Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 9 January 2026Main stream

Publikohen pamjet nga dhoma e rrëfimit, Elijona në gjendje të rënduar pas “tradhtisë” së Klodit

By: redi
9 January 2026 at 21:54

Në këtë Prime në ”Big Brother Kosova Vip 4” është publikuar një video që tregon një moment të tensionuar mes banorëve Elijona dhe Klodi. Pamjet tregojnë se Elijona ishte zhgënjyer pasi Klodi kishte marrë balsamin e buzëve të saj dhe ia kishte lyer buzët Benites, gjë që shkaktoi një reagim të menjëhershëm emocionale tek ajo. E prekur nga situata, Elijona është larguar në dhomën e rrefimit…

Source

Deputeti Muçi: SPAK po godet politikanët e korruptuar, duhet përmbysur sistemi i vjetër

By: redi
9 January 2026 at 21:51

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”, Redi Muçi thotë se shqiptarët duhet të kërkojnë një vizion përtej figurës së kryeministrit Edi Rama dhe kryedemokratit Sali Berisha. Duke analizuar frontin opozitar, Muçi theksoi se nëse nuk shkohet përtej këtyre dy figurave politike atëherë gjithçka mbetet te retorika politike; “që të bëhemi bashkë me Saliun të rrëzojmë Ramën, të bëhemi bashkë me Ramën të rrëzojmë…

Source

Vlorë, probleme nga shkarja e dherave në Matogjin

By: redi
9 January 2026 at 21:38

Shkarjet e dherave që kanë nisur që në orët e para të mëngjesit në Matogjin të Vlorës vijojnë të shkaktojnë probleme. Ato janë intensifikuar edhe gjatë orëve të mbrëmjes, duke u kthyer në një situatë serioze që rrezikon banesat e zonës. Policia dhe grupet e emergjencave po vlerësojnë situatën dhe mundësinë e evakuimit të banorëve…

Source

Belgjikë/ Shkatërrohet rrjeti shqiptar i drogës, dënohen me burg 13 persona

By: redi
9 January 2026 at 21:22

13 shqiptarët janë dënuar në Belgjikë për trafik kokaine. Ata e mbanin lëndën narkotike në apartamente të ndryshme me qira në Antëerp dhe Schoten. Droga fillimisht shtypej dhe më pas paketohej në bloqe. Zyra e Prokurorit Publik kërkoi dënime me burg nga 18 muaj deri në 7 vjet dhe gjoba deri në 40,000 euro. Sipas mediave belge hetimi nisi në fund të vitit 2023. Policia mori informacione se një…

Source

Kryebashkiaku i Shijakut, Arbana: Strukturat në terren, mbështetje banorëve të prekur nga përmbytjet

By: redi
9 January 2026 at 21:00

Kryetari i bashkisë së Shijakut, Elton Arbana thotë se të gjitha strukturat e bashkisë janë të angazhuara për të menaxhuar situatën pas reshjeve të fundit dhe për të mbështetur banorët e prekur nga përmbytjet. “Bashkia është në terren dhe po punon pa ndërprerje për të garantuar sigurinë e qytetarëve dhe për të ofruar ndihmë të menjëhershme familjeve të prekura”, deklaroi ai.

Source

Trump: Do të takohem me Presidentin e Kolumbisë

By: redi
9 January 2026 at 20:55

Donald Trump ka thënë se do të takohet me Presidentin kolumbian në javën e parë të shkurtit. Presidenti amerikan e përshkroi më parë Gustavo Petron si një “njeri të sëmurë”. Më pas ai e zbuti retorikën e tij kundër tij ditët e fundit, përpara se të dy të zhvillonin një bisedë telefonike të mërkurën. Trump tha pas bisedës telefonike me Petron se ai i fundit e kishte ndryshuar retorikën e tij…

Source

Kurbin, mosmbyllja e argjinaturës së Drojës rëndon situatën nga përmbytjet

By: redi
9 January 2026 at 20:48

Situata nga përmbytjet në Kurbin është kritike. Argjinatura e Lumit Drojë vijon të jete e çarë, duke rritur nivelin e ujit në disa fshatra, ndërsa banorët përballen me dëme të mëdha, kryesisht në bujqësi, blegtori.

Source

PZAP hedh poshtë kërkesën e PDK-së për shfuqizimin e mijëra votave me postë

By: redi
9 January 2026 at 20:34

PZAP ka hedhur poshtë ankesën e Partisë Demokratike të Kosovës për votat e diaspoës si të pasafatshme, duke mos e shqyrtuar në thelb. Ankesa kërkonte anulimin e fletëvotimeve me postë që arritën pas datës 29 dhjetor 2025, pasi PDK pretendonte se disa prej tyre ishin përfshirë në numërim në shkelje të ligjit. PDK argumentoi se votat e diaspoës që kishin mbërritur pas afatit duhej të hiqeshin nga…

Source

Altin Dumani angazhohet si ekspert në Kosovë, KLP emëron Arens Çelën drejtues të Prokurorisë Tiranë

By: redi
9 January 2026 at 20:23

Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka emëruar prokurorin Arens Çela në postin e drejtuesit të Prokurorisë së Tiranës. Në të njëjtën seancë, KLP ka miratuar edhe kërkesën e Altin Dumanit për t’u angazhuar si ekspert kryesor në një trajnim ndërkombëtar për prokurorë, hetues dhe gjyqtarë nga Kosova, të organizuar nga Ambasada Britanike në Prishtinë. Vendimi vjen pak ditë pasi Dumani përfundoi…

Source

Maduro në pranga, ekipi i Departamentit të Shtetit të SHBA mbërrin në Venezuelë

By: redi
9 January 2026 at 19:41

Personeli diplomatik dhe i sigurisë nga njësia për Çështjet e Venezuelës në Departamentin e Shtetit të SHBA-së, kanë udhëtuar sot për në kryeqytetin e vendit. Mediat e huaja bëjnë të ditur se sipas një zëdhënësi të Departamentit, ata janë në Karakas për të vlerësuar rifillimin e mundshëm të operacioneve të Ambasadës. SHBA-të urdhëruan stafin e ambasadës së tyre të largoheshin nga Venezuela në…

Source

Zonat e prekura nga reshjet në Gjirokastër, Rama poston fotot: Batalioni i Xhenios në terren

By: redi
9 January 2026 at 19:19

Në Gjirokastër, Kurbin dhe në të gjitha zonat ku situata e reshjeve ka shkaktuar problematika, forcat dhe mjetet e Batalionit të Xhenios po ndërhyjnë intensivisht për pastrimin e rrugëkalimeve të bllokuara, si dhe për rregullimin e shtratit të lumenjve, me qëllim normalizimin e situatës dhe parandalimin e dëmeve të mëtejshme. Kryeministri Edi Rama ka theksuar rëndësinë e reagimit të shpejtë dhe…

Source

Erion Braçe hap letrat: Çmimi i sigurimit të makinave është rritur, AMF favorizon kompanitë e sigurimit dhe jo qytetarët

By: redi
9 January 2026 at 19:07

Deputeti i PS-së, Erion Braçe ka ngritur shqetësime lidhur me rritjen e çmimit sigurimit të automjeteve, duke e cilësuar atë si një abuzim ndaj qytetarëve dhe një dështim të institucioneve rregullatore. Braçe thotë se çdo ditë përballet me ankesa nga qytetarët, të cilët, pavarësisht se nuk kanë pasur aksidente, po paguajnë çmime më të larta për sigurimin e makinës. Sipas tij, një qytetar i ka…

Source

Protestë para Bashkisë, një person i shoqëruar në Polici

By: redi
9 January 2026 at 18:56

Pak pas orës 18:00 nisi protesta e banorëve të Durrësit para bashkisë, pas situatës së vështirë që është krijuar në qytetin bregdetar nga përmbytjet. Policia shoqëroi një person që po hidhte fishekzjarre në drejtim të këtij institucioni. “E drejta e dëmshpërblimit u takon të gjithëve, mos veproni në kurriz të njëri-tjetrit”, tha një protestuese.

Source

Banorët sërish protestë para Bashkisë në Durrës, përplasje të forta me Policinë

By: redi
9 January 2026 at 18:23

Banorë të shumtë durrsak janë mbledhur sërish këtë mbrëmje të së premtes përpara Bashkisë së Durrësit, ku po mbajnë një protestë në lidhje me përmbytjet dhe dëmet e shkaktuara që janë të shumta. Ata përgjegjës bëjnë bashkinë dhe qeverinë ”Rama 4”. Protesta ka qenë e shoqëruar me tensione dhe përplasje verbale mes protestuesve dhe forcave të Policisë.

Source

”Shqipëria në një emergjencë kombëtare”, Alimehmeti: Qeveria po na vjedh të ardhmen e fëmijëve, duhet reagim i fortë qytetar

By: redi
9 January 2026 at 18:19

Anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Ilir Alimehmeti thotë se Shqipëria ndodhet në një emergjencë kombëtare, ndërsa akuzoi qeverinë se po drejtohet nga antivlera dhe se po dëmton rëndë të ardhmen e brezave të rinj. Gjatë fjalës së tij në tryezën opozitare, Alimehmeti tha se emergjenca me të cilën përballet vendi nuk lidhet vetëm me fatkeqësitë natyrore apo paaftësinë e shtetit për…

Source

VIDEO/ Kryetarja e Bashkisë, Mersini: Pritet stuhi ere në Vlorë, të shmangen lëvizjet e panevojshme

By: redi
9 January 2026 at 16:49

Kryetarja e bashkisë Vlorë, Brunilda Mersini thotë se niveli i ujit në lumin Vjosë ka nisur të ulet ndjeshëm. Në një prononcim për mediet, Mersini u shpreh se aktualisht niveli i Vjosës është nën 8 metra. “Kjo ka bërë që ne të kalojmë në një fazë të dytë, duke filluar të hapim rrugët. Pavarësisht se të gjitha rrugët e fshatrave janë të aksesueshme ngel një segment rrugor në Bishan”, tha ajo.

Source

Mbi 155 efektivë në terren dhe dhjetëra mjete në ndihmë të qytetarëve

By: redi
9 January 2026 at 16:36

Forcat e Armatosura vijojnë angazhimin në terren për menaxhimin e situatës së shkaktuar nga reshjet intensive të shiut që kanë përfshirë vendin. Në një njoftim të shpërndarë për mediat bëhet e ditur se efektivët e Komandës Mbështetëse dhe Regjimentit të Këmbësorisë së Jugut të Forcës Tokësore, janë të dislokuar në zonat e prekura nga përmbytjet, me fokus mbrojtjen e jetës së qytetarëve.

Source

SPAK dërgon për gjykim Benet Becin dhe 6 zyrtarë të tjerë

By: redi
9 January 2026 at 16:09

SPAK ka dërguar për gjykim dosjen kryebashkiakut të Shkodrës Benet Beci dhe ndaj 6 zyrtarëve të tjerë, të akuzuar për shkelje me tenderin 700 mijë euro. Për gjykim janë edhe Adela Ruko, Jonid Kazani, Edlira Mitrushi, Yllka Nishku, Rudin Gjoni dhe Premtim Dauti. Kryebashkiaku Beci akuzohet nga SPAK-u se kur drejtonte Korporatën Elektroenergjetike Shqiptare se ka shkelur ligjin në tenderin për…

Source

Rrëshqitje masive dherash në Përmet, banori: Shtëpitë dridhen sikur bie tërmet

By: redi
9 January 2026 at 15:54

Një qytetar nga Malëshova e Përmetit ka denoncuar situatën ku ndodhet ai dhe fqinjët e tij. Nga rrëshqitja e dheut banesat e tyre rrezikojnë që të përfundojnë në greminë duke u rrezikuar kështu edhe jetën. Ai ka shpjeguar se rrezikohen tetë banesa ndërsa fillesat e greminës së krijuar janë tashmë vetëm një metër larg shtëpisë së parë. ”Jam banor i fshatit Maleshovë, në rrethin e Përmetit…

Source

❌
❌