Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 22 January 2026Main stream

Trump: Marrëveshja e Grenlandës i vendos të gjithë në një pozicion të mirë

21 January 2026 at 23:38

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, bëri disa komente të tjera mbi “konceptin e një marrëveshjeje” që ai thotë se e ka arritur me NATO-n për Grenlandën.

Ai thotë se bisedimet janë ende në zhvillim e sipër, por “janë mjaft të avancuara”, duke thënë se marrëveshja “na jep gjithçka që na duhej” – veçanërisht në aspektin e “sigurisë kombëtare dhe sigurisë ndërkombëtare”.

Trump përsërit se do të ishte një “marrëveshje e përhershme”, por nuk sqaron nëse pronësia ishte pjesë e diskutimeve.

“Është marrëveshja përfundimtare afatgjatë”, thotë ai. “Dhe mendoj se i vendos të gjithë në një pozicion vërtet të mirë, veçanërisht sa i përket sigurisë dhe mineraleve dhe gjithçkaje tjetër.”

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Trump: Marrëveshja e Grenlandës i vendos të gjithë në një pozicion të mirë appeared first on Sinjali.

Danimarka mirëpret vendimin e Trump për të mos përdorur forcën në Grenlandë

21 January 2026 at 23:19

Ministri i Jashtëm i Danimarkës, Lars Løkke Rasmussen, ka mirëpritur vendimin e Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, për të mos vendosur tarifa mbi vendet evropiane dhe për të shmangur përdorimin e forcës në lidhje me Grenlandën.

Rasmussen tha se dita “përfundoi më mirë sesa filloi”, duke e cilësuar këtë si një shenjë pozitive që mund të japë fund “luftës së shkurtër tregtare” mbi ishullin.

Diplomati më i lartë i Danimarkës vlerësoi vendimin si një sinjal të mirë për stabilitetin dhe bashkëpunimin transatlantik, por paralajmëroi se ambiciet e presidentit amerikan janë të mëdha dhe “nuk mund të akomodohen lehtë”.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Danimarka mirëpret vendimin e Trump për të mos përdorur forcën në Grenlandë appeared first on Sinjali.

Yesterday — 21 January 2026Main stream

Pala serbe njofton për raund të ri të dialogut nesër, Petkoviq udhëton drejt Brukselit

21 January 2026 at 22:55

Një delegacion nga Beogradi, i udhëhequr Kryenegociatori serb Petar Petkoviq, ka mbërritur sonte në Bruksel, ku do të marrë pjesë në një raund të ri dialogu me palën kosovare të enjten, nën ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, raportojnë mediat serbe.

Sipas këtyre raportimeve “delegacioni i Beogradit do të këmbëngulë veçanërisht në formimin urgjent të Asociacionit të Komunave Serbe, “por do të theksojë edhe pozicionin e vështirë të popullit serb në Kosovë dhe për shkak të lëvizjeve të shumta të njëanshme dhe përshkallëzuese nga Prishtina që kërcënojnë mbijetesën, paqen dhe sigurinë e serbëve” vijon propagandën ky medium serb pro pushtetit atje.

Emisari i BE’se danezi Peter Sorensen javën e kaluar ka qëndruar në Kosovë dhe Serbi por nuk ka paralajmëruar ndonjë raund të ri bisedimesh. As nga Kosova deri tash s’ka njoftim për bisedime nesër në kryeqytetin evropian.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Pala serbe njofton për raund të ri të dialogut nesër, Petkoviq udhëton drejt Brukselit appeared first on Sinjali.

Trump i kërkon Papës të bëhet pjesë e Bordit të Paqes për Gazën

21 January 2026 at 22:32

Presidenti amerikan Donald Trump i ka bërë kërkesë zyrtare edhe Selisë së Shenjtë në Vatikan që të bëhet pjesë e Bordit të Paqes për rindërtimin e Gazës dhe zonave të tjera të botës. Lajmi u bë i ditur nga Sekretari i Shtetit të Vatikanit, kardinali Pietro Parolin.

“Më duket se e lexova diku që edhe Italia po reflekton mbi këtë çështje. Edhe ne e kemi marrë këtë ftesë. Papa e ka marrë dhe po shohim se çfarë do të bëjmë. Besoj se është një çështje që kërkon pak kohë për tu marrë në konsideratë dhe për t’u dhënë një përgjigje” tha Parolin në një eveniment të organizuar nga Observatori për Mendimin e Pavarur në Romë.

Megjithatë, Parolin nënvizoi se Vatikani nuk është në gjendje të kontribuojë ekonomikisht për Bordin e Paqes për Gazën.

“Ne nuk marrim pjesë nga pikëpamja ekonomike, as nuk jemi në gjendje ta bëjmë”, tha Parolin. “Sigurisht, pikërisht për këtë pikë nuk do të dija ç’të përgjigjesha, por qartazi ndodhemi në një situatë të ndryshme nga vendet e tjera, ndaj edhe vlerësimi do të jetë ndryshe. Por unë besoj se kërkesa nuk do të jetë që të marrim pjesë ekonomikisht, sepse nuk jemi në gjendje ta bëjmë”.

Në lidhje me tensionet mes SHBA-ve dhe Evropës, Parolin tha se po krijohet një klimë që përkeqëson situatën në nivel global dhe se “është e rëndësishme që të zbuten tensionet nëpërmjet diskutimeve dhe jo polemikave.”

Nga Davosi, Trump tha sot se “e do shumë Evropën, por nuk i pëlqen drejtimi që ajo ka marrë.”

Por Parolin mendon se Trump para së gjithash duhet të respektojë të drejtën ndërkombëtare.

“E çfarë mund të them unë për këtë? Është këndvështrimi i tij: mjafton të respektohet e drejta ndërkombëtare, mendoj se kjo është e rëndësishmja, përtej ndjenjave personale që janë të ligjshme. Të respektohen rregullat e bashkësisë ndërkombëtare” u përgjigj Parolin.

Pjesë e Bordit të Paqes për Gazën do të jetë edhe Shqipëria dhe Kosova si shtete anëtare themeluese.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Trump i kërkon Papës të bëhet pjesë e Bordit të Paqes për Gazën appeared first on Sinjali.

Trump u tërhoq nga tarifat, reagojnë liderët evropianë

21 January 2026 at 22:13

Kryeministrja e Italisë, Girogia Meloni ka reaguar ndaj vendimit të Donald Trump i cili njoftoi se nuk do të vendosen tarifa në shkurt ndaj disa vendeve evropiane lidhur me qëndrimin e tyre për Grenlandën.

Meloni shprehet se Italia e mirëpret diçka të tillë, duke nënvizuar rëndësinë e dialogut mes Kombeve Aleate.

“E mirëpres njoftimin e Presidentit Trump për të pezulluar tarifat e 1 shkurtit të vendosura ndaj disa vendeve evropiane.

Siç e ka mbështetur gjithmonë Italia, është thelbësore të vazhdohet të promovohet dialogu midis Kombeve Aleate”, shkruan Meloni.

Reagim vjen edhe nga Kryeministri i Holandës, Dick Schoof i cili thekson: “Është pozitive që rruga drejt uljes së tensioneve është ndjekur dhe që tarifat e importit prej 10% janë hequr nga tema. Tani është e rëndësishme që SHBA-të, Kanadaja dhe Evropa të vazhdojnë të punojnë së bashku brenda NATO-s për të forcuar sigurinë në Arktik dhe për të luftuar kërcënimet nga Rusia dhe Kina.”

Michael Brown, Strateg i Lartë i Kërkimeve, Pepperstone, Mbretëria e Bashkuar tha se:

“Shumë e parashikueshme, mendoj, pasi e kishim parë këtë si një situatë ‘nga përshkallëzimi në ç’përshkallëzim’ gjatë gjithë kohës. Tani që rreziku gjeopolitik është ulur me shumë nivele, pres që pjesëmarrësit të përqendrohen përsëri në atë që mbetet një rast i fortë rritjeje i kapitalit, siç shihet nga blerësit në rënie që tashmë po hyjnë në treg, ndërsa rreziqet për dollarin amerikan gjithashtu anojnë drejt rritjes, ndërsa ne përqendrohemi përsëri në perspektivën makro të SHBA-së, ku rreziqet anojnë fort drejt rritjes.”

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Trump u tërhoq nga tarifat, reagojnë liderët evropianë appeared first on Sinjali.

Moti i keq në Greqi – shënohen dy viktima

21 January 2026 at 22:11

Moti i keq që ka përfshirë Greqinë ka shënuar dy viktima.

Viktima e parë është një roje bregdetare i cili u mbyt në tentativë për të lidhur dhe siguruar motoskafin e shërbimit në zonën Astros të Peloponezit.

Viktima e dytë është një grua e cila u gjet e vdekur në zonën Glifadha të Athinës. Dëshmitarë okularë thanë se viktima u godit nga një makinë që ishte rrëmbyer prej ujit të shirave të shumta që ranë gjatë mbrëmjes të së mërkurës.

Më herët stuhia goditi gjithë vendin ndërsa dëme janë shënuar në ishullin e Gavdos në jug të Kretës si dhe në shumë zona të Peloponezit, Atikës dhe Evias.

Meteorologët paralajmëruan shtrëngata shiu dhe reshje dëbore në zonat malore, ndërsa reshjet e dendura të shiut do të vazhdojnë deri paraditen e së enjtes, më pas pritet pakësimi i tyre.

Mbrojtja civile u kërkoi banorëve të zonave në rrezik të mos dalin nga banesat e tyre nëse nuk kanë një shkak serioz ndërsa gjithë mekanizmi shtetëror është vënë në alarm.

Pamjet janë marrë nga qendra e Athinës ku reshjet e dendura kanë përmbytur rrugë dhe kryqëzime si dhe nga zona e Patrës ku era e fortë ka pezulluar kalimin lundrimin nga dhe drejt porteve të Jonit dhe drejt Italisë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Moti i keq në Greqi – shënohen dy viktima appeared first on Sinjali.

Italia heziton për Këshillin e Paqes në Gaza, Meloni: Nuk mund ta nënshkruajmë menjëherë pjesëmarrjen tonë

21 January 2026 at 22:09

Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, duke folur në një program në televizionin publik italian Rai, iu referua qëndrimit të vendit të saj në lidhje me mundësinë e pjesëmarrjes në Këshillin e Paqes në Gaza.

“Për sa na përket neve, ekziston një problem i përputhshmërisë kushtetuese. Nga leximi i statutit, dolën në pah disa elementë të papajtueshëm me Kushtetutën tonë. Kjo sigurisht nuk na lejon të nënshkruajmë nesër. Na duhet më shumë kohë. Duhet të ketë një proces, por ne mbetemi të hapur për të gjithë çështjen”, theksoi Meloni.

“Italia mund të luajë një rol me rëndësi unike në zbatimin e planit të paqes në Lindjen e Mesme dhe në ndërtimin e perspektivës së dy shteteve. Gjithashtu nuk e konsideroj një zgjedhje të zgjuar nga ana e Italisë dhe Evropës që të përjashtojnë veten nga një organizatë që, megjithatë, është me interes”, tha kryeministri italian.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Italia heziton për Këshillin e Paqes në Gaza, Meloni: Nuk mund ta nënshkruajmë menjëherë pjesëmarrjen tonë appeared first on Sinjali.

Media ruse: Witkoff do takohet me Putin të enjten në Moskë

21 January 2026 at 22:07

Presidenti rus Vladimir Putin do të presë të enjten në Moskë të dërguarin special të SHBA-së, Steve Witkoff, tha agjencia shtetërore e lajmeve TASS, duke cituar Kremlinin.

Witkoff i kishte thënë Associated Press të mërkurën në Davos se planifikon të diskutojë propozimet e paqes me Putinin, si dhe të zhvillojë bisedime me një delegacion ukrainas.

“Na duhet një paqe”, tha Witkoff, i cili pritet të udhëtojë në kryeqytetin rus me dhëndrin e Presidentit të SHBA-së, Jared Kushner.

Trump tha më herët gjatë një fjalimi në Davos se planifikon të takohet me Presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky “sot” dhe se një marrëveshje paqeje midis dy kombeve ndërluftuese është “mjaftueshëm afër”.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Media ruse: Witkoff do takohet me Putin të enjten në Moskë appeared first on Sinjali.

Mbi 40 minuta kafe në një restorant në Vlorë, Rama dhe vajza e Trump largohen me një makinë drejt Orikumit

21 January 2026 at 20:56

Kreu i qeverisë Edi Rama dhe vajza e presidentit të SHBA, Ivanka Trump janë larguar me një makinë drejt Orikumit.

Rama dhe Ivanka, kanë qëndruar prej më shumë se 40 minuta duke konsumuar kafe në një prej restoranteve në Vlorë.

Vizita u zhvillua nën masa të shtuara sigurie, ndërsa më herët në Vlorë mbërriti një tjetër delegacion, ku mendohet se ka qenë një përfaqësues i lartë i SHBA-së.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Mbi 40 minuta kafe në një restorant në Vlorë, Rama dhe vajza e Trump largohen me një makinë drejt Orikumit appeared first on Sinjali.

Trumpi heq dorë nga taksat rreth Grenlandës, njofton “kornizë për një marrëveshje të ardhshme”

21 January 2026 at 20:52

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka thënë se nuk do t’u vendosë taksa të reja disa shteteve evropiane, që ishin planifikuar për t’u zbatuar nga 1 shkurti.

Përmes një shkrimi në rrjetin “Truth Social”, ai tha se, duke u mbështetur në “një takim shumë prodkutiv” me sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, ata “e kanë formuar kornizën e një marrëveshjeje të ardhshme sa i përket Grenlandës”, raporton televizioni BBC.

“Kjo zgjidhje, nëse përfundohet, do të jetë e mrekullueshme për Shtetet e Bashkuara dhe për të gjitha vendet e NATO-s”, shtoi presidenti amerikan.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Trumpi heq dorë nga taksat rreth Grenlandës, njofton “kornizë për një marrëveshje të ardhshme” appeared first on Sinjali.

Reuters shkruan për ftesën e Trumpit ndaj Kosovës për “Bordin e Paqes”

21 January 2026 at 20:49

Agjencia e lajmeve Reuters shkruan se Kosova ka pranuar të mërkurën ftesën e presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, për t’u bërë pjesë e “Bordit të Paqes”.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka konfirmuar këtë vendim përmes një postimi në rrjetin social X, duke e cilësuar ftesën si një nder të veçantë. “Jam thellësisht e nderuar nga ftesa personale e Presidentit për të përfaqësuar Republikën e Kosovës si anëtare themeluese e Bordit të Paqes, duke qëndruar krah për krah me Shtetet e Bashkuara në ndjekje të një bote më të sigurt”, ka shkruar Osmani.

Ajo ka theksuar gjithashtu rolin e SHBA-së në arritjen e paqes në Kosovë, duke shtuar se sot Kosova qëndron fuqishëm si aleate e Amerikës, e gatshme për të kontribuar në ruajtjen dhe avancimin e paqes.

Sipas Reuters, Kosova, një vend ballkanik me rreth 1.6 milion banorë, është aleate e ngushtë e Shteteve të Bashkuara, e cila mbështeti pavarësinë e saj nga Serbia në vitin 2008.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Reuters shkruan për ftesën e Trumpit ndaj Kosovës për “Bordin e Paqes” appeared first on Sinjali.

Publikohet foto: Vëllai i Xhavit Nuredinit, kërcënuesit të gazetarit Lirim Mehmetaj, punon si milic i Serbisë

21 January 2026 at 20:37

Një person me emrin Xhavit Nuredini, ka shkruar një koment kërcënues në adresë të gazetarit Lirim Mehmetaj.

Kërcënimi i këtij personi, vjen te tema e mbrëmshme e diskutuar në emisionin e debatit në tv Dukagjini, ku gazetari zbuloi se një familjar i njërit prej panelistëve në panel mbrëmë, merr qera prej 5 mijë eurosh nga Lëvizja Vetëvendosje.

Ky person, kërcënon gazetarin në formën si më poshtë:

Mediumi “VoxKosova” ka publikuar foton e e vëllait të Xhavit Nuredinit, kërcënuesit të gazetarit Lirim Mehmetaj, me uniformën e policisë së Serbisë.

FOTO:

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Publikohet foto: Vëllai i Xhavit Nuredinit, kërcënuesit të gazetarit Lirim Mehmetaj, punon si milic i Serbisë appeared first on Sinjali.

Tentim vetëvrasje në Preoc të Graçanicës, një grua hidhet në bunar – Policia e nxjerr në kohë, dërgohet në spital

21 January 2026 at 19:55

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së hënës në Preoc të Graçanicës, ku një grua dyshohet se ka tentuar t’i japë fund jetës, duke u hedhur në një bunar.

Gazeta Sinjali mëson se rasti është raportuar më 20.01.2026, rreth orës 22:00, në rrugën “Zoran Gjingjiq”, në Preoc.

Sipas informacioneve, patrulla policore ka dalë menjëherë në vendngjarje dhe ka arritur që ta nxjerrë nga bunari gruan F.M. nga Preoci.

E njëjta është dërguar me autoambulancë për trajtim mjekësor në spitalin e Prishtinës, ndërsa burimet bëjnë me dije se ajo nuk ka pësuar lëndime trupore.

Pas ofrimit të ndihmës së parë, gruaja është kthyer në Stacionin Policor në Graçanicë, për të dhënë deklaratë lidhur me rastin.

Në lidhje me ngjarjen janë intervistuar edhe disa dëshmitarët, përfshirë, bashkëshorti i saj, kunati dhe një vajzë e mitur.

Sipas deklarimit të viktimës, ajo ka theksuar se vuan nga depresioni, gjendje e cila dyshohet se e ka shtyrë të ndërmarrë këtë veprim.

Në konsultim me Prokurorin kujdestar, rasti është iniciuar si: “Tentim vetëvrasje”.

Ndërkohë, hetimet janë duke vazhduar për të sqaruar plotësisht rrethanat e ngjarjes.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Tentim vetëvrasje në Preoc të Graçanicës, një grua hidhet në bunar – Policia e nxjerr në kohë, dërgohet në spital appeared first on Sinjali.

Edi Rama mbërrin në Vlorë për të zhvilluar një takim me Ivanka Trump

21 January 2026 at 18:44

Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Vlorë, ku pritet të zhvillojë një takim me Ivanka Trump.

Vizita po zhvillohet nën masa të shtuara sigurie, ndërsa nuk janë bërë ende publike detaje mbi axhendën dhe temat që do të diskutohen gjatë takimit.

Mësohet se kryeministri Edi Rama dhe Ivanka Trump po zhvillojnë një darkë pune, së bashku me grupin e punës të cilët janë mbi 50 arkitektë nga e gjithë bota në këtë takim pasi ka qenë një grup i zgjeruar që ka marrë pjesë në këto takime dhe investime që pritet të zhvillohen.

Ivanka Trump, vajza e presidentit amerikan Donald Trump, mbërriti së bashku me bashkëshortin e saj, Jared Kushner, paraditen e kësaj të mërkure, ku sipas informacioneve do të diskutojnë më tepër rreth investimit në ishullin e Sazanit.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Edi Rama mbërrin në Vlorë për të zhvilluar një takim me Ivanka Trump appeared first on Sinjali.

Tre gazetarë palestinezë vriten në sulmin izraelit në Gazë

21 January 2026 at 18:41

Tre gazetarë palestinezë janë vrarë në një sulm izraelit në Gazën qendrore, sipas ekipeve të ndihmës së shpejtë. Agjencia e Mbrojtjes Civile e Gazës, e drejtuar nga Hamasi, njoftoi se automjeti i tyre u godit në zonën al-Zahra.

Viktimat u identifikuan si Mohammed Salah Qeshta, Anas Ghunaim dhe Abdul Raouf Shaath. Sipas burimeve lokale, ata kishin punuar për një organizatë ndihme egjiptiane.

Ushtria izraelite deklaroi se kishte goditur “disa të dyshuar që operonin një dron të lidhur me Hamasin në një mënyrë që përbënte kërcënim” për trupat e saj, duke shtuar se incidenti është nën shqyrtim.

Sipas ministrisë së shëndetësisë në Gaza, e drejtuar nga Hamasi, tetë persona të tjerë, përfshirë dy fëmijë, u vranë të mërkurën nga artileria dhe të shtënat izraelite në zona të ndryshme të Gazës. Mjekët raportuan se tre persona, mes tyre një djalë 10-vjeçar, humbën jetën nga zjarri i tankeve izraelite në Gazën qendrore, ndërsa një djalë 13-vjeçar dhe një grua u vranë nga të shtënat izraelite në zonën jugore të Khan Younis, sipas agjencisë Reuters.

Ushtria izraelite njoftoi gjithashtu se trupat e saj kishin vrarë një “terrorist që kaloi Vijën e Verdhë dhe iu afrua” forcave izraelite, pa dhënë detaje për vendndodhjen. Vija e Verdhë përcakton zonën në Gaza që mbetet nën kontrollin izraelit sipas marrëveshjes së armëpushimit.

Sipas ministrisë së shëndetësisë në Gaza, të paktën 466 palestinezë janë vrarë që nga fillimi i armëpushimit mes Izraelit dhe Hamasit më 10 tetor. Ndërkohë, ushtria izraelite ka bërë të ditur se tre ushtarë izraelitë janë vrarë gjatë së njëjtës periudhë nga sulme të grupeve të armatosura palestineze.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Tre gazetarë palestinezë vriten në sulmin izraelit në Gazë appeared first on Sinjali.

Prangosen dy burra në Pejë, gënjyen për identitetin e një tjetri

21 January 2026 at 18:40

Dy persona kanë rënë në prangat e Policisë në Pejë, nën dyshimin se kanë kryer veprën penale “Deklarim i rrejshëm”.

Sipas njoftimit zyrtar,  Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit (DHKEK), përkatësisht Njësia Rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit Pejë, në vazhdën e hetimeve kanë siguruar dëshmi të mjaftueshme se, personat e dyshuar F.SH., (2000) dhe A.K., (2005) më 13 janar pranë Qendrës për Pajisje me Dokumente të Identifikimit, kanë deklaruar rrejshëm duke garantuar për identitetin e saktë të personit tjetër të dyshuar A.R., (2003).

Të dyshuarit janë intervistuar në prezencën e avokatëve, dhe pas intervistimit prokurori kompetent ka lëshuar vendim për ndalim policor të dy personave të dyshuar.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Prangosen dy burra në Pejë, gënjyen për identitetin e një tjetri appeared first on Sinjali.

CNN: Trump planifikon të takohet me Zelenskyn në Davos të enjten

21 January 2026 at 17:35

Presidenti amerikan Donald Trump planifikon të takohet me Presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky, në Davos të enjten, sipas dy personave të njohur me çështjen, raporton CNN.

Zelensky ishte në Kiev të mërkurën, ndërsa Trump foli në Forumin Ekonomik Botëror. Në fjalimin e tij, Trump tha se planifikonte të takohej me Zelenskyn më vonë gjatë ditës.

“Po merrem me Presidentin Zelensky dhe mendoj se ai dëshiron të bëjë një marrëveshje”, tha Trump.

Dyshja synon të vazhdojë diskutimet rreth përpjekjeve për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.

Takimi do të ndodhë në të njëjtën ditë kur i dërguari i jashtëm i Trump, Steve Witkoff, dhe dhëndri i tij, Jared Kushner, udhëtojnë për në Moskë për takime me Presidentin rus Vladimir Putin.

“Unë besoj se ata janë në një pikë tani ku mund të bashkohen dhe të arrijnë një marrëveshje, dhe nëse nuk e bëjnë, janë budallenj”, shtoi Trump për Zelenskyn dhe Putinin.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post CNN: Trump planifikon të takohet me Zelenskyn në Davos të enjten appeared first on Sinjali.

Rihapja e kutive të 28 dhjetorit, rinumërohen 936 vendvotime

21 January 2026 at 16:27

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve është duke vazhduar numërimi i fletëvotimeve sipas listës së vendvotimeve për të cilat KQZ ka marrë vendim që të rinumërohen.

Sipas KQZ-së deri më tani janë numruar 936 vendvotime nga 2557 të mundshme.

Nga 936 vendvotime del se VV-ja ka 50.70%. Pas Vetëvendosjes rënditet PDK-ja 25.73%. Në vendin e tretë rënditet LDK-ja me 10.59% dhe AAK-ja me 3.03%.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Rihapja e kutive të 28 dhjetorit, rinumërohen 936 vendvotime appeared first on Sinjali.

Starmer: Nuk do dorëzohem për Grenlandën, ajo i përket vetëm Danimarkës

21 January 2026 at 16:25

Kryeministri britanik, Keir Starmer, deklaroi se Mbretëria e Bashkuar do të vazhdojë të “angazhohet në mënyrë konstruktive” në marrëdhëniet ndërkombëtare, por theksoi se qëndrimi i tij për Grenlandën është “absolutisht i qartë”.

Duke folur për këtë çështje, Starmer përsëriti se “e ardhmja e Grenlandës është vetëm për popullin e Groenlandës dhe Mbretërinë e Danimarkës”, duke hedhur poshtë çdo ndërhyrje të jashtme.

Ai gjithashtu pretendoi se kritikat e ish-presidentit amerikan Donald Trump ndaj marrëveshjes së Mbretërisë së Bashkuar për dorëzimin e Ishujve Chagos kishin si qëllim ushtrimin e presionit ndaj tij për të ndryshuar qëndrimin mbi Groenlandën. Sipas Starmer, fjalët e Trump për Chagos ndryshonin nga qëndrimet e mëparshme mbështetëse që ai kishte shprehur gjatë një takimi në Shtëpinë e Bardhë.

“Presidenti Trump i përdori këto deklarata me qëllimin e qartë për të ushtruar presion mbi mua dhe Britaninë në lidhje me vlerat dhe parimet e mia për të ardhmen e Grenlandës”, tha Starmer.

Ai shtoi se Trump dëshiron që ai të tërhiqet nga qëndrimi i tij, por theksoi prerazi: “Unë nuk do ta bëj këtë”.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Starmer: Nuk do dorëzohem për Grenlandën, ajo i përket vetëm Danimarkës appeared first on Sinjali.

Trump përfundon fjalimin: SHBA është rikthyer më e madhe dhe më e fortë, shihemi

21 January 2026 at 16:19

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka përfunduar fjalimin e tij në forumin e Davosit në Zvicër.

Në fund ai tha “SHBA është rikthyer më e madhe dhe më e fortë se kurrë, shihemi, raporton The Guardian.

Disa anëtarë të audiencës u ngritën në këmbë për të duartrokitur, por nuk u duk si një reagim aq i ngrohtë sa ai që mori Mark Carney dje për fjalimin e tij rreth përçarjes me të cilën përballet ekonomia botërore.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Trump përfundon fjalimin: SHBA është rikthyer më e madhe dhe më e fortë, shihemi appeared first on Sinjali.

❌
❌