Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 25 December 2025Main stream

Studimi: Personat mbi 40-vjeç kanë nevojë për 4 ditë pushim në javë për të qenë më produktiv në punë!

By: gaze tare
25 December 2025 at 19:23

Sipas një studimi të fundit të publikuar nga Melbourne Institute, punonjësit mbi 40 vjeç mund të kenë nevojë për një pushim më të gjatë se fundjava standarde dy-ditore për të qenë më të efektshëm në punë. Hulumtimi tregon se dy ditë pushim nuk janë të mjaftueshme për të rikuperuar energjinë, për të menaxhuar stresin dhe për të mbajtur fokusin në nivelet optimale.

Studimi sugjeron se një pushim katër-ditor mund të ndihmojë trupin dhe trurin të rigjenerohen më mirë, duke përmirësuar performancën dhe përqendrimin në vendin e punës. Punonjësit mbi 40 vjeç që kanë pasur mundësinë e një jave të shkurtuar me më shumë ditë pushimi kanë treguar një rritje të dukshme të produktivitetit, ndërsa niveli i stresit ka rënë ndjeshëm. Kjo tregon se trupit i nevojitet më shumë kohë për të rikuperuar dhe për të përballuar kërkesat e punës, veçanërisht me moshën.

Ekspertët theksojnë se kjo nuk do të thotë që të gjithë punonjësit duhet të punojnë më pak, por që politikat e punës duhet të jenë më fleksibile dhe të marrin parasysh nevojat e ndryshme sipas moshës. Në një epokë ku stresi dhe lodhja po iu shtohet çdo ditë, rishikimi i ditëve të pushimit mund të jetë çelësi për një shëndet më të mirë dhe performancë më të lartë në punë.

Pra, fundjava standarde dy-ditore mund të mos mjaftojë më për të gjithë, veçanërisht për ata që kanë kaluar 40 vjeç. Pyetja mbetet: A jeni gati për një “mini-javë” me katër ditë?

The post Studimi: Personat mbi 40-vjeç kanë nevojë për 4 ditë pushim në javë për të qenë më produktiv në punë! appeared first on iconstyle.al.

E papritur në Big Brother VIP Kosova 4, Dolce godet Albën!

By: gaze tare
25 December 2025 at 18:50

Një situatë tensioni është shënuar në shtëpi mes Dolces dhe Albës, pas një debati verbal që u zhvillua gjatë bashkëjetesës së tyre. Përplasja nisi pas një komenti të Albës, i cili u interpretua si provokues nga Dolce, duke sjellë reagime të menjëhershme mes dy banoreve.

Sipas pamjeve të momentit, shkëmbimi i fjalëve u intensifikua për disa çaste dhe në një moment pati edhe kontakt fizik, çka bëri që banorët e tjerë të ndërhyjnë për të qetësuar situatën dhe për të ndarë palët. Ndërhyrja e tyre ndihmoi që situata të mos përshkallëzohej më tej.

Pjesë nga debati:

Dolce: Me ujë mos lag, pse më lag?! Mos më lag pellushin!

Alba: Dua ta lag.

Dolce: Ti jashtë ke për të kërkuar falje. Ti, po!

Pas incidentit, atmosfera në shtëpi vijoi të ishte disi e tensionuar, ndërsa banorët u shprehën të kujdesshëm në komunikimin me njëri-tjetrin. Ngjarja nuk zgjati shumë, por u vu re se ndikoi në marrëdhënien mes Dolces dhe Albës.

Aktualisht, mbetet për t’u parë nëse kjo përplasje do të ketë pasoja në vijim apo do të mbetet një episod i izoluar në dinamikën e përditshme të shtëpisë. Situata u menaxhua nga vetë banorët, ndërsa publiku po ndjek zhvillimet e radhës.

https://www.facebook.com/share/r/17pLjHp7U5/?mibextid=wwXIfr

The post E papritur në Big Brother VIP Kosova 4, Dolce godet Albën! appeared first on iconstyle.al.

Pse Gen Z po u fsheh të vërtetën familjarëve për punën?

By: gaze tare
25 December 2025 at 18:34

Një sondazh i fundit me 2,000 të rinj të moshës 21–35 vjeç nxjerr në pah një realitet shqetësues për brezin Gen Z: më shumë se gjysma e tyre nuk u tregojnë të vërtetën familjarëve lidhur me punën apo rrugën e tyre profesionale. Ky fenomen po bëhet gjithnjë e më i përhapur, sidomos në një kohë kur tregu i punës është i paqëndrueshëm dhe format tradicionale të karrierës po zëvendësohen nga profesione të reja, shpesh të keqkuptuara nga brezat më të vjetër.

Sipas të dhënave të sondazhit, shumë të rinj zgjedhin të shmangin edhe takimet familjare, veçanërisht gjatë festave, për të mos u përballur me pyetje si “Ku punon?”, “Kur do gjesh një punë të qëndrueshme?” apo “Pse nuk ndjek një profesion klasik?”. Pritshmëritë e familjes për siguri financiare dhe stabilitet afatgjatë shpesh bien ndesh me realitetin e sotëm, ku puna freelance, krijimi i përmbajtjes online, startup-et apo profesionet digjitale nuk ofrojnë gjithmonë kontrata fikse apo të ardhura të parashikueshme.

Stigma ndaj profesioneve të reja mbetet një nga arsyet kryesore pse të rinjtë zgjedhin të fshehin realitetin e tyre profesional. Presioni social dhe frika nga gjykimi i shtyjnë ata të krijojnë një imazh “më të pranueshëm” për familjen, edhe pse kjo vjen me kosto emocionale. Ekspertët theksojnë se mungesa e dialogut dhe e mirëkuptimit ndërbrezor po thellon këtë hendek, duke ndikuar negativisht në mirëqenien mendore të të rinjve.

Ky realitet ngre pyetje të rëndësishme mbi nevojën për më shumë mbështetje, fleksibilitet dhe kuptim ndaj ndryshimeve që po përjeton tregu i punës dhe aspiratat e brezit të ri.

The post Pse Gen Z po u fsheh të vërtetën familjarëve për punën? appeared first on iconstyle.al.

Shenjat e horoskopit që do të marrin një urim për fundvit nga ish-i

By: gaze tare
25 December 2025 at 18:00

Fundi i vitit shpesh sjell emocione të papritura, reflektime mbi të kaluarën dhe, për disa shenja të horoskopit, edhe një mesazh surprizë nga një ish-partner. Sipas astrologëve, lëvizjet planetare të kësaj periudhe favorizojnë rikthimin e kontakteve të vjetra, sidomos në formën e urimeve për Vitin e Ri.

Gaforrja është një nga shenjat më të ndjeshme dhe më e lidhur emocionalisht me të kaluarën. Këtë fundvit, një ish mund të ndjejë nevojën të dërgojë një mesazh të ngrohtë, ndoshta për të mbyllur një kapitull me paqe ose për të shprehur pendesë.

Peshorja, e njohur për marrëdhëniet dhe balancën emocionale, ka gjasa të marrë një urim nga një ish me të cilin ka mbetur respekt i ndërsjellë. Ky kontakt mund të jetë i thjeshtë, por do të zgjojë kujtime të forta.

Akrepi nuk harron lehtë dhe as nuk harrohet. Ish-partnerët e kësaj shenje mund të ndihen të shtyrë të rikthehen me një mesazh misterioz ose emocional, sidomos në ditët e fundit të dhjetorit.

Peshqit, shenjë romantike dhe ëndërrimtare, pritet të marrin një urim të sinqertë, ndoshta me tone nostalgjike. Për ta, ky mesazh mund të jetë emocionalisht i fortë, edhe nëse nuk çon në ribashkim.

Astrologët këshillojnë që këto urime të merren me qetësi dhe maturi. Jo çdo mesazh nga e kaluara ka për qëllim rikthimin; ndonjëherë është thjesht një mënyrë për të mbyllur vitin me mirëkuptim.

The post Shenjat e horoskopit që do të marrin një urim për fundvit nga ish-i appeared first on iconstyle.al.

Aktorja artificiale Tilly Norwood trazon botën e filmit! Çfarë frike kanë prej saj?

By: gaze tare
25 December 2025 at 17:26

Shfaqja e një aktoreje të krijuar plotësisht nga inteligjenca artificiale ka shkaktuar reagime të forta në industrinë globale të filmit. Tilly Norwood, një personazh virtual i zhvilluar nga kompania e prodhimit Particle6, është bërë qendër debati mes krijuesve të filmit, të cilët shprehen të shqetësuar se teknologjia po rrezikon vendet e tyre të punës.

Eline Van der Velder, drejtoreshë e Particle6, tha se ideja për Tilly Norwood lindi pas vëzhgimit të rritjes së ndikuesve të krijuar me inteligjencë artificiale në fillim të vitit 2025. Sipas saj, kompania kishte eksperimentuar me AI për rreth tre vjet dhe vendosi të krijonte një personazh virtual me identitet të plotë. “Menduam me kujdes për emrin, pamjen dhe personalitetin e saj. Kështu lindi Tilly Norwood,” u shpreh Van der Velder.

Tilly Norwood u prezantua zyrtarisht në shtator në Festivalin e Filmit në Zyrih, ku u shfaq si “aktorja e parë në botë e bazuar në inteligjencën artificiale”. Në një prezantim të shkurtër, ajo deklaroi: “Përshëndetje, unë jam aktorja e parë në botë e bazuar në inteligjencën artificiale. Gëzohem që ju njoh.”

Regjisori i Particle6 bëri të ditur se kompania po ndërton një univers të tërë narrativ rreth saj, të quajtur “Tillyverse”. Pas prezantimit, në rrjetet sociale u publikuan video të Tilly Norwood në reklama të rreme për filma fantastikë, horror dhe aksion.

Megjithatë, reagimet nuk munguan. Aktoret e njohura Melissa Barrera, Kiersey Clemons dhe Natasha Lyonne bënë thirrje për bojkotimin e agjencive që promovojnë Tilly Norwood, duke paralajmëruar për rrezikun që inteligjenca artificiale paraqet për profesionistët e industrisë së filmit.

The post Aktorja artificiale Tilly Norwood trazon botën e filmit! Çfarë frike kanë prej saj? appeared first on iconstyle.al.

Çfarë bëri Lewis Hamilton në Maranello që emocionoi gjithë stafin e Ferrarit?

By: gaze tare
25 December 2025 at 16:51

Lewis Hamilton ka dhënë një tjetër shembull të lidershipit dhe njerëzores, duke fituar zemrat e stafit të Ferrarit me një gjest të thjeshtë, por shumë domethënës. Piloti britanik vizitoi së fundmi fabrikën e Ferrarit në Maranello, vetëm pak ditë para festave të fundvitit, ku vendosi të surprizojë personalisht çdo punonjës.

Gjatë vizitës, Hamilton shpërndau dhurata për të gjithë anëtarët e stafit, duke treguar respekt dhe mirënjohje për punën e tyre të përditshme. Secili punonjës mori një kuti tradicionale britanike nga shtëpia e njohur Fortnum & Mason, e cila përmbante çaj anglez për mëngjes, biskota me limon, biskota çaji dhe çokollata napolitane. Në çdo paketë ishte përfshirë edhe një kartolinë speciale, me një foto të firmosur nga vetë Hamilton dhe mesazhin: “Happy Holidays, From Lewis.”

Ky veprim u prit me shumë emocion dhe entuziazëm nga punonjësit e Ferrarit, veçanërisht në një sezon që ka qenë sfidues për pilotin shtatë herë kampion bote. Edhe pse rezultatet në pistë nuk kanë qenë gjithmonë sipas pritshmërive, Hamilton ka treguar se forca e tij nuk qëndron vetëm te shpejtësia, por edhe te karakteri dhe marrëdhënia me njerëzit përreth.

Në moshën 40-vjeçare dhe me një kontratë aktive edhe për dy sezone të tjera, britaniku duket më i vendosur se kurrë për të vazhduar luftën në nivelin më të lartë. Gjesti në Maranello konfirmon se Lewis Hamilton mbetet një lider i vërtetë, brenda dhe jashtë pistës, duke dhënë një shembull frymëzues për gjithë botën e Formula 1.

The post Çfarë bëri Lewis Hamilton në Maranello që emocionoi gjithë stafin e Ferrarit? appeared first on iconstyle.al.

Rrëfime që prekin zemrën në BBV5: Iliri flet për motrën e sëmurë, Stenaldo për nënën “heroine”

By: gaze tare
25 December 2025 at 16:12

Gjatë qëndrimit në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, Big Brother VIP 5, emocionet dhe rrëfimet personale kanë prekur fort publikun. Banorët Stenaldo dhe Iliri kanë ndarë histori nga jeta e tyre, duke treguar sakrifica, dhimbje dhe forcë që i kanë shoqëruar ndër vite.

Në një diskutim të hapur brenda shtëpisë, Iliri rrëfeu se pas ndarjes nga jeta të dy prindërve, ai është kujdestari ligjor i motrës së tij, e cila vuan nga sëmundje. Ai theksoi se përgjegjësia për të ka qenë dhe mbetet prioriteti i tij kryesor, edhe gjatë pjesëmarrjes në BBV5. Aktualisht, për motrën e tij kujdeset bashkëshortja, e cila ka lënë punën për t’iu përkushtuar plotësisht asaj.

Pjesë nga diskutimi:

liri: Babi më thoshte që “ja, ti u rregullove, kam hallin e çupës”, dhe unë ia fiksova se ishte i sëmurë edhe më thoshte “ti o bir”. Unë dy vjet e laja edhe e kujdesesha për të. I kam thënë babit që unë e kam motër, kur të ikësh ti, unë do e kem bijë. Unë jam kujdestari i motrës edhe tani që jam këtu, e kam hequr gruan nga puna që të kujdeset për të. Është gjëja më e mirë që më ka dhënë Zoti.

Ndërkohë, Stenaldo ndau historinë e tij prekëse, duke treguar se “heroina” e jetës së tij është nëna. Ai rrëfeu se në moshën 6-mujore humbi shikimin për shkak të një infeksioni të rëndë, ndërsa babai i tyre kishte ndërruar jetë, duke e lënë nënën të përballej e vetme me gjithçka.

Stenaldo: Ata që thua ti për nusen tënde, unë e them për mamanë time.

Iliri: Zoti e bekoftë.

Stenaldo: Është heroina ime legjitime mamaja ime, sot edhe gjithmonë. Mamaja ime, lufton çdo betejë që ka udhëhequr, që kemi ardhur deri këtu.

Rrëfime që kanë prekur zemrat e publikut dhe kanë treguar anën më njerëzore të banorëve të BBV5.

The post Rrëfime që prekin zemrën në BBV5: Iliri flet për motrën e sëmurë, Stenaldo për nënën “heroine” appeared first on iconstyle.al.

Tragjedi në botën e sportit: ndërron jetë në moshën 27-vjeçare biatlonisti norvegjez

By: gaze tare
25 December 2025 at 15:52

Bota e sporteve globale dhe veçanërisht komuniteti i Lojërave Olimpike Dimërore është tronditur nga lajmi i ndarjes së parakohshme nga jeta të atletit norvegjez Sievert Guttorm Bakken, i cili u shua në moshën vetëm 27-vjeçare.

Sipas informacioneve zyrtare, Bakken u gjet i pajetë në dhomën e tij të hotelit në Lavace, në rajonin e Trentino-s në Itali, ku ndodhej së bashku me ekipin në një kamp stërvitor përgatitor. Rrethanat e vdekjes së tij janë ende duke u hetuar, ndërsa autoritetet lokale kanë nisur procedurat përkatëse për të sqaruar plotësisht ngjarjen.

Atleti i ri konsiderohej një nga shpresat më të mëdha të Norvegjisë për Lojërat Olimpike Dimërore Milan-Cortina 2026, ku pritej të ishte një nga emrat kryesorë në garat e biatlonit. Vdekja e tij ka lënë një boshllëk të madh jo vetëm në ekipin norvegjez, por edhe në skenën ndërkombëtare të këtij sporti.

Në një deklaratë zyrtare, Unioni Ndërkombëtar i Biatlonit shprehu dhimbjen e thellë për humbjen e Bakken, duke e përshkruar atë si një atlet dhe njeri që, pavarësisht moshës së re, kishte arritur të linte gjurmë të forta në sportin e biatlonit.

Në vitin 2022, Bakken ishte diagnostikuar me miokardit, një problem serioz shëndetësor që e kishte detyruar të tërhiqej përkohësisht nga garat. Megjithatë, pas një periudhe rikuperimi dhe monitorimi mjekësor, ai ishte rikthyer në pistë me vendosmërinë për të realizuar ëndrrën e tij olimpike.

Gjatë karrierës së tij, Sievert Guttorm Bakken u shpall kampion evropian në garën 10 km dhe në dy gara stafetash, ndërsa numëronte edhe katër fitore në Kupat e Botës. Ai shihej si një pikë reference për brezin e ri të biatlonistëve norvegjezë, falë disiplinës, talentit dhe karakterit të tij sportiv.

The post Tragjedi në botën e sportit: ndërron jetë në moshën 27-vjeçare biatlonisti norvegjez appeared first on iconstyle.al.

Dy zakone në rrjetet sociale që po na shkatërrojnë ngadalë jetën

By: gaze tare
25 December 2025 at 15:08

Sa herë që ndihesh i lënduar, fajtor, jo mjaftueshëm ose i mërzitur për jetën, trupin ose marrëdhënien tënde duke e krahasuar veten me njerëz të tjerë në mediat sociale, vetëvlerësimi yt pëson një goditje.

Ndërkohë që të jep fuqi të lidhesh me botën me prekjen e një butoni, mund të jetë po aq e shpejtë dhe e lehtë të ndihesh në siklet ose ta nënvlerësosh veten, ndërsa zbulon gjithnjë e më shumë mënyra se si nuk je ende aty ku dëshiron të jesh.

Të marrësh frymëzim dhe emocione pozitive nga ajo që sheh në aplikacionet e mediave sociale është shumë mirë, por nëse ndihesh sikur po të tërheq poshtë, atëherë ndikimi i saj është shumë më serioz nga sa mendon.

“Vetëvlerësimi juaj është një enigmë me copa të brishta . Dhe nëse ndonjë copë është e përkulur, e thyer ose e grisur, enigma juaj është e paplotë dhe vetëbesimi juaj vuan – dhe kjo ndikon në çdo fushë të jetës suaj, në çdo sekondë të ditës suaj. Po, është kaq e madhe”, shkruan Kelly Rudoplh, trajnere jete, në yourtango.com dhe paraqet zakonet që mund të shkatërrojnë psikologjinë tonë dhe në fund të fundit jetën tonë.

Kur mëson të jesh më i sigurt në vetvete, krahasimi i trupit tënd me dikë më të dobët, më në formë ose më tërheqës se ti dëmton imazhin tënd. Duhet të ndihesh mirë me veten, pikërisht ashtu siç je.

Është krejtësisht e ligjshme të ndihesh i shëndetshëm, i lumtur dhe i përmbushur edhe nëse nuk dukesh si një modele për kopertina revistash. Ndalo së krahasuari veten duke thënë: “Kështu duhet të jem” kur sheh diçka që të pëlqen ose që dëshiron.

Nënndërgjegjshmja juaj i do kërkesat e drejtpërdrejta, kështu që mund t’i magnetizojë këto gjëra në jetën tuaj. Mendojeni si të porosisni ushqim në një restorant. Nuk thoni thjesht: “Më sillni ushqim ”. Porositni atë që dëshironi konkretisht dhe kjo është ajo që merrni.

Flirtimi ose postimi në internet për të fituar vëmendje ose pranim nga të tjerët, në vend që të kultivoni marrëdhëniet dhe vlerat tuaja të vërteta personale, ul vetërespektin tuaj.

Nëse intuita juaj ju thotë se diçka nuk shkon, atëherë është gabim, prandaj mos e bëni. Mediat sociale shumë shpejt plotësojnë nevojën tuaj themelore psikologjike për lidhje, por shpesh në kurriz të një marrëdhënieje të shëndetshme me veten, partnerin tuaj dhe familjen tuaj – lidhjet dhe marrëdhëniet e vërteta që ju nevojiten. Nuk ka asnjë arsye për t’u kënaqur me pranimin virtual, masiv ose një dramë sipërfaqësore që luhet 24 orë në ditë në ekranin tuaj. Ju meritoni më mirë.

Të ndihesh keq për veten kur sheh dikë që është më i talentuar, bën një punë më të mirë, ose ka më shumë punë, para ose tituj mund të ndikojë negativisht në vetëvlerësimin tënd. Çdo gjë që të bën të ndryshëm ose unikë është ajo nga ku buron forca jote. Mëso se kush je vërtet, në çfarë beson, vlerat e tua dhe çfarë ofron. Pranimi i vetes është më i vlefshëm sesa mendimi i kujtdo tjetër për ty.

Sigurisht, ka postime që na bëjnë të ndihemi mirë. Të gjitha postimet pozitive mund të na përmirësojnë humorin dhe të kontribuojnë në një qëndrim më pozitiv ndaj jetës. Megjithatë, këto nuk janë të vetmet që shfaqen në mediat sociale.

Nëse qëllimi juaj është të ndërtoni vetëbesim, atëherë duhet të vendosni kufij të fortë kur bëhet fjalë për zakonet e këqija që përvetësoni në mediat sociale. Po, njerëzit e tjerë mund të postojnë dhe të thonë çfarë të duan, njësoj si ju. Por nëse jeni të lidhur me imazhe dhe mesazhe që ju ofendojnë rregullisht ose ju krijojnë humor të keq, shkëputuni. Ato nuk janë të përshtatshme për ju energjikisht. Ashtu si në jetën reale, kështu është edhe në jetën virtuale – nëse nuk ndiheni mirë në një lidhje, dilni sa më shpejt të jetë e mundur.

The post Dy zakone në rrjetet sociale që po na shkatërrojnë ngadalë jetën appeared first on iconstyle.al.

Incidenti i darkës së Krishtlindjeve që familja mbretërore britanike nuk mundi ta harronte

By: gaze tare
25 December 2025 at 14:43

Një incident i panjohur më parë nga një tryezë festive e familjes mbretërore britanike u zbulua nga një ish-kamerier që punonte për familjen për marieclaire.com, duke na kujtuar se mbretëresha e ndjerë kishte një sens të mprehtë humori.

Ky incident i papritur në Sandringham House u bë temë diskutimi brenda familjes mbretërore për shumë vite. Dihet që Mbretëresha Elizabeth i donte ngjarjet e vogla dhe të papritura që mund të ndryshonin për një moment axhendën tonë të rreptë.

Krishtlindjet në Sandringham shkuan si me orë, megjithatë, siç zbulon ish-kamerieri mbretëror Paul Burrell, herë pas here ndodhnin “aksidente” të vogla, të cilat në fund mbetën të paharrueshme.

Duke folur ekskluzivisht për Marie Claire në emër të Casino.org, kamerieri, i cili punoi si me Princeshën Diana ashtu edhe me Mbretëreshën Elizabeth, përshkruan një incident që ai e përshkruan si një “katastrofë” kur një anëtar i stafit u përfshi nga flakët gjatë darkës së Krishtlindjeve.

“Vakti i Krishtlindjeve po arrinte kulmin, dritat rreth tryezës po uleshin dhe pudingu po shfaqej ngadalë”, shpjegon ai. Rakia ngrohej mbi flakë dhe, sapo arrinte temperaturën e duhur, hidhej mbi ëmbëlsirën, të cilën do ta “ndizte” kujdestari i pallatit. Megjithatë, atë vit kishte vetëm pak raki shtesë”, kujton ai. “Kur u përpoq ta ndizte pudingun, flakët u ngritën lart dhe ia dogjën vetullat kujdestarit. Për disa sekonda ai dukej sikur po digjej dhe e gjithë tryeza po shpërthente në të qeshura. Ata nuk vrapuan menjëherë ta shpëtonin sepse ishte gjëja më e pazakontë që kishte ndodhur atë Krishtlindje dhe e gjetën për të qeshur. Ishte aq e çuditshme për ta saqë incidenti u fol për ditë të tëra.”

Ish-shërbëtori nuk specifikoi se kush ishte saktësisht në tryezë atë vit, por ai ishte në shërbim të Princeshës Diana nga viti 1987 deri në vdekjen e saj në vitin 1997, dhe më parë punoi si shërbëtor i Mbretëreshës Elizabeth. “Ata kanë një sens humori shumë të veçantë, dhe të shihje diçka të tillë ishte thjesht e paçmuar”, thotë ai për familjen mbretërore. “Ata kurrë nuk e harruan. Ata kurrë nuk e harruan vitin kur menaxheri i pallatit i vuri flakën vetullave të tij.”

Sipas Burrell, këto lloj “fatkeqësish ose surprizash të vogla” e bënë Krishtlindjen më interesante për familjen mbretërore. Vetëm kur ndodhte diçka e pazakontë, ata mund të qeshnin dhe të relaksoheshin vërtet, pasi përndryshe gjithçka ndiqte të njëjtin ritëm çdo vit.

Brenda këtij kuadri rregullash dhe traditash të rrepta, nuk është për t’u habitur që një aksident i vogël, i cili për fat të mirë nuk u zhvillua në diçka më serioze, ofroi, qoftë edhe vetëm për një moment, një ndjesi lehtësimi komik të cilin familja e kishte nevojë, pasi ata rrallë devijonin nga protokolli.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by british royal family (@pgeorge.royal)

The post Incidenti i darkës së Krishtlindjeve që familja mbretërore britanike nuk mundi ta harronte appeared first on iconstyle.al.

Vajza e Jozefina Topallit në pritje të ëmbël për herë të tretë

By: gaze tare
25 December 2025 at 13:57

Atmosfera e fundvitit ka marrë një domethënie edhe më të veçantë për familjen e Jozefina Topalli. Pikërisht në këto ditë festash, familja ka ndarë me publikun një lajm që ka sjellë gëzim dhe emocion.

Vajza e saj, Margerita Topalli, ka bërë të ditur përmes rrjeteve sociale se është në pritje të ëmbël. Me një postim të ngrohtë dhe plot simbolikë, ajo ka konfirmuar se familja e tyre do të zgjerohet shumë shpejt.

Margerita dhe bashkëshorti i saj, Angji Serreqi, janë në pritje të fëmijës së tretë. Çifti është tashmë prind i dy djemve dhe kjo shtatzëni shënon një kapitull të ri e të lumtur në jetën e tyre familjare.

Në imazhin e publikuar pranë pemës së Krishtlindjes, Margerita shfaqet e buzëqeshur dhe e rrethuar nga bashkëshorti dhe dy fëmijët, duke reflektuar qartë emocionin dhe lumturinë e kësaj periudhe. Pamja festive duket se simbolizon më së miri pritjen e një fillimi të ri për familjen.

Për familjen Topalli–Serreqi, magjia e Krishtlindjeve këtë vit shoqërohet me një ndjenjë edhe më të fortë gëzimi dhe shprese. Pritja e ëmbël është kthyer në kryefjalën e këtyre festave, duke e bërë fundvitin edhe më të paharrueshëm për ta.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Megi Topalli (@margerita_topalli)

The post Vajza e Jozefina Topallit në pritje të ëmbël për herë të tretë appeared first on iconstyle.al.

Justin Bieber rrëfen dhimbjen dhe shërimin në prag të Krishtlindjes: “Kam kaluar plagë që nuk duken në skenë”

By: gaze tare
25 December 2025 at 13:34

Justin Bieber ka ndarë me ndjekësit e tij një rrëfim të thellë emocional në prag të Krishtlindjes, duke folur hapur për dhimbjen, presionin dhe procesin e shërimit që ka përjetuar ndër vite.

Në një postim në rrjetet sociale, këngëtari shkroi se shpreson që, kudo që të ndodhen njerëzit, të mund të mbështeten te një dashuri që i takon pikërisht aty ku janë, pavarësisht gjithçkaje. Postimi përfshinte disa faqe shënimesh të titulluara “Një Mesazh”, ku Bieber rrëfen se është rritur në një sistem që e shpërblente talentin e tij, por që jo gjithmonë e mbronte shpirtin.

Ai kujton se ka pasur momente kur është ndjerë i shfrytëzuar, i nxituar dhe i formësuar në diçka që nuk e kishte zgjedhur plotësisht vetë. Sipas tij, ky lloj presioni lë plagë të padukshme për publikun, por shumë të thella për artistin.

Duke folur për besimin, Bieber pranon se ka mbajtur brenda vetes zemërim dhe se i është drejtuar Zotit me pyetjen “pse”. Ai shton se besimi e ka ndihmuar të përballet me dhimbjen, jo duke e justifikuar atë që e ka lënduar, por duke e mësuar të mos kthehet në hidhërim.

“Kjo dhimbje më ka formësuar përpara se të kisha fjalët për ta emërtuar,” shkruan ai, duke shtuar se ishte pjesë e një sistemi që merrte më shumë sesa mbronte. Megjithatë, sot ai shprehet se ndihet i shëruar dhe në një rrugëtim faljeje.

Bieber thekson se nuk dëshiron të “shkatërrojë industrinë e muzikës”, por të shohë një ndryshim të saj, duke e bërë më të sigurt, më të ndershme dhe më njerëzore.

The post Justin Bieber rrëfen dhimbjen dhe shërimin në prag të Krishtlindjes: “Kam kaluar plagë që nuk duken në skenë” appeared first on iconstyle.al.

Anna Lika kujton nënën e ndjerë: Nuk do mësohem me mungesën tënde

By: gaze tare
25 December 2025 at 13:14

Krishtlindja është sinonim i gëzimit dhe festës, por për disa të tjerë ajo mbetet një ditë reflektimi dhe kujtimi për ata që nuk janë më. Pikërisht më 25 dhjetor, dy vite më parë, Anna Lika humbi nënën e saj, Ildën.

Aktorja e ka rikthyer këtë dhimbje përmes një postimi prekës në rrjetet sociale, ku ndau një video me fragmente nga bisedat e tyre rreth sëmundjes, të ndërthurura me momente të bukura e plot jetë që kanë ndarë së bashku.

Anna shprehet se mendja e saj është gjithmonë te nëna dhe se për çdo hap apo vendim që merr, pyet veten nëse ajo do të ishte krenare. Ajo rrëfen se mungesa e saj është e pazëvendësueshme dhe se boshllëku që ka lënë ndihet në çdo aspekt të jetës së saj.

Postimi:

Për mamin tim…
Si sot para dy vitesh në këtë orë, mora një telefonatë që do të doja mos ta kisha marrë kurrë. Lot dhe pastaj një heshtje që më shoqëroj gjithë atë ditë “feste” .
E bukura ime iku dhe një vit tjetër pa ty.
Nuk mendoj se do të ketë ndonjë gjë që do të mbushë boshllëkun që ti ke lënë në jetën time. E di që tani duhet të mendoj për gjëra të tjera në jetën time, por kur mendoj në çdo mendim më vjen dhe ti. Pyes gjithmonë veten “Po mami si do e bënte këtë gjë? Po mami do më kritikonte për këtë? Po mami do më ndihmonte për këtë?” Por vetëm përgjigjen e pyetjes “Po mami do më ndihmonte?” kam të sigurt, sepse ajo përgjigje është gjithmonë PO! E di që ti do e bëje në çdo moment dhe për çdo gjë. Nuk do të mësohem kurrë me mungesën tënde sado gjëra të bukura të më vijnë në jetë. Ti je dhe do të jesh gjithmonë e pazëvendësueshme!
Më mungon një përqafim i joti.
Më mungon era jote.
Më mungon ti….
Të dua shumë!
-miza jote e vogël-

Videon e shikoni KETU

The post Anna Lika kujton nënën e ndjerë: Nuk do mësohem me mungesën tënde appeared first on iconstyle.al.

Sot kremtohet Krishtlindja, çfarë përfaqëson kjo festë për besimtarët e krishterë

By: gaze tare
25 December 2025 at 12:41

Krishtlindja përfaqëson një nga ngjarjet më domethënëse shpirtërore për miliona besimtarë anembanë globit, të cilët e kanë Jezu Krishtin themel të besimit të tyre. Kjo festë nuk është thjesht një datë në kalendar, por një moment reflektimi mbi thelbin e marrëdhënies mes Zotit dhe njeriut.

Sipas traditës së krishterë, më 25 dhjetor përkujtohet lindja e Jezusit, çasti kur Zoti u mishërua dhe hyri në botë si një foshnjë e pambrojtur, e lindur në kushte modeste. Ky akt përfaqëson një pikë kthese në historinë e shpëtimit, pasi shënon fillimin e një rruge dashurie dhe sakrifice hyjnore që arrin kulmin me kryqëzimin dhe ringjalljen e Krishtit në Pashkë. Lindja e Tij mishëron paradoksin e madh të besimit të krishterë: fuqia dhe madhështia hyjnore e shfaqur përmes përulësisë dhe varfërisë njerëzore.

Rrëfimi i Krishtlindjes është i pasur me simbole dhe elemente mrekullie: një virgjëreshë që sjell në jetë Fëmijën e Shenjtë, barinj të thjeshtë që marrin lajmin nga engjëjt dhe mbretër të mençur që udhëtojnë nga larg për t’i dhuruar ar dhe temjan. Këto ngjarje, në këndvështrimin teologjik, e paraqesin Jezusin si Mesinë e premtuar, përmbushjen e profecive të lashta.

Në Ungjillin sipas Mateut, Jezusi përmendet si Emanuel, që do të thotë “Zoti me ne”, një emërtim që shpreh bindjen e krishterë se Zoti nuk mbeti i largët, por u bë pjesë e historisë njerëzore. Pikërisht kjo ide e pranisë hyjnore e bën Krishtlindjen një festë të mbushur me shpresë, gëzim dhe ngushëllim shpirtëror.

Me kalimin e kohës, veçanërisht gjatë shekullit të XX, Krishtlindja mori edhe një dimension shoqëror e kulturor, duke u kthyer në një festë familjare që kremtohet edhe nga ata që nuk i përkasin besimit të krishterë. Tradita e dhuratave, atmosfera festive dhe figura simbolike e Babagjyshit të Krishtlindjes u bënë pjesë e pandashme e këtij sezoni.

Periudha e Krishtlindjes shtrihet nga Adventi deri në Epifani dhe përfshin një sërë ritualesh dhe zakonesh fetare e laike, të cilat bashkojnë familjen, besimin dhe kulturën. Në thelb, kjo festë mbart mesazhe universale të shpresës, bujarisë, dashurisë dhe vullnetit të mirë mes njerëzve.

The post Sot kremtohet Krishtlindja, çfarë përfaqëson kjo festë për besimtarët e krishterë appeared first on iconstyle.al.

Loredana donte ndryshim ambienti, Borusia Dortmund nxjerr në shitje Adejemin

By: gaze tare
25 December 2025 at 12:02

Situata e Karim Adeyemi te Borussia Dortmund po shkon drejt një epilogu të qartë. Mediat gjermane raportojnë se klubi i Bundesligës ka vendosur të mos i vendosë më pengesa largimit të sulmuesit në merkato e janarit, duke e nxjerrë zyrtarisht në shitje kartonin e tij.

Sipas burimeve pranë klubit, Adeyemi ka shprehur prej kohësh pakënaqësi me jetën në Dortmund dhe ka kërkuar transferimin në një qytet më të madh evropian. Kjo dëshirë, mësohet se është ndikuar jo vetëm nga aspekti sportiv, por edhe nga jeta personale e futbollistit, konkretisht nga kërkesa e partneres së tij, këngëtares Loredana, për një ndryshim ambienti.

Fillimisht, drejtuesit e Dortmundit kishin refuzuar ta konsideronin largimin e lojtarit, duke e parë atë si një element të rëndësishëm për projektin e skuadrës. Megjithatë, dinamika ndryshoi ndjeshëm pas zhvillimeve të fundit në fushë. Në një nga ndeshjet e fundit, Adeyemi pati një përplasje me kundërshtarët, ndërsa më pas, pas zëvendësimit, u largua menjëherë nga pankina, një veprim që u interpretua si shenjë pakënaqësie dhe tensioni me stafin teknik.

Pas këtyre episodeve, te Borussia Dortmund mësohet se kanë “ngritur flamurin e bardhë”, duke pranuar se mbajtja e lojtarit kundër dëshirës së tij nuk do të ishte zgjidhje. Për këtë arsye, klubi është i gatshëm ta dëgjojë çdo ofertë serioze që mund të vijë gjatë merkatos së janarit.

Interes konkret për Adeyemin kanë shfaqur disa nga klubet më të mëdha të Europës. Në krye të listës janë Manchester United dhe Barcelona, të cilat po monitorojnë nga afër situatën e sulmuesit gjerman dhe janë të gatshme të hyjnë në negociata.

Megjithatë, transferimi nuk pritet të jetë i lehtë. Borussia Dortmund ka vendosur një çmim rreth 60 milionë euro për kartonin e lojtarit, një shifër që mund të përbëjë pengesë serioze, veçanërisht për Barcelonën, e cila vijon të përballet me kufizime financiare. Edhe pse interesimi ekziston, mbetet për t’u parë nëse klubet e interesuara do të jenë të gatshme të përmbushin kërkesat financiare të gjermanëve.

The post Loredana donte ndryshim ambienti, Borusia Dortmund nxjerr në shitje Adejemin appeared first on iconstyle.al.

Celine Dion “transformohet” në një Grinch dhe këndon All by Myself

By: gaze tare
25 December 2025 at 11:51

Këngëtarja legjendare Celine Dion ka surprizuar fansat e saj gjatë festave të fundvitit me një video plot humor dhe vetëironi, të publikuar në Instagram. Artistja ikonë u shfaq e transformuar në një version festiv të personazhit “Grinch”, duke sjellë buzëqeshje dhe nostalgji në një periudhë që për shumëkënd lidhet me ngrohtësi dhe reflektim.

Në videon që u bë menjëherë virale, Celine Dion shihet e ulur pranë një oxhaku të ndezur, me një qen të vogël në krahë, ndërsa këndon refrenin e hitit të saj të pavdekshëm All by Myself. Me një interpretim teatral dhe humoristik, ajo parodizon personazhin e famshëm që “urreka” Krishtlindjet, duke ironizuar axhendën e saj të ngarkuar.

“Si guxojnë ata Whos. Më telefonojnë në minutën e fundit. Edhe nëse doja të shkoja, axhenda ime nuk do ta lejonte”, dëgjohet të thotë këngëtarja, ndërsa vijon me një listë absurde aktivitetesh: “Katër, e stërvit zërin tim. 4:30, i zgjoj fëmijët e mi. 5, e zgjidh problemin e urisë në botë, nuk ia them askujt. 6:30, darkë me veten time, nuk mund ta anuloj përsëri! 7, kam vështirësi me idetë e mia krijuese. Jam e mbyllur!”.

Momenti kulmon në fund të videos, ku Dion e mbyll me një mesazh tipik për stilin e saj të drejtpërdrejtë dhe plot sharm: “Sigurisht, nëse i jap idetë e mia krijuese në orën 9:00, do të kem ende kohë të rri në shtrat dhe të shikoj video pafund në TikTok. Ose mund t’u uroj të gjithëve një Krishtlindje të Gëzuar dhe një Vit të Ri të lumtur”.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Céline Dion (@celinedion)

The post Celine Dion “transformohet” në një Grinch dhe këndon All by Myself appeared first on iconstyle.al.

Angelo flet për ndarjen nga Neada Muçaj: Kam humbur besimin në dashuri

By: gaze tare
25 December 2025 at 11:33

Hyrja e Big Brother VIP Albania 5 ka sjellë menjëherë në fokus një nga figurat më të komentuara të këtij edicioni: Angelo Haruni. Përtej lojës dhe strategjisë së tij brenda shtëpisë, vëmendja e publikut është përqendruar edhe te jeta e tij personale, veçanërisht te e shkuara sentimentale.

Prej disa vitesh, Angelo ka qenë në një marrëdhënie me ish-moderatoren e emisionit Wake Up, Neada Muçaj. Edhe pse çifti nuk e bëri kurrë publike romancën e tyre në mënyrë zyrtare, lidhja ka qarkulluar prej kohësh në ambientet mediatike dhe është përfolur shpesh si një histori e rëndësishme në jetën e banorit.

Emri i Neadës është përmendur edhe më herët si pjesë e mundshme e këtij edicioni të Big Brother VIP. Burime pranë formatit bëjnë me dije se ajo mund t’i bashkohet shtëpisë gjatë muajit janar, çka do të ndryshonte ndjeshëm dinamikat brenda lojës.

Pa përmendur drejtpërdrejt emra, Angelo ka lënë të kuptohet se përjetimet e së kaluarës kanë ndikuar thellë në mënyrën se si ai e sheh sot dashurinë. Gjatë ditëve të para në shtëpi, ai ka ndarë hapur mendimet e tij mbi marrëdhëniet:

“Kam humbur besimin në dashuri për momentin. Mendoja se ishte normale të mos ziheshe në një marrëdhënie, por më është thënë se zënkat janë të zakonshme. Ka dallim mes mosmarrëveshjeve të vogla dhe zënkave të vërteta.”

Nëse hyrja e Neada Muçajt do të konfirmohet, publiku mund të jetë dëshmitar i një përballjeje të papritur mes dy ish-partnerëve.

The post Angelo flet për ndarjen nga Neada Muçaj: Kam humbur besimin në dashuri appeared first on iconstyle.al.

Trump uron Krishtlindjen: Gëzuar të gjithë, përfshirë dhe fundërrinat e së majtës radikale që po përpiqen të shkatërrojnë Amerikën

By: gaze tare
25 December 2025 at 11:03

Presidenti amerikan Donald Trump ka shfrytëzuar festat e Krishtlindjes për të përcjellë një mesazh urimi, i cili u shoqërua edhe me kritika të forta ndaj kundërshtarëve të tij politikë.

Në një postim në rrjetin social Truth Social, Trump uroi qytetarët amerikanë për Krishtlindje, por nuk kurseu sulmet ndaj asaj që ai e quan “e majta radikale”, të cilën e akuzoi për përpjekje për të dëmtuar vendin. Sipas tij, këto përpjekje kanë dështuar.

Në reagimin e tij, Trump theksoi se SHBA nuk përballet më me probleme si kufijtë e hapur apo zbatimi i dobët i ligjit, ndërsa vuri në dukje arritje ekonomike si tregjet rekord të aksioneve, uljen e krimit, mungesën e inflacionit dhe rritjen ekonomike mbi pritshmëritë. Ai shtoi se tarifat kanë sjellë përfitime të mëdha financiare dhe se siguria kombëtare është më e fortë se kurrë.

Trump e mbylli mesazhin e tij me thirrjen tradicionale: “Zoti e bekoftë Amerikën”.

Presidenti amerikan shpesh përdor termin “majtë radikale” për t’iu referuar jo vetëm figurave progresiste, por edhe demokratëve të moderuar dhe kritikëve të tjerë politikë.

Postimi i plotë

Gëzuar Krishtlindjet të gjithëve, përfshirë edhe fundërrinën e së majtës radikale që po bën gjithçka që është e mundur për të shkatërruar vendin tonë, por po dështon keq. Nuk kemi më kufij të hapur, burra në sportet e grave, transgjinorë për të gjithë, apo zbatim të dobët të ligjit.

Ajo që kemi është një treg aksionesh rekord dhe 401K, shifrat më të ulëta të krimit në dekada, asnjë inflacion, dhe dje, një PBB prej 4.3, dy pikë më mirë se sa pritej. Tarifat na kanë dhënë triliona dollarë në rritje dhe prosperitet, dhe sigurinë kombëtare më të fortë që kemi pasur ndonjëherë. Ne jemi të respektuar përsëri, ndoshta si kurrë më parë. Zoti e bekoftë Amerikën!!!

Presidenti DJT

The post Trump uron Krishtlindjen: Gëzuar të gjithë, përfshirë dhe fundërrinat e së majtës radikale që po përpiqen të shkatërrojnë Amerikën appeared first on iconstyle.al.

Aktori i serialit “Friends”, Pat Finn, ndërron jetë në moshën 60-vjeçare

By: gaze tare
25 December 2025 at 10:34

Pat Finn, i njohur më së miri për rolin e tij në serialin “Friends”, ka ndërruar jetë në moshën 60-vjeçare pas një beteje me kancerin.

Aktori vdiq në shtëpinë e tij në Los Angeles të hënën, më 22 dhjetor, pasi iu nënshtrua trajtimit të kancerit që nga viti 2022. Familja e tij njoftoi vdekjen e tij në një postim në rrjetet sociale. “Pat nuk takoi kurrë një të huaj, vetëm miq që nuk i njihte ende. Ai e jetoi jetën e tij në maksimum, me gëzim dhe emocione”, tha familja.

Pat Finn lindi në Evanston, Illinois, dhe ndoqi Universitetin Marquette, ku luajti futboll me yllin e ndjerë të “SNL”, Chris Farley. Të dy u bënë miq të ngushtë dhe madje jetonin së bashku në Çikago kur iu bashkuan trupës së humorit Second City.

Një nga rolet e tij të para ishte ai i Dan Coleman në “The George Wendt Show”. Sitcom-i i CBS u anulua pas vetëm gjashtë episodesh në vitin 1995.

Finn vazhdoi të shfaqej në “Murphy Brown”, “The Drew Carey Show” dhe “That ’70s Show”. Në vitin 1998, ai luajti Joe Mayo në “Seinfeld”, dhe në vitin 2000, ai u shfaq në dy episode të “Friends” si Dr. Roger, i dashuri i Monicës (Courteney Cox).

Kriteret e tij të tjera televizive përfshijnë, ndër të tjera, serialet “Curb Your Enthusiasm”, “The Suite Life of Zack & Cody”, “House”, “Marvin Marvin”, “2 Broke Girls” dhe “The Goldbergs”.

The post Aktori i serialit “Friends”, Pat Finn, ndërron jetë në moshën 60-vjeçare appeared first on iconstyle.al.

Nga fama te rruga: Tylor Chase refuzon ndihmën dhe jeton në kushte ekstreme

By: gaze tare
25 December 2025 at 09:52

Dikur një fytyrë e njohur për miliona shikues të Nickelodeon, Tylor Chase tani po jeton një jetë shumë larg dritave të studios dhe rutinave të skenarizuara. Shumë persona supozojnë se fama garanton stabilitet afatgjatë, por historia e tij pasqyron një realitet të ndryshëm. Ish-aktori fëmijë, i njohur më së miri për rolin e Martin Qwerly në Ned’s Declassified School Survival Guide, aktualisht jeton në rrugët e Kalifornisë, duke përballuar kushte të vështira ndërsa refuzon ndihmën e ofruar nga autoritetet.

Në javët e fundit, disa video që e tregojnë Chase të çrregullt në rrugë janë bërë virale, duke i lënë fansat të habitur nga sa drastikisht kanë ndryshuar rrethanat e tij. Policia konfirmon se atij i është ofruar ndihmë disa herë, duke përfshirë strehim, mbështetje për shëndetin mendor dhe trajtim për varësinë nga substancat, por ai vazhdon t’i refuzojë këto mundësi . Pavarësisht vëmendjes në internet, Chase thuhet se nuk ka problem me videot që qarkullojnë dhe mbetet i qetë gjatë ndërveprimeve me oficerët.

Chase ishte vetëm 15 vjeç kur mori rolin që përcaktoi karrierën e tij të hershme, duke u bërë një pjesë e njohur e programacionit Nickelodeon në fillim të viteve 2000. Pasi mbaroi seriali, vrulli i tij si aktor u ngadalësua, me vetëm disa role më të vogla që pasuan. Ashtu si shumë ish-aktorë fëmijë, kalimi larg një industrie të strukturuar rezultoi sfidues dhe stabiliteti që dikur vinte me punën në televizion gradualisht u zbeh.

Që atëherë, situata e tij është bërë më komplekse. Të dhënat e gjykatës së Qarkut Riverside rendisin 12 çështje penale që përfshijnë Chase që nga gushti i vitit 2023, duke përfshirë disa këtë vit të lidhura me vjedhje të dyshuara në dyqane dhe nën ndikimin e një substance të kontrolluar. Ndërsa u lëshuan urdhër-arreste për këto raste, policia thekson se ai aktualisht nuk kërkohet për ndonjë krim dhe vazhdimisht ka qenë i respektueshëm dhe bashkëpunues gjatë përleshjeve.

Policia e Riverside thotë se oficerët bashkëveprojnë me Chase të paktën një herë në javë përmes një divizioni të specializuar në terren të përqendruar në mbështetjen e individëve të pa strehë. Departamenti ka ofruar vazhdimisht strehim të përkohshëm, kujdes shëndetësor mendor dhe trajtim për drogën dhe alkoolin. Megjithatë, Chase ka refuzuar çdo mundësi, duke ushtruar të drejtën e tij për të refuzuar shërbimet pavarësisht sfidave të qarta të jetesës në rrugë.

Chase gjithashtu ka hedhur poshtë idenë se ai është i pastrehë, duke pohuar se ka mbështetje lokale nga miqtë dhe familja dhe zgjedh të qëndrojë në zonë. Policia konfirmon se nuk ka kontaktuar familjen e tij dhe vëren se sjellja e tij mbetet e përzemërt, edhe pse shqetësimet rreth mirëqenies së tij vazhdojnë të rriten.

The post Nga fama te rruga: Tylor Chase refuzon ndihmën dhe jeton në kushte ekstreme appeared first on iconstyle.al.

❌
❌