Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 29 December 2025Main stream

Mijëra vetë të ekspozuar ndaj fruthit, alarm në një prej aeroporteve më të ngarkuar në botë

By: Os De
29 December 2025 at 20:59

Autoritetet shëndetësore në Shtetet e Bashkuara kanë lëshuar një paralajmërim urgjent pasi mijëra pasagjerë mund të jenë ekspozuar ndaj fruthit, sëmundjes më ngjitëse në botë, në aeroportin ndërkombëtar Neëark Liberty në New Jersey. Sipas Departamentit të Shëndetësisë të New Jersey-t (NJDOH), një person i infektuar, jo rezident i këtij shteti, ka udhëtuar nëpër terminalet B dhe C më 19 dhjetor, mes orës 07:00 dhe 19:00, gjatë kulmit të udhëtimeve festive.

Mijëra vetë të ekspozuar ndaj fruthit, alarm në një

Zyrtarët paralajmërojnë se vendndodhja e saktë e personit nuk dihet, ndërsa po kryhet gjurmimi i kontakteve. Personat e ekspozuar mund të shfaqin simptoma deri më 2 janar 2026. Fruthi shfaqet me temperaturë të lartë, kollë, rrjedhje hundësh, sy të skuqur dhe skuqje të lëkurës, ndërsa mund të shkaktojë ndërlikime të rënda, si pneumonia dhe encefaliti.

Sipas CDC-së, në SHBA janë regjistruar mbi 2000 raste fruthi gjatë vitit 2025 dhe tre viktima, duke e bërë këtë shpërthimin më të madh që nga viti 1992. Ekspertët fajësojnë rënien e normave të vaksinimit, duke theksuar se vaksina MMR mbetet mjeti më efektiv për parandalimin e sëmundjes. Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve të vaksinohen dhe të kontaktojnë mjekun para çdo vizite shëndetësore në rast dyshimi për ekspozim.

VIDEO-“Kriza” e ujit në Vlorë/ Nis puna për riparimin e tubacionit kryesor! Defekti nga amortizimi i rrjetit dhe..

By: Os De
29 December 2025 at 20:51

Ka nisur puna për rregullimin e tubit kryesor me diametër 1000 milimetra që shërbente për furnizimin me ujë të pijshëmn të Vlorës, i cili ishte çarë, duke lënë prej 4 ditësh pa ujë banorët e qytetit.  Pjesa është gjetur ne Stamboll dhe rreth orës 15:00 u nis me avion për në Rinas. 

Prej katër ditësh banorët e qytetit të Vlorës po përballen me mungesë të ujit, situatë që solli protesta të vazhdueshme. 

“Tubin e çau një fadromë që po punonte për ndërtimin e një pallati”. Pavarësisht pretendimeve të qytetarëve, kreu i AKUK, Faluers Shoshi dhe Kryetarja e Bashkisë Brunilda Mersini e mohojnë në mënyrë kategorike. 

Zyrtarët thonë se defekti i rëndë në linjën kryesore të transmetimit që furnizon depot e qytetit ka ardhur si pasojë e amortizimit të tubit kryesor me gjerësi një metër dhe shkarjes e dherave për shkak të shirave. 

“Një shkarje e dheut dhe depërtimi i ujit kanë shkaktuar defektin. Tubi aktual është plastik dhe ky material nuk përdoret më për këtë diametër. Sot, për tuba 1000 milimetra përdoren gize ose çelik. Kjo është ndërhyrja e tretë riparuese”, tha Shoshi. 

Po sipas tyre, vonesa në riparimin e defektit lidhet me kompleksitetin teknik të ndërhyrjes, presionin e lartë të ujit që ka shkaktuar dështimin e disa provave riparuese. 

Mungesa në tregun vendas e pjesëve specifike, të cilat janë prodhuar në Turqi jepet si një tjetër arsye, se përse problemi nuk mori një zgjidhje në kohë 

“Pajisja specifike për këtë lloj tubacioni nuk gjendet në Shqipëri. Ajo është porositur nga Turqia dhe pritet të mbërrijë brenda ditës së sotme, çka do të na mundësojë të kryejmë ndërhyrjen përfundimtare dhe të rikthejmë furnizimin me ujë ne mesnate”, tha Mersini. 

Për rastin, Prokuroria e Vlorës bën me dije se nuk ka nisur hetim, pasi deri në këto momente nuk i është referuar asnjë material nga policia. Ndërsa Prefektja e Vlorës mblodhi shtabin e emergjencave vetëm pas protestës masive të banorëve. 

Këta janë 10 kandidatët më të votuar në Vetëvendosjes

By: Os De
29 December 2025 at 20:39

Komisioni Qendror Zgjedhor po vazhdon me numërimin e votave për kandidatët për deputetë të Kuvendit të Kosovës.

Ndërsa, numërimi i votave të kandidatëve për deputetë ka shkuar mbi 10 për qind, kurse rezultatet preliminare për dhjetë kandidatët më të votuar të  Vetëvendosjes deri në orën 18:25 janë këto:  Albin Kurti me 37,026 vota, Glauk Konjufca me 28,972 vota, Hekuran Murati me 15,143 vota, Albulena Haxhiu me 14,823 vota, Donika  Gërvalla me 13,016 vota, Xhelal Sveçla me 11,922 vota, Hajrulla Çeku me me 10,682 vota, Avni Dehari me 9,709 vota, Mimoza Kusari me 9,050 vota dhe  Ejup Maqedonci me 8,493 vota.

Pas procesimit të rezulateve preliminare në platformën e KQZ-së, LVV ka fituar 49.30% të votave.

Në bazë të këtyre rezultateve, LVV siguron 56 mandate(pa votat e diasporës dhe ato me kusht)./REL

Trump takohet me kryeministrin izraelit: Rindërtimi i Gazës do nisë shumë shpejt! Do të përgjigjemi nëse Irani riarmatoset

By: Os De
29 December 2025 at 20:30

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ndodhet në Mar-a-Lago ku edhe është pritur nga presidenti amerikan Donald Trump.

Gjithashtu kanë mbërritur edhe delegacionet izraelite dhe ato amerikane ku pritet të ketë diskutime mes tyre.

Trump duke iu përgjigjur fillimisht disa pyetjeve të gazetarëve, tha se në fokus do të jetë edhe rindërtimi i Gazës. Gjithashtu Trump paralajmëroi se nëse Irani përpiqet të armatoset, atëherë SHBA nuk mund të qëndrojë e heshtur.

“Kam dëgjuar se Irani po përpiqet të ndërtohet përsëri, dhe nëse po do të na duhet t’i rrëzojmë, do t’i rrëzojmë, do t’i shkatërrojmë plotësisht. Por shpresojmë që kjo të mos ndodhë. Kam dëgjuar që Irani dëshiron të bëjë një marrëveshje. Nëse ata duan të bëjnë një marrëveshje, kjo është shumë më e zgjuar”, tha ai.

Ndërsa Netanyahu ka vlerësuar mbështetjen e Trump, ndërsa është shprehur se “Izraeli kurrë nuk ka pasur një mik si Presidenti Trump.

Evidentohen mbi 4 mijë ton mish të padeklaruar dhe miliona euro të fshehura! Subjekti tregtar referohet në Prokurorinë e Tiranës

By: Os De
29 December 2025 at 20:21

Një kontroll i Administratës Tatimore në tregtimin e produkteve blegtorale ka zbuluar 4,041 ton mish të padeklaruar dhe 9.3 milionë euro të ardhura të fshehura, duke kallëzuar penalisht në Prokurorinë e Tiranës një subjekt të madh tregtar si dhe duke ngritur shqetësime serioze për evazionin fiskal dhe sigurinë ushqimore në vend. 

Verifikimet janë kryer nga Drejtoria e Tatimpaguesve të Mëdhenj në Administratën Tatimore, e cila ka zbuluar shkelje serioze të legjislacionit tatimor në fuqi dhe një shembull të qartë të evazionit fiskal. 

Nga kontrolli u identifikuan mospërputhje midis inventarit fizik dhe atij të deklaruar në sasi ndërkohë që vlera totale e dëmit të konstatuar arrin në rreth 6.4 milionë euro. Rasti është përcjellë Hetimit Tatimor, i cili e ka referuar për ndjekje penale pranë Prokurorisë së Tiranës 

Administrata Tatimore tha se ka një vullnet të palëkundur përballë shkelësve të ligjit, qofshin këta tatimpagues të mëdhenj. 

Aksioni, sipas saj, synon jo vetëm luftën kundër evazionit fiskal, por edhe garantimin e sigurisë ushqimore për konsumatorët dhe rritjen e formalizimit në tregun e produkteve blegtorale. 

Tatimet njoftuan se kontrollet do të vijojnë në mënyrë të pandërprerë, duke synuar rritjen e transparencës dhe respektimin e rregullave nga të gjithë subjektet që operojnë në këtë sekor. 

 

 

Tjetër tragjedi nga ortekët/ 3 persona humbin jetën ndërsa bënin ski, një mbeti i plagosur

By: Os De
29 December 2025 at 20:11

Një ortek ka vrarë tre persona dhe ka plagosur një tjetër, në Pirenejtë Aragoneze në Spanjën verilindore, tha Garda Civile Spanjolle. 

Kërkimi filloi pasi një grua njoftoi autoritetet rreth orës 13:00, pasi pa ortekun dhe vuri re katër personat duke bërë ski, tha Garda Civile Spanjolle për AFP. 

Ekipet e shpëtimit, me ndihmën e një helikopteri, u vendosën më pas në këtë zonë rreth majës Tablato, në Pireneje. 

Ekipet e shpëtimit gjetën tre trupa dhe një grua në gjendje hipotermie u shpëtua, thanë burime në rajonin e Aragonës. 

Presidenti i rajonit, Jorge Athcon, tha në një postim në X se ishte “i tronditur nga lajmi i aksidentit tragjik në majën Tablato” dhe tha se do të shkonte në zonë. 

 

Pasuritë e konfiskuara nga krimi për viktimat e dhunës, Rama: Prioritet i yni! Koçiu: Mundësi reale në dobi të komunitetit

By: Os De
29 December 2025 at 19:55

Kthimi i pasurive të konfiskuara nga krimi në mundësi reale për një të ardhme më të sigurt për viktimat e dhunës dhe trafikimit mbetet një nga prioritetet kryesore të qeverisë së Edi Ramës dhe Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara, AAPSK. 

Në vazhdën e kësaj nisme, Ministrja e Punëve të Brendshme, Albana Koçiu dhe Administratorja e AAPSK-së, Risena Xhaja vizituan sot një objekt i përfituar nga veprimtari kriminale, i cili funksionon si strehë e sigurt për viktimat e dhunës dhe trafikimit të qenieve njerëzore. 

Duke përcjellë pamjet e kësaj vizite në Facebook, Rama tha se nëpërmjet nismave të tilla qeveria ka ndihmuar rreth 300 viktima të dhunës dhe trafikimit. 

“Kthimi i pasurive të konfiskuara nga krimi në mundësi për të ardhmen e viktimave të dhunës dhe trafikimit mbetet një prioritet i yni. Ministrja e Punëve të Brendshme Albana Koçiu, së bashku me ekipin e Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara, vizituan një nga shembujt më domethënës të kësaj nisme: një objekt i përfituar nga veprimtari kriminale, i cili sot shërben si një strehë e sigurt për viktimat. Deri në vitin 2025, kemi realizuar mbi 15 projekte të kësaj natyre, kemi mbështetur më shumë se 20 institucione dhe kemi ndihmuar drejtpërdrejt rreth 300 viktima të dhunës dhe trafikimit” shkruan Rama në Facebook. 

Gjatë kësaj vizite, Ministrja Koçiu u shpreh se këto pasuri përfaqësojnë një mundësi reale për t’u kthyer në shërbime sociale dhe publike në dobi të komunitetit. 

Ajo theksoi se vila dykatëshe, i krijon mundësi shoqatës “Të Ndryshëm, të Barabartë” të ofrojë shërbime për gra dhe fëmijë viktima të dhunës në familje apo trafikimit. 

Ministrja nënvizoi se institucionet do të vijojnë punën për të rikthyer çdo pasuri të përfituar në mënyrë të paligjshme në shërbim të komunitetit, duke ndjekur të gjitha procedurat ligjore.  

Sipas administatores së AAPSK-së, vënia në përdorim social e pasurive të konfiskuara është “një nga mënyrat më domethënëse për t’i rikthyer shoqërisë vlerën e aseteve të përfituara nga veprimtaria kriminale”. 

“Përmes projekteve si  kjo strehë e organizatës “të ndryshëm, të barabartë”, këto pasuri nuk mbeten thjesht në administrim financiar, por shndërrohen në hapësira reale mbështetjeje, integrimi dhe dinjiteti për grupet në nevojë. Bashkëpunimet me organizatat e shoqërisë civile, partnerët ndërkombëtarë dhe institucionet vendase janë shumë të rëndësishme për ta kthyer këtë vizion në rezultate konkrete për komunitetin dhe të zgjerimin e modeleve të tilla,” tha Xhaja. 

Në këtë kontekst, Xhaja theksoi se një nga objektivat kryesorë për vitin 2026 do të jetë rritja e numrit të projekteve të tilla. 

Bardhi reagon pas përgjigjes së Kushtetueses: Do bënte mirë të jepte argumentet ligjore mbi të cilat ktheu Ballukun në detyrë

By: Os De
29 December 2025 at 19:47

Gjykata Kushtetuese rrëzoi sot pretendimet e kreut të grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, se vendimi për rikthimin në detyrë të zëvendëskryeministres dhe ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, u imponua nga kryeministri Edi Rama. 

 Reagimi i Gazment Bardhit: 

I vetmi shpjegim me vlerë për publikun që duhet të japë Gjykata Kushtetuese është ky: cilat qenë arsyet dhe motivet që e çuan t’i nënshtrohej presionit të Kryeministrit në çështjen Balluku, duke treguar papërgjegjshmëri dhe mungesë të theksuar integriteti. Sqarimi i kësaj rrethane do ta çlironte Gjykatën Kushtetuese nga pengmarrja politike dhe do t’i zvogëlonte hendekun e mosbesimit tek kjo gjykatë. 

Po ashtu, do të bënin mirë që të shkruanin po kaq gjatë sa sqarimi për publikun, edhe argumentet kushtetuese për pezullimin e një vendimi gjyqësor penal, me efekt individual, me kërkesë të një institucioni kushtetues, siç është Kryeministri! 

Deri më sot, s’kanë dhënë asnjë argument kushtetues, përveç idiotësisë kushtetuese se lufta e sistemit të drejtësisë ndaj korrupsionit cënon interesat shtetërore më shumë se vetë korrupsioni qeveritar në një aferë 1.1 miliard euro. 

Njësoj e domosdoshme për besueshmërinë e Gjykatës Kushtetuese mbetet sqarimi  për dy standardet e ndjekura: se pse 1/5 e deputetëve nuk legjitimohen për të kërkuar interpretim për masat ndaj një deputeti, ndërsa Kryeministri legjitimohet për të kërkuar interpretim për masat ndaj një ministri. 

Kur t’i kenë sqaruar këto, mund të bëjnë edhe një deklaratë përgënjeshtruese ndaj vetes dhe presionit të jashtëzakonshëm që Kryeministri po ushtron për  këtë çështje! 

Dhe, pasi t’i kenë bërë të gjitha këto, ne të tjerët, s’do të kemi nevojë të dalim dhe t’u themi shqiptarëve një të vërtetë të madhe: që, përmes pengmarrjes së disa anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, Edi Rama po tenton të pengojë drejtësinë dhe të marrë në mbrojtje korrupsionin qeveritar. 

 

 

Tronditëse, humbin jetën tragjikisht nëna dhe dy fëmijët e saj. Mbetën të bllokuar ndërsa shtëpia u përfshi nga flakët ditën e Krishtlindjeve

By: Os De
29 December 2025 at 19:40

Një nënë humbi tragjikisht jetën ndërsa përpiqej të shpëtonte dy fëmijët e saj të vegjël nga një zjarr shkatërrues që përfshiu shtëpinë e familjes në orët e para të Ditës së Krishtlindjeve, në Angli, ndërsa në fund humbën jetën të tre.

Shërbimet e emergjencës mbërritën rreth orës 3 të mëngjesit të së premtes, pasi flakët kishin përfshirë plotësisht vilën në zonën Cotswold. Një vajzë shtatëvjeçare, një djalë katërvjeçar dhe nëna e tyre, rreth të 40-ave, mbetën të bllokuar brenda banesës dhe humbën jetën.

Trupi i nënës dhe i njërit prej fëmijëve u gjetën të dielën, ndërsa trupi i fëmijës së dytë ende nuk është nxjerrë për shkak të paqëndrueshmërisë së strukturës së shtëpisë.

Sipas mediave, babai i fëmijëve, arriti të shpëtonte duke thyer një dritare të banjës. Ai u përpoq disa herë të futej sërish në shtëpi për të shpëtuar familjen, duke u përballur me flakë dhe tym të dendur, por u detyrua të tërhiqej nga fqinjët dhe më pas u dërgua në spital për trajtim.

Autoritetet bëjnë të ditur se zjarri dyshohet të ketë nisur në katin përdhes. Përhapja e flakëve shkaktoi shembjen e çatisë, tavaneve dhe shkallëve, duke e bërë ndërtesën jashtëzakonisht të rrezikshme për ndërhyrje.

Zëvendësdrejtori i shërbimit zjarrfikës, tha se ekipet u përballën me kushte jashtëzakonisht të vështira dhe punuan pa pushim për të hyrë në banesë dhe për të shpëtuar banorët.

“SPAK po kthehet në seksion të PD dhe PL!” Avokati Idajet Beqiri: 21 Janari dhe Gërdeci janë lënë në harresë

By: Os De
29 December 2025 at 19:00

Avokati Idajet Beqiri, ka deklaruar se SPAK po humbet misionin për të cilin është krijuar dhe po shndërrohet në një instrument politik. 

Në një lidhje skype për emisionin ‘Studio Live’ në Report Tv, Beqiri tha se SPAK po vepron si seksion i Partisë Demokratike dhe i Partisë së Lirisë, duke mos hetuar, sipas tij, çështjet e mëdha të korrupsionit që përfshijnë figura të rëndësishme politike. 

‘Është krijuar tashmë jo vetëm në perceptimin e popullit, por shqiptarët janë të zhgënjyer nga puna e SPAK sepse po kthehen në seksion të PD dhe të Ilir Metës për shkak të mosfillimit të hetimeve për çështje të mëdha të korrupsionit, sepse këto nuk janë çështje të vogla. Për këto çështje është krijuar SPAK. Ka një mori aferash të renditura dhe të listuara. A do të futet SPAK që të luftojnë krimin e lartë apo do bëjnë politikë, po të jetë ashtu le të hapë një parti politike’, tha ai. 

Avokati përmendi çështjet si trafiku i armëve, firmat piramidale, 21 janari dhe Gërdeci, të cilat sipas tij janë lënë në harresë nga SPAK. 

‘Ka afera të rënda që nisin me trafikun e armëve që bënte Berisha dhe që shkaktoi krime kundër njerëzimit në Kosovë dhe në Bosnjë, duke vijuar me afera të tjera të rënda si firmat piramidale dhe vrau edhe 3 mijë prej tyre sepse bëri edhe luftë civile. 

Vazhdoi me krimin e Gërdecit dhe pasi bënë trafik armësh në Afganistan, Hamas, Tunizi dhe me Gedafin, Argita me Shkëlzenin pastaj bënë edhe Gërdecin duke vrarë edhe atje njerëz dhe këto krime nuk hetohen nga SPAK. Ata nuk po merren me asnjë prej këtyre, ata këto po i lënë në harresë ose po i mbyllin me mosfillime si me 21 janarin që pyesin dëshmitarët njëherë në dy muaj, po tallen dhe po merren me gjëra të vogla’, tha ai. 

 

LIVE-Nis foltorja e PD, Berisha me një grusht njerëzish në protestën para Kryeministrisë

By: Os De
29 December 2025 at 18:36

Në protestën e radhës përpara Kryeministrisë, militanët e PD janë tkurrur edhe më shumë. 

Sali Berisha nuk ka arritur që të mblidh me tepër demokratë rreth vetes, pasi shihet se numri i mbështetësve këtë të hënë u tkurr edhe më shumë se në protestat e hershme. 

PD kërkon me këto protesta dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe zv.kryeministres Belinda Balluku, e marrë e pandehur nga SPAK për tunelin e Llogarasë.  

Kjo është protesta e gjashtë radhazi e PD, ndërsa një javë më parë PD organizoi protestë kombëtare të parë pas zgjedhjeve të 11 majit. 

Bosh “Foltorja” e Berishës/ Thërret mbështetës, por nuk ka njerëz në bulevard

By: Os De
29 December 2025 at 18:27

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha u ka bërë thirrje mbështetësve të tij të mblidhen në bulevard për të shprehur kundërshtimin ndaj qeverisë, por edhe kësaj herë militantët e kanë braktisur. 

Ndryshe nga pritshmëritë e organizatorëve, pjesëmarrja ishte e ulët dhe hapësira përpara podiumit ishte pothuajse bosh. 

Pamjet e sotme nuk janë të panjohura, pasi bulevardi bosh ka qenë epilogu i çdo foltoreje, që ka organizuar Sali Berisha. 

 

 

Kushtetuesja i përgjigjet opozitës: Vendimi për Ballukun nuk është mbyllur! Shqyrtimi në seancë publike më 22 janar

By: Os De
29 December 2025 at 18:20

Gjykata Kushtetuese ka dalë me një sqarim zyrtar për publikun dhe median, duke përgënjeshtruar kategorikisht deklaratat publike që kanë qarkulluar së fundmi lidhur me një gjoja vendimmarrje apo votim të saj për pezullimin e masës “pezullim nga detyra” ndaj Belinda Ballukut. 

Sipas Gjykatës, çdo pretendim se është ndjekur një procedurë apo se ka pasur rezultat votimi për pezullimin e vendimeve të GJKKO-së është tërësisht i pavërtetë. Çështja është ende në proces shqyrtimi dhe nuk ka asnjë vendim të marrë. 

Gjykata Kushtetuese sqaron se më 22 janar 2026 do të zhvillohet seanca plenare publike, ku do të shqyrtohet kërkesa e paraqitur nga Kryeministri, me pjesëmarrjen e Presidentit të Republikës, Kuvendit, SPAK dhe GJKKO-së si palë të interesuara. 

Në deklaratë, Gjykata u bën thirrje të gjithë aktorëve politikë dhe publikë të tregohen të matur në deklarata, duke paralajmëruar se komentet e nxituara dhe përgojimi i gjyqtarëve apo i institucionit në tërësi cenojnë procesin e rregullt kushtetues dhe krijojnë përshtypje paragjykimi. 

Gjykata Kushtetuese thekson se vendimmarrja e saj duhet të mbetet e pavarur dhe e pandikuar nga presioni publik apo keqinformimi, duke ritheksuar se integriteti dhe autoriteti i saj janë thelbësore për ruajtjen e besimit të publikut. 

Zelensky i përgjigjet akuzave ruse se Ukraina sulmoi shtëpinë e Putinit: Këto janë gënjeshtra!

By: Os De
29 December 2025 at 18:17

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky është kundërpërgjigjur ndaj pretendimeve se Ukraina shënjestroi një rezidencë zyrtare të Vladimir Putinit në një sulm me dron.

Sipas mediave të huaja, Presidenti ukrainas tha në përgjigje të akuzës se “këto janë gënjeshtra”.

Zelensky vazhdoi duke thënë se Rusia dëshiron të minojë përparimin midis Ukrainës dhe SHBA-së në bisedimet e paqes.

Ai paralajmëroi se Rusia po përgatit terrenin për të sulmuar ndërtesat qeveritare të Ukrainës në Kiev. Zelensky gjithashtu i kërkoi SHBA-së të reagojë ndaj kërcënimeve ruse në përputhje me rrethanat.

Pas zgjedhjeve parlamentare, Osmani me synime të qarta/ Kërkon një tjetër mandat si presidente e Kosovës

By: Os De
29 December 2025 at 18:07

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka bërë të ditur, në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, se synon të kandidojë sërish për postin më të lartë në vend.

Osmani theksoi se pret formimin e institucioneve të reja dhe paralajmëroi bisedime për mbështetje të kandidaturës së saj. Ajo tha se synon të vazhdojë angazhimin politik, edhe nëse nuk zgjidhet presidente.

Osmani komentoi, gjithashtu, raportet me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, politikën e jashtme të Kosovës, marrëdhëniet me SHBA-në nën administratën Trump, dialogun Kosovë-Serbi dhe zbatimin e marrëveshjeve mes dy vendeve./REL

Tragjedi në familje, nënë e bijë humbin jetën nga helmimi gjatë darkës së Krishtlindjes! Nën hetim disa persona përfshirë edhe mjekët

By: Os De
29 December 2025 at 18:03

Pesë persona janë nën hetim në lidhje me vdekjen e Antonella Di Ielsi, 50 vjeç, dhe vajzës së saj 15-vjeçare, Sara Di Vita, të cilat ndërrua jetë pas një helmim të rëndë nga ushqimi në Itali.

Sipas autoriteteve është hapur një dosje me disa akuza, përfshirë më të rëndën, vrasjen e shumëfishtë, ndërsa janë regjistruar mjekë dhe punonjës të kujdesit shëndetësor që kanë trajtuar familjen gjatë simptomave të rënda të helmimit.

Mediat raportojnë se po ashtu është njoftuar se autoritetet kanë sekuestruar një sasi të madhe ushqimi nga shtëpia në Pietracatella, ku familja kishte ngrënë darkën e Krishtlindjeve. Në mesin e materialeve të sekuestruara janë kavanoza, reçel, ushqime të ndryshme dhe mbetje ushqimore, përfshirë guaska midhjesh, të nxjerra nga mbeturinat. Hetuesit nuk përjashtojnë asnjë pistë dhe presin rezultatet e testeve teknike dhe toksikologjike dhe thuhet se familja kishte konsumuar gjithashtu edhe kërpudha.

Gianni Di Vita, babai i vajzës dhe bashkëshorti i Antonellas, i cili gjithashtu shfaqi simptoma, u transferua në Institutin Spallanzani. Gjendja e tij konsiderohet e qëndrueshme, por mbetet nën monitorim dhe po i nënshtrohet testeve të specializuara. Testime janë urdhëruar edhe për vajzën e madhe, 19 vjeç, e cila është asimptomatike dhe nuk kishte ngrënë darkën e Krishtlindjeve në shtëpi.

“Kievi u përpoq të bombardonte rezidencën e Putinit!” Reagimi i ashpër i Lavrov, akuza Ukrainës: Nuk e lëmë pa përgjigje

By: Os De
29 December 2025 at 16:58

Ukraina u përpoq të godiste rezidencën e Presidentit rus Vladimir Putin, në rajonin e Novgorodit. 

Kështu akuzoi sot ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov në një deklaratë zyrtare, duke “shigjetuar” Kievin se ndërmori një sulm masiv me dronë ndaj shefit të Kremlinit, por pa shkaktuar dëme. 

Sipas tij, sulmi ndodhi në orët e para të 29 dhjetorit. “Të gjitha dronët u shkatërruan”, theksoi Ministri i Jashtëm rus. Ai siguroi se “Rusia nuk do ta lërë këtë sulm pa përgjigje”. 

Lavrov siguroi se Rusia do kundërpërgjigjet së shpejti, por pa dhënë detaje dhe saktësim kohe. Në të njëjtën kohë, ai theksoi se qëndrimi negociues i Moskës do të rishikohet pas sulmit ndaj rezidencës presidenciale. 

Sipas pretendimeve ruse, të gjitha dronët u kapën, pa raportime për lëndime apo dëmtime në infrastrukturë. 

 

Shënohet përparim në ruajtjen e germoplazmës së pyjeve dhe kullotave

By: Os De
29 December 2025 at 16:46

Kina ka bërë përparim të dukshëm në ruajtjen e burimeve të germoplazmës së pyjeve dhe kullotave gjatë periudhës së Planit të 14-të Pesëvjeçar (2021-2025), sipas të dhënave zyrtare.

Gjatë pesë vjetëve të fundit, Kina ka mbledhur rreth 147 400 mostra të germoplazmës së pyjeve dhe kullotave, që përbën një rritje 180 për qind krahasuar me nivelin e regjistruar në fund të vitit 2020, sipas Administratës Kombëtare të Pyjeve dhe Kullotave.

Burimet kryesore gjenetike të specieve të rëndësishme vendase të pemëve dhe barërave, si dhe të atyre të rralla e të rrezikuara, janë ruajtur në mënyrë efektive. Shkalla e shfrytëzimit të varieteteve të përmirësuara për speciet kryesore të pemëve të përdorura për pyllëzim është rritur në 76 për qind, nga 65 për qind në fund të vitit 2020.

Gjatë pesë vjetëve të fundit, Kina ka zbatuar një sërë masash, duke përfshirë një plan veprimi trevjeçar, për të forcuar mbrojtjen dhe shfrytëzimin e burimeve të germoplazmës pyjore dhe kullosore, për të rritur kapacitetin e mbarështimit e inovacionit dhe për të përmirësuar mbikëqyrjen e tregut.
Deri më sot në Kinë është krijuar një rrjet prej shtatë objektesh kombëtare të burimeve të germoplazmës, së bashku me 209 objekte të ruajtjes në habitatin natyror ose jashtë tij në mbarë vendin.

VIDEO-Amnistia në burgje pas festave të fundvitit, drafti ende në diskutim. Veprat penale që nuk falen

By: Os De
29 December 2025 at 16:37

Ndonëse një ditë më parë u njoftua  se do të aplikohet amnisti në burgje nga e cila u tha se përfitojnë 380 të burgosur, në të vërtetë rezulton se nuk ka asnjë listë konkrete dhe madje projektligji për amnistinë 2025 nuk ju është shpërndarë ende aktorëve të interesuar.

Top Channel u interesua pranë institucioneve për të disponuar kopje të projektligjit apo të draftit, jo zyrtarisht u mësua se ky draft nuk është ende gati.

Diçka e tillë i ka vënë në lëvizje burgjet që gjatë ditës patën takim me ministrin e drejtësisë Besfort Lamallari, ku dhe u pranua nga burimet se është diskutuar edhe për grupet e punës që duhet të draftojnë kriteret se kush përfiton nga amnistia.

Një burim i sigurtë i përfshitë në këto diskutime, dha detaje nga drafti i pazyrtarizuar ku ende përmendet se do përfitojnë burrat që janë dënuar me një vendim të formës së prerë me burg deri në tre vjet ose dënime aletrnative dhe gjoba, kurse dënimi duhet të ketë marrë formë të prerë deri në 31 dhjetor 2025, ata të dënuar që deri në datën kur të hyjë në fuqi projektligji u ka mbetur tre vjet burg.

Po diskutohet që në amnisti të përfshihen gratë e dënuara deri në katër vjet burgim. Zbritja e dënimit deri në një vit po diskutohet të aplikohet dhe për gratë e burgosura deri në një vit dhe po ashtu një vit për burrat.

Do përjashtohen nga amnistia të dënuarit për vrasje, të dënuarit e përjetshëm dhe ata që janë dënuar nga gjykata antikorrupsion. Ndërkohë që diskutohet që të përjashtohen nga ndjekja penale edhe kallëzimet e kryera gjatë këtij viti për të cilat parashikohet dënimi me maksimumin dy vjet burg.

Tragjedi në familje, vëlla dhe motër gjenden të vdekur në banesë/ Dyshohet se u asfiksuan nga…

By: Os De
29 December 2025 at 16:30

Një tragjedi ndodhi sot në Krya Vrysi të Kalambaka-s në Greqi, ku dy anëtarë të një familjeje u gjetën të vdekur në shtëpinë e tyre. 

Sipas “Protothema”, viktimat janë një burrë rreth 73 vjeç dhe një grua 65 vjeçe, vëlla dhe motër. 

Siç raportohet nga mediat lokale, paraprakisht po hetohet nëse vdekjet e tyre janë shkaktuar nga tymi i një sobe që po përdornin për ngrohje. 

Por ngjarja është e veshur ende me mister, teksa priten rezultatet e ekspertizës mjeko-ligjore. 

Policia ka shkuar në vendngjarje për veprimet e nevojshme proceduriale, ndërsa zona është rrethuar me kordon. 

Shkaqet e sakta të vdekjes së tyre pritet të sqarohen nga ekspertiza mjeko-ligjore që do të pasojë, teksa do zbardhet dinamika dhe rrethanat. 

 

 

❌
❌