Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 2 February 2026Main stream

Vrull diplomatik mes tensioneve në rritje SHBA-Iran

By: M C
2 February 2026 at 22:45

Teksa forcat amerikane po grumbullohen pranë kufijve të Iranit dhe në kohën kur Teherani po paralajmëron për pasoja nëse shpërthen lufta, po zhvillohet një përpjekje diplomatike për të shmangur një përshkallëzim rajonal, pasi Uashingtoni ka kërcënuar me veprim ushtarak për shkak të shtypjes vdekjeprurëse të protestave antiqeveritare në Iran.

Më 1 shkurt, ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araqchi, sinjalizoi një hapje të mundshme, duke deklaruar se një “marrëveshje e drejtë dhe e barabartë” që do të siguronte Republika Islamike të mos posedojë armë bërthamore mund të arrihet, duke i bërë jehonë me qëllim formulimit të përdorur nga presidenti amerikan, Donald Trump.

Vetë Trump e konfirmoi këtë ndryshim, duke u thënë gazetarëve se Irani po “bisedon seriozisht” me Shtetet e Bashkuara.

Këto zhvillime vijnë pas një jave intensive të diplomacisë fluturuese: shefi i sigurisë i Iranit, Ali Larijani, u takua me presidentin rus, Vladimir Putin, në Moskë më 30 janar, ndërkaq Araqchi udhëtoi drejt Turqisë për t’u konsultuar me presidentin, Recep Tayyip Erdogan, dhe ministrin e Jashtëm, Hakan Fidan.

Vrulli vazhdoi edhe në ditën pasuese në Teheran, ku të dy zyrtarët u takuan me kryeministrin e Katarit, Sheik Muhammad bin Abdulrahman al-Thani, për të cilin gjerësisht u spekulua se po përçonte një mesazh nga Uashingtoni.

Pas këtyre takimeve, Larijani shkroi në X se kishte pasur “përparim në formimin e një kornize” për bisedime. Raportimet e mediave iraniane tani sugjerojnë se një takim kokë më kokë në Ankara mes të dërguarit të posaçëm të Shtëpisë së Bardhë, Steve Witkoff, dhe diplomatëve të lartë iranianë mund të ndodhë “në ditët në vijim”.

Irani po përballet me trazira që nga 28 dhjetorit, kur protestuesit paqësorë nisën të dalin nëpër rrugët e Teheranit duke kërkuar nga autoritetet që të veprojnë për të ndalur inflacionin në rritje dhe zhvlerësimin e valutës kombëtare.

Për shkak të kufizimeve në qasjen në shërbimet e internetit në Iran, është e vështirë që të vlerësohet sesa protestues janë vrarë gjatë demonstratave masive, që duket se janë fashitur në ditët e fundit.

Organizata për të drejtat e njeriut me seli në SHBA, HRANA, shifrat e të cilave Radio Evropa e Lirë i ka cituar vazhdimisht që nga nisja e shtypjes së dhunshme në Iran më herët gjatë muajit, thotë se numri i vdekjeve të konfirmuara, përfshirë edhe të forcave të sigurisë, tani është 6.563, ndërkaq numri i vdekjeve që ende po hetohen është 17.091. Më shumë se 49.000 persona janë arrestuar.

Disa media, duke cituar zyrtarë të paidentifikuar, kanë raportuar se numri i viktimave është shumë më i lartë.

Në fund të muajit të kaluar, Trump njoftoi se një “flotë masive” po lëvizte drejt Iranit, duke paralajmëruar se mund të veprojë “me shpejtësi” nëse është e nevojshme. Ai po ashtu tha se shpreson që një “marrëveshje e drejtë” do të linte Iranin pa armë bërthamore.

Ushtria amerikane ka dislokuar në afërsi të brigjeve të Iranit një grup sulmues detar, të udhëhequr nga aeroplanmbajtësi USS Abraham Lincoln.

Disa në Iran kanë sugjeruar po ashtu për një marrëveshje të mundshme e cila do të parashihte që rezervat e Iranit me uranium të pasuruar në nivel të lartë – që raportohet se janë të fshehura nëntokë pas sulmeve ajrore amerikane qershorin e vitit të kaluar – të transferohen në një shtet tjetër.r

Pavarësisht optimizmit publik, analistët kanë paralajmëruar se rruga drejt një marrëveshjeje është e mbushur me rreziqe të brendshme për Teheranin.

Analisti me seli në Spanjë, Ata Mohamed-Tabriz, i tha Radios Farda të Radios Evropa e Lirë se përderisa Ministria e Jashtme po jep sinjale të fleksibilitetit, elementët e linjës së ashpër brenda Gardës Revolucionare Islamike i shohin këto bisedime si një “lojë mashtruese” dhe si një “helm vdekjeprurës”.

Pyetja kryesore është: si duket në realitet një marrëveshje “e drejtë”? Përderisa Trump pohon se sulmet amerikane të kryera në qershor “shkatërruan” programin bërthamor të Iranit, kërkesat e tij kanë shkuar përtej çështjes së pasurimit të uraniumit.

Aktivisti me seli në Gjermani, Mehdi Fatapour, argumentoi se për çdo marrëveshje që vërtetë do të plotësonte kërkesat e administratës Trump dhe do të shmangte luftën, do të kërkonte me shumë gjasa atë që mund të cilësohet si “dorëzim strategjik”.

Duke folur për Radion Farda, Fatapour tha se Uashingtoni mund të kërkojë një ndryshim total në identitetin rajonal të Iranit, duke përfshirë përfundimin e armiqësive me Izraelin dhe heqjen dorë nga bashkëpunëtorët e tij rajonalë.

Për Republikën Islamike këto nuk janë thjesht pika politike, ato janë shtylla ideologjike të shtetit dhe autoritetet iraniane e kanë përjashtuar mundësinë e negociatave për çfarëdo çështje që shkon përtej programit bërthamor.

Edhe nëse një kornizë arrihet në Ankara, ajo mund të shërbejë vetëm si një lehtësim i përkohshëm. Mohamed-Tabriz sugjeroi se një “marrëveshje minimale” mund të blejë kohë, por nuk zgjidh “grumbullimin masiv të kërkesave shoqërore” dhe pakënaqësinë e brendshme që aktualisht mbretëron brenda Iranit.

Analistët argumentojnë se kërcënimi për një “luftë rajonale” mbetet karta kryesore e Teheranit për negocim. Duke e paraqitur konfliktin si një katastrofë ekzistenciale që do të përfshijë tërë Lindjen e Mesme, Teherani ka arritur të ushtrojë presion ndaj ndërmjetësve rajonalë si Katari dhe Turqia për të ndërhyrë.

Megjithatë, sipas Fatapour, nëse Republika Islamike zgjedh rrugën e reformave të ngadalta dhe të koncesioneve të vogla diplomatike, ajo ende mund të përballet me një reagim të ashpër nga publiku, i cili gjithnjë e më shumë është i lodhur nga sanksionet dhe kërcënimi i një lufte./REL

The post Vrull diplomatik mes tensioneve në rritje SHBA-Iran appeared first on Albeu.com.

I dhunuar herë pas here pas deklaratave të bujshme, Elton tozaj nuk ndalet: Do publikoj lidhjet që showbizzi ka me trafikantët

By: M C
2 February 2026 at 22:32

Gazetari Elton Tozaj ka bërë së fundmi një paralajmërim në rrjetet sociale, duke deklaruar se pritet të publikojë materiale që, sipas tij, do të “trondisin opinionin publik”.

Përmes një postimi në TikTok, ai ka njoftuar se çdo të mërkurë do të publikojë fakte, fotografi dhe video që synojnë të dokumentojnë lidhje të mundshme mes botës së showbiz-it, mafies dhe krimit të organizuar.

Ky reagim vjen vetëm pak ditë pasi banesa e tij u bë objekt i një sulmi, ku persona ende të paidentifikuar lyen ambientet me benzinë, një akt kërcënues.

Megjithatë, duket se presioni nuk e ka ndalur Tozajn, ai ka zgjedhur t’i përgjigjet kërcënimeve duke paralajmëruar publikimin e materialeve të tij me sloganin: “Së shpejti!”

The post I dhunuar herë pas here pas deklaratave të bujshme, Elton tozaj nuk ndalet: Do publikoj lidhjet që showbizzi ka me trafikantët appeared first on Albeu.com.

“Nuk duam qeveri teknike”/ Agron Shehaj: Si të bashkohem me Berishën, kur ne jemi kundërshtarë të flaktë të partive të vjetra?!

By: M C
2 February 2026 at 22:19

Kryetari i partisë Mundësia, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, mohoi kategorikisht një bashkim të mundshëm të kësaj partie me PD-në e Sali Berishës. Ai tha se është larguar nga PD pikërisht për shkak të problemeve të mëdha që ka kjo parti dhe asgjë nuk është përmirësuar.

Shehaj tha se nuk kërkon qeveri teknike, ndërkohë që Kodi Zgjedhor nuk varet nga opozita, pasi votat i ka Rama.

Biseda:

Agron Shehaj: Qëndrimin tim e kam mbajtur. Ne duhet të kuptojmë një gjë, nxorrëm një kandidat ndryshe dhe hodhëm propozimin e kandidatit që të përfaqësojë votuesit opozitarë dhe jo partitë politike, për të vajtur përtej partive politike dhe kandiduam Ermalin. Ne kemi ikur nga PD, për disa arsye që Ermali i di dhe ato qëndrojnë. Këto çështje që na kanë ndarë nga PD, vijojnë të jenë aty, nuk ka asnjë ndryshim.
Nxjerrja e një kandidati jashtë partive, ishte mënyra për të patur një alternativë të besueshme, për ti dhënë një shans Tiranës. Ky ishte qëllimi ynë. Nuk e kam kuptuar pse doli ky propozim nga Ermali? Ne na kanë votuar 50 mijë qytetarë në Shqipëri, pasi i thamë që Berisha ka patur shanse ta qeverisë Shqipërinë dhe nuk kemi pse i japim arsye tjetër. Dhe na kanë votuar. Ne nuk kemi asgjë të përbashkët me partitë e vjetra, por jemi kundërshtarë të flaktë, mbi çështjen kryesore, drejtësia, nga e cila varet e ardhmja e Shqipërisë. Për cfarë diskutojmë? Zgjedhje të lira dhe të ndershme? Po ishim edhe përpara ne për këtë të bashkuar. Qeveri teknike? Jo faleminderit, nuk e duam. Kodi Zgjedhor? Në 35 vjet dy partitë e mëdha janë bërë bashkë dhe kanë bërë kod zgjedhor kundër partive të vogla. Se të bashkohemi për zgjedhjet të lira kur nuk varen nga ne? Si mund të bëhet një qeveri, ku të votohet në Parlament, ku Rama ka 86 mandate? Si do të bëhet kodi zgjedhor, kur Edi Rama ka 86 mandate? Ky bashkim nuk ka kuptim.

Ermal Hasimja: Nuk është fjala për bashkim, por për ulje në tryezë. Zoti Shehaj thotë nuk ulemi në tryezë, për problemet që tha, nuk ulemi me Sali Berishën, dhe me PD-në, nga partia nga ka ardhur edhe vetë. Gjithsesi është qëndrimi i zotit Shehaj. Këto objektiva që thashë unë, a nuk janë edhe objektivat e Mundësia dhe Lëvizja Bashkë? Më duket se janë.
Edhe çështja e zgjedhjeve të lira, edhe mbështetja e një drejtësie kushtetuese. Kur flasim për tryezën, politika, që edhe kam studiuar, politika në thelb është diskutim, debat, kompromis. Politika është negocim. Edhe Shehaj edhe Qori thonë nuk diskutojmë me këta, por këta ulen çdo ditë nëpër komisione me Partinë Socialiste. Votuan për Bordin e Paqes.

The post “Nuk duam qeveri teknike”/ Agron Shehaj: Si të bashkohem me Berishën, kur ne jemi kundërshtarë të flaktë të partive të vjetra?! appeared first on Albeu.com.

Dodik pas takimit me Vuçiçin: Marrëveshja e Dejtonit ka dështuar

By: M C
2 February 2026 at 22:10

Ish-kryetari i entitetit Republika Sërpska në Bosnjë-Hercegovinë, Milorad Dodik, ka thënë se Marrëveshja e Dejtonit që i dha fund luftës në Bosnjë-Hercegovinë “ka dështuar”, raporton “Avaz”.

Dodik në një postim në “X” pas takimit me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç, të hënën tha se “Republika Sërpska ka të drejtë të mbrohet”.

Dodik ka zhvilluar një vizitë në Izrael dhe Hungari, para se të takohej të hënën me Vuçiçin në Beograd.

“E informova presidentin Vuçiç se Marrëveshja e Dejtonit ka dështuar, se Bosnja dhe Hercegovina ka atrofuar për shkak të mosgatishmërisë së politikës së Sarajevës për t’i respektuar të drejtat e Republika Sërpskas, se gjykatat janë bërë një mjet hakmarrjeje dhe se Republika Sërpska ka të drejtën dhe detyrimin ta mbrojë veten dhe popullin serb”, ka shkruar Dodik.

Gjykata Kushtetuese e Bosnjës në nëntor të vitit të kaluar ia ka hedhur poshtë ankesat Dodikut kundër një vendimi me të cilin ia ndalonte atij pjesëmarrjen në politikë dhe njëkohësisht ia merrte mandatin si president i entitetit serb të Republika Sërpskas. Dodikut iu ndalua të mbajë poste politike për 6 vjet pasi kundërshtoi vendimet e përfaqësuesit të lartë Christian Schmidt.

Në fund të nëntorit të Sinisha Karan, një aleat i ngushtë i Dodikut, u zgjodh president i ri i Republika Sërpskas.

The post Dodik pas takimit me Vuçiçin: Marrëveshja e Dejtonit ka dështuar appeared first on Albeu.com.

Përplasja me armë në berberhanen e Lezhës, zbardhen emrat tre atentatorëve/ Si nisi konflikti mes kushërinjve Nikulaj dhe autorëve gjatë verës

By: M C
2 February 2026 at 21:49

Janë zbardhur emrat e tre autorëve të atentatit në Rrilë të Lezhës mbrëmjen e djeshme (1 shkurt), ku dyshohet se shënjestër ishte 21-vjeçarit Merando Nikulaj dhe ku mnbeti i plagosur 30-vjeçari Sokol Daci.

Burime bëjnë me dije se autorët janë: Gerardo Ndoka, Eliseo Ndoka dhe Kevin Ndoka.

Mësohet se Merando Nikulaj bashkë me kushëririn e tij, kanë pasur një konflikt në verë me njëri-tjetrin, pranë zonës së plazhit ku kanë edhe hotelin. Dy djemtë e Nikulajve i kanë përplasur motorin djemve të fisit Ndoka, ku mësohet se janë konfrontuar fizikisht, me shkopa bejsbolli dhe sende të tjera të forta.

Merando Nikulaj është çuar në gjyq lidhur me sherrin që ka pasur me djemtë e fisit Ndoka.

Policia njoftoi sot se në lidhje me ngjarjen ka ndaluar efektivin Besart Kovaçi, 24 vjeç, i dyshuar për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, pasi i është përgjigjur me armë autorëve.

Blutë njoftuan se nga tërësia e veprimeve hetimore e procedurale, ka rezultuar se si të dyshuar në këtë ngjarje janë përfshirë shtetasit Gerardo Ndoka, Eliseo Ndoka, Kevin Ndoka dhe Meandro Nikulaj, të cilët janë shpallur në kërkim, të dyshuar për veprat penale “Vrasje me dashje, e mbetur në tentativë” dhe “Mbajtje pa leje të armëve të zjarrit dhe municionit dhe lëndëve shpërthyese”.

ne perditesim…

The post Përplasja me armë në berberhanen e Lezhës, zbardhen emrat tre atentatorëve/ Si nisi konflikti mes kushërinjve Nikulaj dhe autorëve gjatë verës appeared first on Albeu.com.

“Unë me anglishten time çobanëshe”, Miri rrëfen për herë të parë historinë e tij të dashurisë: Na erdhën krushqit gjermanë

By: M C
2 February 2026 at 21:27

Në një bisedë të zhvilluar me banorët, pasditen e sotme, Miri ka rrëfeyr historinë e tij të dashurisë me partneren e tij gjermane.

Miri zbulon se për herë të parë ata janë parë në një dasëm ku ishin të ftuar të dy, e që atë ditë ata shkëmbyen Messenger-in me njëri-tjetrit.

Duke qenë se të nesërmen e dasmës, partnerja e tij nisej për Gjermani, Miri, asokohe 32 vjeç, shpjegon se e vetmja mënyrë për të ruajtur marrëdhënien e tyre ishte të komunikonin herë përmes Messenger-it, e herë ajo e telefononte përmes telefonit të shtëpisë.

Këto ishin dy metoda që forcuan marrëdhënien e Mirit dhe partneres së saj. Ndonëse me një anglishte jo perfekte, banori shpjegon se partnerja e tij përpiqej që ta kuptonte.

“Ne takohemi aty në dasëm, të dy. Nga aty fillojmë kontaktet, ajo të nesërmen ikën për Gjermani. Unë 32 vjeç këtu në Tiranë dhe flisnim me messenger, se ajo kohë ishte atëherë, nganjëherë më merrte dhe me telefonin e shtëpisë, se nuk kishim Whatssapp akoma. Flisnin në telefon, në Messenger, unë me atë anglishten time çobanëshe” tha Miri.

Rrëfimi i plotë i Mirit: Martohet kushërira ime, me një diplomat gjerman që punonte në ambasadë, ata martohen në Tiranë, bëjnë dasmën dhe ne shkojmë si të ftuar. Atje vjen dhe kjo gjermanka, si shok me këtë dhëndrin, kishte marrë nja 20 vetë krushq ai, mes tyre ishte dhe kjo. Ne takohemi aty në dasëm, të dy. Nga aty fillojmë kontaktet, ajo të nesërmen ikën për Gjermani. Unë 32 vjeç këtu në Tiranë dhe flisnim me Messenger, se ajo kohë ishte atëherë, nganjëherë më merrte dhe me telefonin e shtëpisë, se nuk kishim Whatssapp akoma. Flisnin në telefon, në Messenger, unë me atë anglishten time çobanëshe. Ku dija unë anglisht atëherë, unë e kisha harruar. Po nuk e praktikove e harron. Atëherë fillova të praktikoja sërish kur flisja me atë. Unë kohën e foljeve nuk e di, siç e keni parasysh, por ajo kuptonte. Pastaj erdhi dhe njëherë ajo këtu që erdhi tamam për mua.

The post “Unë me anglishten time çobanëshe”, Miri rrëfen për herë të parë historinë e tij të dashurisë: Na erdhën krushqit gjermanë appeared first on Albeu.com.

Hetimi i AKSHI-t, Apeli i Posaçëm shqyrton nesër masat për Mirlinda Karcanaj dhe Hava Delibashin

By: M C
2 February 2026 at 21:01

Mirlinda Karcanaj dhe Hava Delibashi do të dalin nesër para Apelit të Posaçëm për shqyrtimin e masave të sigurisë të vendosura ndaj tyre, në kuadër të hetimeve të SPAK.

Sipas burimeve, ankim ndaj masave të sigurisë kanë ushtruar edhe disa persona të tjerë të dyshuar në të njëjtën çështje.

Hetimi lidhet me operacionin e fundit të SPAK, i cili goditi një grup të dyshuar kriminal brenda Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI). Në kuadër të këtij operacioni, janë shpallur në kërkim edhe Ergys Agasi dhe Ermal Beqiri.

The post Hetimi i AKSHI-t, Apeli i Posaçëm shqyrton nesër masat për Mirlinda Karcanaj dhe Hava Delibashin appeared first on Albeu.com.

“Hajde përballu o burr i martuar”/ Mateo debaton me Mirin: Kam parë njerëz që kanë roje dhe bodyguard

By: M C
2 February 2026 at 20:40

Në shtëpinë më të famshme në vend, debatet nuk kanë fund.

Një tjetër përplasje në shtëpi ka ndodhur mes Mirit dhe Mateos, të cilat kanë nisur që nga hyrja e këtij të fundit në shtëpi.

Pjesë nga debati:

Mateo: Hajde përballu o lepurush. Doje t’i bëje dhuratën Selinës ti? O burr i martuar. O i djegur.

Miri: Kam parë njerëz që kanë roje. Kam parë njerëz që kanë bodyguard.

Mateo: Doje t’i bëje dhuratën Selinës ti o i djegur.

Miri: Por rob që ka edhe roje, e cila ka edhe bodyguard s’kisha parë ndonjëherë.

The post “Hajde përballu o burr i martuar”/ Mateo debaton me Mirin: Kam parë njerëz që kanë roje dhe bodyguard appeared first on Albeu.com.

Aksident në segmentin Pukë-Qelëz/ Makina del nga rruga dhe përfundon në greminë, plagoset shoferi

By: M C
2 February 2026 at 20:33

Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e sotme në segmentin Pukë–Qelëz. Një automjet tip Audi ka dalë nga rruga në afërsi të kthesës së Qerretit të Vogël, duke përfunduar në një përrua dhjetëra metra poshtë rrugës.

Si pasojë e aksidentit, drejtuesi i mjetit, Bardhok Pushtrija, ka mbetur i plagosur dhe po transportohet me urgjencë drejt Spitalit të Shkodrës për ndihmë mjekësore.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e emergjencës, ndërsa rrethanat e aksidentit po hetohen.

The post Aksident në segmentin Pukë-Qelëz/ Makina del nga rruga dhe përfundon në greminë, plagoset shoferi appeared first on Albeu.com.

Strehoheshin në një ndërtesë të braktisur, policia kufitare kap 16 emigrantë të paligjshëm në Korçë

By: M C
2 February 2026 at 20:03

Policia Kufitare e Korçës ka konstatuar dhe ndaluar 16 emigrantë të paligjshëm të moshës dhe nacionaliteteve të ndryshme, të cilët ishin strehuar në një ndërtesë të braktisur në fshatin Qatrom.

Sipas informacioneve paraprake, emigrantët ishin fshehur në një ndërtesë në afërsi të teqesë së Qatromit, ndërsa gjatë ndërhyrjes së policisë u konstatua se njëri prej tyre kishte probleme shëndetësore, pasi kishte ndrydhur këmbën.

Menjëherë pas njoftimit nga policia kufitare, në vendngjarje mbërriti ambulanca për t’i dhënë ndihmën e parë mjekësore.

Burime bëjnë me dije se kontrollet janë shtuar nga Policia Kufitare e Korçës, me qëllim jo vetëm evidentimin e emigrantëve të paligjshëm, por edhe identifikimin e personave që ndihmojnë këta shtetas për të lëvizur drejt Tiranës apo qyteteve të tjera të vendit. Kontrollet në zonë vijojnë, ndërsa emigrantët po dërgohen drejt Drejtorisë së Kufirit dhe Migracionit në Korçë për veprime të mëtejshme, raporton korrespondentja e Top Channel Dhorjela Çule.

The post Strehoheshin në një ndërtesë të braktisur, policia kufitare kap 16 emigrantë të paligjshëm në Korçë appeared first on Albeu.com.

Atentati në Rrilë të Lezhës, ndalohet me urdhër të prokurorisë polici që iu përgjigj me armë autorëve

By: M C
2 February 2026 at 19:33

Është ndaluar me urdhër të Prokurorisë polici i cili ndodhej brenda berberhanes në Rrilën e Lezhës mbrëmjen e djeshme (1 shkurt), ku dyshohet se iu bë atentat 21-vjeçarit Merando Nikulaj.

Polici me iniciale B.K., mësohet se është ndaluar pasi akuzohet për veprën penale të shpërdorimit të detyrës.

Ai ka qenë prezent brenda në berberhanen ku ndodhej edhe Merando Nikulaj dhe gjatë sulmit me armë, efektivi është kundërpërgjigjur autorëve me armë zjarri.

Lidhur me ngjarjen autoritetet po vijojnë kontrollet në zonë për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe identifikimin e të përfshirëve.

Kujtojmë se nga breshëria e plumbave mbeti i plagosur Sokol Daci 30 vjeç, pronar i berberhanes.

Gazetarja Klodiana Lala raporton se nga hetimet e deritanishme rezulton se 30-vjeçari nuk ishte shënjestër e sulmit, pasi në berberhane ndodheshin edhe 4 persona të tjerë, ndër ta edhe Merando Nikulaj, nipi i Ardian Nikulajt, i cili dyshohet të ketë qenë shënjestra e atentatit.

Deri në këto momente Nikulaj nuk është shoqëruar dot për t’u marrë në pyetje, ndërsa policia po ushtron kontrolle në disa biznese dhe banesa për ta shoqëruar.

Ka dyshime të forta që 21-vjeçari Merando Nikulaj mund të jetë plagosur, për shkak se teksa largohej ai shfaqet në kamerat e sigurisë duke ecur me vështirësi.

VRASJA E ARDIAN NIKULAJT

Ishte prilli 2023 ku Ardian Nikulaj po qëndronte ulur brenda lokalit të tij, kur portugezi, Ruben Saraiva me skafandër dyshohet se hyri dhe qëlloi disa herë me pistoletë, duke e lënë të vdekur në vend.

Për kryerjen e kësaj vrasje urdherues dyshohet se eshte Edmond Haxhia, i cili ne bashkepunim me shtetasit e huaj, për ditë me radhë vëzhguan Nikulajn në hotel për të kronometruar momentin e ekzekutimit.

Pas ngjarjes, një pjesë e vrasësve u larguan nga Rinasi dhe të tjerë në rrugë tokësore në Greqi, por shumë shpejt u arrestuan një e nga një.

The post Atentati në Rrilë të Lezhës, ndalohet me urdhër të prokurorisë polici që iu përgjigj me armë autorëve appeared first on Albeu.com.

Vendimi i KQZ-së për Listën Serbe, reagon Ambasada amerikane: Minon partneritetin SHBA-Kosovë

By: M C
2 February 2026 at 19:06

Vendimi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për të mos miratuar listën e kandidatëve për deputetë të Listës Serbe është “në kundërshtim me të drejtën e qytetarëve për të zgjedhur në mënyrë demokratike përfaqësuesit e tyre”, thanë nga Ambasada amerikane në Prishtinë.

“Çdo përpjekje për të shkelur këtë parim bazë minon partneritetin mes Shteteve të Bashkuara dhe Kosovës”, tha për Radion Evropa e Lirë një zëdhënës i Ambasadës amerikane në Prishtinë.

Më 31 janar, KQZ-ja shpalli rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit. Por, gjatë mbledhjes, anëtarët e Komisionit miratuan listat e kandidatëve të të gjithë partive, përveç Listës Serbe – partisë kryesore të serbëve në Kosovë që ka mbështetjen e Beogradit.

Tre anëtarë të KQZ-së votuan për, dy kundër nga Lëvizja Vetëvendosje, dhe anëtarët tjerë abstenuan.

Lista Serbe më 2 shkurt është ankuar në Panelin Zgjedhor për Aneksa dhe Parashtresa për këtë vendim të KQZ-së.
Igor Simiq nga ky subjekt tha se vendimi është i “paligjshëm, antiserb dhe diskriminues”, duke shtuar se pret që PZAP ta “shfuqizojë atë”.

Ndërkaq kryediplomati serb, Marko Gjuriq, e ka dënuar ashpër vendimin e institucionit kryesor për organizimin e zgjedhjeve në Kosovë.

Gjuriq e ka cilësuar këtë vendim si një tjetër sulm serioz ndaj të drejtave të popullit serb në Kosovë.

“Në vend të shtensionimit dhe rikthimit të besimit, ne jemi dëshmitarë të hapave të rinj që thellojnë mosbesimin dhe konfirmojnë se heqja sistematike e të drejtës së votës së serbëve mbetet praktikë dhe jo përjashtim”, shkroi Gjuriq në X.

Gjatë mbledhjes, vetë kreu i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, e cilësoi si “të pakuptimtë” mosmiratimin e përbërjes së Listës Serbe nga anëtarët e Komisionit, duke argumentuar se kishte kaluar afati për ankesa pasi votat veçse janë rinumëruar dhe, sipas ligjeve, nuk parashihen ankesa për një proces të tillë.
Ndërkaq, Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), deklaroi se KQZ-ja kreu shkelje, fillimisht duke shpallur rezultate pa u konsumuar afati ligjor për ankesa, dhe më pas duke shpallur rezultate “të pjesshme”.

“Ajo që ndodhi sot është absurde. Cilido anëtar që votoi kundër ose abstenoi, nëse kishte dyshime reale për rezultatet, ishte ai që duhej të ankohej. Situata nuk zgjidhet me votim politik brenda KQZ-së dhe as duke bllokuar ose lejuar rezultate sipas interesave të momentit”, tha ai.

LVV-ja e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, që ka fituar zgjedhjet e dhjetorit, edhe më herët kishte tentuar që ta pengonte Listën Serbe që të merrte pjesë në zgjedhje. Por, PZAP-i vazhdimisht ka rrëzuar vendimet e KQZ-së.

Në Kuvendin e Kosovës, dhjetë vende janë të rezervuara për komunitetin serb. Lista Serbe në zgjedhjet e dhjetorit fitoi nëntë, ndërsa një e siguroi Nenad Rashiq nga Partia për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë.

LVV-ja këmkëmbëngul në qëndrimin e saj se Lista Serbe është “dorë e zgjatur e Beogradit”.

Si një nga arsyet përse nuk dëshiron bashkëpunim me të, përmend faktin se ajo nuk është distancuar kurrë nga ish-nënkryetari i saj, Millan Radoiçiq, i cili ka marrë përgjegjësinë për sulmin e armatosur në Banjskë, në shtator të vitit 2023.
Partia e Kurtit shprehet e hapur për bashkëpunim me Rashiqin dhe këmbëngul që pozitat në Qeverinë apo Kuvendin e Kosovës, të cilat me Kushtetutë u takojnë përfaqësuesve të komunitetit serb, t’i jepen pikërisht partisë së tij.

Por, Gjykata Kushtetuese e Kosovës konstatoi javën e kaluar se nënkryetari i Kuvendit nga radhët e komunitetit serb, mund të emërohet vetëm nga partia më e madhe parlamentare e këtij komuniteti, që në këtë rast është Lista Serbe.

Shpallja e rezultateve nga KQZ vjen pas përfundimit të rinumërimit të plotë të votave të rregullta, pasi u gjetën mospërputhje në votat e kandidatëve për deputetë.

Vetëm pas përfundimit të afateve për ankesa në PZAP dhe në Gjykatën Supreme, KQZ mund të certifikojë rezultatet dhe të hapë rrugë për formimin e institucioneve të reja të vendit./REL

The post Vendimi i KQZ-së për Listën Serbe, reagon Ambasada amerikane: Minon partneritetin SHBA-Kosovë appeared first on Albeu.com.

“Zëri ynë ka tronditur nga themelet regjimin”, Berisha: Rama, sot më i diskredituar se kurrë! 10 shkurti dita tjetër e kryengritjes sonë

By: M C
2 February 2026 at 18:48

Kreu i PD-së Sali Berisha foli në foltoren e radhës me demokratët përpara Kryeministrisë.

Berisha shprehu mirënjohjen e tij për qytetarët e pranishëm në foltore në shesh, teksa theksoi se ata janë kanë lebetitur nga themelet regjimin me guximin e tyre.

Berisha shtoi se 10 shkurti do jetë data e radhës që do trondisë regjimin.

Berisha: Përfaqësoni guximin e tyre, kurajon, vendosmërinë dashurinë për lirinë. Lebetitën një regjim anti shqiptar, armik të këtij kombi. Me protestën e tyre dërguan në të katër anët e botës, në të gjitha sheshet e kryeqyteteve në të gjitha kancelaritë, mesazhin e qytertarëve shqiptarë që nuk pajtohen kurrë me një regjim që i plaçkit çdo ditë. Me një regjim që ka shndërruar portat e Shqipërisë në platformë kryesore të helmeve të drogës, që përze çdo ditë qytetarët e vet nga Shqipëria. Kjo është beteja për dinjitetin tonë, për tu ngritur mbi propagandën e shpifjeve të Edi Ramës dhe për ti thënë shqiptarëve dhe botës që ata që e duan Shqipërinë jemi ne.

Miq, rrugën përpara nuk e kemi të lehtë, por e kemi të qartë. Ta përmbushin atë dhe fatin tonë të kemi fatin e Shqipërisë. Shqipëria dhe fati ynë është një. A mundet ne ta provojmë gatin në dhera të tjera? Jo. Të përmbysim këtë të keqe të madhe. të shndërrojmë pasurinë e Shqipërisë në begati për shqiptarët. Për të rikthyer ëndrrën shqiptare shpresën rinisë shqiptare. Ne dalim dhe do dalim në protesta gjer në fitore. I besojmë Zotit dhe Shqipërisë. Se kjo tokë është e bekuar. Se Shqipëria është e bukura e dheut dhe mund të bëhet vendi i ëndrrës shqiptare. Zëri ynë ka tronditur në themel këtë regjim. Edi Rama sot është më i diskredituar se kurrë. Ndaj dhe le të bashkohemi.

The post “Zëri ynë ka tronditur nga themelet regjimin”, Berisha: Rama, sot më i diskredituar se kurrë! 10 shkurti dita tjetër e kryengritjes sonë appeared first on Albeu.com.

Dy vite pasi Izraeli e mbylli, rihapet pjesërisht kufiri Gaza- Egjipt

By: M C
2 February 2026 at 18:23

Vendkalimi i vetëm kufitar i Gazës me Egjiptin është rihapur pjesërisht. Kjo erdhi pasi Izraeli e mbylli atë gati dy vjet më parë, duke lejuar një numër të vogël palestinezësh të hynin dhe të dilnin nga enklava e shkatërruar nga lufta.

Mediat e huaja shkruajnë se Bashkimi Evropian po operon në vendkalimin e Rafah si hapi i fundit i fazës së parë të marrëveshjes së armëpushimit të ndërmjetësuar nga SHBA në Gaza. Kalimi vendimtar, i cili është mbyllur kryesisht që kur Izraeli e pushtoi atë në maj 2024, iu nënshtrua një sërë përgatitjesh nga Bashkimi Evropian, Egjipti dhe palët e tjera që do të përfshihen në drejtimin e kalimit kufitar.

Sipas Ministrisë palestineze të Shëndetësisë, më shumë se 20,000 pacientë në Gaza janë në pritje të lejes për të udhëtuar jashtë vendit për trajtim, duke përfshirë të paktën 440 raste që konsiderohen kërcënuese për jetën. Gati 1,300 njerëz kanë vdekur pasi u detyruan të prisnin për t’u larguar nga Gaza për trajtim, tha ministria.

Çmimi i lartë i kalimit përmes vendkalimit së bashku me proceset e gjata burokratike dhe të sigurisë do të thotë se pak palestinezë mund të presin realisht të largohen. Para se Izraeli të mbyllte vendkalimin, disa palestinezë kishin raportuar se kishin paguar mijëra dollarë kur ishte i hapur, të cilat pak mund t’i përballojnë.

Rihapja e plotë e kalimit të Rafah ishte pjesë e fazës së parë të marrëveshjes së armëpushimit të ndërmjetësuar nga SHBA që hyri në fuqi në mes të tetorit. Por Izraeli refuzoi të hapte vendkalimin deri në kthimin e të gjithë pengjeve të gjalla dhe të vdekura. Pengu i fundit i vdekur, Ran Gvili, u kthye në Izrael javën e kaluar.

The post Dy vite pasi Izraeli e mbylli, rihapet pjesërisht kufiri Gaza- Egjipt appeared first on Albeu.com.

Seanca në GJKKO e Erion Veliajt, reagojnë avokatët e kryebashkiakut: Do hyjë në histori, shembulli ekstrem i shkeljeve brutale të procesit ligjor

By: M C
2 February 2026 at 17:58

Në një deklaratë për mediat, avokatët e kryebashkiakut Erion Veliaj kanë reaguar pas zhvillimit të seancës së tij sot në GJKKO.

Sipas avokatëve të tij, seanca e sotme gjyqësore ndaj kryetarit të Bashkisë së Tiranës, konfirmoi se procesi në zhvillim ka kapërcyer kufijtë e çdo standardi minimal të një gjykimi të rregullt ligjor.

“Kjo çështje do të hyjë në historinë e jurisprudencës shqiptare si shembulli ekstrem i shkeljeve brutale të çdo elementi të procesit të rregullt ligjor”, thuhet në këtë deklaratë, teksa mbrojtja e Veliajt ka paraqitur me pika ato që sipas tyre konsiderohen shkelje të një gjykimi të rregullt ligjor.

Reagimi i plotë:

Mbi seancën e sotme gjyqësore ndaj kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj

Seanca e sotme gjyqësore ndaj kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj konfirmoi edhe një herë se procesi në zhvillim ka kapërcyer kufijtë e çdo standardi minimal të një gjykimi të rregullt ligjor.

Edhe sot, Erion Veliaj u detyrua të vijojë mbrojtjen vetë, pavarësisht se gjykata i kishte caktuar një avokate kryesisht, jashtë vullnetit të tij. Edhe avokatja e caktuar nga gjykata deklaroi qartë në seancë se nuk ka pasur asnjë mundësi reale për t’u njohur plotësisht me dosjen, as për ta konsultuar atë me Veliajn dhe për këtë arsye kërkoi kohë shtesë për të ushtruar mbrojtjen.

Kjo kërkesë, në mënyrë të pashpjegueshme dhe arbitrare, jo vetëm u refuzua nga gjykata, edhe pse bëhej fjalë për një mbrojtëse të caktuar prej vetë saj, por u shoqërua edhe me batuta dhe shprehje tallëse ndaj aktivitetit të saj profesional privat, duke denigruar një profesioniste të lirë të zgjedhur nga vetë gjykata.

Në mënyrë absurde, gjykata e konsideroi mbrojtjen të “ezauruar”, në një situatë ku:
•as avokatja e caktuar nga shteti,
•as vetë Veliaj, nuk kishin njohur dosjen, dhe për rrjedhojë nuk kishin asnjë mundësi reale për të ushtruar mbrojtje efektive.

Kur gjykata pyeti kryetarin e Bashkisë nëse dëshironte të bënte parashtrime mbrojtëse, Erion Veliaj u shpreh qartë se patjetër që dëshironte të mbrohej, duke theksuar se kishte ardhur në seancë edhe i sëmurë, me temperaturë, pikërisht për këtë qëllim. Por, ai ngriti pyetjen thelbësore:

“Si mund të realizoj mbrojtje, kur nuk më jepet mundësia të njihem me dosjen? Këtë mundësi nuk ia keni dhënë as avokates që ju vetë keni caktuar.”

Në seancë ndërhynë edhe avokatë të akuzuave tjerë, të cilët theksuan se një cenim kaq i rëndë i të drejtës së mbrojtjes nuk është parë dhe dëgjuar ndonjëherë, ndërkohë që zgjidhja ishte elementare: t’i jepej mundësia Veliajt të njihej me dosjen, qoftë edhe përmes një laptopi. Edhe kjo kërkesë u refuzua.

Akoma më alarmante janë argumentet e ngritura nga prokuroria, të përsëritura edhe në seancën e masës së sigurimit, sipas të cilave kryetari i Bashkisë së Tiranës paska paguar avokatë jashtë vendit për të “lobuar” kundër tyre, dhe për rrjedhojë “ka mundësi të gjejë avokat edhe në Shqipëri”.

Ky argument është thellësisht keqdashës dhe juridikisht i pavlefshëm. Erion Veliaj nuk ka pretenduar kurrë se nuk gjen avokat. Ai ka kërkuar të mbrohet vetë pikërisht për të pasur mundësinë të njihet me dosjen, sepse asnjë avokat nuk mund të realizojë mbrojtje pa konsultim me klientin dhe ky konsultim është i pamundur pa njohjen e dosjes nga vetë i Veliaj. Madje, edhe avokatja e caktuar nga shteti, jo nga Veliaj, i shpjegoi gjykatës në këtë seancë se: “Edhe sikur të isha njohur me dosjen (gjë që s’ka ndodhur) si mund t’i mbaj mend 61 mijë faqe dhe t’ia riprodhoj z. Veliaj, kur nuk ia japin as të printuara, as laptop që t’i lexojë në USB”.

Qëndrimi i prokurorëve përfaqëson një urrejtje të hapur ndaj avokatit dhe vetë të drejtës për mbrojtje. Në këtë logjikë të rrezikshme, ushtrimi i së drejtës për t’u mbrojtur është shndërruar në rrethanë rënduese.

Absurdi arrin kulmin kur prokuroria paraqet si “provë” në gjykatë:
•një portal mediatik,
•opinionin e një gazetari dhe asnjë provë ligjore për të ashtuquajturin “lobim”, një aktivitet plotësisht i ligjshëm në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Gjykata pranon portalin si provë dhe mbi këtë bazë, e konsideron këtë një arsye shtesë pse Erion Veliaj duhet të vijojë të mbahet në burg, pse Kryetari i Bashkisë së Tiranës duhet të vijojë të mbahet në burg dhe pse qytetarët e Tiranës duhet të vijojnë të privohen nga drejtimi i bashkisë nga i zgjedhuri i tyre. Pra, pse ai duhet të ndalojë edhe çdo aktivitet mbrojtës për veten e tij.

Përballë kësaj sjelljeje haptazi të njëanshme, në favor të prokurorisë dhe në shurdhim e verbim të plotë ndaj kërkesave minimale të mbrojtjes, Erion Veliaj kërkoi përjashtimin e gjyqtares Etleva Deda, e cila, për arsye që i di ajo dhe prokurorët, është shndërruar në një palë me ta.

Kjo çështje do të hyjë në historinë e jurisprudencës shqiptare si shembulli ekstrem i shkeljeve brutale të çdo elementi të procesit të rregullt ligjor. Ajo përfaqëson kufirin planetar të skandalit juridik që po prodhon e ashtuquajtura “drejtësi e re” në Shqipëri.

The post Seanca në GJKKO e Erion Veliajt, reagojnë avokatët e kryebashkiakut: Do hyjë në histori, shembulli ekstrem i shkeljeve brutale të procesit ligjor appeared first on Albeu.com.

“Groenlanda as nuk blihet dhe as nuk shitet”, Kryeministri i ishullit i prerë ndaj SHBA-së: S’jemi vetëm, të gjitha vendet e BE-së na mbështesin

By: M C
2 February 2026 at 17:33

Kryeministri i Groenlandës shprehet disi më optimist lidhur me dialogun e hapur me Shtetet e Bashkuara, të cilat kanë shfaqur interes për të marrë nën kontroll ishullin e Arktikut, por përsëriti qartë qëndrimin se “Groenlanda as nuk blihet, as nuk shitet”.

Kreu i qeverisë së Groenlandës deklaroi gjithashtu se pret “rezultate konkrete” nga bisedimet që kanë nisur me SHBA-në.

“Dialogu ka filluar dhe Naalakkersuisut (qeveria e Groenlandës) do të punojë me vendosmëri për të arritur rezultate konkrete”, deklaroi para parlamentit Inatsisartut kryeministri i Groenlandës, Jens-Frederik Nielsen.

Takimi i parë i grupit të punës për çështjen e Groenlandës u mbajt më 28 janar në Uashington, me pjesëmarrjen e zyrtarëve të lartë nga Danimarka, Groenlanda dhe Shtetet e Bashkuara.

Një ditë më pas, ministri i Jashtëm i Danimarkës, Lars Løkke Rasmussen, deklaroi se takimi “shkoi mirë, në një klimë dhe mënyrë shumë konstruktive”.

“Jam pak më optimist sot (të enjten) krahasuar me një javë më parë”, u shpreh ai.

Sipas Nielsenit, i cili së bashku me kryeministren daneze është takuar me udhëheqësit e Francës dhe Gjermanisë, bisedimet me administratën Trump do të zhvillohen paralelisht me forcimin e “dialogut të ngushtë me vendet perëndimore” dhe bashkëpunimit me Bashkimin Evropian.

“Nuk jemi vetëm dhe jemi të mbrojtur. Të gjitha vendet e BE-së na mbështesin”, theksoi ai.

Ai rikujtoi edhe një herë, si çdo herë që rikthehet propozimi i presidentit Trump për marrjen e kontrollit të këtij territori autonom të Danimarkës, se “Groenlanda as nuk blihet, as nuk shitet”.

Si Danimarka ashtu edhe Groenlanda kundërshtojnë çdo formë transferimi të sovranitetit.

Negociatat mes Danimarkës, Groenlandës dhe Shteteve të Bashkuara po zhvillohen pasi Trump deklaroi se nuk do të përdorë forcë ushtarake për të marrë ishullin e Arktikut, i cili është pjesë e NATO-s.

Kërcënimet e presidentit amerikan lidhur me Groenlandën kanë shkaktuar një nga krizat më serioze në historinë e Aleancës Atlantike që nga themelimi i saj në vitin 1949.

Megjithatë, udhëheqësi amerikan deklaroi se kishte rënë dakord për një “kornizë” me qëllim arritjen e një marrëveshjeje me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, në kuadër të Forumit Ekonomik Botëror në Davos të Zvicrës. Deri më tani, shumë pak detaje konkrete janë bërë publike për përmbajtjen e saj.

The post “Groenlanda as nuk blihet dhe as nuk shitet”, Kryeministri i ishullit i prerë ndaj SHBA-së: S’jemi vetëm, të gjitha vendet e BE-së na mbështesin appeared first on Albeu.com.

Landi flet për miqësinë 32-vjeçare me Mirin: Është e pamundur ti shpëtosh kësaj lloj vëmendjeje dhe kësaj energjie

By: M C
2 February 2026 at 17:06

Që prej vitit 1994 miq, Landi rrëfen emocionet intensive për Mirin: Është e pamundur ti shpëtosh…

Këngëtari i grupit të njohur “West Side Family”, Ronald Hysi, ishte ditën e sotme i ftuar në emisionin “Wake Up, për të folur për rrugëtimin e mikut të tij, Armir Shahini, në “Big Brother VIP 5”.

Landi u shpreh se njihet me Mirin që prej vitit 1994 dhe me të kanë përjetuar emocione të ndryshme. Ai shton se e dinë shumë mirë se çfarë do të thotë skenë, show apo produksion, por emocionet dhe përjetimet nga një reality show janë më të intensifikuara dhe më të zmadhuara.

I pyetur “nuk ka qenë e lehtë për ty?”, këngëtari i njohur u përgjigj: “Jo. Për ne nuk është e lehtë edhe kur bëjmë qejf”, duke shkaktuar të qeshura në studio.

Si shok i tij i ngushtë, bashkudhëtar prej shumë e shumë vitesh në art, si e ke përjetuar ti si së jashtmi prezencën e Mirit atje?

Ne kemi që në vitin 1994 që jemi bashkë me Mirin ose me Xhikun, emocionet janë shumë më të forta. Ne i kemi përjetuar këto emocione vit pas viti, çdo herë që kemi qenë në skenë, pas skene. E dimë shumë mirë se çfarë do të thotë skenë, show, produksion etj, etj. Mirëpo këtë herë emocionet dhe përjetimet janë shumë më të forta, për shkak sepse edhe Big Brother është një nga reality show-t më të famshëm në botë dhe sigurisht që dinamikat dhe ngjarjet që ndodhin aty për aty janë shumë më të intensifikuara dhe të zmadhuara. E për rrjedhojë nuk i shpëton dot. Ne jemi njerëz humanë mbi të gjitha dhe arti jonë e ka treguar këtë më së miri. Por “Big Brother” është “Big Brother”.

Jo. Për ne nuk është e lehtë edhe kur bëjmë qejf, jo më kur je në qendër të vëmendjes, do apo nuk do, për ca për mirë, për ca për keq. Është e pamundur ti shpëtosh kësaj lloj vëmendjeje dhe kësaj energjie.

The post Landi flet për miqësinë 32-vjeçare me Mirin: Është e pamundur ti shpëtosh kësaj lloj vëmendjeje dhe kësaj energjie appeared first on Albeu.com.

PD tërhiqet nga bojkoti, Boçi: Do të marrim pjesë në Komisione, por vendimet duhet të jetë me konsensus

By: M C
2 February 2026 at 16:54

Luçiano Boçi ka deklaruar se PD nuk do të braktisë Komisionet për Reformën Territoriale dhe Zgjedhore.

“Qëndrimi i shprehur i PD pas diskutimeve në kryesinë e vogël, është që PD do vijojë të jetë pjesë e Komisionit Zgjedhore dhe Territoriale dhe do vazhdojë me agjendën e komisioneve.

Ne nuk e bojkotojmë komision, do njoftojmë për gatishmërinë e grupit të PD për të bashkëvijuar këtë reformë që është e rëndësishme.

Në grup parlamentar ne diskutojmë në mënyrë demokratike, pati mendime për braktisje, por Komisioni më i rëndësishëm Komisioni i Mandateve.

Duhet të ketë një dalje dhe duhet të jetë konsensuale, përndryshe paska qenë proces i paravendosur”, tha Boçi, bashkëkryetar i Reformës Territoriale.

The post PD tërhiqet nga bojkoti, Boçi: Do të marrim pjesë në Komisione, por vendimet duhet të jetë me konsensus appeared first on Albeu.com.

EMRAT/ Mbledhja e PD, 10 deputetë kundër bojkotit të Reformave Zgjedhore dhe Territoriale: Duhet të marrim pjesë në komisione

By: M C
2 February 2026 at 16:38

Në mbledhjen me dyer të mbyllura të Grupit Parlamentar të PD-së, kryedemokratit Sali Berisha i kanë dalë kundër disa deputetë për vendimmarrjen e bojkotit të komisioneve për Reformën Territoriale dhe Zgjedhore.

Sipas gazetarit Osman Stafa, deputetët Bledjon Nallbati, Xhelal Mziu, Oerd Bylykbashi, Ina Zhupa, Tritan Shehu, Arjan Ndoja, Luan Baçi, Bledi Himci, Bujar Leskaj dhe Eno Bozdo, kanë deklaruar se duhet të merret pjesë në komisione për reformat zgjedhore e territoriale.

Në këto kushte, Berisha është shprehur se do jetë Kryesia ajo që do marrë vendimin final lidhur me marrjen pjesë në mbledhje ose jo.

Kujtojmë se ditën e sotme PD braktisi sërish mbledhjen për Reformën Territoriale, ndërkohë mazhoranca socialiste në Komisionin e Posaçëm për Reformën Territoriale pritet të aktivizojë mekanizmin zhbllokues pas bojkotit të opozitës.

Kryetari i këtij komisionit, Arbjan Mazniku paralajmëroi se do t’i drejtohen Kuvendit formalisht për të bërë ndryshimet në Komision, me qëllim, sic tha ai, t’i hapet rruga punimeve të komisionit.

“Ne do ti drejtohemi seancës për të ndryshuar komisionin dhe ti hapim rrugën me shpejtësi dhe të fitojmë kohën e humbur” , tha Mazniku.

Nga ana tjetër, kryetari i Grupit Parlamentar të PS Taulant Balla, në një prononcim për mediat tha se deputetët e PD nuk lejohen nga Sali Berisha që të marrin pjesë në mbledhjen e Komisionit të Posaçëm për Reformën Territoriale.

Balla shpreson në një reflektim të demokratëve, për pjesëmarrjen ne komision ditën e sotme, në të kundërt, ai paralajmëroi se nesër në Kuvend do të aktivizohet mekanizmi zhbllokues.

“Unë nuk bëj ultimatume, por kam bërë një kërkesë kolegëve të PD që të reflektojnë sa i përket detyrimit që kanë për të zbatuar vendimin e Kuvendit për ngritjen e Kuvendit të Posaçme për Reformën Territoriale.

Tre muaj pas ngritjes së Komisionit, deputetët e PD nuk lejohen nga lidershipi i tyre për të marrë pjesë. Besoj dhe shpresoj që në mbledhjen e sotme, jo vetëm deputetët e opozitës të jenë prezent, por të marrin edhe detyrat, në mënyrë që nesër ne seancën e Kuvendit të mos vendosim mekanizma zhbllokues.

Ky mekanizëm zhbllokues do të aplikohet tek komisioni i posacëm për territorialen, nëse nuk ka reflektim dhe Shqipëria është e detyruar të adresojë rekomandimet shumë vjeçare të ODIHR.

Unë mendoj që dialogu e ka parakusht të vetëm pjesëmarrjen. Me këtë të dialogoj, kur ai nuk vjen”, tha Balla.

The post EMRAT/ Mbledhja e PD, 10 deputetë kundër bojkotit të Reformave Zgjedhore dhe Territoriale: Duhet të marrim pjesë në komisione appeared first on Albeu.com.

Përmirësim i dukshëm në të gjithë territorin/ Njihuni me ‘surprizat’ e motit për ditën e nesërme

By: M C
2 February 2026 at 16:11

Sipas MeteoAlb, vendi ynë do të dominohet nga vranësira të shpeshta, duke sjellë reshje shiu në Ultësirën Perëndimore dhe dëborë të izoluar në zonat malore.

Gjatë pasdites pritet përmirësim gradual i motit. Temperaturat luhaten nga -2°C deri në 14°C, ndërsa era do të fryjë me shpejtësinë mbi 40 km/h nga drejtimi Perëndimor duke gjeneruar dallgëzim 2 ballë.

Ndërsa kushtet e motit në vendin tonë për ditën e nesërme. Sipas MeteoAlb, Paraditja do të karakterizohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash, ndërsa pasditja sjell përmirësim të dukshëm të motit në të gjithë territorin.

Temperaturat luhaten nga 0°C deri në 17°C, ndërsa era fryn jugore me shpejtësi mbi 65 km/h, duke krijuar dallgëzim deri në 5 ballë.

The post Përmirësim i dukshëm në të gjithë territorin/ Njihuni me ‘surprizat’ e motit për ditën e nesërme appeared first on Albeu.com.

❌
❌