Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 4 February 2026Main stream

”Të ripërtërijmë PD”, Berisha: S’kemi keqardhje për ata që bjerrin moralin e shkojnë në krahun tjetër

By: redi
4 February 2026 at 19:52

Në Foltoren para demokratëve të njësive 1 dhe 3, kryetari Sali Berisha ka bërë thirrje për të ripërtërirë strukturat. Ai tha edhe se janë në kilometrin e fundit, ndërkaq ka bërë thirrje për pjesëmarrje masive në protestën e 10 shkurtit. Pjesë nga fjala Sot nuk kemi më luksin të punojmë me program që këto dy muaj do bëjmë këtë, tani duhet të punojmë në të gjitha drejtimet. Koha është shumë e…

Source

Elijona befason për keq, nuk e di çka është FSK dhe nuk i njeh figurat historike

By: redi
4 February 2026 at 19:36

Gjatë një sfide të zhvilluar në ”Big Brother Kosova Vip 4”, Elijona u përball me një lojë që kërkonte njohuri të gjerë për figurat dhe institucionet shqiptare. Sfida e bazuar në foto i kërkonte pjesëmarrëses të identifikonte persona dhe institucione të njohura të vendit, por rezultati i saj nuk kaloi pa u vënë re nga publiku. Elijona nuk arriti të tregonte se çfarë është FSK-ja…

Source

Epsh-tajn, konspiracion dhe politika e heshtjes

By: redi
4 February 2026 at 19:26

Nga Aladin Stafa Përtej konflikteve globale, problemeve financiare dhe rendit të ri gjeo-politik, një cështje e re është hedhur në treg për opinionin publik mbarëbotëror. Dosja “Epstein“. Por kush është ky personazh misterioz që edhe pas vdekjes ende po përflitet kaq shumë? Jeffrey Epstein e nisi karrierën e tij si mësues matematike dhe fizike në shkollën private me emrin ‘Dalton School‘.

Source

Berisha Foltore me qytetarët: Rama po merr zvarrë shtetin dhe çdo gjë

By: redi
4 February 2026 at 19:22

Sali Berisha në një bashkëbisedim me qytetarët në degën 1 dhe 3 në Tiranë në selin blu, tha ndër të tjera se kurrë në histori nuk ka ekzistuar një degradim kaq ekstrem i atij që quhet shtet. ”Degradimi, degjenerimi në kuptimin absolut të fjalës i karakterit dhe moralit zyrtar dhe ligjor të njerëzve të këtij pushteti, tejkalon çdo lloj parashikimi, libri që mund të keni lexuar apo filmi që mund…

Source

Zhupa: PS dëshironte një reformë të njëanshme, Mazniku dhe Boçi të koordinohen pa ultimatume

By: redi
4 February 2026 at 19:14

Deputetja e PD-së, Ina Zhupa thotë se opozita nuk e ka bojkotuar Komisionin e Reformës Territoriale. Sipas saj PS-ja ka dashur të krijojë ngërç artificial për të shkuar tek një reformë e njëanshme, pasi nuk ndodh që kryetari pa pyetur nënkryetarin të vendosë agjendën e komisionit. ”PD në asnjë moment nuk ka vendosur bojkot, ne e kemi shpallur dhe kemi thënë se do të marrim pjesë në komisionin e…

Source

Rama në Vatikan në pritje të takimit me Papën, viziton bazilikën e Zojës së Këshillit të Mirë: Askush se ka shkelur më parë

By: redi
4 February 2026 at 18:43

Kryeministri Edi Rama i shoqëruar nga bashkëshortja, Linda dhe djali i tyre Zaho ndodhen në Vatikan në pritje të takimit me Papën Leoni XVI. Ndalesën e parë e kanë bërë në Bazilikën e famshme të Genazzanos, ku ndodhet shembëlltyra e Zojës së Këshillit të Mirë, e njohur edhe si Zoja e Shqipërisë ose Regina di Albania. Kreu i qeverisë thekson se që nga viti 1467, asnjë kryetar shteti ose qeverie…

Source

VIDEO/ Pianisti Azem Haziri tregon një copëz Shqipërie mes kalimtarëve të huaj në Gjermani, nderon Vaçe Zelën

By: redi
4 February 2026 at 18:23

Tingujt e muzikës shqiptare kanë jehuar në Bonn të Gjermanisë, duke tërhequr vëmendjen e turistëve të shumtë. Pianisti shqiptar Azem Haziri ka interpretuar në piano një nga këngët ikonë të Vaçe Zelës ”Rrjedh në Këngë dhe Ligjërime”, duke sjellë një copëz Shqipërie mes kalimtarëve të huaj. Interpretimi i mbushur me ndjenjë dhe finesë artistike. Përmes këtij interpretimi, Azem Haziri jo vetëm që…

Source

Ministrja Spiropali në Washington, takim me kongresmenin Jimmy Patronis: Bashkëpunim për investime amerikane

By: redi
4 February 2026 at 18:12

Ministrja e Europës dhe e Punëve të Jashtme, Elisa Spiropali vijon takimet në Amerikë, ku këtë herë është pritur nga kongresmeni amerikan Jimmy Patronis. Në një postim në X, ku ka postuar foto nga takimi, Spiropali shkruan se në fokus të bisedës ishte forcimi i bashkëpunimit dypalësh dhe krijimi i mundësive të reja për zhvillim ekonomik e strategjik mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara.

Source

Moti i keq, shtyhen lundrimet në Durrës

By: redi
4 February 2026 at 18:01

Nisur nga moti i keq janë shtyrë lundrimet nga Durrësi drejt Barit. ”Sipas njoftimeve nga kompanitë e trageteve, për shkak të kushteve atmosferike të pafavorshme: Imbarkimi i pasagjerëve dhe mjeteve në tragete do të zhvillohet mbrëmjen e sotme, sipas orarit të parashikuar; Nisja e trageteve është shtyrë dhe do të realizohet më 05.02.2026, në orët e para të mëngjesit, me qetësimin e kushteve të…

Source

Meta kërkon lirimin, Kushtetuesja i cakton datën e gjyqit

By: redi
4 February 2026 at 17:33

Gjykata Kushtetuese ka caktuar datën 8 prill, ora 11:00, për shqyrtimin e ankimit nga Ilir Meta kundër masave të sigurisë “arrest në burg”. Shqyrtimi në Kushtetuese do të bëhet në bazë dokumentesh, pa praninë e ish-presidentit Meta dhe të përfaqësuesve të SPAK. Në Kushtetuese kërkon të shfuqizojë vendimet Shkallës së Parë dhe Apelit të Posaçëm dhe atë të Gjykatës së Lartë për lënien e tij në masën…

Source

Dështon gara për shefin e Gardës, nga 8 kandidatë asnjë fitues

By: redi
4 February 2026 at 17:26

Ka dështuar gara për drejtorin e ri të Gardës. Në mesazhin dërguar kandidatëve nga Ministria e Brendshme, thuhet se pas përfundimit të të gjitha fazave të parashikuara të verifikimit dhe vlerësimit të kandidaturave, procedura nuk është finalizuar me shpalljen e një kandidature fituese. ”Në vijim të procedurës së konkurrimit për përzgjedhjen e kandidatit për pozicionin e Drejtorit të Përgjithshëm…

Source

Qeveria gati Amnistinë Penale, kush del nga burgu dhe uljet e dënimit

By: redi
4 February 2026 at 17:10

Burra që deri më 31 dhjetor 2025 janë dënuar me vendim të formës së prerë apo u ka mbetur edhe 3 vite burg dhe vendimi ka marrë formë të prerë dhe gra që janë dënuar me 4 vite burg me vendim të formës së prerë deri në fund të vitit të kaluar, me përjashtim të disa kategorive të veprave penale, do të lirohen menjëherë nëse Kuvendi do t’i japë dritën jeshile këtij drafti amnistie penale që qeveria…

Source

Prokuroria Tiranë nis hetimet për evazion fiskal në shërbimet postare

By: redi
4 February 2026 at 17:01

Prokuroria e Tiranë ka regjistruar procedimin penal për evazion fiskal ndaj disa subjekteve që ofrojnë shërbime postare. Në njoftimin e prokurorisë thuhet se gjatë kontrolleve, të autorizuara nga gjykata, janë sekuestruar mallra pa fatura tatimore dhe rreth 13 milionë lekë, si dhe dokumente që dyshohen se provojnë veprimtari të paligjshme. Njoftimi i plotë Hetime subjekteve që ofrojnë shërbime…

Source

Veliaj depoziton kërkesën në Gjykatë për përjashtimin e gjyqtares

By: redi
4 February 2026 at 16:45

Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka depozituar në Gjykatë kërkesën për përjashtimin e gjyqtares Etleva Deda nga shqyrtimi paraprak. Kërkesa e depozituar në kryesekretari është regjistruar dhe do të shqyrtohet brenda afateve kohore nga gjyqtari i posaçëm Bib Ndreca. Veliaj e shprehu verbalisht pretendimin e tij për përjashtimin e gjyqtares në seancën e së hënës…

Source

Kryeparlamentari Peleshi në Forumin e Sigurisë në Kongresin Amerikan: Shqipëria në krah të SHBA-së për sigurinë, stabilitetin dhe paqen

By: redi
4 February 2026 at 16:33

Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi mori pjesë sot në Forumin për Sigurinë të organizuar nga Kongresi amerikan, ku mbajti një fjalë mbi angazhimin e palëkundur të Shqipërisë ndaj partneritetit strategjik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe rëndësinë e rritjes së investimeve në mbrojtje. Në fokus të diskutimeve ishin çështjet e sigurisë në kontekstin global e rajonal, sfidat e reja gjeopolitike…

Source

VIDEO/ Alba i bëri sehir? Befason Labi, pastrohet me ujë të ”bekuar” dhe përmend Zotin

By: redi
4 February 2026 at 15:48

Një skenë nga shtëpia e ”Big Brother Kosova Vip 4” ka ngjallur reagime të shumta për shkak të përmbajtjes së saj, e cila është cilësuar nga shumëkush si njëkohësisht qesharake dhe e turpshme. Në pamje shihet larja e këngëtarit Labinot Rexha me ujë të përzier me kripë dhe uthull nga Hygerta dhe Klodi, në emër të një rituali të improvizuar për të ashtuquajturin “shpëlarje të sehrin e Albit”.

Source

SPAK i mbylli derën, Xhafaj-Brahos: Kemi të drejtë kontrolli

By: redi
4 February 2026 at 15:39

Ish-ministri dhe deputeti i PS-së, Fatmir Xhafaj priti disa ditë përpara sesa ti kthente përgjigjen publike SPAK-ut që e refuzoi ta priste në takim. Ndonëse nuk ia përmendi emrin, fjalët e thëna në mbledhjen e radhës të komisionit parlamentar për Nismat Qytetare, Bashkëpunimin dhe Mbikëqyrjen Institucionale, duket se ishin një mesazh për drejtuesin e Prokurorisë së Posaçme i cili refuzoi t’ia…

Source

❌
❌