Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 28 December 2025Main stream

I janë ofruar tre lojtarë, Reali refuzon të nënshkruajë me ta

28 December 2025 at 12:59


Me afatin kalimtar të janarit tashmë të hapur, Real Madrid ka vendosur të qëndrojë jashtë lojës për disa nga emrat më të përfolur të transferimeve.

Ibrahima Konate i Liverpoolit, Dayot Upamecano i Bayernit dhe Ruben Neves i Al Hilalit i janë ofruar klubit madrilen në javët e fundit, por drejtuesit kanë zgjedhur të refuzojnë, duke mos u përfshirë në lëvizje spekulative.

Strategjia e klubit madrilen është e qartë: me merkaton e mbyllur deri në qershor, fokusi është te verë e ardhshme, kur mund të operohet me lojtarë të kontratave afër skadimit, duke shmangur shpenzime të larta dhe presionin mediatik.

Ky model ka shërbyer në vite për të siguruar përforcime cilësore në kushtet më të favorshme, por gjithashtu kërkon durim dhe qetësi për të mos u futur në lojëra spekulative.

Të tre lojtarët e përmendur i përkasin kësaj kategorie: kontratat e tyre skadojnë më 30 qershor, gjë që i bën tërheqës për shumë klube, por Real Madrid refuzon të reagojë thjesht ndaj spekulimeve. Drejtuesit këmbëngulin në heshtje absolute, duke pritur oferta konkrete dhe të qëndrueshme që përputhen me strategjinë afatgjatë të klubit.

Në këtë mënyrë, klubi madrilen ruan stabilitetin e skuadrës dhe synon të operojë me maturi, duke përdorur merkaton e verës për të siguruar lojtarë me cilësi të lartë dhe të përshtatshëm për projektin e tyre. /Telegrafi/

Before yesterdayMain stream

Dy qendërmbrojtësit që kryesojnë listën e dëshirave të Real Madridit

26 December 2025 at 15:09


I vendosur për të rritur nivelin e repartit defensiv, Real Madridi ka hartuar një listë kandidatësh ku spikasin emrat e francezit Jeremy Jacquet dhe gjermanit Nico Schlotterbeck.

Një nga objektivat kryesorë të Real Madridit për të ardhmen e afërt është përmbyllja e rinovimit të mbrojtjes.

Pas afrimit të të riut spanjoll Dean Huijsen, klubi madrilen synon të rikthehet në treg për të siguruar edhe një mbrojtës tjetër me garanci të plota.

Ditët e fundit, disa media kanë përmendur emrat e francezëve Dayot Upamecano (Bayern Munich, 27 vjeç) dhe Ibrahima Konate (Liverpool, 26), por realisht asnjëri prej tyre nuk ka shumë gjasa të zbarkojë në “Santiago Bernabeu”.

Sipas burimeve pranë klubit, të cituara nga ESPN, “transferimet e tyre janë praktikisht të përjashtuara”.

As Marc Guehi (Crystal Palace, 25) nuk konsiderohet si një profil plotësisht i përshtatshëm për madrilenët.

Edhe pse lojtari i përfundon kontrata në verë dhe e sheh me sy të mirë një transferim në kryeqytetin spanjoll, “nga Valdebebas nuk ka sinjale se do të bëhet një lëvizje konkrete për të”, thekson i njëjti burim.

Të preferuarit

Me këta emra të lënë mënjanë, në krye të listës së preferencave të klubit aktualisht qëndrojnë francezi Jeremy Jacquet (Rennes, 20 vjeç) dhe gjermani Nico Schlotterbeck (Borussia Dortmund).

Megjithatë, fakti që të dy kanë kontrata aktive e bën të vështirë realizimin e një transferimi në Madrid.

Paralelisht me këto analiza, drejtuesit e Real Madridit po ndjekin nga afër edhe ecurinë e Jacobo Ramon (20), i cili po zhvillohet te Como dhe mund të rikthehet në klub për shumën prej 8 milionë eurosh, të parashikuar në klauzolën e riblerjes.

Po ashtu, drejtoria dhe stafi teknik vazhdojnë të besojnë në progresin e talentit të akademisë, Joan Martinez (18). /Telegrafi/

Pagë 18 milionë, bonus të madh nënshkrimi dhe klauzolë lirimi - mësohen kërkesat e Upamecanos për të rinovuar me Bayernin

21 December 2025 at 12:50


Derisa transferimi të marrë një epilog përfundimtar, e ardhmja e Dayot Upamecano do të vazhdojë të jetë një temë e nxehtë në mediat e futbollit.

Edhe një herë, një zyrtar i lartë i Bayern Munich ka komentuar situatën aktuale të mbrojtësit francez.

Sipas raportimeve në mediat gjermane, Upamecano ka paraqitur kërkesa të qarta për rinovimin e kontratës së tij, e cila është drejt skadimit: një pagë deri në 18 milionë euro bruto në sezon, një bonus nënshkrimi mbi 20 milionë euro dhe një klauzolë lirimi prej 65 milionë eurosh, e cila do të hynte në fuqi që në vitin e parë të kontratës së re.

Bayern është i gatshëm të përmbushë të paktën dy kërkesat e para, ndërsa pika kryesore e mosmarrëveshjes mbetet klauzola e largimit.

telegrafi.com

Për të përshpejtuar negociatat, në lidhje me këtë çështje ka folur edhe drejtori ekzekutiv i klubit, Jan-Christian Dreesen. Në një intervistë për Abendzeitung, ai konfirmoi dëshirën e Bayernit për ta mbajtur Upamecanon në “Allianz Arena”.

“Është e njohur që ne duam t’ia zgjasim kontratën Upamecano-s dhe besoj se nuk kemi asgjë për të cilën duhet të turpërohemi sa i përket ofertës që i kemi bërë”, u shpreh Dreesen.

Ai theksoi gjithashtu se oferta reflekton paraqitjet e shkëlqyera të mbrojtësit këtë sezon. “Kjo pasqyron performancat e jashtëzakonshme që Upa ka treguar. Në vendime të tilla luajnë rol edhe faktorë të tjerë, jo vetëm aspekti financiar. Nuk duhet të bëhet fjalë për kursimin e çdo euroje të fundit”, shtoi ai.

Dreesen mbetet optimist se Bayern do të arrijë marrëveshje me lojtarin, duke ia lënë procesin drejtuesve sportivë të klubit. /Telegrafi/

Rayo Vallecano 3-0 Drita: Notat e lojtarëve, Pëllumbi më i vlerësuari

18 December 2025 at 23:05


Drita ka pësuar humbje në udhëtim te Rayo Vallecano, sfida e fundit e vlefshme për fazën e ligës të Ligës së Konferencës.

“Intelektualët” nuk arritën t’i bëjnë ballë gjigantit spanjoll, për të pësuar humbje me rezultat 3-0, megjithatë arritën ta siguronin kualifikimin në play-offin e Ligës së Konferencës.

“SofaScore” si zakonisht ka publikuar notat e lojtarëve, ku këtë herë Jorgo Pëllumbi ishte më i vlerësuari, me notën 6.9. Behluli ndërkohë nuk ishte në lojën më të mirë, për t’u vlerësuar vetëm me 5.1.

Në anën tjetër, Lejeune që shënoi dhe asistoi u shpall lojtari i ndeshjes me notën 9.8.

Notat e lojtarëve:

Ndërkohë, Drita në play-off do të përballet me Samsunspor ose Lech Poznan./Telegrafi/

Drita mposhtet nga Vallecano, por kualifikohet në play-offin e Ligës së Konferencës

18 December 2025 at 22:55


Klubi futbollistik Drita e ka siguruar për herë të parë në histori play-offin e Ligës së Konferencës, pavarësisht humbjes nga Rayo Vallecano.

Skuadra gjilanase pësoi humbje me rezultat 3-0 nga Vallecano, ku vendasit kuptohet ishin dukshëm më të mirë.

Florian Lejeune me një supergol nga distanca e la të shtangur skuadrën e Dritës për t’i dhënë epërsinë vendasve (33’).

Ndërsa, ishte një gabim i portierit Behluli që shkaktoi një indirekt, ku realizoi Gumbau pas pasimit të Lejeune lehtësisht nga afërsia (66’).

Ndërkohë, fitoren e Vallecanos e vulosi krejt në fund Pacha pas asistimit të Valentin (83’).

Kësisoj, Drita e mbyllë fazën e ligës me tetë pikë si pozitë e 20-të, ndërsa Vallecano si vend i katërt me 13 sosh.

Drita në play-off së shpejti do ta mësojë edhe kundërshtarin, ku do të zhvillohen dy ndeshje./Telegrafi

Drita me paraqitje solide, por Vallecano e mbyll me epërsi pjesën e parë

18 December 2025 at 21:49


Drita pavarësisht paraqitjes pozitive, e ka mbyllur në disavantazh pjesën e parë ndaj Rayo Vallecanos.

Skuadra spanjolle e ka dominuar lojën në përgjithësi, me epilogun që rezultoi të jetë 1:0 pas 45 minutave lojë.

Supergoli i Florian Lejeune e bëri dallimin në këtë pjesë, ku ky i fundit e lëshoi një “raketë” nga distanca për ta lënë të shtangur tërë ekipin gjilanas.

Drita në përgjithësi u mbrojt për mrekulli duke krijuar disa kundërsulme, por larg finalizimit.

Mbetet të shihet në pjesën e dytë nëse Drita do të arrijë të shkaktojë ndonjë befasi, për ta fituar së paku një pikë të skuadra e madhe spanjolle./Telegrafi/

Dita e ndeshjes: Drita synon ta mbyllë pozitivisht fazën e ligës në udhëtim te Vallecano

18 December 2025 at 08:36


Skuadra gjilanase, Drita, do të përballet sot (e enjte) në Madrid për një nga ndeshjet më të rëndësishme të këtij edicioni evropian, ku do të përballet me Rayo Vallecanon në kuadër të xhiros së fundit të fazës së ligës në Ligën e Konferencës.

Ndeshja do të luhet në Madrid në stadiumin "Campo de Futbol de Vallecas", në ora 21:00.

Drita aktualisht renditet në pozitën e 19-të me tetë pikë dhe mban ende gjallë shpresat për avancim, ndërsa Vallecano është e shtata me 10 pikë.

Diferenca e vogël e pikëve e bën këtë përballje vendimtare për fatin e të dyja skuadrave në garën evropiane.

Skuadra nga Gjilani ka zhvilluar një edicion dinjitoz në Ligën e Konferencës, duke treguar organizim të mirë taktik dhe karakter në ndeshjet ndërkombëtare.

Drita ka arritur rezultate pozitive ndaj kundërshtarëve të fortë dhe ka dëshmuar se është një përfaqësuese e denjë e futbollit kosovar në Evropë.

Në anën tjetër, Vallecano vjen në këtë ndeshje pas barazimit 0:0 në shtëpi ndaj Real Betisit në La Liga, në ndeshjen e zhvilluar të hënën mbrëma.

Madrilenët aktualisht renditen në vendin e 13-të në kampionatin spanjoll me 18 pikë.

Drita synon të shfrytëzojë çdo mundësi për rezultat pozitiv në Spanjë, duke qenë e vetëdijshme se një paraqitje e fortë mund t’i hapë rrugë një suksesi historik në arenën ndërkombëtare.

Për klubin gjilanas, kjo ndeshje nuk është vetëm një sfidë sportive, por edhe një mundësi për të konfirmuar rritjen dhe stabilitetin e futbollit kosovar në skenën evropiane. /Telegrafi/

Drita me tri mungesa, por Ramadani dhe Krasniqi besojnë në paraqitje pozitive ndaj Rayo Vallecanos

17 December 2025 at 23:26


Para ndeshjes së xhiros së gjashtë të Ligës së Konferencës kundër Rayo Vallecanos, FC Drita ka mbajtur konferencë për media në Madrid.

Në konferencë folën kryetrajneri Zekirija Ramadani dhe mbrojtësi Besnik Krasniqi, të cilët theksuan se skuadra gjilanase ka ardhur për të dhënë maksimumin, pavarësisht forcës së kundërshtarit.

Trajneri Ramadani vlerësoi lart ekipin spanjoll, por theksoi motivimin e jashtëzakonshëm të Dritës.

“Kam parë ndeshjet e Rayo Vallecanos kundër Real Madridit dhe Barcelonës. Është një ekip shumë i motivuar dhe luftarak, por nuk mund ta kenë motivin si ne. Përballë kemi një skuadër me traditë që luan në La Liga dhe kjo na bën super të motivuar”, u shpreh Ramadani.

Ai shtoi se përvoja e ndeshjeve të shpeshta e ka forcuar skuadrën si në aspektin psikik, ashtu edhe fizik.

“Është hera e parë për mua si trajner dhe për klubin që marrim pjesë në fazën e ligës. Ky rezultat nuk është i rastësishëm. Kemi ardhur për të bërë maksimumin. Nuk mund të them se kemi ardhur për ta fituar patjetër Rayo Vallecanon, por për 90 minuta do të jemi të fokusuar në lojën tonë dhe edhe një barazim do të ishte rezultat i kënaqshëm”, deklaroi ai.

Nga ana tjetër, Besnik Krasniqi theksoi se Rayo Vallecano konsiderohet favorit, por gjithçka vendoset në fushë.

“Është një ekip favorit, por ka shumë skuadra të forta. Do të shohim deri në fund, sepse ndeshja luhet nesër dhe nuk dua t’u jap shumë avantazh”, ka thënë Krasniqi.

Ai bëri të ditur edhe mungesat në skuadër, duke konfirmuar se për shkak të dëmtimeve mungojnë Rron Broja, Vesel Limaj dhe Faton Maloku, ndërsa pjesa tjetër e ekipit është e gatshme për ndeshjen.

Ndeshja Rayo Vallecano – FC Drita zhvillohet të enjten nga ora 21:00, në stadiumin Estadio de Vallecas në Madrid. Konferencën e plotë për media mund ta gjeni në profilin zyrtar të klubit. /Telegrafi/

Standings provided by Sofascore

Drita kërkon të lërë shenjë në Spanjë, përballë tyre Rayo Vallecano

17 December 2025 at 18:32


Rreth 300 pjesëtarë të sigurisë do të angazhohen për mbarëvajtjen e ndeshjes mes Rayo Vallecanos dhe Dritës së Gjilanit, që zhvillohet të enjten mbrëma në Madrid, në kuadër të xhiros së gjashtë të Ligës së Konferencës.

Autoritetet spanjolle kanë bërë të ditur se operacioni i sigurisë do të përfshijë edhe monitorimin e zonave përreth stadiumit “Campo de Fútbol de Vallecas”, ndërsa do të angazhohen njësi të ndryshme të rendit dhe sigurisë.

Drita pritet të ketë përkrahje nga një grup tifozësh në kryeqytetin spanjoll. Pas udhëtimeve në Finlandë dhe Irlandë, kampionia e Kosovës ka mbërritur në Madrid për ta zhvilluar ndeshjen e fundit të fazës së ligës në Ligën e Konferencës.


Për shkak të nivelit të ligës dhe përvojës, Rayo Vallecano konsiderohet favorite ndaj skuadrës nga Gjilani. Ekipi spanjoll aktualisht është i shtati në fazën e ligës me 10 pikë dhe synon fitore për të siguruar avancimin direkt në një të tetën e finales.

Në La Liga, Rayo renditet në vendin e 13-të me 18 pikë, ndërsa së fundi barazoi pa gola me Real Betisin.

Te Rayo Vallecano aktivizohet edhe mbrojtësi i Kombëtares së Shqipërisë, Ivan Balliu, i cili këtë sezon ka shtatë paraqitje në kampionat.

Rayo Vallecano

Drita, nga ana tjetër, renditet e 19-ta në fazën e ligës me 8 pikë dhe është në pozitë solide për të avancuar në fazën nokaut.

Skuadra gjilanase ka arritur për herë të parë në këtë fazë të garave evropiane, duke regjistruar dy fitore, dy barazime dhe një humbje.

Pas barazimeve me KuPS-in dhe Omonian, fitoreve ndaj Shelbourne dhe Shkëndijës, Drita u mposht 3-0 nga AZ Alkmaari në xhiron e kaluar, por mbetet në garë për kualifikim.

FC Drita

Pas përfundimit të fazës së ligës, tetë skuadrat e para avancojnë direkt në një të tetën e finales, ndërsa ekipet nga vendi i nëntë deri në të 24-të shkojnë në play-off të fazës nokaut.

Takimi luhet të enjten nga ora 21:00, në stadiumin “Vallecas”, i cili ka kapacitet prej 14.708 ulësesh. /Telegrafi/

Standings provided by Sofascore

Kërkohet nga Reali e PSG-ja, Dayot Upamecano kërkon një bonus të lartë për të rinovuar me Bayernin

15 December 2025 at 12:43


Mbrojtësi Dayot Upamecano ka bërë një kërkesë të lartë financiare prej 20 milionë euro për të hedhur firmën në kontratën e re të Bayern Munichut.

Francezit i skadon kontrata në verë ndërsa negociatat me Bayernin ka kohë që kanë ngecur. Gjatë kësaj periudhe PSG-ja dhe Real Madridi kanë shprehur interesim, me “Los Blancos” që thuhet se edhe kanë një marrëveshje në parim.

Duke ditur interesimin e dy gjigantëve evropianë, Upamecano duket se po e përdorë paksa situatën për të përfituar financiarisht. Siç raportojnë mediat gjermane, ai i ka kërkuar Bayernit një bonus prej 20 milionë eurove për të rinovuar.

Megjithatë, drejtori sportiv i klubit gjerman Freund beson se Upamecano do të mbetet në “Allianz Arena”.

“Ai ndihet shumë rehat këtu. Nuk ka të bëjë vetëm me paratë. Bisedimet janë duke u zhvilluar, jam optimist se marrëveshja do të arrihet. Nëse ndodhë tani ose më vonë nuk e di, por gjëja më e rëndësishme është të ndodhë”, deklaroi ai.

Ndërkohë, si Reali ashtu edhe PSG-ja e kanë informuar Upamecanon se janë të gatshëm t’ia plotësojnë kërkesat financiare.

Upamecano aktualisht po synon ta fitojë Bundesliga-n me Bayernin si dhe të bëjnë ndonjë befasi në Ligën e Kampionëve./Telegrafi/

Real Madrid dhe PSG-ja japin “dritën e gjelbër” për Dayot Upamecanon

14 December 2025 at 08:48


Real Madridi dhe PSG-ja janë të gatshëm t’i plotësojnë kërkesat financiare të Dayot Upamecanos, teksa gara për mbrojtësin francez pritet të ndizet gjatë verës.

Sipas gazetarit Santi Aouna, dy gjigantët evropianë – Real Madridi dhe Paris Saint-Germain – e kanë informuar qendërmbrojtësin se janë të gatshëm t’i ofrojnë pagën që ai kërkon, nëse vendos të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit.

Aktualisht, ende nuk ka një marrëveshje mes Bayernit dhe Upamecanos për rinovimin e kontratës. Kjo situatë ka hapur derën për interesimin konkret të klubeve të mëdha, që po ndjekin nga afër zhvillimet rreth të ardhmes së tij.

Real Madridi po e konsideron seriozisht afrimin e një qendërmbrojtësi të fuqishëm gjatë verës, sidomos për shkak të problemeve të shpeshta me lëndime të David Alabas dhe Eder Militaos. Klubi madrilen dëshiron më shumë stabilitet në prapavijë dhe profili i Upamecanos shihet si ideal për kërkesat e tyre.

Sipas Aouna, nuk përjashtohet mundësia që Real Madridi të ketë tashmë një marrëveshje paraprake me mbrojtësin francez edhe pse kjo ende nuk është konfirmuar zyrtarisht. Nga ana tjetër, PSG-ja mbetet një opsion shumë i fortë, duke qenë se dëshiron të forcojë repartin defensiv me një lojtar të nivelit të lartë dhe me përvojë në skenën evropiane.

Nëse Bayern Munich nuk arrin ta bindë Upamecanon të rinovojë kontratën, vera e ardhshme pritet të sjellë një betejë të fortë mes dy gjigantëve për shërbimet e njërit prej mbrojtësve më të kërkuar në Evropë./Telegrafi

Real Madridi në mesin e tri klubeve favorite për transferimin e yllit të Bayern Munich

21 November 2025 at 20:43


Kërkimi i Real Madrid për një mbrojtës që ta sjellin verën e ardhshme po fillon të marrë formë. Me një numër klubesh që janë në kërkim të qendërmbrojtësve dhe me një numër të kufizuar mbrojtësish të nivelit të lartë të lirë, ‘Los Blancos’ duket se po pozicionohen për Dayot Upamecano.

Reprezentuesi francez ka kontratë që skadon vitin e ardhshëm dhe, pavarësisht disa sigurimeve publike nga drejtori sportiv i Bayern, Max Eberl dhe presidenti Herbert Hainer, se janë optimistë për një marrëveshje të re, nuk ka asnjë siguri.

Së fundmi, raportet në Madrid shpjeguan se Upamecano ishte zgjedhja e preferuar në kryeqytetin spanjoll përpara Ibrahima Konate, por ata nuk ishin të sigurt për dëshirën e tij për t’u bashkuar me ta.

Sipas Christian Falk, gazetar i Bayern, ‘Los Blancos’ janë ndër tre klubet që mbeten ende në garë. Liverpool ka dalë jashtë kësaj gare, pasi janë të fokusuar te Marc Guehi.

Dayot Upamecano

Bayern duket qartë se shpreson ta zgjerojë kontratën e tij dhe marrëdhënia e Upamecanos me trajnerin Vincent Kompany mund të jetë vendimtare për vendimin e tij.

Paris Saint-Germain shpreson të shtojë një tjetër francez në radhët e tyre dhe ka ndikimin e vendlindjes së tij, ndërsa Real Madrid përshkruhet si “shumë të interesuar” për Upamecano.

Kur vjen puna te Konate, Liverpool kërkon një vendim nga ai sa më shpejt, pasi mund të shikojnë ta shesin në afatin e janarit për të shmangur humbjen e tij si lojtar i lirë./Telegrafi/

Nuk duan kontrata të reja me Dortmundin dhe Bayernin, Barcelona i do dy yjet e Bundesligës në verë

15 November 2025 at 08:46


Barcelona thuhet se ka vëzhguar Nico Schlotterbeck të Borussia Dortmund dhe Dayot Upamecano të Bayern Munich në kërkim të një mbrojtësi të ri qendror verën e ardhshme.

Sipas mediumit Mundo Deportivo, të dy lojtarët po rezultojnë të jenë rebelë për vazhdimin e kontratave dhe Barcelona synon ta shfrytëzoj këtë mundësi.

Kontrata e Schlotterbeck skadon në vitin 2027 dhe Dortmund është i etur ta zgjasë qëndrimin e tij.

Megjithatë, qendërmbrojtësi gjerman nuk i është përgjigjur ofertës fitimprurëse të klubit për zgjatje të kontratës, duke nxitur spekulimet për largimin e tij.

Ai mund të jetë i disponueshëm për 40 milionë verën e ardhshme nëse zgjedh të mos e rinovojë.

Nga ana tjetër, Upamecano është një nga lojtarët më të kërkuar pasi kontrata e tij skadon në fund të sezonit.

Bayern ka qenë në negociata për të zgjatur qëndrimin e tij, por deri më tani nuk kanë arritur të gjejnë një gjuhë të përbashkët.

Situata e tij ka tërhequr vëmendjen e klubeve të mëdha si Real Madrid, PSG dhe Liverpool.

27-vjeçari aktualisht po luan në kulmin e fuqisë së tij dhe transferimi i tij si transferim i lirë do të ishte një “vjedhje” e madhe për Barçën. /Telegrafi/

Dayot Upamecano flet për të ardhmen te Bayern Munich: Do të merret vendimi i duhur

11 November 2025 at 08:56


Mbrojtësi francez Dayot Upamecano ka folur për të ardhmen e tij te Bayern Munich, duke theksuar se ndihet i vlerësuar dhe se është “mirë i këshilluar” për hapat e ardhshëm në karrierë.

“E kam thënë gjithmonë se ndihem rehat te Bayern. Kam një trajner të shkëlqyer dhe bashkëlojtarë fantastikë”, ka thënë Upamecano në një intervistë për L’Équipe.

27-vjeçari është nën kontratë me bavarezët deri në vitin 2026 dhe ka falënderuar klubet që kanë treguar interes për të, por njëkohësisht ka rikonfirmuar dëshirën për të vazhduar në Munich.

Nën drejtimin e Vincent Kompany, francezi është bërë një nga shtyllat kryesore të mbrojtjes së Bayernit.

Sipas raportimeve, bisedimet për rinovimin e kontratës pritet të jenë të ndërlikuara, pasi Upamecano kërkon një rritje të ndjeshme page që do të reflektonte rolin e tij të rëndësishëm në skuadër.

Nga ana tjetër, Bayern Munich mbetet i vendosur ta mbajë mbrojtësin, pavarësisht interesimit të klubeve të mëdha evropiane si Manchester United, Barcelona dhe Real Madrid. /Telegrafi/

Bayern Munich gati ofertën 100 milionë euro për të mbajtur Dayot Upamecanon

10 November 2025 at 12:49


Bayern Munich po përgatit një ofertë të madhe për të siguruar që Dayot Upamecano të vazhdojë të jetë pjesë e klubit edhe për shumë vite.

Kontrata aktuale e mbrojtësit francez me bavarezët skadon në verën e vitit 2026, por drejtuesit e klubit duan ta blindojnë lojtarin për një periudhë më të gjatë, pavarësisht interesimit të madh që po vjen nga Real Madridi dhe Paris Saint-Germain.

Sipas gazetarit Sacha Tavolieri, Bayern po përgatit një ofertë të re pesëvjeçare që do ta mbajë Upamecanon në “Allianz Arena” deri në vitin 2031, me një pagë vjetore rreth 20 milionë euro.

Në total, oferta do të arrijë në rreth 100 milionë euro, çka do ta vendoste francezin ndër më të paguarit e skuadrës, në nivel me Joshua Kimmich dhe Manuel Neuer.

Nuk dihet ende nëse Bayern do të pranojë edhe kërkesën e kampit të lojtarit për një bonus nënshkrimi prej 17-20 milionë eurosh, por burimet theksojnë se bisedimet po ecin në mënyrë shumë pozitive.

Klubi gjerman po shpreson gjithashtu në “efektin Kompany”, pasi nën drejtimin e trajnerit belg, Upamecano ka treguar një rritje të dukshme në paraqitjet e tij.

Deri më tani nuk ka marrëveshje përfundimtare, por të gjitha sinjalet tregojnë se Bayern Munich është e vendosur të mbajë Upamecanon si një shtyllë të mbrojtjes për afat të gjatë. /Telegrafi/

Real Madrid, PSG dhe Bayern në betejë për mbrojtësin francez

By: redi
8 November 2025 at 22:00

Dayot Upamecano një nga emrat më të nxehtë të merkatos evropiane. Mbrojtësi francez i Bayern-it, i cili ka kontratë deri në qershor të vitit 2026, do të jetë i lirë që nga janari të negociojë me çdo klub që dëshiron dhe kjo ka ndezur garën mes gjigantëve të kontinentit. Upamecano, i lindur në vitin 1998, është një ndër shtyllat e mbrojtjes së skuadrës së Vincent Kompany…

Source

Dayot Upamecano drejt Realit, Bayerni gjen pasuesin te Liverpooli

7 November 2025 at 13:30


Bayern Munich ka kontaktuar mbrojtësin e Liverpoolit, Ibrahima Konate, për të shqyrtuar një transferim të mundshëm verën e ardhshme, në rast se Dayot Upamecano nuk pranon të rinovojë kontratën, raporton gazeta gjermane “Bild”.

Bisedimet midis përfaqësuesve të Upamecanos dhe klubit bavarez janë duke vazhduar, por pa asnjë marrëveshje deri tani.

27-vjeçari kërkon një shpërblim të lartë për firmën e tij, çka ka detyruar Bayernin të rishikojë ofertën. Megjithatë, gjigantët gjermanë nuk duan ta humbasin mbrojtësin francez dhe po punojnë për ta bindur që të qëndrojë afatgjatë.

Ibrahima Konate

Në të njëjtën kohë, drejtuesit e klubit po përgatiten për çdo skenar, duke e parë Ibrahima Konaten si pasuesin e mundshëm të Upamecanos. Situata e Konates te Liverpool është pothuajse e ngjashme, pasi kontrata e tij skadon verën e ardhshme dhe negociatat për rinovim janë ndalur.

26-vjeçari ka përvojë në Bundesliga, pasi ka luajtur më parë për Leipzig, dhe mund të përshtatet shpejt te Bayern në rast se transferimi realizohet. Megjithatë, Real Madrid është gjithashtu në garë për nënshkrimin e tij.

Ndërkohë, në rast që Konate vendos të largohet, edhe Liverpooli pritet t’i bashkohet garës për Upamecanon./Telegrafi/

Real Madridi arrin marrëveshje me yllin e Bayernit, transferimi me kosto zero

6 November 2025 at 10:15


Bayern Munich po përpiqet me ngulm të sigurojë të ardhmen e Dayot Upamecanos, por duket se negociatat për rinovimin e kontratës po komplikohen, pasi Real Madridi është futur fuqishëm në garë për qendërmbrojtësin francez.

Bavarezët kanë pasur një nisje të shkëlqyer të sezonit, dhe Upamecano ka qenë një element kyç në suksesin e skuadrës, duke formuar një dyshe solide në mbrojtje me Jonathan Tah.

Megjithatë, kontrata e francezit është drejt skadimit dhe oferta e parë e klubit nuk ka përmbushur pritjet e lojtarit, çka ka vënë në pikëpyetje qëndrimin e tij në Mynih.

Sipas asaj që raporton Fusball Transfer, Upamecano ka arritur tashmë një marrëveshje verbale me Real Madridin mbi kushtet personale të kontratës.

Madrilenët e shohin mbrojtësin si përforcimin ideal për linjën e prapme, madje më të përshtatshëm se Ibrahima Konate i Liverpoolit, i cili gjithashtu është në vitin e fundit të kontratës.

Përveç Real Madridit, interesim për francezin kanë shfaqur edhe Liverpool dhe Chelsea, duke e bërë situatën e tij në treg edhe më të nxehtë. Kjo vendos Bayernin në presion për të reaguar shpejt dhe për të përmirësuar ofertën aktuale, nëse dëshiron ta mbajë një nga mbrojtësit më të rëndësishëm të skuadrës.

Në media janë përmendur edhe spekulime për një klauzolë lirimi, që mund ta lehtësojë largimin e Upamecanos nëse klubet arrijnë një marrëveshje të favorshme në afatin kalimtar të janarit.

Në çdo rast, lojtari ndodhet në një pozicion të shkëlqyer negociues, ndërsa Bayern përballet me rrezikun e humbjes së një tjetër talenti elitar drejt Madridit. /Telegrafi/

Real Madridi arrin marrëveshje personale me yllin e Bayern Munich

5 November 2025 at 18:20


Gjigantët e La Ligas, Real Madrid, janë shumë pranë përfundimit të një marrëveshjeje për kushtet personale të kontratës me yllin e Bayern Munich, Dayot Upamecano.

Sipas ekspertit francez të futbollit, Santi Aouna, i cili këtë javë ka dhënë një përditësim mbi situatën, mbrojtësi francez është lidhur prej kohësh me një transferim drejt kryeqytetit spanjoll.

Kjo ndodh ndërkohë që kontrata e 27-vjeçarit me Bayern Munich skadon në verën e vitit 2026.

Në kërkim të përforcimeve në qendër të mbrojtjes, për shkak të largimeve të pritshme të David Alaba dhe Antonio Rüdiger, Real Madrid e ka identifikuar Upamecanon si objektivin kryesor.

🚨🔴🇫🇷 #Bundesliga |

🔐 Le Real Madrid et Dayot Upamecano sont proches d'un accord verbal

❗️Le Real Madrid est pour le moment en pôle position pour recruter l'international francais

➡️ Le Bayern Munich tente toujours de le prolonger. Le PSG suit sa situation de près.… pic.twitter.com/uW4NLffuDv
— Santi Aouna (@Santi_J_FM) November 5, 2025

Dhe, sipas raportimeve më të fundit të mediave, duket se “Los Blancos” janë shumë afër ta bëjnë të tyrin lojtarin francez.

“Real Madrid dhe Dayot Upamecano janë afër një marrëveshjeje verbale. Real Madrid aktualisht është në pozicionin më të favorshëm për të nënshkruar me përfaqësuesin e Francës”, ka raportuar Aouna.

Kujtojmë se Real Madridi gjithashtu është duke monitoruar me kujdes edhe dyshen Ibrahima Konate dhe Marc Guehi, të cilët po ashtu do të mbesin lojtarë të lirë në fund të sezonit./Telegrafi/

Shpresat e Real Madridit për të transferuar yllin francez marrin një goditje të madhe

4 November 2025 at 20:18


Real Madrid do të përpiqet të nënshkruajë një mbrojtës qendror në verën e vitit 2026 për të zëvendësuar veteranët në plakje, David Alaba dhe Antonio Rudiger, në fund të kontratave të tyre.

Megjithatë, opsionet në treg po fillojnë të pakësohen.

Pavarësisht se e pranoi se një kalim te Real Madrid ishte “shumë joshës”, Ëilliam Saliba i Arsenalit nënshkroi një kontratë të re me klubin në shtator, duke mbyllur praktikisht shanset e Los Blancos për të nënshkruar mbrojtësin që ata e vlerësojnë më shumë.

Një tjetër opsion tërheqës është mbrojtësi francez i Bayern Munich, Dayot Upamecano, i cili përfundon kontratën vitin e ardhshëm dhe pritet të jetë i lirë për t’u nënshkruar brenda pak më shumë se dy muajve.

Megjithatë, Bayern nuk do ta lëshojë lehtë Upamecanon. Tre vjet më parë, Los Blancos nënshkruan me Alaba nga Bayern falas, por bavarezët mbajtën Alphonso Davies në një situatë të ngjashme verën e kaluar.

Dayot Upamecano

Megjithëse Real Madrid nuk ka treguar të njëjtin nivel interesi, Drejtori Sportiv i Bayern, Max Eberl, dha një përditësim mbi bisedimet për kontratën.

“Gjithmonë është e vështirë të bësh parashikime. Ai është shumë i kënaqur në Mynih, megjithatë ka të ngjarë të ketë oferta”, ka thënë Eberl për Sky DE.

Nëse Upamecano rinovon me Bayern, kjo zvogëlon opsionet e Real Madrid në tregun e transferimeve të vitit 2026.

Dy emrat e tjerë të mëdhenj që aktualisht janë të lirë janë Marc Guehi nga Anglia dhe Ibrahima Konate i Liverpoolit./Telegrafi/

❌
❌