Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 28 December 2025Main stream

Vetëvendosje fiton zgjedhjet, vjen reagimi i parë i Albin Kurtit

By: e xh
28 December 2025 at 22:55

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, tha se rezultati i zgjedhjeve të 28 dhjetorit është më i thelli në historinë e Kosovës.

“Fitoi populli i Kosovës dhe Republika. Urime fitorja më e madhe në historinë e vendit. Tani na presin shumë punë përpara. Rezultati i sotëm tregon se duhet të ecim para pa vonesa. Sa më parë të certifikohet rezultati aq më shpejt do të vijojmë me projektet”, tha Kurti në konferencën e parë për mediat pas shpalljes së rezultatit paraprak.

“Ftoj nga tani partitë opozitare për bashkëpunim në Kuvend për marrëveshjet ndërkombëtare, për ligjet e mira dhe për interesin publik të qytetarëve të Republikës. Edhe një herë urime, secilit pa dallim, fitoren historike, që është në rrugë të mbarë të tejkalojë edhe 14 shkurtin 2021. Ishte një ditë e gjatë përveçse e bukur dhe e rëndësishme”, shtoi ai.

Lëvizja Vetëvendosje ka siguruar 49,79% të votave në zgjedhjet e parakohshme të Kosovës, të zhvilluara këtë të diel. Rezultati paraprak i publikuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve e nxjerr partinë e Albin Kurtit forcë të parë, ndjekur nga PDK 21,19%, LDK me 13,77% dhe AAK me 5,74%.

Zgjedhjet në Kosovë/ Kurti kryeson me mbi 50% të votave, vijon numërimi

By: e xh
28 December 2025 at 21:35

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) në Kosovë ka filluar publikimin e rezultateve të para të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

Lëvizja Vetëvendosje po kryeson bindshëm në rezultatet paraprake të zgjedhjeve, ku deri më tani janë numëruar 81% e kutive.

Vetëvendosje ka siguruar deri tani mbi mbi 50% të votave.

Në vendin e dytë renditet Partia Demokratike e Kosovës (PDK) me 20.36%, ndërsa e treta është Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) me 14.15%.

Protesta në Vlorë për mungesën e ujit/Qytetarët futen në teatër,bllokojnë dhe rrugët

By: e xh
28 December 2025 at 20:18

Një protestë ka ndodhur në ambientet e teatrit “Petro Marko” në Vlorë për shkak të mungesës së ujit prej tre ditësh.

Qytetarët janë futur në ambientet e teatrit dhe kanë ndërprerë gjithashtu një mbrëmje gala që zhvillohej aty.

Ata u futën me bidonë dhe pankarta në duar për të kërkuar rikthimin e ujit, ndërkohë që mbrëmja gala u ndërpre pasi protestuesit refuzuan të linin ambientet e teatrit.

Më pas ata vijuan protestën e tyre dhe në rrugë duke bllokuar qarkullimin e automjeteve.

Amnistia penale, kategoritë që përfitojnë dhe numrin e atyre që lirohen nga burgu

By: e xh
28 December 2025 at 20:05

Qeveria shqiptare pritet të miratojë së shpejti një amnisti penale për Vitin e Ri.

Këtë nismë e ka komunikuar Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari, përmes një video-mesazhi, ku zbulon edhe detaje nga kategoritë që do të përfitojnë dhe se sa është numri.

“Nga zbatimi i kësaj amnistie, në vlerësimet paraprake të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, rreth 380 persona do të përfitojnë lirim të menjëhershëm dhe rreth 900 të tjerë përfitojnë ulje dënimi, ndërsa numri real i përfituesve është edhe më i lartë, duke përfshirë ata që përfitojnë nga pushimi i ndjekjes penale si dhe masat alternative”, tha mes të tjerash Ministri i Drejtësisë.

Lamallari shton gjithashtu se në këto kategori përfituesish përfshihen të mitur, gra dhe persona të dënuar për vepra me rrezikshmëri të ulët shoqërore.

Ministri i Drejtësisë ka bërë të ditur gjithashtu kategoritë e të dënuarve që nuk përfitojnë nga kjo nismë.

“Sigurisht që nga kjo amnisti nuk mund të përfitojnë ata që kanë kryer krime të rënda, korrupsion apo vepra me rrezikshmëri të lartë shoqërore. Kurrsesi jo subjekte që janë hetuar nga SPAK dhe gjykuar nga GJKKO. Nuk ka amnisti selektive dhe as favorizime, por kritere ligjore të qarta dhe transparente. Kush e sheh amnistinë si dobësi, ngatërron ndëshkimin me drejtësinë”, tha Lamallari duke theksuar se kjo amnisti nuk është falje e shkeljes së ligjit, por një shans i dytë, i dhënë me përgjegjësi, për ata që mund dhe duhet të rikthehen në shoqëri dhe pranë familjeve të tyre.

“Ne besojmë në një drejtësi të drejtë, jo për statistikë dhe as në kurriz të të pamundurve, një drejtësi që nuk humbet kurrë humanizmin, dhe që në frymë dhe shpirt udhëhiqet nga standarde të panegociueshme demokratike europiane”, thotë ministri Lamallari.

Më poshtë mesazhi i tij i plotë:

Të dashur qytetarë, në mbyllje të këtij viti, Qeveria Shqiptare ka ndërmarrë nismën për miratimin e një amnistie penale, një akt ligjor ky i bazuar te humanizmi, drejtësia sociale dhe standardet evropiane të drejtësisë.

Ky lajm i mirë për përfituesit direkt dhe për familjet e tyre është me siguri urimi më i mirë i këtij fundviti. Kjo amnisti që ne do të miratojmë nuk është kurrsesi një lëshim politik, por një politikë penale moderne.

Një shtet i fortë nuk ka nevojë të mbajë ne burg njerëz pa rrezikshmëri reale, por të investojë në rehabilitim dhe siguri afatgjatë. Drejtësia evropiane nuk matet me numrin e të burgosurve, por me parandalim, rehabilitim dhe uljen e përsëritjes së veprave penale.

Amnistia që ne do të miratojmë në Këshillin e Ministrave nuk është një vendim i rastësishëm. Ajo vjen pas një analize të detajuar të situatës në sistemin e drejtësisë penale, në bashkëpunim me organet përgjegjëse, dhe adreson një shqetësim madhor; përdorimin e lartë të masës së paraburgimit dhe nevojën për një qasje më proporcionale dhe më humane.

Sot, për fat të keq, në sistemin e burgjeve ndodhen rreth 5 mijë persona, nga të cilët një pjesë e konsiderueshme, konkretisht më shumë se gjysma e tyre janë të paraburgosur. Kjo situatë kërkon ndërhyrje të përgjegjshme dhe të mejëhershme, në përputhje me standardet dhe praktikat më të mira evropiane.

Paraburgimi i tepruar është një shqetësim persistent në sistemin tonë penitenciar, shqetësim i ngritur në mënyrë të përsëritur nga Këshilli i Europës si dhe nga partnerët tanë evropianë. Mbipopullimi në burgje nuk është forcë e shtetit, është dobësi e sistemit. Kjo amnisti e korrigjon në një farë mënyrë atë dobësi teksa ne kemi ende punë përpara për një politikë penale moderne që i përgjigjet stadit në të cilin Shqipëria është sot dhe nesër si vend anëtar i Bashkimit Europian.

Përmes kësaj amnistie qeveria po ndërmerr një tjetër akt parandalues dhe human, përpara se problemi të kthehet në krizë sistemike.

Më konkretisht, nga zbatimi i kësaj amnistie në vlerësimet paraprake të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, rreth 380 persona do të përfitojnë lirim të menjëhershëm; dhe rreth 900 të tjerë përfitojnë ulje dënimi, ndërsa numri real i përfituesve është edhe më i lartë, duke përfshirë ata që përfitojnë nga pushimi i ndjekjes penale si dhe masat alternative.

Jam vecanërisht i lumtur që në këto kategori përfituesish përfshihen të mitur, gra dhe persona të dënuar për vepra me rrezikshmëri të ulët shoqërore.

Efekti është konkret dhe i menjëhershëm:

-popullimi në burgje ulet me gati 7%

-përmirësohen kushtet e trajtimit, sigurisë dhe rehabilitimit

-si dhe garantojmë më shumë respekt ndaj dinjitetit njerëzor

Sigurisht që nga kjo amnisti nuk mund të përfitojnë ata që kanë kryer krime të rënda, korrupsion apo vepra me rrezikshmëri të lartë shoqërore. Kurrsesi jo subjekte që janë hetuar nga SPAK dhe gjykuar nga GJKKO. Nuk ka amnisti selektive dhe as favorizime, por kritere ligjore të qarta dhe transparente. Kush e sheh amnistinë si dobësi, ngatërron ndëshkimin me drejtësinë.

Kjo amnisti nuk është falje e shkeljes së ligjit, por një shans i dytë, i dhënë me përgjegjësi, për ata që mund dhe duhet të rikthehen në shoqëri dhe pranë familjeve të tyre. Ne besojmë në një drejtësi të drejtë, jo për statistikë dhe as në kurriz të të pamundurve, një drejtësi që nuk humbet kurrë humanizmin, dhe që në frymë dhe shpirt udhëhiqet nga standarde të panegociueshme demokratike. Faleminderit dhe gëzuar festat.

Zgjedhjet parlamentare në Kosovë, përfundon procesi i votimit

By: e xh
28 December 2025 at 19:24

Ka përfunduar procesi i votimit në Kosovë, në zgjedhjet parlamentare të mbajtura ditën e sotme.

Po ashtu mësohet se ata që janë në qendrat e votimit kanë të drejtë ta përfundojnë votimin.

Sipas të dhënave të Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve në Kosovë, deri në orën 18:23 kanë votuar 38.55% të qytetarëve.

Pjesëmarrja më e madhe është regjistruar në komunat në Veri, të banuara me shumicë serbe. Në këto zgjedhje kishin të drejtë vote rreth 2 milionë shtetas të Kosovës. Këto zgjedhje të parakohshme parlamentare u shpallën pasi legjislatura e dalë nga zgjedhjet e 9 shkurtit, nuk miratoi asnjërin prej dy kabineteve qeveritare që u propozuan.

Provokimet ruse, Polonia investon mbi 2 miliardë euro në sistemin anti-dron

By: e xh
28 December 2025 at 17:52

Polonia do të investojë mbi dy milionë euro për ndërtimin e një sistemi të ri anti-dron përgjatë kufirit të saj lindor. Sistemi i ri përforcues kundër dronëve do të përfundojë së ndërtuari brenda 2 viteve të ardhshme. Investimi vjen pas një serie shkeljesh të hapësirës ajrore së nga dronë që dyshohet se janë rusë. Vetëm në shtator, mbi dhjetë dronë të dyshuar rusë hynë hynë në hapësirën ajrore polake. Disa prej tyre u rrëzuan nga avionë të Polonisë dhe të NATO-s, ndërsa mbetjet shkaktuan dëme të shumta materiale.

Zëvendësministri i Mbrojtjes, Cezary Tomczyk, tha në një intervistë për The Guardian, se projekti do të integrojë teknologji të reja të mbrojtjes ajrore në fortifikimet ekzistuese kufitare të ndërtuara mbi 10 vjet më pare. Ai tha se aftësitë e para të mbrojtjes mund të jenë operative që brenda gjashtë muajsh. Sipas Tomczyk, sistemi do të përfshijë armë automatike, topa, raketa dhe pajisje për bllokimin e dronëve, disa prej të cilave do të përdoren vetëm në kushte ekstreme ose lufte.

Tomczyk bëri të ditur se pjesa më e madhe e financimit do të vijë nga burime evropiane përmes programit SAFE, me mbështetje shtesë nga buxheti shtetëror i Polonisë, duke paralajmëruar se Evropa përballet gjithnjë e më shumë me provokime dhe akte sabotimi.

Aksident në Elbasan/ Humb jetën një person, arrestohet drejtuesi i mjetit

By: e xh
28 December 2025 at 17:48

Një 31-vjeçar në Elbasan ka rënë në prangat e Policisë për “shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor”, me pasojë vdekjen.

Përmes një njoftimi, Policia bën të ditur se 31-vjeçari i arrestuar, teksa drejtonte automjetin, ka përplasur ditën e sotme në aksin rrugor “Qafë Thanë–Librazhd” një shtetase 64 vjeçare, këmbësore, e cila si pasojë ka humbur jetën.

Ndërkohë materialet procedurale do t’i referohen Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i Policisë:

DVP Elbasan/Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin O. B., 31 vjeç, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, me pasojë vdekjen. Sot, rreth orës 13:30, në aksin rrugor “Qafë Thanë–Librazhd”, automjeti që ai drejtonte ka përplasur shtetasen F. H., 64 vjeçe, këmbësore, e cila si pasojë ka humbur jetën.

Materialet procedurale do t’i referohen Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Orët e fundit të zgjedhjeve në Kosovë, Kurti thirrje qytetarëve: Dilni dhe votoni

By: e xh
28 December 2025 at 17:42

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti i ka bërë thirrje qytetarëve që të dalin dhe të votojnë, dhe mos ta lënë për në moment të fundit.

Me një video-mesazh në rrjetin e tij në Facebook, Kurti është shprehur se sa më e gjerë të jetë pjesëmarrja në zgjedhje, aq më i gjerë do të jetë legjitimiteti i institucioneve të ardhshme të vendit.

“Të dashur qytetarë,

Janë më pak se dy orë e gjysmë nga koha kur do të mbyllën vendvotimet. Sa më e gjerë pjesëmarrja në zgjedhje aq më i madh legjitimiteti i institucioneve të ardhshme të vendit. Sot është dita kur secili prej nesh mund të jemi përcaktues për katër vitet e ardhshme. Prandaj, dilni dhe votoni, ftoni të gjithë miqtë, familjarët të dalin e të votojnë dhe në këtë mënyrë të bëhen pjesë e demokracisë dhe vendimmarrës.

Dil dhe voto. Mos e le pa dalë. Mos e le për moment të fundit”, shkruan Kurti.

New York goditet nga stuhia dimërore ‘Devin’, anulohen mbi 1500 fluturime

By: e xh
28 December 2025 at 16:52

New York-u është përfshirë nga stuhia e fuqishme dimërore “Devin”, me reshjet më të mëdha të dëborës që regjistrohen në më shumë se tre vjet.

Udhëtimet ajrore kanë marrë një goditje të madhe, pasi mbi 1,500 fluturime janë anuluar deri të premten.

Guvernatorja e New York-ut, Kathy Hochul, shpalli gjendjen e jashtëzakonshme përpara stuhisë, ndërsa Shërbimi Kombëtar i Motit paralajmëroi për kushte të rrezikshme udhëtimi dhe reshje dëbore deri në 20 cm në disa zona.

Ndërkohë, moti i keq ka goditur edhe Kaliforninë Jugore. Tre ditë reshje të dendura shiu shkaktuan përmbytje dhe rrëshqitje dheu, duke detyruar banorët e vendpushimit malor Wrightwood të largojnë baltën dhe të vlerësojnë dëmet. Numri i të vdekurve nga moti i keq ka arritur në katër.

Shirat e rrëmbyer shoqëroheshin me erëra të forta që rrëzuan pemë dhe linja elektrike, duke përmbytur mbarë rajonin e Los Angelesit. Shtëpitë dhe automjetet në Wrightwood u mbuluan nga balta, ndërsa banorët vazhdojnë pastrimin dhe rikuperimin e dëmeve.

Gruaja më e bukur e shekullit XX, shuhet ikona franceze e kinemasë Brigitte Bardot

By: e xh
28 December 2025 at 15:49

Aktorja legjendare franceze Brigitte Bardot ka ndërruar jetë në moshën 91-vjeçare, sipas një deklarate të fondacionit të saj.

Një simbol i rinisë rebele dhe bukurisë, Brigitte Bardot ndihmoi në hapjen e rrugës për revolucionin seksual në kinema me interpretimet e saj sensuale dhe të çliruara në filma si “Le Mépris” (Contempt) i Jean-Luc Godard-it. Më pas, në gjysmën e dytë të jetës së saj, ajo ndoqi një rrugë jo konvencionale si një mbrojtëse e zjarrtë e të drejtave të kafshëve.

“Fondacioni Brigitte Bardot i bën homazh kujtimit të një gruaje të jashtëzakonshme, e cila dha gjithçka dhe hoqi dorë nga gjithçka për një botë më respektuese ndaj kafshëve,” thuhet në deklaratë. “Trashëgimia e saj jeton përmes veprimeve dhe betejave që Fondacioni vazhdon me të njëjtin pasion dhe të njëjtën besnikëri ndaj idealeve të saj.”

E lindur në vitin 1934 në Paris, Bardot u rrit në një familje të begatë dhe tradicionale katolike, por shkëlqeu mjaftueshëm si balerinë saqë iu lejua të studionte balet, duke fituar një vend në Konservatorin prestigjioz të Parisit. Në të njëjtën kohë ajo gjeti punë si modele, duke u shfaqur në kopertinën e Elle në vitin 1950, ndërsa ishte ende 15 vjeç. Si rezultat i punës së saj si modele, asaj iu ofruan role filmash; në një audicion ajo takoi Vadim-in, me të cilin do të martohej në vitin 1952, pasi mbushi 18 vjeç.

E njohur në Francë thjesht me inicialet B.B., Bardot joshte publikun dhe “skandalizonte” autoritetet me shfaqjen e saj të drejtpërdrejtë të seksualitetit në vitet 1950 dhe ’60. Ajo u bë një fenomen i arkës së biletave në Shtetet e Bashkuara dhe ndihmoi në popullarizimin e filmave të huaj tek amerikanët, në një kohë kur censura në Hollivud ndalonte diskutimet e hapura për seksin, e aq më pak lakuriqësinë.

Duke përshkruar ndikimin e saj, revista Life shkruante në vitin 1961: “Kudo që vajzat ecin, ato vishen, i mbajnë flokët si Bardot dhe dëshirojnë të jenë shpirtra të lirë si ajo.”

Presidenti francez Emmanuel Macron i bëri homazh Bardot-it, duke thënë se ajo “mishëroi një jetë lirie”.

“Filmat e saj, zëri i saj, lavdia e saj verbuese, inicialet e saj, dhimbjet e saj, pasioni i saj bujar për kafshët, fytyra e saj që u bë Marianne (simboli i Republikës Franceze) — Brigitte Bardot mishëroi një jetë lirie,” shkroi Macron në platformën X.

“Ne vajtojmë një legjendë të shekullit,” shtoi ai.

Bota po përballet me një mungesë të fuqisë punëtore

By: e xh
28 December 2025 at 14:46

Në Evropë, dhe veçanërisht në Shtetet e Bashkuara, armiqësia ndaj emigrantëvepo rritet. Në të njëjtën kohë, ekonomitë më të pasura të botës janë tepër të interesuara për punëtorë të huaj.  Por migrimi i fuqisë punëtore po bie në nivel global, edhe pse shoqëritë në plakje përballen me mungesë gjithnjë e më të madhe të fuqisë punëtore, sipas një raporti të Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (OECD), që u publikua muajin e kaluar.

Trendi filloi shumë kohë para rizgjedhjes së Donald Trump, i cili gjatë fushatës së tij të suksesshme, sulmoi emigrantët. Sipas OECD-së, një organizatë që monitoron politikat globale ekonomike dhe sociale, migrimi i fuqisë punëtore në 38 vende anëtare ra me më shumë se një të pestën në vitin 2024.

Rënia i atribuohet më pak kërkesës sesa kundërshtimit politik në rritje ndaj imigracionit dhe rregulloreve më të rrepta të vizave në disa vende të industrializuara. Në të njëjtën kohë, migrimi i përkohshëm i fuqisë punëtore, në këto vende ka vazhduar të rritet.

Rënia e shkaktuar nga disa vende
“Pjesa më e madhe e rënies së migrimit të përhershëm të fuqisë punëtore mund t’i atribuohet ndryshimeve të politikave në Mbretërinë e Bashkuar dhe Zelandën e Re”, tha për DW Ana Damas de Matos, një analiste e lartë në OECD.

Në Zelandën e Re, rënia lidhet me përfundimin e një skeme të lejeqëndrimit pas pandemisë, e cila lejoi më shumë se 200,000 migrantë të përkohshëm dhe anëtarët e familjeve të tyre të vendoseshin përgjithmonë në vend. Programi më i madh i qëndrimit në vend skadoi në korrik 2022. Pas Brexit, Mbretëria e Bashkuar reformoi rregulloret e vizave për punonjësit e kujdesit shëndetësor, duke shtrënguar kriteret e pranueshmërisë dhe duke përjashtuar mundësinë e ardhjes së anëtarëve të familjes, gjë që çoi në një rënie të ndjeshme të aplikimeve për vizë.

Sipas OECD-së, sektori i kujdesit shëndetësor është veçanërisht i ndjeshëm ndaj mungesës së fuqisë punëtore për shkak të kufizimeve të tilla. Seeta Sharma, një eksperte e migracionit që ka punuar si këshilltare në Kombet e Bashkuara dhe në qeverinë e Indisë, beson se rregulloret më të rrepta për studentët e huaj në Mbretërinë e Bashkuar janë kundërproduktive.

“Rruga nga universiteti në punë tani është e kufizuar”, i thotë ajo DW. “Kjo do të çojë në një rënie të regjistrimeve. Shtetasit e Indisë, për shembull, nuk do të shpenzojnë më shuma të mëdha për arsim jashtë vendit nëse nuk kanë një rrugë të qartë karriere më pas.”

Raporti i OECD-së tregon se India, me 600.000 emigrantë vitin e kaluar, ishte padyshim vendi kryesor për sa i përket punëtorëve migrantë në vendet e OECD-së. Pas saj vijnë Kina dhe Rumania.

Sektori i teknologjisë vuan nga kufizimet e SHBA-së
Në SHBA, nën administratën e Biden, u vendosën kufizime më të rrepta për të ashtuquajturat viza H-1B. Ky është programi kryesor që u lejon ekspertëve të huaj të punojnë në këtë vend në fusha të tilla si teknologjia, inxhinieria dhe mjekësia. Ndërsa Trump ka rritur koston e vizave për punëdhënësit nga 2.000-5.000 dollarë në deri në 100.000 dollarë. Ai dëshiron të kufizojë mundësitë për qëndrim të përhershëm në të gjithë sektorët.

Në Australi, pragjet e pagave që duhet të përmbushin punëtorët e kualifikuar për të marrë një vizë janë rritur. Edhe në Kanada, rrugët e hyrjes për punëtorët e përkohshëm të huaj janë ndryshuar. Migrimi i lidhur me punën ka rënë ndjeshëm edhe në vendet nordike – vetëm Finlanda, për shembull, ka një rënie prej 36 përqind krahasuar me vitin e kaluar.

Në Gjermani, imigracioni i përhershëm ra me 12 përqind vitin e kaluar, për shkak të rregullave më të rrepta të imigracionit të futura nga ish-kancelari Olaf Scholz. Sipas këtyre rregullave, 586.000 punëtorë të huaj hynë në vend, por numri i njerëzve që hynë me viza pune ishte 32 përqind më i ulët se vitin e kaluar. Këto reforma nga qeveria e Scholz janë zgjeruar më tej nga kabineti aktual të kancelarit Friedrich Merz.

Herbert Briker, profesor i ekonomisë në Universitetin Humboldt të Berlinit, thotë se kjo po shkakton probleme për ekonominë gjermane. “Për shumë vite, Gjermania ka përfituar nga një migrim mesatar vjetor prej 550.000 personash”, tha Briker për DW. “Ne kemi nevojë për migrim për të zëvendësuar punëtorët që shkojnë në pension. Pa të, nuk mund të mbahet një furnizim i qëndrueshëm i punës.”

Kërkesë e lartë për punëtorë migrantë në Evropë
Në të gjithë Bashkimin Evropian, sipas Fondit Monetar Ndërkombëtar, qytetarët nga vendet jashtë BE-së mbushën rreth dy të tretat e vendeve të punës të krijuara midis viteve 2019 dhe 2023. Kjo tregon se sa i varur është bërë Bashkimi dhe Evropa në tërësi nga punëtorët migrantë.

Globalisht, Organizata Ndërkombëtare e Punës (ILO) vlerësoi se kishte 167.7 milion punëtorë migrantë në vitin 2022, që është 4.7 përqind e fuqisë punëtore totale globale. Më shumë se dy të tretat e tyre (114.7 milion) jetonin dhe punonin në vende me të ardhura të larta. Pavarësisht një rënieje në vitin 2024, migrimi global i fuqisë punëtore mbetet mbi nivelet para pandemisë.

Megjithatë, raporti i OECD tregon se si ky migrim mund të ndalet papritur. Arsyeja qëndron në rezistencën politike, të nxitur më shumë nga frika e migrimit të paligjshëm sesa nga kërkesa ekonomike ende rekord e lartë. Agjenda aktuale e Trumpit e ka intensifikuar më tej këtë dinamikë. Që nga marrja e detyrës në janar, ai ka lëshuar një sërë urdhrash ekzekutivë që synojnë të godasin si imigracionin e ligjshëm ashtu edhe atë të paligjshëm. Administrata e tij argumenton se masat janë të nevojshme për të mbrojtur punëtorët amerikanë dhe për të siguruar një sistem të bazuar vetëm në kualifikimet e punës.

Viza të përkohshme në vend të qëndrimit të përhershëm
Ndërsa numri i emigrantëve të përhershëm ra në vitin 2024, migrimi i përkohshëm ose sezonal i punës ka mbetur i njëjtë, sipas OECD-së. Kjo pasqyron një preferencë nga qeveritë për programe afatshkurtra që ato më pas mund t’i zgjerojnë ose kufizojnë sipas dëshirës.

Eksperti i migracionit Sharma e përshkruan atë me keqardhje: “Le t’i sjellim njerëzit kur kemi nevojë për ta dhe të mbyllim derën kur nuk kemi nevojë për ta – nuk duam asnjë prej tyre në vendin tonë përgjithmonë.”

Programet e punës së përkohshme sezonale mbeten të kërkuara në Australi, Evropë dhe Amerikën e Veriut – veçanërisht në bujqësi, sektorin e kujdesit dhe ndërtim. Por programet e migrimit të përkohshëm po përdoren ]gjithnjë e më shumë edhe për teknikët dhe punëtorët e tjerë shumë të kualifikuar, tregon analiza e OECD-së.

Burokracia i mban emigrantët në punë me kualifikim të ulët
Megjithatë, OECD u bën thirrje vendeve të industrializuara jo vetëm të tërheqin më shumë punëtorë emigrantë, por edhe të përqendrohen në integrimin e tyre më të mirë në tregun e punës. Klubi i vendeve të industrializuara përmend kurset e gjuhëve dhe aksesin në shërbimet sociale si parakushte kryesore për këtë, si dhe njohjen e aftësive dhe kualifikimeve në mënyrë që punëtorët e huaj të mund të kontribuojnë plotësisht në vendet pritëse. Ata shpesh punësohen në vende pune shumë më poshtë kualifikimeve dhe aftësive të tyre.

Kjo ndodh kryesisht për shkak të proceseve të ngadalta dhe burokratike për miratimin e diplomave dhe kualifikimeve, vëren profesor Briker, i cili gjithashtu hulumton fenomenet e migracionit në Institutin Gjerman për Kërkime të Punësimit (IAB)./DW

Stuhi dëbore në Suedi, humbin jetën dy persona

By: e xh
28 December 2025 at 14:42

Një stuhi dimërore ka goditur Suedinë, duke marrë dy jetë njerëzish, e duke shkaktuar ndërprerje të udhëtimit dhe balck out-e masive.

Instituti vendas i Meteorologjisë dha alarmin për erëra të forta në pjesë të mëdha të vendit që po bën llogaritë me stuhinë Johannes.

Një burrë rreth të 50-ave vdiq pasi u godit nga një pemë në vendpushimin e skive Kungsberget në jug të vendit, raportuan mediat lokale dhe policia, ndërsa kompania rajonale e shërbimeve, Hemab, tha se një nga punonjësit e saj vdiq pas një aksidenti në një fushë”.

Dhjetëra mijëra shtëpi në Suedi, Norvegji dhe Finlandë kanë mbetur sakaq pa energji elektrike. Ndërprerjet e energjisë kanë prekur mbi 40 mijë shtëpi dhe shumë shërbime hekurudhore u anuluan, raportoi agjencia suedeze e lajmeve TT.

Po kështu, janë pezulluar edhe një sërë fluturimesh dhe shërbimet rrugore në disa rajone të Finlandës, ku 33 mijë banesa janë gjithashtu pa energji elektrike.

Vlerësohet me notën 5, Asllani më i dobti në humbjen e Torinos përballë Cagliarit

By: e xh
28 December 2025 at 14:19

Skuadra e Torinos po përjeton moment të vështirë në Serie A. Edhe pse ata të shtunën shënuan të parët ndaj Cagliari me Vlasic, për javën e 17-të në kampionatin italinë, nuk ishin në gjendje të ruanin avantazhin, përkundrazi u përmbysën.

Një humbje që rëndon akoma më tepër situatën. Kritikat nga mediat vendase nuk kanë munguar kundër “Demave”. Mes të “kryqëzuarëve” ishte edhe mesfushori i Kombëtares Kristjan Asllani, i cili mori notën 5 nga “TuttomercatoWeb”.

Ja si e përshkruan media në fjalë performancën e shqiptarit ndaj Cagliarit: “Asnjë pasim vertikal i saktë dhe sidomos i ngathët në rikuperim. Duket shumë larg nga koha kur ishte regjizor premtues në Serie A”. Te Shqipëria, Asllani është i “paprekshëm” nën urdhërat e trajnerit Sylvinho, pavarësisht rritjes së ndjeshme nga Medon Berisha. Prej vitit 2023, 23-vjeçari kuqezi numëron 31 ndeshje që ka zhvilluar me Kombëtaren kuqezi.

Njihuni me arritjen shkencore të vitit

By: e xh
28 December 2025 at 14:12

Pas çmimeve për ilaçet kundër obezitetit dhe HIV-it vitet e fundit, këtë vit shkenca ndryshoi kurs. Njohja si arritja shkencore e vitit shkoi për tejkalimin global të lëndëve djegëse fosile nga burimet e rinovueshme.

Revista Science ka shpallur si “Breakthrough of the Year 2025” tejkalimin global të energjisë së rinovueshme mbi burimet fosile. Për herë të parë, energjia e gjeneruar nga dielli dhe era ka arritur të mbulojë rritjen e konsumit elektrik global gjatë gjashtë muajve të parë të vitit, duke dhënë më shumë energji sesa qymyri.

Kina udhëheq këtë tranzicion, si prodhuese kryesore e teknologjive kyçe si panelet diellore dhe bateritë. Megjithatë, vendi mbetet një nga emetuesit më të mëdhenj të CO2 në botë, një paradoks i shpjegueshëm me prodhimin e madh industrial dhe popullsinë e saj.

Por sfidat për t’u shkëputur nga karburantet fosile mbeten ende të mëdha si: rezistenca politike në disa vende, si SHBA, vështirësitë e riciklimit të paneleve dhe baterive, si dhe kapaciteti i kufizuar i rrjetit elektrik për të shpërndarë energjinë e prodhuar.

Sipas raportit Beyond Fossil Fuels, vetëm në Evropë rreth 1.700 GË energji e rinovueshme mbeten të bllokuara.

Viti 2025 tregon se një e ardhme energjetike e pastër është e mundur, por për ta arritur plotësisht duhet të investojmë në infrastrukturë, të kapërcejmë rezistencat politike dhe të përmirësojmë riciklimin e materialeve.

Zgjedhjet e Kosovës, inteligjenca serbe paralajmëron serbët në veri

By: e xh
28 December 2025 at 13:58

Serbia dhe strukturat e saj janë angazhuar maksimalisht për zgjedhjet e përgjithshme të Kosovës. Kreu i Inteligjencës Ushtarake Serbe ka paralajmëruar serbët e Kosovës pak para zgjedhjeve përmes grupeve në Telegram.

Raportohet se në rrjetet sociale dhe grupet që shumë serbë përdorin, është duke u shpërndarë një deklaratë e Zoran Stojkoviç.

Në mesazhin e tij ai thotë se nuk ka vend në shërbim për njerëzit që nuk e kanë në zemër Kosovën dhe “Metohinë”, dhe përmend marrjen e Kosovës nga ushtria serbe. Ekspertët në Kosovë besojnë se përmes këtyre presioneve po tentohet: Të rritet ndjenja nacionaliste te serbët e Kosovës. T’ju bëhet me dije se ata që sulmuan Banjskën janë të përgatitur nga shteti serb.

Të paralajmërohen se në zgjedhje veç Lista Serbe duhet të jetë opsion për ta. Të shënjohen si tradhtarë ata që nuk e bëjnë këtë gjë.

Zgjedhjet në Kosovë/ 100 prokurorë në terren, policia: Nuk do lejojmë manipulime

By: e xh
28 December 2025 at 13:55

Institucionet e drejtësisë dhe sigurisë në Kosovë kanë intensifikuar përgatitjet për zgjedhjet e parakohshme te përgjithshme.

Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit ka bërë të ditur se janë ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për të siguruar një proces zgjedhor të rregullt dhe për të mbrojtur vullnetin e lirë të qytetarëve.

Sipas njoftimit zyrtar, rreth 100 prokurorë të shtetit dhe zyrtarë të sistemit prokurorial do të jenë të angazhuar në të gjithë territorin e vendit gjatë ditës së zgjedhjeve dhe deri në përfundimin e plotë të procesit.

Prania e tyre ka për qëllim reagimin e menjëhershëm dhe trajtimin ligjor të çdo parregullsie apo dyshimi për keqpërdorim të votës. Prokurori i Shtetit ka apeluar për bashkëpunim të gjerë, duke ftuar qytetarët, subjektet politike, institucionet dhe organizatat e ndryshme që të raportojnë çdo rast të mundshëm manipulimi apo shkeljeje të ligjit zgjedhor, pa dallim se nga kush vjen.

Në anën tjetër, Policia e Kosovës ka bërë të ditur se është në zbatim të urdhrit operativ për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, i cili synon garantimin e rendit, sigurisë dhe mbarëvajtjes së procesit zgjedhor. Në këtë kuadër, në ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë janë zhvilluar dy takime koordinuese.

Takimi i parë u mbajt me drejtuesit rajonalë dhe drejtuesit e departamenteve policore, ndërsa në takimin pasues morën pjesë edhe përfaqësues të organeve të drejtësisë, Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, si dhe institucione të tjera relevante, përfshirë ato ndërkombëtare.

Gjatë këtyre takimeve u diskutuan detajet e planifikimit operacional dhe masat e sigurisë, me theks të veçantë te koordinimi ndërinstitucional gjatë gjithë fazave të procesit zgjedhor. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, kolonel Gazmend Hoxha, prezantoi përgatitjet e deritanishme dhe angazhimin policor si gjatë fushatës, ashtu edhe në ditën e votimit.

Ai kërkoi nga strukturat qendrore dhe rajonale mbikëqyrje të shtuar dhe përkushtim maksimal, duke theksuar se policia duhet ta kryejë këtë detyrë me profesionalizëm të lartë, integritet dhe paanshmëri.

Policia e Kosovës ka ritheksuar se, në bashkëpunim me institucionet vendore dhe ndërkombëtare, mbetet e vendosur të zbatojë detyrat dhe përgjegjësitë e saj ligjore në mënyrë transparente dhe profesionale, me synimin për të garantuar ushtrimin e lirë, të sigurt dhe demokratik të së drejtës së votës për të gjithë qytetarët e Kosovës.

Zgjedhjet/ Osmani: Kosova ka nevojë për institucione të reja sa më parë

By: e xh
28 December 2025 at 13:46

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka ushtruar të drejtën e votës në kuadër të zgjedhjeve të jashtëzakonshme, duke e cilësuar procesin zgjedhor si një moment kyç për demokracinë dhe të ardhmen e vendit.

Pas votimit, Osmani shprehu shpresën që dita zgjedhore të zhvillohet në mënyrë të qetë, të rregullt dhe demokratike, me pjesëmarrje sa më të gjerë të qytetarëve. Ajo theksoi se zgjedhjet janë mekanizmi përmes të cilit vendimmarrja rikthehet tek qytetarët.

Presidentja u shpreh se pret që rezultatet e këtyre zgjedhjeve të mundësojnë formimin sa më të shpejtë të një parlamenti dhe qeverie të re, të domosdoshme për përballimin e proceseve të rëndësishme të brendshme dhe ndërkombëtare.

“Uroj që sot Republika jonë të ketë zgjedhje të qeta, të rregullta e demokratike. Uroj që të kemi zgjedhje me pjesëmarrje sa më masive të qytetarëve me të drejtë vote. Zgjedhjet janë një proces i rëndësishëm ku vendimmarrja kthehet tek qytetarët tanë. Shpresoj që në rezultatet e këtyre zgjedhjeve të rezultojnë me krijim sa më të shpejtë të parlamentit dhe zgjedhjes së qeverisë të Kosovës të cilat janë të domosdoshme për procese të rëndësishme dhe të brendshme dhe ndërkombëtare për Republikën tonë. Dua t’i falënderoj të gjitha institucionet që janë angazhuar dhe që angazhohen edhe gjatë ditës së sotme që ky proces zgjedhor të jetë sa i më rregullt nga KQZ-ja tek institucionet tona të sigurisë dhe ato të drejtësisë”, ka thënë Osmani.

Osmani falënderoi gjithashtu KQZ-në, institucionet e sigurisë dhe drejtësisë për angazhimin në garantimin e një procesi zgjedhor të rregullt.

Djegia e 8 autobusëve në Durrës, policia zbardh ngjarjen

By: e xh
28 December 2025 at 13:45

Një zjarr masiv ka rënë dje në lagjen nr15 në Durrës, në parkun e autobusëve në sektorin “Rinia”, pranë “Eco Park”.

Në vijim të informacionit të dhënë ditën e djeshme, ku u dogjën 8 autobusë që ndodheshin jashtë funksionit, Policia bën me dije se referuan materialet në Prokurori si ngjarje aksidentale.

Kjo pasi nga veprimet e para hetimore dyshohet se zjarri është shkaktuar nga një shkëndijë elektrike në baterinë e njërit prej autobusëve.

Incidente në një qendër votimi në Kosovë, sherr mes qytetarëve, ndërhyn policia

By: e xh
28 December 2025 at 12:53

Në një shkollë në Zhegër të Komunës së Gjilanit ka ndodhur një incident mes të disa qytetarëve që kanë qenë duke votuar.

Prokurori i shtetit ndodhet në vendin e ngjarjes, ndërsa mësohet se një votues ka shkuar me babanë për të ndihmuar dhe sipas po të njëjtave burime ka nisur një përplasje verbale me votues të tjerë me pyetjen “pse po e ndihmon”.

Prokurori do të vendosë nëse do ta iniciojë si rast apo jo. Në vendngjarje ka mbërritur edhe policia, të cilët kanë ndërhyrë në momentin kur ka pasur përplasje.

Vlora pa ujë prej 72 orësh

By: e xh
28 December 2025 at 12:43

Situata në Vlorë prej tre ditësh vijon të mbetet e vështirë pasi dëmtimi i rëndë i një tubacioni në rrjetin e ujësjellësit ka lënë qytetin pa ujë për 3 ditë.

Prova e kryer nuk ka dhënë sukses ndaj synohet që të gjendet zgjidhje sot për të kthyer furnizimin me ujë.

Kreu i ujësjellësit Vlorë, Ermal Murati ka theksuar se prova e kryer një dite më parë nuk ka dhënë sukses ndërsa po vijohet të punohet teksa po bëhen përpjekje maksimale qe sot pasdite të ketë furnizim me ujë në qytet. Për institucionet e rëndësisë së veçante janë gjetur zgjidhje alternative

Tubacioni i dëmtuar është me diametër 1 mije mm, shumë i rëndësishëm për qytetin ndërsa është një investim që është kryer në vitin 2009-2010. Prej tre ditësh Vlora vijon të mbetet pa ujë, një situate mjaft problematike ne qytet.

❌
❌