Manchester City ka shënuar fitore të madhe në udhëtim te Nottingham Forest, në kuadër të xhiros së 18-të në Ligën Premier.
“Qytetarët” zhvilluan një tjetër paraqitje solide për të triumfuar me rezultat 1-2.
Nottingham faktkikisht e nisi më mirë, për të rrezikuar me Callum Hudson-Odoi, por nuk e konkretizoi.
Ishte mesfushori Tijjani Reijnders që e zhbllokoi rezultatin pas një asistimi fantastik të Rayan Cherkit (48’).
Sidoqoftë, i menjëhershëm ishte reagimi i vendasve që e barazuan rezultatin falë Omari Hutichnson që e konkretizoi një pasim nga harkimi (54’).
Pavarësisht që u ndjenë në presion, City nuk gaboi për ta rikthyer epërsinë dhe njëkohësisht vulosur fitoren falë Rayan Cherkit, që shënoi supergol nga distanca (83’).
Man City tani rimerr kreun e Ligës Premier me 40 pikë, një mbi Arsenalin që ka një ndeshje më pak të zhvilluar derisa Nottingham zë vendin e 17-të me 18 sosh./Telegrafi
Mbrojtësi Nathan Ake është i hapur për t’u larguar nga Manchester City gjatë afatit kalimtar të janarit, ndërsa Barcelona po e ndjek nga afër situatën e tij, raporton “Mundo Deportivo”.
Ylli holandez ka dalë si një nga objektivat e klubit katalunas për merkaton dimërore, me Barcelonën që synon të përforcojë repartin defensiv.
Nevoja është shtuar edhe më shumë pas lëndimit afatgjatë në ligamentin kryesor të gjurit së Andreas Christensen, si dhe pas pasigurisë rreth Ronald Araujo, për shkak të problemeve të tij të shëndetit mendor.
Ake ka rënë ndjeshëm në hierarkinë e Pep Guardiolës te Manchester City. 30-vjeçari ka qenë titullar vetëm dy herë në 10 ndeshje të kombinuara në Liga Premier dhe Ligën e Kampionëve, çka ka ndikuar drejtpërdrejt në rolin e tij brenda skuadrës.
Holandezi dëshiron të rikthehet te minutat e rregullta, me synimin për të siguruar një vend në kombëtaren e Holandës të drejtuar nga Ronald Koeman, në prag të Kupës së Botës 2026.
Sipas raportimeve, Barcelona po shqyrton mundësinë që ta transferojë Aken në formë huazimi, me një opsion blerjeje në fund të sezonit. Një lëvizje e tillë do t’i ofronte lojtarit vazhdimësi, ndërsa Barcelonës një zgjidhje të menjëhershme për mbrojtjen në një moment delikat të sezonit./Telegrafi
Trajneri Pep Guardiola po sheh me optimizëm rikthimin e disa lojtarëve kyç nga lëndimet, teksa Manchester City synon të shtyjë fort drejt fitimit të disa trofeve madhorë këtë sezon, përfshirë edhe Ligën Premier.
Guardiola ka pranuar se do të preferonte që City të ishte në krye të tabelës në Ligën Premier, por është i kënaqur që skuadra ndodhet shumë pranë liderëve të Arsenalit. Kampionët në fuqi janë vetëm dy pikë prapa londinezëve, përpara ndeshjes së fundjavës ndaj Nottingham Forest.
Në Ligën e Kampionëve, Manchester City renditet në vendin e katërt dhe është pesë pikë prapa Arsenalit, por mbetet në pozicion të favorshëm për një kualifikim direkt në fazën e 1/8 së finales, nëse përfundon mes tetë skuadrave më të mira.
“Do të preferoja të ishim 10 pikë para të gjithëve, por realiteti është ky. Arsenali po bën shumë mirë, por ne jemi aty… jemi ende në fund të dhjetorit”.
“Në Ligën e Kampionëve jemi lart, në Ligën Premier po ashtu. Jemi në gjysmëfinale të Kupës së Ligës dhe së shpejti nis edhe FA Cup”.
“Disa lojtarë shumë të rëndësishëm po kthehen, kështu që do ta shohim hap pas hapi, ndeshje pas ndeshjeje, çfarë do të ndodhë”.
Një nga lajmet më të mira për Guardiolën është gjendja e Rodrit. Mesfushori spanjoll nuk ka luajtur që nga fillimi i nëntorit për shkak të një lëndimi në kofshë, por tani është shumë pranë rikthimit dhe mund të jetë i gatshëm për përballjen me Nottingham Forest.
“Rodri është shumë, shumë më mirë. Nëse do të jetë i gatshëm apo jo, do ta vendosim sot”.
“Jeremy Doku dhe John Stones ende nuk janë gati, por shumë shpejt do të kthehen”./Telegrafi
Tabela përfundimtare e Ligës Premier është simuluar dhe tifozët e Arsenalit kanë arsye të mëdha për festë.
Sipas parashikimeve më të fundit, pritja e gjatë për titullin kampion duket se më në fund po merr fund. Skuadra e Mikel Artetës ka qenë shumë pranë suksesit për disa sezone radhazi, por Manchester City dhe Liverpool kanë qenë gjithmonë një hap përpara.
Këtë herë, megjithatë, gjithçka duket ndryshe. Sipas analizës së fundit, Topçinjtë pritet ta ndërpresin “agjërimin” e gjatë dhe ta fitojnë titullin këtë sezon.
Arsenali në krye, City në vendin e dytë
Në krye të tabelës parashikohet një festë e madhe për Arsenalin dhe tifozët e tij besnikë. Superkompjuteri i fundit i përdorur nga CasinoHawks parashikon që liderët aktualë do ta fitojnë titullin me pesë pikë diferencë ndaj skuadrës së Pep Guardiolës.
Sipas këtij simulimi, Arsenali do ta përfundojë sezonin me 87 pikë, ndërsa Manchester City do të duhet të kënaqet me vendin e dytë me 82 pikë.
Lufta për Evropën
Lajme shumë pozitive ka edhe për Aston Villën, e cila parashikohet të përfundojë sezonin në vendin e tretë, duke siguruar një rikthim në Ligën e Kampionëve, kompeticioni më fitimprurës evropian për klube.
Katërshja e parë do të plotësohet nga Chelsea, nën drejtimin e Enzo Marescas, ndërsa kampionët e sezonit të kaluar, Liverpool, dhe Manchester United, parashikohet të renditen në vendin e pestë dhe të gjashtë, përkatësisht.
Kush bie nga liga?
Në fund të tabelës, panorama është dukshëm më e errët. Wolves, të cilët ende nuk kanë regjistruar asnjë fitore këtë sezon, parashikohen të kenë një edicion katastrofik.
Sipas simulimit, ata mund të thyejnë rekordin famëkeq për numrin më të ulët të pikëve të mbledhura ndonjëherë në Ligën Premier.
Wolves pritet të përfundojnë sezonin me vetëm 10 pikë, duke regjistruar vetëm dy fitore.
Burnley parashikohet gjithashtu të bjerë nga kategoria, duke vazhduar reputacionin e tij si një klub që shpesh ngjitet dhe bie mes ligave. Rënia më befasuese, megjithatë, pritet të jetë ajo e West Ham.
Edhe pse 40 pikë zakonisht konsiderohen të mjaftueshme për mbijetesë, këtë sezon nuk do të jenë të tilla për “Hammers”, të cilët parashikohet t’u bashkohen Wolves dhe Burnley në rënien drejt Championshipit.
Surpriza në mes të tabelës
Një element interesant i këtij simulimi është mbijetesa e parashikuar për dy nga tre ekipet e sapongjitura në elitë. Sunderland pritet të ketë një sezon shumë pozitiv rikthimi, duke përfunduar në një vend të respektueshëm, të 11-in.
Leeds United gjithashtu pritet ta shmangë rënien nga kategoria, por me shumë vështirësi. Ata parashikohen të përfundojnë në vendin e 17-të, vetëm pesë pikë larg zonës së rënies.
Nga ana tjetër, Tottenham pritet të ketë edhe një sezon zhgënjyes. Pavarësisht një përmirësimi të lehtë sezonin e kaluar nën drejtimin e Ange Postecoglou, Spurs parashikohet të mbyllin sezonin në vendin e 15-të, një rezultat veçanërisht i dhimbshëm duke pasur parasysh suksesin e madh të rivalëve të tyre në veri të Londrës. /Telegrafi/
Manchester City ka forcuar pozicionin e tij në garën për të nënshkruar me sulmuesin e Bournemouth, Antoine Semenyo, pas tërheqjes së Chelseat, raporton The Telegraph.
25-vjeçari është prej kohësh në vëmendjen e Pep Guardiolas, i cili e ka përshkruar Semenyon si një “lojtar të jashtëzakonshëm”.
City po konsideron një ofertë sapo klauzola e tij e lirimit prej 65 milionë eurosh të aktivizohet në janar.
Liverpooli dhe Manchester United mbeten gjithashtu të interesuar, ndërsa Chelsea, pavarësisht kërkesave të hershme, nuk planifikon të ndjekë më këtë transferim pasi ka ndryshuar fokusin drejt objektivave të tjera.
Semenyo, i cili u transferua te Bournemouth nga Bristol City në 2023, ka shënuar tetë gola këtë sezon dhe pritet gjerësisht të largohet sapo të aktivizohet klauzola e tij.
Bournemouth është i përgatitur për largimin e tij, ndërsa Tottenham nuk duket si destinacion i mundshëm, megjithëse kishte shfaqur interes më parë.
City beson se Semenyo mund të sjellë freski në sulmin e tyre dhe nuk do të kishte probleme për të përmbushur kërkesat e tij financiare, megjithatë çdo lëvizje mund të varet nga largimet e tjera, duke pasur parasysh preferencën e Guardiolas për një skuadër kompakte.
Liverpooli, i cili ka ndjekur sulmuesin prej kohësh, mbetet gjithashtu në garë për shërbimet e tij. /Telegrafi/
Sulmuesi i Bournemouth, Antoine Semenyo, preferon të transferohet te Manchester City gjatë janarit.
Dëshira e Semenyo për të fituar trofe është një nga arsyet kryesore që e shtyjnë të bashkohet me skuadrën e Pep Guardiolës. Deri më tani nuk është arritur asnjë marrëveshje formale, pasi afati i transferimeve të janarit hapet pas një jave.
Manchester United gjithashtu tentoi ta nënshkruante sulmuesin, por një transferim në janar gjithmonë konsiderohej i vështirë, dhe klubi dëshiron të sjellë vetëm lojtarë të gatshëm për t’u bashkuar me ekipin.
Semenyo ka pasur një sezon të fortë 2025/26, duke shënuar tetë gola dhe dhënë tre asistime në 16 paraqitje në Ligën Premier.
Kontrata e tij me Bournemouth, e cila zgjat deri në vitin 2030, përmban një klauzolë lirimi prej 65 milionë eurosh për janarin, siç zbuloi The Athletic më 17 nëntor.
🚨🔵 BREAKING: Manchester City are progressing to complete deal for Antoine Semenyo in next days.
As revealed, City have been pushing in last 12h to accelerate in talks.
Ndërkohë që gjatë verës vlera e tij ishte vlerësuar 70 milionë euro, çmimi i shitjes për dimër është tani formalizuar në 65 milionë.
Klauzola duhet aktivizuar brenda një date specifike, duke i dhënë Bournemouth disa javë për të zëvendësuar lojtarin e tyre më të mirë, dhe është e hapur për çdo klub.
Nëse mbetet në klub gjatë janarit, mekanizmi i klauzolës do të jetë përsëri i vlefshëm në afatin e ardhshëm të transferimeve, me një shumë edhe më të ulët.
Semenyo ka zhvilluar 106 paraqitje për Bournemouth që nga nënshkrimi nga skuadra e Championship, Bristol City, në janar 2023, duke regjistruar 30 gola dhe 13 asistime./Telegrafi/
Barcelona po lëviz me kujdes në afatin kalimtar të janarit, duke shqyrtuar mundësitë për të mbuluar mungesën afatgjatë të Andreas Christensen.
Klubi mund të përdorë deri në 80% të pagës së danezit për të sjellë një lojtar, por çdo transferim duhet të jetë cilësor, konkurrues për një vend titullari dhe financiarisht i qëndrueshëm.
Sipas Diario Sport, dy emra nga Liga Premier janë ofruar për huazim: Nathan Ake nga Manchester City dhe Axel Disasi nga Chelsea.
Nathan Ake kërkon më shumë minuta në fushë për të siguruar një vend në Kombëtaren e Holandës për Kupën e Botës. Ai mund të luajë si qendërmbrojtës i majtë ose mbrojtës i djathtë, por City preferon një marrëveshje të përhershme dhe ka interes nga klube të tjera të Ligës Premier.
Axel Disasi, i cili sezonin e kaluar shkëlqeu te Aston Villa si i huazuar, dëshiron të luajë rregullisht për të rritur shanset e tij për Kupën e Botës. Milani ka shfaqur interes për mbrojtësin francez, por ai po pret për një mundësi konkrete të transferimit te Barcelona.
Brenda ekipit, Barça po shqyrton gjithashtu alternativa të tjera: transferimin e Eric Garcias në qendër të mbrojtjes dhe dhënien e më shumë minutave në mesfushë nga Marc Bernal. Kthimi i pritur i Gavi-t në shkurt dhe progresi i Ronald Araújo-s në stërvitje më 29 dhjetor mund të ndikojnë në çdo vendim për nënshkrime të reja në mbrojtje.
Klubi mbetet vigjilent, duke monitoruar të gjitha opsionet në rast se shfaqen pengesa të mëtejshme në repartin defensiv para fundit të shkurtit. /Telegrafi/
Pavarësisht lidhjeve të shumta ndër vite mes Erling Haaland dhe Real Madridit, sulmuesi norvegjez aktualisht nuk është në planet e klubit madrilen.
Sipas informacioneve të gazetarit Ekrem Konur, drejtuesit e “Los Blancos” besojnë se nevojat sulmuese të skuadrës janë të mbuluara plotësisht nga Kylian Mbappe.
Prej disa sezonesh, media pranë Real Madridit e kanë përmendur vazhdimisht emrin e Haalandit si një objektiv të mundshëm për “Santiago Bernabeu”.
Megjithatë, situata aktuale tregon se klubi nuk ka interes konkret për të ndërmarrë hapa drejt sulmuesit të Manchester Cityt.
Nga ana sportive, Mbappe po kalon një sezon mbresëlënës.
Sulmuesi francez ka realizuar 29 gola dhe ka dhënë 5 asistime në 24 ndeshje zyrtare.
Ndërkohë, Haaland ka shënuar 25 gola dhe ka regjistruar 4 asistime në 23 paraqitje me Manchester Cityn, statistika që konfirmojnë formën e lartë të të dy lojtarëve.
Përtej aspektit sportiv, transferimi i Haalandit do të ishte jashtëzakonisht i vështirë.
Norvegjezi ka kontratë me Man Cityn deri në qershor të vitit 2034 dhe klubi anglez nuk ka ndërmend të lehtësojë largimin e tij.
Edhe pse është përfolur për ekzistencën e një klauzole lirimi, as lojtari dhe as klubi nuk e kanë konfirmuar zyrtarisht një mekanizëm të tillë.
Në këto rrethana, një kalim i Haalandit te Real Madridi duket shumë larg realitetit, të paktën në të ardhmen e afërt. /Telegrafi/
Barcelona janë të vendosur të nënshkruajnë një qendërmbrojtës të ri titullar verën e ardhshme, ndërsa synojnë të zëvendësojnë Inigo Martinezin, i cili tashmë ka lënë klubin.
Gerard Martin ka performuar mirë në këtë pozicion gjatë javëve të fundit, por ai nuk shihet si zgjidhja afatgjatë për një sektor të fushës ku katalanasit kanë pasur probleme gjatë sezonit aktual.
Një numër objektivash janë identifikuar gjatë muajve të fundit, me shpresën e Barcelonës për të bërë një transferim të rëndësishëm pavarësisht nga vështirësitë financiare të dokumentuara mirë të klubit.
Nico Schlotterbeck dhe Marc Guehi shihet si mundësi të tregut, por nuk janë opsionet ideale për klubin.
Sipas raportimeve të Mundo Deportivo, Barcelona preferon Alessandro Bastoni dhe Josko Gvardiol si objektivat kryesore për afatin kalimtar veror, me mundësinë për të nënshkruar me një nga ta, nëse rregulli 1:1 i La Ligës rikthehet para përfundimit të sezonit aktual.
Raporti shton se Barcelona dëshiron të nënshkruajë një qendërmbrojtës që luan me këmbë të majtë, i cili gjithashtu mund të luajë në si mbrojtës i majtë kur kërkohet, në mënyrë të ngjashme me mënyrën se si është përdorur Martin kohët e fundit.
Gvardiol dhe Bastoni janë kandidatët që i përshtaten këtij profili në mënyrë perfekte, dhe me të dy lojtarët që kanë kontratë deri në 2028, mund të ketë një mundësi për të arritur një marrëveshje më të lirë nëse nuk rinovohet kontrata me Manchester City ose Inter përpara verës së ardhshme.
Gvardiol dhe Bastoni janë dy opsione të shkëlqyera, megjithatë ekziston një mundësi reale që të jenë jashtë shtrirjes së buxhetit të klubit katalanas./Telegrafi/
Erling Haaland po vazhdon të shkruajë historinë në Ligën Premier, duke kaluar numrin e golave të Cristiano Ronaldos me golin e tij ndaj West Ham.
Norvegjezi arriti të barazojë shpejt rekordin e legjendës portgugeze, duke shënuar golin e tij më të fundit në më pak se shtatë minuta.
Ky ishte goli i gjashtë i Haaland ndaj West Ham në tre ndeshjet e fundit, duke e çuar në 148 gola në 169 paraqitje me fanellën e Manchester Cityt.
Goli i dytë i ditës e bëri atë të kalonte edhe legjendën e klubit, Francis Lee, në tabelën e golashënuesve të të gjitha kohërave të Cityt, duke u pozicionuar vetëm pas gjashtë futbollistëve që kanë shënuar më shumë.
Haaland gjithashtu barazoi ikonën e skuadrës së kuqe të Manchesterit, Ronaldon, me golin e tij të 103-të në Ligën Premier, por duke arritur këtë shifër me 119 ndeshje më pak se portugezi.
Ronaldo kishte arritur këtë objektiv në paraqitjen e tij të 233-të në dy periudha të ndryshme në ‘Old Trafford’, para se të largohej përfundimisht në 2022.
Ndërkohë, Haaland ka si synim tjetër të arrijë 150 gola në Ligën Premier më shpejt se legjenda e Cityt, Sergio Aguero./Telegrafi/
Manchester City ka shënuar fitore me rezultat të pastër 3-0 në shtëpi ndaj West Hamit në kuadër të javës së 17-të në Ligën Premier.
Që në minutat e para, City tregoi synimet e tij. Në minutën e pestë, Erling Haaland u gjend dy herë radhazi përballë Areolës, fillimisht u ndal nga portieri francez, por në vazhdim norvegjezi përfitoi nga rikthimi i topit dhe e dërgoi atë në rrjetë për golin e epërsisë 1-0.
Skuadra e Pep Guardiolës vazhdoi të ushtrojë presion dhe në minutën e 38-të erdhi goli i dytë.
Pas një aksioni të ndërtuar mirë, Haaland asistoi për Tijjani Reijnders, i cili nga afërsia realizoi për 2-0, duke e lënë Areolën pa mundësi reagimi.
West Ham pati momentet e veta, veçanërisht në fillimin e pjesës së dytë. Në minutën e 47-të, Gianluigi Donnarumma ishte protagonist absolut, duke bërë disa pritje vendimtare radhazi ndaj Summerville, Potts dhe Paqueta, në një nga episodet më dramatike të takimit.
Një tjetër rast i artë për mysafirët u shpërdorua nga Jarrod Boëen, i cili në minutën e 54-të, pasi dribloi edhe portierin, humbi një mundësi të pabesueshme përballë portës bosh.
Çdo dilemë për fituesin u shua në minutën e 69-të, kur Haaland shënoi golin e tij të dytë personal dhe të tretin për Cityn, duke përfituar nga një top i kthyer pas një goditjeje të bllokuar në zonë për 3-0.
Në mnutat e fundit, City pati edhe raste të tjera përmes Foden dhe Savinho, por Areola u tregua sërish i sigurt, duke shmangur gola të tjerë.
Me këtë fitore City merr përkohësisht lidershipin me 37 pikë në pritje të Arsenalit që me fillim nga ora 21:00 do të luajë në udhëtim ndaj Evertonit./Telegrafi/
Barcelona vazhdon të punojë në planet e saj të tregut të transferimeve për sezonin e ardhshëm. Është ende shumë herët për të finalizuar ndonjë nënshkrim, por është e qartë se disa nga nevojat e ekipit tashmë po bëhen të dukshme.
Një nga këto nevoja, duke pasur parasysh gjendjen aktuale të skuadrës, është përforcimi i mbrojtjes qendrore.
Sipas gazetës Mundo Deportivo, Barcelona ka shtuar Josko Gvardiol të Manchester Cityt dhe Alessandro Bastonin e Interit si objektivat kryesorë mbrojtës për verën e vitit 2026.
Me kontratën e Andreas Christensen që skadon në verë dhe Ronald Araujo që po vuan nga probleme të shëndetit mendor, Barça është e etur të forcojë mbrojtjen.
Gjigantët katalunas janë të sigurt se do të regjistrojnë lojtarë sipas rregullit 1:1 FFP, por Bastoni dhe Gvardiol mund të jenë objektiva të shtrenjtë.
Të dy janë ndër qendërmbrojtësit më të mirë në Evropë dhe vlerësohen shumë nga klubet e tyre përkatëse, ku të dy mund të kushtojnë mbi 100 milionë euro.
Bastoni dhe Gvardiol gjithashtu i përshtaten stilit të lojës së Hansi Flick për shkak të lojës së tyre me top dhe aftësive teknike. /Telegrafi/
Pep Guardiola ka thënë se do të qëndrojë te Manchester City, mes thashethemeve që e lidhin atë me një largim nga klubi gjatë verës.
Fillimisht, Guardiola la të kuptohej se do të qëndronte për një kohë shumë të gjatë, përpara se të shtonte se nuk e di çfarë do të ndodhë.
“Në tre ose katër vitet e fundit, çdo herë në një periudhë të caktuar më pyetni për të ardhmen time. Pra, po, herët a vonë në moshën 75 ose 76 vjeçare, do të largohem nga Man City”, ka thënë fillimisht Guardiola.
Ish-sulmuesi i Watford, Troy Deeney, ndau mendimin e tij për sulmuesin e Liverpoolit, Hugo Ekitike, duke e vlerësuar lartë për nivelin e treguar.
Ekitike ka rritur nivelin në ndeshjet e fundit me Reds, ndërsa në 23 ndeshje në të gjitha garat ka shënuar 10 gola, ku 7 gola janë shënuar në Ligën Premier.
Forma e mirë e treguar ka bërë që Ekitike të lavdërohet nga ish-golashënuesi anglez, Deeney, i cili ka thënë se mund të garoj me Erling Haaland këtë edicion.
"Sulmuesi më i nënvlerësuar në Ligën Premier. Ai shënoi dy gola në dy ndeshje radhazi”, ka thënë fillimisht Deeney për BBC.
“Djali shënon. Transferim fantastik. Ai do të konkurrojë me Erling Haaland për të parë se kush shënon më shumë gola. Ky djalë është i klasit të parë, ai është me të vërtetë i nivelit të lartë”.
“Ai është një tjetër lojtar që do të mendojë se e meriton të shkojë në Kupën e Botës. Ai mund të luajë në krahun e majtë përkrah Kylian Mbappe për Francën”, përfundoi anglezi. /Telegrafi/
Enzo Maresca ka reaguar për herë të parë ndaj raportimeve të fundit të gazetarit David Ornstein, të cilat e lidhin trajnerin e Chelseat me një kalim të mundshëm te Manchester City si pasues i Pep Guardiolës.
Në konferencën për shtyp, Maresca u shpreh i qartë dhe i prerë:
“Nuk më ndikon aspak. E di që është 100 për qind spekulim dhe në këtë moment nuk ka kohë për këto gjëra”.
Maresca theksoi se është plotësisht i përkushtuar ndaj Chelseat, me kontratë të vlefshme deri në vitin 2029, duke nënvizuar krenarinë për pozicionin e tij aktual.
“Kam kontratë këtu deri në vitin 2029 dhe fokusi im është te ky klub. Jam shumë krenar që jam këtu. Janë thjesht spekulime. Një javë më parë ishte e njëjta gjë me Juventusin, ndaj nuk u kushtoj vëmendje”.
Trajneri italian i cilësoi zërat për të ardhmen si spekulime pa bazë, të ngjashme me ato të javëve të kaluara.
“Sërish, janë vetëm spekulime. Është e rëndësishme të kuptohet pse doli ky lajm, por nuk është puna ime. Nuk më intereson aspak dhe fokusi im është te ndeshja kundër Newcastle”.
Trajneri italian theksoi edhe një herë përkushtimin e tij ndaj Chelseat, duke lënë të kuptohet se nuk ka asnjë bazë reale për zërat që qarkullojnë rreth të ardhmes së tij. /Telegrafi/
Pep Guardiola thuhet se tashmë i ka bërë të ditur Manchester Cityt se dëshiron që një trajner nga një klub tjetër elitar ta zëvendësojë atë, pavarësisht se kohët e fundit kanë qarkulluar zëra për një lidhje me trajnerin e Chelseat, Enzo Maresca.
E ardhmja e Guardiolës është sërish e paqartë, edhe pse trajneri i Cityt nënshkroi një kontratë dyvjeçare në nëntor të vitit 2024 për të zgjatur qëndrimin e tij në klub.
Spanjolli është në krye të Manchester Cityt që nga viti 2016 dhe ka fituar gjashtë tituj të Ligës Premier, një Ligë Kampionësh, si dhe disa trofe të tjerë madhorë.
Megjithatë, sipas David Ornstein të The Athletic, City tashmë po shqyrton mundësitë për një pasardhës të mundshëm të Guardiolës, në rast se ai vendos të largohet në fund të sezonit aktual.
Në këtë kontekst, trajneri aktual i Chelseat, Enzo Maresca, thuhet se vlerësohet nga hierarkia e klubit, pasi ka punuar dy herë te Manchester City: fillimisht si trajner i akademisë në sezonin 2020/21 dhe më pas si ndihmës trajner i ekipit të parë gjatë sezonit historik 2022/23, kur City fitoi tripletën.
Ndërkohë, vetë Guardiola ka sugjeruar më herët se trajneri aktual i Bayern Munichut dhe ish-kapiteni i Cityt, Vincent Kompany, një ditë do të rikthehet në Etihad si trajner i klubit.
“Fati i tij për t’u bërë trajner i Cityt është tashmë i shkruar në yje. Do të ndodhë. Nuk e di kur, por do të ndodhë”, është shprehur Guardiola.
Në atë kohë, Kompany ishte trajner i Burnleyt, por që atëherë ai është transferuar te gjashtë herë kampionët e Europës, Bayern Munich, me të cilët fitoi titullin e Bundesligës 2024/25.
Kompany zhvilloi 360 paraqitje për Manchester Cityn mes viteve 2008 dhe 2019, një periudhë gjatë së cilës ndihmoi klubin të fitonte 12 trofe madhorë, përfshirë katër tituj të Ligës Premier./Telegrafi/
Real Madridi bëri pak për të lehtësuar presionin mbi trajnerin Xabi Alonso të mërkurën në mbrëmje, me një fitore jo bindëse me rezultat 3-2 ndaj skuadrës së kategorisë së tretë Talavera de La Reina, e cila renditet 15 vende më poshtë se ekipi rezervë i klubit, Castilla.
Ndërkohë, gjithnjë e më shumë klube po bëjnë të ditur se Alonso do të ketë alternativa nëse në një moment vendos të largohet nga Real Madridi.
Aktualisht besohet se pozicioni i tij është në rrezik dhe ai mund të shkarkohet nëse ‘Los Blancos’ nuk arrijnë të mposhtin Sevillan këtë fundjavë.
Raporte të tjera sugjerojnë se ai do të vazhdojë të jetë në krye të ekipit deri në Superkupën e Spanjës, moment në të cilin drejtuesit e klubit do të rishqyrtojnë situatën e tij.
Trajneri bask ishte shumë i kërkuar gjatë kohës së tij te Bayer Leverkusen dhe, pavarësisht vështirësive në ‘Santiago Bernabeu’, duket se reputacioni i tij nuk ka pësuar rënie të ndjeshme.
Një nga klubet që ende e vlerëson shumë është Manchester City.
Nëse Pep Guardiola vendos të largohet në fund të sezonit, sipas Indykaila, Alonso do të jetë një nga opsionet për ta zëvendësuar.
Ai nuk ka mbështetës më të madh se vetë Guardiola, i cili ka punuar me Alonson te Bayern Munich.
Kjo vjen pas raportimeve se, nëse Alonso do të ishte i disponueshëm, ish-klubi i tij Liverpool do të vepronte menjëherë për ta rikthyer atë./Telegrafi/
Kapiteni i Italisë, Gianluigi Donnarumma, ka shprehur kënaqësinë e tij për faktin që po stërvitet nga Pep Guardiola dhe ka theksuar dëshirën për të qëndruar “për shumë vite” te Manchester City nën drejtimin e trajnerit spanjoll.
Sky Sport Italia ka publikuar një pjesë të shkurtër të intervistës me portierin, e cila do të transmetohet e plotë në ditët në vijim.
Në këtë fragment, Donnarumma flet për përshtatjen e tij te Man City dhe raportin me Guardiolën, duke nënvizuar respektin e madh që ka për të dhe ndikimin pozitiv që trajneri ka në vendimmarrjen dhe qetësinë e tij në fushë.
“E respektoj jashtëzakonisht shumë, kemi një raport të shkëlqyer dhe ai më ndihmon shumë në vendime. Më mban të qetë në çdo situatë. Është ëndrra e të gjithëve të stërvitesh prej tij. Jam me fat që jam këtu dhe shpresoj të kaloj shumë vite me të dhe të shkruaj historinë e këtij klubi. Ai është vërtet i veçantë”, ka thënë Donnarumma.
Portieri italian iu bashkua Man Cityt në ditën e fundit të afatit kalimtar të verës së kaluar, pasi i kishte mbetur vetëm një vit kontratë me Paris Saint-Germain dhe palët nuk kishin arritur marrëveshje për rinovim.
Këtë sezon në Ligën Premier, Donnarumma ka regjistruar gjashtë ndeshje pa pësuar gol në 13 paraqitje, duke pranuar gjithsej 12 gola.
Kontrata e tij me Man Cityn skadon në qershor të vitit 2030, me opsion rinovimi edhe për një vit tjetër.
Në moshën 26-vjeçare, kapiteni i Italisë ka tashmë 79 paraqitje me kombëtaren. /Telegrafi/
Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, vlerësoi performancën e mesfushorit Rayan Cherki në ndeshjen kundër Brentford në çerekfinalet e Kupës së Ligës Angleze (2-0).
Futbollisti francez hapi rezultatin në minutën e 32-të të ndeshjes me një gjuajtje në këndin e sipërm nga jashtë zonës së 16-të metërshit.
Paraqitja e tij e mirë ndaj Brentfordit, por edhe vazhdimësia e tij kanë bërë që Guardiola ta lavdëroj Cherkin, duke e cilësuar si lojtar fantastik.
“Ai është një lojtar i jashtëzakonshëm pranë zonës së penalltisë së kundërshtarit”, ka thënë fillimisht Guardiola pas ndeshjes.
“Ishte një gol fantastik, dhe madje edhe një burrë ose grua e verbër mund ta kuptojë se ai është një lojtar fantastik; nuk duhet të jesh gazetar apo trajner për ta parë këtë”.
“E kam parë Phil Foden të shënojë gola të tillë shumë herë, dhe Kevin De Bruyne e ka bërë këtë edhe më parë, kështu që jam i lumtur që rezultati u hap në atë mënyrë”, përfundoi trajneri i Cityt. /Telegrafi/
Manchester City arriti një fitore të sigurt 2-0 ndaj Brentford, për të siguruar kualifikimin në gjysmëfinale të Carabao Cup.
‘Qytetarët’ kaluan në epërsi në minutën e 32-të, kur Rayan Cherki përfitoi nga një top i kthyer jashtë zone dhe realizoi një gol spektakolar, duke e dërguar topin në këndin e sipërm të djathtë për rezultatin 1-0.
Brentford pati rastin më të mirë për të barazuar në minutën e 19-të, kur Mathias Jensen ekzekutoi një goditje dënimi të rrezikshme nga jashtë zone, por portieri James Trafford reagoi në mënyrë brilante, duke e mbajtur portën e paprekur.
Në pjesën e dytë, Manchester City rriti ritmin dhe dyfishoi avantazhin në minutën e 67-të.
Savinho depërtoi bukur mes disa mbrojtësve, goditi nga brenda zonës dhe, pas një devijimi, topi përfundoi në rrjetë për rezultatin 2-0.
Të besuarit e Pep Guardiolës tani do të fokusohen në kampionat, ku pas tri ditësh do të jenë nikoqir të West Hamit./Telegrafi/