Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 21 December 2025Main stream

Banorët e prekur nga projekti TID në Durrës i kthejnë sytë nga gjykata

21 December 2025 at 08:22

Që kur mësoi se shtëpia e tij pranë bulevardit “Epidamn” do të prishej për t’i hapur rrugë projektit TID Durrës, Isuf Idrizi ka udhëtuar pesë herë drejt qytetit të tij të lindjes nga Padova në Itali, ku jeton prej vitesh. Por përveç pasigurisë dhe faturave që rriten, Idrizi po përballet së fundmi edhe me shpenzime […]

The post Banorët e prekur nga projekti TID në Durrës i kthejnë sytë nga gjykata appeared first on Reporter.al.

Before yesterdayMain stream

Durrësi në kërkim të gjurmëve të një shekulli

14 December 2025 at 07:54

Durrësi po ritregon historinë e vet përmes fotove të hershme, të ekspozuara në hapësirat publike të qytetit. Nismës së Autoritetit Portual i janë bashkuar tashmë 102 foto të tjera nën emrin “Tradita durrsake”, të cilat janë vendosur në fasadën e ish-hotel Vollgës. Griseld Hoxha, anëtar i klubit të fotografëve të Durrësit, i tha BIRN se […]

The post Durrësi në kërkim të gjurmëve të një shekulli appeared first on Reporter.al.

Një “Zecchino d’oro” për vajzën shqiptare

7 December 2025 at 08:34

Emma Dakoli, 9 vjeç, u shpall mbrëmjen e së dielës fituese e edicionit të 68-të të “Zecchino d’oro”, një festival historik i këngës për fëmijë që zhvillohet në Bolonja. Mediat italiane theksuan se vogëlushja vjen nga Monza dhe se, sipas rregullores së konkursit, vlerësimi i shkon autorëve të këngës, Francesco Marruncheddu dhe Lodovico Saccol. Florian […]

The post Një “Zecchino d’oro” për vajzën shqiptare appeared first on Reporter.al.

Lagjja e re në Ishëm strehon vetëm një familje

23 November 2025 at 07:42

Sapo lë pas krahëve fshatin Lalëz dhe i drejtohesh qendrës së njësisë së Ishmit, udhëtari ndeshet me një lagje të re, të ndërtuar kohët e fundit. 49 banesat njëkatëshe me të njëjtën arkitekturë dhe të baraslarguara nga njëra-tjetra janë ndërtuar pas tërmetit shkatërrimtar të 26 nëntorit 2019. Në qytezën e vogël aktualisht banon vetëm një […]

The post Lagjja e re në Ishëm strehon vetëm një familje appeared first on Reporter.al.

Anijet tregtare braktisin flamurin shqiptar

20 November 2025 at 07:45

Në portet shqiptare ankorojnë gjithnjë e më pak anije tregtare që valëvisin flamurin kuqezi. Megjithëse numri i mjeteve detare me pronarë shqiptarë është jo i vogël, ata preferojnë t’i regjistrojnë anijet e tyre në porte të tjerë të Evropës apo të botës. “Aktualisht, rreth 40 anije të tonazheve deri në 6 mijë ton janë në […]

The post Anijet tregtare braktisin flamurin shqiptar appeared first on Reporter.al.

Talente pa skenë: Mungesa e mbështetjes për tingujt xhaz dhe rok në Durrës

8 November 2025 at 17:46

Katër vëllezër të rritur në Melbourne, me rrënjë shqiptare dhe shpirt prej rokeri, kanë zbarkuar prej disa vitesh në Durrës, duke e kthyer shtëpinë e babait të tyre në trampolinë për skenat europiane. Të njohur si “Mixed Up Everything”, ata kanë luajtur muzikë rok nëpër Gjermani e Austri, duke elektrizuar turmat nëpër klube dhe festivale, […]

The post Talente pa skenë: Mungesa e mbështetjes për tingujt xhaz dhe rok në Durrës appeared first on Reporter.al.

Nga brigjet e Nilit në Adriatik: Peshkatarët egjiptianë që ndërtuan një jetë të re në Durrës

20 October 2025 at 08:03

Në një nga kalatat e portit të peshkimit në Durrës takojmë Hasan Ebifin, një egjiptian që jeton prej gati dy dekadash në Shqipëri. “Kam marrë nënshtetësinë shqiptare,” tregon me krenari, ndërsa shton se shpreson që së shpejti edhe bashkëshortja e tij ta fitojë të drejtën e nënshtetësisë. “Djali punon me mua në port, ndërsa vajza […]

The post Nga brigjet e Nilit në Adriatik: Peshkatarët egjiptianë që ndërtuan një jetë të re në Durrës appeared first on Reporter.al.

Në Durrës, një ekspozitë me foto rikthen kujtimet e një qyteti që po humbet historinë e vet

17 October 2025 at 08:17

Mbrëmjen e kaluar, në fasadën e ish-hotelit “Vollga”, janë ekspozuar rreth 120 foto të skanuara, që i përkasin kryesisht pamjeve të qytetit bregdetar gjatë shekullit të kaluar. Fotoja më e hershme, e shkrepur në vitin 1912, dëshmon një pjesë të mureve antike pranë Torrës veneciane, të cilat nuk ekzistojnë më. Paraditen e sotme, 20 tabelat […]

The post Në Durrës, një ekspozitë me foto rikthen kujtimet e një qyteti që po humbet historinë e vet appeared first on Reporter.al.

Durrësi bën llogaritë me ëndrrën e turizmit gjithëvjetor

12 October 2025 at 09:07

Ka një vend në Durrës ku lashtësia, mesjeta dhe realiteti qëndrojnë së bashku. Falë motit të mirë, porta e kalasë mblodhi edhe në shtator turistë të shumtë, vetmitarë apo në grupe, të cilët vizitojnë amfiteatrin antik dhe muret mesjetare, pranë të cilave shihen edhe godina të ndërtuara vitet e fundit. “Numri i turistëve të interesuar […]

The post Durrësi bën llogaritë me ëndrrën e turizmit gjithëvjetor appeared first on Reporter.al.

Kavaja kujton dëshmorët e demokracisë dhe luftëtarët e luftës së Shkodrës

4 October 2025 at 18:53

Fillimi i tetorit ka nisur me vranësira, por në sheshin qendror “Demokracia” nuk ka vend për çadra. Qytetarët janë mbledhur për të përkujtuar ngjarje të rëndësishme të historisë së qytetit dhe të vendit, që lidhin fundin e shekullit të kaluar me fillimet e shekullit XX. Në shesh janë vendosur së fundmi dy monumente që i […]

The post Kavaja kujton dëshmorët e demokracisë dhe luftëtarët e luftës së Shkodrës appeared first on Reporter.al.

Mozaiku i kujtesës: Lufta për të mbajtur gjallë historinë e institucioneve në Durrës

21 September 2025 at 07:19

Mjeku Bashkim Habibi, sot 83 vjeç, vazhdon të mbajë të veshur bluzën e bardhë, ndërsa paralelisht gjen kohë për një tjetër pasion të shkruarit e historisë së shëndetësisë në qytetin e tij. Gjatë 17 viteve ai ka botuar tre libra, më i fundit me titull: “Historiku i Spitalit të Durrësit”, një vepër që u mirëprit […]

The post Mozaiku i kujtesës: Lufta për të mbajtur gjallë historinë e institucioneve në Durrës appeared first on Reporter.al.

Transformimi i qendrës historike në Durrës vjen me kosto të lartë për pronarët

18 September 2025 at 08:33

Bulevardi “Epidamn”, që lidh Bashkinë e Durrësit me hyrjen e portit, u ndërtua rreth një shekull më parë, pas tërmetit të rëndë të vitit 1926. Rruga ndërroi disa herë emër, por është ngulitur në memorien e banorëve të Durrësit si “Rruga Tregtare” për shkak të dyqaneve në të dy anët e saj. Si pjesë e […]

The post Transformimi i qendrës historike në Durrës vjen me kosto të lartë për pronarët appeared first on Reporter.al.

“Porta e dijes” në Durrës mbetet peng për një truall

9 September 2025 at 09:15

Biblioteka publike e Durrësit në këtë fillim-shtator është më e qetë se zakonisht. Trotuari në hyrje të godinës është bllokuar nga autoveturat e parkuara si të munden, në mungesë të shesheve alternative. Më 10 shtator biblioteka duhet të përkujtojë 80-vjetorin e themelimit, por askush nuk di të thotë nëse do të ketë apo jo një […]

The post “Porta e dijes” në Durrës mbetet peng për një truall appeared first on Reporter.al.

Pritja e gjatë e mozaikëve të Durrësit për ‘të dalë në dritë’

24 August 2025 at 11:42

“Bukuroshja e Durrësit” është një simbol i qytetit bregdetar. Mozaiku i përket shekullit IV para lindjes së Krishtit dhe ndodhet i ekspozuar prej fillimit të viteve ’80 në Muzeun Kombëtar të Tiranës. Por gjendja e mozaikëve të tjerë të Durrësit nuk duket fatlume. Mozaiku i Meandrit dhe ai me Rozetë ndodhen në themelet e dy […]

The post Pritja e gjatë e mozaikëve të Durrësit për ‘të dalë në dritë’ appeared first on Reporter.al.

Mungesa e kalendarit artistik zbeh përvojën turistike në Durrës

16 August 2025 at 07:49

Në plazhin e Durrësit mungojnë thuajse plotësisht aktivitetet artistike të organizuara nga bashkia. Turistët që i drejtohen qytetit për të ndjekur shfaqje apo koncerte shpesh hasin vështirësi, ndërsa zbulojnë se, pavarësisht mungesës së programeve zyrtare, zona nuk është pa talente artistike. Bestar Vula, i ardhur me familjen nga Lipjani, ndihet i lumtur që pati mundësinë […]

The post Mungesa e kalendarit artistik zbeh përvojën turistike në Durrës appeared first on Reporter.al.

Të vetmit në Mesdhe: Peshkimi pa ndërprerje në Shqipëri rrezikon rezervat detare

9 August 2025 at 07:21

Anijet në kalatat e portit të peshkimit në Durrës po bëhen gati për të dalë sërish në det. Edhe pse muaji gusht ka nisur, askush nuk i ka ndaluar motopeshkatoret të dalin në gjueti në bregdetin shqiptar — në kontrast të plotë me vendet fqinje të Mesdheut, ku motorët qëndrojnë të fikur. “Italia, Kroacia, Greqia, […]

The post Të vetmit në Mesdhe: Peshkimi pa ndërprerje në Shqipëri rrezikon rezervat detare appeared first on Reporter.al.

Boom-i i ‘B&B’-ve sfidon ofertën tradicionale të akomodimit në Durrës

28 July 2025 at 06:48

Në zonat turistike të Durrësit, një model i ri akomodimi po ndryshon ekuilibrat e sezonit veror. Rritja e prenotimeve në sistemin “bed and breakfast” (B&B) ka shtyrë shumë familje dhe biznese të vogla që japin dhoma apo apartamente me qira drejt një modeli fleksibël dhe më fitimprurës, por edhe më të lodhshëm. Në vend të […]

The post Boom-i i ‘B&B’-ve sfidon ofertën tradicionale të akomodimit në Durrës appeared first on Reporter.al.

Kori që nuk hesht para mortit: 60 vite këngë, kujtesë dhe trashëgimi vokale në Gjakovë

27 July 2025 at 07:04

Qetësia solemne e varrezave të Gjakovës prishet nga zërat burrërorë të një kori që këndon lamtumirën. Pranë varrit të një prej anëtarëve, Kori i Burrave të Gjakovës përcjell mikun me një këngë të dirigjentit Rauf Dhomi, që tingëllon si homazh, por edhe si thirrje për kujtesë. Ky ansambël, që ka përcjellë me këngë emra të […]

The post Kori që nuk hesht para mortit: 60 vite këngë, kujtesë dhe trashëgimi vokale në Gjakovë appeared first on Reporter.al.

Ish-notarët kujtojnë lavdinë e humbur të sporteve të ujit në Durrës

13 July 2025 at 10:18

Regjimi komunist në Shqipëri e konsideronte sportin dhe edukimin fizik si një nga shtyllat e veta kryesore, e megjithatë, jo të gjitha sportet ishin njësoj të vlerësuara.  Në mesin e viteve ’60, disiplina të sporteve të ujit si hedhja nga trampolina, kanotazhi apo vaterpoli (waterpolo) pothuajse u ndaluan, duke dekurajuar një grup notarësh nga Durrësi […]

The post Ish-notarët kujtojnë lavdinë e humbur të sporteve të ujit në Durrës appeared first on Reporter.al.

Nga spital për fëmijë, në burg për politikanët

29 June 2025 at 12:32

Nëse do të kremtohej ditëlindja e një burgu, Instituti i Ekzekutimit  të Veprave Penale (IEVP) në Durrës do të kishte arritur në ditëlindjen e 20-të. Ai ka nisur të funksionojë në vitin 2005, dhe aty janë të arrestuar me masë sigurie politikanë si kryebashkiaku i Tiranës, Erjon Veliaj, ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj dhe ai […]

The post Nga spital për fëmijë, në burg për politikanët appeared first on Reporter.al.

❌
❌