Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 9 January 2026Main stream

Abuzim me tenderët, SPAK çon në gjyq dosjen ndaj Benet Becit dhe 6 zyrtarëve të tjerë

9 January 2026 at 16:11

Gazeta Si – SPAK ka dërguar në gjyq dosjen në ngarkim të kryebashkiakut të Shkodrës, Benet Beci dhe 6 të pandehurve të tjerë, Adela Ruko, Edlira Mitrushi, Jonid Kazani, Yllka Nishku, Premtim Dauti, Rudin Gjoni.

Sipas njoftimit zyrtar, ata akuzohen për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”.

Kryebashkiaku i Shkodrës, Beci, akuzohet nga SPAK se kur drejtonte Korporatën Elektroenergjetike Shqiptare se ka shkelur ligjin në tenderin për “Zhvillimin strategjik të sektorit energjetik” në vitin 2019.

“Objekt i këtij hetimi është një procedurë prokurimi e zhvilluar nga Korporata Elektroenergjitike Shqiptare (KESH) me objekt “Zhvillimi Strategjik i Sektorit Energjitik (Projekt Kërkimor)”, me fond limit 69 milionë e 500 mijë lekë. Hetimi është nisur kryesisht mbi bazën e referimit të akteve nga hetues të Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH)”, njoftoi SPAK.

Nga hetimet ka rezultuar se, gjatë zhvillimit të kësaj procedure prokurimi, janë evidentuar rrethana fakti për veprën penale të shkeljes së barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike, në lidhje me veprimet e kundërligjshme të titullarit të autoritetit kontraktor, anëtarëve të njësisë së prokurimit dhe anëtarëve të komisionit të vlerësimit të ofertave.

Këto veprime, thekson SPAK, kanë konsistuar në përllogaritjen e fondit limit, hartimin e termave të referencës, përcaktimin e kritereve në dokumentacionin standard të tenderit, si dhe në fazën e vlerësimit të ofertave, njoftoi prokuroria.

Hetimet nisën pas zbërthimit të telefonit të ish-drejtorit të Autoritetit Rrugor Shqiptar, Evis Berberit, ku u zbuluan biseda kompromentuese për abuzimin me këtë tender.

“Konkretisht, sipas SPAK, nga analizimi i provave të siguruara përmes përdorimit të teknikave të posaçme të hetimit, provave materiale të sekuestruara gjatë kontrollit në banesën e personit të marrë si i pandehur në një procedim tjetër, Evis Berberi (bashkëshorti i të pandehurës Adela Ruko), si dhe nga kryerja e veprimeve të tjera hetimore në kuadër të këtij hetimi, ka rezultuar se: Benet Beci, në detyrën e Administratorit të Korporatës Elektroenergjitike Shqiptare sh.a., në cilësinë e titullarit të autoritetit kontraktor, në bashkëpunim me anëtarët e njësisë së prokurimit, të pandehurit Jonid Kazani, Edlira Mitrushi, Yllka Nishku, si dhe me anëtarët e komisionit të vlerësimit të ofertave, të pandehurit Adela Ruko, Rudin Gjoni, Premtim Dauti, kanë paracaktuar dhe krijuar avantazhe dhe privilegje të padrejta për shoqërinë fituese të kësaj procedure prokurimi, “Consulting & Management Albania” sh.p.k”, njoftoi SPAK.

Sipas Prokurorisë së Posaçme në këtë procedurë prokurimi janë evidentuar veprime në kundërshtim me ligjin “Për prokurimin publik”, si dhe VKM-në “Për miratimin e rregullave të prokurimit publik”.

The post Abuzim me tenderët, SPAK çon në gjyq dosjen ndaj Benet Becit dhe 6 zyrtarëve të tjerë appeared first on Gazeta Si.

Trafik kokaine nga Amerika Latine në Itali, SPAK çon në gjyq dy persona

9 January 2026 at 15:37

Gazeta Si – SPAK ka dërguar për gjykim dosjen ndaj Maksim Ndocit dhe Juljan Kollçakut, të akuzuar për trafikim të narkotikëve në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal, nga Amerika Latine në Itali.

Dy të pandehurit akuzohen për veprat penale “Trafikimi i narkotikëve”, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale”.

Sipas SPAK, për Ndocin, provohet përfshirja në rikuperimin e mbi 140 kg kokainë neto, të sekuestruar më 2.3.2022 në portin e Livornos, si dhe roli i tij i rëndësishëm në rekuperimin e një sasie prej rreth 120 kg kokainë bruto, të ardhur nga Ekuadori më 11.1.2022.

Ndërsa për të pandehurin Kollçaku, provohet përfshirja në trafikimin e mbi 489 kg kokainë bruto, të ardhur në portin e Livornos më 14.3.2022, e sekuestruar më 5.4.2022 në Frattamaggiore (Napoli), si dhe në importimin e një sasie prej 32 kg kokainë, nga e cila u sekuestruan mbi 4 kg neto më 30.6.2022 në Ostia.

Hetimi nisi mbështetur në kërkesën e autoriteteve gjyqësore italiane. Sipas kërkesës, kjo prokurori po hetonte për veprën penale të trafikimit të lëndëve narkotike të llojit kokainë, aktivitet që drejtohej nga një grup kriminal, ku bënin pjesë edhe shtetas shqiptarë, të cilët vepronin në Shqipëri (Durrës, Tiranë), Amerikën Latine (Ekuador dhe Panama), Itali (provinca e Pizës, Piemontes dhe Trevizos).

Hetimi në Itali nisi pas një kontrolli të kryer nga Guardia di Finanza i Livornos, në periudhën 7-9 mars 2021, gjatë të cilës u identifikuan shtetas me origjinë shqiptarë, të kapur në flagrancë gjatë operacioneve për nxjerrjen e një ngarkese kokaine të ardhur nga Amerika Latine, në portin e afërt të Labronikos (Livorno).

Përmes veprimeve të fshehta me mjete teknike (përgjimeve telefonike dhe ambientale dhe gjurmimit gjeografik GPS), si dhe hetimeve tradicionale (vëzhgimeve, kontrolleve, ndjekjes, regjistrimeve video, monitorimit të mjeteve të transportit dhe shkëmbimeve të informacioneve) – u bë e mundur identifikimi i veprimtarisë kriminale të grupit dhe personave të përfshirë.

Sipas SPAK, anëtarë të grupit janë shtetasit shqiptarë dhe italianë: A. T., R. T., A. V., K. V., M. N., L. K., A. Zh., I. P., E. D., V. D. C., M. S., F. C.

Ata kishin organizuar një strukturë kriminale duke marrë ngarkesa të konsiderueshme kokaine në portin e Livornos, të cilat vinin nga porti i Guayaquilit në Ekuador.

Ndërsa sasia blihej në Kolumbi dhe ishte destinuar për anëtarë të grupeve të shumta kriminale, me anëtarë, kryesisht shqiptarë, rumunë dhe italianë.

Episodet e sekuestrimit të lëndës narkotike

19.7.2021, në magazinën Interpair në Guasticce (LI), – rreth 28 kg kokainë neto (pesha bruto 33.8 kg);

24.8.2021, në portin e Livornos (LI), – mbi 70 kg kokainë neto (pesha bruto mbi 84 kg);

22.11.2021, në kufirin tokësor të Gaggiolo (VA) – rreth 11.7 kg kokainë neto (pesha bruto mbi 12 kg). Këtu u krye edhe arrestimi i korrierit të drogës Alberto Brandi, (i cili u ndoq penalisht veçmas);

2.3.2022, mbi 140 kg kokainë (pesha bruto mbi 158.5kg) në magazinën Reefer në portin e Livornos (LI).

5.4.2022, në Frattamaggiore (NA) – mbi 400 kg kokainë (pesha bruto mbi 489kg).

16.4.2022, në Guidonia (Romë) – mbi 84.5 kg kokainë neto (me një peshë bruto prej 1,110.5 kg);

30.6.2022, në Ostia – mbi 4 kg kokainë neto, pjesë e një dërgese prej 32 kg.

9.3.2022, në Guabo, një qytet pranë portit të Guayaquilit në Ekuador – 150 kg kokainë neto (mbi 169 kg bruto).

The post Trafik kokaine nga Amerika Latine në Itali, SPAK çon në gjyq dy persona appeared first on Gazeta Si.

Grabitja me thikë në Yzberisht, arrestohet autori 40-vjeçar

9 January 2026 at 15:12

Gazeta Si – Elkjer Tafçiu, 40 vjeç u arrestua në Tiranë, pasi dyshohet se grabiti me thikë paratë e një marketi në Yzberisht një ditë më parë.

Policia tha se Tafçiu u kap në “Rrugën e Qelqit” në zonën e Kombinatit dhe rezulton me precedent penal për vjedhje me dhunë.

Gjatë grabitjes, punonjësja e marketit pësoi një dëmtim të lehtë në dorë, por është jashtë rrezikut për jetën.

The post Grabitja me thikë në Yzberisht, arrestohet autori 40-vjeçar appeared first on Gazeta Si.

Disa akse ende të bllokuara, situata me qarqet më problematike nga moti i keq

9 January 2026 at 14:19

Gazeta Si – Moti i keq i ditëve të fundit, ka krijuar problematika të shumta në disa qarqe të vendit, duke ndikuar në qarkullimin rrugor (për shkak të ujit, ngricave, dëborës apo rrëshqitjes së dherave e inerteve), furnizimin me energji elektrike dhe sigurinë e banorëve, kryesisht në zonat malore dhe pranë lumenjve.

Pikërisht për këtë arsye, autoritetet i kanë bërë thirrje banorëve të tregohen të kujdesshëm, ndërsa Ministria e Mbrojtjes ka publikuar të dhëna me qaqet më problematike.

“U bëhet thirrje banorëve të zonave të prekura të shmangin lëvizjet e panevojshme, të respektojnë udhëzimet e autoriteteve dhe të raportojnë çdo emergjencë pranë strukturave përkatëse”, – thuhet në njoftimin e Ministrisë.

Mjetet dhe punonjësit e Emergjencave Civile, Policisë së Shtetit, Forcave të Armatosura dhe shërbimet bashkiake janë në terren për normalizimin e situatës.

SITUATA NË VEND

Qarku Gjirokastër paraqet situatën më problematike.

Në Bashkinë Gjirokastër ka prezencë dëbore në njësinë administrative Picar, ndërsa lumi Drino në aksin Gjirokastër–Tepelenë i është afruar trupit të rrugës, gjë që ka kërkuar ndërhyrje të menjëhershme për forcimin e argjinaturës. Në disa fshatra: Odrie, Lunxhëri dhe Zagori po ndërhyhet në disa akse rrugore të bllokuara dhe në një urë të vogël në aksin Krinë–Tranoshisht–Saraqinishtë.

Në Bashkinë Dropull, ura e Glinës mbetet problematike, ndërsa po punohet për lirimin e akseve: Pogon–Dropull, Zagori-Libohovë të bllokuar nga dëbora.

Puna e forcave në terren po vijon edhe në aksin Përmet–Dogana e Tre Urave është i bllokuar si dhe në njësinë administrative Frashër dhe disa fshatra përreth, ku ka problematika për shkak të reshjeve të dëborës.

Në Bashkinë Memaliaj ka problematika të shkaktuar nga lumi Vjosë në tokat bujqësore, ndërsa në Tepelenë qarkullimi në aksin Tepelenë–Gjirokastër realizohet vetëm me një korsi në zonën “Shkalla e Zezë”.

Qarku Lezhë është përfshirë nga reshje dëbore edhe në zona të ulëta, përfshirë qytetin e Lezhës. Strukturat përgjegjëse janë në gatishmëri për mbajtjen hapur të akseve rrugore. Është përfunduar riparimi i argjinaturës së dëmtuar në lumin Drojë.

Qarku Vlorë paraqet një përmirësim sa i përket rënies së prurjeve në lumin Vjosë. Nënkalimi në fshatin Bishan është i bllokuar, por nuk raportohen banesa të përmbytura, vetëm prezencë uji në oborre.

Qarku Elbasan po përballet me dëborë dhe ngrica në zonat malore të bashkive Elbasan dhe Peqin, ku disa akse rurale janë bllokuar nga dëbora dhe rrëshqitjet e dherave. Mjetet dhe punonjësit janë në terren për normalizimin e situatës.

Qarku Dibër mbetet një nga zonat më të prekura gjithashtu. Forcat e emergjencave civile po punojnë në disa akse me prezencë të akullit apo rrëshqitje dherash. Ekipet e OSHEE po punojnë për rikthimin e energjisë në njësitë administrative Bulqizë, Klos, Dibër dhe Lurë. Disa segmente rrugore janë aktualisht të pakalueshme, por forcat e policisë janë në terren për të orientuar qarkullimin.

Forcat e Armatosura, strukturat e mbrojtjes civile, policia e shtetit, shërbimet bashkiake, nën koordinimin e Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile dhe Ministrisë së Mbrojtjes janë të angazhuara në terren me mjete dhe personel për përballimin e situatës dhe rikthimin e normalitetit.

The post Disa akse ende të bllokuara, situata me qarqet më problematike nga moti i keq appeared first on Gazeta Si.

Franca dhe Britania pa energji elektrike për shkak të stuhisë ‘Goretti’

9 January 2026 at 14:08

Gazeta Si – Disa rajone në Francë dhe Mbretërinë e Bashkuar po përballen me pasojat e stuhisë “Goretti”, e cila ka sjellë erëra të forta, reshje të rrëmbyeshme shiu dhe reshje dëbore në disa vende evropiane që nga e enjtja.

Qindra mijëra shtëpi janë pa energji elektrike: 380,000 në Francë, përfshirë 226,000 në Normandi (një rajon në Kanalin Anglez, në veriperëndim të Parisit).

Që nga mëngjesi i së premtes, energjia elektrike u rikthye në 148,000 shtëpi në Mbretërinë e Bashkuar, ku ishte ndërprerë natën e kaluar, ndërsa 44,000 të tjera mbeten pa energji, pothuajse të gjitha në Anglinë qendrore dhe jugperëndimore.

Transporti rrugor, hekurudhor dhe ajror në të dy vendet po përjetojnë gjithashtu ndërprerje të përhapura.

Skocia dhe pjesë të Anglisë Qendrore janë më të prekura, ku qindra shkolla do të mbyllen, ndërsa autoritetet paralajmërojnë për kushte të rrezikshme në rrugë.

Operatorët hekurudhorë në zonat e prekura u kanë kërkuar qytetarëve të shmangin udhëtimet, ndërsa një pjesë e linjave është pezulluar për shkak të dëmtimit të rrjetit dhe pemëve të rrëzuara mbi shtylla dhe shina treni.

Edhe Franca është goditur rëndë nga e njëjta stuhi. Rreth 380 mijë familje kanë mbetur pa energji elektrike, kryesisht në Normandi dhe Bretanjë.

Autoritetet në të dy vendet u bëjnë thirrje qytetarëve të qëndrojnë në banesa, të shmangin udhëtimet e panevojshme dhe të respektojnë udhëzimet e sigurisë, ndërsa ekipet po punojnë për rikthimin e energjisë dhe normalizimin e transportit.

The post Franca dhe Britania pa energji elektrike për shkak të stuhisë ‘Goretti’ appeared first on Gazeta Si.

Nga ekonomia te nafta (venezueliane), edhe në Kubë gjërat po përkeqësohen

9 January 2026 at 12:43

Gazeta Si – Kuba është gjithashtu midis vendeve të kërcënuara nga presidenti i SHBA-ve, Donald Trump pas sulmit ndaj Venezuelës dhe kapjes së presidentit Nicolás Maduro.

Në orët pas operacionit në Karakas, Trump tha se nuk do të kishte kuptim të ndërhynte kundër regjimit kuban, sepse “duket se është afër rënies”.

Sekretari i Shtetit, Marco Rubio ishte më kërcënues: “Nëse do të jetoja në Havana dhe do të isha pjesë e qeverisë, do të shqetësohesha”. Rubio është me prejardhje kubaneze dhe gjithmonë ka qenë shumë aktiv kundër qeverisë komuniste të ishullit.

Kuba ka qenë në vështirësi të rënda ekonomike për vite me radhë. Ajo mbështetet shumë në importet e naftës venezueliane, të cilat i shlyen me shërbime të tilla, si dërgimi i mjekëve, trajnerëve sportivë, rojeve të sigurisë dhe spiunëve jashtë vendit.

Furnizimi është bërë më kompleks në javët e fundit dhe nëse do të ndalet plotësisht, kriza mund të përkeqësohet dhe të çojë në pasoja të paparashikueshme, megjithëse nuk është e sigurt se do të çojë në rrëzimin e regjimit kuban.

Presidenti Miguel Diáz-Canel (majtas) me Raul Castron në paradën e 1 majit 2025

Për më tepër, administrata amerikane aktualisht nuk ka një plan të qartë për ta menaxhuar atë: efekti i parë mund të jetë një rritje e emigrimit drejt Shteteve të Bashkuara.

Kriza aktuale është më e keqja që nga revolucioni i udhëhequr nga Fidel Castro, gjatë 67 viteve të sundimit komunist në ishull.

Shkaqet janë të ndryshme dhe të thella: qeveritë kubaneze kanë fajësuar kryesisht embargon e SHBA-ve prej dekadash, e cila është sigurisht një faktor i rëndësishëm, por joefikasiteti dhe korrupsioni i regjimit, luajnë gjithashtu një rol.

Liberalizimi i pjesshëm i sipërmarrjes private, i nisur në vitin 2021, ka dhënë rezultate minimale, i penguar nga burokracia dhe kufizimet.

Presidenti aktual, Miguel Díaz-Canel përsëriti së fundmi qëllimet e vetëmjaftueshmërisë ushqimore dhe përmirësimit të sipërmarrjes publike, por edhe sistemi themelor shoqëror, dikur i garantuar, nuk funksionon më në vend.

Një pjesë e popullsisë vuan nga uria: edhe kjo është e re, pavarësisht se mungesa e disa ushqimeve ka qenë konstante për dekada të tëra.

Në këtë situatë, nafta është një burim që ndikon në më shumë sektorë të jetës publike dhe private sesa mund të mendohet.

Shumica e termocentraleve të vjetra dhe të mirëmbajtura keq në Kubë funksionojnë me naftë: Venezuela furnizonte rreth 35,000 fuçi në ditë, nga 100,000 të kërkuara; Kuba prodhon 40,000 të vetat, të rënda dhe me cilësi të ulët; një pjesë më e vogël vjen nga Rusia dhe Meksika.

Punëtorët e mbledhjes së mbeturinave shtyjnë një kamion në Havana, 2025

Qeveria kubaneze nuk ka valutë të huaj për ta blerë atë diku tjetër, dhe nëse qeveria venezueliane dështon, ajo do të varet nga ndihma nga vende politikisht të mira, si Angola, Algjeria, Brazili ose Kolumbia.

Ishulli tashmë nuk ka naftë të mjaftueshme për të prodhuar të gjithë energjinë që i nevojitet: ndërprerjet e energjisë janë një dukuri e përditshme, që zgjasin shumë orë në ditë dhe kanë pasoja të gjera.

Për shembull, prodhimi industrial i kufizuar, por i nevojshëm është ndalur; pompat që lejojnë qarkullimin e ujit në sistemin e ujit janë bllokuar dhe ajri i kondicionuar, thelbësor në vapën shpesh mbytëse, është fikur.

Pa naftë, nuk ka karburant të mjaftueshëm, as për të furnizuar me energji kamionët e mbeturinave, të cilët janë grumbulluar me frekuencë gjithnjë e në rritje në rrugët kubaneze për muaj të tërë.

Kushtet e dobëta të higjienës favorizojnë zhvillimin dhe përhapjen e sëmundjeve të transmetuara nga mushkonjat, të tilla si dengu, oropouche dhe chikungunya.

Edhe individët privatë po përpiqen të gjejnë benzinën që u nevojitet: ekziston një aplikacion për të kërkuar një mbushje, por ka radhë virtuale me mijëra njerëz.

Raportet e mbledhura nga “New York Times”, përshkruajnë pritje prej rreth tre javësh për të caktuar një takim në stacionin e benzinës.

Benzina është gjithashtu e nevojshme për të furnizuar me energji gjeneratorët, të cilët në disa raste zëvendësojnë rrjetin e pasigurt të energjisë elektrike.

Edhe furnizimi me ujë nuk po funksionon në mënyrë të besueshme dhe pothuajse të gjitha shtëpitë kanë rezervuarë që ruajnë ujë sa herë që nevojitet, vetëm për t’u racionuar më pas.

Midis korrikut dhe shtatorit 2024, prodhimi i brendshëm bruto i Kubës ra me 4 përqind të tjerë, një shenjë se gjërat nuk po shkojnë siç kishte shpresuar qeveria.

Bizneset e vogla private, veçanërisht në sektorin e bujqësisë, po performojnë më mirë. Megjithatë, ato përballen me vështirësi burokratike dhe vështirësi në marrjen e materialeve të nevojshme (siç është rasti për projektet e vogla të ndërtimit), pasojë e mungesës së valutës së huaj dhe embargos.

Barnat bazë duhet të dërgohen nga jashtë, dhe madje edhe përsosmëria historike e vendit, sektori spitalor, përballet me mungesë të furnizimeve bazë: mjekët mbeten shumë të kualifikuar, por duhet të punojnë në kushte të tmerrshme.

Një punonjës që kujdeset për zhdukjen e mushkonjave në banesa në Havanën e Vjetër, 6 janar 2026

Eksporti i personelit mjekësor mbetet një nga burimet kryesore të të ardhurave për qeverinë kubane, e cila mban një pjesë të pagave që ata marrin jashtë vendit.

Sektori i turizmit nuk u rikuperua kurrë nga mbyllja gjatë pandemisë Covid-19 dhe humbi një pjesë të konsiderueshme të vizitorëve nga Shtetet e Bashkuara, pjesërisht, sepse Trump, gjatë mandatit të tij të parë (2017-2021), e bëri më të vështirë vizitën e ishullit për turizëm.

Qeveria kubaneze kishte investuar shumë në hotele dhe vendpushime, të cilat tani janë afërsisht 30 përqind të zëna.

Ekziston turizmi i organizuar nga Kina dhe Rusia, me paketa gjithëpërfshirëse, por këto nuk sjellin valutë të huaj shtesë jashtë rrjetit të paketave turistike.

Në vitin 2019, kishte 4 milionë turistë; në vitin 2025, kjo shifër ishte më pak se gjysma: vështirësitë e përgjithshme (ndërprerje të energjisë elektrike, ndërprerje të furnizimit me ujë, mungesa e benzinës, transporti i dobët i brendshëm), kanë ndikuar gjithashtu.

Shumë familje kubaneze jetojnë me para nga jashtë dhe ata që kanë qasje në dollarë, mund të gjejnë pothuajse çdo artikull në supermarkete private, të cilat i pranojnë vetëm ato.

Një burrë në rrugët e Havanës së Vjetër, 6 janar 2026

Çmimet janë të papërballueshme për punonjësit publikë ose pensionistët (një pension është rreth 7 dollarë në muaj, ose 6 euro).

Kështu, brenda shoqërisë kubane janë zhvilluar pabarazi në rritje: kjo është një situatë mjaft e re, e cila mund të rrisë tensionet.

Që nga viti 2020, më shumë se 2.7 milionë kubanë, kryesisht që i përkasin brezave të rinj, të cilët janë të aftë dhe aktivë në tregun e punës, janë larguar nga ishulli: rreth një e katërta e popullsisë.

Popullsia tani vlerësohet në rreth 8 milionë dhe shkalla e lindjeve është më e ulëta që nga viti 1899, kur vendi po rimëkëmbej nga një luftë trevjeçare për pavarësi. Disa ekspertë vënë në dyshim mbijetesën e vendit nëse kjo prirje vazhdon.

Qeveria kubaneze dënoi sulmin e SHBA-ve ndaj Venezuelës dhe shpalli dy ditë zie kombëtare për 32 kubanezët që ofronin siguri për Maduron dhe u vranë në sulmin e SHBA-ve ndaj Karakasit.

Krahasuar me regjimin venezuelian, ai kubanez është më pak personalist, më koheziv dhe më i rrënjosur: ideja që SHBA-të të eliminojnë udhëheqësit e saj, gjë që do t’i lejonte asaj të ndikonte në një fraksion më bashkëpunues, duket jopraktike.

Për dekada të tëra, në vend nuk ka ekzistuar asnjë formë demokracie apo shprehjeje të lirë politike jashtë Partisë Komuniste dhe është e vështirë të imagjinohet edhe një model alternativ qeverisjeje nëse administrata Trump do të arrinte përfundimisht të përmbyste regjimin.

Përshtati: Gazeta “Si”

The post Nga ekonomia te nafta (venezueliane), edhe në Kubë gjërat po përkeqësohen appeared first on Gazeta Si.

Ngjarja në Mineapolis, J.D.Vance mbron agjentin e ICE. Hillary Clinton: Është një vrasje

9 January 2026 at 10:54

Gazeta Si – Në një postim në X, zëvendëspresidenti i SHBA-ve, J.D. Vance mbrojti veprimet e agjentit të ICE-së, i identifikuar si Jonathan Ross nga mediat amerikane, i cili qëlloi dhe vrau një grua amerikane të mërkurën, më 7 janar, gjatë një proteste në Minneapolis, Minnesota.

Vance e quajti atë një “tragjedi për të cilën gruaja dhe të gjithë ekstremistët, të mësojnë se emigracioni është i vetmi ligj në të cilin mund të ndërhyjnë protestuesit”.

Zëvendëspresidenti i SHBA-ve, iu përgjigj analizës së incidentit nga një avokat, duke argumentuar se “agjentët nuk po e kontrollojnë rastësisht; ata po i afrohen automjetit të saj, sepse ajo po shkel ligjin: konkretisht, ajo po pengon një operacion të zbatimit të ligjit”.

Zëvendëspresidenti amerikan foli gjithashtu për vetëmbrojtje, duke iu referuar incidentit: “Edhe një herë, nuk lejohet të ndërprisni një operacion të zbatimit të ligjit, gjë që është pikërisht ajo që po bënte kjo grua”.

Kur agjenti qëlloi, përfundoi Vance, “ajo e kishte drejtuar automjetin nga ai dhe kishte shtypur pedalin e gazit. Ai qëlloi për vetëmbrojtje, dhe kënde të tjera në video tregojnë qartë gruan duke goditur oficerin me makinën e saj. Ai po bënte punën e tij. Ajo u përpoq ta ndalonte. Kur ai iu afrua makinës së saj, ajo u përpoq ta godiste atë”.

Por ish-Sekretarja e Shtetit, Hillary Clinton, nuk është dakord, duke e konsideruar ngjarjen një “vrasje” dhe duke lavdëruar të gjithë protestuesit që dolën në rrugë kundër “dhunës së paligjshme” të administratës Trump.

“Mbrëmë, në cepin ku një agjent i ICE, vrau Renee Good, mijëra banorë të Minesotës u mblodhën në errësirën e acartë për të protestuar për vrasjen e saj”, shkroi ish-Sekretarja e Shtetit.

“Përballë dhunës së paligjshme të kësaj administrate, solidariteti është përgjigjja. Ata duan ta formësojnë Amerikën sipas mizorisë së tyre. Ne refuzojmë”, shtoi Clinton.

Ndërkohë, protestat vazhdojnë në Minneapolis kundër vdekjes së Renee Good: të enjten, më 8 janar, agjentët federalë përdorën gaz lotsjellës për të shpërndarë një demonstratë, siç u vu re nga një ekip i CNN në vendngjarje.

Tensionet janë përshkallëzuar në qytet, me përleshje midis demonstruesve dhe forcave të rendit: plumba gome u qëlluan drejt turmës jashtë një ndërtese federale, dhe agjentët përdorën gjithashtu një substancë të ngjashme me gazin për të shpërndarë të pranishmit.

Një re tymi mbushi zonën, dhe, siç tregon videoja nga vendi i ngjarjes, disa protestues filluan të kolliten dhe të gulçojnë, duke pasur qartë vështirësi në frymëmarrje.

The post Ngjarja në Mineapolis, J.D.Vance mbron agjentin e ICE. Hillary Clinton: Është një vrasje appeared first on Gazeta Si.

Rusia sulmon me raketa hipersonike ‘Oreshnik’ Ukrainën, 4 të vrarë e 19 të plagosur

9 January 2026 at 10:31

Gazeta Si – Rusia goditi “objektiva strategjikë” në Ukrainë gjatë natës duke përdorur raketën hipersonike “Oreshnik”, njoftoi Ministria Ruse e Mbrojtjes në një deklaratë. Sipas autoriteteve ukrainase, u vranë 4 persona dhe u plagosën 19 të tjerë.

Sulmet, numri i saktë dhe objektivat e të cilave nuk u specifikuan, u kryen “në përgjigje të sulmit terrorist të kryer nga regjimi i Kievit” kundër rezidencës së Vladimir Putinit në fund të dhjetorit, të cilin Ukraina e pretendon se ishte një “gënjeshtër”. Sipas autoriteteve lokale, Kievi mbeti pa energji elektrike dhe ujë.

“Mbrëmë, një dron rus dëmtoi gjithashtu ndërtesën e Ambasadës së Katarit,” deklaroi Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenski në Telegram.

Sulmet ruse gjatë natës, shtoi Zelenski u kryen “me 242 dronë, një raketë balistike me rreze të mesme veprimi “Orekhnik” dhe 22 raketa lundrimi” kundër “infrastrukturës civile dhe objekteve të energjisë”, duke rezultuar në katër vdekje dhe dhjetëra të plagosur në të gjithë Ukrainën.

Sulmi, i cili filloi në orën 23:45 sipas kohës lokale, u krye me raketa balistike dhe dronë. Kryetari i bashkisë së Kievit, Vitali Klitschko, tha se midis të vdekurve ishte një punonjës mjekësor i cili u vra ndërsa ndihmonte të tjerët me kolegët e tij. Kryetari i bashkisë tha gjithashtu se 14 nga 19 të plagosurit u shtruan në spital.

Gjatë sulmit, u goditën zona banimi në disa lagje të qytetit, duke i vënë flakën disa ndërtesave. Në disa zona, bombardimet shkaktuan gjithashtu ndërprerje të furnizimit me ujë të rrjedhshëm dhe energji elektrike.

The post Rusia sulmon me raketa hipersonike ‘Oreshnik’ Ukrainën, 4 të vrarë e 19 të plagosur appeared first on Gazeta Si.

Protesta masive në Iran, digjet ndërtesa qeveritare. Të paktën 45 të vdekur (video)

9 January 2026 at 10:18

Gazeta Si – Protesta në të gjithë Iranin: nga Urmiam në Kermanshah, përfshirë kryeqytetin Teheran, demonstrata masive kundër qeverisë së Ajatollahëve po zhvillohen në shumë qytete iraniane.

Në kryeqytet, sipas dëshmitarëve në mediat sociale, një ndërtesë qeveritare thuhet se u përfshi nga flakët. Mijëra protestues dolën në rrugë duke brohoritur, “kjo nuk është beteja e fundit, Pahlavi po kthehet”, një referencë për djalin e Shahut, Reza Pahlavi, i cili ditët e fundit është bërë i disponueshëm për popullin iranian për t’u kthyer në shtëpi dhe për të udhëhequr lëvizjen.

Sipas BBC Persian, demonstratat më të mëdha u zhvilluan në Teheran dhe qytetin e dytë më të madh, Mashhad dhe nuk u shpërndanë nga forcat e sigurisë.

Teheran jetzt! pic.twitter.com/DqJuST8HE7

— Natalie Amiri (@NatalieAmiri) January 8, 2026

Organizata mbikëqyrëse online “Netblocks”, raportoi në X një ndërprerje të internetit në Teheran dhe në disa qytete iraniane.

“Ngjarja vjen pas një sërë masash të censurës digjitale në rritje që synojnë protestat në të gjithë vendin dhe pengojnë të drejtën e publikut për të komunikuar në një kohë kritike”, deklaroi grupi në mediat sociale.

Kjo nuk është hera e parë që regjimi i ajatollahëve ka përdorur këtë mjet për të penguar komunikimin midis protestuesve dhe për të parandaluar përhapjen e ngjarjeve të vërteta në vend jashtë vendit.

Protestat, të nxitura nga shqetësimet ekonomike, janë përhapur në të gjithë vendin. Aktivistët raportuan se e mërkura, më 7 janar, pa demonstratat më intensive, duke arritur si në qytete rurale ashtu edhe në qytete të mëdha.

Duket se ka qenë më e përgjakshmja e 12 ditëve. Autoritetet kanë arrestuar mbi 2,000 persona dhe numri i të vdekurve midis protestuesve gjatë shtypjes është rritur në të paktën 45, përfshirë tetë të mitur. Ndërkohë, qindra njerëz janë plagosur.

Princi iranian Reza Pahlavi, i cili ka qenë në mërgim në SHBA për vite me radhë, ka qenë shumë aktiv në media ditët e fundit, duke mbështetur protestat dhe shpesh thirret nga demonstruesit si një alternativë pas rënies së regjimit.

Të enjten, më 8 janar, ai gjithashtu shkroi një mesazh në mediat sociale për popullin iranian: “Sytë e botës dhe të Trumpit janë mbi ju, dilni në rrugë dhe shprehni vullnetin tuaj, të gjithë së bashku”.

The post Protesta masive në Iran, digjet ndërtesa qeveritare. Të paktën 45 të vdekur (video) appeared first on Gazeta Si.

Përleshje në burgun e Reçit, ish-boksieri dhe një tjetër i dënuar përfundojnë në spital

9 January 2026 at 09:46

Gazeta Si – Një përleshje e dhunshme në burgun e Reçit në Malësinë e Madhe, ka shkaktuar plagosjen e dy të dënuarve, të cilët përfunduan në spital.

Sipas burimeve paraprake, ish-boksieri Astmer Bilali dhe Mikel Thani janë përfshirë në një konflikt me njëri-tjetrin, të cilët kanë marrë dëmtime të rënda në trup.

Sipas burimeve, Bilali dhe Thani kanë qenë duke ngrënë drekë sëbashku me disa persona të tjerë dhe në ato momente ka lindur një debat mes tyre.

Më pas, kanë nisur të godasin njëri-tjetrin me grushte. Thani, është ndihmuar edhe nga disa persona të tjerë, shokë të tij në burg.

Mikel Thani u arrestua në vitin 2015, pasi ishte i dyshuar për plagosjen e prindërve të ish të fejuarës dhe mbesës së tyre, ndërsa Astmer Bilali është arrestuar në kuadër të dosjes “Metamorfoza”.

Pak kohë më parë po në burgun e Reçit, pati një tjetër sherr fizik, mes Safet Bajrit dhe Sokol Sanxhaktarit, i cili u dëmtua rëndë fizikisht.

Ai u arrestua në vitin 2018 si pjesë e grupit “Bajri”. Në 2020-ën, Bilali, po ashtu ish-boksier, u dënua nga gjykata me 3 vite heqje lirie, me gjykim të shkurtuar. Ai akuzohej për armëmbajtje pa leje, ndërtim i paligjshëm dhe paracaktim i rezultateve sportive.

Astmer Bilali është në hasmëri me familjen Lici në Shkodër. Po ashtu, emri i tij u përmend nga Fahrije Alija, nëna e Endri Mustafës, i vrarë në maj 2021, i dyshyar si si porositës dhe i implikuar në vrasjen e të birit.

Po ashtu, babai dhe xhaxhai i Astmer Bilalit, Astrit Bilali dhe Brahim Bilali, u vranë me armë zjarri në 2019-ën.

The post Përleshje në burgun e Reçit, ish-boksieri dhe një tjetër i dënuar përfundojnë në spital appeared first on Gazeta Si.

Before yesterdayMain stream

Macron flet ashpër kundër SHBA-ve: Agresion neokolonial, po i largon nga aleatët

8 January 2026 at 15:32

Gazeta Si – Presidenti Emmanuel Macron reagoi ndaj veprimeve të fundit të SHBA-ve, dhe ndoshta edhe ndaj talljes që pësoi të martën nga Donald Trump, me një fjalim të ashpër para ambasadorëve francezë të mbledhur për konferencën e tyre të zakonshme të Vitit të Ri.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës po “distancohen gradualisht” nga disa aleatë dhe “po çlirohen nga rregullat ndërkombëtare”, tha Macron, duke evokuar gjithashtu një “agresion neokolonial” gjithnjë e më të pranishëm në marrëdhëniet diplomatike.

“Institucionet shumëpalëshe po funksionojnë gjithnjë e më pak mirë. Ne jetojmë në një botë fuqish të mëdha me një tundim të fortë për ta copëtuar botën”, tha presidenti francez.

Emmanuel Macron shtoi se ai hedh poshtë si “kolonializmin e ri, ashtu edhe imperializmin e ri” dhe “disfatizmin”.

Për t’iu përgjigjur situatës së re, ai bën thirrje për “riinvestim në OKB”: “Do të ishte absurde të mos veprohej kështu”.

Presidenti francez bëri thirrje gjithashtu për “mbrojtjen” dhe “konsolidimin” e rregullimit evropian të sektorit të teknologjisë, i cili po vihet në shënjestër nga Shtetet e Bashkuara.

Rregulloret evropiane, “DSA dhe DMCA, janë dy rregullore që duhet të mbrohen dhe të konsolidohen”.

“Komisioni Evropian po përgatit Mburoja Demokratike Evropiane dhe ne në Francë do të vazhdojmë të ndërmarrim iniciativa për këtë çështje”, shtoi ai.

Emmanuel Macron bëri thirrje gjithashtu për zbatimin e një programi “të përshpejtuar” të preferencës evropiane në tregti këtë vit, duke theksuar rëndësinë e “thjeshtimit të tregut të vetëm, tregut të vetëm të kapitalit, sepse është vërtet thelbësore që kjo Evropë me 450 milionë banorë të ekzistojë” dhe “të jetë më reale”.

The post Macron flet ashpër kundër SHBA-ve: Agresion neokolonial, po i largon nga aleatët appeared first on Gazeta Si.

Një person vjedh marketin në Yzberisht, plagos shitësen me thikë

8 January 2026 at 15:04

Gazeta Si – Një incident është regjistruar mesditën e kësaj të enjteje në zonën e Yzberishtit në Tiranë.

Sipas policisë, rreth orës 13:30, në Yzberisht, një person ende i paidentifikuar dyshohet se në kërcënimin e një mjeti prerës, ka vjedhur një shumë parash në një market (xhiron ditore në kasë).

Gjatë tentativës për të ndaluar autorin, është dëmtuar lehtë në dorë, nga mjeti prerës, punonjësja e marketit, e cila u dërgua në spital për mjekim.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit, si dhe për zbardhjen e rrethanave të rastit.

The post Një person vjedh marketin në Yzberisht, plagos shitësen me thikë appeared first on Gazeta Si.

Sa do t’i kushtonte Groenlanda Trumpit? Vlerësimi (2.76 trilionë $) dhe asetet

8 January 2026 at 13:23

Gazeta Si – Blerja e Groenlandës nga Shtetet e Bashkuara “në thelb do të ishte një transaksion i madh pasurish të paluajtshme”.

Donald Trump e ka përsëritur këtë vazhdimisht që nga viti 2019, kur ai hodhi për herë të parë idenë e blerjes së ishullit të madh Arktik nga Danimarka.

Tani që presidenti amerikan duket më i vendosur se kurrë për t’i bërë një ofertë pronarit aktual, lind natyrshëm pyetja: sa vlen Groenlanda?

Përpjekjet e mëparshme

Për t’iu përgjigjur kësaj pyetjeje, mund të përdoret një qasje historike. Shtetet e Bashkuara kanë tentuar tashmë ta blejnë ishullin dy herë.

Pasi nënshkruan blerjen e Alaskës nga Rusia për 7.2 milionë dollarë në vitin 1868, Sekretari i Shtetit i SHBA-ve, Ëilliam H. Seëard, gjithashtu shqyrtoi blerjen e Groenlandës dhe Islandës për 5.5 milionë dollarë, por kurrë nuk bëri një ofertë zyrtare.

Megjithatë, presidenti Harry Truman e bëri këtë në vitin 1946, duke ofruar 100 milionë dollarë në shufra ari për të bindur Danimarkën t’i shiste territorin.

Ai nuk pati sukses. Shuma do të ishte ekuivalente me rreth 1.6 miliardë dollarë sot, sipas vlerësimeve nga Forumi Amerikan i Veprimit, një grup mendimtarësh i qendrës së djathtë.

Megjithatë, do të ishte më e saktë ta përditësonim atë në përpjesëtim me PBB-në amerikane në vitet 1946 dhe 2025, që do të thoshte se Trump do të duhej të jepte rreth 12.9 miliardë dollarë për t’u përputhur me ofertën e Truman.

Burimet minerale

Megjithatë, që nga viti 1946, prodhimi ka ndryshuar në mënyrë dramatike, kështu që “çmimi” i Danimarkës duhet të marrë parasysh vlerën e Groenlandës për SHBA-në dhe ekonominë globale.

Ishulli vlerësohet të jetë shtëpia e burimeve minerale me vlerë 4.4 trilionë dollarë: afërsisht 1.7 trilionë dollarë në naftë dhe gaz – nxjerrja e të cilave tani është e ndaluar për arsye mjedisore – dhe 2.7 trilionë dollarë në minerale të tjera, duke përfshirë mineralet e rralla me vlerë të lartë.

Megjithatë, nxjerrja e këtyre rezervave është shumë larg të qenit e thjeshtë duke pasur parasysh klimën e ashpër, mungesën e fuqisë punëtore dhe infrastrukturën e dobët: më pak se 2% e territorit të Groenlandës mbulohet nga licenca eksplorimi minerar.

Prandaj, Forumi Amerikan i Veprimit, vlerëson vlerën aktuale të burimeve minerale të shfrytëzueshme të ishullit në rreth 186 miliardë dollarë.

Megjithatë, kjo shifër nuk merr parasysh mundësinë që, pasi të jenë në zotërim, Shtetet e Bashkuara të Trump do të shkelin pedalin e gazit në industritë e minierave dhe naftës, duke bërtitur “Shponi, jepini, shponi”.

Vendndodhje strategjike

Megjithatë, përtej burimeve minerale, Trump e dëshiron Groenlandën edhe për arsye gjeopolitike: “Ne kemi nevojë për të për sigurinë tonë”, tha ai, duke aluduar në vendndodhjen e saj strategjike në Arktik, i cili, me shkrirjen e akullit dhe përparimin teknologjik, po bëhet gjithnjë e më shumë një fushë beteje për fuqitë e mëdha: Kinën, Rusinë dhe, sigurisht, Shtetet e Bashkuara.

Si mund ta çmojmë këtë komponent jo-ekonomik, por megjithatë të sigurisë dhe ushtarak? Nëse blerja e Groenlandës është vërtet një marrëveshje pasurie të paluajtshme, atëherë grupi i ekspertëve argumenton se mund ta vlerësojë ishullin duke përdorur kriteret e atij tregu.

Nëse SHBA-të do të blinin të gjitha ndërtesat ekzistuese në Islandë – një vend i ngjashëm me Groenlandën për sa i përket pozicionimit gjeostrategjik – do të kushtonte 131 miliardë dollarë, ose 1.28 milionë dollarë për kilometër katror.

Duke e aplikuar këtë vlerë në të gjithë territorin e Groenlandës, çmimi total do të ishte 2.76 trilionë dollarë, afërsisht 9% e produktit të brendshëm bruto të SHBA-së dhe 7% e borxhit të saj publik.

Çmimi i Luizianës

Një shumë e madhe, por jo fantastiko-shkencore, nëse krahasohet precedent historik.

Për të blerë Luizianën – një e njëzeta e madhësisë së Groenlandës – nga Franca në vitin 1803, për shembull, Shtetet e Bashkuara shpenzuan 15 milionë dollarë, ekuivalente me 3% të PBB-së në atë kohë dhe 890 miliardë dollarë sot.

Shumë më efektive nga ana e kostos për SHBA-në – veçanërisht kur krahasohet me kthimin e saj të ardhshëm – ishin blerjet e Floridës nga Spanja në vitin 1819 (5 milionë dollarë, 0.68% e PBB-së), Alaskës nga Rusia në vitin 1867 (7.2 milionë dollarë, 0.09% e PBB-së) dhe Ishujve Virgjër të SHBA-së, të cilët u shitën nga Danimarka për 25 milionë dollarë (0.04%) të PBB-së në vitin 1917.

E drejta ndërkombëtare

Megjithatë, këto precedentë datojnë kryesisht që nga një kohë kur territoret konsideroheshin asete të negociueshme në të drejtën ndërkombëtare dhe për këtë arsye subjekt i shitjes (gjë që, për më tepër, mund të lehtësonte deri diku përfundimin e luftërave ose të parandalonte shpërthimin e tyre).

Ngritja e shteteve-kombe, parimi i sovranitetit dhe vetëvendosja e popujve, megjithatë, e bëjnë idenë e Trump për blerjen e Grenlandës të duket e vjetëruar, ose të paktën shumë më e vështirë për t’u përshtatur brenda një marrëveshjeje dypalëshe shitjeje.

Nuk është rastësi që në deklaratën e tyre të përbashkët, Italia, Franca, Gjermania, Mbretëria e Bashkuar, Danimarka dhe Spanja vunë në dukje se “Groenlanda i përket popullit të saj: i takon Danimarkës dhe Groenlandës, dhe vetëm atyre, të vendosin për çështjet që i shqetësojnë ata”.

Burimi: “Corriere della Sera”; Përshtati: Gazeta “Si”

The post Sa do t’i kushtonte Groenlanda Trumpit? Vlerësimi (2.76 trilionë $) dhe asetet appeared first on Gazeta Si.

Zbulohet një tjetër ambient me kanabis në Shkodër, në kërkim dy persona

8 January 2026 at 12:09

Gazeta Si – Një tjetër ambient i përshtatur për kultivimin e bimëve narkotike me llamba është zbuluar në Shkodër, duke çuar në finalizimin e operacionit policor të koduar “Neonët 6”.

Sipas policisë, janë shpallur në kërkim dy shtetas, njëri prej tyre 35 vjeç, banues në Shkodër, si dhe një 16-vjeçar, të dy të dyshuar se kishin përshtatur një banesë në lagjen “Ndoc Mazi” për kultivimin e bimëve narkotike, duke përdorur pajisje elektrike të furnizuara me lidhje të paligjshme të energjisë.

Në vijim të hetimeve, janë proceduar penalisht dy punonjës të OSHEE-së, të moshës 33 dhe 63 vjeç, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, ndërsa një 22-vjeçare nga Puka është proceduar për “Moskallëzim krimi”.

Gjatë kontrollit në ambientin e përshtatur për kultivim dhe tharje kanabisi, policia sekuestroi: 60 bimë të dyshuara narkotike kanabis, 57 pajisje të ndryshme elektrike, 4 celularë.

Ndërkohë, nga kontrolli në banesën e një 49-vjeçari, ngjitur me ambientin e kultivimit dhe i ndaluar më herët për vepra të tjera penale, u sekuestruan një pistoletë sportive pneumatike pa numër, municion luftarak dhe një automjet.

The post Zbulohet një tjetër ambient me kanabis në Shkodër, në kërkim dy persona appeared first on Gazeta Si.

Një ‘shkëmbim’ Maduro-Ukrainë, zbulohet propozimi rus në vitin 2019

8 January 2026 at 10:44

Gazeta Si – Sipas Fiona Hill, e cila ishte këshilltare e presidentit Donald Trump gjatë mandatit të tij të parë, Rusia tregoi në vitin 2019 se do të ishte e gatshme të hiqte dorë nga mbështetja e saj për presidentin Nicolás Maduro në Venezuelë në këmbim të një lirie veprimi në Ukrainë.

Rusët vazhdimisht e kanë përmendur idenë e një “marrëveshjeje shumë të çuditshme shkëmbimi midis Venezuelës dhe Ukrainës”, tha Hill gjatë një seance dëgjimore në Kongres në vitin 2019.

Komentet e saj u rishfaqën këtë javë dhe u ndanë në mediat sociale pas operacionit amerikan për të kapur Maduron.

Hill i tha agjencisë “Associated Press” se, ndërsa nuk ishte një ofertë zyrtare, ambasadori i atëhershëm rus në Shtetet e Bashkuara, Anatoly Antonov, i kishte bërë disa aludime se Rusia do të ishte e gatshme të hapte rrugën për amerikanët në Venezuelë, nëse Uashingtoni do të bënte të njëjtën gjë për Moskën në Evropë.

Në ato vite, ideja u promovua edhe përmes artikujve në median ruse që i referoheshin “Doktrinës Monroe”, një parim i shekullit të 19-të, sipas të cilit Shtetet e Bashkuara kundërshtonin ndërhyrjen evropiane në Hemisferën Perëndimore dhe në këmbim pranonin të qëndronin larg çështjeve evropiane.

Doktrina “Donroe” – e rishikuar nga Trump – po citohet tani nga Shtëpia e Bardhë si justifikim për ndërhyrjen në Venezuelë.

Hill tregon se në prill të vitit 2019, vetë Trump e dërgoi atë në Moskë për t’u thënë zyrtarëve të Kremlinit se Ukraina dhe Venezuela ishin dy çështje të ndara. “Askush nuk ishte i interesuar për një marrëveshje atëherë”.

Në atë kohë, Shtëpia e Bardhë u bashkua me aleatët e saj në njohjen e udhëheqësit të opozitës Juan Guaido si presidentin e përkohshëm legjitim të Venezuelës.

Tani, Kremlini do të jetë i “ngazëllyer” nga perspektiva e Rusisë, Shteteve të Bashkuara dhe Kinës që të kenë sferat e tyre të ndikimit, sipas Hill, e cila shton se lëvizjet e SHBA-ve në Venezuelë e bëjnë më të vështirë dënimin e planeve ruse për Ukrainën.

The post Një ‘shkëmbim’ Maduro-Ukrainë, zbulohet propozimi rus në vitin 2019 appeared first on Gazeta Si.

Klodian Braho mbledh për herë të parë prokurorët e SPAK, zbardhen porositë

8 January 2026 at 10:28

Gazeta Si – Që prej zgjedhjes rreth 1 muaj më parë, kreu i ri i SPAK, Klodjan Braho ka mbledhur për herë të parë të gjithë prokurorët e posaçëm të institucionit, ku diskutuan mbarvajtjen e dosjeve hetimore dhe respektimin e afateve ligjore.

Në një mbledhje që zgjati rreth një orë, sipas informacioneve paraprake, Braho u kërkoi prokurorëve të angazhohen në dhënien e mendimeve mbi Kodin e ri Penal dhe mbi marrëdhëniet që SPAK ka me Gjykatën e Lartë, Gjykatën Kushtetuese dhe institucionet e tjera ligjzbatuese.

Mësohet se Braho u ka kërkuar prokurorëve hetime efikase dhe dhënie zgjidhje të çështjeve të vjetra që janë në duart e tyre.

Gjatë mbledhjes, drejtuesi caktoi edhe disa përgjegjës të rinj: Vladimir Mara për hetimin e krimit të organizuar, Dorina Bejko për hetimin e korrupsionit dhe Altin Dumani, si shef i sektorit për marrëdhëniet juridiksionale me jashtë.

Braho e mori zyrtarisht detyrën në një ceremoni të dorëzimit të kompetencave më 19 dhjetor 2025.

Prokurori Braho, 43 vjeç, pjesë e sistemit të drejtësisë që prej vitit 2007, ka qenë ndërkohë një nga figurat kryesore të SPAK-ut.

The post Klodian Braho mbledh për herë të parë prokurorët e SPAK, zbardhen porositë appeared first on Gazeta Si.

Protesta në SHBA pas vrasjes së 37-vjeçares nga ICE, Trump: Oficeri u vetëmbrojt (video)

8 January 2026 at 10:14

Gazeta Si – Ka ndodhur përsëri, vetëm disa blloqe larg vendit ku George Floyd u mbyt brutalisht nga një oficer policie pesë vjet më parë.

Këtë herë, viktima nuk është afrikano-amerikane, por një grua e bardhë 37-vjeçare, e vrarë gjatë një operacioni të Zyrës së Emigracionit dhe Doganave (ICE), të vendosur me urdhër të presidentit Donald Trump në disa qytete amerikane për të luftuar emigracionin e paligjshëm.

Sipas mediave amerikane, viktima është Renee Nicole Good, një shtetase amerikane dhe nënë, me origjinë nga Kolorado.

🚨WARNING: GRAPHIC VIDEO

This is video showing the ICE agent shooting a woman in the face as she attempted to leave.

This is disgraceful, horrific, and must be denounced by ALL. pic.twitter.com/yZ9psGNh1X

— BrooklynDad_Defiant!☮ (@mmpadellan) January 7, 2026

Kush ishte viktima

Renee Nicole Good e përshkroi veten në mediat sociale si një “poete, shkrimtare, grua dhe nënë” nga Kolorado.

Sipas “Star Tribune”, Good ishte e martuar me Timmy Ray Macklin Jr., i cili vdiq në vitin 2023 në moshën 36 vjeç, me të cilin pati një djalë.

“Renee ishte një nga njerëzit më të sjellshëm që kam njohur ndonjëherë”, – tha nëna e saj. “Ajo ndoshta ishte e tmerruar. Vajza ime absolutisht nuk është pjesë e diçkaje të tillë”, – shtoi ajo, duke iu referuar protestuesve që sfidonin agjentët e ICE.

“Ajo ishte jashtëzakonisht e dhembshur. Ajo kujdesej për njerëzit gjatë gjithë jetës së saj. Ishte e dashur dhe mirëkuptuese, një person i jashtëzakonshëm”.

Të dhënat tregojnë se viktima kishte jetuar së fundmi në Kansas City, Missouri, ku ajo dhe një grua tjetër kishin filluar një biznes të quajtur B. Good Handywork.

Në një video të postuar në mediat sociale nga vendi i ngjarjes, një grua, e cila e përshkruan Renee Nicole Good si gruan e saj, shihet e ulur pranë automjetit duke qarë me dënesë. Ajo thotë se ata kishin mbërritur së fundmi në Minesota me një fëmijë 6-vjeçar.

Përfaqësuesja Ilhan Omar, një demokrate dhe somalezo-amerikanja e parë e zgjedhur në Dhomën e Përfaqësuesve të SHBA-ve – të cilën Trump e quajti “po aq plehra sa miqtë e saj” – e përshkroi viktimën si një “vëzhguese ligjore” të operacionit ICE që mobilizoi mbi 2,000 agjentë federalë në qytet.

Protestat

Një turmë protestuesish të zemëruar u mblodh shpejt në zonën e të shtënave: qirinj, lule dhe bilbila mbushën fushën me dëborë, ku makina e Good ishte përplasur pasi u qëllua.

Vdekja e Good është bërë tashmë një thirrje për ata që punojnë për të penguar fushatën masive të deportimit të Donald Trump.

Disa orë më vonë, mijëra njerëz dolën gjithashtu në rrugët e Çikagos, Nju Jorkut, Detroitit, San Franciskos dhe qyteteve të tjera në të gjithë vendin.

Në Detroit, dhjetëra qytetarë u mblodhën para ndërtesës së ICE në Michigan Avenue në qendër të qytetit për të protestuar kundër agjentëve.

Organizatorja Kassandra Rodriguez denoncoi “një abuzim me pushtetin”. “Unë besoj se kjo është diçka që nuk duhet të ndodhë kurrë dhe është plotësisht e papranueshme”, tha ajo.

“Dhe unë besoj se është detyrë e qeverive tona lokale të mbajnë një qëndrim të ashpër kundër një situate si kjo dhe të mos lejojnë ICE të bëjë çfarë të dojë në lagjet tona

Minneapolis është objektivi i fundit i fushatës së administratës Trump për të dërguar agjentë të ICE dhe Gardën Kombëtare në qytete dhe shtete të udhëhequra nga demokratët për të arrestuar emigrantë pa dokumente.

Të paktën pesë persona kanë vdekur deri më tani, përfshirë Silverio Villegas-Gonzalez, i cili u vra në shtator në zonën e Çikagos.

Hetimet

Ekzistojnë dy versione të kundërta të incidentit. Zëdhënësja e Departamentit të Sigurisë Kombëtare, Tricia McLaughlin, tha se të shtënat ndodhën pasi “protestuesit” penguan oficerët dhe një grua u përpoq të “shmangte” forcat e rendit.

Sekretarja e fuqishme e Sigurisë Kombëtare, Kristi Noem, e mbështeti këtë pikëpamje, duke e quajtur atë një akt “terrorizmi vendas”.

Presidenti Trump gjithashtu e mbështeti këtë rindërtim: “E kam parë videon, është e tmerrshme për t’u parë”, tha ai.

“Gruaja që drejtonte makinën ishte shumë e padisiplinuar, pengonte dhe rezistonte dhe pastaj me dhunë, qëllimisht dhe brutalisht shtypi agjentin e ICE-së, i cili duket se e ka qëlluar atë në vetëmbrojtje”.

Presidenti më pas akuzoi “të majtën radikale” për kërcënime dhe shënjestrim të “agjentëve tanë të zbatimit të ligjit dhe ICE-së çdo ditë. Ata thjesht po përpiqen të bëjnë punën e tyre: ta bëjnë Amerikën të sigurt”.

The post Protesta në SHBA pas vrasjes së 37-vjeçares nga ICE, Trump: Oficeri u vetëmbrojt (video) appeared first on Gazeta Si.

I arrestuar në Gjermani për drogë, prokuroria kërkon konfiskimin e pasurive të një personi

8 January 2026 at 09:57

Gazeta Si – Prokuroria e Tiranës ka kërkuar konfiskimin e pasurive të paluajtshme të Ilber Domit i arrestuar në Gjermani nën dyshimin e prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike.

Për shkak të dyshimeve se i ka përfituar nga aktivitete kriminale, prokuroria kërkoi që të konfiskohen një tokë e llojiat “arë”, me sipërfaqe 850 m2 në Zall Herr, një apartament dhe dy poste parkimi në Kamëz.

Sipas organit të akuzës, hetimet e nisura në vitin 2025 zbuluan se ky person ishte shpallur më parë në kërkim ndërkombëtar nga Gjermania për trafik droge e armëmbajtje pa leje.

Të dhënat treguan se kjo veprimtari ishte kryer gjatë periudhës 2019-2020, detaj që ka sjellë dyshimet se pasuria e krijuar më vonë në kohë mund të jetë rezultat i fitimeve nga veprimtaria e paligjshme e kryer prej tij.

Vlera totale e të ardhurave që Domi dhe familjarët e tij deklarojnë është më e ulët sesa investimet dhe shpenzimet e kryera.

Prokuroria arriti në përfundimin se Ilber Domi dhe familjarët e tij janë në pamundësi financiare për blerjen e pasurive të paluajtshme si më poshtë:

Pasuria e paluajtshme lloji “arë”, me sip 850 m2 ndodhur në Zall Herr Tiranë;

Pasuria “njësi”, me sipërfaqe bruto 98.8m2; si dhe

2 “poste parkimi”, ndërtuar sipas lejes së ndërtimit për objektin 1-2-9 kate+1kat nën tokë, në rrugën ‘Bulevardi Blu-Kamëz’

The post I arrestuar në Gjermani për drogë, prokuroria kërkon konfiskimin e pasurive të një personi appeared first on Gazeta Si.

SHBA, agjentët vrasin një grua në Mineapolis gjatë një bastisjeje anti-emigracion (video)

7 January 2026 at 22:27

Gazeta Si – Një agjent i Zyrës së Emigracionit dhe Doganave (ICE) në Minneapolis, qëlloi dhe vrau një grua 37-vjeçare, e cila dyshohet se u përpoq të shtypte agjentët federalë me automjetin e saj gjatë një operacioni anti-emigracion në lagjen “Powerhorn”, një lagje banimi e qytetit. Viktima ishte gruaja e një udhëheqësi në mbrojtje të emigrantëve.

Me mbi dy mijë agjentë të ICE-së të dislokuar, Minneapolis është objektivi i fundit i fushatës së administratës Trump kundër imigracionit të paligjshëm.

Video of the Minneapolis ICE shooting completely contradicting ICE's account that the driver was trying to ram anyone. Looks like they were turning around to leave, and immediately lit up pic.twitter.com/PwUZkPkIVt

— Abject Zero (@AbjectZero) January 7, 2026

“Agjentët e ICE po shkaktojnë kaos”, tha kryebashkiaku Jacob Frey, i cili, në profilet e tij në mediat sociale, u bëri thirrje forcave federale të largohen menjëherë nga qyteti.

Sekretarja e Sigurisë Kombëtare, Kristi Noem mbrojti agjentët e ICE të përfshirë në vrasje. “Ishte një akt terrorizmi i brendshëm”.

Donald Trump. deklaroi: “Pashë videon e asaj që ndodhi në Minneapolis. Është e tmerrshme ta shikosh; agjenti qëlloi në vetëmbrojtje”.

🚨WARNING: GRAPHIC VIDEO

This is video showing the ICE agent shooting a woman in the face as she attempted to leave.

This is disgraceful, horrific, and must be denounced by ALL. pic.twitter.com/yZ9psGNh1X

— BrooklynDad_Defiant!☮ (@mmpadellan) January 7, 2026

Versioni zyrtar, megjithatë, kundërshtohet nga dëshmitarët okularë që kanë filmuar një video rrëqethëse: një agjent federal i maskuar shihet duke qëlluar tre herë nga afër përmes dritares së makinës së viktimë, pasi një oficer tjetër e urdhëroi gruan të dilte nga “makina e saj e mallkuar”.

Të shtënat shënojnë një përshkallëzim dramatik të fundit në një seri operacionesh të zbatimit të ligjit për emigracionin të kryera në qytetet kryesore amerikane.

Watch the encounter between ICE and an alleged protester in Minneapolis, Minnesota today, shown in slow motion.

ICE says officers were forced to act because they believed she was about to run them over.

Democrats are saying she was not a present danger.

What do your eyes tell… pic.twitter.com/d1mCPXjSln

— Shadow of Ezra (@ShadowofEzra) January 7, 2026

Minneapolis dhe qyteti i saj simotër, St.Paul, kanë qenë në gatishmëri të lartë që kur Departamenti i Sigurisë Kombëtare njoftoi nisjen e operacionit, i lidhur pjesërisht me akuzat për mashtrim që përfshijnë banorë me origjinë somaleze, gjë që e shtyu Guvernatorin Tim Walz (ish-kandidat për zëvendëspresident me Kamala Harris), të mos kandidojë për rizgjedhje.

Another angle pic.twitter.com/lrxYe5vxww

— Steve Lookner (@lookner) January 7, 2026

The post SHBA, agjentët vrasin një grua në Mineapolis gjatë një bastisjeje anti-emigracion (video) appeared first on Gazeta Si.

Hainan, ishulli i madh kinez pa tarifa

7 January 2026 at 20:03

Gazeta Si – Që nga 18 dhjetori, Hainan, një provincë ishullore në Kinën jugore me sipërfaqe afërsisht sa Belgjika, ka futur një regjim të veçantë doganor që lejon hyrjen pa taksa për afërsisht 6,600 lloje mallrash, ekuivalente me 74 përqind të importeve që i nënshtrohen taksave diku tjetër në vend.

Në mënyrë specifike, kjo do të thotë që kompanitë e huaja mund të eksportojnë shumicën e lëndëve të para, produkteve gjysmë të gatshme dhe mallrave të konsumit në ishull pa paguar taksa importi, duke ulur ndjeshëm kostot.

Përjashtimet nga taksat nuk janë e vetmja nxitje ekonomike e ofruar nga Hainani. Për të tërhequr investime dhe punëtorë të kualifikuar, ishulli aplikon taksa më të ulëta për kompanitë dhe profesionistët që plotësojnë kërkesa të caktuara të përcaktuara nga autoritetet lokale, me një normë maksimale prej 15 përqind. Banorët gjithashtu mund të bëjnë blerje pa taksa deri në 100,000 juanë (rreth 12,200 euro) në vit.

Presidenti kinez, Xi Jinping ka thënë se eksperimenti Hainan është pjesë e një strategjie që synon ta bëjë vendin më tërheqës për bizneset e huaja, por kjo iniciativë ka edhe rëndësi të qartë politike: është një mënyrë për t’iu përgjigjur politikave tregtare të presidentit të SHBA-ve, Donald Trump, i cili që nga fillimi i mandatit të tij të dytë ka vendosur tarifa në shumë vende anembanë botës.

Xi shtoi se regjimi special i futur në ishull, pasqyron frymën e reformave të para të futura në Kinë duke filluar nga viti 1976, pas vdekjes së Mao Ce Dunit, kur vendi filloi të hapej për tregti të lirë dhe, ndër të tjera, krijoi zona të veçanta ekonomike ku tregtia u liberalizua.

Vendimi për të eliminuar tarifat për shumicën e importeve në Hainan, synon të zhvillojë vendin ekonomikisht dhe ta transformojë atë në një qendër të madhe tregtare ndërkombëtare.

Regjimi kinez përdor gjithashtu vende lehtësisht të kontrollueshme (si Ishulli Hainan) për të testuar politika të reja, qofshin ato sociale apo ekonomike. Megjithatë, këto reforma nuk duhet të interpretohen si një shenjë e një hapjeje më të madhe.

Richard McGregor, një studiues në organizatën australiane “Lowy Institute”, i tha gazetës “New York Times” se, pavarësisht deklaratave të Xi-së, eksperimenti i Hainanit nuk duhet të interpretohet si një shenjë e hapjes së përgjithshme të Kinës ndaj tregtisë së lirë.

Përkundrazi, ka shumë të ngjarë që Kina të vazhdojë të zbatojë politikat tregtare që, në vitin 2025, i lejuan asaj të arrinte një suficit tregtar (domethënë, një bilanc pozitiv midis eksporteve dhe importeve) prej 1 trilion dollarësh.

Prandaj, këto politika bazohen në një orientim të fortë drejt eksportit dhe përdorimin e gjerë të tarifave për të mbrojtur tregun vendas.

Qëllimi i Kinës për të ndjekur këtë strategji është gjithashtu i dukshëm nga fakti se janë futur masa korrigjuese për të parandaluar që Hainani të bëhet një zonë e tregtisë së lirë përmes së cilës mallrat pa taksa mund të transportohen në pjesë të tjera të vendit.

Pasi importohen, mallrat duhet të qëndrojnë në ishull dhe mund të transportohen në pjesën tjetër të Kinës vetëm sipas kushteve shumë të rrepta për të parandaluar që ato të anashkalojnë sistemin kombëtar doganor.

Në mënyrë specifike, ato mund të transportohen në pjesë të tjera të Kinës vetëm nëse i nënshtrohen përpunimit në ishull dhe nëse, si rezultat, vlera e tyre rritet me të paktën 30% ; përndryshe, ato mbeten subjekt i të njëjtave detyrime dhe taksa si mallrat e importuara nga jashtë.

Kjo kërkesë, në shumicën e rasteve, e bën joekonomike transportimin e mallrave të importuara nga Hainani në pjesën tjetër të Kinës.

Përshtati: Gazeta “Si”

The post Hainan, ishulli i madh kinez pa tarifa appeared first on Gazeta Si.

❌
❌