Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 7 January 2026Main stream

Alba 'eskalon' në debat me Labin, ia përmend edhe Kuranin

7 January 2026 at 20:42


Një përplasje e fortë verbale ka ndodhur mbrëmjen e sotme (e mërkurë) në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova, ku protagonistë ishin Alba Pollozhani dhe Labinot Rexha.

Debati nisi në momentin kur Labi u shpreh se e konsideron veten si një nga banorët më të fortë të këtij edicioni.

Kjo deklaratë nuk u prit mirë nga Alba, e cila reagoi menjëherë dhe me tone të ashpra, duke e kundërshtuar hapur atë.

Foto: YouTube

Alba shkoi edhe më tej në replikën e saj, duke i përmendur Labit fenë dhe librin e shenjtë, Kuranin, gjë që e bëri situatën edhe më të ndjeshme.

Ajo e akuzoi për mungesë sinqeriteti dhe për betime të rreme.

“Ti je gënjeshtar, ti që lexon Kuranin dhe bën be rrejshëm”, iu drejtua banorja.

Përplasja mes Albës dhe Labit do të ketë pasoja në raportet e tyre dhe në dinamikat e mëtejme brenda shtëpisë së BBVK. /Telegrafi/

- YouTube www.youtube.com

Benita Zena: Meshkujt me dialekt të Shqipërisë janë jetë

7 January 2026 at 20:01


Gjatë një bisede të fundit me banorët e tjerë të Big Brother, Benita Zena, ka folur hapur për preferencat e saj dhe për tipin e djemve që e tërheqin më shumë.

Ajo ka bërë këtë diskutim me Toneyn dhe Klodin, duke ndarë mendimin e saj pa dorashka.

Benita ka theksuar se preferon veçanërisht dialektin e Shqipërisë dhe se djemtë që flasin në këtë mënyrë e tërheqin shumë.

"Meshkujt me dialekt të Shqipërisë janë jetë. Tepër të mirë janë", tha ajo.

Benita, Toney dhe Klodian Mihaj janë së bashku në një sfidë, ku po vazhdojnë të përballojnë.

Banorja tani është distancuar edhe nga Toney pasi këtë ia ka kërkuar edhe e ëma.

Ajo i tha që ta vazhdonte lojën e vetme, siç edhe ka hyrë në shtëpi. /Telegrafi/

Gjesti i Ludo Lee ndaj Elijonës - familja me reagim të fortë

7 January 2026 at 19:20


Familja dhe menaxhmenti i Elijona Binakajt kanë reaguar publikisht në rrjetet sociale, pas disa situatave të tensionuara brenda shtëpisë së Big Brother, që sipas tyre kanë shkaktuar pasoja emocionale dhe psikologjike tek banorja.

Ky reagim vjen për të treguar qartë se disa nga veprimet dhe fjalët e përdorura brenda shtëpisë nuk janë të pranueshme dhe nuk duhet normalizuar.

Në postimin e tyre, familja thekson se ka qëndruar në heshtje në shumë raste, por kur një situatë tejkalon çdo kufi.

Ata kritikojnë qasjen e Ludos ndaj Elijonës, duke e cilësuar si të papranueshme dhe shqetësuese, pasi krijon presion emocional dhe tejkalon kufijtë e respektit që çdo person meriton.

Njoftimi i plotë (pa ndërhyrje):

"Deklaratë e papranueshme në Big Brother Ne, familja dhe managementi, kemi heshtur në shumë raste kur Elijona ka pasur pasoja të mëdha emocionale dhe psikologjike brenda shtëpisë.

Por kur një situatë kalon çdo kufi, dikur bëhet BOLL.

STOP DHUNËS.

Qasja e Ludos ndaj Elijonës në këto video është jo në rregull dhe nuk duhet normalizuar.

Sjellja dhe mënyra e komunikimit tejkalojnë kufijtë e respektit dhe krijojnë presion emocional që askush nuk meriton ta përjetojë – as në shtëpi, as jashtë saj.Kjo nuk është metaforë, nuk është shaka dhe nuk është debat.

Kjo është gjuhë e dhunës ekstreme, kërcënuese dhe plotësisht e papranueshme, pavarësisht kontekstit apo emocioneve të momentit.

Asnjë lojë, asnjë konflikt dhe asnjë format televiziv nuk e justifikon thirrjen për dhunë fizike apo vdekje ndaj një personi.

Thirrje për audiencën dhe produksionin: Këto deklarata duhet të adresohen seriozisht, sepse fjala ka peshë dhe pasojat janë reale". /Telegrafi/

U tall me Brikenën, reagojnë nga Instagrami zyrtar i Mateos: Nuk kam dashur të lëndoj askënd

7 January 2026 at 18:40


"Familja e Mateos tallet keq me përgjigjen e Brikenës në Big Brother VIP Albania", ka qenë titulli i një lajmi që bëri të ketë reagime nga Instagrami zyrtar i banorit të këtij edicioni të pestë.

Kjo pasi shpërndau një video në Instagram, ku duket se objekt ishte Brikena Selmani, me të cilën u tha se ka pasur një lidhje.

Ata që menaxhojnë Instagramin e Mateos, e duket të jetë dikush nga familja, ka reaguar sërish.

Foto: Instagram

Ata thotë se nuk janë tallur me askënd dhe se nuk e kanë lënduar askënd.

Postimi i plotë (pa ndërhyrje):

"Kjo nuk është e vërtetë. Kam bërë repost një material.

Pa koment. Pa fjalë. Pa qëllim keqdashës.

Askënd nuk kam tallur dhe nuk kam dashur të lëndoj.

Më vjen sinqerisht keq që është krijuar ky keqkuptim, sepse unë vajzën që përmendet në lajm e respektoj.

E kuptoj presionin që ajo po kalon si çdokush aty brenda dhe nuk kam arsye as dëshirë t'i shtoj barrë emocionale asaj apo askujt tjetër.

Nuk dua konflikte, nuk dua negativitet.

Dua vetëm që gjërat të jenë të drejta dhe të vërteta.

Është e rëndë kur të gjykojnë për diçka që zemra jote nuk e ka aftësinë për ta bërë kurrë". /Telegrafi/

Ya Nina tallet me Melinda Ademin pas publikimit të këngës së re "Cardi B", dyshon ta ketë shkruar tekstin me ChatGPT

7 January 2026 at 18:02


Pas lansimit të këngës së re “Cardi B” nga Melinda Ademi, e cila solli disa 'diss'-a dhe mesazhe të drejtpërdrejta ndaj rivalëve të saj, reperja Ya Nina ka reaguar me një mënyrë të qeshur dhe provokuese.

Në një postim të fundit në InstaStory, Ya Nina duket se ka tallur Melindën për mënyrën se si ka shkruar tekstin e këngës, duke lënë të nënkuptohet se 'diss'-i i saj mund të jetë krijuar nga ChatGPT.

"ChatGPT: Shkruma një diss, të lutem", ka thënë ajo.

Foto: Instagram

Ky reagim ka tërhequr menjëherë vëmendjen e ndjekësve në rrjetet sociale, të cilët e kanë interpretuar si një thumb.

Komenti i Ya Ninas ngrit gjithashtu diskutime më të gjera rreth përdorimit të teknologjisë dhe inteligjencës artificiale në krijimet artistike dhe muzikore, duke bërë fansat të pyesin nëse kjo praktikë po bëhet trend mes artistëve të rinj.

Edhe pse situata mund të duket e thjeshtë si një lojë thumbash midis dy reperesh, reagimi i Ya Ninas tregon aftësinë e saj për të përdorur humorin dhe ironinë për të qëndruar në qendër të vëmendjes së publikut, duke shtuar tensionin dhe interesin rreth projektit të fundit të Melindës.

Duket se artistet e estradës nuk kanë raporte të mira me njëra-tjetrën. /Telegrafi/

- YouTube www.youtube.com

"Jemi takuar e puthur", Mateo flet sërish për raportin me Brikena Selmanin

7 January 2026 at 17:34


Mateo ka folur sërish për raportin me Brikena Selmanin, duke i sqaruar edhe një herë Kristi Lamajt.

Ai thotë se nuk kanë shkëmbyer vetëm disa mesazhe, por që ka pasur më shumë.

Mes tjerash banori thekson se janë takuar e madje kanë shkëmbyer edhe puthje.

Por, Mateo thotë se nuk i takon atij të flas edhe për të dhe se nuk do që ta nxjerr keq.

"Nuk kemi shkëmbyer vetëm katër mesazhe. Unë kam thënë një version nga fillimi deri në fund. Nuk flas dot unë në emër të asaj. Unë nuk dua të dal mashtrues as ta nxjerr keq, por nuk më ka pëlqyer", u shpreh ai.

Tutje tha: "Ka qenë një marrëdhënie, ne flisnim me mesazhe, me telefon, me kamera, jemi takuar, jemi puthur por nuk ka rëndësi ta them unë sidomos në Prime".

"Se nuk është diçka për t'u fsheh. Nuk kam nevojë të them me zë të lartë". /Telegrafi/

"Dhelpër dinake", Sasa Hoda sqaron komentin për Elijona Binakajn

7 January 2026 at 17:00


Largimi i papritur i Sasa Hodës nga shtëpia e Big Brother VIP Kosova 4 të premten ka habitur publikun.

Siç është tashmë zakon, ajo u shfaq të nesërmen në emisionin “Big Talk”, ku foli hapur për përvojën dhe vendimin e saj për t’u tërhequr nga gara.

Megjithatë, ajo që ndezi debat në rrjetet sociale nuk ishte arsyeja e largimit, por një deklaratë e bërë gjatë intervistës.

Foto: Instagram

Në bisedë, Sasa e përshkroi konkurrenten Elijona si “dhelpër dinake”, duke iu referuar mënyrës së saj të lojës.

Komenti u shkëput nga konteksti dhe u interpretua nga shumë ndjekës si një kritikë personale ndaj saj.

Përballë reagimeve të shumta, Sasa reagoi përmes një sqarimi publik në InstaStory, ku theksoi se fjalët e saj ishin keqkuptuar.

Ajo nënvizoi se epiteti kishte të bënte vetëm me strategjinë e Elijonës në lojë dhe aspak me karakterin e saj si person.

“Kam marrë disa mesazhe lidhur me Elijonën. Është keqinterpretuar shprehja ‘dhelpër dinake’ – ajo i referohej lojës së saj, ashtu siç e kam përmendur edhe brenda shtëpisë".

Madje, vlerësoi hapur zgjuarsinë e Elijonës dhe i shprehu mbështetje të plotë për vazhdimin e rrugëtimit në format.

“Për moshën që ka, është jashtëzakonisht e zgjuar dhe shpresoj sinqerisht ta shoh në finale. Elijona e di sa shumë e dua", shtoi mes tjerash. /Telegrafi/

Stresi dhe MC Kresha bashkojnë forcat në projektin e ri “Volum”

7 January 2026 at 16:29


Dy nga emrat më të njohur të hip-hopit shqiptar, Stresi dhe MC Kresha, kanë lansuar bashkëpunimin e tyre më të ri muzikor, duke sjellë për publikun këngën “Volum”, e cila tashmë është shoqëruar edhe me një videoklip profesional.

Projekti mban vulën e stilit autentik të të dy artistëve, të njohur për energjinë, tekstet e drejtpërdrejta dhe prezencën e fortë skenike.

Teksti i këngës është shkruar nga vetë Stresi dhe MC Kresha, ndërsa ‘beat’-i është realizuar nga producenti Gazu, duke krijuar një kombinim ritmik që i përshtatet në mënyrë perfektë interpretimit të tyre.

Foto: YouTube

Produksioni muzikor është bërë nga Techpro Records, ndërsa videoklipi është realizuar nën drejtimin e Danny Films, duke sjellë një pamje dinamike dhe urbane që përforcon mesazhin dhe energjinë e këngës.

“Volum” tashmë është publikuar në platformën YouTube, ku pritet të arrijë shikime të shumta dhe të marrë reagime pozitive nga fansat e dy artistëve.

Foto: YouTube

Me këtë bashkëpunim, Stresi dhe MC Kresha konfirmojnë edhe një herë pozicionin e tyre të fuqishëm në skenën hip-hop shqiptare, duke sjellë një projekt që reflekton përvojën, stilin dhe identitetin e tyre muzikor. /Telegrafi/

- YouTube www.youtube.com

Raporti me Selin, reagon për herë të parë bashkëshortja e Mirit: Xhelozia nuk ka vend në martesën tonë

7 January 2026 at 16:10


Bashkëshortja e Armir Shahinit ka reaguar për herë të parë publikisht lidhur me pjesëmarrjen e tij në Big Brother VIP Albania 5, me komentet e shumta që kanë qarkulluar për sjelljen e tij brenda shtëpisë.

Përmes një postimi në profilin e saj në Facebook, Rabea Shahini Wolk, e cila nga mbiemri besohet të ketë origjinë gjermane, ka zgjedhur t’i dalë hapur në mbrojtje bashkëshortit të saj.

Ajo ka theksuar se marrëdhënia e tyre bazohet në besim të plotë dhe se xhelozia nuk ka vend në martesën e tyre.

“Në çdo hap që bën me ty do jem. Ti je më i forti i Big Brother-it. Të dua shumë bashkëshorti im i jetës. Plot besim për çdo vendim që merr atje brenda shtëpisë".

"Xhelozia nuk ka vend në martesën tonë sepse është e panevojshme. Jam shumë e lumtur me ty".

Reagimi i saj vjen pasi Miri është përballur me kritika të shumta në rrjetet sociale, kryesisht për afrimitetin që ka treguar ndaj Selinit.

Edhe pse ai ka deklaruar se e sheh atë si vajzën e tij, disa shikues kanë vënë në pikëpyetje sjelljen e tij, duke interpretuar deklarata si “e dua” si shenja të mundshme ndjenjash më të thella.

Megjithatë, qëndrimi i bashkëshortes duket se i jep fund çdo dyshimi, duke treguar mbështetje të palëkundur dhe besim të plotë ndaj Mirit gjatë rrugëtimit të tij në shtëpinë e Big Brother. /Telegrafi/

Yesterday — 6 January 2026Main stream

Chelsea Handler tallet me DiCaprion për pushimet me Bezos

6 January 2026 at 15:55


Prezantuesja Chelsea Handler i përdori çmimet e Critics Choice për të tallur Leonardo DiCaprion, i cili pothuajse humbi ceremoninë sepse kishte 'ngecur' me pushime me miliarderin Jeff Bezos.

Aktori i famshëm më parë mungoi në Festivalin e Filmit në Palm Springs për shkak të problemeve me udhëtimin.

Handler e thirri yllin e "One Battle After Another" në monologun e saj hapës.

Foto: TikTok

"Leo është këtu, falë Zotit... Ai ishte i bllokuar në një anije në St. Barts. Ishte tamam si në 'Titanik', por më keq, sepse Jeff Bezos ishte atje", bëri shaka prezantuesja.

Kamera më pas tregoi DiCaprion duke qeshur me shakanë.

Fituesi i çmimit Oscar i kaloi pushimet e Vitit të Ri në jahtin e Bezos me të dashurën Vittoria Ceretti dhe gruan e themeluesit të Amazon, Lauren Sanchez Bezos.

Edhe pse ai përfundimisht arriti në ceremoninë e ndarjes së çmimeve në Santa Monica, thuhet se humbi fluturimin e tij për në Palm Springs natën e kaluar.

Foto: TikTok

Problemet thuhet se u shkaktuan nga kufizimet e fluturimit pas pushtimit amerikan të Venezuelës. /Telegrafi/

@varietymagazine Chelsea Handler roasts #LeonardoDiCaprio for being stuck on a boat in St. Barts: “It was just like the ‘Titanic’ but worse because Jeff Bezos was there.” #CriticsChoiceAwards ♬ original sound - Variety

Elijona Binakaj përlotet pas gjestit të Ludo Lee: U ndjeva në siklet

6 January 2026 at 15:21


Një situatë ka ndodhur së fundmi në shtëpinë e Big Brother VIP, ku një veprim i Ludo Lee ndaj banores Elijona Binakaj ka shkaktuar reagime të forta dhe diskutime të gjera mes banorëve.

Gjatë një momenti që u transmetua në shtëpi, Ludo Lee bëri një gjest drejt Elijonës, i cili u perceptua nga ajo si i pahijshëm dhe u cilësua si ngacmim seksual.

Edhe pse Ludo u shpreh se veprimi i tij nuk kishte qenë i qëllimshëm, situata la një ndikim të fortë emocional tek Elijona.

Pas incidentit, ajo u pa e përlotur, duke rrëfyer hapur se ishte ndjerë jashtëzakonisht në siklet.

Elijona theksoi se një nga arsyet kryesore të shqetësimit të saj ishte fakti që gjithçka po transmetohej dhe se familja e saj po e ndiqte nga jashtë, veçanërisht babai i saj.

Ajo shprehu frikën se si do të interpretohej situata dhe si mund të ndihej familja e saj përballë kësaj skene.

“U ndjeva shumë keq dhe në siklet", u shpreh ajo ndër tjerash.

Ngjarja nuk kaloi pa u vënë re nga banorët e tjerë, të cilët e diskutuan situatën gjerësisht dhe komentuan atë. /Telegrafi/

Bia Khalifa e mërzitur për daljen e Edit: Nuk e meritonte

6 January 2026 at 14:40


Largimi i Edit nga shtëpia e Big Brother VIP Kosova mbrëmjen e kaluar ka ndikuar dukshëm tek Bia Khalifa, e cila nuk e ka fshehur zhgënjimin dhe trishtimin e saj pas eliminimit të tij.

Gjatë një bisede të sinqertë me Ludo Lee, Bia ka ndarë ndjenjat e saj, duke pranuar se dalja e Edit i ka lënë një boshllëk.

Ajo u shpreh e bindur se eliminimi i tij erdhi shumë herët dhe nuk ishte i drejtë.

Foto: Instagram

Sipas saj, pavarësisht momenteve të tensionuara që kanë pasur mes tyre, Edi meritonte të vazhdonte garën.

“Jam e mërzitur sepse nuk e meritonte të largohej në këtë fazë”, u shpreh Bia.

Në vijim të bisedës, ajo tentoi të shpjegojë edhe sjelljen e Edit gjatë qëndrimit në shtëpi.

“Edhe pse u duk ndryshe, ai nuk është realisht ashtu. Nuk e meritonte të përfundonte kështu", theksoi mes tjerash. /Telegrafi/

Martohet në moshën 60-vjeçare Rick Harrison nga "The Pawn Stars"

6 January 2026 at 14:02


Rick Harrison nga seriali "The Pawn Stars" dhe e dashura e tij, Agrippina Polushkin u martuan.

Ceremonia u mbajt në Las Vegas.

Ata do të martohen zyrtarisht më vonë këtë muaj.

Rick Harrison dhe Agrippina Polushkin

"Jemi shumë të emocionuar që do të fillojmë një kapitull të ri si burrë e grua dhe do të festojmë me miqtë dhe familjen në Las Vegas, ku do të përfshihet edhe dasma jonë më vonë këtë muaj. Ka qenë një aventurë e vërtetë dhe mezi presim gjithçka", tha Rick Harrison për revistën People.

Çifti njoftoi fejesën e tyre në mars të vitit të kaluar.

Ai i propozoi martesë ndërsa ishin në një udhëtim në Kili.

"Ne vizituam një vreshtari të bukur në Kili dhe Rick u ul në një gjunjë", shkroi Agrippina në atë kohë përkrah fotove që postoi në rrjetet sociale.

Rick Harrison dhe Agrippina Polushkin

TMZ raportoi më pas se kjo ishte hera e dytë që ai i kishte propozuar asaj. Hera e parë ishte ndërsa ishin në dhomën e ndenjes. Duke pasur parasysh që vajzat e tij e quajtën "propozimin më pak romantik ndonjëherë", ai vendosi ta bënte përsëri.

Ata u takuan në fillim të vitit 2024.

Rick Harrison dhe Agrippina Polushkin

Rick Harrison ka tre martesa pas tij - me Deanna Burditt, Kim Harrison dhe Tracy Harrison. /Telegrafi/

Puthje në buzë mes Selin dhe Gretës në Big Brother VIP Albania

6 January 2026 at 13:00


Një situatë e papritur ka trazuar atmosferën në shtëpinë e Big Brother VIP Albania.

Mbrëmjen e së hënës Brikena, Greta, Mateo, Kristi, Mali dhe Miri kanë lënë zyrtarisht akuariumin dhe janë rikthyer në ambientet e përbashkëta të shtëpisë.

Ky vendim u mor nga Vëllai i Madh, i cili u ofroi mundësinë për t’u bashkuar fizikisht me banorët e tjerë, por nën një rregull tepër strikt: asnjë komunikim me pjesën tjetër të shtëpisë, përveç bashkëbisedimit mes tyre.

Foto: Instagram

Çdo shkelje e këtij kushti do të sillte pasoja të menjëhershme për të gjithë grupin.

Sipas rregullores së vendosur, mjafton një reagim apo një fjalë e vetme nga cilido prej tyre për të bërë që të gjashtë banorët të rikthehen në izolim për një periudhë të pacaktuar.

Një moment që tërhoqi vëmendje ndodhi në oborr, ku banorët po qëndronin pranë divaneve.

Selin iu afrua Gretës, duke i lyer buzët me buzëkuq dhe më pas duke e puthur.

Greta shmangu çdo komunikim me të, duke respektuar rregullin dhe reagoi vetëm ndaj banorëve që kishin qenë me të në akuarium. /Telegrafi/

Eduard Kuçi rendit 5 finalistët e Big Brother VIP Kosova 4

6 January 2026 at 12:20


Eduard Kuçi ka ndarë publikisht emrat e pesë banorëve që, sipas tij, meritojnë të shkojnë në finale.

Në një deklaratë të fundit, ai renditi si finalistë: Londrimin, Klodin, Labinot Rexhën, Ludon dhe Albën.

Kuçi theksoi veçanërisht lojën e Ludos, duke e vlerësuar atë si një nga konkurrentët më të fortë në garë.

Foto: YouTube

“Ludo është shumë i fortë edhe strateg”, u shpreh ai.

Edi ndërkaq u eliminua të hënën nga Big Brother, nga një televotim i publikut.

Vëllai i Madh e vendosi në televotim për shkak të ofendimeve dhe kërcënimeve kundrejt Ardit Stafajt.

Megjithatë, u shpreh i lumtur pasi ka arritur të qëndroj afro dy muaj në shtëpinë e famshme. /Telegrafi/

- YouTube www.youtube.com

Vajza e Fjolla Morinës thotë se është shokuar nga akuzat e Albës: Jashtë janë fëmijët e saj që lëndohen

6 January 2026 at 11:40


Vajza e madhe e Fjolla Morinës, Lediana, ka reaguar pas akuzave që i ka bërë Alba Pollozhani në drejtim të këngëtares.

Ajo thotë se ka ngelur pa fjalë nga akuzat e rënda të banores, së cilës nuk ia përmendi emrin.

Kjo pasi Alba e akuzoi Fjollën se jashtë formatit përdor substanca narkotike.

Foto: Instagram

"Thjesht nuk kam fjalë më. Jam shokuar prej fjalëve të një banores brenda që nuk dua t'ia përmend emrin për akuza ndaj nënës time (Fjollës) që nuk mendon se çka flet", u shpreh ajo.

Tutje tha: "Thjesht situata e sotit ka dal jashtë kontrollit, edhe marrë prej asaj x personit për ato fjalë që sot janë thënë në Big Brother janë menaxhuar mirë nga nëna ime".

Mes tjerash theksoi: "Por dikush është jashtë fëmijët e saj që lëndohen në këto situata se me çka akuzohet nëna. Respekt juve por kurrë personave të ligë".

Fjolla në mesnatë ka lënë shtëpinë e famshme pasi nuk ndihej mirë. /Telegrafi/

Foto: Instagram

Elijona mes lotësh: Historia më ka bërë kjo që jam, nuk dua t'i dhimbsem askujt

6 January 2026 at 10:29


Elijona Binakaj ka bërë haptazi një bisedë me Klodian Mihajn për jetën dhe atë që ka kaluar deri më tani.

Ajo i është qasur humbjes së nënës dhe motrës në vitin 2021 nga një aksident me autobus.

Banorja në një mënyrë tregon se është rritur para kohës për shkak të ngjarjes së rëndë që ka përjetuar.

Foto: Instagram

"Historia më ka bërë kjo që jam, ama dua të vlerësohem për njeriun që jam e jo për t'iu dhimbsur tjerëve. Unë kam qejf të jap shembull, me ia largu njerëzve që kanë nevojë", u shpreh ajo.

Tutje mes lotësh tha: "Ajo është pjesë e jetës time dhe nuk mundem ta mohoj kurrë, ajo më ka bërë kjo që jam sot. Edhe unë kisha pas dëshirë të jem fëmijë me 18 vjet, por jeta më ka bërë".

Elijona ndërkaq po vlerësohet nga publiku për sinqeritetin dhe për lojën që ka zhvilluar deri në këtë pikë.

Ajo po merr përkrahje të madhe nga jashtë për gjithë situatat e krijuara në BBVK. /Telegrafi/

Melinda Ademi sjell këngën e re "Cardi B"

6 January 2026 at 10:00


Rap-artistja e njohur shqiptare, Melinda Ademi, ka publikuar së fundmi projektin e ri muzikor.

"Cardi B" mban titullin kënga, në të cilën bën një paraqitje të mrekullueshme edhe në videoklip.

Vija melodike është punuar nga vet artistja në bashkëpunim me Indrit Dode, gjersa ky i fundit u kujdes edhe për 'beat'-in.

Foto: YouTube

Videoja i është besuar produksionit, Imagine.

Të plotë tashmë këngën mund ta gjeni në YouTube, në kanalin zyrtar të Ademit.

Foto: YouTube

Nga shumë përdorues të internetit, Melinda u cilësua si Cardi B shqiptare.

Sidoqoftë, besohet që edhe kjo këngë të pëlqehet e pritet mirë nga publiku. /Telegrafi/

- YouTube www.youtube.com

Benita flet për të dashurin jashtë: Më ka dashur para ndërhyrjeve, kur nuk kam qenë askush

6 January 2026 at 09:22


Benita Zena ka lënë të kuptohet se ka një lidhje jashtë Big Brother VIP Kosova 4.

Këngëtarja tha se e do akoma, gjersa nuk e di nëse po e përcjell pasi ka bërë disa lojëra të këqija.

"Është artist edhe biznesmen, më ka dashur para ndërhyrjeve, kur nuk kam qenë askushi", u shpreh gjatë bisedës me Klodin dhe Elijonën.

Foto: Instagram

Megjithatë, Benita thekson se që një vit nuk ka pasur kontakte me të për shkak të disa polemikave që kanë pasur.

"Pesë vite kam qenë me të, mandej dy vitet e fundit kur ke besim, ai është ekstrem xheloz", tha mes tjerash.

Konkurrentja i tha që i kërkoi që të mos hynte në Big Brother, edhe pse Benita nuk e konsideroi një gjë të tillë.

Mbetet për t'u parë nëse do të ketë një sqarim në këtë format apo jashtë shtëpisë. /Telegrafi/

- YouTube www.youtube.com

Jacob Elordi fiton çmimin e parë të madh për aktrim në Critics Choice Awards

6 January 2026 at 08:44


Aktori australian, Jacob Elordi, fitoi çmimin për 'Aktorin më të Mirë Mbështetës' në Critics Choice Awards, duke i dhënë atij çmimin e parë të madh për aktrim në karrierën e tij.

Ai e fitoi çmimin për rolin e tij në filmin "Frankenstein" me regji nga Guillermo del Toro.

Ceremonia u mbajt dje në Santa Monica të Kalifornisë dhe në fjalimin e tij të pranimit të çmimit ai theksoi se nuk e priste të fitonte dhe falënderoi veçanërisht regjisorin e filmit.

- YouTube www.youtube.com

Ai theksoi se bashkëpunimi me Guillermo del Toro i përmbushi ëndrrat që kishte që në moshën 11 vjeç.

Në kategorinë e 'Aktorit më të Mirë Mbështetës', Elordi u nominua së bashku me Benicio del Toro ("One Battle After Another"), Paul Mescal ("Hamnet"), Sean Penn ("One Battle After Another"), Adam Sandler ("Jay Kelly") dhe Stellan Skarsgard ("Sentimental Value").

Filmi "Frankenstein" bazohet në romanin me të njëjtin emër nga Mary Shelley.

Në të, Elordi portretizon përbindëshin ikonik të krijuar nga Victor Frankenstein, luajtur nga Oscar Isaac.

Krijesa fillimisht konceptohet si një eksperiment inteligjent, por kur nuk arrin të përmbushë pritjet e krijuesit të saj, ajo mbetet e humbur në një botë të panjohur për të. /Telegrafi/

❌
❌