Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 30 December 2025Main stream

EMRI-FOTO/ “Zoti i drogës”! Ky është shqiptari i parë që përfundon në “41 bis” në Itali

By: Fax Web
30 December 2025 at 14:50

Për herë të parë në Romë, autoritetet italiane kanë vendosur regjimin 41-bis, të njohur si “burgu i ashpër”, kryesisht për të dënuar për mafie e terrorizëm, ndaj një shqiptari, i përfshirë në trafikun e drogës.

Bëhet fjalë për Elvis Demçe, figurë e njohur e trafikut të drogës në kryeqytetin Italian, i konsideruar nga hetuesit si një element me rrezikshmëri të lartë shoqërore, raporton gazetarja Alba Kepi.

Vendimi për vendosjen e tij në “41-bis” është marrë pak ditë para Krishtlindjeve, pas hetimeve të zhvilluara nga Drejtoria Distriktuale Antimafia (DDA) e Prokurorisë së Romës dhe nga karabinierët e Njësisë Hetimore.

Ky është rasti i parë i këtij lloji i aplikuar ndaj një eksponenti të grupeve të narkotrafikantëve shqiptarë që veprojnë në Romë.

Demçe ndodhet prej kohësh në burg, ku po vuan një dënim prej 15 vitesh e 4 muajsh për trafik droge, si dhe një tjetër dënim, ende jo përfundimtar, prej 18 vitesh e gjysmë për tentativën e vrasjes së Alessio Marzani, i plagosur me armë zjarri në tetor të vitit 2020.

Sipas hetimeve të antimafias, pavarësisht se ndodhej në qeli, Demçe vazhdonte të komunikonte me jashtë, duke urdhëruar rrëmbime dhe zhvatje.

Në korrikun e kaluar, ai u godit nga një urdhër i ri arresti, pasi u zbulua përfshirja e tij në një rast zhvatjeje ndaj një tregtari makinash, nga i cili kërkoheshin informacione për rivalët, një grup kriminal i lidhur me Fabrizio Fabietti.

Dy emra, Fabietti dhe Demçe, që kanë pasur në të kaluarën një lidhje të përbashkët me figurën e Fabrizio Piscitelli, i njohur si “Diabolik”, ish-kreu i grupimit ultras Irriducibili, i vrarë me një plumb në kokë më 7 gusht 2019 në parkun e Acquedotti-ve në Romë.

Një ditë pas ekzekutimit të urdhrit të ri në korrik, karabinierët gjetën një mjet shpërthyes pranë banesës ku jeton familja e Demçes. Episodi u interpretua si sinjal i ripozicionimeve të reja në ekuilibrat e krimit të organizuar romak, për të cilat po hetojnë magjistratët e antimafias.

Çfarë është regjimi 41-bis

Regjimi 41-bis është një masë e posaçme e parashikuar nga ligji italian i administrimit penitenciar. Ai zbatohet ndaj personave të konsideruar jashtëzakonisht të rrezikshëm, kryesisht të dënuar për mafie, terrorizëm dhe krim të organizuar, me qëllim ndërprerjen totale të kontakteve me organizatat kriminale jashtë burgut.

Ky regjim parashikon: izolim pothuajse total nga të burgosurit e tjerë, kufizim shumë të rreptë të vizitave familjare, ndalim ose kontroll maksimal të komunikimeve, kushte shumë të ashpra sigurie dhe mbikëqyrjeje.

41-bis nuk përbën një dënim penal shtesë, por një masë administrative, e vendosur nga Ministri i Drejtësisë, mbi bazën e vlerësimeve të autoriteteve antimafia.

Aktualisht, në Itali rreth 700–750 të burgosur vuajnë regjimin 41-bis, kryesisht eksponentë të Cosa Nostra, ’Ndrangheta, Camorra dhe organizatave të tjera kriminale.

VIDEO/ Përleshje masive në ndeshjen e kikboksit

By: Fax Web
30 December 2025 at 14:38

Skena dhune në Novi Pazar, në fundin e ndeshjes së kikboksit mes serbit Vahid Kitsara dhe grekut Janis Tsukalas, e vlefshme për titullin botëror.

Përleshja masive u provokua nga një anëtar i ekipit serb, i cili nuk e përtypi dot humbjen e sportistit të tij dhe sulmoi menjëherë grekun.

Pastaj në ring pati kaos dhe përplasje mes dhjetëra personave që u përfshinë.

Organizatorët e eventit nuk vendosën dot rendin dhe ajo doli jashtë kontrollit, ndërsa burimet bëjnë me dije se situata u përshkallëzua për shkak të mungesës së personalit të sigurisë.

Pas incidentit, Yiannis Tsoukalas u transportua në një spital në Beograd për kontrolle mjekësore të detajuara. Sipas mediave, ai iu nënshtrua ekzaminimeve të nevojshme dhe, pasi u konstatua se nuk kishte pësuar lëndime serioze, doli nga spitali dhe u kthye në Greqi.

EMRAT/ Zyrtare, Tirana njofton 9 largime

By: Fax Web
30 December 2025 at 14:32

Tirana ka zyrtarizuar largimin e nëntë futbollistëve nga organika e saj.

Klubi njoftoi se Dembele, Junior, Valerianos, Soler, Gjumsi, Tola, Kozi, Patsatsia dhe Fernandez nuk janë më pjesë e skuadrës.

Largimet janë kryer me marrëveshje të përbashkët mes palëve. Ky vendim vjen në kuadër të një riorganizimi të thellë, të nisur prej javësh.

“Tirana njofton largimin e këtyre futbollistëve nga organika e tyre, Dembele, Junior, Valerianos, Soler, Gjumsi, Tola, Kozi, Patsatsia dhe Fernandez. Këto ndryshime janë realizuar me marrëveshje të përbashkët, me qëllim që të sigurohet përgatitja e plotë për sfidat e ardhshme. Me skuadrën tashmë të riorganizuar, fokusi ynë mbetet tek performanca, uniteti dhe rezultatet”, shkruan klubi.

Pozicioni i fundit në renditje dhe rreziku i rënies nga kategoria kanë shtyrë drejtuesit të ndërmarrin masa drastike.

Gjatë këtij sezoni Tirana ka ndërruar tre trajnerë. Në merkaton e dimrit priten afrime të shumta në të gjitha repartet, nën drejtimin e drejtorit sportiv Omer Bunjaku.

FOTO/ Rinis furnizimi me ujë për një pjesë të Vlorës/ UV: Të tregohet kujdes 48 orët e para

By: Fax Web
30 December 2025 at 14:26

Rikthehet furnizimi me ujë për një pjesë të qytetit të Vlorës.

Siç mëson Fax News, ka përfunduar riparimi i tubacionit të shpërndarjes fi 600,  i cili u pre për arsye teknike pasi afersia me tubin fi 1000 nuk krijonte mundësi riparimi.

Aktualisht po punohet me kapacitet të plotë të pompave dhe po kryet proçesi i mbushjes me ujë të depove dhe sipas Drejtorit të UK Vlorë, rreth orës 14:00, do të nisë furnizimi me ujë i gjithë qyteti ndërsa një pjesë e tij ka nisur të furnizohet prej orës 05:00.

Në zonat ku nuk ka ardhur ende uji vazhdon furnizimi me botë.

Ndërkohë, Ujësjellësi i Vlorës apelon qytetarët që në 48 orët e para të mos e përdorin ujin për konsum.

“Në këto kushte kërkojmë mirëkuptimin tuaj që uji të përdoret vetëm për përdorim të jashtëm për 48 orët e para, jo për konsum dhe gatim.”, thuhet në reagim.

Rama: Mirlinda Karçanaj sot rri në ‘arrest shtëpie’ në banesë me qira, është protagoniste e digjitalizimit! Publiku ushqehet me çerek të vërteta

By: Fax Web
30 December 2025 at 14:13

Kryeministri Edi Rama  e ka quajtur drejtoreshën e AKSHI- Mirlinda Karçanaj si protagonisten kryesore të digjitalizimit të Shqipërisë sot, për të cilën ai tha se sot qëndron në masën e sigurisë “arrest shtëpie” në një banesë të marrë me qira.

Referuar gjithashtu dhe pjesëve që kanë dalë nga dosja hetimore e SPAK ku përfshihet dhe biznesmeni Ergys Agasi, Rama tha se janë çerek të vërteta që serviren për të dënuar në sytë e opinionit publik njerëz që prezumohen të pafajshëm derisa të dënohen nga gjykata.

“Është në një masë sigurie në një shtëpi me qira pasi më parë ishte në shtëpinë e prindërve të komunizmit, që e njoh para 20 vitesh që punon pa orar dhe që ka udhëhequr këtë transformim epokal. Është protagonistja kryesore e digjitalizimit.

Çfarë thoni ju bazuar në copëza të nxjerra rrugëve nga ata që duhet të ruajnë sekretin hetimor nuk është e mjaftueshme për të dalë mbi fatin apo pafajësinë e njerëzve. Janë çerek të vërteta, se nxirret një copë këtu, një aty, ushqehet publiku me këto gjëra për të dënuar në sytë e opinionit njerëz që kanë të drejtën të prezumohen të pafajshëm derisa t’i dënojë gjykata. Degjenerohen në publik që këta janë llum, dalin dhe këta kapakët e tenxhereve në darkë që marrin paga marramendëse të padeklaruara dhe që pastaj flasin për pensionistët ndërkohë që nuk i paguajnë pensionistëve atë që u takon atyre nga rroga e tyre. Mua çfarë nuk më vret vetëm më forcon”, tha Rama.

I akordohet titulli “Anëtar Nderi”, Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Ilir Proda

By: Fax Web
30 December 2025 at 14:07

Shoqata “Profesionistët e Lirë për Shqipërinë” i akordon titullin “Anëtar Nderi”, Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Ilir Proda.

Nëpërmjet titullit të akorduar Drejtorit të Përgjithshëm, shoqata vlerësoi punën e mirë të Policisë së Shtetit, si dhe përkushtimin dhe profesionalizmin e saj.

Një vlerësim i tillë, praktikë e ProAlbNGO, më herët, iu është akorduar për kontribut, eurodeputetëve, senatit italian, rajonit të Lazios, etj.

Kryetari i Shoqatës, z. Fatjon Softa, falënderoi Drejtor Prodën, për mbështetjen e dhënë për emisionin “Alo Policia – Siguria në Fokus”, si hapësirë komunikimi që lidh qytetarët, me shërbimet e Policisë, si dhe për bashkëpunimin në kuadër të institucioneve të sigurisë publike, si dritare komunikimi që sjell pranë qytetarëve, shërbimet, përkushtimin dhe sakrificat e të gjithë punonjësve të Policisë së Shtetit.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda vlerësoi rëndësinë e medias, si urë lidhëse mes Policisë dhe qytetarëve, si dhe rolin e emisionit “Alo Policia”, për pasqyrimin e punës dhe sakrificës së qindra, mijëra djemve dhe vajzave, grave dhe burrave, që shërbejnë çdo ditë për garantimin e rendit dhe sigurisë, si dhe për parandalimin dhe luftimin e paligjshmërive.

Të pranishëm gjatë takimit ishin edhe z. Igli Zepishta dhe zj. Blerta Lata, drejtues të shoqatës, të cilët shprehën vlerësim për reagimin dhe profesionalizmin e Policisë në ndihmë të qytetarëve.

Rama: Nuk ka Tirana luksin për të pasur kryetarin në burg! Akoma nuk e di çfarë faji ka bërë Erion Veliaj

By: Fax Web
30 December 2025 at 14:01

Kryeministri Edi Rama komentoi dhe situatën e kryeqytetit me kryetarin e Bashkisë Erion Veliaj të paraburgosur tashmë prej gati 1 viti.

Rama tha se këto janë rastet tipike që dëshmojnë problematikat e sistemit të drejtësisë sot me rastet e larta të paraburgimit në raport me të dënuarit. Rama tha se edhe sot që flasim, ende nuk është e qartë se çfarë ka bërë Veliaj ndërsa e krahasoi me rastin e Hashim Thaçit dhe me kryetarin e bashkisë së Tropojës.

“Rast tipik i asaj që thash përpara. I kyçur në qeli pa gjyq. Ndërkohë vazhdon kërkimi i provave. Unë akoma nuk e kam marrë vesh se çfarë ka bërë konkretisht. Nuk e kam kuptuar se çfarë ka bërë. Korrupsion në kuptimin e fjalës nuk kam parë. Përjashto rastet e veprave të rënda që përfshihet dhe korrupsioni në flagrancë, që përsëri është padiskutim fare e natyrshme që të përfundojë në paraburgim, të gjitha rastet e tjera duhet të jenë shumë të argumentuara.

Unë argumente përveç sesi i thotë Këshilli i Evropës nuk kam parë. Siç ja bënin Hashim Thaçit, rrezik për intimidim. Po nëse del i pafajshëm çfarë do ndodhi? Kush ia kthen ato vite mbrapsht? Në fund të ditës ka një akuzë që nuk e pranon populli i vet? Marrin kryetarin e bashkisë së Tropojës, e rrasin brenda jo ke firmosur jo nuk ke firmosur. Ne kemi numrin e paraburgosurve 94 në 1000 veta në mos gabohem. Belgjika e ka 10 dhe ka më shumë kriminalitet se Shqipëria, por është vend demokratik.

Duke qenë se është kryeqyteti, as Tropoja nuk e ka luksin ta ke të arrestuar kryetarin e Bashkisë. U bë viti dhe ka deri në zgjedhje dhe 1 vit e gjysmë. Unë e bëra një provë që t’i jepnim Tiranës një kryetar bashkie. Nuk funksionoi se GJK tha Tirana e ka një kryetar, në rregull po ku e ka?”, tha Rama.

Bojkot ‘Zgjedhores’ dhe Territoriales’. Rama: Ne punën do e bëjmë, me ose pa ata! Endrit Shabani i vetmi me 1 sy mes gjithë qorrave të propozuar nga PD

By: Fax Web
30 December 2025 at 13:38

Kryeministri Edi Rama u pyet dhe për bojkotin e PD-së për të mos marrë pjesë në komisionet e përbashkëta të reformës zgjedhore dhe asaj territoriale pas zgjedhjes së Avokatit të Popullit.

Rama tha se reformat do të kalojnë me apo bashkëpunimin e demokratëve ndërsa tha se Endrit Shabani ishte i vetmi me një sy mes qorrave të propozuar nga demokratët për Avokat Populli.

“I bien shumë gjatë këta të tenxhereve politike dhe mediatike përse fiton PS. Ndërkohë harrojnë që në fund të ditës zgjedhjet janë çështje zgjedhjeve. Ke një numër të caktuar ofertash dhe ti zgjedh çfarë do. Si mundet që të merret seriozisht një parti, demokratikja ndjesë pastë, që është zyrtarisht opozita, hyn në procesin për të zgjedhur AV. Ne i kemi votat, po të ishim ata, ne do trë kishin zgjedhur AV vetë. Ne thamë që nuk do të propozojmë fare por do zgjedhim një nga ato që do të propozojë opozita.

Lloj lloj krijesash cirku aty dhe gjithë atyre qorrave shohim njëri me një sy. Një sy e paska, shkollën e ka mbaruar jashtë, mbase i vjen dhe syri tjetër po të shkëputet nga këta. Në këtë lukuni qorrash ky është i vetmi dhe papritur merret vesh kjo ngaqë shohim Taulant Ballën. Mos e takoni Ballën se ju thonë që s’jeni për tenxheren tonë. Dhe thonë do të tërheqim firmat. Pse ca është këtu gallatë? Më thoni ju mua ky hyjmë ne në këtë bojkot? Vijnë vetë, ikin vetë, ngrihen, shtrihen vetë, puna e tyre. Ne kemi detyrën të udhëheqim dhe t’i bëjmë të gjitha çfarë duhet bërë. Ne peng nuk na merr dot askush, jo ata. Punën që do të bëjmë do ta bëjmë me ata ose pa ata. Edhe këto reforma t’i bëjmë bashkë, nëse nuk duan, do i bëjmë vetë. Po deshën qeveri tjetër, le të fitojnë zgjedhjet, po nuk i fituan le të bëjnë punën e vet”, tha Rama.

Rama: I vetmi moment kur drejtësia dëgjohet, kur reagojnë kundër meje! Gjyqtarët duan rritje rroge me vetëgjyqësi, por destabilizim nuk bën as dreqi me 83 mandate

By: Fax Web
30 December 2025 at 13:35

Kryeministri Edi Rama komentoi dhe raportin e cituar më parë të hartuar nga Këshilli i Evropës përsa i përket funksionimit të sistemit të drejtësisë dhe mosregjistrimit me audio apo video të dëshmive.

Në këtë çështje Rama preku dhe kërkesën e gjyqtarëve për rritje të pagave, duke thënë se këto çështje apo veprime të ndërmarra me vetëgjyqësi mund të çojnë në rënie të besimit si shtet si dhe të cenimit të sigurisë juridike. Rama tha se raporti i Këshillit të Evropës duhet të ishte çështje e pushtetit të drejtësisë, por i vetmi moment kur ata dëgjohen publikisht është kur reagojnë për deklaratat e Ramës.

“Unë citova Këshillin e Evropës. Është shumë problem thotë që në Shqipëri nuk ka regjistrime të dëshmive me video dhe audio. Dhe kur mendoj sa shumë lek kemi dhënë për reformën në drejtësi. A nuk ju bën përshtypje që mblidhen shoqatat e gjykatësve që duan t’ia rrisin rrogën vetes me gjyq?

Sepse askush nga këta nuk ka bindjen se kanë në dorë dhe gurin dhe arrën. Të gjitha e dinë që rritja e pagave është ekskluzivitet i dy pushteteve të tjera, jo e pushtetit gjyqësor. I ka mundësi që këta duan t’ia rrisin pagat vetes kur i kanë pagat dita herë ë të larta se tonat? Dhe unë mendoj që pikërisht përse ka ndodhur që kura të bëhet më e rrezikshme se sëmundja, un nuk mund të pres që kjo të ndodhi dhe duhet të parandaluar. Një vend të humbë 10% të GPT vetëm nga kura. Po flasim në rënien e besimit si vend dhe në atë të sigurisë juridike. Ka një sistem drejtësie që të fund të burg dhe të thotë rri aty dhe pastaj do shohim çfarë do dali se ne kemi dyshime të arsyeshme. Që të marrësh dhe të gjysh një tender, duhet të jesh ekspert. Janë dy momente kur kërcënohet shteti, se destabilizim me 83 mandate nuk bën dot as dreqi këtu. Flasim për ekonominë dhe administratën. Duan të rrisin pagat, duhet të rrisim ekonominë. Tashmë që na duhet një analizë dhe po e bëjmë në të gjitha anët. Kur shihja ditë që dukej si i sigurimit dikur me acaroheshin nervat e sot që jam kryeministër trajtohen njerëz sikur janë përballë sigurimit. Nuk mundet kjo. Nuk do të thotë që të hedhim ujin bashkë me beben. Beben e kemi shëndoshë e mirë dhe do ta ndihmojmë të rritet, drejtësinë e re d.m.th. Sistemi që kemi ngritur është sistem që vetëqeveriset. Ai raport i këshillit të Evropës duhet të ishte temë e sistemit të drejtësisë. E vetmja herë që ata dëgjohen publikisht janë kur reagojnë ndaj meje. Janë ca të tjerë që shajnë me libër shtëpie prokurorë e gjyqtarë, po nuk ka problem”, tha Rama.

Akuzat për Agasin, Manja i përgjigjet Berishës: Thashetheme pazari! Ti po tretesh çdo ditë

By: Fax Web
30 December 2025 at 13:29

Ulsi Manja reagoi në rrjetet sociale pas një deklarate të Berishës, i cili gjatë protestës të Partisë Demokratike, pretendoi se Ergys Agasi e kishte goditur ish ministrin fizikisht. Manja e  cilësoi shpifje akuzën dhe deklaroi se emri i tij po përdoret për ‘thashetheme pazari’.

Ish-ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, ka reaguar publikisht pas akuzave të artikuluara nga Sali Berisha, i cili gjatë tubimit 40 minutësh të Partisë Demokratike të mbajtur të hënën  pretendoi se biznesmeni Ergys Agasi,  i shpallur në kërkim nga SPAK për disa vepra penale, e ka goditur me grushta Manjën.

Në një postim në rrjetet sociale, Manja i përgjigjet Berishës me tone ironike, duke i cilësuar pretendimet e demokratit si shpifje të rëndomta.

“Sali, ktheje dhimbjen në forcë! Më thanë që më kishe qarë hallin dje në foltoren tënde buzë trotuarit. Të mirëkuptoj, Sali: kur më shumë lajm bën emri im dhe ty s’të ngjit më fjala, ke leje ta përdorësh emrin tim sa herë të duash.Për shpifje të rëndomta si kjo e “grushtave”, për përralla dimri, thashetheme pazari e kafenesh, për çfarëdo që t’i vijë mbarë moshës tënde! Nëse emri im të ndihmon të bësh lajm më shumë se Ervin Salianji, përdore emrin tim, se si i thonë fjalës, një rrugë e dy punë: ti tretesh çdo ditë e më shumë politikisht, ndërsa mua më shton ndjekësit në politikë” shkruan Manja në Facebook.

Rama: Në fund të vitit 2026 Kadastra do të jetë e digjitalizuar, është dyfishuar numri i shërbimeve të automatizuara

By: Fax Web
30 December 2025 at 12:47

Kryeministri Edi Rama tha se brenda vitit 2026 e gjithë Kadastra do të jetë e digjitalizuar. Rama tha se deri më tani janë digjitalizuar 80% të kartelave të pronësisë, ndërsa shton se është dyfishuar numri i shërbimeve të automatizuara.

“Përsa i përket çështjes së pronës, ky vit ka qenë realisht i suksesshëm në raport me objektivat në të gjitha drejtimet se ndryshe nuk do të kishim hapur gjithë atë kapituj. Ka qenë i suksesshëm dhe për Kadastrën. Është skanuar përfundimisht 100% dokumentacioni rreth 54 mln faqe, është përmbyllur 80% digjitalizimi i kartelave të pronësisë dhe mbyllet përfundimisht në 2026 me 4 mln kartela të digjitalizuara. Do të nisë digjitalizimi i hartave kadastrale. Në fund të 2026 do t kemi një kadastër digjitale dhe do të kemi shërbime më të shpejta dhe cilësore. Është dyfishuar numri i shërbimeve të automatizuara”, tha Rama.

Ulsi Manja i përgjigjet Berishës: “Sali, ktheje dhimbjen në forcë! Emrin tim përdore sa herë të duash”

By: Fax Web
30 December 2025 at 12:47

Deputeti i Partisë Socialiste, Ulsi Manja, ka reaguar me tone ironike dhe të drejtpërdrejta ndaj kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha, pas deklaratave të këtij të fundit nga foltorja.

Përmes një reagimi publik, Manja shprehet se ka mësuar që Berisha ka përmendur emrin e tij gjatë fjalimit, duke ironizuar faktin se, sipas tij, emri i tij bën më shumë lajm sesa deklaratat e kreut të PD-së.

“Më thanë që më kishe qarë hallin dje në foltoren tënde buzë trotuarit. Të mirëkuptoj, Sali: kur më shumë lajm bën emri im dhe ty s’të ngjit më fjala, ke leje ta përdorësh emrin tim sa herë të duash”, shkruan Manja.

Deputeti socialist i cilëson akuzat e Berishës si “shpifje të rëndomta”, duke përmendur pretendime që ai i quan “përralla dimri, thashetheme pazari e kafenesh”, përfshirë edhe aludimet për “grushte”.

Në reagimin e tij, Manja vijon me ironi duke i sugjeruar Berishës që ta përdorë emrin e tij sa herë t’i nevojitet për vëmendje mediatike.

“Nëse emri im të ndihmon të bësh lajm më shumë se Ervin Salianji, përdore emrin tim. Një rrugë e dy punë: ti tretesh çdo ditë e më shumë politikisht, ndërsa mua më shton ndjekësit në politikë”, përfundon reagimin e tij Ulsi Manja.

Përplasjet verbale mes mazhorancës dhe opozitës vijojnë të mbeten të forta, ndërsa gjuha ironike dhe akuzat personale po zënë gjithnjë e më shumë hapësirë në debatin politik publik.

Rama para gazetarëve: AKSHI institucion krenarie, ndihmë për integrimin në BE, në shkurt dalim me e-Albania 2.0

By: Fax Web
30 December 2025 at 12:41

Rama tha se AKSHI është ndihmë për integrimin në BE, ndërsa shtoi se në shkurt pritet të lançohet e-Albania 2.0.

Kryeministri Edi Rama e ka të qartë përgjigjen për të gjithë zërat që i kërkojnë dorëheqjen pas hetimit të Belinda Ballukut apo tenderët e AKSHI-t. Deri në 2029, Rama theksoi se nuk ka asnjë dorëheqje, por do të qëndrojë qeveria e PS me 83 mandate. Rama tha se AKSHI është institucion krenarie dhe renditi të gjithë sukseset e AKSHI-t. Rama tha se AKSHI është ndihmë për integrimin në BE, ndërsa shtoi se në shkurt pritet të lançohet e-Albania 2.0.

“Këtë sukses nuk e solli koha, por kjo qeveri, Shqipëria ka hapur kapitujt e negociatave për anëtarësim në BE. Shqipëria është vendi ku këtë vit që po mbyllim u mblodh Europa politike në sheshin Skënderbej. Erdhën në një vend të korruptuar mendoni ju? Jo. Por nuk morën opinionin e 700 tenxhereve politike e mediatike kur erdhën. Nëse po ndodh sot ky proces, është meritë e kësaj force politike, juve e keni parë reagimet e të tjerëve kur ju preket floku. Por s’keni për të dëgjuar nga unë, jo sharje e akuza, por as fjali që shkojnë në drejtim të goditjes së reputacionit dhe madje edhe të presionit dhe kërcënimit të këtyre organeve. Ky është proces i pashmangshëm, i domosdoshëm që ka problematik e veta. Çfarë dorëheqje? Ne morëm 83 mandate. Dorëheqje për çfarë, për AKSHI-in? AKSHI është një institucion krenari për ne, që të jemi të qartë bashkë. Krenarie, jo për të ulur kokën, por për të qenë krenar, sepse kemi qenë këtu ne, kur duhej të shkonit të mbanit radha për çdo lloj letre, edhe për të marrë një certifikatë dhe kur ata që kishit jashtë duhet të vinin këtu se s’kishin shans të merrnin një copë letre atje se s’kishin nga e merrnin. 620 mld lekë, që janë 620 mln euro, ka kursyer akshi për shqiptarët falë dixhitalizimit. 7600 vite pritje në radha, janë 25 mijë rrotullime rreth tokës. Këto ka bërë AKSHI, 33 mln euro kursime për shqiptarët jashtë vendit, është raport ndërkombëtar, janë 75 milionë fletë letre të kursyera, ose 378 kamionë me letër. 3.4 mln shqiptarë janë përdorues të rregullt të e-Albania dhe vetëm në 2025 janë 17 mln shërbime të ofruara, 12 mln dokumente elektronike të gjeneruara. Dikur jepnin lekë për të marrë një certifikatë. Jemi vendi që një nga arsyet pse po ecim aq shpejt me integrimin është AKSHI, kemi krijuar me diellën. Skuadra e AKSHI-it ka një sërë garash të fituara brenda NATO-s dhe BE-së. Në shkurt do dalim me e-Albania 2.0 falë AKSHI-t dhe do ketë shumë gjëra të reja në atë sistem. Prandaj shqiptarët votojnë PS, nuk votojnë as patronazhistët, as bandat, por shqiptarët, prandaj shqiptarët jashtë e votojnë masivisht PS se nuk gdhihen me buzën në tenxheret politike e meidatike dhe nuk flenë me zhurmën e tenxhereve në vesh ata e shohin nga më larg dhe e kuptojnë shumë mirë se çfarë loje bëhet. Në 2029, do llafosemi prapë, të tjerat secili bën punën e vet, shiu ka punën e vet, ne kemi punën tonë. Dhe sa pika shiu ka këtu, secila pikë bën punën e vet. Deri në 2029 me qeverinë e PS me 83 mandate në Kuvend”, tha Rama.

Protesta e fermerëve grekë, Bllokohet aksi nacional ‘Kapshticë-Selanik’! Veturat do lejohen të kalojnë në rrugën dytësore

By: Fax Web
30 December 2025 at 12:25

Në njoftim theksohet se për veturat është lejuar që të lëvizin në segmentet dytësore.

Për shkak të protestës së fermerëve grekë e cila vijon edhe në prag të ndërrimit të viteve, Policia Kufitare në Korçë ka bërë me dije se duke filluar nga ora 12:00 deri në orën 16:00 (me orën greke), rruga nacionale “Kapshticë-Selanik”, do të jetë e bllokuar.

Në njoftim theksohet se për veturat është lejuar që të lëvizin në segmentet dytësore.

“Ditën e sotme, nëpërmjet qendrës së përbashkët të shkëmbimit të informacionit Gjirokastër është njoftuar nga Policia Kufitare Greke se më datë 30.12.2025, nga ora 12:00 deri në orën 16:00 (me orën greke), rruga nacionale “Kapshticë-Selanik”, do të jetë e bllokuar për shkak të protestës që do të zhvillojnë fermerët grekë. Do të funksionojnë vetëm rrugët dytësore, për veturat.

 

Rama ironi me opozitën: Punët i kemi ndarë, unë në zyrë dhe PS në qeveri, të tjerët poshtë penexheres sime në rrugë

By: Fax Web
30 December 2025 at 12:16

Kryeministri Edi Rama ironizoi protestat e opozitës poshtë kryeministrisë.

“Protestave që do bëhen poshtë penexheres, i kemi ndarë punët prej shumë vitesh, unë në zyrë dhe PS në qeveri, të tjerët poshtë penxheres sime në rrugë. Kjo është zgjedhja e tyre, skam asnjë problem me këtë. Në liritë njerëzore Shqipëria është në një vend dinjitoz dhe kjo është pjesë e lirive, ca problemi kam unë me këtë”, tha Rama.

‘Vendi më skandaloz i Këshillit të Europës’, Rama: Në Shqipëri, më shumë të paraburgosur se të dënuar! Ja shifrat

By: Fax Web
30 December 2025 at 12:13

Duke folur për sistemin e drejtësisë, kryeministri Edi Rama u ndal në konferencën e fundvitit edhe në numrin e lartë të të paraburgosurve. Rama tha se Shqipëria është vendi më skandaloz i Këshillit të Europës. Ndalur në shifra, Rama tha se aktualisht në burgjet shqiptare ndodhen 4 492 persona, ndërsa vetëm 1 895 prej tyre janë të dënuar.

“Numri i njerëzve që gjenden në burg në Shqipëri pa qenë akoma të dënuar, të cilët në kuptimin e Kushtetutës dhe Konventës europiane për të drejtat e njeriut, është më i madh se numri i atyre që janë në burg të dënuar. Këta janë të pafajshëm sipas kushte dhje kon, por janë në burg. Ne kemi 4 mijë e 492 qytetarë në burgjet shqiptare, a e besoni dot që vetëm 1895 janë të dënuar. Çfarë është kjo? Nuk po hy tek tjetra, jemi vendi më skandaloz i Këshillit të Europës për nivelin e dënimeve, jemi vetëm me Rusinë mbrapa, por Rusia u përjashtua. Kemi 1895 të dënuar dhe 4992 të burgosur, në Shqipëri falë edhe tenxhereve politike e mediatike nuk ka ta pafajshëm. Por ka të dënuar, para se të dënohen që në momentin që dyshohen, e kuptoni çfarë është kjo, për një vend që e ka kaluar njëherë këtë traumë. Kjo shifër tregon që në Shqipëri, probabiliteti që ti të gjendesh në burg si i dënuar ëhstë më i lartë se probabiliteti që ti të shkosh në burg si fajtor. Nuk është kap e fut njerëz brenda dhe shohim nesër jeni apo s’jeni fajtor. Nuk po flasim për ata që janë në kalvarin e tenxhereve, njerëz të zakonshëm të këtij vendi kalojnë në atë kalavar, ose nxirren se iu ikin afatet e paraburgimit, ose dalin të pafajshëm. Ca ngelet, ca është kjo histori, si qenka kjo që në një vend në mes të europës, individi mos të ketë të drejtën e një gjyqi”, tha Rama.

Banesa në Prizren përfshihet nga flakët, ndërron jetë 1-vjeçari! U asfiksua si pasojë e tymit

By: Fax Web
30 December 2025 at 12:12

Sipas Policisë së Kosovës, dyshohet se vdekja ka ardhur si pasojë e thithjes së tymit. Tre fëmijë të tjerë janë shpëtuar dhe po trajtohen në Emergjencë, ku ndodhen nën kujdes mjekësor.

Prizren- Një ngjarje e rëndë është shënuar sot në Prizren ku një fëmijë rreth njëvjeçar ka ndërruar jetë pas një zjarri të rënë banesën ku ndodhej vogëlushi.

Sipas Policisë së Kosovës, dyshohet se vdekja ka ardhur si pasojë e thithjes së tymit. Tre fëmijë të tjerë janë shpëtuar dhe po trajtohen në Emergjencë, ku ndodhen nën kujdes mjekësor.

Zjarri është fikur teksa shkaqet e rënies së tij janë ende të paqarta.

Roma s’e fal Genoa-n e De Rossi-t, rikthehet në zonën ‘Champions’! Zbret në vendin e 5 Juventusin

By: Fax Web
30 December 2025 at 12:10

Roma është kthyer në zonën Champions League falë fitores me Xhenoa-n që mbylli javën e 17 të Seria A. Verdhekuqtë parakaluan Juventusin, që javët e fundit numëron gjithashtu vetëm fitore.

Roma e Gasperinit ia ka dalë të fitojë me lehtësi kundër Genoa-s në javën e 17 të Seria A. Verdhekuqtë fituan 3-1 në Olimpico, teksa gjetën shumë shpejt rrugën e rrjetës falë Soule-s. Argjentinasi zhbllokoi rezultatin edhe falë një devijimi, ndërsa të njëjtën gjë do të bënte edhe pak çaste më pas Manu Kone, i cili dyfishoi rezultatin.

Po në pjesën e parë, ekzaktësisht në minutën e 31, do të realizonte edhe sulmuesi Ferguson, që me golin e 3 vrau shpresat e ekipit të De Rossi-t për pikë.

Genoa u përpoq në pjesën e dytë të rihapte llogaritë, por vetëm goli i Ekhator në minutën e 87 ishte i pamjaftueshëm. Miqtë, por edhe De Rossi ndaj skuadrës që shkruajti historinë si lojtarë, pësuan humbjen e 3 radhazi në kampionat, që i lë në pozita të vështira për të mbijetuar.

Nga ana tjetër, Roma me këtë fitore, u ngjit në vendin e 4 në kuotën e 33 pikëve, 1 më shumë se Juventusi i vendit të pestë që vjen pas një ecuria me 3 fitore radhazi.

Çështja ‘Balluku’, Rama: Këshilli i Mandateve nuk është zyrë noterie për kërkesat e SPAK! Prokurorëve do u thoja të sillnin dosje me prova jo USB me 16 mijë dokumente

By: Fax Web
30 December 2025 at 12:07

I pyetur nga gazetarët nëse vetë kryeministri po mban qëndrim ndryshe për Belinda Ballukun nga rastet e tjera kur zyrtarë të PS-së janë ndodhur përballë SPAK, Rama e mohoi duke thënë se bëhet fjalë për një rast të veçantë që ka prekur pushtetet.

Edi Rama tha se parlamenti dhe Këshilli i Mandateve nuk është zyrë noterie për kërkesat e SPAK dhe se prokurorët e Posaçëm nuk mund të vijnë në Kuvend me një USB të pretenduar se përmban 16 mijë faqe me prova. Ai tha se në atë USB ka vetëm dokumente zyrtare të ministrisë së Infrastrukturës dhe asnjë provë që dëshmon pretendimet apo akuzat.

Askush dhe askush tjetër nuk ka hyrë në përmbajtjen e rastit. Por ky rast ndryshe nga raste te tjera sepse ka ardhur tek ne. Nuk është një rast në rrugën e pushtetit gjyqësor të cilin si shumë raste të tjera prokuroria e ndjek pa pasur nevojë të ndalojë në derën tonë. Kur rasti vjen në derën tonë, flas të pushtetit legjislativ, atëherë pushtetit legjislativ duhet të shprehet. KM nuk është zyrë noterie dhe parlamenti nuk noterizon kërkesat që vijnë. Nuk do të doja ta kishe përmendur atë 16 mijë faqe me prova se ajo më provokon dhe më ka provokuar që ditën e parë. Po të isha unë në Këshillin e Mandateve do të t’iu thoja çohu ikni dhe kthehuni e një dosje për deputetët. Nuk mund të vini këtu me 16 mijë faqe që i quani prova.

Nuk janë produkt hetimi. Janë 16 mijë faqe ku janë futur brenda kontrata, studime, arkivi i ministrisë futur brenda. 16 mijë faqe janë një vadat me dokumente zyrtarë dhe kjo është afër mendsh ska nevojë ta shohësh. USB e sjellë nga prokuroria nuk e ka tërhequr asnjë deputet i PS dhe as avokati ministres. Për të mos krijuar asnjë shteg që pastaj të tjerët të thonë i kanë nxjerrë këta. Nuk kemi të bëjmë me  ndryshim qëndrimi, kemi të bëjmë me një qëndrim të duhur shumë korrekt sepse rasti vjen në parlament. Dhe përpara se të vinte në parlament, rasti erdh i u fut në territorin e pushtetit ekzekutiv me një kërkesë skandaloze për pezullim e pa ndodhur në historinë e botës. Në parlament do të mbajmë qëndrim”, tha Rama.

Turizmi në Shqipëri, Rama: Të ardhurat në 9-të mujorin e parë vlerësohen me 4.4 miliardë euro

By: Fax Web
30 December 2025 at 11:51

Kryeministri Edi Rama gjatë konferencës vjetore për shtyp tha se turizmi ka pësuar një rritje në krahasim me vitin 2024.

“Te turizmi kemi një zhvillim tjetër në krahasim me vitin 2024,  një rritje me 7% sa i përket numrit të vizitorëve të huaja. Të ardhurat nga turizmi kanë qenë domethënëse, në 9 mujorin vlerësohen rreth 4.4 miliardë euro. Kemi patur një rritje të palzheve publike 18% plus ose 1.1 milionë metra plazhe publike të shtuara. Nga 523 parcela ranore publike kemi shkuar në 1014.  Ndërkohë kemi vazhduar punën për sezonin e ardhshëm me disa risi pozitive në këtë drejtim”, tha Rama.

❌
❌