Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 31 December 2025Main stream

Detaje nga aktakuza e PSRK: Ministria e Arsimit pagoi 220 euro për një shportë bërlloku, ndërsa çmimi real ishte 12 euro

31 December 2025 at 20:29


Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka njoftuar sot, më 31.12.2025, se ka ngritur aktakuzë ndaj 15 personave për dallavere me tenderë të Ministrisë së Arsimit (MASHTI).

Sipas aktakuzës, Ministria kishte paguar 208 euro më shtrenjtë një shportë të vogël të bërllokut për klasa.

PSRK ka treguar skemën se si kompania “A&F Projekt” Sh.P.K. kishte marrë nga MASHTI për një shportë bërlloku që vendoset në klasë 220 euro, ndërsa çmimi real në treg për një shportë të tillë ishte vetëm 12 euro.

Në aktakuzën që e ka ngritur prokurori Dren Paca akuzohen tre persona juridikë dhe 12 persona fizikë. Ata akuzohen për dallavere me tenderë, me ç’rast pretendohet se buxheti i shtetit është dëmtuar në vlera milionëshe.

Tre personat juridikë të akuzuar janë “A&F Projekti” Sh.P.K., Fabrika e Mobileve “Standard” Sh.P.K dhe “Shkëmbi – Gllarevë” Sh.P.K.

Kurse personat fizikë të akuzuar janë: Ardian Berisha – pronar i kompanisë “Shkëmbi Gllareva” Sh.P.K, Dashmir Limaj, Mërgim Limaj – drejtor në kompaninë Fabrika e Mobileve “Standard”, Agron Shemsi Shala – pronar i biznesit “A&F Projekti” Sh.P.K., Fehmi Zylfiu, i punësuar në MASHTI, Fadile Kokaj – Dyla, Murtez Hasan Zekolli, Xhemajl Buzuku, Agim Berdynaj, Arberita Mehmetaj – e punësuar në MASHTI dhe Naim Demiri – i punësuar në MASHTI.

Prokuroria Speciale ka treguar se çmimet që ishin ofruar nga kompania “A&F Projekt” për kontratën “Blerja e Pakove për fusha lëndore dhe mirëmbajtje” ishin paguar shumë më shtrenjtë sesa çmimi i tregut.

Prokurori special Dren Paca ka zbërthyer skemën se si kjo kompani kishte dorëzuar në Ministri të Arsimit 1,159 shporta të vogla, për të cilat, për copë ishte paguar shuma 220 euro.

Në total Ministrisë së Arsimit ky pozicion i kontratës i ka kushtuar 254,980.00 euro, kurse nëse do paguheshin sipas çmimit real të tregut Ministrisë do t’i kushtonin vetëm 13,908.00 euro.

Prokuroria Speciale ka konstatuar se 241,072.00 euro është dallimi i shitjes së produktit dhe çmimit të tregut.

“Diferenca më e madhe e çmimeve të tregut dhe çmimeve furnizues është vërejtur te disa artikuj të cilët kanë qenë të kërkuar në sasi më të madhe si për shembull: Çmimi i blerjes për një artikull te pozicioni 19, shporta të vogla për klasë, ka qenë në vlerë prej 12 euro, ndërsa çmimi i shitjes në MASHT është në vlerë 220 euro, që i bie se ky artikull është për 208 euro apo 1,730.00% më i shtrenjtë se çmimi i blerjes. Në kontratën e vitit 2019 që përfshin periudhën nga nëntori i vitit 2019 deri në muajin prill 2021 kompania “A&F Projekt” i ka dorëzuar 1159 shporta të vogla. Sipas llogarive dhe krahasimit të çmimit të blerjes shuma totale e blerjes për 1159 shporta ka qenë në shumën prej 13,908.00 euro ndërsa shuma totale e shitjes për 1159 shporta për të cilat i ka paguar MASHT-i është 254,980.00 euro. Sipas kësaj i bie që dallimi në mes blerjeve sipas çmimeve të tregut dhe shitjes ka qenë në shumën prej 241,072.00 euro më shumë se sa çmimi i blerjes”- thuhet në aktakuzën e PSRK-së.

Abdixhiku: Rezultati i zgjedhjeve i dhimbshëm, por verdikti i qytetarëve duhet respektuar

31 December 2025 at 20:01


Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka reaguar pas përfundimit të zgjedhjeve, duke e cilësuar rezultatin si të dhimbshëm, por duke theksuar se ai është verdikt i qytetarëve që duhet respektuar.

Në një mesazh drejtuar anëtarëve, qytetarëve dhe mbështetësve, Abdixhiku tha se viti po mbyllet ndryshe nga pritjet dhe se rezultati zgjedhor nuk ishte ai që ai dhe LDK-ja kishin synuar.

“Rezultati i zgjedhjeve nuk ishte ai që synova e synuam. Ishte i dhimbshëm për shumë prej nesh, por është verdikti i qytetarëve tanë dhe para këtij vendimi përulemi me respekt”, ka deklaruar ai.

Abdixhiku ka falënderuar të gjithë ata që, sipas tij, kanë besuar dhe kanë punuar me përkushtim për LDK-në, duke pranuar se zhgënjimi është i pranishëm, por se besimi në Kosovë, demokraci dhe të ardhmen e vendit nuk duhet të shuhet.

Ai ka bërë të ditur se ky është edhe një moment reflektimi personal, duke theksuar se ka bërë gjithçka që ka ditur dhe mundur, me ndershmëri dhe përkushtim, por se jo gjithmonë edhe maksimumi mjafton.

“Përpara nesh është një kohë reflektimi, vendimmarrjeje dhe përgjegjësie. Me kohë e në vendin e duhur, siç na mëson dinjiteti e përgjegjësia politike, do t’i shpalosi të gjitha”, ka shtuar Abdixhiku, duke nënvizuar se pavarësisht zhvillimeve të ardhshme, ai do të mbetet në shërbim të vendit.

Në fund, kreu i LDK-së ka ndarë edhe një mesazh personal, duke thënë se në natën e ndërrimit të motmoteve do t’ia kushtojë kohën familjes dhe dy vajzave të tij, të cilave tha se u ka borxh më shumë prani.

Ai u ka uruar qytetarëve dhe familjeve të tyre një Vit të Ri të mbarë, duke shprehur shpresën për një vit më të drejtë, më njerëzor dhe më të butë për Kosovën.

“Gëzuar 2026! Zoti e bekoftë atdheun tonë”, ka përfunduar Abdixhiku.

Qeveria e Kosovës mbajti mbledhjen e fundit për këtë vit, këto janë vendimet

31 December 2025 at 19:57


Qeveria në detyrë e Kosovës ka njoftuar se ka mbajtur sot, më 31.12.2025, një mbledhje në formë elektronike në të cilën ka marrë tri vendime.

Qeveria bëri të ditur se ka miratuar Rregulloren për organizimin dhe funksionimin e këshillit kombëtar të arteve.

Po ashtu kabineti qeveritar ka miratuar Rregulloren për programin, përmbajtjen, mënyrën dhe procedurat e organizimit, trajnimit profesional për zyrtarë arkivorë.

Dhe në këtë mbledhje të Qeverisë në detyrë është miratuar nisma për lidhjen e Marrëveshjes së përgjithshme të sigurisë ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës së Veriut për shkëmbim dhe mbrojtje të ndërsjellë të informacionit të klasifikuar.

Dosja e PSRK-së ndaj zyrtarëve të Ministrisë së Arsimit - Si u dhanë tenderë për produkte me çmime për 1557% më të larta se çmimi i tregut?

31 December 2025 at 19:39


Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj 15 personave, 12 persona fizikë (zyrtarë të Ministrisë së Arsimit dhe pronarë e përfaqësues të kompanive) dhe tre persona juridikë, në lidhje me dallavere në procedura të tenderimit, me ç’rast pretendohet se janë paguar produkte deri në 1557% më shtrenjtë se çmimet reale të tregut.

Sipas aktakuzës së PSRK-së, në procedurën e prokurimit “Blerja e Pakove për fusha lëndore dhe mirëmbajtje” zyrtarë të MASHTI-i kishin vepruar kundërligjshëm duke kontraktuar produkte që çmimin në treg e kishin shumë më të ulët sesa që Ministria i kishte paguar gjatë viteve 2019-2021.

KALLXO ka siguruar dosjen e Prokurorisë Speciale.

Të akuzuar janë: Ardian Berisha, pronar i kompanisë “Shkëmbi Gllareva” Sh.P.K, Dashmir Limaj, Mërgim Limaj drejtor në kompaninë Fabrika e mobileve “Standard”, Agron Shemsi Shala, pronar i biznesit “A&F Projekti” SH.P.K., Fehmi Zylfiu i punësuar në MASHTI, Fadile Kokaj-Dyla, Murtez Hasan Zekolli, Xhemajl Buzuku, Agim Berdynaj, Arberita Mehmetaj – e punësuar në MASHTI dhe Naim Demir – i punësuar në MASHTI. ndër ta të akuzuar janë tre persona juridik. “A&F Projekti” Sh.P.K., Fabrika e mobileve “Standard” Sh.P.K dhe “Shkëmbi – Gllarevë” Sh.P.K.

Prokuroria me prokurorin special, Dren Paca, i ka akuzuar të lartcekurit se përmes procedurave të prokurimit u kanë mundësuar përfitim të kundërligjshëm.

Sipas aktakuzës së Prokurorisë Speciale, në prill të vitit 2019 deri në mars të vitit 2021, Arberita Mehmetaj si zyrtare përgjegjëse për prokurim dhe Naim Demiri udhëheqës i njësisë kërkuese dhe menaxher i kontratës në Ministri të Arsimit kanë keqpërdorur detyrën zyrtare me qëllim shpërblimin me kontratë për bizneset “A&F Projekt” Sh.P.K, “Fabrika e Mobilieve Standard”, N.N.P. “Standard Plus” dhe “Shkëmbi Gllarevë”.

Produktet në tenderin “Blerje të pakove të pajisjeve të nevojshme për fusha lëndore dhe mirëmbajtje” sipas Prokurorisë janë kontraktuar me çmim deri në 1557% më të larta se çmimi i tregut, duke i shkaktuar dëm buxhetit të shtetit prej mbi 1.5 milion euro.

Këtë, sipas Prokurorisë, të akuzuarit e kanë bërë duke mos përgatitur specifika teknike të qarta për artikujt e përfshirë në paramasë dhe parallogari.

Tutje, sipas aktakuzës së PSRK, janë vendosur kritere selektive dhe të panevojshme për dëshminë e angazhimit të ekspertëve, inxhinierëve dhe autorëve duke ndërtuar kritere përzgjedhëse që të favorizojnë bizneset fituese duke i përjashtuar padrejtësisht bizneset e tjera.

Shkelja tjetër sipas PSRK nga të akuzuarit është bërë duke mos e siguruar çmimin më të ulët të tregut, duke lejuar blerje të produkteve me çmime artificialisht të fryra.

Tutje në aktakuzë thuhet se përmes këtyre kontraktimeve është shkaktuar një dëm shtesë prej 137 mijë euro duke lejuar që të tejkalohet sasia e kontraktuar për tri produkte më të shtrenjta mbi 30% e sasisë për një produkt tjetër më të lirë.

Tutje akti akuzues thot se kontraktimi për këto produkte ishte paraparë që të kenë origjinë nga Bashkimi Europian, por që ishin lejuar që produktet të vinin nga Kina dhe Turqia.

Pra vlera e përgjithshme e dëmit që është shkaktuar nga këto veprime, sipas Prokurorisë, vlerësohet të jetë mbi 1.8 milion euro.

Për këtë të pandehurit ngarkohen për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Në pikën dy të aktakuzës renditen si të akuzuar: Agim Berdyna – zyrtar kryesor administrativ, Xhemajl Buzuku – zyrtar përgjegjës i prokurimit, dhe Murtez Zekolli – zyrtar kryesor financiar dhe Naim Demiri – udhëheqës i njësive kërkuese dhe menaxher i kontratës dhe Arberita Mehmetaj – zyrtare e prokurimit tutje kanë aktivizuar aktivitete të prokurimit me titullin “Blerja e Pakove për fusha lëndore dhe mirëmbajtje” pa pasur nevojë për një aktivitet të tillë. Kjo, sipas Prokurorisë, është bërë me qëllim që t’i shpërblejnë me kontratë për përfitim pasuror bizneset “A&F Projekt”, “Fabrika e mobileve Standard” dhe “Standard Plus”.

Dy projekte të ndara, sipas Prokurorisë, të akuzuarit i kishin bashkuar në një të vetëm, njëri ndër ta sipas PSRK-së ishte “Blerja e Pakove për fusha lëndore dhe mirëmbajtje”, i cili ishte në fazë të zbatimit. Këtë projekt sipas Prokurorisë e kishin aprovuar duke i vënë në barrë shtetit për pagesë mbi 2.8 milionë euro.

Sipas Prokurorisë, shkeljet nuk kanë përfunduar me kaq, pasi gjatë përpilimit të dosjes së tenderit nuk i kanë përgatitur qartë specifikat që duhet të kryhen për artikujt e kontraktuar me ç’rast janë kontraktuar produkte me çmim më të lartë se i tregut për 1900%.

Tutje PSRK pretendon se të akuzuarit i kanë ndryshuar kriteret e projekteve vetëm dy ditë para hapjes së ofertave dhe nuk janë siguruar që ta kontraktojnë çmimin më të ulët se ai i tregut dhe kanë shkurtuar afatin për dorëzimin e ofertave.

Me këtë të dyshuarit akuzohen se kanë kryer veprën penale – keqpërdorim i detyrës zyrtare.

Aktakuza përmban disa pika për veprime të ngjashme të të akuzuarve.

Në pikën tre të aktakuzës, të pandehur janë: Xhemajl Buzuku – zyrtar përgjegjës i prokurimit, Fadile Dyla – zyrtare kryesore administrative, Naim Demiri – menaxher i kontratës, Fehmi Zylfiu – zyrtar kryesor i financave. Ata nga 12 shkurti 2024 e deri më 29 mars 2024 pasi kishte përfunduar zbatimi i kontratës kornizë nga projekti “Blerja e Pajisjeve për mbrojtjen e objekteve arsimore – Pakot e pajisjeve të nevojshme për fusha lëndore dhe mirëmbajtje” kanë vepruar me dashje e në kundërshtim me ligjin me qëllim që t’u mundësojnë përfitim pasuror bizneseve “A&F Projekt”, “Fabrika e Mobileve Standard” Sh.P.K dhe N.N.P. “Standard Plus”, duke i kompensuar këto biznese për inflacionin e kontratës mbi 445 mijë euro.

Pika katër e aktakuzës thot se Agron Shala, Mërgim Limaj, Dashmir Limaj dhe Ardian Berisha si pronarë të bizneseve “A&F Projekt”, N.N.O “Standard Plus”, Fabrika e Mobileve “Standard” dhe “Shkëmbi Gllarevë” në lidhje me tenderin e MASHTI-t “Blerja e Pakove të pajisjeve të Nevojshme për fusha lëndore dhe mirëmbajtje” kanë bërë mashtrim të autoritetit kontraktues, në këtë rast MASHTI-t.

Mashtrimi sipas PSRK është bërë duke prezantuar kontrata të punëtorëve gjoja se janë duke punuar në këto firma me qëllim që të plotësojnë kriteret për ta fituar projektin. Tutje mashtrimi sipas PSRK është bërë duke mos dorëzuar vërtetimet tatimore të rreme.

Në pikën pesë të aktakuzës, Dashmir Limaj si pronar i biznesit “Standard Plus” edhe pse ka qenë në dijeni se inxhinierët Anita Kabashi dhe Adnan Mustafa nuk kanë qenë asnjëherë të punësuar në kuadër të biznesit të tij kanë mundësuar përdorimin e dokumenteve të rreme me qëllim që të plotësojnë njërin nga kriteret për t’u shpallur kompani fituese.

Me këtë akuzohen për vepër penale të falsifikimit të dokumenteve.

Në këtë aktakuzë, e cila është ngritur nga prokurori Dren Paca, janë të akuzuar 15 persona, 12 persona fizikë dhe tre persona juridikë: “A&F Projekti” Sh.P.K, Fabrika e Mobileve “Standard” Sh.P.K., dhe “Shkëmbi – Gllarevë” Sh.P.K.

Kurse persona fizikë të akuzuar janë: Ardian Berisha – pronar i kompanisë “Shkëmbi – Gllarevë” Sh.P.K., Dashmir Limaj, Mërgim Limaj – drejtor në kompaninë Fabrika e Mobileve “Standard”, Agron Shemsi Shala – pronar i biznesit “A&F Projekti” Sh.P.K., Fehmi Zylfiu i punësuar në MASHTI, Fadile Kokaj – Dyla, Murtez Hasan Zekolli, Xhemajl Buzuku, Agim Berdynaj, Arberita Mehmetaj – e punësuar në MASHTI dhe Naim Demiri – i punësuar në MASHTI.

Osmani uron qytetarët për Vitin e Ri 2026: Kosova të ecë përpara me unitet, siguri dhe zhvillim

31 December 2025 at 18:00


Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka përcjellë urimin e saj për Vitin e Ri 2026, duke theksuar rëndësinë e reflektimit për vitin që po përmbyllet dhe angazhimin për një të ardhme më të sigurt, më të drejtë dhe më të zhvilluar për vendin.

Në mesazhin e saj drejtuar qytetarëve dhe bashkatdhetarëve kudo që ndodhen, Osmani ka vlerësuar vitin që lamë pas si një periudhë me sfida, por edhe me vendime të rëndësishme dhe përparime të dukshme në forcimin e pozitës ndërkombëtare të Kosovës.

Ajo theksoi se Kosova ka treguar vendosmëri në mbrojtjen e rendit kushtetues dhe interesit shtetëror, duke u përballur me përpjekje destabilizuese dhe duke u dëshmuar si faktor paqeje, stabiliteti dhe besueshmërie në arenën ndërkombëtare.

Presidentja Osmani përmendi gjithashtu se, ndonëse viti ka qenë sfidues edhe për shkak të vonesave në themelimin e institucioneve, ai ka dëshmuar forcën e demokracisë dhe të qytetarëve të Kosovës, duke vlerësuar kontributin e punëtorëve, policëve, ushtarakëve, mësuesve, mjekëve, të rinjve, grave, si dhe mërgatës shqiptare.

Duke folur për vitin 2026, Osmani tha se Kosova hyn në Vitin e Ri me përgjegjësi të reja dhe synime të qarta, duke përfshirë forcimin e shtetit të së drejtës, rritjen e sigurisë, avancimin e pozitës ndërkombëtare, mbështetjen e familjeve dhe rinisë, si dhe zhvillimin ekonomik dhe mirëqenien e qytetarëve.

Në fund të mesazhit, Presidentja uroi shëndet, paqe dhe begati për të gjithë qytetarët, duke ftuar që viti 2026 të nisë me besim, bashkëpunim dhe përgjegjësi të përbashkët.

“Le të jetë viti 2026 një vit suksesi për secilin prej jush dhe për Republikën tonë,” përfundoi Osmani, duke uruar Gëzuar Vitin e Ri për Kosovën dhe qytetarët e saj./Telegrafi.

Prizren: Arif Fazli dhuron shtëpinë 800 m² për Bashkësinë Islame

31 December 2025 at 17:56


Këshilli i Bashkësisë Islame në Prizren ka njoftuar se Arif Fazli nga Prizreni i është bashkuar radhës së vakëflënësve, duke dhuruar shtëpinë e tij si vakëf në dobi të Bashkësisë Islame.

Sipas njoftimit zyrtar të KBI-Prizren, më 31 dhjetor 2025, z. Fazli, në emër të Allahut dhe fi sebililah, ka dhuruar shtëpinë e tij me sipërfaqe prej 800 metrash katrorë, me 182 metra katrorë truall, e cila ndodhet në lagjen Terzimahalla në Prizren. Vlera e pronës vlerësohet të arrijë deri në rreth gjysmë milioni euro.

Në emër të Këshillit të Bashkësisë Islame në Prizren, kryetari Valon ef. Ibrahimi dhe kryeimami Dr. Orhan ef. Bislimaj kanë shprehur falënderimet e tyre për këtë akt madhor bamirësie, duke theksuar rëndësinë e kontributit për Bashkësinë Islame dhe për komunitetin e besimtarëve. Ata i uruan z. Fazli shëndet, bereqet dhe suksese të vazhdueshme për të dhe familjen e tij.

Nga KBI-Prizren u bë e ditur se ky dhurim nuk është i pari nga ana e z. Fazli. Si biznesmen i suksesshëm që vepron në Zvicër, ai ka kontribuar ndër vite në projekte të ndryshme humanitare dhe bamirëse, si në Kosovë ashtu edhe në mërgatë.

Këshilli i Bashkësisë Islame në Prizren i uroi Arif Fazlit shpërblime në dynja dhe ahiret për këtë vepër të çmuar humanitare.

Hoxha: Nga grupi që kreu sulmin në Ibër-Lepenc janë zbuluar edhe dy raste të tjera të rënda kriminale

31 December 2025 at 17:42


Drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, ka deklaruar se nga hetimet ndaj grupit kriminal që kreu sulmin terrorist në kanalin Ibër-Lepenc janë zbuluar edhe dy raste të tjera të rënda kriminale, të cilat aktualisht janë në proces hetimi.

Në një intervistë për KosovaPress, Hoxha ka thënë se ky grup ka vepruar për një kohë të gjatë në Kosovë dhe se bëhet fjalë për një ndërmarrje të mirëorganizuar nga shërbimet sekrete të Serbisë, me qëllim destabilizimin e vendit.

Ai ka konfirmuar se ka edhe persona të tjerë të dyshuar për sulmin e mbrëmjes së 29 nëntorit të vitit të kaluar në kanalin e Varagës në Zubin Potok, duke shtuar se Policia e Kosovës po ndjek pista të tjera hetimore.

Hoxha ka prezantuar dëshmi që, sipas tij, vërtetojnë lidhjen direkte të të arrestuarve me institucionet e sigurisë së Serbisë. Ai ka theksuar se njëri nga të arrestuarit posedonte libreze ushtarake që dëshmon se ka qenë pjesë e shërbimit inteligjent të Ushtrisë së Serbisë, me gradën e togerit.

Sipas tij, armatimi, pajisjet dhe mënyra e veprimit të këtij grupi lidhen edhe me dy vepra të tjera të rënda kriminale të ndodhura në Kosovën e pasluftës. Megjithatë, Hoxha ka bërë të ditur se detajet nuk mund të publikohen për momentin, për shkak se rastet janë ende në hetim dhe në koordinim me Prokurorinë Speciale.

Drejtori i Policisë ka theksuar se mënyra e përzgjedhjes së cakut, vendosja e eksplozivit, sasia e tij dhe mënyra e tërheqjes pas sulmit dëshmojnë se nuk bëhet fjalë për një akt të rastësishëm, por për një operacion të planifikuar dhe të organizuar mirë nga shërbimet sekrete të shtetit fqinj.

Hoxha ka folur edhe për bashkëpunimin me Byronë Federale të Hetimeve (FBI), duke thënë se Policia e Kosovës ka kërkuar zyrtarisht mbështetjen e tyre për të rritur kredibilitetin e hetimit. Ai ka bërë të ditur se ekspertë të FBI-së kanë ardhur në Kosovë dhe kanë ndihmuar në monitorimin dhe analizimin e provave.

Sipas tij, gjatë bastisjeve të kryera një ditë pas sulmit, janë gjetur dëshmi materiale që ndërlidhen drejtpërdrejt me shpërthimin në Ibër-Lepenc. Ai ka theksuar se analizat forenzike kanë konfirmuar se ADN-ja e gjetur në fitilin e përdorur për shpërthimin përputhet me ADN-në e personave të arrestuar, ndërsa disa prova janë ekzaminuar edhe në laboratorët e FBI-së.

Hoxha ka deklaruar se sulmi në Ibër-Lepenc është një nga rastet më të rënda me të cilat është përballur Policia e Kosovës, pas sulmit në Banjskë. Sipas tij, qëllimi i sulmit ka qenë futja e Kosovës në kolaps ekonomik dhe energjetik, si dhe krijimi i pasigurisë totale, veçanërisht në veri të vendit.

Ai ka shtuar se hetimet për këtë rast kanë zgjatur me muaj dhe se reagimi i institucioneve të Kosovës ka qenë i shpejtë dhe profesional, duke bërë që prodhimi i energjisë elektrike të mos ndërpritet asnjë orë pas sulmit.

Një vit pas sulmit, Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj tre personave: Jovan Viçentijeviq, Dragisha Viçentijeviq dhe Igor Dimiviq.

Ata akuzohen për rrezikim të rendit kushtetues, kryerje të veprës terroriste, armëmbajtje pa leje dhe spiunazh, lidhur me sulmin ndaj infrastrukturës kritike të kanalit Ibër-Lepenc.

Haziri pas zgjedhjeve: LDK ka nevojë për reflektim të thellë, pragmatizmi ynë ka humbur

31 December 2025 at 17:00


Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka reaguar pas zgjedhjeve të 28 dhjetorit, duke e cilësuar vitin 2025 si një vit të ngarkuar me procese zgjedhore dhe reflektim politik.

Përmes një mesazhi drejtuar qytetarëve, Haziri ka pranuar se LDK nuk arriti t’i kapitalizojë pritjet në këto zgjedhje, duke e atribuar rezultatin, sipas tij, “popullizmit të paparë, presionit dhe frikës së mbjellur”.

Ai ka theksuar se LDK historikisht ka dalluar nga partitë e tjera për qasjen e saj paqësore dhe bashkëpunuese.

“Kur të tjerët thërrisnin për luftë, ne ftuam për paqe; kur rivalët ftonin në garën e pështymës, ne ftuam për bashkëpunim”, ka shkruar Haziri, duke shtuar se qytetarët duhet të udhëhiqen drejt normalitetit e jo errësirës politike.

Sipas tij, ky është momenti i fundit për reflektim të thellë brenda partisë, pasi pragmatizmi që dikur ishte sinonim i LDK-së ka humbur. Haziri ka bërë të ditur se këtë shqetësim e ka shprehur edhe më herët publikisht.

Duke rikujtuar rrugëtimin e tij 36-vjeçar në LDK, Haziri ka thënë se partia i ka dhënë ideale për kombin, besim në Republikë dhe përkushtim ndaj atdheut, ndërsa ka theksuar se do të vazhdojë të mbetet besnik ndaj saj, pavarësisht rezultateve zgjedhore.

Ai ka përmendur edhe figurën e ish-presidentit Ibrahim Rugova, duke thënë se filozofia e tij politike i ka mësuar anëtarët e LDK-së të ruajnë respektin dhe unitetin edhe në dallime, pa i konsideruar rivalët politikë si armiq.

Në fund, Haziri ka falënderuar qytetarët për besimin e dhënë dhe ka uruar që viti 2026 të jetë më i mirë për të gjithë, me harmoni dhe dashuri në familje.

Ai ka ndarë edhe një mesazh personal, duke kujtuar humbjen e vëllait të tij Bedri Haziri, të cilën e ka cilësuar si dhimbjen më të madhe për familjen e tij./Telegrafi.

Kurti flet për kabinetin e ri qeveritar dhe procesin e zgjedhjes së presidentit

31 December 2025 at 16:54


Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka deklaruar se nuk do të ketë ndryshime të mëdha në përbërjen e qeverisë së re.

Gjatë vizitës së tij në KEK, i pyetur për emrat e ri në qeverinë e re, Kurti tha se i nevojitet një konfirmim nga Kryesia e Vetëvendosjes se a do të jenë i njëjtë si në legjislaturën e nëntë.

“Na duhet të presim certifikimin e plotë të rezultateve. Na duhet një mbledhje në Kryesi të Vetëvendosjes, sepse qartazi propozimet tona i kemi pasur për legjislaturën e nëntë tash të dhjetën kur t’i marrim rezultatet nuk ndryshon programi dhe orientimi. Do të jetë përbërja identike nuk mund ta them dot tash. Edhe nëse është e kërkon një rikonfirmim.. Nuk besoj që mund të ketë ndryshime të mëdha”, tha Kurti.

Sa i përket zgjedhjes së presidentit apo presidentes, Kurti tha se do të takohet në ditët në vijim me presidenten aktuale Vjosa Osmani që të diskutohen mundësitë, duke theksuar se duhen 80 deputetë të jenë të pranishëm në sallën e Kuvendit të Kosovës.

“Sa i përket çështjes së zgjedhjes së presidentit apo presidentes është hapi i tretë. Një herë është konstituimi i Kuvendit, formimi, pastaj vjen dhe ajo. Por para se të bëjmë çfarëdo, besoj se do të kemi një takim me presidenten aktuale Vjosa Osmani dhe do diskutojmë cilat janë shanset dhe mundësitë përpara, sepse na duhet të qëndrojmë 80 veta në sallë. Mund të duket më e lehtë pas rezultatit të 28 dhjetorit”, tha Kurti.

Në zgjedhjet e 28 dhjetorit, në bazë të rezultateve preliminare të KQZ-së, Lëvizja Vetëvendosje ka fituar 49.41 për qind dhe pritet t’i ketë 56 deputetë (pa votat e diasporës dhe me kusht).

Osmani viziton institucionet e sigurisë në fundvit: Mirënjohje për shërbimin ndaj Republikës së Kosovës

31 December 2025 at 16:44


Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka vizituar edhe këtë fundvit institucionet e sigurisë së vendit, duke shprehur mirënjohje për angazhimin e grave dhe burrave që, edhe gjatë ditëve festive, qëndrojnë në detyrë për të garantuar rendin, sigurinë dhe mbrojtjen e Republikës së Kosovës.

Përmes një mesazhi publik, Osmani ka theksuar se angazhimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe i Policisë së Kosovës gjatë gjithë vitit ka qenë burim krenarie për qytetarët dhe institucionet e vendit.

Ajo ka nënvizuar se puna e tyre edhe gjatë ndërrimit të motmoteve është dëshmi e zbatimit të ligjit dhe e përkushtimit për mbrojtjen e qytetarëve në çdo orë dhe në çdo ditë të vitit.

Presidentja ka shprehur mirënjohjen më të thellë për punën e palodhur dhe shërbimin jetik që këto institucione ofrojnë për vendin, duke e cilësuar kontributin e tyre si thelbësor për sigurinë dhe stabilitetin e Kosovës.

Në fund, Osmani ka uruar që Viti i Ri të jetë një vit i përparimit të mëtejshëm dhe i shërbimit me nder ndaj Republikës së Kosovës.

Sa kushton tryeza e Vitit të Ri për familjet shqiptare?

31 December 2025 at 16:34


Fundviti është një periudhë me rëndësi të veçantë për familjet shqiptare, e cila tradicionalisht shoqërohet me festa dhe grumbullime.

Një nga elementët më të rëndësishëm të kësaj feste është tryeza e Vitit të Ri, e cila natyrisht ka edhe koston e saj.

Gazetari Mario Brakaj bëri një përllogaritje në “Puls” nga Bruna Çifligu në A2 CNN të faturës për një darkë të Vitit të Ri me të gjithë produktet bazë, që zakonisht nuk mungojnë në tryezat shqiptare.

“Tradicionalisht, gjeli i detit nuk mungon në tryezat shqiptare. Ne kemi marrë si referencë një gjel deti rreth 5 kilogramë, me çmim mesatar 1200 lekë të vjetra për kilogram, duke iu referuar tregut të Tiranës.

Në total, gjeli i detit kushton rreth 60 000 lekë të vjetra apo rreth 60 euro. Për pijet alkoolike, kemi përllogaritur dy shishe verë ose pije shoqëruese, me një kosto totale rreth 32 000 lekë të vjetra apo 3.20 euro. Bakllavaja, rreth 2–3 kilogramë, e blerë e gatshme, kushton mesatarisht 19 000 lekë të vjetra apo rreth 20 euro.

Nëse do të përgatitej në shtëpi, kostoja mund të ishte disi më e ulët, por gjithsesi rreth kësaj shifre do të vërtitej”, thotë Brakaj.

“Më tej kemi antipastat, gjalpin, mishin e viçit apo qengjit si alternativë, sallatën ruse, panetonen, frutat, perimet, zarzavatet, bukën, e cila edhe pse mund të duket e tepërt për darkën festive, nuk mungon. Djathin, arrat, ullinjtë, miellin, vezët, qumështin, si dhe koston e energjisë elektrike. Vetëm për gatimin, soba qëndron e ndezur pothuajse gjithë ditën dhe kjo përkthehet në rreth 500 lekë të reja shpenzim energjie. Në total, kostoja e një darke fundviti arrin rreth 250.000 lekë të vjetra”.

Sipas Brakajt, krahasuar me vitin 2024, ka një rritje të ndjeshme çmimesh, veçanërisht për mishin, si pasojë e braktisjes së blegtorisë dhe rritjes së importeve. “Kur çmimet rriten jashtë, ato reflektohen edhe më fort në tregun vendas. Mishi, djathi, vaji dhe produktet e tjera bazë janë më të shtrenjta këtë vit. Sipas të dhënave të INSTAT, një familje me tre anëtarë ka të ardhura mesatare mujore rreth 93.042 lekë të reja. Ndërkohë, darka e fundvitit kushton rreth 24.940 lekë të reja, që do të thotë se zë 26.8% të të ardhurave mujore. Pra, më shumë se një e katërta e buxhetit familjar shkon vetëm për një darkë”, tha ai.

“Për pensionistët, barra është edhe më e rëndë. Një çift pensionistësh me të ardhura mujore rreth 39.200 lekë të reja, duhet të shpenzojë rreth 63.6% të të ardhurave për tryezën e fundvitit. Shumë prej tyre e pohojnë se pa ndihmën e fëmijëve apo familjarëve, kjo darkë do të ishte e pamundur”.

Përveç ushqimeve, një tjetër element i rëndësishëm janë dhuratat.

“Gjatë festave dhuratat janë kthyer në traditë. Më të shpeshtat janë produktet kozmetike dhe parfumet, me çmime që variojnë nga 20 000 deri në 100 000 lekë të vjetra. Aksesorët dhe bizhuteritë nisin nga 15 000 deri në 80 000 lekë të vjetra, ndërsa ari ka çmime shumë më të larta. Lodrat për fëmijë kushtojnë nga 5000 deri në 50 000 lekë të vjetra. Pajisjet elektronike, si kufje, tabletë apo telefona, variojnë nga 50 000 deri në 500 000 lekë. Librat janë më ekonomikë, me çmime nga 500 deri në 5000 lekë të vjetra”, tha ai.

Çfarë librash u kërkuan dhe u lexuan më së shumti gjatë vitit 2025?

31 December 2025 at 16:28


Përkundër sfidave nga teknologjia dhe rrjetet sociale, leximi mbetet një aktivitet i rëndësishëm për shumë të rinjt dhe mosha tjera në Kosovë.

Librat që zgjojnë një interesim te të rinjtë në Kosovë janë ato që kanë të bëjnë me zhvillimin personal, por janë edhe librat nga letërsia bashkëkohore, si dhe veprat nga autorët klasik.

Gjatë vitit 2025, Libraria Dukagjini ka shënuar një qarkullim të larmishëm librash, duke reflektuar interesat e lexuesve sipas grupmoshave dhe zhanreve.

Për moshat pak më të rritura dhe adoleshentët, më të kërkuar kanë qenë seritë si “Ditari i Gregut”, libra me ilustrime, si dhe letërsia e misterit, fantashkencës dhe klasikët e autorëve si Agatha Christie, Arthur Conan Doyle, Jane Austen dhe Dante.

Te të rriturit, romanca mbetet zhanri më i lexuar, me Colleen Hoover si autorja më e kërkuar, ndërsa fantashkenca me autorë si Isaac Asimov, Douglas Adams dhe H.G. Wells ruan popullaritet të vazhdueshëm. Librat jofiksion, vetë-ndihma dhe biznesi – nga Robert Kiyosaki, Tim Ferriss dhe Charles Duhigg – janë gjithashtu shumë të kërkuar.

Sipas përfaqësuesve të Librarisë Dukagjini, gjatë vitit kanë qarkulluar tituj të shumtë, që nga librat për fëmijë e deri te letërsia klasike, romanca, fantashkenca dhe librat jofiksion, duke dëshmuar një interes të vazhdueshëm për lexim.

Koordinatori në Librarinë Dukagjini, Elvin Blakaj, thekson për KosovaPress se analiza vjetore e qarkullimit të librave u mundëson të kuptojnë më qartë prirjet e lexuesve dhe nevojat e tyre sipas moshave.

“Në Librarinë Dukagjini, zakonisht në përfundim të vitit, ne shohim një riorganizim vjetor: si ka kaluar viti, çka është kërkuar, çka ka qarkulluar më shumë sa i përket librave dhe çka ka qenë diçka interesante. Këto mund t’ua tregojmë edhe juve në intervistë për librat e rinj që janë shitur. Aty kemi disa tituj shumë interesantë që kanë qarkulluar gjatë gjithë vitit, por që janë po ashtu interesantë për moshat e ndryshme.Nëse fillojmë me moshat e vogla, librat që kanë qarkulluar më së shumti janë lekturat, dhe lekturat që u dedikohen shkollave, klasave specifike, janë ato që prindërit vazhdojnë t’ua blejnë fëmijëve për lexime, si brenda shkollës ashtu edhe jashtë saj. Jashtë lekturave, i kemi dy libra që janë gjithmonë në qarkullim te ne, gati çdo vit prej se kanë dalë. Njëri është “Princi i Vogël”, i një autori francez, një tregim shumë i bukur për një djalë që përpiqet ta gjejë veten në një univers të madh. Ka thene Blakaj.

Ai ka shtuar se libri tjetër, i cili sivjet është bërë shumë i njohur, është i një autori amerikan, që flet për një pinguin dhe familjen e tij, problemet me të cilat përballet familja e pinguinëve, me ilustrime fantastike dhe një fabul shumë të bukur, një reprezentim tepër interesant i librit.

Sipas tij, te fëmijët kanë dominuar lekturat shkollore dhe libra klasikë si “Princi i Vogël”, si dhe tituj ilustrativë me fabula edukative.

“Nëse kalojmë te moshat pak më të rritura, atëherë kemi fëmijët që kalojnë në adoleshencë dhe që fillojnë të lexojnë vetë. Aty ka një numër të madh librash që ata i lexojnë, prej stripave dhe mangave japoneze e deri te tregimet që gradualisht fillojnë të bëhen pjesë e tyre. Aty e kemi “Ditari i Gregut”, Ketten Devasi – Qeni dhe Macja, të cilat janë seri librash me morale të shkurtra, që çdo fëmijë mund t’i kuptojë. Këto libra janë gjithmonë në kërkim, si nga fëmijët ashtu edhe nga prindërit që duan t’i nxisin fëmijët të lexojnë, sepse janë si stripa në formë vizatimesh. Kur kalojmë në adoleshencë, adoleshenca është faza kur fëmijët dalëngadalë duan ta gjejnë vetveten. Aty kemi fëmijë që kalojnë nëpër rrugë të ndryshme të letërsisë: disa fillojnë të lexojnë romancë të lehtë, letërsi për tinejxherë, por edhe ata që kalojnë në fantashkencë dhe mister/krim. Ata mund të lexojnë libra të lehtë si librat e Agatha Christie, që janë gjithmonë të kërkuar..”, thekson ai.

Sipas Blakajt, te mosha e tretë dominojnë librat jofiksion, shkencat, politika dhe ekonomia. Ai tha se në histori janë autorë si Robert HarrisdheNoel Malcolm me librin për Kosovën, një nga historitë më të mira për vendin tonë. Sipas Blakat, këta autorë imponohen si shpjegues të periudhave të ndryshme historike, jo vetëm vendore, por edhe ndërkombëtare.

Blakaj flet edhe preferencat e moshës mesatare.

“Për moshën tonë mesatare, aty kemi gjithçka. Kemi letërsinë e lehtë që lexohet më së shumti gjatë kohës së pushimeve, ku mbreti i kësaj letërsie është romanca dhe mbretëresha e këtij zhanri është padyshim Colleen Hoover. Ajo është një autore ndërkombëtare që me çdo libër të saj – që shpesh përshtatet në film apo serial – maksimizon qarkullimin e librave në librarinë tonë, deri në atë pikë sa nuk kemi mundësi t’i furnizojmë librat sa është kërkesa, posaçërisht kur del një audiomedi e re e saj. Një shembull është libri “Regretting You” (Pengu im), i cili është bërë film së fundmi, dhe me daljen e tij kemi pasur një qarkullim të pabesueshëm. Kjo vlen gjatë gjithë vitit, posaçërisht në verë dhe dimër, kur njerëzit kanë më shumë kohë të pushojnë dhe të lexojnë diçka për qejf... Te mosha e tretë dominojnë librat jofiksion, shkencat, politika dhe ekonomia. Në histori kemi autorë si Robert Harris dhe Noel Malcolm me librin për Kosovën, një nga historitë më të mira për vendin tonë. Këta autorë imponohen si shpjegues të periudhave të ndryshme historike, jo vetëm vendore, por edhe ndërkombëtare”, thekson ai.

Dukagjini sivjet ka bërë edhe përkthimet, siç janë veprat e Hermann Hesse.

Viti është shquar edhe për suksesin e autorëve shqiptarë dhe për përkthime cilësore të klasikëve botërorë.

Minus 52 mijë vota: Si shpjegohet rënia e LDK-së?

31 December 2025 at 16:11


Rreth 52 mijë vota më pak, apo minus pesë vende në Kuvendin e Kosovës – ky është bilanci i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), nëse krahasohen dy palë zgjedhjet parlamentare të mbajtura këtë vit.

Faktorët që ndikuan në këtë rënie të mbështetjes për LDK-në nga elektorati janë të shumtë, vlerësojnë njohësit e zhvillimeve politike.

Por, sipas tyre, kryesorët janë “qasja jo e duhur e lidershipit të partisë”, mosveprimi i partisë “sipas pritjeve të elektoratit” dhe “margjinalizimi i strukturave të vjetra”, të cilat tërheqin votuesit tradicionalë të kësaj partie.

Rezultatet preliminare të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) tregojnë se në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, më 28 dhjetor, për LDK-në votuan 119.201 qytetarë, apo 13.57 për qind e pjesëmarrësve në votime.

Në zgjedhjet e rregullta parlamentare të 9 shkurtit, LDK-ja mori mbështetjen e 171.357 kosovarëve, ose të 18.27 për qind të atyre që votuan atë ditë.

LDK-ja “ia mbylli dyert vetes”

Analisti Imer Mushkolaj thotë për Radion Evropa e Lirë se arsyeja kryesore pse LDK-ja ka pësuar “rënie të madhe” në zgjedhjet e 28 dhjetorit ka nisur 11 muaj më parë.

Ai rikujton qëndrimin që asokohe kishte bërë të ditur kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, se partia e tij nuk do të hynte në koalicion as me Lëvizjen Vetëvendosje (LVV), e cila kishte fituar 42 për qind të votave në shkurt, dhe as me dy partitë tjera, Partinë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), për një qeveri eventuale të kampit ish-opozitar asokohe.

LDK-ja refuzoi ofertën e LVV-së për partneritet në qeverisje.

“Është pikërisht qasja jo e duhur e lidershipit të partisë... Unë jam i bindur që kjo ka ndikuar jashtëzakonisht shumë te logjika se si votojnë dhe si kanë votuar votuesit e LDK-së, për shkak se për mua është e pakuptimtë që një parti, e cila ekziston për të ardhur në pushtet – sikurse çdo parti tjetër – thjeshtë ia mbyll dyert vetes”, thekson Mushkolaj.

Në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të vitit 2021, LDK-ja kishte marrë vetëm 12.73 për qind të votave. Megjithatë, ajo shënoi përmirësim në zgjedhjet e 9 shkurtit, duke u rritur për 5 pikë përqindjeje.

Analisti Rrahman Paçarizi konsideron se kur votuesit i rikthehen një partie, ata presin edhe veprim të saj.

“Ndërkohë, veprimi i LDK-së nuk ka ndodhur fare, apo nuk ka ndodhur ashtu siç e kanë pritur ose perceptuar ata votues, të cilët kanë menduar dhe shpresuar që LDK-ja do të jetë pjesë e institucioneve”, thotë Paçarizi për Radion Evropa e Lirë.

Ai shton se LDK-ja nuk ka arritur që ta ndërtojë rrëfimin e saj pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, të cilat u pasuan me zvarritje disamuajshe të konstituimit të Kuvendit. LVV-ja, si fituese e zgjedhjeve të 9 shkurtit, nuk arriti ta krijonte e vetme qeverinë e re, gjë që dërgoi vendin në zgjedhjet e parakohshme të fundvitit.

Megjithatë, trendi i rënies së numrit të votuesve të LDK-së, sipas Paçarizit, kishte nisur rreth pesë vjet më parë.

Ardhja e Abdixhikut në krye të partisë në vitin 2021 nënkuptoi edhe një ekip të ri njerëzish më të besueshëm të tij në strukturat drejtuese të partisë.

Përpjekjet për ripërtëritjen e partisë, thotë Paçarizi, nuk prodhuan edhe rezultat të mirë tek ruajtja e elektoratit.

“Mendoj se LDK-ja i ka lënë pas dore strukturat më të vjetra të saj, të cilat tashmë pothuajse janë margjinalizuar dhe janë struktura të fjetura. Votuesit e këtyre strukturave nuk bëhen elektorat i askujt tjetër, por refuzojnë të dalin për ta votuar LDK-në”, thekson Paçarizi.

Në linjë të njëjtë shpreh mendimin edhe Mushkolaj, i cili po ashtu e sheh margjinalizimin e disa prej njerëzve nga strukturat më të vjetra të LDK-së, si shkaktar të rënies së numrit të votuesve të kësaj partie.

“Të mos harrojmë se profili i votuesve të LDK-së janë edhe njerëzit në moshë mesatare dhe të shtyrë, të cilët gjatë viteve të tëra e kanë asociuar LDK-në me këta njerëz. Atëherë, mos pritni që të njëjtit kanë për t’ia dhënë votën LDK-së. Më e pakta që ata mund të bëjnë është që të abstenojnë nga votimi dhe të mos votojnë LDK-në”.

Ku shkuan votuesit e LDK-së?

Rënia e numrit të votuesve të LDK-së më 2021, rikthimi i një numri të tyre në zgjedhjet e 9 shkurtit dhe rënia e sërishme në zgjedhjet 28 dhjetorit, tregojnë se mjaft prej këtyre votuesve i takojnë “zonës së hirtë” të elektoratit.

Paçarizi shpjegon se ky elektorat është i papërcaktuar për ndonjë parti politike. Sipas tij, LDK-ja arriti të përfitojë një përqindje të mirë të këtij elektorati prej vitit 2021 e deri në shkurt 2025, kur u mbajtën zgjedhjet.

Por, siç thotë ai, brenda 11 muajve të fundit, LDK-ja nuk arriti që këtë elektorat ta mobilizonte në drejtim të saj.

“Pati mungesë të përpjekjes për t’i ftuar, për t’i apeluar votuesit që të hidhen në ‘zonën e hirtë’ ndërmjet partive politike. Ata janë votues të emancipuar, të cilët shohin programet e partive politike. Kjo ka qenë fatale për LDK-në, e cila është rikthyer në rezultatin e saj të vitit 2021”, thekson Paçarizi.

Ndërkaq, Mushkolaj vlerëson se një numër i madh i votuesve të papërcaktuar më 9 shkurt votuan për LDK-në. Por, gjatë 11 muajve të fundit, ata ndryshuan mendje.

“Një numër i madh i këtyre njerëzve që kanë votuar për LDK-në më 9 shkurt, janë kthyer te Lëvizja Vetëvendosje. Unë mendoj që kjo ka ndodhur për shkak se te LDK-ja nuk e panë qëndrueshmërinë dhe seriozitetin e një partie për të ardhur në pushtet, qoftë me opozitën, qoftë me partinë fituese”, shprehet ai.

E ardhmja e mundshme e LDK-së

Në mbrëmjen e 28 dhjetorit, pas shpalljes së rezultateve preliminare nga KQZ-ja, lideri i LDK-së pranoi mbi vete përgjegjësinë për rezultatin e ulët të partisë së tij në këto zgjedhje.

Ai paralajmëroi se së shpejti LDK-ja do të mbajë Kuvendin e përgjithshëm, për të adresuar hapat e mëtejmë, dhe nuk përjashtoi mundësinë e dorëheqjes së tij.

Lidhur me këtë çështje, Radio Evropa e Lirë kontaktoi zyrtarë të LDK-së, por ata nuk ishin të gatshëm të komentonin zhvillimet e mundshme brenda partisë.

Vëzhguesit e zhvillimeve politike i shohin paralajmërimet e Abdixhikut si një hap para dorëheqjes së tij. Ata besojnë se brenda LDK-së ka persona me ambicie për ta marrë drejtimin e timonit të LDK-së, por mbetet ende pikëpyetje se kush mund të jetë lideri i ardhshëm.

Mushkolaj thekson se ndryshimi eventual i kryesisë së LDK-së duhet të nënkuptojë edhe ndryshim të qasjes së deritashme të udhëheqjes së partisë.

“Nëse do të ketë qasje të ngjashme me këtë të Abdixhikut, nuk mendoj se LDK-ja mund të këndellet, dhe të jetë parti e fortë dhe serioze në garë kundrejt [Albin] Kurtit dhe Lëvizjes Vetëvendosje”, theksoi Mushkolaj.

Homogjenizimi i elektoratit të LDK-së, sipas Paçarizit, kërkon një lider, i cili duhet të ketë qasje përbashkuese të strukturave të partisë.

Por, siç vlerëson ai, pavarësisht ambicieve të disa personave për ta marrë drejtimin e LDK-së, këndellja e kësaj partie do të jetë e vështirë.

“Kur dihet që zgjedhjet e radhës me gjasë do të jenë pas katër vjetësh, atëherë vështirë se do të ketë një lider që do ta marrë me vullnet partinë dhe do të arrijë ta mbajë për katër vjet të ndezur elektoratin e LDK-së, në mënyrë që të shënojë ndonjë rezultat”, shprehet Paçarizi.

Rezultatet preliminare e nxorën LDK-në partinë e tretë në zgjedhjet e 28 dhjetorit.

Ajo parashihet t’i ketë 15 vende në Kuvend, ndryshe nga zgjedhjet e 9 shkurtit, kur i fitoi 20 sosh.

Lëvizja Vetëvendosje aktualisht ka siguruar 56 vende në Kuvend, PDK-ja 21, AAK-ja 6, ndërsa 20 vende të tjera janë të garantuara për komunitetet joshumicë.

Mbi 65% e votave të numëruara nga KQZ, ky është rezultati

30 December 2025 at 23:55


Dy ditë pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Kosovë, po bëhet gjithnjë e më e qartë përbërja e Kuvendit të ri me 120 deputetë.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka numëruar mbi 65% të votave për kandidatët për deputetë.

Rreth 45% e qytetarëve me të drejtë vote morën pjesë në zgjedhje.

Sipas të dhënave paraprake, Lëvizja Vetëvendosje (LVV) e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, ka fituar bindshëm.

Rezultatet preliminare për kandidatët kryesorë:

Lëvizja Vetëvendosje (VV):

  • Albin Kurti – 231,334 vota
  • Glauk Konjufca – 180,313 vota
  • Albulena Haxhiu – 94,655 vota
  • Hekuran Murati – 93,863 vota
  • Donika Gërvalla-Schwarz – 84,128 vota
  • Xhelal Sveçla – 75,188 vota
  • Hajrulla Çeko – 68,507 vota
  • Avni Dehari – 62,091 vota
  • Mimoza Kusari-Lila – 57,088 vota
  • Ejup Maqedonci – 52,318 vota

Partia Demokratike e Kosovës (PDK):

  • Bedri Hamza – 106,718 vota
  • Arian Tahiri – 49,544 vota
  • Përparim Gruda – 46,244 vota
  • Uran Ismaili – 36,104 vota
  • Sala Jashari – 33,751 vota
  • Vlora Çitaku – 29,736 vota
  • Arben Mustafa – 25,694 vota
  • Enver Hoxhaj – 25,085 vota
  • Rrahman Rama – 19,498 vota
  • Ganimete Musliu – 18,835 vota

    Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK):
  • Lumir Abdixhiku – 51,036 vota
  • Hykmete Bajrami – 32,089 vota
  • Ukë Rugova – 28,239 vota
  • Avdullah Hoti – 25,032 vota
  • Doarsa Kica Xhelili – 24,801 vota
  • Kujtim Shala – 22,595 vota
  • Anton Quni – 17,816 vota
  • Armend Zemaj – 16,713 vota
  • Lutfi Haziri – 14,873 vota
  • Jehona Lushaku Sadriu – 11,543 vota

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK):

  • Ramush Haradinaj – 27,079 vota
  • Daut Haradinaj – 16,746 vota
  • Besnik Tahiri – 16,071 vota
  • Bekë Berisha – 11,818 vota
  • Agim Çeku – 10,961 vota
  • Time Kadrijaj – 10,796 vota
  • Burim Ramadani – 9,931 vota
  • Arber Tolaj – 9,762 vota
  • Lahi Brahimaj – 7,104 vota
  • Albana Bytyqi – 6,406 vota

Sipas rezultateve preliminare, LVV pritet të ketë 56 ulëse në Kuvend, pasuar nga PDK me 23, LDK me 15, Lista Serbe me 9 dhe AAK me 6 ulëse.

Personi më i votuar në këto zgjedhje është Albin Kurti, i cili në zgjedhjet e 9 shkurtit kishte fituar 337,791 vota, duke thyer rekordin e deriatëhershëm të presidentes Vjosa Osmani (300,756 vota).

KQZ njofton se numërimi i votave do të vazhdojë dhe rezultatet finale do të shpallen sapo të përfundojë procesi i plotë i numërimit./Telegrafi.

“Vitin e Ri do e hamë këtu në shesh, Lapaj: Do ketë reagim popullor kundër regjimit të Ramës

30 December 2025 at 23:01


Kryetari i Lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, ka deklaruar se protesta e tij dhe e mbështetësve të tij do të vazhdojë edhe gjatë natës së ndërrimit të viteve.

“Krishtlindjet i hëngrëm këtu. Nesër, Vitin e Ri, besoj, të jemi mirë me shëndet, do ta konsumojmë këtu dhe unë them që do jemi këtu gjatë dhe do rezistojmë për të dhënë një model proteste qëndrese”, tha Lapaj gjatë një bisedë në emisionin “Off the Record” të Andrea Dangllit në A2 CNN.

Sipas tij, modeli i protestës qëndrestare do të inkurajojë qytetarët të shtohen në shesh edhe pas Vitit të Ri.

“Ata që thoshin ‘Ku janë numrat?’, ditën e shtunë besoj e morën një mesazh të qartë. Nuk ishin jashtëzakonisht shumë, po ishin shumë në raport me atë që nisi. Të mbledhësh sot 2,000 qytetarë të lirë pa i detyruar, pa i marrë me kërcënim, pa i marrë me para, pa u ofruar vende pune dhe t’u ngjallësh shpresën, është një fillim i mirë,” tha Lapaj.

Ai shtoi se ditën e diel numri i pjesëmarrësve do të rritet dhe protesta do të shndërrohet në një “reaksion të madh popullor” kundër qeverisë.

Yesterday — 30 December 2025Main stream

Pogradec: 70-vjeçari akuzohet për abuzim seksual ndaj 12-vjeçares, e mitura rezulton shtatzënë

30 December 2025 at 22:20


Një 70-vjeçar nga Pogradeci, Rushan Selko, është vënë nën akuzë për përdhunimin e një vajze 12-vjeçare, e cila sipas mjekëve rezulton rreth 22 javëshe shtatzënë.

Rasti është zbuluar pasi prindërit e të miturës kanë vënë re ndryshime fizike tek vajza dhe e kanë dërguar atë për ekzaminime mjekësore, ku u konfirmua shtatzënia. Më pas, ngjarja është denoncuar dhe kanë nisur procedurat hetimore.

Sipas informacioneve paraprake dhe dëshmive të familjarëve të vajzës, mes dy familjeve kishte marrëdhënie të afërta shoqërore dhe nuk kishte pasur dyshime për ndonjë sjellje të papërshtatshme. Banesat e të miturës dhe të dyshuarit ndodhen pranë njëra-tjetrës, ndërsa vajza lejohej të shkonte shpesh në dyqan për të ndihmuar familjen e tij.

Burime hetimore bëjnë me dije se i dyshuari e ka kërcënuar vazhdimisht të miturën për të mos treguar ngjarjen. Vajza ka pranuar çfarë ka ndodhur në prani të një psikologu, ndërsa familjarët janë marrë në pyetje nga autoritetet.

Familja e 12-vjeçares është shprehur jashtë kamerave se pret që drejtësia të veprojë, duke theksuar se ndodhet në gjendje të rënduar emocionale dhe se ndjehet e tronditur nga ngjarja.

Ndërkohë, një e afërme e të dyshuarit, Zybe Selko, gruaja e kushëririt të tij, ka deklaruar se nuk kishte dijeni për rastin dhe se nuk kishte dëgjuar më parë ankesa apo fjalë të këqija për të.

“Ai njihej si njeri i mirë në fshat, familjar dhe baba i katër vajzave. Unë u trondita kur e mora vesh, nuk kisha informacion për këtë ngjarje,” është shprehur ajo.

Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë nga organet kompetente, raporton Panorama.

OSBE vlerëson profesionalizmin e KQZ-së, PZAP-së dhe Policisë në organizimin e zgjedhjeve

30 December 2025 at 21:19


Shef i Misionit të OSBE-së në Kosovë, Gerard McGurk, ka vlerësuar si të rëndësishme dhe profesionale punën e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) dhe të Policisë së Kosovës në organizimin dhe mbarëvajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit.

Në një postim në rrjetin “X”, ambasadori McGurk tha se këto institucione punuan në mënyrë profesionale, efikase dhe të sigurt.

“Ndërsa procesi i numërimit është ende në vazhdim, puna e tyre mbetet thelbësore për qëndrueshmërinë demokratike të Kosovës dhe besimin e publikut”- ka shkruar ai.

Ndryshe, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përfunduar numërimin e votave të kandidatëve për deputetë si dhe verifikimin e votave për partitë politike në gjashtë Qendra Komunale të Numërimit.

KQZ më 30.12.2025 ka procesuar 100 për qind të rezultateve preliminare të zgjedhjeve të jashtëzakonshme të 28 dhjetorit, vota të numëruara në vendvotime.

Sipas rezultateve të publikuara nga KQZ-ja, fituese e zgjedhjeve të së dielës është Lëvizja Vetëvendosje me 433 mijë e 394 vota.

Partia Demokratike e Kosovës radhitet e dyta me 184 mijë e 318 vota.

Lidhja Demokratike e Kosovës nga ana tjetër ka siguruar 119 mijë e 201 vota.

Teksa Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka marr gjithsej 49 mijë e 698 vota.

Pjesëmarrja në zgjedhje sipas KQZ ka qenë 45.03% apo 900 mijë e 330 votues nga 1 milion e 999 mijë e 204 votues në Listën Votuese.

Numri i qytetarëve me të drejtë vote në vendvotime në Kosovë ishte 1,999,204 votues, ndërkaq numri i qytetarëve që janë regjistruar për të votuar jashtë Kosovës ishte 77,086

"Dita e Veteranëve", OVL-UÇK kritikon ashpër institucionet për neglizhencë

30 December 2025 at 21:03


Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL-UÇK) ka reaguar me rastin e Ditës së Veteranëve të UÇK-së, duke bërë thirrje për reflektim shtetëror, respekt institucional dhe përulje ndaj sakrificës së atyre që e sollën lirinë.

Në reagimin e publikuar në Facebook, OVL-UÇK ka kritikuar qeverinë për mosdhënien e pensioneve meritorë veteranëve dhe për trajtim të nënçmuar të tyre.

“Për pesë vite me radhë, ky pushtet e la luftëtarin e UÇK-së pa pension meritor, duke e nënçmuar dinjitetin e atij që rrezikoi jetën për liri. Kjo u bë me vetëdije dhe me hile politike, në bashkëpunim me Listën Serbe”, thuhet në reagim.

Organizata ka përmendur gjithashtu tolerimin e deklaratave fyese dhe përçmuese ndaj veteranëve, si dhe trajtimin e tyre si barrë, pa mbrojtje shtetërore.

Sipas OVL-UÇK, u tha publikisht se “më mirë të paguheshin mercenarët, sesa ata që e çliruan vendin”, duke e quajtur këtë politikë të qëllimshme dhe të organizuar kundër UÇK-së.

OVL-UÇK ka theksuar se edhe në këtë Ditë të Veteranëve, institucionet nuk kanë zhvilluar asnjë aktivitet simbolik, asnjë vizitë te varret e dëshmorëve, duke e cilësuar këtë heshtje si një qëndrim politik që tregon përpjekjen e shtetit për të “shkëputur lidhjen me luftën që e solli në jetë”.

“Kosova nuk ka lindur nga neutraliteti, as nga administrata, as nga konferencat, por nga gjaku i dëshmorëve dhe sakrifica e veteranëve të UÇK-së”./Telegrafi.


"Nuk kishte armë", Prokuroria e Pejës jep detaje për vdekjen e dy të rinjve në një vilë në Pejë

30 December 2025 at 20:46


Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e së martës në Pejë, ku dy persona të gjinisë femore dhe mashkullore janë gjetur pa shenja jete brenda një vile në rrugën “KFOR”.

Lidhur me rastin, zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodran Nikçi, ka dhënë detaje për veprimet e ndërmarra nga autoritetet në vendin e ngjarjes.

Ai tha se sapo është pranuar informacioni, Policia e Kosovës ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku dyshohet se personat ishin pa shenja jete në një motel.

Në vendngjarje kanë dalë gjithashtu kryeprokurorja e Prokurorisë Themelore të Pejës dhe prokurorja e Krimeve të Rënda, ndërkohë që janë ndërmarrë të gjitha veprimet për të siguruar provat që do të shërbejnë në hetime të mëtejshme.

Sipas Nikçit, janë identifikuar dëshmitarët, ndërsa Mjekësia Ligjore është ftuar për të tërhequr trupat e pajetë dhe do të kryejë autopsinë me urdhër të prokurorit të shtetit.

Në vend të ngjarjes nuk është hasur ndonjë armë e zjarrit dhe se viktimat nuk kanë pasur shenja të dhunës.

Ai theksoi se për shkak të ndjeshmërisë së rastit, nuk mund të jepen detaje të tjera në këtë fazë.

“Me të pranuar informatën menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes Policia e Kosovës, dyshohet se ishin pa shenje jete në një motel. Në vendin e ngjarjes kanë dalë kryeprokurorja e Prokurorisë Themelore të Pejës dhe prokurorja e Krimeve të Rënda dhe janë ndërmarrë të gjitha veprimet në vendin e ngjarjes duke siguruar provat të cilat do të shërbejnë në veprimet e mëtutjeshme. Njëkohësisht janë identifikuar dëshmitarë, është ftuar Mjekësia Ligjore për t’i tërhequr trupat e pajetë dhe me urdhër të shtetit të bëhet autopsia. Për shkak të ndjeshmërisë së rastit nuk mund të jepen detaje më shumë”, u shpreh Nikçi./Telegrafi.

Numërohen mbi 50% e votave për kandidatët, detajet e fundit nga KQZ

30 December 2025 at 19:17


Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përpunuar gjysmën e votave të kandidatëve për deputet në zgjedhjet e parakohshme të 28 dhjetorit, duke dhënë një pasqyrë të përkohshme të kandidatëve më të votuar deri tani.

Nga rezultatet e deritashme, Albin Kurti kryeson me 172,610 vota, i ndjekur nga Glauk Konjufca me 134,395 vota dhe Albulëna Haxhiu me 70,222 vota nga lista e Lëvizjes Vetëvendosje.

Nga partitë tjera, më të votuarit deri tani janë: Bedri Hamza (PDK) me 79,207 vota, Lumir Abdixhiku (LDK) me 35,579 vota dhe Ramush Haradinaj (AAK) me 18,897 vota.

Më poshtë janë dhjetë kandidatët më të votuar nga katër partitë kryesore:

Lëvizja Vetëvendosje (VV):

  • Albin Kurti – 172,610 vota
  • Glauk Konjufca – 134,395 vota
  • Albulëna Haxhiu – 70,222 vota
  • Hekuran Murati – 69,572 vota
  • Donika Gërvalla-Schëarz – 62,013 vota
  • Xhelal Sveçla – 55,931 vota
  • Hajrulla Çeko – 51,970 vota
  • Avni Dehari – 46,101 vota
  • Mimoza Kusari Lila – 43,073 vota
  • Ejup Maqedonci – 39,238 vota

Partia Demokratike e Kosovës (PDK):

  • Bedri Hamza – 79,207 vota
  • Arian Tahiri – 37,355 vota
  • Përparim Gruda – 34,827 vota
  • Uran Ismaili – 27,302 vota
  • Sala Jashari – 24,983 vota
  • Vlora Çitaku – 22,180 vota
  • Arben Mustafa – 19,491 vota
  • Enver Hoxhaj – 18,641 vota
  • Rrahman Rama – 14,530 vota
  • Ganimete Musliu – 14,073 vota

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK):

  • Lumir Abdixhiku – 37,579 vota
  • Hykmete Bajrami – 23,759 vota
  • Ukë Rugova – 20,769 vota
  • Doarsa Kica Xhelili – 18,391 vota
  • Avdullah Hoti – 18,363 vota
  • Kujtim Shala – 16,399 vota
  • Anton Quni – 13,086 vota
  • Armend Zemaj – 12,389 vota
  • Lutfi Haziri – 11,138 vota
  • Janina Ymeri – 8,702 vota

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK):

  • Ramush Haradinaj – 18,897 vota
  • Daut Haradinaj – 11,593 vota
  • Besnik Tahiri – 11,293 vota
  • Bekë Berisha – 8,424 vota
  • Agim Çeku – 7,649 vota
  • Time Kadrijaj – 7,518 vota
  • Burim Ramadani – 7,150 vota
  • Arber Tolaj – 6,641 vota
  • Lahi Brahimaj – 4,748 vota
  • Albana Bytyqi – 4,635 vota

Në total janë 2,557 vendvotime, ndërsa deri tani janë procesuar votat nga 1,282 vendvotime.

Rezultatet e plota mund t’i ndiqni në këtë link: KQZ – Rezultatet e Përditësuara.

Sipas të dhënave paraprake, LVV-ja do t’i ketë 56 ulëse në Kuvend, pasuar nga PDK-ja me 23, LDK-ja me 15, Lista Serbe 9 dhe AAK-ja 6./Telegrafi.

❌
❌