Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 23 December 2025Main stream

Pamje të rralla në Kolesjan të Kukësit, banori i zonës ndeshet në rrugë më një arushë dhe këlyshët e saj  

23 December 2025 at 08:59

Në Kukës është shfaqur një arushë së bashku me këlyshët e saj.

Pamjet e rralla janë shkrepur mëngjesin e sotëm në fshatin Kolesjan, ku arusha është parë duke lëvizur në rrugën kryesore të zonës.

Arusha me këlyshët e saj është fotografuar nga një banor i zonës, i cili fatmirësisht ndodhej brenda automjetit në momentin kur u përball me arinjtë në rrugë.

Pamjet kanë tërhequr vëmendjen e banorëve dhe rikthejnë vëmendjen mbi praninë e kafshëve të egra pranë zonave të banuara.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Pamje të rralla në Kolesjan të Kukësit, banori i zonës ndeshet në rrugë më një arushë dhe këlyshët e saj   appeared first on Sinjali.

Çfarë dihet deri tani për aferat e korrupsionit milionësh në Maqedoninë e Veriut?

23 December 2025 at 08:48

Biznesmenët Asmir Jahoski dhe Ratko Kapushevski u arrestuan, zyra e ish-drejtorit të Shërbimit për Çështje të Përgjithshme dhe të Përbashkëta (SOZR), Pece Mirçevski, u bastis dhe pati “indikacione” për vendndodhjen e Artan Grubit.

Këto janë disa nga lajmet që iu dhanë qytetarëve të Maqedonisë së Veriut gjatë vitit 2025 për aferat e dyshuara të korrupsionit të profilit të lartë, për të cilat ende nuk ka epilog; as aktakuza e as vendime për ndalimin e hetimeve nga prokurorët.

Deri ku kanë arritur hetimet në fund të këtij viti, kur Prokuroria Publike e Maqedonisë së Veriut ndodhet para zgjedhjes së një shefi të ri, pas largimit të Ljupço Kocevskit nga posti i prokurorit të shtetit?

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Çfarë dihet deri tani për aferat e korrupsionit milionësh në Maqedoninë e Veriut? appeared first on Sinjali.

Shëtiste me pushkë në krah rrugëve të fshatit në Lipjan – policia ndërhyn dhe konfiskon armën

23 December 2025 at 08:45

Një person është ndaluar në fshatin Medvec të Lipjanit pasi ishte parë duke lëvizur nëpër rrugët e fshatit me një pushkë në krah.

Pas marrjes së informatës, njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku kanë identifikuar dhe shoqëruar të dyshuarin.

Gjatë ndërhyrjes, policia ka konfiskuar një pushkë ajrore si dhe 74 copë diabola.

I dyshuari është intervistuar në prezencë të avokatit mbrojtës, ndërsa në konsultim me Prokurorin kujdestar rasti është iniciuar për “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armës” dhe procedohet në procedurë të rregullt.

Hetimet lidhur me rastin janë në vazhdim.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Shëtiste me pushkë në krah rrugëve të fshatit në Lipjan – policia ndërhyn dhe konfiskon armën appeared first on Sinjali.

Ekskluzive | Zhduket vajza 12-vjeçare në Junik – dyshohet se u largua me një veturë Peugeot

23 December 2025 at 08:44

Një vajzë e mitur është raportuar e zhdukur mbrëmjen e së dielës në Junik. Bëhet fjalë për D.H. e cila sipas familjarëve është larguar nga shtëpia pa i njoftuar prindërit.

Sipas deklarimit të babait të saj, L.H., vajza ka dalë në rrugën kryesore Junik–Rastavic dhe është futur në një automjet të dyshuar të tipit Peugeot, ngjyrë hiri, me targa ende të panjohura, duke u larguar në drejtim të fshatit Rastovic.

Në momentin e zhdukjes, e mitura kishte të veshur xhaketë të zezë dhe pantallona farmerka të zeza; ka flokë të zeza dhe gjatësi rreth 1.55 m. Familja ka bërë të ditur se ajo kishte komunikuar më herët me një djalë nga komuna e Istogut, identiteti i të cilit nuk dihet.

Rasti është iniciuar si “Person i zhdukur”, ndërsa Policia, në koordinim me Prokurorinë për të Mitur, ka nisur hetimet dhe kërkimet intensive për gjetjen e saj.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Ekskluzive | Zhduket vajza 12-vjeçare në Junik – dyshohet se u largua me një veturë Peugeot appeared first on Sinjali.

Ekskluzive | Tentoi arratisjen nga Stacioni Policor në Rahovec, kapet sërish i dyshuari për zjarrvënie në QKMF dhe ambulancë

23 December 2025 at 08:41

Një incident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e 22 dhjetorit 2025 në Stacionin Policor në Rahovec, ku një person i ndaluar për veprën penale “Zjarrvënie” ka tentuar të arratiset nga dhomat e ndalimit.

Burimet bëjnë me dije se i dyshuari Halil Hoti i cili ndodhej nën masën e ndalimit policor, rreth orës 21:00 ka arritur që me forcë të hapë derën e dhomës së ndalimit nr. 4 dhe të dalë nga ambientet e stacionit policor me qëllim arratisjeje.

Megjithatë, reagimi i shpejtë i patrullave policore ka bërë që i njëjti të kapet brenda një distance të shkurtër dhe të rikthehet sërish në Stacionin Policor Rahovec.

Pas arrestimit të dytë, i dyshuari është dërguar për tretman mjekësor, ndërsa më pas është kthyer dhe vendosur në dhomën e ndalimit në të njëjtin stacion policor.

Lidhur me rastin janë njoftuar të gjitha njësitë relevante policore, si dhe Prokurorja kujdestare, e cila ka urdhëruar inicimin e rastit penal “Arratisja e personit të privuar nga liria”.

Hetimet lidhur me këtë incident janë në vazhdim.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

/GazetaSinjali/

The post Ekskluzive | Tentoi arratisjen nga Stacioni Policor në Rahovec, kapet sërish i dyshuari për zjarrvënie në QKMF dhe ambulancë appeared first on Sinjali.

Dhunë në familje në Marmull të Gjakovës – i dyshuari në gjendje të rëndë alkooli, ndalohet për 48 orë

23 December 2025 at 08:38

Një rast i rëndë i dhunës në familje është raportuar mbrëmjen e së dielës në fshatin Marmull të Gjakovës, ku dy gra kanë përfunduar viktima të keqtrajtimit fizik brenda familjes.

Ngjarja ka ndodhur më 22 dhjetor 2025 rreth orës 22:30, kur viktimat T.Q. dhe D.B. kanë raportuar se janë sulmuar fizikisht nga M.B., bashkëshorti përkatësisht djali i tyre.

Burimet bëjnë të ditur se pas ndërhyrjes së Policisë, i dyshuari është arrestuar në vendngjarje, ndërsa gjatë testimit me alkooltest ka rezultuar me 2.01 promilë alkool në gjak, çka tregon për gjendje të rëndë të dehjes.

Viktima T.Q. ka refuzuar tretmanin mjekësor dhe strehimin, ndërsa viktima D.B. është dërguar për ekzaminim mjekësor, por gjithashtu ka refuzuar strehimin.

Në konsultim me Prokurorin kujdestar, ndaj të dyshuarit është caktuar masa e ndalimit për 48 orë, ndërsa rasti po trajtohet si “Dhunë në familje” dhe mbetet nën hetime.

Autoritetet po vazhdojnë procedurat ligjore për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Dhunë në familje në Marmull të Gjakovës – i dyshuari në gjendje të rëndë alkooli, ndalohet për 48 orë appeared first on Sinjali.

Dhuratë marramendëse për Messin: Orë 1.3 milionë dollarë nga djali i miliarderit indian

23 December 2025 at 08:26

Anant Ambani, djali i miliarderit indian Mukesh Ambani, i dhuroi legjendës së futbollit Lionel Messi një orë ultra-luksoze me vlerë rreth 1.3 milionë dollarë gjatë vizitës së Messit në Indi.

Ora e rrallë është një nga vetëm 12 copë në botë dhe ka një kuti prej fibër karboni të zezë me një numërator skelet, që shfaq dizajn dhe mjeshtëri të avancuar.

Si një tifoz i pasionuar i futbollit, Anant Ambani ia prezantoi orën si një gjest respekti dhe admirimi, duke e bërë takimin një moment të veçantë që lidh sportin me luksin.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Dhuratë marramendëse për Messin: Orë 1.3 milionë dollarë nga djali i miliarderit indian appeared first on Sinjali.

Ekskluzive | Këta janë dy vëllezërit e përfshirë në sulmin në Dumnicë – njëri godet me shuplakë, tjetri tentoi të nxjerrë një mjet të fortë

23 December 2025 at 08:20

Një incident serioz është shënuar mëngjesin e 22 dhjetorit 2025 në fshatin Dumnicë e Poshtme të Podujevës, ku pas një mosmarrëveshjeje mes disa personave, situata ka eskaluar në sulm fizik dhe tentim për përdorim të mjetit të fortë.

Burime të Gazetës Sinjali bëjnë të ditur se në këtë rast janë përfshirë dy vëllezër, Yzdri Kosumi dhe Jetullah Kosumi, të cilët dyshohen se kanë sulmuar ankuesin A. O.

Sipas deklarimit të ankuesit në Stacionin Policor të Podujevës, pas ndalimit të dy automjeteve në rrugë, Yzdri Kosumi e ka goditur me shuplakë, ndërsa vëllai i tij, Jetullah Kosumi, ka tentuar të nxjerrë një mjet të fortë – pajser – nga bagazhi i veturës. Situata është neutralizuar falë ndërhyrjes së kalimtarëve të rastit, duke parandaluar përshkallëzimin e mëtejmë të konfliktit.

Në lidhje me rastin është intervistuar edhe një dëshmitar okular, A. O., i cili ka konfirmuar versionin e ankuesit, duke deklaruar se ka parë goditjen me shuplakë dhe tentimin për marrjen e mjetit të fortë.

Njëri nga të dyshuarit është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës, ku ka pranuar goditjen me shuplakë, por ka mohuar tentimin për përdorimin e pajserit. Ndërkohë, i dyshuari tjetër nuk është hasur në shtëpinë e tij dhe vijon kërkimi.

Me urdhër të Prokurorit kujdestar, rasti është iniciuar si “Sulm”, ndërsa është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh për të dyshuarin dhe është urdhëruar inicimi i kallëzimit penal. Hetimet për këtë rast janë duke vazhduar nga njësia përkatëse hetimore.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

/GazetaSinjali/

The post Ekskluzive | Këta janë dy vëllezërit e përfshirë në sulmin në Dumnicë – njëri godet me shuplakë, tjetri tentoi të nxjerrë një mjet të fortë appeared first on Sinjali.

Aksident mes dy veturave të EULEX-it në Zveçan – një pjesëtar pëson lëndime, dy Land Cruiser përfshihen në përplasje

23 December 2025 at 07:56

Një aksident trafiku me lëndime trupore është regjistruar paraditen e së martes në Zveçan, ku janë përfshirë dy automjete zyrtare të misionit EULEX.

Ngjarja ka ndodhur më 22 dhjetor 2025, rreth orës 09:00, në rrugën lokale pranë restorantit “Hajduçki Konak”.

Sipas informatave që ka siguruar Sinjali, në aksident janë përfshirë dy vetura Toyota Land Cruiser, të dyja në shërbim të EULEX-it – njëra me ngjyrë të kaltër dhe tjetra me ngjyrë hiri.

Burimet bëjnë të ditur se deri te aksidenti ka ardhur pasi automjeti i parë, gjatë lëvizjes, nuk e ka përshtatur shpejtësinë me kushtet e rrugës, ku kishte ngricë, duke humbur kontrollin dhe duke dalë jashtë rrugës. Në ato momente, automjeti i dytë që lëvizte prapa e ka goditur atë nga pjesa e pasme.

Si pasojë e përplasjes, janë shkaktuar dëme të vogla materiale, ndërsa lëndime trupore ka pësuar një pasagjer i automjetit të dytë, pjesëtar i misionit EULEX.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësiti i trafikut rrugor, njësiti i sigurimit të EULEX-it, si dhe ndihma e shpejtë. Rasti është duke u hetuar nga autoritetet kompetente.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Aksident mes dy veturave të EULEX-it në Zveçan – një pjesëtar pëson lëndime, dy Land Cruiser përfshihen në përplasje appeared first on Sinjali.

Ekskluzive | Përplasje në Dumnicë të Podujevës – dy vëllezër dyshohen për sulm, njëri tentoi të nxjerrë një mjet të fortë

23 December 2025 at 07:52

Një incident i rëndë është regjistruar në orët e hershme të mëngjesit në fshatin Dumnicë e Poshtme të Podujevës, ku dy persona dyshohen se kanë sulmuar një qytetar pas një mosmarrëveshjeje, mëson ekskluzivisht Gazeta Sinjali.

Ngjarja ka ndodhur më 22 dhjetor 2025, rreth orës 07:00. Ankuesi, A.O, është paraqitur në Stacionin Policor në Podujevë, duke deklaruar se pas ndalimit të dy automjeteve, është përfshirë në një konflikt me persona që i njeh nga më herët.

Sipas deklarimit, i dyshuari Y.K e ka goditur ankuesin me shuplakë, ndërsa i dyshuari tjetër, J. K, ka tentuar të nxjerrë një mjet të fortë (pajser) nga bagazhi i veturës. Situata, sipas ankuesit dhe dëshmitarëve, është parandaluar nga kalimtarë të rastit që kanë ndërhyrë me kohë.

J. K është intervistuar në prezencë të avokatit mbrojtës dhe ka pranuar se e ka goditur ankuesin me shuplakë, por ka mohuar se ka tentuar të marrë mjet të fortë, thonë burimet e Sinjalit.

Në cilësi të dëshmitarit është intervistuar edhe A. O., i cili ka konfirmuar versionin e ankuesit, duke deklaruar se njëri nga të dyshuarit e ka goditur me shuplakë, ndërsa tjetri ka shkuar drejt veturës për të marrë një mjet të fortë, por është ndalur nga qytetarët.

I dyshuari Y. K nuk është hasur në adresën e tij të banimit dhe do kërkohet në ditët në vijim.

Me urdhër të Prokurorit kujdestar, rasti është iniciuar si “Sulm”, është urdhëruar ndalimi për 48 orë i të dyshuarve dhe inicimi i kallëzimit penal, ndërsa rasti i është përcjellë njësisë së hetimeve për veprime të mëtejme.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Ekskluzive | Përplasje në Dumnicë të Podujevës – dy vëllezër dyshohen për sulm, njëri tentoi të nxjerrë një mjet të fortë appeared first on Sinjali.

Moti sot: Me vranësira në mëngjes, në mesditë mund të ketë edhe diell

23 December 2025 at 06:54

Sot në Kosovë pritet të mbajë mot me vranësira të ulëta në mëngjes. Në mesditë mund të ketë intervale kohore me diell, ndërsa pasdite shtim i vranësirave e në mbrëmje reshje lokale shiu. Në viset malore reshje të pakta bore.

Temperaturat pritet të lëvizin nga -2 minimalja deri në 8 gradë Celsius maksimalja.

Në Shqipëri nesër pritet të ketë shtim të vranësirave dhe pasdite me reshje lokale shiu. Pasdite reshjet do të jenë të pakta, kurse në mbrëmje vonë dhe gjatë natës priten reshje më të shumta shiu.

Edhe në Maqedoninë Veriore, Mal të Zi dhe Luginë pasdite vonë dhe në mbrëmje priten reshje lokale shiu. Reshje shqote e bore vetëm në disa vise malore.

Të mërkurën na pret mot kryesisht i vranët dhe me reshje shiu. Në Shqipëri reshjet pushojnë për të vazhduar në pjesën më të madhe të Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut. Gjatë natës dhe shumë herët në mëngjesin e së Enjtes në disa pjesë të Kosovës ato do të përzihen me shqote dhe borë.

E Enjtja pritet të kushtëzojë mot të ftohtë të vranët me reshje të pakta lokale në disa pjesë të Kosovës mund të ketë reshje të dobëta bore, kurse në pjesë të Shqipërisë reshje sporadike shiu.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Moti sot: Me vranësira në mëngjes, në mesditë mund të ketë edhe diell appeared first on Sinjali.

Zelensky thotë se bisedimet për zgjidhjen e luftës janë “shumë afër një rezultati real”

22 December 2025 at 23:28

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, tha të hënën se bisedimet e zhvilluara me Shtetet e Bashkuara dhe vendet evropiane me qëllim të përfundimit të luftës gati 4-vjeçare me Rusinë janë “shumë afër një rezultati real”.

Negociatorët ukrainas, të udhëhequr nga zyrtari i lartë, Rustem Umerov, bashkë me përfaqësues nga Evropa, zhvilluan një varg takimesh me emisarë amerikanë, përfshirë bisedimet e zhvilluara ditëve të fundit në Florida, raporton agjencia e lajmeve “Reuters”.

Negociatori rus, Kirill Dmitriev, emisar për investime i presidentit Vladimir Putin, gjithashtu ka qenë duke zhvilluar bisedime të ndara me zyrtarë amerikanë në Florida.

Zyrtarët në Ukrainë e Rusi thonë se ekipet e tyre po ktheheshin në vendet e veta të hënën për të raportuar rreth rezultatit të diskutimeve.

“E tëra duket goxha sikur ia vlen… dhe këtu është me rëndësi që kjo është puna e të dyja palëve (Ukrainës) dhe Shteteve të Bashkuara. Kjo lë të kuptohet se ne jemi shumë afër një rezultati real” – tha Zelensky në një tubim kushtuar diplomatëve ukrianas.

Zelensky tha se negociatorët kanë qenë duke punuar në një plan 20-pikësh, i çuar përpara nga emisarët amerikanë dhe i cili ka qenë në diskutime me javë, pasi një draft fillestar ishte kritikuar nga ukrainasit dhe evropianët, duke u cilësuar si shumë favorizues për Rusinë.

Gjithashtu, pjesë e diskutimeve ishin garancitë e sigurisë që Ukraina i ka kërkuar për t’u mbrojtur nga ndonjë veprim ushtarak rus në të ardhmen pas përfundimit të kësaj lufte, si dhe një plan për rimëkëmbjen ekonomike të Ukrainës.

“Blloku bazë i të gjitha dokumenteve është i gatshëm. Është bazë. Janë disa çështje për të cilat ne nuk jemi të përgatitur dhe unë jam i sigurt se ka çështje për të cilat rusët nuk janë të përgatitur” – tha presidenti ukrainas.

Duke folur më vonë në adresimin e tij të zakonshëm të mbrëmjes, Zelensky tha se çështje kyçe është që të përcaktohet nëse Shtetet e Bashkuara do të jenë në gjendje që “të marrin një përgjigje nga Rusia, gatishmëri të vërtetë nga ana e atij vendi për t’u përqendruar në diçka tjetër pos agresionit”.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Zelensky thotë se bisedimet për zgjidhjen e luftës janë “shumë afër një rezultati real” appeared first on Sinjali.

Ganimet Shala, asamblistja e parë shqiptare në Parlamentin e Lubjanës

22 December 2025 at 23:17

Një numër i konsiderueshëm i mërgimtarëve po arrijnë suksese në diasporë, duke u bërë emra të njohur në skenën politike dhe jo vetëm. Sllovenia pa dyshim se është një nga shtetet evropiane, ku mundësia e arsimimit, punësimit, depërtimit në karrierë dhe formimit profesional e etik është e madhe.

Arritjeve të shqiptarëve në Slloveni pa dyshim i shtohet edhe Ganimet Shala, e cila ka hyrë në histori si asambleistja e parë shqiptare në Parlamentin e qytetit të Lubjanës.

Nga Kosova, për t’u bërë storie suksesi në Slloveni

E lindur në Pejë, por e rritur dhe e shkolluar në Lubjanë, Shala përfaqëson gjeneratën e mërgimtarëve që arritën të gërshetojnë rrënjët shqiptare me përvojën evropiane. Fillimet në Slloveni nuk ishin aspak të lehta, kujton Ganimetja.

“E nisa shkollimin në vitin e pare të gjimanazit, në moshën 14 vjeçare, një periudhë delikate për çdo të ri. Përveç moshës, gjithçka ishte e re për mua, gjuha, kultura dhe mënyra e jetesës. Megjithatë, me përkushtim dhe punë të vazhdueshme, ia dola ta tejkaloj çdo vështirësi”.

Vlen të theksohet se Ganimeti është magjistre në “Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe Diplomaci” dhe ka një karrierë mbi 29-vjeçare në sektorin publik slloven, ndërkohë që Telekomi i Sllovenisë ishte puna e parë e saj që i solli shumë suksese.

“Telekomi ishte për mua edhe një shkollë e re, një familje e re. Aty kam mësuar çfarë do të thotë kultura e punës. Sllovenët janë shumë seriozë, punëtorë, secili e di përgjegjësinë e vet.” rrëfen ajo revisten Albinfo.ch.

Në fakt, Ganimet Shala nisi punën në Telekomin e Sllovenisë, si praktikante në “call center”, dhe pas disa viteve përkushtim, ajo u avancua deri në pozitën e menaxheres së disa kompanive bijë. “Në dhjetor të vitit 2025 do të mbush plot 30 vjet stazh pune të rregullt në këtë kompani,” shton ajo me krenari.

Jeta profesionale në politikë

Paralelisht me karrierën profesionale, Shala ka qenë gjithmonë aktive në jetën shoqërore dhe kulturore të shqiptarëve në Slloveni. Ajo është themeluese e Shoqatës së Grave Shqiptare “Teuta”, anëtare nderi e Shoqatës “Migjeni”, si dhe kryetare e Unionit të Shoqatave Kulturore Shqiptare në Slloveni.

Në vitin 2022, ajo kandidoi për herë të parë në zgjedhjet parlamentare të Sllovenisë, duke hyrë në histori si kandidatja e parë shqiptare për deputete dhe njëkohësisht si asambleistja e parë shqiptare në Parlamentin e Lubjanës për mandatin 2022–2026.

“Jam tejet mirënjohëse dhe krenare, ky titull bart në vete shumë përgjegjësi. Një pjesë të madhe të kohës ia kushtoj qytetarëve që më kanë votuar, megjithatë jo gjithçka është në dorën time.”

Përfaqësuese e një vizioni gjithëpërfshirës

Për Ganimet Shalën, hyrja në politikë nuk ishte thjesht ambicie personale, por një nevojë për të qenë zë i komunitetit shqiptar, duke mbrojtur edhe interesat e qytetarëve të tjerë sllovenë.

“Shqiptarët janë ata që fal tyre unë sot jam këtu ku jam, por nuk përfaqësoj vetëm shqiptarët, përfaqësoj të gjithë banorët e Sllovenisë,” shprehet ajo.

Vlen të theksohet se në partinë e Tanja Fajonit (Social Demokratët), Shala është pjesë aktive e grupeve që trajtojnë politikat banesore, çështjet ndërkombëtare, si dhe trafikun dhe sektorin publik në qytet. Nga viti 2024 ajo është edhe anëtare e Kongresit të Autoriteteve Lokale dhe Rajonale pranë Këshillit të Evropës, një arritje e rrallë për një shqiptare në diasporë.

Zëri i Kosovës në arenën evropiane

Një ndër temat që Shala ka ngritur shpesh është nevoja për njohjen e patentave të Kosovës në Slloveni, si dhe mundësia për blerjen e pasurive të paluajtshme nga shtetasit kosovarë me leje qëndrimi të përhershme.

“Presim që procesi i njohjes së patentave të Kosovës të mbyllet deri në fund të këtij viti,” thotë ajo, duke shtuar se çështja e pasurive të paluajtshme është më e ndërlikuar dhe lidhet me statusin ndërkombëtar të Kosovës.

“Emri dhe problematika e Kosovës rrallë dëgjohen në Parlamentin Evropian. Prandaj i bëj thirrje institucioneve të Kosovës që të jenë më aktive në anëtarësime dhe marrëveshje ndërkombëtare.”

Një zë gruaje që ndryshon perceptime

Të depërtosh në skenën politike sllovene nuk është e lehtë, veçanërisht për një grua shqiptare. Megjithatë, Ganimet Shala e sheh këtë si një sfidë të mundshme, nëse punon me përkushtim dhe profesionalizëm.

“Nuk është e lehtë, por as e pamundur. Sllovenia është një demokraci stabile, por sistemi i saj politik mbetet mjaft konkurrues dhe relativisht i mbyllur ndaj figurave të reja. Për ne shqiptarët, si një komunitet i vogël, kërkon kohë dhe punë për të fituar besimin e elektoratit vendas,” thotë ajo.

Sipas saj, njohja e mirë e gjuhës sllovene, angazhimi në komunitet dhe përvoja institucionale janë çelësi për t’u pranuar dhe respektuar.

“Duhet ndërtuar kredibilitet përmes veprimeve konkrete, për çështje sociale, integrim, barazi gjinore. Kështu krijohet një imazh publik i besueshëm. Jam e lumtur që angazhimi im politik i bën të ndihen krenarë edhe bashkëkombësit e mi,” shton Shala, për revisten Albinfo.ch.

Shoqata “Teuta”, kur bashkimi i grave bëhet forcë

Përveç politikës, Ganimet Shala ka dhënë kontribut të veçantë në fuqizimin e grave shqiptare në Slloveni, përmes Shoqatës së Gruas Shqiptare “Teuta”, të cilën e themeloi me qëllimin për të thyer stereotipet dhe për të ndërtuar një imazh të ri të gruas shqiptare në sytë e shoqërisë sllovene.

“Kjo nismë lindi nga dëshira për ndryshim. Qëllimi ishte forcimi, përfaqësimi dhe bashkëpunimi midis grave shqiptare, fuqizimi ekonomik e social, promovimi i arsimit dhe barazisë gjinore, por edhe ruajtja e kulturës dhe gjuhës sonë,” tregon ajo.

Shoqata “Teuta” bashkon gratë shqiptare më të suksesshme në Slloveni, duke krijuar hapësira për bashkëpunim, mentorim dhe ngritje personale.

“Donim t’i tregojmë shoqërisë sllovene se gruaja shqiptare nuk është thjesht ajo që shëtitet me karrocë në park, por një grua e angazhuar, profesionale dhe e përkushtuar në shumë fusha të jetës,” shton Shala me bindje.

Sfidat e grave shqiptare në diasporë

Si pjesë e diasporës, gratë shqiptare në Slloveni përballen me sfida të shumta, nga barrierat gjuhësore e deri te integrimi kulturor dhe ekonomik.

“Shumë gra punojnë në sektorë me paga të ulëta ose pa kontrata të rregullta. Kjo i bën më të pambrojtura ekonomikisht dhe më të varura nga familja. Mungesa e gjuhës, njohjes së ligjeve dhe arsimimit i pengon të marrin pjesë aktive në jetën publike,” shpjegon ajo.

Shoqata “Teuta” punon për ta ndryshuar këtë realitet, duke ofruar kurse falas të gjuhës sllovene, mentoring dhe këshillim, si dhe aktivitete kulturore e edukative.

“Organizojmë trajnime për të drejtat e grave, barazinë gjinore, të drejtat në punë dhe mbrojtjen ligjore nga diskriminimi apo dhuna. Inkurajojmë pjesëmarrjen e tyre në forume, debate dhe këshilla lokale. Por gjithçka nis nga vetë grate, nga gatishmëria për t’u përfshirë e për të besuar në veten e tyre,” shton ajo.

Mesazhi për vajzat shqiptare në botë

Në fund të intervistës, Ganimet Shala ndalet te forca e brendshme që çdo grua mbart në vetvete dhe dërgon një mesazh të fuqishëm për vajzat shqiptare kudo në botë:

“Mos lejoni frikën t’ju ndalojë. Është normale të ndiheni të pasigurta, por kujtoni pse nisët këtë udhëtim. Guximi nuk është mungesë frike – është zgjedhja për të ecur përpara, pavarësisht saj.”

Me një gjuhë të ngrohtë e përfshirëse, ajo vazhdon: “Të largohesh nga shtëpia kërkon më shumë se një valixhe, kërkon zemër. Mbani rrënjët në shpirt, por lërini degët të prekin qiellin e ri që keni zgjedhur. Çdo hap që bëni, edhe kur dridheni, është dëshmi e forcës që keni brenda vetes. Mos u ndalni, sepse bota ka nevojë për dritën tuaj.”

Me pak fjalë, historia e Ganimet Shalës nuk është thjesht rrëfimi i një karriere të suksesshme, por i një filozofie jetësore, të punosh me përkushtim, të ruash rrënjët e tua dhe të ndërtosh ura midis kulturave.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Ganimet Shala, asamblistja e parë shqiptare në Parlamentin e Lubjanës appeared first on Sinjali.

Rusia përshkallëzon sulmet ndaj rajonit kyç të Ukrainës, Odesës

22 December 2025 at 23:12

Rusia ka intensifikuar sulmet e saj në rajonin jugor ukrainas të Odesës, duke shkaktuar ndërprerje të gjera të energjisë dhe duke kërcënuar infrastrukturën detare të rajonit, ka raportuar BBC.

Zëvendëskryeministri ukrainas Oleksiy Kuleba tha se Moska po kryente sulme “sistematike” në rajon. Javën e kaluar, ai paralajmëroi se fokusi i luftës “mund të jetë zhvendosur drejt Odesës”.

Presidenti Volodymyr Zelensky tha se sulmet e përsëritura ishin një përpjekje nga Moska për të bllokuar aksesin e Ukrainës në logjistikën detare.

Më parë në dhjetor, Presidenti rus Vladimir Putin kërcënoi të ndërpresë aksesin e Ukrainës në det si hakmarrje për sulmet me dronë ndaj cisternave të “flotës në hije” të Rusisë në Detin e Zi.

“Flotë në hije” është një term që i referohet qindra cisternave të përdorura nga Rusia për të anashkaluar sanksionet perëndimore të vendosura pas pushtimit të saj në shkallë të plotë të Ukrainës në vitin 2022.

Të hënën në mbrëmje, sulmet goditën infrastrukturën portuale në Odesa, duke dëmtuar një anije civile, tha guvernatori rajonal.

Ishte i fundit në një seri prej qindra sulmesh që kanë ndërprerë furnizimin me energji në rajon për ditë të tëra dhe kanë shkaktuar disa viktima.

Natën e së dielës, grevat ndërprenë energjinë elektrike për 120,000 njerëz dhe shkaktuan një zjarr në një port të madh i cili shkatërroi dhjetëra kontejnerë me miell dhe vaj perimesh.

Javën e kaluar, një sulm me raketa balistike në portin Pivdenniy në lindje të Odesës vrau tetë persona dhe plagosi të paktën 30.

Një sulm tjetër më herët gjatë javës vrau një grua që po udhëtonte në një makinë me tre fëmijët e saj dhe preu përkohësisht urën e vetme të rajonit të Odesës që lidh Ukrainën dhe Moldavinë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Rusia përshkallëzon sulmet ndaj rajonit kyç të Ukrainës, Odesës appeared first on Sinjali.

Serwer: Kosova në dokument, por jo domosdoshmërisht në prioritet

22 December 2025 at 23:09

Nënshkrimi i Aktit të Mbrojtjes nga presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka rikthyer Kosovën në fokusin e debatit politik në Uashington. Përfshirja e Kosovës në këtë dokument si dhe riafirmimi i njohjes reciproke si bazë për marrëveshjen përfundimtare me Serbinë e kundërshtimi i ndarjeve territoriale mbi baza etnike, janë interpretuar si sinjal pozitiv për vijimësinë e mbështetjes amerikane.

Megjithatë, sipas ekspertit amerikan për Ballkanin, Daniel Serwer, kjo gjuhë duhet lexuar me shumë kujdes.

Sipas Serwerit, përfshirja e këtyre formulimeve nuk është domosdoshmërisht shprehje e një konsensusi të fortë politik në SHBA, por më tepër një reagim ndaj përpjekjeve intensive të lobistëve që synojnë ndryshimin e politikës tradicionale amerikane ndaj Kosovës.

“Ndërsa më pëlqen gjuha që Kongresi ka miratuar, do të ishte gabim të interpretohej ajo si një shenjë pa mëdyshje pozitive. Arsyeja pse kjo gjuhë është përfshirë është se lobistët po punojnë intensivisht për të përmbysur politikën tradicionale të SHBA-së, e cila favorizon sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës, si dhe njohjen e ndërsjellë me Serbinë. Kjo është një përpjekje për t’i bllokuar lobistët dhe do të funksionojë deri në një pikë. Por Presidenti ka autoritet pothuajse 100 për qind në politikën e jashtme dhe Trump i konsideron të bezdisshme kufizimet e tilla. Nuk mund t’ju premtoj se ai do ta respektojë gjuhën e parashikuar në ligj”, ka thënë Serwer.

Ai ka vlerësuar se Kongresi ka tentuar të vendosë një lloj “frenimi” ndaj ideve që bien ndesh me parimin e sovranitetit dhe integritetit territorial të Kosovës, por ka paralajmëruar se kjo mbrojtje është e kufizuar.

Sa i përket dialogut Kosovë–Serbi, Serwer ka thënë se Kosova duhet të vazhdojë ta ketë si objektiv kryesor njohjen reciproke, por ai ka shprehur skepticizëm se ky ligj e bën këtë qëllim më të arritshëm sesa më parë.

Edhe në lidhje me perspektivën euroatlantike, Serwer është shprehur i rezervuar. Ai ka vënë në dukje se administrata Trump ka treguar qëndrim armiqësor ndaj Bashkimit Evropian dhe nuk ka qenë përkrahëse e zgjerimit të NATO-s, çka e bën të paqartë mbështetjen reale për anëtarësimin e Kosovës në këto struktura.

“Kosova duhet gjithmonë të synojë njohjen e ndërsjellë. Por nuk kam asnjë arsye të besoj se kjo është më e mundshme sot sesa para se të nënshkruhej ligji. Po ashtu, nuk kam asnjë arsye të besoj se Administrata do ta mbështesë anëtarësimin e Kosovës në BE apo në NATO. Strategjia e sigurisë kombëtare e Presidentit është armiqësore ndaj BE-së. Ai nuk ka qenë përkrahës i zgjerimit të NATO-s. Pika kryesore këtu është bllokimi ose ngadalësimi i ndryshimeve në politikën amerikane që mund të jenë të dëmshme për Kosovën. Ka njerëz që po shtyjnë për këto ndryshime. Bllokimi i tyre kërkon vigjilencë të vazhdueshme”, ka potencuar ai.  

Sipas Serwerit, beteja kryesore zhvillohet në prapaskenë, mes lobimeve dhe interesave të ndryshme dhe kërkon vëmendje të vazhdueshme nga institucionet dhe diplomacia kosovare për të mbrojtur interesat e vendit.

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka nënshkruar të enjten e shkuar Ligjin për politikën e mbrojtjes prej gati 1 trilion dollarësh, në të cilin është përfshirë edhe Kosova. Dokumenti mbi 3 mijë faqesh thekson rëndësinë strategjike të Kosovës si pjesë e Ballkanit Perëndimor dhe riafirmon angazhimin e SHBA-së për paqe, stabilitet, demokraci dhe zhvillim ekonomik në rajon.

Një seksion i veçantë i kushtohet marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Palët inkurajohen për zbatimin e marrëveshjes së Brukselit e arritur më 27 shkurt 2023, tek përjashtohet ideja e ndryshimit të kufijve në Ballkan.

Pasi të jetë shënuar përparim në dialog, SHBA-ja ka listuar veprimet që mund t’i ndërmarrë, ku përfshihet angazhimi për marrëveshje e cila ka njohjen reciproke në qendër, si dhe vendosjen e dialogut strategjik nga ana e Uashingtonit me Kosovën e Serbinë. 

Në Ligj parashikohet mbështetje e vazhdueshme për reformat demokratike dhe sundimin e ligjit në Ballkanin Perëndimor, zhvillimin ekonomik, rritjen e investimeve dhe forcimin e institucioneve.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Serwer: Kosova në dokument, por jo domosdoshmërisht në prioritet appeared first on Sinjali.

Albin Kurti sot flet në emër të Ibrahim Rugovës, ndërsa dikur e quante “kolaboracionist”.

22 December 2025 at 23:01

Kandidatja për deputete nga LDK, Rrezarta Krasniqi, ka reaguar ndaj deklaratave të kryeministrit Albin Kurti, duke e akuzuar atë për hipokrizi politike dhe përvetësim të figurës së Presidentit historik Ibrahim Rugova.

Sipas Krasniqit, Kurti sot flet në emër të Rugovës, ndonëse në të kaluarën e ka quajtur atë “kolaboracionist”. Ajo theksoi se nuk mund të fyesh për vite një figurë historike dhe më pas ta përdorësh emrin e saj për përfitime politike.

“Presidenti Rugova dhe LDK-ja përfaqësojnë urtësi, maturi dhe orientim perëndimor — vlera që Kurti i ka luftuar vazhdimisht. Ta përvetësosh Rugovën pasi e ke sharë, është fyerje për familjen Rugova, historinë dhe qytetarët”, ka deklaruar Krasniqi.

Ajo shtoi se Ibrahim Rugova nuk është dekor fushate dhe se trashëgimia e tij nuk mund të keqpërdoret për nevoja ditore politike.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Albin Kurti sot flet në emër të Ibrahim Rugovës, ndërsa dikur e quante “kolaboracionist”. appeared first on Sinjali.

Yesterday — 22 December 2025Main stream

Osmani njofton marrëveshjen për heqjen e vizave me Bahamas

22 December 2025 at 22:48

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka njoftuar se ka arritur marrëveshje me kryeministrin e Bahamas, Philip Davis, për heqjen reciproke të vizave.

“Kemi arritur dakordim për heqjen reciproke të vizave dhe kjo marrëveshje do të nënshkruhet së shpejti këtu në Washington D.C”, tha Osmani.

Bahamas u bë shteti i 121-të që e njeh Pavarësinë e Kosovës.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Osmani njofton marrëveshjen për heqjen e vizave me Bahamas appeared first on Sinjali.

Presidentja shpreh ngushëllime për vdekjen e Shemsi Krasniqit – Shemit

22 December 2025 at 22:30

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka ngushëlluar familjen, miqtë, bashkëpunëtorët dhe gjithë komunitetin artistik për ndarjen nga jeta të Shemsi Krasniqit – Shemi.

Përmes një reagimi në Facebook, e para e shtetit thotë se “Xhamadani vija vija” mbetet një kujtim i fuqishëm dhe simbolik, që vazhdon të bashkojë emocione, histori dhe identitet, ashtu siç bëri zëri i Shemit ndër dekada.

Ndër të tjera, ajo ka kujtuar se për kontributin e jashtëzakonshëm të grupit “Ilirët” me kantautor Shemin, i vlerësoi me Medaljen Presidenciale të Meritave.

“Kujtimi dhe vepra e tij do të jetojnë gjatë përmes muzikës që na la trashëgimi. I përhershëm qoftë kujtimi për Shemsi Krasiqin-Shemin”, thuhet në reagim.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Presidentja shpreh ngushëllime për vdekjen e Shemsi Krasniqit – Shemit appeared first on Sinjali.

SHBA-ja mbërthehet nga supergripi, po përhapet ‘frikshëm’ në Nju Jork

22 December 2025 at 22:05

Ekspertët amerikanë thonë se një virus, i cili shkakton atë që po quhet super gripi, po përhapet gjerësisht në të gjithë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, teksa vaksinimi ndaj këtij varianti nuk është i përfshirë në vaksinën kundër virusit këtë vit.

Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve në SHBA njoftoi se shkalla e shtrimeve në spitalet e vendit u rrit me 14.3% që nga e premtja. Zyrtarët e shëndetit publik, sipas mediave amerikane, thonë se gripi po përhapet veçanërisht shpejt në Nju Jork, Luiziana dhe Kolorado.

Nju Xhersi dhe Rod Ajlend po shohin gjithashtu nivele të larta të rasteve të të gripit, sipas të dhënave të mbledhura që nga 13 dhjetori. Në Xhorxhia, Nju Meksiko, Ajdaho, Miçigan, Karolinën e Veriut dhe të Jugut, Masaçusets, Konektikut, Merilend dhe Uashington D.C. është rritur numri i vizitave në spitale nga pacientët me simptomat e gripit.

Mes kësaj periudhe të fundvitit dhe deri në fund të sezonit të gripit, në shkurt, sëmundja do të përhapet në çdo shtet në shkallë të ndryshme, thonë ekspertët. Në analizat që janë bërë për supergripin rezultoi se 90% e viruseve të gripit A ishin pozitive për llojin e ri. Vaksina kundër gripit këtë vit nuk e mbulon gripin A, që sjell numrin më të madh të vdekjeve te të moshuarit. Megjithatë, ekspertët thonë se ia vlen të bëhet vaksina e zakonshme për të lehtësuar simptomat.

Këto të fundit përfshijnë ethe, të dridhura, kollë, dhimbje fyti, hundë që rrjedh, dhimbje muskujsh dhe koke, lodhje dhe herë pas here të vjella ose diarre, sipas Qendrës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve. Teksa shumica e njerëzve e marrin veten brenda disa ditësh ose disa javësh, disa ndërlikime, si pneumonia, mund të jenë vdekjeprurëse.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post SHBA-ja mbërthehet nga supergripi, po përhapet ‘frikshëm’ në Nju Jork appeared first on Sinjali.

Takimi me Landau – Osmani kërkon “shtytje” për dialogun strategjik, fillimi i të cilit u pezullua nga SHBA

22 December 2025 at 22:02

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, u takua me Zëvendës Sekretarin e Shtetit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Christopher Landau. Ndër të tjera, Osmani foli edhe për rëndësinë e shtyrjes përpara të Dialogut Strategjik Kosovë–SHBA.

Presidenca njofton se gjatë takimit, Presidentja Osmani shprehu mirënjohjen e popullit të Kosovës për nënshkrimin nga Presidenti Donald Trump të Ligjit për Autorizimin e Mbrojtjes Kombëtare (NDAA), për mbështetjen amerikane ndaj sovranitetit dhe integritetit territorial të Kosovës, për vizionin e Presidentit Trump që dialogu të bazohet në njohje reciproke ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, për mbështetjen për anëtarësimin e Kosovës në NATO, si dhe për rritjen e investimeve strategjike ekonomike.

Presidentja Osmani foli poashtu edhe për zhvillimet e fundit, situatën e sigurisë në rajon, si dhe për rëndësinë e shtyrjes përpara të Dialogut Strategjik Kosovë–SHBA, si një platformë thelbësore për forcimin e partneritetit dypalësh dhe avancimin e bashkëpunimit në fushat me interes të përbashkët, vijon njoftimi.

Sipas presidencës, Presidentja theksoi përkushtimin e Kosovës ndaj aleancës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe gatishmërinë për të vazhduar punën e ngushtë me Administratën e Presidentit Trump, siç është reflektuar përmes heqjes së tarifave për produktet amerikane, marrëveshjes për shtetasit e vendeve të treta, linjëzimit me politikën e jashtme amerikane, harmonizimit të plotë të listës së organizatave të huaja terroriste me urdhrat ekzekutivë të Presidentit Trump, si dhe përmes veprimeve të tjera që dëshmojnë mbështetjen e Kosovës për Administratën e Presidentit Trump.

“Në këtë takim, Presidentja ka ngritur çështjen e shkeljeve flagrante nga ana e Serbisë të të drejtave të shqiptarëve në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc, duke kërkuar përkrahjen e Administratës Trump për këtë çështje.

Sa i përket raporteve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Presidentja shprehi mirënjohje ndaj politikës së qartë të Administratës Trump që dialogu duhet të bazohet në njohje reciproke dhe për faktin që janë përjashtuar idetë e rrezikshme për ndryshime të kufijve apo ndarje. Kjo qasje, shtoi ajo, është e domosdoshme, në mënyrë që të ruhet paqja e stabiliteti në rajonin tonë.

Në takim me Zëvendës Sekretarin Landau, që përbën takimin e dytë bilateral brenda këtij viti, Presidentja Osmani ritheksoi se Kosova do të vazhdojë të ecë përkrah Shteteve të Bashkuara të Amerikës, aleatin e përhershëm të Kosovës”, përfundon njoftimi.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Takimi me Landau – Osmani kërkon “shtytje” për dialogun strategjik, fillimi i të cilit u pezullua nga SHBA appeared first on Sinjali.

❌
❌