Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 23 December 2025Main stream

Rama debat me ndërtuesit: Me ju nuk ka paqe, çfarë mbështetje kërkoni? Ju deklaroni akoma punonjës me paga 500 mijë lekë

By: Fax Web
23 December 2025 at 12:27

Gjatë takimit me sipërmarrësit, kryeministri Rama pati dhe një debat me ndërtuesit. Ishte Erion Harizi nga Shoqata e Ndërtuesve, i cili i kërkoi qeverië lehtësia në pagesën e taksës së infrastrukturës.

Rama tha se me ndërtuesit nuk ka paqe dhe as mbështetje. Kryeministri u shpreh se ndërtimi është sektori me fitimin më të lartë në Shqipëri dhe ato akoma vijojnë të deklarojnë punonjës me paga minimale.

“Ajo që ndërtuesit duhet të kjuoptijënë shtë se ky vendi i ka dhënë shumë më terpër se farë ndërtueit po japin mbrapsht. Kqto ndërtime që bëhen do të jenë aty për dhjetëra vite. Nuk tolerohet që ne ndërkohë miratojmë projekte të cilësisë së parë kur i sheh dhe në terren nuk ngjajnë fare. Është kriminale që njerëzit të paguajnë për të marrë një shpi dhe të mos marrin hipotekën se ndërtuesi luan me lejen.

Është shëmtuar Shqipëria në shumë pjesë të saj që nga ato katrauat në Golem e të tjera tek ndërtimet… Vjen mer një leje për të bërë një godinë spektakolare dhe bën një kafaz pëllumbash, po ku lejohet kjo. Mos ta vazhdojmë këtë bisedë që mos të kërkoj të shoh ndërtimet e tua. I shohim po mos del pastaj me gjysmagjel. Mos na hap këtë muhabet. Paqe me ndërtuesit nuk ka. Më keni mbrapa këmba këmbës mua dhe gjithë ca janë që varen prej meje. Pastaj keni ca bashki që mund të bëni lodra da të doni, vazhdoni bëjni, po u kapët nuk ua ka fajin njeri.

Mbështetje ju që akoma deklaroni punonjës me 500 mijë lekë kur e dimë shumë mirë dhe ti dhe unë që nuk ekziston punonjës me pagë minimale në ndërtim. Po nuk keni faj ju, po na ka lidhur duart Gjykata Kushtetuese para disa vitesh që nuk mund t’iu vendosim juve tavan dhe ju lozni.  Ju jeni sektori me më shumë fitim në Shqipëri, cfarë mbështetje kërkoni ju. Jeni sektori ku shfrytëzohet punonjësi më shumë”, tha Rama.

Në ‘arrest shtëpie’ me urdhër të SPAK, drejtoresha e AKSHI-t i delegon kompetencat Romina Kostanit

By: Fax Web
23 December 2025 at 12:23

Karçanaj ia ka deleguar kompetencat Romina Kostanit. Ajo akuzohet nga SPAK për “shkelje të barazisë në tendera”.

Drejtoresha e Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI) Mirlinda Karçanaj ka deleguar kompetencat drejtuese pasi SPAK caktoi ndaj saj masën e sigurisë “arrest shtëpie”.

Karçanaj ia ka deleguar kompetencat Romina Kostanit. Ajo akuzohet nga SPAK për “shkelje të barazisë në tendera”.

Vendimi

Në mbështetje të ligjit nr. 44/2015, “Kodi i Procedurave Administrative i Republikës së Shqipërisë”, ligjit nr.90/2012 “Për Organizimin dhe Funksionimin e Administratës Shtetërore”, të Ligjit nr.43/2023 “Për Qeverisjen Elektronike” të ndryshuar, të Kreut V, neni 21, pika 5 të Ligjit nr. 162, datë 23.12.2020 “Për prokurimin publik” të ndryshuar, të Kreut IX, neni 73, pika 2, të Vendimit nr. 285, datë 19.05.2021, të Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e rregullave të prokurimit publik”, të ndryshuar, si dhe të Rregullores së Brendshme Nr.2740 Prot., datë 20.6.2025 “Mbi detyrat dhe funksionimin e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit”,

Ngarkohet Drejtori i Koordinimit të Agjendës Digjitale dhe Projekteve e-Gov me Fonde te Huaja, Drejtori i Monitorimit dhe Mbrojtjes Kibernetike për Sistemet dhe Infrastrukturat e-Gov dhe Drejtori i Infrastrukturës e-Gov, për zbatimin e këtij urdhri.

Ngarkohet Sektori i Arkivë Protokollit për njoftimin e këtij urdhri.

Ky urdhër hyn në fuqi menjëherë”, thuhet në vendim.

Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak në Vlorë, shoferët e autobusëve tentojnë të futen në sallë

By: Fax Web
23 December 2025 at 12:20

Kreu i Shoqatës së Linjave Interurbane të Shqipërisë, Shpëtim Vrioni, ka theksuar se do të kërkojnë deri në fund zgjidhjen e problematikave dhe se nuk do të largohen pa një takim në Këshillin Bashkiak, kërkesa këto të mbështetura edhe nga drejtuesit e autobusëve interurban.

Pas nisjes së protestës një ditë më parë, shoferët e autobusëve të linjave urbane kanë kërkuar të hyjnë në mbledhjen e Këshillit Bashkiak, duke kërkuar një takim si me kryetaren e këshillit, ashtu edhe me kryetaren e bashkisë. Konkurrenca e paligjshme dhe mungesa e një terminali janë ndër shqetësimet kryesore të tyre.

Megjithatë, ata nuk janë lejuar të marrin pjesë gjatë zhvillimit të mbledhjes. Nuk kanë munguar debatet mes shoferëve dhe efektivëve të Policisë Bashkiake. Ndërkohë, drejtues të autobusëve interurban kanë theksuar se nuk do të largohen pa zhvilluar një takim, ku të parashtrojnë kërkesat e tyre dhe të gjendet një zgjidhje.

Kreu i Shoqatës së Linjave Interurbane të Shqipërisë, Shpëtim Vrioni, ka theksuar se do të kërkojnë deri në fund zgjidhjen e problematikave dhe se nuk do të largohen pa një takim në Këshillin Bashkiak, kërkesa këto të mbështetura edhe nga drejtuesit e autobusëve interurban.

Protesta nisi të hënën, ndërsa drejtuesit e autobusëve deklarojnë se ajo do të vijojë deri në zgjidhjen e kërkesave, duke pezulluar shërbimin.

Paqja fiskale 2026/ Kryeministri Rama tregon “vijën e kuqe”: Kush përfiton nga ky instrument

By: Fax Web
23 December 2025 at 11:49

Kryeministri i vendit, Edi Rama, u shpreh se nga “paqja fiskale” do të përfitojnë të gjithë ata subjekte, të cilat nuk kanë probleme me ligjin dhe nuk kanë procese gjyqësore të hapura.

Ai theksoi se kjo është “vija e kuqe” dhe kush nuk i plotëson këto kritere, nuk përfiton nga lehtësirat fiskale.

Kryeministri Rama theksoi se bizneset që do paraqesin pasqyra të reja fiskale do të paguajë 5% të fitimit.

“Këtu bëhet paqe me të gjithë atë me të cilët nuk janë në konflikt aktualisht me ligjin në Republikën e Shqipërisë, nuk janë në procese penale të hapura, nuk janë në procese gjyqësore të hapura, të cilat afektojnë legjitimitetin e të ardhurave dhe për të gjithë pjesën tjetër, në ligj shkruhet se nëse sipërmarrja dëshiron të rikthehet pasqyrave të deklaruar të viteve të mëparshme dhe të paraqesë para tatimeve pasqyra të reja, ku ka korrigjim të të ardhurave, atëherë do paguajë 5% të fitimit dhe kështu do të formalizojë atë pjesë të të ardhurave që nuk e ka në pasqyrë.

Këtu jemi duke folur për sipërmarrjen e mesme dhe të madhe, sepse biznesi i vogël nuk ka tatim fitimi. Jemi të vetmit në këtë kontinent, që biznesi i vogël nuk paguan dhe do vazhdojë të mos paguajë tatim fitimi deri në vitin 2029.

Siç e kemi premtuar. Kjo e ka ndihmuar biznesin e vogël dhe shifrat janë të qarta. Instrument që jep rezultat për të cilët ata e përdorin duke besuar në dobinë e tij.”, tha ai.

VIDEO/ Kombëtaret do të kenë hotelin e tyre, ja projekti i FSHF

By: Fax Web
23 December 2025 at 11:46

Federata Shqiptare e Futbollit pritet të realizojë një investim madhor në infrastrukturën e vendit teksa do të ndërtojë një hotel modern pranë kompleksit ‘Shtëpia e Futbollit”.

Bëhet fjalë për një hotel që do të shërbejë për akomodimin e skuadrave kombëtare gjatë grumbullimit të tyre duke nisur nga Kombëtarja A në futbollin e djemve dhe vajzave e deri të skuadrat e moshave

Qeveria e futbollit shqiptar prezantoi projektin e këtij hoteli që do të jetë me 5 kate mbi tokë dhe 2 nën tokë.

Ai do të ketë 87 dhoma, ndërkohë që në të do të përfshihen edhe ambiente funksionale si restorante, salla konferencash.

Kapaciteti i tij do të mundësojë akomodimin e deri në katër ekipeve kombëtare njëkohësisht, veçanërisht në raste turnesh.

Në të njëjtën kohë, hoteli i skuadrave kombëtare do të ketë një kat për parkimin, si dhe ambiente të tjera si pishina apo palestra.

Federata Shqiptare e Futbollit bën të ditur se tashmë ka aplikuar për t’u pajisur me lejen përkatëse të ndërtimit dhe menjëherë pas miratimit të saj, do të nisin punimet për këtë hotel.

Investimi për këtë hotel bëhet me synimin e krijimit të kushteve më optimale të mundshme për skuadrat kombëtare, si dhe për zhvillimin e mëtejshëm të kompleksit “Shtëpia e Futbollit”.

Derbi i kryeqytetit ndez Superligën, Kërnaja: Na duhen vetëm tri pikë

By: Fax Web
23 December 2025 at 11:45

Pesë ndeshjet e Superligës për raundin e 18-të luhen në mesjavë.

Këtë të martë Superliga shqiptare e futbollit zbret në fushë me dy duele duke nisur nga ora 18:00. Në “Arenën e Demave” luhet derbi i kryeqytetit mes Partizanit dhe Dinamos. Të kuqtë vijnë nga humbja kundër Egnatias, ndërsa blutë pas fitores me përmbysje kundër Vorës.

Sfida është shumë e rëndësishme dhe një gjë të tillë e theksoi edhe trajneri i “Demave të Kuq”. Oltijon Kërnaja foli për mediet dhe tha se paçka se Dinamo është një ekip që meriton respekt, të tijtë do futen në fushë vetëm për tri pikët.

“Vijmë pas një humbje në ndeshjen ndaj Egnatias ku çunat dhanë maksimumin, luftuan. Ndeshja i kishte të treja rezultatet, siç humbëm mund edhe të fitonim nëse do të ishim më të qartë përpara portës. Ekipi aty është, do bëjmë sigurisht maksimumin për ndeshjen me Dinamo”,tha Kërnaja.

Trajneri ceku edhe anën psikologjike pas humbjes me Egnatian.

“Të them të drejtën nuk e besoj që ka ndikuar në aspektin psikologjik, sepse nuk është se ekipi vjen pas rezultateve negative. Në këto tre muaj kemi rezultate goxha të mira. Do ishte më keq në aspektin psikologjik në rast se lojtarët nuk do kishin luajtur, nuk do kishin dhënë maksimumin. Lojtarët kanë dhënë maksimumin, futbolli i ka të treja rezultatet. Jemi mirë”, tha ai.

Kërnaja vlerësoi Dinamon, por tha se ekipi i tij në fushë do futet për tri pikë.

“Dinamo është një ekip për t’u respektuar. Eshtë me plot meritë aty ku është, fituese në fuqi e Kupës. Ka elementë të mirë, por sigurisht ne do hyjmë vetëm për tre pikët. Nuk na intereson asgjë tjetër përveç tre pikëve dhe të vazhdojmë përpara”, tregoi trajneri.

Kjo mesjavë rezervon edhe tre ndeshje të mërkurën. Vora luan kundër Bylisit, AF Elbasani pret Tiranën, ndërsa Vllaznia përballet me Flamurtarin.

Pas javës së 17-të është Egnatia me 34 pikë që kryeson renditjen, ndjekur nga AF Elbasani, Dinamo dhe Vllaznia. Në fund qëndrojnë Vora, Flamurtari dhe Tirana.

Superliga, raundi 18-të:

E martë, 23 dhjetor 2025

18:00 Partizani – Dinamo

18:00 Teuta – Egnatia

E mërkurë, 24 dhjetor 2025

13:30 Vora – Bylis

16:30 AF Elbasani – Tirana

16:30 Vllaznia – Flamurtari

Anulohet Milan-Como në Australi

By: Fax Web
23 December 2025 at 11:42

Ndeshja Milan–Como nuk do të zhvillohet në Australi, pavarësisht marrëveshjes së arritur pak ditë më parë.

Lega Serie A ka bërë një hap pas, duke zyrtarizuar anulimin e projektit. Vendimi erdhi për shkak të rreziqeve financiare që nuk mund të menaxhoheshin, kushteve të rënda të miratimit dhe komplikimeve të minutave të fundit.

Edhe pse më herët ishte pranuar të respektoheshin kërkesat e Konfederatës Aziatike të Futbollit për aspektet sportive, situata ka ndryshuar. Sipas komunikatës zyrtare, kushtet shtesë të vendosura nga AFC ishin të papërballueshme nga ana financiare.

Projekti ishte miratuar nga të 20 klubet e Serie A, FIGC dhe UEFA. Qeveria e Australisë Perëndimore dhe Lega Serie A kanë konfirmuar se nuk është kryer asnjë pagesë dhe nuk ka humbje ekonomike. Megjithatë, mbetet e paqartë se ku dhe kur do të luhet ndeshja.

“San Siro” nuk do të jetë i disponueshëm më 8 shkurt, për shkak të inaugurimit të Lojërave Olimpike Milano–Cortina. Autoritetet australiane theksuan se projekti u ndërpre për të shmangur rreziqe të papranueshme.

Ndërkohë, Lega Serie A e cilësoi anulimin si një mundësi të humbur për rritjen ndërkombëtare të futbollit italian.

Paqja fiskale/ Rama dialog me sipërmarrësit: Do të shërbejë si urë besimi mes nesh, keni mundësi të korrigjoni gabimet! Lehtësi dhe për gjobat

By: Fax Web
23 December 2025 at 11:37

Kryeministri sqaroi se ky premtim tashmë i kthyer në ligj, është një nismë që do të shërbejë si një urë besimi mes sipërmarrësve dhe qeverisë.

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar sot një takim me komunitetin e biznesit ku është zhvilluar një dialog i hapur lidhur me “paqen fiskale”. Kryeministri sqaroi se ky premtim tashmë i kthyer në ligj, është një nismë që do të shërbejë si një urë besimi mes sipërmarrësve dhe qeverisë.

“Paqja fiskale është një zotim i yni i fushatës elektorale dhe sot është ligj. Pavarësisht disa debateve, të cilat nuk arritën ta adresojnë thelbin e kësaj nisme, sot jemi në kushtet që, duke filluar nga janari i vitit të ardhshëm, ta zbatojmë atë. Është një nismë për të ndërtuar një urë të re besimi dhe ndërveprimi të shëndetshëm mes administratës tatimore dhe sipërmarrjes. Nuk është shpikje e jona; vetë togfjalëshi “paqë fiskale” ka lindur në Romën e vjetër dhe është një instrument i përdorur prej mijëra vitesh.

Së dyti, është një instrument për t’u dhënë mundësi të gjitha sipërmarrjeve që nuk janë në konflikt me ligjin dhe që figurojnë në regjistrat e shtetit si kontributorë legjitimë, të rishikojnë pasqyrat e tyre fiskale. Ky rishikim u jep mundësi sipërmarrjeve të korrigjohen duke ribërë deklarimet e viteve të shkuara dhe duke pasur si motivim një tatim shumë më të ulët mbi fitimin sesa tatimi që paguhet rregullisht. Për çdo pasqyrë të korrigjuar, fitimi tatohet vetëm 5%. Kjo rrit formalizimin, nuk cenon integritetin ligjor të të gjithë ndërveprimit dhe ndihmon një proces ku sipërmarrja fokusohet më shumë te puna dhe te sfidat e veta, pa pasur barrën e të metave të së shkuarës.

Kjo shkon paralelisht me një adresim të përgjithshëm të gjobave, të cilat, sipas periudhave dhe vjetërsisë, variojnë nga fshirja totale deri te pagesa përmes disa kësteve, sërish me lehtësira. Në themel, paqja fiskale ka marrëveshjen me sipërmarrjen mbi përcaktimin e tavanit të ri të fitimit. Bazuar në një projeksion shkencor të fitimit, mbi fitimin e viteve të shkuara, mbi rritjen ekonomike dhe mbi propozimin për të pranuar si fitim të vitit një shifër të caktuar, administrata dhe sipërmarrja bien dakord dhe nuk ka më asnjë lloj inspektimi, kontrolli apo problematike që të rëndojë më shumë sesa barra fiskale”, tha Edi Rama.

Mbledhja tek ‘Etika’, Vokshi-Manjës: Të erdhi mesazhi nga Rama?! Bardhi: Na keni quajtur grup kriminal, harroni që anëtarët e qeverisë tuaj sillen si banditë

By: Fax Web
23 December 2025 at 11:33

Mbledhja e sotme e “Etikës’ për përjashtimin e 29 deputetë të PD të kërkuar nga PS është shoqëruar me debate.

Deputetja e PD-së, Albana Vokshi iu drejtua ish-ministrit të Drejtësisë, Ulsi Manja duke i thënë: “Ulsi të erdhi mesazhi nga Rama?! Çfarë të tha të bësh?”

Ndërsa kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi u shpreh opozita po përjashtohet pa arsye.

“Na keni quajtur grup të strukturuar kriminal. Por në fakt grup i strukturuar jeni ju. Po përjashtoni opozitën pa asnjë arsye. Ju na thoni që deputet duhet të sillen si deputet, por harroni që anëtarët e qeverisë tuaj sillen si banditë”.

Manja pas mbledhjes së Etikës: Rishikuam pamjet nga 18 dhjetori! Seancë jo normale me veprime të dhunshme

By: Fax Web
23 December 2025 at 11:29

Ulsi Manja ka dhënë një deklaratë për mediat pas mbledhjes së Sekretariatit të Etikës ku u vendos përjashtimi i deputetëve të PD në lidhje me kaosin dhe tensionet në seancën e së enjtes në Kuvend.

“Në respekt të opinionit publik por edhe të mediave, duke qenë se Sekretariati për Etikën sipas Rregullores në mënyrë taksative i zhvillon me dyer të mbyllura mbledhjet, sepse është organ pune i Kuvendit, pavarësisht se nga deputetët e opozitës që unë kam kërkuar të jenë të pranishëm, sepse janë deputetë ndaj të cilëve kërkohet masë, si rregull duhet të dëgjohen. Sot pamë pamjet nga seanca jo normale (18 dhjetorit), me veprime të dhunshme, ju ishit dëshmitarë dhe prezentë.

Me vendim të Sekretariatit të Etikës u  mor vendimi përjashtohen me 30 ditë deputetët: Flamur Noka, Albana Vokshi, Elda Hoti, Belind Këlliçi, Klevis Balliu dhe Fidel Kreka. përdeputetet e tjerë u vendos këtë radhë të mjaftohet vetëm me tërheqje të vëmendjes. Mbedhja për sot mbaroi, pas kësaj kam veprimatri të tjera politike.”, tha Manja.

Kaosi në Kuvend, PS “zbutet” dhe tërhiqet nga kërkesa për përjashtimin e 19 deputetëve opozitarë

By: Fax Web
23 December 2025 at 10:52

Partia Socialiste është tërhequr dhe ka kërkuar masë ndëshkimore vetëm për 10 deputetë nga 29 që kërkonte në fillim për kaosin dhe tensionet gjatë seancës së kaluar parlamentare.

Ulsi Manja ka propozuar që për 19 deputetët, për të cilin u kërkua 10 ditë përjashtim nga seanca plenare dhe komisionet parlamentare, të mos merret masë ndëshkimore.

Analiza po bëhet vetëm për 10 ligjvënës, për të cilët është kërkuar 30 apo 60 ditë përjashtim.

Përjashtim për 60 ditë nga seancat plenare dhe komisionet parlamentare:

1-Belind Këlliçi

2-Fidel Kreka

3-Albana Vokshi

4-Ledina Alolli

5-Denisa Vata (për futje dhe përdorim të lëndëve piroteknike në sallën e Kuvendit)

6-Klevis Balliu

7-Flamur Noka (për moszbatim të masave disiplinore, dëmtim të pajisjeve të Kuvendit dhe veprime të dhunshme ndaj Gardës së Republikës)

Përjashtim për 30 ditë nga seancat plenare dhe komisionet parlamentare:

1-Elda Hoti (për dëmtim të pajisjeve dhe mosrespektim të Kodit të Sjelljes)

2-Gazment Bardhi

3 Sali Berisha (për shkelje të përsëritura të rendit të seancës, përdorim të gjuhës joparlamentare dhe pengim të zhvillimit normal të punimeve parlamentare)

Olta Xhaçka paraqitet në Prokurorinë e Posaçme

By: Fax Web
23 December 2025 at 10:31

Deputetja e Partisë Socialiste dhe ish ministrja Olta Xhaçka është paraqitur në Prokurorinë e Posaçme.

Nuk dihen ende arsyet e paraqitjes së Xhaçkës në SPAK. Ndërsa e pyetur nga gazetarët ajo nuk dha asnjë koment.

Më herët Prokuroria e Posaçme ka thene se ka kryer veprime të shumta hetimore, të cilat kanë konsistuar ndër të tjera edhe në veprimtarinë e kryer nga shtetasi Artan Gaçi në kuadër të bashkëpunimit të supozuar apo dhe qoftë dijenisë së tij rreth ekzistencës së dokumenteve të falsifikuara, nëpërmjet të cilëve është përfituar edhe toka e llojit truall.

Organi i akuzës ndër të tjera sqaron se asnjë e dhënë e sipërfaqeve konkrete nuk ka rezultuar në lidhje me përfitimin e trojeve të sekuestruara apo konfiksuara për shkak të detyrës që ushtronte në atë periudhë subjekti i posaçëm Olta Xhaçka.

“Shkoni te zyra e Gysit, aty bëni mbledhje”- Debate në Sekretariatin e Etikës

By: Fax Web
23 December 2025 at 10:29

Sekretariati i Etikës në Kuvend është shoqëruar me debate mes mazhorancës dhe opozitës.

Kryetari i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi dhe deputetët e tjerë opozitarë kanë kërkuar të shohin provat, për të cilat mazhoranca kërkon përjashtimin e 29 deputetëve.

“Ku janë provat dhe çfarë kanë bërë deputetët, të vish në sallën e Kuvendit ku ka rezultuar që në një institucion vepronte një grup i strukturuar kriminal, ju pretendoni që opozita të mos vijë për ta ngritur

Është tjetër kush grup i strukturuar kriminal. Pse nuk përjashtoni anëtarët e qeverisë që sillen si banditë”, tha Bardhi.

Ndërkohë Ulsi Manja ndërpreu seancën dhe tha se do të tërhiqen për të marrë vendimin. Deputeti Flamur Noka ironizoi duke thënë : “Shkoni te zyra e Gysit, aty bëni mbledhjet”.

Përjashtim për 60 ditë nga seancat plenare dhe komisionet parlamentare:

1-Belind Këlliçi

2-Fidel Kreka

3-Albana Vokshi

4-Ledina Alolli

5-Denisa Vata (për futje dhe përdorim të lëndëve piroteknike në sallën e Kuvendit)

6-Klevis Balliu

7-Flamur Noka (për moszbatim të masave disiplinore, dëmtim të pajisjeve të Kuvendit dhe veprime të dhunshme ndaj Gardës së Republikës)

Përjashtim për 30 ditë nga seancat plenare dhe komisionet parlamentare:

1-Elda Hoti (për dëmtim të pajisjeve dhe mosrespektim të Kodit të Sjelljes)

2-Gazment Bardhi

3 Sali Berisha (për shkelje të përsëritura të rendit të seancës, përdorim të gjuhës joparlamentare dhe pengim të zhvillimit normal të punimeve parlamentare)

Përjashtim për 10 ditë nga seancat plenare dhe komisionet parlamentare:

1-Besart Xhaferri

2-Xhelal Mziu

3-Bledjon Nallbati

4-Luçiano Boçi

5-Saimir Korreshi (për pengim të zhvillimit të seancës dhe akte dhune)

6-Edi Paloka

7-Ina Zhupa

8-Klodiana Çapja

9-Oerd Bylykbashi

10-Enno Bozdo

11-Tomorr Alizoti

12-Ivi Kaso

13-Gent Strazimiri

14-Luan Baçi

15-Bledi Himçi

16-Greta Bardeli

17-Manjola Luku

18-Flamur Hoxha

19-Kliti Hoti

Ndërtimet pa leje në Shëngjin, Apeli lë në burg ish-zyrtarët e Kadastrës në Lezhë

By: Fax Web
23 December 2025 at 09:28

Për ish-drejtorin e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, Gentjan Malotaj, si dhe për përgjegjësin dhe ish-përgjegjësin e legalizimeve, Artmir Maxhuni dhe Artur Shabaku, janë vendosur masat e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Shpërdorim detyre”.

Lezhë – Gjykata e Apelit ka ashpërsuar masat e sigurisë të vendosura më herët nga Gjykata e Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për disa prej personave të vënë nën akuzë në lidhje me ndërtimet pa leje dhe legalizimin e tyre në zonën e Ranës së Hedhur, në Shëngjin.

Për ish-drejtorin e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, Gentian Malotaj, si dhe për përgjegjësin dhe ish-përgjegjësin e legalizimeve, Artmir Maxhuni dhe Artur Shabaku, janë vendosur masat e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Shpërdorim detyre”.

Ndërsa për inxhinierët Luiza Bala dhe Hekuran Xhina, Gjykata e Apelit ka ndryshuar vendimin e Gjykatës së Lezhës nga masat “detyrim paraqitjeje” dhe “ndalim për të dalë jashtë shtetit”, në masën e sigurisë “arrest në shtëpi”, për veprën penale të “Falsifikimit të dokumenteve”

Ndërkohë, për dy ish-drejtuesit e Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit në Lezhë, Flori Gjini dhe Kol Malaj, janë lënë në fuqi masat e sigurisë “ndalim për të dalë jashtë vendit”.

Gjithashtu, është lënë në fuqi masa e sigurisë “arrest në shtëpi” për Pjetër Tuçin, i cili akuzohet për veprën penale “Ndërtim i paligjshëm”.

Ashpërsimi i masave të sigurisë u kërkua nga prokurorja e çështjes, Iva Harka, e cila ankimoi vendimin e Gjykatës së Lezhës në lidhje me tetë personat e vënë nën akuzë.

Ata dyshohet se janë implikuar në një rast të ndërtimit të paligjshëm në zonën e Ranës së Hedhun në Shëngjin, ku hetimet e Prokurorisë së Lezhës, në kuadër të procedimit penal nr. 135 të vitit 2025, kanë zbuluar se janë kryer ndërtime pa leje dhe më pas janë legalizuar në kundërshtim me ligjin.

Deri në këtë fazë të hetimeve, janë vënë nën sekuestro preventive katër objekte, ndërsa veprimet e organit të akuzës vijojnë për dokumentimin e rasteve të tjera të kësaj natyre në zonën turistike të Shëngjinit.

Protesta me molotov e Berishës para Kryeministrisë, 4 në pranga! Nis hetimi për 6 të tjerë

By: Fax Web
23 December 2025 at 09:17

Katër persona janë arrestuar dhe gjashtë të tjerë do të hetohen në gjendje të lirë në lidhje me ngjarjet e ndodhura dje në protestën e opozitës përpara Kryeministrisë.]

  • Protestë aspak kombëtare, pjesëmarrja e ulët në bulevard!
  • Tiranë – Një ditë pas protestës së organizuar nga kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha para Kryeministrisë, Policia ka njoftuar se ka arrestuar katër persona, teksa në gjendje të lirë do të hetohen 6 persona.

    Në fund të fjalimit të Berishës, ky ku i fundit premtoi betejë deri në largimin e kryeministrit, protestuesit hodhën bomba molotov në drejtim të derës së Kryeministrisë duke ndezur ambientet e jashtme të godinës.

    Nga shpërthimi i molotovit 2 dy punonjës të Policisë u lënduan, por edhe një simpatizant i opozitës u përfshi nga flakët e lëndës ndezëse.

  • Megjithatë pavarësisht kaosit të shkaktuar protesta dy orëshe e opozitës, e cilësuar edhe kombëtare prej saj, nuk arriti as këtë herë të mbushte bulervardin e kryeqytetit.

    Berisha nuk arriti të bindë as demokratët e as qytetarët t’I bashkohen masivisht në shesh. Pjesëmarrja në protestën ‘Kombëtare’ ishte dicka më shumë se përmasat e foltoreve të tij të zakonshme.

Yesterday — 22 December 2025Main stream

“Kalecat e Gys Agasit”/ Balliu: 10 protestues të shoqëruar, kanë goditur me grushte të miturin

By: Fax Web
22 December 2025 at 22:31

Deputeti i PD-së Klevis Balliu duke folur për mediat nga Komisariati numër 1 në Tiranë, ka deklaruar se, janë shoqëruar 10 protestues mes të cilëve dhe të mitur.

Balliu u shpreh se, ata janë qëlluar dhe me grushte nga policët.

Janë 10 të shoqëruar, një nga të cilit ishte i mitur dhe është goditur me grusht. Jam i sigurt një nga ato kalecat e Ergys Agasit, të cilët janë të infiltruar në çdo cep të policisë së shtetit.

Sot praktikisht kemi një polici tërësisht të inkriminuar që arreston protestuesit sepse po protestojnë kundrejt një qeverie që është kapur në flagrancë duke vjedhur dhe duke cenuar sigurinë e jetës së çdo qytetari shqiptar.

Pasi vetë AKSHI si institucion është një segment në mbrojtje të sigurisë kombëtare dhe ju e patë fare mirë edhe nga vetë regjistrimet e Ergys Agasit se si ai institucion ishte lënë në dorë të krimit të organizuar. Pra kemi një qeveri që merr peng me segmentet e policisë së shtetit biznesmenët, edhe vetë punonjësit e administratës, dhe kur qytetarët çohen në protestë kundër këtij krimi monstruoz të një shteti të kapur nga Suel Çela, Tropinët e Xhafët dhe gjithë kartelet e tjera të drogës të cilat sot kontrollojnë Shqipërinë, këta merren të arrestojnë qytetarët, madje nuk kursejnë as të miturit, që është një, dhe patjetër ne do të bëjmë një kallëzim, nuk mundet të arrestohen të miturit thjesht që këta të plotësojnë normën dhe kjo ka një arsye pse bëhet, sepse kërkojnë t’i vendosin frikë qytetarëve shqiptarë që mos të revoltohen ndaj këtyre.

Po unë i garantoj këtë polici shteti, këtë rajon dhe çdo rajon tjetër, përfshi këtu dhe Edi Ramën, që në protestën e ardhshme, nëse këta nuk zënë vend, nuk zënë mend, që do të thotë që Edi Rama të japë dorëheqjen, patjetër që aksioni jonë do të përshkallëzohet shumëfish, shumë herë sesa ishte sot dhe çdo herë tjetër.

Pra në këtë kontekst, deputetët e Partisë Demokratike që jam sot këtu janë në mbështetje të qytetarëve. Kemi edhe avokatët e Partisë Demokratike, të cilët do të kujdesen për këta protestues, por që të jemi të qartë, nuk kanë bërë absolutisht asgjë”, tha Balliu për mediat.

GOLAT/ Napoli fiton Superkupën e Italisë

By: Fax Web
22 December 2025 at 22:01

Napoli është fituesi i Superkupës së Italisë.

Skuadra axurre mundi në finale Bolognan me rezultatin 2-0.

Kampionët në fuqi të Italisë mundën fituesin në fuqi të Kupës në ndeshjen e luajtur në Riad të Arabisë Saudite.

Ndeshjen e vendosi ylli i napolitaneve, David Neres, i cili shënoi nga një gol në secilën pjesë loje, për të vulosur fatin e duelit dhe për t’i dhënë trofeun e dytë të këtij viti Napolit.

Goli i parë

Goli i dytë

VIDEO/ Deputetët e PD tek Komisariati 1, kërkojnë lirimin e protestuesve të shoqëruar

By: Fax Web
22 December 2025 at 21:55

Shumë qytetarë janë shoqëruar nga policia, pas protestës kombëtare tek kryeministria, të organizuar nga Partia Demokratike dhe opozita.

LEXO EDHEFOTO/ Protesta e Opozitës! E rëndë para Kryeministrisë, merr flakë protestuesi

Pas protestës, disa deputetë të PD-së kanë shkuar pranë Komisariatit të Policisë Nr. 1 në Tiranë për të kërkuar lirimin e protestuesve.

Pranë komisariatit nr.1 ndodhen deputetët: Klevis Balliu, Bledion Nallbati, Klodjana Çapja, Ledina Alolli, Kastriot Piroli, dhe dy avokatët Marash Logu dhe Eda Grimci.

FOTO/ Protesta e Opozitës! E rëndë para Kryeministrisë, merr flakë protestuesi

By: Fax Web
22 December 2025 at 21:36

Partia DeDemokratike dhe Opozita zhvilloi sot, më 22 dhjetor, protestën kombëtare përpara godinës së Kryeministrisë, ku kërkoi dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Sapo kryedemokrati Sali Berisha përfundoi fjalën e tij, nisën përplasjet mes protestuesve dhe Policisë, teksa u hodhën shishe molotivi drejt godinës së Këshillit të Ministrave.

E rëndë! Merr flakë protestuesi

Një incident mjaft i rëndë raportohet nga protesta e sotme.

Njëri nga pjesëmarrësit në tubim është përfshirë nga flakët, ndërsa nuk dihet më shumë mbi gjendjen e tij shëndetësore.

VIDEO/ Gol dhe asist, Muçi vazhdon shkëlqimin në Turqi! Por Trabzonspor-it nuk i mjafton

By: Fax Web
22 December 2025 at 20:37

Ernest Muçi vazhdon të shkëlqejë në Turqi, aty ku është pjesë e Trabzonspor. Sulmuesi i Kombëtares, ka qenë sërish protagonist, këtë herë në humbjen 4-3 në transfertë ndaj Genclerbirligi.

Shqiptari dhuroi një asist, ndërsa shënoi edhe një gol në fund. Në minutën e 50-të, ai krosoi në zonë, për golin e dytë të Trabzonspor, të shënuar nga Felipe Augusto.

Në minutën e 67-të, Muçi mori përsipër gjuajtjen e një penalltië, të cilën e shndërroi në gol dhe ngushtoi diferencat në 4-3.

Megjithatë, pavarësisht formës së Muçit, Trabzonspor nuk ia doli dot të marrë pikë nga kjo përballje.

Sulmuesi 24-vjeçar shqiptar, shkon në kuotën e shtatë golave të shënuar në Superligën Turke. Kujtojmë se Muçi u transferua te Trabzonspor në huazim nga Besiktas, në fund të merkatos.

Mbetet të shihet nëse klubi do të ushtrojë të drejtën e blerjes në fund të sezonit.

LEXO EDHE: “Luftë” për Ernest Muçin/ Miliona euro përplasin Trabzonsporin me Beshiktashin

❌
❌