Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar shpalli sot vendimin për ish drejtoreshën e Tirana Parking, Eglantina Zere dhe 4 zyrtarëve të tjerë, konkretisht Enkeljda Qyta, Bruno Koçi, Rivjola Baxha si dhe Kristo Zhulati duke zbutur dënimet e tyre.
Sipas vendimit të Apelit, të pandehurit u shpallën fajtorë për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, por ndaj tyre u pezulluan masat e dënimit, duke i vënë ata nën shërbim porove për një periudhë 12-mujore.
Në përfundim, Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar vendosi:
1. Lënien në fuqi të vendimit nr. 41, datë 17.06.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me ndryshimet:
A. – Në aplikim të nenit 59 të Kodit Penal, urdhërohet pezullimi i ekzekutimit të dënimit me burgim për të pandehurën Eglantina Zere dhe vënia në provë për një afat prej dymbëdhjetë muaj, duke u detyruar e pandehura të mbajë kontakte me Degën Territoriale të Shërbimit të Provës Tiranë, në juridiksionin e të cilës ka vendbanimin, me kusht që gjatë kohës së provës të mos kryejë vepër tjetër penale.
– Në bazë të nenit 61 të Kodit Penal, urdhërohet e pandehura Eglantina Zere t’iu përgjigjet thirrjeve e kërkesave të organeve për mbikëqyrjen e provës.
B. – Në aplikim të nenit 59 të Kodit Penal, urdhërohet pezullimi i ekzekutimit të dënimit me burgim për të pandehurën Rivjola Baxha dhe vënia në provë për një afat prej dymbëdhjetë muaj, duke u detyruar e pandehura të mbajë kontakte me Degën Territoriale të Shërbimit të Provës Tiranë, në juridiksionin e të cilës ka vendbanimin, me kusht që gjatë kohës së provës të mos kryejë vepër tjetër penale.
– Në bazë të nenit 61 të Kodit Penal, urdhërohet e pandehura Rivjola Baxha t’iu përgjigjet thirrjeve e kërkesave të organeve për mbikëqyrjen e provës.
C. – Në aplikim të nenit 59 të Kodit Penal, urdhërohet pezullimi i ekzekutimit të dënimit me burgim për të pandehurën Enkeljda Qyta dhe vënia në provë për një afat prej dymbëdhjetë muaj, duke u detyruar e pandehura të mbajë kontakte me Degën Territoriale të Shërbimit të Provës Tiranë, në juridiksionin e të cilës ka vendbanimin, me kusht që gjatë kohës së provës të mos kryejë vepër tjetër penale.
– Në bazë të nenit 61 të Kodit Penal, urdhërohet e pandehura Enkeljda Qyta t’iu përgjigjet thirrjeve e kërkesave të organeve për mbikëqyrjen e provës.
D. – Në aplikim të nenit 59 të Kodit Penal, urdhërohet pezullimi i ekzekutimit të dënimit me burgim për të pandehurin Bruno Koçi dhe vënia në provë për një afat prej dymbëdhjetë muaj, duke u detyruar e pandehura të mbajë kontakte me Degën Territoriale të Shërbimit të Provës Tiranë, në juridiksionin e të cilës ka vendbanimin, me kusht që gjatë kohës së provës të mos kryejë vepër tjetër penale,
– Në bazë të nenit 61 të Kodit Penal, urdhërohet i pandehuri Bruno Koçi t’iu përgjigjet thirrjeve e kërkesave të organeve për mbikëqyrjen e provës.
E. – Në aplikim të nenit 59 të Kodit Penal, urdhërohet pezullimi i ekzekutimit të dënimit me burgim për të pandehurën Kristo Zhulati dhe vënia në provë për një afat prej dymbëdhjetë muaj, duke u detyruar i pandehuri të mbajë kontakte me Degën Territoriale të Shërbimit të Provës Tiranë, në juridiksionin e të cilës ka vendbanimin, me kusht që gjatë kohës së provës të mos kryejë vepër tjetër penale.
– Në bazë të nenit 61 të Kodit Penal, urdhërohet i pandehuri Kristo Zhulati t’iu përgjigjet thirrjeve e kërkesave të organeve për mbikëqyrjen e provës.
AKUZAT
Zyrtaret e bashkise Tirane akuzohen se favorizuan në mënyrë të paligjshme një kompani të zotëruar “de facto” nga ish-kreu i Ujësjellësit, Redi Molla dhe ai i IMT-së, Mariglen Qato, duke e ushqyer atë me tendëra publikë.
Ish-drejtorja e përgjithshme e institucionit Tirana Parking, Eglantina Zere dhe katër zyrtarët e tjerë të Bashkisë Tiranë, Rivjola Baxha, Enkelejda Qyta, Bruno Koçi dhe Kristo Zhulati u morën nën përgjegjësi penale për akuzën “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”.
HETIMET
Sipas SPAK, gjatë hetimeve paraprake është provuar fakti se e pandehura Eglantina Zere, në cilësinë e titullarit të autoritetit kontraktor “Tirana Parking” institucion në varësi të Bashkisë Tiranë, në bashkëpunim me të pandehurit Enkelejda Qyta, Bruno Koçi dhe Rivjola Baxha, në cilësinë e anëtarëve të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave dhe anëtarin e Njësisë së Prokurimit, Kristo Zhulati, kanë krijuar avantazhe dhe privilegje të padrejta për bashkimin e operatorëve ekonomik fitues “V.A.S Konstruksion sh.p.k” dhe “Rroku Guest” sh.p.k, në procedurën e prokurimit me objekt “Rikonstruksion i sheshit të parkimit te Selman Stermasi”, të zhvilluar më 1 tetor të vitit 2019.
Prokuroria vërejti në gjykatë se provat e mbledhura gjatë hetimeve provojnë plotësisht faktin se verifikimin dhe vlerësimin e ofertave të operatorëve ekonomikë që kanë marrë pjesë në këtë procedurë prokurimi nuk e kanë bërë anëtarët e KVO-së, por e kanë bërë persona të tjerë që kanë punuar në shoqërinë “5D Konstruksion” sh.p.k.