të miturve dhe pedofili, në lexim të parë.

VLEN: “Safe City” është ligj për jetën, jo për gjoba

23 January 2026 at 10:00


"Sistemi “Safe City” është çështje e sigurisë publike, e mbrojtjes së jetës së qytetarëve dhe e vendosjes së rendit në komunikacion. Kur flasim për “Safe City”, nuk flasim për kamera apo gjoba, por për jetë njerëzish. Për rrugë më të sigurta, ku askush të mos humbasë babanë, djalin apo motrën për shkak të papërgjegjshmërisë së dikujt tjetër", thonë nga VLEN në lidhje me çështjen për "Safe City".

Prej atje gjithashtu thonë se "jeta e njeriut nuk ka çmim dhe nuk mund të relativizohet me kalkulime politike apo interesa ditore".

"Prandaj, ligji për zbatimin e sistemit “Safe City” tashmë hyn në procedurë parlamentare, si një hap i domosdoshëm drejt rritjes së sigurisë rrugore dhe mbrojtjes së qytetarëve. Njëkohësisht, duam të theksojmë qartë se çdo akt që do të dalë nga Ministria e Punëve të Brendshme, pavarësisht nga mënyra e dorëzimit, do të jetë i përgatitur dhe i dorëzuar në gjuhën e përcaktuar sipas Ligjit dhe Kushtetutës, duke garantuar respektim të plotë të të drejtave gjuhësore të qytetarëve, përfshirë edhe gjuhën shqipe", thonë nga VLEN.

VLEN u bën thirrje deputetëve të popullit që këtë ligj ta shohin përtej politikës ditore dhe ta votojnë për qytetarët, për sigurinë e tyre dhe për jetën, sepse rrugët e sigurta janë përgjegjësi e përbashkët dhe interes i përgjithshëm shoqëror.

Ndalohet një shofer nga rrethina e Tetovës, drejtoi makinën nën ndikimin e alkoolit

23 January 2026 at 09:39


MPB Maqedoni njofton se (23.01.2026) në orën 00:15 në rrugën “Bllagoja Toska” në Tetovë, oficerë policie të SPB Tetovë e kanë privuar nga liria D.M. (47) nga fshati Kamjan, rajoni i Tetovës.

"Zyrtarët policorë kanë ndaluar një automjet pasagjerësh “Hyundai” me targa të Tetovës, të cilin D.M. e drejtonte në drejtim të kundërt në rrugë dhe pas marrjes së masave, është përcaktuar se i njëjti ka qenë nën ndikimin e alkoolit, përkatësisht se ka pasur 1.57 promil alkool në gjak, pas së cilës menjëherë është larguar nga trafiku dhe është ndaluar në stacionin policor".

"Pas dokumentimit të plotë të ngjarjes, kundër D.M. do të ngrihet kallëzim penal sipas nenit 297-a të Kodit Penal - “drejtim i pakujdesshëm i automjetit”", thonë nga MPB.

LSDM: Pse Despotovski dhe Shilegov janë të mbrojtur nga OBRM-PDUKM-ja për sulmin ndaj partisë

23 January 2026 at 09:14


Vazhdojnë përplasjet në LSDM, ndërsa nga kjo parti thonë se kjo është e koordinuar nga OBRM-PDUKM.

Nga LSDM thonë se OBRM-PDUKM gjeti dy të dobët nga për këtë tradhti, duke iu referuar Petre Shilegovit dhe Jovo Despotovskit.

"Pyetja është pse? Pse pikërisht Despotovski dhe Shilegov u zgjodhën për të sulmuar LSDM-në? Cilat janë faktet shkakësore? Një padi penale është ngritur kundër Jovo Despotovskit nga Drejtoria e Policisë Financiare me dyshimin për shpërdorim të detyrës dhe autoritetit zyrtar. Ai dyshohet se, si zyrtar - drejtor i Drejtorisë për Zonat Zhvillimore Teknologjike Industriale në Shkup në vitin 2022, së bashku me zyrtarë të tjerë, i ka mundësuar një personi juridik të përfitojë një përfitim të paligjshëm pasuror që tejkalon një vlerë të konsiderueshme prej 10 milionë eurosh. Procedura është ende në vazhdim".

"A është më e qartë tani? Pas përpjekjeve fillestare të pasuksesshme, Despotovski vazhdoi sulmet e tij ndaj LSDM-së, në koordinim të drejtpërdrejtë me Geron dhe të publikuara në portalin e tij. Ai madje përdor të njëjtën retorikë dhe të njëjtat tema si OBRM-PDUKM. Nga Despotovski, por edhe nga Shilegov. Tradhtia e Shilegovit mund të ketë qenë e pritshme për shkak të veseve, dobësive private dhe borxheve të tij. Megjithatë, sipas informacioneve që kemi, Prokuroria Themelore Publike në vitin 2024 paraqiti një kërkesë për dorëzimin e të dhënave dhe për një çështje formale për prokurimin publik të Qytetit të Shkupit nga viti 2021", thonë nga LSDM.

LAMM: Mjegull në disa rrugë, rekomandohet vozitje e kujdesshme

23 January 2026 at 08:55


Dukshmëri e reduktuar dhe mjegull këtë mëngjes në afërsi të Smojmirovës dhe Bukovës deri në 50 metra, Gjavatës deri në 80 metra, Strumicës deri në 100 m., Tetovës deri në 40 m., Petrovecit deri në 150 m. dhe Delçevës deri në 50 metra, njofton LAMM.

LAMM gjithashtu informon se të gjitha rrugët shtetërore janë të kalueshme dhe të sigurta për trafik. Trafiku zhvillohet pa probleme, por për shkak të reshjeve të borës, rekomandohet drejtim i kujdesshëm.

"Ekipet e NP Rrugët e Maqedonisë janë të pajisura plotësisht, mekanizimi dhe fuqia punëtore e nevojshme janë në dispozicion dhe pastrimi i borës po kryhet vazhdimisht në terren. Në bashkëpunim me PE për Rrugët Shtetërore dhe Ministrinë e Transportit, po kryhen aktivitete të koordinuara me qëllim sigurimin e rrjedhës së qetë dhe të sigurt të trafikut", informon LAMM.

Përveç menaxhimit të kujdesshëm dhe të ndërgjegjshëm të automjeteve, rekomandohet përdorimi i pajisjeve dimërore, respektimi i shenjave të vendosura të trafikut dhe përshtatja e shpejtësisë sipas kushteve të rrugëve.

Gjithashtu rekomandohet të sigurohen informacione në kohë nga të gjitha qendrat e informacionit për kushtet dhe trafikun në rrugët shtetërore.

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

23 January 2026 at 08:12


Moti sot do të jetë me vranësira dhe diell. Paradite në disa lugina do të ketë mjegull. Do të fryjë dhe erë e dobët nga drejtime të ndryshme.

Temperatura minimale do të ulet nga -2 deri në 2, ndërsa ajo maksimale do të arrij nga 6 deri në 10 gradë.

Në Shkup moti do të jetë i ngjashëm, me vranësira dhe diell. Paradite do të ketë mjegull. Temperatura minimale do të ulet në -1, ndërsa ajo maksimale do të arrij në 7 gradë Celsiusë.

Before yesterdayMain stream

RMV-ja e dyta në Evropë për planin e veprimit për barazi gjinore

22 January 2026 at 18:01


Kryetarja e Komisionit për Mundësi të Barabarta të Femrave dhe Meshkujve, Zhaklina Peshevska, ka takuar grupin e punës për ndjekjen e zbatimit të Planit të Veprimit për Avancimin e Barazisë midis Femrave dhe Meshkujve në Kuvend, ku ka konstatuar se nga vendet të cilat kanë planin e tretë të veprimit, RMV-ja është vendi i dytë në Evropë, edhe atë pas Suedisë.

Qëllimi i këtij takimi, sipas kryetares së Kuvendit, ishte që të vlerësohet progresi i deritanishëm, të identifikohen sfidat në zbatim dhe të koordinohen hapat e ardhshëm për forcimin e politikave dhe masave që promovojnë barazinë gjinore dhe mundësitë e barabarta në institucionet shtetërore.

“Atë të cilën mund ta them është se si plan të tretë të veprimit jemi vendi i dytë në Evropë pas Suedisë. Ajo që është shumë më e rëndësishme është fakti se gjatë kësaj kohe kemi shënuar progres në realizimin e planit të veprimit. Atë të cilën e kishim planifikuar, ishte që ta rrisim rolin mbikëqyrës të Kuvendit mbi institucionet", deklaroi kryetarja e Komisionit për Mundësi të Barabarta, Zhaklina Peshevska.

Plani i Veprimit për Avancimin e Barazisë midis Femrave dhe Meshkujve në Maqedoni ka për qëllim promovimin e mundësive të barabarta për femrat dhe meshkujt në të gjitha fushat e jetës publike dhe private, parandalimin dhe luftimin e dhunës me bazë gjinore dhe dhunës në familje, si dhe fuqizimin institucional, përmes koordinimit të institucioneve shtetërore dhe monitorimit të zbatimit të masave. Të gjitha këto në praktikë nuk po realizohen me dinamikën e dëshiruar.

“Ne në të kaluarën si grup i deputeteve dhe si Komision kemi sjellë disa përfundime për zmadhimin e përfaqësimit të grave në politikë, si: 50 për qind të jenë gra në listat e deputetëve dhe këshilltarëve komunalë; 40 për qind të jenë të përfaqësuara në Qeveri dhe 30 për qind në kryetare të komunave, por kjo nuk po implementohet. Ne sado të jemi progresive, akoma po ballafaqohemi me disa mendime dhe stereotipe në shoqëri se gratë duhet të jenë amvise në shtëpi, se më shumë do të votonin për burra sesa për gra dhe se këtë luftë të gladiatorëve gratë pak i rreken punës që ta bëjnë këtë betejë.”, – theksoi kryetarja e Komisionit për Mundësi të Barabarta, Zhaklina Peshevska.

Sipas Peshevskës, nëse analizohen edhe komisionet dhe delegacionet e Kuvendit dhe të Qeverisë, gratë nuk janë të përfaqësuara sa duhet.

Plani i Veprimit shoqëron Strategjinë Kombëtare për Barazi Gjinore dhe përfshin afate kohore, institucione përgjegjëse dhe tregues për matjen e progresit, duke siguruar që barazia gjinore të mos mbetet vetëm parim ligjor, por të zbatohet në praktikë.

Snopçe: “Safe City” shkel Ligjin për gjuhët dhe do të rëndojë xhepin e qytetarëve

22 January 2026 at 17:29


Deputeti i Aleancës për Shqiptarët, Halil Snopçe, ka reaguar ndaj Ministrit të Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, duke e akuzuar për moszbatim të Ligjit për përdorimin e gjuhës shqipe në kuadër të projektit “Safe City”, si dhe për një qasje që, sipas tij, po e shndërron sigurinë rrugore në barrë financiare për qytetarët.

Snopçe thekson se ministri ende nuk ka dhënë përgjigje pse SMS-porositë që lidhen me projektin “Safe City” u janë dërguar qytetarëve shqiptarë vetëm në gjuhën maqedonase, në kundërshtim të drejtpërdrejtë me Ligjin për Gjuhët. Vetëm ditën e parë, rreth 40.000 qytetarë shqiptarë kanë pranuar njoftime ekskluzivisht në maqedonisht.

“Siguria në komunikacion është e rëndësishme, por jo me kusht që të shkelet ligji dhe të goditet rëndë standardi jetësor i qytetarëve, i cili edhe ashtu është i mbingarkuar”, deklaron Snopçe.

Deputeti i ASH-së ngre shqetësime serioze edhe për dimensionin financiar të projektit, duke theksuar se numri i dënimeve është alarmant dhe se shteti duhet të ndërmarrë masa në përputhje me realitetin ekonomik të qytetarëve.

Ai bën të ditur se ka kërkuar sqarime nga ministri Toshkovski se sa mjete financiare do të ishin grumbulluar nëse projekti “Safe City” nuk do të ishte në fazë testimi, sa paga minimale do të përfaqësonin ato mjete, apo sa shporta ushqimore do të mund të mbusheshin me paratë e mbledhura nga gjobat – por, sipas tij, ka mbetur pa përgjigje konkrete.

Snopçe prezantoi edhe një simulim financiar bazuar në të dhënat zyrtare të MPB-së. Sipas këtyre të dhënave, vetëm në 12 orët e para të ditës së parë të testimit janë konstatuar 65.000 parregullsi në komunikacion.

“Nëse mesatarisht një dënim do të ishte 50 euro, atëherë për një ditë do të grumbulloheshin 3.250.000 euro, për një muaj 97.500.000 euro, ndërsa për një vit plot 1.186.250.000 euro”, thekson deputeti.

Maqedonia paralajmëron rikthimin e projekteve të vjetra energjetike “Çebren” dhe “Galishtë”

22 January 2026 at 17:00


Kërkesa globale në rritje për energjinë elektrike e vendos sektorin energjetik në fokusin e zhvillimeve të ardhshme. Maqedonia paralajmëron rikthimin e projekteve të vjetra si “Çebren” dhe “Galishtë”. Nga Forumi Ekonomik Botëror në Davos, kryeministri Hristijan Mickoski tha se shteti duhet të bëhet faktor aktiv në prodhimin e energjisë elektrike dhe të hapë potencialin energjetik për investime të reja.

“Duhet sërish t’i ristartojmë të gjitha ato projekte energjetike ndoshta të harruara në të kaluarën, si Çebren dhe Galishtë, ura e Boshkut dhe të tjerat, dhe ta ofrojmë potencialin për investime në burime të ripërtëritshme të energjisë për një numër të madh investitorësh, të cilët treguan interes të padiskutueshëm në diskutimet pas përfundimit të panelit”, tha Hristijan Mickoski – kryeministër.

Kryeministri theksoi se kishte edhe një takim me pronarin e kompanisë “4IG”– operatori i tretë mobil që vjen në vend, i cili paralajmëroi se në periudhën e ardhshme do të investojë më shumë se 100 milionë euro.

“Qytetarët fitojnë kompani të re që do të ofrojë shërbime mobile dhe kompani që jam i sigurt se do të ndikojë pozitivisht në uljen e çmimeve të shërbimeve që operatorët mobilë i ofrojnë për qytetarët në Maqedoni”, u shpreh Hristijan Mickoski – kryeministër.

Në një panel të mbajtur në kuadër të Forumit Ekonomik Botëror në Davos, iu kushtua vëmendje sfidave të ardhshme me të cilat do të përballet bota, ku një nga temat kyçe ishte inteligjenca artificiale. U theksua se përdorimi më i gjerë dhe serioz i saj nuk është i mundur pa furnizim të qëndrueshëm me energji elektrike, për shkak të nevojave të mëdha të qendrave të të dhënave, si dhe pa një numër të mjaftueshëm inxhinierësh IT të kualifikuar. /Alsat/

Vazhdon gjykimi për rastin "Onkologjia", dëshmitarët me qëndrime të ndryshme për terapinë

22 January 2026 at 16:34


Në Gjykatën Penale të Shkupit vazhdoi gjykimi për rastin “Onkologjia”, ku ish-drejtori Nino Vasev dhe dy mjekë akuzohen për trajtim të pandërgjegjshëm.

Tre dëshmitarë nga familjet e pacientëve dhanë dëshmi, ku dy prej tyre raportuan përkeqësim të gjendjes së të afërmve pavarësisht terapive dhe paralajmëruan kërkesë për dëmshpërblim, ndërsa një dëshmitar e vlerësoi pozitivisht trajtimin nga dr.Vasev dhe refuzoi kërkesën e dëmshpërblimit.

Procesi hyn në fazën e ekspertizave, me dëshmi nga Sllovenia dhe Serbia, ndërsa Vasev përballet edhe me akuzë për abuzim me detyrën dhe dëm financiar ndaj buxhetit të shtetit.

Regjistrohen mbi dy mijë raste të reja me grip në Maqedoni

22 January 2026 at 15:36


Gjatë javës së tretë të vitit 2026 – prej 12 deri më 18 janar – në vend janë paraqitur 2.062 raste të të sëmurëve nga gripi – sëmundje të ngjashme me gripin, 11,2 për qind më pak në karahasim me javën e kaluar. Numri i personave të paraqitur këtë javë, në krahasim me javën e tretë të stinës së kaluar është rritur për 46,0 për qind, ndërkaq në krahasim me numrin për javën e tretë nga kurba tipike epidemike e modeluar nga 15 stinët e fundit është ulur për 6,9 për qind.

Gjatë javës së tretë incidenca e paraqitur është mbi kufirin javor për aktivitet mesatar, informuan sot nga Instituti për shëndet publik.

Lidhur me distribuimin e moshës, 1.274 persona ishin të moshës prej 15 deri 64 vjeç. Gjithsej 279 ishin fëmijë të moshës deri katër vjeç, mbi 65 vjeç ishin 266 persona, ndërsa 243 fëmijë të moshës prej 5 deri 14 vjeç. Incidenca më e madhe është regjistruar tek fëmijët e moshës deri katër vjeç.

Personat e paraqitur janë nga 29 QSHP/NJR: Shkup – 556, Tetovë – 146, Ohër – 142, Manastir – 139, Kumanovë – 137, Prilep – 115, Shtip – 110, Kavadar – 102, Veles – 96, Strumicë – 85, Dibër – 75, Sveti Nikole – 59, Gostivar – 52, Radovish – 33, Negotinë – 30, ndërsa në Gjevgjeli, Vinicë, Strugë, Resnjë, Kërçovë, Krushevë, Kratovë, Makedonski Brod, Probishtip, Dellçevë, Kriva Pallankë, Koçan, Demir Hisar dhe Berovë, numri i të sëmurëve është më i vogël se 30, tregojnë të dhënat e ISHP.

Në katër QSHP/NJR: Dibër, Ohër, Sveti Nikole dhe Kavadar vërehet aktivitet shumë i lartë, në tre: Kratovë, Shtip dhe Vinicë – aktivitet i lartë, aktivitet mesatar është regjistruar në 11 QPSH/NJR, në nëntë vërehet aktivitet stinor, ndërsa në dy njësi vërehet aktivitet i ulur i virusit të gripit.

Në vitin 2025/2026 numri i përgjithshëm i rasteve të gripit – sëmundje të ngjashme me gripin – është 8.209 në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit së kaluar, numri i rasteve të paraqitura është rritur për 2,1 herë, ndërsa në raport me modelin e 15 viteve të fundit është regjistruar rritje prej 16,3 për qind.

Grupacioni i prodhimit të cigareve: Projekt-ligji për mbrojtje nga duhani do të kërcënojë seriozisht segmente të rëndësishme të industrisë, sektorit të biznesit dhe ekonomisë

22 January 2026 at 14:47


Grupacioi i prodhimit të cigareve, i cili është pjesë e Shoqatës së prodhuesve të duhanit dhe produkteve të duhanit në kuadër të Odës Ekonomike të Maqedonisë së Veriut, përshëndet iniciativën e Ministrisë së Shëndetësisë për modernizimin e Ligjit ekzistues për mbrojtje nga duhani, duke e parë atë si një hap normal drejt përshtatjes me realitetin e tregut vendas, por beson se projektligji i propozuar do të krijojë mospërputhje ligjore (ose retrograde në përputhje me legjislacionin ekzistues), do të rrezikojë industrinë, do të godasë bizneset e vogla dhe të mesme, si dhe do të inkurajojë tregtinë e paligjshme.

Ky Grupacion doli publikisht me qëndrim të përbashkët në lidhje me risitë e propozuara në Ligj, në të cilin theksoi vëzhgimet dhe kërkesat e tij, duke përfshirë që të gjithë palët e interesuara të përfshihen aktivisht në zhvillimin e zgjidhjes ligjore, si dhe një periudhë të arsyeshme për zbatim dhe përshtatje me ndryshimet e reja. Në këtë mënyrë, do të shmangen pasojat serioze normative-juridike, financiare dhe ekonomike.

Në këtë drejtim, Grupacioni thekson se me ekspertizën e tij të provuar globale dhe përvojën shkencore krahasuese mund të kontribuojë në mënyrë aktive dhe konstruktive në harmonizimin e propozimit legjislativ.

Sipas Grupacionit, projektligji për mbrojtjen nga duhani është hartuar sipas modelit slloven, por nuk mund të zbatohet në vend, kryesisht sepse të dy vendet ndryshojnë në shumë parametra: në Maqedoni, duhani i papërpunuar është një kulturë bujqësore strategjike, kultivimi, prodhimi dhe blerja e të cilit stimulohen nga shteti, përkatësisht në vëllimin historikisht më të madh të blerjes dhe çmimit. Dy fabrika për prodhimin e produkteve të duhanit po operojnë në mënyrë aktive në vend, të cilat kontribuojnë një pjesë të madhe të të ardhurave në buxhetin e shtetit, kapaciteti i eksportit punëson disa qindra qytetarë të RMV-së.

Ata thonë se ajo që është e përbashkët me Slloveninë është se Republika e Maqedonisë, si vend kandidat në BE, është nën monitorim dhe vlerësim të vazhdueshëm të legjislacionit pozitiv nga organet e BE-së përgjegjëse për zgjerimin, të cilat deri më tani kanë vërejtur përparim pozitiv dhe një shkallë të lartë të pajtueshmërisë me direktivat e BE-së. Një ligj i tillë është Ligji për duhanin, duhanin dhe produktet e ngjashme.

Nga Grupacioni i prodhimit të cigareve thonë se zgjidhja ekzistuese ligjore në lidhje me mbrojtjen nga duhani është krijuar në një kohë kur vetëm cigaret dhe një pjesë e vogël e produkteve të tjera të djegshme të duhanit ishin të pranishme në tregun vendas. Ndërkohë, industria po evoluon dhe po transformohet, duke investuar shumë në teknologji të reja, inovacione dhe kërkime, prandaj ekziston nevoja për të zgjeruar zgjidhjen ligjore që do të përfshijë të gjitha kategoritë e reja të produkteve, do të zbatojë praktikat më të mira evropiane dhe botërore dhe në të cilën do të aplikohen zgjidhjet më të përshtatshme për uljen e dëmit të tymit të duhanit.

Një nga mangësitë më të mëdha me propozimin e një teksti krejtësisht të ri të Ligjit për Mbrojtjen nga Duhani është mospërputhja normative-ligjore me ligjet dhe rregulloret pozitive që rregullojnë këtë çështje, veçanërisht me Ligjin për Duhanin, Duhanin dhe Produktet e Përafërta. Projektligji i ri përmban shumë mospërputhje në përkufizimet kryesore, gjë që krijon konfuzion ligjor në shumë fusha, pavarësisht dëshirës për të adresuar çështjen e shëndetit publik. Kjo mospërputhje është veçanërisht e dukshme në barazimin e cigareve dhe produkteve alternative të duhanit, të cilat në projektligjin e ri vendosen në të njëjtën kategori, gjë që është absolutisht e pasaktë pasi këto kategori janë tashmë të përcaktuara veçmas në Ligjin ekzistues për Duhanin, Produktet e Duhanit dhe Produktet e Përafërta. Barazimi i të gjitha kategorive të produkteve dhe, në veçanti, futja e termave të paqarta të krijuara rishtazi, përfaqëson një pengesë për kuadrin ekzistues rregullator.

"Në kontekstin e sa më sipër, po injorohen studime të shumta globale, rajonale dhe lokale që kanë vërtetuar se ekziston një ndryshim i rëndësishëm midis cigareve dhe produkteve pa tym", thonë nga Grupacioni.

Sipas tyre, aspekti i dytë i rëndësishëm i zgjidhjes ligjore të propozuar është ndikimi serioz negativ në ekonominë e përgjithshme në vend, ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, por edhe në të ardhurat në buxhetin e shtetit.

Përveç kësaj, ndalimet në tregun vendas pritet të inkurajojnë tregtinë e paligjshme të produkteve të duhanit në vend, gjë që do të ndikojë negativisht edhe në buxhetin e shtetit. Grupi thekson se projektligji do të çojë në një ulje të caktuar të vendeve të punës në industrinë e duhanit dhe sektorin e hotelerisë, si dhe në një goditje të rëndë për sektorin e tregtisë me pakicë, i cili pritet të kërcënojë ekzistencën e më shumë se 4,000 pikave të shitjes me pakicë në vend, shumë prej të cilave janë biznese të vogla dhe familjare, pa ofruar një zgjidhje model dhe një periudhë tranzicioni për rregullimin e punës dhe furnizimeve aktuale në të gjitha kanalet.

"Ndalimi do të shkaktonte pasoja të rënda financiare për bizneset e vogla familjare (duhan, minimarkete), do të ulte shitjet, por gjithashtu do të inkurajonte tregtinë e paligjshme. Përveç kësaj, ndalimi do të shkaktonte efektin e kundërt të asaj që kemi synuar të arrijmë prej vitesh - komunikim të kontrolluar dhe punonjës të trajnuar që sigurojnë që informacioni të arrijë vetëm tek përdoruesit e rritur. Ngjashëm është edhe me ndalimin e produkteve me aroma dhe shije, i cili, ashtu si me ndalimet e tjera, nuk do të çojë në uljen e numrit të duhanpirësve, por vetëm në uljen e të ardhurave dhe do të inkurajojë tregtinë e paligjshme, gjë që është treguar në shumicën e vendeve ku aromat dhe shijet janë të ndaluara, siç është Sllovenia", thonë nga Grupacioni.

Sipas tyre, disavantazhi i tretë kryesor i projektligjit është se ai nuk ofron zgjidhje dhe sqarime në kontrast me ndalimet e shumta të sapo futura se si të zbatohen masat e propozuara në praktikë, gjë që lë hapësirë për pasiguri dhe pasiguri serioze në zbatimin e ligjit. Në këtë kontekst, vendet ku ndalohet pirja e duhanit dhe përdorimi i produkteve alternative të duhanit dhe ato ku lejohet pirja e duhanit nuk janë përcaktuar saktësisht dhe qartësisht, gjë që do të lejojë interpretime të ndryshme nga shërbime të shumta inspektimi dhe një problem real në zbatimin e rregullores.

Grupacioni thekson se është i nevojshëm një rishikim i plotë dhe harmonizim i projektligjit me realitetin ekonomik maqedonas dhe me parimet e reduktimit të dëmit, përkatësisht Ligji duhet të miratohet pas konsultimeve serioze dhe gjithëpërfshirëse me të gjitha palët e interesuara, gjë që do të mundësojë mbrojtjen e shëndetit publik.

Andonovski: Prej sot certifikatat e lindjes, vdekjes dhe të kurorëzimit do të mund të merren online

22 January 2026 at 14:09


Për certifikatë të lindjes, certifikatë të vdekjes, certifikatë martese ose certifikatë të gjendjes civile të lirë, qytetarët nuk kanë nevojë të paraqiten fare në sportelin e Zyrës së Regjistrimit Civil.

Ministri i Transformimit Dixhital Stefan Andonovski, sot në konferencë për shtyp tha se procedura për këto dokumente është dixhitalizuar plotësisht.

"Sa i përket shërbimeve të Zyrës së Regjistrimit Civil, që nga sot, ato janë migruar plotësisht në portalin kombëtar uslugi.gov.mk, gjë që do të përshpejtojë përdorimin e tyre dhe janë plotësisht dixhitale, ndryshe nga më parë. Kjo do të thotë që certifikatat e lindjes, certifikatat e martesës, certifikatat e vdekjes dhe shërbimi i ri i certifikatës së gjendjes civile të lirë, tani janë plotësisht të disponueshme në portal dhe me disa klikime, qytetarët mund t'i marrin këto shërbime. Kjo do të thotë efikasitet më i madh i Zyrës së Regjistrimit Civil dhe kontroll më i madh nga ne si Ministri përkatëse mbi ritmin e lëshimit të këtyre dokumenteve", tha ministri Andonovski.

Së bashku me Drejtorin e Fondit të Sigurimeve Shëndetësore, Sasho Klekovski, ai sot promovoi katër shërbime të reja në portalin uslugi.gov.mk.

"Për personat juridikë, për herë të parë është mundësuar një shërbim elektronik për lëshimin e certifikatës së kontributeve të paguara për sigurimin e detyrueshëm shëndetësor, plotësisht dixhital dhe i disponueshëm në çdo kohë. Individët, nga ana tjetër, mund të marrin elektronikisht certifikatë për regjistrim dhe çregjistrim në sigurimin e detyrueshëm shëndetësor, certifikatë për person të siguruar ose të pasiguruar dhe kontribute të paguara, si dhe certifikatë për kompensim të pagës së paguar gjatë paaftësisë së përkohshme për punë", tha Andonovski.

VLEN: Hipokrizi dhe ironi që BDI flet për korrupsion dhe Transparency International

22 January 2026 at 13:21


VLEN ka reaguar pas akuzave nga BDI në lidhje me raportin e Transparency International për korrupsionin në vend. Nga VLEN thonë se është ironi e pastër që BDI/AKI flet për korrupsion.

"Për një moment menduam mos ua ka thyer dikush faqen, sepse është e pabesueshme që pikërisht partia që e çoi Maqedoninë e Veriut në pozitat më të ulëta historike në Transparency International sot del të na japë leksione. Partia me disa persona non grata për korrupsion sot mban ligjërata për Transparency International".

"Nëse BDI ka harruar, opinioni nuk ka pse harron. Në kohën e tyre vendi zbriste deri në pozitat 104–111 dhe flitej hapur për kapje shteti, për një sistem ku korrupsioni u bë kulturë qeverisjeje. Produkt i qeverisjes së tyre është Gjoko Ristov, i kapur me 350 mijë euro. Produkt i BDI-së është edhe Enver Bexheti, non grata, gjykatësi që me urdhër të Artan Grubit hapte dyer e mbyllte dosje, deri sa e nxori Sasho Mijallkovin nga burgu me para".

"Korrupsioni nuk po lind sot. Por, sot vetëm po çahet ombrella që i mbante të paprekshëm. Dhe sa më shumë të dalin këto fakte, aq më shumë do ta kuptojë opinioni pse BDI ka nevojë të bërtasë dhe të mbetet në opozitë", thonë nga VLEN./Telegrafi/

❌
❌