Në Madrid, nga tifozët te presidenti Perez, të gjithë besonin se me afrimin e Alonso-s, Carlo Ancelotti, do të ishte thjesht një kujtim i bukur, por fusha vërtetoi të kundërtën, me teknikun spanjoll që u largua pas disa muajsh duke lënë pas një grup të përçarë.
Perez i besoi stolin një tjetër ish të famshëm, Alvaro Arbeloa-s, por kjo lexohet si një zgjedhje e përkohshme pasi në fund të këtij sezoni, Reali pritet të ul në stol një trajner të ri, vetëm nëse Arbeloa vë në jetë një mrekulli të madhe.
Prej kohësh flitet se në Madrid mund të zbarkojë Jurgen Klopp, një dëshirë e vjetër e presidentit Perez, por tekniku gjerman e hodh poshtë një opsion të tillë, të paktën jo për momentin:
“Ndodhem në një fazë të jetës ku ndihem i kompletuar me veten, ekzaktësisht në vendin që doja të isha. Nuk dua të jem në asnjë vend tjetër. Real Madrid? Në këto momente mund të them Jo, edhe pse asnjë herë nuk duhet të thuash Jo. Nuk besoj se mund të ndryshoj ide, por në jetë asgjë nuk është e sigurt”, u shpreh Klopp.
Drejtori i futbollit i Red Bull, Jurgen Klopp ka folur për shkarkimin e Xabi Alonsos nga Real Madridi, si dhe për thashethemet që e lidhin atë me klubin.
Duke folur për agjencinë franceze AFP, ish-trajneri i Mainz, Dortmund dhe Liverpool pranoi se e priti lajmin për Alonson me ndjenja të përziera.
Klopp gjithashtu i dërgoi një mesazh bordit të klubit madrilen në lidhje me planifikimin sportiv.
"Do të rekomandoja që kur të shkarkojnë trajnerin, të kenë një ide se kush do të jetë pasardhësi i tij", ka thënë fillimisht Klopp.
“Dhe kjo është realiste. Nëse mendojnë se mund ta sjellin Pepin, do të thoja se shanset nuk janë veçanërisht të mëdha”.
Ai në fund mohoi çdo interes për të marrë drejtimin e Real Madridit.
"Jam në një fazë të jetës sime ku jam plotësisht i lumtur me situatën time. Nuk dua të jem askund tjetër", tha ai, duke minimizuar raportimet e medias. /Telegrafi/
Trajneri Jurgen Klopp thotë se nuk e përjashton mundësinë për të drejtuar Real Madridin, mirëpo është i lumtur me punën te Red Bull.
Tekniku gjerman thuhet se është i preferuari i Florentino Perez për ta marrë drejtimin e “Los Blancos” verën e ardhshme, meqenëse Alvaro Arbeloa shihet si trajner i përkohshëm.
Klopp është pyetur prapë rreth Real Madridit, ku theksoi se madrilenët nuk kanë interesim konkret për të, megjithatë nuk do ta përjashtonte si mundësi.
“A je i emocionuar që Real Madridi po shpreh interesim për ty? Jo. Vërtetë nuk janë të interesuar për mua, është thjesht e mediave. Jam konsistent dhe nuk do ta ndryshoj mendjen gjatë natës”.
“Sigurisht, nuk do ta përjashtoja kompletisht si mundësi, por jam 58 vjeç dhe shumë i lumtur me pozitën time këtu”, deklaroi ai.
Ndërkohë, Real Madridi aktualisht është i fokusuar për ta shpëtuar këtë edicion, ku synojnë titullin në La Liga dhe ndonjë befasi në Ligën e Kampionëve, meqenëse nuk janë ndër favoritët kryesorë.
Kujtojmë, Reali është vetëm një pikë larg Barcelonës në kreun e kampionatit spanjoll./Telegrafi/
Real Madridi ka nisur të mendojë seriozisht për verën, një periudhë ku klubi mund të përballet me ndryshimin e tretë të trajnerit brenda vetëm një viti.
Alvaro Arbeloa zëvendësoi këtë javë Xabi Alonson, por ish-trajneri i Castillas nuk e ka aspak të garantuar vazhdimësinë për sezonin e ardhshëm.
Arbeloa do të ketë kohë për të dëshmuar veten deri në fund të sezonit, megjithatë drejtuesit e “Los Blancos” tashmë kanë nisur të eksplorojnë alternativa për stolin.
Një emër që vazhdon të lidhet fort me madrilenët është ai i ish-trajnerit të Liverpoolit dhe Borussia Dortmundit, Jurgen Klopp. Mediat raportuan më herët këtë javë se gjermani do ta “konsideronte seriozisht” një ofertë nga Real Madridi, nëse ajo do të vinte.
Vetë Klopp kishte minimizuar më parë zërat, madje kishte kritikuar mënyrën se si po drejtohet klubi pas largimit të Xabi Alonsos.
Gazetari spanjoll Guillem Balague, në podkastin Euro Leagues, konfirmoi se Real Madridi “e do 100 për qind” Kloppin, duke kujtuar se Perez ka tentuar edhe më herët ta bindë atë.
Sipas tij, presidenti madrilen është një person që rrallë pranon refuzimin si përgjigje përfundimtare.
Qëndrimi i Klopp po ndryshon
Pas largimit nga Liverpooli dhe tërheqjes nga roli i trajnerit, Klopp mori postin e Drejtorit Global të Futbollit te Red Bull dhe vazhdimisht kishte deklaruar se nuk planifikonte rikthim në stol. Megjithatë, Real Madridi dhe kombëtarja e Gjermanisë konsiderohen si dy projektet e vetme që mund ta tundonin seriozisht.
Gazetari gjerman Rafael Honigstein shpjegon se Klopp në të kaluarën e kishte refuzuar Realin me arsyet: “Nuk e flas gjuhën” dhe “Kam klub”, fillimisht te Dortmundi e më pas te Liverpooli. Tashmë situata ka ndryshuar ndjeshëm: Klopp jeton në Mallorca, po mëson spanjisht dhe nuk është më i lidhur me ndonjë klub.
Sipas Honigsteinit, refuzimi i tij nuk është më aq kategorik sa dikur. Megjithatë, mbetet për t’u parë nëse Real Madridi do të arrijë ta bindë dhe nëse është i gatshëm t’i plotësojë kushtet që Klopp mund të kërkojë për një rikthim të bujshëm në pankinë./Telegrafi
Ka gjithnjë e më shumë tituj mediatikë, veçanërisht në Spanjë, që kanë të bëjnë me Real Madridin, ose më saktë me personin që do të ulet në stolin e zjarrtë të Klubit Mbretëror pas Alvaro Arbeloas.
Spanjollët duan trajnerin gjerman Jurgen Klopp, i cili aktualisht është drejtori aktual i operacioneve sportive te Red Bull.
Klopp tha publikisht vetëm pak ditë më parë se nuk i intereson çfarë po ndodh te Reali dhe se Red Bull është vendi i duhur për të.
Tani ai është fotografuar në një ndeshje të NBA në Berlin midis Orlando Magic dhe Memphis Grizzlies, dhe megjithëse dukej i qetë, bota e futbollit ende po flet për atë se ku mund të përfundojë ai më pas.
Një gazetar i ESPN e pyeti gjithashtu në mënyrë indirekte për vazhdimin e karrierës së tij, duke lënë të kuptohet se "edhe në Madrid e duan shumë basketbollin".
Klopp qeshi dhe u përgjigj me të qeshur: “Kjo është fantastike. Ndoshta njëri prej tyre e pa edhe këtë ndeshje”. /Telegrafi/
Jurgen Klopp është rishfaqur fuqishëm në ambientin e Real Madridit pas shkarkimit të Xabi Alonsos.
Nuk është hera e parë që trajneri gjerman lidhet me stolin madrilen, por këtë herë spekulimet janë shumë më të forta.
Gjatë sezoneve të fundit, disa media e kanë vendosur Kloppin në orbitën e Real Madridit. Megjithatë, asnjëherë nuk ka pasur një ofertë konkrete apo një lëvizje zyrtare nga gjiganti spanjoll.
Situata aktuale është ndryshe. Real Madridi po e vlerëson seriozisht drejtimin e projektit të ardhshëm dhe emri i Jürgen Klopp përputhet me profilin e kërkuar, përvojën dhe aftësinë për të udhëhequr një rindërtim të thellë të skuadrës.
Sipas raportimeve të Football365, Klopp do të ishte i gatshëm ta pranonte sfidën te Real Madridi, por ai nuk do të vinte duarbosh. Trajneri gjerman do të kishte një kërkesë prioritare për repartin e mesfushës.
Zgjedhja e tij do të ishte Bruno Guimaraes, mesfushori aktual i Newcastle United. Klopp e konsideron atë një pjesë kyçe për stilin e tij të lojës dhe një shtyllë mbi të cilën mund të ndërtohet projekti i ri.
Kjo zgjedhje ka befasuar shumëkënd, pasi Bruno Guimaraes nuk i ngjan profilit klasik të Luka Modric apo Toni Kroosit, referenca historike të mesfushës së Real Madridit.
Megjithatë, Klopp sheh te braziliani një mesfushor me lidership, energji dhe aftësi për të mbështetur një ekip intensiv dhe vertikal.
Për më tepër, ardhja e tij do të sillte një problem shtesë për Real Madridin. Guimaraes do të zinte një vend jo-BE, një burim shumë i kufizuar në planifikimin e ardhshëm të klubit.
Për këtë arsye, brenda klubit ekziston skepticizëm ndaj kësaj mundësie. Në të kaluarën ka pasur bisedime rreth brazilianit, por Real Madridi nuk kishte ndërmarrë asnjë veprim konkret./Telegrafi/
Real Madrid po konsideron tashmë planet e tyre për verën, vetëm disa ditë pas emërimit të Alvaro Arbeloas në këtë pozicion.
Duket se ish-trajneri i Castillas po shihet aktualisht si një opsion i përkohshëm. Kur u pyet për këtë saktësisht, Arbeloa tha se do të qëndrojë aty aq gjatë sa Real Madrid e dëshiron, por nuk mundi të jepte një përgjigje përfundimtare.
Ditën tjetër u raportua se ‘Los Blancos’ po shikonin trajnerë të tjerë për të marrë drejtimin në verë, duke sugjeruar se ata nuk e shohin Arbeloan si një zgjidhje të përhershme.
Megjithatë, është vetëm logjike që Real Madrid të vlerësojë opsionet e tij pas shkarkimit të Xabi Alonsos.
Një emër që lidhej me Real Madrid para se të emërohej Alonso është Jurgen Klopp. Ish-trajneri i Liverpoolit u tërhoq nga futbolli pas largimit nga ‘Anfield’ dhe aktualisht është shef te Red Bull.
🚨👑 Jürgen #Klopp is seriously considering a return as head coach should Real Madrid make a concrete move for the summer, as exclusively revealed.#RealMadrid have always fascinated him. He is happy at Red Bull and has a strong identification with the Red Bull project, but… pic.twitter.com/TDJ7OAiI84 — Florian Plettenberg (@Plettigoal) January 15, 2026
Florian Plettenberg i Sky Sports ka raportuar se Klopp ‘po konsideron seriozisht’ një rikthim në stol nëse Real Madrid do të bëjë një ofertë të vërtetë për të.
Plettenberg shton se Klopp është i lumtur te Red Bull, por Real Madrid e ka ‘fascionuar gjithmonë’.
Ky është një nga dy pozicionet për të cilat ai mund të dalë nga pensioni, së bashku me drejtimin e kombëtares së Gjermanisë, nëse gjithçka i përkon pritshmërive të tij.
Klopp komentoi pas shkarkimit të Alonsos se lidhjet me të ishin ‘çështje që nuk kishin të bënin me të’, duke e minimizuar idenë se mund të shkonte në ‘Bernabeu’./Telegrafi/
Alvaro Arbeloa ka marrë përsipër stolin e Real Madridit pas largimit të Xabi Alonsos, por duket se ai do të jetë aty deri në verë kur duhet të emërohet një trajner me më shumë përvojë në futbollin senior.
Një nga kandidatët kryesorë është paksa surprizë, nëse puna bëhet realitet.
Sipas gazetës Sport, bëhet fjalë për Enzo Marescën, një trajner italian i cili aktualisht është i papunë.
🚨 Former Chelsea manager Enzo Maresca is on Real Madrid's radar as they consider making a long-term appointment this summer.
Maresca ishte trajner i Parmës, Leicester Cityt dhe Chelseat, dhe gjithashtu punoi si ndihmës trajner te Manchester City.
Nga rruga, spanjollët shkruajnë se Perez donte të sillte Jurgen Klopp, por trajneri i famshëm gjerman e refuzoi kategorikisht ofertën.
“Interesi i Real Madridit? Kjo nuk ka të bëjë fare me mua dhe nuk ngjalli asnjë interes tek unë", ka thënë Klopp në një deklaratë për Kicker dhe i trishtoi tifozët e Realit. /Telegrafi/
Trajneri gjerman, Jurgen Klopp është përfolur si pasues afatgjatë i Xabi Alonsos te Real Madridit, por ka mohuar se mendon ta marrë drejtimin e Los Blancos.
Këtë javë, Real Madridi e shkarkoi Alonson pas vetëm gjysmë viti, të cilin spanjolli e kaloi në stolin e ekipit të parë, dhe megjithëse Alvaro Arbeloa u emërua si trajneri i ri, spekulimet për pasardhësin "e vërtetë" sapo kanë filluar.
Konkretisht, Arbeloa do të mbetet në stolin e Realit vetëm deri në fund të sezonit, dhe më pas do të emërohet një trajner i ri i cili do të jetë një opsion afatgjatë.
Emri i Klopp u përmend më shumë, për të cilin gazetari Fabrizio Romano shkroi gjithashtu se mund të marrë papritur drejtimin e Mbretërve, por duket se nuk do të dalë asgjë nga kjo.
Klopp foli për mediumin gjerman ServusTV dhe tha se nuk është i interesuar për atë që po ndodh te Reali.
“Real Madrid? Red Bull është vendi i duhur për mua. Ajo që ndodh te Reali nuk më intereson", tha Klopp, drejtori aktual i operacioneve sportive te Red Bull. /Telegrafi/
Trajneri i Real Madridit, Xabi Alonso, rikthehet sërish në qendër të vëmendjes këtë javë, teksa skuadra e tij presin Real Betisin në Bernabeu.
Më pas, Los Blancos do të udhëtojnë në Arabinë Saudite për Superkupën e Spanjës, ku do të përballen me Atletico Madrid në një derbi gjysmëfinale, dhe potencialisht me Barcelonën ose Athletic Bilbaon në finalen e mundshme.
Alonso ia ka dalë të mbijetojë spekulimet e shumta mbi pozicionin e tij gjatë javës së fundit të ndeshjeve para pushimit të dimrit, duke siguruar fitore ndaj Alaves, Talavera de la Reina dhe Sevilla.
Një nga arsyet që e ndihmon Alonso është mungesa e alternativave të qarta. Zinedine Zidane është përjashtuar nga një rikthim i tretë, ndërsa Jurgen Klopp duket se është i kënaqur me rolin e tij të ri te Red Bull. Këta janë dy emrat e vetëm të mëdhenj që janë lidhur me ‘Los Blancos’.
Alternativat më të mundshme për të marrë drejtimin deri në fund të sezonit, nëse do të nevojitej, janë trajneri i Real Madrid Castilla, Alvaro Arbeloa, ose drejtori sportiv Santiago Solari.
Arbeloa vlerësohet lart në Valdebebas, dhe këtë verë u promovua nga trajner i ekipit U-19 në trajner të Castillas. Që nga ardhja e tij në akademi në 2022, ai ka regjistruar 150 fitore në 198 ndeshje, sipas Diario AS.
Sa i përket stilit, ai krahasohet me askënd tjetër veç Klopp. Arbeloa kreditohet për zhvillimin e Nico Paz, Jacobo Ramon dhe Gonzalo Garcia, dy të parët duke shkëlqyer më pas në Serie A.
Raportohet se Arbeloa e bëri ekipin e të rinjve më profesional që në ardhje dhe ka zgjedhur një stil presioni të lartë, që nuk dallon shumë nga ai i Klopp në kohën e tij më të mirë./Telegrafi/
Ish-trajneri i famshëm i Liverpoolit, JUrgen Klopp, ka zbuluar “Malin Rushmore” të trajnerëve më të mëdhenj në historinë e futbollit në profilin e tij në Instagram, duke përzgjedhur katër legjenda që sipas tij kanë lënë gjurmë të pashlyeshme në sport.
Në këtë listë, 58-vjeçari gjerman nuk përfshiu as veten, as disa emra të tjerë të njohur të Ligës Premier, shkruan Daily Mail.
Një vizionar dhe rival i madh
Klopp e filloi përzgjedhjen me dy trajnerë që revolucionarizuan futbollin modern dhe që të dy kanë udhëhequr Barcelonën: Johan Cruyff dhe Pep Guardiola.
“Ky është ‘trajneri im i futbollit’ në Mount Rushmore dhe është vërtet e vështirë të zgjedh katër, por do të përpiqem”, deklaroi Klopp.
“Johan Cruyff është trajneri më me ndikim që kam njohur ndonjëherë. Mënyra se si e shihte dhe e kuptonte futbollin është thjesht e pakrahasueshme”.
Johan Cruyff
Sa i përket Pep Guardiolës, Klopp shtoi: “Mund të thuash të njëjtën gjë për të. Kam pasur mundësinë të përballem me të dhe e di sa e vështirë ishte. Rivaliteti ynë zgjati për gati një dekadë, si në Gjermani ashtu edhe në Angli, ku ekipet tona garuan për trofetë më prestigjiozë vendas dhe evropianë”.
Edhe pse Guardiola ka fituar më shumë tituj kampionati (gjashtë ndaj njërit të Klopp), gjermani ka një rekord më të mirë në ndeshjet kokë më kokë: 11 fitore për Klopp ndaj 10 për Guardiolën, më shumë humbje se sa spanjolli ka pësuar kundër ndonjë trajneri tjetër në karrierën e tij.
Guardiola telegrafi.com
Legjenda nga "Old Trafford" dhe zgjedhja e katërtë
Anëtarin e tretë të “Malit Rushmore”, Klopp e zgjodhi Sir Alex Ferguson, trajnerin që dominoi futbollin anglez me Manchester United dhe që në një periudhë rrëzoi Liverpoolin nga froni, përpara se vetë Klopp t’i kthente Reds në krye në vitin 2020.
Për anëtarin e katërt, Klopp shqyrtoi disa emra të mëdhenj, përfshirë dy legjenda të Liverpoolit që kishin lënë gjurmë të mëdha në klub para tij. Në fund, vendosi për Bill Shanklyn, njeriun që hodhi themelet e dinastisë së Liverpoolit në vitet 1960.
“Dhe tani mezi mund të vendos. Carlo Ancelotti është padyshim në mendjen time. Bill Shankly, Bob Paisley, kam dëgjuar kaq shumë për ta, sa nuk i kam parë kurrë. Por po, dua ta shoh Bill Shankly në Malin Rushmore. Kaq është”, pranoi Klopp.
Në listën e Klopp nuk kishte vend për disa nga trajnerët më të mëdhenj të epokës moderne. Veçanërisht të dukshme janë mungesat e ish-trajnerëve, Jose Mourinho dhe Arsene Wenger, të cilët së bashku kanë fituar gjashtë tituj të ligës angleze.
Gjermani e la jashtë edhe bashkëkombësi i tij legjendar, Franz Beckenbauer, të cilin dikur e quante “personi më me ndikim në futbollin që Gjermania ka pasur ndonjëherë”.
Edhe pse Beckenbauer nuk u përfshi në listë, Klopp theksoi pas vdekjes së tij se e vlerësonte jashtëzakonisht kontributin e tij.
Jurgen Klopp
Në këtë mënyrë, Jurgen Klopp ka ofruar një vështrim personal dhe të thellë mbi historinë e futbollit dhe figurat që e kanë formuar atë, duke krijuar një listë që kombinon vizionin, inovacionin dhe ndikimin afatgjatë në sport. /Telegrafi/
Real Madridi arriti të mposhtë Alavesin me rezultatin 2-1, por kjo fitore nuk ishte aspak e bindshme, dhe Xabi Alonso ende nuk mund të ketë qetësi.
Ende ka diskutime për një shkarkim të mundshëm të Xabi Alonsos, trajnerit që u emërua në stolin e Real Madridit këtë verë.
Sipas El Nacional, Kylian Mbappe e mbështet fuqishëm Alonson dhe dëshiron që ai të vazhdojë drejtimin e ekipit, duke vlerësuar stilin dhe udhëheqjen e tij.
Nëse do të ndodhë një ndarje me Xabi Alonson, Mbappe ka bërë të qartë për klubin preferencën e tij për një zëvendësues – bashkëkombësin e tij, Zinedine Zidane.
Megjithatë, rikthimi i “Zizu” në stolin e Real Madridit duket i vështirë, pasi ai ka një marrëveshje verbale për të marrë drejtimin e kombëtares franceze pas Kupës së Botës 2026.
Florentino Perez ka një trajner të preferuar, Jurgen Klopp, por Mbappe ka bërë të qartë në diskutime private se nuk dëshiron të punojë me gjermanin.
Ky qëndrim i lojtarit spanjoll i citon burimet nga El Nacional, duke treguar tensionin mes dëshirës së klubit dhe preferencave të yllit francez.
Në këtë situatë, Real Madrid duhet të balancojë midis vendimeve të klubit dhe dëshirës së Mbappé, lojtarit kryesor që po mban ekipin këtë sezon. /Telegrafi/
Drejtori i Red Bullit, Oliver Mintzlaff, ka dhënë një verdikt domethënës për të ardhmen e Jurgen Kloppit dhe zërat që e lidhin me Real Madridin, në një kohë kur klubi madrilen po shqyrton tregun për pasues të mundshëm të Xabi Alonsos.
E ardhmja e Alonsos në klubin më të madh në botë mbetet e pasigurt. Vendimet taktike që kanë ngritur shumë pikëpyetje, raportimet për pakënaqësi në dhomën e zhveshjes dhe rezultatet e dobëta e kanë vënë në rrezik punën e tij vetëm pesë muaj pas nisjes së sezonit 2025–26.
Real Madridi ka humbur pikë në gjashtë nga tetë ndeshjet e fundit në të gjitha garat, gjë që ka nxitur spekulime të gjera rreth një emri të madh që mund ta marrë drejtimin së shpejti.
Florian Plettenberg i Sky Sport Germany e ka listuar Kloppin si një nga kandidatët e Real Madridit në rast se Alonso largohet. Gjermani u përshëndet me Liverpoolin në fund të sezonit 2023–24 dhe aktualisht punon si kreu global i futbollit brenda grupit Red Bull.
Megjithë zërat në rritje, Mintzlaff nuk tregon asnjë shqetësim për mundësinë që Klopp ta braktisë rolin aktual për t’u kthyer në stol, qoftë në Madrid apo Liverpool.
“Jurgen e ka bërë të qartë se nuk dëshiron të jetë trajner aktualisht”, tha shefi i Red Bullit në një ngjarje të organizuar nga Leipziger Volkszeitung.
“Nëse kjo ndryshon më vonë në jetën e tij, natyrisht që është e mundur. Por unë shoh se sa i pasionuar është për këtë punë, sa ide ka dhe sa shumë dëshiron të zhvillohet më tej. Prandaj jam plotësisht i qetë”.
Klopp vetë kishte pranuar se po i mbaronte energjia kur njoftoi largimin nga Liverpooli në vitin 2024. 58-vjeçari u zotua të marrë pushim nga stërvitja të paktën për një vit dhe iu bashkua Red Bullit në janar të vitit 2025./Telegrafi
Real Madridi përballet me një javë vendimtare të shënuar nga pasiguria sportive dhe trazirat institucionale. Ndeshja kundër Alaves shihet si një pikë kthese e mundshme që mund të përcaktojë të ardhmen e menjëhershme të trajnerit të klubit, Xabi Alonso.
Një tjetër humbje mund ta përshpejtojë largimin e Xabi Alonsos, pasi ai është plotësisht i vetëdijshëm se e ardhmja e tij në klub është e pasigurt. Fillimi i paqëndrueshëm i sezonit, i shoqëruar me dyshime taktike dhe një mungesë shqetësuese të qëndrueshmërisë, ka ndezur kambanat e alarmit në Valdebebas.
Në këtë kontekst, emri i Jurgen Klopp është rikthyer fuqishëm në skenë, së bashku me atë të trajnerëve të tjerë të nivelit të lartë. Gjermani duket si një alternativë e vërtetë nëse bordi vendos të zgjedhë një ndryshim të madh në krye të ekipit.
Zgjedhja e Kloppit qëndron në lidershipin e tij, aftësinë e tij për të rindërtuar projekte dhe përvojën e tij në menaxhimin e dhomave të zhveshjes me kërkesa shumë të larta. Këta faktorë përputhen me atë që Real Madrid kërkon gjatë kësaj periudhe tranzicioni sportiv dhe presionit të fortë konkurrues.
Burime pranë trajnerit kanë treguar një qëndrim të qartë dhe të vendosur: Klopp nuk do ta pranonte pozicionin pa garanci të menjëhershme sportive, edhe nëse mbërritja e tij do të ishte në një situatë emergjente.
Gjermani e kupton që marzhi i gabimit te Real Madridi është minimal dhe se çdo vendim analizohet në detaje. Të garosh për tituj që nga dita e parë kërkon një skuadër të ekuilibruar, të aftë fizikisht dhe me thellësi të mjaftueshme.
Prandaj, sipas mediumit të afërt me klubin, DefensaCentral, Klopp ka bërë një kërkesë shumë specifike. Nëse mbërrin në Santiago Bernabeu, do t'i duhen përforcime, madje edhe në afatin kalimtar të janarit, për të mbështetur stilin e tij të lojës.
Emri i parë në planin e Klopp është Ibrahima Konate. Qendërmbrojtësi francez përshtatet në mënyrë të përkryer në vizionin e tij për një mbrojtje intensive, agresive dhe dominuese në duelet individuale.
Real Madridi e ka monitoruar progresin e tij për muaj të tërë, i vetëdijshëm se kontrata e tij skadon në vitin 2026. Kjo situatë mund të lehtësojë një transferim të hershëm në këmbim të një tarife të përballueshme transferimi.
Edhe pse interesi i Real Madridit ishte ftohur kohët e fundit, Klopp beson se Konate do të ofronte një nxitje të menjëhershme fizike. Mbrojtja e Real Madridit ka pasur vështirësi në ndeshjet me presion të lartë dhe ka nevojë për zgjidhje të besueshme.
Objektivi i dytë i trajnerit gjerman është Szoboszlai, të cilin ai e ka promovuar tashmë si një lojtar kyç te Liverpooli. Mesfushori hungarez shihet si një futbollist i aftë të ofrojë dinamizëm, vrapime sulmuese dhe lidership në sulm. /Telegrafi/
Ish-trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, ka zbuluar dy sfidat më të mëdha që ka hasur me Mohamed Salah, pasi sulmuesi egjiptian u la jashtë skuadrës së Arne Slot në ndeshjen ndaj Interit.
Liverpooli luajti pa Salahun të martën mbrëma në Ligën e Kampionëve, teksa fitoi 1-0 falë një penalltie të vonë nga Dominik Szoboszlai.
“Të Kuqtë” e përjashtuan sulmuesin nga skuadra pas intervistës së tij shpërthyese pas ndeshjes ndaj Leeds United të shtunën mbrëma.
Salah deklaroi se ishte “hedhur nën autobus” nga klubi dhe se nuk kishte asnjë marrëdhënie me trajnerin Arne Slot.
Ish-trajneri i tij Jurgen Klopp tani shpjegoi se, ndonëse marrëdhënia e tyre ka qenë shumë e mirë, drejtimi i një futbollisti si Salah ka ardhur me sfida të caktuara.
“Ne të gjithë ndikohemi shumë nga e kaluara jonë, nga mënyra si jemi rritur, nga vendi ku kemi jetuar. Mo e dinte herët në jetën e tij se duhej të punonte më shumë se të tjerët. Ai zhvillohej vazhdimisht”.
“Nuk ndalej kurrë. Ky është mentaliteti i tij. Pas çdo pushimi veror ai kthehej me një aftësi të re. Ishte sikur e gjithë kohën e pushimit e kishte kaluar duke praktikuar një lloj të veçantë pasimi”.
“Ne e shtynim njëri-tjetrin, vetëm për t’u siguruar që të mos ndaleshim kurrë. Dhe nuk u ndalëm. Ai çast kur ngritëm trofeun e Ligës Premier na lidhi përgjithmonë”.
“Ai do të mbahet mend si një nga më të mëdhenjtë e të gjitha kohërave”.
Megjithatë, Klopp pranoi se kishte ende vështirësi në menaxhimin e Salahut.
“Nuk do të thosha se është i lehtë për t’u menaxhuar, por as i vështirë. Me Mo Salah ke probleme vetëm nëse ai nuk po luan ose kur e zëvendëson”, ka deklaruar tekniku gjerman./Telegrafi/
Xabi Alonso ndodhet nën presion të madh nga drejtuesit e Real Madridit dhe, sipas burimeve të brendshme, një humbje sot ndaj Manchester Cityt në “Santiago Bernabeu” mund t’i kushtojë postin e trajnerit.
Pas performancës së dobët kundër Celta Vigos dhe fishkëllimave të forta të tifozëve, durimi i klubit është drejt fundit. Pikërisht për këtë arsye, sfida ndaj skuadrës së Pep Guardiolës shihet si testi i tij vendimtar në stolin madrilen.
Pas ndeshjes me Celtan, drejtuesit janë mbledhur urgjentisht për të diskutuar shkarkimin e mundshëm, por vendosën t’i jepnin Alonsos një shans të fundit.
Nëse ekipi nuk tregon përmirësim të qartë sonte, gjithçka mund të marrë fund për trajnerin. Ndërkohë, situata e tensionuar te Real Madridi ka bërë që Liverpooli të mbajë nën vëzhgim zhvillimet.
Në Angli, të kuqtë po kalojnë krizë dhe e ardhmja e trajnerit Arne Slot nuk është e sigurt, pavarësisht fitores së fundit në Milano.
Sipas “Caught Offside”, Liverpooli po e ndjek nga afër Xabi Alonson, të cilin në të kaluarën tentuan ta bindnin kur u largua nga Leverkuseni.
Ai gëzon respekt të madh te tifozeria angleze, ndërsa filozofia e tij e lojës përputhet mjaft mirë me stilin e klubit.
Opsioni tjetër për stolin e Liverpoolit, Jurgen Klopp, duket i pamundur, pasi ai është shprehur i lumtur me rolin e tij të ri në strukturën e Red Bull.
Kjo e bën kandidaturën e Alonsos edhe më të fortë.
Ndërkohë, Real Madridi, pas 16 javësh kampionat, renditet i dyti në La Liga me 11 fitore, 3 barazime dhe vetëm 2 humbje, duke shënuar 32 gola dhe pësuar 15. /Telegrafi/
Te Real Madridi po zhvillohet një krizë e plotë në stol dhe shkarkimi i Xabi Alonsos duket çështje ditësh.
Florentino Perez ka tentuar një lëvizje të papritur duke i ofruar Zinedine Zidane një rikthim të përkohshëm deri në fund të sezonit, por francezi e ka refuzuar pasi thuhet se ka një marrëveshje verbale për të marrë drejtimin e Kombëtares së Francës pas Botërorit 2026.
Pakënaqësia me Alonson është rritur ndjeshëm pas humbjes së fundit, ndërsa drejtuesit e akuzojnë për mungesë autoriteti në dhomën e zhveshjes, tolerim ndaj yjeve dhe ulje të intensitetit në përgatitjet taktike.
Florentino Perez raportohet të jetë shumë i zhgënjyer, por nuk deshi të prishte moralin e ekipit para ndeshjes së Ligës të Kampionëve kundër Manchester Cityt.
Edhe Jurgen Klopp është hequr nga lista, pasi nuk është i gatshëm të marrë drejtimin e Real Madridit.
Me të dy alternativat e mëdha jashtë loje, klubi është drejtuar nga opsioni më i realizueshëm: Alvaro Arbeloa.
Trajneri i akademisë pritet të marrë detyrën e trajnerit të parë si zgjidhje e përkohshme menjëherë pas largimit të Alonsos.
Sipas burimeve nga klubi, drejtuesit po përgatisin edhe një ristrukturim të thellë të skuadrës për muajt e ardhshëm.
Disa lojtarë të rëndësishëm që nuk kanë bindur këtë sezon mund të largohen, ndërsa Real Madrid synon të rikthejë disiplinën, intensitetin dhe identitetin kompetitiv që thuhet se janë dobësuar nën drejtimin e Xabi Alonsos.
Real Madridi po hyn në një fazë delikate, ku çdo vendim do të ndikojë drejtpërdrejt në garën për trofetë. /Telegrafi/
Real Madridi i ka kërkuar trajnerit Xabi Alonso të fitojë me patjetër ndaj Manchester Cityt në “Santiago Bernabeu” në rast që dëshiron të vazhdojë në krye.
Situata te “Los Blancos” është shumë e tensionuar, sidomos pas humbjes nga Celta Vigo, ku gjiganti spanjoll ka vetëm dy fitore në shtatë ndeshjet e fundit.
Siç raporton “El Mundo”, ka pasur një takim të hënën në mëngjes te Real Madridi, ku drejtuesit e klubit u mblodhën për të vendosur nëse tekniku spanjoll duhet të vazhdojë ose jo.
Nga takimi, që u zgjat përtej orës një pas mesnate, doli një përfundim i qartë: Ndeshja ndaj Manchester Cityt është shansi i fundit për Alonson.
Raporti mes dhomës së zhveshjes dhe trajnerit konsiderohet i pariparueshëm, ndërsa Real Madridi tashmë ka nisur të shikojë tregun e trajnerëve për zëvendësuesin e tij. Në listën e favoritëve janë dy emra: Zinedine Zidane dhe Jurgen Klopp.
Raporti me dhomën e zhveshjes, i prishur
Në fund, pas ndarjes së mendimeve në kupolën e klubit, fitoi ideja që Alonso të mbahej të paktën deri të mërkurën, por që nga ajo orë e parë e mëngjesit ka nisur paralelisht sondimi i tregut të trajnerëve.
Të gjithë janë të vetëdijshëm se një pjesë e madhe e dhomës së zhveshjes është kundër trajnerit, diçka e paqëndrueshme për funksionimin e Real Madridit.
Edhe konferenca për shtyp e trajnerit nuk ndihmoi për të qetësuar tensionet në zyrat drejtuese.
Alonso e përdori edhe lëndimin e Militaos si një nga arsyet për paraqitjen e dobët në orën e parë të lojës. “Na kushtoi shumë ta rimerrnim veten emocionalisht pas kësaj”. Kjo deklaratë nuk u prit mirë nga drejtuesit.
I pyetur nëse ndihej me forcë për të vazhduar, Alonso u përgjigj shkurt. “Sigurisht”./Telegrafi
Pronarët e Liverpoolit, FSG, kanë vendosur të mos thërrasin Jurgen Kloppin për të ndërhyrë në menaxhimin e Arne Slot, pavarësisht rënies së dukshme të performancës së Reds në këtë sezon.
Ky vendim tregon besimin e grupit drejt trajnerit të ri dhe qasjes së tyre analitike, edhe në një moment të vështirë.
Klopp, i cili udhëhoqi Liverpoolin për nëntë vite me sukses, ka përmendur më parë lodhjen dhe reduktimin e energjisë personale, duke thënë: "Rezervat e mia nuk janë të pafundme... Po më mbaron energjia".
Megjithatë, ai mbetet i përkushtuar ndaj futbollit dhe ka ndikuar në vendime si shkarkimi i ish-lojtarit dhe mikut të tij, Marco Rose, te RB Leipzig.
Jurgen Klopp 2:"PA
Hierarkia menaxheriale e FSG-së, përfshirë Michael Edwards dhe Julian Ward, mbështetet fort në analizat e të dhënave dhe rezultatet objektive, duke i dhënë përparësi performancës mbi nostalgjinë ose ndjenjat.
Sipas librave të Ian Graham, kjo qasje ka ndikuar në vendime të tilla si përzgjedhja e Mohamed Salah mbi Julian Brandt dhe strategjitë e tjera të suksesit.
Forma e dobët e Slot për sezonin 2025-26, me nëntë humbje në 12 ndeshje, do të monitorohet me kujdes, ndërkohë që përforcimet e reja si Alexander Isak dhe Florian Wirtz japin shpresë për rikuperim. FSG e sheh menaxhimin e trajnerëve në të njëjtën mënyrë si lojtarët: kritikat ekzistojnë, por vendimet bazohen mbi performancën.
Megjithëse tensionet kontraktuale me yje si Salah, Van Dijk dhe Ibrahima Konate shtojnë kompleksitet, sistemi i FSG-së mbetet i qartë: rezultatet do të përcaktojnë fatin e Slotit, jo nostalgjia për Kloppin. /Telegrafi/
Liverpool pësoi një disfatë në raundin e pestë të Ligës së Kampionëve. Ata humbën 4-1 ndaj skuadrës holandeze PSV në Anfield dhe aktualisht janë në vendin e 13-të në kupën elitare evropiane.
Ata kanë 9 pikë dhe janë në një pozicion që do t'i çonte në fazën eliminatore - më saktësisht, në play-off për raundin e 16-të.
Situata është shumë më e keqe në kampionatin anglez. Atje, ata kanë katër humbje në pesë ndeshjet e fundit. Pas pesë raundeve të para, ata kishin një maksimum prej 15 pikësh, dhe në tetë raundet e ardhshme morën vetëm tre pikë, gjë që kompromentoi statusin e Arne Slot, i cili, sipas mediave angleze, mund të shkarkohet së shpejti.
Ai ka një ultimatum
Trajneri holandez duhet të fitojë të nëntë pikët në tre ndeshjet e ardhshme të ligës për të mbajtur punën e tij, shkruan The Telegraph.
Sipas të njëjtit burim, klubi tashmë ka kontaktuar Jurgen Klopp për të kontrolluar nëse ekziston mundësia e rikthimit të tij, të paktën si një zgjidhje e përkohshme, pa një kontratë afatgjatë.
Një takim urgjent i drejtuesve të klubit u mbajt menjëherë pas ndeshjes me PSV në ambientet e klubit. Slot ende gëzon besimin e drejtuesve, por atij iu tha qartë se gabimet e reja nuk janë të pranueshme.
Jurgen Klopp
Ata janë të vetëdijshëm se Klopp është ende zgjedhja e parë e shumicës së tifozëve dhe janë të gatshëm t'i ofrojnë atij bashkëpunim në një formë më fleksibile nëse vendosin të bëjnë një ndryshim.
Ndeshja e radhës e Liverpoolit është kundër West Ham të dielën, më pas ata presin Sunderland më 3 dhjetor dhe kundër Leeds më 6 dhjetor. Këto tre ndeshje janë identifikuar si vendimtare për të ardhmen e Slot në krye të kampionëve të shumtë evropianë. /Telegrafi/