Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 10 January 2026Main stream

Përfundon aventura për Toneyn në Big Brother VIP Kosova - eliminohet për herë të dytë

10 January 2026 at 01:37


Toney është eliminuari i mbrëmjes së së premtes nga Big Brother VIP Kosova 4, pasi nuk arriti t’i shpëtojë televotimit të javës.

Në nominim këtë herë ishin disa nga banorët më të përfolur të shtëpisë: Alba, Arditi, Bia, Labinot Rexha dhe Labinoti tjetër, ndërsa publiku vendosi që rrugëtimi i Toney-t në lojë të përfundonte pikërisht në këtë prime.

Kujtojmë se Toney ishte eliminuar edhe më herët nga BBVK, por ishte rikthyer sërish në garë pas një vendimi të banorëve, të cilët zgjodhën ta rikthenin në shtëpi në këmbim të 20 mijë eurove nga çmimi final.

- YouTube youtu.be

Megjithatë, këtë herë fati nuk ishte në anën e tij, duke bërë që aventura e artistit nga Vitia në shtëpinë më të famshme në Kosovë të përfundojë përfundimisht.

Largimi i Toney-t shënon një tjetër kthesë në dinamikat e lojës, ndërsa gara drejt finales vazhdon me emocione dhe përballje të forta mes banorëve të mbetur. /Telegrafi/

Ish-i dashuri që e tradhtoi në Ferma VIP i futet edhe në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova 4, Alba 'shpërthen' në lot

10 January 2026 at 00:37


Shtëpia më e famshme në Kosovë ka mirëpritur një banor të ri, duke sjellë menjëherë emocione dhe tensione të forta. Regjisori Lim Hoti është futur zyrtarisht në Big Brother VIP Kosova, duke trazuar dinamikat brenda shtëpisë që në momentet e para.

Hyrja e tij nuk ka kaluar pa reagime, pasi Limi është ish-partneri i Albës, me të cilën kishte pasur një histori të bujshme gjatë pjesëmarrjes së tyre të përbashkët në reality show-n “Ferma VIP”. Dyshja kishin qenë në një lidhje, e cila më pas kishte përfunduar mes polemikash, veçanërisht pasi Lim Hoti ishte përfolur se kishte nisur një raport me dikë tjetër.

Sapo u prezantua si banor i ri në spektakël, Alba nuk arriti t’i mbajë emocionet, duke shpërthyer në lot kur pa ish-të dashurin e saj përballë. Momenti emocional u bë menjëherë vëmendje e banorëve të tjerë, të cilët iu afruan Albës për t’i qëndruar pranë dhe për ta mbështetur.

Hyrja e Lim Hotit pritet të sjellë dinamika të forta, përballje emocionale dhe debate, duke qenë se historia e tij me Albën ka qenë një nga më të komentuarat në publik. Tashmë mbetet të shihet se si do të ndikojë ky rikthim në lojë dhe në raportet brenda shtëpisë.

"Të japë cucullën e djalit tim 22 vjeçar", Labinoti sqaron deklaratën seksiste me të cilën iu drejtua Elijonës në Big Brother VIP Kosova

9 January 2026 at 23:56


Në spektaklin prime të së premtes në Big Brother VIP Kosova, u transmetua edhe debati shumë i komentuar që Labinot Rexha dhe Elijona kanë pasur gjatë javës, debat i cili kishte shkaktuar reagime të shumta si brenda shtëpisë, ashtu edhe në publik.

Gjithçka kishte nisur gjatë një momenti dreke, kur Labinoti iu drejtua Elijonës me një deklaratë që më pas u interpretua gjerësisht dhe nxiti polemika.

“Në qoftë se don, unë mund të të jap cucullën (biberonin) e Ibrahimit, djalit tim 22-vjeçar, të bën mirë”, kishte thënë ai.

- YouTube youtu.be

Kjo fjali u keqkuptua nga një pjesë e banorëve dhe shikuesve si deklaratë me prapavijë dashakeqëse dhe me nëntekst seksual, duke shkaktuar reagime të forta ndaj Labinotit.

Megjithatë, gjatë prime-it, Labinot Rexha e mohoi kategorikisht që deklarata e tij të kishte një qëllim të tillë. Ai theksoi se fjalët e tij janë nxjerrë nga konteksti dhe se nuk ka pasur asnjë prapavijë të pahijshme apo tendencë fyese ndaj Elijonës.

- YouTube youtu.be

Sqarimi i tij u shoqërua me diskutime të gjera në studio, ndërsa pamjet e publikuara rikthyen vëmendjen te një nga debatet më të përfolura të javës në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova. /Telegrafi/

- YouTube youtu.be

Leonora Jakupi eskalon ndaj Albës: Kush je ti që shet moral aty?

9 January 2026 at 23:13


Në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova 4, debatet nuk kanë të ndalur, ndërsa së fundmi një përplasje e fortë ka ndodhur mes opinionsites Leonora Jakupi dhe banores Alba Pollozhani.

Teksa po diskutohej një situatë ku Alba kishte cilësuar si të pamoralshme faktin që Hygerta dhe Ludo Lee kishin ndarë të njëjtin shtrat, Leonora reagoi ashpër, duke u shprehur kategorikisht kundër këtij qëndrimi.

“Çka është kjo tendencë që sa herë e shihni një vajzë afër një djali e quani të pamoralshme? Pse po e shet moralisten, Alba? Kush je ti me e shitë moralisten aty?”, u shpreh Leonora, duke ngritur tonin gjatë diskutimit.

- YouTube youtu.be

Më tej, Leonora e kritikoi Albën edhe për mënyrën se si ajo e përkufizon veten si feministe, duke theksuar se sipas saj, Alba shmang përballjen me meshkujt dhe i drejtohet vetëm vajzave.

Sipas Leonorës, një qëndrim i tillë bie ndesh me parimet e vërteta të feminizmit dhe përfaqëson një standard të dyfishtë brenda shtëpisë. Reagimi i saj ka nxitur diskutime të shumta edhe jashtë shtëpisë, duke marrë vëmendje të madhe në rrjetet sociale. /Telegrafi/

Lim Hoti, ish-i dashuri i Albës dhe Bias provokon me një foto nga oborri i Big Brother VIP Kosova - a po futet në shtëpi?

9 January 2026 at 22:12


Pak orë para spektaklit të radhës të Big Brother VIP Kosova, rrjetet sociale janë ndezur nga aludimet për hyrjen e një banori të ri në shtëpi, i cili pritet të sjellë dinamika të forta dhe situata të paparashikueshme.

Reperi i njohur kosovar, Lim Hoti, ka publikuar një foto në Instagram me mbishkrimin “New chapter” (“Një kapitull i ri”), ndërsa në sfond shihet qartë logoja e Big Brother VIP, duke konfirmuar indirekt pjesëmarrjen e tij.

Hyrja e Limit pritet të jetë faktori që do të trazojë lojën, pasi ai është përfolur gjerësisht në media për lidhje të kaluara ose pëlqime me dy nga vajzat që ndodhen aktualisht brenda shtëpisë: Albën, me të cilën ndau lojën dhe shtratin në “Ferma VIP”, dhe Bian.

Foto: Lim Hoti/Instagram

Publiku tashmë ka filluar të spekulojë mbi mënyrën se si do të ndikojë hyrja e tij në raportet brenda shtëpisë, duke e bërë pritjen e spektaklit të së premtes edhe më emocionuese dhe të ndjekur me padurim nga fansat.

Përndryshe në fillim të spektaklit 'prime' të së premtes, moderatori Alaudin Hamiti bëri të ditur se do të kishte tri hyrje të reja. /Telegrafi/

Yesterday — 9 January 2026Main stream

Publikohen pamjet nga dhoma e rrëfimit, Elijona në gjendje të rënduar emocionale qanë me dënesë pas "tradhtisë" së Klodit

9 January 2026 at 21:48


Në spektaklin “prime” të së premtes, është publikuar një video që tregon një moment të tensionuar mes banorëve Elijona dhe Klodi brenda shtëpisë së Big Brother VIP Kosova.

Pamjet tregojnë se Elijona ishte zhgënjyer pasi Klodi kishte marrë balsamin e buzëve të saj dhe ia kishte lyer buzët Benites, gjë që shkaktoi një reagim të menjëhershëm emocionale tek ajo.

E prekur nga situata, Elijona është larguar në dhomën e rrefimit, ku ka shpërthyer në lot, duke treguar zhgënjimin e saj.

Foto: Big Brother VIP Kosova/YouTube

Pamjet e këtij momenti u publikuan gjatë spektaklit të së premtes dhe menjëherë tërhoqën vëmendjen e shikuesve, të cilët komentuan gjerësisht mbi sjelljen e Klodit dhe reagimin e sinqertë të Elijonës.

Ky episod ka krijuar diskutime të shumta në rrjetet sociale, duke i shtuar emocionet dhe dinamikat brenda shtëpisë për banorët dhe publikun. /Telegrafi/

- YouTube youtu.be

Edi mungon në 'prime', reagon përmes rrjeteve sociale: Sa kam qenë në shtëpi, isha ndër më të votuarit dhe kjo më jep bindjen se largimi im ishte surprizë jo vetëm për mua

9 January 2026 at 21:01


Ish-banori i Big Brother VIP Kosova, Edi Kuçi, ka reaguar për herë të parë pas largimit nga shtëpia më e famshme në vend, duke sqaruar përjetimet e tij dhe arsyet që e çuan drejt këtij vendimi.

Përmes një postimi në InstaStory, Kuçi ka treguar se që nga dita e parë nuk është ndjerë i respektuar në shtëpi. Ai thekson se loja, presioni psikologjik dhe izolimi shpesh tejkaluan kufijtë e normales, duke e bërë qëndrimin brenda shtëpisë një përvojë të vështirë.

Edi pranon se në disa raste ka hyrë në debate me banorët dhe shton se, kur ka gabuar apo ka folur me mungesë respekti, ka kërkuar falje.

Foto: cobrakuci/InstaStory

Në reagimin e tij, Kuçi ka kritikuar gjithashtu hipokrizinë dhe sjelljet e shtirura “për publikun” brenda shtëpisë. Ai thekson se nuk pranon aktrim dhe se respekti për të është thelbësor.

“Unë e shava hipokrizinë me bo ‘për publikun’. Shava ‘lojën me maska’ që bëhet në emër të publikut,” u shpreh Edi.

Postimi i tij ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve, të cilët kanë komentuar mbi guximin e tij për të folur hapur dhe për të treguar realitetin pas kamerave. Reagimi i Kuçit sjell një pasqyrë të ndjeshme dhe të sinqertë mbi presionin dhe dinamikat brenda shtëpisë, të cilat shpesh nuk janë të dukshme për publikun. /Telegrafi/

Rita Ora mahnit me format trupore, e nis janarin në pushime tropikale

9 January 2026 at 19:36


Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve me një seri fotografish të publikuara së fundmi në Instagram, ku shfaqet në disa momente të ndryshme nga jeta e saj personale dhe profesionale.

Në disa prej imazheve, Rita shihet duke shijuar pushimet tropikale, e veshur me bikini, teksa vë në pah format e saj të skalitura të trupit dhe duket në formë të shkëlqyer fizike.

Fotografitë janë realizuar në ambiente relaksuese dhe plot diell, duke reflektuar qetësi dhe energji pozitive.

Foto: Rita Ora/Instagram

Në mbishkrimin që shoqëron postimin, këngëtarja shkroi: “Pak nga e kaluara, e tashmja dhe e ardhmja. Pjesa e parë”.

Përveç imazheve nga pushimet, Rita ka ndarë edhe fotografi nga seancat e masazhit, momente nga përditshmëria e saj, si dhe një imazh të ëmbël pranë bashkëshortit të saj, Taika Waititi, duke treguar anën më intime dhe personale të jetës së saj.

Foto: Rita Ora/Instagram

Postimi është pritur me mijëra pëlqime dhe komente nga fansat, të cilët e kanë komplimentuar për pamjen, stilin dhe energjinë që përcjell në çdo paraqitje.

Foto: Rita Ora/Instagram

Ndërkohë, kujtojmë se Rita Ora ka dhënë sinjale që në fillim të janarit se fansat këtë vit mund të presin albumin e saj të katërt, duke rritur edhe më shumë pritshmëritë për projekte të reja muzikore nga artistja.

Foto: Rita Ora/Instagram

Foto: Rita Ora/Instagram


P Diddy i kërkon falje Trumpit në letër, presidenti amerikan thotë nuk do t'ia pranojë

9 January 2026 at 19:03


Donald Trump zbuloi në një intervistë të kohëve të fundit me New York Times se P Diddy i dërgoi një letër ku kërkonte falje.

Trump bëri shaka dhe i pyeti gazetarët nëse donin ta shihnin letrën e tij, të cilën në fund nuk e tregoi. Ai tha gjithashtu se nuk po e merrte në konsideratë faljen e Diddyt.

"Unë e quaj Puff Daddy. Ai më kërkoi falje", tha Trump.

Ekipi i Diddy-t nuk pranoi të komentojë mbi akuzat e Trump ose statusin e ndonjë faljeje. Përveç kësaj, sipas Deadline, Trump shqyrtoi një leje presidenciale për Diddy-n korrikun e kaluar, por më vonë e braktisi idenë.

Avokatët e Diddy-t konfirmuan më pas se ishin përpjekur të fitonin favorin e Shtëpisë së Bardhë.

Për më tepër, me një proces të përshpejtuar apelimi, Diddy është planifikuar të lirohet nga një burg në New Jersey më 25 maj 2028. /Telegrafi/

"Ju që më keni votuar, nuk keni gabuar", Adriana Matoshi falënderon mbi 38 mijë votues që e rizgjodhën deputete

9 January 2026 at 18:33


Aktorja e njohur shqiptare Adriana Matoshi ka reaguar publikisht pasi është rizgjedhur deputete në Kuvendin e Kosovës, duke shënuar kështu legjislaturën e tretë në karrierën e saj politike.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Matoshi ka falënderuar votuesit që i besuan edhe një mandat tjetër, duke bërë të ditur se në këto zgjedhje ka marrë 38.167 vota, nga radhët e Lëvizjes VETËVENDOSJE!.

Ajo e ka cilësuar këtë rezultat si një përgjegjësi të madhe dhe një obligim moral për të punuar në shërbim të qytetarëve dhe të Republikës së Kosovës.

Në reagimin e saj, Adriana Matoshi shkroi:

“Sot ndjej një përgjegjësi të madhe dhe një mirënjohje të thellë.
Falë besimit tuaj, falë 38.167 votave të qytetarëve, jam nderuar me mandatin për deputete nga radhët e Lëvizjes VETËVENDOSJE!.
Ky besim nuk merret lehtë dhe nuk mbahet lehtë. Është një amanet që më obligon të punoj çdo ditë me ndershmëri, përkushtim dhe guxim, në shërbim të qytetarëve dhe të Republikës sonë.
Ju që na votuat, nuk keni gabuar. Ju që besuat në ndryshim, në drejtësi dhe në një shtet më të barabartë, keni zgjedhur rrugën e duhur. Ky mandat nuk është privilegj personal, por përgjegjësi publike.
Do të jem zëri juaj në Kuvend, do të qëndroj besnike ndaj parimeve tona dhe do të punoj pa u lodhur që besimi juaj të shndërrohet në vepra konkrete.
Faleminderit nga zemra.
Me ju dhe për ju, përpara!
Ju dua pa fund”
.

Reagimi i Matoshit është pritur me komente të shumta mbështetëse nga qytetarët dhe ndjekësit e saj, të cilët e kanë uruar për vazhdimësinë e angazhimit të saj politik. /Telegrafi/

Mbi 44 mijë vota, Edona Llalloshi reagon për herë të parë pasi u rizgjodh deputete: Ju dua shumë, faleminderit nga zemra

9 January 2026 at 18:04


Këngëtarja e njohur shqiptare dhe tashmë deputetja e rizgjedhur, Edona Llalloshi, ka reaguar për herë të parë publikisht pas rezultatit të zgjedhjeve të 28 dhjetorit, ku qytetarët i besuan edhe një mandat tjetër në Kuvendin e Kosovës.

Përmes një videoje të publikuar në Instagram, Llalloshi ka falënderuar votuesit për mbështetjen e dhënë, duke e cilësuar këtë besim jo vetëm si nder personal, por si një përgjegjësi të madhe morale dhe institucionale.

Në këto zgjedhje, Edona Llalloshi ka marrë gjithsej 44,259 vota, me ç’rast ka siguruar një ulëse në Kuvend, duke u renditur si emri i 18-të më i votuar në radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, parti e cila në total ka siguruar 57 deputetë.

Në mbishkrimin e videos, ajo shkroi:

“Të dashur qytetarë të vendit tim, të dashur bashkëatdhetarë,
Ju falënderoj me mirënjohje të thellë për besimin që ma dhatë. Ky besim nuk është vetëm një nder personal, por, mbi të gjitha, një përgjegjësi e madhe morale dhe institucionale ndaj jush dhe ndaj Republikës sonë.
Çdo votë e juaja është zë, shpresë dhe kërkesë për përfaqësim të ndershëm, për drejtësi, barazi dhe dinjitet. Angazhimi im si deputete do të udhëhiqet nga besimi dhe përkushtimi për një shoqëri më të drejtë, më të barabartë dhe më prosperuese.
Ju siguroj se do ta ushtroj këtë mandat me integritet, përgjegjësi dhe transparencë, duke mos harruar asnjëherë se pushteti buron nga qytetari dhe i shërben vetëm atij.
Faleminderit për mbështetjen dhe për besimin tuaj.
Me respekt dhe përulësi,
Edona Llalloshi”.

Reagimi i saj është pritur me komente pozitive nga ndjekësit, të cilët i kanë uruar suksese në mandatin e radhës, duke theksuar rëndësinë e përfaqësimit dinjitoz në Kuvend. /Telegrafi/

Alba dhe Labi komentojnë hyrjen e Xhenetës në shtëpi: Mesazhe indirekte për Londrimin dhe Elijonën

9 January 2026 at 17:38


Alba dhe Labi kanë zhvilluar një bisedë brenda shtëpisë së Big Brother VIP Kosova, duke komentuar hyrjen e Xhenetës, e cila duket se ka ngjallur reagime të shumta mes banorëve.

Gjatë diskutimit, ishte Alba ajo që hodhi dyshime për mënyrën se si Xheneta është sjellë menjëherë pas hyrjes në shtëpi, duke e interpretuar këtë si një formë komunikimi të nënkuptuar ndaj disa banorëve.

"U ka bërë buzëqeshje, si mesazhe indirekte Londrimit, Elijonës”, u shpreh Alba, duke lënë të kuptohet se sjellja e Xhenetës mund të ketë pasur prapavijë ose qëllim të caktuar.

Këto komente nuk kaluan pa u vënë re nga publiku, i cili po i ndjek me vëmendje zhvillimet dhe dinamikat e reja brenda shtëpisë, pas hyrjes së banorëve të rinj. /Telegrafii/

Emily Ratajkowski zemëron fansat pasi bën 'twerk' dhe pozon në një xhami duke shkruar "New Yorku i Mamdanit"

9 January 2026 at 16:55


Modelja amerikane Emily Ratajkowski shkaktoi reagime të shumta nga përdoruesit e rrjeteve sociale për shkak se publikoi një video duke bërë twerk, e më pas një foto nga një xhami në të cilën mban shami.

"New Yorku i Mamdanit", tha ajo në përshkrimin e postimit në Instagram. Shumë e kritikuan për këtë veprim, duke thënë se i kishte ofenduar myslimanët.

"Sllajdi i dytë është bërë në Xhaminë Sheikh Zayed në Abu Dhabi, ku jetoj. Nuk jam fetar dhe gjithmonë kam qenë një fans i yti, por dreqi qoftë... Trego pak respekt", "Mund të bësh çfarë të duash me trupin tënd. Askush nuk po debaton për këtë. Ajo që vihet në dyshim është zgjedhja jote për ta shoqëruar atë me një foto të bërë në një vend të shenjtë për gratë myslimane. Kjo nuk është e guximshme apo progresive, është thjesht mungesë respekti", "E tmerrshme", janë disa nga komentet.

Ajo ende nuk ka folur për reagimet që ka marrë. Më parë ajo ka mbështetur Zohran Mamdani-n, i cili është kryebashkiaku i parë mysliman i Nju Jorkut.

Emily Ratajkowski i ka shprehur pikëpamjet e saj politike edhe në rrjetet sociale në vitet e kaluara. Ajo mbështeti Bernie Sanders në zgjedhjet e viteve 2016 dhe 2020. /Telegrafi/

Before yesterdayMain stream

Historia tronditëse e krimit të vërtetë për një grua që abuzonte me fëmijët është aktualisht më e shikuara në Netflix

8 January 2026 at 14:22


Dokumentari shqetësues i Netflix-it "Evil Influencer: The Jodi Hildebrandt Story" është bërë filmi më i shikuar në platformë që kur u publikua në fund të vitit të kaluar.

Ka qenë i disponueshëm në platformë që nga 30 dhjetori 2025 dhe ka grumbulluar rreth 15 milionë shikime në ditët e para - duke e renditur atë në krye të listës globale të shikueshmërisë së Netflix.

"Evil Influencer" është një dokumentar mbi krime të vërteta që ekspozon se si ndikimi online, ekspertiza e rreme dhe manipulimi mund të shndërrohen në abuzim serioz në jetën reale.

Fokusi është te Jodi Hildebrandt, një ish-terapiste dhe trajnere jete, e cila, nëpërmjet markës së saj ConneXions, ndërtoi autoritet në mediat sociale dhe këshilloi mijëra prindër mbi prindërimin, disiplinën dhe jetesën morale.

- YouTube youtu.be

Dokumentari tregon se si Hildebrandt përdori gjuhën e vetëndihmës dhe të fesë për të fituar besimin, si i manipuloi psikologjikisht ndjekësit dhe klientët, si u lidh me YouTuber-en e njohur Ruby Franke dhe si idetë e tyre për disiplinën e rreptë u përshkallëzuan në abuzim të rëndë me fëmijët.

Historia është ndërtuar nëpërmjet pamjeve arkivore nga YouTube dhe rrjetet sociale, dëshmive të ish-ndjekësve dhe anëtarëve të familjes, dokumenteve policore dhe gjyqësore, analizës së kulturës së ndikuesve dhe besimit të pakritikueshëm te gurutë online.

Rasti doli në dritë në vitin 2023 kur një nga djemtë e Frankut arriti të arratisej nga shtëpia e Jodi Hildebrandt dhe të kërkonte ndihmë nga fqinjët. Ai dhe fëmijët e tjerë ishin të kequshqyer, të frikësuar dhe të lënë pas dore fizikisht, dhe në shtëpi u gjetën litarë, pranga dhe sende të tjera që tregonin abuzim sistemik.

Lista e serialeve më të shikuara në Netflix (Screenshot/Netflix)

Në shkurt të vitit 2024, të dyja gratë morën katër dënime me burgim radhazi për katër akuza, secila duke filluar nga një deri në 15 vjet.

Gazeta “The Guardian” i jep dokumentarit tre nga pesë yje dhe e përshkruan atë si një përshkrim të llahtarshëm dhe të vrazhdë, por gjithashtu vë në dyshim se sa etike është të shikosh një subjekt të tillë në formatin e krimit të vërtetë. Disa kritikë thonë se dokumentari nuk ofron mjaftueshëm njohuri origjinale ose kërkime të thella gazetareske.

Shumë komentues në mediat sociale theksojnë se historia është e vështirë emocionalisht dhe se pasojat brutale të abuzimit janë të vështira për t’u parë - disa madje thanë se e gjetën dokumentarin plotësisht tronditës dhe shqetësues. /Telegrafi/

Nora Istrefi dhe Roberti bashkë në pushime dimërore

8 January 2026 at 13:39


Ish-çifti i njohur i shoubizit kosovar, Robert Berisha dhe Nora Istrefi, po shijojnë pushimet dimërore bashkë me vajzën e tyre, Renee.

Ata kanë ndarë me ndjekësit pamje nga udhëtimi në InstaStory, ku shihet se janë në të njëjtin vend, duke shijuar pamjen madhështore dhe momentet familjare së bashku.

Ky udhëtim i përbashkët ka ardhur për shkak të vajzës, për të cilën ata vazhdojnë të ruajnë një marrëdhënie miqësore pas ndarjes.

Foto: Nora Istrefi/InstaStory

Përmes kësaj, Robert dhe Nora japin shembull edhe për çifte të tjera se ndarja nuk duhet të pengojë bashkëpunimin dhe kujdesin për fëmijët.

Foto: Robert Berisha/InstaStory

Momente të tilla të përbashkëta janë komentuar gjerësisht nga fansat, të cilët kanë vlerësuar mënyrën e tyre të matur dhe të respektueshme ndaj familjes edhe pas përfundimit të martesës. /Telegrafi/

Dolce sfidon të ftohtin në Big Brother VIP Kosova 4, shfaqet me bikini në oborrin e mbuluar me borë

8 January 2026 at 12:12


Biondja bukuroshe e Big Brother VIP Kosova 4, Dolce, ka marrë vëmendjen e publikut duke sfiduar temperaturat e ulëta dhe duke u shfaqur me bikini në oborrin e shtëpisë.

Shtëpia e BBVK 4, ashtu si pothuajse e gjithë Kosova, është zgjuar sot e mbuluar nga bora, gjë që ka nxitur banorët të dalin jashtë për të shijuar bardhësinë dhe atmosferën dimërore.

Mes tyre, Dolce ka spikatur veçanërisht, duke zgjedhur të dalë në oborr e veshur me bikini, teksa tregoi format e saj trupore dhe tërhoqi vëmendjen e shumë shikuesve dhe banorëve brenda shtëpisë.

Paraqitja e saj u komentua gjerësisht edhe në rrjetet sociale, ku ndjekësit e spektaklit e cilësuan si një veprim të guximshëm dhe provokues, veçanërisht për shkak të kushteve të ftohta atmosferike.

Ndërkohë, nga Big Brother VIP Kosova 4, të hënën u larguan Edi, pas votimit nga publiku, si dhe Fjolla Morina, e cila vendosi ta lërë garën me vetëdëshirë. /Telegrafi/

Matt Damon humb 34 kilogramë për filmin "Odyssey": Nuk kam qenë kaq i dobët që nga shkolla e mesme

8 January 2026 at 11:48


Aktori i Hollywoodit, Matt Damon, zbuloi së fundmi se kishte humbur shumë peshë për rolin e tij në filmin "Odyssey".

Konkretisht, aktori dhe producenti 55-vjeçar Matt Damon foli për transformimin e tij fizik në episodin e fundit të podkastit "New Heights" të Jason dhe Travis Kelce, ku zbuloi se ka humbur 74 kilogramë, pesha që peshonte për herë të fundit në shkollë të mesme.

Në një bisedë me vëllezërit Kelce, Damon iu referua një fotoje nga sheshi i xhirimit që qarkulloi së fundmi në internet, në të cilën ai duket në formë të mirë.

"Po, isha vërtet në formë të mirë. Humba shumë peshë. Regjisori Christopher Nolan tha se donte që unë të isha i dobët, por i fortë. Është një gjë e çuditshme", tha ai në fillim.

Damon shpjegoi se humbja e peshës ishte gjithashtu për shkak të ndryshimeve në dietë.

- YouTube youtu.be

"E arrita këtë pasi fola me mjekun tim, fjalë për fjalë ndalova së ngrëni gluten. Më parë isha midis 84 dhe 90 kilogramëve, dhe e xhirova të gjithë atë film me 76 kilogramë. Nuk kam qenë aq i dobët që nga shkolla e mesme. Kështu që duhej shumë stërvitje dhe një dietë shumë e rreptë", shpjegoi ai.

Kur Travis Kelce e pyeti nëse kishte punësuar një trajner të ri, Damon u përgjigj se tashmë ka një trajner që "praktikisht mund të bëjë çdo gjë". Ai theksoi se të kesh një qëllim të qartë është thelbësore, duke krahasuar përgatitjen e tij për role me stërvitjen e vëllezërve Kelce për sezonin e NFL-së.

"Kur e bëj këtë ose kur bëj filmat e Jason Bourne apo çfarëdo qoftë, pothuajse ndihem sikur po stërvitem për sezonin. Imagjinoj si është për ty kur je duke u përgatitur. Është si pjesë e ditës tënde. Është pjesë e punës tënde, apo jo? Është sikur e ndërton ditën tënde rreth të gjitha këtyre. Është një lloj ana fizike e përgatitjes", tha aktori.

Damon zbuloi gjithashtu se ai ende nuk është rikthyer në një dietë pa gluten.

"Mbaroi. Ndalova së ngrëni gjithçka pa gluten. Gjeta një birrë pa gluten. Ka kaluar kaq shumë kohë që kur kam ngrënë gluten sa nuk mund ta kuptoj nëse është e mirë apo jo. Pra, kjo është një shenjë e mirë", zbuloi ai.

Muajin e kaluar, Universal Pictures publikoi një trailer paraprak për filmin “Odisea”, një adaptim i poemës së lashtë greke të Homerit me të njëjtin emër. Filmi përshkruhet si një film epik mitik aksioni i xhiruar rreth botës duke përdorur teknologjinë krejt të re të filmit IMAX.

Traileri paraqet Damonin si Odiseun dhe skena të shkurtra nga jeta e tij gjatë Luftës së Trojës, përfshirë Kalin e Trojës, si dhe udhëtimin e tij të gjatë për në shtëpi.

Përveç Damon, në film luajnë edhe Tom Holland, Anne Hathaway, Zendaya, John Leguizamo, Robert Pattinson, Lupita Nyong'o, Elliot Page, Mia Goth, Charlize Theron dhe Benny Safdie.

Si kujtesë, "Odyssey" do të dalë në kinema më 17 korrik 2026. /Telegrafi/

Javier Bardem i përgjigjet pretendimeve se është futur në listën e zezë nga gjiganti 'Paramount' për mbështetjen e Palestinës: Nuk është për t'u habitur

8 January 2026 at 10:55


Aktori spanjoll dhe fituesi i çmimit Oscar, Javier Bardem, komentoi mbi akuzat se ishte futur në listën e zezë nga 'Paramount' për shkak të mbështetjes së tij për Palestinën dhe tha se nuk ishte i befasuar nga kjo.

Bardem më parë nënshkroi një letër së bashku me aktorë të tjerë dhe punonjës të industrisë së filmit, ku deklaronin se refuzojnë të punojnë me kompani që mbështesin Izraelin.

Për shkak të kësaj, thuhet se ai u vu në listën e zezë nga 'Paramount', me kryesues David Ellison, së bashku me yje të tjerë të Hollivudit.

Në një intervistë me Zeteo, Bardem tha: "Nuk është për t'u habitur, nuk jam i befasuar nga kjo. Problemi nuk është aq shumë lista e tyre e zezë, por se me kë doni dhe zgjidhni të punoni. Kjo është diçka që do të zbulohet në vitet në vijim".

Bardem donte të sqaronte kërkesat e nënshkruesve të kësaj letre: "Do të doja të sqaroja diçka, në mënyrë që të gjithë ta kuptojnë. Ne nuk po shkojmë kundër njerëzve, kombësisë, fesë apo etnisë së tyre. Ne po ndjekim penalisht kompanitë dhe subjektet që mbështesin këtë gjenocid dhe këtë aparteid dhe pushtim të paligjshëm."

Bardem e nënshkroi këtë letër së bashku me regjisorë të Hollivudit si Yorgos Lanthimos, Ava DuVernay, Asif Kapadia, Emma Seligman, Boots Riley, Adam McKay, Olivia Colman, Ayo Edebiri, Mark Ruffalo, Riz Ahmed, Tilda Swinton, Gael Garcia Bernal, Emma Stone dhe shumë të tjerë.

Gjithashtu, në ndarjen e çmimeve Emmy në shtator 2025, ai u shfaq në tapetin e kuq i veshur me një shall palestinez. /Telegrafi/

Pas largimit të bujshëm nga Big Brother VIP Kosova, Fjolla Morina reagon me një fotografi ironike nga tualeti

8 January 2026 at 10:21


Këngëtarja Fjolla Morina ka reaguar për herë të parë publikisht pas largimit të saj të papritur dhe shumë të komentuar nga shtëpia e Big Brother VIP Kosova 4.

Fjolla dha dorëheqjen nga spektakli të hënën, duke vendosur të largohet për shkak të presionit të madh psikologjik që, sipas saj, kishte ndjerë në raport me disa prej banorëve brenda shtëpisë.

Pas zhurmës së madhe të krijuar në publik dhe në rrjetet sociale gjatë ditëve të fundit, këngëtarja ka zgjedhur të thyejë heshtjen me një reagim të veçantë në InstaStory.

Ajo publikoi një fotografi të pazakontë dhe ironike, ku shfaqet në tualetin e meshkujve, duke improvizuar sikur po urinonte — një imazh që u interpretua nga ndjekësit si një mesazh i drejtpërdrejtë dhe provokues ndaj situatave që kishte kaluar.

Në mbishkrimin e fotografisë, Fjolla Morina shkroi shkurt, por me domethënie: “Ju dua ata që më mbështetën… Faleminderit”.

Foto: Fjolla Morina/InstaStory

Ky reagim ka ngjallur menjëherë reagime të shumta në rrjetet sociale, ku ndjekësit e saj kanë shprehur mbështetje, ndërsa të tjerë kanë komentuar mënyrën ironike dhe simbolike me të cilën ajo zgjodhi të reagojë.

Largimi i Fjolla Morinës nga Big Brother VIP Kosova 4 vazhdon të mbetet një nga momentet më të diskutuara të këtij edicioni, ndërsa reagimi i saj i parë ka rikthyer sërish vëmendjen mbi arsyet dhe pasojat e këtij vendimi. /Telegrafi/

Klodi shpërthen në të qara, Londrimi i gjendet pranë në një përqafim të ngrohtë

8 January 2026 at 09:56


Gjatë mbrëmjes së fundit në shtëpinë më të madhe në vend, Klodi është parë në një gjendje të rënduar emocionale, duke shpërthyer në lot para banorëve.

Në ato momente të vështira, pranë tij ka qëndruar Londrimi, i cili u përpoq ta qetësonte dhe t’i ofronte mbështetje shoqërore. Afrimiteti mes dyshes është vërejtur prej kohësh, si brenda shtëpisë ashtu edhe nga publiku që po e ndjek reality show-n.

Raporti i tyre i ngushtë ka qenë temë diskutimi të vazhdueshëm mes banorëve, por edhe jashtë shtëpisë, duke nxitur komente dhe interpretime të ndryshme mbi lidhjen që kanë krijuar gjatë lojës.

- YouTube youtu.be

Madje, në spektaklin e së hënës, ishte Alba ajo që hodhi dyshime mbi orientimin seksual të dy të rinjve, një deklaratë që shkaktoi reagime dhe debat të gjerë si në studio, ashtu edhe në rrjetet sociale.

Momenti emocional i Klodit dhe afrimiteti me Londrimin vazhdojnë të jenë në qendër të vëmendjes, ndërsa publiku po ndjek nga afër zhvillimet dhe dinamikat mes banorëve në ditët në vijim. /Telegrafi/

❌
❌