Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka vizituar rajonin e Chernihivit si pjesë e vizitës së tij dy-ditore në Ukrainë.
Ndër të tjera, ai vizitoi fshatin Yahidne, ku forcat ruse mbajtën më shumë se 300 civilë robër në bodrumin e një shkolle lokale për gati një muaj në vitin 2022.
Rutte mbërriti në Kiev të martën, më 3 shkurt, dhe një ditë më vonë vizitoi qytetin e Chernihivit dhe rrethinat e tij.
Yesterday I visited Chernihiv region 🇺🇦 with @andrii_sybiha and @V_Chaus where residents told us about how they’ve been surviving the war. I saw the school basement where an entire village was held captive for a month in 2022 by Russian troops, and the Invincibility Points that… pic.twitter.com/sAt0tkycgR — Mark Rutte (@SecGenNATO) February 5, 2026
Ai qëndroi në Ukrainë për një natë pas një sulmi të madh të kombinuar rus që ndodhi pak para mbërritjes së tij.
Në fshatin Yahidne, të cilin ai e vizitoi i shoqëruar nga Ministri i Jashtëm ukrainas Andriy Sibiha dhe kreu i administratës ushtarake të rajonit të Chernihiv, Vyacheslav Chaus, atij iu tregua një bodrum ku forcat ruse mbanin fshatarët robër.
Dhjetëra njerëz vdiqën në këto kushte.
During my visit to Kyiv today I saw a civilian heating plant targeted by Russian missiles.
No military value whatsoever - attacks meant only to make people suffer.
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s inspektoi gjithashtu një termocentral në zonë që u dëmtua në sulmin rus.
Ndryshe, me mbërritjen e tij në Ukrainë, Rutte njoftoi se aleatët do të gjenin më shumë se 15 miliardë dollarë për të blerë armë për forcat e armatosura ukrainase. /Telegrafi/
Një programer ka punuar moti në heshtje për Thinking Machines Lab , startup-in e Inteligjencës Artificiale të themeluar nga ish-drejtoresha kryesore e teknologjisë së OpenAI, Mira Murati.
Neal Wu është fitues tre herë i medaljes së artë në një Olimpiadë Ndërkombëtare të Programimit dhe një anëtar themelues i startup-it të kodimit të Al Cognition, i cili vlerësohet në 10 miliardë dollarë.
Ai është vëllai i madh i Scott Wu, CEO-s dhe bashkëthemeluesit të Cognition, shkruan Business Insider.
Ky veprim tregon se Thinking Machines Lab, me vlerë mbi 10 miliardë dollarë, vazhdon të tërheqë talente të shquara.
Nuk është e qartë se cili është pozicioni i saktë i Wu-së.
Por, profili i tij në LinkedIn thotë se ai ka punuar si bashkëthemelues dhe këshilltar për "diçka të re" që nga janari i vitit 2025, afërsisht në kohën kur u lansua startup-i i Muratit.
Ndryshe, stafi i lartë i Thinking Machines Lab është larguar nga puna gjatë muajve të fundit.
Në janar, drejtori teknologjik, Barret Zoph, së bashku me dy anëtarë të tjerë themelues, u rikthyen papritur te OpenAI.
Raportohet se Thinking Machines Lab ka një origjinë të fortë stafi, me punonjës që vijnë nga laboratorë të Al si OpenAI dhe Meta. /Telegrafi/
Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer, u kërkoi falje viktimave të Jeffrey Epstein për emërimin e Peter Mandelson si ambasador të Britanisë në Uashington, pavarësisht lidhjeve të tij me financierin.
Në një fjalim, Starmer tha se Mandelson e kishte "portretizuar Epsteinin si dikë që mezi e njihte".
"Më vjen keq... që i besova gënjeshtrat e Mandelsonit dhe e emërova atë", deklaroi kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar.
Starmer e shkarkoi Mandelsonin në shtator pasi u publikuan email-e që tregonin se ai mbante një miqësi me Epsteinin pas dënimit të financierit të ndjerë në vitin 2008 për vepra penale seksuale që përfshinin një të mitur.
Starmer nuk e ka takuar kurrë Epsteinin dhe nuk akuzohet për ndonjë shkelje, shkruan euronews.
Megjithatë, kryeministri britanik përballet me presion të madh për emërimin, pasi dokumentet e publikuara së fundmi zbuluan detaje të marrëdhënies së Mandelsonit me Epsteinin.
"Më gënjyen", tha Starmer.
"Ishte bërë e ditur publikisht për njëfarë kohe që Mandelson e njihte Epsteinin, por askush prej nesh nuk e dinte thellësinë dhe errësirën e asaj marrëdhënieje", shtoi ai.
Policia britanike po heton Mandelsonin për sjellje të pahijshme në detyrën publike. Ai nuk akuzohet për ndonjë krim seksual.
Dokumentet e publikuara javën e kaluar nga Departamenti i Drejtësisë i SHBA-së përmbajnë zbulime, përfshirë dokumente që sugjerojnë se Mandelson ka ndarë informacione të ndjeshme qeveritare me Epstein pas krizës globale financiare të vitit 2008.
Dosjet përmbajnë gjithashtu mesazhe që tregojnë për një marrëdhënie më të ngushtë nga ajo që Mandelson kishte zbuluar më parë.
Dosjet e publikuara rishtazi sugjerojnë gjithashtu se në vitet 2003 deri në 2004, Epstein dërgoi tre pagesa me vlerë totale 75,000 dollarë (63,500 euro) në llogari të lidhura me Mandelson ose partnerin e tij Reinaldo Avila da Silva, tani bashkëshorti i tij. /Telegrafi/
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky njoftoi se 157 persona të liruar nga robëria ruse janë kthyer në Ukrainë, përfshirë ushtarë dhe civilë.
Ai ndau edhe foto të të burgosurve të luftës të liruar të mbështjellë me flamuj ukrainas.
"Po i sjellim njerëzit tanë në shtëpi - 157 ukrainas. Luftëtarë nga Forcat e Armatosura, Garda Kombëtare dhe Shërbimi Shtetëror Kufitar. Ushtarë, nënoficerë dhe oficerë. Civilët po kthehen gjithashtu. Shumica e tyre kanë qenë në robëri që nga viti 2022", shkroi Zelensky.
Ai theksoi se shkëmbimi i sotëm u arrit pas një pauze të gjatë dhe se realizimi i tij ishte me rëndësi vendimtare.
"Shkëmbimi i sotëm erdhi pas një pauze të gjatë dhe është jashtëzakonisht e rëndësishme që ne arritëm ta realizonim atë. Falënderoj të gjithë ata që po punojnë për të realizuar këto shkëmbime, si dhe të gjithë ata në vijën e parë. Pa vendosmërinë e luftëtarëve tanë, shkëmbime të tilla do të ishin të pamundura", deklaroi lideri ukrainas.
We are bringing our people home—157 Ukrainians. Warriors from the Armed Forces, National Guard, and the State Border Guard Service. Soldiers, sergeants, and officers. Along with our defenders, civilians are also returning. Most of them had been in captivity since 2022.
Ai shtoi se çdo sukses i forcave ukrainase në terren kontribuon drejtpërdrejt në mundësinë e kthimit të ukrainasve në shtëpi nga Rusia.
"Çdo rezultat i arritur nga trupat tona ruan njëkohësisht aftësinë për të kthyer ukrainasit në shtëpi nga Rusia", shkroi Zelensky.
Presidenti ukrainas theksoi se Kievi do të vazhdojë të punojë për të liruar të gjithë ata që janë ende në robëri.
"Ne do të vazhdojmë të punojmë për lirimin e njerëzve tanë nga robëria. Ne duhet t'i kthejmë të gjithë - dhe sigurisht që do ta bëjmë. Po punojmë për çdo emër në mënyrë që çdo familje më në fund të mund të mirëpresë të dashurit e saj në shtëpi", përfundoi Zelensky. /Telegrafi/
Jupiteri , pa dyshim, është planeti më i madh në sistemin tonë diellor.
Por rezulton se nuk është aq i madh - as edhe aq i vogël - sa kishin menduar më parë shkencëtarët.
Duke përdorur të dhëna të reja të marra nga anija kozmike robotike Juno e NASA-s, shkencëtarët kanë marrë matjet më të sakta deri më sot të madhësisë dhe formës së Jupiterit.
Ky është një informacion i rëndësishëm për të fituar një kuptim më të plotë të këtij gjiganti të gazit, duke përfshirë studimin e strukturës së tij komplekse të brendshme.
Vëzhgimet e Junos treguan se Jupiteri ka një diametër ekuatorial prej 142,976 km, që është rreth 8 km më i vogël nga sa kishin treguar matjet e mëparshme.
Vëzhgimet treguan gjithashtu se diametri i Jupiterit nga poli i veriut në polin e jugut është 133,684 km, rreth 24 km më i vogël nga sa ishte vlerësuar më parë.
Planeti, ashtu si i yni, nuk është një sferë e përsosur, por paksa e rrafshuar - dhe, bazuar në të dhënat e reja, pak më shumë sesa dihej më parë.
Jupiteri është rreth 7% më i madh në ekuator sesa në pole.
Për krahasim, ekuatori i Tokës është vetëm 0.33% më i madh se diametri i tij në pole.
Juno, e nisur në vitin 2011, ka qenë në orbitë rreth Jupiterit që nga viti 2016, duke transmetuar të dhëna të papërpunuara përsëri në Tokë.
NASA e zgjati misionin Juno në vitin 2021, duke u dhënë shkencëtarëve mundësinë për të kryer llojin e vëzhgimeve të nevojshme në mënyrë që të përsosnin matjet e madhësisë dhe formës së tij, duke përfshirë udhëtimin pas Jupiterit nga këndvështrimi i Tokës.
Juno ka mbledhur të dhëna rreth atmosferës së Jupiterit, strukturës së brendshme, fushës magnetike të brendshme dhe magnetosferës, rajonit rreth planetit të krijuar nga magnetizmi i tij i brendshëm. /Telegrafi/
Postimi i Elon Musk mbi "paratë" dhe "lumturinë" fitoi vëmendje të madhe në X.
Kur personi më i pasur në botë shkroi thënien e famshme se "paratë nuk mund ta blejnë lumturinë", reagimet shpërthyen.
“Kushdo që tha ‘paratë nuk mund ta blejnë lumturinë’ e dinte vërtet për çfarë po fliste”, shkroi Musk.
Whoever said “money can’t buy happiness” really knew what they were talking about 😔 — Elon Musk (@elonmusk) February 5, 2026
Ky koment ka shkaktuar një debat të madh në internet, ku shumë veta janë dakord dhe të tjerë tallen me të.
Një përdorues thjesht pyeti: "Pra, nuk je i lumtur"?
"Më jepni 1 miliard dollarë”, bëri shaka një përdorues.
Sipas një raporti nga Forbes, Musk sapo është bërë personi i parë me një pasuri prej 800 miliardë dollarësh ose më shumë, pasi SpaceX bleu kompaninë e tij xAI. /Telegrafi/
Deri më tani, robotët humanoidë kanë punuar kryesisht vetë.
Një sistem i ri i Inteligjencës Artificiale është projektuar për t'i përdorur ata së bashku.
"Robotët humanoidë të projektuar për detyra të ndryshme tani mund të ndajnë një 'tru' të vetëm të Al që koordinon veprimet e tyre në shumë vende njëkohësisht."
Një kompani me seli në Mbretërinë e Bashkuar ka zbuluar një sistem të Al që praktikisht mund të funksionojë si një “tru i përbashkët” për flotat e robotëve të ndërtuar për qëllime të ndryshme në fabrika, shërbime dhe shtëpi njëkohësisht.
Qasja e firmës britanike është projektuar për të menaxhuar së bashku disa robotë humanoidë nën një sistem të vetëm me Al.
Sistemi i quajtur KinetIQ, mund t’u caktojë detyra të gjitha flotave robotike dhe të kontrollojë lëvizjet individuale njëkohësisht brenda sekondash, sipas Humanoid, kompanisë së robotikës që qëndron pas sistemit të ri.
Të dhënat nga robotët individualë ndahen në të gjithë sistemin, duke ndihmuar në përmirësimin e performancës në të gjithë flotën. /Telegrafi/
I ftohti nuk mund ta ndalojë një pronar Bugatti të shijojë veturën e tij të mrekullueshme.
Panairi vjetor i veturave me djegie të brendshme (ICE) në St. Moritz dëshmon të jetë vendi i përsosur për këto hipervetura, siç dëshmohet nga videoja më poshtë.
Nga një Type 35 i zvogëluar dhe ajo që duket të jetë një Type 51 i mrekullueshëm, deri te një treshe veturash hiper-ekzotike Bolide, gama e veturave dukej shkëlqyeshëm në pistën e mbuluar me akull dhe borë.
Sa herë që gjen kaq shumë modele Bugatti në një vend, mund të supozosh me siguri se ky është një rast i veçantë.
Megjithatë, ajo që është më mbresëlënëse janë kushtet. /Telegrafi/
Ukraina dhe Rusia kanë përfunduar ditën e dytë të bisedimeve të paqes të ndërmjetësuara nga SHBA-të në Abu Dhabi.
Siç është raportuar, diskutimet kanë rezultuar në marrëveshjen e parë të shkëmbimit të të burgosurve midis dy palëve në pesë muaj.
I dërguari amerikan Steve Witkoff i quajti bisedimet "të detajuara dhe produktive" në një postim në internet, por tha se "mbetet punë e rëndësishme për t'u bërë".
Pavarësisht presionit nga administrata Trump mbi Kievin dhe Moskën për të gjetur një kompromis, të dyja palët deri më tani nuk kanë arritur të bien dakord për një armëpushim.
Fati i rajonit lindor të Donetskut është një nga çështjet më të ndërlikuara në bisedime.
Si parakusht për çdo marrëveshje, Moska dëshiron që Kievi të tërheqë trupat e tij nga i gjithë rajoni i Donetskut, përfshirë një linjë qytetesh të fortifikuara rëndë që konsiderohen si një nga mbrojtjet më të forta të Ukrainës.
Por, Ukraina ka këmbëngulur që konflikti duhet të ngrijë përgjatë vijave aktuale të frontit dhe refuzon çdo tërheqje të njëanshme të forcave të saj.
Gjithashtu, Ukraina ka deklaruar se dëshiron kontrollin e centralit bërthamor të Zaporizhzhisë, më i madhi në Evropë, i cili ndodhet në territorin e kontrolluar nga Rusia. /Telegrafi/
Polonia do të nisë një hetim mbi lidhjet e mundshme midis pedofilit të ndjerë Jeffrey Epstein dhe inteligjencës ruse, si dhe çdo ndikim të tij në Poloni, ka njoftuar kryeministri polak Donald Tusk.
Publikimi i fundit nga Departamenti i Drejtësisë i SHBA-së i miliona dokumenteve të brendshme që lidhen me Epstein ka zbuluar lidhjet e financierit të ndjerë dhe abuzuesit seksual me shumë njerëz të shquar në politikë, financa, akademi dhe biznes - si para ashtu edhe pasi ai u deklarua fajtor në vitin 2008 për akuzat për prostitucion, shkruan Reuters.
Tusk tha në një takim qeveritar se autoritetet do të krijojnë një ekip për të hetuar çdo pasojë të mundshme në Poloni nga krimet e Epstein.
Gjithashtu, do të hetohet veçanërisht përfshirja e mundshme e shërbimeve sekrete ruse.
“Gjithnjë e më shumë pista, gjithnjë e më shumë informacione dhe gjithnjë e më shumë komente në shtypin global lidhen me dyshimin se ky skandal i paparë pedofilie është bashkëorganizuar nga shërbimet e inteligjencës ruse”, tha Tusk.
"Nuk kam nevojë t'ju tregoj se sa serioze është për sigurinë e shtetit polak mundësia gjithnjë e më e mundshme që shërbimet ruse të inteligjencës të kenë bashkëorganizuar këtë operacion. Kjo mund të nënkuptojë vetëm se ata gjithashtu posedojnë materiale kompromentuese kundër shumë udhëheqësve që janë ende aktivë sot", shtoi ai. /Telegrafi/
Numri i ushtarëve ukrainas të vrarë në fushën e betejës në katër vitet e luftës me Rusinë është 55,000, ka njoftuar presidenti ukrainas presidenti Volodymyr Zelensky.
Zelensky e njoftoi shifrën në një intervistë me televizionin France 2 të mërkurën.
Përveç kësaj, një numër i madh njerëzish konsiderohen zyrtarisht të zhdukur.
Ndërsa si Kievi ashtu edhe Moska kanë publikuar rregullisht vlerësime të humbjeve të palës tjetër, ato kanë hezituar të japin detaje për të vetat.
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka udhëhequr përpjekjet për t'i dhënë fund luftës që filloi me agresionin rus në Ukrainë më 22 shkurt 2022.
Të dërguarit specialë amerikanë, Steve Witkoff dhe Jared Kushner, dhëndri i Trumpit, zhvilluan bisedime me negociatorët rusë dhe ukrainasë në kryeqytetin e Emirateve të Bashkuara Arabe, Abu Dhabi, për të dytën ditë të enjten, në një përpjekje për të diskutuar detajet e marrëveshjes së paqes të propozuar nga SHBA.
Ishte takimi i dytë i tillë trepalësh dhe bisedimet kishin qenë "të detajuara dhe produktive", sipas Witkoff, “por mbetet punë e rëndësishme për t'u bërë".
Çështja më e vështirë është territori, me Rusinë që kërkon që Ukraina të lëshojë pjesën tjetër të rajonit lindor industrial të Donbasit.
Ndryshe, herën e fundit që Zelensky dha një përditësim mbi viktimat e Ukrainës ishte në dhjetor 2024, kur ai i përcaktoi vdekjet në 43,000. /Telegrafi/
Me nëntë automjete që janë planifikuar “të zhduken” deri në vitin 2027, Kia po i shton edhe një listës.
Niro PHEV do të ndalojë së prodhuari.
Kompania e konfirmoi lajmin duke thënë: “Për shkak të kushteve në ndryshim të tregut, Niro PHEV 2026 nuk do të jetë më i disponueshëm në tregun amerikan.”
Kia shiti vetëm 31,182 modele Niro në total vitin e kaluar, me modelin PHEV që ka të ngjarë të përbëjë pjesën më të vogël të kësaj shifre.
Lajmi i mirë - për momentin - është se Niro me benzinë dhe Niro EV pritet të qëndrojnë në treg deri në vitin 2027. /Telegrafi/
Dy miq nga Illinois, të cilët po shkonin në një vizitë te mjeku, ndaluan të blinin një biletë lotarie dhe përfunduan duke fituar një çmim të madh prej 350,000 dollarësh.
Banorët e Ashton të quajtur April dhe Randy, thanë se po shkonin te mjeku kur ndaluan dhe blenë një biletë Quick Pick.
"Ne ishim në vendin e duhur në kohën e duhur", tha Randy.
"Njerëzit gjithmonë na thoshin nuk do të fitoni kurrë, por ne qeshnim dhe thonim se një ditë do të arrijmë”, shtoi ai.
"Të gjithë në punë filluan të na përshëndesnin dhe të na uronin", tha April.
Dyshja zbuluan se planet e tyre me çmimin përfshijnë investime në prona, kursime për pension dhe pushime. /Telegrafi/
Mijëra njerëz u detyruan të largoheshin nga shtëpitë e tyre në të gjithë Spanjën jugore të mërkurën, ndërsa një stuhi që solli atë që parashikuesit e motit e përshkruan si shi “të jashtëzakonshëm” goditi gadishullin Iberik, duke mbyllur shkollat dhe duke anuluar shërbimet hekurudhore.
Agjencia meteorologjike spanjolle AEMET vendosi disa pjesë të rajonit jugor të Andaluzisë nën alarmin më të lartë të kuq për reshje të rrëmbyeshme, duke paralajmëruar se stuhia Leonardo mund të shkaktojë përmbytje dhe rrëshqitje toke.
Qindra ushtarë u vendosën në vend për të ndihmuar shërbimet e shpëtimit, ndërsa të gjitha shkollat andaluziane u mbyllën përveç provincës më lindore të rajonit, Almeria.
Ndryshe, në tetor 2024 Spanja pësoi përmbytjet më vdekjeprurëse në dekada me më shumë se 230 të vdekur, kryesisht në rajonin lindor të Valencias.
Në Portugalinë fqinje, ku moti i keq vrau pesë persona javën e kaluar, një pjesë e bregdetit ishte nën alarm portokalli ndërsa uragani Leonardo erdhi nga Oqeani Atlantik.
Shërbimet e emergjencës iu përgjigjën pothuajse 200 incidenteve, duke përfshirë përmbytje lokale, rrëshqitje toke dhe rrëzime pemësh, të cilat nuk shkaktuan viktima ose dëme të mëdha.
Shkencëtarët thonë se ndryshimet klimatike të shkaktuara nga njeriu po i bëjnë ngjarjet ekstreme të motit më të gjata, më të shpeshta dhe më intensive. /Telegrafi/
Ndryshimi më i rëndësishëm është kamera e dyfishtë e sheshtë në pjesën e pasme, e cila duket plotësisht në të njëjtin nivel me pjesën e pasme të pajisjes.
Një tjetër detaj intrigues është ngjyra e re.
Google nuk ndau asnjë detaj tjetër rreth pajisjes së re.
Ende nuk dihet asgjë zyrtare rreth specifikimeve apo çmimit të saj. /Telegrafi/
Rreth 146 vite dritë larg Tokës, një planet mund të jetë duke orbituar rreth një ylli që është më i ngjashëm me [shtëpinë tonë[ sesa pothuajse çdo trup tjetër qiellor i njohur deri më sot.
Ai rrotullohet rreth një ylli të ngjashëm me Diellin dhe vlerësohet të jetë vetëm rreth 6% më i madh se Toka.
Ajo që është veçanërisht e jashtëzakonshme është se i duhen 355 ditë për të orbituar yllin e saj, vetëm 10 ditë më pak se një vit tokësor.
Ylli i saj qendror është gjithashtu shumë i ngjashëm me Diellin tonë, por është rreth 1,000 gradë më i ftohtë dhe dukshëm më pak i ndritshëm.
Ky prodhim më i ulët rrezatimi ka pasoja.
Planeti merr më pak se një të tretën e energjisë që Toka merr nga Dielli, shkruan euronews.
Temperatura e llogaritur e sipërfaqes është përkatësisht e ftohtë: minus 68 deri në minus 70 gradë Celsius, vlera që të kujtojnë më shumë Marsin sesa një planet të banueshëm.
Kjo e vendos HD 137010 b në skajin e jashtëm të të ashtuquajturës zonë të banueshme, zona rreth një ylli në të cilën uji i lëngshëm, në parim, do të ishte i mundur.
Megjithatë, në orbitën e tij aktuale, sipërfaqja ndoshta është plotësisht e mbuluar me akull.
Por, kushtet e favorshme për jetën nuk përjashtohen plotësisht.
Modelet klimatike tregojnë se nëse planeti do të kishte një atmosferë të dendur me nivele të larta të dioksidit të karbonit, një efekt i fortë serrë mund ta ngrohte ndjeshëm sipërfaqen.
Në kushte të tilla, edhe uji i lëngshëm do të ishte i imagjinueshëm, të paktën përkohësisht.
Siç theksojnë studiuesit, HD 137010 b nuk është domosdoshmërisht një botë akulli e vdekur.
Një atmosferë e tillë mund të zbulohet edhe me teleskopë të ardhshëm.
Megjithatë, parakushti është që planeti të konfirmohet së pari qartë.
Zbuluar nga studiues amatorë
Treguesit e parë të HD 137010 b nuk vijnë nga një observator i madh, por nga projekti “Planet Hunters” i disa vullnetarëve.
Vullnetarët kërkojnë të dhënat nga teleskopët hapësinorë për sinjale planetare të anashkaluara.
Kjo u bazua në të dhënat e arkivuara nga teleskopi hapësinor Kepler (Misioni K2), i cili monitoroi shkëlqimin e më shumë se 500,000 yjeve midis viteve 2009 dhe 2018.
Në rastin e HD 137010, Kepler regjistroi vetëm një tranzit të vetëm në vitin 2017: ylli u zbeh pak për rreth 10 orë.
Normalisht, disa tranzite të tilla janë të nevojshme për të zbuluar një planet pa dyshim.
Megjithatë, studiuesit ishin në gjendje të nxirrnin përfundime rreth madhësisë dhe periudhës orbitale nga kohëzgjatja dhe thellësia e këtij sinjali të vetëm.
Ekipi ndërkombëtar i udhëhequr nga Alexander Venner, atëherë në Universitetin e Queenslandit Jugor dhe tani në Institutin Max Planck për Astronomi në Heidelberg, arriti në përfundimin se praktikisht ekzistonte vetëm një planet i pajtueshëm me sinjalin e vëzhguar.
Megjithatë, HD 137010 b deri më tani është njohur zyrtarisht vetëm si 'një kandidat për planet'.
Shpresa e madhe midis mijëra ekzoplanetëve
Tani njihen më shumë se 6,000 ekzoplanetë.
Megjithatë, shumica e tyre janë gjigantë gazi ose botë jashtëzakonisht të nxehta që rrotullohen afër yjeve të tyre.
Planetët e ngjashëm me Tokën janë të rrallë dhe zakonisht aq larg sa vështirë se mund të studiohen në detaje.
Pra, çfarë e bën HD 137010 b kaq të veçantë?
Planeti kandidat është jashtëzakonisht afër dhe për këtë arsye është shumë më i lehtë për t’u studiuar sesa shumë botë të tjera të ngjashme me Tokën.
Duke pasur parasysh distancën e tij relativisht të shkurtër, do të ishte një kandidat ideal për analizat e ardhshme atmosferike.
Kërkimi do të përqendrohej në gazra të tillë si oksigjeni ose metani, të cilët konsiderohen tregues të mundshëm të proceseve biologjike.
Megjithatë, përpara se kjo të jetë e mundur, duhet të vërehen tranzite të mëtejshme, gjë që është një sfidë, sepse me një periudhë orbitale prej gati një viti, ngjarje të tilla janë të rralla.
Edhe nëse rezulton se planeti është i favorshëm për jetën, ai mbetet i paarritshëm për t’u vizituar.
Sipas shkencëtarëve, do të duheshin dhjetëra mijëra, nëse jo qindra mijëra vjet, për të arritur atje. /Telegrafi/
Elon Musk ka deklaruar se hapat që SpaceX kishte ndërmarrë për të ndaluar përdorimin 'e paautorizuar' të Starlink nga Rusia duket se kanë funksionuar.
"Duket se hapat që ndërmorëm për të ndaluar përdorimin e paautorizuar të Starlink nga Rusia kanë funksionuar. Na tregoni nëse duhet bërë më shumë", tha drejtori ekzekutiv i SpaceX, Musk, në X.
Looks like the steps we took to stop the unauthorized use of Starlink by Russia have worked. Let us know if more needs to be done. — Elon Musk (@elonmusk) February 1, 2026
Ministri ukrainas i mbrojtjes, Mykhailo Fedorov, njoftoi se Ukraina po punon me SpaceX për të ndaluar Rusinë të drejtojë dronë duke përdorur sistemin e internetit të Starlink.
“Teknologjia perëndimore duhet të vazhdojë të ndihmojë botën demokratike dhe të mbrojë civilët, në vend që të përdoret për terrorizëm dhe shkatërrimin e qyteteve paqësore”, tha Fedorov.
Ndryshe, ushtria e Ukrainës ende mbështetet në dhjetëra mijëra Starlink për komunikim në fushën e betejës dhe për pilotimin e disa misioneve me dronë. /Telegrafi/
Një grua e dytë ka bërë akuza për marrëdhënie seksuale me ish-princin Andrew Mountbatten-Windsor, pasi u dërgua në Mbretërinë e Bashkuar nga Jeffrey Epstein.
Takimi dyshohet se ka ndodhur në Royal Lodge në Windsor në vitin 2010, kur gruaja ishte në të 20-at.
BBC raportoi se gruas iu bë një turne në Pallatin e Buckinghamit dhe piu çaj pasi kaloi natën me Andrew.
Pallati i Buckinghamit regjistron rregullisht emrat e mysafirëve të turit, shkruan skynews.
Kuptohet që pallati nuk mund t'i vërtetojë pretendimet pa shkelur anonimatin e saj.
Ndryshe, Andrew më parë është përballur me akuza të rënda për sjellje të keqe seksuale nga Virginia Giuffre.
Ai i bëri asaj një pagesë financiare në vitin 2022, pasi Giuffre kishte nisur një padi civile kundër tij.
Andrew ka mohuar çdo shkelje që lidhet me Epstein dhe ka hedhur poshtë akuzat që përfshijnë Giuffre, e cila i mori jetën vetes në prill të vitit të kaluar. /Telegrafi/
Bill Gates po i mohon një sërë akuzash tronditëse që u rishfaqën këtë javë pas publikimit të dokumenteve të lidhura me të ndjerin Jeffrey Epstein.
Të premten, më 30 janar, Departamenti Amerikan i Drejtësisë publikoi më shumë se tre milionë faqe dosje të lidhura me Epstein.
Midis tyre ishin email-e të draftuara që Epstein dyshohet se ia shkroi vetes, të cilat përfshinin pretendime të pabazuara në lidhje me Gates, 70 vjeç, duke përfshirë pohime se bashkëthemeluesi i Microsoft kishte kontraktuar një infeksion seksualisht të transmetueshëm dhe u përpoq ta fshihte atë nga gruaja e tij e atëhershme, Melinda French Gates.
Siç raportohet, një email i datës 18 korrik 2013, me "Bill" të listuar si subjekt, përmbante akuza duke përfshirë pretendimin se Gates kërkoi antibiotikë pasi u infektua me një IST nga "vajzat ruse".
Në përgjigje, një zëdhënës i Gates lëshoi një deklaratë duke i quajtur akuzat të pabaza.
"Këto pretendime janë absolutisht absurde dhe plotësisht të rreme", thuhej në të, duke shtuar se emailet pasqyrojnë "zhgënjimin e Epstein që ai nuk kishte një marrëdhënie të vazhdueshme me Gates dhe do të shkonte aq larg sa për të shpifur”.
Gates e ka pranuar më parë takimin me Epstein, duke e quajtur atë "një gabim të madh" në një intervistë në janar 2025 me The Wall Street Journal , ku ai tha se marrëdhënia nuk arriti të çonte përpara ndonjë qëllim.
Akuzat ndaj Gates vijnë mes shqetësimit në rritje se si materialet që lidhen me Epstein po interpretohen në internet. /Telegrafi/
Publikimi i fundit i dosjeve Epstein nga Departamenti i Drejtësisë ofron të dhëna të reja se si stafi i ish-presidentit amerikan Bill Clinton komunikoi me Jeffrey Epstein dhe bashkëpunëtoren e tij të gjatë, Ghislaine Maxwell, duke përfshirë shkëmbime email-esh ndonjëherë të pahijshme.
Publikimi i dosjeve Epstein të premten – më shumë se 3 milionë dokumente – vjen pas një grupi më të vogël, më të hershëm në dhjetor, që zbuloi foto të papara më parë të Bill Clinton dhe Epstein së bashku dhe një foto të Clinton pa bluzë në një vaskë me dikë që një zyrtar i Departamentit të Drejtësisë e përshkroi si “viktimë” të abuzimit seksual të Epstein.
Dosjet më të fundit përfshijnë komunikime të shpeshta midis Maxwell - e cila aktualisht është në burg për trafikim seksual - dhe stafit të Clinton midis viteve 2001 dhe 2004.
Ishte gjatë kësaj periudhe që Bill Clinton udhëtoi me stafin e tij në aeroplanin privat të Epstein të paktën 16 herë sipas një analize të CNN.
Gjithashtu, midis dosjeve të publikuara rishtazi është një listë me akuza për abuzim seksual kundër presidentit Donald Trump nga informacione të paverifikuara që Departamenti i Drejtësisë përpiloi verën e kaluar.
Kjo listë i referohet gjithashtu akuzave ndaj Bill Clinton.
Të dy burrat kanë mohuar çdo shkelje që lidhet me Epstein.
I pyetur mbi akuzat kundër Trumpit në dokumente, Shtëpia e Bardhë iu referua një deklarate të Departamentit të Drejtësisë se "ky prodhim mund të përfshijë imazhe, dokumente ose video të rreme ose të paraqitura në mënyrë të rreme".
Një zëdhënës i Clinton ka thënë vazhdimisht se ish-presidenti i ka prerë lidhjet me Epstein përpara se financieri i turpëruar të akuzohej për nxitje prostitucioni në vitin 2006 dhe nuk ka qenë në dijeni të krimeve të tij.
Clinton gjithashtu ka mohuar të ketë vizituar ndonjëherë ishullin e Epstein.
Ndryshe, zëdhënësi i Clintonit, Angel Urena tha se Bill nuk dërgoi asnjë nga emailet në dosjet e Epstein.
“Nuk mund ta konfirmoj se i kujt ishte, mund t'ju them vetëm se i kujt nuk ishte: i Bill Clintonit”, tha Urena.
“Do të thoja se ai nuk ka dërguar kurrë email, por në të vërtetë e ka bërë këtë dy herë në jetën e tij , si president. Një herë ish-astronautit dhe senatorit John Glenn ndërsa ai po orbitonte Tokën në bordin e anijes kozmike Discovery, dhe një tjetër trupave amerikane që shërbenin në Adriatik”, shtoi ai.
Në një email të prillit 2003, Maxwell i shkroi një adrese postare të redaktuar të zyrës së Clintonit: “Gëzohem që po vini në darkë - JE thotë, a mendoni se Clintonit do t’i pëlqente të vinte - më njoftoni”.
Në një email tjetër nga dhjetori i vitit 2001 , një anëtar i stafit të Clinton i kërkoi Maxwell numrin e telefonit të Princit Andrew për të koordinuar një lojë golfi gjatë një udhëtimi të Bill Clinton në Skoci.
Maxwell u përgjigj: "Sapo fola me Andrew. Ai nuk është aktualisht në Skoci, por do të shkojë atje. Ai tha se nëse i jap një numër, do ta telefonojë Clinton. Doug, a do që ai të të telefonojë".
Nuk është e qartë se për kë bëhet fjalë me “Doug”, por një këshilltar i lartë i Clinton në atë kohë ishte Doug Band.
Në një shkëmbim tjetër mesazhesh të vitit 2002, një person, emri i të cilit është redaktuar, i shkroi Maxwellit nga një adresë emaili e Clintonit: “Shkova në shtëpi me dikë që kam pasur më parë, një 40-vjeçare bjonde me gjoks të madh, nëse mund ta besoni këtë. Duhet të ndaloj së piri”.
Megjithatë, nuk ka prova në dosje që tregojnë se Maxwell i ka dërguar personalisht email ish-presidentit dhe anasjelltas. /Telegrafi/