Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 28 January 2026Main stream

Lajkat e Ruttes ndaj Trumpit po shqetësojnë NATO-n

28 January 2026 at 11:00

Nga Gazeta ‘Si’- Mark Rutte ka një mision kryesor si sekretar i përgjithshëm i NATO-s: ta ndalë Donald Trumpin që të mos e shkatërrojë aleancën.

Ky fokus po e vendos tashmë ish-kryeministrin holandez në kurs përplasjeje me vetë kryeqytetet evropiane me të cilat dikur ka punuar ngushtë dhe e ka lënë NATO-n të lënduar, edhe pse ai arriti ta bindë Trumpin të tërhiqej nga kërcënimet për aneksimin e Groenlandës.

Tensioni u shfaq hapur të hënën në Parlamentin Europian, ku Rutte mbrojti pa doreza primatin e superfuqisë brenda aleancës.

“Nëse dikush këtu mendon se Bashkimi Europian apo Europa në tërësi mund të mbrohet pa SHBA-në, vazhdoni të ëndërroni,” u tha ai ligjvënësve. “Nuk mundeni.”

Reagimi ishte i menjëhershëm — dhe i ashpër.

“Jo, i dashur Mark Rutte,” reagoi në X ministri i Jashtëm i Francës, Jean-Noël Barrot. “Europianët munden dhe duhet të marrin në dorë sigurinë e tyre. Kjo është shtylla europiane e NATO-s.”

“Ishte një moment i turpshëm,” tha Nathalie Loiseau, ish-ministre franceze për Europën dhe sot eurodeputete. “Nuk na duhet një fanatik i Trumpit. NATO-s i duhet një ribalancim mes përpjekjeve amerikane dhe europiane.”

Edhe më i drejtpërdrejtë ishte spanjolli Nacho Sánchez Amor.

“A jeni ambasadori i [SHBA-së] në [NATO],” e pyeti eurodeputeti socialist Rutte-n në një shkëmbim të nxehtë, “apo sekretari i përgjithshëm që përfaqëson aleancën dhe anëtarët e saj?”

Ky përplasje po nxjerr në pah edhe një vijë të thellë ndarëse brenda NATO-s: bindjen e Ruttes se mbajtja e Trumpit pranë është e vetmja mënyrë për ta ruajtur aleancën — përballë alarmit gjithnjë në rritje në Europë se kjo strategji po e zbraz atë nga brenda.

Ndërsa sekretari i përgjithshëm përpiqet të mbajë amerikanët sa më afër, këto përpjekje po hapin një hendek me homologët e tij në BE, të cilët po bëjnë gjithnjë e më shumë thirrje për struktura europiane sigurie dhe një ushtri kontinentale përtej NATO-s.

POLITICO foli me më shumë se një duzinë figurash brenda NATO-s, diplomatë dhe bashkëpunëtorë aktualë e të mëparshëm të Ruttes, shumica e të cilëve kërkuan anonimitet për të folur hapur. Ata e përshkruan atë si një drejtues të admiruar për aftësitë në menaxhimin e krizave, që së fundmi arriti një fitore për çështjen e Groenlandës — por me çmimin e rritjes së shqetësimit evropian për të ardhmen afatgjatë të NATO-s.

Megjithatë, mbrojtësit e Ruttes thonë se ai ka arritur ta mbajë aleancën të bashkuar, një detyrë aq e vështirë sa nuk mund të kënaqë gjithmonë të 32 vendet anëtare. Zyrtarë që njohin mënyrën si ai punon këmbëngulin gjithashtu se në biseda private ai flet shumë më hapur me Trumpin.

Sërish, përplasja për Groenlandën “bëri shumë dëm,” tha një diplomat i NATO-s. Qasja e Ruttes është një “fasho e përkohshme” që ka “larguar aleatët”, shtoi ai. “Ne jemi një aleancë me 32 anëtarë, jo një klub SHBA-plus-31.”

Më të barabartë se të tjerët

Edhe pse Rutte këmbëngul se përfaqëson të gjithë aleatët e NATO-s, është e qartë se prioriteti i tij kryesor është të mos lejojë që Shtetet e Bashkuara, nën drejtimin e Trumpit, të largohen nga Europa. Kjo po i hap atij kritika se ky fokus po errëson pjesën tjetër të detyrës së tij.

Edhe përpjekja e suksesshme për ta bindur Trumpin të tërhiqej nga kërcënimet ndaj Groenlandës gjatë samitit të Davosit më 19-23 janar në Zvicër, po ngre pikëpyetje nëse kjo është vetëm një lehtësim i përkohshëm dhe nëse SHBA-të mund të tentojnë sërish të marrin kontroll mbi pjesë të ishullit arktik.

“Çfarë marrëveshjeje keni bërë ju me presidentin Trump?” e pyeti të hënën eurodeputeti i të Gjelbërve dhe ish-ministri i Jashtëm i Danimarkës, Villy Søvndal. “A kishit mandat si sekretar i përgjithshëm për të negociuar në emër të Groenlandës dhe Danimarkës?”

Rutte mohoi se kishte vepruar jashtë kompetencave.

“Sigurisht që nuk kam mandat të negocioj në emër të Danimarkës, ndaj nuk e kam bërë dhe nuk do ta bëj,” tha ai në Parlament.

Idealizimi i Trumpit rrezikon gjithashtu të krijojë një problem besueshmërie për aleancën.

NATO është e njohur për angazhimin e saj për mbrojtje kolektive — Nenin 5 — por aleanca lidhet edhe nga Nenët 2 dhe 3, që u kërkojnë vendeve të promovojnë bashkëpunimin ekonomik dhe riarmatosjen e ndërsjellë. Me kërcënimet për vendosjen e tarifave ndaj Europës dhe për marrjen e Groenlandës, Trump i ka shkelur të dyja, tha i njëjti diplomat i NATO-s.

Kësaj pasigurie i shtohet fakti se Trump ka hedhur më parë dyshime mbi mbështetjen e tij për Nenin 5 dhe ka nënvlerësuar angazhimet ushtarake të aleatëve të tjerë, duke pretenduar gabimisht javën e kaluar se evropianët kishin qëndruar “paksa larg vijës së frontit” në luftën e drejtuar nga SHBA-të në Afganistan.

Në përgjigje të kritikave, një zyrtar i NATO-s tha:

“Ashtu si sekretarët e përgjithshëm para tij, sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Rutte, është i bindur se siguria jonë kolektive shërbehet më së miri kur Europa dhe Amerika e Veriut punojnë së bashku përmes NATO-s.”

Karta Trump gati

Pavarësisht kësaj, Rutte ka qëndruar fort pas strategjisë së tij për ta ledhatuar publikisht Trumpin, duke këmbëngulur se ai është pozitiv për aleancën.

Vitin e kaluar, NATO ra dakord të rrisë ndjeshëm shpenzimet ushtarake në 5 për qind të PBB-së deri në vitin 2035, një rezultat që shumë brenda aleancës e shohin si ndihmë që Europa të qëndrojë më fort mbi këmbët e saj. Sekretari i përgjithshëm tha të hënën se “nuk ka asnjë mundësi” që kjo të kishte ndodhur pa presionin e presidentit amerikan.

Shtëpia e Bardhë pajtohet plotësisht me këtë vlerësim.

“Presidenti Trump ka bërë më shumë për NATO-n se kushdo tjetër,” i tha POLITICO-s zëvendës-sekretarja për shtyp e Shtëpisë së Bardhë, Anna Kelly.

“Kontributet e Amerikës në NATO janë shumë më të mëdha se të vendeve të tjera, dhe suksesi i tij në sigurimin e zotimit për 5 për qind po e ndihmon Europën të marrë më shumë përgjegjësi për mbrojtjen e saj.”

Kelly tha se Trump ka “një marrëdhënie shumë të mirë” me Rutte-n dhe shtoi:
“Shtetet e Bashkuara janë partneri i vetëm i NATO-s që mund ta mbrojë Groenlandën, dhe presidenti po avancon interesat e NATO-s duke e bërë këtë.”

Qasja e tij e ashpër është formësuar nga 14 vjet drejtim koalicionesh shpesh të përçara, si kryeministri më jetëgjatë i Holandës.

“Ai nuk është aspak idealist,” tha një ish-kolege. “Është pragmatist.”

Duke krijuar menjëherë një raport të mirë me Trumpin gjatë mandatit të tij të parë në Shtëpinë e Bardhë, Rutte e kuptoi se lajkat publike ishin çelësi për ta mbajtur presidentin amerikan në krah.

“Ai mund ta bëjë veten shumë të vogël dhe të përulur për të arritur qëllimin e tij,” tha Petra de Koning, autore e një biografie për Rutte-n në vitin 2020. Kjo shpesh shkon në ekstreme: holandezi e quajti Trumpin “babi” gjatë samitit të NATO-s vitin e kaluar në Hagë dhe i derdhi lavde në mesazhe që u publikuan nga vetë presidenti amerikan.

Por në prapaskenë, ai është më i drejtpërdrejtë me Trumpin, sipas një personi që njeh mënyrën e të menduarit të Ruttes.

“Marrëdhënia është e bazuar në besim,” tha ai, “por nëse shtyhet, ai do të flasë hapur.” Ndërkohë, mbajtja e të 32 anëtarëve të NATO-s të njëzëshëm për çdo vendim është “pothuajse e pamundur,” këmbënguli ai.

Edhe pse marrëveshja për ta bindur Trumpin të tërhiqej nga kërcënimet për Groenlandën mund të ketë lënë shije të hidhur në Europë, NATO nuk u shkatërrua.

“Realiteti është se Rutte po jep rezultate,” tha një diplomat i lartë i NATO-s. “Ndryshe nga disa liderë të tjerë, ai kurrë nuk dyshoi te aleanca — unë ia atribuoj këtë përvojës,” shtoi një tjetër diplomat i lartë.

Por mbajtja e Trumpit të kënaqur rrezikon ta inkurajojë presidentin amerikan të jetë edhe më i guximshëm në të ardhmen.

“Politikanët në mbarë botën dhe në këtë vend e injorojnë egon e Trumpit me rrezikun e tyre,” tha Stephen Farnsworth, politolog në Universitetin e Mary Washington në Virxhinia.

Kjo mund të krijojë probleme për aleancën në vijim.

“Në emër të aleancës, ai po i bëhet servil Trumpit,” tha diplomati i parë i NATO-s. “Por pyetja është: ku mbaron kjo?”

Burimi: Politico/Përshtati Gazeta Si

The post Lajkat e Ruttes ndaj Trumpit po shqetësojnë NATO-n appeared first on Gazeta Si.

Shitja e duhanit për të miturit, PS abstenoi me 82 vota amendamentin e Braçes

28 January 2026 at 10:51

Nga Gazeta ‘Si’- Gjatë seancës plenare të së martës në Kuvend, grupi parlamentar i Partisë Socialiste vendosi të abstenojë për amendamentin e paraqitur nga deputeti Erion Braçe.

Amendamenti parashikonte shtimin e një neni të ri, pas nenit 44 të projektligjit, me qëllim që shitja, dhënia falas apo ofrimi i produkteve të duhanit për të miturit nën moshën 18 vjeç të kategorizohej si vepër penale.

Sipas shpjegimit të Braçes, propozimi synonte të ashpërsonte masat në rastet kur ndaj shkelësit ishin marrë më parë masa administrative.

Në amendament parashikohej dënim me gjobë nga 100 mijë deri në 300 mijë lekë ose burgim deri në 6 muaj. Në rastet e dëmtimit të rëndë të shëndetit të të miturit, dënimi parashikohej nga 4 deri në 8 vite burg, ndërsa në rastet kur shkelja do të shkaktonte vdekjen e të miturit, dënimi arrinte nga 8 deri në 16 vite burg.

Gjatë diskutimeve, fjalën e mori kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, i cili kërkoi shtyrjen e votimit të amendamentit.

Ai theksoi se grupi socialist mbështet çdo nismë që synon mbrojtjen e të miturve, por sqaroi se paketa e ndryshimeve në Kodin Penal është negociuar në mënyrë të detajuar me Komisionin Europian.

“Ndryshimet që po shqyrtojmë sot janë negociuar gërmë për gërmë me Komisionin Europian dhe nuk është serioze që të miratohen ndryshime të tjera pa marrë më parë një qëndrim zyrtar prej tyre. Kemi bërë përpjekje për t’ua përcjellë materialin, por ende nuk kemi marrë përgjigje. Për këtë arsye, i kërkoj kolegut Erion Braçe shtyrjen e votimit,” u shpreh Balla.

Në përfundim, amendamenti i Braçes u hodh në votim dhe u rrëzua, duke marrë 2 vota pro, 82 abstenime dhe asnjë votë kundër.

Deputeti Erion Braçe nuk mori pjesë në votimin e dy projektligjeve të tjera:
– Projektligjit “Për lobimin në Republikën e Shqipërisë”, i cili u miratua me 83 vota pro, asnjë abstenim dhe 10 vota kundër;
– Projektligjit “Për importin, eksportin dhe transitin e armëve të zjarrit, komponentëve kryesorë të tyre dhe municioneve”, i cili u miratua me 84 vota pro, asnjë abstenim dhe 10 vota kundër.

The post Shitja e duhanit për të miturit, PS abstenoi me 82 vota amendamentin e Braçes appeared first on Gazeta Si.

Pas 18 orësh diskutime, Kuvendi miraton paketën e ndryshimeve në Kodin Penal

28 January 2026 at 09:58

Nga Gazeta ‘Si’-Pas një seancë maratonë që ka zgjatur rreth 18 orë Kuvendi miratoi në orët e para pas mesnate ndryshimet në Kodin Penal.

Screenshot_3

Ndryshimet u miratuan me 85 vota pro të mazhorancës, ndërsa 9 deputetët e pranishëm të opozitës votuan kundër.

Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari, teksa prezantoi ndryshimet, sqaroi se ndryshimet vijnë në kuadër të procesit të integrimit europian të vendit, duke afruar më tej legjislacionin shqiptar me atë të Bashkimit Europian.

Dy ndryshimet kryesore janë ashpërsimi i sanksionit penal për parkimin dysh dhe dekriminalizimi i shpifjes për gazetarët, duke i dhënë imunitet vetëm këtyre të fundit nga procedimi penal për veprën penale të shpifjes.

Kuvendi miratoi gjithashtu ndryshimet ligjore “për statusin e gjyqtarëve e prokurorëve”, me 85 vota si dhe Projektligji “Për organet e qeverisjes në drejtësi”. Kuvendi miratoi me votat e socialistëve edhe ligjin për komisionet hetimore dhe mediat audiovizive.

Gjatë seancës plenare u miratuan gjithashtu:

• Akti normativ për ndryshimet në ligjin e Buxhetit 2025
• Projektligji për bashkëpunimin strategjik
• “Shqipëria në Traktatin për Pronësinë Intelektuale”
• Projektligji “Për tregtinë e pronësisë intelektuale”
• Projektligji “Për shërbimet e agjencive të udhëtimit
• Projektligji “Për tregtinë e paligjshme të duhanit”
• Projektligji “Për ndryshimin e Kodit Penal”
• Projektligji “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve”
• Projektligji “Për organet e qeverisjes në drejtësi”
• Projektligji “Për dhunën ndaj grave dhe dhunën në familje”
• Projektligji “Për lobimin në Republikën e Shqipërisë”
• Projektligji “Për importin dhe eksportin e armëve”
• Projektligji “Për organizimin e Komisioneve Hetimore të Kuvendit”
• Projektligji “Për Mediat Audiovizive”.

The post Pas 18 orësh diskutime, Kuvendi miraton paketën e ndryshimeve në Kodin Penal appeared first on Gazeta Si.

Çështja e Ballukut/ Këshilli i Mandateve ‘bllokohet’ nga Kushtetuesja, shtyhet mbledhja

28 January 2026 at 09:53

Nga Gazeta ‘Si’- Kuvendi ka vendosur të shtyjë mbledhjen e Këshillit të Mandateve dhe Imunitetit, e cila ishte parashikuar sot për në orën 12:00 për të diskutuar për mandatin e Belinda Ballukut.

Mësohet se deputetët e Partisë Socialiste kanë kërkuar që të pritet vendimi i Gjykatës Kushtetuese, për pezullimin ose jo të saj nga detyra me vendim të GJKKO.

Kujtojmë që kryeministri Rama kërkoi rrëzimin e pezullimit të Ballukut nga GJKKO, ndërkohë Gjykata Kushtetuese nuk ka dalë ende me një vendim.

Anëtarët e Kushtetueses u mblodhën diten e djeshme vetëm pak minuta për të diskutuar lidhur me këtë çështje, por nuk dolën me një vendim. Disa nga anëtarët kanë pretenduar se iu duhet më shumë kohë për të dalë me një vendim, për shkak të kompleksitetit të çështjes.

GJKKO, me kërkesë të SPAK pezulloi nga detyra zv.kryeministren Balluku e pandehur për abuzime me tenderin e Llogarasë, por Kryeministri Rama e cilësoi këtë si një shkelje të kompetencave të tij.

Rama e çoi në Gjykatën Kushtetuese çështjen Balluku, me argumentin se GJKKO ka shkelur kufirin e një tjetër pushteti, atij ekzekutiv duke marrë kompetencat e tij si kryeministër për pezullimin ose shkarkimin e një anëtari qeverie. Pas kërkesës së Kryeministrit Rama, gjykata riktheu përkohësisht në detyrë Ballukun deri sa çështja e saj të shqyrtohej në themel nga Kushtetuesja.

E pandehur për shkeljet në tenderin 190 mln euro të tunelit të Llogarasë dhe nën hetim për 7 procedura të tjera prokurorimi lidhur me ndërtimin e lotëve të Unazës së Madhe, SPAK ka dyshime se Balluku duke qenë në detyrë, rrezikon të prishë provat hetimore dhe të intimidojë dëshmitarët.

The post Çështja e Ballukut/ Këshilli i Mandateve ‘bllokohet’ nga Kushtetuesja, shtyhet mbledhja appeared first on Gazeta Si.

Yesterday — 27 January 2026Main stream

Trump: Irani dëshiron marrëveshje

27 January 2026 at 19:57

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se Irani dëshiron të arrijë një marrëveshje me Washingtonin, në një kohë kur SHBA-ja ka dislokuar mjete shtesë ushtarake amerikane në rajon, përfshirë një grup goditës me aeroplanmbajtëse.

Në një intervistë për faqen e lajmeve “Axios”, Trump tha se situata me Iranin është “në ndryshim”, duke përmendur mbërritjen e asaj që ai e përshkroi si një “armadë e madhe” pranë Iranit, duke iu referuar dislokimit të një grupi goditës me aeroplanmbajtëse në rajon.

“Ata duan të bëjnë një marrëveshje. E di këtë. Kanë telefonuar në shumë raste. Ata duan të flasin”, shtoi ai.

SHBA-ja dislokoi të hënën Grupin Goditës të Aeroplanmbajtëses USS Abraham Lincoln në Lindjen e Mesme, ndërsa Washingtoni forcon qëndrimin e tij rajonal. Aeroplanmbajtësja e klasës Nimitz hyri në rajon “për të promovuar sigurinë dhe stabilitetin rajonal”, tha Komanda Qendrore e SHBA-së (CENTCOM) në platformën sociale të kompanisë amerikane X.

Irani është tronditur nga valë protestash që nga muaji i kaluar, duke filluar më 28 dhjetor në Çarshinë e Madhe të Teheranit, për shkak të zhvlerësimit të fortë të rialit iranian dhe përkeqësimit të kushteve ekonomike. Demonstratat më pas u përhapën në disa qytete të tjera.

Trump ka kërcënuar vazhdimisht se do të “godasë fort” nëse protestuesit vriteshin, por më vonë zbuti retorikën, duke sugjeruar se Teherani ka anuluar qindra ekzekutime të planifikuara.

Zyrtarët iranianë kanë akuzuar SHBA-në dhe Izraelin për mbështetjen e “trazirave të armatosura” dhe kanë paralajmëruar se çdo sulm amerikan do të shkaktonte një përgjigje “të shpejtë dhe gjithëpërfshirëse”.

Qershorin e kaluar, Izraeli, me mbështetjen e SHBA-së, nisi një luftë 12-ditore kundër Iranit, duke nxitur sulme hakmarrëse me dronë dhe raketa nga Teherani, përpara se Uashingtoni të njoftonte një armëpushim

The post Trump: Irani dëshiron marrëveshje appeared first on Gazeta Si.

Trump për Ukrainën: Gjëra shumë të mira po ndodhin me negociatat

27 January 2026 at 19:49

Nga Gazeta ‘Si’- Presidenti amerikan, Donald Trump, deklaroi se “po ndodhin gjëra shumë të mira” në negociatat që synojnë përfundimin e pushtimit rus në Ukrainë.

Pa dhënë detaje shtesë, Trump u shfaq optimist gjatë deklaratave për gazetarët, teksa largohej nga Shtëpia e Bardhë për një vizitë në Iowa. Kujtojmë se ekipet negociatore të Rusisë dhe Ukrainës u takuan gjatë fundjavës së kaluar në Abu Dhabi, në bisedime të ndërmjetësuara nga zyrtarë amerikanë.

Trump shtoi gjithashtu se kishte zhvilluar “një bisedë të shkëlqyer” me presidentin e Sirisë, Ahmed al-Saraa.

Deklaratat e tij vijnë në një kohë kur Uashingtoni është angazhuar në lëvizje intensive diplomatike për të arritur një armëpushim të përhershëm dhe një zgjidhje politike midis Forcave Demokratike Siriane (SDF), ish-aleatit kryesor të SHBA-së në Siri, dhe qeverisë së Saraa, që tani konsiderohet partneri kryesor i Uashingtonit në vend.

Po ashtu, Trump bëri një seri deklaratash të shkurtra për gazetarët, duke theksuar se “po ndodhin gjëra shumë të mira” në frontin e Ukrainës dhe Rusisë.

Presidenti amerikan njoftoi gjithashtu se drejtori i doganave, Tom Homan, do të takohet në Minneapolis me guvernatorin dhe kryetarin e qytetit.

Duke komentuar politikën monetare, Trump përsëriti dëshirën e tij për uljen e normave të interesit nga Rezerva Federale (Fed).

The post Trump për Ukrainën: Gjëra shumë të mira po ndodhin me negociatat appeared first on Gazeta Si.

Franca i përgjigjet shefit të NATO-s: Europianët mund t’ia dalin edhe pa SHBA-në

27 January 2026 at 19:04

Nga Gazeta ‘Si’– Franca reagoi ashpër ndaj deklaratës së Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, i cili argumentoi se Europa nuk mund të mbrohet pa mbështetjen e Shteteve të Bashkuara.

Rutte i bëri këto deklarata gjatë një seance të Parlamentit Europian, duke iu përgjigjur një pyetjeje nga eurodeputeti francez i ekstremit të djathtë, Pierre-Romain Thionnet, i cili tha se ideja e një ushtrie europiane është anakronike dhe nuk mund të përballojë sfidat moderne.

Përgjigja e Ministrit të Jashtëm francez, Jean-Noel Barrot, ishte e drejtpërdrejtë dhe kategorike: “Jo, i dashur Mark Rutte. Europianët mund dhe duhet të marrin përsipër sigurinë e tyre. Edhe SHBA-të janë dakord. Kjo është shtylla europiane e NATO-s”, tha ai.

Kundërshtimi i Francës ndaj deklaratave të Rutte u përforcua nga zyrtarë të tjerë, siç është Muriel Domenech, një ish-ambasador francez në NATO, i cila i tha në  X se strategjia e forcimit të sigurisë europiane përmes garancisë amerikane është e vjetruar dhe i dërgon mesazhin e gabuar Rusisë.

Franca nuk është i vetmi vend që mbështet forcimin e shtyllës evropiane të NATO-s. Ministrja franceze e Mbrojtjes, Catherine Vautrin, tha se realiteti i sotëm kërkon forcimin e pranisë ushtarake të Europës brenda NATO-s dhe se kjo ide, e propozuar nga Franca disa vjet më parë, tani mbështetet nga vende të tjera, siç është Gjermania.

Ky diskutim vjen në një kohë kur Uashingtoni, nën udhëheqjen e Trump, ka deklaruar se Amerika do të kufizojë përfshirjen e saj në sigurinë europiane. Sipas strategjisë së re të mbrojtjes kombëtare të SHBA-së të publikuar të premten, evropianët duhet të marrin iniciativën përballë kërcënimeve, dhe u theksua se Europa është ekonomikisht dhe ushtarakisht e aftë të mbrohet, veçanërisht kundër Rusisë.

Përveç kësaj, vendimi i SHBA-së për të nxitur rritjen e shpenzimeve ushtarake në Evropë ka pasur ndikim, pasi vitin e kaluar arriti të bindë vendet evropiane që të rrisin shpenzimet e tyre të mbrojtjes në 5% të PBB-së.

Ministri i Jashtëm francez tha se BE-ja duhet të marrë përgjegjësinë për sigurinë e kontinentit, pa u varur nga Amerika, duke theksuar nevojën për një shtyllë të fortë evropiane brenda NATO-s.

The post Franca i përgjigjet shefit të NATO-s: Europianët mund t’ia dalin edhe pa SHBA-në appeared first on Gazeta Si.

Foreign Policy: Përgjigja për Ukrainën mund të jetë Kosova

27 January 2026 at 17:47

Nga Gazeta ‘Si’- Pas gati një viti përpjekjesh kaotike, me ndërprerje dhe rifillime të herëpashershme për të ndërmjetësuar një armëpushim në Ukrainë, administrata Trump mbetet thellësisht e përfshirë në bisedimet për ndalimin e luftës.

Siç pritej, çështja më problematike vazhdon të jetë ajo e koncesioneve territoriale – në gjuhën e Trumpit, “shkëmbime territoresh”. Dhe deri më tani, diplomatët nuk kanë arritur të gjejnë një zgjidhje që ka gjasa ta zgjidhë këtë nyje.

Dallimi mes planit fillestar pro-rus me 28 pika, i cili doli në dritë në nëntor 2025, dhe versionit të ripunuar ukrainaso-amerikano-europian, flet shumë për hendekun e madh që ende ndan Ukrainën dhe Rusinë. Plani me 28 pika parashikon njohjen ndërkombëtare të të gjithë territorit aktualisht të kontrolluar nga Rusia, si dhe shpalljen e gjithë rajoneve të Luhanskut dhe Donetskut si territor rus.

Ky plan përbën në thelb një ultimatum kapitullimi për forcat ukrainase dhe e vendos Rusinë në një pozicion ideal për të rifilluar fushatën e saj ushtarake në kushte edhe më të favorshme.

Kundërpropozimi me 20 pika kërkon ndalimin e luftimeve përgjatë vijave aktuale të frontit, të cilat do të shndërroheshin në vija kontakti. Ai refuzon të njohë si të ligjshme çdo përfitim territorial rus në Ukrainën lindore apo në Krime.

Ukraina thotë se mund të pranojë zonat e demilitarizuara të propozuara nga Uashingtoni dhe krijimin e një zone të tregtisë së lirë në pjesën e rajonit të Donetskut që ajo kontrollon, por kërkon që në marrëveshje të përfshihen edhe territore nën kontroll rus me sipërfaqe të barabartë.

Hendeku mes këtyre dy propozimeve është pikërisht hapësira ku ka ndërhyrë analisti amerikan i çështjeve ndërkombëtare dhe ish-negociatori në Ballkan, Edward P. Joseph.

Në një artikull të fundit akademik, Joseph propozon përdorimin e modelit të Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, e miratuar në qershor 1999, e cila afirmonte sovranitetin dhe integritetin territorial të Republikës Federale të Jugosllavisë (Serbi dhe Mali i Zi), por kërkonte “autonomi të konsiderueshme dhe vetëadministrim domethënës për Kosovën”.

Pas një votimi unanim në Këshillin e Sigurimit, Kosova u çmilitarizua nga forcat serbe dhe ato shqiptare dhe u vendos nën një administrim të përkohshëm të OKB-së, me një forcë ndërkombëtare sigurie.

Gati 27 vjet më vonë, Kosova mbetet një protektorat i OKB-së – ndonëse një i tillë ku autoritetet e zgjedhura vendore qeverisin gjerësisht dhe ushtrojnë vetë policimin. Joseph argumenton se logjika e Rezolutës 1244, e cila shtyu në kohë çështjen ligjore të sovranitetit – pra, kush e zotëron Kosovën – është çelësi i paqes relative që ka mbizotëruar atje që prej vitit 1999. Shqiptarët e Kosovës vetëqeverisen në një sistem që ata e kanë shpallur shtet të pavarur, por që nuk njihet nga Serbia, Rusia (si dhe pesë vende të BE-së dhe disa shtete të tjera).

Serbia vazhdon ta konsiderojë Kosovën pjesë të federatës së saj, ashtu siç parashikon Rezoluta 1244. E rëndësishme është se Rusia, si anëtare e Këshillit të Sigurimit, qëndron pas kësaj rezolute dhe këmbëngul që ajo të respektohet deri në detaje.

E aplikuar për Ukrainën, marrëveshja mund të përfshijë një forcë paqeruajtëse ndërkombëtare, të udhëhequr nga OKB-ja ose Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Europë (OSBE), e cila do të zëvendësonte Forcat e Armatosura të Ukrainës në ato pjesë të Donbasit perëndimor që i përkasin rajonit të Donetskut, por që nuk janë nën pushtim rus.

Trupat ruse do të mbeteshin aty ku ndodhen aktualisht. Çështjet e sovranitetit do të liheshin pezull deri në zhvillimin e referendumeve në të gjithë Ukrainën lindore dhe në Krime, të cilat do të përcaktonin përfundimisht sovranitetin.

Sigurisht, kjo do të ishte një pilulë e hidhur për Ukrainën. Kievi do të humbiste edhe sovranitetin simbolik mbi Donbasin dhe zonat përreth. Por ky kthesë do t’i mundësonte presidentit ukrainas të ndalte luftën që ka pasur pasoja kaq mizore dhe shkatërrimtare për popullin e tij – dhe që mund të përkeqësohet edhe më shumë, veçanërisht nëse Shtetet e Bashkuara tërhiqen.

Pavarësisht kushteve që aktualisht janë të papranueshme për shumicën e ukrainasve, presidenti Volodymyr Zelensky mund të arrijë ta shesë këtë marrëveshje politikisht, pasi i gjithë Donbasi – madje e gjithë Ukraina brenda kufijve të vitit 1991 – nuk do të bëhej menjëherë territor rus. Në fund, popullsia e të pesë rajoneve lindore të Ukrainës që Rusia ka tentuar t’i aneksojë do të vendoste vetë se cilit shtet do t’i përkiste. Kështu, referendume farsë ruse të viteve 2014 dhe 2022 do të shpalleshin të pavlefshme.

Në favor të Ukrainës, prania e paqeruajtësve ndërkombëtarë përgjatë vijave të kontaktit do të përbënte një pjesë të garancive të sigurisë që Zelensky ka kërkuar prej kohësh dhe do të hapte rrugën për më shumë të tilla. Ukraina do të kishte një zonë tampon mes saj dhe Rusisë, të përbërë nga forca ndërkombëtare.

Një marrëveshje e tillë do t’u lejonte gjithashtu ukrainasve që aktualisht jetojnë në Donbasin perëndimor – rreth 200 mijë persona, përfshirë banorë të qyteteve Kostiantynivka, Slovyansk dhe Kramatorsk – të qëndronin aty, si dhe atyre që janë larguar të ktheheshin në një mjedis të sigurt. Mund të ketë edhe trupa të tjera garantuese sigurie në pjesë të tjera të vendit, por jo të NATO-s. Kjo nuk është shumë larg idesë së zonave të lira tregtare të demilitarizuara që Zelensky ka thënë se Ukraina është e gatshme t’i shqyrtojë.

Pala më e vështirë për t’u bindur do të ishte Rusia, megjithëse edhe ajo do të përfitonte në disa drejtime. Së pari, do të ndalej një luftë që po i konsumon burimet njerëzore dhe financiare. Për më tepër, trupat ukrainase dhe simbolet shtetërore do të zhdukeshin nga rajonet që Rusia lakmon.

Kjo është shumë më pak nga sa dëshiron Rusia – që në fakt synon të gjithë Ukrainën – por është një mënyrë për t’i shpëtuar fytyrën presidentit Vladimir Putin dhe për t’i bindur rusët se sakrificat e mëdha kanë pasur vlerë. Nëse paketa do të përfshinte edhe lehtësim sanksionesh, Rusia mund të pranonte. Joseph argumenton se angazhimi i Rusisë me Rezolutën 1244 për Kosovën rrit gjasat që ajo të angazhohet në mënyrë të ngjashme edhe në Ukrainë, pasi tashmë e njeh funksionimin e këtij procesi politik.

Megjithatë, shumë ukrainas reagojnë si shkrimtarja Oksana Zabuzhko, e cila i tha Foreign Policy: “Nuk mendoj se ky ‘plan paqeje’ – si edhe çdo plan tjetër që synon të ruajë shtetin rus në gjendjen aktuale, në vend që ta fragmentojë atë në interes të sigurisë globale – meriton një diskutim serioz.”

Në përgjithësi, ukrainasit e refuzojnë menjëherë krahasimin me Ballkanin.

“Precedenti i Kosovës,” shkroi Volodymyr Horbach, drejtor i Institutit për Transformimin e Euroazisë Veriore, një institut studimor ukrainas, “nuk mund ta zgjidhë problemin e agresionit dhe pushtimit rus të Ukrainës. Në Kosovë pati një konflikt etnik, jo një pushtim të jashtëm dhe përpjekje për aneksim.”

Sipas Horbach, edhe përpjekjet e ashtuquajtura paqebërëse të Trumpit nuk mund të zbatohen, pasi bazohen në një vlerësim të gabuar të objektivave ruse në këtë luftë. “Këto përpjekje të gabuara kanë krijuar bindjen se pengesa kryesore për përfundimin e luftës është çështja territoriale,” thekson ai.

Horbach ka të drejtë kur thotë se synimi i Putinit nuk është thjesht marrja e disa pjesëve të Ukrainës lindore, por nënshtrimi i plotë i vendit dhe zhdukja e shtetësisë së tij. Megjithatë, ka argumente për angazhim në këtë moment, në negociatat që janë duke u zhvilluar dhe ku Ukraina po merr pjesë aktive.

Ndoshta Shtetet e Bashkuara dhe Europa, duke vepruar së bashku, mund të arrijnë një armëpushim që t’i japë popullit ukrainas një periudhë qetësie – shpresojmë sa më të gjatë – nga kjo luftë e tmerrshme. Zelensky e dëshiron qartazi këtë. Dhe ndoshta edhe Putini po fillon ta kuptojë se Rusia nuk do ta nënshtronte dot të gjithë Ukrainën dhe as nuk do të arrijë të marrë një territor shumë më të madh sesa ai që kontrollon aktualisht.

Ulf Brunnbauer, drejtor i Institutit Leibniz për Studime të Europës Lindore dhe Juglindore në Regensburg të Gjermanisë, i tha Foreign Policy se mendimi kreativ është i mirëpritur dhe se ka kuptim të gjenden rrugëdalje për të dyja palët.

“Një kompromis që lë disa paqartësi për momentin është më i mirë se një luftë pa fund. Edhe pse problemet ekonomike të Rusisë po shtohen, ajo nuk duket se po mbetet pa predha, raketa dhe njerëz – të paktën jo aq shpejt sa Ukraina. Kompromisi i propozuar nga Joseph të paktën do ta pengonte Rusinë të merrte territore që Ukraina mund të detyrohej t’i braktiste gjithsesi. Ndoshta kështu mund t’u shitej ukrainasve.”

Megjithatë, Brunnbauer vëren se Serbia u detyrua ta pranonte Rezolutën 1244, pasi nuk kishte kapacitet ushtarak për të luftuar humbjen faktike të kontrollit mbi Kosovën. Ndryshe nga ajo, Rusia nuk ndodhet nën një presion të tillë. “UNMIK-u u pranua nga kosovarët,” thotë ai, “sepse ata mendonin se në fund do të ishin vetë ata që do ta drejtonin procesin.”

Rusia, thekson ai – ashtu siç do ta thoshte çdo ukrainas – deri më tani nuk ka negociuar kurrë me mirëbesim, duke shkelur një marrëveshje pas tjetrës. “Zbatueshmëria e këtij propozimi do të varej nga prania e një force ushtarake të besueshme që do ta frenonte Rusinë. Unë nuk e shoh një forcë të tillë,” përfundon Brunnbauer.

Ashtu si shumë mbështetës të çështjes ukrainase, edhe Brunnbauer propozon rritjen e presionit ndaj Rusisë dhe dërgimin e më shumë armëve për Ukrainën, me synimin për të ngrirë vijën e frontit aty ku ndodhet dhe për të mos hequr dorë nga Donbasi perëndimor apo territore të tjera.

Referendumet e propozuara, argumenton Peter Harris, profesor i shkencave politike në Universitetin Shtetëror të Kolorados, janë pika ku gjithçka ndalet. Asnjëra palë nuk dëshiron që çështja territoriale të zgjidhet përmes një plebishiti. “Për Ukrainën, kjo do të ishte një koncesion që këto janë territore të diskutueshme dhe se Rusia ka një pretendim legjitim mbi to,” shpjegon ai. Në thelb, Ukraina do të pranonte një proces ligjor për legalizimin e pushtimeve të paligjshme. Nga këndvështrimi ukrainas, sovraniteti nuk është çështje për debat: “Një çështje e shtyrë është ende një çështje – dhe Ukraina nuk dëshiron të pranojë se ekziston një pyetje.”

Për më tepër, kushtet në terren e bëjnë çdo referendum të pavlefshëm. “Ukraina nuk do t’i besonte një procesi të tillë, sepse kaq shumë qytetarë janë larguar ose janë dëbuar. Si do të votonin ata?” pyet Harris. Rusia ka sjellë kolonë pro-Moskës, duke minuar edhe më tej legjitimitetin e çdo votimi popullor. Gjithashtu, fakti që Rusia është anëtare e përhershme e Këshillit të Sigurimit i jep asaj avantazh në çdo proces nën ombrellën e OKB-së.

Edhe John Feffer, nga Instituti për Studime Politike në SHBA, i tha Foreign Policy se një plan i tillë paqeje mund të duket më tërheqës për Ukrainën, pasi ajo ndodhet në pozita të vështira. “Zelensky ka folur për riintegrimin e Donbasit me mjete jo ushtarake. Por nuk e shoh modelin e Kosovës si tërheqës për Putinin në këtë moment,” shkruan ai. “Rusia tashmë i ka inkorporuar katër rajone në përbërjen e saj – Donbasin, si dhe Khersonin dhe Zaporizhzhian. Pra, sipas saj, çështja e sovranitetit tashmë është zgjidhur.”

Çdo vëzhgues realist do të pranojë se një marrëveshje e tillë do t’i jepte Rusisë një legjitimitet që minon të drejtën ndërkombëtare dhe parimet bazë të drejtësisë. Por pas rezistencës së guximshme ndaj Rusisë së Putinit, Ukraina ka një shans për të mbijetuar vetëm nëse Shtetet e Bashkuara qëndrojnë në krah të saj, duke ofruar inteligjencë, armë dhe duke zbatuar sanksione.

Ndoshta alternativa më e mirë për Ukrainën është të ndjekë pikërisht një marrëveshje të tillë – dhe pastaj ta lërë atë të dështojë për faj të Rusisë. Kjo të paktën do t’i tregonte administratës Trump atë që shumica e vëzhguesve tashmë e dinë: Rusia është në këtë luftë për të pushtuar të gjithë Ukrainën, sepse nuk mund të tolerojë pranë kufijve të saj një sistem politik më tërheqës se i saji. Arritja e kësaj qartësie mund të jetë një opsion që Ukraina nuk mund ta përjashtojë.

Burimi: Foreign Policy/Përshtati Gazeta Si

The post Foreign Policy: Përgjigja për Ukrainën mund të jetë Kosova appeared first on Gazeta Si.

Braçe debat me Klosin për sportin e padelit: Politikat buxhetore s’bëhen sipas dëshirës së një ministri

27 January 2026 at 17:42

Nga Gazeta ‘Si’- Deputetët e Partisë Socialiste, Blendi Klosi dhe Erion Braçe, kanë debatuar ditën e sotme në Kuvendin e Shqipërisë, lidhur me një plan të qeverisë për t’i dhënë prioritet fuqizimit të sportit të Padelit në Shqipëri.

Klosi tha se ky sport, që sipas një pjese të madhe të deputetëve shihet si një sport luksi, mund të ndihmojë në rritjen e imazhit të Shqipërisë dhe të ofertës turistike për vendin tonë.

Por Braçe ishte kundër këtyre planeve të qeverisë, duke theksuar se 2.2 milionë euro për kuota pjesëmarrjeje në aktivitete, janë shumë para, të cilat sipas tij mund të investoheshin diku tjetër.

Po ashtu Braçe theksoi se nëse ka një sport që sot është në ditët e tij më të këqija, ai është Futbolli, sport i cili sipas tij po jep shpirt.

Debati:

Blendi Klosi: Fatkeqësisht opozita tregon sesa larg është realiteti. Se diskutimet e tyre flasin për histori që nuk kanë asnjë lidhje për mënyrën sesi menaxhohet buxheti i shtetit dhe me mënyrën sesi sot Shqipëria zhvillohet. Janë shumë larg diskutimit të një vendi kandidat për anëtar të BE-së.

Ajo që lexojmë sot nga ky akt normativ, është qartazi ajo që PS ka në gjenezën e saj, shteti nuk braktis askënd dhe njëkohësisht ruan stabilitetin ekonomik dhe disiplinën fiskale. Ky akt nuk rrit deficitin, nuk rrit borxhin, nuk cënon të ardhurat, përkundrazi, ai bazohet në kursimet reale të krijuara nga menaxhimi i kujdesshëm i financave publike dhe dëshmon dallimin tonë të madh. Kjo dëshmon dallimin tonë të madh që ne nuk premtojmë pa mbulim, nuk shpërndajmë iluzione, por shpërndajmë mundësi reale dhe mbështetje konkrete.

Në këtë paketë konkretisht ata që kanë më shumë nevojë për mbështetjen e shtetit, gjejnë mbështetje me aktet normative dhe me pjesën e menaxhuar të buxhetit, në mënyrë korrekte brenda mundësive që Shqipëria të ofron. Mbi 148 mijë qytetarë, përfitues të ndihmës ekonomike dhe personave me aftësi të kufizuar, marrin një ndihmesë të drejtëpërdrejtë nga ky projekt-akt. PS nuk e shikon sportin thjeshtë si një mbështetje vetëm për realizimin e atij aktiviteti, por si një aktivitet politik që rrit imazhin e Shqipërisë dhe prezencëne saj në arenën ndërkombëtare.

Më konkretisht sporti i Padelit, që jo vetëm për kolegët e opozitës, por edhe për ata të mazhorancës, quhet si një luks, por nuk është fare kështu. Ai është një nga sportet me rritjen më të madhe sot në botë. Nuk është thjesht një aktivitet, por një pozicionim i qartë. Nuk kërkon infrastrukturë të shtrenjtë si sportet tradicionale. Por është një sport që padyshim që ashtu siç kemi edhe dakordëinë me Federatën për ndërtimin e ambienteve të reja, krijimin e qendrave të ekselencës dhe trajnimin e të rinjve. Nëse Shqipëria futet në këtë mbështetje, ajo pozicionohet në hartën e sporteve moderne, rrit imazhin e vet dhe rrit ofertën turistike

Erion Braçe: Unë mendoj që jemi në seancën e aktit normativ dhe kur flasim për para publike duhet të kemi parasysh një gjë, që politikat buxhetore sektoriale nuk bëhen sipas dëshirës apo afeksionit që secili ministër, deputet e me radhë ka. Në këtë akt normativ nuk janë para për të mbështetur sportin e Padelit. Këto para janë për kuota pjesëmarrjeje në aktivitete. 2.2 milionë euro për kuota, më vjen keq por janë shumë para.

Po të flasim për sporte moderne, më lejoni t’ju them se Superliga po mbahet nga disa Presidentë me lekët e tyre. Futbolli është një nga sportet që po jep shpirt në këtë vend. Pastaj një pjesë e aktivitetit të Futbollit po mbahet edhe me para pa destinacion. Prandaj nëse do mbështesim, hajde mbështesim këtë sportin masiv në Shqipëri, jo sipas dëshirës së një ministri. Unë mendoj që jemi në seancën e aktit normativ dhe kur flasim për para publike duhet të kemi parasysh një gjë, që politikat buxhetore sektoriale nuk bëhen sipas dëshirës apo afeksionit që secili ministër, deputet e me radhë ka. Në këtë akt normativ nuk janë para për të mbështetur sportin e Padelit.

Këto para janë për kuota pjesëmarrjeje në aktivitete. 2.2 milionë euro për kuota, më vjen keq por janë shumë para. Po të flasim për sporte moderne, më lejoni t’ju them se Superliga po mbahet nga disa Presidentë me lekët e tyre. Futbolli është një nga sportet që po jep shpirt në këtë vend. Pastaj një pjesë e aktivitetit të Futbollit po mbahet edhe me para pa destinacion. Prandaj nëse do mbështesim, hajde mbështesim këtë sportin masiv në Shqipëri, jo sipas dëshirës së një ministri.

The post Braçe debat me Klosin për sportin e padelit: Politikat buxhetore s’bëhen sipas dëshirës së një ministri appeared first on Gazeta Si.

Kokainë nga Amerika Latine drejt Shqipërisë, SPAK dërgon për gjykim 10 anëtarët e grupit kriminal

27 January 2026 at 17:02

Nga Gazeta ‘Si’- SPAK ka dërguar për gjykim grupin e trafikut të kokainës nga Amerika Latine në Shqipëri. Hetimi për trafikun e kokainës nisi pas informacioneve të marra mbi laboratorin e drogës në Frakull të Fierit, ku pranë banesës së ish-funksioniarit vendor Viktor Çervanaku, u zbuluan nga Policia një sasi e madhe droge e llojit kokainë prej 485 kg, e fshehur në plehra kimikë.

Të pandehurit janë, Aldi Zonja, Artjon Çaushllari (alias Gjika), Ismajl Abdurrahmani, Jose Ramon Zacarias Vasquez, Geis Sejfullai, Klajd Birçe, Hiëlenn Ledezma Narvaez, Samuel Alfonso Moreno Serrano dhe Endi Sejdini, të akuzuar për veprat penale: “Trafikim i lëndëve narkotike”, “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale ose grupi i strukturuar kriminal”, “Grup i strukturuar kriminal”.

Grupi i trafikut ndërkombëtar të drogës dispononte një laborator të përpunimit të kokainës në Qerekë të Krujës dhe 2 ambiente mbështetëse në Tiranë dhe Durrës.

Nga hetimet rezulton se ata përdornin një biznes për të kamufluar trafikim, nëpërmjet kompanisë “Alb Lëkurë”. Ky subjekt kreu një pagesë më 11 maj të vitit 2024 me vlerë 23 mijë dollarë tek një firmë me vendndodhje në Republikën Domenikane, periudhë që u porosit edhe një sasi prej 24 ton lëkurë gjedhësh (me kripë).

Ngarkesa e ndarë në 20 paleta u nis me destinacion Portin e Durrësit në datën 17 korrik 2024 dhe një muaj më pas, Dogana e Tiranës kreu veprimet doganore dhe më pas ngarkesa u transportua drejt Mulletit, në një magazinë e përshtatur për ruajtjen e saj. Një muaj më pas, më 23 shtator, merren informacione për nisjen e një tjetër ngarkese prej 24 tonësh, që mbërriti në Portin e Durrësit më datë 8 nëntor për të cilën u paguan rreth 20 mijë dollarë të tjera.

Hetimi pati si indicie ndarjen e disa akteve nga hetimi i një tjetër çështjeje që mban datën 17 nëntor 2023 për një sasi lnde narkotike që u kap me pleh kimik në Frakull Fierit. SPAK ka dyshime që grupi kriminal mund të ketë nxjerrë drogë nga laboratori edhe për llogari të grupeve të tjera kriminale.

The post Kokainë nga Amerika Latine drejt Shqipërisë, SPAK dërgon për gjykim 10 anëtarët e grupit kriminal appeared first on Gazeta Si.

E mitura në Gjirokastër u dyshua për abuzim seksual, ekspertiza ligjore: Nuk është përdhunuar. Dëshmia e nënës

27 January 2026 at 16:22

“Unë nuk e di çfarë ka ndodhur me vajzën time. Ndjehem e tronditur nga çfarë ajo thotë se ka ndodhur. Por më shumë, nuk kuptoj pse nuk më tha mua asgjë”

Kështu u shpreh nëna e 12-vjeçares me banim në Gjirokastër, por me origjinë nga Bulqiza, pas kontrollit mjeko-ligjor që iu bë vajzës nga ekspertë nëse ajo ishte defloruar (përdhunuar) nga bashkëjetuesi i saj.

Burime konfidenciale thonë përGazetasi.al se vajza nuk është prekur, por në polici e mitura ka pohuar se bashkëjetuesi I nënës Klement Kursa, 39-vjeç e ka ngacmuar.

“Vajza nuk rezulton e prekur e megjithatë ajo ka dëshmuar në polici kur u pyet.

Zbulimi i ngacmimit të 39-vjeçarit u bë gjatë një seance pyetje që iu bë nënës së të miturës dhe vajzës pasi Kelment Kursa dyshohet se ka vrarë burrin e saj.

“Historia është pak e ngatërruar, thotë një burim për “Gazetasi.al” e cila citon gruan që tregoi se me Klementin kishte lidhje jashtëmartesore dhe pas vdekjes së burrit, nisën bashkëjetesën në Gjirokastër ku dhe jetojnë aktualisht.

“Nga martesa e parë kam 3 fëmijë, 2 djem të rritur afër 18 vjeç dhe vajzën 12 vjeç, ndërsa me bashkëjetuesin kam një foshnje. Burri më ka vdekur dhe unë jetova 1 vit pas vdekjes së tij në Bulqizë. Më pas, bashkë me të dashurin u transferuam në Gjirokastër.

Unë nuk kam nevojë për para se i siguroj vetë. Madje ai herë punon e herë jo. Nuk e di çfarë ka ndodhur por di të them se vajzën nuk e çoj në shkollë pasi të gjithë do ta bullizojnë pas lajmit të shpërndarë në media”, mësohet të jetë shprehur gruaja para ekspertëve psikologë e punonjës socialë që kryen kontrollet mjekësore të vajzës.

Dëshmia e vajzës u mor gjatë pyetjes për Klementin, si i dyshuar për vrasjen e babait të saj.

“Vajza kishte rrëfyer se Klementi e kishte prekur në trup me organin e tij, i fërkohej, kërkonte që dhe kjo ta prekte”, tregon burimi duke shtuar se gjithcka ka thënë vajza mund të qëndrojë ose jo, por ekspertiza tregoi se nuk ka patur akt seksual mes tyre.

Ajo çka vunë re psikologët gjatë seancës me vajzën, ishte qetësia me të cilën ajo tregonte detaje, që për një 12-vjeçare në klasë të gjashtë do të shkaktonte tjetër sjellje.

“Dukej e qetë kur tregonte, nuk jepte asnjë emocion. Ndërsa nëna ishte mpirë, e tronditur dhe pa fjalë nga çdo gjë që dëgjonte” , thonë burimet.

Gjatë ditës së sotme, në media janë dhënë deklarata nga xhaxhai i të miturës, I cili akuzon 2 vëllezërit Kursa si autorë të vrasjes së vëllait të tij, 7 vjet më parë.

The post E mitura në Gjirokastër u dyshua për abuzim seksual, ekspertiza ligjore: Nuk është përdhunuar. Dëshmia e nënës appeared first on Gazeta Si.

Braçe dhe Balla, ju përvodhën debatit të vërtetë

27 January 2026 at 15:14

Nga Gazeta ‘Si’- Qeveria vendosi që rreth 4% e buxhetit të vitit të kaluar të rialokonte në disa drejtime të tjera. Ky është një instrument që çdo qeveri përdor herë pas here.

Është legal, por jo moral. Kur paratë e destinuara për një sektor nuk shfrytëzohen, qeveria mund të vendosë t’i dërgojë aty ku ka nevojë më urgjente. Në dukje, kjo duket pragmatike dhe e përgjegjshme: fondet nuk humbasin, qytetarët përfitojnë shërbime, dhe buxheti shfaqet në ekuilibër.

Por pas kësaj lëvizjeje fshihet një dilemë e madhe: a është efikase për zhvillimin ekonomik dhe stabilitetin afatgjatë? Investimet kapitale – infrastruktura, arsim, energji, shëndetësi – nuk janë thjesht shpenzime; ato janë motor i rritjes ekonomike, krijojnë vende pune, rrisin produktivitetin dhe gjenerojnë të ardhura shtesë për buxhetin. Kur këto fonde zhvendosen drejt konsumit, si për pensionet apo ndihma sociale të tjera, ekonomia humbet mundësinë për të zgjeruar vlerën e saj reale. Afatshkurtër, qytetarët mund të ndihen të përfitues, por afatmesëm dhe afatgjatë, shteti humbet kapacitetin për të financuar vetveten dhe për të rritur prosperitetin.

Ekonomikisht, të mirat e rialokimit janë të dukshme: mbyll një boshllëk social, shmang krizën në sektorë urgjentë, dhe tregon fleksibilitet të menaxhimit buxhetor. Politikisht, ai mund të interpretohet si vëmendje për qytetarët, duke qetësuar tensione sociale.

Por të këqijat janë po aq të mëdha. Rialokimi shpesh maskon keqmenaxhimin e fondeve fillestare, tregon mungesë planifikimi dhe dërgon sinjale negative për investitorët dhe biznesin. Kur bëhet praktikë e përsëritur, kjo kthen buxhetin në një mjet politik, jo në instrument zhvillimi. Suficitë e krijuar nga mosrealizimi i investimeve nuk janë sukses, por tregues i paaftësisë për të ekzekutuar projektet që rrisin ekonominë.

Pra, rialokimi është i dobishëm për krizë të menjëhershme, p.sh. katastrofa natyrore, recesion, mungesë ekstreme likuiditeti etj., por nuk duhet të zëvendësojë planifikimin strategjik dhe investimet e qëndrueshme. Një politikë fiskale e mençur kërkon që fondet të përdoren saktë aty ku kanë më shumë ndikim për të ardhmen, dhe jo vetëm për të qetësuar momentalisht nevojat sociale. Nëse kjo balancë nuk ruhet, qeveria mund të fitojë pikë politike sot, por humb të ardhmen ekonomike të vendit nesër.

Por faktkeqësisht shqetësimi më i madh se kjo çështje, sot në kuvend, ishte debati i vetëm i zhvilluar mes Taulant Ballës dhe Erion Braçes, ku ky i fundit kërkonte meritën e propozimit i pari që një pjesë e fondeve të papërdorura t’i kalojë pensionistëve. Pra nuk pati asnjë fjalë debati tjetër për të gjetur se pse fondet për investime nuk u përdorën fare dhe çfarë do të ndodhë me planin e rritjes ekonomike të vendit.

Në vend të kësaj, qytetari mbeti spektator i një mini-dialogu propagande, pa bereqet.

The post Braçe dhe Balla, ju përvodhën debatit të vërtetë appeared first on Gazeta Si.

Balla përplaset me Bardhin për protestën e 24 janarit: Lapanjozë që drejtoheni nga një matuf

27 January 2026 at 14:06

Nga Gazeta ‘Si’- Jashtë çështjeve në rend dite, protesta e 24 janarit e PD, mori vëmendjen në seancë plenare duke krijuar situatë të tensionuar.

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, replikoi ashpër ndaj Gazment Bardhit dhe sulmoi opozitën duke thënë se mban me para “disa lapangjozë” për të hedhur molotov dhe fishekzjarrë në protestë.

Balla i etiketoi protestuesit dhe deputetët që i mbështesnin si “Çak Norris” dhe tha se Bardhi dhe të tijët, që “drejtohen nga një matuf”, referuar Berishës, duhet të mbajnë përgjegjësi për ata që ushqejnë me dhunë sipas tij.

Për replikë, Bardhi foli me tone të larta nga vendi.

“Mund t’ja mbyllni pak gojën”, i tha Balla nënkryetares së Kuvendit, Klodiana Spahiu, ndërsa iu kundërpërgjigj demokratit duke i thënë “lapanjoz”.

Gazment Bardhi: Lapanjoz je ti!

Taulant Balla: Duhet të përballen me drejtësinë. Nuk ka as parti politike që i merr në mbrojtje sepse zotrote dhe kushdo tjetër që i ushqen me para për të goditur institucionet, duhet të mbash përgjegjësi. Kjo parti politike duhet të distancohet nga dhuna kundër institucioneve bashkë me një matuf, i cili duhet të mbajë përgjegjësi për këtë lloj inspirimi.

Lëri këto dëngla ti se bën si qesharak këtu, ti ke bërë kallëzimin për këta 18 që përmenda unë sikurse ke bërë kallëzimin për Belind Këlliçin, Edmond Spahon për kongresin madhështor të dhjetorit 2021. Unë jam ai që jam dhe e kam për nder, kurse ti duhet të mbash përgjegjësi sepse njerëzit mbajnë përgjegjësi për fytyrën e vet dhe gjithçka firmosin. Kryetar grupi që ka firmosur kallëzim penal për nënkryetarin.

The post Balla përplaset me Bardhin për protestën e 24 janarit: Lapanjozë që drejtoheni nga një matuf appeared first on Gazeta Si.

Bardhi: Shkrirja e Kadastrës së Vlorës, pasojë e dështimit të Policisë për të garantuar sigurinë

27 January 2026 at 13:57

Nga Gazeta ‘Si’- Kreu i grupit parlamentar të PD Gazment Bardhi, akuzoi ministren e Brendshme Albana Koçiu se ka kriminalizuar policinë për të trembur qytetarët për të mos kërkuar drejtësi nëpërmjet protestave.

Ai u ndal edhe te shkrirja e Zyrës së Kadastrës në Vlorë e cila sipas tij erdhi si pasojë e dështimit të Policisë së Shtetit për të garantuar rendin dhe sigurinë e institucioneve publike.

Sipas Bardhit, krimi i organizuar ka depërtuar në hipotekën e Vlorës, duke e bërë të pamundur ushtrimin normal të detyrës nga drejtuesit e institucionit.

Ai tha se për tre vite me radhë, asnjë drejtor nuk ka arritur të qëndrojë gjatë në detyrë, pasi është përballur me presione dhe kërcënime.

Bardhi akuzoi ministren e Brendshme, Albana Koçiut se nuk ka reaguar për këtë situatë, duke e cilësuar policinë si të vënë në shërbim të krimit.

Ai kërkoi llogari për mbylljen e hipotekës së Vlorës dhe për pamundësinë e ushtrimit të detyrës nga drejtuesit e saj. Sipas tij, për tre vite me radhë, asnjë drejtor nuk ka arritur të qëndrojë gjatë në detyrë, pasi është përballur me presione dhe kërcënime.

“Po pse është mbyllur Hipoteka e Vlorës?  Sepse Policia e Shtetit nuk garanton dot institucionet publike. Krimi i organizuar cdo ditë në hipotekën e Vlorës dhe ka detyruar drejtorin e Përgjithshëm të Hipotekës të zhvendosë stafin nga Vlora në Tiranë. 

Sepse policia e zonjës nuk i garanton dot në krye të detyrës funksionarët e shtetit. Përse nuk flet ajo që po mbyllet hipoteka në Vlorë, se ka tre vjet që nuk mbush dot një muaj një drejtor Hipoteke sepse nuk ushtron dot i lire detyrën, sepse policia eshte ne sherbim te krimit. 

Për këtë duhet të flasë ajo, jo për mesazhet që i çon nga arratia Ergys Agasi që e ka vënë në atë karrige dhe na hiqet ne si ministre”, tha Bardhi.

The post Bardhi: Shkrirja e Kadastrës së Vlorës, pasojë e dështimit të Policisë për të garantuar sigurinë appeared first on Gazeta Si.

Kushtetuesja shtyn vendimin për çështjen Balluku: Na duhet më shumë kohë

27 January 2026 at 13:50

Nga Gazeta ‘Si’- Trupa e Gjykatës Kushtetuese vendosi të marrë më shumë kohë për vendimmarrjen finale lidhur me çështjen “Balluku”.

Dy orë mbledhje në dhomë këshillimi nuk mjaftuan për të prodhuar një vendim përfundimtar, duke bërë që kjo padi të rishqyrtohet nga trupa në një ditë tjetër.

Sipas burimeve, gjyqtarët kanë kërkuar më shumë kohë.

Qëndrimi i Gjykatës Kushtetuese pritej me interes, pasi vendimmarrja e saj do të ndikojë edhe në vendimin e Këshillit të Mandateve, i cili të mërkurën ka parashikuar mbledhjen e radhës për shqyrtimin e një kërkese tjetër të SPAK-ut: autorizimin për heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut.

Kjo pasi mazhoranca e shtyu mbledhjen e Këshillit të Mandateve deri në një vendimmarrje nga Gjykata Kushtetuese. 

The post Kushtetuesja shtyn vendimin për çështjen Balluku: Na duhet më shumë kohë appeared first on Gazeta Si.

Debat për protestën e PD, Koçiu: Policia veproi sipas ligjit, dhuna ishte e papranueshme

27 January 2026 at 13:26

Nga Gazeta ‘Si’- Ministrja e Brendshme, Albana Koçiu, iu përgjigj akuzave të opozitës lidhur me mënyrën e ndërhyrjes së policisë gjatë protestës, duke theksuar se sipas saj Policia e Shtetit ka vepruar në përputhje të plotë me ligjin.

Koçiu sqaroi gjithashtu rastin e shoqërimit të një të mituri, duke bërë me dije se ai është marrë për verifikim pasi po qëllonte me gurë efektivët e policisë dhe është lënë i lirë menjëherë pas mbërritjes së përfaqësuesit ligjor.

“Policia e ka kryer detyrën me përpikëri. Nuk ka ushtruar dhunë ndaj protestuesve. Ajo që ndodhi ishte se policët u përballën me dhunë gjatë tubimit të thirrur nga opozita. Ata u sulmuan me molotov dhe si pasojë 11 punonjës policie u lënduan dhe u trajtuan në spital,” deklaroi Koçiu.

Sipas ministres, policia ka ndjekur të gjitha procedurat ligjore, duke bërë fillimisht thirrje për ndalimin e dhunës. Vetëm pasi këto thirrje u shpërfillën dhe rreziku për jetën e efektivëve u bë evident, u morën masa për shpërndarjen e turmës.

“Akuzat se policia ka përdorur forcë janë të pavërteta dhe të pabazuara. Çdo veprim është kryer mbi parimin e proporcionalitetit, ashtu siç e kërkon ligji,” theksoi ajo.

Koçiu nënvizoi se e drejta për protestë është kushtetuese dhe e pacenueshme, por sipas saj, dhuna nuk mund të justifikohet politikisht.

“Hedhja e molotoveve dhe sulmi ndaj institucioneve janë shkelje e ligjit dhe cenim i rendit demokratik. Duhet të kemi guximin të dënojmë dhunën dhe të mbrojmë rendin, jo të mbrojmë autorët e saj apo të hidhen akuza ndaj policisë,” u shpreh ministrja.

Në lidhje me shoqërimin e të miturit, Koçiu e cilësoi situatën si manipulim politik.

Ajo sqaroi se bëhej fjalë për një 14-vjeçar, i cili u shoqërua për verifikim për të garantuar sigurinë e tij dhe të punonjësve të policisë. Sipas saj, i mituri është trajtuar në përputhje me ligjin, ka qëndruar në ambiente të posaçme dhe jo së bashku me persona të rritur apo të ndaluar, dhe është liruar sapo ka mbërritur përfaqësuesi ligjor.

“Askush nuk është mbi ligjin. Mos përdorni fëmijët si mburojë politike për të justifikuar dhunën. Kush nxit dhunë duhet të mbajë përgjegjësi penale dhe politike,” përfundoi Koçiu.

The post Debat për protestën e PD, Koçiu: Policia veproi sipas ligjit, dhuna ishte e papranueshme appeared first on Gazeta Si.

Berisha në Strasburg: Narkoshteti i Ramaduros rrezikon sigurinë e Europës!

27 January 2026 at 13:03

Nga Gazeta ‘Si’- Kryetari i PD Sali Berisha ndërsa foli në Strasburg mbi zgjedhjet në Shqipëri, e cilësoi vendin si një rrezik serioz për sigurinë e Europës.

Sipas tij, kartele të drogës, të lidhura drejtpërdrejt me Ramën, dominojnë tregjet e drogës në Europë dhe Shqipëria është kthyer në një qendër të madhe të pastrimit të parave përmes ndërtimeve dhe resorteve turistike.

Berisha ka kritikuar edhe raportin mbi ‘terapinë konvertuese’, duke e cilësuar atë si një praktikë çnjerëzore dhe agresion ndaj fëmijëve.

Sipas tij, në Shqipëri, në kopshte dhe shkolla fillore, po përdoren materiale mësimore që synojnë manipulimin e fëmijëve drejt ndryshimit të gjinisë, duke e lidhur këtë me atë që e quajti propagandë e ekstremit të majtë dhe ndikim të Xhorxh Sorosit.

Sipas kryetarit të PD-së Sali Berisha, kjo qasje synon vendosjen e një diktature të rrezikshme të ekstremit të majtë në Shqipëri dhe më gjerë.

The post Berisha në Strasburg: Narkoshteti i Ramaduros rrezikon sigurinë e Europës! appeared first on Gazeta Si.

‘Si të votoj sot?’/ Braçe dhe Balla replikë për paratë e pashpenzuara të buxhetit

27 January 2026 at 12:46

Nga Gazeta ‘Si’- Dy deputetët socialistë, Erion Braçe dhe Taulant Balla janë përfshirë në replika në seancën plenare në Kuvend, sa i takon aktit normativ për rishpërndarjen e buxhetit 2025.

Përmes këtij akti, qeveria parashikon që çdo lek që nuk është shpenzuar nga institucionet gjatë vitit të kaluar, do të kalojë në llogarinë e pensioneve.

Ky akt normativ duket se ka ‘irrituar’ Braçen, i cili pak javë më parë kishte bërë të njëjtën propozim për buxhetin 2026 përmes një amendimi, ku kërkonte që çdo leke i pashpenzuar të shkonte për pensionet.

Por propozimi i Braçes u rrëzua nga mazhoranca dhe sot Braçe pyeti kreun e grupit të PS se si duhet të votojë, pro apo kundër?

Erion Braçe: Siç ju thashë është tejkaluar plani i të ardhurave nga sigurimet dhe këto para që shkojnë tek pensionistët bëjnë mirë dhe do ishte mirë të shkonin atje. Si të votoj sot kryetar? Se është propozimi im i votuar kundër pak ditë më parë..

Taulant Balla: Jam dakord me shqetësimet që ngrihen për t’u gjendur pranë banorëve, bujqve të prekur nga fenomenet natyrore, jam informuar se pushteti vendor dhe qeveria po bëjnë vlerësimin në territor të këtyre dëmeve, si përket aktit normativ që po shqyrtojmë, akti normativ nuk mund të ndryshohet dot sot, ai ose miratohet, ose rrëzohet.

Erion Braçe:Nuk kërkova ndryshim akti, thashë që amendamenti që u rrëzua me votë 5 javë më parë, është sjellë nga qeveria me akt. Dhe pyeta si duhet të votoj unë atëherë votava pro, të gjithë kundër, sot ca duhet të bëj, të votoj kundër?

Petrit Malaj: Nëse do jenë 30 mld të pashpenzuar, do kalojë 30 mld pranë llogarisë së pensioneve.

The post ‘Si të votoj sot?’/ Braçe dhe Balla replikë për paratë e pashpenzuara të buxhetit appeared first on Gazeta Si.

Bardhi: E kthyet Kuvendin në bunker korrupsioni

27 January 2026 at 11:55

Nga Gazeta ‘Si’- Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi theksoi në Kuvend se sipas tij qeveria socialiste, në 13 vitet e pushtetit, është përpjekur që ta imponojë korrupsionin si reformë, propagandën si integrim dhe kontrollin si drejtësi.

Nga Foltorja e Kuvendit, ku mbajti fjalën e tij, Bardhi, theksoi se socialistët për të mbrojtur karrigen e tyre kanë zgjedhur t’i nënshtrohen paligjshmërisë së “diktuar nga  Edi Rama dhe Belinda Balluku kundër SPAK-ut”.

“Dhe e keqja është se asgjë nuk ndodh rastësisht. Pas çdo bllokimi, pas çdo paligjshmërie, pas çdo sulmi ndaj drejtësisë, qëndron Edi Rama me modelin e tij antidemonokratik të ushtrimit personal të pushtetit. Ky nuk është thjesht një Kryeministër që toleron korrupsionin. Është një Kryeministër që e orienton, e mbron dhe e përdor korrupsionin si mjet qeverisjeje.  Korrupsioni këto 13 vjet nuk është aksident. Është mënyra se si merren vendimet nga qeveria e Edi Ramës. Është mënyra se si shpërndahen paratë publike. Është mënyra se si mbahet pushteti. Korrupsioni është vetë sistemi”, u shpreh Bardhi.

Sipas tij, problemi nuk qëndron te një vendim, zyrtar apo institucion i vetëm, por tek kryeministri që e ka kthyer paligjshmërinë në sistem dhe në mburojë personale.

“Prandaj, sot, problemi i këtij vendi nuk është një vendim i vetëm, një zyrtar i vetëm apo një institucion i vetëm. Problemi është një Kryeministër që ka kthyer paligjshmërinë në sistem dhe sistemin në mburojë personale. Problemi është një Kryeministër që ka sundon mbi ligjin, mbi Parlamentin dhe mbi drejtësinë.”, tha Bardhi.

I vetmi pushtet, sipas tij, që nuk ka kapur Rama është opozita, që vijon denoncimet, si dhe ndërgjegja qytetare.

“Megjithatë, akoma ka një gjë që ky pushtet nuk e kontrollon dot: opozitën dhe ndërgjegjen qytetare. Ne nuk jemi këtu për të pranuar fatin që na cakton Edi Rama. Nuk jemi këtu për të heshtur. Nuk jemi këtu për t’u mësuar me padrejtësinë. Nuk jemi këtu për të pranuar që Shqipëria të qeveriset nga frika.”, shtoi ai.

The post Bardhi: E kthyet Kuvendin në bunker korrupsioni appeared first on Gazeta Si.

Izraeli dhe Shqipëria: Një miqësi e papritur

27 January 2026 at 11:11

Nga Gazeta ‘Si’-Këtë javë, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama zhvilloi vizitën e tij zyrtare në Izrael dhe mbajti një fjalim në Knesset, një moment që mbart peshë historike dhe simbolike. 

Fjalimi i një udhëheqësi nga një vend me shumicë myslimane përpara organit legjislativ të Izraelit është një moment i rrallë, i bërë edhe më domethënës nga pjesëmarrja e tij në konferencën ndërkombëtare kundër antisemitizmit, të organizuar nga ministri për Çështjet e Diasporës, Amichai Chikli.

Në pamje të parë, Izraeli dhe Shqipëria duken një çift i pamundur. Njëri është një shtet i Lindjes së Mesme që përballet me kërcënime të vazhdueshme nga të gjitha anët, ndërsa përpiqet të modernizojë rajonin; tjetri, një vend i vogël ballkanik me një të kaluar komplekse dhe një të tashme në modernizim të shpejtë.

Por në praktikë, marrëdhënia mes tyre nuk është ndërtuar mbi leverdi të përkohshme, por mbi vlera të përbashkëta, qartësi morale, qëndrueshmëri dhe instinktin për të qenë në anën e duhur të historisë.

Kjo bazë u hodh gjatë kapitullit më të errët të njerëzimit. Gjatë Holokaustit, Shqipëria ishte i vetmi vend në Europë që doli nga lufta me më shumë hebrenj sesa kishte para saj. E udhëhequr nga Besa — kodi i lashtë shqiptar i nderit, që nënkupton një premtim të shenjtë për të mbrojtur tjetrin — familje myslimane shqiptare strehuan hebrenj, falsifikuan dokumente dhe rrezikuan jetën pa hezitim.

Sipas Yad Vashem, shqiptarët strehuan rreth 2,000 refugjatë hebrenj gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe dhjetëra prej tyre janë njohur si “Të Drejtë mes Kombeve”. Për shqiptarët, shpëtimi i hebrenjve nuk ishte akt heroizmi; ishte detyrim moral.

Ky sens përgjegjësie nuk përfundoi me luftën. Shqipëria ishte ndër vendet e para që njohu Shtetin e Izraelit në vitin 1949 dhe ruajti marrëdhënie diplomatike edhe në periudha kur një gjë e tillë kishte kosto politike. Për Izraelin, një shtet i ndërtuar nga të mbijetuarit dhe i mbajtur gjallë nga kujtesa historike , kjo vazhdimësi ka një domethënie të thellë.

Në ditët e sotme, ky mirëbesim historik është shndërruar në bashkëpunim konkret. Izraeli dhe Shqipëria gëzojnë marrëdhënie të forta diplomatike dhe bashkëpunojnë në fusha si teknologjia, siguria kibernetike, bujqësia, energjia dhe turizmi. Kur Shqipëria u godit nga tërmeti shkatërrues i vitit 2019, Izraeli ishte ndër vendet e para që ofroi ndihmë, duke dërguar ekipe shpëtimi dhe asistencë humanitare në një moment krize kombëtare. Vendimi i Shqipërisë në vitin 2021 për të hapur ambasadën e saj në Jerusalem nuk ishte thjesht simbolik; ai pasqyroi një marrëdhënie të ndërtuar mbi reciprocitet, besim dhe koherencë morale brenda një kuadri evropian dhe pro-NATO.

Shqipëria i ofron Izraelit diçka gjithnjë e më të rrallë në diplomacinë ndërkombëtare: një partner europian me shumicë myslimane që ndërthur kredibilitetin moral me përfaqësim pragmatik ndërkombëtar. Ajo i siguron Izraelit mirëkuptim diplomatik në Ballkan, shërben si urë lidhëse me audienca myslimane të moderuara dhe si një zë i besueshëm në forume ndërkombëtare që nuk është instinktivisht armiqësor ndaj Izraelit.

Tashmë, mundësia është që kjo marrëdhënie të ngrihet në një nivel më të lartë. Kryeministri Benjamin Netanyahu mund t’i forcojë lidhjet duke e shndërruar Shqipërinë nga një aleat i heshtur në një partner strategjik të dukshëm, përmes zgjerimit të bashkëpunimit ekonomik dhe të sigurisë, rritjes së shkëmbimeve në nivele të larta dhe investimit në nisma kulturore e arsimore që ruajnë kujtesën e përbashkët historike.

Pozicionimi i Shqipërisë si një model i marrëdhënieve konstruktive myslimano-hebraike do t’i shërbente jo vetëm interesave dypalëshe, por edhe qëndrimit më të gjerë diplomatik të Izraelit.

Në një kohë kur miqësitë diplomatike janë të brishta dhe gjithnjë e më shumë transaksionale, marrëdhënia Izrael–Shqipëri qëndron veçmas. Ajo është e qëndrueshme, e udhëhequr nga vlerat dhe rezistente — dhe ka ende potencial të madh për t’u zhvilluar më tej./ Times of Israel

The post Izraeli dhe Shqipëria: Një miqësi e papritur appeared first on Gazeta Si.

❌
❌