❌

Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 18 January 2026Main stream

Testohet droni kosovar “Skifteri”, pamje nga goditja me rreze veprimi deri nĂ« njĂ« mijĂ« kilometra

18 January 2026 at 17:35

Droni i quajtur “Skifteri K1”, me rreze veprimi deri nĂ« 1 mijĂ« kilometra, ka pĂ«rfunduar me sukses fazĂ«n e testimit dhe tashmĂ« Ă«shtĂ« gati pĂ«r pĂ«rdorim, ka bĂ«rĂ« tĂ« ditur Ridvan Aliu, i njohur si prodhues i dronĂ«ve nga Kosova.

Aliu ka publikuar në llogarinë e tij në Facebook një video, në të cilën shihet droni duke goditur pikën e synuar gjatë testimit, duke prezantuar njëkohësisht edhe disa nga specifikat teknike të tij.

Sipas tĂ« dhĂ«nave tĂ« publikuara, “Skifteri K1” ka kohĂ« fluturimi prej 7 orĂ« e 12 minutash, rreze veprimi mbi 1 mijĂ« kilometra dhe kapacitet bartĂ«s deri nĂ« 42 kilogramĂ«.

Aliu ka theksuar se testimi është zhvilluar me sukses, pa dhënë më shumë detaje për fazat e ardhshme apo destinimin e përdorimit të këtij droni.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Testohet droni kosovar “Skifteri”, pamje nga goditja me rreze veprimi deri nĂ« njĂ« mijĂ« kilometra appeared first on Sinjali.

Mbi 6 mijë vota më pak, Paçarizi: Të rinumërohen të gjitha votat në vend, përfshirë edhe ato të diasporës

18 January 2026 at 17:24

Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Fetah Paçarizi, ka reaguar lidhur me procesin e rinumërimit të votave nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), duke e cilësuar situatën si serioze dhe shqetësuese.

Në një deklaratë për media, Paçarizi tha se ajo që po ndodh gjatë rinumërimit ngre dyshime të arsyeshme mbi integritetin e procesit zgjedhor dhe cenon besimin e qytetarëve në numërimin dhe rinumërimin e votave.

Sipas tij, për të garantuar transparencë, barazi dhe respektim të vullnetit real të qytetarëve, është i domosdoshëm rinumërimi i plotë i votave në të gjithë vendin, përfshirë edhe votat e diasporës.

Paçarizi theksoi se është i përfshirë rishtas në politikë dhe se nuk ka mbajtur asnjëherë poste apo përgjegjësi politike, duke sqaruar se nuk ka pasur asnjë ndikim në procesin zgjedhor. Ai u distancua nga çdo keqpërdorim apo manipulim që mund të jetë bërë në emrin e tij ose në dëm të votës së lirë.

“KĂ«rkoj qĂ« Prokuroria e Shtetit tĂ« nisĂ« hetime tĂ« plota, tĂ« pavarura dhe profesionale”, tha Paçarizi, duke shtuar se edhe KQZ-ja, si organ i pavarur kushtetues, duhet tĂ« japĂ« llogari publike dhe tĂ« ofrojĂ« prova tĂ« qarta pĂ«r ligjshmĂ«rinĂ« dhe korrektĂ«sinĂ« e veprimeve tĂ« saj.

Ai theksoi se pavarësia institucionale nuk nënkupton mungesë përgjegjësie, ndërsa kërkoi transparencë, hetim dhe përgjegjësi institucionale, duke vlerësuar se gabimet apo manipulimet e këtij niveli përbëjnë përgjegjësi shtetërore.

Sipas të dhënave aktuale të KQZ-së, kandidati për deputet nga PDK, Fetah Paçarizi rezulton me 6 mijë vota më pak pas rinumërimit.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Mbi 6 mijë vota më pak, Paçarizi: Të rinumërohen të gjitha votat në vend, përfshirë edhe ato të diasporës appeared first on Sinjali.

SPAK jep detaje nga aksioni kundër call-center në Tiranë, si u ndërruan zyrat një ditë para aksionit?

18 January 2026 at 17:13

SPAK ka dalë me njoftim zyrtar për aksionin kundër call-center në dy pallate Tiranë, që akuzohet se kanë mashtruar shtetas italianë dhe europianë për investime në kriptomonedhave të ndryshme.

Prokuroria e Posaçme nëpërmjet një njoftimi zyrtar mbi operacionin e dy ditëve më parë ka sqaruar se në pranga kanë rënë 8 persona, si dhe janë shpallur në kërkim 3 vëllezërit Agim, Alfred dhe Arjan Prekaj, ndërkohë që të paktën 28 objekte janë kontrolluar nga Byroja Kombëtare e Hetimit dhe Policia e Shtetit. Por ndërhyrja e hetuesve më 16 janar nuk ishte e beftë.

Nga veprimet e para hetimore të BKH-së, rezultoi se organizatorët e kësaj veprimtarie kriminale kishin ngritur një strukturë të sofistikuar sigurie, me disa perimetra mbrojtës, duke përdorur jo vetëm kamerat filmike statike, por edhe personel civil vëzhgimi, jashtë kësaj Qendre.

VĂ«zhguesit nuhatĂ«n se ishin nĂ«n lupĂ«n e hetuesve  dhe mbrĂ«mjen e datĂ«s 15 janar ata boshatisĂ«n qendra e thirrjeve nĂ« kullĂ«n luksoze “Atti Tower”, nĂ« rrugĂ«n “Ibrahim Rugova”, pĂ«rballĂ« Katedrales Ortodokse, dhe disa materiale u asgjĂ«suan. Brenda pak orĂ«sh ky aktivitet u ringrit nĂ« godinĂ«n “Downtown One”, nĂ« Bulevardin Bajram Curri ku dhe u arrestuan nĂ« flagrancĂ« punonjĂ«sit, tĂ« cilĂ«t kishin transportuar gjatĂ« natĂ«s material.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post SPAK jep detaje nga aksioni kundër call-center në Tiranë, si u ndërruan zyrat një ditë para aksionit? appeared first on Sinjali.

Ekuadori vendos 10 mijë trupa ushtarake kundër karteleve të drogës

18 January 2026 at 16:52

Autoritetet ekuadoriane njoftuan të premten se kanë vendosur 10,000 ushtarë kundër bandave të drogës të fajësuara për rritjen e dhunës në vendin e Amerikës Latine.

I vendosur midis dy eksportuesve më të mëdhenj të kokainës në botë, Kolumbisë dhe Perusë, Ekuadori është bërë një qendër tranziti për drogën dhe po përjeton një përshkallëzim të dhunës për shkak të përplasjeve midis bandave të lidhura me kartelet meksikane dhe kolumbiane.

PĂ«r t’u pĂ«rballur me fenomenin, qeveria e Presidentit Daniel Noboa, njĂ« aleat i Presidentit tĂ« SHBA-sĂ« Donald Trump nĂ« rajon, ka vendosur tĂ« pĂ«rforcojĂ« forcat e sigurisĂ«.

Midis 10,000 personave të vendosur ishin qindra anëtarë të forcave speciale, të cilët zbarkuan në qytetin e Guayaquil. Ministri i Mbrojtjes, Giancarlo Loffredo urdhëroi ushtrinë të ndërmerrte veprime për një periudhë të pacaktuar në qytet.

AvionĂ« me personel ushtarak u dĂ«rguan gjithashtu nĂ« Manta, portin kryesor tĂ« peshkimit tĂ« vendit, gjithashtu njĂ« qendĂ«r kritike. NĂ« mesin e dhjetorit, Uashingtoni njoftoi se po dĂ«rgonte trupa amerikane nĂ« Ekuador si pjesĂ« e njĂ« “misioni tĂ« pĂ«rkohshĂ«m” kundĂ«r trafikut tĂ« drogĂ«s.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Ekuadori vendos 10 mijë trupa ushtarake kundër karteleve të drogës appeared first on Sinjali.

KQZ: Në QNR është rinumëruar mbi gjysma e vendvotimeve të përcaktuara

18 January 2026 at 16:47

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) po vazhdon procesi i rinumërimit të fletëvotimeve, sipas vendimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ).

Sipas të dhënave zyrtare, nga fillimi i këtij procesi, të martën më 13 janar 2026 në ora 18:00, e deri të dielën më 18 janar 2026 në ora 16:00, janë rinumëruar rreth 56 për qind e vendvotimeve, respektivisht 509 nga gjithsej 914 vendvotime të përfshira në rinumërim.

Rinumërimi deri më tani ka përfunduar plotësisht në këto komuna: Deçan, Gjakovë, Gllogoc, Gjilan, Dragash, Istog, Kaçanik, Klinë, Fushë Kosovë, Kamenicë, Mitrovicë e Jugut, Leposaviq, Lipjan, Novobërdë, Obiliq, Rahovec, Pejë, Podujevë dhe Prishtinë.

Ndërkohë, në komunën e Prizrenit janë rinumëruar 232 nga 235 vendvotime, ndërsa në Skenderaj 4 nga 72 vendvotime.

Sipas KQZ-së, procesi i rinumërimit është përmbyllur në 19 komuna, ndërsa gjatë ditës së sotme pritet të përfundojë edhe në komunën e Prizrenit. Pas kësaj, sipas radhës së përcaktuar, rinumërimi do të vazhdojë edhe në komunat e tjera.

Lexo edhe:

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post KQZ: Në QNR është rinumëruar mbi gjysma e vendvotimeve të përcaktuara appeared first on Sinjali.

Ushtarët italianë të KFOR-it zhvillojnë stërvitje në Kosovën perëndimore

18 January 2026 at 16:29

UshtarĂ«t italianĂ« nga Komanda Rajonale–PerĂ«ndim (RC-West) e misionit tĂ« KFOR-it tĂ« udhĂ«hequr nga NATO po vazhdojnĂ« zhvillimin e stĂ«rvitjeve tĂ« rregullta nĂ« zonat e KosovĂ«s perĂ«ndimore.

Sipas njoftimit, trajnimi ishte i përqendruar në aktivitetet e mbikëqyrjes përmes patrullave të montuara dhe të çmontuara, me qëllim ruajtjen dhe forcimin e kapaciteteve operacionale të KFOR-it në monitorimin dhe kontrollin e zonës së përgjegjësisë.

Këto patrulla konsiderohen thelbësore për ruajtjen e një pranie të dukshme dhe të paanshme në terren, rritjen e vetëdijes situative, si dhe për mbështetjen e stabilitetit dhe sigurisë në të gjithë rajonin e RC-West. Aktivitetet e tilla kontribuojnë drejtpërdrejt në krijimin e një mjedisi të sigurt për të gjithë qytetarët e Kosovës.

KFOR-i vazhdon të zbatojë mandatin e tij, të bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara të vitit 1999, për të garantuar një ambient të sigurt dhe lirinë e lëvizjes për të gjithë njerëzit në Kosovë, në çdo kohë.

Gjithashtu, misioni i KFOR-it bashkëpunon ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), në përputhje me rolet e tyre si reagues të sigurisë.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Ushtarët italianë të KFOR-it zhvillojnë stërvitje në Kosovën perëndimore appeared first on Sinjali.

BILD: Ushtarët gjermanë largohen nga Grenlanda disa orë pasi Trump kërcënoi me tarifa doganore

18 January 2026 at 16:27

Ushtarët gjermanë që mbërritën në Grenlandë janë larguar papritur nga ishulli arktik vetëm 44 orë pas mbërritjes së tyre, raportoi gazeta gjermane Bild, duke publikuar edhe një foto nga aeroporti.

Ndërkohë, vetëm një ditë më parë, autoritetet në Berlin kishin deklaruar se 15 ushtarët gjermanë do të qëndronin në Grenlandë për një periudhë më të gjatë se ajo e planifikuar fillimisht.

Sipas Bild, vendimi pĂ«r largimin u mor tĂ« dielĂ«n nĂ« mĂ«ngjes, pa iu dhĂ«nĂ« ndonjĂ« shpjegim ushtarĂ«ve. Urdhri ishte i drejtpĂ«rdrejtĂ«: “Kthehuni”. TĂ« gjitha takimet e planifikuara pĂ«r sot nĂ« GrenlandĂ« u anuluan nĂ« mĂ«nyrĂ« tĂ« menjĂ«hershme.

Për momentin, mbetet e paqartë nëse ky vendim i Berlinit lidhet me kërcënimet e presidentit amerikan Donald Trump për vendosjen e tarifave doganore ndaj tetë vendeve europiane, përfshirë Gjermaninë, që kanë dërguar trupa në Grenlandë, apo nëse largimi ka arsye të tjera.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post BILD: Ushtarët gjermanë largohen nga Grenlanda disa orë pasi Trump kërcënoi me tarifa doganore appeared first on Sinjali.

Manipulim industrial i votave, Kryeziu: Kam lëshuar autorizim që identifikohen personat përgjegjës

18 January 2026 at 16:11

NĂ« pothuajse gjysmĂ«n e vendvotimeve qĂ« supozohet t’i nĂ«nshtrohen procesit tĂ« rinumĂ«rimit tĂ« votave pĂ«r kandidatĂ«t pĂ«r deputetĂ« nĂ« zgjedhjet e parakohshme parlamentare tĂ« 28 dhjetorit, ky proces tashmĂ« ka pĂ«rfunduar.

Rinumërimi i i një të tretës së vendvotimeve nisi më 13 janar, pasi u vërejten dallime në fletëvotimet me votat për kandidatët brenda subjekteve politike.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se procesi ka përfunduar në 19 komuna dhe se tani fillimisht do të vazhdojë me rinumërimin në Prizren dhe pastaj me komunat e tjera.

Në Prizren deri tash janë numëruar 172 nga 235 vendvotime dhe kjo komunë prin dukshëm me numrin e fletëvotimeve me gabime.

Për këtë çështje ka folur Petrit Kryeziu, kryeprokurori i Prokurorisë së Prizrenit, i cili tha për Gazetën Sinjali se sot ka lëshuar autorizim për Policinë për identifikimin e personave përgjegjës, sigurimin e provave, përfshirë këtu procesverbalet dhe nënshkrimet, krejt kjo pasi siç tha ai janë evidentuar keqpërdorime të dukshme të votave.

“Si institucion i Prokurorit tĂ« Shtetit, kemi monitoruar nga jashtĂ« procesin e rinumĂ«rimit tĂ« rezultateve zgjedhore. Tani qĂ« rinumĂ«rimi po i afrohet fundit, janĂ« evidentuar keqpĂ«rdorime tĂ« dukshme tĂ« votave gjatĂ« numĂ«rimit brenda subjekteve politike nĂ« rajonin e Prizrenit. NĂ« kĂ«tĂ« drejtim, sot, nĂ« cilĂ«sinĂ« e kryeprokurorit me vetiniciative kam lĂ«shuar autorizim me shkrim pĂ«r PolicinĂ« e KosovĂ«s qĂ« tĂ« identifikojnĂ« personat pĂ«rgjegjĂ«s, tĂ« sigurojnĂ« prova relevante, pĂ«rfshirĂ« procesverbalet dhe nĂ«nshkrimet”, tha Kryeziu pĂ«r GazetĂ«n Sinjali.

Kryeprokurori theksoi se çdo person që ka falsifikuar rezultatet përmes vendosjes së nënshkrimit të tij do të mbajë përgjegjësi, pasi manipulimi i votës është krim dhe do të ndëshkohen pa kompromis.

“Çdo person qĂ« ka vendosur nĂ«nshkrimin e tij duke falsifikuar rezultatet zgjedhore dhe duke ndryshuar vullnetin e qytetarit, nuk duhet tĂ« qĂ«ndroj i qetĂ«, do tĂ« mbajĂ« pĂ«rgjegjĂ«si tĂ« plotĂ« penale. Manipulimi i votĂ«s dhe falsifikimi i dokumenteve zgjedhore janĂ« krim dhe do tĂ« ndĂ«shkohen pa kompromis”.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Manipulim industrial i votave, Kryeziu: Kam lëshuar autorizim që identifikohen personat përgjegjës appeared first on Sinjali.

SHBA-të vrasin një person të lidhur me Al-Qaeda-n, kishte lidhje me terroristin e ISIS-it që vrau tre amerikanë muajin e kaluar

17 January 2026 at 23:39

Komanda Qendrore e SHBA-së (CENTCOM) njoftoi të shtunën se një udhëheqës i lidhur me al-Kaedën, i cili kishte lidhje të drejtpërdrejta me një terrorist të ISIS-it përgjegjës për vrasjen e dy anëtarëve të shërbimit amerikan dhe një përkthyesi amerikan më 13 dhjetor, u vra në një sulm amerikan në veriperëndim të Sirisë të premten.

ZyrtarĂ«t e CENTCOM thanĂ« se Bilal Hasan al-Jasim ishte njĂ« udhĂ«heqĂ«s terrorist me pĂ«rvojĂ« i cili komplotoi sulme dhe ishte “i lidhur drejtpĂ«rdrejt” me personin e armatosur tĂ« ISIS-it i cili vrau dhe plagosi personelin amerikan dhe sirian muajin e kaluar nĂ« Palmyra, Siri, raporton Fox News.

“Vdekja e njĂ« operativi terrorist tĂ« lidhur me vdekjen e tre amerikanĂ«ve tregon vendosmĂ«rinĂ« tonĂ« nĂ« ndjekjen e terroristĂ«ve qĂ« sulmojnĂ« forcat tona”, tha komandanti i CENTCOM-it, Admirali Brad Cooper. “Nuk ka vend tĂ« sigurt pĂ«r ata qĂ« kryejnĂ«, komplotojnĂ« ose frymĂ«zojnĂ« sulme ndaj qytetarĂ«ve amerikanĂ« dhe luftĂ«tarĂ«ve tanĂ«. Ne do t’ju gjejmĂ«.”

Operacioni Hawkeye Strike rezultoi në goditjen e më shumë se 100 objektivave të infrastrukturës dhe vendeve të armëve të ISIS-it nga forcat amerikane dhe partnere me mbi 200 municione precize.

Më shumë se 300 operativë të ISIS-it u kapën dhe më shumë se 20 u vranë në të gjithë Sirinë brenda vitit të kaluar, sipas CENTCOM.

I Dërguari Special i SHBA-së për Sirinë, Tom Barrack, u takua me Presidentin sirian Ahmed al-Sharaa, Ministrin e Jashtëm Asaad al-Shaibani dhe anëtarët e ekipit të tyre në Damask më 10 janar për të diskutuar zhvillimet e fundit në Aleppo dhe rrugën më të gjerë përpara për tranzicionin historik të Sirisë.

NĂ« njĂ« deklaratĂ« pĂ«r X, Barrack tha se Presidenti Donald Trump ra dakord tĂ« heqĂ« sanksionet nĂ« mĂ«nyrĂ« qĂ« “t’i japĂ« SirisĂ« njĂ« shans” pĂ«r tĂ« ecur pĂ«rpara.

“Qeveria e Shteteve tĂ« Bashkuara mirĂ«pret tranzicionin historik tĂ« SirisĂ« dhe i ofron mbĂ«shtetjen e saj qeverisĂ« siriane nĂ«n Presidentin Ahmed al-Sharaa ndĂ«rsa ajo punon pĂ«r tĂ« stabilizuar vendin, pĂ«r tĂ« rindĂ«rtuar institucionet kombĂ«tare dhe pĂ«r tĂ« pĂ«rmbushur aspiratat e tĂ« gjithĂ« sirianĂ«ve pĂ«r paqe, siguri dhe prosperitet”, shkroi Barrack nĂ« postim.

Ai shtoi se qeveria siriane ka riafirmuar angazhimin e saj ndaj marrĂ«veshjes sĂ« integrimit tĂ« marsit 2025 me Forcat Demokratike Siriane (SDF), por i quajti zhvillimet nĂ« Aleppo qĂ« “duket se sfidojnĂ« kushtet e kĂ«saj marrĂ«veshjeje”, thellĂ«sisht shqetĂ«suese.

“Ne i nxisim tĂ« gjitha palĂ«t tĂ« ushtrojnĂ« pĂ«rmbajtje maksimale, tĂ« ndĂ«rpresin menjĂ«herĂ« armiqĂ«sitĂ« dhe tĂ« kthehen nĂ« dialog nĂ« pĂ«rputhje me marrĂ«veshjet e 10 marsit dhe 1 prillit 2025 midis qeverisĂ« siriane dhe SDF-sĂ«â€, shkroi Barrack. “Dhuna rrezikon tĂ« minojĂ« progresin e arritur qĂ« nga rĂ«nia e regjimit tĂ« Asadit dhe fton ndĂ«rhyrje tĂ« jashtme qĂ« nuk i shĂ«rbejnĂ« interesave tĂ« asnjĂ« pale. 
 Objektivi mbetet njĂ« Siri sovrane dhe e bashkuar – nĂ« paqe me veten dhe fqinjĂ«t e saj – ku barazia, drejtĂ«sia dhe mundĂ«sitĂ« u ofrohen tĂ« gjithĂ« njerĂ«zve tĂ« saj.”

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post SHBA-të vrasin një person të lidhur me Al-Qaeda-n, kishte lidhje me terroristin e ISIS-it që vrau tre amerikanë muajin e kaluar appeared first on Sinjali.

Tarifat e Trump, ambasadorët e BE-së thirren për bisedime emergjente në Bruksel

17 January 2026 at 23:27

Ambasadorët e Bashkimit Evropian janë thirrur për një takim emergjent në Bruksel.

Kjo vjen në një kohë kur vendet evropiane po diskutojnë se si të përgjigjen ndaj kërcënimit të Donald Trump për tarifa lidhur me Groenlandën, raportonSky News.

Tre diplomatë të BE-së i kanë thënë Reuters-it se bisedimet do të zhvillohen nesër.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Tarifat e Trump, ambasadorët e BE-së thirren për bisedime emergjente në Bruksel appeared first on Sinjali.

Flamuri kombëtar shqiptar nxit tensione në protestën në Novi-Sad

17 January 2026 at 23:19

Aktivisti politik në Serbi, Miodrag Kapor, ka nxitur tensione në protestën e mbajtur të shtunën në Novi-Sad duke e shpalosur flamurin kombëtar shqiptar.

Sapo që turma e kishte parë, aty nisën shtyrjet e fyerjet. Kapor menjëherë u nxor nga turma me dhunë.

“Ai e solli flamurin shqiptar kĂ«tu qĂ« tĂ« tallet me ne”, tha njĂ« nga protestuesit, sipas gazetĂ«s serbe “blic”.

Pas ngjarjes, Kapor ka thënë se ka dhënë deklaratë në Polici. Siç ka thënë ai, me vete e ka pasur edhe një flamur kroat.

“I solla njĂ« flamur tĂ« ShqipĂ«risĂ« dhe njĂ« tĂ« KroacisĂ«. TĂ« qartĂ«sohem, kĂ«ta flamuj janĂ« simbole zyrtare tĂ« njohura nga KĂ«shillat e Komuniteteve nĂ« Serbi. I solla sepse studentĂ«t kanĂ« thĂ«nĂ« se janĂ« pikĂ«risht kĂ«ta flamuj qĂ« mund tĂ« sillen nĂ« protesta. Siç e kemi parĂ« rregullisht, flamuri boshnjak shfaqet nĂ« protesta. I sollĂ«m kĂ«ta dy flamuj pĂ«r tĂ« rritur tolerancĂ«n, ashtu qĂ« tĂ« gjithĂ« tĂ« jemi bashkĂ« nĂ« kĂ«tĂ« luftĂ«â€, ka thĂ«nĂ« ai.

Në Novi-Sad u protestua sërish nga studentët që vazhdojnë të kërkojnë drejtësi për vdekjen e 16 personave vitin e shkuar nga rënia e një strehe të një stacioni të trenit.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Flamuri kombëtar shqiptar nxit tensione në protestën në Novi-Sad appeared first on Sinjali.

Paralajmërimi i Trump për vendosjen e tarifave, reagon Danimarka: Një surprizë për ne

17 January 2026 at 23:09

Ministri i JashtĂ«m i DanimarkĂ«s, Lars LĂžkke Rasmussen, tha se paralajmĂ«rimi i presidentit amerikan Donald Trump pĂ«r tarifa ndaj vendeve qĂ« dĂ«rgojnĂ« trupa nĂ« GroenlandĂ« ishte “njĂ« surprizĂ«â€.

Rasmussen sapo kishte kthyer nga Uashingtoni, ku gjatë javës zhvilloi një takim me sekretarin e Shtetit, Marco Rubio, dhe zëvendëspresidentin JD Vance për të diskutuar çështjet e Groenlandës. Ai theksoi se takimi ishte konstruktiv dhe se qëllimi i pranisë ushtarake në Groenlandë është për të forcuar sigurinë në Arktik.

“QĂ«llimi i pranisĂ« sĂ« shtuar ushtarake nĂ« GroenlandĂ«, tĂ« cilĂ«s i referohet Presidenti, Ă«shtĂ« rritja e sigurisĂ« nĂ« Arktik.

Ne pajtohemi me SHBA-nĂ« qĂ« duhet tĂ« bĂ«jmĂ« mĂ« shumĂ«, pasi Arktiku nuk Ă«shtĂ« mĂ« njĂ« zonĂ« me tension tĂ« ulĂ«t. PikĂ«risht pĂ«r kĂ«tĂ« arsye ne dhe partnerĂ«t e NATO-s po rrisim praninĂ« nĂ« mĂ«nyrĂ« tĂ« plotĂ« dhe transparente me aleatĂ«t tanĂ« amerikanĂ«,” shtoi Rasmussen.

Deklarata e tij vjen pas përshkallëzimit të tensioneve mbi sovranitetin e Groenlandës dhe paralajmërimeve për vendosjen e tarifave nga Trump.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Paralajmërimi i Trump për vendosjen e tarifave, reagon Danimarka: Një surprizë për ne appeared first on Sinjali.

Yesterday — 17 January 2026Main stream

Boksieri shqiptar Roberto Bakaj e mposht boksierin kolumbian

17 January 2026 at 22:51

Boksieri shqiptar, Roberto Bakaj, ka shĂ«nuar njĂ« tjetĂ«r fitore tĂ« rĂ«ndĂ«sishme nĂ« karrierĂ«n e tij profesioniste, duke mposhtur boksierin kolumbian Brayan Santander nĂ« njĂ« pĂ«rballje tĂ« zhvilluar nĂ« “BBC Arena” nĂ« ZvicĂ«r.

Me këtë triumf, Bakaj konfirmon formën e shkëlqyer dhe ruan një rekord perfekt që flet vetë: 16 meçe, 16 fitore.

Në një atmosferë të zjarrtë dhe përballë një kundërshtari të fortë, Bakaj u shfaq i përqendruar, i disiplinuar dhe dominues në ring. Që nga raundet e para, boksieri shqiptar tregoi qartësisht superioritetin e tij teknik dhe fizik, duke kontrolluar ritmin e ndeshjes dhe duke mos i lënë hapësirë kundërshtarit për të reaguar.

Kjo fitore e radhës nuk është vetëm një sukses personal për Bakajn, por edhe një tjetër moment krenarie për sportin shqiptar. Me çdo ndeshje, ai po forcon pozitën e tij në boksin profesionist dhe po dëshmon se është një emër serioz, me ambicie të mëdha dhe potencial për skenën ndërkombëtare.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Boksieri shqiptar Roberto Bakaj e mposht boksierin kolumbian appeared first on Sinjali.

Rreth 700 shtëpi në Podujevë pa ujë të pijshëm për mbi 30 orë

17 January 2026 at 22:42

Qindra banorë të Podujevës kanë mbetur pa furnizim me ujë të pijshëm për më shumë se 30 orë.

NdĂ«rprerja ndikon kryesisht lagjet pranĂ« hekurudhĂ«s, nĂ« zonĂ«n e njohur si “Çeshmja e Azemit”, si dhe njĂ« pjesĂ« tĂ« rrugĂ«s “Lordi Bajron”.

Problemi lidhet me gypin e vjetër të ujit të pijshëm që furnizohet nga fabrika në Shajkoc, ku sipas raporteve, është ndalur furnizimi për këto zona, raporton RTK.

BanorĂ«t kanĂ« protestuar pranĂ« zyrave tĂ« UjĂ«sjellĂ«sit Rajonal “Prishtina”, njĂ«sia nĂ« PodujevĂ«, por sipas tyre, asnjĂ« zyrtar nuk ka dhĂ«nĂ« shpjegime pĂ«r ndĂ«rprerjen e ujit.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Rreth 700 shtëpi në Podujevë pa ujë të pijshëm për mbi 30 orë appeared first on Sinjali.

SĂ«muret bashkĂ«shortja e Walker, Kurti: ËshtĂ« duke u trajtuar nĂ« emergjencĂ«n e VitisĂ«

17 January 2026 at 22:28

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka njoftuar se bashkëshortja e ambasadorit William Walker, është shtrirë në emergjencën e Vitisë.

KĂ«tĂ« njoftim, Kurti e bĂ«ri gjatĂ« fjalimit tĂ« tij nĂ« AkademinĂ« e “FlakĂ«s sĂ« Janarit” mbrĂ«mjen e sotme nĂ« Gjilan.

“Me kĂ«tĂ« rast i bashkĂ«ngjitem urimeve pĂ«r shĂ«ndetin e gruas sĂ« tij, e cila pĂ«r shkak tĂ« njĂ« problemi shĂ«ndetĂ«sor, ndoshta edhe arrest kardiak, Ă«shtĂ« duke u trajtuar nĂ« emergjencĂ« nĂ« komunĂ«n e VitisĂ« dhe shpresojmĂ« nĂ« rikuperim tĂ« plotĂ« dhe tĂ« shpejtĂ« tĂ« saj”, tha Kurti nĂ« fjalĂ«n e tij, kur ishte duke folur pĂ«r kontributin e Ambasadorit Walker nĂ« denoncimin e MasakrĂ«s sĂ« Reçkaut.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post SĂ«muret bashkĂ«shortja e Walker, Kurti: ËshtĂ« duke u trajtuar nĂ« emergjencĂ«n e VitisĂ« appeared first on Sinjali.

Ende nuk janë përllogaritur pasojat nga vërshimet

17 January 2026 at 22:13

Komunat e përfshira nga vërshimet e këtij muaji, ende nuk e kanë përfunduar vlerësimin e dëmeve. Sipas zyrtarëve lokalë, procesi pritet të përmbyllet në fund të janarit. Tek u janë referuar të dhënave të deritashme, theksuan se kërkesat më të mëdha janë për kompensim të dëmeve në ekonomi familjare.

Në fund të janarit pritet që të gjitha komunat e prekura nga vërshimet e shkaktuara nga reshjet e shiut në fillim të muajit, të përfundojnë procesin e vlerësimit të dëmeve.

Deri tani dëmet më të mëdha janë evidentuar në ekonomitë familjare, pasuar nga ato në biznese dhe në infrastrukturë.

Në Komunën e Klinës, deri më tani janë pranuar 220 kërkesa nga qytetarët për vlerësimin e dëmeve të pësuara nga përmbytjet.

“EkonomitĂ« familjare pĂ«rbĂ«jnĂ« numrin mĂ« tĂ« madh tĂ« kĂ«rkesave pĂ«r vlerĂ«sim. Bizneset edhe pse me numĂ«r mĂ« tĂ« vogĂ«l kĂ«rkesash, vlera financiare e dĂ«mit Ă«shtĂ« dukshĂ«m mĂ« e lartĂ« pĂ«r shkak tĂ« shkallĂ«s sĂ« pĂ«rmbytjeve. NĂ« infrastrukturĂ« janĂ« konstatuar dĂ«me serioze nĂ« shtratin e lumit, erozion tĂ« dheut, si dhe dĂ«mtime tĂ« rrugĂ«ve me zhavorr dhe asfalt”, ka thĂ«nĂ« Shendrit Gashi, koordinator i Komisionit pĂ«r vlerĂ«sim tĂ« dĂ«meve nĂ« KomunĂ«n e KlinĂ«s.

Dëme të mëdha ka pësuar edhe infrastruktura në Komunën e Malishevës. Sipas autoriteteve, tri ura duhen ndërtuar nga e para.

“Shifra duhet tĂ« jetĂ« shumĂ« e madhe sepse u janĂ« dĂ«mtuar shumĂ« pajisje qytetarĂ«ve nĂ«pĂ«r shtĂ«pitĂ« e tyre. Po ashtu edhe nĂ« biznese dĂ«mi Ă«shtĂ« i konsiderueshĂ«m, por ashtu siç e thashĂ«, dĂ«mi shumĂ« i madh Ă«shtĂ« nĂ« infrastrukturĂ«, pĂ«rkatĂ«sisht nĂ« digĂ« tĂ« liqenit nĂ« MirushĂ«, pastaj janĂ« tri ura qĂ« janĂ« tĂ« dĂ«mtuara e qĂ« donĂ« qĂ« komplet ndĂ«rtimi i ri tĂ« bĂ«het, por edhe nĂ«pĂ«r rrugĂ« ka dĂ«mtime tĂ« mĂ«dha”, ka treguar Artan Paçarizi, zĂ«dhĂ«nĂ«s i KomunĂ«s sĂ« MalishevĂ«s.

Deri tani, në Komunën e Rahovecit janë paraqitur 420 kërkesa të qytetarëve për vlerësimin e dëmeve.

Kryetari i kësaj komune, Smajl Latifi, ka bërë të ditur se dëme të konsiderueshme janë shkaktuar edhe në bujqësi.

“Ka dĂ«me mĂ« sĂ« shumti nĂ« amvisĂ«ri, ka edhe nĂ« ekonomi familjare, ka edhe nĂ« infrastrukturĂ« publike. Ka dĂ«me edhe nĂ« bujqĂ«si, megjithĂ«se jemi herĂ«t tash por ka nĂ« klasa si gruri, pastaj sallatat, dĂ«met qĂ« janĂ« bĂ«rĂ« nĂ« serra, dĂ«me qĂ« janĂ« bĂ«rĂ« edhe nĂ« disa kultura qĂ« kultivohen gjatĂ« sezonit tĂ« dimrit te ne”, ka thĂ«nĂ« Latifi.

E, në nivelin qendror theksuan se ende nuk mund të nxirren konkluzione përfundimtare, pasi procesi i vlerësimit të dëmeve nuk është finalizuar.

“Procesi i vlerĂ«simit tĂ« dĂ«meve Ă«shtĂ« ende nĂ« vazhdim dhe, pĂ«r kĂ«tĂ« arsye, nuk mund tĂ« nxirren ende konkluzione pĂ«r nivelin e dĂ«meve apo tĂ« pĂ«rcaktohet se cila komunĂ« apo zonĂ« Ă«shtĂ« mĂ« e dĂ«mtuar. BashkĂ«punimi me komunat do tĂ« vazhdojĂ« deri nĂ« pĂ«rfundimin e plotĂ« tĂ« procesit”, ka theksuar Kastriot Lajçi, kryesues i Komisionit Qeveritar pĂ«r VlerĂ«simin e DĂ«meve nga FatkeqĂ«sitĂ« Natyrore.

Reshjet e dendura të shiut më 7 dhe 8 janar përfshinë Gjakovën, Malishevën, Rahovecin, Drenasin, Skenderajn, Klinën, Hasin e Prizrenit, Fushë-Kosovën dhe Mitrovicën e Jugut, si dhe komunat në veri të vendit.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Ende nuk janë përllogaritur pasojat nga vërshimet appeared first on Sinjali.

Dyshime për manipulime masive në Prizren, mbi 4 mijë vota iu shtuan vetëm një kandidati

17 January 2026 at 22:09

Procesi i rinumërimit të Gjysmës së vendvotimeve për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit ka sjellë ndryshime të dukshme në numrin e votave të kandidatëve për deputetë.

Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), janë numëruar pothuajse gjysma e vendvotimeve, nga gjithsej 914 sosh që janë përfshirë në procesin e verifikimit.

Me vendvotimet e rinumëruara deri më tani, dallimet në votat e kandidatëve brenda partive politike janë të theksuara. Komuna që del të jetë më së shumti e prekur nga këto mospërputhje është Prizreni, ku janë rinumëruar 145 nga 169 kutitë e dedikuara për verifikim, apo 85.80 për qind e tyre.

Të dhënat e KQZ-së tregojnë se pothuajse në të gjitha partitë politike ka mospërputhje të votave në Prizren, por në disa raste ndryshimet shkojnë në mijëra vota për vetëm një kandidat.

Në Lëvizjen Vetëvendosje (LVV), kandidati që rezulton të ketë përfituar më së shumti nga numërimi fillestar është Arbër Rexhaj, i cili pas rinumërimit ka 439 vota më pak. Pas tij vijnë Rea Krasniqi me 402 vota më pak, Valon Ramadani me 308 vota më pak dhe Dafina Alishani me 250 vota më pak.

Në Partinë Demokratike të Kosovës (PDK) dallimet janë edhe më të thella.

Fetah Paçarizi rezulton me 4,006 vota mĂ« pak pas rinumĂ«rimit, ndĂ«rsa Nait Hasani ka humbur 2,213 vota. Kujtim Gashi ka 1,551 vota mĂ« pak, ndĂ«rsa Arianit Çollaku 1,397 vota mĂ« pak.

Ndryshime të konsiderueshme janë vërejtur edhe në Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK). Kandidati Xhavit Uka pas rinumërimit ka 1,020 vota më pak, Driton Selmanaj 757 vota më pak, Anton Quni 412 vota më pak, ndërsa Visar Azemi 321 vota më pak.

Lista e kandidatëve sipas partive (bazuar në rinumërimin e votave):

Partia Demokratike e Kosovës (PDK)

  1. Fetah Paçarizi (-4,006)
  2. Nait Hasani (-2,213)
  3. Kujtim Gashi a (-1,551)
  4. Arianit Çollaku (-1,397)

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK)

  1. Xhavit Uka (-1,020)
  2. Driton Selmanaj (-757)
  3. Anton Quni (-412)
  4. Visar Azemi (-321)

Lëvizja Vetëvendosje (LVV)

  1. Arbër Rexhaj (-439)
  2. Rea Krasniqi (-402)
  3. Valon Ramadani (-308)
  4. Dafina Alishani (-250)

Procesi i rinumërimit pritet të vazhdojë edhe në ditët në vijim, ndërsa KQZ-ja ka bërë të ditur se rezultatet përfundimtare do të publikohen vetëm pas përfundimit të plotë të verifikimit të të gjitha vendvotimeve të përfshira në këtë proces.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Dyshime për manipulime masive në Prizren, mbi 4 mijë vota iu shtuan vetëm një kandidati appeared first on Sinjali.

Kurti për Skënderbeun: Personaliteti më i rëndësishëm në historinë e shqiptarëve, është në qendër të identitetit shqiptar

17 January 2026 at 22:00

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka thënë se Gjergj Kastriotin Skënderbeu është personaliteti më i rëndësishëm dhe më i njohur i historisë së shqiptarëve, duke e kujtuar atë në përvjetorin e vdekjes së tij.

Kurti, ka thënë se Skënderbeu ishte një strateg ushtarak dhe prijës politik ndër më të njohurit në Evropë.

“Jehona e lavdive nga fitoret e arritura kundĂ«r osmanĂ«ve tĂ« pathyeshĂ«m atĂ« kohĂ«, por edhe kundĂ«r serbĂ«ve nĂ« Ballkan e kundĂ«rshtarĂ«ve tĂ« Napolit nĂ« Itali, i dhanĂ« SkĂ«nderbeut namin e njĂ« prej ushtarakĂ«ve mĂ« gjenial dhe prijĂ«sve mĂ« tĂ« paepur nĂ« EuropĂ«. NdĂ«r shekuj pas vdekjes sĂ« tij, figura e SkĂ«nderbeut vazhdoi tĂ« frymĂ«zonte njerĂ«zit gjithandej kontinentit evropian, por veçmas arbĂ«rit, qoftĂ« si arbĂ«reshĂ« nĂ« Itali, qoftĂ« si shqiptarĂ« pas pushtimit tĂ« plotĂ« nga Perandoria Osmane”, ka shkruar ai mes tjerash.

Shkrimi i plotë i Kurtit:

Gjergj Kastrioti – SkĂ«nderbeu Ă«shtĂ« personaliteti mĂ« i rĂ«ndĂ«sishĂ«m dhe mĂ« i njohur nĂ« tĂ«rĂ« historinĂ« e shqiptarĂ«ve, tĂ« tĂ« gjitha kohĂ«rave. Sot janĂ« bĂ«rĂ« 558 vite nga dita kur ai vdiq nĂ« LezhĂ«, i rrethuar nga bashkĂ«luftĂ«tarĂ«t dhe lavdia e fitoreve tĂ« tij. MĂ« 17 janar 1468, SkĂ«nderbeu vdiq pas njĂ« çerekshekulli tejet intensiv qĂ« e kishte kaluar nĂ« krye tĂ« rezistencĂ«s kundĂ«rosmane dhe nĂ« pĂ«rpjekje pĂ«r tĂ« ndĂ«rtuar aleanca politike me fisnikĂ«t arbĂ«r dhe faktorĂ« tĂ« tjerĂ« politikĂ« nĂ« regjion.

Pinjoll i dinastisë fisnike të Kastriotëve, Gjergji, djali i Gjonit dhe i Vojsavës, në shekullin e fundit të Mesjetës u ngrit nga një sinjor mes shumë të tillësh, në një strateg ushtarak dhe prijës politik ndër më të njohurit në Evropë. Nga viti 1443 kur ai u rebelua ndaj ushtrisë osmane dhe derisa vdiq më 1468, Skënderbeu i priu një qëndrese të gjerë kundër depërtimit të mëtutjeshëm të osmanëve në Evropë, duke i bashkuar shumë fisnikë në Kuvendin e Lezhës më 1444; duke krijuar aleancë me Mbretërinë e Napolit dhe Aragonës, si dhe duke ruajtur marrëdhënie të dendura diplomatike veçanërisht me Papatin në Romë, me Republikën e Raguzës në Dubrovnikun e sotëm dhe me Republikën e Venedikut në Itali.

Jehona e lavdive nga fitoret e arritura kundër osmanëve të pathyeshëm atë kohë, por edhe kundër serbëve në Ballkan e kundërshtarëve të Napolit në Itali, i dhanë Skënderbeut namin e një prej ushtarakëve më gjenial dhe prijësve më të paepur në Europë. Ndër shekuj pas vdekjes së tij, figura e Skënderbeut vazhdoi të frymëzonte njerëzit gjithandej kontinentit evropian, por veçmas arbërit, qoftë si arbëreshë në Itali, qoftë si shqiptarë pas pushtimit të plotë nga Perandoria Osmane.

Gjergj Kastrioti – SkĂ«nderbeu u vendos nga rilindasit nĂ« shekullin e XIX si njĂ« nga shtyllat e kombformimit dhe shtetndĂ«rtimit te shqiptarĂ«t. Historia e tij asnjĂ«herĂ« nuk e ka humbur aktualitetin dhe as forcĂ«n pĂ«r tĂ« inspiruar. SkĂ«nderbeu vazhdon tĂ« jetĂ« edhe sot nĂ« qendĂ«r tĂ« identitetit kombĂ«tar dhe historik shqiptar, si figurĂ« pĂ«rbashkuese pĂ«r tĂ« gjithĂ« shqiptarĂ«t kudo ku jetojnĂ« nĂ«pĂ«r botĂ«.

Lavdi ndër kohëra Gjergj Kastriotit, të mbiquajturit Skënderbe, heroit kombëtar të të gjitha epokave historike të shqiptarëve!

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Kurti për Skënderbeun: Personaliteti më i rëndësishëm në historinë e shqiptarëve, është në qendër të identitetit shqiptar appeared first on Sinjali.

“Jemi gati” – NASA nis testet finale pĂ«r fluturimin drejt HĂ«nĂ«s

17 January 2026 at 21:30

NASA filloi të zhvendosë raketën e saj hënore Artemis II dhe anijen kozmike Orion në platformën e lëshimit në Qendrën Hapësinore Kennedy.

Udhëtimi i ngadaltë dhe me orë të tëra nis testet përfundimtare përpara misionit të parë hënor me ekuipazh në më shumë se 50 vjet.

Zbatimi i këtij plani është thelbësor, pasi nis fazën përfundimtare të detyrave praktike që NASA duhet të kryejë në platformë.

Këtu, ekipet e lidhin mjetin me sistemet tokësore dhe kryejnë ushtrime numërimi mbrapsht.

NASA ka vendosur 6 shkurtin si datën më të hershme të lëshimit për Artemis II.

Artemis II do të shënojë lëshimin e parë me ekuipazh të NASA-s duke përdorur raketën e Sistemit të Lëshimit Hapësinor (SLS), duke dërguar astronautët në kapsulën Orion në një udhëtim afërsisht 10-ditor që bën një xhiro rreth Hënës përpara se të kthehet në Tokë.

Misioni synon të vërë në provë sistemet e mbështetjes së jetës, udhëzimit dhe sisteme të tjera kritike përpara një fluturimi të ardhshëm të Artemis që planifikon të ulë astronautët në sipërfaqen hënore.

Raketa dhe kapsula prej 11 milionë paundësh janë montuar në një platformë të lëvizshme lëshimi.

Por, NASA paralajmëron se koha e lëshimit mund të ndryshojë për shkak të motit ose problemeve teknike, dhe ka vendosur kufizime të rrepta në lidhje me vetëtimat, erën dhe temperaturën.

Agjencia hapësinore konfirmoi se ekuipazhi përfshin astronautët e NASA-s Reid Wiseman, Victor Glover dhe Christina Koch, me Hansen që i bashkohet si specialist i misionit.

Hansen pritet të bëhet kanadezja e parë e përfshirë në një mision eksplorimi të Hënës.

NĂ« njĂ« konferencĂ« pĂ«r shtyp, kryetari i menaxhimit tĂ« misionit Artemis II, John Honeycutt, theksoi se “siguria e ekuipazhit do tĂ« jetĂ« pĂ«rparĂ«sia numĂ«r 1”.

Ai gjithashtu vuri në dukje se afati kohor varet shumë nga testet e ardhshme në platformë që duhet të shkojnë pa probleme.

AnalistĂ«t e politikĂ«s hapĂ«sinore theksuan se fluturimi do tĂ« ndjekĂ« njĂ« trajektore “kthimi tĂ« lirĂ«â€ – njĂ« lak rreth HĂ«nĂ«s i projektuar pĂ«r ta sjellĂ« Orionin pĂ«rsĂ«ri nĂ« TokĂ« edhe nĂ«se motori i tij kryesor dĂ«shton.

“KĂ«to janĂ« llojet e ditĂ«ve pĂ«r tĂ« cilat jetojmĂ«â€, tha Honeycutt ndĂ«rsa pĂ«rgatitjet pĂ«r lansimin e misionit pĂ«rfunduan.

David Parker, ish-kreu i AgjencisĂ« HapĂ«sinore tĂ« MbretĂ«risĂ« sĂ« Bashkuar, e pĂ«rshkroi misionin si “njĂ« gjĂ« tĂ« madhe”, duke shĂ«nuar pĂ«rparim drejt eksplorimit tĂ« qĂ«ndrueshĂ«m tĂ« HĂ«nĂ«s dhe pĂ«rfundimisht tĂ« Marsit.

Ndryshe, SHBA-të nuk kanë dërguar astronautë në Hënë që nga Apollo 17 në vitin 1972.

Misioni Artemis I i NASA-s, i cili fluturoi Orionin rreth HĂ«nĂ«s pa ekuipazh nĂ« vitin 2022, pĂ«rgatiti terrenin pĂ«r Artemis II. Ky mision i ardhshĂ«m synon t’i afrohet uljeve me ekuipazh dhe pĂ«rfundimisht tĂ« krijojĂ« njĂ« post tĂ« qĂ«ndrueshĂ«m hĂ«nor. 

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post “Jemi gati” – NASA nis testet finale pĂ«r fluturimin drejt HĂ«nĂ«s appeared first on Sinjali.

Von der Leyen për tarifat e Trump: Dëmtojnë marrëdhëniet transatlantike, BE qëndron krah Danimarkës e Grenlandës

17 January 2026 at 21:25

Ursula von der Leyen presidente e Komisionit Europian, ka reaguar pas paralajmërimeve të presidentit amerikan Donald Trump për vendosjen e tarifës 10% për disa shtete të Evropës, përfshirë këtu Britaninë, Gjermaninë e Francës, pas kundërshtimeve që këto të fundit i kanë bërë qëndrimeve të Trumpit për Grenlandën.

Von der Leyen, ka thënë se për Evropën, integriteti territorial dhe sovraniteti janë thelbësore, dhe se, BE-ja qëndron në solidaritet të plotë me Danimarkën dhe Grenlandën.

Ajo ka thënë edhe se, tarifat do të dëmtonin marrëdhëniet transatlantike dhe do të rrezikonin një spirale të rrezikshme përshkallëzimi.

Postimi:

Integriteti territorial dhe sovraniteti janë parime themelore të së drejtës ndërkombëtare.

Ato janë thelbësore për Europën dhe për komunitetin ndërkombëtar në tërësi.

Ne kemi theksuar vazhdimisht interesin tonë të përbashkët transatlantik për paqen dhe sigurinë në Arktik, përfshirë edhe përmes NATO-s.

Ushtrimi danez, i koordinuar paraprakisht dhe i zhvilluar me aleatët, i përgjigjet nevojës për të forcuar sigurinë në Arktik dhe nuk përbën kërcënim për askënd.

BE-ja qëndron në solidaritet të plotë me Danimarkën dhe popullin e Groenlandës. Dialogu mbetet thelbësor dhe ne jemi të përkushtuar të ndërtojmë mbi procesin që ka nisur tashmë javën e kaluar mes Mbretërisë së Danimarkës dhe SHBA-së.

Tarifat do të dëmtonin marrëdhëniet transatlantike dhe do të rrezikonin një spirale të rrezikshme përshkallëzimi. Europa do të mbetet e bashkuar, e koordinuar dhe e përkushtuar për të mbrojtur sovranitetin e saj.

Territorial integrity and sovereignty are fundamental principles of international law.

They are essential for Europe and for the international community as a whole.

We have consistently underlined our shared transatlantic interest in peace and security in the Arctic, including


— Ursula von der Leyen (@vonderleyen) January 17, 2026

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Von der Leyen për tarifat e Trump: Dëmtojnë marrëdhëniet transatlantike, BE qëndron krah Danimarkës e Grenlandës appeared first on Sinjali.

❌
❌