Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 12 January 2026Main stream

09:46 Kompensimi për arsimin e fëmijëve nis nga marsi, si do të funksionojë skema e rillogaritjes së tatimit

By: Kesjana
12 January 2026 at 09:46

Last Updated on 12/01/2026 by Kesjana

Nga muaji mars 2026, të gjitha familjet që kanë nën ngarkim fëmijë të moshës nën 18 vjeç do të përfitojnë kompensim.

Për herë të parë, nga ky vit, njërit prej prindërve do t’i zbriten nga të ardhurat vjetore bruto të 2025-s, 48 mijë lekë shpenzime për përkujdesin e fëmijëve edhe 100 mijë lekë për arsimin, kur të plotësojë Deklaratën e të Ardhurave Personale në muajin mars. Kompensimi do të përfitohet nga rillogaritja e tatimit të paguar në 2025.

Pra, masa e kompensimit nuk do të jetë fikse me vlerë 48 mijë lekë në vit apo 100 mijë lekë në vit. Këto vlera të parashikuara në ligjin e ri “Për tatimin mbi të ardhurat” janë shpenzimet që do t’u zbriten të ardhurave vjetore bruto të vitit 2025.

Zbritja e shpenzimeve në vlerën 48 mijë lekë në vit do të llogaritet për çdo fëmijë të moshës nën 18 vjeç, pavarësisht nivelit të të ardhurave që prindërit kanë gjeneruar gjatë vitit 2025. Ndërsa shpenzimi prej 100 mijë lekësh në vit do t’u zbritet individëve me të ardhura deri në kufirin e 1.2 mln lekë në vit.

Në një çift bashkëshortësh, të drejtën për zbritjen e shpenzimeve të fëmijëve në ngarkim dhe për arsimimin, nëse plotësohet kufiri i të ardhurave, e ka anëtari me të ardhura më të larta vjetore. Pra zbritja e shpenzimeve për fëmijët nga baza vjetore e tatueshme nuk përfitohet nga të dy prindërit e fëmijëve në ngarkim, por vetëm ai që ka të ardhurat më të larta të deklaruara.

Prej individëve përfitues tatimi mbi të ardhurat nga paga është paguar çdo muaj për vitin 2025, por zbritja e shpenzimeve për fëmijët nga totali i të ardhurave vjetore të fituara nga punësimi, do të bëhet në Mars 2026 përmes plotësimit të Deklaratës Vjetore të të Ardhurave (DIVA).

Pas zbritjes së shpenzimeve, baza e tatueshme pra totali i të ardhurave bruto do të ulet, për rrjedhojë edhe tatimi i rillogaritur do të jetë më i ulët. Sakaq gjatë vitit 2025 tatimi i paguar ëhstë më i lartë sesa tatimi i rillogaritur. Diferenca e tatimit që është paguar në 2025 me tatimin e rillogaritur është kompensimi që do të përfitojnë individët për arsimimin e fëmijëve.

Sipas shembullit të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, nëse një individ X me të ardhura mujore 70 mijë lekë apo të ardhura vjetore prej 840 mijë lekë për 2025-n ka paguar tatim prej 5,200 lekë në muaj apo tatimin vjetor prej 62,400 lekë.

Individi ka dy fëmijë në ngarkim të moshës nën 18 vjeç dhe të ardhurat vjetore nuk kalojnë kufirin e 1,2 milionë lekëve, për të cilat do të përfitojë zbritje shpenzimesh prej 48 mijë lekë për çdo fëmijë dhe shumën fiske prej 100 mijë lekë në vit për arsimimin e tyre.

Pas zbritjes së shpenzimeve nga totali i të ardhurave për 2025, tatimi i ri për këtë individ llogaritet në vlerën e 29,120 lekë. Por ndërkohë individi X për 2025 kishte paguar një tatim vjetor prej 62,400 lekë. Këtij detyrimi të paguar do t’i zbritet tatimi i ri llogaritur me vlerë 29,120. Diferenca prej 33,2 mijë lekë është shuma që i takon të kërkojë për rimbursim brenda 3 muajve, pas plotësimit të DIVA-së.

Pra nëse tatimi i paguar gjatë vitit 2025 rezulton se është më i lartë se tatimi i llogaritur pas zbritjeve të shpenzimeve në DIVA, që do të plotësohet deri më 31 Mars 2026, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve (DPT) më herët ka sqaruar për Monitor se në këtë rast individi ka të drejtë që brenda 3 muajve të kërkojë rimbursimin e parave, pra kthimin e tyre.

Për të dyja rastet si për përfitimin e zbritjes së shpenzimeve për rritjen e fëmijëve dhe shpenzimit fiks për arsim (këto të fundit përfitohen vetëm nga individët me të ardhura vjetore deri në 1,200,000 lekë) duhet të bëhet ruajtja e dokumentacionit, dukë përfshirë certifikatën familjare për fëmijët në ngarkim, kontratat me institucionet arsimore, përfshirë pagesat për gjuhët e huaja.

Si do të përfitohet kompensimi

Përmes rillogaritjes së tatimit të paguar për vitin 2025.

Për ta bërë këtë, individët duhet të plotësojnë Deklaratën Vjetore të të Ardhurave (DIVA) deri më 31 mars 2026.

Llojet e zbritjeve

48,000 lekë për fëmijë në vit – përfiton secili fëmijë, pavarësisht nivelit të të ardhurave të prindërve.

100,000 lekë për fëmijë në vit – përfiton vetëm nëse të ardhurat e individit nuk kalojnë 1.2 milion lekë në vit.

Rregulla për çiftet bashkëshortore

Zbritja e shpenzimeve për fëmijët i takon prindit me të ardhura më të larta.

Pra, nuk mund ta ndajnë të dy bashkëshortët njësoj, përveç rastit kur të ardhurat janë të barabarta.

Si funksionon kompensimi

Gjatë vitit 2025, tatimi mbi të ardhurat është paguar çdo muaj nga paga.

Në Mars 2026, tatimi llogaritet përsëri duke përfshirë zbritjet për fëmijët.

Nëse tatimi i rillogaritur është më i ulët se tatimi i paguar gjatë vitit 2025:

Diferenca kthehet si kompensim/rimbursim.

Shembull praktik

Individi X ka 2 fëmijë nën 18 vjeç dhe të ardhura vjetore 840,000 lekë.

Tatimi i paguar gjatë vitit 2025: 62,400 lekë (5,200 lekë/muaj).

Zbritjet:

48,000 lekë për çdo fëmijë = 96,000 lekë

100,000 lekë për arsimin e fëmijëve

Pas zbritjeve, tatimi i ri: 29,120 lekë

Diferenca që individi mund të marrë si kompensim:

62,400−29,120=33,280 lekë

Kjo shumë mund të kërkohet brenda 3 muajve nga plotësimi i DIVA-s./ Monitor/kb

09:25 Ndryshime në Policinë e Shtetit, emërohen drejtues të rinj në Korçë, Lezhë dhe Durrës

By: Kesjana
12 January 2026 at 09:25

Policia e Shtetit ka bërë ndryshime të rëndësishme në drejtimin e degëve vendore, ku disa drejtues të lartë janë emëruar ose rikthyer në detyrë, në vijim të lëvizjeve të fundit të komandës qendrore të forcës policore. Këto ndryshime synojnë forcimin e punës operative dhe të koordinimit në terren në qytete kryesore të vendit.

Qarkun e Korçës, Drejtuesi Vilson Bala është emëruar në detyrë si Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë. Bala ka një karrierë të gjatë në struktura të policisë vendore dhe pritet të marrë drejtimin e punës policore në zonë.

Po ashtu, Drejtuesi Islor Islami është caktuar përkohësisht Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, ku do të udhëheqë punën e uniformave dhe shërbimeve të përgjithshme të sigurisë për qytetarët në këtë zonë

Një tjetër emërim i rëndësishëm është ai i Drejtuesit Afrim Tafa, i cili është emëruar përkohësisht Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës.

Ndërkohë, në Elbasan, Drejtori aktual i Drejtorisë Vendore të Policisë, Drejtuesi Fatmir Hoxha, ka rifituar detyrën pas rezultateve të larta të arritura gjatë fundvitit 2025. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, i ka revokuar dorëheqjen dhe e ka konfirmuar vazhdimin e tij në drejtimin e DVP Elbasan për shkak të punës së suksesshme që ai ka bërë në drejtim të sigurisë dhe zbatimit të ligjit në qark./kb

07:45 Alimehmeti paralajmëron: Në Shqipëri do ndërhyjnë ndërkombëtarët

By: Kesjana
12 January 2026 at 07:45

Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Ilir Alimehmeti, është shprehur se në Shqipëri do të ketë ndërhyrje ndërkombëtare për të rrëzuar kryeministrin Edi Rama nga pushteti.

Komentet Alimehmeti i bëri në emisionin ‘Terminal’ me gazetaren Aurora Sulçe në A2 CNN, ku tha se ndërkombëtarët nuk mund të lejojnë që në një vend të NATO-s të jenë në dorë të kriminelëve (duke iu referuar këtu dosjes së AKSHI-t).

Alimehmeti tha gjithashtu se kryeministri Edi Rama në dukje është perëndimor, por në të vërtetë është pro-lindjes, pasi sipas tij, është ortak i Presidentit serb Aleksandër Vuçiç.

“Aksi në letra joni është perëndimor, por në udhëheqje është lindor. Edi Rama nuk është pro-perëndimit, por është pro-Vuçiçit. Ballkanin e Hapur ai e bëri. E ka ktej aksin ai, jo andej. 1.5 milionë vetë jemi në total. Serbia nuk është vend anëtar i NATO-s, Shqipëria është. Dhe NATO-s nuk i intereson një hallkë e dobët zinxhiri.

I interesojnë të gjitha hallkat e zinxhirit të forta. Sepse e kemi parë shumë mirë vitin e kaluar se ku është orientimi gjeopolitik. Dhe ju patë shumë mirë sesi me AKSHI-n u bë -n u bë çështje e sigurisë kombëtare. Këtu çdo gjë e jona qenka në duart e pak kriminelëve.

Ky është vend i NATO-s dhe ju do shihni se këtu do ketë ndërhyrje, sepse nuk mund të lejohet dot kjo. Nuk ka asnjë autokraci në Europën Lindore që të jetë thyer vetëm me votë të lirë. Kështu ka ndodhur në të gjithë kontinentin tonë”, tha mes të tjerash Alimehmeti./kb

07:25 U procedua për keqtrajtim të tre fëmijëve të saj/ 33-vjeçarja në Durrës: Ish-vjehrra më ngriti kurth

By: Kesjana
12 January 2026 at 07:25

Nëna e tre fëmijëve që u gjetën të vetëm ditën e sotme në një apartament në Durrës, ka reaguar pasi u procedua penalisht nga policia.

Në një prononcim për mediat, ajo është shprehur se është e divorcuar prej 5 vitesh dhe se i lë fëmijët së bashku kur shkon në punë. Po ashtu ajo ka akuzuar ish-vjehrrën e saj, e cila ishte dhe personi që bëri denoncimin, se i kishte ngritur kurth.

“Kam tre fëmijë, 5, 10 dhe 12 vjeç. Jam e divorcuar prej 5 vjetësh dhe punoj banakiere. Të tre fëmijët i lë së bashku kur shkoj në punë sepse paguhem 400 mijë lekë në muaj dhe paguaj 300 mijë lekë qera. Nuk kam mundësi të rri me ta gjatë gjithë kohës, por kurrë nuk i braktis. Ky është një kurth. Nuk e di si mund të ndodhë që dikush të hyjë në shtëpinë time pa leje dhe të më denoncojë në polici,” është shprehur ajo.

Ndërkohë më herët, Ministria e Shëndetësisë njoftoi se tre fëmijët ndodhen në spitalin e Durrësit, nën kujdesin e mjekëve, të shoqëruar edhe nga nëna. Bëhet po ashtu me dije se iu është siguruar ushqim dhe veshmbathja e nevojshme.

“Pas sinjalizimit nga media ditën e sotme, mbi braktisjen e mundshme të tre fëmijëve nga nëna e tyre, Shërbimi Social Shtetëror, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit dhe Operatorin e Shërbimit të Kujdesit Shëndetësor mori deklaratat përkatëse nga nëna, fëmijët dhe gjyshja e tyre.

Pak minuta më parë, tre fëmijët kanë mbërritur në Spitalin Rajonal Durrës, ku po qëndrojnë nën kujdesin e mjekëve, të shoqëruar edhe nga nëna, ndërkohë që iu është siguruar ushqim dhe veshmbathja e nevojshme. Në vijim, do të mblidhet Grupi Teknik Ndërsektorial, për të vendosur mbi masat e mëtejshme për mbrojtjen e fëmijëve” thuhej në reagimin e ministrisë. /Kb

Before yesterdayMain stream

15:30 Në kërkim ndërkombëtar/ Ekstradohet nga Gjermania 51-vjeçari i dënuar me 6 vite burg

By: Kesjana
10 January 2026 at 15:30

Interpol Tirana ka ekstraduar nga Gjermania një 51-vjeçar të shpallur në këkrim ndërkombëtar.

Është ekstraduar shtetasi S. N. I cili është dënuar me 6 vite burg nga Gjykata e Tiranës.

Ndaj tij rëndojnë akuzat për Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” dhe “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.
Njoftimi i Interpol

Interpol Tirana

Ekstradohet nga Gjermania një shtetas i dënuar me 6 vite burgim.

Si rezultat i koordinimit të veprimeve operacionale ndërmjet specialistëve të Drejtorisë së Interpol Tiranës dhe Interpol Wiesbaden/Gjermani, në vijim të operacionit ndërkombëtar të koduar “The Ëanted”, u finalizua ekstradimi nga Gjermania drejt vendit tonë i shtetasit shqiptar Sokol Ndreka, 51 vjeç.

Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, në vitin 2024, e ka dënuar me 6 vite burgim për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” dhe “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.

Përmbledhje e ngjarjes:

Më datë 31.10.2022, në rrugën dytësore Tiranë–Durrës, janë kapur në një automjet 15 shtetas të huaj (emigrantë të paligjshëm).

Nga hetimet ka rezultuar se shtetasi Sokol Ndreka ishte i përfshirë në aktivitetin e paligjshëm të trafikimit të emigrantëve.

Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tiranës me Interpol Wiesbaden/Gjermani, u bë i mundur arrestimi i tij në Gjermani, duke u finalizuar me ekstradimin drejt vendit tonë./kb

15:00 Angli/ Një i vdekur nga stuhia “Goretti”, 28 000 familje pa energji elektrike

By: Kesjana
10 January 2026 at 15:00

Një burrë është gjetur i vdekur sot pasi një pemë ra mbi makinën e tij në jug të Kornuollit, pas kalimit të stuhisë “Goretti”, e cila ka lënë ende dhjetëra mijëra familje pa energji elektrike në Britaninë e Madhe.

Stuhia përfshiu vendin natën nga e enjtja në të premte, me erëra që arritën 160 kilometra në orë në jugperëndim të Anglisë dhe në Uells, si dhe me reshje të dendura dëbore, akull dhe shi dje në Skoci, Uells, Irlandën e Veriut dhe në veri të Anglisë, duke shkaktuar shumë ndërprerje dhe probleme.

Policia e rajonit Kornuoll dhe Devon, në jugperëndim të Anglisë, njoftoi sot vdekjen e një burri në qytetin Helston, i cili u gjet nga shërbimet e emergjencës në makinën e tij, mbi të cilin kishte rënë një pemë të enjten.

“Operacionet u kryen në vendngjarje (të premten) për të hequr pemën në mënyrë të sigurt dhe (…) fatkeqësisht, një burrë rreth të pesëdhjetave u gjet i pajetë brenda makinës”, tha policia lokale në një deklaratë.

Pjesa më e madhe e Britanisë së Madhe vazhdon të jetë nën paralajmërim të verdhë për dëborë dhe ngrica sot, sipas agjencisë kombëtare të meteorologjisë Met Office, në Skoci dhe në veri të Anglisë, ku akulli mund të shkaktojë “çrregullime”.

Rreth 28 000 familje ishin ende pa energji elektrike sot në mëngjes në jugperëndim të Anglisë dhe në rajonin e Midlands, sipas të dhënave më të fundit të operatorit të rrjetit National Grid.

Stuhia ”Goretti” shkaktoi gjithashtu dëme të mëdha materiale në Francë, ku më pak se 100 000 familje mbetën pa energji elektrike të shtunën në mëngjes, por pas kalimit të saj nuk u raportua asnjë viktimë./kb

14:45 Berisha: Kush mendon se Ramën e heqin amerikanët gabon!

By: Kesjana
10 January 2026 at 14:45

Lideri i opozitës, Sali Berisha, u shpreh gjatë fjalës në mbledhjen e Kryesisë së PD se protestat janë e vetmja rrugë për largimin e Ramës nga pushteti.

Ai iu përgjigj dhe zërave se Ramën mund ta largojnë partnerët ndërkombëtarë duke i cilësuar iluzione.

“Nëse ne presim që Edi Ramën do e marrin dosjet dhe krimi me vete, gabohemi. Ai do të keqpërdorë të gjithë pushtetin për tu mbrojtur. Nëse ne presim që ai të bëhet përgjegjës nga drejtësia amerikane, nuk jemi realistë pasi ky problem është i komplikuar. Por ata që duhet ti përvishen Edi Ramës duhet të jenë qytetarët. Janë 7 rezoluta që damkosën Ramën njësoj si Maduron”, tha Berisha.

Më tej ai u shpreh se gjatë mbledhjes së Kryesisë do të përcaktohet dhe e protestës së ardhshme duke theksuar dhe njëherë se rruga e vetme për largimin e kësaj qeverie, është kalimi në protestë të vazhdueshme.

Sali Berisha: Koha për protesta ka kaluar, duhet të përcaktojmë datën e protestës së ardhshme duke theksuar dhe njëherë se rruga e vetme për largimin e kësaj qeverie, është kalimi në protestë të vazhdueshme.

Në vlerësimin tim, variantet e tjera janë iluzion. Nëse ne presim që Edi Ramën do e marrin dosjet dhe krimi me vete, gabohemi. Ai do të keqpërdorë të gjithë pushtetin për tu mbrojtur.

Nëse ne presim që ai të bëhet përgjegjës nga drejtësia amerikane, nuk jemi realistë pasi ky problem është i komplikuar. Por ata që duhet ti përvishen Edi Ramës duhet të jenë qytetarët. Janë 7 rezoluta që damkosën Ramën njësoj si Maduron,

Duhet që këto zhvillime pozitive, dhe partnerët tanë do të arrijnë në konkluzione të drejta për rrezikshmërinë e madhe që paraqet Edi Rama në pushtet.

Ngjarja e AKSHI-t, ndërmarrje shtetërore ku tenderat i dikton Linda e Surrelit me Lindën e AKSHI-t./kb

14:30 Gazetari Elton Tozaj kthehet te vendi ku u dhunua brutalisht/ Flet dëshmitari: Kujtova se vdiq, shoferi vuri kapuç

By: Kesjana
10 January 2026 at 14:30

Në emisionin “Me zemër të hapur” në News24, gazetari i showbiz Elton Tozaj, ka thyer heshtjen duke rrëfyer ekskluzivisht shkaqet e dhunës ndaj tij në dhjetor të vitit të kaluar.

Pas disa ditësh heshtjeje dhe një beteje të vështirë me jetën, gazetari Elton Tozaj nxorri në pah të pathëna që lidhen drejtpërdrejtë me atë çfarë ndodhi.

Gazetari ka deklaruar se dhuna ndaj tij lidhet drejtpërdrejt me punën e tij investigative.

Sipas Tozajt, sulmi erdhi pas publikimit të disa materialeve filmike që, sipas tij, provonin lidhje të rrezikshme mes personazheve të njohur të ekranit dhe individëve të botës së krimit.

Ai rrëfeu se mbrëmjen e ngjarjes ishte takuar me dy persona që i njihte, pa e ditur se takimi do të përfundonte në një akt dhune ekstreme. Nga momenti i sulmit, gazetari thotë se nuk mban mend asgjë, pasi ka humbur ndjenjat nga goditjet e forta.

“Misioni i gazetarit është të thotë të vërtetën, unë bëj showbizin, në dukje e lehtë. Por showbiz në Shqipëri është çdo gjë.

Çdo gjë që unë bëj e ka një qëllim. Shpresoj shumë që ata që përdorin showbiz për tu pasuruar, të hetohen.

Kam zbuluar se kush më ka ndihmuar. Është një djalë i ri 21 vjec, çdo biznes më ka përzënë dhe smë ka dhënë ndihmën e parë. Shumica e hoteleve është e mbushur me kokainë për personat e showbiz që i frekuentojnë”, tha Elton Tozaj, gjatë intervistës së tij dhënë autores Evis Ahmeti.

Ngjarja e rëndë ndodhi më 26 dhjetor 2025, rreth orës 19:45 të mbrëmjes, kur gazetari Elton Tozaj u dhunua brutalisht, deri në humbje ndjenjash, dhe u hodh në rrugë pa ndihmë, duke u lënë për vdekje.

Pas kalimit të fazës më kritike shëndetësore, ai ka zgjedhur të flasë publikisht për herë të parë, duke deklaruar se do të dalë përpara opinionit publik me prova dhe fakte konkrete, duke nxjerrë në skenë emra të njohur të botës së showbizit dhe politikës, të cilët, sipas tij, lidhen me çështjen që çoi në dhunimin e tij.

Rasti i dhunës ndaj gazetarit rikthen edhe një herë në vëmendje rrezikun serioz me të cilin përballen gazetarët në ushtrimin e detyrës, si dhe nevojën urgjente për drejtësi dhe përgjegjësi për çdo akt që synon të heshtë fjalën e lirë./kb

14:15 Zjarri te tregu i “5 Majit”/ Akuza e fortë e Berishës: Bizneset i dogji mafia e kokainës

By: Kesjana
10 January 2026 at 14:15

Kryetari i PD-së, Sali Berisha lëshoi akuza të forta sa i takon zjarrit te 5 Maji. Ai tha se mafia e drogës dhe e kokainës i dogji këto biznese për të ndërtuar kulla. 

“Është koha që PD të bëjë gjithçka për angazhimin maksimal në përmbushje të misionit të saj. Në të njëjtën kohë kur nuk jep asnjë ndihmë, nuk cakton fondin, digjen 2000 biznese në mes të Tiranës. Mijëra qytetarë humbasin bukën e gojës. Qindra mijëra shqiptarë që visheshin te ai treg, tani nuk kanë mundësi që të blejnë vota. Mafia e kokainës, e drogës, i djeg ato për të ndërtuar kulla në atë shesh”, tha ai. /kb

 

14:00 Vrasje, drogë dhe dhunë/ Policia vë në pranga 5 persona të shumëkërkuar

By: Kesjana
10 January 2026 at 14:00

Si rezultat i kontrolleve në terren të kryera në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, në kuadër të operacionit “Catch”, Strukturat e DVP Tiranë vunë në pranga 5 shtetas të shpallur në kërkim, konkretisht:

-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Renda ekzekutuan urdhërin e Prokurorit për ndalimin e shtetasit F. B, 32 vjeç, ndaj të cilit ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” i dyshuar për veprën penale “Vrasja me dashje” e mbetur në tentativë. 32-vjeçari, me datë 12.02.2024, pas një konflikti për motive të dobëta ka goditur me mjet prerës shtetasin M. I.

-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Krujë kapën e ndaluan shtetasin G. Ll., 40 vjeç, pasi Gjykata e ka dënuar me 5 vite burgim, për veprën penale “Kultivim i bimeve narkotike”

-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve kapën dhe ndaluan shtetasin G. R., 20 vjeç, të cilit Gjykata i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprën penale “Prodhimi e shitja e narkotikëve”.

-Specialistët për Hetimin e Narkotikëve ekzekutuan vendimin e Gjykatës për ndalimin e shtetasit E. H., 38 vjeç, i shpallur në kërkim për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 në bashkëpunim me Seksionin e Kërkimit kapën dhe ndaluan shtetasin R. B., pasi Gjykata e Tiranës e ka dënuar me 1 muaj e 8 ditë burgim, për veprën penale “Dhuna në familje”./kb

13:45 Përshkallëzohen protestat në Iran, të paktën 217 viktima! “Teherani ka probleme të mëdha”, Trump: Do ndërhyjmë nëse..

By: Kesjana
10 January 2026 at 13:45

Pas përshkallëzimit të protestave në Iran gjatë dy ditëve të fundit, mediat e huaja raportojnë se në shumë efektivët po kundërpërgjigjen me armë zjarri. 

Raportohet se të paktën 217 persona kanë humbur jetë dhe sipas mjekëve , “shumica prej tyre kanë humbur jetën nga plumbat”. 

“Teherani ka probleme të mëdha”, Trump për protestat në Iran: Nëse fillojnë të vrasin njerëzit, SHBA-të do të ndërhyjnë 

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, kërcënoi hapur autoritetet iraniane të premten, duke iu referuar protestave të përhapura antiqeveritare në Iran dhe duke paralajmëruar se Shtetet e Bashkuara do të ndërhyjnë nëse ka gjakderdhje, pa përjashtuar një përgjigje të ashpër ushtarake. 

“Irani ka probleme të mëdha”, tha Donald Trump, duke komentuar protestat që kanë shpërthyer në shumë pjesë të vendit dhe që shoqërohen, sipas raportimeve, nga një shkëputje e internetit në të gjithë vendin dhe shtypje e përhapur nga forcat e sigurisë. 

Presidenti i SHBA-së vlerësoi se situata brenda Republikës Islamike është në një pikë kritike, duke pretenduar se zhvillimet janë më të shpejta dhe më të thella se sa pritej. 

“Më duket se populli është gati të marrë kontrollin e disa qyteteve, diçka që askush nuk do ta kishte besuar se ishte e mundur edhe disa javë më parë”, tha ai, duke shtuar se Uashingtoni po “e ndjek situatën nga afër”. 

Me një ton të ashpër, Donald Trump lëshoi një paralajmërim të qartë për autoritetet iraniane, duke i nxitur ata të mos përdorin forcë kundër protestuesve. “Më mirë mos filloni të qëlloni, sepse edhe ne do të qëllojmë”, tha ai. 

Presidenti amerikan shkoi edhe më tej, duke e bërë të qartë se çdo shtypje e përgjakshme do të provokonte një reagim të menjëhershëm nga Shtetet e Bashkuara. “Nëse ata fillojnë të vrasin njerëz siç kanë bërë në të kaluarën, atëherë ne do të ndërhyjmë”, theksoi ai. 

Duke sqaruar kornizën për një ndërhyrje të mundshme amerikane, Donald Trump përjashtoi dërgimin e forcave tokësore, por la të hapur mundësinë e sulmeve të rënda. 

“Kjo nuk do të thotë që ne do të dërgojmë trupa tokësore, por do të thotë që ne do t’i godasim ata shumë, shumë fort, aty ku dhemb”, tha ai. 

Deklaratat e Trump vijnë në një kohë tensionesh të larta në Lindjen e Mesme dhe rrisin shqetësimet për përshkallëzim të mëtejshëm, pasi Teherani deri më tani nuk i është përgjigjur zyrtarisht kërcënimeve të Uashingtonit. /kb

13:30 Flutura Açka flet për tryezën e opozitës: Disa prej tyre janë pjesë e problemit! Kërkohet një “transfuzion” i fortë për ndryshimin e situatës

By: Kesjana
10 January 2026 at 13:30

Ish-deputetja e PD-së, Flutura Açka, komentoi për Euronews situatën në kampin opozitar, si dhe takimin e së premtes të kreut të PD-së me aleatët, shoqërinë civile dhe personazhe të ndryshme të jetës publike.

Sipas Açkës, takimi i djeshëm ishte një iniciativë e mirë, por ajo theksoi se disa nga pjesëmarrësit në atë tavolinë janë vetë problemi. Ajo shtoi se një pjesë e përfaqësuesve opozitarë nuk ofrojnë zgjidhje, por përbëjnë burimin e krizës.

Açka u shpreh kritike ndaj strukturave aktuale të partisë dhe theksoi nevojën për një “transfuzion” brenda saj, në mënyrë që të ndryshohet situata politike në vend.

Ish-deputetja sugjeron që përparësi duhet të jetë reformimi i brendshëm i PD-së dhe krijimi i hapësirës për zëra kritikë që mund të kontribuojnë në forcimin e partisë.

“Në përgjithësi opozitarizmi shqiptar, veçanërisht këta të PD-së, vazhdoj të mbetem kritike, skeptike sepse jemi në të njëjtën ligatinë politike, po kjo gjendje që na ka lënë në 11 Maj. Është shumë e vështirë nëse nuk bëjmë një transfuzion, një lëvizje, nuk mund ta ndryshojmë situatën. Iniciativa e djeshme ishte një iniciativë e mirë, por problemi është se një pjesë e tyre është se i bënin osanë Sali Berishës, ishte më shumë një qok për t’u ridimensionuar dhe për t’u thënë me zë të lartë se ky është i pari dhe do ta drejtojë opozitarizmin, pra këtë kemi vendosur të kemi. Një pjesë e tyre kaluan në ekstrem. Pashë edhe disa zëra që ishin të shoqërisë civile, njerëz me vokacion të djathtë. Për herë të parë dikush, përveç këtyre që dihet dhe janë shpallur armiq të PD-së, armiq publikë që e kritikojnë dhe i duan të mirën PD-së, kishte zëra që ishin shumë të qartë në atë që kërkuan. Thonin që kjo Parti Demokratike kështu siç është nuk frymëzon, në disa raste ishin të dëshpëruar, e dinin që kjo gjë nuk do të ndodhte, por ata kishin ndërmend ta thonin me shpirt. Unë personalisht nuk kam marrë ftesë pasi jam shpallur armik publik pa e ditur pse, se kam kërkuar një opozitë të fortë. Në fakt, një pjesë e asaj tavoline është problemi, ne jemi kundër këtij problemi, i cili në fakt është pjesë e këtij problemi. Kjo e krijon edhe këtë, jo vetëm këtë lloj konflikti mes asaj dëshire që kanë një pjesë e së djathtës dhe pamundësisë për të performuar në mbështetje të së djathtës, atë konflikt që e kam dhe unë personalisht”, u shpreh Açka./kb

13:15 I përfshirë në një hetim për trafik droge, arrestohet aktori i njohur turk Can Yaman

By: Kesjana
10 January 2026 at 13:15

Aktori turk Can Yaman është arrestuar në Turqi në kuadër të një hetimi për trafikimin dhe konsumimin e substancave narkotike mes personazheve të njohur, gazetarëve dhe VIP-ave të Stambollit. Lajmi raportohet nga mediat turke. 

Yaman, shumë i famshëm për rolet e tij si protagonist në disa seriale televizive të suksesshme, është arrestuar së bashku me edhe 6 persona të tjerë, mes të cilëve edhe aktorja Selen Gorguzel. 

Shtatë të arrestuarit po i nënshtrohen një sërë testesh në Institutin e Mjekësisë Ligjore, për të verifikuar nëse, kur dhe çfarë lloj droge kanë konsumuar. Ndërkohë, policia gjatë natës së kaluar ka zhvilluar bastisje në 9 klube nate të ndryshme në metropolin buzë Bosforit, duke arrestuar disa shpërndarës droge dhe menaxherët e lokaleve ku dyshohet se shiteshin lëndë narkotike.
Në javët e fundit, në kuadër të të njëjtit hetim, më shumë se 20 personazhe të botës së spektaklit, VIP-a dhe gazetarë kanë rënë në rrjetën e policisë. /kb

12:45 Rrëshqitje dheu në Pogradec/ Rrezikohet një banesë

By: Kesjana
10 January 2026 at 12:45

Një banesë në fshatin Cërravë të Pogradecit rrezikohet nga rrëshqitja e një masivi të dheut pak metra më sipër saj.

Fatmirësisht vendi ka qenë i kultivuar më vreshtari dhe pemëtari çka ka bërë që të parandalohet aktualisht një fatalitet.

Ndërkohë ekziston rreziku i vazhdimit të rrëshqitjes por vetëm pak minuta më parë shërbimet e emergjencave të bashkisë kanë mbërritur në vendngjarje për të marrë masa mbi situatën.

Në objektin e rrezikuar jetojnë 2 familjet Kapa me disa anëtarë./Kb

12:30 Qytetarët mund të rinovojnë dokumentet e identifikimit në çdo zyrë IdentiTek, kudo në Shqipëri

By: Kesjana
10 January 2026 at 12:30

Ministria e Brendshme bën me dije se, me udhëzimin e ri, për të gjitha riaplikimet për pasaportë biometrike dhe kartë identiteti, (standarde ose të përshpejtuara), procedura mund të kryhet pranë çdo zyre aplikimi të IdentiTek në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë, pavarësisht njësisë ku qytetarët janë të regjistruar në Gjendjen Civile.

Ky lehtësim synon të rrisë aksesueshmërinë dhe fleksibilitetin e shërbimit për qytetarët, si dhe reduktuar kohën e kostot e lëvizjes.

Nga ky ndryshim përjashtohen rastet kur pasaporta e fundit është aplikuar përpara vitit 2012. Këto aplikime do të vijojnë të kryhen vetëm në zyrat sipas vendbanimit të qytetarëve, në përputhje me procedurat në fuqi.

Karta e identitetit tërhiqet pranë zyrës së aplikimit, ndërsa pasaporta biometrike pranë Drejtorisë Vendore të Policisë në qarkun ku bëhet aplikimi./Kb

12:15 Jonathan, breshka më e vjetër në botë/ Një dëshmitar i gjallë i gati dy shekujve histori

By: Kesjana
10 January 2026 at 12:15

Jonathan, një breshkë gjigante nga Seychelles, konsiderohet kafsha tokësore e gjallë më e vjetër në botë. I lindur rreth vitit 1832, gjë e cila do të thotë se ai ka qenë gjallë përpara makinave, avionëve dhe madje edhe shpikjes së telefonit, mendohet të jetë 193 vjeç dhe jeton në ishullin e Shën Helenës, një territor britanik në Oqeanin Atlantik Jugor.

Ai u vendos në Shën Helena në vitin 1882, rreth moshës 50-vjeçare, dhe prej dekadash banon në ambientet e “Plantation House”, rezidenca zyrtare e guvernatorit. Jonathanit i është vendosur emri në vitet 1930, ka jetuar gjatë mandateve të 31 guvernatorëve dhe ka qenë dëshmitar i gati dy shekujve histori njerëzore, përfshirë luftëra të mëdha, revolucione teknologjike dhe breza të panumërt njerëzish. Megjithëse mosha e tij e saktë nuk dihet, autoritetet lokale i kanë caktuar zyrtarisht ditëlindjen më 4 dhjetor.

Jonathan, breshka më e vjetër në botë/ Një

Pavarësisht moshës shumë të avancuar, Jonathan vazhdon të jetë në gjendje të mirë shëndetësore. Ai është i verbër dhe ka humbur nuhatjen, por ka ruajtur dëgjim të shkëlqyer dhe një oreks të mirë. Ditët i kalon i qetë në shoqërinë e breshkës Frederik, me të cilin jeton që prej vitit 1991.

Jonathan është kthyer në një simbol të ishullit të Shën Helenës, duke u shfaqur në monedha, pulla përkujtimore dhe media ndërkombëtare. Jeta e tij e jashtëzakonshme mbetet një dëshmi e rrallë e jetëgjatësisë dhe qëndrueshmërisë së natyrës.

Jonathan, breshka më e vjetër në botë/ Një

Në vitin 2022, Libri i Rekordeve Botërore Guinness e njohu zyrtarisht Jonathanin si kafshën tokësore më të vjetër të gjallë dhe si chelonianin më të vjetër të regjistruar ndonjëherë.

Jonathani ndan kopshtet e gjera të Plantation House me tre breshka të tjera gjigante, Emmën, Davidin dhe Fredin. Vetë rezidenca është madhështore dhe koloniale, por breshkat janë personazhet e vërtetë VIP këtu.

Ndërsa pjesa e brendshme e shtëpisë është zakonisht e ndaluar për vizitorët, përveç nëse rezervoni një turne, kopshtet janë të hapura për publikun dhe aty do ta gjeni Jonathanin duke u argëtuar nën pemë, duke kullotur lëndinën ose duke pritur bananen e tij të radhës.

Jonathan, breshka më e vjetër në botë/ Një

Breshka Gjigante Jonathan është më shumë sesa një atraksion turistik, ai është një ikonë kombëtare. Do ta gjeni në monedha dhe pulla vendase, dhe banorët e Shën Helenës e shohin vërtet si pjesë të identitetit të ishullit.

Jonathan, breshka më e vjetër në botë/ Një

Si ta takosh breshkën Jonathan?

Jonathan, breshka më e vjetër në botë/ Një

Jonathan është një “banor” i mbrojtur dhe vizitorëve u kërkohet të jenë të respektueshëm, por atij i pëlqen ta përkëdhelin në këmbë dhe nuk është aspak i turpshëm, përkundrazi. Koha më e mirë për ta takuar Jonathanin është gjatë orëve të ushqyerjes në mëngjes, veçanërisht në muajt e ftohtë kur është më aktiv.

Jonathan, breshka më e vjetër në botë/ Një

Breshka gjigante Jonathan nuk është vetëm një atraksion i çuditshëm ishullor, por një lidhje e gjallë me një botë që nuk ekziston më. Në një epokë të gjithçkaje të shpejtë, Jonathan është një kujtesë për vlerën e ngadalësisë, qëndrueshmërisë./Kb

12:00 “Të dy hidrovorët në punë”, Sako i përgjigjet akuzave të opozitës: Nëse s’do funksionin situata do ishte më e vështirë

By: Kesjana
10 January 2026 at 12:00

Durrësi ishte një nga zonat më të prekura nga përmbytjet që paralizuan vendin. Opozita në qendër të akuzave të saj për përmbytjet ka përdorur hidorovorin, për të cilin kanë deklaruar se nuk ka qenë në punë. Por, kryebashkiakja Emirjana Sako në një postim në rrjetet sociale thotë se të dy hidrovorët e Porto Romanos, i riu dhe i vjetri, po punojnë me kapacitete maksimale. Sipas saj, nëse hidorvorët nuk do kishin qenë në punë, situata e këtyre ditëve do kishte qenë edhe më e vështirë. 

“Shoqëruar nga një debat i vazhdueshëm dhe akuza nga opozita nëse punojnë apo jo hidrovorët në Durrës, madje deri nëse a ka apo jo hidrovor qyteti, situata e këtyre ditëve të vështira për të gjithë, do të ishte shumë herë më e keqe në rast të mosfunksionimit të tyre. Të dy hidrovorët e Porto Romanos, i riu dhe i vjetri, po punojnë me kapacitete maksimale”, shkruan Sako. 

Edhe drejtori i ndërmarrjes Rruga, Alion Hysko, që ka në administrim hidrovorët e Porto Romanos, thotë se të dy punojnë me kapacitet të plotë. 

“Ka 9 pompa në punë. Prurjet dhe intensiteti ka qenë i lartë. Pompat janë në punë dhe në funksion. Ky hidrovor ka punuar me kapacitet të plotë ka pasur bllokime nga mbetjet që vijnë në hidrovor dhe janë pastruar. Këtu jemi tek hodrovori i vjetër janë 7 pompa 6 janë në funksion dhe një e kemi për raste emergjente’, tha ai. 

Akuzave të opozitës se përmbytjet në vend u shkaktuan pasi hidrovorët nuk kanë qenë në punë, iu përgjigj një ditë më parë edhe kryeministri Edi Rama nga mbledhja e Komitetit të Emergjencave Civile ku deklaroi se të gjithë hidrovorët kanë qenë në punë dhe se para nisjes së sezonit me reshje është siguruar gatishmëria e kanaleve kryesore, të kullimit, hidrovorëve dhe kanaleve të ujërave të larta. 

Përmbytjet në Durrës dyshohet se shkaktuan edhe një viktimë, ndërsa Prokuroria ka nisur edhe një hetim për shkakun për 3 vepra penale’; “Shpërdorimi i detyrës”, “Shkatërrimi i pronës me përmbytje” dhe “Shkatërrimi i pronës nga pakujdesia”. /kb

11:45 Venezuela kërkon rivendosjen e lidhjeve diplomatike me SHBA-të

By: Kesjana
10 January 2026 at 11:45

Qeveria e Venezuelës sinjalizoi fillimin e një “procesi eksplorues” për të rivendosur lidhjet diplomatike me SHBA-në pas kapjes së presidentit të rrëzuar Nicolas Maduro.

Karakasi vazhdoi të kritikojë ashpër “agresionin kriminal, jo legjitim dhe të paligjshëm”, të ish-presidentit Maduro dhe bashkëshortes së tij, Cilia Flores nga forcat amerikane në mëngjesin e 3 janarit, por nënvizon se “ka vendosur të fillojë një proces eksplorues me natyrë diplomatike me Qeverinë e SHBA-së”. Synimi është “rivendosja e misioneve diplomatike në të dy vendet”.

Disa media amerikane raportuan se presidentja në detyrë Delcy Rodrogues do të vizitojë Uashingtonin dhe do të pritet nga presidenti Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë. Ky udhëtimin është ende i pakonfirmuar, por nëse do të realizohet përkon me takimin tashmë të lajmëruar mes kreut amerikan dhe shefes së opozitës venezuelase, Maria Corina Machado.

Të premten presidenti Donald Trump, u takua në Shtëpinë e Bardhë me drejtues të disa prej kompanive më të mëdha të naftës në botë për të diskutuar për Venezuelën. Ai kërkoi investime prej 100 miliardë dollarësh për të zgjeruar ndjeshëm prodhimin e naftës. Presidenti vlerësoi marrëveshjen me udhëheqësit e përkohshëm të Venezuelës për të siguruar 50 milionë fuçi naftë të papërpunuar.

Njëri prej pjesëmarrësve, drejtori ekzekutiv i Exxon Mobil Darren Woods u shpreh i gatshëm të kthehet e të investojë në Venezuelë, por paralajmëroi se tani vendi nuk është gati e se duhen ndryshime të rëndësishme ligjore./kb

11:30 Rreth 1 800 abonentë pa energji në Korçë, shembje rrugësh dhe çarje argjinaturash

By: Kesjana
10 January 2026 at 11:30

Probleme me energjinë elektrike, probleme në infrastrukturë dhe çarje argjinatura lumenjsh janë evidentuar në qarkun e Korcës sipas raportimeve mëngjesin e sotëm.

Ndërprerje të energjisë janë raportuar në disa zona rurale dhe urbane të bashkive Korçë, Maliq, Pogradec dhe Kolonjë, ku rreth 1 800 abonentë mbeten pa energji, ndërsa ekipet e OSHEE-së ndodhen në terren për riparimin e defekteve.

Në Bashkinë Maliq problematika kryesore mbetet çarja e argjinaturës së Lumit Devoll, ndërsa në Pogradec Lumi i Verdovës ka shkaktuar shembje të një pjese të karrexhatës, duke kufizuar qarkullimin në një korsi. Rrëshqitje dherash janë evidentuar edhe në zonën e Çërravës, ku rrezikohet një banesë.

Situata aktuale në Qarkun e Korçës – ora 09:30

Furnizimi me energji elektrike (OSHEE):

Fideri 9, NST Lozhan – pjesërisht pa energji; preken rreth 400 abonentë ruralë. Jashtë funksionit janë 5 kabina në zonat Leshec dhe Maliq–Opar, si dhe 3 abonentë ruralë.

Fideri 14, NST Petrushë – pa energji zonat Dardhas, Prenisht dhe Grunjaz; rreth 400 abonentë ruralë.

Fideri 20 “Ushtria”, NST Pogradec – pa energji rreth 700 abonentë urbanë në zonat Garnizon, Goricë dhe Gurore.

Fideri Potgozhan, NST Gur i Kuq – pa energji zonat Bishnicë, Jollë, Tallë dhe Lëngë; rreth 100 abonentë ruralë.

Fideri JO6, NST Leskovik – i stakuar për shkak të defektit; preken 257 abonentë ruralë në zonat Podë, Postenan, Peshtan, Gjirakarë, Radovë, Lashovë, Vrespkë, Radanj, Shalës dhe Germenjë.

Ekipet e OSHEE-së janë në terren për riparimin e defekteve. Të gjithë fiderat që furnizojnë konsumatorë me rëndësi të veçantë janë funksionalë. Hidrovori Pogradec funksionon normalisht.

Bashkia Kolonjë:

Janë pastruar rrugët rurale në Sokorovot, Kreshovë, Lavdar, Lahollarë, Strajë dhe Psar.

Në qytetin e Ersekës është pastruar sheshi “Rilindja” dhe janë kriposur akset rrugore për parandalimin e ngricave.

Po vlerësohet ndërhyrja në segmentin rrugor drejt fshatit Shemetirë dhe rruga rurale e fshatit Gjonç.

 

Bashkia Maliq:

Vijon problematika e çarjes së argjinaturës së Lumit Devoll; ndërhyrje e pamundur për momentin.

Rrëshqitje dhe problematika në zonën e Kakaçit dhe ura e fshatit Osojë kërkojnë investim dhe ndërhyrje të mëtejshme.

Po vazhdojnë pastrimet e rrugëve rurale; situata monitorohet nga Emergjencat Civile dhe Bashkia.

 

Bashkia Devoll:

Janë hapur dhe kriposur rrugët në Njësinë Administrative Miras.

Qarkullimi normalizohet në rrugën Vidohovë–Miras.

Janë kryer riparime në argjinaturën e lumit Oshticë dhe sistemimi i lumit në fshatin Përparimaj për parandalimin e përmbytjeve.

Rruga Grapsh–Përparimaj është kthyer në funksion normal.

 

Bashkia Pustec:

Po punohet për pastrimin e përroit të Gorricës dhe riparimin e segmentit Lajthizë–Liqenas.

 

Bashkia Korçë:

Nuk raportohen problematika nga reshjet e shiut.

Për rrugën e fshatit Denas janë marrë masat dhe ndërhyrja do të bëhet pas uljes së nivelit të ujit.

 

Bashkia Pogradec:

Problem kryesor mbetet Lumi i Verdovës; pjesë e karrexhatës është shembur, qarkullimi bëhet vetëm në një korsi.

Lumi Remenjit është stabilizuar; po vlerësohet zgjidhje përfundimtare.

Lumi i qytetit ka shkaktuar dëme dhe kërkon ndërhyrje.

 

ARRSH Drejtoria Qendër-Lindje

Rruga e Dardhasit është kalueshme provizorisht; po prisnin konkluzionet e specialistëve gjeologjikë.

Në fund të fshatit Çërravë ka rrëshqitje dherash që rrezikojnë një banesë të banuar./kb

11:15 Macron i plotëson ‘tekat’ Trumpit, ndryshon datën e takimit të ardhshëm të G7-ës për shkak të ditëlindjes së presidentit amerikan

By: Kesjana
10 January 2026 at 11:15

Franca ka “ndryshuar me mirësjellje datat” e samitit të ardhshëm të G7-ës “për të marrë parasysh axhendën e presidentit amerikan, Donald Trump”, tha një zyrtar i lartë amerikan për AFP të hënën.

Zyrtari po reagonte ndaj një raporti të Politico se samiti, fillimisht i planifikuar për 14-16 qershor, ishte shtyrë për 15-17 qershor.

Presidenti amerikan po organizon një ndeshje artesh marciale të përziera në Shtëpinë e Bardhë më 14 qershor, në ditëlindjen e tij të 80-të.

Bota Kryesore Të Fundit
Macron i plotëson ‘tekat’ Trumpit, ndryshon datën e takimit të ardhshëm të G7-ës për shkak të ditëlindjes së presidentit amerikan
10/01/2026 08:48

Franca ka “ndryshuar me mirësjellje datat” e samitit të ardhshëm të G7-ës “për të marrë parasysh axhendën e presidentit amerikan, Donald Trump”, tha një zyrtar i lartë amerikan për AFP të hënën.

Zyrtari po reagonte ndaj një raporti të Politico se samiti, fillimisht i planifikuar për 14-16 qershor, ishte shtyrë për 15-17 qershor.

Presidenti amerikan po organizon një ndeshje artesh marciale të përziera në Shtëpinë e Bardhë më 14 qershor, në ditëlindjen e tij të 80-të.

“Si udhëheqës i botës së lirë, partnerët tanë e konsideruan të nevojshme që Presidenti Trump të merrte pjesë në samitin e G7. Ata me mirësjellje ndryshuan datat për t’iu përshtatur axhendës së presidentit amerikan”, tha një zyrtar i lartë i Shtëpisë së Bardhë.

“Data e samitit është rezultat i konsultimeve me të gjithë partnerët tanë të G7”, komentoi Pallati Elize.

G7 përbëhet nga Shtetet e Bashkuara, Japonia, Kanadaja, Franca, Italia, Gjermania dhe Britania përbëjnë.

Çdo vend organizon me radhë takimet ministrore dhe samitin e krerëve të shteteve dhe qeverive që zhvillohen çdo vit. Ky model u ndërpre nga rikthimi në pushtet i Donald Trump, i cili tronditi thellësisht aleancat tradicionale të Shteteve të Bashkuara./kb

❌
❌