Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 2 January 2026Main stream

Depresioni i janarit, disa truke për ta përballuar me sukses

2 January 2026 at 22:21

Janari konsiderohet si muaji më depresiv në kalendar. Arsyeja e parë pse të gjithë ndihen në depresion në muajin e parë të vitit ka të bëjë me prishjen e ritmit kardiak të zakonshëm, i cili është një cikël natyror 24-orësh në trupin tonë, që rregullon gjumin dhe zgjimin.

Gjatë muajve të dimrit, veçanërisht në vendet larg ekuatorit, ka një rënie të ndjeshme të orëve të ditës.

Ky reduktim i dritës natyrale mund të ndikojë thellësisht në ritmin tonë dhe ndonjëherë mund të çojë në atë që njihet si “çrregullimi afektiv sezonal (SAD)”, një lloj depresioni që lidhet me ndryshimet e stinës.

Po çfarë të bëni për ta shmangur këtë periudhë kalimtare të vitit?

Merrni më shumë dritë dhe vitaminë D
Ekspozojeni vazhdimisht veten më shumë ndaj dritës, si në mëngjes, ashtu edhe në mbrëmje, për të stimuluar lindjen dhe perëndimin e diellit. Ekspozimi i rregullt ndaj dritës në të njëjtën kohë çdo ditë do të ndihmojë në sinkronizimin e ritmit tuaj cirkadian, duke ndihmuar kështu në rregullimin e neurotransmetuesve për një gjumë të përmirësuar dhe një humor më të mirë. Për ata që jetojnë në vendet veriore, ku orët e ditës janë të kufizuara gjatë kësaj periudhe të vitit, rekomandohet përdorimi i dritës artificiale. Terapia me dritë përdoret shpesh për të trajtuar njerëzit që vuajnë nga çrregullimi afektiv sezonal (SAD). Për më tepër, meqenëse mungesa e dritës natyrale mund të ndikojë në marrjen e vitaminës D dhe të kontribuojë në lodhje, stimulantët me vitaminë D mund të jetë i dobishëm për disa njerëz.

Bëjeni janarin muajin e planifikimit

Për të zbutur stresin e vendimeve të Vitit të Ri, mund të jetë e dobishme të filloni ngadalë. Kërcimi shumë shpejt nga gjendja e pushimeve drejtpërdrejt në veprim mund të kthehet në dërrmues dhe sfidues. Ndjenja e mbingarkesës dhe e ankthit për fillimin e vitit mund të rezultojë e kundërt dhe të çojë në lodhje. Më vonë, kjo mund të krijojë zhgënjim. Në vend që të vendosni objektivat tuaja për të filluar nga 2 janari, jepini vetes kohë për të rregulluar mirë planet për vitin e ardhshëm. Bëjeni janarin muajin e planifikimit, bëni hapa veprimi më të detajuara, specifikë dhe të matshëm në plan, duke siguruar sukses.

Tregoni kujdes për financat

Të bësh një hap për të përmirësuar një situatë që po shkakton shqetësim, të bën të ndihesh më mirë. Shpesh, janë mendimet shqetësuese për situatën që na bëjnë të ndihemi më keq, ndonjëherë edhe më shumë se vetë situata. Një ankth i tillë mund të jetë paralizues, duke parandaluar çdo veprim. Nëse jeni në gjendje jo të mirë financiare ose në borxhe pas pushimeve, gjetja e mënyrave për të fituar para mund të jetë e dobishme.
Një opsion fitimprurës është pjesëmarrja në studimet e kërkimit të tregut të kujdesit shëndetësor. Rekomandimi ynë për zbutjen e gjendjes depresive të janarit është të ndërmerrni një hap drejt përmirësimit të financave tuaja.

Reshjet e borës dhe ngricat, aksi rrugor Tropojë-Valbonë funksional/ Policia apel shoferëve: Tregoni kujdes gjatë drejtimit të mjetit

2 January 2026 at 22:02

Aksi rrugor Tropojë–Valbonë është funksional. Shërbimet e Policisë dhe të mirëmbajtjes së rrugës janë në terren.

Në pjesët ku ka prezencë akulli vijon kriposja, ndërsa në një pjesë kanë filluar reshjet e shiut.

Policia Rrugore apelon drejtuesit e mjeteve të moderojnë shpejtësinë, të rrisin vigjilencën gjatë drejtimit të mjetit dhe të ndjekin udhëzimet e Policisë Rrugore.

Norvegji, 96% e makinave të shitura në 2025 ishin elektrike

2 January 2026 at 21:36

Automjetet elektrike përbënin 95,9 përqind të makinave të reja të shitura në Norvegji vitin e kaluar, duke vendosur një rekord të ri.

Federata Norvegjeze e Rrugëve (OFV) publikoi të dhënat e shitjeve të automjeteve për vitin 2025.

Sipas të dhënave, automjetet elektrike përbënin 95,9 për qind të të gjitha makinave të reja të shitura në vend vitin e kaluar. Kjo shifër ishte 88,9 për qind në vitin 2024.

Fakti që kjo normë arriti pothuajse 98 përqind në dhjetor 2025 është i rëndësishëm.

Vitin e kaluar, pjesa e makinave me naftë ra nga 2,3 përqind në 1 përqind, dhe pjesa e makinave me benzinë ​​ra nga 0,8 përqind në 0,3 përqind.

Numri i makinave të regjistruara në vend në vitin 2025 u rrit me 40 përqind krahasuar me vitin 2024, duke arritur në 179.549.

Norvegjia, një prodhuese e madhe e naftës, nuk aplikoi taksa mbi makinat me karburant fosil për automjetet plotësisht elektrike. Megjithatë, me qeverinë që njoftoi një rritje të taksave në tetor 2025, e cila do të hyjë në fuqi nga janari 2026, blerësit kohët e fundit kanë filluar të preferojnë gjithnjë e më shumë automjetet elektrike.

Në vend, makinat elektrike nën 300.000 krona norvegjeze (afërsisht 27.000 euro) do të vazhdojnë të jenë të përjashtuara nga TVSH-ja në vitin 2026.

Tesla me seli në SHBA u bë marka më e shitur e makinave në Norvegji për të pestin vit radhazi me një pjesë tregu prej 19,1 për qind.

Kupa e Botës/ Emanuela Rusta, gjyqtarja shqiptare përzgjidhet nga FIFA për të marrë pjesë në semiraret ndërkombëtare në Zvicër

2 January 2026 at 21:12

Emanuela Rusta, gjyqtarja e Superiores tani është gati për një hap tjetër vendimtar dhe të jashtëzakonshëm për karrierën e saj.

Rusta është përzgjedhur nga FIFA për të zhvilluar një seminar ndërkombëtar që do të mbahet në Zvicër, ku të gjithë kandidatët e përzgjedhur do të testojnë njohuritë e tyre si pjesë e një procesi përzgjedhjeje për Kupën e Botës.

Ky seminar do të vlerësojë njohuritë taktike, aftësinë për të punuar me VAR dhe syrin e tyre të mprehtë për detaje, gjendjen fizike apo edhe vendimmarrjen me presion.

Ata që shkëlqejnë mund ta gjejnë veten së shpejti në Kupën e Botës 2026, që do të zhvillohet në Shtetet e Bashkuara, Kanada dhe Meksikë.

Gjermania kërkon “reforma rrënjësore” në Këshillin e Sigurimit të OKB-së

2 January 2026 at 20:40

Gjermania bëri thirrje të premten për “reforma rrënjësore” në Këshillin e Sigurimit të OKB-së për të reflektuar realitetet politike globale të shekullit të 21-të.

“Këshilli i Sigurimit duhet të pasqyrojë botën e shekullit të 21-të dhe jo atë të periudhës menjëherë pas luftës pas vitit 1945. Kjo është arsyeja pse ne do të punojmë shumë për të siguruar që Jugut Global në veçanti t’i jepet një rol shumë më i fortë atje”, tha ministri i Jashtëm gjerman, Johann Wadephul, për agjencinë gjermane të lajmeve DPA.

Qeveria gjermane beson se ky organ ka nevojë për reforma të thella, shtoi ai.

Wadephul theksoi se në parim, Gjermania është një avokate e sistemit të OKB-së dhe “nuk do të tërhiqet siç kanë bërë të tjerët”, duke aluduar padyshim në tërheqjen e SHBA-së nga agjencitë e OKB-së dhe shpërfilljen e këtij organi.

Në nëntor, në margjinat e një samiti BE-Afrikë në Angola, Kancelari i Gjermanisë, Friedrich Merz, mbështeti thirrjet për dy vende të përhershme afrikane në Këshillin e Sigurimit.

Evropa dhe Afrika së bashku kanë më shumë se 40 për qind të të gjitha votave në OKB, tha ai, duke shtuar se “Së bashku kemi shumë peshë. Por për të arritur këtë (reformë), Afrika duhet të përfaqësohet më mirë ndërkombëtarisht, në përputhje me peshën e këtij kontinenti”.

Gjermania po kandidon për një nga vendet jo të përhershme në Këshillin e Sigurimit të OKB-së në qershor 2026 për vitet 2027-2028.

Këshilli përbëhet nga 15 nga 193 shtetet anëtare të OKB-së. Pesë fuqi bërthamore dhe fitues të Luftës së Dytë Botërore janë anëtarë të përhershëm dhe kanë të drejtë vetoje: SHBA-ja, Kina, Rusia, Britania e Madhe dhe Franca.

Një 18-vjeçar dyshohet se kishte planifikuar vrasje natën e Vitit të Ri, FBI njofton se ka parandaluar një sulm të ISIS

2 January 2026 at 20:14

FBI ka njoftuar të premten se ka parandaluar një komplot për të sulmuar një dyqan ushqimor në Karolinën e Veriut në natën e Vitit të Ri, duke arrestuar një person që zyrtarët thanë se ishte i frymëzuar nga grupi i Shtetit Islamik dhe ishte i lidhur me militantë ekstremistë.

Christian Sturdivant, 18 vjeç, u akuzua për përpjekje për të ofruar mbështetje materiale për një organizatë terroriste të huaj.

Sturdivant u arrestua nga agjentët të mërkurën. Në deklaratën e FBI-së thuhej se Sturdivant ishte nën hetim që nga muaji i kaluar pas informacionit se në një llogari bëheshin postime mbështetëse ndaj IS-it, që më vonë llogaria u lidh me të arrestuarin.

Sipas deklaratës, Sturdivant ishte nën vëzhgimin e FBI-së që nga viti 2022, sa ishte i mitur, pasi zyrtarët kishin mësuar se kishte qenë në kontakt me pjesëtarë të IS-it në Evropë dhe i ishin dhënë udhëzime të vishej zi dhe të kryente sulme me një çekiç.

Bora përfshin qarkun e Shkodrës/ Automjetet bllokohen në segmente të ndryshme, policia dhe borëpastrueset në terren

2 January 2026 at 19:46

Gjatë orëve të fundit janë marrë një numër i konsiderueshëm telefonatash nga qytetarë në sallën operative të Komisariatit të Policisë Shkodër, ku raportohet se disa familje, përfshirë edhe fëmijë, ndodhen të bllokuara në segmente të ndryshme rrugore.

Bllokimet janë evidentuar në akse të ndryshme rrugore, nga zona e Bunit të Bajraktarit deri në zbritje në drejtim të qytetit të Koplikut.

Aktualisht, në këtë aks rrugor po bien reshje breshëri të alternuara me dëborë dhe ka filluar formimi i ngricave, duke e vështirësuar ndjeshëm qarkullimin rrugor.

Sipas raportimeve, mbi 200 mjete tentojnë të lëvizin në drejtim të Koplikut. Lëvizja është rivendosur në sajë të ndërhyrjes në terren, ku ndodhen shërbimet e Policisë Rrugore dhe mjetet borëpastruese, të cilat janë në koordinim të vazhdueshëm për menaxhimin e situatës dhe garantimin e sigurisë së qarkullimit rrugor.

Prefekti i Qarkut është në ndjekje të vazhdueshme të situatës dhe ka kërkuar koordinim të menjëhershëm mes strukturave përgjegjëse për normalizimin e qarkullimit dhe garantimin e sigurisë së qytetarëve.

Në këtë kuadër, apelohet për të gjithë drejtuesit e mjeteve që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor, të shmangin lëvizjet e panevojshme në akset problematike dhe të ndjekin udhëzimet e Policisë.

Reshjet e borës dhe shiut përfshinë vendin/ Rama: Strukturat në terren për të garantuar qarkullim dhe siguri

2 January 2026 at 19:36

Reshjet e dendura të borës dhe shiut përfshinë sot zonat malore të vendit. Kryeministri Edi Rama ndau në rrjetet sociale, pamje nga puna në terren e strukturave përgjegjëse në veri të vendit për pastrimin nga bora dhe hedhjen e kripës në akset rrugore.

Rama thekson se këto struktura janë në gatishmëri maksimale në zonat malore.

“Pavarësisht kushteve atmosferike, strukturat përgjegjëse janë në terren për të garantuar qarkullim dhe siguri”, tha Rama.

ARRSH dhe Policia e Shtetit u bën apel drejtuesve të mjeteve që të përdorin goma dimri ose zinxhirë, të lëvizin me shpejtësi minimale në zonat me reshje dhe të respektojnë distancat e sigurisë.

Tragjedia në Zvicër, 5 ditë zi/ Nis identifikimi i viktimave të zjarrit në resortin e skive

2 January 2026 at 19:00

Shkaku i zjarrit tragjik në Crans Montana të Zvicrës ishin fishekzjarrët e vendosur në shishet e shampanjës, nga të cilat u përhapën më pas flakët.

Fishekzjarrët ishin në një moment shumë afër tavanit, gjë që çoi në incidentin tragjik, ku zjarri u përhap shumë shpejt.

Autoritetet konfirmuan se bari në resortin e skive kishte më shumë se një dalje emergjence, por shumë njerëz nuk ishin në gjendje t’i gjenin dhe krijuan kaos për në derën kryesore.

Nga zjarri tragjik humbën jetën të paktën 47 persona dhe 119 të tjerë janë nëpër spitale, ku po marrin trajtim për plagët e djegieve.

Autoritetet kanë filluar tashmë të identifikojnë viktimat, edhe pse për disa prej trye do të duhen ditë ose javë të tëra, për shkak të djegieve të shumta.

Viktima e parë që u identifikuar Emanuele Galeppini. Adoleshenti 17 vjeçar ishte një lojtar golfi, ndërsa shumë të rinj të tjerë mbetën të plagosur.

Disa nga të plagosurit janë në gjendje kritike për jetën, teksa zyrtarët e shëndetësisë kanë paralajmëruar se numri I viktimave mund të rritet.

Zvicra shpalli pesë ditë zie në kujtim të viktimave, jetët dhe ëndrrat e të cilëve u prenë në mes.

Rasti është një nga tragjeditë më të rënda me të cilat Zvicra është përballur dhe një hetim është duke vazhduar për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes.

Shtetet Europiane kanë ofruar ndihmë për Zvicrën, teksa mes viktimave dhe të plagosurve ka edhe shtetas të huaj, ndër ta italiane dhe francezë.

/abcnews.al/

Shënojnë Asani dhe Mehmeti/ Ylli kuqezi realizon golin e njëmbëdhjetë sezonal në Iran

2 January 2026 at 18:44

U treguan të shkëlqyer.

Dy futbollistë shqiptarë e nisën vitin në mënyrën më të mirë të mundshme duke shënuar gola.

Këta janë Jasir Asani dhe Anis Mehmeti.

Asani shkëlqeu në një ndeshje për titull në Ligën Profesioniste të Iranit, ndërsa ekipi i tij, Esteglal, mundi kryesuesen e kampionatit, Sepahan.

Sfida u mbyll 2-1 për miqtë dhe shqiptari I lindur në Shkup realizoi për 1-0 në minutën e 10-të, me suksesin që u arrit në sekondat e fundit të shtesës.

Fitorja bëri që Esteglal të ngjitej në vendin e tretë në renditje, 5 pikë prapa Sepahanit, pra me shpresa të plota për titull.

Asani ka 7 gola në ligën profesioniste të Iranit, dhe në total kë 11 rrjeta duke përfshirë edhe Championsin e dytë të Azisë dhe Kupën e Iranit.

U shkëlqyer edhe Anis Mehmeti.

Futbollisti ofensiv i krahut që luan në kategorinë e dytë angleze, ishte protagonist në festivalin e golave që Bristol Siti mbajti ndaj Portsmuthit në fushën e vet.

Fitorja ishte 5-0 dhe Mehmeti realizoi golin e dytë në 24’.

Ylli shqiptar që ka mbi dy vjet e gjysmë që nuk thirret në kombëtare, ka 8 gola në Championship në 25 ndeshje, duke qenë shënuesi më I mirë I ekipit.

Bristol gjithsesi ka shumë punë për të pretenduar ngjitjen në elitë, ndonëse Mehmeti këtë mund ta sigurojë pavarësisht fatit të ekipit.

Atentati me tritol në Shkodër/ Etleva Delia: Djali i viktimës dëshmoi se nuk kishin konflikte. Hetimet janë intensive, pistat kryesore…

2 January 2026 at 18:18

Etleva Delia, autore e “Gjërat Tona” në një intervistë në “Tirana Live”, ABC News, foli për vrasjen e ndodhur n Shkodër më 29 dhjetor 2025, ku mbeti i vrarë Hysni Ymeri.

Ngjarja u zbardh nga policia dhe u vunë në pranga 4 persona. Gjatë intervistës, gazetarja Delia tha se të arrestuarit janë vënë në vëzhgim nga grupi hetimor në një ambient dhe aty është konstatuar se ata kanë folur me njëri tjetrin.

Gjithashtu theksoi se janë gjetur veshjet që autori i dyshuar ka përdorin kur ka vendosur lëndën eksplozive.

“Nga provat materiale dyshohet se mund të ketë qenë diku tek 100 gram lëndë plasëse. Viktima apartamentin e kishte në katin e katërt dhe dëmtimet më të mëdha i ka pasur në kokë dhe njërin nga krahët. Ka arritur të shkojë i gjallë në spital, por më pas nuk ia ka dalë. Duke qenë se ishin katër persona dhe kanë pasur role të ndryshme. Dikush ka vëzhguar shënjestrën, dikush ka vënë lëndën plasëse dhe pavarësisht se sipas policisë të katër personat që janë arrestuar janë të paguar. Nuk është se ishin ata personat që kishin konflikt, por mund të jenë paguar nga persona të tjerë.  Djali i viktimës pretendon se ai ati nuk kishte konflikte, por nga ana tjetër janë hapur disa dosje të vjetra. Disa familjarë të tij rezultojnë të përfshirë në disa krime. Motivi i gjakmarrjes nuk përjashtohet si pistë hetimi…Edhe një i afërm tjetër akuzohet për vrasjen e një mjeku në Shkodër. Të gjitha këto po hetohen për të hedhur më shumë dritë. Viktima nuk rezulton me precedent penalë. Të arrestuarit nuk rezultojnë me precedentë të rëndë penalë…Hetimet janë intensive…”, tha ajo.

Prince Caffe: Lajm i rremë i porositur nga konkurrenca – bashkëpunojmë me brende globale si Amazon, Shell, Lidl, Interspar dhe të tjerë!

2 January 2026 at 20:39

Brendi Prince Caffe, si një ndër më cilësorët në rajon, është i pranishëm në shumë shtete evropiane dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, përmes bashkëpunimeve të drejtpërdrejta me brende prestigjioze dhe partnerë strategjikë të nivelit të lartë, përfshirë Amazon, Lidl, Interspar, Shell, Kaufman, Konzum, dhe të tjerë.

Bashkëpunimet ndërkombëtare të Prince Caffe dhe shtrirja e saj në tregje të reja janë në rritje të vazhdueshme, si rezultat i drejtpërdrejtë i besimit të partnerëve globalë dhe i përkushtimit të pakompromis ndaj cilësisë.

Për ta arritur dhe ruajtur këtë nivel, Prince Caffe dhe të gjitha produktet e saj përcjellëse posedojnë dhe operojnë në përputhje të plotë me certifikatat më të larta ndërkombëtare të cilësisë, sigurisë dhe standardit, duke përmbushur kërkesat e tregjeve evropiane dhe ndërkombëtare.


Lajmi i rremë, i cili pretendon se në produktin Prince Caffe është gjetur një substancë e palejueshme, është plotësisht i pavërtetë dhe i pabazuar në fakte.

“Bazuar në mënyrën dhe qëllimin e shpërndarjes së këtij pretendimi, ekzistojnë dyshime të arsyeshme se bëhet fjalë për një veprim të porositur nga konkurrentë në treg, me synim dëmtimin e reputacionit të brendit.” – thuhet në reagimin e brendit.

Prince Caffe u ka bërë thirrje të gjitha mediave, institucioneve dhe palëve të përfshira që raportimi mbi çështje të tilla të bëhet në përputhje me profesionalizmin, etikën gazetareske dhe verifikimin e fakteve, duke shmangur publikimin e informacioneve të pavërtetuara.

Me këtë rast, Prince Caffe dëshiron t’i falënderojë të gjithë konsumatorët dhe bashkëpunëtorët besnikë, të cilët për mbi 20 vjet kanë treguar besim të palëkundur ndaj produkteve tona.

“Nuk është hera e parë që prodhimet e njësive të Devolli Corporation përballen me fushata të qëllimshme për njollosje të imazhit publik. Megjithatë, përgjigjja jonë mbetet e njëjtë. transparencë, përputhshmëri ligjore dhe cilësi e dëshmuar ndërkombëtarisht”. – përfundon reagimi. /Klankosova.tv






 

VIDEO/ Tërmeti me magnitudë 6.5 ballë godet Meksikën. Momenti kur presidentja e vendit ndërpret konferencën

2 January 2026 at 17:30

Një tërmet me magnitudë 6.5 ballë ka goditur Meksikën.

Sipas Qendrës Gjermane të Kërkimeve të Gjeoshkencës, epiqendra e tërmetit ndodhej në Guerrero, Meksikë.

Ndërsa thellësia ishte prej 10 kilometrash. Lëkundjet u ndjenë në shumë lagje, gjithashtu presidentja Claudia Sheinbaum u detyrua të ndërpresë konferencën e përditshme për shtyp.

Presidentja njoftoi më pas se kishte komunikuar me guvernatoren e Guerrero-s dhe se nuk dukej të kishte raportime për dëme serioze.

 

 

🔴#LATEST — Mexican President Sheinbaum abruptly pauses her press conference as 6.5-magnitude earthquake shakes Mexico City pic.twitter.com/0YRqLo8XPi

— Türkiye Today (@turkiyetodaycom) January 2, 2026

 

#Sismo: de Magnitud de 6.5 a 4 km NNW de Rancho Viejo, #Mexico.

🔸Algunas imágenes de como se vivió el sismo.

🗓2026-01-02
⏰13:58:18 (UTC)

📍16.902°N 99.303°W

🔸Profundidad: 35.0 km #EG #Georiesgos #Temblor #Terremoto #hoy #urgente #earthquake #quake #Jishin pic.twitter.com/bYlK7kxvfO

— ESPECIGEST (@ESPECIGEST) January 2, 2026

Izraeli kryen sulme të reja ajrore në jug të Libanit

2 January 2026 at 17:20

Izraeli ndërmori disa sulme ajrore në Libanin jugor, në përfundim të afatit të vendosur për çarmatosjen e grupit militant Hezbollah përgjatë kufirit mes dy vendeve.

Sulmet ndodhën disa ditë para një mbledhjeje të planifikuar të qeverisë libaneze, ku komandanti i ushtrisë pritet t’i raportojë kabinetit për largimin e pranisë ushtarake të Hezbollahut nga zona pranë kufirit me Izraelin, raporton AP.

Sipas mediave shtetërore libaneze, sulmet ajrore goditën disa zona në jug të Libanit, përfshirë rajonin e njohur si “Apple Province” dhe periferitë e fshatrave Ansar dhe Zrariyeh. Ushtria izraelite njoftoi se forcat ajrore kanë goditur objekte infrastrukturore të Hezbollahut në disa zona të Libanit jugor.

Lufta e fundit mes Izraelit dhe Hezbollahut nisi më 8 tetor 2023, një ditë pas sulmit të militantëve të udhëhequr nga Hamasi në Izraelin jugor, kur Hezbollahu lëshoi raketa drejt Izraelit në shenjë solidariteti me Hamasin

Zelensky njofton kreun e ri të shërbimit të Inteligjencës Ushtarake në Ukrainë

2 January 2026 at 16:48

Kreu i Shërbimit të Inteligjencës së Jashtme të Ukrainës, Oleg Ivasenko është emëruar nga Volodymyr Zelensky, në krye të shërbimit të inteligjencës ushtarake të vendit.

“Nga sot, Oleg Ivasenko do të vazhdojë t’i shërbejë shtetit tonë dhe të kryejë detyra për të kufizuar praninë e personelit ushtarak rus në pozicionet e shërbimit të inteligjencës ushtarake të Ukrainës”, tha Zelensky në një postim në mediat sociale.

Në të njëjtën kohë, presidenti ukrainas njoftoi një ndryshim në udhëheqjen e Shërbimit Shtetëror të Rojës Kufitare të vendit, një pozicion që më parë mbahej nga Serhiy Dainenko.

Zelensky tha se i ka kërkuar Ministrit të Brendshëm të Ukrainës, Igor Klimenko të propozojë kandidatë për këtë pozicion, pasi kërkon të ndryshojë qasjen ndaj funksionimit të shërbimit.

Ndotja e ujit të pijshëm në Indi, 10 viktima. Mbi 1 mijë persona raportohen me probleme shëndetësore

2 January 2026 at 16:37

Të paktën dhjetë persona kanë vdekur dhe më shumë se 1,400 banorë po përballen me probleme serioze shëndetësore pas alarmit të ngritur për ndotjen e ujit të pijshëm.

Ngjarja raportohet në zonën Bhagirathpura të qytetit Indore në shtetin Madhya Pradesh, në Indinë qendrore.

Sipas autoriteteve lokale, kriza duket se është shkaktuar kur u zbulua një rrjedhje në një tubacion kryesor uji pranë një stacioni policie në zonë.

Sipas zyrtarit administrativ Shravan Verma, shërbimet përkatëse janë mobilizuar menjëherë, duke dërguar ekipe mjekësore për kontrolle shtëpi më shtëpi.

Në të njëjtën kohë, tableta klori po u shpërndahen banorëve me qëllim kufizimin e ngarkesës në ujë dhe parandalimin e rasteve të reja.

VIDEO/ Krimi në familje, “punonin bashkë burrë e grua”, flasin fqinjët: Jemi të tronditur nga ngjarja, na ra si bombë

2 January 2026 at 16:13

Një ngjarje e rëndë ndodhi sot në Orikum. 50-vjeçari Llogora Xhebroi dhunoi për vdekje gruan e tij Sose Xhebroi rreth 40 vjeçe dhe më pas vrau veten në garazhin e banesës së tij me armë zjarri.

Fqinjët kanë folur për ABC News, duke u shprehur të tronditur nga ngjarja.

“Ishin njerëz të mirë, në punën e tyre. Njerëz punëtorë. Jemi të habitur nga ngjarja. Na ra si bombë. Kanë pasur një biznesin e tyre një lokal aty punonin. Punonin bashkë burrë e grua. Kishin dy djem”, shprehet një prej fqinjëve.

Gruaja u gjet në banesë pa shenja jete. Ka qenë një nga fëmijët që ka lajmëruar ambulancën dhe qendrën shëndetësore të Orikumit.

Pas transportimit të trupit të pajetë të gruas në spital, 52-vjeçari ka qëlluar vetën me pistoletë të cilën dyshohet se e mbante në garazh aty ku edhe i ka dhënë fund jetës.

Donald Tusk: Polonia do të ndërtojë ushtrinë më të fuqishme në Evropë

2 January 2026 at 15:33

Kryeministri i Polonisë, Donald Tusk ka shpallur vitin 2026 një “vit të përshpejtimit polak”, duke premtuar se do të ndërtojë “ushtrinë më të fuqishme në Evropë”, do të rrisë investimet në infrastrukturë dhe do të mbajë qëndrim më të ashpër ndaj krimit.

Në një takim të vitit të ri, siç raporton “TVP World”, Tusk tha se qeveria e tij do të përshpejtojë zgjerimin ushtarak, do të nisë projekte të mëdha infrastrukturore dhe do të vazhdojë atë që e quajti “ripolonizim” dhe rindërtim të industrive kryesore, përfshirë sektorin e mbrojtjes.

“Ne do të përshpejtojmë ndërtimin e ushtrisë më të fuqishme në Evropë. Ne do të përshpejtojmë investimet e mëdha në infrastrukturë. Ky do të jetë një vit i zhvillimit strategjik të shpejtë në Detin Baltik”, tha Tusk.

Ai gjithashtu njoftoi planet për të vendosur një rregull të rreptë “Polonia e para” në prokurimin publik.

Tusk premtoi masa më të ashpra kundër krimit, duke theksuar se autoritetet do të “ashpërsojnë masat kundër kriminelëve të të gjitha llojeve”, përfshirë tregtarët e drogës, politikanët e korruptuar dhe ata që ai i përshkroi si militantë pro-rusë.

“Kushdo, pa përjashtim, që shkel ligjin do të pendohet shumë vitin e ardhshëm”, tha ai duke shtuar se Polonia do të bëhet “një oazë e sigurisë”.

❌
❌