Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 12 January 2026Main stream

Ndodh edhe kjo! Morrat ndërpresin gjyqin kundër “bosit” nga Elbasani

By: Fax Web
12 January 2026 at 20:00

Nga Cedric Lagast dhe Chris Verhaeghe, GVA

Procesi i Gjykatës së Krimeve të Rënda kundër kriminelit shqiptar të drogës Franc Gergely (33 vjeç) në Bruksel është pezulluar. Jo sepse një avokat kërkoi përjashtimin e gjyqtares apo për shkak të ndonjë gabimi procedural, por për shkak të pranisë së… morrave të shtratit në sallë.

Procesi ka të bëjë me vrasjen brutale të Ardit Spahiut, e kryer në mes të ditës, në rrugë, në Bruksel më 27 nëntor 2021.

LEXO EDHEGjyqi për vrasjen e shqiptarit në Belgjikë/ “Koka” e klanit nga Elbasani: Jam agjent imobiliar!

Sipas prokurorisë federale, vrasja ishte një larje hesapesh mes dy klaneve mafioze, dhe shtatë persona po gjykohen në ndërtesën ‘Justitia’. Këto janë ish-ndërtesat e NATO-s në Evere.

Të hënën në mëngjes, një nga anëtarët e jurisë vuri re se një morr shtrati i ishte ngjitur në krah. Kur seanca rifilloi pas pushimit të drekës, kryetarja e trupit gjykues vendosi ta pezullojë procesin për 24 orë, “në mënyrë që të merren masa”.

“Kjo shkon shumë larg”, tha gjykatësja Isabelle de Saedeleer, duke iu referuar problemeve të shumta me të cilat përballet vazhdimisht sistemi i drejtësisë.

“Nuk dua të vë në rrezik anëtarët e jurisë, avokatët, të pandehurit apo këdo tjetër.”

Gjykata u rekomandoi të gjithë të përfshirëve që t’i lajnë rrobat në 60 gradë ose t’i vendosin në frigorifer.

Nuk është e qartë se çfarë masash do të mund të marrë tani drejtësia. Lufta kundër morrave të shtratit është një proces që kërkon shumë punë.

Zhvendosja e procesit në një sallë tjetër rezulton gjithashtu e pamundur. Salla e gjykatës së jurisë në Pallatin e Drejtësisë në Bruksel, në sheshin Poelaert, nuk është e disponueshme, ashtu si edhe salla solemne e gjykatës së apelit në Bruksel.

Salla e gjykatës së jurisë në godinën gjyqësore në Nivelles është e mbyllur prej një viti, sepse ndërtesa është në gjendje të keqe. Ndërtesa ‘Justitia’ në Evere përdoret për shumë procese të tjera.

Kështu, edhe procesi kundër baronit të drogës Flor Bressers duhej të zhvillohej aty, por ai proces është pezulluar pas kërkesave të reja për përjashtim të gjyqtarëve.

Temperatura deri në – 10 °C/ IGJEO: Shtim i sipërfaqeve të përmbytura në zonën e Nënshkodrës, ngricat do të…

By: Fax Web
12 January 2026 at 19:41

Reshje të shumta dëbore kanë mbuluar pjesën më të madhe të veriut të vendit, juglindjen dhe zonat malore.

Sot,12 janar 2026, temperaturat në vend janë tepër të ulëta, deri në -18 gradë Celsius në Lurë të Dibrës.

Ndërkohë, sipas asaj që raporton Instituti i Gjeoshkencave, sipas llogaritjeve hidrologjike, si rezultat i reshjeve të rëna Lumi Drin- Buna dhe Liqeni i Shkodrës do të vazhdojë të ketë rritje të prurjeve dhe niveleve dhe rrezik të shtimit të sipërfaqeve të përmbytura në zonën e Nënshkodrës.

Ndërkohë në pjesë të tjera të vendit, si pasojë e temperaturave të ulëta në Veri, Lindje dhe Juglindje të territorit, ngricat mund të krijojnë probleme të ndryshme dhe vështirësi në transportin rrugor.

TEMPERATURA DHE NGRICA
Sot pasdite (e hënë, dt. 12) dhe nesër (e martë, dt. 13) si pasojë e temperaturave të ulëta në Veri, Lindje dhe Juglindje të territorit, ngricat mund të krijojnë probleme të ndryshme dhe vështirësi në transportin rrugor.
RESHJET
Sot pasdite (e hënë, dt. 12) dhe nesër (e martë, dt. 13) nuk priten reshje (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).
TEMPERATURA
Nesër (e martë, dt. 13) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 2 / 10 °C
në vendet e ulëta: -2 / 10 °C
në vendet malore: -10 / 4 °C
ERA
Sot pasdite (e hënë, dt. 12) dhe nesër (e martë, dt. 13) era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare.

VIDEO/ Edi Rama në Abu Dhabi, pjesëmarrës në “Javën e Zhvillimit të Qëndrueshëm”

By: Fax Web
12 January 2026 at 19:35

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Emiratet e Bashkuara Arabe me ftesë të Presidentit Sheikh Mohammed bin Zayed Al Nahyan.

Përmes një postimi në Facebook, ai bën me dije se është ftuar për të diskutuar projektet e përbashkëta në Javën e Zhvillimit të Qëndrueshëm.

“Abu Dhabi – Si gjithnjë të mikpritur vëllazërisht në Emiratet e Bashkuara Arabe, këtë herë me ftesë të Presidentit Sheikh Mohammed bin Zayed Al Nahyan, për të diskutuar projektet e përbashkëta në Javën e Zhvillimit të Qëndrueshëm”, shkruan Rama.

Kryeministri Rama do të marrë pjesë në Javën e Qëndrueshmërisë “Abu Dhabi Sustainability Week 2026” (ADSW).

Ky forum ndërkombëtar sjell së bashku kryetarë shtetesh dhe qeverish, liderë të biznesit dhe shoqërisë civile, për të diskutuar sfidat dhe perspektivat e zhvillimit të qëndrueshëm në nivel global.

Kartat janë zbrazur në mënyrë të mistershme/ Thyhet sistemi i sigurisë në BKT, “avullojnë” paratë e qytetarëve

By: Fax Web
12 January 2026 at 19:25

Një numër klientësh të Bankës Kombëtare Tregtare janë përballur me një surprizë të pakëndshme, teksa kartat e tyre janë zbrazur në mënyrë të mistershme.

Portali “Kapitali” ka identifikuar një sërë rastesh ku kartat rezultojnë të jenë përdorura në shtete të ndryshme.

Në një rast, karta e një qytetari rezultonte të ishte përdorur në Bullgari duke bërë blerje për një shumë të konsiderueshme me mijëra euro.

Në një tjetër rast, paratë ishin marrë në Itali, e kështu me radhë. Pas këtyre informacioneve, Kapitali iu drejtua BKT-së zyrtarisht për të mësuar se çfarë ka ndodhur.

Banka pranoi se kartat janë klonuar nga një automat në Tiranë, ku autorët e vjedhjes kishin instaluar një kamera. BKT-së thotë se ky fenomen ka zgjatur vetëm një orë dhe pastaj thyerja e sigurisë është diktuar nga stafi i saj, ndaj sipas Bankës numri i kartave është që janë klonuar është i vogël.

Ndërkohë BKT bën të ditur gjithashtu se qytetarët që kanë rënë pre e vjedhjes do të rimbursohen plotësisht.

Kapitali nuk arriti të provojë përmasat e fenomenin në mënyrë të pavarur. Por fakti që arriti të identifikojë disa raste brenda një kohë të shkurtër tregon se fenomeni mund të jetë më i madh nga sa pranon vetë banka.

Gjithsesi përtej përmasave, thyerja e sigurisë në bankën më të madhe të vendit përbën një shqetësim, i cili ngre edhe një herë nevojën për investime masive në sigurinë kibernetike nga sektori bankar, veçanërisht në epokën e dixhitalizimit. /Kapitali

Shkrumbohet banesa në Gjirokastër, zjarrfikësit shpëtojnë të moshuarën

By: Fax Web
12 January 2026 at 19:10

Një apartament në lagjen “18 Shtatori” në Gjirokastër është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme.

Sipas Shërbimit Zjarrfikës, ngjarja është raportuar rreth orës 17:49 nga Policia e Shtetit, pasi zjarri kishte përfshirë katin e parë të një pallati.

Menjëherë në vendngjarje është nisur një automjet zjarrfikës me efektivët përkatës.
Gjatë ndërhyrjes u konstatua se brenda banesës ndodhej një e moshuar, 83 vjeçe, Çevi Jonuzi, e cila ishte e asfiksuar dhe e pamundur të dilte vetë nga banesa e përfshirë nga flakët.

 

Shërbimet zjarrfikëse ndërhynë me shpejtësi, duke bërë të mundur nxjerrjen e të moshuarës dhe transportimin e saj drejt urgjencës për marrjen e ndihmës së parë.

Operacioni vijoi me neutralizimin e flakëve dhe vendosjen e zjarrit nën kontroll, duke shmangur përhapjen e tij në banesat përreth.

Si pasojë e zjarrit, banesa pësoi dëme materiale.

I ftohti redukton minutazhin e “Foltores”, Berisha: Duke bllokuar drejtësinë, Rama po bën “grusht shteti”

By: Fax Web
12 January 2026 at 19:08

Edhe këtë të hënë, Partia Demokratike dhe aleatët e saj u rikthyen në sheshin para Kryeministrisë për “foltore-protestën” e rradhës.

Njësoj si herët e shkuara, por me minutazh të reduktuar edhe për shkak të kushteve meteorologjike, foltorja nisi me fjalime nga eksponentë të Opozitës, qytetarë ndërsa u mbyll me fjalën e kreut të PD, Sali Berisha.

Lideri i Opozitës e nisi fjalimin e tij duke përshëndetur protestat masive në Iran ndërsa shtoi më tej se, viti 2026 do të jetë viti i triumfit.

Berisha akuzoi kryeministrin Edi Rama se, po e çon vendin drejt një grusht shteti duke mbrojtur zëvendësen e tij, Belinda Balluku.

Berisha: “Mirëmbrëma dhe përshëndetjet më të përzemërta ju, demokrateve dhe demokratëve, qytetareve dhe qytetarëve të pamposhtur në këtë shesh, që përcillni nga ky shesh, nga ky bulevard mesazhin e shpresës, mesazhin e fitores në të katër anët e Shqipërisë.

Të dashur miq, viti 2026 do shkruhet me germa të arta në muret e kohës si viti i anti-diktaturave. Si viti kur popujt e autokracive arritën t’i përmbytin njëra pas tjetrës ato.

Prej dy javësh, rrugët e Teheranit dhe qyteteve të tjera të Iranit janë të mbushur me opozitarë të guximshëm, trima, të cilët pavarësisht nga masakrat, breshëritë e ajatollahëve obskuranistë, ecin të sigurtë drejt fitores.

Asgjë nuk mund të ndalë një popull të vendosur për të mbrojtur idealet e tij të lirisë. Asgjë nuk mund të ndalë vrullin e tyre, guximin e tyre, hovin e tyre, pa triumfuar. Dhe ne këtu vijmë sepse kemi këtë besim. Sepse besojmë në idealet tona të drejta. Dhe se besojmë se këto ideale do triumfojnë së shpejti.

Ne kemi përballë sot regjimin më karikaturial, më të turpshëm, më të dekompozuar në Europë dhe në botë.
Regjimin, që kudo që ta prekësh, rrjedh vjedhje, vjedhje dhe vetëm vjedhje të shqiptarëve. Regjimin, i cili mbahet në këmbë me mashtrime, me propagandë, me trillime. Regjimin që pret nga ne qytetarët t’i japim ndëshkimin që meriton.

Miqtë e mi, Edi Rama ndërkohë që shqiptarët janë të vendosur t’i japin ndëshkimin e merituar, po ecën drejt grushtit të shtetit. Po ecën drejt bllokimit të sistemit të drejtësisë. Ai, një një akt të papërgjegjshëm, sfidon dhe poshtëron shqiptarët çdo ditë, duke u nxjerrë maskën e tij, Lubi Ballukun, për t’u thënë atyre që ne as që pyesim për ju.

Po ja ku do i themi ne në emër tuaj, edhe ne në mënyrë absolute nuk do pyesim për ju, dhe do kesh fatin që meriton”.

Kujtojmë se më 24 janar, PD organizon protestën e rradhës kombëtare, ndaj Berisha ftoi qytetarët ti bashkohen asaj.

Berisha: “Të dashur miq, këto ditë që na ndajnë është jetike që secili prej nesh të ulet rrafsh, të bisedojë me çdo qytetar, pavarësisht nga bindjet e tij politike. Të bashkohemi, të bisedojmë me çdo intelektual, pavarësisht nga qëndrimet e tij, të dalë nga konformizmi, të harrojë se konformizmi është sëmundja më e tmerrshme e një intelektuali”.

 

Mesditën e sotme, gjatë një konference për shtyp, Berisha do të shprehej se, qëllimi kryesor i opozitës shqiptare dhe Partisë Demokratike është rrëzimi i këtij regjimi të korruptuar dhe se gëzohet mbështetja e plotë e faktorit ndërkombëtar, përfshi edhe SHBA-të.

I pyetur për strategjinë e opozitës, ai tha:

“Strategjia e opozitës është rrëzimi i këtij regjimi. Opozita ka besim të madh se do ngrihet, të ringrihet, e ta rrëzojë këtë regjim”.

Kurse për bashkëpunimin me faktorin opozitar, dhe qëndrimin larg të disa prej krerëve të këtyre partive, ai shtoi:

“Do bashkëveprojë dhe bashkëpunojë, gjithashtu me shumë e shumë faktorë të rëndësishëm të politikës shqiptare, që duan ta përzënë një minutë e më parë këtë të keqe kriminale”.

Fondet për parandalimin e fatkeqësive natyrore, Rama: 500 milionë lekë për kompensimin e qytetarëve

By: Fax Web
12 January 2026 at 19:02

Teksa situata me përmbytjet në vend ka ardhur në përmirësim, kryeministri Edi Rama, në një postim të fundit në rrjetet sociale, publikon shifrat lidhur me fondet e parashikuara për mbrojtjen civile dhe parandalimin e fatkeqësive natyrore.

Sipas kreut të qeverisë, 1.5 miliardë lekë do të shkojnë për financimin e projekteve për parandalimin e fatkeqësive natyrore ndërsa 300 milionë për financimin e projekteve për digat dhe rezervuarët.

Rama shton se, 500 milionë lekë për kompensimin e qytetarëve dhe 500 milionë të tjera për investime.

Nën hashtagun “Ti nuk do të jesh kurrë vetëm”, Rama shkruan:

“Fondet e parashikuara për mbrojtjen civile synojnë rritjen e sigurisë përballë fatkeqësive natyrore, garantimin e kompensimit për qytetarët e prekur, si dhe forcimin e masave parandaluese për reduktimin e rreziqeve në të ardhmen”.

Nga dëshira për kthimin e monarkisë te lëvizjet e “Gen Z”/  Kush është opozita në Iran?

By: Fax Web
12 January 2026 at 18:54

Protestat që po tronditin Iranin javët e fundit kanë nxjerrë në pah një pakënaqësi të thellë ndaj udhëheqësve fetarë, por një pyetje mbetet kryesore: Kush e udhëheq vërtet opozitën? Edhe pse regjimi po përballet me një presion të jashtëzakonshëm, lëvizja kundërshtare mbetet e ndarë në disa grupe që operojnë brenda dhe jashtë vendit.

 Pse nuk ka një udhëheqës të vetëm?

Sipas ekspertëve, Irani aktualisht nuk ka një grup unik opozitar që mund të formonte menjëherë një qeveri.

Një nga arsyet kryesore është shtypja brutale; sapo dikush del si lider brenda Iranit, ai arrestohet ose heshtet.

Për këtë arsye, protestuesit e sotëm, kryesisht të rinjtë e “Gjeneratës Z”, organizohen përmes rrjeteve sociale si Discord dhe grupeve lokale, pa pasur një “kokë” që regjimi mund ta godasë lehtësisht.

Por kush janë grupet kryesore të opozitës?

Reza Pahlavi dhe Monarkistët

Djali i ish-shahut të përmbysur të Iranit, Reza Pahlavi, është sot figura më e njohur në diasporë. Ai jeton në SHBA dhe drejton Këshillin Kombëtar të Iranit.

Ndonëse ai thotë se kërkon një sistem demokratik dhe jo domosdoshmërisht kthimin e monarkisë, shumë iranianë janë të ndarë: brezi i vjetër ka nostalgji për kohën e tij, ndërsa të tjerë e mbajnë mend atë periudhë për pabarazi dhe shtypje.

Maryam Rajavi dhe MEK (Organizata e Muxhahedinëve të Popullit)

Ky është një grup i fuqishëm majtist që ka një prani aktive në vende perëndimore, përfshirë Shqipërinë (në kampin e tyre në Manëz) dhe Francën.

Megjithatë, ky grup ka pak mbështetje brenda Iranit, kryesisht sepse shumë iranianë nuk ia falin faktin që mbajtën anën e Irakut gjatë luftës me Iranin në vitet ’80.

Koalicionet për Republikë Demokratike

Ekzistojnë edhe grupime si “Hamgami”, një koalicion që kërkon ndarjen e fesë nga shteti dhe zgjedhje të lira.

Edhe pse kanë fituar popullaritet në diasporë pas vdekjes së Mahsa Amini në vitin 2022, ndikimi i tyre brenda territorit iranian mbetet ende i vogël.

Pakicat etnike: Pika më e nxehtë e rezistencës

Irani është një vend me diversitet të madh etnik. Ndonëse persianët përbëjnë rreth 61% të popullsisë, minoritetet si kurdët (10%) dhe baluchët (2%) janë shpesh në ballë të protestave.

Këto grupe, që kryesisht i përkasin degës sunite të Islamit (ndryshe nga regjimi shiit në Teheran), janë përplasur shpesh me qeverinë për shkak të diskriminimit dhe kërkesave për më shumë përfaqësim.

Në fund, ajo që po shohim sot në Iran nuk është një lëvizje me një plan të qartë politik, por një revoltë masive popullore. Analistët thonë se thirrjet për kthimin e Pahlavit ose mbështetja për grupet e tjera janë më shumë një mesazh kundër regjimit aktual sesa një dëshirë e qartë për liderët e rinj.

LEXO EDHE: Protestat në Iran/ Trump shqyrton mundësinë e ndërhyrjes ushtarake, Teherani kërcënon Izraelin

Humbja ndaj Barcelonës, Real Madrid shkarkon Xabi Alonson

By: Fax Web
12 January 2026 at 18:30

Real Madrid ka njoftuar shkarkimin e trajnerit Xabi Alonso një ditë pas humbjes në finalen e Superkupës së Spanjës ndaj Barcelonës.

Sipas komunikatës së klubit madrilen, bëhet fjalë për një vendim “me marrëveshje të ndërsjelltë”.

Komunikata zyrtare e Real Madrid:

“Real Madrid C. F. njofton se, me marrëveshje të ndërsjellë mes klubit dhe Xabi Alonsos, është vendosur t’i jepet fund etapës së tij si trajner i ekipit të parë.

Xabi Alonso do të ketë gjithmonë dashurinë dhe admirimin e gjithë madridizmit, sepse është një legjendë e Real Madridit dhe ka përfaqësuar në çdo moment vlerat e klubit tonë. Real Madridi do të jetë gjithmonë shtëpia e tij.

Klubi ynë falënderon Xabi Alonson dhe të gjithë stafin e tij teknik për punën dhe përkushtimin gjatë gjithë kësaj kohe, dhe u uron shumë fat në këtë etapë të re të jetës së tyre”.

Alvaro Arbeloa, ish mbrojtësi i njohur madrilen, do të marrë përkohësisht drejtimin e skuadrës.

Pas 19 javësh kampionat, Real Madrid rënditet i dyti në La Liga, 4 pikë më pak se Barcelona kryesuese dhe 4 pikë më shumë se Villareali i vendit të tretë.

VIDEO/ Përfshihet nga flakët makina në autostradën Milot-Mamurras

By: Fax Web
12 January 2026 at 18:22

Një automjet është përfshirë nga flakët në autostradën Milot-Mamurras.

Siç mëson Fax News, zjarri ka nisur kur makina ka qenë në lëvizje e sipër, ndërsa fatmirësisht drejtuesi I saj ka dalë pa lëndime.

Pavarësisht se zjarrfikësit e Kurbinit kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje, automjeti është shkrumbuar totalisht.

Shkak dyshohet një shkëndijë elektrike ndërsa do të pritet ekspertiza për të konfirmuar arsyen e zjarrit.

“Baza ushtarake në Groenlandë, naftë dhe minerale të rralla”/ Corriere della Sera: Ja oferta e Danimarkës për SHBA-në

By: Fax Web
12 January 2026 at 18:17

Nga “Corriere della Sera” –

Të mërkurën, më 14 janar, Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, do të takohet me drejtuesit e qeverisë daneze. Ende nuk është njoftuar zyrtarisht se ku do të mbahet takimi, as kush do të përfaqësojë Danimarkën. Mund të jetë ministri i Jashtëm, Lars Løkke Rasmussen. Është e mundur edhe prania e një përfaqësuesi të ekzekutivit autonom të Groenlandës. Në fakt, në qendër të agjendës është pikërisht fati i ishullit të madh të Arktikut, territor special i Danimarkës.

Trump këmbëngul: nuk përjashton “asnjë opsion”, përfshirë edhe një ndërhyrje ushtarake, për të siguruar kontrollin e asaj zone.

Kryeministrja daneze, Mette Frederiksen, ka vendosur të kalojë nga faza e indinjatës ndaj kërcënimeve trumpiane në atë të kërkimit të një zgjidhjeje pragmatike. Kopenhaga, për rrjedhojë, do t’i bëjë një ofertë joshëse Shtëpisë së Bardhë, duke shpresuar ta qetësojë presidentin amerikan.

Pika e nisjes është marrëveshja për mbrojtjen e Groenlandës, e nënshkruar nga Shtetet e Bashkuara dhe Danimarka në vitin 1951. Ky dokument njeh ekzistencën e vetëm një pranie ushtarake amerikane, bazën ajrore Thule, e cila sot quhet Pituffik dhe është e specializuar në mbikëqyrjen hapësinore. Megjithatë, marrëveshja parashikon zgjerimin e pranisë së armatosur amerikane, me kusht që kjo të bëhet në konsultim me autoritetet daneze dhe ato të vetë Groenlandës. Dhe në fakt, gjatë Luftës së Ftohtë, Pentagoni ka ndërtuar edhe baza të tjera në ishull; njëra prej tyre është zbuluar së fundmi, nën një shtresë akulli rreth tridhjetë metra të thellë.

Danezët propozojnë të rifillojnë pikërisht nga ky precedent: janë të gatshëm të pranojnë deri në 10 baza të reja amerikane.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, e mbështet këtë manovër dhe raportohet se po këshillon të ecet përpara me një projekt sigurie për Arktikun, të miratuar nga të gjithë anëtarët e Aleancës Atlantike. Megjithatë, mbetet për t’u sqaruar se si do të ndahen shpenzimet e ndërtimit dhe të menaxhimit të platformave të reja, të pajisura me instrumente teknologjike shumë të sofistikuara. Nuk ka asnjë dyshim, nga ana tjetër, për komandën operative: ajo do t’u besohet Shteteve të Bashkuara, në veçanti Joint Force Command në Norfolk, Virxhinia.

Por ka edhe më tepër. Qeveria e Mette Frederiksen do t’i propozojë Rubios intensifikimin e bashkëpunimit ekonomik mes SHBA-së dhe Groenlandës, këtë herë duke u nisur nga “Deklarata e Përbashkët”, e nënshkruar mes Danimarkës dhe Shteteve të Bashkuara më 6 gusht 2004. Lista e sektorëve potencialisht të përfshirë është e përgjithshme: “ndër të tjerë, kërkimi, teknologjia, energjia, çështjet mjedisore, arsimi, zhvillimi, turizmi, trafiku ajror”. Deri tani nuk ka prodhuar rezultate domethënëse. Por korniza juridike do të mundësonte akses të shpejtë të investimeve dhe kompanive amerikane në burimet e tokave të rralla, në naftë dhe në gjithçka tjetër që mund të tërheqë realisht sistemin ekonomik amerikan, jo vetëm Donald Trump.

EMRI/ Caktohet gjyqtarja që do të gjykojë kryebashkiakun e Shkodrës, gruan e Berberit dhe 5 zyrtarë të tjerë

By: Fax Web
12 January 2026 at 17:47

Marinela Osmani do të jëtë gjyqtarja e cila do të shqyrtoje kërkesën e SPAK për kalimin për gjykim të dosjes ndaj kryetarit të Bashkisë Shkodër Benet Beci, gruas së ish kreut të ARRSH Ervis Berberi dhe pesë zyrtarëve të tjerë, të akuzuar për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, në bashkëpunim.

Shorti elektronik ka përcaktuar pikërisht këtë gjyqtare, ndërsa ditët në vijim do të përcaktohet data dhe ora e seancës.

Kryebashkiaku i Shkodrës Benet Beci akuzohet nga SPAK se kur drejtonte Korporatën Elektroenergjetike Shqiptare se ka shkelur ligjin në tenderin për “Zhvillimin strategjik të sektorit energjetik” në vitin 2019.

Sipas SPAK, “objekt i këtij hetimi është një procedurë prokurimi e zhvilluar nga Korporata Elektroenergjitike Shqiptare sh.a., me objekt “Zhvillimi Strategjik i Sektorit Energjitik (Projekt Kërkimor)”, me nr. REF-46463-12-18-2019, me fond limit 69,500,000 (gjashtëdhjetë e nëntë milionë e pesëqind mijë) lekë”.

Bashkë me kryebashkiakun e Shkodrës, në gjykim janë dërguar edhe: Adela Ruko (bashkëshortja e Ervis Berberit), Edlira Mitrushi, Jonid Kazani, Yllka Nishku, Premtim Dauti, Rudin Gjoni.

Hetimet nisën pas zbërthimit të telefonit të ish-drejtorit të Autoritetit Rrugor Shqiptar, Evis Berberi, ku u zbuluan biseda kompromentuese për abuzimin me këtë tender.

Lidhje me aktivitetet kriminale/ Departamenti i Shtetit revokon mbi 100 mijë viza

By: Fax Web
12 January 2026 at 17:38

Këtë të hënë, më 12 janar, Departamenti Amerikan i Shtetit ka njoftuar se ka revokuar mbi 100 mijë viza, për persona që kanë pasur aktivitet kriminal.

Mes tyre, 8000 janë viza studentore.

Departamenti i Shtetit ka revokuar tashmë mbi 100,000 viza, përfshirë rreth 8,000 viza studentore dhe 2,500 viza të specializuara për individë që kanë pasur përplasje me organet e zbatimit të ligjit në SHBA për veprimtari kriminale. Ne do të vazhdojmë t’i deportojmë këta kriminelë për ta mbajtur Amerikën të sigurt”, shkruan DASH në “X”.

LEXO EDHE: Administrata Trump vijon luftën ndaj imigracionit të paligjshëm, SHBA do të kontrollojë 55 milionë viza amerikane për shkelje

Vetëm Eto’o para tij/ Vedat Muriqi në historinë e Mallorca-s

By: Fax Web
12 January 2026 at 17:30

Vedat Muriqi po përjeton një sezon të jashtëzakonshëm në La Liga.

Sulmuesi i Përfaqësueses së Kosovës ka shënuar 11 gola, po aq sa edhe Ferran Torres i Barcelonës, ndërkohë që në krye është Kylian Mbappe me 18.

Është kjo një shifër që përmirëson të gjithë sezonet e mëparshëm të ‘Piratit’ me skuadrën ishullore me futbollistin që po projektohet drejt shënimit të paktën të 20 golave në këtë sezon.

Të 11 golat e shënuara, Muriqi i ka shënuar në 18 ndeshje pasi në sfidën kundër Barcelonës mori karton të kuq ndërsa ndaj Celta Vigo mungoi.

Futbollisti dardan e nisi serinë e tij të golave në ndeshjen me Real Madrid në “Santiago Bernabeu” dhe që nga ajo ndeshje ai ka pasur takime të shpeshta me golin teksa ka shënuar edhe ndaj Espanyol, Atletico Madrid, Sevilla, Getafe, Osasuna, Elche, Girona dhe Rayo Vallecano së fundmi.

LEXO EDHEVIDEO/ Muriqi nuk di të ndalet, vjen goli i 11-të sezonal në La Liga

Vedat Muriqi është vetëm 5 gola larg thyerjes së rekordit të tij personal me Mallorcan, me 15 gola të shënuar në sezonin 2022-23.

Por ajo që ka më shumë rëndësi është se sulmuesi ka barazuar venezuelianin Arango si shënuesi i dytë më i mirë në historinë e Mallorcas me 45 gola të shënuar në total me skuadrën ishullore.

Përpara tij është vetëm kamerunasi Samuel Eto’o me 54 gola të shënuar me Mallorcan, por është e qartë se me këtë ecuri dhe duke qenë se kontrata e tij klubin iberik skadon në verën e vitit 2030, është vetëm cështje kohe që Muriqi të kalojë edhe një emër si Samuel Eto’o.

Ndërkaq, Vedat Muriqi në këtë vit 2026 është përballë një sfide të jashtëzakonshme; kualifikimin në Botërorin e SHBA, Kanadasë dhe Meksikës me kombëtaren e vendit të tij Kosovën e cila do të luajë në fazën e playoffit me Sllovakinë dhe në një fitore të mundshme Dardanët do të përballen me fituesin e çiftit Rumani-Turqi.

LEXO EDHE: UEFA publikon oraret e ndeshjeve “Play Off”/ Ja kur luan Shqipëria dhe Kosova

VIDEO/ Ideatori i investimeve milionëshe në Dubai, rrëfimi ekskluziv i Kristian Cukut për “Përtej Kufijve”

By: Fax Web
12 January 2026 at 17:18

Emisioni “Përtej Kufijve” solli në puntatën e parë të vitit 2026 një temë me rëndësi të veçantë për botën e biznesit dhe investimeve ndërkombëtare, duke hedhur dritë mbi fuqinë e rrjetëzimit elitar dhe mundësitë reale për zgjerim përtej kufijve.

Moderatorja Marlbora Gurra ndoqi nga afër “Galanë e Investitorëve”, një event i mbajtur në Kosovë, ku u bashkuan investitorë, sipërmarrës dhe profesionistë të fushave të ndryshme, të interesuar për tregjet globale dhe ndërtimin e bashkëpunimeve ndërkombëtare.

Të pranishmit patën mundësinë të njihen nga afër me kompani që gjenerojnë mbi 1 bilion euro shitje në tregjet globale, duke mësuar mbi strukturat e tyre operative dhe potencialin e investimit, veçanërisht në tregje strategjike si Dubai.

Organizatori i mbrëmjes, Kristian Cuku, një emër i njohur në botën e Real Estate në Dubai, e cilësoi këtë event si një pikënisje për bashkëpunime afatgjata, duke theksuar se takimet personale me investitorë dhe individë të interesuar do të pasohen nga seanca këshilluese dhe informative më të thelluara në ditët në vijim.

“Kjo galë nuk është thjesht një event formal, por një pikënisje konkrete për bashkëpunime reale. Qëllimi ynë është të lidhim investitorët dhe sipërmarrësit shqiptarë me struktura serioze ndërkombëtare dhe t’u hapim rrugë mundësive jashtë kufijve”, u shpreh ai.

“Interesi i treguar sonte tregon qartë se bizneset janë të etura për informacion të saktë dhe rrjetëzim elitar. Pas këtij takimi do të pasojnë seanca këshilluese dhe takime më të detajuara për ata që duan të ecin përpara. Po flasim për kompani që gjenerojnë mbi 1 miliard euro shitje globale. Këto nuk janë ide teorike, por modele funksionale biznesi që mund të replikohen edhe nga sipërmarrësit tanë”, shtoi më tej Cuku.

Ndërkohë, Xheneta Bahtiri, përfaqësuese e një zyre të njohur të këshillimit tatimor në Prishtinë, ndau për emisionin “Përtej Kufijve” informacione praktike dhe këshilla konkrete mbi aspektet fiskale, ligjore dhe strukturore që lidhen me bizneset ndërkombëtare dhe ekspansionin jashtë vendit.

Zgjerimi në tregjet ndërkombëtare kërkon domosdoshmërisht strukturim të saktë fiskal dhe ligjor. Bizneset duhet të jenë të informuara përpara se të hedhin hapin jashtë vendit. Një nga gabimet më të shpeshta është nënvlerësimi i aspektit tatimor. Me këshillimin e duhur, bizneset mund të optimizojnë kostot dhe të shmangin rreziqe serioze”, tha ndër të tjera ekspertja.

Për më shumë, ndiqni më poshtë puntatën e plotë të emisionit “Përtej Kufijve”, i cili çdo të diel, ora 18:00, sjell në ekranin e Fax News histori suksesi nga shqiptarët kudo në botë.

Imuniteti i Ballukut diskutohet më 28 janar, reagon PD: Bllokim 6-javor, i paprecedent! PS, bunker i të korruptuarve

By: Fax Web
12 January 2026 at 17:07
Pas urdhrit të Kryetarit të Kuvendit Niko Peleshi, i cili caktoi datën 28 janar për rimbledhjen e Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin për të shqyrtuar imunitetin e zv.kryeministres, Belinda Balluku, ka reaguar edhe kryetari i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi.
Sipas tij, bllokimi 6-javor i Këshillit është i paprecedent dhe një akt i lartë papërgjegjshmërie nga ana e mazhorancës socialiste.
“Pengimi i drejtësisë dhe bllokimi nga Kuvendi i shqyrtimit të kërkesës së SPAK për 6 javë, ka cënuar hetimet dhe i ka dhënë mundësi të pandehurës Balluku që të tentojë prishjen e provave/intimidimin e dëshmitarëve”, thotë ndër të tjera Bardhi në reagimin e tij.
Reagimi i Gazment Bardhit:
“Pas kallëzimit penal për shpërdorim detyre nga Grupi Parlamentar i PD, sot pasdite Niko Peleshi ka njoftuar se do të mbledhë Këshillin e Mandateve në datën 28 Janar 2026, pra fiks 6 javë pasi SPAK ka paraqitur kërkesën.
Ky bllokim 6-javor është i paprecedent dhe një akt i lartë papërgjegjshmërie nga ana e mazhorancës socialiste, që ka vendosur të jetë bunkeri i të korruptuarve të qeverisë së Edi Ramës.
Pengimi i drejtësisë dhe bllokimi nga Kuvendi i shqyrtimit të kërkesës së SPAK për 6 javë, ka cënuar hetimet dhe i ka dhënë mundësi të pandehurës Balluku që të tentojë prishjen e provave/intimidimin e dëshmitarëve.
Edi Rama nuk fshihet më në vullnetin e tij për të mbrojtur korrupsionin qeveritar. Akte si këto, të diktuara nga tmerri se drejtësia po i afrohet më në fund atij vetë, tregojnë se sa të shpejtë dhe të dhimbshëm do ta ketë fundin e tij.
Në emër të Grupit Parlamentar të PD dënoj me forcë shkeljen e Rregullores nga Niko Peleshi dhe zbatimin prej tij të urdhërit politik të Edi Ramës për të zvarritur çështjen dhe për të penguar drejtësinë”.
Kujtojmë se, po ditën e sotme Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike depozitoi në SPAK kallëzim penal për kryerjen e veprës penale “Shpërdorim i detyrës”, ndaj Kryetari të Kuvendit Niko Peleshi.

Në arsyetimin e saj PD thotë se kryetari i Kuvendit  ka bllokuar mbledhjen e Këshillit të Mandateve për të shqyrtuar kërkesën e SPAK që kërkon heqjen e mandatit të Ballukut.

E Ngarkuara me Punë e SHBA takon kryetaren e re të Kushtetueses: Mbështetja për institucionet e zbatimit të ligjit çon përpara prioritetet e Presidentit Trump

By: Fax Web
12 January 2026 at 16:55

E ngarkuara me punë e Ambasadlës së SHBA në Tiranë, Nancy VanHorn ka pritur në një takim kryetaren e sapoemëruar të Gjykatës Kushtetuese, Fiona Papajorgji.

Sipas ambasadës së SHBA, gjatë takimit u diskutua se si mbështetja afatgjatë e Shteteve të Bashkuara për institucionet e zbatimit të ligjit në Shqipëri çon përpara prioritetet e Presidentit Trump: çmontimin e rrjeteve të narkotrafikut dhe krijimin e kushteve të barabarta për bizneset amerikane.

Sot, e Ngarkuara me Punë Nancy VanHorn përgëzoi Kryetaren e sapoemëruar të Gjykatës Kushtetuese Fiona Papajorgji dhe diskutoi se si mbështetja afatgjatë e Shteteve të Bashkuara për institucionet e zbatimit të ligjit në Shqipëri çon përpara prioritetet e Presidentit Trump: çmontimin e rrjeteve të narkotrafikut dhe krijimin e kushteve të barabarta për bizneset amerikane. Gjykata Kushtetuese luan një rol të rëndësishëm në garantimin e drejtësisë për qytetarët shqiptarë, duke i mbajtur përgjegjës ata që shkelin ligjet e saj dhe duke ruajtur një sistem ligjor të drejtë dhe të parashikueshëm, në mënyrë që bizneset amerikane të mund të lulëzojnë”, shkruan Ambasada amerikane në një postim në rrjetet sociale.

“Balluku”, Peleshi cakton datën kur rimblidhet Këshilli për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin

By: Fax Web
12 January 2026 at 16:39

Kuvendi i Shqipërisë, përmes një njoftimi për media, bën me dije se kur do të mbahet mbledhja e rradhës e Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin, ku do të diskutohet kërkesa e SPAK për heqjen e imunitetit të Belinda Balluku.

Sipas Kuvendit, mbledhja do të zhvillohet më 28 janar, duke nisur nga ora 12:00.

“Me Urdhrin nr. 3, datë 12.01.2026, është thirrur mbledhja e Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin në datën 28 janar 2026, ora 12:00, në Kryesinë e Kuvendit, për vijimin e shqyrtimit procedural të kërkesës së Prokurorisë së Posaçme, që ka për objekt dhënien e autorizimit nga Kuvendi për arrestimin/heqjen e lirisë së deputetit/ministrit/zëvendëskryeministrit, nëpërmjet zëvendësimit të masës së sigurimit, sipas procedurave të parashikuara nga Kushtetuta dhe Rregullorja e Kuvendit”, njofton Kuvendi.

Urdhri i kryeparlamentarit Niko Peleshi vjen pak orë pas kallëzimit të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike.

Sipas tyre, kallëzim ka ardhur me argumentimin se Peleshi bllokoi mbledhjen e Këshillit të Mandateve për çështjen e zëvendës-kryeministres Belinda Balluku.

PD pretendon se Peleshi përmes veprimeve apo mos-veprimeve të tij ka penguar drejtësinë të bëjë punën e vetë, duke mos i hapur rrugë procesit për heqjen e imunitetit të Ballukut, me vendim të SPAK.

Në dhjtor, SPAK njoftoi Kuvendin se Belinda Balluku është marrë në cilësinë e të pandehurit pasi akuzohet për kryerjen e veprës penale: “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, e kryer në bashkëpunim, e parashikuar nga nenet 258/2 dhe 25 të Kodit Penal, në lidhje me procedurën e prokurimit me objekt “Ndërtimi i tunelit të Llogarasë” dhe “Unazën e Madhe” të Tiranës.

Informacion nga BE për km, historik i aksidenteve dhe…/ Ndryshojnë rregullat për kolaudimin e makinës

By: Fax Web
12 January 2026 at 16:22

Pas çdo ndryshimi të pronarit të mjetit do të kryhet kontroll teknik. Ndryshimet parashikohen në një udhëzim të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë që është publikuar në Fletoren Zyrtare, por që do të nisë zbatimin nga data 1 dhjetor 2026.

Sipas tij, pavarësisht nga data e kontrollit të fundit teknik të mjetit, autoriteti kompetent përkatës mund të kërkojë nga ai që t’i nënshtrohet një kontrolli teknik para frekuencës përkatëse kur ka ndryshuar titullari i certifikatës së regjistrimit të automjetit. Po ashtu, ky kontroll mund të kërkohet edhe në rastet kur mjeti ka kryer 160, 000 km.

Paralelisht, udhëzimi përfshin edhe parashikime të reja, sa i takon shkëmbimit të informacionit me vendet e Bashkimit Evropian.

Sipas tyre “autoriteti kompetent, nëse e zbatueshme, përdor platformën e Komisionit Evropian për shkëmbimin e informacionit me të dhëna mbi certifikatat e kontrollit teknik dhe leximit të odometrit midis autoriteteve kompetente të shteteve anëtare të BE-së”.

Gjithashtu, inspektorët e qendrave të kontrollit, pronarët e mjeteve dhe studiues të aksidenteve, nëse e zbatueshme, mund të marrin informacion nga platforma të tjera elektronike të Komisionit Evropian, mbi historikun e aksidenteve të mjetit dhe informacione të tjera mbi aspektet e sigurisë së komponentëve të mjeteve, të cilat kanë qenë të përfshira në aksidente.

Udhëzimi parashikon edhe ndryshime të tjera, duke sjellë një riformatim të rëndësishëm të kategorizimit të mjeteve, duke synuar përafrimin e plotë me legjislacionin e Bashkimit Evropian.

VIDEO/ Shokë në Kombëtare, rivalë në “El Classico”! Përplasja në finale mes Yamal dhe Huijsen

By: Fax Web
12 January 2026 at 16:11

Ylli i Barcelonës, Lamine Yamal, u përplas në fushë me Dean Huijsen, shok i tij në përfaqësuesen e Spanjës, por kundërshtar gjatë finales së Superkupës së Spanjës ndaj Real Madridit, e fituar 3-2 nga katalanasit.

Yamal nxitoi të reagonte ndaj madrilenit Raul Asencio për një faull të ashpër, por Huijsen ndërhyri për të mbrojtur shokun e tij dhe shtyu lojtarin e Barcelonës. Reagimi i Yamalit?

Ai nuk e priti aspak mirë këtë gjest, u acarua edhe më shumë dhe ngriti duart.

Të dy më pas diskutuan dhe shtynë njëri-tjetrin më fuqishëm, me katalanasit që bërtiste: Je çmendur?!

❌
❌