Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 16 January 2026Main stream

Bonus-malus, ndëshkim në para për shkaktarët e aksidenteve

By: Mira Leka
16 January 2026 at 22:12

Sistemi bonus-malus penalizon drejtuesit e mjeteve që kanë shkaktuar dëme, ndërsa nxit ata që nuk kanë shkaktuar dëme. Bonusi do të jetë rreth 3% dhe llogaritet se prej tij do të përfitojnë rreth 96% e drejtuesve. Ndërkohë, malusi për shkaktarët e dëmeve fillon nga 18%. Siguruesit e cilësojnë si një hap të rëndësishëm, sepse për herë të parë, shkaktarët e dëmeve do të penalizohen në primin e sigurimit.

 

Ersuin Shehu

Nga 1 janari 2026, nisi aplikimi i sistemit bonus-malus në sigurimet e detyrueshme motorike.

Sistemi bonus-malus parashikon që drejtuesit e mjeteve që kanë shkaktuar dëme do të paguajnë një prim sigurimi më të lartë në vitin pasardhës, ndërsa ata që nuk shkaktojnë dëme, një prim më të ulët.

Për drejtuesit që kanë shkaktuar një dëm të vetëm do të llogaritet një koeficient 1.18 mbi primin bazë, ndërsa për ata që kanë shkaktuar dy ose më shumë dëme do të aplikohet një koeficient 1.39.

E thënë ndryshe, drejtuesit e mjeteve që kanë shkaktuar një dëm vitin e kaluar do të penalizohen me një malus në masën 18%, ndërsa ata që kanë shkaktuar dy dëme ose më shumë, do të penalizohen me një malus në masën 39%.

Ndërkohë, drejtuesit e mjeteve që nuk kanë shkaktuar dëme gjatë vitit 2025 do të përfitojnë një bonus prej 3% në çmimin e sigurimit të detyrueshëm TPL.

Aplikimi i sistemit bonus-malus është i parashikuar në ligjin “Për sigurimin e detyrueshëm në sektorin e transportit”, që ka hyrë në fuqi në vitin 2021. Megjithatë, ligji e parashikon si të drejtë të kompanive të sigurimit, por jo si një detyrim.

Zbatimi i parimit bonus-malus u bë i mundur vetëm pas miratimit të rregullores “Për përcaktimin e faktorëve të riskut që përfshihen në përllogaritjen e primit për produktet e sigurimit të detyrueshëm në sektorin e transportit”.

Kjo rregullore hyri në fuqi në fillim të vitit 2025, por pa përfshirë elementin bonus-malus, që ka nisur të aplikohet prej 1 janarit të këtij viti.

 

 

Siguruesit: 96% e shoferëve me sigurim më të ulët në 2026

Siguruesit parashikojnë që fillimi i aplikimit të sistemit bonus-malus do të ketë një efekt negativ në nivelin 4.5-5 milionë euro mbi primet e shkruara bruto në sigurimin e detyrueshëm motorik.

Drejtues të kompanive shprehen për “Monitor” se llogaritet që nga 100 drejtues mjetesh që kanë kryer sigurimin e detyrueshëm TPL vitin e kaluar, rreth 4% e tyre kanë shkaktuar dëme.

Kjo kategori e drejtuesve do të paguajë një prim sigurimi më të lartë për vitin 2026 (rreth 18% më shumë). Ndërkohë, pjesa më e madhe e drejtuesve të mjeteve, rreth 96% e tyre do të përfitojnë një bonus ose ulje të çmimit të sigurimit të detyrueshëm motorik me afërsisht 3% për vitin 2026.

Duke qenë se numri i drejtuesve të mjeteve që nuk kanë shkaktuar dëme është shumë më i lartë se ai që kanë shkaktuar dëme, efekti në vlerën totale të primeve që do të arkëtojnë kompanitë këtë vit pritet të jetë negativ. Sipas përllogaritjeve të siguruesve, ky efekt pritet të jetë rreth 4.5-5 milionë euro.

Të dhënat zyrtare të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare (AMF) tregojnë se për 12 muajt e fundit statistikorë (dhjetor 2024 – nëntor 2025) kompanitë e sigurimit kanë lidhur gjithsej afërsisht 747 mijë kontrata sigurimi.

Mbi këtë shifër, mund të vlerësohet se rreth 30 mijë drejtues mjetesh do të paguajnë një prim më të lartë gjatë vitit 2026. Pjesa e mbetur, rreth 717 mijë drejtues mjetesh, do të paguajnë një prim sigurimi më të ulët.

 

Sigurimi TPL ngelet kolona kryesore e tregut

Sigurimi i brendshëm motorik për përgjegjësitë ndaj palëve të treta ngelet produkti dominues në tregun shqiptar të sigurimeve.

Të dhënat e AMF-së tregojnë se për 11 muajt e vitit 2025, primet e sigurimit TPL përbënin 57.6% të primeve të shkruara bruto në sigurimin e Jo-Jetës.

Pesha e këtij produkti është rritur më tej nga niveli prej 57.6% i një viti më parë.

 

Burimi: AMF

 

Volumi i primeve në këtë produkt është në rritje me 18.5% krahasuar me një vit më parë. Pjesërisht, kjo rritje i detyrohet edhe sistemit të ri të llogaritjes së primeve mbi bazën e faktorëve të rrezikut, që vlerësohet se ka sjellë një rritje të primit mesatar të sigurimit TPL me afërsisht 7%.

Volumi vjetor i primeve të shkruara bruto pritet të arrijë në afërsisht 145 milionë euro për të gjithë vitin 2025.

Nëse shtojmë edhe produktet e tjera të sigurimit të detyrueshëm motorik, Kartonin Jeshil dhe Policën Kufitare, pesha e sigurimeve të detyrueshme motorike arrin në 68.2% të tregut.

Këto shifra tregojnë qartë se tregu i sigurimeve ngelet i varur në masën më të madhe prej produkteve të detyrueshme motorike.

Pesha e këtyre produkteve është edhe pak më e lartë në strukturën totale të dëmeve. Për 11 muajt e vitit 2025, dëmet në sigurimet TPL përbënin 70.4% të dëmeve bruto të paguara nga kompanitë e sigurimit në vend.

Prej tyre, pothuajse 60% i takonin sigurimit të brendshëm TPL. Për 11 muajt e vitit 2025, kompanitë e sigurimit paguan 4.1 miliardë lekë dëme bruto të lidhura me sigurimin e brendshëm motorik TPL, ndërsa për të gjithë vitin 2024, dëmet e paguara kishin vlerën e pothuajse 4.3 miliardë lekë.

 

Aksidentet, 88% për faj të shoferëve

Të dhënat e INSTAT tregojnë se për 11 muajt e vitit të kaluar në Shqipëri u regjistruan zyrtarisht 1245 aksidente rregullore. Tendenca e aksidenteve është në rënie me 17.9% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Numri i personave të dëmtuar në aksidente arriti në 1737, 15.7% më pak krahasuar me një vit më parë. Por, pavarësisht se numri i aksidenteve të ndodhura gjatë periudhës dhe i personave të dëmtuar ka pësuar rënie, dëmet e paguara nga kompanitë e sigurimit janë në rritje të ndjeshme.

Për 11 muaj, dëmet bruto të paguara në sigurimin TPL arritën në 4.1 miliardë lekë, me një rritje prej 6.2% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Ekspertiza ka konkluduar se në 88% të aksidenteve të ndodhura gjatë vitit të kaluar, përgjegjësia ka rezultuar e drejtuesit të mjetit. Sistemi bonus-malus synon të ndëshkojë pikërisht këtë kategori të drejtuesve të mjeteve, të cilësuar fajtorë për aksidentet.

Për të gjithë vitin 2024 ishin raportuar gjithsej 1666 aksidente rrugore, në rritje vjetore me 29.6%.

Ndërsa numri i të dëmtuarve në aksidente arriti në 2255, 30% më shumë krahasuar me një vit më parë. Vlera e dëmeve të paguara në sigurimin TPL arriti në afërsisht 4.3 miliardë lekë, në rritje vjetore me 26%.

 

Burimi: AMF

 

Lexoni edhe:

Siguruesit: Aplikimi i bonus-malus, i drejtë dhe i domosdoshëm

The post Bonus-malus, ndëshkim në para për shkaktarët e aksidenteve appeared first on Revista Monitor.

Siguruesit: Aplikimi i bonus-malus, i drejtë dhe i domosdoshëm

By: Mira Leka
16 January 2026 at 22:10

Xhevdet Kopani, drejtor i përgjithshëm i Eurosig, shprehet se tregu i sigurimeve është i përgatitur për aplikimin korrekt të sistemit bonus-malus, – i cili diferencon primet e sigurimit të automjeteve bazuar në historikun e dëmeve -, sipas kërkesave të rregullores së miratuar nga rregullatori i tregut.

Në zbatim të Rregullores “Për përcaktimin e faktorëve të riskut që përfshihen në përllogaritjen e primit për produktet e sigurimit të detyrueshëm në sektorin e transportit”, miratuar me Vendim Bordi të AMF nr. 156, datë 19.09.2024 janë marrë të gjitha masat që gjatë vitit 2025, zbatimi i kësaj pjese të Rregullores që do të hynte në fuqi me 01 janar 2026 të fillonte zbatimin në të njëjtën datë të përcaktuar.

U ndërtua nga AMF sistemi i marrjes së informacionit për dëmet në kohë reale nga kompanitë e sigurimit dhe u popullua me të dhënat e nevojshme.

Kompanitë e sigurimit përcaktuan koeficientët për historikun e dëmeve për të siguruarin për sistemin bonus-malus, duke i ndarë koeficientët për të siguruarit pa dëme, me një dëm dhe me mbi një dëm gjatë tre viteve të fundit.

Këta koeficientë u depozituan në AMF.

U publikuan në faqen zyrtare të kompanive të sigurimit koeficientët e përcaktuar për bonus-malusin, kalkulatori i përllogaritjes si dhe shembuj praktikë të zbatimit. Këto publikime u realizuan dhe në ambientet ku shiten policat e sigurimit.

Kompanitë e sigurimit në muajin dhjetor zhvilluan trajnime lidhur me zbatimin e plotë të sistemit bonus-malus dhe në mënyrë të veçantë për sqarimin e klientëve.

Në momentin që klienti kërkon të pajiset me sigurimin TPL sapo në sistem futet targa dhe shasia e mjetit në kohë reale merren ndër të tjera të dhënat për dëmet nga AMF dhe realizohen përllogaritjet përkatëse.

Sipas z. Kopani, aplikimi i këtij sistemi ka efekte në radhë të parë ndërgjegjësuese për përdoruesit e mjeteve, për t’i përdorur sipas kërkesave të Kodit Rrugor, me qëllim që të eliminohen aksidentet.

“Është një masë shumë e rëndësishme nisur edhe nga ditët e para të këtij viti për numrin e aksidenteve të ndodhura. Natyrisht, zbatimi gjithëvjetor (nga data e prerjes së TPL) do të shtrijë në kohë kuptueshmërinë dhe ndërgjegjësimin më të plotë të klientëve për dobinë e këtij sistemi dhe kujdesin që duhet të tregojnë në rrugë.

Mbi 93% e atyre që pajisen me policën e sigurimit TPL për autoveturat përfitojnë bonus, që vërtitet në një zbritje 3-4% nga primi i publikuar, gjë që ka efekte pozitive për klientët, por efekte në uljen e të ardhurave për kompanitë e sigurimit në vlera të konsiderueshme.

Malusi aplikohet te rreth 6-7% të klientëve që pajisen me TPL për autoveturat, duke variuar në varësi të numrit të dëmeve 20-40% rritje të primit të sigurimit.

Aplikimi i malusit është një masë që i shërben ndërgjegjësimit të klientëve për kujdesin që duhet të tregojnë në përdorimin e rrugës. Shpresojmë të kuptohet qartë dhe në kohë kjo masë nga klientët me synimin e mirë për të pasur sa më pak aksidente, veçanërisht humbje jetësh njerëzore apo lëndime trupore”, thotë z. Kopani.

Avni Ponari, drejtor i përgjithshëm i Sigal Insurance Group, thotë se aplikimi i sistemit bonus-malus ishte një masë e nevojshme, madje e vonuar në kohë.

“Ka 35 vjet që asnjë shofer shqiptar nuk është ndëshkuar me rritje primi për shkak të dëmeve të shkaktuara. Mendoj se vendosja e sistemit bonus-malus është madje e vonuar. Sot bonusin e përfitojnë rreth 700 mijë drejtues mjetesh, që përbëjnë shumicën dërrmuese.

Ndërkohë, janë vetëm 30 mijë klientë që kanë shkaktuar dëm vitin e kaluar, të cilët do të paguajnë një malus, që, mendoj se nuk është aq i lartë dhe besoj se AMF ka qenë në mbrojtje të tyre, sepse ne mendojmë se duhet të ishte marrë gjithë historiku i dëmeve dhe të ishte vendosur në sistem.

Askush nuk ndëshkohet pa faj, por sepse kanë shkaktuar aksident për shkak të shpejtësisë tej normave, përdorimit të alkoolit apo shkeljeve të tjera të rregullave të qarkullimit rrugor.

Kjo sjellje ka shkaktuar një numër të madh vdekjesh, nga 250-300 vdekje në vit, për shkak të aksidenteve.

Kjo është një nismë shumë e mirë, sepse u kujton qytetarëve se vitin e ardhshëm do të paguajnë më shumë nëse shkaktojnë dëme, ndërsa ata që nuk kanë shkaktuar aksident, do të kenë një përfitim të vogël.

Në fund të fundit, pjesa dërrmuese e drejtuesve të mjeteve nuk shkaktojnë aksidente dhe përfitojnë nga sistemi bonus-malus”, shprehet ai.

Sipas tij, logjika e këtij sistemi është penalizimi i drejtuesve problematikë të cilët paraqesin një rrezik më të lartë.

Nga ana tjetër, sipas tij, bonusi është i kufizuar, sepse ai aplikohet për pjesën dërrmuese të të siguruarve dhe për faktin se në sigurime ka një vlerë primi minimale, poshtë të cilit nuk mund të shkohet, ose në të kundërt do të rrezikohej pagesa e dëmeve në të ardhmen.

 

Lexoni edhe:

Bonus-malus, ndëshkim në para për shkaktarët e aksidenteve

The post Siguruesit: Aplikimi i bonus-malus, i drejtë dhe i domosdoshëm appeared first on Revista Monitor.

Tregu i energjisë, liberalizimi mbyll fazën finale  

By: Mira Leka
16 January 2026 at 22:08

Procesi i liberalizimit në sektorin e energjisë që nisi në vitin 2018 është finalizuar me fazën e tij të katërt dhe të fundit, më 1 janar të këtij viti. Të paktën 2600 subjekte të lidhur në tension 6 kilovat kanë detyrimin që ta sigurojnë tashmë të vetëm energjinë. Pjesa më e madhe e tyre i janë bashkuar furnizimit nga Furnizuesi i Tregut të Lirë, ku bëjnë pjesë rreth 2300 subjekte, ndërsa për 300 të tjerë kjo pritet të bëhet në një moment tjetër, kur ata të kenë shlyer detyrimet e prapambetura që kanë ndaj Furnizuesit të Shërbimit Universal. Më herët, në treg të lirë dolën bizneset në tension 35 kv, 20 kv dhe 10 kv. Por çfarë shënon mbyllja e këtij procesi për tregun?

 

Nertila Maho

Nga 1 janari i këtij viti, në treg të lirë dolën 2300 biznese të lidhur në tension 6 kilovolt dhe këtij grupi pritet t’i shtohen edhe 300 të tjerë që fillimisht duhet të shlyejnë detyrimet e prapambetura ndaj Furnizuesit të Shërbimit Universal.

Ky hap shënoi hallkën e fundit të liberalizimit, një proces i parashikuar në vitin 2015 në ligjin “Për sektorin e energjisë”. Gjithsesi, zbatimi i fazës së parë e nisi në vitin 2018 kur dolën në treg të lirë mbi 70 subjekte të lidhura në tension 35 kv.

Në vitin 2022, pati tentativë për të nxjerrë në treg të lirë një grup më të madh biznesesh në tensionin 20 dhe 10 kv.

Por kriza e energjisë, që solli çmime të larta në tregje, “ngriu” reformën  dhe shteti mori përsipër sigurimin e energjisë përmes përfshirjes së prodhimit të Korporatës Elektroenergjetike Shqiptare.

Kjo bëri që deri në fund të vitit 2023, grupi i bizneseve në 20 kv të kishte si opsion Furnizuesin e Mundësisë së Fundit, që është pjesë e Furnizuesit të Shërbimit Universal dhe nga 1 janari 2024 të ishte në tregun e lirë.

Në 1 janar 2025 këtij grupi iu bashkuan edhe 2600 subjekte të tjera të lidhura në tension 10 kv dhe së fundmi 1 janari 2026 shënoi mbylljen e procesit.

Tashmë këto mijëra biznese sigurojnë të vetëm energjinë nga furnizues privatë apo ai publik që është FTL, ku janë të lidhur shumica me një çmim prej 18.34 lekë/kWh.

Albi Gjenerali, administrator i FTL, pohon se tashmë janë mbyllur hallkat e liberalizimit dhe ndikimet e këtij procesi janë vetëm pozitive dhe se fokusi tashmë zhvendoset tek eficienca.

“Së pari, liberalizimi ka ulur ndjeshëm barrën financiare dhe ekspozimin ndaj riskut të ‘Furnizuesit të Shërbimit Universal’  SH.A, i cili më parë ishte i detyruar të furnizonte konsumatorët me çmime të rregulluara nga Enti Rregullator i Energjisë (ERE).

Së dyti, liberalizimi ka përmirësuar disiplinën financiare të konsumatorëve jofamiljarë, përmes vendosjes së afateve më të shkurtra të pagesës (30 ditë), duke eliminuar praktikat e mëparshme që lejonin vijimin e furnizimit edhe në kushtet e vonesave të zgjatura në pagesa.

Së treti, tregu i energjisë elektrike po hyn në një fazë konsolidimi, ku pas përmbylljes së fazave të liberalizimit, fokusi zhvendoset drejt stabilizimit të mekanizmave të tregut, rritjes së transparencës dhe përmirësimit të vazhdueshëm të eficiencës operacionale”, – shprehet z. Gjenerali.

 

 

Në treg të lirë janë 40 furnizues të licencuar nga ERE

Vit pas viti, numri i furnizuesve privatë është rritur si një efekt zinxhir i liberalizimit që ka nxjerrë në treg të lirë disa mijëra biznese. Enti Rregullator i Energjisë njoftoi në fund të dhjetorit se bizneset mund të zgjidhnin një prej furnizuesve të licencuar, të cilët aktualisht janë në total 40, ku përfshihen ata  privatë por edhe publikë, siç është Furnizuesi i Tregut të Lirë apo ai Universal, pjesë e OSHEE Group.

Këta furnizues ku shumica janë privatë, por edhe FTL, janë në dispozicion të subjekteve që duan të lidhin kontrata për të siguruar energjinë në kushtet kur nuk janë më pjesë e tregut të rregulluar.

Sipas rregullores së Entit Rregullator të Energjisë bizneset duhet të deklarojnë  brenda datës 15 dhjetor të çdo viti pranë Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes furnizuesin që kanë zgjedhur.

Kjo bëhet për të alternuar proceset e tjera të nevojshme që kanë të bëjnë me menaxhimin e rrjetit, si dhe faturimet të cilat edhe për furnizuesit privatë i bën OSSH, që është pjesë e OSHEE. Në vitin 2023, në treg ishin 22 furnizues, ndërsa në fund të vitit 2024 rezultonin 36 të tillë.

Kjo rritje e vazhdueshme edhe gjatë 2025-s, kur në dhjetor rezultonin 40 të tillë tregon për një rritje të përgjithshme të tregut. Liberalizimi është cilësuar vazhdimisht, si një nga proceset që do të nxiste tregun e energjisë në disa aspekte si për sa u takon furnizueseve ashtu edhe investimeve qoftë për qëllime tregtimi të energjisë dhe qoftë për autokonsum, siç ka ndodhur masivisht te fotovoltaikët.

 

Lexoni edhe:

Albi Gjenerali: Mbi 2300 biznese të lidhur në 6 kv po furnizohen nga FTL, përfitimet që vijnë nga liberalizimi

The post Tregu i energjisë, liberalizimi mbyll fazën finale   appeared first on Revista Monitor.

“Mbi 2300 biznese të lidhur në 6 kv po furnizohen nga FTL, përfitimet që vijnë nga liberalizimi”

By: Mira Leka
16 January 2026 at 22:06

Intervistë / Albi Gjenerali, Administrator i Furnizuesit të Tregut të Lirë

 

Bizneset e lidhur në tension 6 kilovolt prej 1 janarit janë në tregun e lirë dhe pjesa më e madhe e tyre po furnizohen nga Furnizuesi i Tregut të Lirë (FTL).

Albi Gjenerali, administrator i kompanisë, në një intervistë për “Monitor” sqaron hapat që u ndoqën për tranzicionin e këtyre subjekteve nga tregu i rregulluar në atë të liberalizuar.

Kjo është faza e katërt dhe e fundit për këtë proces të parashikuar në legjislacion një dekadë më parë.

 

Tashmë është mbyllur faza përfundimtare e procesit të liberalizimit të tregut të energjisë elektrike, ku janë përfshirë subjektet e lidhura në nivelin e tensionit 6 kV. A mund të japim disa detaje për këtë grup klientësh?

Rreth 2,600 subjekte jofamiljare u përfshinë më herët në proces verifikimi, nga të cilat afërsisht 2,300 janë identifikuar dhe konfirmuar si konsumatorë të lidhur në tension 6 kV.

Ndërkohë, rreth 300 subjekte mbeten përkohësisht jashtë këtij procesi për shkak të detyrimeve financiare të papaguara ndaj “Furnizuesit të Shërbimit Universal” SH.A.

Në përputhje me kuadrin ligjor dhe rregullator në fuqi, këta konsumatorë nuk mund të ndryshojnë furnizuesin pa shlyer më parë detyrimet kontraktuale ndaj furnizuesit aktual.

 

Cilat janë karakteristikat kryesore të këtyre konsumatorëve për sa i përket nivelit të tensionit dhe shpërndarjes territoriale?

Konsumatorët e lidhur në rrjetin e tensionit 6 kV janë kryesisht subjekte të vendosura në zona rurale, periferike ose informale. Nuk evidentohet një profil sektorial i unifikuar, pasi këta konsumatorë ushtrojnë veprimtari në sektorë të ndryshëm të ekonomisë.

Faktori përcaktues për përfshirjen e tyre në këtë fazë të liberalizimit është niveli i tensionit dhe jo natyra e aktivitetit ekonomik. Zonat urbane kryesore furnizohen kryesisht në tension 20 kV, ndërsa zonat rurale dhe periferike në nivelet 10 kV dhe 6 kV.

Konsumatorët e lidhur në 10 kV kanë kaluar tashmë në tregun e lirë gjatë vitit 2025, duke e bërë këtë fazë përfundimtare të procesit të liberalizimit për konsumatorët e mbetur në nivelin 6 kV.

Këto zona përfshijnë kryesisht territore bregdetare ose malore dhe nuk përfshijnë qendrat urbane kryesore.

 

Si ka funksionuar procedura institucionale e njoftimit për kalimin në tregun e lirë?

Procedura është realizuar përmes një koordinimi të strukturuar ndërmjet shoqërive të OSHEE Group, në përputhje me detyrimet ligjore dhe rregullatore në fuqi.

Furnizuesi aktual (FSHU/FMF) ka njoftuar konsumatorët se, duke filluar nga data 1 janar 2026, nuk kishte më detyrimin për furnizim në kuadër të shërbimit si Furnizues i Mundësisë së Fundit (FMF) dhe se konsumatorët duhet të lidhnin kontratë me një furnizues në tregun e lirë.

Në vijim, “Operatori i Sistemit të Shpërndarjes” SH.A  ka informuar konsumatorët se, në rast se deri më 31 dhjetor 2025 nuk deklaronin një furnizues të ri, furnizimi me energji elektrike do tu ndërpritej, me qëllim shmangien e konsumit pa subjekt faturues.

Paralelisht, “Furnizuesi i Tregut të Lirë” SH.A paraqiti ofertën e tij komerciale, duke informuar konsumatorët mbi kushtet e furnizimit dhe çmimin përkatës prej 18.34 lekë/kWh pa TVSH.

Në praktikë, konsumatorët kanë marrë njoftime nga tre burime të ndryshme: furnizuesi që kishin, operatori i rrjetit dhe furnizuesi potencial që ishim ne. Kjo qasje është zbatuar në mënyrë të njëtrajtshme për të gjitha kategoritë e konsumatorëve të përfshirë në procesin e liberalizimit.

 

Cilat janë efektet kryesore strukturore dhe financiare të liberalizimit të tregut të energjisë?

Së pari, liberalizimi ka ulur ndjeshëm barrën financiare dhe ekspozimin ndaj riskut të “Furnizuesit të Shërbimit Universal”  SH.A, i cili më parë ishte i detyruar të furnizonte konsumatorët me çmime të rregulluara nga Enti Rregullator i Energjisë (ERE).

Së dyti, liberalizimi ka përmirësuar disiplinën financiare të konsumatorëve jofamiljarë, përmes vendosjes së afateve më të shkurtra të pagesës (30 ditë), duke eliminuar praktikat e mëparshme që lejonin vijimin e furnizimit edhe në kushtet e vonesave të zgjatura në pagesa.

Së treti, tregu i energjisë elektrike po hyn në një fazë konsolidimi, ku pas përmbylljes së fazave të liberalizimit, fokusi zhvendoset drejt stabilizimit të mekanizmave të tregut, rritjes së transparencës dhe përmirësimit të vazhdueshëm të eficiencës operacionale.

 

FTL ushtron funksionin e Operatorit të Energjisë së Rinovueshme (OER). Si zbatohet kjo skemë në praktikë?

Shoqëria “Furnizuesi i Tregut të Lirë” SH.A ushtron funksionin e Operatorit të Energjisë së Rinovueshme (OER), deri në momentin kur kjo strukturë do të funksionojë si një entitet i pavarur.

Procesi i ndarjes institucionale është i ndërlidhur ngushtë me funksionimin e plotë dhe likuid të Bursës Shqiptare të Energjisë Elektrike (ALPEX), e cila përbën një parakusht thelbësor për zbatimin e skemës së kontratave për diferencë (Contracts for Difference – CfD).

Në kuadër të kësaj skeme, prodhuesit e energjisë elektrike zgjedhin të tregtojnë energjinë e prodhuar në bursë, me çmimin që rezulton nga tregu.

Në rastet kur çmimi në Bursën Shqiptare të Energjisë Elektrike (ALPEX) rezulton më i lartë se çmimi i mbështetjes, diferenca regjistrohet si kredit për t’u kompensuar në transaksionet pasuese; në të kundërt, Operatorit të Energjisë së Rinovueshme i lind detyrimi për të mbuluar diferencën përkatëse, nëpërmjet tarifës së burimeve të rinovueshme, e cila mblidhet nga konsumatorët përmes furnizuesve të energjisë elektrike.

Aktualisht, deri në një vlerësim pozitiv të (ALPEX), zbatohet një skemë kalimtare, sipas së cilës sasia e energjisë së prodhuar nga hidrocentralet dhe impiantet fotovoltaike që përfitojnë nga skema e mbështetjes përdoret fillimisht për mbulimin e humbjeve në rrjetin e shpërndarjes, më pas për nevojat e furnizimit të klientëve të “FTL” SH.A., ndërsa tepricat depozitohen pranë shoqërisë publike të prodhimit “KESH” SH.A.

 

Cili është kapaciteti i instaluar i Prodhuesve me Përparësi të Energjisë Elektrike (PPEE)?

Kapaciteti total i instaluar i impianteve fotovoltaike me status Prodhues me Përparësi të Energjisë Elektrike (PPEE) është rreth 70 MË, ndërsa kapaciteti i instaluar i hidrocentraleve me këtë status arrin në afërsisht 694 MË.

 

A ka pasur subjekte PPE që kanë dalë në tregun e lirë dhe si adresohen disbalancat?

“Furnizuesi i Tregut të Lirë” SH.A. është i ngarkuar me detyrimin e shërbimit publik për blerjen e energjisë elektrike nga Prodhuesit me Përparësi të Energjisë Elektrike (PPEE), në kuadër të skemës së mbështetjes, për një periudhë 15-vjeçare.

Pas përfundimit të këtij afati, prodhuesit me përparësi e tregtojnë energjinë e prodhuar në tregun e lirë, në përputhje me çmimet dhe rregullat e tregut.

Për sa u përket disbalancave, ato trajtohen në përputhje me parimin e përgjegjësisë individuale të palëve, sipas kuadrit ligjor dhe rregullator në fuqi.

Si “FTL” SH.A., kemi arritur të menaxhojmë në mënyrë efektive disbalancat përmes një portofoli të diversifikuar prodhimi, që përfshin burime hidro dhe fotovoltaike, si dhe përmes koordinimit dhe menaxhimit të subjekteve brenda OSHEE Group.

 

Çfarë peshe të konsumit në tregun e lirë mbulohet nga energjia e marrë nga PPEE?

Rreth 90% e konsumit të klientëve që furnizohen në tregun e lirë nga “FTL” SH.A. mbulohet nga energjia elektrike e prodhuar nga Prodhuesit me Përparësi të Energjisë Elektrike (PPEE).

Kjo ka kontribuar në një ulje të ndjeshme të sasive të depozituara pranë shoqërisë “KESH” sh.a., nga rreth 990 TWh në vitin 2023, në rreth 405 TWh në vitin 2024, si dhe në rreth 200 TWh për vitin 2025.

Kombinimi i burimeve hidrike dhe fotovoltaike mundëson optimizimin e portofolit energjetik dhe rritjen e eficiencës operacionale, ndërkohë që energjia e depozituar përdoret në mënyrë selektive, duke u akumuluar në periudha me tepricë prodhimi dhe duke u shfrytëzuar në periudha me rritje të konsumit.

 

Lexoni edhe:

Tregu i energjisë, liberalizimi mbyll fazën finale  

The post “Mbi 2300 biznese të lidhur në 6 kv po furnizohen nga FTL, përfitimet që vijnë nga liberalizimi” appeared first on Revista Monitor.

Viti 2026 është vendimtar për sektorin e ICT

By: Mira Leka
16 January 2026 at 22:04

Në Shqipëri, zhvillimi i sektorit të ICT (Teknologji e Informacionit dhe Komunikimit) për vitin 2026 pritet të jetë një periudhë ku transformimi digjital merr një karakter shumë më të gjerë, nga qeverisja dhe shërbimet publike deri te tregu i punës, edukimi dhe ekonomia rurale.

Pritet jo vetëm rritje e përdorimit të teknologjive, por edhe një fazë ku politikat publike, investimet e huaja dhe nisma të reja strategjike mund të ndryshojnë thelbësisht mënyrën se si teknologjia integrohet në shoqëri.

Së pari, modernizimi i shërbimeve publike mbetet një fokus kryesor i qeverisë dhe partnerëve ndërkombëtarë. Programi “GovTech”, i mbështetur nga Banka Botërore me fonde shtesë, synon të rrisë përdorimin e shërbimeve digjitale dhe të përmirësojë transparencën dhe efikasitetin e administratës shtetërore.

Proceset e automatizuara për aplikime dhe shërbime online pritet të rriten ndjeshëm deri në vitin 2029, duke ulur kohën e procesimit dhe duke përfshirë më shumë kategori përdoruesish, përfshirë gratë, të moshuarit dhe njerëzit me aftësi të kufizuara.

Një pjesë e këtij transformimi është edhe përmirësimi i platformës e-Albania, që synon të integrojë edhe më shumë shërbime publike në një pikë të vetme digjitale dhe të përdorë teknologji të avancuara për të thjeshtuar ndërveprimet me qeverinë.

Një dimension tjetër i rëndësishëm është arsimimi dhe zhvillimi i kapaciteteve digjitale mes brezave të rinj. Projekte si “Albania Digital Education Project” synojnë të pajisin mbi 150,000 studentë me qasje interneti dhe aftësi digjitale përmes laboratorëve SmartLabs në shkolla, duke përfshirë zonat rurale dhe duke promovuar aftësitë themelore në kodim dhe përdorim teknologjik.

Këto masa do të kenë ndikim të drejtpërdrejtë në forcimin e kapitalit njerëzor, i cili është një nga shtyllat kryesore për zhvillimin e sektorit ICT në vendet në zhvillim.

Në planin ekonomik, skena e ICT-së shqiptare ka treguar rritje të qëndrueshme vitet e fundit, me rritje të rëndësishme të punësimit dhe të eksporteve të shërbimeve kompjuterike.

Tregu është duke u “pjekur”, ku një pjesë e madhe e kompanive janë të reja, aktive në inovacion dhe orientohen drejt tregjeve jashtë vendit. Megjithatë, mbajtja e talentit lokal mbetet një sfidë kryesore, një faktor ky që sipas komunikimeve me bizneset, do të ndikojë në mënyrë vendimtare ritmet e rritjes së sektorit në vitet në vijim.

Një zhvillim me ndikim të madh në 2026 është ndryshimi i politikave fiskale për kompanitë ICT: nga 1 janari 2026, tatimi mbi fitimin për bizneset e teknologjisë së informacionit do të rritet nga norma preferenciale 5% në normën standarde prej 15%.

Ky ndryshim fiskal mund të ndikojë në pozicionin konkurrues të kompanive shqiptare, duke rishikuar strategjitë e investimit dhe operimit në tregun lokal dhe ndërkombëtar.

Një element që e shoqëron këtë zhvillim, por që rrallë artikulohet publikisht, është edhe klima e heshtjes mes një pjese të bizneseve të sektorit.

Gjatë përgatitjes së këtij artikulli, shumë kompani ICT në vend refuzuan të flasin për “Monitor”, duke zgjedhur të mos japin komente as mbi ecurinë e tregut dhe as mbi pritshmëritë për vitin 2026.

Ky qëndrim lidhet drejtpërdrejt me ndjeshmërinë e shtuar pas ngjarjeve dhe skandaleve të fundit që kanë përfshirë institucionet publike, përfshirë AKSHI-n, si edhe me frikën e ekspozimit në një moment kur marrëdhëniet mes sektorit privat dhe shtetit perceptohen si të brishta.

Në thelb, 2026 pritet të jetë një vit ku transformimi digjital i Shqipërisë do të jetë më i lidhur me zhvillimin institucional, ekonomik dhe social.

Ndërsa rritja e shërbimeve digjitale dhe kapacitetet teknologjike forcohen, sfidat e politikave fiskale, mbajtjes së talentit dhe ofrimit të një ekosistemi inovacioni mbeten pika kyçe që do të përcaktojnë shpejtësinë dhe thellësinë e zhvillimit të sektorit ICT në vend.

 

 

“Nga sfidat te mundësitë, në 2026 rritje kërkese për partnerë ndërkombëtarë”

Flet Gjergji Robo, drejtues i kompanisë Smartwork

Në një vit që ka sjellë ndryshime të mëdha në teknologji dhe struktura organizative, Smartwork ka konsoliduar pozicionin e saj si një nga kompanitë kryesore në ofrimin e shërbimeve SAP dhe ICT në Shqipëri.

Drejtuesi i kompanisë, Gjergji Robo, ndan përvojën e vitit 2025, sfidat e hasura dhe pritshmëritë për vitin 2026, duke theksuar rëndësinë e smart working, transformimit digjital dhe sigurisë kibernetike për zhvillimin e qëndrueshëm të kompanisë dhe sektorit në vend.

 

Si e vlerësoni ecurinë e kompanisë suaj gjatë vitit 2025 dhe cilat janë pritshmëritë për vitin 2026?

Viti 2025 ka qenë një vit i fokusuar në përshtatje strategjike ndaj ndryshimeve strukturore dhe teknologjike që SAP po implementon globalisht.

Gjatë kësaj periudhe, kompania ka investuar në përditësimin e njohurive, rritjen e kompetencave të ekipeve dhe riorganizimin e shërbimeve, me synimin për të qenë plotësisht e përgatitur për fazën e ardhshme të zhvillimit.

Ky pozicionim na ka lejuar të ruajmë stabilitetin operativ dhe të ndërtojmë kapacitete të qëndrueshme për projektet. Për vitin 2026, synojmë të thellojmë më tej investimin në SAP, të zgjerojmë ekipet me profile senior dhe të forcojmë pozicionin si partner strategjik për klientët ndërkombëtarë.

Në të njëjtën kohë, presim një rritje të mëtejshme të kërkesës për zgjidhje ERP, smart working dhe transformim digjital në Shqipëri, duke krijuar një terren edhe më të favorshëm për zhvillim të qëndrueshëm.

 

Cilat janë shërbimet ICT më të kërkuara nga klientët tuaj?

Kërkesa më e lartë vjen për SAP Consulting dhe SAP Managed Services, veçanërisht për implementime, migrime dhe optimizime drejt SAP S/4HANA.

Klientët kërkojnë mbështetje funksionale dhe teknike në module kritike si financa, logjistikë dhe procese biznesi, si dhe ekipe të posaçme për suport dhe zhvillim të vazhdueshëm.

Ajo që vlerësohet më shumë është aftësia jonë për të kombinuar ekspertizën SAP me një kuptim praktik të proceseve reale të biznesit.

 

Si ka ndikuar transformimi digjital në kërkesën për zgjidhje teknologjike dhe smart working?

Sot, menaxhimi i proceseve, raportimi, bashkëpunimi dhe kontrolli i performancës realizohen kryesisht përmes zgjidhjeve teknologjike dhe sistemeve ERP.

Si rrjedhojë, smart working nuk perceptohet më si alternativë, por si pjesë integrale e modelit operativ modern, duke rritur kërkesën për zgjidhje të strukturuara, të sigurta dhe të shkallëzueshme.

 

Çfarë roli luan smart working në strategjinë tuaj të zhvillimit?

Smart working është një komponent thelbësor i strategjisë së Smartwork, pasi na mundëson të ndërtojmë ekipe të specializuara SAP pa kufizime gjeografike dhe të mbështesim projekte ndërkombëtare me fleksibilitet të lartë.

Ky model ka ndikuar pozitivisht në produktivitet, në menaxhimin e kohës dhe në rritjen e përgjegjshmërisë individuale. Njëkohësisht, ka kontribuar në ndërtimin e një kulture pune të orientuar drejt rezultateve dhe bashkëpunimit profesional.

Cloud computing, veçanërisht zgjidhjet SAP Cloud, përbën bazën teknologjike të smart working.

Krahas tij, Inteligjenca Artificiale po luan një rol gjithnjë e më të rëndësishëm në automatizimin e proceseve dhe analizën e të dhënave, ndërsa siguria kibernetike është thelbësore për garantimin e vazhdimësisë dhe besueshmërisë së sistemeve.

Platforma të avancuara bashkëpunimi dhe integrimi i tyre me ERP-të do të jenë elemente përcaktuese në të ardhmen.

 

Sa konkurruese është Shqipëria si destinacion për shërbimet ICT dhe SAP?

Shqipëria po konsolidohet si një destinacion gjithnjë e më konkurrues për shërbimet ICT dhe SAP, falë rritjes së nivelit profesional dhe aftësisë së specialistëve për të punuar në modele smart working.

Kjo ka bërë që kompani ndërkombëtare ta shohin Shqipërinë si një burim të besueshëm për ekspertizë të specializuar, duke angazhuar gjithnjë e më shumë profesionistë shqiptarë në projekte strategjike dhe afatgjata.

 

Cilat janë sfidat kryesore me të cilat përballeni?

Sfidat kryesore lidhen me ndërtimin e profileve shumë të specializuara SAP në një treg që po përjeton ndryshime të vazhdueshme teknologjike.

Transformimet që SAP po ndërmerr për modernizimin e platformave kërkojnë trajnim të vazhdueshëm, përditësim të shpejtë dhe investim të strukturuar në zhvillimin e talenteve.

Këto sfida adresohen përmes ekspozimit të ekipeve në projekte ndërkombëtare dhe bashkëpunimeve afatgjata me partnerë strategjikë.

 

Si e vlerësoni mbështetjen institucionale për sektorin ICT?

Mbështetja institucionale ka shënuar hapa pozitivë, por ka ende nevojë për politika më të fokusuara në zhvillimin e aftësive të specializuara, certifikimeve profesionale dhe lidhjen më të fortë midis arsimit dhe industrisë.

Këto elemente janë veçanërisht të rëndësishme për sektorë të specializuar si SAP, ku kërkesat e tregut ndryshojnë me shpejtësi.

 

Sa e rëndësishme është siguria kibernetike në modelet smart working?

Siguria kibernetike është një komponent kritik i çdo modeli smart working, sidomos në ambientet SAP dhe cloud. Smartwork aplikon politika të qarta sigurie, duke përfshirë menaxhimin e aksesit, mbrojtjen e të dhënave dhe praktika të sigurta të punës në distancë.

Këto masa janë thelbësore për të garantuar besimin e klientëve dhe integritetin e sistemeve. / Deada Hyka

 

The post Viti 2026 është vendimtar për sektorin e ICT appeared first on Revista Monitor.

“Data Center” nënujor shfrytëzon energjinë e erës dhe ujin e detit

By: Mira Leka
16 January 2026 at 22:02

Projekti Lin Gang, Shangai, parashikon vendosjen e “Data Center” nën ujë në kapsula të mbyllura hermetike. Serverat e instaluar do të ftohen nga uji i detit duke ulur ndjeshëm konsumin e energjisë elektrike, e cila do të sigurohet nga energjia e erës, duke ulur kështu edhe emetimet e karbonit. Projekti synon rritjen e efikasitetit energjetik, kursimin e terrenit urban, si dhe zhvillimin e një infrastrukture të gjelbër. Kjo nuk është një ide krejt e re por shënon një hap të avancuar drejt përdorimit real dhe komercial të “Data Center” nënujorë.

 

Nga MSc Roland Tashi, ekspert i çështjeve të sigurisë

Në hyrje është e nevojshme të jepet pak informacion lidhur me “Data Center”, funksioni dhe roli i kësaj infrastrukture në sistemet e teknologjisë së informacionit.

Një “Data Center” (qendër të dhënash) është një ambient i specializuar ku ruhen, përpunohen dhe menaxhohen të dhënat digjitale dhe sistemet IT të një organizate (servera, routers, storage, aplikacione).

Këto objekte janë të pajisura me burimet e energjisë dhe sistemet e kondicionimit për ruajtjen e temperaturës optimale për funksionimin normal të pajisjeve elektronike që instalohen.

Qëllimi i ndërtimit të një “Data Center” është të krijojë një mjedis të sigurt, të qëndrueshëm dhe të kontrolluar për funksionimin e sistemeve IT kritike.

Ato përdoren për të mbështetur, për të ruajtur dhe për të operuar shërbimet digjitale të një kompanie ose shërbime për klientë të jashtëm, ruajtje dhe përpunim intensiv i të dhënave, hostim i shërbimeve online, cloud computing, siguri dhe mbrojtje të sistemeve, vazhdimësi biznesi & disaster recovery, etj.

“Data Center” janë objekte që konsumojnë shumë energji, pasi sistemet operojnë pa ndërprerje, 24/7. Përveç furnizimit të pajisjeve aktive, nevojitet ventilimi dhe ftohja e ambienteve.

Në këtë kuadër, ky projekt inovativ kërkon të shfrytëzojë erën për furnizimin me energji elektrike dhe ujin e detit për të mbajtur të ulët temperaturën, një eksperiment i efikasitetit energjetik që mund të ndryshojë mënyrën e ndërtimit në të ardhmen të “Data Center” në mbarë botën.

Kina ka përfunduar fazën e konceptimit të asaj që e quan “Data Center”-in e parë nënujor në botë (Undersea “Data Center”).

I vendosur në zonën Lin Gang të Shangait dhe me një vlerë totale prej rreth 195 milionë eurosh, projekti shënon një hap të rëndësishëm në kërkimin e zgjidhjeve të qëndrueshme për të përmbushur kërkesën e madhe për energji të infrastrukturës digjitale në rritje.

Sipas komitetit të menaxhimit, realizimi i tij përfaqëson një hap vendimtar përpara në integrimin e burimeve të rinovueshme në proceset e ruajtjes, përpunimit dhe shpërndarjes së të dhënave.

I furnizuar tërësisht me energji eolike (energjia e erës), projekti do të ketë një kapacitet total prej 24 megavatësh.

 

 

Siç u përmend edhe më lart, “Data Center” tradicionalë gjenerojnë shumë nxehtësi dhe duhet të mbahen në temperatura të ulëta për të funksionuar në mënyrë efikase.

Kompania projektuese e përballon problemin e mbinxehjes duke zhvendosur “Data Center” nën ujë, ku uji i detit do të shërbejë si një sistem ftohës natyror, zgjidhje e cila redukton nevojën për energjinë që kërkohet për ftohjen e sistemeve nëpërmjet kondicionimit.

Efikasiteti energjetik matet përmes treguesit PUE (Power Usage Effectiveness), i cili tregon raportin midis energjisë totale të konsumuar në “Data Center” dhe energjisë që përdoret realisht nga pajisjet IT të instaluara.

Faza e parë e projektit synon të arrijë një vlerë jo më të lartë se 1.15, një rezultat i jashtëzakonshëm po të merret parasysh se përsosmëria teorike është 1.0

Duke studiuar efikasitetin eloik si komponent i rëndësishëm i projektit, deti i Kinës Lindore ofron kushte ideale për turbina eolike që do të shfrytëzojnë energjinë e erës me më shumë se 3.000 orë prodhim në vit.

Përveç kësaj, instalimi i turbinave në det ul përdorimin e tokës me mbi 90%, një avantazh i rëndësishëm në zona me dendësi të lartë banimi, siç është Shangai, si dhe eliminon plotësisht përdorimin e ujit natyral për nevoja të sistemit.

Projekti nuk është një eksperiment i izoluar, ai është pjesë e një strategjie kombëtare më të gjerë, me të cilën Kina synon të bëhet një qendër botërore për inovacionin shkencor dhe teknologjik duke e çuar industrinë e përdorimit të shërbimeve kompjuterike përmes internetit, përtej 28,2 miliardë dollarë deri në vitin 2027.

Nisma është pjesë e megaprojektit kombëtar “East Data, West Computing” i nisur në vitin 2022 për të transferuar një pjesë të ngarkesës së madhe të përpunimit të të dhënave nga qytetet e mbipopulluara të bregdetit lindor drejt rajoneve perëndimore, ku energjia kushton më pak dhe hapësira e kërkuar është më e madhe.

Projekti ndjek gjithashtu një strategji inovative, në vend që t’i zhvendosë të dhënat larg nga vendi i origjinës, ai i përpunon ato drejtpërdrejt atje, duke shfrytëzuar hapësirat detare për të garantuar efikasitet energjetik dhe ndikim më të ulët mjedisor.

Kapaciteti prej 24 megavatësh përfaqëson vetëm pikën e nisjes, pasi gjatë prezantimit të projektit, kontraktorët kryesorë përfshirë; Shanghai Hicloud Technology, Shenergy Group, dega e China Telecom në Shangai dhe Inesa, nënshkruan një marrëveshje edhe për ndërtimin e një impianti të dytë nënujor të furnizuar me energji eolike me një objektiv shumë më ambicioz, arritjen e 500 megavatëve.

Sfida e vërtetë do të jetë kalimi nga një projekt eksperimental në një sistem operativ në shkallë të gjerë.

Presidenti i njërës prej kompanive të përfshira theksoi se ndërtimi i këtyre objekteve nënujorë është ende në fazat fillestare, që ky model të jetë rezultativ dhe eficient duhet t’i japë zgjidhje edhe disa dilemave të tjera, siç është e nevojshme të përmirësohen dhe shpejtohen proceset e mirëmbajtjes, të rritet besueshmëria, të ketë siguri fizike dhe digjitale, kamera survejimi, mbrojtje nga aksidentet, dëmtimet e qëllimshme, si dhe emergjencat e ndryshme natyrore.

 

 

The post “Data Center” nënujor shfrytëzon energjinë e erës dhe ujin e detit appeared first on Revista Monitor.

Ekonomia në vitin 2026

By: Mira Leka
16 January 2026 at 22:00

Prisni një rritje të vakët dhe, në SHBA, inflacion të lartë. Mund të bien goditje të tjera mbi ekonominë botërore, shkruan The Economist

 

Prej vitesh, ekonomia botërore i ka sfiduar pesimistët. Kur goditi pandemia e koronavirusit, shumë njerëz prisnin një stanjacion të gjatë; në vend të kësaj pati një rimëkëmbje të shpejtë dhe inflacioniste.

Kur më pas bankat qendrore rritën normat e interesit për të zbutur çmimet, recesioni i parashikuar gjerësisht nuk ndodhi kurrë.

Dhe pasi Presidenti Donald Trump vendosi tarifat e “Ditës së Çlirimit” ndaj partnerëve tregtarë në prill, tregjet ranë. Investitorët kishin frikë nga një luftë tregtare gjigante dhe një krizë e thellë.

Por tarifat u zbutën dhe bursat filluan një rritje të habitshme. Ndërkohë, ekonomia reale e SHBA-së është rritur me një ritëm që, megjithëse dukshëm më i ngadaltë se më parë, është larg recesionit. Edhe globalisht, rritja është ngadalësuar, por jo ndalur.

A do të vazhdojë kjo qëndrueshmëri në vitin 2026? Kërcënimet ndaj rritjes janë pothuajse të panumërta. Mësimi i viteve të fundit është se ato kanë më pak gjasa të shkaktojnë një kolaps se sa mund të druhen disa.

Megjithatë, ato mund të hedhin ende shumë rërë në ingranazhet e ekonomisë botërore.

Për të nisur, lufta tregtare e Trump është larg përfundimit. Tani, norma mesatare e tarifës mbi mallrat e importuara në SHBA, e llogaritur nga të ardhurat doganore, ishte vetëm 10.5% (kundrejt 28% të kërcënuara të llogaritura nga analistët në kulmin e panikut të prillit).

Por tarifat më të rënda ndaj Kinës, vendi i vetëm që i është kundërpërgjigjur seriozisht Trump, janë thjesht të pezulluara, pavarësisht retorikës së fundit pajtuese të të dyja palëve.

Dhe ndonëse Gjykata e Lartë ka gjasa të kufizojë fuqinë e Trump për të vendosur tarifa sipas dëshirës së tij, administrata e tij po përgatit çdo alternativë ligjore në arsenalin e saj për t’i mbajtur tarifat të larta. Një zhvendosje nga një mekanizëm ligjor në një tjetër do të krijonte trazira dhe pasiguri.

Një rrezik i menjëhershëm nga tarifat është ndikimi i tyre në politikën monetare të Rezervës Federale. Deri në pranverën e vitit 2026, tarifat ka gjasa të rrisin normën bazë të inflacionit vjetor të SHBA-së me rreth një pikë përqindjeje.

Kjo mund ta bëjë Rezervën Federale (Fed) të hezitojë të ulë normat e interesit aq sa shpresojnë tregjet.

Të paktën në vitet 2022 dhe 2023, tregjet e punës po lulëzonin teksa inflacioni rritej. Por përderisa tarifat e dëmtojnë, në vend që ta nxisin, rritjen ekonomike, Fed mund të detyrohet të pranojë një treg pune më të butë nga sa do të ishte ideale, për të mbajtur nën kontroll çmimet.

Ana tjetër e këtij rreziku është mundësia që Trump ta ndryshojë politikën e Fed sipas vullnetit të tij në vitin 2026, duke hedhur hije mbi besueshmërinë afatgjatë të bankës qendrore në luftën kundër inflacionit.

Jerome Powell, kryetari i Fed, pritet të largohet në maj. Largimi i tij mund të hapë një dramë pasuese në këtë institucion.

Zëvendësuesi më i mundshëm është Chris Waller, një guvernator teknokrat që Trump e emëroi në mandatin e tij të parë. Nëse Trump zgjedh dikë më partizan, pritet që Powell të qëndrojë si një nga guvernatorët e Fed, një rol i veçantë për të cilin mandati i tij nuk përfundon deri në vitin 2028, në një përpjekje për të ruajtur pavarësinë e institucionit.

Kërcënimet ndaj pavarësisë së bankës qendrore përkeqësojnë një tjetër problem të ekonomisë botërore: gjendjen e rëndë të buxheteve qeveritare. Shpenzimet me deficit kontribuuan në qëndrueshmërinë e botës pas pandemisë.

Megjithatë, kriza e çoi borxhin publik të ekonomive të përparuara në nivele më të larta se çdo periudhë që nga pasojat e luftërave të epokës së Napoleonit.

Franca ka ndërruar pesë kryeministra në dy vjet teksa përpiqet të menaxhojë buxhetin e saj; qeveria e Britanisë pritet të vendosë taksat më të larta që nga vitet 1950, megjithatë ende ka mungesë fondesh; dhe edhe pasi llogariten të ardhurat nga tarifat, SHBA ka gjasa të ketë një deficit rreth 6% të PBB-së në vitin 2026.

Është një trajektore e habitshme. Dhe ajo sjell me vete rrezikun që qeveritë t’i shtyjnë bankat qendrore të mbajnë normat e ulëta për të lehtësuar barrën e borxhit, një faktor që Trump e ka përdorur në fushatën e tij kundër Fed.

Rreziqet në rritje të politikave fiskale të papërgjegjshme dhe politikave monetare të komprometuara po rrisin gjasat për një krizë në tregjet e obligacioneve, si ajo që pësoi Britania në vitin 2022.

Një shitje e thellë obligacionesh në një ekonomi të madhe si Franca ose Japonia mund të shtrëngojë kushtet financiare globale; një kolaps i tregut të obligacioneve në SHBA do të ishte një ngjarje sizmike.

Rreziku i fundit serioz për ekonominë botërore është një rënie e besimit në tregjet e aksioneve.

Një nga shpjegimet për qëndrueshmërinë e këtij viti është se rritja është mbështetur nga bumi i Inteligjencës Artificiale (IA). Sa i përket ekonomisë reale të SHBA-së, ky argument shpesh mbivlerësohet, sepse pjesa dërrmuese e çipeve të IA-së, për shembull, importohen.

Por forca e jashtëzakonshme e bursave, e nxitur nga besimi në IA, me shumë gjasa po i bën amerikanët të ndihen më të pasur, duke mbështetur konsumin e tyre. Nëse ky bum do të ndalojë, do të ndodhte e kundërta.

Pa këtë zhvillim, nuk është e thënë se do të ketë recesion. Por, të kapluar nga tarifat, borxhi dhe ngadalësimi i rritjes, nuk do të mbetej shumë për të në ekonominë botërore.

The post Ekonomia në vitin 2026 appeared first on Revista Monitor.

Before yesterdayMain stream

IDC: Dërgesat e smartphone-ve rriten me 2.3% në tremujorin e katërt 2025

By: Mira Leka
14 January 2026 at 18:02

Apple është fituesi i qartë

 

Pas më shumë se 14 vitesh, Apple la pas Samsung si shitësi i parë i smartphone-ve në botë.

Sipas të dhënave paraprake të International Data Corporation (IDC), në tremujorin e katërt 2025 u shitën në total 336.3 milionë smartphone, me rritje 2.3% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2024.

Apple udhëhoqi klasifikimin me 81.3 milionë dërgesa në këtë periudhë dhe një pjesë të tregu global prej 24.2%.

Kompania Apple, me seli në Cupertino, përfitoi nga suksesi i telefonave të serisë iPhone 17, duke arritur të ardhurat e saj më të larta tremujore të të gjitha kohërave dhe rritjen e saj më të mirë të tremujorit të katërt që nga viti 2021.

Edhe pse ra në vendin e dytë, Samsung e mbylli vitin me ecuri pozitive, me 61.2 milionë dërgesa dhe një pjesë tregu prej 18.2%. Marka koreane regjistroi një rritje vjetore mbresëlënëse më shumë
se 18% – rritja më e lartë se çdo markë në 5 vendet e para.

Xiaomi renditet e treta, me 37.8 milionë dërgesa dhe një pjesë tregu prej 11.2%, kurse vivo (27 milionë) dhe Oppo (26.9 milionë) ndajnë vendin e katërt.

Pavarësisht mungesës së vazhdueshme të chip-ave të memories dhe një viti të karakterizuar nga paqartësi ekonomike, si tarifat dhe ndërprerjet e zinxhirit të furnizimit, tregu global i telefonave inteligjentë regjistroi një rritje prej 1.9%. Rritja e qëndrueshme në segmentin premium u shoqërua nga kërkesa e fortë e konsumatorëve e nxitur nga rritjet e pritura të çmimeve.

Duke parë statistikat vjetore, në vitin 2025 u shitën në total 1.26 miliardë smartphone dhe Apple ishte përsëri kompania fituese. Kompania me seli në Cupertino arriti rekordin prej 247.8 milionë dërgesash në këtë periudhë, me një pjesë tregu global prej 19.7%. Me fjalë të tjera, 1 në 5 telefona të dërguar në vitin 2025 ishte iPhone.

Samsung renditet në vendin e dytë me 241.2 milionë dërgesa dhe një pjesë tregu prej 19.1%, duke regjistruar një rritje vjetore prej 7.9%.

Xiaomi arriti 165.3 milionë dërgesa, ndërsa vivo dhe Oppo kontribuan secila me pak më shumë se 8 milionë dërgesa.

Duke parë përpara, 2026 pritet të sjellë një perspektivë të ndryshme për tregun e smartphone-ve, me mungesën e vazhdueshme të chip-ave të memories, e cila pritet t’i tronditë rëndë zinxhirët e furnizimit. Tregu pritet të pësojë rënie, ndërsa çmimet e telefonave inteligjentë do të rriten në mënyrë të pashmangshme. / GSMArena

The post IDC: Dërgesat e smartphone-ve rriten me 2.3% në tremujorin e katërt 2025 appeared first on Revista Monitor.

Tatimet njoftojnë pagat e reja minimale e maksimale, ndryshimi që po zbatohet për herë të parë

By: Mira Leka
14 January 2026 at 16:56

Nga 1 janari 2026 rritet paga minimale dhe maksimale ka rikujtuar Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve.

Paga minimale mujore bëhet 50,000 lekë, ndërsa paga maksimale për efekt të llogaritjes së kontributeve shoqërore do të jetë 186,416 lekë.

Ndryshimet vlejnë për të punësuarit, vetëpunësuarit dhe punonjësit e papaguar të familjes, njoftojnë tatimet.

Paga minimale u rrit me vendim qeveria nga 40 mijë lekë në 50 mijë lekë, ose 10 mijë lekë më shumë.

Rritja e pagës minimale çon automatikisht dhe në rritjen e pagës maksimale.

Që nga mesi i vitit 2023, Paga maksimale, për efekt kontributi, rritet me të njëjtën masë dhe në të njëjtën kohë me masën që rritet paga minimale në shkallë vendi. Si rrjedhojë, edhe paga maksimale do të rritet me 10 mijë lekë, duke arritur në 186,416 lekë.

Lexoni edhe: Lehtësimi për bizneset; Paga maksimale do rritet në vlerë aq sa rritet paga minimale, jo më me të njëjtën përqindje

Ky ishte një lehtësim për punëdhënësit dhe punëmarrësit me paga të larta pasi deri në vitin 2023, paga maksimale rritej me të njëjtën përqindje që rritej ajo minimale, duke rënduar ndjeshëm si punëdhënësit dhe punëmarrësit.

Kjo është hera e parë që paga maksimale rritet në vlerë po aq sa ndryshoi dhe ajo minimalja dhe jo në përqindje.
Në prill 2023, kur paga minimale u rrit nga 34 mijë lekë në 40 mijë lekë, apo me 17.6%. pas rritjes së pagës minimale, nga qershor u rrit dhe ajo maksimale po me 17.6%, nga 149,954 lekë në 176,416 lekë.

Pra, ndërsa paga minimale në vlerë u rrit me 6 mijë lekë, ajo maksimale u rrit me rreth 26.5 mijë lekë, duke rënduar ndjeshëm si punëdhënësit ashtu dhe punëmarrësit.

Që nga ajo kohë paga minimale nuk ishte rishikuar dhe ky është ndryshimi i parë, kur po zbatohet dhe formula e re.

The post Tatimet njoftojnë pagat e reja minimale e maksimale, ndryshimi që po zbatohet për herë të parë appeared first on Revista Monitor.

Prodhimi i birrës, 9-mujori 2025

By: Mira Leka
12 January 2026 at 12:37

Prodhuesit vendas ende nuk po arrijnë të ulin stokun e birrës të grumbulluar gjatë stinës së verës, për shkak të pritshmërive për rritje konsumi nga turizmi. Stoqet e grumbulluar ndikuan në rënien e prodhimit për muajt shtator – nëntor 2025. Sipas të dhënave të Doganave për këtë periudhë prodhimi ra me 11% krahasuar me muajt shtator-nëntor 2024. Ndërsa për 11-mujorin 2025 sipas të dhënave të Dogan...

Nevojitet abonim për të lexuar artikull të revistës

Plani juaj aktual nuk ofron qasje në artikujt më të fundit të revistës. Për të pasur qasje të plotë, ju lutemi përmirësoni abonimin tuaj në premium.

The post Prodhimi i birrës, 9-mujori 2025 appeared first on Revista Monitor.

“Data Center” nënujor shfrytëzon energjinë e erës dhe ujin e detit

By: Mira Leka
12 January 2026 at 12:33

Projekti Lin Gang, Shangai, parashikon vendosjen e “Data Center” nën ujë në kapsula të mbyllura hermetike. Serverat e instaluar do të ftohen nga uji i detit duke ulur ndjeshëm konsumin e energjisë elektrike, e cila do të sigurohet nga energjia e erës, duke ulur kështu edhe emetimet e karbonit. Projekti synon rritjen e efikasitetit energjetik, kursimin e terrenit urban, si dhe zhvillimin e një inf...

Nevojitet abonim për të lexuar artikull të revistës

Plani juaj aktual nuk ofron qasje në artikujt më të fundit të revistës. Për të pasur qasje të plotë, ju lutemi përmirësoni abonimin tuaj në premium.

The post “Data Center” nënujor shfrytëzon energjinë e erës dhe ujin e detit appeared first on Revista Monitor.

Europa po hyn në një valë të madhe shpenzimesh ushtarake

By: Mira Leka
12 January 2026 at 12:15

Forcimi i mbrojtjes. Por me Amerikën tashmë një aleate të pasigurt, a do të jetë e mjaftueshme për të përballuar Rusinë?   Qeveritë europiane po përballen me një krizë të mbrojtjes, të kapura mes agresionit rus dhe pasigurisë amerikane. Por ato kanë filluar ta marrin seriozisht kërcënimin, shkruan The Economist. Në maj, Komisioni Europian nisi SAFE (Security Action for Europe), një fond prej ...

Nevojitet abonim për të lexuar artikull të revistës

Plani juaj aktual nuk ofron qasje në artikujt më të fundit të revistës. Për të pasur qasje të plotë, ju lutemi përmirësoni abonimin tuaj në premium.

The post Europa po hyn në një valë të madhe shpenzimesh ushtarake appeared first on Revista Monitor.

Greqia po i mëson Gjermanisë si të digjitalizojë qeverisjen

By: Mira Leka
12 January 2026 at 12:01

Të fundit po bëhen shembull, thjesht duke arritur mesataren. Një burokraci legjendare po bën përpjekje olimpike për t’u digjitalizuar, shkruan The Ecoomist   Mungesat e eficiencës në burokracinë europiane të bazuar në dokumente të shkruara janë legjendare. Gjatë pandemisë së Covid-19, autoritetet gjermane të shëndetit kërkuan që qendrat e testimit t’i printonin dhe t’ua dërgonin rezultatet m...

Nevojitet abonim për të lexuar artikull të revistës

Plani juaj aktual nuk ofron qasje në artikujt më të fundit të revistës. Për të pasur qasje të plotë, ju lutemi përmirësoni abonimin tuaj në premium.

The post Greqia po i mëson Gjermanisë si të digjitalizojë qeverisjen appeared first on Revista Monitor.

Cila ekonomi pati performancën më të mirë në 2025?

By: Mira Leka
12 January 2026 at 11:42

Rikthehet renditja vjetore e The Economist   Mund të kishte qenë shumë më keq. Në prill, ndërsa presidenti Donald Trump nisi luftën e tij tregtare, investitorët dhe shumë ekonomistë u përgatitën për një recesion të fortë global. Në fund, GDP-ja botërore ka të ngjarë të rritet me rreth 3% për vitin 2025, njësoj si në 2024-n. Papunësia mbetet e ulët pothuajse kudo. Tregjet e aksioneve regjistru...

Nevojitet abonim për të lexuar artikull të revistës

Plani juaj aktual nuk ofron qasje në artikujt më të fundit të revistës. Për të pasur qasje të plotë, ju lutemi përmirësoni abonimin tuaj në premium.

The post Cila ekonomi pati performancën më të mirë në 2025? appeared first on Revista Monitor.

Investitorët presin që përdorimi i IA të rritet vrullshëm, por kjo nuk po ndodh

By: Mira Leka
12 January 2026 at 11:35

Teknologji përkohësisht e ndaluar. Sondazhet e fundit tregojnë një përdorim të qëndrueshëm, pa rritje, nga bizneset, shkruan The Economist   Më 20 nëntor, statisticienët amerikanë publikuan rezultatet e një sondazhi. Fshehur brenda të dhënave është një prirje me ndikime triliona dollarë në shpenzime. Studiuesit e Census Bureau u kërkojnë kompanive të deklarojnë nëse kanë përdorur Inteligjencën Art...

Nevojitet abonim për të lexuar artikull të revistës

Plani juaj aktual nuk ofron qasje në artikujt më të fundit të revistës. Për të pasur qasje të plotë, ju lutemi përmirësoni abonimin tuaj në premium.

The post Investitorët presin që përdorimi i IA të rritet vrullshëm, por kjo nuk po ndodh appeared first on Revista Monitor.

Bullgari, 90% e financimit të huaj ka ardhur nga BE-ja që nga vitet ’90

By: Mira Leka
12 January 2026 at 11:16

Rreth 90% e financimit të huaj në Bullgari që nga rrëzimi i regjimit komunist në fund të viteve ’80 dhe fillim të viteve ’90 ka ardhur nga Bashkimi Europian, sipas një studimi mbi ndihmën e huaj në Bullgari. Studimi është realizuar nga Instituti për Ekonominë e Tregut (IME). Kryeekonomisti i IME-së, Latchezar Bogdanov, bëri të ditur se analiza bazohet në burime të ndryshme publike, shqyrton ndihmë...

Nevojitet abonim për të lexuar artikull të revistës

Plani juaj aktual nuk ofron qasje në artikujt më të fundit të revistës. Për të pasur qasje të plotë, ju lutemi përmirësoni abonimin tuaj në premium.

The post Bullgari, 90% e financimit të huaj ka ardhur nga BE-ja që nga vitet ’90 appeared first on Revista Monitor.

Rumani, tregu i punës u karakterizua nga ruajtja e stafit dhe konkurrencë e lartë

By: Mira Leka
12 January 2026 at 11:14

Tregu i punës në Rumani u shënua nga kontraste të forta në vitin 2025, sipas një analize të platformës së punësimit BestJobs. Në disa sektorë, punëkërkuesit diktonin rregullat, ndërsa në të tjerë ata konkurronin ashpër për një numër të kufizuar pozicionesh, duke u dhënë punëdhënësve avantazh të qartë. Në sektorin e IT-së, numri i kufizuar i vendeve të punës çoi në një nivel rekord aplikimesh, duke...

Nevojitet abonim për të lexuar artikull të revistës

Plani juaj aktual nuk ofron qasje në artikujt më të fundit të revistës. Për të pasur qasje të plotë, ju lutemi përmirësoni abonimin tuaj në premium.

The post Rumani, tregu i punës u karakterizua nga ruajtja e stafit dhe konkurrencë e lartë appeared first on Revista Monitor.

Rumani, BEI jep një kredi prej 25 mln eurosh për Agricover

By: Mira Leka
12 January 2026 at 11:12

Fermerët rumunë pritet të përfitojnë nga një akses më i mirë në financim pas një kredie prej 25 milionë eurosh të akorduar nga Banka Europiane e Investimeve (BEI) për Agricover Credit IFN SA, me synim mbështetjen e mikro-bizneseve bujqësore në të gjithë vendin. Financimi do të ofrohet në kuadër të mandatit InvestEU dhe synon të rrisë produktivitetin dhe të promovojë qëndrueshmërinë mjedisore. Marr...

Nevojitet abonim për të lexuar artikull të revistës

Plani juaj aktual nuk ofron qasje në artikujt më të fundit të revistës. Për të pasur qasje të plotë, ju lutemi përmirësoni abonimin tuaj në premium.

The post Rumani, BEI jep një kredi prej 25 mln eurosh për Agricover appeared first on Revista Monitor.

Kroacia, drejt një transformimi të madh digjital

By: Mira Leka
12 January 2026 at 11:10

Kroacia po përgatitet për një transformim të rëndësishëm digjital, i cili pritet të riformësojë sistemin e saj tatimor dhe të reduktojë barrët administrative që prej vitesh rëndojnë mbi bizneset. Ministri i Financave, Marko Primorac, e ka përshkruar digjitalizimin e Administratës Tatimore, futjen e Fiskalizimit 2.0 dhe krijimin e një Regjistri të Popullsisë, si hapa historikë drejt modernizimit të...

Nevojitet abonim për të lexuar artikull të revistës

Plani juaj aktual nuk ofron qasje në artikujt më të fundit të revistës. Për të pasur qasje të plotë, ju lutemi përmirësoni abonimin tuaj në premium.

The post Kroacia, drejt një transformimi të madh digjital appeared first on Revista Monitor.

Nga kujtim në kontribut: Si mund të ruhet lidhja emocionale me Shqipërinë te brezi i ri

By: Mira Leka
12 January 2026 at 10:54

Flet Sonila Jaupbashi, psikologe   Në një epokë ku emigracioni shqiptar po shënon një valë të re, fëmijët që rriten mes dy vendeve, dy gjuhëve dhe dy kulturave përballen me sfida që shkojnë përtej integrimit shoqëror. Ata bartin kujtimet emocionale të një “atdheu” që shpesh e njohin vetëm përmes prindërve, ndërsa mësojnë të ndërtojnë përkatësinë e tyre në një realitet tjetër. Çfarë ndodh me identi...

Nevojitet abonim për të lexuar artikull të revistës

Plani juaj aktual nuk ofron qasje në artikujt më të fundit të revistës. Për të pasur qasje të plotë, ju lutemi përmirësoni abonimin tuaj në premium.

The post Nga kujtim në kontribut: Si mund të ruhet lidhja emocionale me Shqipërinë te brezi i ri appeared first on Revista Monitor.

❌
❌