❌

Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 2 February 2026Main stream

Refuzohet paraburgimi për 10 të pandehur në rastin e falsifikimit të votave në Mitrovicë

2 February 2026 at 20:04


Gjykata Themelore nĂ« MitrovicĂ«, Departamenti pĂ«r Krime tĂ« RĂ«nda, njofton se ka refuzuar sot kĂ«rkesat e ProkurorisĂ« pĂ«r caktimin e masĂ«s sĂ« paraburgimit ndaj dhjetĂ« tĂ« pandehurve tĂ« dyshuar pĂ«r “falsifikim tĂ« rezultateve tĂ« votimit”.

Të pandehurit, të cilët përfshijnë R.J., L.H., N.D., A.N., B.F., H.S., Sh.N., Y.S., D.K. dhe S.S., do të vazhdojnë të mbrohen në liri.

Bëhet e ditur se gjykata ka vendosur se, në këtë fazë të procedurës, nuk janë përmbushur kushtet ligjore për paraburgim, duke siguruar respektimin e të drejtave dhe lirive themelore të palëve në proces.

Rinumërimi ka përfunduar gjatë fundjavës që shkoi dhe KQZ-ja ka shpallur rezultatet përfundimtare.

Për shkak të dyshimeve për manipulim të votave, dhjetëra persona janë ndaluar dhe qindra të tjerë janë intervistuar në shumë rajone të Kosovës.

Po më 2 shkurt, autoritetet nisën hetime në Podujevë, pas dyshimeve për manipulim të votave të kandidatëve për deputetë.

Ndryshe, koordinatorja nacionale për zgjedhje në Kosovë, prokurorja e shtetit, Laura Pula, ka paralajmëruar se edhe kandidatët për deputetë që u ishin shtuar votat do të jenë objekt i hetimeve, ndonëse deri më tani nuk është bërë e ditur nëse ndonjë prej tyre është ftuar për intervistë në prokurori./Telegrafi/

​ShtatĂ« ankesa nĂ« PZAP, Haxhiu optimist se do ta fitojĂ« mandatin e deputetit

2 February 2026 at 18:19


Katër parti politike nga komunitetet joshumicë, si dhe kandidati për deputet nga Partia Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu, kanë paraqitur ankesa në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, lidhur me publikimin e rezultatit përfundimtar nga Komisioni Qendror Zgjedhor (KQZ).

Në PZAP thanë për KosovaPress, se kanë pranuar shtatë ankesa dhe se për të gjitha do të vendosin brenda afatit ligjor prej katër ditësh nga data e parashtrimit të secilës ankesë.

Lista Serbe, Nova Demokratska Stranka–NDS me dy ankesa, Koalicioni PAI–PDAK–LPB dhe Partia Rome e Bashkuar e KosovĂ«s – PREBK, janĂ« partitĂ« qĂ« u ankuan lidhur me publikimin e rezultatit pĂ«rfundimtar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

Dy ankesa i ka parashtruar kandidati për deputet i PDK-së, Bekim Haxhiu, i cili thotë për KosovaPress, se PZAP duhet të refuzojë përfshirjen e mbi 23 mijë pakove me fletëvotime me postë nga votimi jashtë Kosovës, të pranuara pas afatit ligjor, të cilat, sipas tij, janë në kundërshtim me Ligjin për Zgjedhjet e Përgjithshme.

Krahas kësaj, Haxhiu bëri të ditur se konteston edhe llogaritjen e gabuar të rezultatit përfundimtar të KQZ-së, i cili ka ndikuar në ndarjen e mandateve dhe renditjen e kandidatëve në zgjedhjet e 28 dhjetorit.

“ËshtĂ« njĂ« mundĂ«si e mirĂ« qĂ« PZAP, bazuar nĂ« Ligjin pĂ«r Zgjedhje, qĂ« nĂ« pĂ«rfundim tĂ« procesit mund tĂ« kontestohen tĂ« gjitha ato tĂ« cilat pĂ«rbĂ«jnĂ« shkelje esenciale tĂ« barazisĂ« sĂ« votuesve dhe barazisĂ« para votĂ«s
 Ne kemi njĂ« vendim tĂ« GjykatĂ«s Supreme tĂ« vitit 2019 nĂ« aneksin e NismĂ«s Socialdemokrate, ku Supremja ka vendosur nĂ« favor tĂ« saj, ku votat qĂ« kanĂ« ardhur nga jashtĂ« KosovĂ«s dhe janĂ« proceduar jashtĂ« afatit ligjor nuk munden tĂ« futen nĂ« proces. Procesi zgjedhor, pĂ«r tĂ« qenĂ« i drejtĂ« dhe i barabartĂ«, votuesit duhet tĂ« votojnĂ« nĂ« tĂ« njĂ«jtĂ«n kohĂ« tĂ« pĂ«rcaktuar nĂ« ligj”, deklaron Haxhiu.

Ankesë në PZAP ka parashtruar edhe Lista Serbe, për shkak se KQZ-ja, më 31 janar nuk e miratoi listën e kandidatëve të Listës Serbe, të cilët kanë fituar mandatin në zgjedhjet e 28 dhjetorit.

Në lidhje me këtë ankesë, hulumtuesi në Institutin Demokratik të Kosovës (KDI), Vullnet Bugaqku, thotë për KosovaPress, se ka elemente që ankesa e Listës Serbe të aprovohet nga PZAP.

Sa i përket ankesës së kandidatit për deputet të PDK-së, Bekim Haxhiu, ai deklaron se tani PZAP ka mundësi ta trajtojë në përmbajtje këtë ankesë, pasi e njëjta dy herë ishte shpallur e pasafatshme më herët.

“Besoj qĂ« ka elemente, sidomos ankesa e subjektit Lista Serbe, pĂ«r t'u trajtuar nga ana e Panelit Zgjedhor pĂ«r Ankesa dhe Parashtresa, nĂ« kuptimin e vlerĂ«simit meritor tĂ« gjetjes sĂ« shkeljeve me rastin e vendimmarrjes nga ana e KQZ-së  PZAP-i ka mundĂ«si qĂ« ta shqyrtojĂ« nĂ« tĂ«rĂ«si, nĂ« pĂ«rmbajtje, ankesĂ«n e tij (kandidatit pĂ«r deputet tĂ« PDK-sĂ«, Bekim Haxhiu), edhe sa i pĂ«rket pranimit tĂ« atyre votave
 PartitĂ« politike dhe kandidatĂ«t kanĂ« pasur mundĂ«sinĂ« qĂ«, nĂ« momentin kur KQZ-ja ka vendosur mbi zgjatjen e afateve sa i pĂ«rket pranueshmĂ«risĂ« sĂ« votimeve ose fletĂ«votimeve tĂ« votimit me postĂ«, brenda asaj periudhe ta shfrytĂ«zojnĂ« mjetin ankimor. Sa i pĂ«rket kĂ«tij elementi, mbase mund tĂ« ndodhĂ« qĂ« paneli zgjedhor t’ia refuzojĂ« ankesĂ«n, pĂ«r faktin se nĂ« kohĂ«n kur kanĂ« qenĂ« afatet e ankesave mbi kĂ«to procedura nuk janĂ« shfrytĂ«zuar nga kandidatĂ«t apo partitĂ« politike pĂ«r t’i ankimuar me kohĂ« kĂ«to procedura”, thekson ai.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve më 31 janar ka shpallur rezultatet përfundimtare për zgjedhjet e 28 dhjetorit. Kjo erdhi pas një procesi të gjatë të numërimit dhe rinumërimit të votave, për shkak të parregullsive me votat e kandidatëve për deputetë.

Pas shpalljes së rezultateve përfundimtare, KQZ-ja do të presë afatet ankimore dhe pastaj do të bëjë certifikimin e rezultateve përfundimtare.

PZAP pranon shtatë ankesa ndaj KQZ-së për rezultatet përfundimtare

2 February 2026 at 12:19


Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), ka konfirmuar për Telegrafin se ka pranuar gjithsej 7 ankesa lidhur me publikimin e rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve të 28 dhjetorit nga ana e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ).

Sipas të dhënave të publikuara ankesat janë paraqitur nga subjekte të ndryshme politike dhe kandidatë, kryesisht për parregullsi në procesin e votimit dhe vendimmarrjen e KQZ-së.

Ankesat janĂ« dorĂ«zuar nga: Lista Serbe – ankesĂ« ndaj vendimit tĂ« KQZ-sĂ«; Nova Demokratska Stranka (NDS) – dy ankesa pĂ«r parregullsi gjatĂ« votimit; koalicioni PAI–PDAK–LPB – ankesĂ« pĂ«r parregullsi me fletĂ«votime; Bekim Haxhiu – dy ankesa, njĂ«ra lidhur me shpĂ«rndarjen e ulĂ«seve nĂ« Kuvend dhe tjetra pĂ«r parregullsi gjatĂ« numĂ«rimit tĂ« votave me postĂ« dhe Partia Rome e Bashkuar e KosovĂ«s (PREBK) – ankesĂ« pĂ«r parregullsi gjatĂ« procesit tĂ« votimit.

Nga PZAP kanë bërë të ditur se për të gjitha ankesat e pranuara do të vendoset brenda afatit ligjor prej 96 orësh, duke filluar nga data e parashtrimit të secilës ankesë.

Vendimet e PZAP-së pritet të kenë ndikim në procesin përfundimtar të certifikimit të rezultateve zgjedhore nga KQZ.

Ndryshe kujtojmë se sot në orën 11:00 është përmbyllur afati për subjektet dhe kandidatët për të dorëzuar ankesat në PZAP.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shpallur rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 28 dhjetorit të shtunën.

Shpallja e rezultateve u bë pas rinumërimit, gjatë të cilit u konstatua manipulim me vota të kandidatëve për deputet.

Lidhur me tjetërsimin e votës u aktivizuan institucione të sigurisë e drejtësisë. U arrestuan dhjetëra persona në disa rajone. /Telegrafi/

Lista Serbe ankohet në PZAP ndaj vendimit të KQZ-së, OSBE: Të respektohen standardet ndërkombëtare

2 February 2026 at 11:22


Misioni i OSBE-së në Kosovë ka njoftuar se Lista Serbe ka dorëzuar ankesën e saj në Panelin për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP).

Sipas njoftimit të OSBE-së, ankesa e subjektit politik serb ka të bëjë lidhur me dështimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve javën e kaluar për të publikuar zyrtarisht votat e tyre të marra në zgjedhjet e dhjetorit 2025.

Në njoftim misioni thekson nevojën për përputhje të plotë dhe respektin të standardeve ndërkombëtare zgjedhore, në veçanti publikimin transparent dhe gjithëpërfshirës të rezultateve të zgjedhjeve, si mënyrë për të siguruar siguri ligjore dhe trajtim të barabartë për të gjithë pjesëmarrësit në zgjedhje.

OSBE gjithashtu bëri të ditur se do të vazhdojë të monitorojë zhvillimet nga afër.

Kujtojmë se kandidati i dytë më i votuar i Listës Serbe, Igor Simiq kishte paralajmëruar ankesë në PZAP, pasi të shtunën me dy vota kundër nga Lëvizja Vetëvendosje dhe me pjesën tjetër të anëtarëve të KQZ-së që abstenuan nuk u miratua lista e kandidatëve të kësaj partie.

Ligji për Zgjedhjet e parasheh që për trajtimin e ankesave, PZAP-ja i ka katër ditë afat./Telegrafi/


Autoritetet nisin hetime edhe në Podujevë mbi dyshimet për manipulim të votave

2 February 2026 at 10:40


Prokuroria Themelore në Prishtinë ka njoftuar se ka autorizuar Policinë e Kosovës, konkretisht Drejtorinë e Hetimeve të Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, për grumbullimin dhe mbledhjen e provave lidhur me dyshimet për kryerjen e veprave penale kundër të drejtave të votimit në Podujevë.

NĂ« njoftim thuhet se "gjatĂ« kĂ«tij procesi ekzistojnĂ« dyshime se janĂ« evidentuar parregullsi, pĂ«rkatĂ«sisht mospĂ«rputhje nĂ« numrin e votave tĂ« kandidatĂ«ve pĂ«r deputetĂ« nĂ« Kuvendin e RepublikĂ«s sĂ« KosovĂ«s, pas pĂ«rfundimit tĂ« numĂ«rimit tĂ« votave nĂ« komunĂ«n e PodujevĂ«s“.

Prokuroria gjithashtu thekson se së bashku me Policinë e Kosovës mbeten të përkushtuar në luftën kundër kriminalitetit, forcimin e sundimit të ligjit dhe vënien para drejtësisë të të gjithë atyre që bien ndesh me ligjin.

Hetimet janë në zhvillim e sipër, ndërkohë që institucionet përkatëse kanë theksuar rëndësinë e transparencës dhe ndjekjes së procedurave ligjore në procesin e numërimit të votave.

Ndryshe dje në rajonin e Mitrovicë janë ndaluar për 48 orë 34 kryesues të Qendrave Komunale të Numërimit (QKN), ku për 10 prej tyre Prokuroria ka paraqitur kërkesë për paraburgim.

Ditëve të fundit, autoritetet në Kosovë kanë intervistuar qindra njerëz nëpër komuna të ndryshme, dhe kanë ndaluar dhjetëra, nën dyshimet e njëjta.

Kujtojmë se hetime pëveç Podujevës e Mitrovicës, po kryhen edhe në Prizren, Malishevës, Ferizaj, Pejë dhe Drenas./Telegrafi/


Haxhiu dorëzon dy ankesa në PZAP: Nuk kërkoj privilegj, por vetëm zbatim të barabartë të ligjit

2 February 2026 at 10:35


Ish deputeti i PDK-së Bekim Haxhiu dhe njëherit kandidat për deputet në zgjedhjet e 28 dhjetorit ka dorëzuar dy ankesa në PZAP.

Haxhiu përmes një postimi në rrjetin social në Facebook ka shkruar se ankesat kanë të bëjnë me fletëvotimet me postë nga votimi jashtë Kosovës dhe llogaritja e gabuar e rezultatit përfundimar.

“Sot kam dorĂ«zuar dy ankesa zyrtare nĂ« PZAP kundĂ«r rezultateve pĂ«rfundimtare tĂ« shpallura nga KQZ mĂ« 31 janar 2026. Ankesat lidhen me: 1. PĂ«rfshirjen e 23,323 pakove tĂ« fletĂ«votimeve me postĂ« nga votimi jashtĂ« KosovĂ«s, tĂ« pranuara pas afatit ligjor, nĂ« kundĂ«rshtim me Ligjin pĂ«r Zgjedhjet e PĂ«rgjithshme; 2. Llogaritjen e gabuar tĂ« rezultatit pĂ«rfundimtar, i cila ka ndikuar nĂ« ndarjen e mandateve dhe renditjen e kandidatĂ«ve, nĂ« zgjedhjet e jashtĂ«zakonshme tĂ« mbajtura me 28.12.2025. Afatet zgjedhore dhe barazia e votĂ«s nuk janĂ« rekomandime, ato garantojnĂ« barazinĂ« e votĂ«s dhe besueshmĂ«rinĂ« e procesit zgjedhor”, ka shkruar Haxhiu nĂ« Facebook.

Tutje ai ka shkruar se asnjë vendim administrativ i KQZ, nuk mund të ndryshojë ligjin dhe Kushtetutën.

“Nuk kĂ«rkoj privilegj. KĂ«rkoj vetĂ«m zbatim tĂ« barabartĂ« tĂ« ligjit dhe KushtetutĂ«s. Mbrojtja e votĂ«s sĂ« ligjshme Ă«shtĂ« mbrojtje e demokracisĂ«â€, ka shkruar ndĂ«r tĂ« tjera Haxhiu. /Telegrafi/


Afati pĂ«r ankesa nĂ« PZ​AP pĂ«rfundon sot nĂ« ora 11:00

2 February 2026 at 07:47


Ora 11:00 e së hënës është afati i fundit për subjektet politike dhe kandidatët që të paraqesin ankesa në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), përpara se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) të vazhdojë me certifikimin e rezultateve zgjedhore të zgjedhjeve të 28 dhjetorit.

Një ankesë tashmë është paralajmëruar nga kandidati i dytë më i votuar i Listës Serbe, Igor Simiq, pasi të shtunën nuk u miratua lista e kandidatëve të kësaj partie.

Vendimi u mor me dy vota kundër nga Lëvizja Vetëvendosje, ndërsa anëtarët e tjerë të KQZ-së abstenuan.

Sipas Ligjit për Zgjedhjet, PZAP-ja ka afat prej katër ditësh për shqyrtimin e ankesave.

Pas marrjes së vendimit, palët kanë të drejtë ankese në Gjykatën Supreme brenda dy ditësh, ndërsa kjo e fundit ka tri ditë kohë për të vendosur.

Duke u bazuar në këto afate ligjore, vendimmarrja përfundimtare pritet të përfundojë deri në mesin e muajit shkurt.

Ndërkohë, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve kishte njoftuar se subjektet politike dhe kandidatët mund të paraqesin ankesat ndaj vendimeve të KQZ-së në PZAP, duke filluar nga e shtuna, 31 janar 2026, nga ora 11:00, brenda afatit prej 48 orësh. /Telegrafi/

Prokuroria në Mitrovicë kërkon paraburgim për 10 prej kryesuesve të ndaluar për manipulim votash

2 February 2026 at 07:40


Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka bërë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj 10 prej 34 kryesuesve të Qendrave Komunale të Numërimit (QKN) që janë ndaluar nën dyshimin për falsifikim të rezultateve gjatë procesit zgjedhor të 28 dhjetorit 2025.

Lajmin e ka konfirmuar pĂ«r Telegrafin zĂ«dhĂ«nĂ«si i ProkurorisĂ« Themelore nĂ« MitrovicĂ«, Valon Preteni, i cili tha se 34 persona janĂ« ndaluar pĂ«r 48 orĂ« nĂ«n dyshimin pĂ«r veprĂ«n penale “falsifikim i rezultateve tĂ« votimit”.

Prokuroria kishte urdhëruar intervistimin e 43 kryesuesve të QKN-ve në komunat Mitrovicë Jug, Mitrovicë Veri, Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveçan, për shkak të dyshimeve për manipulim të rezultatit zgjedhor.

Gjykata pritet të vendosë për masën e sigurisë ndaj të ndaluarve në seancat e ardhshme.

Sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës, manipulimi i qëllimshëm i votës apo i rezultatit zgjedhor përbën vepër penale dhe dënohet me burgim deri në pesë vjet. /Telegrafi/

Before yesterdayMain stream

Fikrim Damka humb mandatin pas rinumërimit, Pula: Duhet të intervistohet

1 February 2026 at 19:40


Pas rinumĂ«rimit, Fikrim Damka nga partia e turqve “KDTP”, Ă«shtĂ« i vetmi qĂ« e ka humbur mandatin e deputetit.

Koordinatorja Nacionale e Zgjedhjeve në Prokurorinë e Shtetit, Laura Pula, tha se Damka gjithsesi duhet të intervistohet në rastin ku dyshohet se ka pasur manipulime të votave.

“Me siguri qĂ« po [qĂ« duhet tĂ« intervistohet]”, ka thĂ«nĂ« Pula.

“Gjithsesi. UnĂ« sa e di, e kemi vetĂ«m njĂ« rast qĂ« njĂ« deputet e ka humbur mandatin, edhe Ă«shtĂ« ky deputet [Fikrim Damka]. Nuk e kam vĂ«rejtur qĂ« ka mandate tĂ« humbura pĂ«r deputetĂ« tĂ« tjerĂ«, pavarĂ«sisht tendencave qĂ« t’iu rrisin numrin e votave me qindra a mijĂ«ra, prapĂ« nuk kanĂ« arritur kuotĂ«n e saktĂ« nga vendi prej nga vijnĂ« pĂ«r me u ba deputetĂ«â€.

“Prandaj, Ă«shtĂ« i vetmi ky kandidat qĂ« e ka humbur mandatin e deputetit dhe pa mĂ«dyshje qĂ« duhet tĂ« intervistohet”, tha Pula nĂ« Klan Kosova.

“TĂ« jemi tĂ« qartĂ«, kjo Ă«shtĂ« çështje ekskluzive e Kryeprokurorit tĂ« ProkurorisĂ« pĂ«rkatĂ«se pĂ«r ta vazhdu hetimin deri nĂ« fund”.

34 kryesues të QKN-ve ndalohen në Mitrovicë nën dyshimin për manipulim votash

1 February 2026 at 15:08


34 kryesues të Qendrave Komunale të Numërimit (QKN) në rajonin e Mitrovicës janë ndaluar për 48 orë, pas intervistimit në stacionin policor, nën dyshimet për manipulim të votave.

Lajmin e ka konfirmuar për Telegrafin, zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, Valon Preteni.

Ai bëri të ditur se hetimet po zhvillohen në disa komuna të rajonit.

Më herët gjatë ditës, Prokuroria Themelore në Mitrovicë kishte njoftuar se do të intervistojë gjithsej 43 kryesues të QKN-ve në Mitrovicë Jug, Mitrovicë Veri, Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveçan, për shkak të dyshimeve për manipulim të votave gjatë procesit zgjedhor.

Sipas Prokurorisë, hetimet janë iniciuar pas parregullsive të evidentuara gjatë procesit të rinumërimit të votave.

Ditëve të fundit, autoritetet në Kosovë kanë intervistuar qindra njerëz nëpër komuna të ndryshme, dhe kanë ndaluar dhjetëra, nën dyshimet e njëjta.

Përgjatë procesit të rinumërimit, votat për disa kandidatë ndryshuan, me raste deri në 6 mijë për një individ - ndërsa ato për partitë nuk u cenuan.

Sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës, manipulimi i qëllimshëm i votës apo i rezultatit zgjedhor përbën vepër penale dhe dënohet me burgim deri në pesë vjet. /Telegrafi/

​Manipulimi me vota, nis intervistimi i tĂ« dyshuarve nĂ« veri dhe jug tĂ« MitrovicĂ«s

1 February 2026 at 13:24


Në stacioni Policorë Mitrovicë-Veri janë duke u bërë intervistime për shkak të dyshimit për manipulim të numërimit të votave në zgjedhjet e 28 dhjetor 2025.

Lajmin e ka konfirmuar për Telegrafin zëvendësdrejtori për rajonin e Veriut, Veton Elshani.

"Po që nga mëngjesi ka filluar intervistimi. Më shumë informacione, drejtohuni tek Prokuroria", tha Elshani.

Sipas njoftimit të Prokurorisë Themelore në Mitrovicë janë 43 persona që do të intervistohen për shkak të dyshimit për manipulim të votave në komunat e Leposaviq, Zveçan, Zubin Potok, Mitrovicë Veri dhe Mitrovicë Jug.

Ditëve të fundit, autoritetet në Kosovë kanë intervistuar qindra njerëz nëpër komuna të ndryshme, dhe kanë ndaluar dhjetëra, nën dyshimet e njëjta.

PĂ«rgjatĂ« procesit tĂ« rinumĂ«rimit, votat pĂ«r disa kandidatĂ« ndryshuan – me raste deri nĂ« 6 mijĂ« pĂ«r njĂ« individ – ndĂ«rsa ato pĂ«r partitĂ« nuk u cenuan.

Sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës, çdo manipulim i qëllimshëm i votës apo rezultatit zgjedhor përbën vepër penale dhe dënohet me deri në pesë vjet burgim. /Telegrafi/

Fillojnë hetimet për manipulim votash edhe në Mitrovicë, pritet intervistimi i 43 kryesuesve të QKN-ve

1 February 2026 at 10:21


Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka njoftuar se ka urdhëruar intervistimin e 43 kryesuesve të Qendrave Komunale të Numërimit nga komunat Mitrovicë Jug, Mitrovicë Veri, Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveçan.

Këto intervista po zhvillohen për shkak të dyshimeve për manipulim të numërimit të votave gjatë zgjedhjeve të 28 dhjetorit 2025.

Autoritetet theksojnë se qëllimi i këtyre veprimeve është mbrojtja e votës së lirë të qytetarëve dhe garantimi i integritetit të procesit zgjedhor.

“Prokuroria Themelore nĂ« MitrovicĂ« dhe Policia e KosovĂ«s mbeten tĂ« pĂ«rkushtuar nĂ« mbrojtjen e votĂ«s sĂ« lirĂ« tĂ« qytetarĂ«ve dhe trajtimit tĂ« çdo rasti tĂ« dyshuar, me synimin e mbrojtjes sĂ« integritetit tĂ« procesit zgjedhor dhe sundimit tĂ« ligjit”, thuhet nĂ« njoftim.

Rinumërimi i votave u krye pas dyshimeve për manipulime të kandidatëve për deputetë.

Gjatë këtij procesi, votat për disa kandidatë ndryshuan, në disa raste deri në 6 mijë për një individ, ndërsa votat për partitë mbetën të pandryshuara.

Autoritetet e zbatimit të ligjit kanë intervistuar qindra persona, kanë ndaluar dhjetëra dhe po vazhdojnë hetimet.

Përveç Prizrenit, Malishevës hetime po kryhen edhe në Ferizaj, Pejë dhe Drenas. /Telegrafi/

Damka: Parimi kryesor i KDTP-së është përfaqësimi i fortë dhe i drejtë në Kuvend

31 January 2026 at 14:45


Kryetari i Partisë Demokratike Turke të Kosovës (KDTP), Fikrim Damka ka reaguar pas rezultateve zyrtare të shpallura nga Komisioni Qendror Zgjedhor (MSK).

Damka përmes një postimi në rrjetin social në Facebook i uroi suksese për mandatin e deputetit Fatma Taçit dhe Ergul Mazrekut.

Ai beson se Taçi dhe Mazreku do të paraqesin një përfaqësim të fortë në Kuvend në përputhje me të drejtat dhe përfitimet e shoqërisë turke.

"Përgëzoj përzemërsisht Ergul Mazrekun dhe Fatma Taçin që u zgjodhën deputet nga partia jonë sipas rezultateve zyrtare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (MSK). I uroj suksese në këtë përgjegjësi të rëndësishme dhe të lartë që po ndërmarrin; sinqerisht besoj se do të vendosin përfaqësim të fortë në përputhje me të drejtat dhe përfitimet e popullit tonë. Parimi themelor që gjithmonë e kemi mbrojtur si Parti Demokratike Turke e Kosovës është përfaqësimi i fuqishëm i vullnetit të popullit tonë nën një kulm partiak në Kuvend. Në këtë drejtim, ne e kemi konsideruar si parim të domosdoshëm që dy deputete nga partia jonë të marrin pjesë në Kuvend dhe të sigurojnë se përfaqësimi i femrës është i garantuar", ka thënë Damka.

Sipas tij, lufta e tyre zhvillohet mbi parime dhe jo mbi individë.

"Përfaqësim i fortë, përfaqësim i drejtë dhe strukturë politike në të cilën pjesëmarrja aktive e grave në politikë ka qenë gjithmonë prioritet për ne; dhe do të vazhdojë të jetë prioritet në vazhdim. Shpresoj që mandati i ri legjislativ të jetë i dobishëm për popullin, shoqërinë dhe vendin tonë.Damka duke theksuar se parimi thelbësor i KDTP-së është që vullneti i shoqërisë turke të përfaqësohet fuqishëm nën kulmin e një partie në Kuvendin e Kosovës, tha se në këtë kuadër dy deputete nga partia duhet të marrin pjesë në Kuvend dhe të sigurojnë përfaqësimin e femrës parim i domosdoshëm", ka shkruar Damka. /Telegrafi/



Shpallen rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve

31 January 2026 at 10:36


Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) sot ka shpallur rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 28 dhjetorit 2025 për Kuvendin e Kosovës.

Anëtarët e KQZ-së i kanë miratuar listat e kandidatëve të të gjitha partive, përveç asaj të Listës Serbe. Tre anëtarë kanë votuar për, dy kundër nga Lëvizja Vetëvendosje, dhe anëtarët tjerë kanë abstenuar.

Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Kreshnik Radoniqi ka treguar se nga sa ulëse kanë fituar partitë politike në Kuvendin e Kosovës.

Ai njoftoi se Lëvizja Vetëvendosje i ka fituar 51.10 për qind të votave, apo 57 ulëse në Kuvendin e Kosovës, Partia Demokratike e Kosovës, 20.19 për qind të votave apo 22 ulëse, Lidhja Demokratike e Kosovës, 13.24 për qind të votave apo 15 ulëse, dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, 5.50 për qind të votave apo gjashtë ulëse.

Ndërkaq, nga ulëset e rezervuara për minoritetin serb, nëntë ulëse i ka fituar Lista Serbe, partia më e madhe e serbëve të Kosovës, dhe një ulëse, Partia për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë.

Ndërkaq, lidhur me çështjen e KTDP-së në diskutim u përfshi edhe Sami Kurteshi nga LVV-ja.

Ai tha se zgjedhja e dy kandidatëve për deputet nga KTDP-ja është e jashtëligjshme dhe nuk do ta votojë.

Ndërsa kryetari i KQZ, Radoniqi tha se këtë çështje e kanë biseduar dhe më herët dhe palët mund të bëjnë ankesë pas shpalljes së rezultateve.

“Sa i pĂ«rket çështjes sĂ« KTDP e kemi diskutuar kĂ«tĂ« çështje, po ligji thotĂ«, por sipas meje dhe Kushtetueses kemi tĂ« bĂ«jmĂ« me dy ulĂ«se, ku nĂ« Kuvend kĂ«rkohet plotĂ«simi i kuotĂ«s gjinore. KĂ«tĂ« çështje e ka trajtuar Kushtetuesja nĂ« njĂ« vendim tĂ« kaluar. Propozoj qĂ« pas shpalljes kĂ«tĂ« çështje ta ushtroni me ankesĂ«...pjesa tjetĂ«r i mbetet KTDP nĂ« PZAP”, tha Radoniqi. /Telegrafi/

KQZ sot shpall rezultatet përfundimtare

31 January 2026 at 08:19


Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka bërë të ditur se sot do të shpallen rezultatet nga zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare të 28 dhjetorit 2025.

Kjo u bë e ditur përmes një njoftimi për media nga KQZ-ja.

“Ju njoftoj se sot (e shtunĂ«, 31.01.2026, ora 10:00) Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhĂ«s me rendin e ditĂ«s tĂ« cilin e gjeni tĂ« bashkangjitur. Hyrje: Kreshnik Radoniqi, Kryesues i mbledhjes sĂ« KQZ-sĂ«; 2. Shpallja e rezultateve pĂ«rfundimtare pĂ«r Zgjedhjet e parakohshme pĂ«r Kuvendin e RepublikĂ«s, sĂ« KosovĂ«s, tĂ« mbajtura me datĂ«n 28.12.2025. 3. TĂ« ndryshme”, thuhet nĂ« njoftim.

Mbledhja e KQZ-së do të jetë e hapur për publikun dhe mediat.

Ndryshe, që nga mbajtja e zgjedhjeve më 28 dhjetor 2025, autoritetet e zbatimit të ligjit kanë zhvilluar intervista me qindra persona, kanë ndaluar dhjetëra të tjerë dhe kanë vazhduar hetimet nën dyshimet për manipulim të votave të kandidatëve për deputetë në disa komuna të vendit.

Si pasojë e këtyre dyshimeve, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) mori vendim për rinumërim të plotë të votave për kandidatët në të gjitha komunat e Kosovës, ndërsa votat për subjektet politike nuk u përfshinë në këtë proces dhe mbetën të pandryshuara.

Megjithë parregullsitë dhe vjedhjet e votave brenda partive politike, ndarja e mandateve të deputetëve për subjektet politike ka mbetur e njëjtë, pa ndryshime në përbërjen e përgjithshme të Kuvendit.

Deri më tani, pasojat konkrete nga këto manipulime kanë rezultuar vetëm me largimin nga Kuvendi të deputetit të komunitetit turk, Fikrim Damka, vendi i të cilit është zëvendësuar nga bashkëpartiaku i tij, Ergul Mazrek.

Sipas hetimeve, manipulimi i votave dyshohet se është kryer në dy forma kryesore: përmes shtimit të votave drejtpërdrejt në sistem nga numëruesit, në rastet kur qytetarët kanë votuar më pak se 10 kandidatë, si dhe përmes transferimit të votave nga një kandidat tek tjetri brenda së njëjtës parti politike.

Këto parregullsi kanë çuar në nisjen e hetimeve në disa komuna, ku një numër komisionarësh dhe vëzhguesish kanë përfunduar në paraburgim, ndërsa prokuroria ende nuk ka ftuar për intervistim deputetët emrat e të cilëve kanë spikatur me dallime të mëdha votash, megjithëse nuk është përjashtuar mundësia që edhe ata të përfshihen në procedurat hetimore në vijim. /Telegrafi/

KPM publikon raportin e monitorimit të mediave gjatë fushatës për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës

30 January 2026 at 15:46


Komisioni i Pavarur i Mediave (KPM) ka përmbyllur procesin e monitorimit të ofruesve të shërbimeve mediale audiovizuale (OSHMA) të cilat kanë mbuluar fushatën e Zgjedhjeve të Parakohshme 2025.

Sipas njoftimit pĂ«r media bĂ«het e ditur se monitorimi ka pasur pĂ«r qĂ«llim vlerĂ«simin e performancĂ«s sĂ« OSHMA-ve nĂ« pajtim me Kreun VIII “Mediat gjatĂ« fushatĂ«s sĂ« zgjedhjeve” tĂ« Ligjit Nr. 08/L-228 pĂ«r Zgjedhjet e PĂ«rgjithshme dhe Rregulloren KPM-2024/03 pĂ«r Obligimet e Ofruesve tĂ« ShĂ«rbimeve Mediale gjatĂ« FushatĂ«s Zgjedhore.

"Zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare u mbajtën më 28 dhjetor 2025, ndërsa fushata zgjedhore zgjati nga data 17 deri më 28 dhjetor 2025 (ora 07:00), para hapjes së vendvotimeve. Në zgjedhje morën pjesë 24 subjekte politike të certifikuara (SCP), prej të cilave 19 parti politike, 2 koalicione, 2 iniciativa qytetare dhe 1 kandidat i pavarur".

Po ashtu siç thuhet në raport: "Zyra Ekzekutive e KPM-së, para fillimit të fushatës, hartoi Planin e Veprimit për Zgjedhjet e Jashtëzakonshme Parlamentare 2025 në Republikën e Kosovës, i cili përcaktoi aktivitetet e Zyres Ekzekutive të KPM-së në përputhje me mandatin ligjor të përcaktuar me Ligjin Nr. 04/L-44 për KPM-në, Ligjin Nr. 08/L-228 për Zgjedhjet e Përgjithshme dhe Rregulloren KPM-2024/03 për obligimet e ofruesve të shërbimeve mediale gjatë fushatës zgjedhore".

Në raport shpjegohet se periudha para fushatës përfshiu aktivitete të KPM-së për komunikim dhe sensibilizim të të licencuarve, me qëllim njoftimin e tyre mbi detyrimet gjatë procesit zgjedhor.

"Gjatë kësaj kohe, KPM organizoi dy takime me të licencuarit për të diskutuar mbi procesin zgjedhor, përkatësisht detyrimet e mediave sipas Ligjit Nr. 08/L-228 dhe akteve nënligjore të KPM-së, duke përfshirë veçanërisht Rregulloren e re të KPM-së 2024/03, lidhur me obligimet e ofruesve të shërbimeve mediale gjatë fushatës.

Gjatë fushatës zgjedhore dhe deri në mbylljen e vendvotimeve, KPM monitoroi dhe vlerësoi pajtueshmërinë e të licencuarve me legjislacionin në fuqi dhe identifikoi shkeljet e mundshme. Për shkak të mungesës së kuorumit të Komisionit të KPM-së, nuk u mor asnjë vendim për shkeljet e konstatuara nga Zyra Ekzekutive. Periudha paszgjedhore u fokusua në përgatitjen e raportit preliminar dhe atij përmbledhës, që reflekton veprimet e KPM-së dhe gjetjet e monitorimit të të licencuarve gjatë fushatës".

Tutje në raport thuhet se në përgjithësi, OSHMA-të e përfshira në monitorim ofruan hapësirë dhe mbuluan kryesisht aktivitetet zgjedhore të subjekteve politike LVV, PDK, LDK dhe AAK.

"NdĂ«rkaq, subjekteve tĂ« tjera tĂ« certifikuara nuk u ofrua mundĂ«sia e njĂ«jtĂ« pĂ«r hapĂ«sirĂ« “pa pagesĂ«â€ gjatĂ« fushatĂ«s, pĂ«r çka Zyra Ekzekutive e KPM-sĂ« ka njoftuar OSHMA-tĂ« dhe i ka udhĂ«zuar tĂ« veprojnĂ« nĂ« pajtim me Rregulloren KPM-2024/03. GjatĂ« periudhĂ«s monitoruese, shkeljet mĂ« tĂ« zakonshme tĂ« konstatuara pĂ«rfshinĂ«: mosidentifikim tĂ« duhur tĂ« reklamimit politik, pĂ«rfshirje dhe pĂ«rdorim tĂ« fĂ«mijĂ«ve nĂ« spote politike, sponsorizim tĂ« emisioneve politike, reklamim me ekran tĂ« ndarĂ«, vendosje tĂ« produkteve nĂ« emisione tĂ« çështjeve aktuale dhe shkelje tĂ« heshtjes zgjedhore", thuhet nĂ« raportin e KPM-sĂ«. /Telegrafi/



Prokuroria autorizon Policinë për hetime lidhur me votat në Obiliq

30 January 2026 at 13:45


Prokuroria Themelore në Prishtinë, përmes Departamentit për Krime të Rënda, ka njoftuar se po e ndjek me vëmendje të plotë procesin e rinumërimit të votave për zgjedhjet e përgjithshme të mbajtura më 28 dhjetor 2025.

Sipas njoftimit, gjatë procesit të rinumërimit janë vërejtur dyshime për mospërputhje në rezultatet e kandidatëve për deputet pas përfundimit të numërimit të votave në komunën e Obiliqit.

Në këtë kontekst, Prokurori i Shtetit ka autorizuar Policinë e Kosovës që të nisë hetime paraprake, me qëllim të verifikimit të saktësisë së rezultateve dhe të përcaktimit nëse ka pasur shkelje të mundshme nga persona përgjegjës.

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka theksuar se mbetet e përkushtuar në mbrojtjen e votës së lirë të qytetarëve dhe në trajtimin e çdo rasti të dyshuar, me synim ruajtjen e integritetit të procesit zgjedhor dhe sundimin e ligjit. /Telegrafi/


Kurti: Takimi me presidenten është hapi i katërt institucionalë, bashkëpunimi me opozitën i domosdoshëm

30 January 2026 at 12:05


Kryeministri Albin Kurti ka deklaruar se çështja e presidentit apo presidentes së ardhshme do të trajtohet vetëm pasi të përmbyllen disa hapa të rëndësishëm institucionalë, duke theksuar se takimi me presidenten përbën hapin e katërt në këtë proces.

Në një prononcim për media, Kurti sqaroi se pas certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve dhe trajtimit të të gjitha ankesave të mundshme, vendi duhet të kalojë nëpër tri faza paraprake.

“NdĂ«rkaq, sa i pĂ«rket takimit me presidenten, jemi nĂ« komunikim dhe jemi takuar, por ta keni parasysh se ai do tĂ« jetĂ« hapi i katĂ«rt. Pas certifikimit tĂ« rezultatit tĂ« zgjedhjeve dhe trajtimit tĂ« tĂ« gjitha ankesave tĂ« mundshme, kemi nevojĂ« pĂ«r tre hapa paraprakĂ«. I pari, konstituimi i Kuvendit, qĂ« nĂ«nkupton zgjedhjen e kryetares apo kryetarit dhe tĂ« pesĂ« nĂ«nkryetarĂ«ve, pastaj formimi i qeverisĂ« dhe pastaj na duhet qĂ« menjĂ«herĂ« tĂ« fillojmĂ« me vendimet pĂ«r marrĂ«veshjet ndĂ«rkombĂ«tare. Kemi tri marrĂ«veshje me BankĂ«n BotĂ«rore dhe kemi planin e rritjes sĂ« BE-sĂ«, i cili Ă«shtĂ« nĂ« shumĂ«n e gjithĂ«mbarshme prej 882.6 milionĂ« euro, ku rreth 30 pĂ«r qind janĂ« grante, ndĂ«rkaq 70 pĂ«r qind janĂ« kredi”, theksoi ai.

Duke folur për raportet me opozitën, kryeministri nënvizoi se Lëvizja Vetëvendosje ka marrë një mbështetje të madhe nga qytetarët, çka sipas tij përbën një përgjegjësi të lartë për formimin e Qeverisë së re.

Megjithatë, ai theksoi se për çështje që kërkojnë shumicë të cilësuar në Kuvend, si marrëveshjet ndërkombëtare dhe zgjedhja e presidentit apo presidentes, bashkëpunimi me opozitën është i domosdoshëm.

“UnĂ« besoj qĂ« nĂ« raport me opozitĂ«n, te marrĂ«veshjet ndĂ«rkombĂ«tare, por edhe te konstituimi i Kuvendit dhe formimi i qeberisĂ«, do tĂ« shohim se a po ia fillojmĂ« njĂ« kapitull tĂ« ri qĂ« dallon nga ai i vitit 2025 qĂ« sapo e kaluam. Ne duhet tĂ« shohim nĂ« Kuvend se a ka atmosferĂ« pĂ«r njĂ« raport tĂ« ri Qeveri–OpozitĂ«. UnĂ« nuk mund ta them kĂ«tĂ« paraprakisht, por pa dyshim muaji shkurt Ă«shtĂ« muaji qĂ« do tĂ« na tregojĂ« neve se a do tĂ« mund tĂ« hapim njĂ« kapitull tĂ« ri tĂ« raporteve tona. Populli na ka dhĂ«nĂ« njĂ« mbĂ«shtetje shumĂ« tĂ« madhe, e cila Ă«shtĂ« pĂ«rgjegjĂ«si e lartĂ« pĂ«r ne pĂ«r formimin e qeverisĂ«, nuk do tĂ« kemi asnjĂ« problem, por pĂ«r dy tĂ« tretat e votave qĂ« nevojiten nĂ« Kuvend, prej marrĂ«veshjeve ndĂ«rkombĂ«tare deri te zgjedhja e presidentes apo presidentit, ne kemi nevojĂ« pĂ«r bashkĂ«punim me opozitĂ«n. Nga ana jonĂ«, gatishmĂ«ria dhe interesimi ekziston. NĂ« muajin shkurt do tĂ« shohim se a ka gatishmĂ«ri dhe interesim nga opozita”, tha ndĂ«r tjerash Kurti. /Telegrafi/

Elezi: Sot pritet të përfundojë procesi i rinumërimit të votave

30 January 2026 at 08:22


Procesit të stërzgjatur të numërimit të votave nga Zgjedhjet e Jashtëzakonshme Parlamentare 2025 duket se po i vije fundi.

Ky proces fillimisht ishte pĂ«rfunduar pothuajse, por qĂ« Komisioni Qendror Zgjedhor hasi nĂ« disa parregullsi qĂ« ndodhĂ«n fillimisht nĂ« Prizren, ku kishte dallime tĂ« mĂ«dha nĂ« vota tek kandidatĂ«t pĂ«r deputetĂ«, pĂ«r tĂ« kaluar mĂ« pas edhe tek komunat si Drenasi dhe Malisheva – andaj tĂ« gjitha komunat shkuan nĂ« rinumĂ«rim.

Në një prononcim për Telegrafin, zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka bërë të ditur se sot (30 janar) pritet që ky proces të përfundojë.

“Nga fillimi i kĂ«tij procesi (13 janar) dhe deri nĂ« pĂ«rfundimin e ditĂ«s sĂ« enjte (29 janar) janĂ« rinumĂ«ruar rreth 95% apo 2,414 nga 2,557 vendvotime”, tha ai.

Elezi shtoi mĂ« tutje: “Pra, kanĂ« mbetur pĂ«r t’u rinumĂ«ruar edhe 143 vendvotime qĂ« i takojnĂ« 4 komunave tĂ« fundit nga ky proces, si PrishtinĂ«, PodujevĂ«, SuharekĂ« dhe ShtĂ«rpcĂ«. Ky proces, planifikohet tĂ« pĂ«rmbyllet gjatĂ« ditĂ«s sĂ« sotme”.

Kjo është dita e 18-të e rinumërimit të votave, derisa pritet që Kosova të ketë Qeveri në muajin shkurt.

Lëvizja Vetëvendosje i fitoi zgjedhjet e 28 dhjetorit me 51.10 për qind, që në total i bie që kanë siguruar 57 ulëse në Kuvend. /Telegrafi/

Paraburgim për 15 persona, komisionerët në Malishevë dyshohet se falsifikuan rezultatet e votimit

29 January 2026 at 15:48


Gjykata Themelore në Gjakovë, në dy seanca të ndara dëgjimore, të mbajtura të mërkurën njëra në ora 18:30 ndërsa tjetra në ora 21:55, sot ka nxjerrë vendim duke aprovuar kërkesat e Prokurorisë Themelore në Gjakovë dhe ka caktuar masën e paraburgimit ndaj 15 personave, për shkak të dyshimit të bazuar se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale të falsifikimit të rezultateve të votimit.

Sipas kĂ«rkesĂ«s sĂ« ProkurorisĂ«, ekziston dyshimi i bazuar se tĂ« pandehurit, nĂ« cilĂ«sinĂ« e kryesuesve tĂ« komisioneve pĂ«r numĂ«rimin e votave, me autorizime tĂ« marra nga KQZ, nĂ« QendrĂ«n Komunale tĂ« NumĂ«rimit nĂ« MalishevĂ«, e vendosur nĂ« palestrĂ«n e sporteve “Habib Zogaj”, me veprime tĂ« kundĂ«rligjshme kanĂ« ndĂ«rhyrĂ« nĂ« procesin e votimit, duke falsifikuar rezultatet e tij, me ç’rast kanĂ« cenuar integritetin e procesit zgjedhor dhe vullnetin e lirĂ« tĂ« votuesve.

"Gjyqtari i procedurës paraprake, Sulltan Dobraj, ka vlerësuar se janë përmbushur kushtet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurve, pasi ekziston rreziku real që, nëse gjenden në liri, të njëjtit mund të ndikojnë në dëshmitarë dhe të pengojnë rrjedhën e procedurës penale, duke pasur parasysh se bëhet fjalë për një vepër penale me peshë të rëndë".

Me këtë vendim, të pandehurit do të mbahen në paraburgim në kohëzgjatje prej një muaji, kohë kjo që do të llogaritet nga dita e arrestimit të tyre e deri me 28 shkurt 2026.

Palët kanë të drejtë ankese ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit të Kosovës, brenda afatit ligjor. /Telegrafi/

❌
❌