Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 2 February 2026Main stream

Kapet në Kolumbi “Bosi” që koordinonte dërgesat e kokainës edhe për mafian shqiptare

By: Fax Web
2 February 2026 at 20:44

Personi identifikohet si lidhja ndërkombëtare me mafiet italiane, shqiptare dhe tuniziane, për dërgesën e kokainës nga Kolumbia.

Nga EL TIEMPO

Në një operacion të përbashkët, të udhëhequr nga Guardia di Finanza e Venezia-s dhe me mbështetjen e Skuadrës Detare të Chioggia-s, Policia kolumbiane arrestoi Lorenzo Dei Meneghetti, një nga bosët e mafias, të përfshirë në listën e personave më të kërkuar në Itali.

Informacioni u bë i ditur nga ministri i Mbrojtjes, Pedro Sánchez, i cili theksoi se i arrestuari “konsiderohej objektiv me vlerë të lartë nga Italia dhe Pakti 2.0, pasi ishte një nga organizatorët kryesorë të trafikut të drogës në Evropë dhe Amerikën Latine”.

Bosi i drogës u kap në Ciénaga (Magdalena), në kuadër të një operacioni të quajtur “Apokalipsi”, i cili filloi që në vitin 2016 me qëllim shkatërrimin e një rrjeti kriminal të trafikut të drogës që operonte në Shqipëri, Lombardi dhe rajonin e Chioggia-s.

Sipas dosjes, Lorenzo, i kërkuar me kod të kuq nga Interpoli për krimin e “bashkëpunimit kriminal me qëllim trafikun e lëndëve narkotike”, konsiderohej një nga organizatorët kryesorë të trafikut ndërkombëtar të drogës midis Evropës dhe Amerikës Latine.

Sipas dokumenteve, ai koordinonte rrugët dhe strategjitë për dërgimin e kokainës në tregun evropian, një fushë e dominuar nga mafiet lokale. Kërkimi i tij shtrihej në 196 vende, sipas regjistrae ndërkombëtare.

“Dei Meneghetti ishte objektiv me vlerë të lartë për autoritetet italiane dhe figuronte në listën e personave më të kërkuar të atij vendi. Sipas hetimeve, ai kishte lidhje me mafiet italiane, tuniziane dhe shqiptare dhe shërbente si një pjesë kyçe në rrugët ndërkombëtare të trafikut të kokainës”, thuhet në dosje.

Hetimet e vazhdueshme mundësuan konfiskimin e sasive të mëdha të drogës dhe, në vitin 2017, të një restoranti lundrues në Chioggia, i cili dyshohet se ishte blerë me të ardhura të paligjshme nga trafiku i drogës.

Arrestimi u ekzekutua nga njësitë e Grupit Operativ Taktik dhe komandot e specializuara, në koordinim me agjenci ndërkombëtare, pas një procesi ndjekjeje dhe shkëmbimi informacioni strategjik. Raporti tregon se i ndaluari konsiderohej objektiv me vlerë të lartë për rolin e tij në organizimin logjistik dhe operativ të dërgesave të kokainës nga Amerika e Jugut drejt korridoreve të ndryshme evropiane, si dhe për aftësinë e tij për të krijuar lidhje midis organizatave kriminale në vende të ndryshme.

Dosja e inteligjencës shënon se aktivitetet kriminale të atribuuara atij datojnë të paktën që nga viti 2013, kur u hetua për trafik hashashi dhe marihuanë nga Holanda drejt Italisë. Midis viteve 2016 dhe 2017, ai dyshohet se mori pjesë në operacione të trafikut të sasisë së madhe të kokainës me lidhje në Ballkan, Spanjë dhe Marok. Këto hetime rezultuan në një dënim prej 12 vjetësh burg në Itali për pjesëmarrjen e tij në rrjete ndërkombëtare trafiku droge.

Pas këtij dënimi, sipas autoriteteve, i arrestuari më vonë ka siguruar dokumente false në Rumani, gjë që i mundësoi lëvizjen jashtë radarit gjyqësor evropian. Më pas, u vendos në Kolumbi, nga ku vazhdoi të koordinonte lidhje kriminale dhe operacione të trafikut të lëndëve narkotike drejt Evropës, duke mbajtur komunikim me struktura të vendosura në Spanjë, Itali dhe Marok.

Për autoritetet kolumbiane dhe evropiane, arrestimi i Dei Meneghetti përfaqëson një goditje për strukturat kriminale që lidhin trafikun e drogës midis Amerikës Latine dhe Evropës dhe dëshmon forcimin e bashkëpunimit gjyqësor dhe policor ndërkombëtar.

Projektligji/ Bashkë me tërmetet, qeveria mund të bëjë me detyrim edhe sigurimin nga përmbytjet

By: Fax Web
2 February 2026 at 20:34

Bashkë me tërmetet, qeveria mund të bëjë me detyrime dhe sigurimin e pronave nga përmbytjet.

Ministria e Financave iu ka çuar për konsultim institucioneve të linjës projektligjin e rishikuar “Për sigurimin e detyrueshëm të banesave nga tërmetet” të cilit i bashkëngjiten edhe përmbytjet.

Kjo lidhet me rrezikun në rritje të përmbytjeve në vend, të cilat vazhdimisht kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme financiare, përfshirë edhe ato të këtij fillimviti.

LEXO EDHEFatura e rëndë e përmbytjeve në vend, ekspertët: Dëmi në bujqësi deri në 30 miliardë lekë

Sipas projektligjit, çmimi i sigurimit nuk do të përcaktohet nga tregu, por do të miratohet nga Këshilli i Ministrave, mbi bazën e riskut, zonës gjeografike dhe tipologjisë së ndërtesës.

Metodologjia e llogaritjes së primit do të mbështetet në modele aktuale të zhvilluara për kushtet e Shqipërisë.

Në thelb, drafti i ri synon të ndërtojë një mekanizëm të detyrueshëm financiar për të përballuar humbjet materiale në prona, duke e zhvendosur gradualisht peshën nga reagimi “pas ngjarjes” drejt parandalimit dhe menaxhimit të riskut.

Ashtu si edhe në draftin e mëparshëm, edhe në këtë version skema do të administrohet nga “Fondi Kombëtar për Sigurimin e Detyrueshëm nga Tërmetet dhe Përmbytjet”.

Në rast të një fatkeqësie natyrore, dëmet do të vlerësohen nga ekspertë të licencuar, ndërsa pagesa e dëmshpërblimit do të kryhet nga Fondi, brenda afateve të përcaktuara. Dëmshpërblimi do të mbulojë dëmet materiale të banesës dhe të sendeve brenda saj, por jo humbje të aktivitetit ekonomik apo fitime të munguar.

Drafti për sigurimin e detyrueshëm të banesave nga tërmetet u ri-hodh për konsultim publik në korrik 2025, por nuk u miratua nga qeveria gjatë vitit të kaluar.

LEXO EDHE“SEE NEWS”: SIGAL në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni të Veriut në “Top 100” e Evropës Juglindore

Shtyhet deri në shtator zbatimi i “Hyrje-Daljes” në BE

By: Fax Web
2 February 2026 at 20:27

Komisioni Evropian vendosi që të shtyjë zbatimin e plotë të Sistemit të ri të Hyrjes/Daljes në BE për shkak të shqetësimeve në rritje për kaosin e udhëtimeve verore.

Zgjerimi i teknologjisë biometrike nëpër pikat kufitare të zonës Shengen ka shkaktuar vonesa të konsiderueshme për pasagjerët e linjave ajrore, trageteve dhe Eurotunelit.

Kontrollet e reja kufitare në hyrje-daljet e zonës Shengen, të cilat aplikohen edhe për shtetasit shqiptarë, filluan në muajin tetor të vitit 2025.

Këto rregulla, që përfshijnë fotografimin e fytyrës, lënien e shenjave të gishtave, si dhe të dhëna mbi pagesën e akomodimit për ditët e qëndrimit në zonën Shengen, po zbatohen gradualisht në aeroportet dhe portet e Evropës së Bashkuar.

Zgjerimi i teknologjisë biometrike ka përjetuar tashmë probleme fillestare, duke shkaktuar vonesa të konsiderueshme për pasagjerët e linjave ajrore, trageteve dhe Eurotunelit. Sistemi duhej të bëhej plotësisht funksional në kufijtë e BE-së në muajin pranverë, por kjo tani është shtyrë për në shtator 2026.

 

Në aeroportet ku ky sistem është funksional, udhëtarët e përjashtuar nga viza Shengen nga Mbretëria e Bashkuar, SHBA-të dhe vendet e tjera jo-anëtare të BE-së duhet të regjistrojnë të dhënat e tyre biometrike në kioska të dedikuara. Në disa raste, vonesat kanë rezultuar në humbjen e fluturimeve të pasagjerëve.

Për udhëtarët, kjo do të thotë që pasaporta e tyre do të mund të vuloset manualisht në kufij gjatë muajve të ardhshëm. Ky sistem u bë shkaku edhe i grevës disa ditore të kamionistëve në shtetet ballkanike, që bllokuan pikat kufitare dhe transportin e mallrave në hyrje-daljet e zonës Shengen, ku ata janë gjobitur për shkelje të afateve të qëndrimit, që aktualisht është 90 ditë brenda një periudhe 180-ditore.

Ky, për shqiptarët dhe shtetasit e tjerë të rajonit, është konsideruar liberalizim i vizave afatshkurtër, por në shumë raste afatet e qëndrimit në zonën Shengen janë shkelur në mënyrë abuzive.

Mijëra udhëtarë nuk janë lejuar të hyjnë në zonën Shengen nga shtetet e treta gjatë kësaj periudhe, që sistemi i ri elektronik ka nisur zbatimin, duke llogaritur në kohë reale ditët e qëndrimit dhe tejkalimin e afatit 90-ditor.

EMRI/ Makina del nga rruga në Pukë-Qelëz dhe përfundon në greminë, shoferi në spital

By: Fax Web
2 February 2026 at 20:23

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në segmentin rrugor Pukë-Qelëz, në afërsi të kthesës së Qerretit të Vogël.

Mësohet se një mjet tip “Audi” ka dalë nga rruga dhe për pasojë ka rënë në një greminë.

Drejtuesi i mjetit, Bardhok Pushtrija, është transportuar me urgjencë drejt spitalit të Shkodrës, ku nuk ka informacione mbi gjendjen e tij shëndetësore.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.

Xabi Alonso, mes tre kandidatëve për të zëvendësuar Pep Guardiolën

By: Fax Web
2 February 2026 at 19:57

Sipas asaj që raporton britanikja “The Telegraph”, ish trajneri i Real Madrid dhe Bayer Leverkusen Xabi Alonso përmendet si një nga tre emrat që mund të zëvendësojë Pep Guardiolën në stolin e Manchester City.

Në rrethet e Premier League po forcohet ideja se tekniku katalanas mund të largohet nga “Etihad” në fund të këtij sezoni, duke mbyllur një cikël 10-vjeçar në krye të ish-kampionëve të Anglisë.

Dy emrat e tjerë që përfliten për ta zëvendësuar janë: Enzo Maresca dhe Cesc Fabregas.

Megjithatë, klubi ka mohuar zyrtarisht këto zëra, duke i quajtur thjesht spekulime. Pavarësisht deklaratave publike, media britanike thekson se City po përgatitet në heshtje për çdo skenar të mundshëm.

Xabi Alonso, i lirë pas ndarjes së fundit me Real Madrid, konsiderohet një kandidat serioz falë profilit të tij taktik, vizionit modern dhe eksperiencës në futbollin elitar evropian.

Spanjolli vlerësohet veçanërisht për aftësinë për të ndërtuar shpejt skuadra konkurruese dhe të balancuara.

Detaje nga atentati në Rrilë të Lezhës, ndalohet efektivi i policisë. Për çfarë akuzohet

By: Fax Web
2 February 2026 at 19:50

Me urdhër të Prokurorisë, pas atentatit në Rrilë të Lezhës, është ndaluar efektivi i policisë me iniciale B.K.

Polici akuzohet për moskallëzim krimi, ndërsa gjatë incidentit ai ka qëlluar me armë, për të neutralizuar autorët.

Ai ishte pjesë e Patrullës së Përgjithshme Lezhë-Mirditë.

Ndërkohë, policia po vijon me kontrollet në Lezhë dhe jo vetëm.

Atentati

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e së dielës në fshatin Rrilë të Lezhës, ku mbeti i plagosur një 30-vjeçar, Sokol Daci, pronari i berberhanes.

Ngjarja ndodhi rreth orës 21:00 dhe sipas burimeve janë përdorur dy armë zjarri, ndërsa nga të shtënat dyshohet se ka mbetur i plagosur në këmbë edhe një person tjetër, Merando Nikulaj, i cili e ka djalë xhaxhai Ardian Nikulajn dhe mendohet të ketë qenë shënjestra e sulmit.

Nikulaj gjendej brenda berberhanes dhe në atë moment ishte duke u qethur. Pas ngjarjes, është larguar dhe nuk është paraqitur në spital, ndërsa policia po ushtron kontrolle në spitale dhe klinika private, ku dyshohet se ai mund të ketë shkuar për mjekim.

3 vite më parë, biznesmeni Ardian Nikulaj mbeti i vrarë në lokalin e tij në Shëngjin.

“Nuk janë kriminelë të zakonshëm, por ushtarët e një lufte private”/ Ç’ndodhi në gjyqin ndaj Franc Çopjas

By: Fax Web
2 February 2026 at 19:44

“Ju nuk po gjykoni kriminelë të zakonshëm, por ushtarët e një lufte private”, deklaruan të hënën dy avokatet e palës civile para jurisë që në Bruksel po gjykon Franc Çopjan, Mikael Qosjan dhe shtatë të pandehur të tjerë për vrasjen e Ardit Spahiut, shtetas shqiptar i ekzekutuar në Molenbeek më 27 nëntor 2020.

Nga DH

Sipas avokates Virginie Taelman, mënyra e veprimit për vrasjen e Ardit Spahiut ishte e njëjtë me atë të vrasjeve të tjera të kryera në Shqipëri në vitet pas fillimit të konfliktit mes klanit Alibej dhe klaneve Çopja e Qosja, konflikt që ka nisur në vitin 2017 ose 2018.

“Makina, burra, armë dhe breshëri plumbash. Është gjithmonë e njëjta skemë, këtu apo atje”, e përmblodhi ajo.

“Është e qartë se Ardit Spahiu u vra sepse ishte i afërt me klanin Alibej, pra klanin kundërshtar të klaneve Çopja dhe Qosja”.

Pala civile i kërkoi të hënën jurisë të shpallë Franc Gergelyn dhe Mikael Qosjan fajtorë si urdhërdhënës të vrasjes.

Ata janë dy “dhënësit e urdhrit” që kanë vepruar “mijëra kilometra larg” Brukselit.

Sipas palës civile, ata kanë përgatitur një “ekzekutim të planifikuar me metodë” të Ardit Spahiut.

“Forca e drejtpërdrejtë nuk mjaftonte” për të vrarë armikun e tyre, i cili e dinte se ishte i kërcënuar, shtuan dy avokatet. Për të arritur qëllimin e tyre, ishte e nevojshme “tradhtia e një miku”, rol që, sipas tyre, e ka luajtur Elton Roci.

Duke u mbështetur në fragmente bisedash nga Sky ECC, avokatja Virginie Taelman e përshkroi Franc Gergelyn, i njohur si Çopja, si “motorin e vrasjes” dhe “arkitektin që firmos planet nga kulla e tij e fildishtë”, i motivuar nga hakmarrja e klanit të tij, egoja dhe mendjemadhësia.

Ajo e përshkroi Mikael Qosjan si “shefin e kantierit”, i cili kujdesej për “menaxhimin e informatorëve”.

LEXO EDHE“Jemi pa qitës”! Bisedat në SKY ECC/ Çopjat kërkonin të lironin nga burgu Altin Ndocin

Franc Çopja akuzohet si organizatori dhe porositësi i vrasjes, si dhe udhëheqës i një grupi të strukturuar kriminal. Sipas prokurorisë belge, ka kontrolluar trafikimin e drogës dhe pastrimin e parave.

Më 30 dhjetor 2023, ai u ekstradua nga Dubai në Belgjikë dhe prej atij momenti ndodhen në burgun e Haren.

Që nga 3 shtatori 2024 ndaj tij ekziston një urdhër arresti ndërkombëtar i lëshuar nga autoritetet shqiptare.

Një mallkim që nuk po merr fund/ Pas Giroud askush nuk e ka merituar numrin 9 tek Milani

By: Fax Web
2 February 2026 at 19:04

Jean-Philippe Mateta nuk do të jetë lojtar i Milanit, as sot dhe as verën e ardhshme.

Marrëveshja ka dështuar përfundimisht pas testeve shtesë mjekësore të kërkuara nga Kuqezinjtë për të vlerësuar më mirë gjendjen e sulmuesit të Crystal Palace.

Në fund të fundit, ka dyshime të shumta në lidhje me gjurin e tij dhe klubi ka vendosur të mos e bëjë transferimin.

Tani, një mallkim po kthehet midis tifozëve të Milanit: që nga largimi i Olivier Giroud, Milani nuk ka gjetur një sulmues dhe kërkimi për një të tillë po shndërrohet ngadalë në një enigmë gjithnjë e më të vështirë për t’u zgjidhur.

Le të kthehemi pas. Më 13 maj 2024, francezi njoftoi se do të transferohej në MLS, dhe për këtë arsye kuqezinjtë duhet të kërkojnë një sulmues të ri. Giroud shënon fundin e një cikli disi kaotik. Me të, largohet edhe Stefano Pioli, dhe skuadra i besohet  Paulo Fonseca-s. Portugezi ka një sulm krejt të ri në duar, së pari, Alvaro Morata mbërrin nga Atletico Madrid, pastaj Tammy Abraham nga Roma në marrëveshjen e shkëmbimit me Saelemaekers.

Megjithatë, në fushë, pritdhmëritë nuk u përmbushën. Me vetëm gjashtë gola në skuadër, spanjolli u shit te Galatasaray në janar 2025, ndërsa në fund të sezonit anglezi u rikthye te Verdhekuqtë përpara se të bashkohej me Besiktas. Për të, rezultati ishte pak më i lartë: dhjetë gola, përfshirë atë vendimtar në fitoren me rikthim kundër Interit në Superkupë. Megjithatë, ishte shumë pak për të garantuar një vend të përhershëm në skuadrën e Milanit.

Kërkimi për një qendërsulmues të ri filloi një kapitull të ri janarin e kaluar. Me largimin e Moratës, Milani vendosi të përqendrohej tërësisht te Santiago Gimenez. Meksikani mbërriti me pritshmëri jashtëzakonisht të larta: ai kishte shënuar shumë te Feyenoord (65 gola në 105 paraqitje) dhe kuqezinjtë paguan plot 30 milionë euro për të. Megjithatë, fillimisht nën drejtimin e Conceiçao dhe më pas nën drejtimin e Allegrit, Bebote dështoi të bënte protagonistin, dhe në tetor, dhimbjet e vazhdueshme në kyçin e këmbës e detyruan të operohej.

Pavarësisht të gjitha këtyre ndryshimeve, megjithatë, fanella me numër 9 e Milan-it nuk do të mbetet pa një pronar të ri në sezonin 2024/25. Pas një viti të parë me ulje-ngritje, Luka Jovic vendos të marrë përgjegjësinë, por pa shumë sukses: katër gola në 17 paraqitje nuk justifikojnë një rinovim kontrate dhe serbi transferohet te AEK i Athinës.

Verën e kaluar, rifilloi kërkimi për një qendërsulmues. Djajtë zgjodhën Victor Boniface nga Bayer Leverkusen, por nigeriani pësoi të njëjtin fat si Mateta dhe marrëveshja dështoi për shkak të problemeve me gjurin. Në fund të gushtit, Tare dhe Furlani donin t’i jepnin Allegrit një sulmues të ri. Kështu, Christopher Nkunku mbërriti nga Chelsea për 37 milionë euro. Megjithatë, edhe francezi dështoi dhe pesë golat e tij në 19 paraqitje deri më tani e bindën klubin të përqendrohej te lojtarë të tjerë.

Numri 9, i lënë i lirë pas Jovic, iu dorëzua Niclas Fullkrug në janar. Është ende shumë herët për të gjykuar gjermanin, megjithëse performancat e tij i japin shpresë. Ish-lojtari i West Ham është lojtari që mungonte te Allegri, por problemi i tij me këmbën do të thotë se ai nuk do të jetë në gjendje të luajë me kohë të plotë. E ardhmja e tij është një pikëpyetje e madhe dhe AC Milan padyshim do të bëjë lëvizje këtë verë për t’i dhënë trajnerit toskan sulmuesin e tyre përfundimtar.

Emri më i kërkuar është Dusan Vlahoviç. Serbi nuk do ta rinovojë kontratën e tij me Juventusin dhe për këtë arsye do të jetë i lirë të nënshkruajë një transferim të lirë. Lidhja e tij me Allegrin sugjeron se Bardhezinjtë do të jenë zgjedhja e parë e Djallit, por tifozët tashmë kanë filluar të pyesin veten: a do të jetë ai trashëgimtari i shumëpritur i Giroud?

“Më 10 shkurt për t’i dhënë mësimin e merituar narkokracisë”, Berisha: Rama nuk ka alternativë tjetër përveç dorëheqjes

By: Fax Web
2 February 2026 at 18:59

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, mbajti sot, më 2 shkurt, fjalimin e radhës në protestën e radhës të opozitës përpara Kryeministrisë, ku akuzoi kryeministrin Edi Rama se ka shndërruar Shqipërinë në një “narko-shtet” dhe bëri thirrje për intensifikimin e protestave deri në largimin e kryeministrit nga pushteti.

Në fjalën e tij, Berisha theksoi se shqiptarët nuk mund të pajtohen me atë që ai e cilësoi si një regjim grabitqar dhe represiv.

Kreu i PD ftoi qytetarët ti bashkohen protestës kombëtare të 10 Shkurtit, ndërsa deklaroi se, kryeministri Edi Rama nuk ka alternativë tjetër përveç se të japë dorëheqjen.

Berisha: Miq, zëri ynë ka tronditur në themel këtë regjim. Edi Rama sot është më i diskredituar se kurrë. Ndaj dhe le të bashkohemi ne. Ftoj çdo shqiptar që beson tek Shqipëria, që beson se vendi është vend me pasuri mahnitëse.
Që beson se Shqipëria në kilometrat e saj, ka më shumë paraardhës tanë të rënë se ç’ka çdo vend tjetër mbi tokë.
Që beson se Shqipëria mund të bëhet më e begatë, më e bukur, më e lirë se çdo vend tjetër. Ndaj dhe 10 shkurti është dita tjetër e kryengritjes tonë paqësore. 10 shkurt shqiptarët në të katër anët ftohen në rrugët dhe sheshet e Tiranës.

Qytetarët e Tiranës janë të ftuar të zbresin në shesh për t’i thënë leksionin e merituar këtij regjimi antishqiptar.
Miqtë e mi, sot Edi Rama nxin siç nxinte dikur diktatori gjakatar i Enver Hoxhës, ky është diktatori i drogës i shqiptarëve. Ndaj dhe shqiptarët duhet t’i rezervojnë të njëjtin fatin që i rezervuan diktatorit gjakësor.

Edi Rama nuk ka alternativë tjetër përveçse të japë dorëheqjen.

Thirrja ime është për të rinjtë dhe të rejat e këtij vendi, kombi sot ka nevojë më shumë se kurrë për ju. Ka nevojë më shumë se kurrë për guximin dhe trimërinë tuaj. Dhe mos harroni se në të gjitha kohërat, në momentet më kritike, kanë qenë të rinjtë dhe të rejat shpëtimtarët e tij. Dhe kjo është arsyeja pse ai sot pret nga ju shpëtimin, pret nga ju fitoren, pret dritën e fitores nga ju dhe zemrat tuaja. Ndaj le të bashkohemi me 10 shkurt për t’i dhënë mësimin e merituar narkokracisë së Tiranës. Për të përcjellë në Shqipëri dhe në mbarë botën mesazhin e fitores, mesazhin e triumfit tonë.

LEXO EDHE: “Sovrani për zvergu do t’ju kapë”, Berisha: Do bëjmë gjithçka të përmbysim këtë të keqe të madhe

“Sovrani për zvergu do t’ju kapë”, Berisha: Do bëjmë gjithçka të përmbysim këtë të keqe të madhe

By: Fax Web
2 February 2026 at 18:50

Partia Demokratike ka vijuar edhe këtë të hënë turin e foltoreve para selisë së kryeministrisë.

Siç është bërë traditë tashmë, ajo u mbyll me fjalën e kreut të Opozitës, Sali Berisha.

Gjatë fjalës së tij, kreu i PD ftoi qytetarët në protestën e rradhës kombëtare, më 10 shkurt.

Sipas tij, qytetarët do të zbresin në shesh për ti dhënë leksionin e duhur kësaj qeverie. Ndërsa i kërkoi kryeministrit Edi Rama të japë dorëheqjen.

Sovrani për zvergu do t’ju kapë”, paralajmëroi ndër të tjera Berisha.

Berisha: Mirëmbrëma dhe një përshëndetje shumë të përzemërt, mirënjohje të pakufishme ndaj jush, qytetarë dhe qytetare opozitarë, guximtare e guximtarë që sakrifikoni në këtë protestë, në të cilën ju përfaqësoni zërin e ndërgjegjes qytetare shqiptare.

Përfaqësoni guximin e tyre, kurajën, vendosmërinë, dashurinë për lirinë dhe për këtë vend.

U përshëndes përzemërsisht dhe përshëndes të gjithë ata shqiptarë që mbushën rrugët dhe bulevardet e Tiranës dhe lebetitën një regjim antishqiptar.

Lebetitën një regjim armik të këtij kombi, armik të këtij vendi.

Me protestën e tyre dërguan në të katër anët e botës, në të gjitha sheshet e kryeqyteteve, në të gjitha kancelaritë e vendeve të NATO-s, BE dhe në Uashington mesazhin e qytetarëve shqiptarë, të cilët nuk pajtohen kurrë me një regjim që i plaçkit ata çdo ditë.

Nuk pajtohen kurrë me një regjim që ka shndërruar portet e Shqipërisë dhe Shqipërinë në një platformë kryesore të helmeve dhe të drogës.

Me një regjim që përzë çdo ditë qytetarët e vet nga Shqipëria.

Miqtë e mi, kjo është betejë për dinjitetin tonë, kjo është betejë për dinjitetin kombëtar, kjo është betejë për t’u ngritur mbi propagandën e shpifjeve, trillimeve dhe mashtrimeve dhe të Edi Ramës dhe për t’i thënë shqiptarëve dhe botës se në këtë vend, në këtë tokë, ata që e duan Shqipërinë jemi ne, ata që i besojnë Shqipërisë jemi ne.

Miq, rrugën përpara nuk e kemi të lehtë, por e kemi të qartë si rrezja e diellit.

Misionin nuk e kemi të lehtë, por jemi më të vendosur se kurrë ta përmbushim atë.

Dhe fatin tonë të kemi fatin e Shqipërisë.

Shqipëria dhe fati ynë është një.

A mundet ne, që ëndrrat, fatin ta provojmë në dhera të tjera?

Jo, ne do të luftojmë këtu.

Ne do bëjmë gjithçka të përmbysim këtë të keqe të madhe për të shndërruar pasuritë e Shqipërisë në begati për shqiptarët.

Për të rikthyer ëndrrën shqiptare, shpresën, besimin tek Shqipëria të rinisë shqiptare.

Ne dalim dhe do të dalim në protesta gjer në fitore se ne i besojmë Zotit, por i besojmë edhe Shqipërisë.

I besojmë se kjo tokë është e bekuar, se ky vend ka pasuri përrallore, se Shqipëria është e bukura e dheut dhe mund të bëhet vendi i ëndrrës shqiptare.

Kujtojmë se, më 10 shkurt, Partia Demokratike do të zhvillojë protestën e rradhës kombëtare.

A është Trump më popullor nga sa sugjerojnë sondazhet?

By: Fax Web
2 February 2026 at 18:28

Sondazhi i fundit i Pew Research, i publikuar të enjten, zbuloi se 37% – pak më shumë se një e treta e amerikanëve – miratojnë performancën e Trump-it. Përditësimi i fundit i Gallup në dhjetor e vendosi atë në 36%, me një vlerësim mosmiratimi prej 59%.

Këto shifra nuk janë të mira për asnjë udhëheqës, në asnjë vend, por Trumpi, veprimet e të cilit gjatë vitit të tij të parë në detyrë, si brenda vendit ashtu edhe ndërkombëtarisht, kanë qenë të diskutueshme, nuk është plotësisht jopopullor.

Ajo që po e ul vlerësimin e tij të miratimit është imazhi i tij midis mbështetësve demokratë, të cilët nuk ka gjasa të kalojnë votën e tyre as për Trumpin as për Partinë Republikane. Trumpi gëzon mbështetje njëshifrore midis votuesve demokratë.

Nga ana tjetër, mbështetja e tij te republikanët mbetet pozitive. Edhe pse ka rënë që nga fillimi i mandatit të tij, më shumë se gjysma duket se ende e mbështesin qasjen e tij, sipas Pew.

Trumpi vazhdon të kryesojë një Amerikë hiperpartizane

Pavarësisht shifrave kombëtare, kontrolli i Trumpitmbi Partinë Republikane mbetet i rëndësishëm, kryesisht si figura emblematike e lëvizjes MAGA, e cila ungjillëzon mantrën e saj të gjatë “Amerika e Para”.

“Ne kemi një president që, historikisht, i mungon mbështetja,”  tha për DW John Mark Hansen, politolog në Universitetin e Çikagos.

“Mbështetja që ai ka duket se është e palëkundur: duket se nuk ka asgjë që ndoshta mund t’i kthejë mbrapsht 80-85% të votuesve republikanë.”

Trumpi ka qenë në gjendje të qeverisë vitin e tij të parë praktikisht pa asnjë opozitë falë kontrollit republikantë Kongresit të SHBA dhe një vendimi të Gjykatës Supreme të vitit 2024 që i jep imunitet të gjerë presidencës. Kjo mund të ndryshojë pas zgjedhjeve të mesit të mandatit të nëntorit, në të cilat të gjitha 435 vendet në Dhomën e Përfaqësuesve dhe një e treta e Senatit janë në garë.

Ndërsa ai ka zbatuar tarifat gjithëpërfshirëse dhe politikat e ashpra të imigracionit që premtoi gjatë fushatës së tij, premtimi i tij për të frenuar inflacionin, për të përmirësuar koston e jetesës dhe për të nxitur ekonominë në përgjithësi mbeten për t’u parë.

“Popullariteti i një presidenti nuk është kurrë më i lartë se në vitin e tij të parë,” i tha DW-së Kathryn Dunn Tenpas, eksperte për presidencën dhe Kongresin në Qendrën Miller në Universitetin e Virxhinias.

“Me kalimin e kohës, popullariteti i një presidenti ka tendencë të bjerë, pjesërisht sepse ai ka bërë premtime ekstravagante që nuk mund t’i përmbushë. Dhe në të njëjtën kohë, në rastin e presidentit Trump, mendoj se ajo që ka ndodhur është se amerikanët janë shumë të shqetësuar për situatën ekonomike dhe gjendjen e portofoleve të tyre,” tha ajo.

Mbështetja nga votuesit e moderuar që nuk identifikohen si republikanë ose demokratë, dhe që ndihmuan në ngritjen e Trump-it në Shtëpinë e Bardhë, ka rënë gjithashtu. Sipas të dhënave të Gallup-it nga dhjetori, vetëm një në katër të pavarur e miratuan performancën e Trump-it.

Ndërsa çështje të tilla si qasja agresive – tani vdekjeprurëse – ndaj bastisjeve të emigrantëve në zonat urbane mund të zemërojnë votuesit me prirje të majta, Tenpas tha se këto pika tradicionalisht të forta për Trump mund të armiqësojnë amerikanët e qendrës dhe të djathtën e moderuar.

“Sigurisht, shumë demokratë janë veçanërisht të shqetësuar për atë që po ndodh në Minnesota dhe qytete të tjera në të gjithë vendin ku është vendosur ICE,” tha Tenpas. “Përsa u përket të pavarurve dhe ndoshta republikanëve që nuk janë besnikë ndaj Trump-it, mendoj se ata po bëhen gjithnjë e më të pakënaqur me atë që po ndodh.”

Republikanët aktualisht kontrollojnë Dhomën e Përfaqësuesve dhe Senatin, por një referendum për Trumpin do t’i shqetësonte aleatët e tyre në Kongres se një dyzinë garash thelbësore të papërcaktuara midis kandidatëve republikanë dhe demokratë mund të ktheheshin në favor të kundërshtarëve të tij dhe ta bënin të humbiste kontrollin e Dhomës.

Pak gjasa që ndërhyrjet në botën e jashtme të tërheqin vëmendjen e votuesve

Pas një viti në post, Trumpi ka treguar se është ende në gjendje të irritojë homologët e tij ndërkombëtarë dhe ta lërë rendin botëror në një gjendje të pasigurt.

Tarifat e tij kanë tronditur tregtinë globale, shkurtimet e tij në ndihmën e huaj kanë përmbysur dekada të tëra progresi në zhvillimin ndërkombëtar, dhe sulmet e tij ndaj Iranit dhe veprimet e tij kundër ish-presidentit të Venezuelës kanë tensionuar më tej opinionin publik. Veprimet e Trumpit i kanë habitur ata që e shohin atë si figurën emblematike të një Amerike izolacioniste, dhe propozimi i tij për të aneksuar Groenlandën dhe Kanadanë si territor të SHBA-së ka zemëruar aleatët e tij të vendosur.

Imazhet e bastisjeve të ICE të kryera nga administrata e tij kanë tërhequr gjithashtu vëmendjen globale. Por vëzhguesit thonë se këto çështje zbehen në krahasim me shqetësimet kryesore të brendshme që ka të ngjarë të zënë vend qendror para zgjedhjeve të mesit të mandatit. Trumpi rrallë është prekur nga perceptimet jopopullore jashtë Shteteve të Bashkuara. Brenda vendit, ai ka qenë më fleksibël, siç dëshmohet nga retorika e tij e fundit në lidhje me “shtensionimin” e bastisjeve të ICE.

SHBA: Trump do të “shtensionojë” pas të shtënave vdekjeprurëse në Minneapolis

“Pothuajse gjithmonë, ekonomia është çështja numër një,” tha Todd Belt, politolog në Universitetin George Washington, duke shtuar se ekziston një përjashtim.

“Në masën që politika e jashtme do të ndikojë në zgjedhjet e mesmandatit, fakti që administrata aktuale po përqendrohet në çështje të tjera në vend të çështjeve të brendshme po dëmton imazhin e saj. ”

Tenpas pajtohet, por tha se bastisjet ndaj emigrantëve brenda vendit gjithashtu mund të ndikojnë votuesit: “Mendoj se ngjarje të tilla si ato në Minnesota, Chicago, Los Angeles, dërgimi i trupave, ICE, janë më të paharrueshme në mendjet e votuesve. ”

Ajo që duket e qartë është se, një vit pasi mori detyrën dhe pak më shumë se 10 muaj para zgjedhjeve të mesmandatit, Trump ka kohë të mjaftueshme për të ndryshuar narrativën.

“Zgjedhjet janë ende larg, dhe opinionet e amerikanëve […] rreth politikave janë të përkohshme”, thotë Belt,” tha Belt. “Ajo që është lajm një ditë mund të mos jetë lajm ditën tjetër.”

“Dhe presidenti është një mjeshtër i shpërqendrimit, gjë që funksionon në favor të tij, sepse edhe pse po flasim për imigracionin tani, në tetor mund të flasim për diçka shumë të ndryshme”, shtoi ai. /DW

Shkelje të sanksioneve ndaj Rusisë? 5 të arrestuar në Gjermani

By: Fax Web
2 February 2026 at 18:14

Pesë persona janë arrestuar në Gjermani me dyshimin për shkelje të sanksioneve të vendosura ndaj Rusisë.

Rasti ka të bëjë me eksportin e pajisjeve të prodhimit të armëve rusepërmes kompanive fiktive dhe besohet se përfshin shërbime të inteligjencës në Moskë.

Sipas Zyrës së Prokurorit Federal, e cila lëshoi ​​urdhër-arrestin, pesë të arrestuarit, të seksit mashkull, dyshohet se kanë fshehur dërgesa nga Lübeck në Schleswig-Holstein në Rusi të pajisjeve mekanike dhe teknike për prodhimin e armëve.

Dërgesat u kryen përmes një rrjeti kompanish fiktive dhe përmes vendeve brenda dhe jashtë Bashkimit Evropian, dhe autoritetet gjermane dyshojnë se shërbimet e inteligjencës ruse janë të përfshira drejtpërdrejt.

Mbi 15,000 shkelje

Në afërsisht 75 rastet nën hetim, disa nga marrësit janë qartësisht kompani prodhuese armësh, ndërsa policia vlerëson se janë kryer rreth 16,000 shkelje të rregulloreve të embargos, me vlerën e produkteve që arrin në dhjetëra miliona euro.

Sipas mediave gjermane, midis të arrestuarve është Nikita S., një shtetas rus dhe gjerman, i cili besohet se qëndron pas kompanisë në Lübeck dhe u arrestua me të hyrë në Gjermani.

Policia, autoritetet doganore dhe Shërbimi Federal i Inteligjencës (BND) kryen kërkime në pronat e tij, pronat e katër bashkëpunëtorëve të tij dhe vende të tjera në Mecklenburg-Pomerania Perëndimore, Frankfurt, Schleswig-Holstein dhe Nuremberg.

Disa nga të dyshuarit janë shtetas gjermanë, disa kanë shtetësi gjermane dhe ruse, dhe një ka shtetësi gjermane dhe ukrainase.

“Do hyjë në histori”/ Avokatët e Veliajt reagojnë për seancën në GJKKO: Shembulli ekstrem i shkeljeve brutale të procesit ligjor

By: Fax Web
2 February 2026 at 18:05

Në një deklaratë për mediat, avokatët e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj kanë reaguar pas zhvillimit të seancës së tij sot në GJKKO.

Sipas avokatëve të tij, seanca e sotme gjyqësore ndaj Veliajt, konfirmoi se procesi në zhvillim ka kapërcyer kufijtë e çdo standardi minimal të një gjykimi të rregullt ligjor.

LEXO EDHESeanca për Veliajn, gjyqtarja tërhiqet për vendim

Kjo çështje do të hyjë në historinë e jurisprudencës shqiptare si shembulli ekstrem i shkeljeve brutale të çdo elementi të procesit të rregullt ligjor”, thuhet ndër të tjera në reagim.

Reagimi i plotë:

Mbi seancën e sotme gjyqësore ndaj kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj

Seanca e sotme gjyqësore ndaj kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj konfirmoi edhe një herë se procesi në zhvillim ka kapërcyer kufijtë e çdo standardi minimal të një gjykimi të rregullt ligjor.

Edhe sot, Erion Veliaj u detyrua të vijojë mbrojtjen vetë, pavarësisht se gjykata i kishte caktuar një avokate kryesisht, jashtë vullnetit të tij. Edhe avokatja e caktuar nga gjykata deklaroi qartë në seancë se nuk ka pasur asnjë mundësi reale për t’u njohur plotësisht me dosjen, as për ta konsultuar atë me Veliajn dhe për këtë arsye kërkoi kohë shtesë për të ushtruar mbrojtjen.

Kjo kërkesë, në mënyrë të pashpjegueshme dhe arbitrare, jo vetëm u refuzua nga gjykata, edhe pse bëhej fjalë për një mbrojtëse të caktuar prej vetë saj, por u shoqërua edhe me batuta dhe shprehje tallëse ndaj aktivitetit të saj profesional privat, duke denigruar një profesioniste të lirë të zgjedhur nga vetë gjykata.

Në mënyrë absurde, gjykata e konsideroi mbrojtjen të “ezauruar”, në një situatë ku:
•as avokatja e caktuar nga shteti,
•as vetë Veliaj, nuk kishin njohur dosjen, dhe për rrjedhojë nuk kishin asnjë mundësi reale për të ushtruar mbrojtje efektive.

Kur gjykata pyeti kryetarin e Bashkisë nëse dëshironte të bënte parashtrime mbrojtëse, Erion Veliaj u shpreh qartë se patjetër që dëshironte të mbrohej, duke theksuar se kishte ardhur në seancë edhe i sëmurë, me temperaturë, pikërisht për këtë qëllim. Por, ai ngriti pyetjen thelbësore:

“Si mund të realizoj mbrojtje, kur nuk më jepet mundësia të njihem me dosjen? Këtë mundësi nuk ia keni dhënë as avokates që ju vetë keni caktuar.”

Në seancë ndërhynë edhe avokatë të akuzuave tjerë, të cilët theksuan se një cenim kaq i rëndë i të drejtës së mbrojtjes nuk është parë dhe dëgjuar ndonjëherë, ndërkohë që zgjidhja ishte elementare: t’i jepej mundësia Veliajt të njihej me dosjen, qoftë edhe përmes një laptopi. Edhe kjo kërkesë u refuzua.

Akoma më alarmante janë argumentet e ngritura nga prokuroria, të përsëritura edhe në seancën e masës së sigurimit, sipas të cilave kryetari i Bashkisë së Tiranës paska paguar avokatë jashtë vendit për të “lobuar” kundër tyre, dhe për rrjedhojë “ka mundësi të gjejë avokat edhe në Shqipëri”.

Ky argument është thellësisht keqdashës dhe juridikisht i pavlefshëm. Erion Veliaj nuk ka pretenduar kurrë se nuk gjen avokat. Ai ka kërkuar të mbrohet vetë pikërisht për të pasur mundësinë të njihet me dosjen, sepse asnjë avokat nuk mund të realizojë mbrojtje pa konsultim me klientin dhe ky konsultim është i pamundur pa njohjen e dosjes nga vetë i Veliaj. Madje, edhe avokatja e caktuar nga shteti, jo nga Veliaj, i shpjegoi gjykatës në këtë seancë se: “Edhe sikur të isha njohur me dosjen (gjë që s’ka ndodhur) si mund t’i mbaj mend 61 mijë faqe dhe t’ia riprodhoj z. Veliaj, kur nuk ia japin as të printuara, as laptop që t’i lexojë në USB”.

Qëndrimi i prokurorëve përfaqëson një urrejtje të hapur ndaj avokatit dhe vetë të drejtës për mbrojtje. Në këtë logjikë të rrezikshme, ushtrimi i së drejtës për t’u mbrojtur është shndërruar në rrethanë rënduese.

Absurdi arrin kulmin kur prokuroria paraqet si “provë” në gjykatë:
•një portal mediatik,
•opinionin e një gazetari dhe asnjë provë ligjore për të ashtuquajturin “lobim”, një aktivitet plotësisht i ligjshëm në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Gjykata pranon portalin si provë dhe mbi këtë bazë, e konsideron këtë një arsye shtesë pse Erion Veliaj duhet të vijojë të mbahet në burg, pse Kryetari i Bashkisë së Tiranës duhet të vijojë të mbahet në burg dhe pse qytetarët e Tiranës duhet të vijojnë të privohen nga drejtimi i bashkisë nga i zgjedhuri i tyre. Pra, pse ai duhet të ndalojë edhe çdo aktivitet mbrojtës për veten e tij.

Përballë kësaj sjelljeje haptazi të njëanshme, në favor të prokurorisë dhe në shurdhim e verbim të plotë ndaj kërkesave minimale të mbrojtjes, Erion Veliaj kërkoi përjashtimin e gjyqtares Etleva Deda, e cila, për arsye që i di ajo dhe prokurorët, është shndërruar në një palë me ta.

Kjo çështje do të hyjë në historinë e jurisprudencës shqiptare si shembulli ekstrem i shkeljeve brutale të çdo elementi të procesit të rregullt ligjor. Ajo përfaqëson kufirin planetar të skandalit juridik që po prodhon e ashtuquajtura “drejtësi e re” në Shqipëri.

Trafik organesh nga Maqedonia e Veriut/ Në SHBA kanë mbërritur trutë e 1000 personave për…

By: Fax Web
2 February 2026 at 17:58

Dokumentet e fundit të publikuara nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë si pjesë e hetimit për Jeffrey Epstein zbulojnë akuza tronditëse për përfshirje të mundshme të një shtetasi të Maqedonisë së Veriut, profesor në Universitetin e Kolumbias, në eksportimin e trurit të njerëzve nga Maqedonia e Veriut me qëllim fundor, eksperimente shkencore në Shtetet e Bashkuara.

Në një e-mail që mban titullin: Ilaçi 50-vjeçar që mund të zgjidhë krizën e vetëvrasjeve në Amerikë, të dërguar me datë 5 shkurt 2019-të, me emër dërguesi dhe marrësi të censuruar, thuhet se nga Maqedonia kanë mbërritur në SHBA rreth 1000 tru njerëzish, disa prej tyre nga persona që kanë kryer vetëvrasje.

E-maili i plotë

Hetimi nuk përmban asnjë informacion nëse familjet e të ndjerëve dhanë pëlqimin e tyre për një përdorim të tillë të organeve, as nëse institucionet shtetërore ishin në dijeni ose dhanë leje për një lëvizje të tillë.

Departamenti Amerikan i Drejtësisë publikoi pak ditë më parë 3 milionë dokumente shtesë nga dosja e Jeffrey Epstein.

Qindra mijëra dokumente që lidhen me Epstein ishin bërë publike deri në fund të vitit 2025, të cilat përfshinin foto të Epstein me ish-presidentin Bill Clinton dhe Donald Trump. Ndërkohë, dokumentet e publikuara së fundmi kanë trazuar të gjithë botën, duke çuar shumë politikanë drejt dorëheqjes.

LEXO EDHE“Dosja Epstein”, ish-presidentja e Kosovës mohon çdo përfshirje: Vetëm një korrespondencë elektronike të palëve të treta

Fitoi 7,5 milionë $ në SHBA, sulmuesi i Kombëtares bëhet gati për tu rikthyer në Itali

By: Fax Web
2 February 2026 at 17:47

Giacomo Vrioni bëhet gati të kthehet në Europë.

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare i ka dhënë fund aventurës amerikane pas katër vitesh, në të cilat la pak shenjë përtej Atlantikut, por u kthye si milioner.

Në katër vitet e tij, fillimisht me New England dhe pastaj Montreal, Vrioni ishte rrallëherë protagonist, por shijoi një kontratë të majme nga e cila në katër vite ka përfituar rreth 7,5 milionë dollarë, sipas shifrave zyrtare.

Por tani, pas katër vitesh në hije në SHBA, atij i duhet të nisë gjithçka nga e para në Europë dhe interesi për të nuk ka qenë maksimal.

Mediat italiane raportojnë se për Vrionin kanë dalë në skenë dy klube italiane, me saktësisht Cesena dhe Regianna në Serie B, të cilat janë të gatshme t’i ofrojnë atij mundësinë të tregojë se sa vlen.

VIDEO/ Boksieri amerikan humb paruken nga grushtat e kundërshtarit

By: Fax Web
2 February 2026 at 17:36

Boksieri Jarrell Miller mund ta ketë fituar ndeshjen e tij në kategorinë e peshave të rënda kundër Kingsley Ibeh në New York të shtunën, por kjo ndeshje do të mbetet në histori për diçka tjetër.

Dhe kjo sepse gjatë ndeshjes, dhe pas një serie goditjesh nga kundërshtari i tij,… parukja e Millerit filloi të hiqej!

Kur boksieri 37-vjeçar e kuptoi se çfarë kishte ndodhur, ai hoqi paruken, ua hodhi spektatorëve dhe vazhdoi ndeshjen, të cilën në fund e fitoi me një vendim të ngushtë nga gjyqtarët.

“Shkova në shtëpinë e mamasë dhe gjeta disa shishe shampo në tavolinë. I lava flokët, ishin si amoniak. Më ranë flokët dy ditë më parë. Kështu që, e thirra menaxherin tim (dhe i thashë): ‘Më sillni një nga këto paruke’, dhe e vura shumë shpejt… Jam komedian, po gënjej veten.”

“Thyejmë” rekord me blerjet vjetore/ Në 10 vite, numri i makinave kalon shifrën 1 milion

By: Fax Web
2 February 2026 at 17:21

Në vitin 2014, në Shqipëri qarkullonin rreth 490 mijë automjete. Dhjetë vite më vonë, në vitin 2025, ky numër ka kaluar për herë të parë mbi 1 milion, duke u më shumë se dyfishuar.

Kjo do të thotë se brenda një dekade janë shtuar rreth 500 mijë makina.

E ndarë në vite, rritja rezulton mesatarisht rreth 45–47 mijë makina të shtuara çdo vit.

Por të dhënat tregojnë se kjo rritje nuk ka qenë e njëjtë gjatë gjithë periudhës. Në vitet e para, shtesa vjetore ishte më e moderuar, zakonisht 30–40 mijë makina në vit. Pas vitit 2018, ritmi filloi të përshpejtohet.

Në 2021, në rrugë u shtuan mbi 60 mijë makina ndërsa në 2023, shtesa kaloi 70 mijë. Ndërsa 2024 shënoi nivelin më të lartë, me mbi 90 mijë makina të reja në vetëm një vit.

Edhe 2025 ka vijuar me të njëjtën prirje, duke e çuar numrin total të automjeteve përtej pragut simbolik të 1 milionit.

Sipas strukturës së të dhënave, shumica e makinave të shtuara janë për përdorim personal, ndërsa rritja e mjeteve për punë ka qenë dukshëm më e ngadaltë.

Në raport me popullsinë, kjo rritje është e ndjeshme.

Bazuar në Censusin e Popullsisë 2023, Shqipëria ka rreth 1.9 milionë persona mbi 18 vjeç. Kjo do të thotë se sot rreth një në dy të rritur zotëron një makinë.

Krahasuar me vendet e tjera të Ballkanit, Shqipëria renditet ndër vendet me nivel më të lartë të zotërimit të makinave.

Të dhënat tregojnë se blerja e makinave është kthyer në një prirje të qëndrueshme dhe në rritje, me ritme më të shpejta në vitet e fundit sesa në fillim të dekadës.

Debatet në Grupin e PD, Nallbati: Jemi bërë si filmi “Dy herë mat”! Edhe akullore, edhe çokollatë

By: Fax Web
2 February 2026 at 17:07

Mbledhja e sotme e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike u shoqërua me debate, pas propozimit për të bojkotuar Komisionet Parlamentare të Reformës Territoriale dhe Zgjedhore.

Në mbledhjen me dyer të mbyllura, disa deputetë dolën kundër bojkotit.

LEXO EDHE: EMRAT/ Debat në Grupin e PD për bojkotin e Komisioneve, disa deputetë kundër. Tërhiqet Berisha

Një prej tyre ishte edhe deputeti i Korçës, Bledion Nallbati.

Jemi bërë si filmi ‘Dy herë mat”, edhe akullore, edhe çokollatë. Shkojmë në parlament nuk shkojmë në dy komisionet më të rëndësishme. Nëse shkojmë me idenë që Edi Rama s’na jep asgjë, më mirë mos të shkojmë në parlament fare. Duhet shkojmë të shpalosim atje opsionin tonë për qytetarët, pastaj nëse zgjidhim variantin e bojkotit, të bojkotojmë çdo gjë, të shkojmë në grevë në përshkallëzime më të mëdha nuk shkon të shkojmë në komisione të tjera e jo te reformat,  duhet të ndajmë mendjen”, mësohet të ketë thënë Nallbati.

Kritika mbi qëndrimet kanë patur edhe deputetë të tjerë.

Asnjë prej nesh nuk do bojkot, në kushtet kur mazhoranca ka mbyllur çdo derë dhe në këto kushte të parlamentarizmit detyrohesh të marrësh qëndrime ekstreme”, është shprehur Tritan Shehu.

Nuk duhet ta lëmë hapësirën bosh në Komisionin e Reformës Territoriale. Pavarësisht nëse na dëgjojnë apo nuk na dëgjojnë, ne shkojmë për qytetarët dhe interesin publik“, tha Zhupa.

Që ata do bejnë çfarë duan ata, ne këtë e kemi të qartë, por ne duhet të shfrytëzojmë pjesemarrjme tonë për të ‘grisur’ reformën që kanë bërë deri më sot“, tha Bozdo.

Ndërkohë pas mbledhjes, Luçiano Boçi deklaroi se PD ka vendosur që të mos bojkotojë Komisionet, por të marrë pjesë.

LEXO EDHEPD tërhiqet nga bojkoti, Boçi: Do të marrim pjesë në Komisione, por…

VIDEO/ PD tërhiqet nga bojkoti, Boçi: Do të marrim pjesë në Komisione, por…

By: Fax Web
2 February 2026 at 16:58

Nënkryetari i PD, Luçiano Boçi ka deklaruar se, forca e tij politike nuk do të braktisë Komisionet për Reformën Territoriale dhe Zgjedhore.

Ai tha se thirrja e mbledhjes me “ultimatum” nga Taulant Balla është e papranueshme dhe shkel normat e bashkëpunimit brenda komisionit.

Boçi, i cili është bashkëkryetar i komisionit, theksoi se nuk ishte njoftuar për mbledhjen dhe se grupi i PD-së nuk bashkëpunon me kryeministrin Edi Rama në nivele që konsiderohen si marrëveshje politike.

Unë jam i detyruar të respektoj etikën dhe ta njoftoj bashkëkryetarin për gatishmërinë e grupit të PD dhe anëtarëve të komisionit për të bashkëvijuar këtë reformë që është e rëndësishme dhe nuk duhet paragjykuar. Duhet të ketë konsensus, jo marrëveshje me mazhorancën”, tha Boçi.

Ai gjithashtu shtoi se në Grupin Parlamentar të PD-së diskutimet zhvillohen në mënyrë demokratike dhe secili deputet ka mundësinë të shprehë mendimin e tij, duke theksuar se qëndrimi i PD-së mbetet i unifikuar dhe i orientuar nga konsensusi brenda partisë.

Deklarata e plotë:

LEXO EDHEEMRAT/ Debat në Grupin e PD për bojkotin e Komisioneve, disa deputetë kundër. Tërhiqet Berisha

EMRAT/ Debat në Grupin e PD për bojkotin e Komisioneve, disa deputetë kundër. Tërhiqet Berisha

By: Fax Web
2 February 2026 at 16:23

Debate në mbledhjen e mbyllur të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, teksa disa deputetë kanë shprehur kundërshtimin e tyre ndaj vendimit për bojkotin e reformave zgjedhore dhe territoriale.

 

Mes deputetëve që kanë kërkuar pjesëmarrjen në komisionet përkatëse janë Bledjon Nallbati, Xhelal Mziu, Oerd Bylykbashi, Ina Zhupa, Tritan Shehu, Bujar Leskaj Bledi Himçi, Enno Bozdo, Luan Baçi dhe Arjan Ndoja.

Ata kanë argumentuar se pjesëmarrja në proceset e reformës është e nevojshme.

 

Në këto kushte kreu i PD, Sali Berisha është shprehur se do jetë kryesia që do marrë vendimin final.

 

Sot ishte afati i fundit që opozita të merrte pjesë në komisione, dhe pas vendimit të bojkotit, të martën në seancë plenare do të diskutohet kërkesa e grupit parlamentar socialist për  për ndryshimin e përbërjes të këtij komisioni dhe heqjen e paritetit të opozitës në drejtim.

 

❌
❌