Deri në orën 15:00, nga gjithsej 128 286 votues të regjistruar në 215 vendvotime në komunat Gostivar, Vrapçisht, Qendër Zhupë dhe Mavrovë-Rostushë, ku sot po zhvillohen zgjedhjet e përsëritura për kryetar komune, kanë votuar 23.298 votues, përkatësisht 18.18 %.
Vrapçisht, kanë votuar 5730 votues, përkatësisht 21.01 %.
Gostivar, kanë votuar 14770 votues, përkatësisht 17.85 %.
Qendër Zhupë, kanë votuar 831 votues, përkatësisht 10.99%.
Mavrovë dhe Rostushë, kanë votuar 1967 votues, përkatësisht 18.60 %.
Në krahasim me votimin e 19 tetorit 2025, deri në orën 15:00, në këto zgjedhje të përsëritura vërehet ndryshim në dalje në këto komuna, dhe atë:
Për shkak të dëmtimit të urës mbi lumin Boishka, në rrugën lokale drejt fshatit Mrenogë, qarkullimi është i ndërprerë.
NP “Komunalec” po intervenon në vendbanimin Murgashevë me zgjerimin e shtratit të lumit. Është raportuar dalje e lumit nga shtrati në fshatin Obednik dhe ndërmjet fshatrave Obednik dhe Smilevë. Situata po ndiqet nga QMK dhe pushteti lokal i Demir Hisarit.
Në Prespë janë përmbytur toka bujqësore, oborre, shtëpi dhe magazina. Niveli i Lumit të Madh është rritur. NP dhe pushteti lokal po intervenojnë me pompa dhe mekanizëm ndërtimor për largimin e ujit dhe pastrimin e zonave të rrezikuara. Njësia e zjarrfikësve Prespë po merr pjesë në pompimin e ujit nga bodrumet.
Në Krushevë, uji i pijshëm është i turbullt dhe rekomandohet zierja e tij. Lumi Crna ka nivel të rritur, por të qëndrueshëm. NP “Komuna” po përforcon digat mbrojtëse. Situata e Lumit të Krushevës po ndiqet në koordinim me Komunën e Krivogashtanit.
“Në Dollnen në fshatin Lazhanë është raportuar dëmtim në oborr dhe në katin përdhes të një shtëpie. Në fshatin Peshtalevë ka përmbytje për shkak të kanaleve të papastruara. Është intervenuar me mekanizëm ndërtimor”, thonë në QMK.
Në Ohër Lumi Sushica ka dalë nga shtrati në disa lokacione, me përmbytje të oborreve dhe bodrumeve. Shtabi i krizës dhe NP Komunalec Ohër po intervenojnë me mekanizëm, ngritje digash dhe zgjerim të shtratit të lumit. Te fshati Vapilë, lumi Daljan po dëmton rrugën nën urë dhe po kryhen punime mbrojtëse. Është evidentuar edhe një rrëshqitje dheu në Leskoec – Skrebatno.
Në Strugë janë përmbytur oborre dhe shtëpi në zonën e fshatit Misleshevë dhe në fshatin Kalishtë. Njësia e zjarrfikësve Strugë po intervenon me pompa, ndërsa është angazhuar edhe mekanizëm ndërtimor. Komuna e Strugës është njoftuar për situatën.
Sipas QMK-së, në Dibër lumi Radika ka nivel të rritur, por të qëndrueshëm. Të gjitha rrugët janë të kalueshme. Po pastrohen rënie të vogla gurësh nga shërbimet kompetente.
Në Kërçovë lumenjtë Zajaska dhe Treska kanë nivele të rritura, por janë nën pragun e daljes nga shtrati. Kritike mbetet rruga “Prilepska”. Po kryhet pastrim i kanaleve dhe shtratit të lumit Zajaska me mekanizëm të rëndë. Rreth 150 persona janë evakuuar dhe janë strehuar në sallën sportive “Hristo Uzunov”, ku po kujdesen nga Komuna dhe Kryqi i Kuq i Kërçovës.
Në Gostivar / Tetovë në rrugën Tumçevishte – Çegran ka ujë dhe rruga nuk është e sigurt për qarkullim. Janë njoftuar policia e Gostivarit, policia e Çegranit dhe Komuna e Gostivarit.
Ndërkaq, në rajonet e tjera gjendja është stabile, me nivele të rritura të lumenjve, por pa dalje nga shtrati dhe pa pengesa në komunikacion.
Zgjedhjet lokale të cilat po mbahen në disa nga komunat e rajonit të SPB Tetovë, përkatësisht të NJPB Gostivar dhe SPB Ohër, po zhvillohen në atmosferë të qetë, të drejtë dhe demokratike, informon MPB përmes profilit të saj zyrtar në Fejsbuk.
Siç ka bërë të ditur shefi i Sektorit për marrëdhënie me publikun, Goce Andreevski, MPB po ndërmerr masa dhe veprime në kuadër të kompetencave të saj për të siguruar zbatimin e papenguar dhe të sigurt të procesit zgjedhor.
“Deri më tani nuk janë regjistruar incidente apo çfarëdo lloj prishje të rendit dhe qetësisë publike. MPB u bën thirrje të gjithë qytetarëve dhe partive politike që të kontribuojnë për një atmosferë paqësore dhe demokratike. Nëse ka çfarëdo lloj prishje të procesit zgjedhor, qytetarët duhet të lajmërojnë në stacionin më të afërt të policisë ose në numrat e telefonit 192 ose 112”, ka thënë Andreevski.
Deri në orën 13:00, në gjithsej 209 vendvotime, nga gjithsej 215 vendvotime ku zhvillohen zgjedhje në komunat Vrapçisht, Gostivar, Qendër Zhupë dhe Mavrovë-Rostushë, dalja është 11.217 votues apo në përqindje, jehona e votuesve është 8.90 %.
Vrapçisht, kanë votuar 2.613 votues, përkatësisht 9.58 %.
Gostivar, kanë votuar 7.043 votues, përkatësisht 8.74 %.
Qendër Zhupë, kanë votuar 500 votues, përkatësisht 6.61%.
Mavrovë dhe Rostushë, kanë votuar 1.061 votues, përkatësisht 10.03 %.
Në krahasim me votimin e 19 tetorit 2025, deri në orën 13:00, në këto zgjedhje të përsëritura vërehet ndryshim në dalje në këto komuna, dhe atë:
Vrapçisht, e rritur për 2.35 %.
Gostivar, e zvogëluar për 2.92 %.
Qendër Zhupë, e zvogëluar për 5.36 %.
Mavrovë dhe Rostushë, e zvogëluar për 4.42 %.
Në vendvotimin 0782 në Qafë në Komunën e Gostivarit nuk ka votime, shkaku i kushteve atmosferike.
Zyrtarisht sot ka filluar sezoni dimëror në Kodrën e Diellit. Të gjitha skiliftet janë funksionale, me përjashtim të skiliftit të Çaripashinës, i cili nuk ka funksionuar për shkak të erërave të forta.
Drejtori i qendrës, Gani Aliji, është shprehur optimist për mbarëvajtjen e sezonit, duke theksuar se ka pasur vizitorë që në ditën e parë të hapjes dhe se pret që fluksi të vazhdojë edhe në ditët në vijim.
Problemi kryesor vazhdon të mbetet parkingu, për shkak të fluksit të madh të veturave.
Ndërkohë, kryeministri Hristjan Hristijan Mickoski ka deklaruar se qeveria është në bisedime me një investitor të fuqishëm, i cili pritet të investojë në zhvillimin dhe modernizimin e Kodrës e Diellit, duke ofruar shpresë për zgjidhje afatgjata të problemeve ekzistuese.
Për shkak të erërave të forta, teleferiku në Vodno sot nuk do të funksionojë, njoftoi sot në mëngjes Ndërmarrja e Transportit Publik (NPT) “Shkup”. Ata deklarojnë se forca e erës tejkalon kufijtë e lejuar për funksionimin e qetë dhe të sigurt të teleferikut.
“Shërbimet kompetente po e monitorojnë situatën në terren dhe kur të krijohen kushtet e përshtatshme të motit për funksionim, teleferiku do të vazhdojë të transportojë pasagjerë pa ndërprerje”, deklaron NPT “Shkup”.
Më herët dje, NPT njoftoi reduktim të mundshëm të përkohshëm të linjave të caktuara të autobusëve për shkak të temperaturave të ulëta dhe paralajmërimeve për reshje të mundshme bore që do të prekin Shkupin dhe zonën përreth. Për shkak të pakalueshmërisë së mundshme të rrugëve, siç njoftuan, disa nga linjat do të funksionojnë në vende që, sipas vlerësimeve, do të vlerësohen si të sigurta dhe të kalueshme për autobusët e NPT “Shkup”.
Deri në orën 11:00, nga gjithsej 128 286 votues të regjistruar në 215 vendvotime në komunat Vrapçisht, Gostivar, Qendër Zhupë dhe Mavrovë-Rostushë, ku sot po zhvillohen zgjedhjet e përsëritura për kryetar komune, kanë votuar 3553 votues, përkatësisht 3.32 %.
Vrapçisht, kanë votuar 834 votues, përkatësisht 3.02 %.
Gostivar, kanë votuar 1937 votues, përkatësisht 3.14 %.
Qendër Zhupë, kanë votuar 168 votues, përkatësisht 2.22%.
Mavrovë dhe Rostushë, kanë votuar 624 votues, përkatësisht 5.90 %.
Në krahasim me votimin e 19 tetorit 2025, deri në orën 11:00, në këto zgjedhje të përsëritura vërehet ndryshim në dalje në këto komuna. Rritja ka vetëm në Vrapçisht, ndërsa në Komunat e tjera ka dalje më të vogël.
Sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikave, Maqedonia vazhdon të përballet me rritje natyrore negative të popullsisë.
Gjatë vitit 2024 janë lindur 16.061 fëmijë, ndërsa kanë ndërruar jetë 20.201 persona, që nënkupton një ulje të popullsisë për mbi 4.000 banorë.
Rritje pozitive është shënuar vetëm në rajonin e Shkupit, ndërsa në të gjitha rajonet e tjera numri i të vdekurve ka qenë dukshëm më i lartë se ai i të lindurve.
Numri i martesave gjatë vitit të kaluar është ulur për rreth 1.600, ndërsa numri i divorceve është rritur për 259.
Sipas rajoneve, numri më i lartë i martesave për 1.000 banorë është regjistruar në Rajonin e Pollogut – mbi 7,5, ndërsa më i ulëti në Rajonin e Pellagonisë dhe atë të Vardarit – nën 5,5.
Numri më i madh i divorceve për 1.000 martesa është shënuar në rajonin e Vardarit, rajonin Lindor dhe atë Juglindor – mbi 200.
Sipas komunave, numri më i lartë i divorceve për 1.000 banorë është regjistruar në Zërnovcë – 888, Lozovë – 500, Rosoman – 461, Gradsko – 437, Dellçevë – 386, Dojran – 363, Gjevgjeli – 319, Kavadar – 316 dhe komuna Qendër – 308.
Policia realizoi aksion shpëtimi në Llazaropolë, ku kishin mbetur të bllokuar dy banorë të Shkupit, punonjës të një operatori të telefonisë celulare.
Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftuan se dy personat janë në gjendje të mirë shëndetësore.
“Dje (10.01.) në orën 23:30, në SPB-Tetovë u raportua se dy punonjës të operatorit mobil A1, të cilët ndodheshin mbi fshatin Lazaropolë, pranë stacionit bazë të operatorit, ishin bllokuar në borë. Me personat nuk mund të vendosej kontakt për shkak të mungesës së sinjalit të rrjetit celular.
Menjëherë pas raportit, rasti u përcoll tek SP Rostushës, pas çka u angazhuan pjesëtarë të Njësisë për Operacione Speciale Policore dhe Njësisë së Policisë së Uniformuar pranë MPB-së, si dhe pjesëtarë të Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim. Me dy automjete tereni, të pajisura me pajisje për borë dhe me pajisje të përshtatshme shpëtimi, ekipet u drejtuan drejt vendit të ngjarjes. Sot (11.01.) në orën 08:30, personat u gjetën dhe u nxorën me sukses në gjendje të mirë shëndetësore. Bëhet fjalë për G.N. (47) dhe M.M. (37), të dy nga Shkupi, të cilët lëviznin me një automjet teren “VW Amarok” me targa të Shkupit. Ata u gjetën në një lokacion të njohur si “Koritnik”, pranë transmetuesit të rrjetit të A1, në territorin e fshatit Lazaropole”, thonë nga MPB.
Sasia më e madhe të reshjeve të shiut gjatë 24 orëve të fundit është matur në Mavrovë (39 litra për metër katror), pas së cilës vijnë Pozharane, Ohri, Krusheva, Tetova.
Më së shumti borë ka në Kodrën e Diellit, ku shtresa e borës ka arritur 31 centimetra. Pas çka vjen Krusheva me 14 centimetra dhe Ohri me 5 centimetra.
Moti sot do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe i ftohtë. Paradite priten reshje të herëpashershme lokale bore, ndërsa pasdite reshjet do të ndërpriten. Do të fryjë erë e moderuar, ndërsa përgjatë Luginës së Vardarit erë e përforcuar nga drejtimi verior.
Dalja deri në orën 9:00 në të gjitha vendvotimet e hapura është 1,11 %.
Në Vrapçisht kanë votuar gjithsej 272 votues ose 1%. në Komunën e Gostivarit është 0,93 ose 651 votues.
Në Mavrovë dhe Rostushë 2,89%, ndërsa në numër 306 votues. Në Qendër Zhupë, jehona e votuesve është 0,75% ose 57 votues.
Tëgjithavendvotimet u hapënnëkohë, përveç 05/71 nëQendërZhupëkupativonesë me 40 minuta, nëKomunën e Gostivaritnëvendvotimit 5/03, 5/12, 5/13, 5/29, 5/33 gjithashtupativonesë.
Në vendvotimin 782 në Qafë nuk është hapur vendvotimi dhe nëse nuk hapet tre orë pas hapjes së rregullt në orën 7:00, këtu nuk do të zhvillohen votime. Më tej do të shihet nëse numri i votuesve do të ndikojë në rezultat dhe KSHZ do të marrë vendim.
Mëngjesit të sotëm, u hoq ndalimi për qarkullimin e automjeteve të rënda në rrugën Gostivar – Kërçovë përmes qafës malore Strazhë, i cili u vendos mbrëmë në orën 00:25, njoftoi NP “Rrugët e Maqedonisë”, sipas së cilës të gjitha rrugët janë të kalueshme, dhe trafiku po zhvillohet në kushte dimërore.
Borë me intensitet të ndryshueshëm po bie në pjesët verilindore, perëndimore dhe jugperëndimore të vendit, por nuk përbën problem për trafikun.
Në rrugë të caktuara që kalojnë nëpër prerje dhe gryka, është e mundur shfaqja e rrëshqitjeve të vogla të dheut.
NP “Rruga e Maqedonisë” apelon për menaxhim të kujdesshëm të automjeteve, respektim të sinjalistikës së vendosur të trafikut, si dhe përshtatje të shpejtësisë me kushtet e rrugës.
Qytetarët e katër komunave në Maqedoninë e Veriut, gjegjësisht në Gostivar, Vrapçisht, Mavrovë Rostushë dhe Qendër Zhupë, sot po i mbajnë zgjedhjet e përsëritura lokale.
Komisioni Shtetëror Zgjedhor, njoftoi se materiali zgjedhor është shpërndarë në Komisionet Komunale Zgjedhore dhe më pas u është dorëzuar Këshillave Zgjedhor nëpër vendvotime.
Vendvotimet janë hapur në ora 07:00 dhe do të mbyllen më 19:00, teksa gjatë ditës do të jepen dhe informacionet kryesore për mbarëvajtjen e procesit të votimit si dhe jehonën e votuesve.
Sipas KSHZ-së për ditën e sotme, të drejtë vote për këto katër komuna kanë gjithsej 128.286 qytetarë. Edhe atë, 82.870 qytetarë në Gostivar, 27.279 në Vrapçisht, 10.575 në Mavrovë Rostushë dhe 7.562 qytetarë në Qendër Zhupë.
Për dallim prej zgjedhjeve komunale të 19 tetorit kur sipas Kodit Zgjedhor nevojiten që së paku një e treta e listës së votuesve të dalin për të votuar që të zgjidhet kryetar, në zgjedhjet e përsëritura nuk ka census.
Moti me vranësira të ndryshueshme dhe i ftohtë, paradite me reshje të kohëpaskohshme të dëborës.
Do të fryjë dhe erë mesatare, ndërsa përgjatë Vardarit e përforcuar nga drejtimi verior.
Temperatura minimale do të jetë në interval prej -5 deri në 2, ndërsa ajo maksimale do të arrij prej -1 deri në 5 gradë.
Në Shkup, moti në mëngjes do të jetë me vranësira të ndryshueshme me reshje të herëpashershme shiu dhe dëbore.
Do të fryjë dhe erë e dobët deri në mesatare nga veriu. Temperatura minimale do të ulet në -1, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri në 3 gradë Celsiusë.
Në Gostivar, Vrapçisht, Mavrovë Rostushë dhe Qendër Zhupë kanë votuar personat e pafuqishëm dhe të burgosurit për zgjedhjen e kryetarëve të komunave pasi që më 19 tetor të vitit të kaluar dështoi procesi zgjedhor për shkak se nuk u arrit censusi. Nga KSHZ informojnë se procesi i votimi ka kaluar pa probleme dhe se kutit e votimit janë mbyllur.
Gjatë ditës së sotme 249 persona të sëmurë kishin të drejtë për të votuar. Prej tyre, 146 persona në Gostivar, 32 në Vrapçisht, 69 në Mavrovë Rostushë dhe 2 persona në Qendër Zhupë. Gjithashtu në gjithsej 7 ente përmirësuese, 94 persona patën të drejtën e votimit.
Sipas procedurës, kutitë e votimit ku kanë votuar të sëmurët dhe të burgosurit do të hapen nesër pas orës 19 pasi të ketë mbaruar tërësisht votimi.
Ndërkohë nga KSHZ informuan se për ditën e nesërme gjithçka është gati. Materiali i besueshëm zgjedhor është shpërndarë në Komisionet Komunale Zgjedhore dhe më pas u është dorëzuar Këshillave Zgjedhor nëpër vendvotime. Për ditën e nesërme, të drejtë vote për këto katër komuna kanë gjithsej 128.286 qytetarë. Edhe atë, 82.870 qytetarë në Gostivar, 27.279 në Vrapçisht, 10.575 në Mavrovë Rostushë dhe 7.562 qytetarë në Qendër Zhupë.
Për dallim prej zgjedhjeve komunale të 19 tetorit kur sipas Kodit Zgjedhor nevojiten që së paku një e treta e listës së votuesve të dalin për të votuar që të zgjidhet kryetar, në zgjedhjet e përsëritura nuk ka census.
Për shkak zgjedhjeve në këto katër komuna në mbarë vendin sot është heshtje zgjedhore e cila mbaron nesër në ora 19, kur edhe mbyllen kutitë e votimit.
Me mbarimin e këtyre zgjedhjeve, mbaron edhe mandati i përbërjes së KSHZ-së, të cilët do të jenë në funksion derisa të zgjidhen anëtarët e rinj.
Niveli i ujit të lumit Vardar në Shkup vazhdon të jetë i rritur dhe ka arritur nivelin kritik pas reshjeve të dendura që përfshinë vendin gjatë ditëve të fundit.
Nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike paralajmërojnë për kujdes të shtuar gjatë lëvizjes pranë shtratit të lumit, veçanërisht në pjesët më të ulëta dhe dobët të ndriçuara përgjatë bregut.
Sipas parashikimeve më të fundit, edhe në orët në vijim niveli i lumenjve do të mbetet i lartë në Shkup dhe në pjesët e sipërme të pellgjeve ujëmbledhëse, megjithëse pritet një rënie graduale gjatë natës.
Aktualisht, në pjesën më të madhe të vendit ka reshje të përziera, ndërsa me depërtimin e ajrit të ftohtë nga veriu, shiu gjatë orëve të pasdites dhe mbrëmjes do të shndërrohet në borë. Rreziku më i madh nga vërshime lokale dhe grumbullime uji paraqitet në rajonet perëndimore dhe jugperëndimore, ku reshjet për një kohë më të gjatë do të mbeten shi para se të kalojnë në borë.
Prokuroria Themelore Publike në Kumanovë ka nisur procedurë hetimore dhe ka propozuar masën e paraburgimit për dy persona, të dyshuar për sulm seksual, ndërsa njëri prej tyre dyshohet edhe për shantazh.
Nga Prokuroria bëjnë të ditur se rasti ka ndodhur në territorin e komunës së Likovës.
““I dyshuari i parë, në kundërshtim me vullnetin e shprehur qartë, ka kryer veprime seksuale ndaj një vajze të mitur në Likovë, dhe e ka detyruar atë në veprime seksuale edhe me të dyshuarin e dytë. Më pas, viktimës i ka kërkuar para duke e kërcënuar se do të publikojë foto të saj eksplicite nëse nuk do t’i paguajë 20,000 euro. Vajza është detyruar të marrë para nga shtëpia pa dijeninë e prindërve dhe të huazojë nga persona të tjerë, duke i dhënë shumën e parave disa herë të dyshuarit të parë. Prokurori, duke vlerësuar se janë përmbushur bazat ligjore, i ka dorëzuar gjyqtarit të procedurës paraprake nga Gjykata Themelore në Kumanovë propozim për caktimin e masës paraburgim për të dy të dyshuarit, të cilët janë të privuar nga liria. Prokuroria Themelore Publike në Kumanovë vazhdon të ndërmarrë veprime hetimore. Në interes të hetimit dhe për nevojën e mbrojtjes së viktimës së mitur, prokuroria apelon për raportim të kujdesshëm dhe etik të ngjarjes, si dhe për përdorimin e burimeve zyrtare”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.
Nga MPB njoftojnë se personat e dyshuar janë N.A 31 vjeçar dhe Q.M 28 vjeç nga fshati Sllupçan.
Rritje e çmimeve me pakicë u regjistrua në të gjitha sektorët e Maqedonisë së Veriut, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak.
Mesatarisht rritja është 3.7 përqind në dhjetor, krahasuar me dhjetorin paraprak, por në disa sektorë ka pasur rritje edhe më të madhe.
Rritje më të madhe ka pasur te produktet ushqimore industriale (5.1 %), produktet ushqimore (4.9 %), ndërsa rritje më e vogël te pijet alkoolike dhe joalkoolike.
“Indeksit të kostos për jetesë në vitin 2025, krahasuar me vitin 2024, shënoi rritje prej 4.1%, ndërsa indeksi i çmimeve me pakicë prej 3.6%”, raportoi Enti Shtetëror i Statistikave, duke theksuar që kosto e jetesës prej nëntorit në dhjetor u rrit për 0.4 përqind.
Kryeminsitri i Maqedonisë së Veriut, Hristjan Mickovski sot ka mbledhur kabinetin qeveritar në një takim pune të së shtunës duke shënuar se ky takim i referohet luftës dhe përpjekjes për të përmbushur kriteret e BE-së edhe përkundër mosrmarrëvejshjeve bilaterale me Bullgarinë që sipas kryeministrit është e imponuar.
Nga ana tjetër kujtojmë që edhe Bullgaria edhe Bashkimi Europian kanë bërë të qartë se pa ndryshime kushtetuese nuk do të ketë progres as heqje të vetos.
Postimi i plotë:
Takim të shtunën për agjendën reformuese
Vazhdojnë përpjekjet për të përmbushur kriteret e BE-së, edhe përkundër mosmarrëveshjes bilaterale të imponuar. Qeveria mbetet e fokusuar në reforma që sjellin standarde konkrete për një jetë më të mirë për qytetarët. Kjo përpjekje vazhdon me të njëjtin intensitet dhe përkushtim.
Në komunën e Gostivarit, nesër do të mbahen zgjedhjet e përsëritura, ndërsa gjatë ditës së sotme në këtë qytet kanë votuar 146 persona të sëmurë.
“Nëkomunën e Gostivarit, numri i kërkesavepërpersonat e sëmurëishte 146 dhetëgjitha u pranuan. Kishimnjëkërkesëpërnjë person qëështënëparaburgimshtëpiak; atijiurefuzuakërkesa, pasitëdhënatdheemrat e personaveqëgjendennëparaburgimshtëpiak i dërgonKomisioniShtetëror i Zgjedhjeve. Personiqëbërikërkesënukishtenëatëlistë, dhepërkëtëarsyeiurefuzuakërkesa. Procedurënnëvazhdim, personimund ta vazhdojë duke parashtruarkundërshtimnëKomisioninShtetëror, pasikjoështë e drejta e tij”, thaAjshe Osmani ngaKomisioniKomunalZgjedhorGostivar.
Në Gostivar, në listën zgjedhore janë regjistruar 82.870 qytetarë me të drejtë vote, nga të cilët 78.185 janë banorë të përhershëm të komunës.
Në listën e veçantë zgjedhore për persona që jetojnë jashtë vendit janë regjistruar 4.604 votues, ndërsa 81 persona ndodhen në burg ose në paraburgim.