Më pas tregoi edhe lidhjen me prindërit, veçanërisht me të ëmën dhe për atë se si vendosi të shpërngulej në Prishtinë.
Rrëfimi i plotë (pa ndërhyrje):
"Si fmi kam qenë shumë i lumtur pozitiv, kam pasur qejf të ndihem gjallë të bëj gjëra që më kanë pëlqyer në të njëjtën kohë nuk kam mundur ta shijoj fëmijërinë shumë sikur me u rrit para kohës e kemi pas fermën tonë, prej një moshe shumë të vogël që t'i ruaj lopët me i ndihmu nënës babait në vend se të luaj të kënaqem nuk jam pishman as edhe një herë, por si fëmijë e meriton me shiju fëmijërinë.
Kam filluar të punoj si 7-8 vjeç dhe deri në moshën 22-vjeçare kam jetuar një rutinë të njëjtë gjithmonë me shpresën se kur po ndërron diçka, gjithmonë e kam ditur se i përkas jetës së katunit.
Ka pasur raste që më është dashur të zgjohem herët në mëngjes me i mjel lopët, me u pastru me shku në shkollë tani me i rujt.
Ka qenë ngarkesë që s'kam mundur ta shpreh me askënd. Nga fëmijëria kisha dashur të përjetoj si fëmijë e jo të rritem para kohës.
Me nënën ka qenë një person që e kam pasur për gjithçka. Ka qenë, shok, nënë, babë.
Nëna është forca ime dhe është problem të flas me të. Babai ka qenë i fokusuar shumë te puna si të arrij të bëj diçka më mirë, e kam ndjerë një farë zbrazëtie mungese që s'kam mundur t'ia them kurrë.
Lidhjen me babanë sot e kam shumë shumë mirë, por kam qenë më i ftohtë.Adoleshenca ka qenë periudha kur e kam zënë veten duke menduar për ëndrrat e mia, e kam ditur qëllimin në jetë.
Në fshat kam jetuar deri në moshën 21-vjeçare dhe ka qenë një moment që kam thënë është bërë boll.
Puna që e kam bërë nuk më ka kënaqur, kam ardhur në Prishtinë.
I vetmi person që meriton me ia dëshmu çka si tek është vetja ime.
Deri tash Big Brother për mua është eksperienca më e bukur, e kam përjetuar një fëmijëri.
Më ka mësuar të jetoj 100 për qind ashtu si do, pa marrë parasysh nëse paragjykohesh". /Telegrafi/
Endri ka qenë temë diskutimi mes banorëve të BBVK-së.
Ata folën sot për karrierën e tij në muzikë, një rrugëtim që, ndonëse e nisi në një moshë shumë të re, e ndërpreu për një periudhë.
Limi u shpreh se Endri kishte pasur staf dhe menaxher të mirë dhe se kishte bërë shumë për karrierën e tij, por sipas tij nuk kishte arritur të depërtonte në skenën muzikore.
Ai përmendi edhe emra të tjerë nga i njëjti label, të cilët në atë kohë kishin arritur sukses dhe kishin depërtuar në industri.
Në ato momente reagoi edhe Londrimi, i cili theksoi se Endri njihet më shumë për deklaratën e tij të hershme: “Kur kam qenë i pirë”, një deklaratë që Endri e kishte bërë në fillimet e karrierës së tij.
Dolce dhe Londrimi patën sot një diskutim që lidhej me afrimitetin e saj me Limin.
Relacioni dhe afërsia e tyre e e shtyu Londrimin t’i shprehte asaj hapur mendimin e tij për këtë situatë.
“Shoku më i madh edhe jashtë është, po ta them me shumë sinqeritet, një femër si Dolce që njihet si Diva, qysh të kemi vlerësu krejt, për dy ditë bjen për shembull për një mashkull si Limi që ia bën këtë gjë Albës”, i tha Londrimi Dolces.
Nga ana e saj, Dolce theksoi se kjo çështje nuk kishte lidhje me të.
“Nuk është punë për mua ajo, unë e njoh Limin e di si është”, ia ktheu ajo përgjigjen.
Afrimiteti i tyre është komentuar shumë në prime-in e mbrëmshëm, kjo për faktin se Limi ka pasur një histori me Albën, banore po ashtu e këtij edicioni.
Limi dhe Alba po ashtu patën një përballje të ashpër prime-in e mbrëmshëm, me Albën duke e akuzuar atë për gënjeshtra.
Gjatë mbrëmjes së fundit në shtëpinë më të madhe në vend, Klodi është parë në një gjendje të rënduar emocionale, duke shpërthyer në lot para banorëve.
Në ato momente të vështira, pranë tij ka qëndruar Londrimi, i cili u përpoq ta qetësonte dhe t’i ofronte mbështetje shoqërore. Afrimiteti mes dyshes është vërejtur prej kohësh, si brenda shtëpisë ashtu edhe nga publiku që po e ndjek reality show-n.
Raporti i tyre i ngushtë ka qenë temë diskutimi të vazhdueshëm mes banorëve, por edhe jashtë shtëpisë, duke nxitur komente dhe interpretime të ndryshme mbi lidhjen që kanë krijuar gjatë lojës.
Madje, në spektaklin e së hënës, ishte Alba ajo që hodhi dyshime mbi orientimin seksual të dy të rinjve, një deklaratë që shkaktoi reagime dhe debat të gjerë si në studio, ashtu edhe në rrjetet sociale.
Momenti emocional i Klodit dhe afrimiteti me Londrimin vazhdojnë të jenë në qendër të vëmendjes, ndërsa publiku po ndjek nga afër zhvillimet dhe dinamikat mes banorëve në ditët në vijim. /Telegrafi/
Në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova 4, një nga temat që ka zgjuar debat mes konkurrentëve ka qenë profesioni i Bias.
Gjatë një bisede të qetë, Londrimi shprehu hapur mendimin e tij rreth mënyrës se si perceptohet puna e saj jashtë shtëpisë. Ai theksoi se, ndonëse Bia e konsideron profesionin e saj si formë arti, jo të gjithë në publik e shohin në këtë mënyrë.
“Ti e sheh si art, por të tjerët jo”, u shpreh Londrimi.
Bia nuk kundërshtoi, përkundrazi, u pajtua se shpesh përballet me paragjykime dhe se mënyra se si vlerësohet puna e saj mbetet e ndryshme nga personi në person.
Kjo bisedë hapi diskutime më të gjera brenda shtëpisë për respektin ndaj profesioneve dhe mënyrën se si publiku i categorizon ato, duke sjellë sërish në vëmendje faktin se fama dhe ekspozimi shpesh nuk shkojnë paralel me mirëkuptimin shoqëror.
Debati pritet të jetë temë komentimesh edhe jashtë shtëpisë, teksa publiku vazhdon të ndjekë nga afër dinamikat mes banorëve të Big Brother VIP Kosova. /Telegrafi/
Një moment i hareshëm ka ndodhur së fundmi në shtëpi, kur Londrimi ka shijuar muzikën e përzgjedhur nga “Vëllai i Madh”, duke u lëshuar krejtësisht në ritëm.
Teksa ai vazhdonte të vallëzonte me energji dhe humor, Elijona nuk e la pa e ngacmuar me një koment që bëri të qeshnin edhe banorët e tjerë.
“Më bukur se ti nuk vallëzojnë as femrat”, u shpreh ajo, duke vlerësuar lëvizjet e tij dhe duke e kthyer skenën në një moment argëtimi për të gjithë.
Gjatë një bisede të fundit brenda shtëpisë së Big Brother VIP Kosova 4, banorët Londrim Mekaj dhe Eduard Kuçi, kanë ndarë disa mendime të sinqerta mbi perceptimet dhe pritshmëritë që kanë ndaj njëri-tjetrit.
Ka qenë Londrimi ai që i ka thënë Edit se ishte përgatitur të paragjykohej prej tij, duke reflektuar mbi mënyrën se si veprimet e tij mund të interpretohen nga të tjerët.
“Nëse kam pritur të paragjykohem prej dikujt, për gjërat që i bëj unë, me natë të parë e kam pritur prej teje", u shpreh ai.
Foto: Instagram
"Edhe kur më ke thënë ti je si model edhe këto veshje, jam ndal të kam shikuar kam thënë Edi, nuk e kam pritur. Ka të bëj me parimet ndoshta edhe mentaliteti jonë është kundër disa gjërave", shtoi mes tjerash Londrimi.
I njëjti ka një stil të veçantë të paraqitjes, ku edhe shpesh paragjykohet në rrjete sociale.
Sidoqoftë, po pëlqehet tejet shumë për lojën që po e zhvillon brenda shtëpisë së famshme.
Ka qenë po ashtu edhe një nga të preferuarit e publikut, për pozitivitetin dhe energjinë. /Telegrafi/
Debatet brenda shtëpisë janë përqendruar së fundmi rreth një teme që disa banorë e kanë përfolur vazhdimisht ditët e fundit, duke sjellë reagime të forta nga Arditi, Klodi dhe Londrimi.
Të tre shprehën pakënaqësitë e tyre për mënyrën se si po trajtohet kjo çështje, duke e konsideruar të panevojshme dhe të padrejtë.
Londrimi u shpreh i irrituar, duke e quajtur të papranueshme që të diskutohet orientimi seksual i dikujt.
BBVK/Instagram
Sipas tij, është një absurditet që një temë e tillë të përdoret për thashetheme apo aludime brenda shtëpisë.
Nga ana tjetër, Arditi theksoi se kjo çështje prek drejtpërdrejt njerëzit dhe nuk duhet kaluar lehtë.
Ai u shpreh se duhet të inkuadrohen, pasi bëhet fjalë për tema që lidhen me dinjitetin dhe respektin personal.
Edhe Klodiani ishte kritik, duke deklaruar se këto përfolje tregojnë mungesë argumentesh.
“S’kanë ku të kapen dhe kapen në gjëra… këtu tregojnë sa të dobët janë”, u shpreh ai, duke lënë të kuptohet se aludimet përdoren si mjet për të sulmuar të tjerët.
Diskutimi ka nxitur reagime të shumta edhe jashtë shtëpisë, duke rikthyer në vëmendje kufirin mes debatit dhe cenimit të jetës personale të banorëve. /Telegrafi/
Dolce ka marrë sërish vëmendjen e publikut pas një videoje të publikuar nga Big Brother VIP Kosova.
Në pamje, ajo shihet duke dalë nga dushi e veshur me bikini, ndërsa poshtë trupit kishte lidhur një peshqir, po ashtu edhe në kokë.
Para se të fillonte përgatitjen dhe grimin, Dolce nisi një vallëzim sensual dhe provokues, duke krijuar një moment që nuk kaloi pa u vënë re nga banorët dhe publiku.
BBVK/Instagram
Në një çast, edhe Fjolla iu bashkua vallëzimit, ndërsa Londrimi, i cili ndodhej në dush, reagoi me lëvizje ritmike.
Dolce është shpesh në qendër të vëmendjes për paraqitjet e saj dhe format elegante, duke u kthyer në një nga banoret më të komentuara brenda shtëpisë së BBVK. /Telegrafi/
Ngjarjet brenda shtëpisë së Big Brother VIP Kosova 4 që ndodhën disa ditë më parë, u diskutuan gjatë spektaklit Prime, duke shkaktuar reagime të forta tek publiku dhe brenda shtëpisë.
Banori Labinot Rexha (Labi) bëri komente të ndjeshme ndaj banorëve Klodi dhe Londrimi, që u interpretuan si referenca për vetëvrasje.
Gjatë emisionit, ai deklaroi se nuk kishte qenë i vetëdijshëm për ato që kishte thënë dhe kërkoi falje publike.
“Jam mysliman, Klodi ka bërë gabim fatal duke më sjellë alkool, duke pasur parasysh që ne shqiptarët kemi respekt ndërfetar. Është e manipuluar nga Kushtrimi dhe Sasa, duke pasur parasysh që ne kurrsesi nuk i kemi imponuar dikë për ta promovuar alkoolin pasi unë nuk e përdora”, u shpreh ai.
Tutje tha: “Nuk kam qenë i vetëdijshëm çka kam thënë dhe kërkoj falje publike”.
Mbrëmja e Talent Show-it në Big Brother VIP Kosova solli momente argëtuese dhe performanca të veçanta, por ishte Londrimi ai që mori gjithë vëmendjen e banorëve dhe të publikut me interpretimin e tij.
Për paraqitjen në skenë, Londrimi zgjodhi një veshje të pazakontë: ai veshi një fustan të ngushtë, vendosi doreza të fryra në pjesën e gjoksit dhe përdori një aksesor në dhëmbë për t’i bërë ata të dukeshin më të bardhë.
Me këtë paraqitje, ai imitoi Benitën, e cila më herët kishte treguar se kishte vendosur dhëmbë diamanti.
BBVK/Instagram
Performanca u shoqërua edhe me interpretimin e këngës “Bugattin e ndërrojmë”, duke e bërë skenën edhe më komike.
Imitimi dhe detajet e zgjedhura shkaktuan të qeshura të shumta te banorët e tjerë, të cilët reaguan me duartrokitje dhe humor.
Momenti u kthye shpejt në një nga më të komentuarit e mbrëmjes, duke treguar edhe një herë anën argëtuese dhe krijuese të Londrimit brenda shtëpisë së BBVK. /Telegrafi/
Banorët e Big Brother VIP Kosovapo bëhen gati për mbrëmjen e Talent Show-it, ndërsa përgatitjet kanë sjellë edhe momente të veçanta brenda shtëpisë.
Gjatë provave të veshjeve, Londrimi ka eksperimentuar me disa stile të ndryshme, mes tyre edhe një fustan, duke tërhequr vëmendjen e banorëve të tjerë.
BBVK/Instagram
Reagimi i Dolces nuk ka munguar, e cila e ka komplimentuar menjëherë Londrimin duke i thënë: “Sa bukur. Sa mirë i rri”, një moment që është komentuar me pozitivitet brenda shtëpisë.
Këto çaste tregojnë edhe një herë atmosferën e lirshme dhe mbështetëse mes banorëve, ndërsa të gjithë po përgatiten për një nga netët më argëtuese të spektaklit. /Telegrafi/
Natën e kaluar, në Big Brother VIP Kosova, disa aludime dhe reagime në rrjetet sociale kanë ngritur shqetësime rreth gjendjes së banorit Londrim Mekaj, pasi u raportua se ai kishte humbur ndjenjat për pak.
Sipas informacioneve që qarkulluan në rrjete sociale, transmetimi ishte ndërprerë për pak, ndërsa Londrimi u largua për të marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor.
Shumë ndjekës shprehën shqetësimin e tyre, duke përdorur ‘hashtag’dhe komente si: “Londrimit i paska rënë të fikët”.
Foto: Instagram
“Londrimit i ka rënë të fikët në BBV nga ushqimi. Çfarë po ndodh me këtë Big? Drejtësi për Londrim Mekaj”, tha një tjetër.
Edhe faqja zyrtare e Londrimit në Instagram, që menaxhohet nga familja, shpërndau mesazhet për këtë.
Foto: Instagram
I njëjti duket se u rikthye sërish në BBVK pasi dolën pamjet e tij në rrjete sociale.
Ky incident ka ngjallur diskutime të shumta mes fansave, ndonëse vetëm pak ditë më parë në një situatë të tillë u gjend Alba Pollozhani.
Banorja e Big Brother VIP Kosova, Sasa Hoda, shpërtheu në lot gjatë një momenti emocional brenda shtëpisë, duke shfaqur lodhjen dhe rëndësinë e emocioneve që po përjeton.
Ajo nuk i mbajti dot lotët dhe u shpreh me një sinqeritet të dhimbshëm për ndjenjat e saj: “Jam e lodhur, s’po munden më. Kam harru kur kam qenë e lumtur, kam harruar”.
Në këtë situatë të vështirë, Sasën e shoqëruan afër Klodi dhe Londrimi, të cilët u përpoqën ta qetësonin dhe ta mbështesnin gjatë shpërthimit të saj.
BBVK/|YouTube
Sasa shtoi se në jetën e saj gjithçka ka qenë e vështirë dhe se ka përballuar sfida në çdo fushë: “Te gjitha gjërat në jetë i kam pasur vështirë. Në çdo fushë sfida”.
Klodi, duke e kuptuar dhe përkrahur, i tha: “Kështu është jeta”, duke tentuar ta qetësonte dhe ta motivonte të mos dorëzohej.
BBVK/|YouTube
Sasa, megjithatë, vazhdoi të shprehë ndjenjat e saj të lodhjes dhe të sfidave të përditshme: “Por diku ta kem mirë, jo gjithmonë keq, gjithkund vështirësi, s’mundem më”.
Klodi iu përgjigj me një fjalë mbështetëse dhe pozitive: “Mundesh”, duke treguar se nuk është vetëm dhe se ka fuqinë të përballojë vështirësitë.
Ky moment emocional i Sasës tregoi qartë se jeta brenda shtëpisë nuk është gjithmonë e lehtë dhe se banorët përballen jo vetëm me lojën, por edhe me ndjenja të thella dhe sfida personale që shpesh dalin në pah në situata të tilla. /Telegrafi/
Një moment i pakëndshëm ka ndodhur së fundmi në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova, ku banorja Alba Pollozhani u përfshi në një incident që ka ngjallur reagime të shumta nga publiku.
Teksa Alba ishte duke fjetur, Labinot Rexha dhe Benita Zena vendosën t’i hedhin ujë si pjesë e një veprimi që u cilësua nga shumë shikues si i tepruar.
Pas këtij momenti, Alba u zgjua e befasuar dhe, teksa tentoi të çohej, ajo u rrëzua.
Foto: Instagram
Ky veprim u prit me kritika të shumta në rrjetet sociale, ku ndjekësit e konsideruan të papërshtatshëm dhe të rrezikshëm gjestin e bërë ndaj saj.
Nga ana tjetër, banori Londrim Mekaj reagoi menjëherë duke i ofruar ndihmë Albës për t’u çuar, një veprim që u vlerësua pozitivisht nga publiku.
Ngjarja ka hapur diskutime mbi kufijtë e shakasë brenda shtëpisë së Big Brother VIP Kosova dhe mënyrën se si banorët duhet të sillen ndaj njëri-tjetrit, veçanërisht në situata që mund të rrezikojnë sigurinë fizike.
E veç kësaj, ajo po vazhdon të tallet nga banorët e tjerë në shumë raste. /Telegrafi/