Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 5 January 2026Main stream

"Po të ishte dikush tjetër, 100 shuplaka do t’i jepja", Edi eskalon në kërcënime pas fjalëve të Arditit

5 January 2026 at 13:55


Mbrëmja e kaluar në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova u shoqërua me tensione të forta, pas një bisede në ambientet e lavanderisë mes Arditit, Edit dhe disa banorëve të tjerë, e cila përfundoi në paralajmërime serioze.

Gjithçka nisi pas një provokimi të Arditit ndaj Edit, i cili nuk u prit aspak mirë. Shprehja “Mos ma ha zemrën”, e përdorur nga Arditi, u bë shkak për ndezjen e debatit.

Edhe pse në dukje mund të konsiderohet si një frazë e zakonshme, Edi e interpretoi atë si një provokim me prapavijë.

Screenshot/TikTok

Sipas tij, Arditi kishte synim të nënkuptonte diçka tjetër, por u ndal te kjo shprehje për shkak të rregullave të formatit që nuk lejojnë fjalë ofenduese.

Reagimi i Edit ishte i ashpër dhe pa doreza: “Po ta tregoj drejt që edhe babai të ma thoshte, do të prishesha me të. Të ma thuash mua atë llaf, e di me çfarë tendence e ke pasur. Po të ishte dikush tjetër, 100 shuplaka do t’i jepja. Vetëm po të them ke kujdes. Kur të jem unë diku, s’kam qejf të ma hapë zërin askush, a e ka me mua a po jo, s’më intereson hiç”.

Nga fansat e spektaklit, ky gjest u mor si kërcënim dhe presim zarf të zi. /Telegrafi/

@cacaleonard e teproj pak por besoj qe e beri per ta mbajtur ne loj Arditin i cili eshte i nominuar #cacaleonard #bigbrothervipkosova #bbvk4 #edikuci #rrahje ♬ Originalton - CACA LEONARD 📸

Owen Cooper bëhet aktori më i ri fitues i Critics Choice Awards

5 January 2026 at 12:45


Owen Cooper, 16-vjeçar, shkëlqen si aktori më i ri ndonjëherë që fiton një çmim Critics Choice, duke ndarë skenën me Timothee Chalamet dhe Jacob Elordi, dhe duke marrë një përqafim nga Stephen Graham.

Aktori i ri nga Warrington arriti të bëhet ylli i serialit të Stephen Graham, “Adolescence”, që ka mesatarisht rreth 45 milionë shikime në muaj.

Cooper u shpall aktori më i ri fitues i një Critics Choice, duke e vërtetuar edhe një herë talentin e tij pas fitores në Emmy në vitin 2025.

Gjatë ceremonisë, Owen u përqafoi nga kolegët e tij Elordi dhe Graham, ndërsa Chalamet dhe Kylie Jenner ishin pranë tavolinës për të ndjekur shpalljen e fituesve.

Seriali fitoi gjithashtu çmimin për “Serialin më të Mirë të Limituar”, ndërsa Graham dhe Erin Doherty triumfuan në kategoritë e tyre.

Cooper lexoi një fjalim të shkruar me dorë: “Faleminderit kritikëve dhe të gjithëve pas skenave që e bënë të mundur këtë natë.

Viti që kaloi ka qenë një vorbull e vërtetë për mua dhe familjen time. Na ka ndryshuar jetën përgjithmonë”.

Ai triumfoi mbi konkurrentë të fuqishëm si Wagner Moura, Nick Offerman, Michael Peña, Ashley Walters dhe Ramy Youssef, duke e vendosur emrin e tij ndër yjet më premtues të Hollywood-it. /Telegrafi/



Alba rrëzohet sërish në BBVK

5 January 2026 at 11:50


Momente qesharake u regjistruan sot brenda shtëpisë së Big Brother VIP Kosova, teksa Alba pësoi një rrëzim të lehtë, por pa asnjë incident.

Kjo shënon herën e tretë që banorja rrëzohet gjatë qëndrimit në shtëpi. Ndryshe nga dy herët e para, kur Alba u desh të mjekohej pas lëndimeve nga incidentet e mëparshme, këtë herë gjithçka kaloi me të qeshura dhe shaka mes banorëve.

Rrëzimi ndodhi teksa Alba po hynte në lavanderi dhe pengohej nga disa rroba të vendosura në rrugën e saj.

BBVK/Instagram

Banorët të tjerë e panë situatën dhe shpërthyen në të qeshura, duke e bërë momentin edhe më komik.

Alba u ngrit menjëherë dhe vazhdoi aktivitetet e saj brenda shtëpisë, pa pasur nevojë për ndihmë mjekësore.

Edhe pse rrëzimet e saj janë bërë tashmë një “traditë” e vogël brenda BBVK, kjo herë ndodhi në një mënyrë krejt të qetë dhe argëtuese për të gjithë. /Telegrafi/

Bia i shkon në krevat Edit, Ludo kërkon të ndërrojë vendin

5 January 2026 at 11:13


Momente të tensionuara por edhe qesharake u regjistruan mbrëmë brenda shtëpisë së Big Brother VIP Kosova, kur Bia Khalifa vendosi të shkojë tek shtrati i Edit.

Në atë moment ishte edhe Ludo, i cili nuk u ndje rehat me praninë e saj aty pranë dhe kërkoi menjëherë të ndryshojë vendin.

Situata shkaktoi disa të qeshura ndër banorët e tjerë që po ndiqnin zhvillimet.

BBVK/Instagram

“A bën Klodi unë me ardhë me flejt te ti”, u shpreh Ludo, duke treguar qartë se nuk ndihej komod me praninë e Bias në shtratin e Edit.

Ndërkohë, Bia nuk e ndërpreu qëndrimin e saj pranë shtratit dhe situata mbeti pak e tensionuar, duke tërhequr vëmendjen e banorëve dhe publikut në studio.

Ky incident është një tjetër episod i vogël i përplasjes së dinamikave brenda shtëpisë, ku vendimet e banorëve për vendndodhjen shpesh shndërrohen në momente të papritura dhe qesharake. /Telegrafi/



Kate Hudson magjeps si Jessica Rabbit në Critics Choice Awards

5 January 2026 at 10:12


Kate Hudson shkëlqeu plotësisht në stilin e karakterit të famshëm të filmave vizatimorë, Jessica Rabbit, gjatë ndarjes së çmimeve “Critics Choice Awards” të dielën në Santa Monica, Kaliforni.

Ajo ishte pjesë e ceremonisë për të dorëzuar çmimin për Aktorin më të Mirë, të cilin e fitoi Timothee Chalamet, duke mundur Leonardo DiCaprio-n.

Aktorja 46-vjeçare shfaqi linjat e saj të tonifikuara me një fustan të kuq seksi pa rripa, që theksonte belin e saj të hollë dhe bustin e valëvitur, shkruan DailyMail.

Hudson kombinoi fustanin me geta të zeza transparente dhe taka të larta, duke i shtuar elegancës së saj rreth 1.60 m shtesë gjatësi.

Flokët e saj bjonde rridhnin në kaçurrela të lirshme mbi shpinë, ndërsa aksesorët e zgjedhur vathë dhe unaza diamanti i dhanë një shkëlqim ekstra.

Hudson mbante edhe një xhup të shndritshëm dhe gjatë prapaskenave luante me bishtin e fustanit, duke krijuar momente qesharake dhe magjepsëse për fotografët.

Gjatë prezantimit, ajo ecën me besim në skenë dhe lexoi me zë të lartë emrin e fituesit, duke hapur zarfin dhe duke zbuluar fituesin e Critics Choice Award, Chalamet, i cili pranoi çmimin e tij të parë pas shumë nominimeve. /Telegrafi/


Alba dhe Labi bëjnë shaka me Arditin, ia fshehin gjërat personale

5 January 2026 at 09:03


Momente qesharake u regjistruan sonte brenda shtëpisë së Big Brother VIP Kosova 4.

Alba dhe Labi vendosën të argëtohen duke ngacmuar Arditin, duke ia fshehur disa nga gjërat e tij personale. Gjatë lojës,

Labi dëgjohet duke thënë: “Merrja brekët”, ndërsa Alba sugjeroi me humor: “Të nesërmen në mëngjes t’i varim në living room si dekor.”

BBVK/YouTube

“Çfarë të bëjmë që të duket interesante te brekët?” pyeti më pas Alba, duke e bërë situatën edhe më qesharake për banorët e tjerë.

Alba dhe Labi treguan se humorin dhe lojën e kanë një armë të fortë për të bërë ditët brenda shtëpisë më të gjalla, duke krijuar momente të paharrueshme për të gjithë. /Telegrafi/

- YouTube www.youtube.com

Labi vishet si grua, dhuron spektakël në shtëpi duke vallëzuar “belly dance”

5 January 2026 at 08:46


Labi ka vijuar të befasojë banorët dhe publikun, duke sjellë një tjetër moment argëtues brenda shtëpisë.

Ditë pas dite, ai po eksperimenton me pamjen e tij, jo vetëm me ndryshime në flokë, por tashmë edhe në stilin e veshjes.

Këtë herë, Labi u shfaq i veshur si grua, me sytjena dhe një peshqir të vendosur në kokë për t’i dhënë pamjen e flokëve, duke tërhequr menjëherë vëmendjen e të gjithëve.

BBVK/YouTube

Situata u bë edhe më komike kur Hygerta u afrua për t’i treguar se si të mbante qëndrimin, duke e futur plotësisht në rol.

Më pas, në sfond u vendos muzikë dhe Labi nisi të kërcejë, duke e kthyer momentin në një mini-show brenda shtëpisë.

BBVK/YouTube

Gjatë vallëzimit, ai iu afrua Edit, i cili reagoi me humor duke i thënë: “Ik, largohu o budalla”, gjë që shkaktoi të qeshura të shumta te banorët e tjerë.

Momenti u prit me të qeshura, duke dëshmuar edhe një herë se Labi di si të krijojë atmosferë dhe të sjellë argëtim në shtëpinë e Big Brother.

Fansat e spektaklit nuk lanë pa rikthyer në vëmendje se Labi më parë kritikonte Londrimin për veshjet e tij duke i quajtuar femërore. /Telegrafi/

- YouTube www.youtube.com

“Adolescence” triumfon në Critics Choice: katër çmime dhe fitore historike për Owen Cooper

5 January 2026 at 08:26


Seriali i Netflix Adolescence ka shënuar një tjetër sukses të madh në sezonin e çmimeve, duke fituar katër çmime në Critics Choice Awards, të mbajtura të dielën mbrëma në Los Angeles.

Pas triumfit me tetë çmime Emmy në vitin 2025, produksioni u shpall edhe Seriali më i Mirë i Limituar, duke konfirmuar vlerësimin e lartë nga kritika.

Në qendër të vëmendjes ishte aktori 16-vjeçar Owen Cooper, i cili u shpall Aktori më i Mirë Mbështetës, duke u renditur mes fituesve më të rinj në historinë e këtij çmimi. Ndërkohë, Stephen Graham fitoi çmimin për Aktorin më të Mirë, ndërsa Erin Doherty u vlerësua si Aktorja më e Mirë Mbështetëse për interpretimet e tyre në serial, shkruan DailyMail.

Adolescence rrëfen historinë e një djali të akuzuar për vrasje, duke trajtuar ndikimin e kulturës “incel” në internet.

Me rreth 45 milionë shikime mujore, seriali është kthyer në një nga prodhimet më të ndjekura dhe më të diskutuara globalisht, veçanërisht për mesazhin e tij social.

Gjatë fjalimit të pranimit, Owen Cooper u shpreh: “Faleminderit kritikëve dhe të gjithëve pas skenave që e bënë të mundur këtë natë. Viti që kaloi ka qenë një vorbull e vërtetë për mua dhe familjen time dhe na ka ndryshuar jetën përgjithmonë”.

Fitorja e tij vjen pas konkurrencës së fortë me emra të njohur të televizionit.

Edhe Stephen Graham, duke marrë çmimin e tij, theksoi vlerat njerëzore të projektit: “Të gjithë jemi të barabartë. Ky ishte etosi që e udhëhoqi këtë prodhim”, tha ai, duke shtuar një mesazh prekës për prindërit që të përqafojnë dhe duan fëmijët e tyre. /Telegrafi/

Yesterday — 4 January 2026Main stream

Kim Kardashian shkëlqen në Aspen me pallto gëzofi dhe dekoltenë e guximshme

4 January 2026 at 15:50


Kim Kardashian u shfaq me një veshje ekstravagante në Aspen, vetëm pak ditë pas festës së Vitit të Ri me Kate Hudson.

Ylli i reality show-t publikoi një karusel fotosh në Instagram, ku tregonte dekoltenë e saj të bollshme me një korse të hapur dhe pantallona lëkure të ngushta, të kombinuara me një pallto me gëzof.

Flokët e saj të gjatë dhe të zinj binin mbi supe dhe gjoks, ndërsa manikyri i kuq dhe byzylyku delikat përforconin pamjen glamuroze, shkruan DailyMail.

Në postim shkroi thjesht: “ASPEN.” Fotografitë morën mijëra pëlqime dhe komente admiruese nga ndjekësit e saj.

Kardashian më vonë u shfaq me një kombinim tjetër dramatik të zi, duke veshur xhaketë lëkure me detaje gëzofi dhe pantallona të ngushta.

Ajo mbante syze dielli të mëdha dhe një kapelë prej leshi, duke i shtuar elegancës një prekje dramatike.

Këtë veshje dramatike Kardashian e pasoi me dalje të tjera publike, duke përfshirë një kombinim me pantallona lateksi të kuqe dhe xhaketë të shkurtër lëkure artificiale gjatë një darke me vajzën e saj, North West, në Nobu Malibu.

Kim Kardashian vazhdon të tërheqë vëmendjen me kombinimet e saj ekstravagante, duke u bërë gjithmonë një pikë fokusi në eventet publike. /Telegrafi/

Labi flet për banorët: Askush s’më rrëzon pas 30 vitesh karrierë, le ta harrojnë çmimin

4 January 2026 at 15:29


Labinot Rexha ka ndarë mendimet e tij për disa nga banorët e shtëpisë gjatë një bisede me Albën.

Ai u shpreh i sigurt në veten e tij dhe në rrugëtimin profesional që ka ndërtuar ndër vite.

Sipas Labit, përvoja e gjatë në karrierë e bën të palëkundur përballë situatave dhe përplasjeve brenda lojës.
“Nuk mund ta rrëzojnë Labinot Rexhën, mbi 30 vjet karrierë”, deklaroi ai.

Më tej, këngëtari komentoi edhe mbi garën për çmimin e madh, duke thënë se sipas tij, disa banorë nuk duhet ta kenë më në fokus fitoren.
“Kushtrimi, Londrimi dhe Labinoti le ta harrojnë çmimin”, u shpreh Labi.

- YouTube www.youtube.com

Videoja me Selin ndez debatet, bashkëshortja e Mirit reagon publikisht

4 January 2026 at 14:41


Raporti mes Mirit dhe Selinit vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes, veçanërisht pas publikimit të videos së tyre dhe letrës së dërguar nga babai i Selinit gjatë spektaklit të mbrëmjes së djeshme.

Tema u trajtua gjerësisht edhe në emisionin Big Brother Fan Club.

Në studio u diskutua se çfarë ndikimi mund të ketë kjo letër në vijimësinë e lojës dhe në marrëdhëniet mes personazheve, ndërsa vëmendje mori edhe situata personale e Mirit jashtë shtëpisë.

BBVA/YouTube

E ftuar në emision, avokatja Nexhi Beqiri u ndal te aspekti ligjor i çështjes, duke theksuar se çdo person ka të drejtën të marrë vendime për martesën e tij pa qenë i detyruar të japë shpjegime.

“Secili ka të drejtën që martesën ta refuzojë. Madje nuk ka nevojë as për arsye. Mund ta zgjidhin me vullnet të tyre.

Ata janë bashkë, Miri dhe bashkëshortja. Miri ka interes të marrë një vajzë të re, inteligjente të shkolluar”, tha avokatja Nexhi Beqiri.

Ndërkohë, gjatë diskutimit, Françeska zbuloi një detaj që ka tërhequr vëmendjen e publikut, duke treguar se bashkëshortja e Mirit ka reaguar publikisht.

Sipas saj, ajo ka komentuar në një prej videove ku Miri shfaqet me Selin, duke shkruar: “Miri më i miri”.

Ky reagim ka ngjallur diskutime të shumta në rrjet, duke shtuar edhe më shumë pikëpyetje rreth situatës reale mes Mirit, Selinit dhe familjes së tij. /Telegrafi/

- YouTube www.youtube.com

Kylie Jenner shkëlqen në Palm Springs duke mbështetur Timothee Chalamet

4 January 2026 at 13:16


Kylie Jenner shkëlqeu me një fustan të artë metalik teksa mbështeti të dashurin e saj, Timothee Chalamet, në ndarjen e çmimeve të 37-të të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në Palm Springs.

28-vjeçarja, e njohur për stilin e saj, tregoi një figurë tërheqëse në fustanin që i përkonte trupit, ndërsa bukuria e saj u kompletuar me bizhuteri delikate, përfshirë një byzylyk ari të hollë dhe një unazë diamanti, flokë të valëzuara dhe manikyr të kuq.

Megjithëse nuk pozoi në tapetin e kuq me Chalametin, ajo u fotografua më vonë duke brohoritur për të brenda ceremonisë, shkruan DailyMail.

30-vjeçari fitoi çmimin “Aktori i Vitit në Spotlight” për rolin e tij në filmin “Marty Supreme”, një biografi mbi legjendën e pingpongut Marty Reisman.

Chalamet u paraqit elegant me kostum të zi dhe kravatë blu të çelët, duke treguar çmimin në dhomën e fituesve.

Çifti, i cili zyrtarizoi lidhjen në publik në shtator të vitit 2023, e ka mbajtur romancën relativisht private, përfshirë edhe pjesëmarrjen në shfaqjen “The Kardashians” pa përmendur emrin e partnerit.

Jenner e ka shoqëruar më parë Chalametin edhe në evente të mëdha si Oscars dhe Golden Globes, duke respektuar gjithmonë privatësinë e tij si aktor. /Telegrafi/

“Njohja zgjati një vit, kërkoi takim me familjen” – Anaidi sqaron raportin Brikena-Mateo

4 January 2026 at 12:29


Hyrja e Mateos mbrëmë në shtëpinë e Big Brother VIP Albania solli një reagim të fortë, veçanërisht nga Brikena, e cila u tregua e rezervuar dhe refuzoi afërsinë e tij.

Ky qëndrim i saj la të kuptohej se mes tyre kishte më shumë histori sesa thjesht një njohje sipërfaqësore.

Për të sqaruar situatën dhe për të shuar aludimet e fansave, Anaid Kaloti, fitues i Big Brother 6, ka dhënë një koment të detajuar në Instagram, duke zbuluar prapaskenat e raportit mes Brikenës dhe Mateos jashtë shtëpisë.

BBVA/Instagram

“Mateo dhe Brikena nuk kanë shkëmbyer disa mesazhe, por kanë folur 1 vit bashkë me mesazhe”, shkruan Anaidi, duke theksuar se investimi emocional ka qenë i konsiderueshëm nga të dy palët.

Sipas tij, pika kyçe që çoi në ftohjen mes tyre lidhet me hapat e mëtejshëm të marrëdhënies. Brikena ka kërkuar të zyrtarizojë raportin duke takuar familjen e saj, ndërsa Mateo ka refuzuar në atë moment: “Në një x-moment kur gjërat janë dashur të bëhen prezente, Brikena i ka kërkuar të takohet me familjarët e saj. Mateo nuk ka pranuar pasi ka dashur të njohë njëherë vajzën, pastaj familjen”, sqaron Anaidi.

Ai gjithashtu thekson se hyrja e Mateos nuk ka qenë e dedikuar ekskluzivisht për Brikenën, por për ambicien e tij personale, dhe se mes tyre ekziston vetëm një foto, e njohur nga të dyja palët dhe produksioni.

Pavarësisht tensionit të krijuar, Anaidi i del në mbrojtje Brikenës, duke e cilësuar si “supergocë” dhe duke paralajmëruar komentuesit që të mos hedhin baltë mbi vajzat e shtëpisë.

Tani që të dy ndodhen brenda shtëpisë më të famshme, mbetet për t’u parë nëse ky “sqarim i munguar” do të shpaloset para kamerave, apo nëse distanca dhe inati i Brikenës do të vazhdojë. /Telegrafi/





“E kam njohur jashtë”, Brikena refuzon t’i bashkohet Akuariumit: Nuk dua të shkoj dhe i kuptoj qëllimet e Mateos

4 January 2026 at 11:42


Një situatë e papritur u krijua në shtëpinë e Big Brother VIP Albania, kur Brikena refuzoi hapur t’i bashkohej Akuariumit, duke shprehur pakënaqësi dhe dyshime mbi arsyet pse po kërkohej një veprim i tillë nga ana e produksionit.

Gjatë diskutimit live, Brikena u shpreh hapur për qëndrimin e saj: A jam e detyruar të shkoj aty, sepse unë personalisht nuk dua të shkoj atje.

Ledioni iu përgjigj duke theksuar se ky ishte pjesë e rregullave të lojës: Je e detyruar, përderisa është pjesë e lojës.

BBVA/Instagram

Por Brikena vijoi me një reagim të fortë, duke shpjeguar arsyet e refuzimit të saj: Në fakt, unë nuk dua të shkoj dhe, të them të drejtën, unë me sa kuptova, pak a shumë mund t’i kuptoj me çfarë qëllimesh ka hyrë Mateo aty dhe nuk jam fare dakord me produksionin që mundoheni të bëni lojëra të tilla, të mundoheni të bëni një person… thjesht e kam njohur jashtë, s’është se ka pasur ndonjë gjë më shumë, thjesht për të ma prishur imazhin. Kështu që unë nuk jam fare dakord dhe nuk dua të shkoj, dhe nuk jam fare dakord me produksionin për një gjest të tillë.

Pas këtij debati, Brikena u ftua në Dhomën e Rrëfimit për të diskutuar më tej situatën.

Ndërkohë, edhe Mateo reagoi, duke sqaruar pozicionin e tij dhe duke mohuar çdo prapavijë personale: Unë ftesën për të hyrë në Big Brother e kam marrë para se të fillonte Big Brother-i, pa e ditur cilët banorë do të ishin brenda. Fakti kur pashë Brikenën edhe për mua ishte surprizë, pasi nuk kam lënë asnjë gjë jashtë dhe nuk dua të ketë asnjë gjë brenda. Nuk kam hyrë këtu për Brikenën, kam vlerësim dhe respekt për të. /Telegrafi/

Pasi u zgjodh e preferuara e publikut, Brikena përballet me sulme nga vajzat e tjera të BBVA

4 January 2026 at 10:12


Zgjedhja e Brikenës si një nga banoret e preferuara të publikut ka sjellë tensione të reja brenda shtëpisë, duke shkaktuar përplasje të forta mes saj dhe vajzave të tjera.

Debatet janë përqendruar kryesisht mes Brikenës, Selinës, Lornës dhe Armelës, të cilat kanë pasur qëndrime të ndryshme lidhur me suksesin e saj dhe mënyrën e lojës.

Selin u shpreh se ka qenë e para që e ka uruar Brikenën për zgjedhjen si e preferuar, duke theksuar se akuzat për kunja dhe xhelozi nuk qëndrojnë: “Brikena duhet të jetë koherente dhe e drejtë, sepse kur është bërë e preferuar, kam qenë e para që e kam takuar dhe i kam thënë urime. Për pjesën që nuk di të çojë një lojë deri në fund, natën e Vitit të Ri erdhi dhe më qëndroi afër, ndërkohë që këto komentet se i kam gjuajtur me kunja, nuk është e vërtetë. Është pëlqyer sepse, pavarësisht debateve që ka pasur, nuk kishte asnjë situatë të vetën. Është një vajzë shumë seksi, e çiltër dhe e drejtë dhe kjo gjë ka bërë që të pëlqehet te publiku. Xhelozia duhet të shihet nga ana tjetër”.

BBVA/Instagram

Nga ana tjetër, Lorna pranoi se raporti i saj me Brikenën është i ndërlikuar, duke e cilësuar si një marrëdhënie “dashur-urrejtje”: “Unë dhe Brikena kemi një dashuri-urrejtje. I qëndroj pro mendimit që Brikena e ka lojën te kamerat. Sa i përket ‘Queen’-it në tentativë, s’ka të bëjë me Brikenën, por me Selinën”.

Kjo deklaratë solli reagimin e menjëhershëm të Selinës, e cila u shpreh: “E kam thënë unë atë, jo ti. A i sheh klipet? Mbrohem vetë aty”.

Megjithatë, Lorna shtoi se, pavarësisht kritikave, ajo e vlerëson Brikenën si person:
“Sa i përket mendimit për Brikenën, pavarësisht paraqitjes që është një vajzë seksi, është e sinqertë dhe aktivizohet shumë. Është aty për të më pranuar mua në krevatin e saj, pavarësisht marrëdhënieve që kemi. Brikena është positive”.

Vetë Brikena reagoi ashpër ndaj situatës, duke e quajtur xhelozi reagimin e vajzave: “Siç e patë, shihet qartë që i ka djegur. Secila prej nesh ka dëshirë të dalë e preferuara. Secila e pret për veten. Në momentin kur zgjidhet dikush që këta nuk e presin, mendoj se kapen me gjërat e kota. Unë kam hyrë të jem vetvetja dhe vetëm kaq”.

Ndërkohë, Armela kishte një këndvështrim krejt tjetër, duke fajësuar vetë Brikenën për klimën mes vajzave: “Këtë xhelozi mes vajzave e lobon vetë Brikena. Lojën që e bën, e bën në mënyrë të pisët. Është politikisht dhe shumë korrekte në atë që thotë”. /Telegrafi/



Hailey Bieber mahnit me paraqitjen e saj gjatë pushimeve tropikale familjare

4 January 2026 at 09:14


Hailey Bieber ka tërhequr vëmendjen në rrjetet sociale pasi ndau disa fotografi me rroba banje nga pushimet tropikale që po i shijon me bashkëshortin Justin Bieber dhe djalin e tyre, Jack Blues.

Modelja 29-vjeçare u shfaq me veshje verore që nxirrnin në pah linjat e saj, duke kombinuar momente sensuale me çaste të ëmbla familjare.

Në disa prej imazheve, Hailey tregoi edhe detaje nga jeta si nënë, përfshirë një fotografi të këmbës së vogëlushit Jack pranë saj, si dhe një byzylyk të personalizuar me emrin e tij, shkruan DailyMail.

Krahas kësaj, ajo ndau edhe selfie pa mbishkrime, duke i lënë pamjet të flasin vetë, ndërsa një postim e shoqëroi thjesht me fjalën “gati!”.

Edhe pse Justin nuk u shfaq drejtpërdrejt në fotografi, Hailey tregoi mbështetje për markën e tij të veshjeve dhe ndau pamje nga rutina e përkujdesjes personale dhe produktet e markës së saj Rhode Skin, duke e kthyer pushimin në një kombinim relaksi, mode dhe familjeje. /Telegrafi/

Shawn Mendes shfaqet i dashuruar me modelen braziliane Bruna Marquezine

4 January 2026 at 08:15


Shawn Mendes është parë së fundmi duke kaluar momente romantike me modelen Bruna Marquezine.

Çifti u fotografuan duke u puthur në brigjet e Algagoas, duke bërë xhiron e rrjetit pas publikimit të imazheve nga një llogari e fansave.

Sipas TMZ, ata pak javë më parë ishin parë duke udhëtuar së bashku në Brazil.

Kjo pamje vjen një vit pasi Mendes foli hapur për spekulimet mbi seksualitetin e tij. Në një koncert në Amfiteatrin Red Rocks në Colorado, këngëtari tha se ende po e kuptonte veten dhe e përshkroi seksualitetin si “të bukur dhe kompleks”.

Ai shtoi se ndihej e frikshme të flasësh për këtë në një shoqëri ku njerëzit kanë shumë për të thënë, por po përpiqet të jetë i guximshëm dhe autentik.

Mendes shprehu gjithashtu rëndësinë e shkrimit të këngëve si një mënyrë për të shprehur emocionet e tij personale.

Kjo nuk është hera e parë që ai diskuton spekulimet mbi seksualitetin, pasi kishte folur për këtë edhe në intervistën e tij për Rolling Stone në 2018.

Para lidhjes me Bruna Marquezine, këngëtari ishte i lidhur me Camila Cabello, ndërsa modelja kishte pasur një romancë të njohur me futbollistin Neymar. /Telegrafi/


Mateo dhe Greta, dy banorët e rinj në Big Brother VIP Albania

4 January 2026 at 00:39


Pas hyrjes së Stelinës, shtëpisë së Big Brother VIP Albania 5 i janë bashkuar dy banorë të rinj: Mateo dhe Greta.

Mateo është trainer fitnesi dhe ka punuar në vende të ndryshme. Ai foli për përshtypjet e para nga banorët, duke thënë: “Ka shumë banorë, por pak lojtarë. Ajo që më pëlqen më shumë është Brikena. Unë jam 100% single, kam shumë kohë. Për terezinë time”.

Greta është banorja më e re që i bashkohet garës dhe do të qëndrojë me dy banorët e rinj në Akuarium.

Në fjalën e saj, ajo u shpreh se është një vajzë që përshtatet lehtësisht me të tjerët, por shtoi se Lorna është ajo me të cilën mendon se do të ketë më shumë vështirësi: “Secili ka karakteret e veta, por unë s’do përshtatesha shumë me Lornën. Jam tip alegro që përshtatem me të gjithë. Mjafton të ketë energji pozitive”, tha Greta.

Me hyrjen e tyre, dinamika brenda shtëpisë pritet të ndryshojë, duke sjellë energji të re dhe rivalitete të mundshme në garën për çmimin e madh. /Telegrafi/

- YouTube www.youtube.com

Shkelja e rregullave: Seno largohet nga Big Brother VIP Albania

4 January 2026 at 00:20


Për shkak të shkeljes së rregullave brenda shtëpisë, tre banorët Seno, Keijsi dhe Kristi dolën në televotim, duke u vënë në duart e publikut për të vendosur se cili prej tyre do të largohej nga gara për çmimin e madh.

Përplasjet dhe sjelljet e tyre gjatë javës kanë qenë të shpeshta dhe të debatueshme, gjë që ndikoi në vendimin e Vëllait të Madh për t’i futur në rrezik.

Pas televotimit, Seno u eliminua dhe përfundoi rrugëtimin e tij brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania.

BBVK/YouTube

Ky eliminim solli reagime të shumta te banorët e tjerë, ndërsa momenti i ndarjes u përcoll me emocione dhe reflektime mbi sjelljen dhe strategjitë e secilit prej të përfshirëve.

Ky televotim i së shtunës theksoi rëndësinë e respektimit të rregullave brenda shtëpisë dhe tregoi se asnjë banor nuk është i paprekshëm, pavarësisht popullaritetit ose lojës së zhvilluar deri në atë moment. /Telegrafi/

- YouTube www.youtube.com

Pyetet për gjyshen, Sasa: Ishte nga Shkodra me prejardhje malazeze, familja ishte e prekur pas 'sulmit' të Labit

3 January 2026 at 23:21


Pas largimit të saj vullnetar nga Big Brother VIP Kosova, Sasa Hoda ishte e ftuar në emisionin “Big Talk”, ku u pyet edhe për gjyshen e saj serbe, për të cilë Labinot Rexha e kishte ‘sulmuar’ benda shtëpisë.

Ajo tregoi se familjarët e saj e kanë përjetuar keq debatin me Labin, kur ky i fundit e sulmonte për prejardhjen e gjyshes së saj.

Sasa tha: “Unë e shpjegova që ajo ka qenë prej Shkodre me prejardhje malazeze. Nëse atij i është martuar motra me zezak, çfarë t’i them atij, që është afrikan?”

Ajo më tutje tregoi se ishte gjenerata kur atëherë edhe ishin martuar palët, sepse nuk ka qenë koha e luftës, as nuk ka vrarë askënd, ajo vetëm çka i ka bërë njerëzve mirë dhe ka folur shqipen më mirë se unë. Unë atë kurrë s’e kam dëgjuar duke folur serbisht, betohem në Zot”.

Sasa shtoi gjithashtu: “Unë kurrë nuk e kam fshehur prejardhjen e gjyshes dhe e di saktë se ku Labi e ka marrë këtë informacion. Unë nuk kam reaguar sepse e kam gjyshe serbe, kam reaguar sepse më preku në gjyshe”. /Telegrafi/

- YouTube www.youtube.com

❌
❌