Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 21 January 2026Main stream

Sekretari amerikan i Thesarit: Danimarka është e parëndësishme

21 January 2026 at 14:56

Sekretari i Thesarit të SHBA-së, Scott Bessent, ka minimizuar rolin e Danimarkës në investimet në SHBA, duke deklaruar të mërkurën se vendi skandinav “është i parëndësishëm”.

“Investimi i Danimarkës në obligacionet e Thesarit të SHBA-së, si vetë Danimarka, është i parëndësishëm”, tha Bessent për gazetarët në Forumin Ekonomik Botëror në Davos, Zvicër, kur u pyet për shqetësimet që mund të kenë “investitorët institucionalë në Evropë, të cilët mund të tërhiqen nga Thesari, si nga fondi i pensioneve dhe Danimarka, apo gjetkë”.

Ai shtoi se: “Janë më pak se 100 milionë dollarë. Ata kanë shitur obligacione thesari, e kanë bërë këtë për vite me radhë”, duke theksuar se nuk është aspak i shqetësuar nga ky veprim.

Bessent i referohej AkademikerPension, operatorit danez të pensioneve, i cili këtë javë njoftoi se do të hidhte në shitje 100 milionë dollarë të zotërimeve të tij në Thesarin e SHBA-së për shkak të “financave të dobëta qeveritare”.

Sipas Bessent, 100 milionë dollarët përbëjnë një pjesë të vogël të tregut të Thesarit amerikan prej 30.8 trilionë dollarësh, ndërkohë që Danimarka mban më pak se 10 miliardë dollarë obligacione amerikane.

Në krahasim, Bashkimi Evropian zotëron kolektivisht 8 trilionë dollarë nga thesaret amerikane, duke e bërë atë financuesin më të madh të borxhit të SHBA-së.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Sekretari amerikan i Thesarit: Danimarka është e parëndësishme appeared first on Sinjali.

Trump thotë se Evropa nuk po shkon në drejtimin e duhur

21 January 2026 at 14:55

Presidenti i SHBA-së thotë se “Europa nuk po shkon në drejtimin e duhur”.

Trump shton se ai “nuk e njeh Europën”, duke thënë: “E dua Europën, dua ta shoh të ecë mirë, por nuk po shkon në drejtimin e duhur.”

Presidenti Trump mban fjalën në forumin e Davosit:

“Tregjet kanë shënuar rritje, janë shënuar shifra rekorde dhe kursimet e qytetarëve janë rritur dhe investimet janë dyfishuar duke thyer rekorde. Asnjë vend nuk e ka bërë këtë sukses ekonomik më parë. Kur vendi drejtohej nga demokratët ishte vend i vdekur, tani jemi të suksesshëm. Ekonomia amerikane parashikohet të rritet më tej.

Është lajm i mrekullueshëm suksesi i Amerikës. Kur Amerika ka ekonomi të mirë, është lajm i mirë për të gjithë botën. Sot dua të diskutoj sesi e kemi arritur dhe sesi presim situatën ekonomike. Mund të mësoni edhe ju duke ndjekur hapat që kemi ndjekur dhe ne për për përmirësuar situatën ekonomike.

Nuk dua të fyej asnjë vend, e dua shumë Eropën. E dua të ketë sukses, por nuk është në drejtimin e duhur. Mënyra e vetme për të rritur ekonominë është të kontrollojmë ekonominë”.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Trump thotë se Evropa nuk po shkon në drejtimin e duhur appeared first on Sinjali.

Parttipati: Rugova ishte vizionar i paqes – i mësoi botës se guximi e dinjiteti, janë rrugët drejt lirisë

21 January 2026 at 14:52

E Ngarkuara me Punë e Ambasadës së SHBA-së, Anu Prattipati, sot bëri homazhe pranë varrit të ish-presidentit Ibrahim Rugova në 20-vjetorin e vdekjes së tij.

Ajo e përshkroi Rugovën si një vizionar të paqes dhe theksoi se ai i mësoi botës rrugët e vërteta drejt paqes.

“E ngarkuara me punë, Anu Prattipati, iu bashkua Presidentes Vjosa Osmani në nderimin e Dr. Ibrahim Rugovës me rastin e 20-vjetorit të ndarjes së tij nga jeta. Si një vizionar i paqes, Dr. Rugova i mësoi botës se guximi dhe dinjiteti — jo dhuna — janë rrugët e vërteta drejt lirisë”, deklaroi ajo.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Parttipati: Rugova ishte vizionar i paqes – i mësoi botës se guximi e dinjiteti, janë rrugët drejt lirisë appeared first on Sinjali.

“Drejtësi jo politikë” – Më 17 shkurt protestohet në Prishtinë për ish-krerët e UÇK-së

21 January 2026 at 14:47

Më 17 shkurt, përvjetorin e pavarësisë së Kosovës, në Prishtinë do të mbahet një protestë në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që gjenden në Hagë.

Protesta organizohet nga platforma “Liria ka emër”, ndërsa në kohën kur në Hagë pritet të jepen fjalët përfundimtare, qytetarët do të dalin në rrugët e kryeqytetit.

Ismail Tasholli nga kjo platformë ka thënë se protesta do të jetë paqësore.

Në ditën kur Kosova shpalli pavarësinë e saj më 17 shkurt, nën udhëheqjen e shpallësit të saj Hashim Thaçi, e paralajmëroj një protestë paqësore për drejtësi në Prishtinë, sepse pikërisht tani, ku pas më shumë se pesë vitesh procesi në Hagë ka hyrë në fazën përmbyllëse, është momenti të ngritet zëri qytetar në mbrojtje të çlirimtarëve dhe vetë parimit të drejtësisë. Prandaj këtu jemi për të njoftuar për këtë protestë dhe për të shpjeguar pse është bërë e domosdoshme”, ka thënë Tasholli.

Ai ka nënvizuar shqetësimet që lidhen me zvarritjen e procesit dhe rrjedhjen e dokumenteve nga Serbia gjatë viteve.

“Procesi në Hagë është krijuar për të sjellë drejtësi, por me kalimin e viteve në opinionin publik është krijuar perceptim i mjegullt, proces i zvarritur, procedura të ndërlikuara, informacione kontradiktore, ndikim i diskursit politik dhe një ndjenjë se drejtësia po humb fokusin e saj juridik. Gjykata u krijua në rrethana të jashtëzakonshme politike, vet origjina e saj ka prodhuar debat publik. A është kjo drejtësi e pastër, apo e ndikuar nga rrethanat politike? Kjo pyetje nuk është propagandë e as retorikë, por është shqetësim real qytetar. Qytetarët kanë parë ndër vitet rrjedhjen e dokumenteve që vijnë nga Serbia, ankesa për të drejtat e mbrojtjes, zvarritje të proceseve, mungesë komunikimi të qartë me opinionin publik dhe një diskurs ku politika shpesh flet më shumë se ligji”, ka shtuar Tasholli.

Ndërsa Eliza Hoxha ka bërë të qartë mesazhin e këtij marshimi dhe proteste paqësore, duke theksuar se kërkohet një gjykim i drejtë dhe drejtësi pa presion e pa ndikim në prova.

“Është e rëndësishme të theksojmë se nuk marshojmë as nuk protestojmë kundër drejtësisë; thjesht ne protestojmë dhe kërkojmë drejtësi reale. Protestojmë sepse nuk duam standarde të dyfishta. Nuk duam procese të pafundme, nuk duam gjykime që duken të porositura, nuk duam drejtësi selektive. Ne kërkojmë verdikt juridik dhe jo politik. Kërkojmë vendime të bazuara në prova dhe jo në agjenda. Mesazhi ynë është i qartë sepse kërkojmë drejtësi pa presion, pa ndikim, pa skenar. Drejtësi për të gjithë. Kërkojmë që procesi në fund të mbyllet me vendim ligjor që respekton parimin e gjykimit të drejtë dhe mos të mbetet peng i politikës. Prandaj, më 17 shkurt, ju ftojmë të gjithëve të na bashkoheni në marshim dhe protestë paqësore dhe dinjitoze me mesazhin tonë të qartë”, ka thënë Hoxha.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post “Drejtësi jo politikë” – Më 17 shkurt protestohet në Prishtinë për ish-krerët e UÇK-së appeared first on Sinjali.

Trump mbërrin në Davos

21 January 2026 at 14:31

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tashmë ka arritur në Davos.

Atje do të marrë pjesë në Forumin Ekonomik, ku do të mbajë një fjalim.

Trump fillimisht ateroi në Aeroportin e Cyrihut me disa orë vonesë, e më pas udhëtoi për Davos.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Trump mbërrin në Davos appeared first on Sinjali.

Vajza e Trumpit vrojton Zvërnecin për projektin strategjik, publikohen pamje

21 January 2026 at 14:30

Dhëndri dhe vajza e presidentit amerikan, Donald Trump ndodhen këtë të mërkurë në Vlorë.

Euronews Albania ka siguruar pamje ku duket Ivanka Trump në Vlorë.

Jared Kushner dhe bashkëshortja e tij kanë mbërritur të shoqëruar nga një delegacion në zonën e Ujit të ftohtë. Ata kanë zhvilluar për rreth 1 orë një takim me një studio arkitekturore ku do të diskutohet për mënyrën e realizimit të projektit, investimit në ishullin e Sazanit.

Po ashtu, Euronews Albania ka publikuar pamje gjatë momentit të mbërritjes së saj në Zvërnec.

Vizita e Ivanka Tramp dhe Jared Kushner bashkëshortit të saj zhvillohet në kuadër të zhvillimit të projektit.

Mësohet se dy investitorët kanë pasur takimet me studiot arkitekturore.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Vajza e Trumpit vrojton Zvërnecin për projektin strategjik, publikohen pamje appeared first on Sinjali.

Operacion antidrogë në BE: Kapen 85 persona në disa vende, zbulohen mbi 20 laboratorë

21 January 2026 at 14:15

Tetëdhjetë e pesë persona janë arrestuar nga forcat europiane të zbatimit të ligjit, pasi dyshohet se ishin pjesë e një rrjeti që prodhonte dhe shpërndante lëndë narkotike sintetike në disa vende të Bashkimit Evropian.

Sipas një njoftimi për shtyp të Europol, gjatë operacionit morën pjesë forca të zbatimit të ligjit nga Belgjika, Republika Çeke, Gjermania, Holanda, Polonia dhe Spanja, duke çuar në shpërbërjen e këtij rrjeti të mirëorganizuar.

Operacioni përfshiu arrestimin e personave të dyshuar, zbulimin e 24 laboratorëve industrialë dhe sekuestrimin e rreth 1 mijë ton lëndësh kimike të përdorura për prodhimin e drogës sintetike, si amfetamina dhe metamfetamina, të cilat më pas shpërndaheshin në rrugë.

Europol e ka cilësuar këtë operacion si më të madhin e këtij lloji dhe një goditje të fuqishme ndaj krimit të organizuar në Evropë.

Dy nga të dyshuarit, shtetas polakë, dyshohet se kanë qenë drejtuesit e këtij rrjeti. Hetimi për rastin nisi në vitin 2024, kur Policia Polake identifikoi një rrjet që importonte sasi të mëdha lëndësh kimike të ligjshme nga Kina dhe India.

Më pas u vu re se këto lëndë ripaketoheshin, iu vendoseshin etiketa të ndryshme nga përmbajtja reale dhe rishpërndaheshin në laboratorë në disa vende të BE-së, ku prodhohej droga.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Operacion antidrogë në BE: Kapen 85 persona në disa vende, zbulohen mbi 20 laboratorë appeared first on Sinjali.

Hamza: Rugova përfaqësonte një qasje të veçantë politike dhe intelektuale

21 January 2026 at 14:08

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka përkujtuar ish-presidentin e Kosovës, Ibrahim Rugova, në 20-vjetorin e vdekjes së tij.

Hamza ka vlerësuar se Rugova ishte një figurë historike që dha një kontribut të madh në rrugëtimin shtetformues të Kosovës dhe i priu popullit në një periudhë të rëndësishme të historisë.

Në profilin e tij në “Facebook”, Hamza ka shkruar: “Në 20-vjetorin e ndarjes nga jeta të ish-Presidentit të Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova, nderojmë figurën e tij historike dhe kontributin e tij në rrugëtimin shtetformues të Kosovës. Ish-Presidenti Ibrahim Rugova i priu popullit tonë në një periudhë të rëndësishme të historisë, në kohë sfidash dhe përpjekjesh të vazhdueshme për afirmimin politik dhe ndërkombëtar të Kosovës. Ai përfaqësonte një qasje të veçantë politike dhe intelektuale, e cila la gjurmë të mëdha në diskursin publik dhe në proceset vendimtare të asaj kohe. Nderime jetës dhe veprës së ish-Presidentit Ibrahim Rugova!”

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Hamza: Rugova përfaqësonte një qasje të veçantë politike dhe intelektuale appeared first on Sinjali.

Gazetari Lirim Mehmetaj kërcenohet me vrasje, reagon AGK-ja

21 January 2026 at 14:05

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) ka bërë të ditur se gazetari Lirim Mehmetaj është kërcënuar me vrasje përmes rrjetit social Facebook.

Sipas njoftimit të AGK-së, një koment kërcënues në Facebook drejtuar Mehmetajt thotë:

“3 okfira me ti shpraz nlul tballit frik e kie”

AGK-ja e ka dënuar ashpër këtë gjuhë kërcënuese dhe i ka bërë thirrje Policisë së Kosovës dhe Prokurorisë që të ndërmarrin masa urgjente për identifikimin dhe lokalizimin e personit përgjegjës, duke e mbajtur atë përgjegjës për veprën penale të kanosjes.

“Ky kërcënim kaq serioz vë në rrezik sigurinë fizike të Mehmetajt dhe redaksisë që ai udhëheq, prandaj AGK-ja fton Policinë e Kosovës që të ofrojë masa mbrojtëse”, thuhet në njoftim.

AGK-ja ka theksuar se mbrojtja e sigurisë së gazetarëve është e domosdoshme dhe çdo kërcënim duhet trajtuar me urgjencë për të garantuar lirinë dhe sigurinë e profesionit të medias.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Gazetari Lirim Mehmetaj kërcenohet me vrasje, reagon AGK-ja appeared first on Sinjali.

Aksident i rëndë në Maqedoni: Vdes një kosovar pasi kamioni doli nga rruga dhe ra në greminë

21 January 2026 at 14:01

Një aksident fatal ka ndodhur në orët e hershme të mëngjesit në magjistralen Deve Bair – Kriva Pallankë, ku ka humbur jetën një shtetas i Kosovës.

Ministria për Punë të Brendshme e Maqedonisë së Veriut ka njoftuar se rasti është raportuar më 21 janar 2026, rreth orës 04:50, në NJPB Kriva Pallankë.

Sipas njoftimit, në rrugën magjistrale nga Vendkalimi Kufitar Deve Bair drejt Kriva Pallankës, në zonën e fshatit Uzem, rrethina e Kriva Pallankës, një mjet transportues i tipit “Scania”, me targa të Kosovës, i drejtuar nga N.H. (56) nga Kosova, ka dalë nga rruga dhe ka rënë në greminë.

Si pasojë e lëndimeve të rënda, shoferi N.H. ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, ndërsa mjeku i Ndihmës së Shpejtë Mjekësore ka konstatuar vdekjen.

“Është bërë këqyrja e vendit të ngjarjes, ndërsa me urdhër të prokurorit publik, trupi i të ndjerit është dërguar për autopsi”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Aksident i rëndë në Maqedoni: Vdes një kosovar pasi kamioni doli nga rruga dhe ra në greminë appeared first on Sinjali.

Shefi i NATO-s thotë se po punon për zgjidhjen e çështjes së Grenlandës

21 January 2026 at 12:45

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, deklaroi më 21 janar se mënyra e vetme për zgjidhjen e krizës rreth Grenlandës është “diplomacia e matur”, duke shtuar se po punon “në prapaskenë” për këtë çështje.

Kreu i aleancës ushtarake perëndimore, i cili po merr pjesë në Forumin Ekonomik Botëror në Davos, refuzoi të komentojë lidhur me synimet e presidentit amerikan, Donald Trump, për ta marrë nën kontroll këtë ishull, duke theksuar se diplomacia është më e rëndësishme sesa deklaratat publike.

“Ju siguroj se për këtë çështje po punoj në prapaskenë”, tha shefi i NATO-s gjatë një paneli në Davos.

Ai përsëriti se nuk do të prononcohet publikisht, pasi, sipas tij, “e vetmja mënyrë për ta zgjidhur krizën është diplomacia e menduar mirë”.

Rutte është udhëheqësi i vetëm që deri më tani ka konfirmuar se do të takohet me Trumpin në margjinat e forumit në Davos të Zvicrës.

Duke folur në panel, Rutte theksoi se Shtetet e Bashkuara mbeten të përkushtuara ndaj aleancës, por shtoi se Amerikës i duhet “një Evropë e sigurt dhe një Arktik i sigurt”.

Ai theksoi se, sa i përket Arktikut, pajtohet me presidentin amerikan.

“Duhet ta mbrojmë Arktikun nga ndikimi rus dhe kinez”, tha Mark Rutte, njofton rel.

Ai po ashtu kërkoi që Evropa dhe SHBA-ja që mospajtimet për Grenlandën t’i shpërqendrojnë nga lufta në Ukrainë, që Rusia e nisi afër katër vjet më parë.

“Përqendrimi në Ukrainë duhet të jetë prioriteti ynë kryesor, është thelbësor për sigurinë evropiane dhe të SHBA-së”, u shpreh ai.

Trump më herët ka argumentuar se SHBA-së i duhet Grenlanda për të garantuar sigurinë kombëtare amerikane kundër rivalëve të Uashingtonit, Rusisë dhe Kinës.

Grenlanda, territor i Danimarkës me rreth 57.000 banorë, nuk është anëtare e pavarur e NATO-s, por mbulohet nga anëtarësimi i Danimarkës në këtë aleancë ushtarake. Një përpjekje për marrjen nën kontroll të Grenlandës do të përbënte rastin e parë në historinë e NATO-s që një aleat të cenojë territorin e një shteti tjetër anëtar të aleancës.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Shefi i NATO-s thotë se po punon për zgjidhjen e çështjes së Grenlandës appeared first on Sinjali.

Ministri i Jashtëm rus thotë se Britania nuk duhet të quhet më “E Madhe”

21 January 2026 at 12:41

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, ka deklaruar të martën se Britania nuk duhet të quhet më Britani e Madhe, duke argumentuar se është i vetmi vend në botë që zyrtarisht e quan veten “E Madhe”.

“Mendoj se Britania duhet të quhet thjesht Britani sepse ‘Britania e Madhe’ është i vetmi shembull i një vendi që e quan veten ‘E Madhe’”, u ka thënë Lavrov gazetarëve, teksa fliste për kolonializmin në kontekst të çështjes së Grenlandës.

Ai ka përmendur edhe një shembull tjetër historik të një shteti që e kishte përdorur termin “i madh”.

“Një shembull tjetër i një vendi që e quan veten ‘e madhe’ ishte ‘Xhamahiria e Madhe Popullore Socialiste Libiane’ e udhëhequr nga Muammar Gaddafi. Por nuk ekziston më”, ka deklaruar Lavrov.

Këto deklarata vijnë në një kohë kur Shtetet e Bashkuara të Amerikës, nën administratën e Donald Trumpit, synojnë të rikthejnë lidhjet me Moskën dhe të ndërmjetësojnë paqen ndërmjet Rusisë dhe Ukrainës.

Në këtë kontekst, Britanisë i është dhënë statusi i armikut publik numër një të Rusisë.

Nga ana tjetër, Britania ka deklaruar se Rusia përbën një kërcënim për Evropën. Në mes të luftës në Ukrainë, Rusia dhe vendet perëndimore kanë akuzuar vazhdimisht njëra-tjetrën për zhvillimin e fushatave të spiunazhit me një intensitet të paparë që nga fundi i Luftës së Ftohtë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Ministri i Jashtëm rus thotë se Britania nuk duhet të quhet më “E Madhe” appeared first on Sinjali.

Rikthehet njësia A3, KEK-u garanton furnizim të qëndrueshëm

21 January 2026 at 12:33

Korporata Energjetike e Kosovës ka njoftuar se ka rikthyer operimin me pesë njësi gjeneruese, pas rikthimit në funksion të njësisë A3.

Sipas njoftimit të KEK-ut, njësia A3 ka përfunduar me sukses të gjitha sanimet dhe ndërhyrjet teknike pas ndaljes së përkohshme dhe është kthyer në operim në orët e hershme të mëngjesit.

“Korporata Energjetike e Kosovës (KEK sh.a.) njofton opinionin publik se Njësia A3 ka përfunduar me sukses të gjitha sanimet dhe ndërhyrjet teknike pas ndaljes së përkohshme. Njësia është startuar me sukses dhe sinkronizuar me rrjetin rreth orës 06:47, duke respektuar të gjitha standardet operacionale dhe parametrat e sigurisë.”

Me rifillimin e operimit të A3, KEK ka rikthyer funksionimin me gjithsej pesë njësi gjeneruese aktive.

“Me rifillimin e operimit të A3, KEK sh.a. rikthen operimin me pesë (5) njësi gjeneruese aktive: A3, A4, A5, B1 dhe B2, për aq kohë sa lejojnë parametrat operacionalë, duke garantuar vazhdimësinë e prodhimit, stabilitetin dhe qëndrueshmërinë e plotë të sistemit elektroenergjetik. Ky rezultat tregon aftësinë profesionale të ekipeve teknike dhe menaxhuese për të kryer ndërhyrje preventive dhe riparime të nevojshme në kohë optimale.”, thuhet në njoftim.

KEK vlerëson se ky zhvillim garanton vazhdimësinë e prodhimit dhe stabilitetin e sistemit elektroenergjetik në vend.

Në fund, korporata ka falënderuar stafin për angazhimin dhe reagimin profesional.

“KEK sh.a. falënderon stafin teknik dhe punonjësit për reagimin e shpejtë, profesionalizmin dhe përkushtimin e vazhdueshëm, të cilat sigurojnë funksionimin e besueshëm të sistemit dhe prodhimin e sigurt me energji elektrike për qytetarët. Korporata mbetet e përkushtuar ndaj prodhimit të vazhdueshëm të energjisë, stabilitetit të sistemit dhe besueshmërisë së plotë të rrjetit elektroenergjetik të Republikës së Kosovës.”, thuhet tutje.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Rikthehet njësia A3, KEK-u garanton furnizim të qëndrueshëm appeared first on Sinjali.

Cilëve kandidatë të PDK-së iu “tkurrën” votat pas rinumërimit në Skënderaj?

21 January 2026 at 12:09

Për shkak të parregullësive të evidentuara gjatë zgjedhjeve të 28 dhjetorit, në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve po kryhet rinumërimi i të gjitha kutive të votimit në nivel vendi.

Në komunën e Skenderajt është përfunduar rinumërimi 100% i 72 vendvotimeve.

Gjatë këtij procesi, kandidatëve të Partisë Demokratike të Kosovës iu janë hequr vota.

Ndër ta janë:

Bedri Hamza -29

Sala Jashari -36

Arian Tahiri -10

Mërgim Lushtaku -94

Jakup Nura -32

Xhevahir Geci -14

Ganimete Musliu -20

Ilir Murtezaj -25

Vlora Çitaku -9

Shahin Dervishaj -42

Ariana Musliu Shoshi -30

Uran Ismaili -11

Artan Behrami -5

Isak Neziri -9

Gëzim Qerimi -8

Besa Kabashi Ramas -2

Enver Hoxhaj -22

Musli Gucati -1

Fadil Demaku -3

Hajdar Beqa -3

Rrahman Rama -4

Nait Hasani -4

Xhavit Haliti -16

Idriz Vehapi -5

Elmi Reçica -5

Selver Xhelili -2

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Cilëve kandidatë të PDK-së iu “tkurrën” votat pas rinumërimit në Skënderaj? appeared first on Sinjali.

Rinumërimi përfundon në Dragash, kandidati i LVV-së prin për heqjen e votave

21 January 2026 at 12:02

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka njoftuar për përfundimin e procesimit të të gjitha votave të rinumëruara në Komunën e Dragashit.

Nga 57 kuti të rinumëruara, të gjitha 57 janë përpunuar dhe rezultatet janë regjistruar në platformën elektronike të KQZ-së.

Në listën e kandidatëve të Lëvizjes Vetëvendosje, është vërejtur një diskrepancë e madhe mes vendit të parë dhe të dytit sa i përket heqjes së votave.

Kandidati për deputet nga kjo komunë, Filiz Mustafa, ka humbur 231 vota nga 2,805 të rinumëruara.

Pas tij, ndryshime të vogla janë regjistruar tek:

Valon Hoti – 45 vota më pak

Glauk Konjufca – 28 vota më pak

Albin Kurti – 20 vota më pak

Një numër i konsiderueshëm votash iu hoq edhe kandidatit të PDK-së, Xhevahir Geci, i cili nga 264 vota të rinumëruara humbi 87 vota.

Megjithatë, Mustafa mbetet kandidati me më së shumti vota të hequra si pasojë e rinumërimit në këtë komunë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Rinumërimi përfundon në Dragash, kandidati i LVV-së prin për heqjen e votave appeared first on Sinjali.

Corriere della Sera: Italia nuk do të marrë pjesë në Bordin e Paqes të Trumpit

21 January 2026 at 11:52

Italia nuk do të marrë pjesë në Bordin e Paqes të inicuar nga presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka raportuar të mërkurën gazeta Corriere della Sera, duke përmendur shqetësimin se bashkimi me një grup të udhëhequr nga lideri i një vendi të vetëm mund të shkelte kushtetutën e Italisë.

Plani i Trumpit ka shkaktuar deri tani reagime të kujdesshme nga aleatët perëndimorë, pasi diplomatët vënë në dukje se Bordi mund të minojë punën e Kombeve të Bashkuara.

Një burim i ka thënë agjencisë Reuters se kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, udhëheqëse e krahut të djathtë që ka pasur marrëdhënie të mira me Trumpin, nuk ka gjasa të marrë pjesë në Forumit Ekonomik Botëror në Davos.

Bordi i propozuar do të kryesohet nga Trumpi dhe do të trajtojë fillimisht konfliktin në Gazë, përpara se të zgjerohet në çështje të tjera globale. Vendet anëtare do të duhet të paguajnë një tarifë prej 1 miliard dollarësh secila për të fituar anëtarësim të përhershëm.

Sipas kushtetutës së Italisë, vendi mund t’i bashkohet organizatave ndërkombëtare që sigurojnë “paqe dhe drejtësi midis kombeve” vetëm “në kushte të barabarta me shtetet e tjera”, një kusht që nuk përputhet me dominimin e SHBA-së në Bordin e ri, shkruan Corriere della Sera.

Deri më tani, kundërshtimin për pjesëmarrje në Bordin e Paqes e ka shprehur edhe Franca.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Corriere della Sera: Italia nuk do të marrë pjesë në Bordin e Paqes të Trumpit appeared first on Sinjali.

Liderët politikë përkujtojnë ish-presidentin Rugova në 20-vjetorin e vdekjes së tij

21 January 2026 at 11:41

Në rastin e 20-vjetorit të vdekjes së ish-Presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova, liderët kanë përkujtuar figurën e tij të shquar dhe trashëgiminë e tij në ndërtimin e shtetit të Kosovës.

Presidentja Vjosa Osmani, së bashku me familjen e Rugovës, ka bërë homazhe tek varri i tij në Velani, duke theksuar se ai e bëri bashkë gjithë popullin e Kosovës rreth kauzës për liri, pavarësi dhe demokraci.

“Presidenti Rugova e bëri bashkë gjithë popullin e Kosovës rreth kauzës për liri, pavarësi dhe demokraci. Kauzë kjo që është akoma e gjallë dhe është jetësuar për shkak të sakrificës së madhe të popullit tonë, luftës sonë çlirimtare dhe ndërtimit të aleancave me aleatët tanë strategjik brenda familjes euroatlantike, aleanca këto që i ndërtoi presidenti Rugova me një vizion të pashoq që sot mbetet dritë në udhërrëfyesin për gjithsecilin prej nesh që e duam Kosovën akoma më të fortë dhe të integruar në strukturat euroatlantike në familjen ku Kosova dhe populli i saj e ka vendin. Nderimi për presidentin Rugova do të jetë i përjetshëm dhe vizioni i tij do të rrojë për aq kohë sa do të rrënojë dhe Kosova, do të rrojë përjetësisht”, ka deklaruar Osmani.

Edhe kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka vendosur kurora lulesh te varri i Rugovës, duke e nderuar në këtë përvjetor të veçantë. Ai tha se Rugova mbetet shqiptari më i madh i të gjitha kohërave dhe kjo obligon të sillen me dinjitet, maturi dhe përkushtim për atdheun.

“Sot, në 20-vjetorin e largimit të atit themeltar të Republikës së Kosovës, e vendit tonë, shtetit tonë, nderojmë Ibrahim Rugovën. Njeriun i cili jo vetëm realizoi një ëndërr historike të popullit të Kosovës për liri, pavarësi, demokraci, por krijoi një projekt madhor, më të madhin ndër shqiptarët e Kosovës. Ibrahim Rugova mbetet shqiptari më i madh i të gjitha kohërave, dhe si i tillë na obligon edhe sot të sillemi me dinjitet, maturi dhe përkushtim për atdheun tonë”, ka thënë Abdixhiku.

Ndërsa kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka përkujtuar Rugovën me mirënjohje të përhershme:

“Me Presidentin Dr. Ibrahim Rugova pata nderin të bashkëpunoj në ditët e para të lirisë, në një periudhë vendimtare dhe jashtëzakonisht të ndjeshme të shtetndërtimit. Sot, në përvjetorin e 20-të të ndarjes së tij nga jeta, e kujtojmë me respekt të thellë dhe mirënjohje të përhershme. Me vizionin e tij shtetformues, ai i kushtoi rëndësi të veçantë forcimit të lidhjeve me Perëndimin, duke kultivuar miqësinë e përjetshme me Amerikën, veprime këto që i paraprinë pavarësisë dhe që vazhdojnë të mbeten themel i vizionit tonë si shtet”, ka shkruar Haradinaj në profilin e tij në Facebook.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Liderët politikë përkujtojnë ish-presidentin Rugova në 20-vjetorin e vdekjes së tij appeared first on Sinjali.

Eskalon debati në Big Brother, Klodi i thotë Benitës se “mashkullin e do vetëm për para”

21 January 2026 at 11:31

Së fundmi ka shpërthyer një përplasje e fortë ndërmjet banorëve të Big Brother VIP, Benita Zena dhe Klodian Mihaj, gjatë një debati që ka ndodhur në oborrin e shtëpisë.

Në momentin e ngjarjes ishte e pranishme edhe Elijona Binakaj.

Konflikti nisi kur Klodian i tha Benitës se “mashkullin e do vetëm për para”. Këngëtarja reagoi menjëherë, duke u larguar nga vendi i debatit ndërsa bërtiste dhe qante.

“Ti e përmend Endrin për pare”, iu drejtua ai.

Benita ia ktheu disa herë me fjalët: “Marre duhet me të ardh”.

Pas kësaj, ajo hyri brenda shtëpisë dhe u mbyll në tualet, ku filloi të qante me të madhe.

Gjatë bisedës më vonë me banorët e tjerë, Benita theksoi se nuk e priste një reagim të tillë nga Klodi, duke treguar se konflikti e kishte prekur thellë emocionalisht.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Eskalon debati në Big Brother, Klodi i thotë Benitës se “mashkullin e do vetëm për para” appeared first on Sinjali.

Çka është Bordi i Paqes i Trumpit, në të cilin do të bëjë pjesë edhe Kosova?

21 January 2026 at 11:23

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka ftuar përfaqësues të vendeve të ndryshme të botës për t’u bërë pjesë e Bordit të Paqes për Gazën, duke përfshirë Kosovën dhe Shqipërinë.

Lideri amerikan ka formuar këtë trup këshillues për Gazën, i njohur si Bordi i Paqes, si pjesë e fazës së dytë të armëpushimit të arritur mes Izraelit dhe militantëve palestinezë të grupit Hamas.

Ky bord përfshin liderë botërorë që japin këshilla dhe ndihmojnë në negociata, por nuk ka fuqi ekzekutive ndërkombëtare si Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB).

Synimi i Bordit është të mbështesë paqen dhe stabilitetin në rajon përmes dialogut dhe bashkëpunimit ndërkombëtar.

Pra, në thelb është një iniciativë diplomatike e Trumpit, e projektuar si bord këshillues me ndikim në negociata dhe armëpushime, duke përfshirë liderë nga vende të ndryshme për të ndihmuar në stabilizimin e rajonit.

Megjithatë, jo të gjitha vendet e kanë mirëpritur këtë iniciativë. Në mesin e atyre që kanë refuzuar të jenë pjesë të Bordit janë Franca, siç ka konfirmuar presidenti Emmanuel Macron, dhe kryeministri britanik Keir Starmer, i cili sipas mediave do ta refuzojë ftesën e Trumpit.

Kosovën do ta përfaqësojë presidentja Vjosa Osmani, ndërsa Shqipërinë kryeministri Edi Rama. Në këtë fazë, Trump pritet të njoftojë përbërjen e plotë të Bordit dhe detaje të tjera gjatë Forumit Ekonomik Botëror në Davos.

Bordi i Paqes

Shtëpia e Bardhë njofton se ky organ do të përqendrohet në çështje si: ndërtimi i kapaciteteve qeverisëse, marrëdhëniet rajonale, rindërtimi, tërheqja e investimeve, financimi në shkallë të gjerë dhe mobilizimi i kapitalit.

Përbërja kryesore e Bordit:

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, kryetar

Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Marco Rubio

Steve Witkoff, negociatori special i Trump

Jared Kushner, dhëndri i Trump

Tony Blair, ish-kryeministër i Mbretërisë së Bashkuar

Marc Rowan, miliarder amerikan

Ajay Banga, president i Bankës Botërore

Robert Gabriel, këshilltar në Këshillin e Sigurimit Kombëtar të SHBA-së

Komiteti Kombëtar për administrimin e Gazës

Ky organ, i përbërë nga teknokratë, do të “mbikëqyrë restaurimin e shërbimeve publike kryesore, rindërtimin e institucioneve civile dhe stabilizimin e jetës së përditshme në Gaza”.

Ali Shaath, ish-zëvendësministër i Autoritetit Palestinez (kreu i komitetit)

Bordi Ekzekutiv i Gazës

Ky entitet ka për qëllim të “mbështesë qeverisjen efektive” dhe të ofrojë shërbime për popullin e Gazës.

Anëtarë përfshijnë:

Steve Witkoff

Jared Kushner

Tony Blair

Marc Rowan

Nickolay Mladenov, diplomat bullgar

Sigrid Kaag, koordinatore humanitare e OKB-së për Gazën

Ministri i Jashtëm turk, Hakan Fidan

Ali Al-Thawadi, diplomat nga Katari

Gjenerali Hassan Rashad, drejtor i agjencisë së inteligjencës së Egjiptit

Reem Al-Hashimy, ministër i Emirateve

Yakir Gabay, miliarder izraelit

Udhëheqës të tjerë të ftuar për t’u bashkuar

Presidenti argjentinas Javier Milei

Presidenti brazilian Luiz Inacio Lula da Silva

Kryeministri kanadez Mark Carney

Presidenti qipriot Nikos Christodoulides

Presidenti egjiptian Abdel Fattah al-Sisi

Kryeministri hungarez Viktor Orban

Kryeministri indian Narendra Modi

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni

Mbreti jordanez Abdullah II

Kryeministri pakistanez Shehbaz Sharif

Presidenti paraguaian Santiago Pena

Presidenti rumun Nicusor Dan

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Çka është Bordi i Paqes i Trumpit, në të cilin do të bëjë pjesë edhe Kosova? appeared first on Sinjali.

Dhëndri dhe vajza e Trump mbërrijnë në Vlorë, për investimet në ishullin e Sazanit

21 January 2026 at 10:51

Nën masa të rrepta sigurie, dhëndri i Donald Trump sapo ka mbërritur në Vlorë. Jared Kushner ka mbërritur i shoqëruar nga një delegacion në zonën e Ujit të ftohtë. Mësohet se Kushner është i shoqëruar edhe nga bashkëshortja e tij, Ivanka Trump.

Aty do të zhvilloj një takim për të diskutuar më tepër rreth investimit në ishullin e Sazanit.

Sipas mediave shqiptare do të zhvillohet një takim nëpërmjet Jared Kushner me një studio arkitekturore ku do të diskutohet për mënyrën e realizimit të projektit, investimit në ishullin e Sazanit.

Nuk do të jetë takim me përfaqësues të pushtetit.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Dhëndri dhe vajza e Trump mbërrijnë në Vlorë, për investimet në ishullin e Sazanit appeared first on Sinjali.

❌
❌