Ekskluzive | Vetëdorëzohet në Polici Arlind Hoxha, i dyshuar për tentim vrasje në Prizren
Një zhvillim i ri ka ndodhur në rastin e rëndë të “Vrasjes së mbetur në tentativë” në Prizren, ku policia ishte në kërkim të disa personave të dyshuar.
Burime të besueshme nga strukturat e afërta me hetimin bëjnë të ditur se Arlind Hoxha rreth 31 vjeç është duke u vetëdorëzuar në Polici, lidhur me ngjarjen e datës 05.01.2026, rreth orës 22:45, në rrugën “Ali Hadri” në Prizren.
Rasti dyshohet se ka ndodhur pas një mosmarrëveshjeje të mëhershme, ku sipas informacioneve nga terreni, i dyshuari Gabrijell Shala rreth 21 vjeç dhe Egzon Reshani rreth 34 vjeç, që lëviznin me një veturë Audi A6 të zezë, dyshohet se kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të viktimave.
Në këtë incident u raportua se mbeti i plagosur Veton Hoxha rreth 34 vjeç, i cili sipas mjekëve ishte në gjendje stabile dhe jashtë rrezikut për jetë.
Ndërkohë, hetimet janë zgjeruar edhe ndaj një personi tjetër, ku sipas provave shtesë dhe video-incizimeve, dyshohet se edhe Fidan Tabaku rreth 25 vjeç i cili fillimisht ishte trajtuar si viktimë, tashmë është cilësuar si i dyshuar, nën dyshimet se ka përdorur armë zjarri, duke u ngarkuar për veprat penale: “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” dhe “Posedim i paautorizuar i armëve”.
Me urdhër të Gjykatës, njësitet policore kanë kryer bastisje në objektin e banimit dhe lokalin e Tabakut, ndërsa i njëjti pas intervistimit, me vendim të prokurorit, është dërguar në ndalim për 48 orë.
Hetimet për identifikimin dhe arrestimin e personave të tjerë të dyshuar po vazhdojnë.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.
The post Ekskluzive | Vetëdorëzohet në Polici Arlind Hoxha, i dyshuar për tentim vrasje në Prizren appeared first on Sinjali.
