Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 23 December 2025Main stream

Festat boshatisin Shqipërinë, nëntori shënon rekord daljesh jashtë vendit

By: Os De
23 December 2025 at 19:00

Ritmi i daljes së shqiptarëve jashtë ka qenë më i lartë se ai i hyrjes ë të huajve në vend gjatë nëntorit. Shifrat e publikuara nga Instituti i Statistikave për Lëvizjen e Shtetasve konfirmojnë së gjatë nëntorit kur janë edhe një seri festash kombëtare dhe ditësh pushimi, vendasit kanë preferuar të udhëtojnë jashtë.

Konkretisht sipas INSTAT gjatë muajit nëntor 2025, rezultojnë të kenë hyrë, në territorin e Republikës s Shqipërisë, 1.282.118 shtetas shqiptarë dhe të huaj. Ky tregues ka pësuar një rritje me 1,4%, krahasuar me nëntorin 2024, 1 322 499 shtetas shqiptarë dhe të huaj rezultojnë të kenë dalë nga territori i Republikës së Shqipërisë, duke shënuar një rritje me 3,7%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Turoperatorët thanë se vjeshta ka shënuar një ecuri më të mirë të turistëve në raport me atë të kaluar dhe se shtatori e tetori ishin në nivele të kënaqshme teksa nëntori kishte një ngadalësim edhe si efekt i motit jo shumë të qëndrueshëm.

“Në nëntor 2025, numri i shtetasve shqiptarë që kanë hyrë në territorin shqiptar është 652.150, duke pësuar një rënie me 1,3%, krahasuar me nëntor 2024. Numri i shtetasve të huaj që kanë hyrë në territorin shqiptar është 629.968. Ky numër është rritur me 4,2%, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2024”, thuhet në njoftimin e INSTAT.

Ndërkohë sa  takon daljeve në muajin nëntor 2025, 677 065 shtetas shqiptarë numërohen të kenë dalë nga territori i Shqipërisë, duke shënuar rritje me 7,5%, krahasuar me nëntor 2024.

“Daljet e shtetasve të huaj nga territori i Shqipërisë gjatë muajit nëntor 2025 janë 645.434. Krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, ky tregues paraqitet pothuajse i pandryshuar, me një rënie shumë të lehtë prej 0,01%”, vlerëson INSTAT.

Sipas njoftimit në nëntor 2025, 96% e hyrjeve të shtetasve të huaj në Shqipëri janë nga rajoni i Evropës. Evropa Jugore zë 86% të hyrjeve të shtetasve të huaj nga kontinenti Evropian, ndjekur nga Evropa Perëndimore me 5%, Evropa Qëndrore / Lindore dhe Evropa Veriore secili me 4%.

Turoperatorët nënvizojnë se vizitorët  nga Europa Perëndimore por edhe më gjerë po vizitojnë Shqipërinë sidomos gjatë vjeshtës dhe pranverës në një interes për turizmin kulturor. Përveç italianëve që mbeten grupi më i rëndësishëm pas Kosovës edhe Gjermania apo Franca po rrisin dukshëm peshën e tyre.

Sipas INSTAT, qëllimi i hyrjes në territorin shqiptar i shtetasve të huaj, në 97% të rasteve është për qëllime personale. Në nëntor 2025, ky tregues ka shënuar një rritje me 4,5 % krahasuar me nëntor 2024. Hyrjet e shtetasve të huaj për qëllime biznesi dhe profesionale kanë rënë me 3,6%./Monitor

Maliq, makina përplas 65-vjeçarin me biçikletë, dërgohet në spital! Gjendja e tij shëndetësore e rëndë

By: Os De
23 December 2025 at 18:54

Një aksident është regjistruar pasditen e kësaj të marte në aksin rrugor “Korçë-Pogradec”. Policia bën me dije se aksidenti ka ndodhur në fshatin Sovjan në Maliq ku ka mbetur i plagosur një 65-vjeçar.

I plagosuri është përplasur nga një makinë teksa lëvizte me biçikletë. Fatkeqësisht ai është në gjendje të rëndë shëndetësore në spitalin e Korçës.

“Maliq/Informacion paraprak. Më datë 23.12.2025, rreth orës 17:20, në aksin rrugor “Korçë-Pogradec”, në fshatin Sovjan, Maliq, automjeti tip “Volkswagen” me drejtues shtetasin B. M., ka përplasur shtetasin I. S., rreth 65 vjeç, i cili lëvizte me biçikletë në rrugë. 65-vjeçari u dërgua për mjekim në spitalin e Korçës, ku ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Me drejtuesin e automjetit po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit”, njofton policia.

Guvernatori i BSH, Sejko: Ekonomia ka pasur ecuri pozitive

By: Os De
23 December 2025 at 18:48

Ekonomia shqiptare ka pasur ecuri pozitive dhe tregu i punës ka patur përmirësim të vazhdueshëm gjatë këtij viti.

Kështu deklaroi Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, gjatë takimit të fundvitit, ku bëri edhe një bilanc të ekonomisë.

“Ky vit po mbyllet me një rritje të mirë ekonomike, me një tregues të rritjes afër 4%, pavarësisht se shifrat nuk janë konfirmuar. Objektivi ynë kryesor që është inflacioni, që janë çmimet e stabilitetit shqiptar, çmimet kanë qenë të kontrolluar, të monitoruar nën objektivin për 3%, por që përsëri konsiderohet pozitiv. Inflacioni ka qenë i luhatur midis nivelit 2.2% dhe 2.4%. Tregjet financiare kanë qenë të qeta”, tha Sejko.

Ashtu sikurse është kthyer në traditë si çdo fundvit, Banka e Shqipërisë akordoi Çmimin e Guvernatorit për Diplomën më të Mirë, ku për këtë vit kishin aplikuar 38 studentë me punimet e tyre universitare dhe master, duke sjellë tema të shumta.

Dënohet me 50 vjet burg 20 vjeçari/ Vrau me thikë një nxënës dhe plagosi tre të tjerë bashkë me një mësuese

By: Os De
23 December 2025 at 18:40

Një 20-vjeçar kroat u dënua sot me 50 vjet burg, dënimi maksimal që parashikon ligji në Kroaci, pasi në fund të vitit 2024 vrau një nxënës dhe plagosi tre të tjerë, si edhe një mësuese, në një shkollë fillore në Zagreb, bëri të ditur një burim gjyqësor. 

“Gjyqtarët e shpallën fajtor të pandehurin dhe vendosën dënimin më të ashpër të parashikuar nga ligji. Ai u dënua me 50 vjet heqje lirie”, deklaroi për gazetarët zëdhënësi i Gjykatës Rajonale të Zagrebit, Krešimir Devçiç, pas leximit të vendimit, i cili u zhvillua me dyer të mbyllura. 

Dënimi maksimal prej 50 vitesh burgim jepet rrallë nga drejtësia kroate. Sulmi, i cili ndodhi më 20 dhjetor 2024 në një shkollë të lagjes Preçko, pranë qendrës së kryeqytetit kroat, kishte tronditur thellë opinionin publik në vend. 

I armatosur me një thikë, autori, ish-nxënës i kësaj shkolle, hyri në ambientet e institucionit arsimor dhe goditi me thikë katër nxënës. Njëri prej tyre, një fëmijë 7-vjeçar, humbi jetën në vend nga plagët e marra. Gjatë sulmit u plagos edhe një mësuese. 

Autori, i cili në atë kohë ishte 19 vjeç, kishte tentuar më pas të vetëvritej. 

“Duke pasur parasysh egërsinë e kryerjes së krimit me thikë dhe plagët e shumta të shkaktuara ndaj viktimave, gjyqtarët vlerësuan se vetëm dënimi më i rëndë, 50 vjet burg, mund të shërbejë si masë parandaluese”, shpjegoi Devçiç. 

Në Kroaci, deri në atë moment, nuk ishte shënuar më parë një ngjarje e tillë në një institucion shkollor. 

‘Ku ka shqiptarë, ka shpirt kuqezi’, Spiropali viziton Komunën e Tetovës: Qendër dinamike arsimore dhe kulturore

By: Os De
23 December 2025 at 18:16

Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali vijoi vizitën e saj zyrtare në Komunën e Tetovës të Maqedonisë së Veriut. Spiropali u prit fillimisht në Komunën e Tetovës nga Kryetari Bilall Kasami. 

Në fokus të takimit ishte zhvillimi lokal, sfidat e qytetit dhe rolin që Tetova luan sot si një qendër dinamike arsimore, kulturore dhe shoqërore në rajon. 

Më tej, Spiropali dhe zyrtarët lokalë ndoqën performancat artistike të të rinjve në shkollën e mesme mjekësore të Tetovës. 

“Një gjeneratë e re ruan me pasion vlerat, traditat dhe trashëgiminë që e bëjnë këtë qytet kaq të gjallë, krenar dhe frymëzues për të mirën e përbashkët”, theksoi Spiropali nga shkolla e mesme mjekësore. 

Postimi i plotë: 

Ku ka shqiptarë, ka atdhedashuri, patriotizëm, shpirt kuqezi! 

Pritja në Komunën e Tetovës nga Kryetari Bilall Kasami ishte një ndalesë me shumë domethënie, ku folëm për zhvillimin lokal, sfidat e qytetit dhe rolin që Tetova luan sot si një qendër dinamike arsimore, kulturore dhe shoqërore në rajon. 

Me emocione shijuam performancat artistike të të rinjve në shkollën e mesme mjekësore të Tetovës, aty ku një gjeneratë e re ruan me pasion vlerat, traditat dhe trashëgiminë që e bëjnë këtë qytet kaq të gjallë, krenar dhe frymëzues për të mirën e përbashkët. 

Tentativa për hakerimin e SPAK, ish-drejtori i Burgjeve Agim Ismaili dhe 2 të tjerë merren të pandehur. Veprat penale që akuzohen

By: Os De
23 December 2025 at 18:07

Ish-kreu i Burgjeve, Agim Ismaili, së bashku me ish-punonjësin e IMT Arnold Rrokaj dhe ish-zyrtarin e burgut të Vlorës, Zambak Gjoni, janë marrë zyrtarisht të pandehur në lidhje me çështjen e hakerimit të Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK). 

Sipas akuzës, tre të dyshuarit përballen me veprat penale të përgjimit të paautorizuar dhe pjesëmarrjes në grup të strukturuar kriminal. 

Hetimet kanë zbuluar se aktiviteti i dyshuar ka përfshirë ndërhyrje të paligjshme në sisteme dhe komunikime të mbrojtura./ BW

Prokuroria Speciale e Kosovës aktakuzë ndaj Shpend Ahmetit për mosdeklarim pasurie

By: Os De
23 December 2025 at 18:03

Prokuroria Speciale ka njoftuar se ka ngritur aktakuzë ndaj ish-kryetarit të Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmetit, për mosraportim apo raportim të rreme të pasurisë.

Sipas aktakuzës, Ahmeti – i cili shërbeu si kryetar i Prishtinës për dy mandatë, nga viti 2013 deri më 2021 – kishte paraqitur “me dashje” deklarata të pasakta të pasurisë, pasi thuhet se nuk kishte deklaruar deponimet në para të gatshmë nga 2018 deri në vitin 2022.

“Sipas aktakuzës, shuma e përgjithshme e mjeteve të padeklaruara arrin vlerën prej 172,600.00 euro”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë Speciale, që bëri të ditur se rasti tashmë është dërguar për shqyrtim Gjykatës Themelore në Prishtinë.

Radio Evropa e Lirë ka kontaktuar Ahmetin me disa pyetje për këtë aktakuzë, por nuk ka marrë ende përgjigje.

Deklarimi i pasurisë nga personat publikë në Kosovë ka filluar qysh në vitin 2007.

Pas përfundimit të procesit të deklarimit të pasurisë, APK-ja, përmes shortit, zgjedh një numër të caktuar të zyrtarëve publikë, të cilëve ua verifikon pasurinë e deklaruar.

Ligji për deklarimin e pasurisë i obligon zyrtarët e lartë publikë që ta deklarojnë pasurinë e tyre 30 ditë nga marrja e postit të ri, dhe pastaj në baza vjetore.

Mosdeklarimi i pasurisë, sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës, dënohet me gjobë ose me burgim deri në tre vjet, ndërsa deklarimi i rremë i pasurisë është i dënueshëm me gjobë dhe me burgim prej gjashtë muajsh deri në pesë vjet.

Deri më tash, asnjë nga zyrtarët që nuk e ka deklaruar pasurinë, nuk është dënuar me burgim.

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, u dënua në fund të vitit 2022 me gjobë prej 700 eurosh nga Gjykata Themelore në Prishtinë, për shkak të mosdeklarimit të pasurisë për vitin 2020 brenda afatit ligjor.

Dy linjat urbane të Kamzës rritën çmimin e biletës për udhëtarët/ Nis hetimet Autoriteti i Konkurrencës

By: Os De
23 December 2025 at 16:52

Këtë të martë, më 23 dhjetor, Autoriteti i Konkurrencës ka njoftuar se ka nisur hetimet ndaj kompanisë së linjave të transportit Urban të Kamzës, pas rritjes së çmimit nga 40 lekë në 50 lekë. 

Sjellim ndërmend se me vendim të Këshillit Bashkiak të Kamzës, duke nisur nga data 1 nëntor, qytetarët paguajnë 10 lekë më shumë për të përdorur autobusët e dy linjave. 

Linjat e përfshira: 

  • Kamëz– Tiranë – Kamëz 
  • Paskuqan –Babrru– Tiranë 

Kompania private që zotëron këto dy linja, rezulton operatori i vetëm i licencuar, duke zotëruar pozitë dominuese në treg. 

Sipas njoftimit të autoritetit të Konkurrencës, “nga vlerësimi paraprak, mungojnë analiza ekonomike dhe financiare që të justifikojnë rritjen e tarifave”. 

Periudha e hetimit të kryer sipas njoftimit është: 1 janar 2025 – 12 dhjetor 2025 

Autoriteti i Konkurrencës do të vijojë me trajtimin e çështjes dhe do të informojë publikun për rezultatet e procedurës dhe çdo vendimmarrje të mëtejshme. 

Vuçiç konfirmon bisedimet për t’ia shitur Industrinë Serbe të Naftës një kompanie hungareze

By: Os De
23 December 2025 at 16:43

Gjiganti rus i energjisë, Gazprom, është në bisedime me kompaninë hungareze, MOL, për një shitje të mundshme të aksioneve të tij shumicë në NIS, rafinerinë e vetme tw naftës në Serbi, tha të martën presidenti serb, Aleksandar Vuçiç.

Shtetet e Bashkuara shpallën sanksione të gjera që synonin sektorin e naftës të Rusisë në janar, për shkak të luftës së Moskës në Ukrainë, por për NIS-in zbatimi i tyre u shty disa herë përpara se të hynte përfundimisht në fuqi më 8 tetor.

“Ne kemi informacione se përfaqësuesit e Gazpromit po bisedojnë, mes të tjerash, me kompaninë hungareze MOL, dhe ne nuk kemi asgjë kundër kësaj. Hungarezët janë miqtë tanë”, u tha Vuçiq gazetarëve të martën.

“Ne duhet ta përfundojmë këtë sa më shpejt të jetë e mundur, deri më 15 janar”, shtoi ai.

Bankat kanë ndalur përpunimin e pagesave të NIS-it për shkak të sanksioneve. Ndërkohë, tubacioni kroat, JANAF, ka ndaluar furnizimin e rafinerisë me naftë bruto.

Gazprom zotëron 11.3 për qind të aksioneve në NIS, ndërsa dega e tij e sanksionuar, Gazprom Neft, ka 44.9 për qind. Qeveria e Serbisë zotëron 29.9 për qind, ndërsa pjesa e mbetur u përket aksionarëve të vegjël dhe punonjësve.

Vuçiç tha gjithashtu se marrëveshja e furnizimit me gaz të Serbisë me Rusinë do të zgjatet edhe për tre muaj të tjerë.

Ky shtet ballkanik mbetet një nga blerësit e paktë të mbetur në Evropë të gazit natyror rus.

Qeveria serbe, e cila synon anëtarësimin e Serbisë në Bashkimin Evropian, është përballur me presion nga vendet perëndimore për t’u harmonizuar me sanksionet e BE-së ndaj Rusisë, por ende nuk ka ndërmarrë veprime në këtë drejtim./ REL

Del nga Prokuroria e Posaçme, ish-drejtori i Burgjeve Agim Ismaili. Nën hetim për tentativën e hakerimit të SPAK?

By: Os De
23 December 2025 at 16:35

Ish-drejtori i Burgjeve, Agim Ismaili është paraqitur sot (23 dhjetor) në Prokurorinë e Posaçme, pasi është marrë  zyrtarisht nën hetim nga SPAK. 

Ismaili qëndroi përreth 2 orë në ambientet e Prokurorisë së Posaçme. 

Ai akuzohet për veprat penale: Përgjimi i paligjshëm i të dhënave kompjuterike, pjesëmarrja në grup të strukturuar kriminal dhe kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal. 

Gjithashtu ai u thirr për t’u marrë në pyetje në lidhje me tentativën e hakërimit të SPAK edhe me datën 2 tetor të këtij viti. 

Sipas burimeve, Prokuroria e Posaçme ka marrë informacion më 12 mars 2025 se ishte vënë në shënjestër të një ndërhyrje të paligjshme të adresave të email-eve të prokurorëve të posaçëm. 

Por, nuk u arrit të ndërhyhej në sistemin e brendshëm të Prokurorisë së Posaçme, i cili mbeti i pacënuar, sipas SPAK, falë masave të sigurisë. 

Trump: Do ishte veprim i mençur nëse Maduro largohet vetë nga pushteti! I takon atij të vendosë!

By: Os De
23 December 2025 at 16:18

Presidenti amerikan, Donald Trump ka thënë se do të ishte gjë e mençur nëse presidenti i Venezuelës, Nicolas Maduro largohet nga pushteti. 

Ai ka thënë mes tjerash se Shtetet e Bashkuara ka mundësi se do ta mbajnë ose shesin naftën që e kanë konfiskuar nga brigjet e Venezuelës në javët e fundit. 

Fushata amerikane e presionit ndaj Maduros përfshin rritje të prezencës ushtarake në rajon dhe dhjetëra sulme ushtarake që janë kryer në anijet që dyshohet se kanë trafikuar drogë në Oqeanin Paqësor dhe Detin e Karaibeve. 

Të paktën 100 persona raportohet të jenë vrarë në sulme. 

I pyetur nëse qëllimi ishte rrëzimi i Maduros prej pushtetit, Trump u ka thënë gazetarëve se “ndoshta edhe mund të jetë”. 

“I takon atij të vendosë çfarë dëshiron të bëjë. Mendoj se do të ishte gjë e mençur nëse do të vepronte ashtu. Por sërish, do ta shohim”. 

Përveç sulmeve, Trump ka prezantuar paraprakisht “bllokadë” për të gjitha cisternat e naftës që janë hyjnë dhe dalin prej Venezuelës. 

Në fundjavë, Garda Kufitare e Shteteve të Bashkuara i ka shkuar mbrapa një cisterne nafte në ujërat ndërkombëtare, çka përbën operacionin e dytë të tillë në ditët e fundit dhe të tretin brenda dy javëve. 

“Ndoshta do ta shesim, ndoshta do ta mbajmë”, ka thënë Trump kur është pyetur se çfarë do të ndodhë me naftën e konfiskuar. 

Administrata e Trumpit e akuzon Venezuelën se përdor të hyrat nga shitja e naftës për të financuar krime të lidhura me drogën, ndërsa Karakasi hedh poshtë gjithçka./rel 

 

Rrëmbimi i “Koçoles” dhe Sulovarit gjatë 2023, kush janë 3 personat e akuzuar

By: Os De
23 December 2025 at 16:09

Prokuroria e Sarandës ka çuar në gjyq tre persona të dyshuar për rrëmbimin e Leonard Thodhorit i njohur si “Koçole” dhe Fatmir Sulovarit, ngjarje që ka ndodhur gjatë vitit 2023. 

Në bankën e të akuzuarve janë Albi Mecini, Sebastjan Lataj dhe Sofokli Baxherri, të cilëve u ngarkohen tre akuza: rrëmbimi dhe mbajtja peng e personit, deklarata të rreme përpara oficerit të policisë gjyqësore, si dhe trafikimi i mjeteve motorike. 

Hetimet për këtë ngjarje vazhdojnë, duke përfshirë gjetjen e personave të rrëmbyer dhe identifikimin e të dyshuarve të tjerë që mund të kenë marrë pjesë në këtë rast. 

Si ndodhi rrëmbimi? 

Në 6 prill ishte planifikuar vetëm rrëmbimi i Leonard Thodhorit për shkak të një marrëveshjeje që ka shkuar keq, por ky i fundit pasi ka nuhatur rrezikun, dyshohet të ketë kërkuar ndihmën e pronarit të disko “El Dorado” në Ksamil, Fatmir Sulovari.

Ky i fundit ka qenë i armatosur me pistoletë. Edhe pse ishin dy, autorët kanë tërhequr në një “takim-grackë” dy viktimat dhe i kanë dërguar në një grackë të sigurtë në Sarandë. Për ngjarjen, deri më tani është arrestuar vetëm Sofokli Andrea Baxheri, i cili ka qenë ndihmës, ndërsa në kërkim janë shpallur 5 persona të tjerë (2 prej të cilëve me rol kryesor në grup), të cilët dyshohet se janë larguar për në Dubai.

Mes personave të dyshuar për këtë ngjarje është edhe një shtetas me origjinë nga veriu i Shqipërisë./Euronews.al 

Si Jeffrey Epstein u pasurua përmes seksit, mashtrimit e pabesisë

By: Os De
23 December 2025 at 16:00

Teksa Shtetet e Bashkuara po përqendrohen te përmbajtja e dosjeve të reja “Epstein”, të publikuara pak ditë më parë, një hetim i New York Times hedh më në fund dritë mbi origjinën e pasurisë së miliarderit pedofil, e cila për vite me radhë ka qenë e mbuluar nga misteri. Pikërisht ky boshllëk ka ushqyer teori të shumta konspirative, përfshirë edhe atë që e përshkruante Epstein-in si ish-agjent të shërbimeve sekrete, në krye të operacioneve të sofistikuara shantazhi. 

E vërteta, sipas hetimit, është shumë më tokësore: Jeffrey Epstein ishte një mashtrues dhe gënjeshtar, i cili arriti të depërtojë në rrethet më të pasura duke vepruar në mënyrë të ngjashme me Anna Sorokin – gruaja që për vite jetoi në kurriz të elitës së Manhatanit, duke u shtirur si trashëgimtare e pasur. 

I etur për para dhe pushtet, Epstein mashtroi edhe ata që i besuan, duke i bindur se ishte “një prej tyre”. Në realitet, ai kishte lindur në një familje hebreje modeste: i ati kopshtar, e ëma pastruese, dhe ishte rritur në Coney Island, periferi e largët e Neë York buzë Oqeanit Atlantik, e njohur për parkun e lodrave dhe për mitologjinë urbane të “Luftëtarëve të Natës”. 

Mundësia e parë e madhe i vjen në vitin 1976. Jeffrey ishte 23 vjeç dhe siguroi jetesën duke dhënë mësim matematikë dhe fizikë në Dalton, një shkollë private prestigjioze në Manhatan, edhe pse nuk kishte përfunduar studimet universitare. Aty bie në sy për veshjen e tij ekstravagante, në stilin e Tony Manero-s, dhe për afërsinë e tepruar me nxënëset. Kjo mjafton që drejtuesit e shkollës ta shkarkonin. Megjithatë, nxënësit e pëlqenin po ashtu edhe prindërit e tyre. 

Njëri prej tyre, i bindur se Epstein ishte një gjeni i matematikës, i ndryshon jetën. E takon rastësisht dhe e pyet nëse do të donte të punonte në Ëall Street. Përgjigjja ishte pa diskutim po. Kështu, ai prezantohet me Ace Greenberg, drejtues i lartë i bankës Bear Stearns. Greenberg mbetet i impresionuar nga i riu i varfër, agresiv dhe ambicioz dhe i ofron një vend pune me pagë vjetore 25 mijë dollarë (rreth 140 mijë dollarë me vlerën e sotme). Për më tepër, i hap edhe dyert e jetës private, duke e afruar me vajzën e tij 20-vjeçare, Lynne. 

Nuk kalon shumë dhe zyra e burimeve njerëzore zbulon se dy diplomat universitare që Epstein pretendonte se kishte ishin të rreme. Kur ai e pranon hapur se “nuk do të kishte pasur asnjë shans po të thoshte të vërtetën”, Greenberg e fal. Në vitin 1980, Epstein ishte tashmë ortaku i ri, fitonte 200 mijë dollarë në vit dhe revista Cosmopolitan e shpalli “beqarin e muajit”. Lidhja me Lynne Greenberg përfundoi (“gënjen për gjithçka”, u ankua ajo), por Epstein krijuar shpejt miqësi me një tjetër figurë kyçe të Bear Stearns, Jimmy Cayne, i cili e prezantoi me klientë të pasur, duke marrë në këmbim gra dhe drogë. 

Kur banka e akuzoi për shpenzime të papërshtatshme 10 mijë dollarë për bizhuteri dhe rroba, si dhe 15 mijë dollarë të tjerë të dhënë hua pa autorizim, Epstein u shpreh i “fyer” nga hetimi i brendshëm dhe nga gjoba simbolike prej 2 mijë e 500 dollarësh, e vendosur falë ndërhyrjes së Greenbergut, tashmë CEO. Ai largohet nga puna, por vazhdon të shpenzojë shuma të mëdha, madje lëshou edhe disa çeqe pa mbulim, pa u vënë kurrë në dyshim. 

Duke u paraqitur ende si punonjës i Bear Stearns, Epstein frekuentonte gra të bukura dhe të pasura, si socialisten spanjolle Ana Obregón dhe ish-Miss Suedinë Eva Andersson. Këto “kredenciale” e çuan, në vitin 1982, drejt mashtrimit të parë të madh: i merr 450 mijë dollarë Michael Stroll-it, drejtor ekzekutiv i një kompanie pinball-i dhe videolojërash, duke i premtuar një investim fitimprurës në naftë bruto. 

Paratë nuk iu kthyen kurrë. Edhe kur çështja përfundoi në gjykatë, Epstein shpëtoi! Një gjyqtar tha se ai nuk mbante përgjegjësi personale dhe e shpalli të pafajshëm. 

Këto para bëhen trampolina e tij. Ai rikthehet të kryejë transaksione me Bear Stearns, i ndihmuar nga Patricia Schmidt, asistente e kreut të bankës, me të cilën kishte një lidhje dhe që i siguronte informacione konfidenciale. 

Paralelisht, vepronte si konsulent i Steven Hoffenberg, drejtues i Toëers Financial, një kompani për mbledhjen e borxheve. Së bashku tentojnë madje të blejnë kompaninë ikonike Pan American, duke u financuar përmes një skeme të ndërlikuar Ponzi. Ndërsa Hoffenberg u akuzua për zhvatjen e 500 milionë dollarëve nga investitorët, Epstein doli sërish pa pasoja. Pas vetëvrasjes së tij në vitin 2019, ish-ortaku pranon përfshirjen e Epstein-it. 

Ndërkohë, mashtrimet vazhduan: ai tërhiqte investitorë dhe nuk u kthente paratë. Në vitin 1990, Epstein kishte grumbulluar tashmë rreth 15 milionë dollarë. Pikërisht atëherë, gjatë një udhëtimi në Florida, ai takon Les Ëexner-in, drejtor ekzekutiv i Victoria’s Secret. I fiton besimin e plotë, duke marrë kontroll mbi financat dhe rrethin e modeleve të tij. Pjesa tjetër e historisë tashmë është e njohur! 

 

 

Prostitucion në apartamentin me qira, goditet rrjeti kriminal i kinezëve në Vlorë! Arrestohen 2 persona, në kërkim..

By: Os De
23 December 2025 at 15:51

Policia e Vlorës, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, ka finalizuar sot më 23 dhjetor operacionin e koduar “Victim”, duke goditur një rast të trafikimit dhe shfrytëzimit të femrave për prostitucion.

Sipas njoftimit zyrtar të Policisë, hetimet u kryen nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve, përmes metodave proaktive, çka bëri të mundur zbulimin e një apartamenti të marrë me qira në lagjen “Pavarësia” në Vlorë, i cili përdorej për ushtrimin e prostitucionit nga një shtetase kineze.

“Si rezultat i hetimeve të kryera me metoda proaktive, u finalizua operacioni i koduar ‘Victim’, që goditi një rast të shfrytëzimit për prostitucion”, thuhet në njoftim.

Nga hetimet janë identifikuar tre shtetas kinezë, të dyshuar si bashkëpunëtorë në këtë veprimtari kriminale. Dy prej tyre, X. L., 40 vjeçe, dhe B. V., 31 vjeç, të dy banues në Kinë, janë arrestuar dhe vënë në pranga, ndërsa bashkëpunëtorja e tretë, K. X., 50 vjeçe, është shpallur në kërkim.

Sipas policisë, këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dyshohet se shfrytëzonin për prostitucion shtetasen kineze J. G., 52 vjeçe, në një apartament në lagjen ‘Pavarësia’, të cilin e kishin marrë me qira për këtë qëllim.

Gjatë kontrollit të ambientit, policia konstatoi në apartament edhe një shtetas tjetër, E. B., i cili së bashku me shtetasen kineze që ushtronte prostitucion, u procedua penalisht për veprën penale “Prostitucioni”.

Autoritetet bëjnë me dije se vijon puna për kapjen e shtetases kineze të shpallur në kërkim, si dhe për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale. “Punohet për kapjen e shtetases kineze të shpallur në kërkim dhe për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale”, theksohet në njoftim.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Vlorës për veprime të mëtejshme ligjore.

I zhgënjyer nga protesta e PD, Myslim Murrizi: I ngrenë pritshmëritë, dhe shfryhen si tullumbacja

By: Os De
23 December 2025 at 15:42

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Myslim Murrizi, ka shprehur hapur zhgënjimin e tij lidhur me tubimin e organizuar një ditë më parë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha. 

Murrizi vlerësoi se ajo që u paraqit si protestë nuk e përmbushi aspak këtë funksion, duke u shndërruar thjesht në një aktivitet politik të orkestruar. 

Sipas tij, tubimi duhej të kishte zgjatur më shumë dhe të kishte më i ashpër, në përputhje me pritshmëritë dhe deklaratat që ishin bërë më herët edhe brenda strukturave të partisë. 

“Të jem i sinqertë. Unë atë të djeshmen nuk e pashë protestë, ishte tubim politik, duhet të zgjaste më shumë dhe duhet të ishte më i ashpër. 

Në Këshill Kombëtar u kërkua, unë nuk fola, kërkuan një ashpërsim kthimin e tubimit në protestë. nuk e realizoi këtë qëndrim. Sa kohë bëhet me regji dhe flasin njerëz është tubi. 

Nuk duhet ngritur pritshmëria në qiell dhe të shfryhesh si tullumbac. Ky është një gabim i Sali Berishës dhe ata që rrethojnë Berishën. Dy orë para, do ta rrëzojmë, do ta shkulim dhe vjen aty dy orë, flasin disa njerëz, të cilët nuk kanë një staturë, nuk ngjit dhe nuk duhet të flisnin. 

Nëse do të fliste një fjalë motivuese dhe të fliste vetëm Berisha. Kërkojnë dhe të imitojnë edhe Berishën, ai s’ka nevojë për fotokopje pa ngjyra, është vetë aty”, tha Murrizi në Top News. 

Karburant, biznese, banesa dhe troje, konfiskohen 3 mln euro pasuri… Ja kujt i përkasin (EMRI)

By: Os De
23 December 2025 at 14:58

Me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, janë konfiskuar pasuri me vlerë rreth 3 milionë euro të Dasho Alikos, të cilat, sipas hetimeve, nuk justifikoheshin nga burime të ligjshme.

Sipas Prokurorisë, konfiskimi është kryer në kuadër të hetimit pasuror nr. 2 të vitit 2019, pas verifikimeve financiare dhe pasurore që treguan se subjekti nuk kishte të ardhura të ligjshme për krijimin e këtyre pasurive.

“Nga hetimet rezultoi se shtetasi D.A. nuk dispononte burime të ligjshme për krijimin e pasurive të tij, ndaj u kërkua dhe u vendos konfiskimi i tyre”, thuhet në njoftimin zyrtar të Prokurorisë së Gjirokastrës.

Pasuritë e konfiskuara përfshijnë truall, arë, banesa, karburant, biznese, magazina dhe objekte shërbimi, të shtrira kryesisht në zonat Gjirokastër, Lazarat, Grehot, Kordhocë dhe Arshi Lengo. Mes tyre janë disa sipërfaqe toke me mijëra metra katrorë, një pikë karburanti, ndërtesa zyrash, lokale dhe magazina industriale.

Prokuroria thekson se veprimet janë ndërmarrë në zbatim të ligjit nr. 10192, datë 03.12.2009, “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar, trafikimit dhe korrupsionit nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë”.

“Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër shpreh angazhimin e plotë për hetimin me prioritet të procedimeve pasurore, si dhe për sekuestrimin dhe konfiskimin e pasurive të paligjshme”, nënvizohet më tej në deklaratë.

Në vijim, organi i akuzës bën me dije se do të vazhdojë hetimet ndaj grupeve dhe individëve të dyshuar për pasurim të paligjshëm, duke përdorur të gjitha mjetet ligjore për sekuestrimin dhe konfiskimin e pasurive që rrjedhin nga veprimtari kriminale.

VIDEO- Ish-drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve paraqitet sërish në SPAK

By: Os De
23 December 2025 at 14:47

Ish-drejtori i Burgjeve, Agim Ismaili është paraqitur sot (23 dhjetor) në Prokurorinë e Posaçme. 

Gjithashtu ai u thirr për t’u marrë në pyetje në lidhje me tentativën e hakërimit të SPAK edhe me datën 2 tetor të këtij viti. 

Ish-kreu i Burgjeve është marrë nën hetim zyrtarisht nga SPAK. Ai akuzohet për veprat penale: Përgjimi i paligjshëm i të dhënave kompjuterike, pjesëmarrja në grup të strukturuar kriminal dhe kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal. 

Prokuroria Sarandë dërgon në gjyq tre persona/ Akuzohen se rrëmbyen Leonard Theodhorin dhe Fatmir Sulovarin në 2023-in

By: Os De
23 December 2025 at 14:43

Prokuroria Sarandë dërgon në gjyq tre persona për tre vepra penale në lidhje me rrëmbimin e shtetasve Leonard Theodhorin dhe Fatmir Sulovarin në 2023-in. 

NJOFTIMI I PROKURORISE

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Sarandë, përfundoi hetimet dhe dërgon në gjyq shtetasit A.M., S.B., dhe S.L. për veprat penale “Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit”, “Deklaratat e rreme përpara oficerit të policisë gjyqësore” dhe “Trafikimi i mjeteve motorrike” parashikuar nga nenet 109/3, 305/b dhe 141/a/2 të Kodit Penal. 

Në përfundim të hetimeve mbi procedimin penal nr.169/2023 dhe 369/2025 (ndarë nga procedimi penal nr.169/2023) në lidhje me ngjarjes e rrëmbimit të shtetasve L.Th. dhe F. S., dërgohet për gjykim çështja penale në ngarkim të të pandehurve si më poshtë: 

1.A. M, i dyshuar për veprën penale “Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit” parashikuar në nenin 109/3 dhe 25 të K.Penal; 

2.S. B, i dyshuar për veprën penale “Deklaratat e rreme përpara oficerit të policisë gjyqësore” parashikuar nga neni 305/b i K.Penal; dhe 

3.S. L, dyshuar për veprën penale “Trafikimi i mjeteve motorrike” parashikuar nga neni 141/a/2 i K.Penal. 

Nga ana e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë po vijojnë hetimet për gjetjen e shtetasve të rrëmbyer dhe identifikimin e personave të tjerë të dyshuar të përfshirë në këtë ngjarje. 

 

 

Seanca për Fatmir Mediun për çështjen “Gërdeci”/ Prokuroria kërkon dëshminë e sekretares së ish-ministrit të Drejtësisë

By: Os De
23 December 2025 at 14:40

Gjatë seancës gjyqësore për Fatmir Mediun, Prokuroria ka bërë parashtrimet mbi provat shkresore. 

Sipas raportimit të Anila Hoxhës, Prokuroria kërkon të pyetet dëshmitarja Anjola Agolli, sekretare e ish-ministrit të Drejtësisë, e cila ende nuk është gjetur. 

Në seancën e radhës, mbrojtja do të ketë mundësinë të bëjë objeksionet e saj dhe do t’i jepet koha e nevojshme për përgatitje. Seanca e ardhshme do të zhvillohet më 14 janar, në orën 09:00. 

Hunter Biden sulmon të atin për emigracionin: Nuk e di a jam më një demokrat!

By: Os De
23 December 2025 at 14:35

I ati, Joe Biden e mbrojti me çdo mënyrë që mundi gjatë viteve të tij të trazuara nga problem që përfshinin deri dhe përdorimin e narkotikëve.

Por tani, Hunter Biden ka befasuar me deklaratën se është kundër hapjes së kufijve dhe emigracionit të paligjshëm, çka u interpretua si sulm i qartë ndaj presidencës së babait të tij. Në një intervistë pesë orëshe për Shaën Ryan, 55 vjeçari kritikoi gjithashtu tërheqjen kaotike të urdhëruar nga i ati në Afganistan dhe pranoi se kishte 15 milionë dollarë borxh.

”Nuk e di as nëse jam më një demokrat”, u shpreh Hunter Biden, i cili duket se pranoi gjatë intervistës që politikat kufitare të të atit kishin qenë një katastrofë. “Ne kemi nevojë për emigracionin,  por nuk duam emigrantë që po vijnë këtu ilegalisht duke na shterruar burimet”, u shpreh duke dalë kundër pjesës më të madhe të retorikës pro-emigrantëve të së majtës, që u ndoq hapur gjatë presidencës së babait të tij.

Hunter u përpoq ta mbronte disi të atin duke theksuar se ai donte një legjislacion dypartiak për të trajtuar çështjen, shumicën e të cilave Donald Trump i ka trajtuar përmes urdhrave ekzekutivë. Ai theksoi se Joe Biden kishte një marrëveshje me republikanët në Kongres, por u shpreh se Trump “ndërhyri gjashtë muaj para zgjedhjeve”. Më tej, e përshkroi Amerikën si “të varur nga problemi” i emigracionit në vend që të kishte një dëshirë të vërtetë për ta zgjidhur këtë ngërç.

Doganat dhe ajo që njihet si Patrulla Kufitare në SHBA thanë javën e kaluar se administrata Trump ka arritur t’i ulë kalimet kufitare me 92 përqind nga pika kulmore që mbërritën gjatë administratës Biden dhe sipas tyre, kanë kaluar 7 muaj pa asnjë njoftim për shkelje të paligjshme të kufirit.

❌
❌