Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 25 December 2025Main stream

Hamza u bën thirrje qytetarëve: Dilni dhe votoni për stabilitetin, bashkimin dhe të ardhmen e Kosovës

By: Telegrafi
25 December 2025 at 15:40


Kryetari i PDK-së dhe kandidati për Kryeministër, Bedri Hamza, u ka bërë thirrje qytetarëve që të marrin pjesë në zgjedhjet e së dielës, duke theksuar se vendimi që do të merret është vendimtar për stabilitetin, unitetin dhe të ardhmen e Kosovës.

Në një video-adresim drejtuar qytetarëve, Hamza theksoi se zgjedhjet nuk vendosen nga fjalimet apo premtimet, por nga pjesëmarrja e qytetarëve në votim. Ai nënvizoi se çdo votë ka rëndësi dhe se përgjegjësia për të ardhmen e vendit është e përbashkët.

“Vota juaj ka rëndësi. Zëri juaj ka rëndësi. Dhe pjesëmarrja juaj ka rëndësi,” u shpreh Hamza, duke ftuar qytetarët që të bëjnë një plan konkret për të votuar, të dalin herët dhe të shkojnë së bashku me familjarë e miq.

Ai i bëri thirrje elektoratit që të zgjedhë stabilitetin mbi pasigurinë, bashkimin mbi përçarjen dhe punën mbi fjalët, duke theksuar se vetëm bashkë Kosova mund të ecë përpara.

“Bashkë, mund ta çojmë Kosovën përpara,” përfundoi Hamza, duke falënderuar qytetarët për angazhimin dhe përgjegjësinë e tyre demokratike. /Telegrafi/


Kurti 3 për mirëqenien dhe zhvillimin e rinisë

By: Telegrafi
25 December 2025 at 15:38


Kandidati për kryeministër Albin Kurti ka bërë të ditura tre nga zotimet kryesore të Qeverisë për të rinjtë.

10 euro në muaj bileta e integruar për trafikun urban dhe ndërurban, përmes së cilës të rinjtë do të mund të udhëtojnë në të gjithë vendin me kosto minimale, tha ai.

Poashtu, Kurti tha se planifikohet të zbatohet Bursa e Mobilitetit për studentët të cilët studiojnë larg vendbanimit të tyre, vlera e së cilës do të rritet në varësi të distancës së universitetit me vendbanimin.

Tutje, ai tha se Qeveria synon edhe dyfishimin e bursave studimore, duke theksuar se edhe studentët e universiteteve jopublike do të mund të përfitojnë nga kjo mundësi. /Telegrafi/

Ismaili: Spitalet e Ferizajt dhe Prishtinës do t’i përfundojmë me qeverinë e Bedri Hamzës

By: Telegrafi
25 December 2025 at 15:00


Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës dhe i dyti në listën zgjedhore për zgjedhjet e 28 dhjetorit, Uran Ismaili, në kuadër të aktiviteteve zgjedhore ka vizituar Ferizajn, ku ka theksuar nevojën e madhe që ky qytet ka për një spital modern dhe funksional.

Ismaili tha se ndërtimi i Spitalit të Ferizajt ka nisur në vitin 2018, në kohën kur ai ishte ministër i Shëndetësisë, por që deri më sot nuk është përfunduar, ndonëse qyteti ka nevojë të madhe për një spital modern.

“Jemi këtu para ndërtesës së Spitalit të Ferizajt, një ndërtesë e cila është filluar në vitin 2018 sa kam qenë unë ministër i Shëndetësisë dhe, siç e shihni, ende nuk është përfunduar. Ferizaj ka tepër nevojë për një spital modern, por asgjë nuk është bërë në atë drejtim”, u shpreh Ismaili.

Ai foli edhe për situatën e Spitalit të Prishtinës, duke theksuar se projekti për këtë spital ishte përgatitur dhe dorëzuar, por nuk është ndërmarrë asnjë hap për ndërtimin e tij.

“Edhe spitali i Prishtinës e ka pasur një fat edhe më të keq. Edhe pse unë e kam bërë projektin dhe ia kam dorëzuar qeverisë së atëhershme, nuk është bërë asnjë hap në ndërtimin e spitalit të Prishtinës, ndonëse Prishtina ka tepër nevojë për të”, tha ai.

Sipas Ismailit, infrastruktura spitalore në Kosovë ka nevojë për modernizim të plotë, ndërsa shëndetësia do të jetë prioritet i qeverisë së ardhshme të udhëhequr nga Bedri Hamza.

“Me qeverinë e Bedri Hamzës, spitalet e Ferizajt dhe të Prishtinës do të përfundojnë. Shërbimet shëndetësore duhet të ofrohen në spitale moderne dhe qytetarët duhet të kenë sigurime shëndetësore, në mënyrë që shpenzimet e mëdha që i paguajnë sot për shëndetësi të mbulohen përmes sigurimeve”, theksoi Ismaili. /Telegrafi/

Kurti: 100 milionë euro për "Dritaren për Investime të Diasporës"

By: Telegrafi
25 December 2025 at 14:58


Në vazhdën e fushatës, kandidati për kryeministër Albin Kurti, u mirëprit në shtëpinë e familjes Nikmengjaj, në fshatin Korenicë të komunës së Gjakovës.

Mes bisedash të përzemërta, ata treguan se e mbështesin Kurtin edhe në mandatin e tij të ardhshëm, e për këtë ai u shprehi mirënjohjen e tij.

Tre nga djemtë e kësaj familjeje janë në mërgatë, e për këtë, Kurti tha se përkrahja e tyre i obligon qeveritarët që të punojnë më shumë për të forcuar lidhjen e tyre me atdheun.

Prandaj, ai u zotua se në mandatin e tij të ardhshëm do të ndajë 100 milionë euro për "Dritaren për Investime të Diasporës”. /Telegrafi/

Xhavit Haliti: Kurti ia ka vështirësuar jetën Kosovës, pas 28 dhjetorit në opozitë

By: Telegrafi
25 December 2025 at 14:30


Xhavit Haliti, kandidat për deputet në listën e PDK-së për Kuvendin e Kosovës, ka vlerësuar se Albin Kurti ia ka vështirësuar jetën Kosovës, duke treguar paaftësi për të krijuar qeveri për gati një vit.

"Kjo stagnim ka kosto për qytetarët dhe për shtetin. Pas 28 dhjetorit, Albin Kurti e ka vendin në opozitë", ka shkruar Haliti në rrjetet sociale.

Xhavit Haliti mban numrin 14 në listën e PDK-së për deputet të Kosovës. /Telegrafi/

Kurti nga Kamenicë: Kontroll të plotë një herë në vit për secilin qytetar

By: Telegrafi
25 December 2025 at 14:15


Në Kamenicë, kandidati për kryeministër Albin Kurti, takoi profesionistë të shëndetësisë dhe arsimit.

Para tyre prezantoi punët e këtij mandati dhe zotimet për mandatin e ardhshëm.

Kurti tha se fokusi i Qeverisë për spitalet dhe poliklinikat e reja do të vazhdojë, kjo duke theksuar se nga viti i ardhshëm synohet të realizohet kontroll i plotë mjekësor për çdo qytetar, si dhe rritja e buxhetit për barnat esenciale në 100 milionë euro, ku rreth 80% e kostos do të mbulohet nga shteti.

Sa i përket arsimit, Kryeministri i njoftoi të pranishmit se pritet të ketë rritje të investimeve për të gjitha nivelet, duke përfshirë këtu rritjen e buxhetit për bursa, shtimin e profileve në arsimin dual dhe krijimin e një platforme me profile individuale për të diplomuarit, për t’ua lehtësuar qasjen në tregun e punës. /Telegrafi/

Zogaj vlerëson se zhvillimi i vendit varet nga bashkëpunimi politik

By: Telegrafi
25 December 2025 at 14:12


Sipas Alban Zogajt, politika në Kosovë aktualisht karakterizohet nga përçarja dhe mungesa e bashkëpunimit.

Ai ka theksuar se vendi ka nevojë për qasje më pozitive dhe për punë konkrete në projekte zhvillimore.

Zogaj ka shprehur bindjen se pas zgjedhjeve do të ketë ndryshim në këtë drejtim.

Më poshtë mund të shihni mesazhin e kandidatit për deputet nga radhët e LDK-së (123), me numrin 22 në këto zgjedhje, dr. Alban Zogaj. /Telegrafi/

Arben Gega paralajmëron ndryshime ligjore për veteranët

By: Telegrafi
25 December 2025 at 13:45


Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Arben Gega ka premtuar angazhim direkt për veteranët dhe organizatat e dala nga lufta.

Ai ka thënë që është e pakuptimt që të ketë shumicë parlamentare deri tash dhe mos të ndryshohet ligji ku veteranit ia lejon të bëjë edhe një punë.

“Një veteran punon në Zvicër e Gjermani, kurse në Kosovë jo”, ka thënë Gega, që mban numrin 68 në listën e PDK-së. /Telegrafi/


Zogaj: Sporti, prioritet në funksion të Lojërave Mesdhetare 2030

By: Telegrafi
25 December 2025 at 13:24


Duke folur për sportin, Alban Zogaj ka theksuar se Kosova duhet të përgatitet seriozisht për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030.

Ai ka deklaruar se vitet e fundit kanë munguar investimet në infrastrukturën sportive.

Sipas tij, programi i LDK-së parasheh ndërtimin e stadiumeve të futbollit dhe objekteve sportive për sportet me dorë, në mënyrë që vendi të jetë i gatshëm për pritjen e mijëra sportistëve nga vende të ndryshme.

Më poshtë mund të shihni mesazhin e kandidatit për deputet nga radhët e LDK (123), me numrin 22 në këto zgjedhje, dr. Alban Zogaj. /Telegrafi/


Kurti: Për Junikun shkolla e re fillore dhe stacioni i autobusëve

By: Telegrafi
25 December 2025 at 11:43


Në një bashkëbisedim me qytetarët e Junikut, kandidati për kryeministër Albin Kurti, ka përmendur disa nga politika zhvillimore të këtij mandati për Junikun.

Ai tha se Qeveria ka ndarë rreth 8 milionë euro për realizimin e projekteve infrastrukturore, përfshirë rrugët Junik–Gjeravicë, Junik–Rastavicë, rrugën unazore dhe lidhjen rrugore të qytetit me fshatrat Jasiq dhe Gjocaj.

Tutje, Kurti tha se Qeveria ka investuar në turizëm, në ndërtimin e objektit të ri të shkollës fillore, çerdhes, kanaleve të ujitjes dhe stacionit të autobusëve, duke forcuar shërbimet publike dhe mirëqenien e qytetarëve.

Prandaj ai i ftoi qytetarët e Junikut, që të bashkohen, duke votuar numrin 116, për të vazhduar zhvillim tutje të Junikut, e për të shtrirë sigurinë e begatinë në tërë Kosovën. /Telegrafi/


Yesterday — 24 December 2025Main stream

Kurti: Fabrikën e parë të municioneve do ta ndërtojmë në Gjakovë

By: Telegrafi
24 December 2025 at 20:24


Në një tubim madhështor, si përherë, u prit në Gjakovë Kryeministri Albin Kurti.

Para qytetarëve të shumtë, ai përmendi disa nga investimet e Qeverisë në këtë mandat për Gjakovën, duke përfshirë ato në shkolla, ambulanca, projekteve për ujë të pijshëm, ngrohjes qendrore, infrastrukturës rrugore, si dhe stadium të qytetit.

Në mandatin e ardhshëm qeverisës, Kurti tha se në Gjakovë do të ndërtohet Fabrika e parë e Municioneve, për të vazhduar në investimet për spitalin e Gjakovës, zonën ekonomike dhe linjën hekurudhore që lidh portin e Durrësit me portin e thatë të Prishtinës, e cila do të kalojë përmes Gjakovës dhe Shkodrës, duke forcuar lidhjet edhe me Shqipërinë.

Nga Gjakova, Kryeministri i ftoi qytetarët që më 28 dhjetor t’i bashkohen festës së fitores së Lëvizjes VETËVENDOSJE! dhe partnerëve të koalicionit. /Telegrafi/

Kandidati i LDK-së, Alban Zogaj premton 80 milionë euro për zhvillimin e Brezovicës

By: Telegrafi
24 December 2025 at 19:31


Alban Zogaj ka deklaruar se Brezovica është pjesë e rëndësishme e programit zhvillimor të LDK-së.

Ai ka bërë të ditur se janë planifikuar investime prej 80 milionë eurosh për zhvillimin e kësaj qendre turistike.

Zogaj ka theksuar se përveç fondeve publike, do të krijohen kushte edhe për partneritet publiko-privat në ndërtimin e hoteleve dhe faciliteteve turistike.

Më poshtë mund të shihni mesazhin e kandidatit për deputet nga radhët e LDK (123), me numrin 22 në këto zgjedhje, Dr. Alban Zogaj. /Telegrafi/

Before yesterdayMain stream

Lahi Brahimaj: Suhareka fuqishëm krah Aleancës

By: Telegrafi
23 December 2025 at 20:35


Tubimi përmbyllës i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) në Suharekë u shndërrua në një dëshmi të fuqishme të mbështetjes qytetare për Aleancën dhe kandidatin për deputet, Lahi Brahimaj.

Me pjesëmarrje të madhe të qytetarëve dhe atmosferë entuziaste, Suhareka konfirmoi edhe një herë përkrahjen e saj për AAK-në dhe për kandidatin Brahimaj.

Gjatë tubimit, u theksua rëndësia e përfaqësimit dinjitoz dhe angazhimit për interesat e qytetarëve në Kuvendin e Kosovës.

Lahi Brahimaj falënderoi qytetarët për besimin dhe mbështetjen, duke theksuar se do të jetë gjithmonë zëri i Suharekës dhe i gjithë Kosovës, krah qytetarëve dhe krah Aleancës.

"Suhareka dëshmoi edhe një herë se mbetet fuqishëm krah Aleancës – si gjithmonë", ka shkruar Brahimaj. /Telegrafi/

Kurti: Bashkë me Guxo shtojmë punët e mbara

By: Telegrafi
23 December 2025 at 19:48


Kryeminstri në detyrë Albin Kurti ishte pjesë e tubimit të partisë Guxo.

Këto dy parti ishin në bashkëqeverisje në mandatin e kaluar dhe vazhdojnë të jenë edhe në këto zgjedhje.

Kurti tha se ky bashkëpunim që do të vazhdojë, ka për qëllim vazhdimësinë e punëve të mira për vendin dhe qytetarët. Progresi demokratik dhe zhvillimi ekonomik, sipas Kurtit, mbajnë numrin 116.

Prandaj më 28 dhjetor vazhdohet rruga e fitores drejt mandatit të ardhshëm. /Telegrafi/

Abdixhiku: Trepça nuk është barrë, është aset strategjik kombëtar

By: Telegrafi
23 December 2025 at 19:03


Kandidati për Kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës Lumir Abdixhiku, në tubimin e mbajtur në Mitrovicë, tha se Trepça nuk është barrë, por aset kombëtar.

Prandaj, duhet të rikthehet në zemër të zhvillimit industrial.

Abdixhiku pos kësaj, foli edhe për rrugën Prishtinë- Mitrovicë, që sipas tij, do të përfundohet me të Kryeministër.

“Trepça nuk është barrë – Trepça është aset strategjik kombëtar. Trepça duhet të rikthehet në zemër të zhvillimit industrial të Kosovës”, tha Abdixhiku.

Ai rrugën Prishtinë-Mitrovicë e quajti projekt jetik shtetëror.

“Rruga Prishtinë–Mitrovicë nuk është projekt periferik, është projekt jetik shtetëror. Kjo rrugë do të bëhet realitet”, përfundoi ai. /Telegrafi/


Mërgimtarët nga komuna e Lipjanit në mbështetje të Albin Kurtit

By: Telegrafi
23 December 2025 at 18:15


Kandidati për kryeministër njëheri kryeministër në detyrë, Albin Kurti ishte dje në shtëpinë e familjes Uka, në Dobrajë të Lipjanit.

Krahas mërgimtarëve të tjerë, të cilët nuk po hezitojnë të vijnë për të votuar më 28 dhjetor, edhe familja Uka, të cilët jetojnë në Londër, kanë ardhur këtë javë vetëm për ta mbështetur Lëvizjen VETËVENDOSJE! dhe prijësin e saj.

Kurti tha se mbështetja e tyre do ta bëjë fitoren e 28 dhjetorit edhe më të madhe se atë të 9 shkurtit.

Nga aty, Kurti vazhdoi për në sheshin e qytetit, në Lipjan, ku të shumtë ishin qytetarët që kishin dalë për ta pritur. Shumë nga mërgimtarët që ishin aty, e që ai nuk harroi që t’i falënderojë, kishin ardhur veçanërisht për të votuar. Prandaj Kurti i siguroi ata se festa për vitin që vjen, do të fillojë qysh më 28 dhjetor. /Telegrafi/


Arben Vitia: Investim i madh në Urologji

By: Telegrafi
23 December 2025 at 17:04


Përmes një postimi në Facebook, ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia ka bërë të ditur se në vazhdën e transformimit të Klinikës së Urologjisë, nga sot në QKUK do të ofrohet edhe një shërbim i ri.

Në kuadër të avancimit të shërbimeve shëndetësore, është shtuar edhe metoda RIRS, për trajtimin e gurëve në veshka përmes laserit, e cila nënkupton trajtim pa operacion e qëndrim më të shkurtër në spital, tha Vitia.

Ministri ka falenderuar kompaninë AGS Corporation, falë së cilës ky shërbim, i cili është ofruar vetëm jashtë sistemit shëndetësor publik, tashmë është i qasshëm edhe në QKUK.

Vitia nuk harroi t’ju urojë suksese në shërbimin e tyre ndaj pacientëve edhe stafit të Klinikës së Urologjisë. /Telegrafi/


Kurti nga Hajvalia: Siguria e begatia, jetesë dinjitoze për qytetarët

By: Telegrafi
23 December 2025 at 10:12


Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje dhe kandidati për kryeministër, Albin Kurti, e përmbylli të hënën në një tubim në Hajvali.

Në prani të banorëve, mbështetësve, miqve e aktivistëve, ai e theksoi edhe një herë se siguria dhe begatia nuk kufizohen vetëm te sundimi i ligjit dhe zhvillimi ekonomik, por përfshijnë edhe një sistem modern energjetik, furnizim të qëndrueshëm me ujë të pijes dhe infrastrukturë rrugore dinjitoze.

Kurti tha se prioritet e qeverisjes së tij mbeten kujdesi për nënat dhe fëmijët, forcimi i ushtrisë, zhvillimi i veriut dhe bujqësisë, si dhe investimet në infrastrukturë, por edhe ndërlidhja e vendit e qytetarëve përmes urave të reja.




Lekaj merr përkrahje të madhe nga bashkëvendësit e tij në Novosellë

By: Telegrafi
22 December 2025 at 14:30


Kandidati për deputet nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Pal Lekaj ka deklaruar se në Novosellë ka marrë përkrahje të fuqishme nga bashkëvendësit e tij për zgjedhjet e 28 dhjetorit, duke e cilësuar këtë mbështetje si një ndjenjë të veçantë dhe motivuese.

Sipas Lekajt, besimi i qytetarëve të Novosellës për ta përfaqësuar në Kuvendin e Kosovës është një përgjegjësi e madhe dhe një shtysë për angazhim të mëtejmë politik.

“Është ndjenjë e veçantë të jem krah bashkëvendësve të mi dhe të kem besimin e tyre për t’i përfaqësuar në Kuvendin e Kosovës. Faleminderit nga zemra Novosella ime,” ka deklaruar Lekaj.



Ai ka theksuar se përkrahja në Novosellë po reflekton rritjen e besimit të qytetarëve në programin dhe vizionin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës edhe në nivel komunal dhe qendror.

Në kuadër të aktiviteteve elektorale, Lekaj ka bërë të ditur se së fundmi ka qëndruar edhe në fshatin Doblibare, ku bashkë me banorët ka diskutuar për planin qeverisës të AAK-së dhe vizionin për zhvillimin e Kosovës, në prani të kryetarit të partisë, Ramush Haradinaj, të cilin e ka cilësuar si kryeministër të ardhshëm.

Sipas tij, gjithandej Gjakovës po vërehet rritje e vazhdueshme e besimit në programin e Aleancës, në udhëheqje të vendosur dhe në politika që, siç tha, i shërbejnë drejtpërdrejt qytetarit. /Telegrafi/


Kurti: Forcim i kapaciteteve të Mbrojtjes Ajrore të Policisë së Kosovës

By: Telegrafi
22 December 2025 at 13:44


Kryeministri në detyrë Albin Kurti, përmes një postimi të tij në rrjetin Facebook, tha se dy vite më parë, në kuadër të Policisë së Kosovës, u themelua Drejtoria e Mbrojtjes Ajrore, me njësitë dron dhe antidron si komponentë thelbësorë të sigurisë.

Kurti tha se testimi i aftësive të mbrojtjes ajrore, u realizua në Kampin e Njësive Speciale në Vrellë, mbështetur tërësisht në kapacitetet e brendshme të Policisë së Kosovës.

Për çka edhe shprehu mirënjohjen e tij për zyrtarët e angazhuar, si dhe profesionalizmin e treguar, duke theksuar se mbështetja institucionale për zhvillimin dhe modernizimin e kapaciteteve mbrojtëse do të vijojë edhe në mandatin tjetër. /Telegrafi/


❌
❌