Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 6 January 2026Main stream

Komuna e Prishtinës del me apel për qytetarët pas reshjeve të mëdha: Shmangni zonat e përmbytura

6 January 2026 at 10:32

Komuna e Prishtinës, ka apeluar tek të gjithë qytetarët që të tregojnë kujdes të shtuar gjatë lëvizjes, të shmangin zonat e përmbytura dhe të raportojnë çdo situatë që paraqet rrezik për sigurinë publike.

Ky apel i pushtetit lokal të kryeqytetit, vjen pas reshjeve të mëdha që janë regjistruar në 24 orët e fundit.

“Bazuar në informacionet zyrtare nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, njoftojmë qytetarët e Kryeqytetit se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar mbi 25 mm/m² reshje shiu, ndërsa reshjet pritet të vazhdojnë edhe në ditët në vijim me intensitet të ndryshueshëm”, thuhet në njoftim.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Komuna e Prishtinës del me apel për qytetarët pas reshjeve të mëdha: Shmangni zonat e përmbytura appeared first on Sinjali.

Hasmëria ndërmjet familjeve Shala dhe Hoxha në Prizren – kush janë të përfshirët dhe si nisi gjithçka?

6 January 2026 at 10:19

Gazeta Sinjali mëson se tre persona janë identifikuar si të dyshuar për vrasje të mbetur në tentativë dhe shkaktim të rrezikut të përgjithshëm, në incidentin e armatosur që ndodhi mbrëmjen e 5 janarit 2026 në rrugën “Ali Hadri” në Prizren.

Të dyshuarit janë: Gabrijell Shala, Egzon Reshani, Arlind Hoxha.

Sipas hetimeve fillestare, të dyshuarit dyshohet se janë përfshirë në një shkëmbim zjarri me armë zjarri, ku si pasojë janë plagosur dy persona.

Viktimat, siç merr vesh Gazeta Sinjali janë Fidan Tabaku dhe Veton Hoxha, të cilët janë dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin Rajonal të Prizrenit dhe, sipas mjekëve, gjendja e tyre është stabile dhe jashtë rrezikut për jetë.

Hetimet kanë zbuluar se incidenti ka ndodhur pas një mosmarrëveshjeje të mëhershme.

Dhe po, gjithçka nisi janarin e vitit të kaluar, kur u shkrepën armët në një pompe derivatesh te Tranziti i Ri në Prizren.

Të dyshuar e ndaluar ishin Altin Hoxha dhe Arlind Hoxha, familjarë mes vete, si dhe Fidan Tabak.

Sinjali kishte mësuar se në këtë rast përveç Altin Hoxhës është i përfshirë edhe vëllai i tij, Festim Hoxha dhe të dy janë djemtë e të ‘fortit’ të Prizrenit, Beqir Hoxhës, i njohur si Beqa.

Ata kishin shtënë ndaj anëtarëve të familjes Shala. Për kë rast, majin e vitit të kaluar ishte ngritur edhe aktakuzë.

Pavarësisht kësaj, mosmarrëveshjet kishin vazhduar. Një anëtar i familjes Shala kishte mbetur i plagosur në të dy këmbët nëntorin e kaluar.

Ndërsa, të afërm të këtij të fundit duket se kanë marrë mbrëmë hak, në anëtarët e familjes Hoxha.

Për rastin e mbrëmjes së kaluar, me autorizim të Prokurorisë së Shtetit janë kryer bastisje në disa lokacione të lidhura me të dyshuarit, por ata nuk janë hasur dhe aktualisht ndodhen në arrati. Për këtë arsye, të njëjtit janë shpallur në kërkim policor.

Rasti po trajtohet nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, ndërsa njësitë rajonale të hetimeve janë duke vazhduar veprimet për kapjen e të dyshuarve dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij rasti të rëndë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

/GazetaSinjali/

The post Hasmëria ndërmjet familjeve Shala dhe Hoxha në Prizren – kush janë të përfshirët dhe si nisi gjithçka? appeared first on Sinjali.

Ekskluzive | Të shtëna me armë në Prishtinë – arrestohet i dyshuari, sekuestrohet arma

6 January 2026 at 10:00

Një incident i rrezikshëm me armë zjarri ka ndodhur në orët e hershme të mëngjesit në Prishtinë, ku një person dyshohet se ka përdorur armë zjarri në rrugën “Ilaz Kodra”.

Sipas informatave që posedon Gazeta Sinjali, rasti ka ndodhur më 05.01.2026, rreth orës 05:00, ndërsa policia ka pranuar informatën për të shtëna me armë rreth orës 08:20.

I dyshuari për rastin sii merr vesh Gazeta Sinjali është Adhurim Konjufca, ndërsa i dëmtuar K. Th..

Pas daljes në vendin e ngjarjes dhe ekzaminimit të provave materiale, njësitet policore, në konsultim me Prokurorin kujdestar, kanë iniciuar rastin si “Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm”.

Ndërsa, pas inicimit të rastit, policia ka kryer bastisje në shtëpinë e të dyshuarit Adhurim Konjufca, ku është gjetur dhe sekuestruar arma/mjeti me të cilin dyshohet se është kryer vepra penale.

I dyshuari është arrestuar dhe shoqëruar në stacion policor, ndërsa me vendim të Prokurorit kujdestar është dërguar në ndalim për 48 orë.

Hetimet lidhur me këtë rast janë duke vazhduar.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

/GazetaSinjali/

The post Ekskluzive | Të shtëna me armë në Prishtinë – arrestohet i dyshuari, sekuestrohet arma appeared first on Sinjali.

Ekskluzive | Këta janë të dëmtuarit nga tentim vrasja në Prizren

6 January 2026 at 09:55

Gazeta Sinjali mëson se nga incidenti i rëndë me armë zjarri i ndodhur në rrugën “Ali Hadri” në Prizren, kanë mbetur të plagosur dy persona.

Të dëmtuarit janë: Fidan Tabaku dhe Veton Hoxha.

Sipas informatave që ka siguruar Sinjali, të dy të dëmtuarit janë dërguar me urgjencë për trajtim mjekësor, ku mjekët kanë konfirmuar se gjendja e tyre është stabile dhe jashtë rrezikut për jetë. Njëri nga të plagosurit është liruar për trajtim shtëpiak, ndërsa tjetri vazhdon trajtimin në Spitalin Rajonal të Prizrenit.

Hetimet për rastin po vazhdojnë nga njësitet rajonale në koordinim me Prokurorinë e Krimeve të Rënda, ndërsa të dyshuarit mbeten në arrati.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

/GazetaSinjali/

The post Ekskluzive | Këta janë të dëmtuarit nga tentim vrasja në Prizren appeared first on Sinjali.

Ekskluzive | Këta janë të dyshuarit për tentim vrasjen në Prizren

6 January 2026 at 09:51

Gazeta Sinjali mëson se tre persona janë identifikuar si të dyshuar për vrasje të mbetur në tentativë dhe shkaktim të rrezikut të përgjithshëm, në incidentin e armatosur që ndodhi mbrëmjen e 5 janarit 2026 në rrugën “Ali Hadri” në Prizren.

Të dyshuarit janë: Gabrijell Shala, Egzon Reshani, Arlind Hoxha.

Sipas hetimeve fillestare, të dyshuarit dyshohet se janë përfshirë në një shkëmbim zjarri me armë zjarri, ku si pasojë janë plagosur dy persona. Viktimat janë dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin Rajonal të Prizrenit dhe, sipas mjekëve, gjendja e tyre është stabile dhe jashtë rrezikut për jetë.

Hetimet kanë zbuluar se incidenti ka ndodhur pas një mosmarrëveshjeje të mëhershme, ndërsa pas të shtënave, të dyshuarit janë larguar nga vendi i ngjarjes në drejtim të panjohur.

Me autorizim të Prokurorisë së Shtetit janë kryer bastisje në disa lokacione të lidhura me të dyshuarit, por ata nuk janë hasur dhe aktualisht ndodhen në arrati. Për këtë arsye, të njëjtit janë shpallur në kërkim policor.

Rasti po trajtohet nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, ndërsa njësitë rajonale të hetimeve janë duke vazhduar veprimet për kapjen e të dyshuarve dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij rasti të rëndë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

/GazetaSinjali/

The post Ekskluzive | Këta janë të dyshuarit për tentim vrasjen në Prizren appeared first on Sinjali.

IHMK ia huq fort, kishte parashikuar vetëm riga shiu për sot – Kosova çohet e “mbuluar” nga uji

6 January 2026 at 09:49

Reshjet e shumta të shiut që kanë përfshirë Kosovën gjatë ditës së sotme kanë shkaktuar përmbytje në disa qytete, duke dalë jashtë parashikimeve fillestare të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës (IHMK), i cili për këtë javë kishte paralajmëruar vetëm riga shiu, shkruan Gazta Sinjali.

Pamjet nga terreni tregojnë situatë të rënduar sidomos në Gjakovë, Junik, Deçan, Malishevë, Rahovec dhe Klinë, ku rrugë të tëra janë vërshuar nga uji, ndërsa në disa zona uji ka hyrë edhe në shtëpi e objekte tjera.

Në disa raste, veturat janë parë pothuajse të mbuluara nga uji, duke e bërë të vështirë qarkullimin.

Sipas parashikimit të motit të publikuar nga IHMK për periudhën 05–09 janar 2026, java ishte paraparë të karakterizohej me mot kryesisht të vranët, i shoqëruar me riga shiu dhe fjolla bore, pa paralajmërime për reshje intensive apo rrezik për përmbytje.

Megjithatë, situata në terren ka rezultuar ndryshe, me reshje të dendura që kanë shkaktuar vërshime të menjëhershme, duke ngritur shqetësime për kapacitetin e kanalizimeve dhe përgatitjen institucionale ndaj kushteve ekstreme të motit.

Autoritetet lokale u kanë bërë thirrje qytetarëve për kujdes të shtuar, veçanërisht në trafik, ndërsa pritet që ditëve në vijim temperaturat të pësojnë rënie të ndjeshme, çka mund të sjellë edhe ngrica, sidomos nga dita e enjte.

Ndërsa, vetë sot Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar sot për rrezik të vërshimeve të tjera lokale, si pasojë e reshjeve të pandërprera të shiut. Sipas këtij njoftimi, disa lumenj dhe përrenj kanë dalë nga shtretërit, duke rritur rrezikun për përmbytje në zonat përreth.

IHMK u ka bërë thirrje qytetarëve dhe institucioneve përkatëse që të tregojnë kujdes të shtuar, veçanërisht në zonat e ulëta dhe pranë rrjedhave ujore, ndërsa situata do të vazhdojë të monitorohet.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post IHMK ia huq fort, kishte parashikuar vetëm riga shiu për sot – Kosova çohet e “mbuluar” nga uji appeared first on Sinjali.

IHMK paralajmëron vërshime të tjera lokale pas reshjeve të pandërprera të shiut: Disa lumenj e përrenj kanë dalë nga shtretërit

6 January 2026 at 09:37

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se si pasojë e reshjeve të pandërprera të shiut gjatë ditëve të fundit, në disa zona të vendit, konkretisht në pjesën perëndimore (Gjakovë, Junik, Deçan, Malishevë, Rahovec, Klinë, etj.), si dhe në pjesën qendrore, janë shkaktuar vërshime lokale.

Si rezultat, IHMK thotë se disa lumenj dhe përrenj kanë dalë nga shtretërit e tyre.

“Këto reshje, me intervale dhe intensitet të ndryshëm, pritet të vazhdojnë edhe gjatë ditëve në vijim, duke mundësuar paraqitjen e vërshimeve lokale, probleme në komunikacion, në sistemet e kanalizimit, si dhe vështirësi në trafik”, thuhet në njoftim.

Aktualisht, lumenjtë kryesorë të vendit, veçanërisht ata në pjesën qendrore, lindore dhe jugore (Ibri, Sitnica, Lepenci, Morava e Binçës), paraqesin ngritje të lehta të nivelit të ujit.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post IHMK paralajmëron vërshime të tjera lokale pas reshjeve të pandërprera të shiut: Disa lumenj e përrenj kanë dalë nga shtretërit appeared first on Sinjali.

E rëndë, shiu e “merr” oborrin dhe shtëpinë e një familje në Çifllak të Rahovecit – mbetën të ngujuar

6 January 2026 at 09:03

Një familje në fshatin Çifllak të Rahovecit e ka pësuar rëndë pas reshjeve të dendura të shiut pas natës, raporton Gazeta Sinjali.

Siç ka njoftuar familja për Gazetën Sinjali, që dy orë janë të mbyllur në shtëpi, pasi shiu e ka marrë oborrin e tyre dhe katin e parë të shtëpisë.

Familja ka dërguar edhe pamje në redaksinë e Gazetës Sinjali, të cilat janë më poshtë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post E rëndë, shiu e “merr” oborrin dhe shtëpinë e një familje në Çifllak të Rahovecit – mbetën të ngujuar appeared first on Sinjali.

Vdes Eva Schloss, e mbijetuara e Holokaustit dhe njerka e Anne Frank

6 January 2026 at 08:49

Eva Schloss, e mbijetuar e kampit nazist të Aushvicit dhe njerka e autores së famshme Anne Frank, ka vdekur në moshën 96-vjeçare, njoftoi Anne Frank Trust UK.

Mbretit Charles III e vlerësoi Schloss si një zë të fuqishëm kundër urrejtjes dhe paragjykimit, duke theksuar kontributin e saj shumëvjeçar në edukimin për Holokaustin. Edhe Kongresi Hebraik Evropian shprehu pikëllim për humbjen e saj, shkruan Aljazeera.

E lindur në Vjenë në vitin 1929, Schloss u deportua në Aushvic gjatë Luftës së Dytë Botërore, ku mbijetoi së bashku me nënën e saj. Pas luftës, ajo jetoi në Londër dhe ia kushtoi jetën edukimit të brezave të rinj mbi krimet naziste.

Eva Schloss la pas tre vajza, nipër dhe mbesa.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Vdes Eva Schloss, e mbijetuara e Holokaustit dhe njerka e Anne Frank appeared first on Sinjali.

“Kjo është hemisfera jonë”, çfarë është doktrina Monroe dhe mesazhi i qartë i SHBA për botën

6 January 2026 at 08:14

Me një mesazh të qartë gjeopolitik, Departamenti Amerikan i Shtetit postoi një foto të Donald Trump në rrjetet sociale, të shoqëruar me frazën “Kjo është hemisfera jonë”.

Në mbishkrimin e postimit, Departamenti i Shtetit thekson se “kjo është hemisfera jonë” dhe nënvizon se Presidenti Trump “nuk do të lejojë që siguria e Shteteve të Bashkuara të rrezikohet”.

Operacioni i Karakasit dhe zgjimi i Doktrinës Monroe

Operacioni i Shteteve të Bashkuara në Venezuelë nuk është një incident i izoluar. Është versioni më brutal dhe modern i një doktrine që përshkon pothuajse 2 shekuj të politikës amerikane: “Doktrina Monroe”. Kjo kornizë e ka përcaktuar Amerikën Latine që nga viti 1823 si një zonë me interesa jetësore të SHBA-së dhe me kalimin e kohës, ka evoluar nga një deklaratë mbrojtëse në një mjet zbatimi.

Doktrina Monroe si një vazhdimësi, jo një kujtim

Që nga fillimi i shekullit të 20-të dhe “Shtojca Interpretuese” e Roosevelt, Shtetet e Bashkuara e kanë shpallur veten roje të “rendit” në Amerikën Latine. Gjatë Luftës së Ftohtë, doktrina ishte e veshur me një mantel antikomunist. Pas vitit 1991, ajo mori gjuhën e demokracisë, të drejtave të njeriut dhe luftës kundër krimit.

Thelbi, megjithatë, mbeti i njëjtë: asnjë fuqi konkurruese nuk duhet të fitojë thellësi strategjike kaq afër SHBA-së.

Sot, konkurrenti nuk është Moska. Është Pekini. Dhe Venezuela – me rezervat e saj të mëdha të energjisë, rrjedhat e naftës në Azi dhe vlerën gjeopolitike është bërë një qendër e kësaj konkurrence. Operacioni në Karakas nuk ka të bëjë vetëm me regjimin apo edhe vetë Maduron. Bëhet fjalë për mesazhin se “periferia e afërt” e SHBA-së nuk është e negociueshme ndryshe do të përballesh me Trumpin.

Nga sanksionet te fakti i kryer

Rruga është e njohur. Sanksione. Izolim diplomatik. Presion ekonomik. Përpjekje për ndryshime të brendshme. Kur e gjithë kjo nuk funksionoi, erdhi fakti i kryer. Kapja e një kryetari shteti në detyrë me mjete ushtarake nuk është thjesht përshkallëzim. Është një ndarje me vetë retorikën e “rendit të bazuar në rregulla” që SHBA-të e kanë përdorur për dekada.

Dhe në këtë pikë “Doktrina Monroe” tregon versionin e saj modern: më pak si një deklaratë dhe më shumë si një praktikë. Jo gjithmonë nominalisht, por në mënyrë operative. Jo me grushte shteti në stilin e Luftës së Ftohtë, por me operacione “kirurgjikale” që prodhojnë një rezultat politik të menjëhershëm.

Çfarë është “Doktrina Monroe”?

Doktrina Monroe lindi në vitin 1823 si një deklaratë në dukje e thjeshtë dhe mbrojtëse. Presidenti i atëhershëm i Shteteve të Bashkuara, James Monroe, deklaroi se kontinenti amerikan nuk ishte më i hapur ndaj kolonializmit europian. Në këmbim, Shtetet e Bashkuara u zotuan të mos ndërhynin në çështjet europiane. Në letër, ishte një akt vetëmbrojtës nga një shtet i ri kundër perandorive të vjetra. Megjithatë, në praktikë, “Doktrina Monroe” evoluoi në diçka shumë të ndryshme.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post “Kjo është hemisfera jonë”, çfarë është doktrina Monroe dhe mesazhi i qartë i SHBA për botën appeared first on Sinjali.

Reagon Trump mbi situatën pas arrestimit të Maduros: Nuk jemi në luftë me Venezuelën

6 January 2026 at 07:58

Presidenti amerikan, Donald Trump, deklaroi për NBC News se Shtetet e Bashkuara nuk ndodhen në luftë me Venezuelën, pas një operacioni të forcave amerikane që rezultoi me arrestimin e Presidentit Nicolas Maduro dhe gruas së tij, Cilia Flores.

Megjithatë, Trump nuk përjashtoi mundësinë e një sulmi të dytë dhe theksoi se nuk beson se miratimi i Kongresit është i nevojshëm për ndërhyrje të mëtejshme. Ai po ashtu sqaroi se nuk do të ketë zgjedhje në 30 ditët e ardhshme, duke argumentuar se vendi ka nevojë për kohë për t’u rregulluar dhe shëruar.

“Ne duhet ta rregullojmë vendin së pari. Nuk mund të kesh zgjedhje. Nuk ka asnjë mënyrë që njerëzit të votojnë,” tha Trump.

Ndërkohë, mbrëmjen e së hënës u raportuan të shtëna pranë Pallatit Presidencial Miraflores në Karakas, vetëm disa ditë pas arrestimit të Madurës. Në disa video që qarkullojnë në mediat sociale shihen kolona me automjete ushtarake dhe të blinduara. Burime lokale raportojnë se të shtënat nisën pasi dy dronë u panë mbi pallat, ndërsa stafi i sigurisë reagoi duke vendosur armë kundërajrore.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Reagon Trump mbi situatën pas arrestimit të Maduros: Nuk jemi në luftë me Venezuelën appeared first on Sinjali.

Rusia sulmon Ukrainën në prag të samitit në Paris, dy persona humbin jetën nga bombardimet në Kiev

6 January 2026 at 07:56

Sulmet ajrore ruse në Ukrainë gjatë orëve të para të së hënës kanë shkaktuar të paktën dy viktima dhe kanë detyruar evakuime gjatë natës, në kushte temperaturash nën zero, vetëm një ditë përpara një takimi të rëndësishëm diplomatik të aleatëve të Ukrainës në Paris.

Sipas autoriteteve ukrainase, sulmet kanë shkaktuar zjarr në një strukturë private mjekësore në Kiev, ku humbi jetën një person dhe u plagosën tre të tjerë. Kryeministrja e Ukrainës, Yulia Svyrydenko, deklaroi se mjekët dhe infermierët u detyruan të evakuonin të plagosurit nën zjarr. Një tjetër viktimë, një burrë rreth të 70-ave, u raportua në qytetin fqinj Fastiv.

Sulmet shkaktuan ndërprerje të energjisë elektrike, ndërsa sistemet rezervë u aktivizuan për të garantuar furnizimin me ujë dhe ngrohje, në një kohë kur temperaturat ranë deri në -8 gradë Celsius. Forcat ajrore ukrainase njoftuan se Rusia lëshoi gjithsej 165 dronë dhe të paktën nëntë raketa gjatë natës.

Të martën, liderët europianë do të mblidhen në Paris në kuadër të të ashtuquajturës “koalicioni i vullnetarëve”, me synimin për të çuar përpara përpjekjet diplomatike për ndalimin e luftimeve. Takimi organizohet nga presidenti francez Emmanuel Macron dhe do të ndiqet edhe nga përfaqësues amerikanë, përfshirë të dërguarin e Donald Trump, Steve Witkoff, si dhe Jared Kushner. Në fokus do të jenë garancitë e sigurisë si pjesë e një propozimi për paqe.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy deklaroi se plani i paqes është “90% gati” dhe se kjo javë do të shërbejë për koordinim të ngushtë me partnerët evropianë dhe amerikanë. Në fundjavë, këshilltarë të sigurisë nga 15 vende, përfshirë Britaninë e Madhe, Francën, Gjermaninë, si dhe përfaqësues të NATO-s dhe Bashkimit Evropian, u mblodhën në Kiev për të përgatitur terrenin diplomatik.

Ndërkohë, autoritetet ruse raportuan se një sulm me dron ukrainas në rajonin Tver shkaktoi një viktimë dhe dy të plagosur. Mbetjet e dronit goditën një apartament në katin e nëntë të një ndërtese banimi, duke shkaktuar zjarr dhe evakuimin e banorëve përreth.

Në zhvillime të tjera, Rusia ndërmori pesë sulme me raketa ndaj qytetit Kharkiv, duke dëmtuar infrastrukturën energjetike, ndërsa në qytetin Dnipro u godit një ndërmarrje në pronësi të kompanisë amerikane bujqësore Bunge. Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Andrii Sybiha, tha se ky sulm tregon se forcat ruse po godasin edhe biznese amerikane, duke akuzuar presidentin rus Vladimir Putin për “mospërfillje të plotë” ndaj përpjekjeve ndërkombëtare për paqe.

Nga Moska nuk pati komente të menjëhershme lidhur me sulmet. Kryetari i bashkisë së Kharkivit, Ihor Terekhov, deklaroi se goditjet synojnë të paralizojnë jetën e përditshme të qytetarëve duke i lënë pa ngrohje, ujë dhe energji elektrike.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Rusia sulmon Ukrainën në prag të samitit në Paris, dy persona humbin jetën nga bombardimet në Kiev appeared first on Sinjali.

Numërohen mbi 30% e votave me kusht, këto janë rezultatet

6 January 2026 at 07:53

Janë numëruar 31.58% e votave me kusht, derisa ende po vazhdon numërimi i tyre.

Bazuar në të dhënat e publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në këtë proces prin Lëvizja Vetëvendosje prin me 49.81 për qind apo 1313 vota.

Vendin e dytë e zë Partia Demokratike e Kosovës, me 20.45 për qind apo 539 vota.

E treta është Lidhja Demokratike e Kosovës 11.65 për qind apo 307 vota si dhe vendin e katër është Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, e cila ka arritur t’i marrë 236 vota apo 8.95%.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Numërohen mbi 30% e votave me kusht, këto janë rezultatet appeared first on Sinjali.

Shiu i bën disa rrugë vështirë të kalueshme në Malishevë

6 January 2026 at 07:30

Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar vërshime në Malishevë.

Si pasojë, qarkullimi i automjeteve në këtë pjesë është vështirësuar.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Shiu i bën disa rrugë vështirë të kalueshme në Malishevë appeared first on Sinjali.

Vuçiq përsëri e përmend “aleancën ushtarake midis Kroacisë, Kosovës dhe Shqipërisë”

6 January 2026 at 07:21

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka akuzuar të hënën Kroacinë se po punon së bashku me Kosovën dhe Shqipërinë për ta “shkatërruar” atë dhe për të përfaqësuar një kërcënim ushtarak, prandaj njoftoi se qeveria, të cilën ai e kontrollon, do të vazhdojë të forcojë kapacitetet e saj ushtarake.

Sipas mediave kroate, Vuçiq e tha këtë në Trebinje në Bosnjë dhe Hercegovinë, ku udhëtoi për të marrë pjesë në hapjen e një spitali të ri, por në fjalimin që mbajti me atë rast foli më pak për kujdesin shëndetësor.

Sipas Index.hr, ai u përqendrua në analizat gjeostrategjike, duke parashikuar ardhjen e “kohërave të vështira”, duke përfshirë rreziqet e reja të luftës në juglindje të Evropës.

Po sipas mediumit kroat, ai konfirmoi shprehimisht se shqetësimi i tij i veçantë është Kroacia, domethënë bashkëpunimi i saj në mbrojtje me Kosovën dhe Shqipërinë.

Ai thotë se duhet të jetë e qartë për të gjithë se kjo “nuk është një aleancë kundër Austrisë”, kështu që “ai ka një detyrim t’ua shpjegojë këtë serbëve”.

“Në Beograd, ne e kuptojmë shumë mirë aleancën e re ushtarake të krijuar midis Zagrebit, Prishtines dhe Tiranës. Ajo nuk u krijua kundër askujt tjetër, por kundër popullit serb”, citohet të ketë thënë Vuçiq para turmës, raporton Telegrafi.

Ai tha gjithashtu se një forcim i ndjeshëm i forcës ushtarake të Serbisë është duke u zhvilluar tani.

“Ne jemi të dytët në botë për sa i përket përparimit të kapaciteteve tona ushtarake dhe brenda dy vjetësh do t’i dyfishojmë kapacitetet tona ushtarake”, ka njoftuar Vuçiq.

Ai gjithashtu akuzoi Kroacinë se po përpiqet të ndikojë në proceset në Mal të Zi – në atë që Vuçiq e sheh si një komplot kundër Serbisë dhe serbëve.

“Përpjekja e Zagrebit për ta vënë Podgoricën nën kontrollin e tij dhe për të përfshirë të gjithë në politikën anti-serbe është e qartë dhe e dukshme për ne”, tha ai.

Ai gjithashtu i lidhi teoritë e tij të konspiracionit me protestat që zgjatën në Serbi gjatë gjithë vitit të kaluar.

“Ata që mendojnë se ne jemi naivë dhe do të jemi në gjendje të bëjmë gjëra si në vitin 1941 dhe shumë herë në histori, le ta dinë: ju bëtë gjithçka vitin e kaluar për të më rrëzuar nga pushteti, me një miliard euro të investuara, dhe dështuat… Unë nuk jam Slobodan Millosheviqi, as naiv dhe as budalla që t’ju besoj”, ka thënë ndër tjerash presidenti serb.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Vuçiq përsëri e përmend “aleancën ushtarake midis Kroacisë, Kosovës dhe Shqipërisë” appeared first on Sinjali.

Të shtënat me armë zjarri në Prizren, plagosen dy persona – Policia në kërkim të të dyshuarve

6 January 2026 at 07:04

Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri që kanë ndodhur mbrëmë rreth orës 22:50 në rrugën “Ali Hadri” në Prizren.

Sipas njoftimit të Policisë së Prizrenit, menjëherë pas marrjes së informacionit janë angazhuar patrullat policore, të cilat kanë dalë në vendngjarje, mirëpo të dyshuarit nuk janë hasur aty.

Të plagosurit, të identifikuar si F.T. dhe V.H. nga Prizreni, janë dërguar në Emergjencën e Spitalit Rajonal të Prizrenit për trajtim mjekësor. Sipas ekipit mjekësor, gjendja e tyre është stabile dhe janë jashtë rrezikut për jetë.

Në vendngjarje kanë dalë prokurori kujdestar, njësite policore dhe hetuesit rajonalë, të cilët kanë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për sigurimin dhe ekzaminimin e vendit të ngjarjes. Po ashtu, policia ka siguruar edhe emergjencën spitalore gjatë trajtimit të viktimave.

Rasti është duke u hetuar, ndërsa policia po punon në identifikimin dhe arrestimin e personave të përfshirë në këtë incident.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Të shtënat me armë zjarri në Prizren, plagosen dy persona – Policia në kërkim të të dyshuarve appeared first on Sinjali.

Moti sot: Kryesisht i vranët dhe me reshje shiu

6 January 2026 at 06:57

Sot në Kosovë pritet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me reshje lokale shiu më të theksuara në Dukagjin.

Parashihen edhe intervale të shkurtra kohore me diell sidomos në Rrafshin e Kosovës, ndërsa temperaturat do të vazhdojnë të jenë të larta dhe ajo maksimale pritet të arrijë deri në 15 gradë Celsius.

Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi e marta sjellë mot kryesisht të vranët dhe vende-vende me reshje shiu. Reshjet e shiut do të jenë të karakterit lokal dhe të herëpashershme.

E mërkura sjellë mot të ngjashëm paradite, kurse pasdite vonë dhe në mbrëmje do të ketë dendësim masiv të vranësirave dhe intensifikim të reshjeve dhe rrebesheve të shiut. Temperaturat do të fillojnë të pësojnë ulje dhe në mbrëmje masa të ftohta polare përfshijnë së pari veriun e Kosovës me reshje bore, pastaj këto masa të ftohta shtrihen gradualisht në viset tjera.

Të enjten në Kosovë pritet mot i ftohtë dhe me reshje bore. Parashihet edhe krijimi i shtresave të borës, por jo aq të mëdha. Reshje bore priten edhe në veri, lindje dhe juglindje të Shqipërisë dhe pjesë të Maqedonisë së Veriut. Temperaturat do të shënojnë ulje të ndjeshme në të gjitha viset.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Moti sot: Kryesisht i vranët dhe me reshje shiu appeared first on Sinjali.

Dyshohet për të shtëna në Prizren, Policia rrethon vendin e ngjarjes

5 January 2026 at 23:59

Një gjuajte me armë dyshohet se ka ndodhur sonte vonë në Prizren, raporton Gazeta Sinjali.

Kështu ka mësuar Gazeta Sinjali nga sinjalizuesit e saj, ndërsa ende nuk dihen detaje për rastin.

Gazeta Sinjali i ka shkruar Policisë, por ende nuk ka marrë përgjigje për rastin.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Dyshohet për të shtëna në Prizren, Policia rrethon vendin e ngjarjes appeared first on Sinjali.

Lëndohen dy persona pasi zjarri përfshiu një shtëpi në Prizren

5 January 2026 at 23:29

Dy persona kanë marrë lëndime pas një zjarri që ka shpërthyer në një shtëpi në Prizren.

Siç ka njoftuar Policia, zjarri kishte përfshirë katin e parë të shtëpisë.

“Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë e Zjarrfikësve, të cilët kanë lokalizuar dhe fikur zjarrin. Po ashtu, në vendngjarje kanë dalë njësiti i KEDS-it si dhe njësiti i urgjencës mjekësore, të cilët u kanë ofruar ndihmë mjekësore dy viktimave, të cilat janë asfiksuar nga tymi”.

“Sipas ekipit mjekësor, gjendja shëndetësore e të lënduarve është stabile dhe jashtë rrezikut për jetë”, thuhet në njoftim.

Policia ka njoftuar se bazuar në deklaratën e viktimës,  dëmi material i shkaktuar nga zjarri ende nuk është i vlerësuar.

“Në vendngjarje kanë dalë gjithashtu hetuesi kujdestar dhe njësiti i forenzikës. Lidhur me rastin është kontaktuar dhe njoftuar prokurori i shtetit, me urdhër të të cilit iniciohet rasti. Rasti mbetet nën hetime”, thuhet në njoftim.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Lëndohen dy persona pasi zjarri përfshiu një shtëpi në Prizren appeared first on Sinjali.

Delcy Rodríguez betohet si presidente e përkohshme e Venezuelës

5 January 2026 at 23:22

Delcy Rodríguez është betuar zyrtarisht si presidente e përkohshme e Venezuelës.

Betimi i detyrës u administrua të hënën pasdite nga vëllai i saj, Presidenti i Asamblesë Kombëtare Jorge Rodríguez, shkruan CNN.

Kryetarja në detyrë tha se po bënte betimin me zemër të thyer për atë që e konsideroi “rrëmbim” të Presidentit Nicolás Maduro dhe Zonjës së Parë Cilia Flores.

“Vij si nënkryetar ekzekutiv i presidentit kushtetues të Republikës Bolivariane të Venezuelës, Nicolás Maduro Moros, për të bërë betimin e detyrës”, tha Rodríguez.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Delcy Rodríguez betohet si presidente e përkohshme e Venezuelës appeared first on Sinjali.

❌
❌