Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 9 February 2026Main stream

Akuzohet për korrupsion në zgjedhje, Apeli i Posaçëm dërgon në qeli kryebashkiakun e Rrogozhinës

By: E S
9 February 2026 at 14:05

Apeli i Posaçëm dërgon në qeli Edison Memollën, kryebashkiakun e Rrogozhinës.

Apeli ka lënë në fuqi dënimin me 1 vit burg ndaj kryebashkiakut, të fajësuar nga GJKKO për “korrupsion aktiv në zgjedhje”.

Sipas SPAK, Memolla ka ndikuar tek një elektriçist për të mos i ndërprerë energjinë elektrike një abonenti debitor, me qëllim për të votuar në favor të tij në zgjedhjet e pjesshme lokale të datës 6 mars 2022.

PD proteston sërish nesër/ Policia: Specifikoni kur do ta mbyllni tubimin, nuk lejohen personat e maskuar

By: E S
9 February 2026 at 13:57

Partia Demokratike përmes një shkresë ka vendosur në dijeni Policinë e Tiranës për zhvillimin e protestës e cila pritet të zhvillohet ditën e martë. Opozita në shkresën e saj ka vënë në dijeni uniformat blu duke thënë se protesta e tyre pritet të nisë në orën 17:00.

Policia në kthim përgjigje zyrtare i ka kërkuar PD-së që të specifikojnë orën e mbylljes së tubimit. Ndër të tjera, blutë i kanë kujtuar opozitës se nuk lejohen personat e maskuar në protestë.

Edhe në protestën e së nesërmes pritet që të jenë në gatishmëri rreth 1350 efektivë, njëlloj si në protestën kombëtare që u zhvillua herën e fundit.

Diplomatët në testim të detyrueshëm për të verifikuar aftësitë e tyre, çfarë parashikon ligji i ri për shërbimin e Jashtëm

By: E S
9 February 2026 at 13:50

Qeveria ka dërguar në Parlament draftin e ri për “Për shërbimin e jashtëm në Republikën e Shqipërisë”, projekt i hartuar në kohën kur ministër i Jashtëm ka qenë Igli Hasani.

Drafti parashikon testimin e detyrueshëm për të gjithë diplomatët pas hyrjes së tij në fuqi.

“Brenda 12 muajve nga hyrja në fuqi e këtij ligji, të gjithë diplomatët në shërbim duhet t’i nënshtrohen një testimi të detyrueshëm për të verifikuar aftësitë e tyre. Procedurat dhe kriteret e testimit do të përcaktohen me akt nënligjor. Dispozitat e kësaj pike do të zbatohen brenda 12 muajve nga hyrja në fuqi e ligjit”, thuhet në pikën 3 të nenit 68.

Miratimi i këtij projektligji nënkupton edhe shfuqizimin e dy ligjeve të tjera të viteve 1998 dhe 2015 sa i takon shërbimit të jashtëm dhe shërbimeve konsullore.

Ndërkohë neni 48 detajon edhe mënyrën se si do të bëhet verifikimi i sigurisë dhe pastërtisë së figurës së personit diplomatik.

Neni 48

1. Verifikimi i sigurisë dhe pastërtisë së figurës

2. Personeli diplomatik, teknik dhe administrativ në Shërbimin e Jashtëm i nënshtrohet verifikimit të sigurisë dhe pastërtisë së figurës, sipas parashikimeve të legjislacionit në fuqi dhe këtij ligji.

3. Përmbushja e kritereve, mbi bazën e të cilave vlerësohet lëshimi i certifikatës së sigurisë së personelit, është kusht për vijimin e marrëdhënies në Shërbimin e Jashtëm.

4. Në rast të refuzimit apo revokimit të certifikatës së sigurisë së personelit, punonjësi përjashtohet nga Shërbimi i Jashtëm.
Procedura e verifikimit të pastërtisë së figurës përcaktohet në rregulloren e Shërbimit të Jashtëm.

Pretendimi i Viktor Orban: Kur u intensifikua lufta në Kosovë, Bill Clinton më kërkoi të sulmoja Serbinë

By: E S
9 February 2026 at 13:41

Kryeministri hungarez, Viktor Orban i Hungarisë deklaroi se kur lufta në Kosovë u intensifikua në vitin 1999, gjatë mandatit të tij të parë si kryeministër, ai mori një telefonatë nga presidenti i atëhershëm i SHBA-së, Bill Clinton.

Para një audience në Szombathely, Orban tha se Clinton i kërkoi Hungarisë të hapte një front të dytë dhe të sulmonte Serbinë, ose “të paktën të qëllonte mbi ta nga Hungaria përmes Vojvodinës deri në Beograd”, sipas mediave hungareze.

Siç tha Orban, qeveria e tij e hodhi poshtë këtë dhe iu përgjigj kërkesës së qartë të presidentit amerikan me një “Jo, zotëri!”.

Sipas kryeministrit hungarez, ai e pyeti Clintonin se çfarë do të ndodhte në një situatë të tillë me 300,000 hungarezët etnikë që jetonin në Vojvodinë.

Viktor Orban tha më tej se ata kishin rënë dakord ta diskutonin çështjen personalisht në samitin e NATO-s të planifikuar për një javë më vonë, por amerikanët nuk e ngritën më kurrë çështjen.

Për deklaratën e Orbam reagoi Aron Tabor, një ekspert amerikan dhe pedagog në Institutin e Studimeve Politike dhe Ndërkombëtare në Universitetin Eötvös Lóránd.

Tabor tha se ndërsa kishte disa plane për një operacion tokësor të NATO-s gjatë luftës së vitit 1999 në Kosovë, nuk kishte mbështetje të vërtetë politike për to dhe nuk ka prova se Hungarisë iu kërkua të sulmonte Serbinë.

“Dëshmitarët ndërkombëtarë nuk ofruan prova të mjaftueshme”, Kryeprokurorja e Hagës: Do mbahet përgjegjësi

By: E S
9 February 2026 at 12:47

Në fjalën e saj hyrëse në procesin gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, kryeprokurorja e Hagës, Kimberly West, nënvizoi se krimet për të cilat akuzohen janë kryer dhe se ata mbajnë përgjegjësi ligjore për to.

West gjithashtu theksoi se Gjykata ka dëgjuar dëshmi nga disa dëshmitarë të mbrojtjes, të cilët janë ndërkombëtarë dhe kanë qenë të përfshirë në përpjekje për të sjellë paqe dhe administrim të Kosovës.

“Këto krime janë kryer, dhe se të akuzuarit mbajnë përgjegjësi ligjore për to. Gjykata gjithashtu ka dëgjuar dëshmi drejtpërdrejtë nga disa dëshmitarë të mbrojtjes, shtatë dëshmiratë të mbrojtjes, të gjithë ndërkombëtarë, të cilët ishin të përfshirë në përpjekje për të sjellë paqe dhe administrim të Kosovës dhe që duhet të përgëzohen për përpjekjet e tyre”, tha ajo.

Kryeprokurorja foli për, siç tha ajo, kufizimet e këtyre dëshmive në kontekstin e vendimeve të Gjykatës.

“Por, ndërkohë që përfshirja e tyre në këtë çështje, konstatimet e kufizuara të tyre kanë vlerë për këtë Gjykatë, puna e kësaj Gjykate është tërësisht e ndryshme”.

“Për pjesën dërmuese, shtatë ndërkombëtarët janë hedhur në një situatë me pak informacion lidhur me aktorët kryesorë, të përfshirë, nuk e kanë folur gjuhën, kanë ndërvepruar ballë për ballë më aktorët kryesorë vetëm për pak herë dhe thuajse nuk kanë parë asnjëherë rregullore, urdhëra dhe komunikata të UÇK-së dhe nuk ishin fare të njohur në strukturën e UÇK-së”, tha ajo.

West shtoi se informacioni i kufizuar i dëshmitarëve mund të ketë qenë i mjaftueshëm për punën e tyre të përditshme, por se sipas saj, nuk është i përshtatshëm për të nxjerrë përfundime të sakta juridike.

“Për kontekstin e punës së tyre konkrete, kjo shtresë e paktë informacioni mund të ketë qenë mjaftueshmë, por është absolutisht jo e përshtatshme për të nxjerrë fakte dhe për gjetjen e fakteve të sakta nga kjo Gjykatë”, tha kryeprokurorja./Klankosova.tv

1 vit në qeli, GJKKO kalon për gjykim Erion Veliajn! Avokatët e kryebashkiakut bojkotojnë seancën

By: E S
9 February 2026 at 12:39

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vendosur që të kaloj për gjykim çështjen në ngarkim të Erion Veliajt dhe 29 të tjerëve.

Vendimi u dha në seancë paraprake nga gjyqtarja Etleva Deda.

Ky vendim vjen një vit pas arrestimit të kryebashkiakut të Tiranës.

Nga ana tjetër, avokatët e Veliajt bojkotuan seancën.

Sipas burimeve, “për shkak të shkeljeve të rënda të procesit të rregullt ligjor gjatë seancave paraprake, avokatët e çështjes ku po gjykohen kryetari i Bashkisë së Tiranës dhe të pandehur të tjerë, kanë bojkotuar seancën e sotme ku merret vendimi për të kaluar gjykimin në themel ose jo”.

Horoskopi ditor për nesër, e martë 10 shkurt 2026

By: E S
9 February 2026 at 12:25

Dashi

Kjo e martë do të nisë më së miri, ku do të keni dëshirë që të bëni mirë dhe të dilni në pah. Kjo gjë do të vlejë si për sferën profesionale edhe për atë sentimentale.

Demi

Kjo ditë do ju shohë si protagonist absolut dhe është në dorën tuaj që ta shfrytëzoni këtë mundësi. Yjet janë në anën tuaj.

Binjakët

Hëna do të ketë ndikim pozitiv tek të lindurit e kësaj shenje dhe kjo gjë do ju ndihmojë që të rikuperoni energjinë dhe humorin e mirë. Megjithatë do të hasni me situata, të cilat nuk do të jenë aspak të lehta për tu menaxhuar.

Gaforrja

Kjo ditë do të jetë mjaft e lodhshme, por në fund do arrini që të siguroni një bilanc pozitiv. Po ashtu ju pret një listë e gjatë angazhimesh, të cilat do arrini që ti çoni deri në fund.

Luani

Hapet për ju një fazë e rëndësishme, veçanërisht në sferën profesionale. Prej jush kërkohet një angazhim i madh, por ashtu si zakonisht do të nxirrni në pah disa cilësi të tjera tuajat.

Virgjëresha

Mes lajmeve të mira të kësaj jave, është ndikimi pozitiv i Mërkurit. Do të arrini që të merrni kënaqësi të mëdha, pasi keni punuar shumë dhe ky është momenti për të korrur frytet.

Peshorja

Ditët në vijim do të jenë mjaft pozitive për tu qartësuar me jetën tuaj. Do të keni mundësi që të largoni gjithë ata persona që ju komplikojnë jetën.

Akrepi

Dita do të nisë me dyshime në sferën ekonomike. Bëni kujdes, veçanërisht nëse po planifikoni ndonjë projekt, pasi duhet vëmendje maksimale, shkruan noa.al.

Shigjetari

Kjo nuk është një periudhë negative, ndaj mund të guxoni. Do keni mundësi që të ecni përpara në sferën profesionale. Ndërsa sa i takon ndjenjave mund të mundoheni paksa, por do të merrni rezultatin e dëshiruar.

Bricjapi

Gjatë kësaj fillimjave do të jeni të përhumbur në mendime. Keni shumë ide që ju vijnë në kokë dhe doni që t’iu jepni formë, por ky nuk është momenti i duhur.

Ujori

Kjo ditë e re do të sjellë me vete shumë lodhje. Në këtë periudhë jeni ndjerë nën presion dhe kjo ndjesi stresi do vijojë që t’iu shoqërojë edhe në ditët në vijim.

Peshqit

Në këtë moment keni nevojë për një shtysë më shumë. Këshillohet që të flisni dhe të hapeni me ata që ju duna vërtetë. Në këtë mënyrë do të keni mundësi që të sheshoni të gjitha dyshimet.

Makina përplas për vdekje këmbësorin në aksin Durrës-Rrogozhinë, shoqërohet në polici shoferi

By: E S
9 February 2026 at 12:16

Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në aksin rrugor Durrës-Rrogozhinë.

Automjeti me drejtues shtetasin M. I., ka përplasur një këmbësor. Si pasojë e përplasjes 72-vjeçari ka humbur jetën.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në ambientet e Policisë, për kryerjen e veprimeve procedurale të mëtejshme.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme.

“100 mijë euro ose t’i publikoj videot intime”, pranga 37-vjeçarit nga Kosova që shantazhonte të renë nga Tirana

By: E S
9 February 2026 at 12:08

Një 37-vjeçar nga Kosova është arrestuar në Tiranë pasi i ka kërkuar një 26-vjeçareje 100 mijë euro që të mos i publikonte foto dhe video me përmbajtje intime.

Uniformat blu bëjnë me dije se arrestuan shtetasin kosovar, Hasan Loku, 37 vjeç.

Njoftimi i policisë:

DVP Tiranë/Finalizohet operacioni i koduar “Privatësia”.

Kanosi një shtetase, për t’i dhënë 100 000 euro, që të mos i publikonte në rrjete sociale, foto/video me përmbajtje intime, arrestohet shtetasi kosovar.

Menjëherë pas indicjes se një shtetas kanoste nëpërmjet thirrjeve/mesazheve në një platformë një 26-vjeçare, që t’i jepte 100 000 euro, për të mos i publikuar në rrjete sociale, foto/video me përmbajtje intime, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve ndaj Pronës organizuan punën dhe në kuadër të operacionit “Privatësia”, kapën dhe u vunë në pranga autorin e dyshuar të rastit, shtetasin kosovar:

-H. L., 37 vjeç, banues në Kosovë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”.

Before yesterdayMain stream

Reshje dhe probleme në rrugë, mot i paqëndrueshëm. Java nis me shi, por si parashikohen temperaturat

By: E S
8 February 2026 at 20:52

Java e parë e muajit shkurt u përmbyll me temperatura të larta dhe të pazakonshme për këtë periudhë dimri. Reshjet e shiut kanë vijuar, duke krijuar vështirësi në disa akse rrugore, kryesisht në rrugët kombëtare që lidhin Kukës-Shishtavec, Kukës–Peshkopi dhe Kukës–Fushë Arrëz.

Problematikat kanë prekur edhe rrugët rurale, ku shkarkimet e dheut dhe gurëve kanë penguar qarkullimin. Kompanitë rrugore dhe punonjësit e bashkive kanë ndërhyrë për pastrimin e rrugëve dhe rikthimin e qarkullimit normal të mjeteve.

Probleme të ngjashme janë regjistruar në rrugët rurale të Kukësit, Hasit dhe Tropojës, ku bashkitë përkatëse kanë angazhuar punonjës të drejtorive rajonale për pastrimin dhe hapjen e rrugëve.

Komisioni i Emergjencave Civile njoftoi se nuk janë regjistruar problematika të theksuara, ndërsa i gjithë territori i qarqeve është furnizuar normalisht me energji elektrike. Reshjet e shiut po ndikojnë pozitivisht edhe në situatën hidrologjike, duke përmirësuar ndjeshëm nivelin e ujit.

Liqeni i Fierzës ruan kuotën e tij drejt nivelit maksimal, ndërsa prurjet nga lumenjtë Drini i Bardhë dhe Drini i Zi janë rreth 400 metër kub për sekondë. Hidrocentralet e kaskadës së Drinit – Fierza, Komani dhe Vau i Dejës – po funksionojnë me kapacitet të plotë për prodhimin e energjisë elektrike.

Java që vjen pritet të jetë e paqëndrueshme dhe e lagur, me reshje shiu që do të prekin shumicën e zonave të vendit. Sipas Shërbimit Meteorologjik ashtu si fundjava dhe ditët e para të javës do të karakterizohen nga mot i vrenjtur dhe periudha reshjesh, ndërsa e marta sjell një kthesë

Shërbimi Meteorologjik paralajmëron qytetarët të jenë të kujdesshëm gjatë udhëtimeve, për shkak të rrugëve të lagura dhe ndryshimeve të papritura të motit.

447 të burgosur përfitojnë nga amnistia, por për shkak të kritereve do lirohen vetëm 4 të mitur dhe 9 gra

By: E S
8 February 2026 at 20:44

Megjithëse në relacionin shpjegues për amnistinë të aprovuar nga qeveria, përmendet se projektligji ka në vëmendje të veçantë gratë dhe të miturit, faktikisht rezulton se kjo kategori do të përfitojë më pak krahasuar me të burgosurit e tjerë.

Do të lirohen vetëm 4 fëmijë dhe vetëm 9 gra nga 447 të dënuar që siç është pranuar zyrtarisht do të lirohen, pasi projektligji i amnistisë 2025 u miratua dhe kaloi për diskutim në komisionet parlamentare.

5 janë gra që përfitojnë ulje dënimi dhe 2 fëmijë nga 853 të burgosur të tjerë që do tu zbritet dënimi

Në institutin e të miturve në Kavajë mbahen 27 fëmijë, më i madhi 18 vjeç. ata janë për vepra të rënda duke nisur nga grabitjet me dhunë, vrasje dhe plagosje

Por numri më i madh i të miturve që pritet të fitojnë janë ata nën shërbim prove dhe që nuk janë në burg. Ndërkohë që pranohet në draft se kjo përparësi jepet për t’iu dhënë mundësi për riintegrim më të shpejtë. Nga studimi i draftit që TCH Channel kreu krahasuar me kodin penal rezulton se fitojnë qindra të tjerë që janë kallëzuar, janë nën hetim apo gjykim për krime që parashikohet dënimi deri në 3 vite burgim.

Konkretisht mjekët e dyshuar për mjekim të pakujdesshëm, gra që u akuzuan dhe janë nën hetim për prostitucion, hajdutët, ata që kryen korrupsion në sektorin privat, kontrabandistët, ata që fshehën të ardhurat, që nuk paguan energjinë elektrikë.

Po ashtu qytetarët që kanë shmangur taksat, falsifikatorët, ata që kryen krime mjedisore pa pasoja në jetë, shpifësit dhe ata që fyen, ata që kundërshtuan policinë, që ushtruan ndikim të paligjshëm dhe të gjithë ata që protestuan gjatë 2025 me çdo formë ose duke bllokuar rrugët ose duke manifestuar veprime ndaj uniformave blu.

Kryeministri Mickoski: Provimi i jurisprudencës në Maqedoninë e Veriut duhet të lejohet edhe në gjuhën shqipe

By: E S
8 February 2026 at 20:36

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, ka deklaruar se Ligji për përdorimin e gjuhëve lejon zhvillimin e provimit të jurisprudencës edhe në gjuhën shqipe, në rast se paraqitet një kërkesë e tillë nga studentët.

Duke komentuar kërkesat e studentëve të juridikut, Mickoski theksoi se baza ligjore është e qartë dhe se institucionet duhet ta respektojnë atë.

“Nëse ekziston kërkesë që provimi të jepet në gjuhën shqipe, kjo duhet të lejohet. Ligji për gjuhët është i qartë në këtë aspekt”, u shpreh kryeministri.

Kërkesa për zhvillimin e provimit të jurisprudencës në shqip është bërë zyrtarisht nga studentët e juridikut, të cilët kanë dorëzuar një peticion në disa institucione, përfshirë Ministrinë e Drejtësisë, Inspektoratin për Përdorimin e Gjuhëve, Agjencinë për Zbatimin e Gjuhëve, Kuvendin dhe Qeverinë e RMV-së.

Nga ana tjetër, Ministria e Drejtësisë ka deklaruar se Ligji për Provimin e Jurisprudencës aktualisht parashikon zhvillimin e provimit vetëm në gjuhën maqedonase, çka ka hapur debate mbi përplasjen mes dy akteve ligjore.

Çështja ka nxitur reagime edhe në skenën politike, ku përplasjet nuk kanë munguar mes partive shqiptare në pushtet dhe atyre në opozitë, lidhur me mënyrën e zbatimit të të drejtave gjuhësore.

Truke për të tërhequr fëmijët/ Si funksionon grupi fetar i paligjshëm online që rekrutoi mësuesin në Tiranë

By: E S
8 February 2026 at 20:27

Dritan Zaimi ju predikonte fenë fëmijëve të arsimit fillor në shkollën Gustav Mayer në Tiranë, teksa vetë rezulton të jetë ‘nxënës’ i pastores së vetëshpallur Alketa Auer në Kishën Online Ndërkombëtare që funksionon si grupim fetar në internet i panjohur ligjërisht nga shteti shqiptar.

Nga hulumtimi i gazetares së Top Channel, Kristi Gongo, del në pah se mësuesi i anglishtes është njohur në vitet 90’ me pseudopastoren që pretendon se shëron shqiptarët në emër të Jezus Krishtit. Por së bashku janë ritakuar në vitin 2020, nga ku dyshohet se ka nisur rrugëtimi fetar, që fokusi i indoktrinimit në dukje ka qenë edhe fëmijët.

Materialet ekskluzive të Top Channel tregonin se fëmijët bënin detyra shtëpie për urdhërimet e perëndisë dhe vlerësoheshin me 10, ndërsa kishte edhe dëshmi prindërish që akuzonin 51-vjeçarin se predikonte fenë e “dëshmitarët e jehovait”.

Por postimet e profesorit në platformat sociale tregojnë se Zoti që beson Dritan Zaimi është Yahushua një rrymë mes krishtërimit dhe judaizmit, që e quajnë në formë hebraike Jezusin. Gjatë viteve në publikimet online profesori ka shkruar për alarm ndaj errësirës totale të botës, për vdekjen dhe për luftën ndaj njerëzve që nuk besojnë.

“Tani do të lëkunden themelet e çdokujt që rebelohet ndaj Zotit të gjallë dhe të vërtetë, Jezus Krisht. OSE DO TI NDËNSHTROHENI BIRIT, OSE DO TË SHKATËRROHENI. MOS VDIS PA PRANUAR YAHUSHUA HAMASHIASCH”, shkruhet në një nga postimet e profesorit në Facebook.

Përveç komunitetit virtual, ky grupim ka edhe një strehëz ku zhvillojnë takime me adresë pranë rrugës Aleksandri i Madh në Astir, ndërsa realizojnë edhe evente të mëdha me idenë e shërimit të të sëmurëve, apo edhe pagëzimeve të shumta, mes tyre edhe fëmijë./tch/

Dhuna ndaj avokatit Kujtim Cakrani, Meta reagon nga burgu: Autorët të vendosen para ligjit sa më shpejt!

By: E S
8 February 2026 at 20:18

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka reaguar nga burgu pas dhunimit të avokatit të tij Kujtim Cakrani në Vlorë, duke e dënuar ashpër sulmin dhe duke kërkuar ndëshkimin e autorëve.

“Dënoj me ashpërsi sulmin ndaj Avokatit Kujtim Cakrani nga dy banditë, të cilët jo vetëm duhet të identifikohen, por edhe të vendosen para ligjit sa më shpejt. Nuk është hera e parë, që sulmohen avokatët sepse jetojmë në një regjim ku ata konsiderohen jo vetëm të panevojshëm, por edhe problematikë.

Solidaritetin tim të plotë me Avokatin Cakrani, me familjen e tij, si edhe me të gjithë kolegët”, thuhet në deklaratën e Metës në Facebook.

Dënohet me 6 vite burg në Iran fituesja e Nobelit për Paqen në vitin 2023, Narges Mohammadi

By: E S
8 February 2026 at 20:08

Narges Mohammadi, fituese e Çmimit Nobel për Paqen në vitin 2023, është dënuar me gjashtë vite burg në Iran. Lajmi u bë i ditur nga avokati i aktivistes për të drejtat e njeriut.

Ditët e fundit, Mohammadi kishte nisur një grevë urie në burgun iranian ku mbahet e ndaluar, si formë proteste kundër asaj që ajo e konsideron një ndalim të paligjshëm.

Avokati i saj, Mostafa Nili, deklaroi për AFP se dënimi me gjashtë vite burg është dhënë nga një gjykatë iraniane. Akuza ndaj aktivistes, sipas tij, është “bashkim dhe bashkëpunim për kryerjen e veprave penale”, një formulim që në praktikë nënkupton akuzë për komplot.

Përveç dënimit me burg, vendimi parashikon edhe ndalim daljeje nga vendi për një periudhë dyvjeçare. Avokati shtoi se fituesja e Nobelit ka marrë gjithashtu një dënim shtesë prej një viti e gjysmë burg për aktivitet propagandistik, si dhe detyrim që për dy vite të qëndrojë në qytetin Khosf, në provincën lindore të Jugut Khorasan.

Narges Mohammadi u arrestua më 12 dhjetor 2025, gjatë ceremonisë mortore të Khosrow Alikordit, një avokat i angazhuar për të drejtat e njeriut, i cili u gjet i vdekur në rrethana të dyshimta. Javët e fundit, aktivistja është mbajtur në izolim në burgun e Mashhadit.

Në burg, disa ditë më parë, Mohammadi nisi grevën e urisë për të protestuar kundër ndalimit të saj, që e cilëson të paligjshëm. Ajo kërkonte kushte më të mira paraburgimi, të drejtën për të komunikuar me telefon, për të takuar avokatët e saj dhe për të pranuar vizita.

Edhe në të kaluarën, Mohammadi ka kaluar periudha të gjata në burg. Ajo u nderua me Çmimin Nobel për Paqen për luftën e saj mbi 20-vjeçare për të drejtat e njeriut, veçanërisht për të drejtat e grave.

Në ceremoninë e ndarjes së çmimit në Oslo, Nobelin e tërhoqën fëmijët e saj binjakë, Kiana dhe Ali Rahman, atëherë 17 vjeç. Ata lexuan mesazhin që nëna e tyre kishte nxjerrë fshehurazi nga burgu i Evin-it: “Populli iranian, me këmbëngulje, do ta kapërcejë represionin dhe autoritarizmin. Mos dyshoni, kjo është e sigurt.”

CNN: Jeffrey Epstein u përpoq disa herë të komunikonte me zyrtarë rusë, ‘për t’u afruar’ te Putin!

By: E S
8 February 2026 at 20:00

Jeffrey Epstein është përpjekur që të komunikonte me presidentin rus Vladimir Putin, shkruan CNN. Në një artikull të fundit, CNN risjell disa dokumente duke pasqyruar momentet kur Epstein ka tentuar të kontaktojë zyrtarët ruse.

Ishte qershori i vitit 2018, rreth një vit pasi ambasadori i Rusisë në Kombet e Bashkuara, Vitaly Churkin kishte vdekur papritur Churkin ishte dikush me të cilin Epstein takohej rregullisht në Nju Jork, sipas dokumenteve të reja të publikuara nga Departamenti i Drejtësisë dhe Epstein madje i ishte ofruar të ndihmonte djalin e Churkin , Maxim të gjente një punë në një firmë menaxhimi pasurie në Nju Jork. Tani Epstein po kërkonte të fliste me një zyrtar tjetër rus që bëhej fjalë sipas CNN për ministrin e Jashtëm Sergey Lavrov.

Më 24 qershor 2018, Epstein i dërgoi një email politikanit norvegjez Thorbjørn Jagland, atëherë sekretar i përgjithshëm i Këshillit të Evropës, “Mendoj se mund t’i sugjeroni Putinit, që Lavrov të marrë informacion duke folur me mua, Vitaly Churkin e bënte më parë, por vdiq. ?!”

Jagland u përgjigj se do të takohej me asistentin e Lavrovit të hënën e ardhshme dhe do tja sugjeronte këtë.

Epstein nga ana tjetër u përgjigj: “Churkin ishte i shkëlqyer. Ai e kuptoi Trumpin pas bisedave tona. Nuk është komplekse. Ai duhet parë për të kuptuar diçka që është kaq e thjeshtë.”

Ndërsa interesi i Epstein për të zbuluar modele nga Rusia dhe pjesë të tjera të Evropës Lindore kishte dalë në dritë më parë. Publikimi i fundit i dokumenteve që lidhen me financierin ofron një pasqyrë të re mbi përpjekjet e tij për t’u afruar me zyrtarë të lartë rusë, përfshirë Putinin, të cilin Epstein u përpoq ta takonte ose të fliste disa herë, shkruan CNN.

Dokumentet e reja që tregojnë më shumë komunikime të Epstein me politikanë ndërkombëtarë, përfshirë zyrtarë rusë, kanë çuar në më shumë spekulime rreth motiveve të miliarderit.

Kryeministri polak Donald Tusk tha në një takim të kabinetit këtë javë se vendi i tij do të nisë një hetim mbi lidhjet e mundshme të Epstein me inteligjencën ruse.

“Gjithnjë e më shumë pista, gjithnjë e më shumë informacione dhe gjithnjë e më shumë komente në shtypin global lidhen me dyshimin se ky skandal i paparë pedofilie është bashkëorganizuar nga shërbimet e inteligjencës ruse”, tha Tusk.

“Nuk kam nevojë t’ju tregoj se sa serioze është për sigurinë e shtetit polak mundësia gjithnjë e më e mundshme që shërbimet ruse të inteligjencës të kenë bashkëorganizuar këtë operacion”, shtoi Tusk, duke nënvizuar: “Kjo mund të nënkuptojë vetëm se ata gjithashtu posedojnë materiale kompromentuese kundër shumë udhëheqësve që janë ende aktivë sot”.

Kremlini hodhi poshtë sugjerimet se Epstein ishte spiun për Rusinë.

“Teoria se Epstein kontrollohej nga shërbimet e inteligjencës ruse mund të merret në çdo mënyrë, por jo seriozisht”, deklaroi zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov.

Peskov shtoi se gazetarët “nuk duhet të humbasin kohë” duke hetuar akuzat se Epstein kishte lidhje me inteligjencën ruse.

Analistët i paralajmëruan CNN-së se dokumentet sugjerojnë pak më shumë sesa përpjekjen e Epstein për të bashkëpunuar me figura me ndikim dhe për ta pozicionuar veten si një lloj lojtari me pushtet gjeopolitik.

Megjithatë, dokumentet nuk tregojnë nëse Epstein ka arritur ndonjëherë të lidhet me udhëheqësin rus.

Më 9 maj 2013, sipas dokumenteve, Epstein i shkroi ish-kryeministrit izraelit Ehud Barak se Jagland “do të takohet me Putinin në Soçi” më 20 maj dhe se Jagland e pyeti nëse Epstein do të ishte i disponueshëm për t’u takuar me presidentin rus “për të shpjeguar se si Rusia mund të strukturojë marrëveshjet në mënyrë që të inkurajojë investimet perëndimore”.

«Nuk e kam takuar kurrë, doja që ta dije», shtoi Epstein në emailin e tij drejtuar Barakut.

Disa ditë më vonë, Jagland i tha Epstein më 14 maj 2013 se planifikonte t’i përcillte Putinit një mesazh në emër të Epstein se Epstein mund të ishte i dobishëm.

Nga ana tjetër përmes një zëdhënësi, miliarderi Bill Gates e ka përshkruar publikisht takimin me Epstein si një “gabim serioz në gjykim”, por mohoi çdo sjellje të papërshtatshme .

Por në një email tjetër drejtuar Barakut më 21 maj 2013 , Epstein pretendoi pa dhënë prova se kishte mohuar një kërkesë nga Putini për t’u takuar gjatë një konference ekonomike ruse në Shën Petersburg.

Epstein tha se nëse Putini donte të takohej me të, ai do të “duhej të linte mënjanë kohën reale dhe privatësinë”. (Nuk është e qartë nëse Putini me të vërtetë ka kërkuar ndonjëherë të takohet me Epsteinin.)

CNN i është drejtuar Kremlinit për të marrë komente mbi korrespondencën e Epstein me Barakun.

Më shumë se një vit më vonë, në korrik 2014, një email drejtuar Epstein sugjeron se ai kishte një takim të planifikuar së shpejti me Putinin dhe e kishte ftuar themeluesin e LinkedIn të bashkohej. Joi Ito, atëherë drejtor i MIT Media Lab, i shkroi Epstein: “Nuk arrita ta bindja Reid të ndryshonte axhendën e tij për të shkuar të takohej me Putinin me ty. ;-)”

Ito më parë kërkoi falje për lidhjen e tij me Epstein dhe për pranimin e fondeve për MIT Media Lab.

Disa nga komunikimet e Epstein me rusë të shquar ndodhën në një kohë delikate në marrëdhëniet SHBA-Rusi – pasi komuniteti i inteligjencës amerikane akuzoi Rusinë për ndërhyrje në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016, të cilat i fitoi Donald Trump.

Në qershor 2018, Jagland i dërgoi një email Epsteinit se shpresonte të qëndronte në rezidencën e tij në Paris dhe se do të vinte nga Moska, ku planifikonte të takohej me Putinin, Lavrovin dhe Dmitry Medvedevin, atëherë kryeministrin e Rusisë.

«Më vjen keq që nuk jam me ty për të takuar rusët», u përgjigj Epstein.

Të enjten, njësia hetimore e Norvegjisë, Økokrim, njoftoi se kishte hapur një hetim ndaj Jagland bazuar në informacionin në dokumentet e Epstein.

Në një deklaratë, avokati i Jagland, Anders Brosveet, tha se klienti i tij do të bashkëpunonte me hetimin dhe do t’i ofronte agjencisë “gjetjet kryesore dhe dokumentacionin përkatës”. “Bazuar në atë që kemi zbuluar deri më tani, ne mbetemi të sigurt për rezultatin”, tha Brosveet.

Jagland ka mohuar çdo shkelje që lidhet me Epsteinin.

Dokumentet sugjerojnë se Epstein kishte një marrëdhënie të ngushtë me të paktën një rus që kishte lidhje me FSB-në – shërbimin kryesor të sigurisë së Rusisë dhe pasardhësin e KGB-së.

Epstein iu referua Sergey Belyakov, i cili, sipas agjencisë shtetërore ruse të lajmeve TASS, u diplomua nga Akademia FSB në Moskë në vitin 1999, si “miku im shumë i mirë” në një email të vitit 2015 drejtuar kapitalistit miliarder Peter Thiel.

Dokumentet gjithashtu tregojnë se Epstein i ishte ofruar ta prezantonte atë me Belyakov, i cili në atë kohë drejtonte Fondacionin e Forumit Ekonomik të Shën Petersburgut, përgjegjës për organizimin e konferencës më të madhe ekonomike të Rusisë.

Dhomat e Avokatisë në Vlorë dhe Fier dënojnë dhunën ndaj avokatit Kujtim Cakrani: E patolerueshme!

By: E S
8 February 2026 at 19:52

Dhuna ndaj avokatit Kujtim Cakrani në qytetin e Vlorës ka sjellë reagime nga dhomat vendore të avokatisë në Vlorë dhe Fier, të cilat kanë dënuar aktin dhe kanë kërkuar hetim të shpejtë e vënien para përgjegjësisë të autorëve.

Në një komunikatë për shtyp Dhoma Vendore e Avokatisë Vlorë e ka cilësuar dhunimin e avokatit një akt të patolerueshëm duke shprehur shqetësim të thellë për rastet e përsëritura të dhunës që, sipas saj, po cenojnë sigurinë e profesionistëve dhe qytetarëve në qytet.

“Dhomë Vendore e Avokatisë Vlorë shpreh shqetësimin e saj të thellë për çdo akt dhune që cenon integritetin dhe sigurinë e profesionistëve dhe qytetarët të saj. Është e patolerushme që në qytetin e Vlorës ka raste të përditshme të ushtrimit të dhunës ndaj profesionistëve por edhe ndaj qytetarëve të saj. Dhuna, pavarësisht autorit apo motivit, është gjithmonë e papranueshme dhe bie ndesh me parimet themelore të një shoqërie të drejtë dhe të qytetëruar. Dhuna nuk është kurrë një mjet për të zgjidhur mosmarrëveshje dhe duhet të dënohet fuqishëm nga institucionet përgjegjëse. Dhomë Vendore e Avokatisë Vlorë fton autoritetet përkatëse që të veprojnë sipas ligjit, duke garantuar jo vetëm drejtësinë për rastet e dhunës, por edhe sigurinë e të gjithë profesionistëve dhe qytetarëve. Ne ripërsërisim se shoqëria jonë ka nevojë për dialog, respekt dhe zbatim të ligjit si mjet për të zgjidhur çdo konflikt. Dhuna, kudo dhe nga kushdo qoftë, nuk ka vend në shoqërinë tonë” thuhet në deklaratën e Dhomës Vendore të Avokatisë në Vlorë të publikuar në faqen e saj në Facebook.

Edhe Dhoma Vendore e Avokatisë Fier bëri thirrje që rasti të zbardhet sa më parë, duke i kërkuar Policisë së Vlorës që brenda orëve në vijim të identifikojë autorët dhe të informojë opinionin publik mbi rrethanat e plota të ngjarjes.

“Urojmë që situata në fjalë të mos ketë lidhje me profesionin e avokatit dhe apelojmë Policinë e Vlorës që brenda orëve në vijim të vërë përpara përgjegjësisë autorët dhe të sqarojë opinionin publik. Dhuna nuk duhet të mbetet e pandëshkuar, sepse kur ndodh ndaj një avokati me profil të lartë publik, qytetarët ndjehen akoma më të kërcënuar” thuhet në komunikatën për shtyp.

Kujtim Cakrani ndodhet aktualisht i shtruar në Spitalin e Vlorës, në repartin e kirurgjisë, ku po merr ndihmë mjekësore. Mësohet se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti në një pikë karburanti, që dyshohet se ka nisur për shkak të një dere automjeti të lënë të hapur.

Nga spitali, avokati ka deklaruar se është provokuar fillimisht nga dy të rinj dhe më pas është goditur nga pas me mjet prerës. Ai mohuar kategorikisht se ka pasur konflikte të mëparshme me ta.

Martesat për letra jashtë vendit, divorce dhe fëmijë të lindur jashtë martese/ Bum rastesh në gjykatën e Fierit

By: E S
8 February 2026 at 18:47

Fieri mban rekord për divorce, martesa fiktive dhe fëmijë të lindur jashtë martese. Sipas statistikave, për vitin 2025 rezulton se u regjistruan nga një deri në dy kërkesë-padi në ditë për zgjidhje martese, ndërsa në total janë shënuar 571 raste brenda të divorceve.

“Në zgjidhjet e martesave është dhe një numër shumë i lartë i martesave fiktive. Janë martesa të lidhura me persona që kanë probleme me dokumentacionin në shtete të ndryshme. Këta persona krijoin martesa fiktive, marrin mbiemrat e rinjë të bashkëshorteve me të cilat bëjnë dokumentacione me qëllim kalimin në shtete të ndryshme”, thotë avokati Ervis Goxhaj.

Të dhënat nga Gjykata e Fierit tregojnë edhe rritje të padive për mosnjohje atësie. Vetëm gjatë dy viteve të fundit janë regjistruar 29 çështje të tilla, përmes të cilave pretendohet mosnjohja e atësisë, ndërsa në 6 raste të tjera janë hapur procese gjyqësore për njohje atësie.

Kërkesat për mosnjohje atësie, që shpesh shoqërojnë procesin e divorcit, sipas avokatëve, lidhen edhe me fenomenin e martesave fiktive. Këto janë celebrime që kryhen në shmangie të ligjit.

Në pjesën dërrmuese të rasteve, janë burrat ata që, për të anashkaluar dëbimet nga shtetet evropiane, marrin mbiemrin e bashkëshorteve. Ndërkohë, këto të fundit sjellin në jetë fëmijë me partnerin ose bashkëjetuesin, por ligji njeh si baba bashkëshortin zyrtar.

“Një vajzë martohet për shkak të dokumenteve, por gjatë kësaj periudhe ajo mund të mbetet shtatëzënë më personin që bashkëjeton. Ligjërisht fëmija i nihet personit me të cilin ajo ka bërë dokumente martesore ose martesë fiktive. Këta raste mund të rregullohen vetëm përmes mosnjohjes së atësisë”,- thotë Goxhaj.

Sipas avokatit Goxhaj, paditë për mosnjohje të atësisë po bëhet gjithnjë e më shqetësues, ndërkohë që mungon një frenim ligjor, për sa kohë vazhdojnë martesat fiktive me qëllim përfitime ligjore në shtete të tjera.

Galaja e Festës së Pranverës, një shfaqje me dimension të madh artistik e kulturor

By: E S
8 February 2026 at 18:38

Galaja e Festës së Pranverës 2026 të CMG-së është një harmonizim i shfaqjeve inovative të kulturës tradicionale, deri në integrimin e arteve brenda e jashtë Kinës.

Në skenat e galasë së CMG-së, janë përmbledhur dashuritë e njerëzve për qiellin, tokën, natyrën, si edhe sinqeriteti njerëzor. Kënga “Fillimi i pranverës” tregon gjallërinë e dukshme në këtë periudhë të ngrohtë. Valla “Zëri i pranverës së re” ka përfshirë interpretimin e veglave të ndryshme muzikore, duke integruar elegancën dhe humorin.

Krahas kësaj, janë përzier edhe kulturat e ndryshme të botës në këtë skenë. Vallja “Prekja e tokës është nisja e festës” ndërthur vallet e kombësisë Hani dhe kombësisë Lisu, si edhe vallet tradicionale të Spanjës dhe Hungarisë. 4 stilet e ndryshme përqafojnë njëra-tjetrën në një skenë të përbashkët.

Me suksesin e aplikimit për trashëgimi botërore, Festa e Pranverës po bëhet gjithnjë e më shumë një lidhje e rëndësishme kulturore mes Kinës dhe botës. Rreth një e pesta e popullsisë botërore e kremton këtë festë në mënyra të ndryshme.

Këtë vit, aktiviteti i CMG-së “Preludi e Galasë: Bota ndjek galanë e CMG-së” ka filluar të mbahet në SHBA, Rusi, Francë, Itali dhe shumë vende afrikane, duke ofruar për pjesëmarrësit mundësinë të përjetojnë atmosferën e gëzuar dhe të qetë të Vitit të Ri Kinez përmes performancave artistike, përvojave folklorike dhe blerjes së mallrave kulturore.

Darkë “e çmendur” mes Musk dhe Zuckenberg/ Fotoja nga dosja Epstein që tregon lidhjet me disa nga figurat më të njohura

By: E S
8 February 2026 at 18:30

Një fotografi e re e publikuar nga dosjet e Jeffrey Epstein ka rikthyer në vëmendje lidhjet e tij me disa nga figurat më të njohura. Fotoja tregon një darkë të vitit 2015, ku në të njëjtën tavolinë shihen themeluesi i Facebook, Mark Zuckerberg, shefi i SpaceX dhe Tesla, Elon Musk, si dhe bashkëthemeluesi i PayPal, Peter Thiel. Vetë Epstein, më vonë, u mburr se kjo mbledhje kishte qenë “e çmendur”.

Fotografia është publikuar si pjesë e dokumenteve të bëra publike nga Departamenti i Drejtësisë i Shteteve të Bashkuara. Sipas mediave britanike, imazhi ishte dërguar me email nga Epstein dret vetvetes më 3 gusht 2015, vetëm një ditë pasi ai kishte marrë pjesë në këtë darkë luksoze me titanët e teknologjisë. Po ashtu, Epstein kishte edhe një kopje të fotografisë të vendosur në kornizë në apartamentin e tij në Manhattan, çka tregon rëndësinë që ai i jepte këtij takimi.

Nga emailet e përfshira në dosje rezulton se darka ishte zhvilluar më 2 gusht 2015. Disa javë më vonë, në një email të datës 20 gusht 2015 drejtuar miliarderit Tom Pritzker, Epstein e përshkroi këtë takim si “të çmendur”. Ky përshkrim është rikthyer tani në qendër të vëmendjes, teksa rritet shqyrtimi publik mbi marrëdhëniet që financieri i diskredituar kishte me figura shumë të fuqishme nga bota e biznesit dhe teknologjisë.

Pas publikimit të këtyre dokumenteve, personat që përmenden në dosje kanë filluar të minimizojnë çdo lidhje me Epstein. Kjo ndodh ndërsa Departamenti i Drejtësisë ka bërë publikimin e më shumë se tre milionë dokumenteve që lidhen me rrjetin shoqëror dhe aktivitetet e tij, duke hedhur dritë mbi kontaktet e shumta që ai kishte me politikanë, biznesmenë dhe figura publike.

Megjithatë, është e rëndësishme të theksohet se shfaqja në fotografi apo dokumente nuk përbën provë të ndonjë shkeljeje apo përfshirjeje në veprimtari të paligjshme. Rasti i Elon Musk është një nga më të përfolurit, pasi emri i tij shfaqet disa herë në dosje, përfshirë edhe shkëmbime të mëparshme email-esh që sugjerojnë një marrëdhënie miqësore mes tij dhe Epstein disa vite para darkës së vitit 2015.

Pavarësisht këtyre zbulimeve, Musk, sot njeriu më i pasur në botë, ka mohuar vazhdimisht të ketë qenë i afërt me Epstein. Në një intervistë për Vanity Fair, ai deklaroi se nuk e njihte aq mire financiarin e ndjerë.

“Nuk më kujtohet ta kem prezantuar Epstein me askënd, sepse nuk e njoh aq mirë sa ta bëja këtë. Epstein është padyshim një njeri i çuditshëm dhe Zuckerberg nuk është një mik i imi”. Gjithashtu, më 31 janar, Musk reagoi edhe në platformën X, duke hedhur poshtë pretendimet se kishte marrë pjesë në tubime apo festa të Epstein. Ai shkroi se nuk ka qenë kurrë në asnjë festë të Epstein dhe se ka kërkuar vazhdimisht që ata që kanë kryer krime në bashkëpunim me të, të ndiqen penalisht.

Publikimi i kësaj fotografie dhe dokumenteve shoqëruese ka rihapur debatin mbi mënyrën sesi Jeffrey Epstein arriti të krijojë dhe ruajë lidhje me njerëz jashtëzakonisht të fuqishëm, edhe pas dënimeve dhe skandaleve që shoqëruan emrin e tij. Ndërkohë, opinioni publik vazhdon të kërkojë transparencë dhe sqarime më të plota mbi këto marrëdhënie, pa paragjykuar, por duke kërkuar përgjegjësi aty ku ka fakte./Daily Beast/

❌
❌