Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 8 January 2026Main stream

“Venezuela”/ Miratohet rezoluta, Senati kufizon Presidentin Trump

By: Fax Web
8 January 2026 at 18:51

Senati i SHBA-së votoi sot në favor të një rezolute që do të kufizonte veprimet ushtarake të administratës Trump në Venezuelë, pas bastisjes së papritur për të kapur presidentin Nicolas Maduro, raportojnë mediat ndërkombëtare.

Rezoluta u miratua me 52 vota pro dhe 47 kundër, me pesë republikanë që e mbështesin rezolutën, së bashku me demokratët.

Sipas Washington Post, propozimi, ndonëse kryesisht simbolik, shënon herën e parë gjatë mandatit të dytë të Trump që Kongresi ka kërkuar të kufizojë përdorimin e forcës ushtarake nga presidenti për politikën e jashtme.

Ndërsa republikanët në përgjithësi e kishin mbështetur ofensivën për të rrëzuar Maduron, disa kanë shprehur shqetësime se një prani e zgjatur ushtarake në Venezuelë do të kërkonte miratimin e Kongresit, pjesërisht në konkurrencë me kërcënimin e Trump për një angazhim të pacaktuar ushtarak.

Senatori republikan Todd Young, i cili sponsorizoi propozimin, tha se një fushatë e zgjatur ushtarake në Venezuelë, edhe nëse e paqëllimshme, do të binte ndesh me qëllimin e Trump për t’i dhënë fund ndërhyrjes së huaj.

Donald Trump ka thënë se nuk ka sulme të mëtejshme ndaj Venezuelës të afërta, por ato mund të bëhen të nevojshme nëse Presidentja e përkohshme e vendit, Delcy Rodriguez, nuk pranon kërkesat e SHBA-së për qasje në rezervat e mëdha të naftës së Venezuelës.

Trump gjithashtu refuzoi të përjashtonte dërgimin e trupave amerikane në territorin e vendit “për sa i përket naftës”.

“Rrezik të shtuar për përmbytje në…”/ IGJEO: Nga nesër, rënie e prurjeve dhe niveleve në të gjithë lumenjtë

By: Fax Web
8 January 2026 at 18:42

Sipas llogaritjeve hidrologjike të IGJEO-s, si rezultat i reshjeve me intensitet të lartë të rëna gjatë ditëve të kaluara dhe ditën e sotme,  e enjte 8 Janar, do të ketë rritje të prurjeve dhe niveleve në lumenjtë Mat, Ishëm, Erzen, Shkumbin, Seman.

Rrezik të shtuar për përmbytje në vazhdim të ditës së sotme do të ketë lumi Vjosë, lumi Drin-Buna dhe Liqeni i Shkodrës.

Prej ditës së nesërme, e premte 9 Janar, pritet rënie e prurjeve dhe niveleve në të gjithë lumenjtë.

DËBORA DHE NGRICA

Sot (e enjte, dt. 08) dhe nesër (e premte, dt. 09) reshjet e dëborës pritet të përfshijnë zonat në Veri, Lindje dhe Juglindore të territorit. Reshjet e dëborës të pasuara nga ulja e ndjeshme e temperaturave dhe ngricat mund të krijojnë probleme të ndryshme dhe vështirësi në transportin rrugore.

RESHJET

Sot pasdite (e enjte, dt. 08) dhe nesër (e premte, dt. 09) në qarqet Shkodër, Kukës, Lezhë priten reshje mesatare deri lokalisht intensive ndërsa në Dibër priten reshje mesatare. Në qarqet Durrës, Tiranë, Elbasan priten reshje të dobëta deri lokalisht mesatare ndërsa në qarqet e tjera priten reshje të dobëta. Reshjet priten të shoqërohen me shtrëngata (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).

Në  Veri, Lindje dhe Juglindje në lartësitë mbi 300 m nga niveli i detit reshjet do të jenë në formë dëbore.

TEMPERATURA

Nesër (e premte, dt. 09) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 2 / 12 °C

në vendet e ulëta: -2 / 9 °C

në vendet malore:  -6 / 6 °C

ERA

Sot pasdite (e enjte, dt. 08) dhe nesër (e premte, dt. 09) era pritet të fryjë mesatare deri e fortë në bregdet dhe në zonat malore.

Gramsh / Gjenden tre personat e bllokuar në dëborë falë ndihmës së banorëve të Rovjes

By: Fax Web
8 January 2026 at 18:42

Janë gjetur tre personat që kishin mbetur të bllokuar në dëborë në zonën malore të Gramshit, falë ndërhyrjes së banorëve të fshatit Rovje, konkretisht z. Pirro Trushi dhe Marjo Kishta, të cilët ishin në komunikim të vazhdueshëm me ekipin e zjarrfikëses së Gramshit, të drejtuar nga Ilir Llapushi.

Tre personat ishin bllokuar për shkak të erës së fortë dhe trashësisë së madhe të dëborës, e cila kishte krijuar forma vorbullash (vortomete ) në zonën e njohur si “Ara e Dares”, duke e bërë të pamundur lëvizjen dhe orientimin. Pas lokalizimit, personat u shoqëruan me siguri drejt banesave të tyre dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Autoritetet lokale vlerësojnë ndihmën e banorëve të zonës, të cilët luajtën një rol kyç në përfundimin me sukses të këtij operacioni shpëtimi në kushte të vështira atmosferike.

Alarmante situata në Ferras/ Çahet argjinatura, uji rrezikon banesat

By: Fax Web
8 January 2026 at 18:22

Përkeqësohet situata në fshatin Ferras në Fier.

Shkak është çarja e argjinaturës së kanalit të Martinës, duke bërë që uji të dalë jashtë kontrollit dhe të futet me shpejtësi në zonat e banuara.

Si pasojë, disa banesa janë rrezikuar drejtpërdrejt, ndërsa uji ka depërtuar në oborre dhe rrugë, duke krijuar panik mes banorëve.

Autoritetet lokale dhe strukturat e emergjencave civile ndodhen në terren dhe po marrin masa për evakuimin e banorëve, për shkak të rrezikut të lartë që paraqet situata.

Sipas burimeve, niveli i ujit po rritet vazhdimisht, ndërsa përmbytjet kanë dalë jashtë kontrollit.

Banorët janë udhëzuar të largohen nga banesat dhe të bashkëpunojnë me forcat e emergjencës për të shmangur rrezikun për jetën.

Situata mbetet alarmante, ndërsa pritet ndërhyrje e menjëhershme për të frenuar përhapjen e ujit dhe për të vënë nën kontroll përmbytjet.

Gjithashtu, Bashkia ka vënë në dispozicion të banorëve numrat e kontaktit:

Emergjencat Civile

+355 69 213 9738

“Forca Shqipëri”/ Sylvinho reagon pas rinovimit: Ajo që na pret, kërkon më shumë përkushtim

By: Fax Web
8 January 2026 at 18:16

Një ditë pas njoftimit për rinovimin e kontratës me Federatën Shqiptare të Futbollit deri në korrik të 2026, trajneri i Kombëtares shqiptare, Sylvinho ka bërë reagimin e tij me anë të një postimi në rrjetet sociale duke pohuar se bëhet fjalë për vazhdimin e projektit aktual.

“Vazhdojmë së bashku. Kam rinovuar kontratën me ekipin kombëtar të Shqipërisë për 6 muaj të tjerë duke i dhënë vazhdimësi një projekti që është ndërtuar me shumë punë, profesionalizëm dhe unitet“, shkruan tekniku brazilian në profilin e tij në Instagram.

Trajneri i Kombëtares shqiptare më pas bëri bilancin e  skuadrës kuqezi nën drejtimin e tij duke vënë në dukje forcën e kolektivit.

“Deri tani kemi arritur një objektiv historik; kualifikimin për herë të dytë në finalet e një Kampionati Evropian duke shfaqur në fushë paraqitje konkurruese dhe të respektueshme, së bashku me kualifikimin për herë të parë në fazën playoff të Botërorit 2026. Këto janë rezultate që pasqyrojnë progresin, identitetin dhe forcën kolektive të këtij ekipi. Ajo që në pret më pas do të kërkojë më shumë përkushtim, punë të palodhur dhe angazhim nga të gjithë. Ne qëndrojmë të fortë, ditë pas dite me vendosmëri dhe zemër. Forca Shqipëri”, përfundonte mesazhin e tij trajneri i Kombëtares.

Kombëtarja shqiptare do të kthehet në fushat e lojës në muajin mars kur do të luajë ndeshjen gjysmëfinale të playoffit të Botërorit me Poloninë.

Në rast kualifikimi, kuqezinjtë do të diskutojnë kualifikimin historik në eventin madhor të këtij viti me sfidën ndaj Ukrainës apo Suedisë.

VanHorn takon kreun e SPAK dhe BKH: Bashkë në luftën kundër krimit të organizuar dhe trafikut të narkotikëve

By: Fax Web
8 January 2026 at 18:05

E Ngarkuara me Punë e SHBA në Tiranë, Nancy VanHorn ka zhvilluar një takim me kreun e SPAK Klodian Braho dhe kreun e BKH Joni Keta.

Gjatë takimit u ritheksua mbështetja e Shteteve të Bashkuara për përpjekjet e SPAK në luftën kundër krimit të organizuar dhe trafikut të narkotikëve.

E Ngarkuara me Punë Nancy VanHorn përgëzoi Kryeprokurorin e Posaçëm të SPAK Klodjan Braho, dhe Kreun e BKH Joni Keta për rolet e tyre të reja drejtuese, duke ritheksuar mbështetjen e Shteteve të Bashkuara për përpjekjet e SPAK në luftën kundër krimit të organizuar dhe trafikut të narkotikëve. Siç ka deklaruar Sekretari Rubio: “Ne do të përballemi me kartelet e drogës kudo që ndodhen dhe kudo që veprojnë kundër interesave të Shteteve të Bashkuara. Detyrimi kryesor i presidentit është të sigurojë interesin kombëtar dhe sigurinë kombëtare të popullit tonë.” Së bashku, ne qëndrojmë të bashkuar në luftën kundër krimit ndërkombëtar“, shkruan ambasada në postimin e saj.

“Niveli i Vjosës ka rënë në 6.5 metra”/ Balluku me emergjencat në Gjirokastër: Të shtunën tjetër përkeqësim i motit

By: Fax Web
8 January 2026 at 18:00

Zv/kryeministrja Belinda Balluku bëri të ditur se situata nga moti i keq në jug të vendit po shkon drejt përmirësimit, pas mbledhjes së Emergjencave Civile në qarkun e Gjirokastrës.

Ajo theksoi se niveli i lumit Vjosë ka shënuar një rënie prej 1.5 metrash, nga 8 metra në 6.5 metra, çka pritet të reflektohet pozitivisht edhe në zonën e Novoselës.

Sipas Ballukut, rrugët në Gjirokastër janë të zhbllokuara, situata është nën kontroll dhe vetëm disa banesa në zonën e Memaliajt po inspektohen, ndërsa institucionet po qëndrojnë në gatishmëri për një përkeqësim të motit të parashikuar gjatë fundjavës.

“Kemi përfunduar një mbledhje të Emergjencave Civile në qarkun e Gjirokastrës ku u diskutua e gjithë problematika e cila ndodh në këto momente në terren. Një lajm i mirë që doja të ndaja është që nuk bëhet fjalë vetëm për gjithë Gjirokastrën, por për të gjitha jugun dhe zonat ku kalon lumi i Vjosës, krahasuar me nivelin që kemi pasur sot në pikën e matjes që ka qenë 8 metra, tani ka rënë në  6.5 metra.

Kemi një ulje që është me 1.5 metra, e cila do të reflektohet gjithashtu edhe në zonën e Novoselës. Me të vërtet ky është një lajm që tregon përmirësimin e situatës.

Në Gjirokastër kemi një ulje të temperaturave, kanë nisur edhe reshjet e lehta të dëborës, rrugët janë të zhbllokuara. Vetëm në zonën e Memaliajt në fshat ka disa banesa që do të inspektohen në këto momente nga forcat e emergjencave civile dhe forcave të armatosura. Nga ana tjetër e gjithë situata është nën kontroll.

Plani i evakuimit duhet të jetë në të gjitha bashkitë, të gjitha bashkitë duhet të marrin masat bashkë me Emergjencat Civile. Situata e motit është duke u përmirësuar. Megjithatë të shtunën do të kemi një përkeqësim të motit, por kemi 48 orë në dispozicion për ta menaxhuar”, u shpreh Balluku.

Përmbytjet, kryebashkiaku i Lezhës: Edhe unë jam fajtor, por ku ishte shteti pas ’92-shit?

By: Fax Web
8 January 2026 at 17:52

Duke fajësuar fillimisht veten lidhur me situatën e përmbytjeve, kryetari i Bashkisë Lezhë, Pjerin Ndreu, përmes një reagimi në rrjetet sociale, ka bërë një analizë evidentuese të shkaqeve që shumë qytete të vendit përmbyten masivisht dhe lehtësisht sa herë ka reshje shiu.

Sipas tij, shkaku i parë për përmbytjet është urbanizimi pa kriter pas vitit 1992.

“E para eshte krimi i baterdise se urbanizimit pa pike kriteri te pas 92! Padija dhe mosfunksionimi i projekteve urbanistike bene qe te dynden ne fusha me ndertime mbi kolektore, kanale kulluese e vaditese e ku ju tek kujdo qe donte nje shtepi ne fushe! Shteti ku ishte?”

Postimi i plotë i kryebashkiakut të Lezhës:
Kush eshte fajtori?!
Ka nje corbe prononcimesh ne rastin e permbytjeve, duke shfry gjithe talentin e bojatisjes me boje te kujdo per situatat qe vijne here pas here! Por kush eshte fajtori? Jam une? Po jam! Eshte nje tjeter? Po eshte! Jemi ne? Po jeni te gjithe! Por ka nje radhe kjo pune si per cdo gje!
E para eshte krimi i baterdise se urbanizimit pa pike kriteri te pas 92! Padija dhe mosfunksionimi i projekteve urbanistike bene qe te dynden ne fusha me ndertime mbi kolektore, kanale kulluese e vaditese e ku ju tek kujdo qe donte nje shtepi ne fushe! Shteti ku ishte? Shkrihej me injorancen e vet gjoja te permiresimit te jeteses se atyre qe u shperngulen ne hesap te vet! Po kanalet e ujrave te zeza, te bardha, rruget,energjia, shkolla, ambulanca?! As se vrau njeri radaken per keto! Fut e bje, nderto ku te duash! Dy shtepia ketu, nje atje pertej, kater te tjera mbi kanale!
E dyta, kanalet kulluese u lane ne dite te kiametit, 30 vite pa prekur! As su be nje vleresim se sa jane te bllokuara per shkak te ndertimeve e sa jane eficente qe duheshin hapur! As u mor ndonje iniciative per te vendosur rregull urban dhe orjentuar zhvillimin! Se beme asnjeri dmth, me themel sic duhet!
E treta, investimet u bene sipas nje trajektore jo studimore qe te eliminonin vershimin e perrenjeve! Nuk u pa pothuaj fare si opsion disiplinimi i ketyre prurjeve malore, me prita dhe devijime rrjedhjesh larg qendrave te banuara!
E katerta, ekspertet e zote i nisen per ne shtepi. Nuk i duheshin askujt! Ca vdiqen te pa vleresuar! Ca jetojne te paperfllur! Ca qe erdhen, bene shkolla me leke e ku e di une me cfare, dhe se kane idene si zgjidhen keto gjera! As nuk duan te mesojne!
Te gjithe kemi faj! Banoret qe derdhen leket e nuk menduan ca i pret, por qe as s’jua tregoi kush! Shteti rrumpalle qe i la te benin si te donin! Ne qe se gjejme dot si zgjidhet ky lemsh qe do e kemi ne fyt rast pas rasti! Ky ka faj e une skam faj, eshte nje tymnaje qe duhet tjua kursejme qytetareve te gjithe ne! Te ulim koken e te mendojme ca mund te zgjidhim, sepse te gjithe e kemi vene nga nje tulle ne kete baterdi!
Une per vete ndjehem fajtor!

Pse ka vdekur PD-ja? Në Fier, mesa duket, po

By: Fax Web
8 January 2026 at 17:48

Nga Adriatik Golemi, Gazetar

Më 6 janar 2026 u mbushën plot 35 vjet nga krijimi i Degës së Partisë Demokratike në Fier. Një datë historike, jo vetëm për demokratët, por për vetë qytetin. Një ditë që simbolizonte revoltën qytetare kundër diktaturës, guximin përballë frikës dhe lindjen e pluralizmit politik në një nga qendrat urbane më të mëdha të Shqipërisë së asaj kohe.

Por 35-vjetori kaloi… pa u ndjerë. Pa miting. Pa takim përkujtimor. Pa debat. Pa reflektim. Pa asnjë përpjekje për ta kthyer këtë datë në një moment bashkimi, kujtese dhe veprimi politik.

Në vend të kësaj, u publikua një status në Facebook nga deputeti Luan Baçi, kryetari de facto i PD-së së Fierit. Një kolazh fotosh, ku mes tyre spikaste edhe një foto e re me ngjyra, ku shfaqej Sali Berisha dhe, sigurisht, jo larg tij edhe vetë Luan Baçi. Një foto pa asnjë lidhje me ngjarjen e 6 janarit 1991, as me Fierin, as me mitingun historik, as me themeluesit realë të degës.

Një simbol i përsosur i shkëputjes mes historisë reale dhe mënyrës se si Partia Demokratike sot e trajton atë histori.

Si pjesëmarrës dhe dëshmitar okular i mitingut të 6 janarit 1991, më kujtohet qartë se në Fier nuk kisha parë kurrë aq shumë njerëz. Sheshi përpara Turizmit ishte përplot. Ura e re, ajo që sot të çon drejt kishës, dukej sikur do shembej nga pesha e qytetarëve. Ishte një shpërthim i vërtetë popullor – jo i organizuar nga zyra, jo i komanduar nga lart, por i lindur nga nevoja për liri. Një energji spontane, kuriozitet dhe ndjenjë lirie, me të cilën nuk ishim mësuar.

Më 6 janar 1991, djem dhe vajza të Fierit, nën terrorin e një prej diktaturave më të egra në Europë, u ngritën në revoltë, ashtu si studentët në Tiranë. Ata u përballën ballë për ballë me regjimin dhe themeluan Degën e PD-së në Fier, duke organizuar një miting madhështor, ku mijëra qytetarë mbushën sheshin e qytetit si kurrë më parë. Mitingun e përshëndetën Dr. Sali Berisha dhe Azem Hajdari, heroi i demokracisë.

Heronjtë e asaj dite ishin Fatos Mihali dhe Viktor Margjilaj, së bashku me një grup trimash dhe guximtarësh – sepse ose trim, ose i çmendur duhej të ishe për t’i dalë përballë asaj diktature:
Edmond Ymeri, Sotiraq Aleksi, Arjan Nika, Muhamet Sherri, Veli Koçi, Stavri Furxhi, Mihal Pikuli, Vladimir Muçaj, Avdulla Dyrmishi, Ilmi Hoxha, Xhelal Tahiri, Shpëtim Kastrati, Hasan Misiri, Artur Çuni, Vasil Kalemi dhe Niko Vrushi.

Ata firmosën themelimin e Degës së PD-së në Fier.
Dhe megjithatë, sot: asnjë nderim,asnjë fjalë, asnjë përkujtim.

Kjo nuk është thjesht harresë. Kjo është simptomë.

PD-ja në Fier është bërë e flashkët, pa grintë, e përgjumur, e mekur. Nuk ka arritur të zbërthejë dhe të shpjegojë të keqen lokale. Është marrë më shumë me të ndenjurit poshtë Ballkonit në Tiranë dhe me studiot televizive, duke sharë Sorosin dhe “narkoshtetin”, ndërkohë që Armando Subashi me kompani kanë livadhisur të qetë në Fier, pa një opozitë reale përballë.

Ironia është e hidhur.

Partia Socialiste e Fierit jo vetëm që feston dhe kujton ata që realisht i konsideron heronj, por feston edhe beteja imagjinare, të shpikura nga Kinostudio “Shqipëria e Re”. I kthen në rituale gati fetare çdo përvjetor, çdo lapidar, edhe aty ku nuk ka ndodhur asgjë. Me ngjyra, muzikë, shami pionieri dhe ceremoni pompoze, edhe gënjeshtrat që nuk i beson as vetë i shndërron në “histori patriotike”. Edhe kanalet, ferrat dhe zhukat e Myzeqesë ku këto trillime supozohet se kanë ndodhur, i kthen në “vende të shenjta”.

Ndërsa Partia Demokratike, edhe në ditën e saj më të rëndësishme në Fier – që përkon simbolikisht edhe me Epifaninë (nga greqishtja epifaneia, shfaqje, zbulim) – pra rizbulimin e lirisë, e lë gjithçka të kalojë në heshtje dhe me statuse Facebooku, sa për të larë gojën.

35-vjetori i Degës së PD-së në Fier nuk ishte thjesht një datë për t’u kujtuar. Ishte një mundësi për t’u mbledhur, për të reflektuar dhe mbi të gjitha për të vepruar.

Një mundësi e humbur.

Dhe ndoshta kjo është përgjigjja më e dhimbshme për pyetjen: Pse ka vdekur PD-ja? Në Fier, mesa duket, po.

VIDEO/ “Nuk ishte fatkeqësi natyrore, por njerëzore”, qytetarët e Durrësit ngrihen në protestë

By: Fax Web
8 January 2026 at 17:37

Qindra qytetarë të Durrësit kanë dalë pasditen e sotme në protestë duke marshuar drejt Bashkisë.

Protestuesit mbajnë pankarta ku shkruhet qartë: “Korrupsioni na mbyti, jo shiu!”, ndërsa marshimi shoqërohet me thirrje të fuqishme: “Na u bashkoni!” apo ‘Durrësi skenë krimi’…

“Disa njerëz të tjerë, bashkë edhe unë, vendosëm që të organizonim një protestë sepse këta nuk po e marrin asnjë gjë serioze. Durrësi ishte qyteti që kishte më pak reshje, vetëm 43mm, në krahasim me qytetet e tjera, dhe kjo tregon se ka një problem tjetër, jo vetëm shiu. Kjo është përmbytja e tretë brenda një viti, dhe vjen pas ndërrimit të hidrovorit dhe pas disa tenderëve për sistemimin e kanaleve kulluese.

Gjithashtu, zonja kryetare e Bashkisë, Emiriana Sako, në vitin 2022 ka bërë një deklaratë në rrjetet sociale se po bëhej një investim për të mbyllur 2.6 km kanalesh të ujërave të larta që vinin nga kodrat drejt Spitalit, për të lehtësuar zbritjen e ujit poshtë. Por sot shihet qartë që këto masa nuk kanë funksionuar, dhe institucionet duhet të sqarojnë çfarë ka ndodhur.

Të shpallen dëmet, të dëmshpërblehen qytetarët dhe të bëhet një studim serioz që t’i japë fund këtij problemi njëherë e përgjithmonë. Kjo nuk është fatkeqësi natyrore, por e shkaktuar nga neglizhenca, dhe të gjithë inxhinierët që kemi konsultuar e konfirmojnë këtë”, shprehen banorët.

Qytetarët kanë nënshkruar edhe peticione për tetë institucione, duke paralajmëruar situatën para se të ndodhte përmbytja e fundit, por sipas tyre, masat nuk janë marrë në kohë.

Institucionet e përfshira përfshijnë Këshillin Bashkiak, Bashkinë e Durrësit, Prefekturën, Kryeministrinë, Këshillin e Ministrave, Avokatin e Popullit dhe Këshillin e Mediave.

Protesta e qytetarëve është një thirrje e qartë për përgjegjësi dhe veprim urgjent nga institucionet, ndërsa përmbytjet e përsëritura vazhdojnë të kërcënojnë banesat dhe jetesën e familjeve në Durrës.

LEXO EDHE: PAMJE ME DRON/ Urdhërohet evakuimi i banorëve, Sukthi në pushtetin e ujit

MOMENTI I PËRPLASJES/ Serbi akuzon talentin shqiptar për racizëm, nisin hetimet

By: Fax Web
8 January 2026 at 16:46

Medin Memeti është pjesë e një investigimi në Australi, për racizëm ndaj Justin Vidiç.

Lojtari serb është ankuar, ndërsa pretendon se Memeti e ka thirrur “cigan” gjatë ndeshjes së fundit të luajtur më 6 janar.

Melbourne City nuk ka reaguar për akuzat ndaj talentit të tyre shqiptar. Kjo çështje është bërë e madhe në Australi, ndërsa së fundmi është njoftuar se investigimi po kryhet nga federata.

Një situatë që u faktua ishte në vitin 2017, kur portieri Dean Buzanis që luan aktualisht me Brisbane u dënua për pesë ndeshje. Asokohe ishte pjesë e Melbourne dhe e quante Besart Berishën e Melbourne Victory një “cigan”.

Memeti është 18 vjeç dhe bën pjesë tek Australia U-19.

Melbourne City, ku aktivizohet sulmuesi shqiptar, fitoi 1-0 ndaj Brisbane Roar.

PAMJE ME DRON/ Urdhërohet evakuimi i banorëve, Sukthi në pushtetin e ujit

By: Fax Web
8 January 2026 at 16:40

Moti i keq ka vijuar edhe sot më 8 janar 2026 duke shkaktuar rritje të niveleve të lumenjve kryesorë.

Lajmi më i keq vjen nga Durrësi ku u shënua edhe viktima e parë. Një 54-vjeçar u gjet i pajetë në një kanal kullimi pasi e mori rrjedha e ujit.

Qyteti bregdetar vijon të jetë në situatë kritike pasi reshjet nuk kanë pushuar. Atje janë evakuuar 400 banorë teksa është urdhëruar edhe evakuimi i banorëve në Sukth dhe Katund të Ri.

Grupi i xhirimit i Fax News ishte në Sukth, nga ku pa nga afër situatën.

Banesa, biznese, automjete dhe toka bujqësore të përmbytura. Kjo ishte ajo çfarë uji kishte lënë pas në këtë zonë, ku dëmet janë të konsiderueshme.

Ndërkohë, Prokuroria e Durrësit ka nisur hetimet pas përmbytjeve masive të dy ditëve të fundit. Drejtuesja e organit të akuzës në qytetin bregdetar ka urdhëruar nisjen e hetimit për këto vepra penale:

•“Shpërdorimi i detyrës”

•“Shkatërrimi i pronës me përmbytje”

•“Shkatërrimi i pronës nga pakujdesia”

LEXO EDHEDëmet nga përmbytjet, Prokuroria Durrës nis hetimet! Dyshime për veprën penale “shkatërrimi i pronës”

“Bonus-Malus”, 96% e shoferëve me sigurim më të ulët në 2026

By: Fax Web
8 January 2026 at 16:35

Siguruesit parashikojnë që nisja e aplikimit të sistemit bonus-malus do të ketë një efekt negativ në nivelin 4.5-5 milionë euro mbi primet e shkruara bruto në sigurimin e detyrueshëm motorik.

LEXO EDHE: Nga 1 Janari/ ‘Bonus-Malus’, shoferët ‘problematikë’ do të paguajnë më shumë për siguracionin e automjetit

Drejtues të kompanive shprehen se, llogaritet që nga 100 drejtues mjetesh që kanë kryer sigurimin e detyrueshëm TPL vitin e kaluar, rreth 4% e tyre kanë shkaktuar dëme. Kjo kategori e drejtuesve do të paguajë një prim sigurimi më të lartë për vitin 2026 (rreth 18% më shumë).

Ndërkohë, pjesa më e madhe e drejtuesve të mjeteve, rreth 96% e tyre do të përfitojnë një bonus ose ulje të çmimit të sigurimit të detyrueshëm motorik me afërsisht 3% për vitin 2026.

Duke qenë se numri i drejtuesve të mjeteve që nuk kanë shkaktuar dëme është shumë më i lartë se ai që kanë shkaktuar dëme, efekti në vlerën totale të primeve që do të arkëtojnë kompanitë këtë vit pritet të jetë negativ. Sipas përllogaritjeve të siguruesve, ky efekt pritet të jetë rreth 4.5-5 milionë euro.

Të dhënat zyrtare të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare (AMF) tregojnë se për 12 muajt e fundit statistikorë (dhjetor 2024-nëntor 2025) kompanitë e sigurimit e sigurimit kanë lidhur gjithsej afërsisht 747 mijë kontrata sigurimi. Mbi këtë shifër, mund të vlerësohet se rreth 30 mijë drejtues mjetesh do të paguajnë një prim më të lartë gjatë vitit 2026. Pjesa e mbetur, rreth 717 mijë drejtues mjetesh, do të paguajnë një prim sigurimi më të ulët.

Aplikimi i sistemit bonus-malus është i parashikuar në ligjin “Për sigurimin e detyrueshëm në sektorin e transportit”, që ka hyrë në fuqi qysh në vitin 2021. Megjithatë, ligji e parashikon si të drejtë të kompanive të sigurimit, por jo si një detyrim.

Zbatimi i parimit bonus-malus u bë i mundur vetëm pas miratimit të rregullores “Për përcaktimin e faktorëve të riskut që përfshihen në përllogaritjen e primit për produktet e sigurimit të detyrueshëm në sektorin e transportit”. Kjo rregullore hyri në fuqi në fillim të vitit 2025, por pa përfshirë elementin bonus-malus, që ka nisur të aplikohet prej 1 janarit të këtij viti.

Sistemi bonus-malus parashikon që drejtuesit e mjeteve që kanë shkaktuar dëme do të paguajnë një prim sigurimi më të lartë në vitin pasardhës, ndërsa ata që nuk shkaktojnë dëme një prim më të ulët. Për drejtuesit që kanë shkaktuar një dëm të vetëm do të llogaritet një koeficient 1.18 mbi primin bazë, ndërsa për ata që kanë shkaktuar dy ose më shumë dëme do të aplikohet një koeficient 1.39.

Për momentin, sistemi do të bazohet në historikun e dëmeve të një viti më parë. Në rast se një drejtues mjeti që ka shkaktuar dëm në 2025 nuk shkakton përsëri dëme këtë vit, ai do të përfitojë bonusin prej 3% në primin e sigurimit për 2027. /Monitor

“Situata po përkeqësohet…”/ Ambasada e SHBA apel amerikanëve në Shqipëri: Kujdes!

By: Fax Web
8 January 2026 at 16:16

Teksa Shqipëria po kalon momente të vështira si pasojë e përmbytjeve masive, ambasada e SHBA në Tiranë, përmes një postimi në rrjetet sociale, apelon tek qytetarët amerikanë që jetojnë dhe ndodhen në vendin tonë.

Ambasada bën thirrje që të tregohet kujdes në zonat e prekura, të cilat sipas saj, po vijnë në përkeqësim.

“Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë vazhdon të monitorojë përmbytjet në të gjithë vendin dhe u bën thirrje të gjithë shtetasve amerikanë të tregojnë kujdes në zonat e rrezikuara nga përmbytjet, të cilat po përkeqësohen. Disa zona në të gjithë vendin janë nën urdhër evakuimi. Përmbytjet mund të ndodhin pa paralajmërim, ndërsa reshjet e shiut mund të shkaktojnë mbylljen e rrugëve për shkak të përmbytjeve ose rrëshqitjeve të dheut.

Shtetasit amerikanë në Shqipëri që kanë nevojë për ndihmë mund të gjejnë më shumë informacion këtu: https://al.usembassy.gov/weather-alert-emergency-message…/”.

Dëmet nga përmbytjet, Prokuroria Durrës nis hetimet! Dyshime për 3 vepra penale

By: Fax Web
8 January 2026 at 16:08

Prokuroria e Durrësit ka nisur hetimet pas përmbytjeve masive të dy ditëve të fundit. Drejtuesja e organit të akuzës, Suela Beluli, në qytetin bregdetar ka urdhëruar nisjen e hetimit për këto vepra penale:

•“Shpërdorimi i detyrës”

•“Shkatërrimi i pronës me përmbytje”

•“Shkatërrimi i pronës nga pakujdesia”

Beluli argumenton se situata e krijuar përgjatë dy ditëve për shkak të reshjeve të vazhdueshme ka krijuar problematika reale të dukshme për qytetarë, për mirëqenien e tyre, por edhe dëme të konsiderueshme.

Më tej thuhet se, “gjendja e krijuar ka penguar zhvillimin e aktiviteteve normale arsimore, shtetërore, shëndetësore si dhe ka krijuar bllokimin e rrugëve urbane dhe interurbane, përmbytjen e banesave dhe vendosjen në rrezik real të jetës së qytetarëve, përmbytjen e institucionit penitenciar duke vendosur në gjendje emergjente të gjithë qarkun në të cilin ushtron juridiksionin territorial dhe lëndor Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës jep të dhëna të mjaftueshme dhe të arsyeshme se jemi përpara një fakti penal”.

Në këto kushte, me qëllim thellimin në shkaqet që kanë çuar në shkaktimin e këtyre pasojave dhe analizimin në mënyrë ezauruese nëse shkaqet kanë qenë tërësisht natyrore apo kanë ardhur si pakujdesisë apo mospërmbushjes së detyrës nga ana e organeve kompetente shtetërore apo të vetëqeverisjes vendore, merret iniciativa për regjistrimin e këtij procedimi penal.

Ndërkohë, hetimi i mëtejshëm do të japë përfundime të drejta mbi ekzistencën ose jo të përgjegjësisë penale.

Po ashtu përmendet edhe vdekja e punonjësit të Ndërmarrjes Komunale të Plazhit.

“Sipas informacioneve rezulton se ky shtetas ka shkuar në zonë për të verifikuar situatën e krijuar nga reshjet dhe vërshimet e ujit. Nga të dhënat paraprake ka dyshime që ai ka humbur jetën për shkak se është marrë nga rrjedhja e ujit e shkaktuar në vend. Në kushtet kur rrethanat se si ka ndodhur humbja e jetës së këtij shtetasi, bazuar në rrethanat e marra dijeni deri në këto momente personalisht dhe nëpërmjet medias, rezulton se ka dyshime të arsyeshme për ekzistencën e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës” parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal, të kryer nga personat përgjegjës për mirëmbajtjen, kontrollin dhe menaxhimin e situatës së krijuar për shkak të reshjeve të shiut, në qytetin e Durrësit”, njofton prokuroria.

“Ka dyshime se nga personat e ngarkuar me funksione, të cilat kanë për detyrë menaxhimin e situatës janë kryer veprime ose mosveprime që përbëjnë mospërmbushje të rregullt të detyrës, duke dëmtuar rëndë interesat e shtetasve dhe personave juridikë dhe kanë sjellë edhe pasojat e rënda të evidentueshme dhe të matshme mbi të mirat pasurore si edhe në jetën e një personi i cili ka humbur jetën.

Po kështu, bazuar në dëmet e konsiderueshme të evidentuara deri më tani që janë shkaktuar në infrastrukturën publike si dhe pronën privat, ekzistojnë dyshime të arsyeshme për ekzistencën e veprës penale të “Shkatërrimit të pronës me përmbytje” dhe “Shkatërrimi i pronës nga pakujdesia” të parashikuar nga neni 153 dhe neni 161 i Kodit Penal”, përfundon Prokuroria Durrës.

Niveli i ujit arrin kufirin maksimal të argjinaturës në Fier, banorët vendosin thasë me rërë. Bllokohet aksi i vjetër Levan-Vlorë

By: Fax Web
8 January 2026 at 16:06

Në zonën e Ferrasit në Fier situata vijon të jetë problematike pasi niveli i ujit ka arritur pranë kufirit maksimal të argjinaturës.

Për të shmangur çdo rrezik përmbytjeje, strukturat përgjegjëse dhe banorë të zonës kanë ndërhyrë me vendosjen e thasëve me rërë përgjatë argjinaturës, duke forcuar pikat më problematike.

Sipas informacioneve, prurjet e shtuara si pasojë e reshjeve kanë rritur ndjeshëm nivelin e ujit, i cili aktualisht ndodhet në të njëjtin nivel me argjinaturën, duke paraqitur rrezik për tejkalim.

Në terren po punohet pa ndërprerje, ndërsa situata po monitorohet nga afër për të parandaluar çdo emergjencë të mundshme.

Ndërkohë është bllokuar aksi i vjetër rrugor Vlorë-Levan.

LEXO EDHEPAMJE ME DRON/ Urdhërohet evakuimi i banorëve, Sukthi në pushtetin e ujit

VIDEO/ Avioni tenton të ulet në Stamboll por era e fortë nuk e lejon

By: Fax Web
8 January 2026 at 15:37

Moti keq me me erëra të forta dhe reshje të dendura shiu ka goditur Stambollin këtë të enjte.

Kjo gjë ka shkaktuar edhe një situatë të vështirë për avionët që po hasin problematika veçanarëisht  teksa tentojnë të ulen në Aeroportin Ndërkombëtar “Sabiha Gokcen”.

Në të njëjtën kohë, stuhia ka çuar në pezullimin e të gjitha shërbimeve të trageteve bregdetare.

Nesër mblidhet Komiteti i Emergjencave Ndërqeveritare, Balluku: Dëmshpërblime për banesat dhe bujqësinë

By: Fax Web
8 January 2026 at 15:24

Ministrja e  Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku, së bashku me Ministrin e Mbrojtjes, Pirro Vengu dhe atë të Bujqësisë, Andis Salla, kanë dalë këtë të enjte në terren për të parë nga afër problematikat e shkaktuara nga moti i keq i këtyre ditëve.

Ata ndodeshin në Novoselë, ku situata paraqitet kritike si pasojë e rritjes së nivelit të ujit nga reshjet e rëna përgjatë orëve të fundit dhe natës së kaluar.

Zëvendëskryeministrja, u shpreh se ka një bashkëpunim të mirë nga kryebashkiakët e bashkive të prekura, por gjithashtu dhe nga të gjithë ata të bashkive të tjera të qarqeve Vlorë dhe Fier.

“Është e rëndësishme që të dyja prefekturat, si e Vlorës ashtu dhe e Fierit, janë të gjithë kryetarët e bashkive të angazhuar në këto momente, jo vetëm në qytetet e prekura, jo vetëm Vlora e Fieri, por të gjithë kryetarët e bashkive të tjerë që janë pjesë e këtyre dy qarqeve. Janë të angazhuar për ngritjen e të gjitha qendrave të akomodimit për evakuuim”, u shpreh ajo.

Balluku shprehet se janë ndërmarrë masat e nevojshme jo vetëm për evakuuimin e banorëve, por gjithashtu dhe shpëtimin e gjësë së gjallë.

“E kemi parë e në periudhën e termetit, që banorët nuk duan të largohen nga pronat e tyre, por jeta është e rëndësishme në këto momente. Sigurisht ne kemi marrë masa, me Ministrin e Bujqësisë, për sa i përket të gjithë angazhimit për mbrojtje dhe shpëtimin edhe të gjësë së gjallë në këto momente”, tha ajo.

Ministrja bën me dije se ditën e premte, 9 janar, në orën 8:30, do të mblidhet Komiteti i Emergjencave Ndërqeveritare, nga ku do të ketë dhe adresim të problematikave, zgjidhjeve, si dhe njoftimin e dëmshpërblimeve nga pasojat e motit të keq. Siç sqaron Balluku, kreu i qeverisë, Edi Rama po harton me Ministrinë e Financave një plan për dëmshpërblime të të gjithë të prekurve.

“Duhet të jeni në dijeni se kryeministri është duke dizejnuar së bashku me Ministrinë e Financave në këto momente një paketë e cila do të garantojë dëmshpërblimin si për pjesën bujqësore ashtu edhe për banesat. Nesër në mëngjes në orën 8:30 do të ketë një mbledhje të Komitetit të Emergjencave Ndërqeveritare, ku do të bëhet dhe një adresim nga ana e kryeministrit jo vetëm për zgjidhjen e situatës, e për gjithë përballimin e kësaj situate, por edhe për dëmshpërblime që janë shumë të rëndësishme për t’u bërë të ditura dhe për të marrë informacion të gjitha familjet apo dhe bizneset e prekura”, tha ajo.

LEXO EDHEVendi i përfshirë nga përmbytjet, apeli i Presidentit: Jeta e qytetarëve mbi gjithçka

Vendi i përfshirë nga përmbytjet, apeli i Presidentit: Jeta e qytetarëve mbi gjithçka

By: Fax Web
8 January 2026 at 15:10

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka reaguar me shqetësim për situatën e rëndë të krijuar nga reshjet intensive dhe përmbytjet që kanë përfshirë vendin.

Përmes një mesazhi drejtuar qytetarëve, Kreu i Shtetit bëri të ditur se është në komunikim të vazhdueshëm me qeverinë, pushtetin vendor dhe forcat e ushtrisë për të monitoruar operacionet në terren.

Begaj u bëri thirrje banorëve të zonave më të rrezikuara që të bashkëpunojnë me autoritetet, duke theksuar se prioriteti absolut në këto momente mbetet shpëtimi i jetëve njerëzore.

“Ftoj qytetarët për mirëkuptim dhe në mënyrë të veçantë banorët e zonave të përmbytura që të ndjekin udhëzimet për një evakuim të shpejtë dhe të sigurt. Në këto momente të vështira, jeta e çdo qytetari është mbi gjithçka,” deklaroi Presidenti.

Aktualisht, të gjitha strukturat e Emergjencave Civile dhe Forcat e Armatosura janë në gatishmëri të lartë për të përballuar pasojat e motit të keq dhe për t’u ardhur në ndihmë familjeve të izoluara.

LEXO EDHEPërmbytjet/ Balluku në Novoselë: Evakuuimet po vazhdojnë, do të nisë faza e me dëmshpërblimin e dëmeve

Përmbytjet/ Balluku në Novoselë: Evakuuimet po vazhdojnë, do të nisë faza e me dëmshpërblimin e dëmeve

By: Fax Web
8 January 2026 at 15:00

Në prononcimin për mediat pas përfundimit të mbledhjes urgjente të Shtabit të Emergjencave Civile, zv/kryeministrja Belinda Balluku, teksa pa nga afër situatën në Novoselë, ka pohuar se janë diskutuar me hollësi të gjitha detajet për planin e masave për situatën e krijuar nga reshjet, veçanërisht në zonat problematike ku ka toka bujqësore, dhe banesa nën ujë.

Më problematike në qark paraqitet situata në bashkinë e Fierit, ndërkohë që edhe në Mallakastër është bërë evakuimi i një familjeje.

Numri dy i qeverisë shtoi se pasi të kalojnë orët kritike do të nisë faza e paspërmbytjes që ka të bëjë me dëmshpërblimin e dëmeve, proces që do të kryhet nga bashkitë në bazë të akteve ligjore për fatkeqësitë natyrore.

❌
❌